You are on page 1of 2

FAKULTETI FILOZOFIK-DEPARTAMENTI I

SHKENCAVE POLITIKE

Lënda:Shkrim akademik dhe mendim kritik

Ass.prof. Lundrim Aliu

Egzona Nitaj

Grupi 3

Viti akademik 2018/19

Numri i fjalëve:209
Detyrë akademike: A luftojnë shtetet demokratike mes
vete ?

Po/Jo dhe Pse ?


Shtetet ndër vite gjithmonë i kanë karakterizuar mosmarrëveshjet, konfliktet,
krizat dhe luftrat. Historia jep pak shembuj të jetesës së njerëzve, shoqërive ose
shteteve pranë njeri tjetrit për një farë kohe, pa manifestuar herët a vonë
mosmarrëveshje ose konflikt pikëpamjesh apo interesash.Lufta është një
ngjarje politiko-shoqërore që qëndron në ballafaqimin e armatosur dhe të
dhunshëm mes popujve, shteteve ose konflikteve të brendshme apo të jashtme
mes dy ose më shumë palësh kundërshtare.Por jo gjithmonë fjala ‘luftë‘
nënkupton luftë të tillë me armë,sepse egziston edhe lufta e ftohtë .Shtetet
demokratike zhvillojnë luftë mes vete,por asnjë herë luftë ushtarake.Lufta që
zhvillohet mes shteteve demokratike është e llojit tjetër sepse ajo zhvillohet
për arsye tjera.Tek arsyet mund te permendim ato ekonomike,për resurse,
qoftë natyrore apo ato artificiale. E gjithë kjo ndodhë sepse çdo shtet dëshiron
të jetë lider si në vendimarrje ashtu edhe për nga fuqia.Si shembull për këtë
mund të marrim SHBA-të me Rusinë ku dyjat si superfuqi që janë zhvillojnë
luftë diplomatike mes vete.Në këtë rast secila prej tyre lufton që të ketë më
shumë dominim në botë .Pra, përderisa egziston interesi, gjithmonë shtetet
demokratike do të zhvillojnë luftra për të përfituar më shumë se çfarë
posedojnë .

You might also like