You are on page 1of 99

LEKSIONI

Shkaqet e luftës dhe kushtet


e paqes si cështje të
përhershme të sigurisë
ndërkombëtare

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Ceshtjet
 Hyrje
 Studimi i luftës.
 Vështirësitë në studimin e luftës.
 Shkaqe të “menjëhershme” dhe shkaqe “themelore”.
 Shkaqe “të efektshme” dhe shkaqe “lejuese” të luftës.
 Shkaqet e “nevojshme”’ dhe shkaqet e “mjaftueshme”.
 Shpjegimet e luftës me natyrën e njeriut.
 Shpjegime të luftës me “zhgënjimin”.
 Shpjegime të luftës me “keqperceptimin”
 Motive të “ndërgjegjshme” dhe të “pandërgjegjshme”.
 Shpjegimet e luftës me “grupin”
 Luftërat “brenda” dhe “midis” shteteve
 Disa perfundime mbiFakulteti
luften dhe paqen
i Shkencave Sociale
Deparatmenti  i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Hyrje
• Megjithëse ‘strategjia’ në kohët e sotme është po aq e
interesuar për të promovuar paqen sa dhe për të bërë luftën,
fenomeni i luftës mbetet shqetësimi i saj kryesor.
• Në shekullin e njëzetë zhdukja e luftës u bë prioritet
kryesor.
• Por, hapi i parë për t’i dhënë fund luftës është identifikimi i
shkaqeve të saj.
• Në këtë ligjerate do të identifikojme ngjashmëritë dhe
modelet midis shkaqeve të luftërave, në mënyrë që t’i
grupojmë këto shkaqe në tituj, si:
 natyra e njeriut,
 keqperceptimi,
 natyra e shteteve Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
 struktura e sistemit ndërkombëtar.
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Hyrje
Qëllimi i kësaj është i dyfishtë.
• Së pari, të lidhë njohuritë bashkëkohore të disiplinave të
ndryshme, si biologjia, shkencat politike, filozofia dhe
historia me problemin e shkaktimit të luftës
• së dyti, të bëjë një sërë dallimesh, që na ndihmojnë për të
identifikuar shkaqet e ndryshme të luftës (për shembull,
shkaqe ‘themelore’ apo ‘të menjëhershme’, motive ‘të
ndërgjegjshme’ apo ‘të pandërgjegjshme’).
• Në këtë ligjerate këto përcaktime do të përdoren për të
identifikuar shkaqet e ndryshme të luftës dhe për të bërë
dallimet ndërmjet tyre.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Hyrje
• Meqenëse ndërmjet studiuesve ka mospërputhje
mendimesh për atë se çfarë e shkakton luftën, kjo
ligjerate merret më tepër me shpjegimin e debatit, sesa
t’i japë përgjigje pyetjes në mënyrë të qartë.
• Argumentet janë më tepër se akademike, sepse, nëse ilaçi
për shmangien e luftës lidhet me shkaqet e saj, atëherë
shkaqe të ndryshme do të çojnë në rekomandim të
politikave të ndryshme.
• Nëse, nga njëra anë, luftërat shkaktohen nga garat e
armatimit, atëherë, politikat e çarmatimit dhe të kontrollit
të armëve janë zgjidhjet e duhura për luftën.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Hyrje
• Nga ana tjetër, nëse luftërat fillojnë nga shtete despotike
apo autoritare, atëherë rruga për të vendosur paqen
është vendosja e demokracisë.
• Nëse shkaku themelor i luftës mendohet së është
‘anarkia ndërkombëtare’, e cila karakterizon sistemin
aktual të shteteve, atëherë përpjekjet për të eliminuar
luftën në botë do të orientoheshin drejt promovimit të
ndryshimit të sistemit ndërkombëtar, ndoshta, në
drejtim të forcimit të ligjit ndërkombëtar, të një sistemi
të përbashkët sigurie apo edhe të një qeverisjeje të
përbotshme.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Hyrje
• Shpjegimet e ndryshme per luften ofrojne shpresa te
ndryshme për të gjetur një mënyrë për t’i dhënë fund një
konflikti të armatosur.
• Për shembull, ata që e shohin luftën si një të metë
thelbësore të natyrës njerëzore, sugjerojnë një të
ardhme më të zymtë për njerëzimin, sesa ata që i
vendosin shkaqet e luftës te sjellja ‘e mësuar’ e njeriut.
• Ndërsa për disa te tjerë nëse lufta është diçka e ‘mësuar’
dhe jo ‘instinktive’, atëherë ka mundësi që ajo të mund
të eliminohet me anë të masave sociale.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Hyrje
Nga kjo analizë dalin tri përfundime.
 Së pari, kërkimi për një shkak të vetëm të caktuar për të
gjitha luftërat është i kotë.
 Së dyti, për shkak se luftërat vijnë në shumë forma të
ndryshme dhe kanë shumëllojshmëri shkaqesh,
eliminimi i luftës do të kërkojë ndërhyrje të
njëkohësishme të politikës ndërkombëtare dhe asaj
vendore.
 Së treti, paqja e përbotshme është e paarritshme.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
2.Studimi i luftës
• Në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare gjithmone
shtrohet pyetja ‘Pse luftë?’.
• Kjo sepse lufta konsiderohet si shkatërrim njerëzor, si
burim vuajtjesh në shkallë katastrofike dhe, në epokën
bërthamore, si një kërcënim për të gjithë njerëzimin.
• Por disa autore kane parë virtyte tek lufta.
• Filozofi Hegel besonte se lufta ruante shëndetin etik të
kombeve.
• H. von Treischke, i cili e konsideronte luftën si ‘të
vetmin shërim të kombeve që vuajnë’ dhe si “një nga
kushtet për progres:, Sipas tij lufta ështe ‘fshikullima
me kamxhik, që e pengon një komb të bjerë në gjumë,
duke e detyruar mediokritetin e kënaqur t’i largohet
apatisë së vet’. Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala

Studimi i luftës
• E.H. Carr e cilësoi luftën si ‘mamia e ndryshimit’ (1942:
3). ‘Luftërat… shpërthejnë dhe marrin me vete strukturat
gjysmë të shkatërruara të një rendi social dhe politik të
vjetëruar’.
• Këta autorë sugjeronin se luftërat u paraprijnë progresit
të shpejtë teknologjik, ndryshimeve territoriale,
forcimit të ndërgjegjes kolektive dhe zhvillimit
ekonomik.
• Megjithatë, ideja e luftës si diçka funksionale dhe e
‘qëllimshme’ nuk mund të përtypet lehtë në një epokë
që e interpreton luftën si një kusht patologjik jo normal, i
cili na kërcënon të gjithëve.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Studimi i luftës
• Teoricienët e kanë studiuar luftën, për ta menjanuar
atë.
• Ata kanë besuar se hapi i parë drejt menjanimit të luftës
është të identifikojnë shkaqet e saj, sepse ashtu siç
lidhet ilaçi i një sëmundjeje me shkaqet e saj, po ashtu
edhe ilaçi për luftën në shkaqet e saj duhet kërkuar.
• Shumë shkencëtarë socialë stepen nga ideja se
megjithëse disa luftëra të veçanta mund të shmangen,
lufta mbetet sërish endemike për njerëzimin.
• Ideja se lufta është e pashmangshme është shumë e
vështirë për t’u kapërdirë nga ana psikologjike dhe kjo
mund të shpjegojë faktin që interpretimet pesimiste të
shkaqeve të luftës hasin në rezistencë për t’u pranuar.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Studimi i luftës
• Idea se shkaku themelor i luftës duhet të gjendet në
natyrën e njeriut, pra që agresiviteti dhe dhuna janë
gjenetike te njeriu është shumë vështirë për tu pranuar.
• Përse? Sepse, nëse natyra e njeriut është e fiksuar në
gjenet tona, ne s’kemi çfarë të bëjmë.
• Për shumë vëzhgues, përfundimi se lufta është brenda
nesh është i patolerueshëm, megjithatë ai na kujton se
thjesht ngaqë dëshirojmë zhdukjen e luftës, kjo s’do të
thotë se ajo është e mundur.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Studimi i luftës
• Megjithatë, interpretimi i zymtë i natyrës së njeriut dhe
pranimi i vështirësive që ajo paraqet nuk na çojnë
automatikisht në dëshpërim, nëse do ta shpëtojmë
ndonjëherë botën nga lufta.
• Disa studiues argumentojnë se luftërat nuk shkaktohen
nga natyra e njeriut, por nga sjellja e njerëzve.
• Dhe, meqë nuk është e mundur të ndryshohet natyra e
njeriut, është me siguri e mundur të modifikohet sjellja e
njerëzve, me anë të:
 shpërblimeve,
 kërcënimeve,
 programeve të edukimit
 ose të propagandës.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Studimi i luftës
• Shoqëritë e civilizuara shpenzojnë shumë energji që t’i bëjnë
njerëzit të sillen mirë, pavarësisht natyrës së tyre.
• Ligji, policia, shkollat dhe kishat, të gjitha, luajnë një rol në
modifikimin e sjelljes së njerëzve në ambientin civil.
• Mundësia për të modifikuar sjelljen e shtetit njihet e
pranohet gjerësisht.
• Diplomacia, forca, tregtia, ndihma dhe propaganda janë të
gjitha instrumente që përdorin liderët për të ndikuar në
sjelljen e shteteve që ata drejtojnë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Studimi i luftës
• Për shembull, teoricienët e strategjisë së frenimit
argumentojnë se edhe nëse natyra e njeriut ka të meta të
mëdha (dhe shumica kështu mendon), shtetet mund të
frenohen në ndërmarrjen e agresionit, sepse ekziston
rreziku se mund të ndëshkohen, ashtu siç frenohen
hajdutët në vjedhjen e bankës nga frika e ndëshkimit me
burg
• Ndryshe nga ata që besojnë se paqja mund të arrihet më
mirë duke eliminuar shkaqet e luftës, teoricienët e
strategjisë së frenimit bërthamor nuk duan t’ia dinë përse
ndodhin luftërat.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Studimi i luftës
• Politika e tyre është që thjesht t’i paraqesin pasojat e
luftës aq të këqija, saqë askush të mos guxojë ta nisë këtë
luftë, edhe po të dojë.
• Me fjalë të tjera, strategjia e frenimit bërthamor është
unike, sepse efikasiteti i saj nuk varet në interpretimet se
përse ndodh lufta ose në trajtimin e patologjive themelore,
që e çojnë njeriun ose shtetin në luftë.
• I vetmi supozim që teoricienët e strategjisë së frenimit bëjnë
për qeniet njerëzore është supozimi i pakundërshtueshëm
se njerëzit preferojnë më shumë të jetojnë, sesa të vdesin
dhe prandaj frikësohen nga kërcënimi i shfarosjes së tyre.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
3. Vështirësitë në studimin e luftës
• Nuk ka dalë një përgjigje e qartë dhe mbase asnjëherë nuk
do të dalë një e tillë për pyetjen ‘Pse luftë?’. Dhe kjo ka
shumë arsye:
1. Njëra nga arsyet për këtë është se fjala ‘luftë’ është një
term i përgjithshëm, i përdorur për të përshkruar
veprimtari të ndryshme. Luftrat jane:
 Luftëra totale dhe luftëra të kufizuara,
 luftëra rajonale dhe luftëra botërore,
 luftëra tradicionale dhe luftëra bërthamore,
 luftëra të teknologjisë së lartë dhe luftëra të teknologjisë së
ulët,
 luftëra ndërshtetërore dhe luftëra civile,
Fakulteti i Shkencave Sociale
 luftëra kryengritje dhe luftëra
Deparatmenti etnike.
i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Vështirësitë në studimin e luftës
• Do të ishte e habitshme, nëse këto veprimtari kaq të
ndryshme, të lidhura mes tyre vetëm nga fakti se kanë të
bëjnë me përdorimin e dhunës së organizuar ushtarake,
të mund të shpjegoheshin të gjitha në të njëjtën
mënyrë.
2. Një arsye tjetër për mungesën e një përgjigjeje të prerë
është se pyetja ‘Cilat janë shkaqet e luftës?’ është, në fakt,
një ‘tog’ i ndërlikuar pyetjesh, nga e cila rrjedhin disa
pyetje tjera si për shembull: ‘Cilat janë kushtet që duhet të
ekzistojnë që të ndodhin luftërat?’ ose ‘Në cilat rrethana
kanë ndodhur më shpesh luftërat?’, ose ‘si ndodhi një luftë
e caktuar?’ (1996: 4). Grumbullimi i këtyre pyetjeve së
bashku çon në mënyrëFakulteti të pashmangshme
i Shkencave Sociale
në përgjigje të
ndërlikuara, që lënë shumë për të dëshiruar.
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Vështirësitë në studimin e luftës
• 3. Një arsye tjetër për përgjigje të ndërlikuara ndaj
pyetjes se pse shkaktohen luftërat është se koncepti
‘shkaktim’ në vetvete mbart vështirësi filozofike.
Dikush mund të konstatojë se shpesh X i paraprin Y, por
kjo nuk është njësoj si të provojmë se X shkaktoi Y-in.
• Për shembull, autorë të ndryshëm, duke vënë re se
luftërat shpesh paraprihen nga garat e armatimeve midis
palëve kundërshtare, kanë pretenduar se janë garat e
armatimeve ato që shkaktojnë luftëra.
• Ndonjëherë, vërtet garat për armatim shkaktojnë luftëra,
por nuk është provuar në mënyrë përfundimtare që të
ketë automatikisht një lidhje midis tyre.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Vështirësitë në studimin e luftës
• Ndoshta, njerëzit nuk luftojnë ngaqë kanë armë: ata i
marrin armët, sepse kanë vendosur se, tashmë, duan të
luftojnë.
• Dhe ia vlen të vihet në dukje se jo të gjitha garat për
armatim kanë çuar në luftë.
• Gara detare anglo-franceze në shekullin XIX çoi në
Antantën e Përzemërt, kurse gara e armatimit në
periudhën e Luftës së Ftohtë midis SHBA dhe ish-
Bashkimit Sovjetik çoi në një situatë të bllokuar frenimi
dhe në një periudhë paqeje nga më të gjatat në
historinë europiane.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Vështirësitë në studimin e luftës
• Duke pasur parasysh vështirësitë e qenësishme në problemin
e shkaktimit të luftës, disa autorë (në veçanti, historianët)
kanë preferuar të flasin për origjinën e luftërave dhe jo për
shkaqet e tyre.
• Ata besojnë se mënyra më e mirë për të shpjeguar pse
ndodhin luftërat është të përshkruhet sesi ndodhin ato në
kontekstin e caktuar social dhe të ngjarjeve në të cilat
lindin.
• Kështu, po qe se do të hetojmë shkaqet e Luftës së Dytë
Botërore duhet të shohim Traktatin e Versajës, krizën
ekonomike botërore, ngritjen e Hitlerit, riarmatimin e
Gjermanisë, politikat e jashtme të Britanisë dhe të Francës etj.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Vështirësitë në studimin e luftës
• Pasi të kemi bërë këtë, jemi në rrugën e duhur për të kuptuar
rrethanat që çuan në Luftën e Dytë Botërore.
• Teoricienët që përqendrohen te ‘origjina’ e luftërave janë të
mendimit se të tregosh historinë sesi ndodhin luftërat është
shumë afër të kuptuarit se përse ndodhin ato.
• Historianët që mbështesin këtë ‘rast studimor’ specifik për
identifikimin e shkaqeve të luftës janë të prirur të besojnë se,
meqë çdo luftë është një ngjarje unike me shkaqe të veçanta,
shkaqet e luftës janë po aq të shumta në numër sa dhe vetë
luftërat.
• Kështu, që dhënia e një përgjigjeje të sigurt pyetjes ‘Cilat janë
shkaqet e luftës?’ do të kërkonte shqyrtimin e çdo lufte që ka
ndodhur deri më sot.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Vështirësitë në studimin e luftës
• Të veçantat e çdo lufte janë aq shumë, sa për to nuk
mund të flasësh në mënyrë të përgjithshme.
• Ky është një argument i drejtë për hulumtimet që
merren me studimin e shkaqeve të luftërave të veçanta.
• Megjithatë, duke pranuar të veçantat e çdo lufte,
shumica e shkencëtarëve të politikës e shohin vlerën te
kalimi nga niveli i analizave të veçanta në analiza të
përgjithshme, në mënyrë që të shohim modele dhe
ngjashmëri midis shkaqeve të një lufte dhe të një tjetre.
• Në këtë nivel të përgjithshëm të analizës ne mund të
identifikojmë disa shkaqe, të cilat janë të përbashkëta
për shumë, në mos për të gjitha luftërat.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
4.Shkaqe të ‘menjëhershme’
dhe shkaqe ‘themelore’
• Një nga dallimet më të dobishme që duhet bërë midis
shkaqeve të ndryshme të luftës është ai midis shkaqeve të
‘menjëhershme’, të çastit, dhe atyre ‘themelore’, bazë.
• Shkaqet e menjëhershme, ngjarjet që nisin një luftë, mund
të jenë të parëndësishme, madje, dhe aksidentale.
• Për shembull, shkëndija që nisi Luftën e Parë Botërore ishte
vrasja e kryedukës Franc Ferdinand, i cili po vizitonte
Sarajevën dhe po udhëtonte në një makinë të hapur.
• Vdekja e dukës ishte një tragjedi, por, në thelb, kjo ishte një
ngjarje e parëndësishme dhe askush nuk e beson me të
vërtetë se kjo ndodhí jep një shpjegim të përshtatshëm për
ngjarjet shumë të rëndësishme, që vijuan më pas.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe të ‘menjëhershme’
dhe shkaqe ‘themelore’
• Për më tepër, ai ishte një aksident, që fare lehtë mund të
mos kishte ndodhur, nëse shoferi i dukës nuk do të
devijonte nga itinerari i përcaktuar.
• Po ta kishte ndaluar makinën për të korrigjuar gabimin,
vrasësi nuk do të kishte pasur mundësi të qëllonte mbi
dukën dhe gruan e tij.
• Vrasja ishte, pa dyshim, shkaku ‘i menjëhershëm’, i
çastit, i Luftës së Parë Botërore dhe është e vërtetë të
thuhet se, nëse nuk do të kishte ndodhur kjo vrasje
atëherë dhe lufta e vitit 1914 nuk do të kishte ndodhur.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe të ‘menjëhershme’
dhe shkaqe ‘themelore’
• Megjithatë, ka shumë prova që sugjerojnë se, herët a vonë,
do të ndodhte një luftë.
• Në vitin 1914 lufta ndihej në ajër.
• Europa ishte e ndarë nga sisteme aleancash armiqësore,
tensioni po rritej, afatet e mobilizimit po bënin presion mbi
vendimmarrësit dhe një garë armatimesh kishte filluar
tashmë.
• Shkurt, sfondi i rrethanave ishte shumë i acaruar dhe, nëse
vrasja e Franc Ferdinandit nuk do t’i kishte hedhur benzinë
zjarrit, herët a vonë diçka tjetër do ta kishte nxitur luftën.
• Shumë komentues besojnë se një hetim i dobishëm i shkaqeve
të Luftës së Parë Botërore duhet t’u kushtojë më shumë
Fakulteti i Shkencave Sociale
vëmendje shkaqeve Deparatmenti
themelore, i Shkencavesesa
Politike ngjarjeve që ndezën
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
luftën.
Shkaqe të ‘menjëhershme’
dhe shkaqe ‘themelore’
• Duke e vënë theksin te shkaqet themelore të luftës, në fakt
kemi një interpretim strukturor të shkaqeve, në kuptimin që,
këtu, vihet theksi te rëndësia e rrethanave ndërkombëtare
dhe jo te politikat e qëllimshme të shteteve në shkaktimin e
luftërave.
• Kjo sugjeron se kryetarët e shteteve nuk kanë gjithmonë
kontrollin ngjarjeve.
• Ndonjëherë ata e gjejnë veten të bllokuar në një proces, i cili,
pavarësisht qëllimeve të tyre të mira, i shtyn drejt luftës.
• Sigurisht, tërësia e kushteve nuk janë gjithmonë një
barometër i sigurt për rrezikun se do të ndodhë një luftë.
• Në disa raste, situata duket relativisht e qetë dhe përgjegjësia
për shkaktimin e luftës u kalon më me lehtësi politikave të
Fakulteti i Shkencave Sociale
veçanta të ndjekura nga qeveritë e përfshira në të.
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe të ‘menjëhershme’
dhe shkaqe ‘themelore’
• Luftërat shpesh ndodhin si rezultat i veprimeve
agresive, të nxituara, të pamenduara dhe të qëllimshme
të kryetarëve të shteteve.
• Për shembull, do të ishte e pamundur të diskutoheshin
shkaqet e Luftës së Dytë Botërore pa e drejtuar
vëmendjen te sjellja vazhdimisht agresive e Hitlerit dhe
te politikat e dobëta dhe paqetuese të Chamberlain-it.
• Në mënyrë të ngjashme, veprimet e Naser-it gjatë
pushtimit të Kanalit të Suezit dhe përgjigjja e Eden-it me
veprim ushtarak ishin shkaqe shumë të rëndësishme të
luftës së Suezit.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe të ‘menjëhershme’
dhe shkaqe ‘themelore’
• Në rastin e ishujve Falkland, vendimi i Argjentinës për
të pushtuar ishullin Xhorxhia e Jugut dhe vendimi i
Margaret Thatcher-it për t’u bërë rezistencë
argjentinasve duket po aq i rëndësishëm sa çdo shkak
tjetër ‘strukturor’ i luftës.
• Në rastin e luftës së Gjirit Persik, vendimi i Saddam
Hussein-it për të pushtuar Kuvajtin dhe vendimi i
qeverive Perëndimore për të mos e pranuar këtë
pushtim ishin shkaqet më të dukshme të Luftës së Gjirit,
sesa shumë rrethana të tjera.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
5. Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Një dallim tjetër i rëndësishëm është ai midis shkaqeve
‘të efektshme’ dhe shkaqeve ‘lejuese’ të luftës.
• Shkaqet ‘e efektshme’ lidhen me rrethanat e veçanta që
rrethojnë një luftë të caktuar.
• Lufta mund të ndodhë, për shembull, se shteti A ka
diçka që shteti B e do.
• Në këtë rast, shkaku ‘i efektshëm’ i luftës është dëshira
e shtetit B. Shembuj si ky rast ka plot.
• Shkaku i efektshëm i Luftës së Gjirit midis Irakut dhe
Iranit ishte dëshira e Saddam Hussein-it t’i merrte Iranit
Shatt-al-Arabin;

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Shkaku i efektshëm i luftës së 1990-të midis Irakut dhe
koalicionit Perëndimor ishte dëshira e Saddam-it për të
marrë territorin dhe burimet e Kuvajtit.
• Shkaku i efektshëm i luftës së vitit 2002 me Irakun ishte
vendimi i SHBA dhe i kryeministrit anglez, së pari, të
largonin Saddam-in nga pushteti dhe, së dyti, vendosja
e demokracisë në Irak.
• Nëse presidenti Bush dhe kryeministri Blair nuk do ta
kishin marrë vendimin për të ndërhyrë ushtarakisht në
Irak, atëherë nuk do të kishte pasur luftë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Që nga lindja e sistemit të shtetit ka pasur një prezumim
të përgjithshëm kundër kësaj lloj ndërhyrjeje në punët e
brendshme të shteteve sovrane.
• Pikëpamja tradicionale është se shtetet nuk kanë të
drejtë të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të shteteve
të tjera sovrane.
• Megjithëse ideja për të mos ndërhyrë është bërë një
parim bazë i rendit ndërkombëtar, në vitet e fundit ka
pasur një konsensus se, në situata të jashtëzakonshme
dhe si mjet i fundit, edhe ndërhyrja ushtarake mund të
justifikohet, si ligjërisht, edhe moralisht.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Dhe kur lejohet kjo?
Në rastet kur, për shembull:
 praktikohet gjenocid,
 kur ka dhunim të rëndë të drejtave të njeriut,
 kur shtetet janë të zhytura në kaos dhe
 kur ka rrezik serioz për paqen dhe sigurinë,
• Në këto raste ekstreme ndërhyrja gjykohet si e
mundshme, veçanërisht nëse ka aprovimin e Kombeve të
Bashkuara.
• Një pakicë do ta kundërshtonte konsensusin që
mbizotëron për këtë çështje, megjithatë, duhet të
pranojmë se edhe kjoFakulteti
lloj indërhyrjeje
Shkencave Sociale (ushtarake) përbën
Deparatmenti i Shkencave Politike
në mënyrë të qartë një shkak
Copyright © 2016 bypër luftë
Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Shkaqet ‘lejuese’ të luftës janë ato karakteristika të
sistemit ndërkombëtar, të cilat, edhe pse nuk e
promovojnë luftën në mënyrë aktive, prapëseprapë e
lejojnë të ndodhë.
• Në këtë kontekst, fakti që ne jetojmë në një botë me
shtete sovrane dhe të pavarura, që nuk kontrollohen nga
asnjë autoritet mbi to dhe që nuk ka asnjë institucion të
fuqishëm sa duhet për të rregulluar marrëdhëniet e tyre,
është një shkak ‘lejues’ i luftës.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Megjithëse shkaqet e luftës na hutojnë me shumëllojshmërinë e
tyre, shpjegimi më bindës për këtë duhet gjetur te anarkia
ndërkombëtare, te fakti se në një sistem ndërkombëtar të
paqeverisur nuk ka asgjë që të mund ta pengojë konfliktin të
ndodhë.
• Dhe, meqenëse nuk ka asgjë që ta parandalojë luftën, atëherë,
në marrëdhëniet ndërkombëtare ka një mundësi të
përhershme për dhunë dhe një ndjenjë të vazhdueshme
pasigurie, e cila i shtyn shtetet të sillen në mënyrë agresive,
pavarësisht qëllimeve të mira që mund të kenë.
• Sjellja luftëdashëse lind, kryesisht, jo nga ndonjë defekt në
natyrën e njerëzve ose në natyrën e shtetit, por nga gjendja e
vështirë në të cilën ndodhen liderët e shteteve
• Përballë papërshtatshmërisë
Deparatmenti i strukturore
Fakulteti i Shkencave Sociale
Shkencave Politike apo sistemike, lufta
nuk mund të evitohet Copyright
përgjithmonë dhe përherë na vjen rrotull.
© 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Per te argumentuar kete Keneth Thomson imagjinon një situatë, kur gjatë
pikut të trafikut dikush që po pret trenin në stacion në një metro e gjen
veten tek shtyhet nga një turmë pasagjerësh drejt shinave të trenit.
• Pasagjeri ynë është një njeri, i cili nuk i bën keq kujt. Çfarë duhet të bëjë
ai?
• Etika kristiane i thotë ‘të kthejë faqen tjetër’, por, nëse e bën këtë, ai do të
përfundojë i vdekur poshtë shinave të trenit.
• Kështu që pasagjeri ynë shkelmon, përleshet dhe lufton që të mbijetojë.
• Ai sillet në mënyrë agresive, jo sepse është i dhunshëm ose dashakeq,
por sepse e gjen veten në një mjedis ku nuk mund të sillet ndryshe.
• Predikimi në malin e Galilesë nuk të hyn shumë në punë, nëse jeton në
xhungël.
• I njëjti arsyetim vlen edhe për shtetet: për shkak se jetojnë në një sistem
ku të tjerët sillen keq, edhe atyre u mbetet të sillen njësoj si ata, për të
mbijetuar.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Nëse shkaku kryesor i luftës gjendet në sistemin anarkik
ndërkombëtar, ku shtetet sovrane shohin interesat e tyre
pa pasur mbi kokë detyrimet e ndonjë qeverie të
përbotshme, atëherë një nga kushtet themelore të paqes
është transformimi i këtij sistemi nga një sistem
shtetesh konkurruese në një botë të bashkuar, të
drejtuar nga një autoritet i vetëm, me pushtetin e
mjaftueshëm për t’u imponuar shteteve sjelljen paqësore.
• Problemi i këtij rekomandimi qëndron se nuk ka një
mënyrë praktike që ai të vihet në zbatim.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Megjithëse sistemi ndërkombëtar po ndryshon
vazhdimisht, për çdo rast ai është i dhënë, është diçka që
ne duhet ta pranojmë si një fakt jetësor.
• Ne jemi aty ku jemi dhe këtë duhet ta mbajmë parasysh
pavarësisht nga çfarëdolloj kushtesh paqeje që mund të
rekomandojmë.
• Një arsye tjetër për mosbesimin që ‘qeveria e
përbotshme’ do ta zgjidhë problemin e luftës është se,
edhe po të arrijmë ta zgjidhim këtë problem, zgjidhja
mund të mos na pëlqejë.
• Qeveria e përbotshme mund të kthehet në një diktaturë
e përbotshme dhe luftërat ndërshtetërore mund të
kthehen thjesht në luftëra civile.Sociale
Fakulteti i Shkencave
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Por, megjithëse nuk është një shoqëri e integruar e
krahasueshme me shoqërinë e brendshme të një vendi, ajo
nuk është një shoqëri kaotike ose tërësisht e
paparashikueshme.
• Shtetet nuk jetojnë në kushte të terrorit të përhershëm.
Shoqëria ndërkombëtare është një mjedis i drejtuar dhe i
rregulluar nga ligje, sipas të cilave shtetet mund të
zhvillohen mbi bazën e interesave të tyre të përbashkëta dhe
ku organizatat ndërkombëtare, zakonet, shprehitë, doket
dhe ligjet e ndërtuara gjatë qindra viteve moderojnë dhe
rregullojnë sjelljen e shteteve.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqe ‘të efektshme’
dhe ‘lejuese’ të luftës
• Sigurisht, që askush nuk mund të pretendojë se realiteti i
shteteve sovrane është më i miri; madje, mund të mos
jetë alternativa më e mirë e mundshme, por është më e
mirë se disa alternativa të tjera të supozuara, madje, më e
mirë se alternativa e qeverisjes së përbotshme, dhe ne
nuk duhet ta hedhim poshtë pa qenë të sigurt se ajo që
do ta pasojë do të jetë më e mirë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
6. Shkaqet e ‘nevojshme’ dhe shkaqet e’
mjaftueshme’ të luftës
• Autorë të ndryshëm e kanë parë me vlerë dallimin midis
shkaqeve “të nevojshme” dhe shkaqeve “të
mjaftueshme” të luftës.
• Një shkak “i nevojshëm” për luftë është një kusht, i
cili duhet të jetë i pranishëm që të ndodhë lufta.
• Me fjalë të tjera, nëse lufta nuk mund të ndodhë pa qenë
i pranishëm ky kusht, atëherë ai është një shkak i
nevojshëm.
• Ekzistenca e armatimeve është një kusht i nevojshëm i
luftës, sepse pa armë nuk mund të bëhet luftë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqet e ‘nevojshme’ dhe shkaqet e’
mjaftueshme’ të luftës
• Që të ndodhin luftërat, nevojitet, gjithashtu, që njerëzit
të jenë të organizuar në grupe të veçanta, si shtete, fise,
grupe etnike, kombe apo grupe të veçanta.
• Për më tepër, mungesa e mekanizmave penguese të
luftës është një kusht i nevojshëm i saj.
• Për shembull, një qeveri e përbotshme efektive do ta bënte
të pamundur zhvillimin e luftërave ndërshtetërore, ose
një qeveri e plotfuqishme e një shteti do ta bënte të
pamundur zhvillimin e luftërave civile.
• Pra, mungesa e këtyre mekanizmave është një kusht i
nevojshëm për luftë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqet e ‘nevojshme’ dhe shkaqet e’
mjaftueshme’ të luftës
• Në analizën e mësipërme ka një element përsëritjeje, në
kuptimin se, nëse e përcaktojmë luftën si dhunë e
organizuar midis grupeve, atëherë është e qartë se
luftërat nuk mund të ndodhin, nëse njerëzit nuk janë të
organizuar në grupe të afta për dhunë të organizuar.
• Është po aq e qartë se, luftërat nuk mund të ndodhin,
nëse ka mekanizma që i ndalojnë ato.
• Akoma më i diskutueshëm është sugjerimi se një nga
kushtet e nevojshme për luftë është që, të paktën, njëra
nga palët e përfshira në të është një qeveri jo
demokratike.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqet e ‘nevojshme’ dhe shkaqet e’
mjaftueshme’ të luftës
• Shkak “i mjaftueshëm” për luftë është ai shkak i cili
nëse është i pranishëm garanton shpërthimin e luftës.
• ‘A’ është një shkak i mjaftueshëm për ‘B’, nëse ‘B’ ndodh
sa herë ‘A’ është e pranishme.
• Nëse dy shtete urrehen reciprokisht aq shumë sa të
dëshirojnë zhdukjen e ekzistencës së pavarur të tjetrit,
atëherë ky është një kusht “i mjaftueshëm”.
• Por, në këtë rast, nuk kemi një kusht të nevojshëm për
luftë, sepse shumë luftëra ndodhin midis shteteve të
cilat nuk urrehen shumë midis tyre dhe që nuk e kanë
problem ekzistencën e pavarur të tjetrit në një shoqëri
ndërkombëtare.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqet e ‘nevojshme’ dhe shkaqet e’
mjaftueshme’ të luftës
• Duket qartë që një shkak lufte mund të jetë i
mjaftueshëm, pa qenë i nevojshëm.
• E kundërta e kësaj është gjithashtu e vërtetë - një shkak
mund të jetë i nevojshëm, pa qenë i mjaftueshëm.
• Për shembull, ekzistenca e armëve është një kusht i
nevojshëm i luftës, por nuk është një kusht i
mjaftueshëm, pasi prania e armatimeve në nivele të
larta jo gjithmonë çon në luftë.
• Por kategoritë “e nevojshme” dhe “e mjaftueshme” nuk
mbulojnë të gjitha shkaqet e mundshme të luftës.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shkaqet e ‘nevojshme’ dhe shkaqet e’
mjaftueshme’ të luftës
• Nuk duhet të biem në grackë e të mendojmë se shkaqet e
luftës duhet të jenë medoemos të nevojshme ose të
mjaftueshme, sepse ka edhe shumë shkaqe të tjera lufte, të
cilat nuk janë as të nevojshme dhe as të mjaftueshme.
• Për shembull, dëshira e kryetarëve të shteteve për të
aneksuar territore që u përkasin shteteve fqinje është një
shkak i zakonshëm lufte, por ai nuk është as i nevojshëm
dhe as i mjaftueshëm.
• Nuk është i nevojshëm, sepse shumë luftëra bëhen për
shkaqe që nuk kanë të bëjnë me territorin dhe nuk është i
mjaftueshëm, sepse dëshira për të aneksuar territore
mund të çojë dhe në mosveprim konkret, ndoshta, nga
ideja e frenimit. Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Sa me siper konkludojme:
 Ideja se lufta është një sëmundje endemike te njeriu,
psikologjikisht, është diçka e pakëndshme, por, gjithsesi,
mund të jetë e vërtetë. Edhe nëse natyra e njeriut nuk
mund të ndryshohet, mund të modifikohen sjelljet e
njerëzve në mënyrë të tillë që luftërat të jenë më të rralla.
 Meqë ka shumë lloje të ndryshme luftërash, nuk duhet te
habitemi nga fakti që nuk mund të identifikohet një
shkak i vetëm i tyre.
 Shpesh është e dobishme të bëhet dallimi ndërmjet
shkaqeve themelore të luftërave dhe ngjarjeve që i
shpërthejnë ato.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Sa me siper konkludojme:
 Shkaqet e efektshme të luftës lidhen me rrethana të
veçanta që karakterizojnë luftëra të veçanta.
 Shkaqet lejuese të luftës janë ato tipare të sistemit
ndërkombëtar, të cilat, edhe pse nuk e promovojnë në
mënyrë aktive luftën, gjithsesi, e lejojnë atë të
shpërthejë.
 Një shkak ‘i nevojshëm’ për luftë është një kusht që
duhet të jetë i pranishëm që të ndodhë lufta.
 Një shkak ‘i mjaftueshëm’ i luftës është ai, i cili, nëse
është i pranishëm, garanton se ajo do të ndodhë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
7. Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Ka një konsensus të gjerë se një nga gjërat që i dallon
njerëzit nga kafshët është se shumica e sjelljeve të tyre
janë të mësuara dhe jo instinktive.
• Asnjeri nuk i di raportet e këtyre përqindjeve relative dhe
ka një debat të vazhdueshëm për rëndësinë relative të
‘natyrës’ kundrejt ‘edukimit’ (trashëgimisë kundrejt
mjedisit) si përcaktues të sjelljes së njerëzve.
• Në mënyrë të pashmangshme, ky debat ka ngritur
pyetjen nëse lufta është një shembull i sjelljes së
‘mësuar’ apo i asaj ‘të lindur’.
• Nëse është e lindur, atëherë ne duhet ta pranojmë atë,
sepse, sipas çdo arsyetimi logjik, evolucioni biologjik
është shumë i ngadaltë për ta modifikuar këtë sjellje.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Në qoftë se është e ‘mësuar’, atëherë mund të çmësohet
dhe ka shpresë për të gjithë ne që ajo të çmësohet.
• Mendimtarët liberalë preferojnë të theksojnë rëndësinë
e ‘edukimit’ dhe, natyrshëm, tërhiqen nga ideja se
agresiviteti dhe lufta mund të kontrollohen.
• Mendimtarët konservatorë tentojnë ta vendosin theksin
te ‘natyra’ e sjelljes dhe, në këtë mënyrë, janë skeptikë
rreth mundësive ta shpëtimit të botës nga lufta.
• Edhe pse janë të predispozuar për ta minimizuar
rëndësinë e saj, edhe liberalët më të thekur e pranojnë
se ka një element gjenetik të lindur në sjelljen e
njeriut.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Ne vijmë në jetë me një bagazh gjenetik, të programuar
biologjikisht, me dëshira dhe instinkte të brendshme,
njëri prej të cilëve mendohet se është predispozita, prirja
për agresivitet dhe për dhunë.
• Në një shkëmbim të famshëm letrash të vitit 1932, Albert
Ajnshtajn dhe Sigmund Frojd ranë dakord se rrënjët e
luftës duhet të gjendeshin në një instinkt thelbësor për
agresivitet dhe për shkatërrim.
• Ajnshtajn -i mendonte se ‘njeriu ka brenda tij një
instinkt aktiv për të urryer dhe për të shkatërruar’,
ndërsa Frojd besonte se kishte zbuluar një “instinkt të
vdekjes”, i cili manifestohej në vrasje dhe në vetëvrasje
(Frojd, 1932).
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Në vitet ‘60, kërkimet etnologjike dhe sociobiologjike
hodhën dritë mbi teorinë e ‘instinktit’ të agresivitetit.
• Konrad Lorenz tregoi se, në bazë të vëzhgimeve të tij, në
sjelljen e zogjve dhe të peshqve ka një instinkt
agresiviteti të rrënjosur në gjenet e të gjitha kafshëve
(përfshirë njeriun) dhe se ky instinkt ka qenë i
domosdoshëm për mbijetesë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Robert Ardrey në ‘Imperativin territorial’ arriti në një
përfundim të ngjashëm dhe sugjeroi një instinkt
‘territorial’, përveç katër instinkteve të përcaktuara nga
Lorenz: instinkti i urisë, i frikës, i seksit dhe i
agresivitetit (1966).
• Eduard Wilson në ‘Natyra njerëzore’ theksonte se njerëzit
janë të prirur të reagojnë me urrejtje të paarsyeshme
ndaj kërcënimeve që ata ndiejnë kundër sigurisë dhe
zotërimeve të tyre dhe vinte në dukje se ‘ne priremi të
kemi shumë frikë nga veprimet e të huajve dhe
tentojmë ta zgjidhim konfliktin me anë të agresionit’
(1978).
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Megjithëse Richard Daëkins në librin e tij ‘Gjeni egoist’ e
ka zhvendosur nivelin e analizës nga individi te gjenet që e
bëjnë njeriun atë që është, ai, gjithashtu, nuk krijon iluzione
për natyrën e njeriut.
• Argumenti i tij është se një tipar mbizotërues, që pritet të
gjendet në një gjen të suksesshëm, është egoizmi i ashpër.
Ky gjen i egoizmit do ta çojë individin në sjellje egoiste.
• Kjo analizë e çoi Dawkins-in në përfundimin e zymtë se
‘nëse dëshironi të ndërtoni një shoqëri ku individët
bashkëpunojnë me zemërgjerësi dhe pa egoizëm për një të
mirë të përbashkët, mos prisni shumë ndihmë nga natyra
biologjike’ (1976).

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Shpjegimi i luftës me “natyrën e njeriut” është bindës, por
për të duhen bërë dy vlerësime:
• Së pari, duhet të pyesim nëse provat e siguruara nga studimi
i kafshëve janë të përshtatshme për sjelljen e njerëzve.
• Studiuesit e sjelljes së kafshëve thonë se është kështu, sepse
njeriu është thjesht një kafshë e një niveli më të lartë
zhvillimi, i lidhur me pjesën tjetër të mbretërisë së kafshëve
përmes evolucionit.
• Të mohosh se njerëzit nuk kanë instinkte ashtu si dhe
kafshët, do të thotë të mohosh parimin e pranuar gati
botërisht të evolucionit, i cili lidh të gjithë jetën në planetin
tonë.
• Megjithatë, ne nuk rrimë dot
Fakulteti pa vënë
i Shkencave Sociale në dyshim nëse rregulli

i përgjithshëm i ‘kryqëzimit Dr. Xhavit Shala është i vërtetë..


tëby specieve’
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016
Shpjegimet e luftës
me natyrën e njeriut
• Në fund të fundit, qeniet njerëzore janë shumë ndryshe
nga kafshët.
• Ato janë më inteligjente, kanë ndjenjën e moralit,
reflektojnë për atë që bëjnë, planifikojnë qysh më parë etj.
• Disa pretendojnë se këto ndryshime janë aq të rëndësishme,
saqë e largojnë krejtësisht njeriun nga bota e kafshëve dhe i
reduktojnë instinktet e tij në instinkte rudimentare.
• Nëse natyra e njeriut shkakton luftëra, atëherë kjo nuk na
ndihmon shumë, sepse, nëse natyra e njeriut shkakton luftë,
atëherë, me këtë logjikë, ajo gjithashtu shkakton çdo gjë që
njerëzit bëjnë, pra luften por edhe paqen.
• Me fjalë të tjera, natyra e njeriut është një faktor i
efektshëm dhe nuk mund Fakulteti itë shpjegojë
Shkencave Sociale larminë e madhe të
veprimtarive që kryejnë njerëzit.
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
8. Shpjegime të luftës me ‘zhgënjimin’
• Psikologët socialë, duke e vendosur shkakun e luftës te
‘njeriu’, lidhur me çështjen përse ndodh lufta ofrojnë
shpjegime, që mbështeten më pak te instinktet dhe më
tepër te sjellja e njerëzve e programuar nga pikëpamja
sociale.
• Ata argumentojnë se, zakonisht, agresioni është rezultat i
zhgënjimit.
• Kur individët e gjejnë veten të penguar për të arritur
dëshirat, qëllimet dhe objektivat e tyre, zhgënjimi që ata
përjetojnë shkakton tek ata zemërim të ndrydhur, i cili
duhet shfryrë diku.
• Ky shpërthim shpesh merr formën e sjelljes agresive, e
cila, nga ana e saj, ka një efekt pastrues përmes çlirimit të
tensionit dhe i bën ata individë të ndihen më mirë.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me ‘zhgënjimin’
• Zakonisht, agresioni zbrazet kundër atyre që e kanë
shkaktuar zhgënjimin, por, në disa raste, mund të
kryhet edhe ndaj personave të pafajshëm.
• Ky proces psikologjik i transferimit të agresionit në një
grup sekondar quhet ‘zhvendosje’.
• Ndonjëherë, individët fajin për dëshirat dhe ambiciet e
tyre të dështuara ia hedhin grupit ose kolektivit, qoftë
ky fisi ose shteti të cilit i përkasin.
• Duke përdorur fjalët e Reinhold Niebuhr ‘njeriu i rrugës,
me dëshirën e madhe për pushtet dhe për prestigj, i
penguar nga kufizimet e tij dhe nga nevojat e jetës
sociale, egon e tij e zbraz mbi kombin dhe i kënaq
instinktet e tij anarkike mbi tjetërkënd’ (1932
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me ‘zhgënjimin’
• Në njëfarë mënyre, hipoteza ‘zhgënjim/agresion’, e cila
thekson lidhjen midis dhunës dhe dështimit të qenieve
njerëzore për të arritur objektivat e tyre, është më
optimiste, sesa teoritë e ‘instinktit’ për agresion.
• Megjithëse zhgënjimi në jetë është i paevitueshëm,
mund të jetë e mundur ta kanalizojmë agresivitetin në
aktivitete jo të dëmshme, si sporti (psikologët e quajnë
këtë sublimim) ose ta organizojmë shoqërinë në mënyrë
të tillë që të minimizojmë zhgënjimin (sociologët e
quajnë këtë inxhinieri sociale).

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
9. Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Duke pranuar se luftërat nuk mund të ndodhin pa
vendosur shtetarët, shumë besojnë se vendimi për të
hyrë në luftë është shpesh rezultat i keqperceptimeve, i
keqkuptimeve, i llogaritjeve të gabuara dhe i gabimeve
në gjykim.
• Në thelb, ata që mendojnë kështu i cilësojnë luftërat si
gabime, si pasoja tragjike të paaftësisë për t’i vlerësuar
gjërat ashtu siç janë.
• Pra, në këtë rast, luftërat shkaktohen më tepër nga
dobësitë ose nga gabimet, sesa nga keqdashja
njerëzore.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Robert Jervic (1976), duke u bazuar në idetë e Keneth
Boulding (1956), ka kontribuar shumë në të kuptuarin e
shkaqeve psikologjike të luftës.
• Ai thekson se që ta kuptojmë botën rreth nesh, ne
krijojmë imazhe të realitetit, nga i cili filtrojmë morinë e
informacioneve që bombardojnë shqisat tona.
• Këto ‘imazhe’ të realitetit, janë më të rëndësishme se
vetë realiteti, kur vjen puna për të përcaktuar sjelljen
tonë.
• Ato veprojnë si lente deformuese, që pengojnë aftësinë
tonë për të parë realitetin ashtu siç është në të vërtetë
dhe na bëjnë që ta gjykojmë botën në mënyra të atilla
që konfirmojnë paragjykimet tona
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
Keqperceptime shumë të rrezikshme, që mund të çojnë në
luftë, janë:
 Vlerësimi i gabuar i qëllimeve
 Vlerësimi i gabuar i aftësive të armikut,
 Vlerësimet e pasakta të bilancit ushtarak midis
kundërshtarëve,
 Paaftësia për të gjykuar siç duhet rreziqet dhe pasojat e
luftës.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Shpesh herë këto keqperceptime bëhen nga të dyja
palët e përfshira në konflikt.
• Për shembull, Greg Cashman ka argumentuar se në
luftën e Gjirit Persik, Saddam Hussein mund ta ketë
perceptuar si kërcënim hezitimin e Kuvajtit për t’i
falur borxhin Irakut dhe për të nxjerrë më pak naftë.
• Ai, madje, mund të ketë perceptuar një komplot të
përbashkët amerikano-izraelito-britanik për t’i mohuar
Irakut prodhimin e armëve më të sofistikuara.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Nga ana tjetër, pothuajse të gjithë liderët e vendeve
kryesore të Lindjes së Mesme e nënvlerësuan shkallën e
kërcënimit që vinte nga Iraku dhe u kapën në befasi
kur Kuvajti u pushtua.
• Kështu, ndërkohë që liderët irakenë mbivlerësuan
shkallën e kërcënimit në favor të interesave të tyre,
kundërshtarët e tyre nënvlerësuan armiqësinë e Irakut
(Cashman, 1993: 63).
• Por, keqperceptimi më i madh ishte se Saddam-i
dështoi në parashikimin e vendimit të vendeve
Perëndimore dhe të krijimit të një koalicioni të fuqishëm
ushtarak kundër tij.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Përpara Luftës së Dytë Botërore, Hitleri besoi se Britania
nuk do të luftonte,
• Chamberlain-i besoi se Gjermania do të qetësohej nga
lëshimet që po i bënte Britania.
• Musolini u mashtrua nga fuqia e Italisë;
• francezët besonin se Franca ishte e pathyeshme;
• Churchill-i besonte se Britania do të mbetej sërish një nga
Fuqitë e Mëdha, pavarësisht luftës;
• ndërsa Hitler-i ‘mendoi se Gjermania do të bashkohej me
Rusinë dhe me SHBA për të dominuar botën’ (Nelson dhe
Olin, 1979: 193-4).
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Në Britani askush nuk priste që taktikat gjermane të luftës
rrufe (Blitzkrieg) do ta mposhtnin Francën vetëm brenda
pak javëve, ndërsa në Europë njerëzit e mbivlerësonin së
tepërmi fuqinë e bombardimeve strategjike.
• Duke pasur parasysh të gjitha këto keqperceptime,
keqkuptime dhe gjykime të gabuara, është e lehtë të
argumentohet se qeveritarët u përfshinë në Luftën e Dytë
Botërore ngaqë ishin jashtë realitetit

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Keqkuptimet e përhapura, si në Gjermani, para Luftës së
Dytë Botërore, dhe në Argjentinë, përpara luftës së
ishujve Falkland, janë të kuptueshme.
• Sinjalet e dërguara nga politikat paqetuese të
Chamberlein-it mund t’i kenë sugjeruar Hitlerit se, meqë
nuk ishte dënuar për ‘gllabërimin’ e Rinit në vitin
1936, të Austrisë dhe të rajonit të Sudeteve në vitin 1938,
edhe kësaj here, në vitin 1939, nuk do të pësonte gjë, po
të sulmonte Poloninë.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Në rastin e ishujve Falkland, ritmi i shkujdesur i
diplomacisë britanike dhe mungesa e kapacitetit
ushtarak në zonë mund t’i kenë krijuar idenë
Argjentinës se Britania nuk ishte shumë e interesuar për
fatin e ishujve Falkland dhe se nuk kishte shumë gjasa
ta mbronte atë ushtarakisht.
• Në të dyja këto raste nuk ishin lexuar gabim sinjalet, por
ishin dërguar sinjale të gabuara.
• Në të dyja rastet, kundërshtarët e Britanisë i kishin
llogaritur gabim qëllimet e saj dhe, kështu, pasoi lufta

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Nëse luftërat shkaktohen nga keqperceptimet dhe nga
keqkuptimet e krijuara dhe nga paragjykimet, mund të
themi se kushtet e paqes përfshijnë:
 të menduarit qartë,
 komunikimin më të mirë midis vendeve
 edukimin.
• Kjo ide qëndron edhe në thelb të motos së UNESCO-s
‘Paqe nëpërmjet mirëkuptimit’, në propozimet e
ndryshme ‘edukim për paqe’ dhe në përpjekjet që bëhen
shpesh për t’i ulur kundërshtarët e mundshëm në
tryezën e bisedimeve, në mënyrë që ta kuptojnë më
mirë njëri-tjetrin. Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Ideja bazë është: nëse arrin t’i bësh dy armiq të
vlerësojnë të ardhmen e njëri-tjetrit, atëherë
mosmarrëveshjet që i ndajnë do të sqarohen, sepse do
të shihen si të rreme ose si të pamjaftueshme për ta
justifikuar luftën.
• Ndoshta, në këtë qasje mund të dallojmë mbeturina të
idesë ‘së harmonisë natyrore të interesave’, e cila do të
mbizotëronte vetëm nëse keqkuptimet do të
qartësoheshin

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Para se të bindemi nga ideja se luftërat mund të
parandalohen duke eliminuar keqperceptimet dhe
keqkuptimet, duhet bërë një sqarim i vogël.
• Zhdukja e keqperceptimeve në marrëdhëniet njerëzore
mund të mos arrihet, për shkak të kufizimeve njohëse
të mendjes së njeriut.
 Nevoja për t’i thjeshtësuar gjërat,
 pamundësia për të ndier keqardhje,
 tendenca për etnocentrizëm,
 ngurrimi për t’i refuzuar apo për t’i pranuar
paragjykimet, të gjitha këto dobësi të njohura të qenies
njerëzore mund ta Fakulteti
bëjnë keqperceptimin,
i Shkencave Sociale në njëfarë
Deparatmenti i Shkencave Politike
shkalle, të paevitueshëm
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegime të luftës me
‘keqperceptimin’
• Përveç kësaj, jo të gjitha luftërat shkaktohen nga
keqperceptimet apo nga keqkuptimet, edhe pse mund të
jenë të rrethuara prej tyre.
• Disa luftëra, ndoshta shumica prej tyre, i kanë rrënjët në
mosmarrëveshjet dhe në konfliktet e interesave dhe, në
këto raste, diskutimi mes palëve thjesht nxit të kuptuarit
më të mirë të mosmarrëveshjes që ata kanë.
• Në të vërtetë, në disa situata, ndodh që sqarimi mund t’i
përkeqësojë më tej mosmarrëveshjet midis palëve
kundërshtare. Ndoshta, mund të thuhet se Britania gjatë
pjesës më të madhe të viteve ‘30 ishte në paqe me
Gjermaninë pikërisht sepse nuk e kuptonte Hitlerin.
• Dhe, më në fund, më 1939,
Fakulteti kur e
i Shkencave kuptoi, ajo i shpalli luftë
Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike

Gjermanisë. Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala


10. Motive të ‘ndërgjegjshme’ dhe të
‘pandërgjegjshme’ të luftës
• Nga të gjitha këto shpjegime që shkaqet e luftës ia
atribuojnë ‘njeriut’, del problemi se liderët dhe shtetarët,
të cilët kanë shpallur luftërat, në të vërtetë, do të jepnin
shpjegime të tjera për vendimet që kanë marrë.
• Kjo mospërputhje midis shpjegimeve të luftës të ofruara
nga ata që e bëjnë praktikisht luftën dhe shpjegimeve të
ofruara nga filozofët dhe shkencëtarët, sugjeron se mund
të jetë me vlerë të bëjmë dallimin midis motiveve të
ndërgjegjshme dhe motiveve të pandërgjegjshme të
luftës.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Motive të ‘ndërgjegjshme’ dhe të
‘pandërgjegjshme’ të luftës
• Liderët e kombeve e konsiderojnë luftën si mjet racional për
zbatimin e politikave, një teknikë në dispozicion të atyre që e
bëjnë luftën, për t’u përdorur në rrethana të caktuara për
ndjekjen e interesave kombëtare.
• Pra, zyrtarët mendojnë se lufta ndodh si rezultat i një
vendimi të llogaritur, funksional dhe të ndërgjegjshëm.
• Por filozofët dhe shkencëtarët, duke u munduar të shohin
përtej veprimeve të liderëve, shpesh sugjerojnë se luftërat
ndodhin nga motivet, shtysat e pandërgjegjshme dhe nga
dobësitë e psikikës njerëzore, për të cilën zyrtarët nuk janë të
ndërgjegjshëm, por që, sidoqoftë, i shtyn ata drejt luftës.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Motive të ‘ndërgjegjshme’ dhe të
‘pandërgjegjshme’ të luftës
• Por ata që e konsiderojnë luftën thjesht si një
instrument të politikës, si pasojë e vendimeve
racionale të marra për interesa kombëtare, i
nënvlerësojnë presionet dhe detyrimet që vijnë nga
opinioni publik, nga ndjenja kombëtare, nga detyrimet
ndaj aleatëve dhe nga vrulli i ngjarjeve, që mund t’i
shtyjnë politikanët drejt luftës.
• Ata, gjithashtu, bëjnë gabim kur mendojnë se, pasi
kostot dhe pasojat e luftës të bëhen të qarta për
politikanët, këta do ta shmangin luftën

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
11.Shpjegimet e luftës me ‘grupin’
• Megjithëse nis nga individë, lufta përkufizohet si një
aktivitet grupi.
• Ajo bëhet nga grupe njerëzore, si fraksionet, fiset, kombet,
shtetet, madje dhe ‘qytetërimet’.
• Kjo ka çuar në një zhvendosje të përgjegjësisë për luftën,
nga njeriu, si individ, te grupi në të cilin ai bën pjesë,
grupit të cilit ai i është besnik dhe ndaj të cilit ka
detyrime.
• Ata që mendojnë kështu, besojnë se këtu nuk ka asgjë që
nuk shkon me njerëzit në vetvete, porse ata prishen,
degjenerojnë prej strukturave shoqërore në të cilat jetojnë.
• Sipas Nietzsche-s, ‘Çmenduria është përjashtim tek
individët, por është rregulli te grupet’. Në thelb, ideja është
se në grupe njerëzishDeparatmenti
ka diçka
Fakulteti që
i Shkencave nxit dhunën.
Sociale
i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës me ‘grupin’
• Ndoshta, problemi nis me ndjenjën e ndryshimit, që të
gjithë ndiejmë midis ‘ne’ dhe ‘atyre’.
• Në çdo kohë njerëzit mund të bëjnë dallimin midis atyre
që i përkasin grupit të tyre, qoftë ky fis, shtet ose komb,
dhe grupeve të tjera, me të cilat ata nuk identifikohen
lehtë, duke krijuar, kështu, bazat për konflikt.
• Është shumë e thjeshtë për grupin të kalojë nga ideja se
është i ndryshëm, në idenë se është superior ndaj
grupeve të tjera.
• Prandaj ky diferencim, e çon grupin lehtësisht drejt
egoizmit, drejt konfliktit brenda vetes dhe, së fundi,
drejt luftës.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës me ‘grupin’
• G. Le Bon ishte një nga psikologët e parë socialë që
konstatoi se sjellja e grupeve shoqërore është e ndryshme
dhe, zakonisht, më e keqe se sjellja e individëve që
përbëjnë grupin.
• Ai paraqiti idenë e ‘psikologjisë së turmës’, se në
‘turmë’ (grup) shfaqet një subjekt i ri ose një mendje e
përbashkët.
• Ai besonte se gjatë kohës që janë pjesë e grupit, individët
çlirohen nga detyrimet e tyre morale, bëhen më të
ndikueshëm, më emocionalë dhe më pak racionalë.
• Për më tepër, grupet kanë ndjenjë të reduktuar
përgjegjësie, sepse, sa më shumë që përgjegjësia
shpërndahet në ‘turmë’, aq më pak rëndon ajo mbi
Fakulteti i Shkencave Sociale
individin Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës me ‘grupin’
• Meqë përgjegjësia është kudo dhe, si rrjedhojë, askund,
faji nuk mund të përcaktohet në mënyrë specifike dhe
kjo e çliron grupin nga detyrimet e zakonshme morale.
• Kjo ide është trajtuar me mjeshtëri në titullin e veprës të
Niebuhr, Njeriu moral dhe shoqëria imorale.
• Eric Hoffer, duke diskutuar tërheqjen e lëvizjeve në
masë (në grup), del në të njëjtin përfundim se, ‘kur
humbasim pavarësinë individuale, në të përbashkëtën
e lëvizjes në grup zbulojmë një liri të re, lirinë për të
urryer, detyruar, gënjyer, torturuar, për të vrarë dhe për
të tradhtuar paturpësisht dhe pa ndier keqardhje’
(1952: 118).
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës me ‘grupin’
• Me interes është çështja nëse disa grupe janë më të
prirura për luftë se të tjerat.
• Në kontekstin e luftërave ndërshtetërore, për shembull,
a janë gjithmonë shtetet kapitaliste më luftëdashëse,
sesa shtetet socialiste apo anasjelltas?
• Shumë vëzhgues kanë vënë re se demokracitë rrallëherë
luftojnë me njëra-tjetrën, në mos kurrë.
• Michael Doyle, për shembull, argumenton (1983, 1986)
se shtetet liberale janë më të prirura për të qenë
paqësore me njëra-tjetrën, sepse qeveritë e tyre janë më
të kontrolluara nga institucionet demokratike dhe kjo
sepse ndajnë të njëjtat vlera demokratike.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Shpjegimet e luftës me ‘grupin’
• Pavarësia tregtare midis shteteve liberale i pajis ato me
interes për paqen.
• Nëse Doyle dhe ata që ndajnë të njëjtën pikëpamje me të
kanë të drejtë, atëherë një nga kushtet e paqes është
përhapja e demokracisë, një prirje kjo që ka mbjellë
paqe sidomos që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
• Për herë të parë, gati gjysma e qeverive në të gjithë
botën janë demokratike.
• Teoria se përhapja e demokracisë do të nxitë paqen
është bindëse, megjithatë nuk do të ishte mençuri të
pranohej pa kritika

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
12. Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Një nga arsyet përse luftërat ndërshtetërore po dalin jashtë
mode është se në një botë të globalizuar vlera e
pushtimit është zvogëluar dhe kostot e saj, si ato
ekonomike, dhe ato politike, janë rritur ndjeshëm.
• Shtetet që kanë vendosur për të përmirësuar standardet e
tyre të jetesës këshillohen që të shpenzojnë më mirë në
arsim, në kërkime dhe në teknologji, sesa të pushtojnë
vende të tjera dhe të përpiqen t’i mbajnë popujt e këtyre
të nënshtruar.
• Klima morale bashkëkohore e vështirëson justifikimin e
luftërave agresive dhe revolucioni i medias e bën të
vështirë shmangien e përbuzjes që shoqëron sot bërjen e
këtyre luftërave. Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Pot ne mund të imagjinojmë një skenar – ndoshta, jo
shumë larg në të ardhmen - kur do të ketë një përleshje të
dëshpëruar, për shkak të burimeve të pakta, midis
vendeve që hasin vështirësi në rritje për të mbajtur atë
mënyrë jetese dorëlëshuar, ndërkohë që lëndët e para, si
mineralet jetike, e sidomos rezervat lëndët djegëse
fillojnë të shterojnë.
• Në rast se do të ndodhte kështu, vendet e zhvilluara do të
gjendeshin para dy mundësive, të zhyten në rrënim ose
t’u shpallin luftë shteteve të tjera, për të siguruar
furnizim me materiale jetike.
• Le të marrim naftën, për shembull.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• T’i mungojë një shteti modern industrial nafta, do të
thotë t’i mungojë mjeti bazë për të mbijetuar.
• Dhe, meqë asnjë shtet deri më sot nuk ka kryer
vetëvrasje, kush do ta vinte në dyshim se përballë
vendimit për të shkatërruar mënyrën e tyre të jetesës,
shtetet nuk do të bënin të pamundurën për të siguruar
furnizimet e duhura me naftë, përfshirë këtu dhe
shpërthimin e luftërave ndërshtetërore.
• Me pak fjalë, lufta ndërshtetërore nuk ka dalë krejt nga
rendi i ditës, madje, dhe për shtetet e civilizuara, që sot
krenohen me qëllimet e tyre paqedashëse.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Aktualisht ka nje shtim te luftrave civile.
• Ka një sërë arsyesh përse luftërat civile janë bërë më të
zakonshme.
• Por, ndoshta, më kryesorja prej tyre është se në shumë
vende të botës, shtetet sovrane, të cilat, zakonisht,
përcaktohen sipas monopolit të fuqisë ushtarake që
zotërojnë brenda territorit të tyre, e kanë humbur
monopolin e pushtetit ndaj shumë elementeve të tjera, si
fise, grupe etnike, terroristë, ushtarakë, fraksione apo
banda të armatosura.
• Kur humbasin monopolin e pushtetit ushtarak, qeveritë nuk
mund ta kontrollojnë dot më territorin ose popullin e tyre.
Mjedisi vendas fillon të ngjasojë me sistemin
ndërkombëtar të paqeverisur, siç e kemi parë, përbën
i cili,Politike
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
një shkak ‘lejues’, strukturor lufte.
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Ajo që është më e tmerrshmja për luftërat etnike është se
njerëzit vriten dhe masakrohen jo për shkak të asaj që kanë
bërë, as për shkak të politikave, por thjesht sepse i
përkasin një etnie të caktuar si:
 persekutimi i fisit tuci, në Ruandë,
 tamilëve në Sri Lanka,
 kurdëve në Irak ne kohen e sadam hyseinit,
 myslimanëve në Bosnjë
 Shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni).

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Është ironik fakti se qeveritë autoritare, shpesh të
fajësuara për luftëra ndërshtetërore, ishin mjet për
parandalimin e luftërave civile në vende si Jugosllavia
dhe Bashkimi Sovjetik,Libia Iraku etjer.
• Nëse mijëra grupe etnike që ekzistojnë sot në botë nuk
mund të përmbahen brenda shteteve kombëtare, atëherë
jemi përballë copëzimit të shoqërisë ndërkombëtare në
një mori mikrogrupesh.
• Pasojat e ‘ballkanizimit’ në këtë shkallë nuk kanë
shumë gjasa të na çojnë drejt një bote më paqësore

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Luftërat midis shteteve, luftërat midis kombeve dhe
fiseve brenda shteteve janë shumë të njohura,
megjithatë, ideja se në të ardhmen konfliktet në
politikën botërore do të ndodhin midis qytetërimeve
është e re.
• Në një artikull provokativ dhe me ndikim të madh në
revistën Foregin Affair’, Huntington parashikoi se në të
ardhmen burimi kryesor i konflikteve do të jetë ai
kulturor.
• ‘Në të ardhmen, diferencat midis qytetërimeve do të
bëhen shkak për luftëra’.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Në Europë, për shembull, ndërkohë që dallimet
ideologjike të Luftës së Ftohtë u zbehën, dallimet e
vjetra kulturore midis Krishterimit Perëndimor dhe
Krishterimit Ortodoks, nga njëra anë, dhe Islamit, nga
ana tjetër, janë shfaqur përsëri.
• Siç ka sugjeruar dhe W. Wallace, ‘vija ndarëse kryesore
në Europë do të jetë kufiri lindor i Krishterimit
Perëndimor i vitit 1500’.
• Kjo zonë shtrihet nga Baltiku deri në detin Mesdhe dhe
pikërisht përgjatë kësaj vije ndarëse pritet të ndodhë
konflikti Cituar nga Hutington 1993a: 30.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Huntington argumenton se qytetërimi është ‘grupimi më i
madh dhe niveli më i lartë i identitetit kulturor që kanë
njerëzit’ (1993a: 24).
Ai dallon tetë qytetërime:
 perëndimor, japonez, afrikan, latino-amerikan,
 konfucian, hindu, islamik, sllavo-ortodoks,
Keto qytetërime ndryshojne mes tyre nga:
 qëndrimit të tyre ndaj demokracisë,
 tregjeve të lira,
 marrëdhënieve midis fesë dhe shtetit
 ndërhyrjes ndërkombëtare.
• Ndryshimi midis qytetërimeve në këto çështje është më i
Fakulteti i Shkencave Sociale
madh se ai midis shteteve
Deparatmentiapo ideologjive
i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Luftërat ‘brenda’
dhe ‘midis’ shteteve
• Si rezultat, konsensusi dhe marrëveshjet
ndërkombëtare do të bëhen gjithnjë e më të vështira
për t’u arritur.
• Ndërmjet arsyeve që mendojmë se konflikti midis
qytetërimeve është i mundshëm është se në shumë
vende të botës vlerat ‘perëndimore’ po kundërshtohen.
• Ka një rigjallërim të fesë dhe të fundamentalizmit, të
cilat i kanë thelluar dallimet midis njerëzve.
• Gjithashtu, ‘revolucioni i komunikimit’ ka shërbyer për
t’i bërë njerëzit më të vetëdijshëm për dallimet që i
ndajnë.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
1. Per te mundesuar shmangjen e luftes mund te
ndermerren disa hapa praktikë, që ofrojnë mundësi që, të
paktën, ta zvogëlojnë shpeshtësinë e luftës, madje
ndoshta dhe të kufizojnë dëmet e saj:
 Duke përmirësuar teknikat tona të diplomacisë, të
komunikimit, të evitimit dhe të menaxhimit të krizave;

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
 Duke zhvilluar konceptin e interesit vetjak iluminist, i
cili është i ndjeshëm ndaj interesave të tjerëve;
 Duke zgjeruar shtrirjen e ligjit ndërkombëtar dhe duke
forcuar detyrimet morale ekzistuese;
 Duke mësuar si të menaxhojmë pushtetin ushtarak
përmes marrëdhënieve të përgjegjshme midis civilëve e
ushtarakëve dhe masave të sofistikuara për kontrollin e
armëve;
 Duke forcuar bashkëpunimin nëpërmjet organizatave
ndërkombëtare dhe tregtisë botërore

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
2. Edhe po të zhdukej lufta, duhet të kujtojmë se paqja nuk
është ilaçi i të gjitha të këqijave që zgjidh të gjitha
armiqësitë e njeriut.
• Paqja është thjesht mungesa e luftës dhe jo mungesa e
konfliktit.
• Megjithëse ‘lufta’ dhe ‘paqja’, zakonisht, konsiderohen si të
kundërta, në njëfarë mënyre, të dyja janë aspekte të
konfliktit që është i pranishëm në jetën e shoqërisë.
• Lufta është thjesht një konflikt i veçantë, i cili ndryshon
nga paqja vetëm nga natyra e dhunshme e saj.
• Fakti që paqja nuk është ilaçi i të gjitha të këqijave shpjegon
se pse kur përballen me zgjedhjen e vështirë midis paqes
dhe luftës, liderët ndonjëherë zgjedhin luftën.
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
• Disa lloje paqeje, si, për shembull, paqja në një diktaturë,
mund të jetë më e keqe se disa lloje luftërash.
• Me fjalë të tjera, megjithëse çdokush e do paqen, askush (me
përjashtim të pacifistëve ekstremistë) nuk do thjesht paqe
apo paqe me çdo kusht.
• Në qoftë se do të ndodhte e kundërta, problemi i luftës do të
zhdukej, meqenëse shtetet gjithmonë si mundësi të fundit
mund të pranojnë të dorëzohen, për të evituar luftën.
• Kapitullimi mund ta sjellë paqen, por, po ashtu do të sjellë
humbjen e disa gjërave të tjera të cilat shtetet i duan, siç
janë: pavarësia, drejtësia, mirëqenia dhe liria.
• Kur vjen momenti i së vërtetës, liderët mund të mendojnë se
ia vlen barra qiranë të luftohet për disa qëllime ose për disa
Fakulteti i Shkencave Sociale
vlera themelore. Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
• Sigurisht që teorikisht ajo që duan njerëzit është një
botë ku të sundojë vetëm paqja.
• Për fat të keq, kjo është një ëndërr e parealizueshme.
• Kjo do të kërkonte marrëveshje se drejtësia e kujt do të
mbizotërojë, do të kërkonte një rishpërndarje të
pasurive të botës nga ata që kanë tek ata që nuk kanë.
• Thjesht, paqja do të kërkonte që të gjitha lëvizjet
politike apo fetare (myslimanët, të krishterët,
hebrenjtë, hindutë, komunistët, kapitalistët) të
toleronin njëri-tjetrin.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
• Do të kërkonte, gjithashtu, që t’i jepej fund
imperializmit kulturor dhe të bëhej një marrëveshje që
vlerat e kulturave të ndryshme janë njëlloj të vlefshme.
• Ndoshta, do të kërkonte dhe zhdukjen e kufijve
territorialë dhe eliminimin e mentaliteteve ‘ne’ dhe
‘ata’ në shoqëritë e ndryshme.
• Shkurt, do të kërkonte që qeniet njerëzore të silleshin
ashtu siç nuk janë sjellë deri tani.
• Siç citon një studiues, paqja do të kërkonte “një kafshë
që nuk është ajo çka njerëzit janë” (Ky koment i bërë
nga profesor Cluade Philips, citohet nga Shaë dhe ërong,
1985: 207).
Fakulteti i Shkencave Sociale
Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
3. Meqë termat “drejtësi” dhe “paqe” nuk shkojnë së
bashku, shtetarëve do t’u duhet të vazhdojnë të zgjedhin
ndërmjet tyre.
• Kërkimi i “drejtësisë” mund t’i bëjë ata të hyjnë në luftë,
dhe kërkimi i “paqes” mund t’u kërkojë atyre të
pajtohen me padrejtësitë.
• Gjatë viteve të Luftës së Ftohtë politikanët perëndimorë,
duke i braktisur vendet e Europës Lindore në mëshirën e
komunizmit, menduan, ndoshta me të drejtë, se paqja
ishte më e rëndësishme, sesa drejtësia.
• Që nga fundi i Luftës së Ftohtë ata e kanë vënë
drejtësinë mbi paqen.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala
Disa perfundime
• Edhe ne rastet e shpërthimit te dhunes shkaktuar nga
luftërat ndërhyrëse në mbështetje të drejtave të njeriut
dhe të vlerave demokratike, duke luajtur me prioritetet e
paqes dhe të drejtësisë, duhet menduar nese eshte
arritur një balancë të duhur apo nëse entuziazmi ynë
aktual për vlerat perëndimore dhe për të drejtat e
njeriut nënkupton një qëndrim paksa të shkujdesur
ndaj problemit të luftës.
• Ndoshta, për interesa të paqes, ka disa avantazhe në
politikën realiste të luftërave ‘të nevojshme’ në vend të
luftërave ‘të drejta’.

Fakulteti i Shkencave Sociale


Deparatmenti i Shkencave Politike
Copyright © 2016 by Dr. Xhavit Shala

You might also like