You are on page 1of 417

AKADEMIA E MBROJTJES “SPIRO MOISIU”

DEPARTAMENTI STRATEGJISË DHE HISTORISË

G U I D Ë

PËR POLITIKËN DHE STRATEGJINË E SIGURISË


KOMBËTARE

(VËLLIMI I)

PËRGATITUR NGA:
Gjeneral Major (R), Prof. Dr. Ruzhdi RAMADANI
Kolonel Nexhbedin SHEHU
Gjeneral Brigade Dr. Abaz LLESHI
Nënkolonel Msc. Ismet MIFTARI
Tiranë: 2009
PËRMBAJTJA
I. Parathënie 2
II. Përmbajtja 3
III. Kreu Parë 4
TEORİA E STRATEGJİSË
1.1. Llojet e Strategjisë, Shkollat e mendimit Strategjik dhe Parimet e Luftes,
Arthur Lykke 4
1.2. Nje Veshtrim mbi Teorine e Strategjise, J. Boone Bartholomees 18
1.3. Arti strategjik: Një disipline e re për drejtuesit e shekullit XXI,
Richard A. Chilcoat 50
1.4. Ne Lidhje me Teorine e Strategjise: Art Lykke dhe Modeli i Strategjise se
Kolegjit te Luftes se Ushtrise se SHBA-se, Harry R. Yarger 66
1.5. Teoria e Strategjisë për Shekullin e 21-te, Harry R. Yarger 75
1.6. Vlerësimi Strategjik: Çelësi për një strategji të efektshme
Harry R. Yarger 138
1.7. Drejt teorisë strategjike te terrorizmit: Përcaktimi i kufijve ne studimin për
sigurinë, Frank L. Jones 156
1.8. Menaxhimi i rrezikut strategjik, James F. Holcomb 170
1.9. Kuptimi dhe përmbajtja e Strategjisë Ushtarake,
Arthur F. Lykke, Jr 184

IV. Kreu i Dytë


ELEMENTET E FUQISË KOMBËTARE
2.1. Fuqia Kombëtare, David Jablonsky 191
2.2. Mbi fuqinë kombëtare, R. Craig Nation 213
2.3. Diplomacia si një instrument i fuqisë kombëtare, Reed J. Fendrick 228
2.4. Teoria dhe praktika e diplomacise moderne: Origjina dhe zhvillimi deri ne
vitin 1914, Louis j. Nigro, Jr 235
2.5. Fuqia Ushtarake dhe Përdorimi i Forcës, John F. Troxell 252
2.6. Ekonomia: Nje element i rendesishem i fuqise kombetare, Clayton K. S. Chun 285
2.7. Ekonomia: Element i fuqisë apo burimi i dobësisë? Clayton. K. S. Chun 303
2.8. Informacioni: Instrumenti Psikologjik, Frank L.Jones 316
2.9. Fuqia Kombëtare dhe Siguria; Material përmbledhës i artikujve të David
Jablonsky & R.Craig Nation 327

V. Kreu i Tretë 362


362
ÇËSHTJE DHE KONSIDERACIONE STRATEGJIKE
3.1. Çështjet etike në luftë: Vështrim i Përgjithshëm, Martin L. Cook 362
3.2. Ligji Ndërkombëtar dhe Rendi i Ri Botëror: Ripërcaktimi i Sovranitetit
Thomas W. McShane 378
3.3. Analiza e Qendrave te Rëndesës 401
3.4. Qendra e rëndesës dhe zbatimi i saj ne nivelin strategjik, operativ dhe taktik
gjate luftërave dhe konflikteve ne ditët tona. 405

2
Parathënie

3
Kreu i Parë

Teoria Strategjike

Llojet e Strategjisë, Shkollat e mendimit Strategjik dhe Parimet e


Luftës
Arthur Lykke

Strategjia është një plan veprimi i hartuar ... për të përmbushur një qëllim
të caktuar; është një qëllim bashkë me sistemin e masave për plotësimin e
tij.
Nën Admiral J.C.Wylie, Forcat Detare Amerikane, Strategjia
Ushtarake.
Per strategjine si koncept ekziston nje numer i madh perkufizimesh. Ajo
paraqet grupin me te gjere te fjales, e cila eshte subjekt i nje interpretimi
mjaft te gjere.Madje edhe opinioni profesional i shprehur me lart paraqet ne
vetvete mangesi, pasi ai nenkupton qe strategjia eshte kryesisht nje ceshtje
operacionale. Ne fakt strategjia paraqet nje objekt i cili perfshin dy rrafshe te
vecanta, te dallueshem por te nderlidhur, ku njeri nga te cilet eshte
abstrakt, ndersa tjetri konkret. Rrafshi i pare perfshin teoriciene dhe filozofe
te shkalles strategjike, kurse rrafshi i dyte planizues praktike.
Dallimi ndermjet Strategjise Kombetare, Strategjise se Madhe dhe
Strategjise Ushtarake.
Me termin strategji ne fillim nenkuptohej “arti i gjeneralit ”, por ne ditet e
sotme ai rrok shume me teper. Strategjia nuk eshte me nje rezervat apo
fushe interesi vetem e ushtarakeve, gjithashtu ajo nuk ka te beje vetem me
luften e armatosur. Civilet ashtu si dhe ushtaraket, tani ndjekin apo synojne
ceshtje strategjike ne nivel kombetar. Strategjia kombetare bashkon te gjitha
fuqite e nje vendi si ne kohe paqe ashtu dhe ne kohe lufte, per te arritur apo
permbushur interesat dhe objektivat kombetare. Në këtë kontekst në kemi
një strategji politike të pergjithshme, e cila përdoret si për probleme të
brendshme ashtu dhe ato nderkombetare; nje strategji ekonomike si te
brendshme ashtu dhe te jashteme; nje strategji ushtarake kombetare, e
keshtu me rradhe. Çdo njeri nga elementet perberes ndikon ne sigurimin
kombetar drejtepersedrejti ose tangencialisht.
Ky material i kushtohet kryesisht strategjive te “sigurimit kombetar”te
cilat kane marredhenie te drejteperdrejta. Si krijim te perbashket, keto
strategji perbejne “strategjine e madhe”, qe eshte arti dhe shkenca e
perdorimit te fuqise kombetare per te ushtruar ne cdo rast shkallen dhe
llojin e desheruar te kontrollit ndaj kundershtarit me ane te kercenimeve,
forces, presioneve indirekte, diplomacise, dredhive dhe mjeteve te tjera qe
mund te perfytyrohen, duke permbushur ne kete menyre interesat dhe
objektivat e sigurimit kombetar. “Strategjia Ushtarake” dhe “strategjia e
madhe” jane te nderlidhura me njera tjetren, por kurrsesi nuk jane
sinonime. Strategjia ushtarake bazohet ne perdorimin e forces fizike ose

4
kercenimin e perdorimit te forces. Ajo synon arritjen e fitores me anen e
forces se armeve. Ndersa strategjia e madhe, kur ajo eshte e suksesshme,
zvogelon nevojen per perdorimin e forces. Ajo eshte po aq e rendesishme
edhe pas arritjes se fitores, per sigurimin e nje paqeje afatgjate. Strategjia
ushtarake eshte kryesisht fushe e veprimtarise se gjeneraleve. Strategjia e
madhe eshte kryesisht sfere e veprimtarise se udheheqesve te larte te shtetit.
Strategjia e madhe eshte ajo qe drejton dhe kontrollon strategjine
ushtarake,e cila nga ana e saj (strategjia ushtarake) eshte vetem nje
element i strategjise se madhe.
Strategjia suksesive dhe akumuluese
Ne librin Strategjia Ushtarake, Wylie trajton dy strategji themelore, te cilat
ai i emerton strategji “suksesive” dhe “akumuluese”.4 Strategjite suksesive,
sic i emerton ato autori, perfshijne hapa te njepasnjeshem, ku cdo hap eshte
ne varesi te rezultatit te hapit paraardhes, qe se bashku cojne drejt
objektivit perfundimtar. Perpjekjet per te minuar moralin e armikut, per ta
izoluar ate nga aleatet, per ti mohuar furnizimin nga jashte, dhe per ti
shkaterruar linjat e transportit te brendshem para pushtimit te vendit te tij,
do te ishte nje strategji tipike suksesive. Ne ndryshim me strategjite
suksesive, strategjite akumuluese perbehen nga nje mase veprimesh
individuale dhe te rastesishme, te cilat cojne ne perfundime shkaterruese.
Bombardimet ne shkalle strategjike dhe fushatat detare kunder flotes se
armikut jane shembuj kryesore.
Ne vitet 1940, Sovjetiket perdoren metodat akumuluese ne nje menyre
tjeter kur, nje nga nje, ata futen nente vende prapa Perdes se Hekurt. Ne
kete ecuri, asnje dem apo humbje e vecante nuk te jepte pershtypjen e
prishjes apo copetimit te Botes se Lire, por pa pritur u duk qe Kremlini
dominoi gjithe Evropen Lindore. Strategjite suksesive dhe akumuluese ne
asnje menyre nuk jane te papajtueshme mes tyre. Zakonisht, ato jane
perforcuese te njera tjetres. Per te ilustruar kete bashkeveprim te tyre, Wylie
paraqet si shembull rastin e Shteteve te Bashkuara, te cilat, gjate Luftes se
Dyte Boterore zbatuan kunder Japonise njekohesisht dy plane te vecanta.
Keshtu ne zbatim te strategjise suksesive amerikanet zhvilluan nje sere
fushatash dhe operacionesh ushtarake permes Oqeanit Paqesor drejt
brigjeve te Azise dhe deri ne brigjet e Perandorise. Nga ana tjeter, krejtesisht
ne menyre te vecante prej tyre ata zhvilluan nje strategji akumuluese me
synim kryesor dobesimin e ekonomise se Japonise (me ane te mjeteve te
pengimit ajror dhe detar). Keto dy strategji u zhvilluan ne nje kohe, por ne
thelb ishin te pavarura gjate gjithe veprimtarise se perditshme.5
Strategjite direkte dhe indirekte.
Gjeneral Beaufre e shqyrton strategjine nga nje pike veshtrimi disi te
ndryshme, duke i paralajmeruar lexuesit per alternativat qe krijohen si
rezultat e kombinacioneve te ndryshme te strategjive direkte dhe indirekte:
Strategjia, ashtu si dhe muzika, mund te luhet me dy “celesa”. Celesi i
madh eshte strategjia direkte, ne te cilen forca eshte faktori kryesor. Celesi i
vogel eshte strategjia indirekte, ne te cilen forca terhiqet ne sfond dhe vendin
e saj e ze psikologjia dhe planifikimi. Natyrisht, cdo strategji mund t’i
perdore te dy keto celesa ne shkalle te ndryshme dhe si rrjedhim i ketyre

5
kombinimeve do te kemi nje numer te madh “modelesh” apo strategjish. 6
Autori i ploteson me tej vezhgimet e tij me konceptin qe strategjite direkte
dhe indirekte, sadoqe te ndryshme qe mund te jene, ato kane te njejtin
objektiv-te perkulin ose te thyejne vullnetin e armikut. Ato perdorin te njejtat
metoda, baza e te cilave eshte lufta per lirine e veprimit. Secila metode eshte
nje bashkim i vecante rregullash veprimi te perzgjedhura, per aresye te
pershtatjes me te mire te tyre , qofte ndaj burimeve qe ne zoterojme ose ndaj
pikave te dobeta te armikut, te cilat kerkohet qe te goditen. Kjo zgjedhje e
menyres me te mire te veprimit eshte, ndoshta detyra apo funksioni me i
rendesishem i strategjise. Zgjedhja eshte mjaft e gjere dhe kjo luhatet nga
paralajmerimi apo kercenimi deri tek shkaterrimi fizik. Eshte strategjia ajo,
qe krijon mundesine per te vepruar ne gjendje te ndryshme dhe eshte po
strategjia, e cila shpesh bent e mundur qe pala me e dobet te dale si
fitimtare. 7 Perdorimi i eger dhe mizor i forces fizike, ne menyre te
drejteperdrejte dhe shkaterrimtare, e ka dominuar mendimin strategjik qysh
ne kohet e lashta. Vetem nje numer i vogel pionieresh te strategjise, si
Aleksandri, Makiavelli, Lenini, Lidell Hart, dhe Mao Ce Duni, zbuluan
menyra te reja veprimi per te zevendesuar forcen e eger me dinakerine dhe
mprehtesine mendore.
Strategjite e Shkurajimit dhe te Luftimit
Grupi i trete i strategjive bashkon strategjite shkurajuese me ato te
luftimit. Strategjite shkurajuese apo sic quhen ndryshe edhe frenuese kane
si qellim qe te parandalojne ose te kufizojne hapesiren e lufterave, ndersa
strategjite e luftimit kane per qellim t’i vazhdojne ato, ne se ato fillojne. Qysh
ne vitin 1945, disa nga mendjet me te ndritura te botes jane marre me
problemete shkurajimit te luftes se pergjithshme berthamore. Frutet e punes
dhe perpjekjeve te tyre tashme dihen. Por, shume me pak nga keto
personalitete kane qene te interesuara per shkurajimin e konflikteve me
intensitet te ulet. Disa udheheqes te larte jane te bindur qe lufterat
revolucionare mund te jene te pamundura per ti parandaluar. Ata thone se
kryengritesit e dine qysh ne fillim qe ata jane inferiore ne forca njerezore dhe
mjete zjarri dhe megjithate jane te pergatitur per te pranuar pasojat
perkatese per te permbushur aspiratat e tyre. Te tjeret tregohen me pak
pesimiste. Ata besojne se brezat e strategeve qe po vine, me ne fund do te
merren efektivisht me kete problem. Nderkaq, deri atehere kur te shpallen
strategjite e verteta “ zero lufte” ( nje pune jo e lehte pa bashkepunimin e
pales kundershtare) strategjite e luftimit do te mbeten te modes.
Strategjite kundervleres dhe kunderforces
Dy strategjite e specializuara, kunder vleres dhe kunder forces, te cilat
gjejne perdorim kryesisht ne luften e pergjithshme berthamore, kane krijuar
nje ndarje te thelle ne opinion. Per lehtesi kuptimi po japim ne fillim
permbajtjen e ketyre koncepteve: Kunder vleres-nje koncept strategjik, qe
kerkon perdorimin e forcave strategjike ajrore dhe te raketave, per
shkaterrimin ose paaftesimin e qendrave te populluara, te industrise,
burimeve ose institucioneve te zgjedhura te armikut te cilat perbejne
strukturen sociale te nje shoqerie. Kunderforces-nje koncept strategjik qe
kerkon perdorimin e forcave strategjike ajrore dhe te raketave me

6
qellim per te shkaterruar ose nxjerre jashte perdorimit te aftesive dhe
kapaciteteve te zgjedhura ushtarake te forcave te armikut. Ne lidhje me
qendrimin ndaj ketyre dy strategjive, nje grup i caktuar mbeshtet
programimin dhe goditjet kundervleres, i cili paraqet ate, qe mendohet te
jete kercenim i papranueshem ne popullsine civile dhe bazen e prodhimit te
armikut. Qellimi i kesaj strategjie eshte per te krijuar nje “balance terrori” te
qendrueshme, dhe me anen e kesaj te shmanget cdo nevoje apo kerkese per
te bere nje lufte berthamore. Skeptiket propozojne qe te gjitha perpjekjet
duhet te behen ne drejtim te kundert, pasi shkurajimi mund te deshtoje.
Prandaj, ata mbeshtesin strategjite kunder forces me qellim qe te carmatosin
armikun. Veprimet parandaluese apo kalimi ne aggression, duke ndermarre
i pari veprimet luftarake (kur ka fakte te pakundershtueshme per kalimin e
kundershtarit ne agresion) per kapjen e nismes, paraqesin zgjedhje te
mundshme. Pra ata jane masa te kufizimit te demeve te mundshme.
Strategjite e pastra kunder forces dhe kunder vleres ndoshta ne te
ardhmen do te provojne se do te jene te pazbatueshme, megjithese
mbeshtetesit dogmatike te cdo njeres nuk e pranojne kete. Per rrjedhoje, me
kalimin e kohes nje sere konceptesh kompromisi kane pesuar progress.
Ndermjet tyre jane variantet e ndryshme te strategjise kunder forces, qe
synojne te shmangin demtimet anesore ne objektivat kunder vleres gjate
perdorimit te tyre.
Shkollat bazë të mendimit strategjik
Brenda kufijve të gjërë të strategjive të njëpasnjëshme dhe akumuluese, të
drejtpërdrejta dhe të tërthorta, të prirura nga shkurajimi, lufta e armatosur,
apo lloje te tjera te konfliktit te armatosur, shohim përplasjen e tri shkollave
“konvencionale” të mendimit ushtarak: kontinentale (tokesore), detare,
aerohapsinore. Në këtë rast, vemë re një palosje të konsiderueshme ndërmjet
tyre. Për shembull, të tria këto shkolla varen në bazat tokësore, por, megjithë
këtë, pasuesit e secilës shkollë kanë pasur parasysh kushtet e mjediseve
gjeografike të ndryshme dhe kjo përbën një nga arsyet, që ata i shqyrtojnë
çështjet strategjike në mënyrë krejt të ndryshme. Më poshtë, për këto
shkolla jepen përmbledhje të thjeshtësuara me kujdes, me qëllim, paraqitjen
sa më të dallueshme të ndryshimeve mes tyre.

Shkolla tokësore
Mbështetësit e fuqisë tokësore, që përfaqësojnë trashëguesit e përpiktë të
strategjisë së Klauzeviçit, priren që të ndajnë globin tokësor në teatro të
veçantë. Ata janë të përfshirë nga bindja, se objektivi kryesor dhe i fundit i
luftës është shkatërrimi i ushtrisë së armikut. Forcat detare dhe ajrore janë
kryesisht për të transportuar trupat në vendin e veprimeve luftarake, si dhe
për mbështetjen e tyre pas mbërritjes atje. Fuqia tokësore është ajo force, që
do të imponojë një zgjidhje të tillë të konfliktit, e cila do të çojë në një
kontroll afatgjatë. Kjo arrihet me anë të pushtimit fizik të territorit, në qoftë
se është e domosdoshme.
Shkolla detare

7
Teoritë e mësipërme janë krejtesisht të huaja për mbështetësit e shkolla
detare. Ata mbështesin mësimet e Mahanit dhe të Korbëtit, të cilët
predikonin, që kontrolli i shtatë detrave është ai, që përcakton vendimet në
tokë. Qëllimi kryesor, sipas kësaj shkolle, është mbizotërimi i vijave tepër të
rëndësishme detare dhe i pikave te kontrollit, që ndikojnë ndaj veprimeve
dhe forcave ne det. Në të pastajmen mund të mposhten dhe zotërohen
hapësirat e medha tokësore nëpërmjet presionit të drejtpërdrejtë, përfshirë
bllokadat ose edhe me anë të zbatimit të përzgjedhur të forcave në tokë.
Shkolla aerohapësinore
Bindjet kryesore të mbështetësve të shkollës aerohapësinore janë: së pari,
fuqia e pavarur ajrore mund të jetë vendimtare; së dyti, që dhënia e dorës së
lirë forcave ajrore mund të bëjë, që lufterat e gjata të jenë të papërdorshme;
së treti, që kontrolli i hapesirës ajrore dhe shkatërrimi i potencialeve
luftëbërëse te armikut, kryesisht qëndrat e tij të banuara dhe bazat e tij
industriale, përbëjnë në vetvete misionet kryesore të forcave ajrore.
Mbështetja ajrore për forcat tokësore përcaktohet qartë, si detyrë e dorës së
dytë.
Shkolla revolucionare
Shkolla e katërt e mendimit “jokonvencional” në karakter është zhvilluar
jo shumë kohë më parë dhe është trajtuar nga mendimtarë të tillë, si Marksi,
Lenini, Mao Ce Duni, Ho Shi Mini etj. Ndërsa shkollat tokësore, detare dhe
aerohapësinore janë kryesisht të karakterit ushtarak, lufta revolucionare
është kryesisht e natyrës politike, shoqërore dhe psikologjike. Ajo parapëlqen
më tepër strategjitë e tërthorta dhe akumuluese, se sa strategjitë e
njepasnjeshme. Revolucionet rrallë realizojnë gjëra të tilla, si betejat e mëdha
Klauzeviçiane. Përjashtime nga ky rregull mund të jenë, p.sh., mësymja Dien
Bin Phu, pushtimi i vjetnamit të Jugut nga Vjetnami i Veriut etj. Territori
nuk është në mënyrë të skajshme i rëndësishëm. Fushëbetetja kryesore
është në mëndjen e njeriut.
Kërkesa për një shkollë të përgjithshme
Admirali Wylie del në përfundimin se të katër shkollat bashkëkohore të
mendimit ushtarak, që sapo trajtuam, kanë mangësitë e tyre dhe për këtë ai
ka të drejtë. Dhe kjo, pasi asnjë nga variantet e shkollave të mendimit
ushtarak, qoftë tokësore, detare, apo aerohapësinore nuk i adresohet
strategjisë së madhe. Shkolla revolucionare i afrohet më tepër asaj, por kjo
në një kontekst tepër specific. Këtu është nevoja për një kuptim të njësuar, i
cili jep mundësi udhëheqjes kombëtare që të përdorë fuqinë kombëtare në të
gjitha format e shumëllojshmërisë së saj, që të administrojë dhe të
kontrollojnë me aftësi qendrat strategjike të rëndesës. Kështu ata do të
ndikojnë në çështjet strategjike të sigurimit kombëtar, për të siguruar
epërsinë më të mirë të tyre. Kjo kërkon që vendi të arrijë këtë kulm
intelektual, para palës kundërshtare.

2. Zgjedhjet strategjike

8
Brenda formave të ndryshme të interesave, qëllimeve, teorive, parimeve të
shkollave të mendimit ushtarak, mund të përfytyrohet një numër i pafund
kombinimesh në lidhje me strategjitë, që mund të zbatohen. Më poshtë jepen
disa forma të këtyre zgjedhjeve strategjike, të cilat janë çiftëzuar për të
nxjerrë më në pah kontrastet ndërmjet tyre:
 Luftë mësymëse ose luftë mbrojtëse
 Hakmarrje masive ose përgjigje elastike
 Forca të gatëshme ose mobilizim i shpejtë
 Luftë rajonale ose globale (e përgjithshme)
 Luftë e armatosur ose subversive
 Qëndresë pasive ose përgjigje aktive
 Izolim ose sigurim kolektiv
 Kundër forcës ose kundër vlerës
Kështu p.sh., Shtetet e Bashkuara, duke qënë superfuqi botërore,
zbatojnë njëkohësisht strategji rajonale dhe globale. Ata kanë një strategji
rajonale për Europën, një tjetër për Lindjen e Mesme, një të tretë për Azinë
Lindore e Paqësorin Perëndimor, dhe një të katërt për luftën bërthamore në
shkallë globale. Çdo njëra nga këto strategji është përshtatur për t’iu
përgjigjur kushteve specifike. Vendet e tjera i përshtasin strategjitë e tyre për
të plotësuar nevojat dhe gjendjet e tyre të veçanta. Suedia e veçuar
gjeografikisht luajti me kartën e asnjanësisë, si gjatë Luftës së Parë, ashtu
edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe arriti t’ia dilte mbanë me sukses,
sepse asnjë nuk e kërkoi terrtorin e saj. Ndërsa Belgjka, nga pozicioni
gjeografik duke qënë një shtet korridor, nuk ishte me kaq fat. Izraeli i prirur
nga strategjia e veprimit të parë mësymës (kalo i pari në mësymje) gjatë
viteve 1956 dhe 1967, shpalosi si karakteristikë mobilizimin e shpejtë të
forcave dhe përfundimin e shpejtë të armiqve, të luftës.
Kjo përzierje funksionon mirë për një vend që nuk ka mundësi as të mbajë
forca të armatosura të mëdha të gatshme dhe as të përballojë luftëra të gjata
rraskapitëse. Por kjo nuk do të ishte kaq e lehtë për izraeilitët, nëse arabët
do të ishin më vigjilent dhe të organizuar më mirë. Çdo strategji duhet të
përshtatet në mënyrë të tillë, që të plotësojë kërkesa specifike. Strategjitë
nuk mund të mbarten në mënyrë identike nga një periudhë në tjetrën pa një
vlerësim të përpiktë të ndryshimeve, që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe.
Po kështu, strategjitë nuk mund të mbarten nga një vend në një tjetër, në
qoftëse gjendja në njërin vend nuk është e lidhur drejtpërdrejte me atë në
vendin tjetër. Në mënyrë të përmbledhur, mund të themi, se strategjia është
art dhe shkencë e zgjedhjeve. Duke pasur kujdes, se ato veprime apo
kundërveprime, që janë drejta ptër një udhëheqës apo për një vend të
caktuar, mund të mos jenë të përshtatshme për të tjerë. Amerikanët, duke
qënë nga natyra të ngutur, nuk e duronin dot strategjinë e luftës së
stërzgjatur, e cila nga ana tjetër, duket se u përshtatej mjaft mirë orientaleve
stoike. Në lidhje me luftën në Vietnam, Robert Thompson shkruante:

9
“Dobesite ne karakterin e amerikaneve do te luanin rolin e tyre. Nga keto,
dobësia më e madhe ishte dhe ende është padurimi. Më shumë se çdo faktor
tjetër, duke qënë i çiftëzuar edhe me humbjen e shpresave, që automatikisht
vjen pas, padurimi ka çuar në dëshirën për arritje të shpejta, të cilat në një
luftë, që ka të bëjë me popullin dhe përjashtimin e përdorimit të forcës, janë
pothuajse të paarritshme”.
Kufizimet strategjike
Pavarsisht nga bindjet e tyre filozofike, të gjithë strategët ndjehen të
prangosur nga nje sasi e madhe kufizimesh politike, ushtarake, ekonomike,
kulturore, gjeografike dhe teknologjike. Disa nga këto janë të pakapshme
apo të paprekshme, siç janë, për shembull, vullneti dhe vendosmëria e
kombit, si dhe opinioni botëror. Normat e sjelljes morale të popullit, kurajoja
dhe nderi, krahas me etikën e kufizimet ligjore, luajnë një rol tepër të
rëndësishëm. Dihet se ligjet e zakonshme përmbajnë rregullat e luftës, që
janë të përcaktuara mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Ndonjëherë këto
rregulla dhe norma çekuilibrohen ose anullohen nga ndikime të tjera.
Kështu p.sh., i ashtuquajturi Parimi i Domosdoshmërisë Ushtarake thërret në
ndihmë të drejtën, për të përdorur çdo lloj trysnie dhe mjeti të nevojshëm,
për të përkulur ose thyer vullnetin e armikut. Kjo kërkohet të arrihet
mundësisht me një shpenzim sa më të vogël kohe, jetë njerëzish dhe parash.
Shumë strategë të lartë duhet, gjithashtu, të debatojnë e luftojnë me mitet
dhe traditën kombëtare. Në SHBA ashtu si dhe në mjaft vende të tjera
kërkohet të respektohen me forcë këshilla si këto që jepen në shembujt e
mëposhtëm:
 Lufto “drejtësisht” në përputhje “me rregullat”.
 Shmang aleancat ose marrëveshjet sekrete.
 Paraqit të gjitha vendimet e rëndësishme strategjike për miratim
popullor.
 Mbaj minimum forcash në kohë paqe dhe kryej mobilizimin e
shpejtë të tyre në kohë lufte.
 Asnjëherë mos kryej veprimin e parë mësymës në luftë.
Duhet thënë, se të gjitha kërkesat e mësipërme në një kohë ose tjetër janë
dhunuar, por çdo rast i tillë është shoqëruar pothuajse në mënyrë të
vazhdueshme nga kriza të ndërgjegjes kombëtare. Spektri i gjërë i luftës i
kushtëzon strategjitë dhe kjo ndodh për arësye të krijimit të një sërë
problemesh. Ky spektër i luftës përfshin në vetvete, luftën e përgjithshme
bërthamore, luftën e kufizuar (me përdorimin ose jo të armëve bërthamore),
si dhe një shumëllojshmëri armiqësish të intensitetit të ulët, përfshirë këtu
kryengritjet dhe konfliktet e llojeve të ndryshme. Shkaqet, veçoritë e kryerjes
dhe problemet e përfundimit të armiqësive, që shoqërojnë secilën kategori të
luftës janë të ndryshme. Udhëheqësit e lartë të fuqive të mëdha duhet të
kuptojnë dhe t’i kenë të qarta të gjitha këto veçori dhe faktorë. Ata duhet të
veprojnë në përputhje me natyrën e problemit konkret, pasi strategjitë, që
kufizojnë mirë në një mjedis të caktuar, jo në mënyrë të pashmangshme do
të funksionojnë po kaq mirë edhe në mjedise të tjera.

10
Roli i supozimeve
Kjo çështje na shpie në një shqyrtim të shpejtë të supozimeve, të cilat, për
mirë ose keq formojnë bazën pothuajse të çdo vendimi strategjik dhe që, në
vetvete, ato mund të jenë shkak për fitore ose humbje. Kjo është në varesi të
shkallës së përputhjes së supozimeve me vete realitetin konkret. Ata që i
marrin deshirat per realitet, zakonisht janë të prirur që t’i bëjnë bisht
problemeve, kur punët vështirsohen. Ndërsa strategët pesimistë, duke
supozuar gjithnjë më të keqen, bëjnë që kostot të kapin qiejt pa qënë aspak e
nevojshme. Këto mënyra të polarizuara prodhojnë strategji dramatikisht të
ndryshme. Supozimet kundërshtuese të njëratjetrës, që jepen më poshtë,
ilustrojnë shumëllojshmërinë dhe ndryshueshmërinë e mendimeve, të cilat
kanë qënë baza e zhvillimit të debateve të nivelit strategjik në Shtetet e
Bashkuara gjatë dhjetevjeçarëve të fundit:
Forca është (nuk është) jashtë mode, si një mjet i politikës së jashtme.
Nevojat e brëndshme të vendit duhet (nuk duhet) të marrin pëparsi mbi
mbrojtjen.
Kontrolli i luftës bërthamore është (nuk është) i mundur.
Aleancat janë (nuk jane) të parapëlqyeshme gjatë mbrojtjes së
njëanëshme.
Koha është (nuk është) në anën tonë në çdo luftë ideologjike.
Problemet buxhetore duhet (nuk duhet) të diktojnë strategjinë.
Elementi përbërës i forcave rezerviste është (nuk është) tepër i
nevojshëm.
Flotat mbiujse janë (nuk janë) të vjetëruara.
Shumë supozime të tjera, disa të bazuara, disa të tjera, ndofta edhe të
dyshimta, mund të zbukuronin e zmadhonin më tej këtë listë. Çdo njëri prej
tyre ndikon ndaj strategjisë sipas mënyrës së vet të veçantë. Të gjitha këto
supozime duhet të jenë objekt i mbikqyrjes konstante. Kështu që një
hamendje e caktuar do të përkojë me një afërsi të madhe me të vërtetën,
atëhere kur ngjarjet apo kërcënimet e vërteta do të zëvendësojnë supozimet e
bëra gjatë planëzimit. Supozimet kundërshtuese shfaqen në një formë a në
një tjetër dhe gjithnjë në përshtatje me kushtet konkrete në strategjinë e çdo
vendi. Qartësimi i tyre ndihmon në ndërtimin e një strategjie me efektshmëri
sa më të lartë.
Parimet e Luftës
Neqoftese njerezit do te zhvillojne luften duke ju bindur verberisht
rregullave te saj, ata do te deshtojne ne realizimin e qellimeve te caktuara.
Ulysses S. Grand.
Strateget, po edhe takticienet , te cilet kane te bejne me ceshtje qe nuk
mund te preken, maten apo te peshohen , pra ceshtje qe per vete natyren e
tyre nuk mund te percaktohen me lehtesi, ata duhet te udhehiqen ne
menyre te vetedijshme ose jo nga parimet e luftes qe perfaqesojne ne vetvete
nje bashkesi arsyetimesh te akumuluara gjate shekujve.

11
Origjina e parimeve
Parimet e luftes, jane ato parime, te cilat sipas Napoleonit, kane
udhehequr ato kapitene te medhenj, veprat dhe heroizmat e te cileve jane
percjellur tek ne nepermjet historise si: Aleksandri, Hanibali,Cezari, Gustavi,
Turin , Princi Eugjen dhe Frederiku i Madh. Historia e fushatave te ketyre
strategeve te medhenj, po te shkruhej me kujdes, do te perbente nje traktat
te plote mbi artin ushtarak te luftes, ndersa parimet te cilat duhet te ndiqen
ne luften mbrojtese dhe mesymese, do te rridhnin ne menyre te vetvetishme
prej tij. Strateget e hershem treguan respekt te vecante ndaj parimeve te
luftes , por per fat te keq, ata nuk i shkruan apo transmetuan ato ne asnje
forme te kujdesshme.
Si rrjedhim i kesaj, shkalla e kontributit te tyre individual eshte bere
subjekt i interpretimeve te gjera, te cilat ndryshojne ne varesi te
paragjykimeve te vete biografeve. Parime te vecanta duket se datohen nga
Klauzevici, i cili pese parime i beri te njohur ne nje memorandum te
shkruar ne vitin 1812 per princin trashegimtar te fronit te Prusise. Ato ishin
botuar se pari si nje shtojce ne veprat e permbledhura te tij-Mbi Luften.Te
pakten tre parime te tjera u shfaqen si “ elemente” ne Librin III te ketij
teksti. Mackinder, Mahan, Foch, Douhet, dhe Lenini jane ndermjet
kontribuesve te mevonshem. Parimet e luftes ndryshojne nga nje liste ne
tjetren. Pershembull, britaniket shenojne deri dhjete parime, ndersa Ruset
rendisin sa gjysma e kesaj sasie, domethene pese parime. Pervec kesaj,
duhet te kemi parasysh edhe nje fakt se, me kalimin e kohes, listat nga ana
e tyre pesojne edhe ndryshime. Megjithate, nje sasi mjaft e madhe e
parimeve, ne menyre te aresyeshme, mbeten te pandryshueshme.
Efektshmeria e Parimeve
Efektshmeria e cdo njerit prej parimeve te luftes ka qene e diskutueshme
prej nje kohe te gjate. Disa autoritete, perfshire ndermjet tyre edhe Liddell
Hartin, kane pasur dyshim ne vleren e tyre (megjithese ai vete ka percaktuar
disa nga keto parime).
Prirja bashkekohore ka qene per te kerkuar parime te tilla, ku cdo njeri
prej tyre te mund te shprehet ne nje fjale te vetme. Por sic do te shihet edhe
me poshte, e keqja eshte se pastaj nevoiten mijera fjale per t’í shpjeguar ato.
Madje, keto “parime’’jane kaq abstrakte, sa qe ato shprehin gjera te
ndryshme per njerez te ndryshem, dhe per kur diskutohet per ndonje vlere
te tyre, kjo do te varet nga kuptimi qe ka secili per luften. Dhe sa me gjate
vazhdon kerkimi per abstraksione te plotfuqishme, aq me teper ato shfaqin
nje iluzion, qe s’eshte as i arritshem dhe as i dobishem.
Eshte e vertete qe asnje nga parimet nuk eshte i pandryshueshem, sic
jane disa ligje te fizikes, ekonomise, dhe shkencave natyrore, te cilat kane te
bejne me kushte te percaktuara dhe japin rezultate plotesisht te
percaktuara. Gjithashtu ato nuk jane rregulla te pandryshueshme apo
strikte qe mund te gjobisin qofte edhe per kundravajtje te vogla. Vec kesaj,
jo cdo parim eshte i pershtatshem ne cdo rrethane, madje disa parime, ne
rrethana te tjera, krijojne efekte apo pershtypje te kundert.

12
Megjithate, parimet e luftes mund te perdoren si nje liste referimi per te
ndihmuar ne nje gjykim sa me te bazuar nga ana e arkitekteve dhe e
vleresuesve te planeve, teorive dhe koncepteve strategjike, me kusht qe ato te
zbatohen ne menyre te arsyeshme. Perdoruesit e ketyre parimeve duhet te
kene mire parasysh nje fakt, qe dy gjendje nuk mund te jene asnjehere
krejtesisht te njellojta. Prandaj edhe parimet e luftes, ato nuk mund t’i
zbatojne asnjehere ne menyre te njellojte, por gjithnje vetem duke i
pershtatur ne perputhje me kushtet e gjendjes se dhene.
Pergjate viteve, parimet e luftes kane qene perdorur kryesisht nga
takticienet ushtarake. Strateget kane nevoje per nje interpretim dhe realizim
te vecante, i cili nderlidh qellimet dhe mjetet ne nivel kombetar, qe kerkon
njohjen dhe marrjen parasysh te shume arsyetimeve dhe elementeve te tjere,
krahas atyre te Forcave te Armatosura. Dyzina e parimeve te perzgjedhura
me kujdes ,dhe qe eshte objekt objekt i diskutimit ne vijim, eshte nxjerre nga
disa lista te vecanta parimesh, duke i modifikuar dhe pergjithesuar ato.
Vendosja e parimeve ne liste nuk eshte bere sipas ndonje rregulli apo radhe
te vecante, me perjashtim ndofta te kater parimeve te para, te cilat ne
pergjithesi ndeshen kudo ne krye te listave te ndryshme:

1. Qellimi 7. Nisma
2. Elasticiteti 8. Sigurimi
3. Perqendrimi 9. Thjeshtesia
4. Ekonomizimi 10. Morali
5. Manovra 11. Uniteti
6. Befasia 12. Shfrytëzimi

Shqyrtim individual i parimeve


1. Qellimi
Shume lista fillojne me parimin e objektivit. Meqenese termi objektivi
eshte shpesh subjekt i nje fare peshtjellimi, atehere eshte pare si me e drejte
qe ai te zevendesohet me Parimin e Qellimit, i cili mbart ne vetvete nje
kuptim plotesues, domethene shpreh synimet politike plus synimet
ushtarake.
Qellimet kryesore dhe qe njekohesisht jane te arritshme, percaktojne
misionin, per te cilin strategjia eshte idea e veprimit. Per te qene efektiv, cdo
plan dhe veprim i vecante duhet te ndihmoje per qellime realiste. Synimet
ndihmese nuk duhet asnjehere te bien ndesh me ceshtjen kryesore.
Qellimi perfundimtar apo kryesor, ne te shumten e rasteve, eshte sigurimi
i nje fare shkalle kontrolli mbi kundershtarin, me mjete fizike, ekonomike,
psikologjike, apo mjeteve te tjera. Lloji i kontrollit, kohezgjatja dhe intensiteti
i tij mund te variojne nga leshimet relativisht pa rrjedhoja deri tek dorezimi
pa kushte i kundershtarit. Qellimet e shprehura hapur ne kohe paqe jane
subjekt ndryshimi ne kohe lufte. Kjo per me teper, ndeshet kur arsyeja i
leshon rruge emocioneve. Strateget duhet te jene te pergatitur per te bere
ndryshimet dhe permiresimet e nevojshme ne menyre qe qellimet te jene
gjithnje ne perputhje me realitetin apo kushtet e reja.

13
2. Nisma
Veprimet mesymese jane menyra me e frytshme per te marre dhe ruajtur
nismen dhe nepermjet saj, per te siguruar lirine e veprimit per ndjekjen dhe
permbushjen e qellimeve te paracaktuara.Veprimet mesymese i japin
mundesi perdoruesit qe te angazhoje kundershtarin ne vendin dhe kohen e
zgjedhur prej tij dhe ne menyrat qe ai deshiron.
Strategjite mbrojtese duhet te zgjidhen me kujdes dhe paramendim, por
duke i pare si vetem perkohesisht te dobishme dhe te pershtatshme,
nderkohe qe pritet krijimi i rasteve te favorshme per te marre ose rimarre
perseri nismen.

3. Elasticiteti
Parimi i elasticitetit pranon si te pashmangshem ndryshimin e qellimeve,
politikave, planeve dhe te menyrave te veprimit. Kjo na kujton deklaraten
themelore te bere te njohur nga Admiral Wylie : asnje nuk mund te
parashikoje me siguri se c’forme do te marre lufta ne ecurine e saj. Eshte
kerkese e arsyeshme, qe per probleme apo gjendje te ndryshme, qe mund te
ndodhin, te kemi disa zgjidhje alternative te parashikuara me kohe, te cilat
duhet te perdoren ne perputhje me karakterin, afersine kohore, rendesine
dhe mundesine e ndodhjes se nje problemi te caktuar.
Planizuesi, i cili per nje ceshtje te caktuar harton vetem nje strategji, ai
rrezikon shume dhe kjo thjeshte per faktin se kundershtari shpejt do t’a
zbuloje kete mangesi, dhe do te kunderveproje ndaj saj. Prandaj kerkohet
qe te kemi nje spekter te gjere strategjish elastike, si dhe nje teori e cila, ne
perputhje me qellimin e caktuar, te mund te perdoret ne cdo situate te
paparashikuar. Planifikimi per situata te papercaktuara apo te panjohura
mire, nuk eshte aq e pasigurte apo me rrezik sa ajo mund te duket; pasi ne
fund te fundit ne ushtri, ashtu si dhe ne ceshtjet e tjera njerezore kemi nje
fare rregulli apo ligjesie te caktuar. Pretendimi per berjen e nje planizimi me
siguri te larte perben gabimin me te madh nga te gjithe gabimet. 6
Per fat te keq, mundesite fizike dhe material sigurojne kufij me te vegjel,
per manovrueshmeri apo elasticitet ne krahasim me planet intelektuale. Te
vendosesh se ku te vesh theksin material,eshte nje ceshtje mjaft e
rendesishme, e cila percaktohet duke vendosur perparesite. Cilido qofte
vendimi, ai duhet te jete rrjedhim i imagjinates. Mungesa e se rese ne fushen
e strategjise eshte me pasoja fatale.

4. Perqendrimi
Perqendrimi i mjaftueshem i perpjekjeve, forces morale dhe materiale, i
bere ne kohen dhe vendin e duhur, per plotesimin e qellimeve vendimtare,
eshte domosdoshmeri per plotesimin me sukses te ceshtjeve te sigurimit
kombetar, si ne kohe paqe ashtu dhe ne kohe lufte. Epersia e pergjithshme
sasiore ose cilesore nuk eshte nje parakusht i domosdoshem. Nje
perqendrim i drejte i forcave dhe mjeteve mund te beje te mundur qe pala

14
me forca e mjete inferiore te dale triumfuese ndaj kundershtarit me forca e
mjete me te shumta.
Theksi kryesor duhet ti kushtohet planeve me perparesi me te madhe, si
dhe kercenimeve me serioze, qofshin keto te brendshme apo te jashteme,
duke bere te mundur qe forcat te perqendrohen kunder pikave te dobeta te
armikut. Pala qe ka nismen, gezon nje epersi shume te madhe, pasi ajo
mund te perqendroje energjite e saj ne nje objektiv te njohur, ndersa
kundershtari duhet te shperndaje dhe te konsumoje fuqine e tij, per t’u
pergatitur ne pergjigje te rasteve te paparashikuara.
5. Ekonomizimi
Mjetet ne dispozicion, qofte ato shpirterore apo materiale asnje here nuk
jane te pakufizuara. Si rrjedhoje, perqendrimi i tyre ne pikat vendimtare, pra
nenkupton nevojen per ti kursyer ato ne nje vend tjeter. Perdorimi i perpikte
i fuqise mund te realizohet kryesisht ne dy menyra: duke caktuar
minimumin e forcave dhe te burimeve te domosdoshme ne ato drejtime, qe
jane me pak te rendesishme, ose duke larguar perkohesisht forcat prej
zonave te zgjedhura me perparesi te larte per ne nje drejtim tjeter, duke
pranuar qe kjo perfshin ne vetvete rreziqe te llogaritura. Metoda e pare ka
gjetur nje perdorim me te shpeshte, por sido qofte, te dyja menyrat kerkojne
nje gjykim te kujdesshem. Per t’i imponuar vullnetin e tyre armikut, ata qe i
bejne te njohur qellimet dhe politikat mbeshtetese, duhet te zgjedhin ate
shkalle te kontrollit, qe garanton arritjen e qellimeve pa zgjedhur mjetet e
fundit, te cilat nga ana e tyre mund te jene pa rendiment ose te padobishme.
Shpesh here eshte e mundur qe te “fitosh” vetem duke mos “humbur”.
6. Manovra
Manovra eshte ajo, qe i jep forme dhe trajte perqendrimit. Ajo eshte
kontrast i plogeshtise mendore ose gjendjeve te palevizshme fizike. Pervec
kesaj, ajo nenkupton aftesine per te ndryshuar shpejt theksin strategjik nga
nje menyre veprimi ne tjetren, c’ka eshte po aq e rendesishme sa c’eshte dhe
cvendosja e forcave dhe e mjeteve ne kohe dhe hapesire.
Shume shekuj me pare, Sun Xu ka vene ne dukje, se “ne beteje nuk ka
me teper se dy metoda te sulmit: te drejtperdrejte dhe terthorte; megjithate
keto dy metoda ne kombinim me njera tjetren japin shkas per nje numer te
pafund manovrimesh”. Manovrueshmeria mund te jete politike, ekonomike
dhe psikologjike, ashtu si dhe ushtarake, per tju pergjigjur planeve, trysnive,
ose rasteve te papritura. Ne cdo rast, strateget e mencur shmangin sulmet
fballore me kosto te larte duke u mbeshtetur kurdohere qe eshte e mundur
ne menyra veprimi qe trgojne imagjinate, duke bere perpjekje per te
perqendruar fuqine goditese ne kohen dhe vendin me rendesi vendimtare, ne
menyre qe te plotesoje qellimet jetike sa me shpejt dhe me efektshmeri.
Levizja e konceptuar dhe e zbatuar mire, ndihmon drejtepersedrejti ne lirine
e veprimit, shnderrohet ne suksese, kufizon deshtimet dhe zvogelon
dobesite.
7. Befasia
Befasia, e ndihmuar nga fshehtesia, shpejtesia, mashtrimi, origjinaliteti
dhe guximi, mund te ndryshojne balancen e fuqise ne menyre vendimtare,

15
duke hapur rrugen per fitore shume te medha ne raport me forcat e mjetet e
perdorura. Nuk kerkohet qe armiku te jete plotesisht i pavetedijshem per
veprimet qe mund te ndodhin s’afermi. Nje gje eshte e nevojshme, qe ai te
kuptoje rendesine e plote te tyre atehere kur te jete shume vone per te
kundervepruar efektshmerisht.
Befasia strategjike mund te marre shume forma, nga te cilat befasia
ushtarake konvencionale, qe perfshin forca, qe mund te njihen, si dhe
menyra veprimi qe mund te kuptohen mire, mund t’i shqetesoje me pak
mbrojtesit. Menyra te tjera te befasise mund te kene pasoja me te medha
strategjike, ne qofte se kushtet jane plotesisht te pjekura. Ne vijim mund te
permendim befasine politike, befasine ekonomike, befasine psikologjike, si
dhe befasine teknologjike, te cilat te perdorura si forma te vecanta kane
sjelle pasoja shpeshhere te pakapercyeshme per vende te ndryshem dhe per
kete mund te sillen mjaft shembuj edhe gjate dhjete vjecareve te fundit.
Pranohet, qe befasia nuk mund te siguroje suksesin, por ajo i rrit se tepermi
shanset ne favor te saj.

8. Shfrytezimi
Parimi i shfrytezimit nxit vrullin tek forcat tona. Ai ben te mundur qe
elementet perkates te forcave tona te zgjerojne dhe konsolidojne suksesin e
tyre, si dhe mbajtjen e armikut ne disekuiliber dhe ne pozicion mbrojtes.
Strateget e mencur ndjekin ato vija apo drejtime te cilat paraqesin rezistence
me te vogel dhe qe cojne drejt objektivave jetike te armikut, krijojne trysni
dhe veshtiresi serioze ndaj kundershtarit , qe vepron i pasigurte, perforcojne
suksesin e arritur,dhe evitojne deshtimet. Shfrytezimi, qe realizohet ne nivel
strategjik, perfshin shume me teper se sa perfitimi nga epersia ushtarake. Ai
perfiton njelloj nga perparesia politike, ekonomike, ose psikologjike dhe rrit
nxitjet teknologjike .
9. Sigurimi
Sigurimi ruan fuqine tone dhe zvogelon mundesine, qe veprimtaria e
armikut, qofte e drejtperdrejte apo e terthorte, te nderhyje ne menyre jo
korrekte kunder interesave, mjeteve, planeve, ose veprimeve jetike te forcave
tona. Sigurimi, duke zvogeluar dobesite e forcave tona, si rrjedhoje rrit lirine
e veprimit te forcave tona. Sigurimi fizik mbron elementet kyce te entitetit
kombetar (popullsine civile, institucionet, instalimet, burimet, dhe forcat e
armatosura) nga cdo dhune, si ajo e brendshme ashtu dhe ajo e jashtme.
Kunderzbulimi ndihmon ne arritjen e ketij qellimi duke goditur subversionin
dhe sabotazhin e mundshem te armikut, si dhe duke dobesuar perpjekjet e
spiunazhit te tij. Programet e sakta dhe te plota te zbulimit sigurojne
informacion shume te rendesishem, ne lidhje me synimet dhe aftesite e
armikut dhe per rrjedhoje ruajtjen e forcave tona ndaj befasise se tij. Parimi
i Sigurimit kurrsesi nuk nenkupton kujdes te teperuar ose shmangje te
rreziqeve. Shpeshhere, nje sulm i mire perben ne vetvete nje mbrojtje te
spikatur te forcave tona. Kapja dhe mbajtja e nismes mund te pengoje
veprimtarine armiqesore.
10. Thjeshtesia

16
Konceptet apo idete e thjeshta, si dhe urdherat e qarte dhe te perpikta
zvogelojne keqinterpretimet dhe peshtjellimin qe vjen si rezultat i tyre.
Teorite dhe veprimtarite, qofte dhe ato nga me komplekset, zakonisht mund
te thjeshtohen e te shprehen ne menyre te kuptueshme. Sido qe te jene
kerkesat, zgjidhjet me te thjeshta, jane pothuajse gjithnje te preferueshme.
11. Uniteti
Perqendrimi i papershtatshem i fuqise mund te pengoje seriozisht ne
permbushjen e qellimeve themelore. Parimi i Unitetit perfshin unitetin e
qellimit, perpjekjeve dhe te komandimit. Ai i drejton te gjitha energjite,
mjetet, dhe veprimtarite mendore e fizike drejt qellimeve te caktuara. Nje
shkalle e pranueshme koordinimi mund te arrihet nepermjet bashkepunimit.
Kjo kerkon qe te gjithe pjesemarresit, ushtarake dhe civile, te veprojne me
deshire, si nje ekip i vetem. Meqenese, nga vete natyra njeriu eshte shpesh
oportunist dhe individualist, orkestrimi i pershtatshem mund te arrihet me
mire, neqoftese autoriteti dhe pergjegjesite e domosdoshme i jepen
komandes.

12. Morali
I fundit nga radha, por jo nga rendesia,eshte parimi i moralit. Ne analizen
perfundimtare, lufta, qofte ajo e nxehte apo e ftohte, kthehet ne nje test te
forces se vullnetit, jo vetem te forcave te armatosura, por te te gjithe popullit.
Kur kembengulja per te konkuruar mbaron, atehere gjithcka ka marre fund.
Gjeneral Xhorxh Marshall e ka pershkruar moralin si nj gjendje te mendjes.
Morali ne vetvete eshte vendosmeri, kurajo, dhe shprese. Ai eshte siguri, zell
dhe besnikeri. Morali eshte entusiazem, vendosmeri dhe shpirt i repartit. Ai
eshte force qendrueshmerie, frymezim qe vazhdon deri ne fund, ai eshte
force vullneti per te fituar. Po te kesh moral te larte, cdo gje eshte e
mundshme, ndersa pa te gjithcka tjeter, planezimi, pergatitja, etj. Mbeten pa
vlere. Udheheqja, disiplina, shoqeria e ngushte, veterespekti dhe besimi i
patundur ne nje ceshtje te caktuar, jane te gjithe ato elemente qe ndihmojne
ne formimin e moralit. Ne menyre paradoksale, edhe dhimbja dhe privacioni
mund te bejne po te njejten gje, pra te ndikojne pozitivisht ne ngritjen e
moralit. Bindja qe kishte Napoleoni se “ne lufte, raporti ndermjet anes
morale dhe materiale eshte tre me nje’’ mund te jete pak i teperuar, por
eshte fakt qe ana shpirterore eshte shpesh vendimtare.

Implikimet e Parimeve.
Ky veshtrim i shkurter e ve theksin ne nje mesim se: Strateget e
suksesshem asnjehere nuk i shkelin me vetedije parimet e luftes, pa
vleresuar me pare rreziqet dhe kostot qe rrjedhin prej tyre. Te gjithe ata, qe
zbatojne keto standarde ne konflikte ose periudha tensioni te ndryshme, qe
mund te ndodhin ne rrjedhen e historise, do te arrijne ne perfundimin se
parimet e luftes jane te dobishme, te logjikshme dhe te kuptueshme.Te
dhenat tregojne se fituesit ne nje mase te madhe i kane kushtuar kujdes
parimeve te luftes. Ndersa te mundurit, duke perjashtuar ata qe jane

17
mposhtur nga epersia e dukshme njerezore dhe materiale e kundershtarit,
del qe, ne nje mase te madhe nuk i kane patur parasysh keto parime.

Nje Veshtrim mbi Teorine e Strategjise


J. Boone Bartholomees
Gjuha e perditshme (zakonshme) eshte si produkt ashtu edhe baze e cdo
teorie te efektshme; njerezit kompetent dhe te lidhur me nje teori te caktuar
perdorin fjalet(fjalorin) ne te njejten menyre per te kuptuar te njejten gje.
Kuptime te tilla mund te jene unike ne kontekstin teorik, madje edhe
neqoftese fjala ka nje perdorim tjeter joteorik. Keshtu per shembull, fjala
pasion e perdorur ne kontekstin Kristian ka nje kuptim krejtesisht te
ndryshem nga perdorimi laik (shekullar) i saj. Ne menyre te ngjashme,
termat e ndryshme ushtarake doktrinare, ndersa perdoren vazhdimisht nga
individet dhe organizatat ushtarake, mund te ndryshojne paksa (ose madje
edhe rrenjesisht) ne perdorimin e zakonshem te tyre. Strategjia eshte nje
fjale e tille. Perkufizimi i saj nuk eshte aq i thjeshte sa mund t’a mendoj
ndonje, dhe perkufizimi i saj eshte teper vendimtar.
Pjese e problemit eshte fakti se strategjia ne vetvete ka ndryshuar pergjate
viteve. Fjala strategji ka trashegimi ushtarake, dhe teoria klasike e
konsideron ate si nje veprimtari te paster ushtarake qe ushtrohet ne kohe
lufte, pra eshte menyra se si gjeneralet perdorin forcat e tyre ushtarake per
fitimin e luftrave te ndryshme. Ne perdorimin klasik strategjia nenkuptonte
manovrat ushtarake per nxjerrjen e vendosjen e forcave(trupave) ne fushen e
betejes, ndersa taktikat merrnin drejtimin(gjenin perdorim) sapo forcat
ushtarake te angazhoheshin ne luftim. Ky koncept i paster ushtarak me
kalimin e kohes ka dhene rruge per nje interpretim me perfshires, me te
gjere. Rezultati eshte te pakten i trefishte: 1)
Strateget e sotem ne pergjithesi kembengulin qe arti i tyre perfshin jo
vetem elementin tradicional ushtarak te fuqise por edhe elemente te tjere te
fuqise si ate politik, ekonomik te informacionit apo dhe te tjere . Gjithashtu,
shumica e strategeve pranojne rolin e strategjise si ne kohe paqe ashtu dhe
ne kohe lufte. 2) Me rritjen (zgjerimin) e perfshirjes se tij, termi strategji u be
i perdorshem edhe jashte kontekstit ushtarak dhe tani perdoret ne disiplina
te ndryshme duke filluar nga biznesi deri te mjekesia dhe madje edhe ne
sportet e ndryshme. 3) Ndersa koncepti ne vetvete ka pesuar ndryshime,
atehere ne keto kushte lindi nevoja qe edhe ushtaraket dhe forcat e
armatosura ne pergjithesi te gjenin nje term tjeter – keshtu per shembull
Shtetet e Bashkuara (por edhe vende te tjera) caktuan operacionet apo artin
ushtarak, per te pershkruar artin ushtarak te nivelit te larte qe dikur kish
qene strategjia. 1
E gjithe kjo ecuri, sigurisht qe ndikon ne cdo shqyrtim e vleresim te
strategjise. Ne kete menyre, ky material ben te njohur qe strategjia perdoret
tani gjeresisht ne fusha te tjera joushtarake, dhe si perkufizimi ashtu dhe
teoria ne pergjithesi duhet te jene ne pajtueshmeri me nje perdorim te tille.

18
Megjithate, ky diskutim fokusohet kryesisht ne fushen e sugurise kombetare
dhe ne menyre te vecante ne strategjine e madhe(te nivelit me te larte) dhe
strategjine ushtarake. Ne kete kontekst, ne gjithashtu vijojme interpretimin
modern qe strategjia perfshin si elementet ushtarak ashtu dhe ato
joushtarak te fuqise dhe ka zbatueshmeri te njejte ne kete paqe dhe lufte,
megjithese shumica e teorise ekzistuese qe ne diskutojme merret posacerisht
me luften.
Cuditerisht per nje term kaq te rendesishem dhe me perdorim kaq te gjere
si strategjia, nuk ekziston nje konsensus i gjere ne lidhje me perkufizimin e
tij; madje kjo nuk eshte arritur as edhe ne fushen e sigurise kombetare.
Komuniteti ushtarak ka nje perkufizim tashme te percaktuar per termin e
strategjise, por ne fakt ai nuk eshte i mirenjohur dhe nuk eshte i pranuar
nga profesionistet joushtarak te sigurise kombetare. Per rrjedhoje, cdo
autor(studiues, botues) ose duhet te zhvilloje e te jape perkufizimin e tij per
strategjine ose te zgjedhe nga alternativat e panumerta ekzistuese. Ne po
fillojme duke shqyrtuar disa nga keto alternativa.

Sipas Klauzevicit,
Strategjia eshte perdorimi i luftimit(betejes) per arritjen e qellimit te luftes.
Keshtu qe strategu duhet te percaktoje synimin per gjithe anen operacionale te
luftes qe do te jete ne pershtatje me qellimin e saj. Me fjale te tjera, ai do te
hartoje planin e luftes, dhe qellimi i luftes do te percaktoje serine e veprimeve
te nevojshme qe synojne arritjen e tij; ne te vertete ai do te caktoje fushatat e
vecanta, dhe brenda tyre, vendos per luftimet (betejat) e vecanta. 2
Meqenese ky eshte nje perkufizim klasik, ai nuk eshte i kenaqashem dhe
i mjaftueshem per kushtet e sotme, ai merret vetem me elementin ushtarak
dhe eshte ne nivel operativ ne vend te nivelit strategjik. Ajo cfare pershkruan
me lart Klauzenvici eshte ne te vertete zhvillimi i strategjise se teatrit apo
fushates. Ushtaraku dhe teoricieni Zviceran i shekullit te 19-te Zhomini
(Antonie Henri Jomini) kishte perkufizimin e tij per strategjine.
Strategjia eshte arti i berjes se luftes ne harte, dhe perfshin gjithe teatrin e
luftes. Taktika e madhe eshte arti i nxjerrjes dhe vendosjes se trupave ne
fushen e betejes ne perputhje me rrethanat ne terren, i futjes se tyre ne
veprim, dhe arti i luftimit ne terren, ne perputhje me planizimin ne harte.
Veprimet e saj mund te shtrihen ne nje fushe(rajon) prej dhjete deri
dymbedhjete milje te gjere. Logjistika perfshin mjetet dhe
rregullimet(pershtatjet,vendosjet) te cilat zbatojne planet e strategjise dhe
taktikat. Strategjia vendos se ku duhet vepruar, logjistika i sjell trupat ne kete
rajon; taktika e madhe vendos per menyre e ekzekutimit dhe te perdorimit te
trupave. 3
Ky perkufizim, perseri eshte vetem i aspektit ushtarak dhe specifik per
teatrin. Ndersa ushtaraku dhe autori i kohes se Luftes Civile (SHBA) Henry
Lee Scott kishte per strategjine nje perkufizim interesant qe e kishte burimin
nga koncepti baze i Zhominit. Sipas tij strategjia eshte

19
“ arti i bashkerendimit te planit te fushates, kombinimi i sistemit te
operacioneve ushtarake te percaktuara nga qellimi qe do te arrihet, karakteri i
armikut, natyra e burimeve te vendit dhe mjetet per sulm dhe mbrojtje”. 4
Ne te vertete ky perkufizim i ka te gjitha elementet qe ne kerkojme dhe i
shpreh ato ne nje marredhenie qe eshte konceptualisht me komplekse dhe
me bindese se vete perkufizimi i Zhominit. Megjithate, duke reflektuar
modelin klasik, Skoti prapeseprape e kufizoi strategjine me perpjekjet
ushtarake dhe teatrot e luftimit.
Historiani ushtarak Basil H. Liddell Hart kishte nje menyre tjeter unike te
trajtimit te kesaj teme. Meqenese ai shkroi se koncepti i strategjise eshte
zgjeruar me perfshirjen prej tij te me shume aspekteve jo ushtarake,
perkufizimi i tij eshte me modern. Liddell Hart e percaktonte strategjine si:
“arti perhapjes(shperndarjes) dhe perdorimit te mjeteve ushtarake
per permbushjen e objektivave te politikes”.
Gjithashtu, ne vijim ai pohon se,
Per arritjen e suksesit strategjia varet, se pari dhe mbi te gjitha ne
llogaritjen(vleresimin) dhe koordinimin e bazuar te qellimeve dhe mjeteve.
Qellimi duhet te jete ne raport me mjetet e pergjithshme, dhe mjetet e
perdoruara per arritjen e cdo qellimi te ndermjeme qe kontribuon ne qellimin
perfundimtar duhet te jene ne raport me vlerat dhe nevojat e ketij qellimi te
ndermjeme, qofte ai marrja e nje objekti te caktuar apo plotesimi i nje qellimi
ndihmes. Tepria eshte e demshme po aq sa dhe pamjaftueshmeria”.
Ketu ai flet ne menyre specifike per strategjine ushtarake, dhe ai mendon
se strategjia eshte dicka e ngjashme (e perafert), por edhe e ndryshme, nga
koncepti me i gjere i strategjise se madhe.
Ashtu si taktika eshte zbatim i strategjise(nenkupto ushtarake) ne nje plan
me te ulet, ashtu edhe strategjia (nenkupto ushtarake) eshte zbatim ne plan
me te ulet i strategjise se madhe … Ndersa praktikisht eshte sinonim me
politiken qe udheheq zhvillimin e luftes, ne dallim nga politika themelore qe
duhet te percaktoje objektivat e saj, termi “Strategji e madhe” sherben per te
vene ne dukje sensin e “politikes ne zbatim”. Persa i takon rolit te strategjise
se madhe – strategjise me te larte – eshte qe te koordinoje te gjitha burimet e
nje vendi, apo grup vendesh, per arritjen e qellimit politik te luftes, te qellimit
te percaktuar nga politika baze.
Lidell Hart thoshte,
Strategjia e madhe duhet te vleresoje si dhe te zhvilloje burimet
ekonomike dhe fuqine njerezore te vendeve (shteteve) me qellim qe te
mbeshtesin sherbimet e lufimit (nenkupto Forcat Detare, Forcat Ajrore dhe
Forcat Tokesore). Gjithashtu burimet morale, nxitja e frymes se gatishmerise
dhe vendosmerise se popullit shpesh eshte po aq e rendesishme sa dhe
zoterimi i formave me konkrete te fuqise kombetare. Gjithashtu, strategjia e
madhe, duhet te rregulloje dhe shperndaje fuqine ndermjet sherbimeve…
Per me teper, fuqia e luftimit (forcat ushtarake) jane vetem nje nga
instrumentat e strategjise se madhe, e cila duhet te marre parasysh dhe te
perdore fuqine e presionit financiar, presionit diplomatic, presionit tregetar,

20
presionit etik per te dobesuar vullnetin (vendosmerine, gatishmerine) e
kundershtarit…. Pervec kesaj, ndersa horizonti i strategjise (nenkupto
ushtarake) kufizohet nga lufta, strategjia e madhe veshtron pertej luftes, ajo
hedh veshtrimin te paqa qe vjen pas. Ajo jo vetem duhet te bashkoje
instrumentet e ndryshem, por te rregulloje perdorimin e tyre ne ate menyre
qe te shmange demtimin e gjendjes se paqes se ardhshme, e te kontribuoje
per sigurimin e lulezimin e saj… 5
Kjo thenie eshte shume afer doktrines se sotme, megjithese perdorimi
fjaleve eshte i ndryshem.
Forcat e armatosura te SHBA-se kane nje perkufizim te pranuar
bashkerisht per strategjine, sipas te cilit strategjia eshte “Arti dhe shkenca
e zhvillimit dhe perdorimit te instrumenteve te fuqise kombetare ne
menyre te sinkronizuar e integruar per permbushjen e objektivave te
teatrit, atyre kombetare apo nderkombetare”. Per fat te keq, ky
perkufizim vetem e njeh strategjine si funksion te sigurise kombetare dhe
megjithese eshte ne menyre domethenese me i mire se perkufizimet e
meparshme, ai perseri mbetet nje perkufizim mjaft i gjere. Shpjegimi i dhene
ne Joint Encyclopedia shkon pak me tej: “Keto strategji integrojne
objektivat kombetare dhe ushtarake(qellimet), politikat kombetare dhe
konceptet ushtarake(menyrat), dhe burimet kombetare dhe forcat dhe
paisjet ushtarake(mjetet)”.
Ky perkufizim eshte me i kenaqshem, megjithese prapeseprape i fokusuar
ekskluzivisht ne ceshtjet e sigurise kombetare. Megjithate perkufizimi i
bashkuar(joint) i strategjise ushtarake kombetare tregon qe komuniteti i
bashkuar eshte i ndare ose me e pakta i lekundur ne kete ceshtje.
“Strategjia Ushtarake Kombetare-Arti dhe shkenca e
perhapjes(shperndarjes) dhe perdorimit te fuqise ushtarake per arritjen
e objektivave ne kohe paqe dhe lufte”. Ky eshte nje perkufizim i paster “Si
te”- ndersa ne rastin me te mire eshte nje bashkelidhje (korrelacion) e
objektivave me metodat, me theksin e vene te metodat. Ne kete percaktim
nuk ka vleresim apo pranim te rendesise se zhvillimit te mjeteve; ketu
gjithashtu nuk ka shqyrtim te objektivave ushtarake per plotesimin e
objektivave kombetare. Shpjegimi i metejshem i enciklopedise ne kete term
futet (thellohet) ne dokumentin zyrtar te strategjise Ushtarake Kombetare ne
vend te konceptit. 7
Kolegji i Luftes se Ushtrise se SHBA e percakton strategjine ne dy
menyra: “Nga ana konceptuale, ne e percaktojme strategjine si
marredhenie ndermjet qellimeve, menyrave dhe mjeteve”. Ne menyre
alternative, “Arti strategjik, i perkufizuar ne pergjithesi eshte:
Formulimi, koordinimi dhe zbatimi me aftesi i qellimeve (objektivave),
menyrave (kurseve te veprimit), dhe mjeteve (burimeve mbeshtetese)
per mbeshtetjen dhe mbrojtjen e interesave kombetare”. Perkufizimi i
dyte ne te vertete eshte me afer perkufizimit te artit strategjik te madh (me te
larte) por neqoftese ndonje e prêt (keput) ate pas fjales “mjeteve”, ai do te jete
ne esence njelloj si perkufizimi i pare. 8
Sipas mendimit tim, strategjia eshte thjesht nje proces problem zgjidhes.
Ajo eshte nje menyre logjike dhe e perbashket per zgjidhjen e cdo problemi

21
qofte- ushtarak, sigurise kombetare, personal, biznesi, apo i cdo kategorie
tjeter qe mund te percaktoj dikush. Strategjia shtron tre pyetje themelore:
1) C’eshte ajo qe une kerkoj te bej;
2) C’fare mjetesh disponoj apo mund te siguroj qe mund t’me ndihmojne
per te realizuar ate c’fare kerkoj te bej;
3) Cila eshte menyra me e mire per perdorimin e mjeteve qe kam me
qellim realizimin e asaj c’fare kerkoj te bej?
Keto tre pyetje me pak fjale jane: Cili eshte qellimi; Cilat jane mjetet qe
zoteroj; Cila eshte menyra perdorimit te mjeteve per realizimin e
qellimit te caktuar? Ne kete menyre une pajtohem me Kolegjin e Luftes qe
strategjia eshte marredhenie e shqyrtuar me kujdes ndermjet qellimeve,
menyrave dhe mjeteve. Kjo ne menyre genjeshtare tingellon e lehte, madje
thjeshtezuese. A eshte ne te vertete strategjia me shume se kjo marredhenie
ndermjet qellimeve, menyrave dhe mjeteve? A ka ndonje sekret me te thelle?
Une nuk besoj se mund te kete ndonje sekret, megjithate, marredhenia nuk
eshte aq e thjeshte sa c’duket ne pamjen e pare. Se pari, nje strategji e
vertete, qe te jete e plote duhet te shqyrtoje e te marre ne konsiderate te tre
perberesit.
Per shembull, neqoftese dikush mendon per strategjine si marredhenie
ndermjet ndryshoreve (pothuajse si nje ekuacion, vetem pa shenje barazimi),
ai mund te “ gjeje zgjidhjen” per ndryshore (variabla) te ndryshem. Qellimet,
te cilat percaktohen nga nje proces tjeter dhe sherbejne si baze per
formulimin e strategjise, ne pergjithesi do te jepen. Neqoftese pranojme qe
nje strateg kerkon te arrije keto qellime ne menyra specifike, ai mund te
percaktoje mjetet e nevojshme me nje nga ushtrimet tradicionale te artit
strategjik, qe eshte zhvillimi i forces. Neqoftese strategu njeh qellimet qe do
te arrihen dhe mjetet qe jane ne zoterim, atehere ia mund te percaktoje
menyrat e mundshme per arritjen e qellimeve.
Njerezit, vecanerisht autoret ushtarak, shpesh percaktojne strategjine
pikerisht ne kete menyre- si marredhenie ndermjet qellimeve dhe mjeteve –
esencialisht duke barazuar stategjine me menyrat, ose te pakten duke e
kthyer strategjine ne nje ushtrim te percaktimit te menyrave. Kjo ka
qene metoda(qasja) tradicionale e strategeve klasik si Zhomini dhe Liddell
Hart, te cilet ne menyre te palekundur mendonin per strategjine si menyre
(rruge) e plotesimit te qellimit. Ky eshte gjithashtu procesi tipik i planizimit
afat shkurter qe mund te kryeje komandanti i teatrit. Ai nuk mund te
ndryshoje me shpejtesi mjetet ne dispozicion, keshtu qe ai duhet te
percaktoje menyren e perdorimit sa me te mire te mjeteve qe disponon per
permbushjen e misionit te ngarkuar.
Perpara se te vijojme me tej eshte e rendesishme qe te trajtojme ceshtjen
ne se strategjia eshte vertete e domosdoshme. Natyrisht qe eshte e mudur qe
te zhvillosh nje lufte edhe pa nje strategji te caktuar. Kushdo, luften pa nje
plan te bazuar, plan i cili tregon menyren se si ky luftim do te arrije qellimet
e caktuara te luftes, mund t’a perfytyroje luften teper te eger dhe mizore –
pra ky do te ishte ishte nje luftim per hir te luftimit.

22
Ne menyre alternative, dorezimi perpara se armiku te kaloje ne sulm
eshte gjithnje nje alternative per ato shtete qe nuk jane te interesuara per
marrjen e vendimeve strategjike; dorezimi para kalimit ne sulm te armikut
nuk siguron arritjen e asnje objektivi politik pervecse shmangies se
konfliktit. Megjithate, shtetet racionale gjithnje do te bejne perpjekje qe te
adresojne interesat e tyre nepermjet lidhjes se qellimeve me menyrat dhe
mjetet. Kur behet e ditur se ato po luftojne per disa arsye te caktuara –
kjo do te thote, qe ato kane nje qellim, dhe ne kete rast do te kete
njefare plani per menyren e perdorimit te mjeteve ne dispozicion per
arritjen e ketij qellimi. Keshtu pra, ndersa strategjia teknikisht mund te
mos jete e domosdoshme, ajo pothuaj se gjithnje eshte e pranishme – madje
edhe sikur te perceptohet dhe ekzekutohet ne menyre te dobet.
Testimi i strategjise
Nje strategji e mundshme mund te testohet (kontrollohet) duke e
shqyrtuar ate lidhur me pershtatshmerine, pranueshmerine dhe
zbatueshmerine (realizueshmerine). Keto tre emra testojne cdo njerin nga te
tre komponentet e strategjise. Pershtatshmeria teston ne se strategjia e
propozuar e permbush qellimin e deshiruar, nese nuk e ploteson, atehere ajo
nuk eshte nje strategji potenciale. Pranueshmeria kontrollon menyrat e
realizimit te qellimit.
A jep kursi i veprimit apo menyra(koncepti) i propozuar rezultatet e
kerkuara pa shpenzime te teperta te burimeve, dhe brenda menyrave te
pranuara te sjelljes? Zbatushmeria verifikon mjetet apo burimet. A jane
mjetet ne dispozicion apo ato qe mund te sigurohen, te mjaftueshme per te
zbatuar konceptin e propozuar? Nje strategji, qe te jete e bazuar duhet te
plotesoje, ose te pakten te kete nje pritshmeri (parashikim) te arsyeshme te
plotesimit te te tre testeve, por nuk ka ndonje kufi te siperm te numrit te
zgjidhjeve te mundshme. Arti shfaqet ne analizen e nevojshme per zgjedhjen
e strategjise me te mire, ose me eficiente ose me pak te rrezikshme.
Nga te tre kontrollet e nevojshme, pershtatshmeria dhe zbatueshmeria
jane mjaft te drejteperdrejta dhe nuk kerkojne shpjegime te metejshme.
Pranueshmeria, gjithesesi ka disa vecori te komplikuara. Moraliteti dhe
ligjshmeria e strategeve eshte nje ceshtje e qarte ne diskutim, pasi moraliteti
dhe ligjshmeria ndryshojne thellesisht sipas vendit, kultures dhe madje
individit.
Por keto nuk jane te vetmet vecori te komplikuara te pranueshmerise. Per
shembull, Kolin Grej diskuton ne lidhje me ate qe ai e quan dimensioni
shoqeror i strategjise “… strategjia formulohet dhe zbatohet nga
institucione te shoqerive te vecanta ne menyra te tilla qe shprehin
preferenca te caktuara kulturore”. 9
Kjo eshte realisht nje shprehje e marredhenies se pranueshmerise se
strategjise me tre kembeshin e Klauzevicit(forcat ushtarake, qeveria dhe
populli). Pertej moralshmerise dhe ligjshmerise, nje strategji vertet e
pranueshme duhet te perputhet (pershtatet) me normat e forcave te
armatosura, te qeverise dhe popullit. Strategjite qe plotesojne normat vetem
te njeres kembe apo dy kembeve te trekembeshit te Klauzevicit jane te
mundshme neqoftese ato nuk jane ne konflikt te madh me normat e

23
rrenjosura thelle te kembeve te tjera, vecse ato duhet te realizohen shume
shpejt qe te shmangin konfliktin e mundshem shkaterrues me
pranueshmerine.
Pushtimi i Panamase nga SHBA-ja ne vitin 1989 eshte nje shembull i
qarte lidhur me kete fenomen. Ai ishte pushtim i nje vendi te huaj sovran me
justifikimin vetem per disa ceshtje politike krejtesisht te pademshme
(sigurisht jo jetike per Shtetet e Bashkuara). Kjo ishte ne kundershtim me
normat e te tre kembeve te trekembshit te Klauzevicit; megjithate qeveria e
kishte bindur veten qe veprimi ishte i domosdoshem, dhe forcat e
armatosura u pajtuan me kete, ose te pakten zbatuan urdhrat e dhena. E
vetmja e papritur (difekt) e mundshme ishte reagimi i popullit amerikan.
Reagimi fillestar i publikut ishte mbeshtetja e parashikuar e dhene per
forcat ushtarake te dislokuara ne kushte te rrezikshme. Kjo mbeshtetje
mund te kthehej shpejt ne kundervenie neqoftese operacioni nuk do te
ishte kryer ne menyre shume te shpejte dhe relativisht pothuajse pa
humbje ne forca njerezore-duke shmangur keshtu konfliktin e
mundshem shkaterrues me pranueshmerine.
Gjithashtu eshte e rendesishme te theksojme se keto teste per
pershtatshmerine, pranueshmerine dhe zbatueshmerine nuk kane per qellim
qe te percaktojne ne se strategjia eshte e mire apo ne se ajo do te
funksionoje. Keto teste kane te bejne me ate ne se stategjia eshte e drejte
dhe e duhur, dhe madje ato nuk jane perfundimtare ne kete pikepamje.
Megjithese mosarritja e plotesimit te kerkesave te pershtateshmerise,
pranueshmerise dhe zbatueshmerise shpeshhere eshte e qarte, miratimi i
ketyre kerkesave te njejta eshte nje ceshtje subjektive, e hapur per diskutim
dhe jobindese. Analizat me te mira mund te keshillojne qe nje strategji eshte
e pershtatshme, pranueshme dhe e zbatueshme, por kjo ne menyre absolute
nuk garanton suksesin e kesaj strategjie. Gjithnje do te kete rreziqe dhe
pasoja te paparashikueshme te veprimeve me te cilat duhet te merren dhe
t’ja dalin mbane strateget e ndryshem. Gjeja me e mire qe mund te arrijne
testet eshte heqja e strategjive jo te duhura.
Klasfikimi i strategjive
Per kategorizimin e strategjive ekzistojne disa menyra. Njera prej tyre ka
baza konceptore: strategjia e dhene mund te jete e deklaruar (shpallur),
reale, ose ideale. Strategji e deklaruar eshte ajo qe nje vend e paraqet(shpall)
si strategji te tij. Strategjia e deklaruar mund te jete ose jo strategjia e vertete
e nje shteti, dhe vete ky shtet mund ta besoje ose jo ne te vertete kete
strategji. Nje shembull i mire per kete eshte strategjia Amerikane e dy
Teatrove Kryesore (te Medha) te Luftes. Per vite me radhe strategjia
zyrtare (e deklaruar) e Shteteve te Bashkuara ka qene qe ajo te ishte ne
gjendje te zhvillonte lufte pothuajse ne te njejten kohe ne dy Teatro Kryesore
te Luftes; megjithate shumica e analisteve dhe e personelit ushtarak ishin te
bindur qe nje strategji e tille ishte e pamundur te zbatohej me mjetet dhe
paisjet ekzistuese.
Sidoqofte Shtetet e Bashkuara duhet te kene nje forme te tille te
strategjise se zhvillimit te luftimeve ne dy Teatro Kryesore te Luftes si
strategji te deklaruara te saj, pavaresisht modifikimeve e rregullimeve qe

24
mund te jene bere kohet e fundit, madje edhe sikur administrata ne pushtet
te percaktoje qe nuk ka mundesi dhe predispozicion per te blere mjetet e
nevojshme per zbatimin e kesaj strategjie. Nje vend me pretendimet e nje
fuqie boterore nuk mund te ndryshoje me lehtesi apo te terhiqet nga
strategjite e deklaruara per nje kohe te gjate, dhe vec kesaj deklarimi i
aftesise per tu angazhuar njeheresh ne dy Teatro Kryesore te Luftes siguron
nje efekt te dobishem shkurajues dhe frenues.
Strategjia reale adreson (shqyrton) ndryshimin qe ekziston ndermjet
strategjise se deklaruar dhe realitetit. Ajo shtron pyetjen e
meposhtme-“Pranojme sikur Shtetet e Bashkuara nuk mund te zbatojne
strategjine e deklaruar te zhvillimit te luftes ne dy Teatro Kryesore te
Luftes, atehere cila eshte strategjia reale? Pikerisht kjo strategji reale do
te ishte strategjia e vertete. Strategji ideale do te ishte ajo cfare nje strateg do
te preferonte te bente neqoftese ai do te kishte akses te pakufizuar ne te
gjitha burimet e nevojshme (si sasiore ashtu dhe cilesore). Kjo eshte nje
strategji per libra shkollore dhe mund t’i korrespondoje ose jo me realitetin
konkret.
Metoda e dyte e klasifikimit te strategjise bazohet ne modelin (menyren) e
zbatimit te saj: e njepasnjeshme, e njekohshme, dhe
grumbulluese(akumuluese). Ky model perpiqet te beje dallimin ndermjet
strategjive duke u bazuar ne faktin ne se strategu eshte duke goditur
objektivat ne menyre te njepasnjeshme, te njekohshme, apo kryesisht ne
menyre te rastesishme. Keshtu, nje fushate tipike e njepasnjeshme
(sekuenciale) do te perfshinte veprimet e kryera per marrjen(arritjen) e
kontrollit ne ajer, e pasuar nga veprimet per shpartallimin e forcave tokesore
te armikut duke arritur kulmin me sulmin apo pushtimin e objektivave
politik te armikut. Fushata e njekohshme do te perfshinte goditjet
pothuajse te njekohshme ne cdo njerin nga ky grup objektvash te
permendur me lart.
Strategjia grumbulluese (kumulative) prodhon rezultate jo nga nje veprim
i vetem i njehershem apo veprime te njepasnjeshme por nga efekti
grumbullues i nje numri te madh veprimesh pergjate kohes. Efektshmeria e
kesaj strategjie vjen si rezultati i humbjeve grumbulluese(kumulative), i
rritjes se tyre si rrjedhoje e goditjeve te panumerta pergjate kohes.
Megjithese strategjite grumbulluese nuk moren asnjehere lavdine qe
shpresonte Admiral J.C.Wylie, i cili i pranoi ato si kategori e vecante e
strategjise, ato bejne te mundur klasifikimin e strategjse bazuar ne menyren
(modelin) e ekzekutimit. 10
Kategori standarde strategjike jane demtimi, shterimi dhe asgjesimi
megjithese ne manualin Joint Push 1 – 02 ato nuk permenden. Historiani
ushtarak gjerman i fundit te shekullit te 19-te Hans Delbruck bente nje
dallim te qarte ndermjet shterimit dhe asgjesimit. Demtimi ndonjehere eshte
perdorur si sinonim i shterimit, por ne te vertete ato jane koncepte te
ndryshme. Asgjesimi synon arritjen e fitores politike nepermjet shkaterrimit
te plote (shpesh me ane te nje beteje te vetme apo fushate te shkurter) te
forcave te armatosura te armikut. Demtimi synon arritjen e fitores

25
nepermjet shkaterrimit gradual (me ane te nje fushate te gjate apo seri
fushatash) te forcave te armatosura te armikut.
Shterrimi synon te gerryej vullnetin (vendosmerine) dhe shterroje
burimet e vendit/shtetit ne vend te asgjesimit te forcave te armatosura te tij.
Historiani Michael Howard pranon si postulat modelin strategjik te bazuar
ne frenimin (shkurajimin), detyrimin dhe sigurimin (qetesimin). Fuqia
ushtarake mund t’i frenoje shtetet e tjera qe ato te mos kryejne nje veprim te
caktuar, ose mund t’i detyroje ato qe te ndermarrin nje veprim te kerkuar
prej tyre. “Sigurimi(qetesimi) krjon nje ndjenje te pergjithshme te sigurise qe
nuk eshte karakteristike e ndonje kercenimi apo skenari te vecante”. Paqa
Britanike eshte shembulli me i mire i saj. Forcat detare te Britanise krijuan
nje siguri te pergjithshme ne shkalle boterore nepermjet kontrollit te detrave.
Kjo lloj sigurie u shnderrua ne paqe te pergjithshme. 12.
Howardi i propozoi keto si kategori te gjera te menyrave ne te cilat mund
te perdoret forca ushtarake. Ndonese frenimi dhe detyrimi jane koncepte te
pranuara gjeresisht, shtesa e kategorise se sigurimit (qetesimit) per te
krijuar nje model te pergjithshem nuk eshte njohur apo pranuar ne menyre
te gjere.
Sic eshte permendur dhe me lart, nje menyre tjeter per klasifikimin e
strategjise eshte menyra hierarkike, pra sipas niveleve perkatese. Kjo
metode shprehet(diskuton) ne lidhje me strategjine e madhe ose strategjine
kombetare ne njerin nivel dhe strategjine e teatrit, fushates ose operacionale
ne nivelin tjeter.
Strategjia e madhe apo kombetare lidhet me veprimet ne nivel kombetar
apo shteteror. Kolegji i Luftes e percakton ate si“…metoda me e
pergjithshme(gjere) e vendit per permbushjen e objektivave te saj kombetare
ne sistemin nderkombetar”. 13. Strategjite e medha te efektshme
perfshijne ose te pakten marrin ne konsiderate te gjithe elementet e fuqise
kombetare. Keto jane mjetet apo instrumentet e strategjise se madhe (te
nivelit me te larte). Ndonje mund te zhvilloje nje strategji te madhe te prirur
ne nje drejtim te dhene qe mund te jete ose plotesisht ushtarake ose
plotesisht ekonomike, gje qe nuk eshte ideale edhe sikur disa elemente te
kontribuojne vetem minimalisht ne rezultatin perfundimtar. Kjo hap
diskutimin e temes se elementeve te fuqise – nje menyre e thjeshte por e
dobishme per klasifikimin apo kategorizimin e fuqise.
Doktrina ushtarake aktuale e SHBA-se pranon kater kategori te fuqise ne
dispozicion te nje vendi apo strategu: diplomatike, te informacionit,
ushtarake dhe ekonomike. Nder kategorite kandidate potenciale te tjera te
fuqise perfshihen elementi shoqeror/psikologjik, qe eshte nje kategori e
pranuar deri kohet e fundit dhe elementi politik. Megjithese kategorite
politik dhe diplomatik duket sikur jane te ngjashme dhe shpesh perdoren
si sinonime, une mendoj se ato ne te vertete jane te ndryshme.
Sipas meje fuqia politike i referohet fuqise se krijuar brenda vendit,
ndersa fuqia diplomatike i referohet posacerisht fuqise ne arenen
nderkombetare, qe eshte aftesia per te ndikuar mbi armiqte, aleatet dhe
neutralet. Fuqia politike eshte e rendesishme per krijimin ose ruajtjen e
mbeshtetjes se brendshme per politiken, strategjine ose sigurimin e

26
vendosmerise (gatishmerise) popullore. Regjimet(sistemet politike) qe kane
mbeshtetje te brendshme te vogel (qe do te thote fuqi te vogel politike) kane
mjaft veshtiresi ne zbatimin e politikes se tyre nderkombetare. Fuqia
shoqerore/psikologjike, ne disa aspekte eshte shume e ngjashme me
fuqine politike, por permban gjithashtu elemente te fuqise se
informancionit. Meqenese perberesit e saj kryesor perfshihen ne termat e
tjere, fuqia shoqerore/psikologjike ka dale jashte perdorimit.
Gjate luftes, elemente te tjere te fuqise (si dhe strategji perkatese te
zhvilluara per perdorimin e tyre) priren te mbeshtesin elementin ushtarak;
megjithate ndermjet elementeve te ndryshem gjithnje ka nje marredhenie
simbiotike (bashkejetese). Ne kete menyre strategjia diplomatike mund te
mbeshtese strategjine ushtarake, por suksesi ushtarak mund te jete nje
pararendes esencial per suksesin diplomatik. Ne menyre te ngjashme,
strategjia ekonomike mund te caktohet per te siguruar mjete(pajisje
ushtarake), por pushtimi ushtarak apo demtimi i aseteve ekonomike mund
te ndikoje drejtpersedrejti ne efektshmerine e strategjise ekonomike. Pervec
kesaj, lloje te ndryshme te zhvillimit te luftes theksojne (nxjerrin ne pah)
elemente te ndryshem te fuqise.
Per shembull, ne luften civile, elementi politik behet vecanerisht i
rendesishem. Eshte pikerisht per kete arsye qe komuniteti i Uashingtonit per
ti bere balle Luftes kunder Terrorizmit ka pershtatur nje menyre te re per te
gjykuar lidhur me fuqine. Pervec elementeve tradicionale te fuqise
(diplomatik, ekonomik, informacionit dhe ushtarak) komunitet
kunderterrorist ka shtuar ne listen e elementeve te fuqise edhe ate te
zbulimit, ligjor apo zbatimit te ligjit dhe financiar. Keto jane mjete te
rendesishme per tu vleresuar ne Luften kunder Terrorizmit, megjithate
mbetet per t’u pare nese kategorite e zgjeruara te fuqise kombetare do te
arrijne te pranohen gjeresisht ne te ardhmen.
Strategjia dhe llojet e luftes
A ndryshon (ose a duhet te ndryshoje) domosdoshmerisht nje strategji
duke u bazuar ne llojin e luftes qe zhvillohet? Neqoftese strategjia eshte
funksion i qellimeve politike, atehere ajo duhet te ndyrshoje ose te jete
ndryshe kur ndryshojne qellimet politike. Megjithate, pikepamja alternative
eshte qe shkaterrimi i forcave ushtarake te armikut eshte gjithnje objektivi
me i mire (sipas disa teoricieneve objektivi i vetem legjitim) pavaresisht nga
qellimet politike. Kjo na con ne ate qe Klauzevici e quante gjykimi me i
rendesishem lidhur me luften – eshte natyra e saj. 14
Veprimi i pare, me i rendesishem dhe me pasoja me te medha qe nje
burre shteti dhe komandant duhet te beje eshte te vendose ne baze te testit
(kontrollit) llojin e luftes qe ata do te ndermarrin; ata as duhet t’a
ngaterrojne ate, as te perpiqen qe ta kthejne ate ne dicka qe eshte e huaj(e
papershtatshme) per natyren e saj. Kjo eshte ceshtja e pare nga gjithe
ceshtjet strategjike dhe njeherazi me perfshirese (e pergjithshme). 15
Bazuar ne karakteristikat e luftes, objektivi ushtarak mund te kete ose jo
lidhje me shkaterrimin e forces ushtarake te armikut. Per shembull, dikush
mund te kete objektiv te tille politik qe e ben shmangien e betejes me cdo
cmim qofte dhe ne vend te saj manovrimin per kapjen e vendeve te vecanta,

27
jo vetem nje strategji te qendrueshme por dhe te deshirueshme. Strategu do
te pranoje kete vetem neqoftese ai kupton llojin e luftes qe zhvillon, dallon
kur ajo ndryshon dhe ne perputhje me kete ndryshim pershtat strategjine.
Perfshirja e ndryshimeve te mundshme ne natyren e luftes gjate zhvillimit te
saj ngre(shtron) nje ceshtje tjeter te rendesishme.
Neqoftese natyra e luftes mund te ndryshoje, atehere a nuk eshte nje
detyre (ushtrim) legjitime strategjike perpjekja per te modeluar kete natyre
ne nje forme qe deshiron strategu. Strateget duhet te perpiqen te mbikqyrin
dhe te ndikojne ne natyren e luftes sa me shume te jete e mundur. Problem
eshte atehere kur ata nuk e kuptojne(pranojne) qe perpjekjet e tyre deri ne
momentin e dhene jane te pasuksesshme dhe ata kembengulin ne zhvillimin
e nje lloji te gabuar lufte. Keshtu, ne vitet 1960-te, Shtetet e Bashkuara ne
menyre legjitime u perpoqen qe te kthenin luften ne Vietnam ne nje lufte
konvecionale nderkombetare ndermjet Vietnamit te Veriut dhe Vietnamit te
Jugut, pasi dhe kjo ishte lufta per te cilen forcat ushtarake te SHBA-se ishin
me te pergatitura per te fituar luften.
Megjithate, kur kjo perpjekje nuk pati sukses, strateget duhet t’a
pranonin kete fakt dhe te benin pershtatjet e duhura ne perputhje me
natyren e vertete te luftes qe po zhvillonin. Per fat te keq, kjo gje nuk ndodhi
deri para se te ishte teper vone per te fituar kete lufte, dhe ne menyre
paradoksale, natyra e luftes ndryshoi perseri ne vitin 1975 dhe lufta u be
pikerisht lufte konvencionale nderkombetare qe Shtetet e Bashkuara e donin
qysh ne fillim.
Zbatimi i Strategjise
Me tej ne duhet te shqyrtojme disa teori per menyrat e mundshme te
zbatimit te strategjise. Pranimi qe strategjia konsiderohet marredhenie
ndermjet qellimeve, menyrave dhe mjeteve eshte hapi i pare i domosdoshem,
por kjo nuk perben gjithcka. Per fat te mire, me qindra autore kane dhene
mendimet e tyre per menyren se si te zhvillojne strategjine. Disa nga keto
menyra jane me te mira se te tjerat. Shume nga keto jane percaktime vetem
te “menyrave” ne vend te analizave te plota te qellimeve – menyrave –
mjeteve. Megjithate, ato jane nje shqyrtim i vlefshem. Nje strateg
kompetent, si minimun duhet te jete ne dijeni per cdonjeren nga keto
konsideracione.
Sun Xu
Filozofi i lashte kinez Sun Xu nuk ka dhene ndonje perkufizim te vecante
per strategjine, por ai ka ofruar keshilla ne lidhje me praktikimin e saj. Hera
heres, Sun Xu eshte teper i drejtperdrejte. Per shembull, shprehja “Fitorja
eshte qellimi kryesor i luftes” nuk eshte posacerisht informative. Mund te
besh cdo lloj interpretimi qe te pelqen, por deklarimi ne kete rast eshte i
thjeshte, i kuptueshem dhe i qarte ne qellimin e tij. Por, megjithese eshte
mire t’i kujtosh kujtdo qe eshte i angazhuar ne lufte se qellimi eshte te
fitosh- duhet thene se kjo nuk eshte e sakte. Qellimi i luftes nuk eshte
fitorja, por sic thote Lidell Hart, “nje paqe me e mire – madje edhe nga
ajo qe mund te mendohet nga ana e juaj”. Ndonje mund te perpiqet aq
shume per fitoren sa qe ne kete perpjekje te arrije te shkaterroje paqen e
mepastajme.

28
Lidell Hart thote edhe njehere se,
Nje Shtet i cili e shpenzon fuqine e tij deri ne piken e shterrimit te
plote, ai shkaterron politiken dhe te ardhmen e tij. Neqoftese ju
perqendroheni vetem te fitorja, pa menduar per veprimet e mevonshme,
ju mund te jeni teper i derrmuar sa qe te mos arrini te perfitoni nga
paqa qe vjen pas, ndersa pothuajse eshte e sigurte qe paqa ne kete rast
do te jete nje paqe e keqe, e cila permban ne vetvete embrionin e nje
lufte tjeter.
Sigurisht, fitorja eshte me e mire se dicka tjeter, por fitorja nuk mund jete
qellimi i vetem i luftes. Une e shpjegova kete per dy arsye. Se pari, Sun Tzu
duhet trajtuar ashtu sic rekomandonte Jay Luvass ne perdorimin e
Klauzevicit – fakti qe ai ka thene dicka e bene ate te denje(merituar) per ta
konsideruar. Se dyti, fakti qe Sun Xu eshte nje autor i lashte dhe Aziatik
nuk do te thote automatikisht qe ai ka te gjitha pergjigjet (per cdo gje) apo
edhe qe ai i trajton te gjitha ceshtjet.
Eshte nje tendence per te lexuar vellimet ne pjeset plotesisht te qarta e te
drejtperdrejta te Sun Xuse duke hamendesuar se pas cdo fraze te librit
duhet te kete dicka teper te rendesishme. Ne shume (nese jo ne te gjitha)
rastet, frazat ne te vertete shprehin ekzaktesisht ate qe thuhet (pa ndonje
kuptim tjeter). Keshtu kur Sun Xu thoshte “Lufta eshte ceshtje e nje
rendesie jetike per shtetin” ai me kete nuk donte te thoshte qe lufta eshte nje
akt politik, dhe leximi i pjeses tjeter te citimit e ben krejtesisht te qarte qe ai
thjeshte pohonte qe lufta eshte e rendesishme dhe duhet studiuar. 15
Kjo nuk ka nevoje per te bere interpretime torturuese(sfilitese) per te
qene e rendesishme. Eshte dicka e njohur te pohosh qe Sun Xu mbeshteste
idene e mashtrimit te armikut dhe te arritjes se fitores pa zhvilluar luftim.
Per shembull, ai shkruante “Te arrish njeqint fitore ne njeqint beteja nuk
eshte kulmi i zotesise. Te mposhtesh armikun pa zhvilluar luftime eshte
kulmi i aftesise”. Sun Xu u be babai (krijuesi) intelektual i nje shkolle te
caktuar te zhvillimit te luftes qe mbeshtet arritjen e fitores nepermjet
manovres ose duke shkaterruar armikun nga ana psikologjike. Ushtaraku i
lashte Kinez mund te mos ishte i kenaqur per kete atesi, qe besojne
perkrahesit e tij.
Dhe kjo per arsye se Sun Xu i kushtoi shume perpjekje shpjegimit te
menyres se zhvillimit te manovres dhe zhvillimit te luftimit. Ne disa aspekte
ai eshte njelloj sikur Zhomini. Per shembull Sun Xu mbeshteste mendimin
per goditjen e pjeseve te caktuara te dispozitivit te armikut me gjithe forcat e
veta: “Neqoftese une jam ne gjendje qe te percaktoj vendosjen e armikut
ndersa ne te njejten kohe te fsheh (maskoj) forcat e veta, atehere une mund
te perqendrohem (grupohem) dhe ai duhet te shperndahet(copetohet). Dhe
neqoftese une perqendrohem gjate kohes qe ai shperndahet, une mund te
perdor gjithe fuqine (forcat ushtarake) per te goditur nje pjese te tij”.
Duke theksuar rolin e manovres ne fushen e luftes, Sun Xu nenvizon se
asgje s’eshte me e veshtire se arti i manovres. Nepermjet manovrimeve te
studiuara e te realizuara me mjeshteri mund te arrihet epersia mbi armikun.
Shpejtesia dhe mashtrimi vleresohen si elemente thelbesore te manovres.
Qe ne fillimet e artit te luftes, Sun Xu ka ditur te dalloje sakte format

29
kryesore te saj, si mbrojtjen ashtu dhe mesymjen dhe te vleresoje rolin e
seciles. Sun Xu mendonte qe mbrojtja ishte menyra me e fuqishme e
zhvillimit te luftes, por veprimi mesymes eshte i domosdoshem per arritjen e
fitores perfundimtare.
“Pathyeshmeria qendron te mbrojtja; ndersa mundesia e fitores, te
sulmi…. Dikush mbrohet kur fuqia e tij eshte e pamjaftueshme; ndersa ai
sulmon kur ka forca te medha(bollshme)”. Nganjehere Sun Xu nuk arrin te
perfundoje ne menyre te plote analizat e tij, per rrjedhoje ai jep keshilla qe
ne ndonje rast mund te jene te gabuara, kjo ne varesi te rrethanave te
krijuara. Per shembull, Sun Xu thoshte, “Per te qene i sigurte per marrjen
(kapjen, pushtimin) e asaj cfare ju sulmoni, ju duhet te sulmoni nje vend
(rajon) te cilin armiku nuk e mbron”. Eshte lehte te perdoresh kete citim si
argument (mbeshtetje) per metoden indirekte te Lidell Hartit, e cila
nenkupton goditjen e armikut atje ku armiku nuk e pret. Problemi eshte se
pothuajse gjithnje ka nje arsye perse armiku nuk mbron nje vend te caktuar,
dhe kjo zakonisht ka te beje me rendesine e vogel (vleren e pakte) te ketij
vendi. Megjithate Sun Xu nuk parashtron (zhvillon) Lidell Hartin.
Rrjeshti pas pjeses origjinale te cituar nga Sun Xu ndryshon kuptimin e
gjithe pjeses, keshtu, : “Per te qene i sigurte per mbajtjen e asaj qe mbroni
eshte te mbroni nje vend qe armiku nuk e sulmon”. 16 Ne tani kemi nje
pohim per rastesine dhe pasigurine ne lufte-qe do te thote se e vetmja
menyre e sigurte per te kapur nje vend eshte neqoftese armiku nuk ndodhet
aty- jo nje keshille per metoden indirekte. (Kjo e ben te qarte dallimin
ndermjet mendimit te Sun Xu lidhur me “sulmin e nje vendi qe armiku
nuk e mbron (nuk ndodhet aty) dhe te Lidell Hartit per qasjen indirekte,
qe nenkupton sulmin atje ku armiku nuk e pret – RR).
Megjithate Sun Xu eshte i njohur si mbeshtetes i mashtrimit, befasise,
zbulimit dhe manovres per te fituar pa luftuar. (Vepra e Sun Xu “Arti i
Luftes” ka patur nje ndikim te thelle ne zhvillimin e artit e te mendimit
ushtarak ne vendet e Lindjes, sidomos ne Kine dhe Japoni. Ne Europe vepra
e tij u be e njohur vetem nga fundi i shekullit te XVII. Sot me te drejte vepra
e Sun Xu eshte bere nje pike referimi per studimet e luftes – shenim R.R).
Per strategun studimi i vepres se Sun Xu eshte nje domosdoshmeri.
Klauzevici
Klauzevici ne pergjithesi eshte me i dobishem per mendimet e tij filozofike
ne lidhje me natyren e luftes se sa per keshillen e tij strategjike “si te”. Ne
kete fushe shume nga mendimet e tij ose ishin gjera te njohura ose ceshtje
specifike te shekullit te 19-te. Ketu mund te permendim tre perjashtime. Se
pari ai ishte mbeshtetes(avokat) i kerkimit te betejes. Kjo, e dallon ate
prej Sun Xuse dhe shume mendimtareve te tjere, dhe duhet thene se
Klauzevici eshte teper specifik ne lidhje me parashikimet e tij per betejen
vendimtare.
Se dyti, Klauzevici krijoi konceptin e goditjes se asaj cfare ai e
quante qender e rendeses. Qendra e rendeses caktohet bazuar ne
karakteristikat e paleve nderluftuese dhe ajo “eshte qendra e gjithe fuqise
dhe levizjes, ne te cilen varet gjithcka. Kjo eshte pika kunder se ciles duhet
te drejtohen te gjitha energjite tona”. 18 Ai ofronte disa mundesi por

30
percaktonte qe goditja e ushtrise se armikut ishte menyra me e mire per te
filluar nje fushate, pasuar kjo me pushtimin e kryeqytetit te tij dhe goditjen e
aleancave te tij.
Ky koncept qe forcat e armatosura te SHBA adoptuan pothuajse fjale per
fjale deri ne botimet doktrinare te koheve te fundit ka shkaktuar debate pa
fund si ne forcat aktive ashtu dhe ne institucionet arsimore usharake.
Forcat ushtarake te SHBA, ne shkalle taktike gjithnje kane identifikuar dhe
goditur pikat e dobeta – nderkohe Klauzevici thote se ne shkalle strategjike
duhet te godasim pikat e forta (fuqine) e armikut (dhe kjo eshte e qarte pasi
qendra e gravitetit eshte fuqia dhe jo dobesia). Ne tani shohim perpjekjet per
te kombinuar te dy keto koncepte dhe ne thelb ato zbatohen te dy bashke-
zakonisht kjo pershkruhet si goditje e aneve te forta nepermjet goditjes se
aneve te dobeta.
Se treti, apo idea e fundit e rendesishme e Klauzevicit ne lidhje me
“si te” eshte koncepti i pikes kulmore. “Ka mesymje strategjike qe kane
cuar drejtperdrejte ne arritjen e paqes, por keto perbejne vetem nje numer te
vogel rastesh. Shume nga keto goditje strategjike cojne ne ate pike ku fuqia e
tyre e mbetur eshte e mjaftueshme vetem sa per te organizuar( mbeshtetur)
zhvillimine veprimeve mbrojtjese dhe per te pritur per vendosjen e paqes.
Pertej kesaj pike, kemi ndryshimin e balances, dhe reagimi vijon me nje force
te vogel qe zakonisht eshte mjaft me e fuqishme se ajo e sulmit (goditjes)
fillestar. Kjo eshte ajo cfare ne kuptojme me pike kulmore te
sulmit(mesymjes). Megjithese Klauzevici diskuton piken kulmore ne lidhje
me sulmin (diskutimi i tij i mevonshem i pikes kulmore te fitores eshte
koncept tjeter), doktrina moderne e SHBA indentifikon gjithashtu piken
kulmore per mbrojtjen – ne thelb kufiri kritik i rezistences.
Zhomini
Baroni Zhomini (Antoine Jomini), bashkekohes i Klauzevicit, i cili gjate
luftrave Napoloniane ka sherbyer ne ushtrite Franceze dhe Ruse, i ka dhene
gjithashtu teorise dhe doktrines moderne te SHBA-se nje sere termash te
rendesishme. Ne analizat e tij “si te”, ai ishte shume me specifik se
Klauzevici. Zhomini kishte mendimin se lufta ishte shkence, dhe per
rrjedhoje, ne baze te studimeve te kujdesshme mund te zbulohen rregullat
ne lidhje me menyren si mund te zhvillohet ajo.
Ne lidhje me kete ai ka ofruar rezultatet e studimit te kryer prej tij.
Zhomini eshte kritikuar shpesh se ka qene gjeometrik – ndonese nje
pershkrim i tille linte menjane disa aspekte te vepres se tij, ajo nuk ishte
teresisht e padrejte. Zhomini ishte specifik lidhur me menyren e planizimit te
fushates. Per kete, ne fillim zgjidhet teatri i luftes. Me pas percaktohen pikat
vendimtare ne teater. Ne vazhdim, kemi zgjedhjen e bazave dhe zonave te
operacionit. Pastaj caktohet pika objektiv(drejt se ciles levizin forcat me
qellim kapjen e saj). Si rrjedhoje, vija e operacioneve eshte vija qe kalon nga
baza permes pikave vendimtare drejt pikes objektiv. Ne kete menyre, parimi
kryesor i luftes “i cili duhet te ndiqet ne gjithe kombinimet e duhura”
permbahet ne kater rregulla precize veprimi:
1. Hedhja e mases se nje ushtrie mbi pikat vendimtare te teatrit te luftes
dhe gjithashtu mbi mjetet e komunikimit te armikut me ane te

31
levizjeve strategjike te njepasnjeshme, sa te jete e mundur pa rrezikuar
veten.
2. Kryerja e manovres per hedhjen ne luftim te pjeses kryesore te forcave
te veta kunder pjeseve te caktuara te ushtrise se armikut.
3. Hedhja e pjeses kryesore te forcave ushtarake ne fushen e betejes,
kunder pikave vendimtare, apo mbi ato pjese te formacionit armik qe
jane te nje rendesie te vecante per shkaterrimin (mundjen) e tij.
4. Rregullimi(vendosja) e forcave ne nje menyre te tille, qe forcat kryesore
te ushtrise jo vetem te hidhen mbi pikat vendimtare, por dhe te
angazhohen ne luftim ne kohen e pershtatshme dhe me energji. 20
Rregullat (maksimat) e Zhominit, neqoftese nuk ngrihen ne dogma,
mbeten nje keshille e mire, dhe termat e tij, sic jane vijat (brezat) e
operacioneve, pikat vendimtare etj, perbejne bazat e pjeses me te madhe te
gjuhes se artit operativ modern.
Liddell Hart
B.H.Liddell Hart ka qasjen(metoden) e tij ne lidhje me strategjine, e cila
eshte bere e famshme si metoda indirekte.
Strategjia nuk duhet te mposhte rezistencen…Qellimi i saj eshte te
zvogeloje mundesine e rezistences, dhe ajo synon t’a arrije kete qellim
duke shfrytezuar elementet e levizjes dhe te bafasise… Megjithese
strategjia mund te synoje te shfrytezoje me shume levizjen se sa te
shfrytezoje bafasine, ose te kunderten e kesaj, te dy elementet
kunderveprojne mbi njeri tjetrin. Levizja krijon befasi; dhe befasia i jep
vrull levizjes. 21

Ashtu si mjeti ushtarak eshte nje nga mjetet e strategjise se madhe


(te nivelit me te larte) – krahaso me nje nga instrumentat e cantes se
kirugut – po ashtu edhe beteja eshte vetem nje nga mjetet per
realizimin e qellimit te strategjise. Neqoftese kushtet jane te
volitshme, ajo zakonisht ka efektin me te shpejte, por neqoftese
kushtet jane te pafavorshme, atehere eshte cmenduri te perdoresh
ate… Pergjegjesia e tij [e strategut ushtarak] eshte te kerkoje ate
[vendimi ushtarak] ne rrethanat me te favorshme me qellim qe te
prodhoje rezultatet me te leverdisshme. Pra qellimi i vertete i strategut
nuk eshte aq shume te kerkoje betejen se sa te kerkoje nje mjedis
strategjik me avantazhe te tilla, qe neqoftese nuk prodhon vendim
(zgjidhje) nga ana e vet,vazhdimi i tij me nje beteje eshte e sigurte qe
do t’a arrije ate. Me fjale te tjera, qellimi i strategjise eshe dislokimi.
22
Strategjia krijon dislokimin(crregullimin) ne aspektin fizik duke e detyruar
armikun te ndryshoje pozicionet ose nepermjet kercenimit te forcave te tij
ose te vijave te komunikacionit te tij. Si rezultat i dislokimit fizik, arrihet
edhe dislokimi(crregullimi) psikologjik ne mendjen e komandantit armik. “Ne
studimin e aspektit fizik, ne nuk duhet te harrojme te marrim parasysh
edhe aspektin psikologjik, dhe vetem kur ato kombinohen bashke

32
strategjia eshte vertete nje metode indirekte, e llogaritur per
dislokimin(prishjen) e balances se armikut”. Megjithese Lidell Harti do te
shokohej nga krahasimi i tij me Klauzevicin, ky pohim i tij eshte i ngjashem
me komentin e Prusianit, “Veprimtaria ushtarake asnjehere nuk
drejtohet vetem kunder forces ushtarake; ajo perhere drejtohet
njekohesisht kunder forces morale qe i jep jete, dhe te dyja keto nuk
mund te ndahen nga njera tjetra”. 23
Lidell Harti dhe metoda e tij indirekte kane mundur te sigurojne pasues
te shumte ndermjet strategeve. Megjithate, ceshtja e metodes direkte me
indirekte eshte ne te vertete nje perde tymi. Metoda indirekte eshte nje
koncept taktik i ngritur ne nivel strategjik, e cili humbet ca nga vlerat e tij ne
kete kalim nga njeri nivel ne tjetrin. Nga ana strategjike, nganjehere
(neqofese jo shpesh) eshte e dobishme te pranosh metoden direkte. Kjo eshte
vecanerisht e drejte ne rastet kur palet nderluftuese kane fuqi
joproporcionale.
Domethene kjo perdoret kur njera pale zoteron nje force derrmuese ndaj
pales tjeter. Ne raste te tilla, ana me e forte perfiton perhere nga veprimi
direct, domethene nga perdorimi i metodes direkte. Koncepti i metodes
indirekte eshte nje nocion krejtesisht i pa kuptimte kur flasim lidhur me
operacionet e njekohshme pergjate spektrit te konfliktit. Mbrojtesit e ketij
koncepti do te bertasin qe une kam humbur fillin dhe pergjigjem ne tym.
Lidell Harti synon metoden indirekte sepse ajo cfare ai kerkon realisht eshte
dislokimi (crregullimi) mendor qe krijon kjo metode.
Une do te kundershtoja qe qellimi i vertete i Lidell Hartit ka qene
shmangia e betejes dhe arritja e fitores pa zhvilluar luftim. Befasia si nje
metode indirekte qe kryen dislokim (crregullim) mendor perben nje avantazh
shume te madh megjithate hartimi i strategjise vetem apo kryesisht per
arritjen e befasise harron pjesen tjeter te ekuacionit – befasi per te bere
cfare(pra cfare do te bejme me arritjen e befasise)? Befasi per cfare qellimi?
Neqoftese strategu ka mundesi te permbushe qellimin e tij ne menyre
direkte, atehere ajo mund te jete me e deshirueshme se sa te luftosh
(perballesh) me disavantazhet e natyrshme per arritjen e befasise.
Megjithate, metoda indirekte eshte nje mjet i njohur strategjik qe ka perfitim
shume te madh neqoftese perdoret ne menyre te mencur.
Beaufre
Gjenerali dhe teoricieni francez Andre Beaufre ka paraqitur nje menyre
tjeter gjykimi lidhur me strategjine. Ai ka dhene nje kontribut te
rendesishem per teorine e shkurajimit (frenimit), sidomos me skepticizmin
e treguar prej tij lidhur me efektin shkurajues te forcave konvencionale dhe
mbeshtetjen e dhene per nje force te pavarur berthamore te Frances;
megjithate kontributi kryesor i tij ka qene ne fushen e strategjise se
pergjithshme.
Beaufre ka botuar nje triologji me libra te vegjel ne mesin e viteve 1960-
te me ndikim shume te madh, e cila perfshin: Hyrje ne Strategji,
Shkurajimi dhe Strategjia, dhe Strategjia e Veprimit. 24 Ai ne pergjithesi
ishte Klauzevician ne pranimin e natyres politike dhe psikologjike te
luftes dhe ne karakterizimin e luftes si nje perleshje ndermjet

33
vullneteve kundershtare. Ai kishte bindjen e patundur qe luftrat nuk
fitohen vetem me mjete ushtarake (duke shkaterruar ushtrine armike)
por vetem me shembjen e vullnetit (vendosmerise) se armikut.
Beaufre e pranonte rolin vendimtar te elementeve te fuqise jo ushtarake,
si te elementit politik, ekonomik etj. Ai gjithashtu kuptonte(pranonte) qe
strategjia nuk ishte as nje veprimtari ekskluzivisht(posacerisht) vetem per
kohe lufte as e kufizuar ne planizimin kunder armikut-ne mund te kemi
strategji gjithashtu edhe per marredheniet me miqte ose aleatet tane.
Beaufre ka fituar nje emer te mire me zgjerimin e konceptit te strategjise
pertej strategjise vetem (te paster) ushtarake, megjithese bashkekohesit e tij
tashme e benin kete ne rubriken e strategjise se madhe (me te larte), term
qe Beaufre nuk e pelqente dhe per kete arsye, ai e zevendesoi ne shkrimet e
tij me termin “strategji totale”.
Strategjia totale (e pergjithshme) percakton ne nivelin me te larte
kombetar menyren se si mund te zhvillohet lufta dhe si mund te koordinohet
aplikimi i te gjithe elementeve te fuqise kombetare. Poshte nivelit te
strategjise totale ishte niveli i strategjise qe caktonte detyrat dhe koordinonte
veprimtarite per nje element te vetem te strategjise (kryesisht nen –
strategjite apo strategjite e vecanta ne nivel kombetar si pershembull
Strategjia Ushtarake Kombetare dhe Strategjia Ekonomike Kombetare).
Poshte strategjive te vecanta ishte strategjia operacionale, e cila
korrespondon shume afer me konceptin modern te artit operativ. 25
Te gjithe keto nivele strategjike tregojne strategjite qe rreshtohen ne
“modelet” perkatese ne varesi te niveleve apo burimeve ne dispozicion dhe
intensitetit te interesave qe jane ne rrezik. Modelin e pare Beaufre e quan
kercenim direkt, i cili ndodh kur qellimi(objektivi) eshte i moderuar ose i
rendesise mesatare dhe burimet ne dispozicion jane te medha. Vetem
kercenimi per veprim eshte shpesh i mjaftueshem per plotesimin e qellimit.
Neqoftese qellimi(objektivi) eshte i rendesise mesatare por burimet jane te
pamjaftueshme per te mbeshtetur nje kercenim direkt, atehere shtetet ne
pergjithesi i drejtohen presionit indirekt qe perdoret si presion (shtrengim)
politik, diplomatik ose ekonomik. Neqoftese liria e veprimit eshte e kufizuar,
burimet te limituara dhe qellimet(objektivat) e rendesishem, atehere
perdorim modelin e trete. Ky model nenkupton kryerjen e veprimeve te
njepasnjeshme duke perdorur presionin direkt dhe indirekt-shpesh me
perdorim te kufizuar te forcave ushtarake.
Modeli i katert eshte nje mundesi tjeter qe perdoret neqoftese liria e
veprimit eshte e madhe ndersa burimet jane te pamjaftueshme dhe rreziqet e
medha, dhe kjo eshte – “lufte e tejzgjatur, por ne nje nivel te ulet te
veprimtarise ushtarake”. Neqoftese burimet ushtarake jane te
mjaftueshme, nje vend mund te provoje modelin e peste dhe te fundit:
“Konflikt ushtarak i dhunshem me qellim arritjen e fitores ushtarake”.
Perzgjedhja e modelit dhe strategjive te vecanta duhet te behet sipas
analizave strategjike bazuar ne sintetizimin e te dhenave materiale e
psikologjike dhe jo te zakoneve, shprehive ose “menyrave te momentit”. 26

34
Sipas Beaufre, dy jane parimet e pergjithshme te strategjise, te cilat ai i
ka huazuar nga Fosh: liria e veprimit dhe ekonomizimi i forcave.
Gjithashtu cdo strategji ka dy elemente te qarte dhe jetik: “1. Zgjedhja e
pikes vendimtare qe do te goditet dhe (kjo varet nga pikat e dobeta te
armikut). 2. Zgjedhja e manovrave paraprake te cilat bejne te mundur
kapjen e ketyre pikave. 27
Pastaj Beaufre zhvilloi nje liste prej 19 elementesh te manovres: tete
elemente per sulmin (mesymjen) – sulmi, kercenimi, befasia, dobesimi,
mashtrimi, shtyrja (carja), rrashkapitja, ndjekja; gjashte elemente per
mbrojtjen – ruajtja, shmangia, kundergoditja (kundersulmi), shkeputja e
kontaktit, terheqja, nderprerja (ne menyre te papritur e veprimeve); dhe pese
elemente lidhur me pozicionimin e trupave – perqendrimi, perhapja,
ekonomizimi, shtimi dhe pakesimi. Te gjithe keto elemente kane qellim te
fitojne, sigurojne, ruajne lirine e veprimit per forcat tona, ose t’ja heqin ate
armikut. Marrja (mbajtja) e nisiatives eshte jetike ne cdo rast. 28
Sipas Beaufre, strategjia totale mund te zbatohet ne dy menyra: ne
menyren direkte dhe indirekte. Te gjithe elementet e fuqise perdoren si ne
njeren ashtu dhe ne tjetren menyre, por ne menyren direkte theksi vihet
kryesisht ne instrumentin ushtarak. Ndersa strategjia indirekte, te cilen
ai me kujdes e dalloi nga metoda indirekte e Lidell Hartit, per arritjen e
qellimeve politike perdor kryesisht instrumentet joushtarak.
Nje koncept tjeter i rendesishem i Beaufres eshte strategjia e veprimit.
Kjo eshte ana e kundert e strategjise se frenimit. Ne rastin e frenimit,
shteti kerkon qe kundershtari i tij te frenohet (permbahet) nga kryerja e nje
veprimi, ndersa strategjia e veprimit ka si qellim qe te detyroje dike te kryeje
nje veprim te caktuar. Autore te tjere qysh ne ate kohe e kane quajtur kete
me termin shtrengim (detyrim), edhe Beaufre e ka pedorur kete term,
por ai ka mendimin se shtrengimi(detyrimi) shpesh nenkupton
perdorimin e forces dhe kerkon veprime qe perfshijne nje game me te
gjere veprimesh. 30 Interpretimi i tij i gjere dhe kembengulja ne nivelin e
larte(madh) te strategjise totale ne te vertete e shtyjne strategjine e tij ne
perplasje apo mbipalosje me politiken… 31
Vepra e Beaufre nuk njihet mire ne Shtetet e Bashkuara. Librat e tij nuk
jane ribotuar kohet e fundit ne Anglisht (nje ribotim qe gjendet ne Frengjisht
eshte i vitit 1998), keshtu qe eshte veshtire t’i gjesh ato, dhe vec kesaj ato
nuk jane konsultuar shpesh. Ai ishte novator, por idete e tij nuk ishin unike.
Kembengulja e tij per krijimin e nje gjuhe te re dhe per ta perdorur ate per
diskutimin e temave te njohura ndofta ndikoi negativisht ne pranimin
afatgjate te tyre. Shume nga mendimet e tij kane hyre ne teorine moderne te
SHBA kryesisht nga burime te tjera.
Luttwak
Eduard Luttwak, eshte nje ekonomist dhe historian i shquar i cili ka
shkruar shume per teorine e strategjise, trajton demtimin dhe manovren si
forma te strategjise. Sipas Luttwak, demtimi eshte perdorimi superior i
fuqise se zjarrit dhe forces materiale per te shkaterruar perfundimisht gjithe
forcat e armikut neqoftese ai nuk dorezohet ose terhiqet.

35
E kunderta e zhvillimit te luftes demtuese eshte manovra e kushtezuar,
domethene “veprimet qe lidhen me vecantite e objektivit”. Qellimi i kesaj
manovre, ne vend te demtimit fizik te armikut qe synon metoda
demtuese, eshte paaftesimi i sistemeve te armikut. Keto sisteme mund te
jene elementet e komandim – kontrollit, forcat e armikut ne fushen e betejes,
doktrina, dhe ndoshta dislokimet hapesinore te forcave te tij etj. Ne raste te
caktuara ajo mund te zevendesoje goditjen e sistemeve teknike reale me
veprime te tjera. Keshtu, Luttwak perdor mashtrimin e radarit ne vend te
shkaterrimit te tij ose bllokimin e tij per te ilustruar kategorine e fundit. 32
Ne vend te zbulimit te perqendrimit te fuqise se armikut,…pikenisja
e manovres eshte shmangia e fuqise(forces) se armikut, shoqeruar me
perdorimin e ndonje epersie selektive kunder dobesive te
hamendesuara te armikut, qofshin keto fizike ose psikologjike, teknike
apo organizative. 33
Luttwak pohon qe as demtimi dhe as manovra nuk perdoren me vete,
gjithnje kemi njefare perzierje te te dy formave madje edhe nese njera ose
tjetra eshte ne menyre vendimtare dominuese. Manovra e lidhur me
specifikat e objektivit eshte me e veshtire ne zbatim krahasuar me demtimin,
ndonese ajo mund te prodhoje rezultate me te mira ne nje kohe me te
shkurter. Nga ana tjeter, manovra mund te deshtoje plotesisht neqoftese
forca e perdorur eshte shume e dobet per kryerjen e detyres ose nese ndesh
ne ndonje rezistence te paparashikuar.
Luttwak thote gjithashtu se strategjia eshte paradoksale. Meqenese disa
nga ceshtjet qe trajton Luttwak lidhur me paradoksalitetin e strategjise
gjenden edhe ne trajtimin e Van Creveld, nuk po ndalemi ne shtjellimin e
vecante te tyre(RR).
Martin Van Kriveld (Creveld)
Vepra “Transformimi i Luftes” e Martin Van Kriveldit, te pakten sipas
kopertines, eshte “Riinterpretimi me radikal i konfliktit te armatosur qysh
nga koha e Klauzevicit”. Ai perfaqeson nje pjese te studiuesve modern qe
besojne se Klauzevici nuk mundet me gjate te shpjegoje perse, si, ose
nga kush zhvillohen luftrat. Sipas Van Kriveldit, lufta nuk eshte tashme
nje veprim politik racional i zhvilluar ndermjet shteteve.
Ai ve ne dukje se luftrat e zhvilluara nga aktore jo shteteror jane ato qe
kane dominuar konfliktin ne vitin 1991 ne vend te luftrave politike,
ndershteterore, te organizuara ndermjet fuqive te medha. Luftrat nuk
zhvillohen me nga ato entitete qe ne gjithnje kemi menduar se i kane
zhvilluar luftrat me pare. Luftetaret ne luftrat moderne nuk luftojne me per
ato arsye (shkaqe) qe ne kemi besuar gjithnje. Se fundi, ata nuk luftojne me
ne menyren qe ne kemi pranuar gjithnje si standard te luftimit. 41
Luftrat moderne marrin shume forma-ndersa forma e luftes trinitare
e Klauzevicit eshte nje prej tyre, por aspak forma dominuese nder to.
Sipas Kriveldit, forma e luftes trinitare e Klauzevicit nuk zbatohet ne
asnje rast qe nuk perfshin posacerisht luften shtet me shtet. Meqenese
Kriveldi shikon kohet e fundit nje ringjallje te “Konfliktit me Intensitet
te Ulet” ai mendon se lufta do te mbizoterohet(dominohet) nga aktore

36
jo shteteror. “Ne sot nuk po hyjme ne nje epoke te konkurrences ekonomike
paqesore ndermjet blloqeve tregetare, por te luftes ndermjet grupeve etnike
dhe fetare”. Forcat ushtarake aktuale nuk jane te lidhura drejteperdrejt me
detyrat me te cilat ato kane mundesi te perballen. Ne se shtetet ne fjale nuk
arrijne te kuptojne ndryshimin e realitetit te sotem, ata se pari do te behen
fare te paafta per te perdorur forcen e duhur dhe ne fund do te pushojne se
ekzistuari si shtete te njohura. 42
Natyra e pjesemarresve ne konflikt imponon natyren (karakterin) e
arsyeve apo shkaqeve perse ata luftojne. Per shkak se pjesemarresit ne
konflikt nuk jane shtete, ata nuk do te luftojne per arsye shteterore. Kjo
rezulton nga thenia e Kriveldit qe politika zbatohet vetem nga shtetet.
Aktoret jo shteteror, zhvillojne lufte per koncepte abstrakte si drejtesia apo
feja. Shpesh, grupe te ndryshme ndjejne qe ekzistenca e tyre eshte e
kercenuar dhe ne pergjigje te kesaj sulmojne me dhune. Ne cdo rast, arsyet
jane teper individualiste dhe s’pranojne lehtesisht analiza – vecanerisht
analiza te bazuara ne modelin e papershtatshem te botes Klauzeviciane. 43
Se fundi, Van Kriveld mendon se pohimi i Klauzevicit se luftrat ne menyre
te natyrshme do te priren drejt luftes se pergjithshme tashme nuk eshte i
drejte. Per kete, ai citon ndermjet faktoreve te tjere ligjin nderkombetar dhe
konventat, si frenues (ndalues) te medhenj per te shkuar drejt totalitetit ne
luften shtet me shtet.
Me e rendesishme eshte kritika e tij per strategjine. Ashtu si Luttwaku,
edhe Van Kriveldi e sheh strategjine si paradoksale. Ai mendon se ciftet e
paradokseve percaktojne strategjine. Neqoftese qellimi i luftes eshte
mposhtja e forcave te armikut nga forcat tona, atehere ne duhet te
planifikojme manovrat perkatese per te hedhur(perdorur) fuqine kunder
dobesise (pikave te dobeta) te armikut.
Meqenese lufta eshte konkurrim, atehere edhe armiku do te beje te
njejten gje, dhe ne duhet te fshehim ose mbrojme dobesine (pikat e dobeta)
tone nga fuqia (forca) e armikut. Keshtu, thelbi i strategjise eshte “…aftesia
per te mashtruar dhe futur armikun ne rruge te gabuar”. Van Kriveld
diskuton gjithashtu paradoksin ne kohe dhe hapesire duke pedorur
argument te njejte si Lutttwaku qe distanca me e shkurter ndermjet dy
pikave mund te mos jete vija e drejte. Paradokse te tjera perfshijne ate
ndermjet perqendrimit dhe shperndajes (perqendrimi eshte i domosdoshem
per te perdorur fuqine, por nga ana tjeter perqendrimi rrit mundesite e
zbulimit) dhe ndermjet efektshmerise dhe eficiences (sa me ekonomike apo
eficiente behet nje organizate ushtarake, aq me e prekshme eshte ajo). 44
Ndofta fakti qe Kriveldi paraqet kritika per tezat e tij perben dicka e
pazakonte ne fushen e teorise se strategjise. Ne nje kre te librit te tij te
botuar ne vitin 2003, Van Kriveldi, pa u cuditur, veren se balanca e punimit
te tij te meparshem, te shkruar ne vitet 1988 – 89, mbahet shume mire.
Lufta e Gjirit ishte nje shmangie nga prirja e pergjithshme(nje zhvillim jo
normal)- rezultati i se ciles ishte pothuajse i paravendosur.
Nga ana tjeter … teza kryesore te paraqitura te libri “Transformimi i
Luftes”, domethene qe konflikti kryesor i armatosur ndermjet fuqive te
medha eshte ne largim, duket se eshte konfirmuar gjate 10 viteve qe kane

37
kaluar qysh nga botimi i librit. Nga ana tjeter luftrat jotrinare jane ne rritje
dhe forcat konvencionale nuk duken ne gjendje per ti sjelle ato ne nje
perfundim te kenaqshem. “… Parashikimi se…per nje ndryshim te madh nga
luftrat trinare ne ato jotrinare duket se e ka permbushur dhe vijon t’a
permbushe veten pothuajse cdo dite”. 45

Strategjite e me te dobetit
Gjithashtu kemi edhe nje numer strategjishe alternative qe duket se kane
parasysh fuqite me te dobeta, ose te pakten jane strategjite me te
pershtatshme per keto fuqi.
Fabiani
Quintus Fabius Maximus Verrucosus ishte gjeneral Romak gjate
periudhes se Luftes se Dyte Punike. Ai ishte mbeshtetes i fuqishem i
mendimit te shmangies se betejes se hapur, pasi ishte i bindur qe Romaket
ne rast perdorimi te saj do te humbisnin, dhe kjo ndodhi vertete kur ata e
braktisen strategjine e tij. Keshtu, strategjia e Fabianit eshte nje strategji ne
te cilen njera pale i shmang qellimisht betejat ne shkalle te madhe nga frika
e rezultatit perfundimtar apo pasojave te saj.
Fitorja kushtezohet nga dobesimi (ulja e aftesive dhe qendreses) i armikut
me kalimin e kohes – zakonisht nga nje fushate e panderprere perleshjesh
ndermjet detashmenteve. Deri diku e ngjashme me strategjine e Fabianit
eshte strategjia e mbijeteses. Megjithate, ne kete rast, fuqia e dobet jo
domosdoshmerisht e shmang betejen.
Ne vend te saj, ajo me mire kundervepron ndaj levizjeve te kundershtarit
te saj se sa te beje perpjekje per te marre nismen. Qellimi eshte te mbijetoje
ne vend qe te fitoje ne kuptimin klasik-me shprese se mbijetesa e vertete e
permbush qellimin politik. Strategjite e tokes se djegur jane nje variant i
strategjise baze te Fabianit. Ideja e tyre eshte terheqja e ngadalte para
armikut, nderkohe shkaterrimi i rajoneve rurale neper te cilat ai duhet te
avancoje, keshtu qe ai nuk ka mundesi te mbeshtese e furnizojne forcat e tij
ne terrenin tuaj. Demtimi (raskapitja) i pesuar do e detyroje me ne fund
armikun te ndale mesymjen e tij – kjo arrin ate c’fare Klauzevici e ka quajtur
pike kulmore – dhe pala qe eshte terhequr mund te kaloje e sigurte ne
mesymje (kundermesymje). Ne te vertete kjo eshte nje shtese e nje teknike
taktike ne strategjine baze te Fabianit dhe jo nje shkolle e re kryesore e
strategjise.
Lawrence
Thomas Edward Lawrence eshte i pari nga teoricienet e luftes
revolucionare (kryengritese). Libri i tij “Shtate Shtyllat e Mencurise”,
fillimisht eshte botuar ne vitin 1926, tregon pervojen e tij me forcat
kryengritese arabe qe luftonin kunder turqeve gjate Luftes I Boterore. Titulli i
librit-qe eshte nje reference ne Proverbat qe Lawrence i mori nga nje liber i
paperfunduar me pare ne lidhje me shtate qytete Arabe-eshte jo i sakte,
meqenese Lawrence nuk ka shtate shtylla teorike te luftes guerile.

38
Tregimi i Lawrencit shpjegon luften ne shkretetire ku percakton qarte
objektivat, analizon me kujdes forcat arabe dhe turke, pershkruan kryerjen e
sulmeve (inkursioneve) per ruajtjen e nisiatives, dhe thekson rendesine e
zbulimit, luftes psikologjike, dhe te propagandes. Qellimi i forcave guerile
nuk ishte qellimi tradicional i forcave konvencionale – zhvillimi i betejes
vendimtare. Ne te vertete, guerilet kerkonin pikerisht te kunderten –
mbrojtjen(zhvillimin e veprimeve mbrojtese) ne nje kohe sa me te gjate
te mundshme. 52
Lawrence mendonte se forcat guerile qe te jene te suksesshme kane
nevoje per baza te sigurta dhe mbeshtetjen e te pakten te nje pjese te
popullsise, ndoshta te 20 perqind te saj, megjithese nje kryengritje mund te
jete e suksesshme me mbeshtetjen aktive edhe te dy perqind te popullsise
per aq kohe sa pjesa tjeter prej 98 perqind mbetet te pakten asnjanese. Nga
ana taktike, guerilasit mbeshteten ne elemente te tille si shpejtesia,
qendrueshmeria, pavaresia logjistike dhe te pakten ne nje sasi minimale
armatimi. Lawrence pershkruan qe veprimet e guerileve ishin githnje
mesymese dhe zhvilloheshin ne menyre te sakte nga forcat me te vogla te
mundshme. Media ishte miku dhe instrumenti i tyre. Lawrence mendonte se
guerilasit ishin pershtatur ne menyre te perkryer per kete lloj lufte dhe
fitorja ishte ne anen e tyre.
Mao Ce Duni
Mao Ce Duni ka zhvilluar teorine e luftes revolucionare (kryengritese) me
te famshme dhe me ndikimin me te madh ne bote. Konceptet dhe idete e tij
te formuluara ne fillim per luften e Kines kunder Japonise gjate Luftes II
Boterore, u zgjeruan, persosen dhe pershtaten prej tij dhe nga te tjeret dhe u
bene nje teori e pergjithshme e luftes revolucionare. Mao Ce Duni vinte ne
dukje natyren politike te luftes dhe mbeshtetjen e ushtrise ne popullsine
civile, dhe sidomos ne popullsine fshatare kineze.
Ai ishte perkrahes i nje lufte te gjate kunder Japonise, dhe fitorja do te
vinte me kalimin e kohes me ane te demtimit, raskapitjes dhe (paaftesimit) te
vazhdueshem te forcave japoneze. Ai mendonte se Kina duhej te shmangete
betejat (operacionet) e medha, me perjashtim te rasteve te rralla kur ata te
ishin ne avantazh ndaj japonezeve. Forcat guerile (kryengritese, clirimtare)
duhet te veprojne zakonisht te shperndara ne zonat rurale dhe te
perqendrohen vetem per te sulmuar (goditur) armikun.
Meqenese Kina kishte edhe nje ushtri te rregullte qe luftonte kunder
Japonise, Mao duhej t’i kushtonte kujdes te vecante menyres se si
operacionet guerile dhe ato te rregullta te plotesonin njeri – tjetrin. Ai
kerkonte nje fushate progresive qe do te levizte me ngadale dhe pjekuri nga
niveli (stadi) kur kinezet ishin ne mbrojtje strategjike, ne periudhen e
ekuilibrit strategjik, dhe me pas ne fazen finale ku forcat kineze marrin
nismen strategjike dhe kalojne ne mesymje strategjike. Raporti i forcave dhe
veprimet e tyre taktike ne cdo faze pasqyronin realitetet strategjike te
mjedisit. Ne kete menyre, gjate fazes se mbrojtjes strategjike dominuan
forcat dhe taktikat guerile. Gjate periudhes se arritjes se ekuilibrit strategjik,
lufta guerile dhe ajo e levizshme do te plotesonin njera tjetren dhe forcat
guerile dhe te regullta do te arrinin nje baraspeshe te perafert (kryesisht

39
nepermjet trainimit dhe bashkimit te forcave guerile ne njesi te rregullta
progresivisht me te medha). Lufta e levizshme e zhvilluar nga njesite e
levizshme do te dominonte periudhen e mesymjes strategjike. Ndonese
njesite guerile nuk do te zhdukeshin plotesisht, forcat e rregullta ishin ato qe
do te arrinin fitoren perfundimtare. 55 Mao Ce Duni ka patur nje ndikim te
jashtezakonshem ne fushen e teorise se luftes revolucionare.

Guevara
Ernesto “Che” Guevara de la Serna, teorine e tij per luften revolucionare e
ka mbeshtetur ne modelin Kuban. Ai ka dhene perkufizimin e strategjise qe
thekson variantin e tij te temes baze guerile – sidomos divergjencat me
nenvizimet Maoiste per natyren politike te konfliktit dhe mbeshtetjen ne
popull. Ai shkroi:
“Ne terminologjine guerile, strategjia nenkupton analizen e
objektivave qe duam te arrijme. Se pari, percaktohet menyra se si do te
veproje armiku, forcat e tij, levizshmeria, mbeshtetja popullore,
armatimi dhe lidershipi. Pastaj, planizohet strategjia per te perballuar
sa me mire keto faktore, gjithnje duke patur parasysh qe qellimi final
eshte shkaterrimi i ushtrise armike”.
Sipas Guevares, mesimet kryesore te Revolucionit Kuban jane qe guerilet
mund te mundin ushtrite e rregullta; se nuk eshte e nevojshme qe te pritet
per plotesimin e te gjithe parakushteve politike para fillimit te luftimeve –
vete kryengritja do t’i krijoje ato; dhe qe zona rurale ishte arena per konflikt
ne vendet e pazhvilluara te Amerikens Latine.
Progresi gradual neper fazat Maoiste te revolucionet eshte jo i
domosdoshem – lufta guerile jo vetem qe mund te krijoje parakushtet
politike te revolucionit por gjithashtu mund te arrije vete fitoren e luftes.
Partite, teorite, doktrinat, madje dhe kauzat politike jane te parendesishme.
Kryengritja e armatosur ne fund do t’i krijoje te gjitha ato. 56 Ky, si koncept
strategjik i kryengritjes eshte teper naiv dhe madje i rrezikshem, por
Guevare u be teper i njohur duke patur plot ndjekes te tij.
Terrorizmi
Megjithese nuk ka nje teoricien te vetem te shquar per terrorizmin, ai nuk
eshte nje koncept i ri strategjik. Terrorizmi, qe shpesh eshte perdorur si
pjese taktike ose faze pergatitore e nje fushate te madhe apo te nje
kryengritje, ne fakt mund te jete strategji, dhe ndonjehere bile edhe qellim
me vete. Shume terroriste ideologjik nuk kane deshire apo qellim per progres
(zhvillim) ushtarak pertej terrorizmit.
Megjithese te karakterit politik, shume nga terroristet nuk jane te
interesuar per permbysjen e qeverise apo per marrjen e kontrollit te fuqise
politike te zakonshme. Ata thjesht duan qe te zbatohen ideologjite, axhendat
politike apo politikat e perqafuara prej tyre. Si alternative, anarkistet, qe
tradicionalisht kane perdorur terrorizmin, duan vetem qe te shkaterrojne

40
qeverine pa kerkuar zevendesimin e saj. Sidoqofte ata nuk kane qellim
pozitiv.
Teoria prapa terrorizmit eshte teper e qarte dhe e drejtperdrejte. Nje aktor
i dobet, zakonisht jo shteteror, perdor dhunen, ose rastesisht ose te
planifikuar me kujdes dhe shpesh te drejtuar kunder objektivave civil, me
qellim qe te krijoje terror. Qellimi i tyre eshte qe ta bejne jeten kaq te
pasigurte dhe te mjerueshme sa qe shteti ndaj te cilit eshte drejtuar
veprimtaria e tyre terroriste te pranoje cdo ceshtje politike, shoqerore,
ekonomike apo teologjike qe kerkojne terroristet. Terrorizmi, ne menyre
krahasueset eshte i lire, i thjeshte per tu konceptuar dhe zbatuar, kerkon
trajnim minimal,eshte relativisht i sigurte meqenese grupet terroriste
kompetente eshte teper e veshtire qe te zhduken.
Kunderpergjigja ndaj strategjive të të dobtëve.
Ne se kemi strategji te caktuara te formuluara per te dobetit(aktoret e
dobet), atehere eshte e sigurt qe edhe te fortit(aktoret e fuqishem) te
zhvillojne kunderstrategjite e tyre. Aktoret e fuqishem ne pergjithesi i
kundervihen strategjise se Fabianit duke u perpjekur qe te ushtrojne shume
presion apo te kercenojne disa pozicione dhe aftesi te rendesishme te pales
tjeter me qellim qe te realizojne (zhvillojne) betejen qe strategu Fabianist
perpiqet ta shmange. Nuk ka (por eshte e nevojshme te kete) nje permbledhje
te punimeve teorike per t’ju kundervene strategjive Fabiane. Megjithate, nuk
mund te thuhet e njejta gje per perballjen e kryengritjeve dhe terrorizmit.
Teoria formale moderne antikryengritje eshte zhvilluar si rezultat i
kryengritjeve qe linden dhe u zhvilluan pas Luftes II Boterore per
ckolonizimin e botes. Ajo prirej te ishte simetrike ne kuptimin qe ajo
analizonte kryengritjet dhe pastaj perpiqej t’i mundete ato ne lojen e tyre dhe
ne zonen e zgjedhur te tyre. Teoria moderne antikryengritje ka tendence te
njohe natyren politike te shumices se kryengritjeve dhe t’i trajtoje ato ne
menyre teresore ne vend te nje kendveshtrim kryesisht ushtarak. Ne te
vertete kjo perben nje largim (shkeputje) te madhe nga metodat
antikryengritese tradicionale qe perqendroheshin ne gjetjen e vendodhjes
dhe shkaterrimin (asgjesimin) e guerileve dhe shpesh mbeshteteshin fort ne
ndeshkimin e popullsise vendase per veprimet e guerileve si e vetmja menyre
per shkeputjen e guerileve nga bazat e tyre te mbeshtetjes. Me poshte do te
trajtohen disa perfaqesues te teoricieneve modern antikryengritje.
Trinquier
Roger Trinquier ka botuar ne vitin 1961 librin Lufta Moderne: Veshtrimi
Francez per Antikryengritjen. Trinquier ka sherbyer ne forcat paramilitare
Franceze ne Indokine dhe Algjeri. Keto pervoja formesuan pikepamjet e tij,
dhe teoria e tij pasqyron ne menyre te plote praktiken antikryengritje
franceze ne vitet 1950-te. Trinquier argumenton qe armet berthamore po
zvogelojne rendesine e luftrave te medha tradicionale dhe po i zevendesojne
ato me luften guerile, kryengritjet, terrorizmin dhe subversionin (permbysjen
e sistemit shteteror). Ai kreu studimin e antikryengritjes duke shqyrtuar ne
proces se si qellimet dhe metodat e kryengritesve ndryshonin nga ato te
luftes tradicionale. Ai arriti ne perfundimin se organizatat dhe metodat
tradicionale nuk do te funksiononin ne luften kunder kryengritesve.

41
Koncepti i luftes moderne te Trinquierit synon shkaterrimin e organizates
kryengritese si nje e tere, jo vetem krahun e saj ushtarak. Sipas mendimit te
tij, parimi kryesor I antikryengritesve eshte fitimi i mbeshtetjes se popullit.
Ai ishte mbeshtetes i nje sistemi lidhes te veprimeve politike, ekonomike,
psikologjike dhe ushtarake per shkaterrimin e strategjive te kryengritesve.
Trinquier sugjeron tre parime: vecimin e forcave guerile nga popullata,
pushtimin e zones se perdorur me pare nga guerilet per t’i hequr atij
mundesine e rihyrjes ne zone, dhe koordinimin e veprimeve mbi nje zone
mjaft te gjere dhe per nje kohe mjaft te gjate per t’i ndaluar guerileve afrimin
te popullsia vendase. Duke patur parasysh metodat e suksesshme te ndarjes
se terrenit ne breza, te perdorura nga francezet ne Algjeri, Trinquier ishte
mbeshtetes i nje sistemi rrjetor per ndarjen administrative te vendit, per te
lehtesuar pastrimin e kontrollin e territorit te vendit ne menyre te
njepasnjeshme. Ai ishte gjithashtu nje perkrahes i forte i mendimit per
eleminimin e strehimeve te sigurta si brenda ashtu dhe jashte kufijve
kombetare. 58 Metoda baze e Trinquierit gjendet ne te gjitha teorite moderne
antikryengritesve.

Galula
David Galula ka botuar ne vitin 1964 librin Lufta Antikryengritese:
Teori dhe Praktike. Ai parashtroi nje ndertim te thjeshte per
antikryengritjet i cili nxirrte ne pah natyren politike te konfliktit, sidomos te
marredhenieve ndermjet kryengritesve dhe kauzes se tyre. Kryengritjet nga
natyra e tyre jane asimetrike per shkak te pabarazise ndermjet
kundershtareve (rivaleve). Antikryengritesi ka te gjitha mjetet materiale –
ushtrine, policine, financat, sistemin gjyqesor etj, ndersa avantazhet e
kryengritesve jane jomateriale – fuqia ideologjike e kauzes se tyre.
Kryengritesit i mbeshtesin strategjite e tyre ne ideologji te forta, ndersa
antikryengritesit duhet te ruajne rendin pa shkaterruar qeverine.
Rregullat e zbatueshme nga njera ane jo gjithnje i pershtaten pales tjeter.
Logjika e kesaj marredhenie te fuqise asimetrike i ka detyruar kryengritesit
te shmangin konfrontimin ushtarak dhe ne vend te saj te levizin(mbartin)
kundershtimin ne nje zone te re ku fuqia e tij ideologjike eshte efektive –
popullsia behet mbeshtetese (baze) e luftes. Politika behet instrument i luftes
ne vend te forces, dhe kjo mbetet e vertete pergjate gjithe luftes. Politika
kerkon nje kohe me te gjate qe te jape efektet e saj, keshtu qe kryengritjet
shtrihen ne nje kohe te gjate. Luftetari antikryengrites duhet te filloje me
kuptimin e motiveve politike – shoqerore – ekonomike te kundersharit te tij.
Motivet mund te ndryshojne me kalimin e kohes, kjo ne perputhje me
adaptimin (pershtatjen) e kryengritjes. Fuqia e motivit rritet kur guerilet
fitojne force dhe kane sukses ne veprimet e tyre. Motivet e drejta teheqin nje
numer te madh mbeshtetesish dhe vetem nje numer shume i vogel
neutralesh refuzojne pranimin e tyre. Nje motiv artificial apo i sajuar e ben
me te veshtire detyren e guerileve per te paraqitur mendimet e tyre, por nje
makine propagandistike eficiente mund ta beje kete. 60

42
Galula trajton disa metoda per imunizimin e popullsise ndaj motiveve apo
mesazheve te kryengritjes. Antikryengritesit duhet te rivleresojne
vazhdimisht natyren dhe fushen e problemit me te cilin merren; t’i trajtojne
problemet ne menyre proaktive; te izolojne fushen e luftimit nga mbeshtetja
e jashtme dhe te punojne e perpiqen per te rritur mbeshtetjen ndaj regjimit.
Ata duhet te jene gjithashtu vigjilent dhe te mos interpretojne si fitore nje
pauze (nderprerje, pushim) strategjike nga ana e kryengritesve. Zbulimi
eshte shume i rendesishem, ai luan nje rol vendimtar ne luften kunder
kryengritesve.
Organizata e angazhuar ne luften kunder kryengritesve duhet te kete
autoritetin te drejtoje perpjekjet politike, shoqerore, ekonomike dhe
ushtarake. Forcat ushtarake nuk mund te kene dore te lire, ata duhet te
veprojne ne kuadrin e fushates se pergjithshme politke dhe te jene ne varesi
dhe funksion te saj. Ashtu si Tranquier, edhe Galula rekomandon nje ndarje
sistematike te vendit dhe operacione te vijueshme kerkimi, pastrimi dhe
mbajtje (zenie) te rajoneve te caktuara. Propaganda e antikryengritesve
duhet te perqendrohet ne rritjen dhe ruajtjen e neutralitetit te popullsise. 61
Galula ka patur nje ndikim shume te madh ne zhvillimin e teorise
antikryengritese te SHBA-se ne vitin 2006.
Kitson
Frank Kitson ka botuar ne vitin 1971 librin “Operacionet me Intensitet
te Ulet: Subversioni, Kryengritja dhe Paqeruajtja”. Ne kete punim ai
shton detaje ne strukturen baze te teorise antikryengritese tashme te
ndertuar nga francezet. Ashtu si dhe autoret e tjere, Kitsoni pranon qe
antikryengritja eshte nje ceshtje shumedisiplineshe. Ai keshillonte kunder
abuzimeve, por rekomandonte qe nje force e madhe duhet te perdoret heret
per te shtypur nje kryengritje kur ajo eshte ende ne nje gjendje te
kontrollueshme.
Fushata ushtarake duhet te koordinohet me operacione psikologjike te
organizuara mire. Kitson konceptonte dy lloj sherbimesh te fshehta (zbulim)
– politik dhe ushtarak. Sherbimi i fshehte politik eshte nje proces i
vazhdueshem ndersa zbulimi operacional mbeshtet operacione te caktuara
ushtarake. Ushtaraket duhet te perfshihen ne procesin e grumbullimit te te
dhenave te zbulimit (politik si dhe ushtarak). Forcat antikryengritese duhet
te pershtaten me mjedisin, te jene te afte per te optimizuar burimet sipas
fazave te fushates, dhe ne gjendje te koordinojne te gjitha burimet qe kane
ne dispzicion.
Keshillimi strategjik
Ka nje seri libra keshillues qe u japin drejtuesve dhe vendimmarresve pak
a shume keshillim te vecante lidhur me ate se cfare te besh apo si ta besh
ate pa ofruar domosdoshmerisht nje strategji te plote apo nje metode teorike.
Nder keto mund te permendim Artin e Luftes, Ligjeratat dhe Princin e
Makiavelit te shkruara per te ndikuar lideret e Firences se shekullit te 16-te
dhe “Instruksione per Gjeneralet e Tij” te Frederikut te Madh, ku vete
titulli shpjegon qellimin e tij.

43
Ne menyre alternative, kemi koleksione si Maksimat Ushtarake te
Napolonit me keshilla ushtarake te zgjedhura ne shkrime te ushtarakeve te
medhenj. Ne nje prirje disi me moderne kemi botimin e Michele A.Flournoy
“Rishikimi katervjecar i Mbrojtjes 2001: Strategjia – Zgjedhje Nxitese
per Sigurine e Amerikes” eshte ne thelb nje liber keshillues qe paraqet
zgjidhje specifike strategjike pa zhvilluar nje teori te plote strategjike. 63
Librat keshillues (instruktiv) zakonisht jane te dobishem; sido qe fokusi i
tyre ne pergjithesi eshte i ngushte.
Frenimi
Gjate Luftes se Ftohte, ne kushtet e armes berthamore u zhvilluan
strategji specifike bazuar ne teorine e frenimit (shkurajimit). Teoria e frenimit
ne vetvete eshte nje koncept i dobishem. Nga ana tjeter, koncepte te tilla si
shkaterrimi i sigurte i ndersjelle, targetimi kunder forcave dhe kunder
vlerave, paralajmerimi per leshim rakete, goditje e pare kunder hakmarrjes
jane terma te artit berthamor qe do te ruajne njefare perkatesie per aq kohe
sa shtetet kryesore ruajne stoqe te medha berthamore, nderkohe ato nuk
dominojne me debatin strategjik sic benin me pare.
Sipas Departamentit te Mbrojtjes, frenimi eshte “parandalim (pengim) i
kryerjes se veprimit nga frika e pasojave”. 64 Ai eshte krejtesisht i
ndryshem nga shtrengimi(detyrimi) ku njera pale perpiqet ta
shtrengoje(detyroje) palen tjeter qe te kryej nje veprim te caktuar.
Teorikisht, njera pale mund te frenoje palen tjeter ose nepermjet kercenimit
te ndeshkimit ose me ane te refuzimit te nje kerkese te caktuar. Kercenimi
per ndeshkim nenkupton qe kryerja e veprimit nga pala e kercenuar
shkakton nje kunderpergjigje kaq te ashper nga pala kercenuese sa qe pala e
kercenuar vendos kunder kryerjes se veprimit.
Frenimi nepermjet refuzimit te nje kerkese synon te shmange nje veprim
duke e bindur aktorin e kercenuar qe ai nuk mund te arrij qellimin e tij. Ne
cdo rast teoria e frenimit (shkurajimit) presupozon vendimmarres racional
me sistem vlerash te ngjashme. Per t’u frenuar, njera pale duhet te bindet se
armiku zoteron si aftesine per te ndeshkuar apo refuzuar nje kerkese ashtu
dhe vullnetin (vendosmerine, gatishmerine) per te perdorur kete aftesi.
Vertetimi apo demonstrimi i efektshmerise se strategjise se frenimit eshte i
veshtire pasi kerkon te vertetosh se moskryerja e nje veprimi eshte rrjedhoje
e nje shkaku apo arsyeje te caktuar.
Megjithate politikanet dhe strateget ne pergjithesi pranojne qe frenimi
berthamor ka funksionuar me sukses gjate Luftes se Ftohte. Nuk eshte po
kaq e qarte ne se funksionon me sukses edhe frenimi konvencional,
megjithese ky koncept ka nje numer mbeshtetesish dhe eshte shprehur fort
ne doktrinen e bashkuar moderne.
Teoria e frenimit ka shume krijues, por disa nder me te shquarit jane
Albert Wohlstetter i cili ne vitin 1958 botoi librin “Balanca Delikate e
Terrorit”, Bernard Brodie, i cili me 1959 botoi studimin “Strategjia ne
Epoken e Raketave”, ndersa Herman Kalin ne vitin 1960 botoi “Lufta
Termoberthamore” kurse Thomas C.Schelling ne vitin 1960 botoi librin
“Strategjia e Konfliktit”, dhe 6 vjet me vone librin“Armet dhe Ndikimi”. 65

44
Fuqia Detare
Mahan
Ekzistojne gjithashtu edhe shkolla te strategjive te sherbimeve (llojeve te
forcave) te vecanta qe mund t’i kushtohen per shembull fuqise detare ose
fuqise ajrore. Ne fushen e fuqise detare, teoricienet me te famshem te nivelit
strategjik jane Alfred Thayer Mahan dhe Julian S. Corbet. Oficeri i forcave
detare amerikane Mahan ka shkruar nje sere librash dhe artikujsh ne fillim
te shekullit te 20-te ku levdon fuqine detare. Ndoshta punimi me i njohur
eshte Ndikimi i Fuqise Detare ne Histori 1660 – 1783.
Mahani zhvilloi nje sere kriteresh qe ai mendonte se ndihmonin fuqine
detare, por kontributi me i madh i tij ishte ne sferen e perdorimit te kesaj
aftesie me ane te asaj qe ai e quante komandimi (kontrolli) i detit. Studimi
historise e bindi Mahan se vendet e fuqishme detare e kane dominuar
historine dhe ne menyre specifike qe Anglia e ktheu zoterimin (komandimin)
e detit ne dominim boteror. Ne nivelin e larte te strategjise, Mahan besonte
se vendet me parakushte te pershtatshme duhet te zhvillojne fuqine detare
(dhe sidomos fuqine e forcave detare) si kyc per begatine e vendit te tyre.
Sipas Mahanit, oqeanet ishin rruget kryesore te zhvillimit te tregtise.
Forcat Detare ishin krijuar dhe fuqizoheshin gjithnje e me shume me qellim
qe te mbronin tregtine e tyre dhe te vendeve mike dhe te pengonin ate te
vendeve armike. Rruga per realizimin e dy qellimeve te mesiperme ishte
arritja e komandimit (kontrollit) te detit. 66 Sipas Mahan, esenca e
strategjise se forcave detare ishte perqendrimi Forcave te veta Detare,
zbulimi i forcave detare te armikut dhe shkaterrimi i tyre ne nje beteje
vendimtare detare. Me fundosjen e forcave detare te armikut ne fund te
oqeanit– qe do te thote sigurim i kontrollit te detit – anijet tona tregtare jane
te lira te lundrojne atje ku ata deshirojne, ndersa anijet tregtare te armikut
jane te detyruara ose te mbyllen ne port ose te behen objekt i kapjes dhe
plackitjes.
Ne kete menyre, gjeja kryesore ne luften e forcave detare sipas Mahanit
ishte perqendrimi i grupit te anijeve me gatishmeri te larte luftarake qe
mund te luftonin dhe te arrinin kontrollin e detit. Idealisht, kjo flote duhet te
kete mundesi dhe shtrirje (prezence) globale, cfare kerkon baza te sigurta te
vendosura anembane botes per sigurimin e furnizimit me lehtesi te anijeve
me karburant. Teorite e Mahanit permbanin mjaft mendime te qarta e
origjinale.
Korbeti (Julian S.Corbett)
Autori britanik Korbeti paraqet nje interpretim te ndryshem ne lidhje me
luften detare. Korbeti, nje bashkekohes i Mahanit, suksesin e Britanise nuk
e shihte aq shume si rezultat i kontrollit te detit se sa aftesise per te
perdorur me efektshmeri te asaj cfare ne sot i quajme gjithe elementet e
fuqise kombetare. Korbeti ben dallimin ndermjet fuqise dhe strategjise
detare dhe fuqise dhe strategjise se forcave detare.
Strategjia detare perfshin te gjithe aspektet e fuqise detare: ushtarake,
tregtare, politike etj. Strategjia e forcave detare ka te beje vecanerisht me
veprimet dhe manovrat e flotes detare. Korbeti, ashtu si dhe Mahani i shihte

45
oqeanet si rruget kryesore te tregetise dhe e kuptoi qarte rendesine e tyre.
Megjithate, ai nuk vinte theksin ne vecantine e fuqise detare, por ne
marredheniet e saj me elementet e tjere te fuqise. Sipas Korbetit, rendesia e
forcave detare nuk qendronte ne aftesine e tyre per te arritur kontrollin e
detit, por ne aftesine e tyre per te ndikuar ngjarjet ne toke.
Ai besonte ne ate qe forcat detare rrallehere i fitojne luftrat te vetme-ato
shpesh e bejne te mundur per ushtrite qe te bejne kete. Ne kete menyre, roli
i forcave detare ishte mbrojtja e Atdheut, si dhe lehtesimi i futjes (vendosjes)
se forcave tokesore ne zonen e objektivave jashte vendit. Per plotesimin e cdo
njeres nga keto nuk kerkohej domosdoshmerisht as zoterimi (kontrolli) i detit
as beteja vendimtare e forcave detare.
Megjithate Korbeti pranonte qe fitimi i ndeshjeve vendimtare detare
mbetet detyra kryesore e flotes ushtarake detare, ai mendonte qe ka raste
kur kjo nuk ishte as e domosdoshme as e deshirueshme. 67 Teorive te tij i
afrohet shume doktrina aktuale e forcave detare te SHBA-se.
Fuqia Ajrore
Douhet
Bazat e teorise klasike te fuqise ajrore – megjithese autoresia eshte e
debatueshme – eshte “Kontrolli (zoterimi) i Ajrit” botuar ne fillim ne vitin
1921 nga gjenerali dhe autori Italian, Gulio Douhet. Duke reaguar ndaj
tmerreve qe ai pa gjate Luftes I Boterore, Douhet u be nje mbeshtetes i forte i
fuqise ajrore.
Ai mendonte qe avioni mund te rikthente vendosmerine ne zhvillimin e
luftes, te cilen forcat tokesore dukeshin te paafta per ta realizuar. Avioni
mund te fluturoje mbi fushebetejen tokesore dhe te godase drejteperdrejte
vendosmerine (vullnetin) e armikut. Per arsye te problemeve teknike ne
lidhje me zbulimin dhe interpretimin, ndalimi i sulmit ajror do te ishte i
pamundur. Bombarduesit e medhenj qe mbartin nje kombinim te armeve
(bombave) me eksploziv te fuqishem, atyre ndezese, dhe me gaz helmues,
mund te godasin qytetet e ndryshme te armikut.
Popullsia civile, e cila eshte kyci i luftes moderne, nuk do te ishte ne
gjendje t’i rezistonte bombardimeve te tilla dhe do te detyronte shpejt
dorezimin e qeverise se saj. Megjithese humbjet ne civile mund te jene te
larta, kjo do te ishte nje metode me humane e zhvillimi te luftes se sa lufta e
tejzgjatur tokesore.
Se pari, nje kusht paraprak per arritjen e suksesit eshte zoterimi ajrit-
nje teori e ngjashme me kontrollin detit. Kontrolli i ajrit i jep mundesi njeres
pale te fluturoje atje ku deshiron dhe atehere kur deshiron nderkohe qe
armiku nuk eshte ne gjendje te fluturoje. Se dyti, meqenese avioni eshte nje
arme ofensive, ajo arrin kontrollin e ajrit me ane te bombardimit strategjik-
ne rrethane ideale duke kapur(goditur) forcat ajrore te armikut ne toke.
Duke njohur kufizimet teknologjike te kohes se tij, Douhet besonte se nuk
kishte nevoje per artileri kunderajrore apo interceptor meqenese asnjeri prej
tyre nuk funksiononte normalisht. Ashtu si dhe aviatore te tjere, Douhet
besonte se avionet mund te perdoren me mire ne nje force ajrore te pavarur.
69

46
Arma berthamore mendohej qe kishte plotesuar mangesite teknologjike qe
penguan forcat ajrore te fitonin te vetme Luften II Boterore. Municionet e
drejtuara te precizionit te larte kane bere me ne fund te mundur goditjet
ajrore vendimtare. Pohimi i Douhetit per padobishmerine e mbrojtjes ajrore
u vertetua te ishte i gabuar atehere kur radaret bene te mundur zbulimin e
avioneve, dhe avionet gjuajtes ishin ne gjendje te kapnin e rrezonin
bombardues te medhenj. Thenia e Douhetit lidhur me brishtesine e moralit
te civileve nen goditjen ajrore u provua gjithashtu qe s’ishte e vertete.
Megjithate, ai ende vazhdon te kete ndikim te madh ne doktrinen e forces
ajrore dhe eshte krijuesi i teorise moderne te fuqise ajrore.
Perfundime
Cila nga keto qasje te strategjise eshte me e mira? Cila eshte zgjidhja e
pranuar? Pergjigja eshte e thjeshte – nuk ka nje zgjidhje qe te jete me e mira
nga te gjitha. Te gjitha cfare thame me lart kane dobi per qellime te vecanta,
por ato jane te pamjaftueshme si pergjithesime per strategjine. Ato priren te
jene: 1) te orientuara nga lufta ne vend te orientimit te pergjithshem(per
shembull me teper ne strategjine ushtarake se sa ne strategjine ne
pergjithesi); 2) te fokusuara shume ngushte (kjo eshte arsyeja qe ato
adresojne strategji specifike ushtarake ne vend te strategjive te medha me te
pergjthshme dhe ne disa raste paraqesin metoda te nje sherbimi(lloj force) te
vetem); dhe 3) madje edhe ne vete fushen ushtarake, ato jane shume te
fokusuara ne nje aspekt te nje problemi shumedimensional (per shembull
ato perpiqen te kapercejne marredheniet baze qellime – menyra – mjete dhe
te kalojne direkt te zgjidhja).
Ato ne pergjithesi jane te interesuara me shume per “si-ne” ndersa me
pak per “cfare” dhe “perse”. Perjashtim ne kete rast bejne konceptet e gjera
si demtimi, shterimi dhe asgjesimi dhe strategjia berthamore qe gjithnje
synonin ne frenimin dhe lidhnin qarte menyrat me mjetet per arritjen e ketij
qellimi.
Atehere perse paraqiten gjithe keto koncepte strategjike kur ato nuk
funksionojne? Mos harroni se megjithese asnje nga modelet nuk funksionon
si pergjithesim, secila prej tyre ka vlere ne rrethana te vecanta. Strategu
duhet te njohe secilen prej tyre, keshtu qe ai mund te zgjedhe metoden apo
kombinimin e metodave me te mira per situaten me te cilen ai perballet.
Bibliografia
1. See Hew Strachan, “The Lost Meaning of Strategy,” Survival, Vol. 47, No. 3, Autumn 2005, pp. 33-54.
2. Carl von Clausewitz, On War, Michael Howard and Peter Paret, eds. and trans., Princeton, NJ: Princeton
University Press, 1976, p. 177.
3. Antoine Henri Baron de Jomini, The Art of War, G. H. Mendell and W. P. Craighill, trans., 1862, reprinted by
The West Point Military Library series, Thomas E. Griess and Jay Luvass, eds., Westport, CT: Greenwood
Press, 1971, p. 62.
4. Henry Lee Scott, Military Dictionary: comprising Technical Definitions; information on Raising and Keeping
Troops; Actual Service, including Makeshifts and Improved Materiel; and Law, Government, Regulation, and
administration Relating to Land Forces, 1861, reprinted by The West Point Military Library series, ed. by
Thomas E. Griess and Jay Luvass, Westport, CT: Greenwood Press, 1968, p. 574.
5. Basil H. Liddell Hart, Strategy, 2nd edition, 1954, reprint, New York: Frederick A. Praeger, 1967, pp. 335-
336.
6. Collin S. Gray, Modern Strategy, New York: Oxford University Press, 1999, p. 17.

47
7. U.S. Department of Defense, The Joint Staff, Joint Publication 1-02, DOD Dictionary of Military
andAssociatedTerms(hereafterJointPub102),availableatwww.dtic.mil/doctrine/jel/new_pubs/jp1_02.pdf, pp. 507,
357; U.S. Department of Defense, The Joint Staff,JointDoctrine Encyclopedia, available at
www.dtic.mil/doctrine/joint_military_encyclopedia/htm, pp. 731, 542.
8. Robert H. Dorff, “A Primer in Strategy Development” in U.S. Army War College Guide Strategy, Joseph R.
Cerami and James F. Holcomb, Jr., eds., Carlisle Barracks, PA: Strategic Studies Institute, 2001, p. 11; Richard
A. Chilcoat, “Strategic Art: The New Discipline for 21st Century Strategists” in U.S. Army War College Guide
to Strategy, Joseph R. Cerami and James F. Holcomb, Jr., eds., Carlisle Barracks, PA: Strategic Studies Institute,
2001, p. 205.
9. Gray, p. 28.
10. J. C. [Joseph Caldwell] Wylie, Military Strategy: A General Theory of Power Control, New Brunswick, NJ:
Rutgers University Press, 1967, reprint, Annapolis, MD: Naval Institute Press, 1989, pp. 22-27.
11. Russell F. Weigley, “Response to Brian McAllister Linn by Russell F. Weigley,” The Journal of Military
History,, Vol. 66 No. 2, April 2002, p. 531.
12. Michael Howard, “Lessons of the Cold War,” Survival, Vol. 36, No., 4, Winter 1994-95, p. 165.
13. Dorff, p. 12.
14. Clausewitz, pp. 88-89.
15. Sun Tzu, The Art of War, Samuel B. Griffith, trans., 1963, reprint, New York: Oxford University Press,
1973, pp. 73, 63; Liddell Hart, p. 366.
16. Ibid., pp. 77, 98, 85, 96.
17. Clausewitz, p. 267.
18. Ibid., pp. 595-596.
19. Ibid., p. 528.
20. Jomini, pp. 61-63.
21. Liddell Hart, p. 337.
22. Ibid., p. 339.
23. Ibid., pp. 339-341; Clausewitz, p. 137.
24. Andre Beaufré, An Introduction to Strategy, with Particular Reference to Problems of Defense, Politics,
Economics, and Diplomacy in the Nuclear Age, New York: Praeger, 1965; Andre Beaufré, Deterrence and
Strategy, New York: F. A. Praeger, 1966; Andre Beaufré, Strategy of Action, London: Farber and Farber, 1967.
25. Beaufré, Introduction to Strategy, pp. 30-31.
26. Ibid., pp. 26-29.
27. Ibid., pp. 34-35.
28. Ibid., p. 36.
29. Ibid., p. 129.
30. Beaufré, Strategy of Action, pp. 28.
31. Ibid., p. 132.
32. Luttwak, pp. 92-93.
33. Ibid., p. 94.
34. Ibid., pp. 94-95.
35. Ibid., pp. 4, 87-91.
36. Ibid., p. 7.
37. Ibid., p. 8.
38. Ibid., pp. 9-10.
39. Ibid. p. 10.
40. Ibid., pp. 10-15, 17.
41. Martin Van Creveld, The Transformation of War, New York: The Free Press, 1991, p. ix.
42. Ibid., pp. 57, ix.
43. Ibid., pp. 125-156.
44. Ibid., pp. 63-94, 119, 120-220.
45. Martin Van Creveld, “The Transformation of War Revisited,” in Robert J. Bunker, ed., Non-State Threats
and Future Wars, London: Frank Cass, 2003, pp. 5, 7-14.
46. Archer Jones, Elements of Military Strategy: An Historical Approach, Westport, CT: Praeger, 1996, p. xiii.
47. Ibid., p. xiv.
48. Archer Jones, Civil War Command and Strategy: The Process of Victory and Defeat, New York: The Free
Press, 1992, p. 35; Jones, Elements of Military Strategy, pp. 201-204.
49. Boyd never published his OODA loop theory. It is available in John R. Boyd, “A Discourse on Winning and
Losing,” unpublished paper (Air University document number MU43947, August 1987. The best summary is
David S. Fadok, “John Boyd and John Warden: Airpower’s Quest for Strategic Paralysis,” The Paths of Heaven:
The Evolution of Airpower Theory, Maxwell AFB, AL: Air University Press, 1997, pp. 141-143.

48
50. John A. Warden III, “The Enemy as a System,” Airpower Journal, Spring 1995, pp. 41-55.
51. T. E. (Thomas Edward) Lawrence, Seven Pillars of Wisdom: A Triumph, New York: George Doran
Publishing Co., 1926, reprint, New York: Anchor Books, 1991.
52. Ibid., pp. 104-105, 143-145; Robert B. Aspery, War in the Shadows: The Guerrilla in History, 2 Vols., New
York: Doubleday & Co., Inc., 1975, Vol. 1, pp. 262-264.
53. T. E. (Thomas Edward) Lawrence, “Guerrilla Warfare,” Encyclopedia Britannica, 1957, Vol. 10, as quoted
in Aspery, War in the Shadows, Vol. 1, p. 269; Aspery, War in the Shadows, Vol. 1, p. 263.
54. Makers of Modern Strategy: from Machiavelli to the Nuclear Age, Peter Paret, ed., Princeton, NJ: Princeton
University Press, 1986, p. 831.
55. Mao Tse-Tung, On Protracted War, Peking, China: Foreign Language Press, 1960; Mao Tse-Tung: An
Anthology of His Writings, Anne Fremantle, ed., New York: New American Library, 1972.
56. Ernesto “Che” Guevara de la Serna, Che Guevara on Guerrilla Warfare, Introduction by Major Harris-Clichy
Peterson, USMCR, New York: Frederick A. Praeger, 1961, p. 10; Ernesto “Che” Guevara de la Serna, Guerrilla
Warfare, New York: Monthly Review Press, 1961, p. 15.
57. Charles C. Caldwell, Small Wars—Their Principles and Practices, 3rd ed., London: His Majesty’s Stationary
Office, 1898, 1906; reprint, East Ardsley, England: EP Publishing Ltd. 1976, pp. 25-33, 85-90, 125-148, 23;
Asprey, War in the Shadows, Vol. 1, pp. 204-206.
58. Roger Trinquier, Modern Warfare: A French View of Counterinsurgency, Daniel Lee, trans., New York:
Frederick A. Praeger, 1964, pp. 43-98.
59. David Galula, Counterinsurgency Warfare: Theory and Practice, New York: Frederick A. Praeger: 1964, pp.
6-10.
60. Ibid., and pp. 17-26.
61. Ibid., pp. 74-79, 87-93, 96-106.
62. Frank Kitson, Low Intensity Operations: Subversion, Insurgency, and Peacekeeping, Harrisburg, PA:
Stackpole Books, 1971, especially pp. 67-143.
63. Niccolò Machiavelli, The Art of War, Ellis Farnsworth, trans., New York: Da Capo Press, 1965; Niccolò
Machiavelli, The Discourses of Niccolò Machiavelli, Leslie J. Walker, trans., Boston, MA: Routedge and Paul,
1975; Niccolò Machiavelli, The Prince, Luigi Ricci, trans., revised by E. R. P. Vincent, New York: New
American Library, 1952; Frederick the Great, Instructions for his Generals, Thomas R. Phillips, trans.,
Harrisburg, PA: The Stackpole Company, 1960; The Military Maxims of Napoleon, George C. D’Aguilar, trans.,
with Introduction by David G. Chandler, 1831, reprint, New York: Da Capo Press, 1995, p. 14; QDR 2001:
Strategy-Driven Choices for America’s Security, Michèle A. Flournoy, ed., Washington, DC: National Defense
University Press, 2001.
64. See, for example, Bernard Brodie, Strategy in the Missile Age, 1959, reprint, Princeton, NJ: Princeton
University Press, 1971; Joint Pub 1-02, p. 156.
65. Albert Wohlstetter, The Delicate Balance of Terror, Santa Monica, CA: RAND, 1958; Bernard Brodie,
Strategy in the Missile Age, Princeton, NJ: Princeton University Press, 1959; Herman Kahn, On Thermonuclear
War, Princeton, NJ: Princeton University Press, 1960; Thomas C. Schelling, The Strategy of Conflict,
Cambridge, MA: Harvard University Press, 1960; and Arms and Influence, New Haven, CN: Yale University
Press, 1966.
66. Alfred Thayer Mahan, The Influence of Sea Power Upon History 1660-1783, 1890, reprint, Boston, MA:
Little, Brown and Company, 1970, pp. 29-88, 25, 26.
67. Julian S. Corbett, Some Principles of Maritime Strategy, London: Longman, Green, 1911.
68. Theodore Ropp, War in the Modern World, 1959, reprint, New York: Collier Books, 1973, pp. 208-209.
69. Giulio Douhet, The Command of the Air, Sheila Fischer, trans., Rome, Italy: Rivista Aeronautica, 1958.
70. William Mitchell, Winged Defense: The Development and Possibilities of Modern Air Power—Economic
and Military, New York: G. P. Putnam’s Sons, 1925.
71. John C. Slessor, Air Power and Armies, Oxford, England: Oxford University Press, 1925.

49
Arti strategjik: Nje disipline e re per drejtuesit e shekullit XXI
Richard A. Chilcoat

Ndryshimet dramatike qe kane ndodhur ne sistemin nderkombetar gjate


dhjetevjecarit te fundit te shekullit te kaluar e ne vazhdim na detyrojne qe te
rivleresojme strategjite e vjetra dhe te shikojme per pika te reja referimi drejt
percaktimit te strategjive te reja. Mjedisi strategjik i sigurise mbetet ende
teper kompleks dhe potencialisht i rrezikshem. Mund te themi se jetojme ne
nje kohe kur kercenimet konvencionale, karakteristike e periudhes se Luftes
se Ftohte, i kane lene vendin kercenimeve te natyres transnacionale dhe
asimetrike qe sic shihet do te jene predominuese ne fushen e sigurise per
dekadat qe do te vijne. Nje nder sfidat me te medha dhe kercenimet me te
rrezikshme ne bote eshte terrorizmi nderkombetar, i cili eshte shnderruar
sot ne nje kercenim seroz ndaj civilizimit, demokracise, vlerave njerezore dhe
se ardhmes se popujve. Eshte kjo aresyeja qe mjedisi i ri i sigurise kerkon
nje mendim te ri ne fushen e sigurise ne pergjithesi dhe ne ate ushtarake ne
vecanti. Per vete natyren e tij, lufta kunder terrorizmit kerkon qe forcat
ushtarake te veprojne ndryshe nga metodat tradicionale te perdorimit te tyre
gjate Luftes se Ftohte.
Ne kete periudhe ndryshimesh te medha, lideret e nivelit strategjik dhe
strateget e shume vendeve, krahas te tjerave, kane diskutuar edhe per rolin
dhe mundesite e vendeve te tyre per mbrojtjen, mbeshtetjen dhe cuarjen me
tej te interesave kombetare ne kushtet e mjedisit te ri te sigurise, ku
kercenimet jane te papercaktuara qarte e te pasigurta, dhe konflikti eshte
nje karakteristike e natyrshme, por megjithate shpesh e paparishikuar. Kjo
forme e re dhe e papercaktuar e ketij mjedisi sigurie, e nderthurur me
zvogelimin e burimeve dhe mjeteve, shpeshhere paraqet sfida te veshtira dhe
komplekse per sigurine kombetare.
Perballimi me sukses i ketyre sfidave kerkon menyra veprimi sistematike
e te integruara si ne formulimin ashtu dhe ne zbatimin e strategjise. Keshtu,
neqoftese arti operativ perben ne vetvete nje udhezues dhe udheheqes me
vlere ne lidhje me perdorimin sa me te efektshem te fuqise ushtarake, arti
strategjik nga ana e tij eshte udhezues dhe udheheqes po aq me vlere per
formulimin sa me te efektshem si te strategjise se sigurimit kombetar ashtu
dhe te strategjise ushtarake kombetare dhe strategjise se teatrit(operacionit)
duke integruar ne kete menyre perdorimin e fuqise ushtarake ne nje
kontekst me te gjere politiko-ushtarak, pra ne ate kontekst ne te cilin

50
zakonisht lindin dhe zhvillohen luftrat e ndryshme. Me fjale te tjera, arti
strategjik duhet te krijoje e vendose marredheniet ndermjet fuqise ushtarake
dhe instrumenteve te tjere te fuqise kombetare. Gjithashtu, ai duhet te
udheheqe komandantet ushtarak edhe ne permbushjen e pergjegjesive te
tyre strategjike, ne mbrojtje te interesave kombetare.
Lidershipi strategjik ne vetvete eshte zbatimi efektiv i artit strategjik.
Strateget, nga ana e tyre mund te mendojne e shqyrtojne me kujdes
strategjine ne teresi si dhe te ndihmojne ne formulimin e strategjive
perkatese, por eshte lideri strategjik ai qe e ushtron artin strategjik dhe
mundeson realizimin e tij ne praktike.
Kerkimi per nje strategji te efektshme si dhe zoterimi i artit strategjik nga
ana e udheheqjes se larte, si civile dhe ushtarake, eshte me rendesi jetike
per te sotmen dhe te ardhmen e vendit. Kjo trajtese nuk synon te jape nje
strategji apo nje proces ideal per formulimin, kuptimin apo zoterimin e artit
strategjik. Qellimi i saj eshte qe te theksoj faktin se studimi dhe kerkimi ne
vetvete eshte nje element i rendesishem, i qendrueshem dhe meriton
vemendjen dhe perpjekjet tona me serioze ne kete kohe kur pikat e njohura
te orientimit te lidhura me periudhen e Luftes se Ftohte jane zhdukur,
nderkohe percaktimi i vizionit te ri strategjik eshte ende ne proces. Ne te
vertete, deri tani ne kemi bere nje rruge te gjate ne drejtim te njohjes e
zoterimit te artit operativ dhe atij taktik, ndersa tani eshte koha qe te bejme
perpjekjet e duhura edhe per zoterimin e artit strategjik.
Revolucioni i njekohshem, qofte ne ceshtjet ushtarake, ne teknologji apo
informacion si dhe rirregullimi i sistemit nderkombetar ka prishur kufinjte e
meparshem tradicionale te niveleve te luftes-taktik, operativ dhe strategjik
duke i bashkuar ato ne nje sistem te integruar te vetem, ne te cilin
shpeshhere veprimet ne nivelin me te ulet kane nje ndikim te menjehershem
e dramatik ne te gjithe nivelet e tjere, pra si ne ate taktik, ashtu dhe ne ate
operativ dhe strategjik.
Keto ndryshime dramatike te mjedisit te sigurise kerkojne nje menyre
trajtimi te integruar te strategjise dhe operacioneve, nje trajtese qe nderthur
ne menyre konceptuale nivelet e luftes-strategjike, operative dhe taktike-me
te gjithe instrumentet e tjere te fuqise kombetare (ekonomike, diplomatike,
te informacionit dhe ushtarake) te shprehura qarte ne strategjine e sigurimit
kombetar.
Perpara se strategjia e sigurimit kombetar te mund behet nje plan i
kuptueshem dhe i bashkerenduar per veprim, duhet fillimisht te kerkojme
qe arti strategjik te koordinoje te gjithe instrumentet e fuqise qe disponon nje
vend apo nje koalicion shumekombesh me qellim per te permbushur me
sukses te gjithe objektivat dhe qellimet e percaktuara qarte dhe te pranuara
nga te gjithe.
Per kete arsye, ne nuk duhet te kemi me tej trajtesa te izoluara dhe te
pakoordinuara ndermjet fushave perkatese te strategjise–ushtarake,
diplomatike, ekonomike apo informative–pasi keshtu ato shpesh paraqesin
ne vetvete pengesa burokratike dhe institucionale me ndikim negativ ne
arritjen e unitetit te mendimit e veprimit, pa te cilat sigurisht qe nuk mund
te mendohet nje strategji efektive e sigurimit kombetar.1 Gjenia e Curcillit i

51
kishte rrenjet e saj pikerisht ne kuptimin e ketij realiteti. Ai shprehej se
strategu, ashtu si piktori, duhet te kete nje fushe pamje gjitheperfshirese, e
cila paraqet si fillimin ashtu dhe mbarimin e saj, te teren dhe pjeset e
vecanta, si nje mbrese e njekohshme, e cila ruhet ne kujtese ne menyre te
plote dhe te vazhdueshme.2 Curcilli ishte nje shembull klasik i strategut dhe
liderit strategjik. Lidershipi i tij beri diferencen ne kthimin e fjaleve ne vepra,
te ideve dhe koncepteve ne veprim. Ai ishte nje mjeshter i artit strategjik.
Uniteti i mendimit dhe veprimit kerkon qe lideret strategjik me uniforme
te kuptojne e njohin edhe disiplinat e tjera jashte ekspertizes se tyre
profesionale, kurse lideret strategjik civile duhet gjithashtu te kuptojne
plotesisht pasojat dhe ndikimet e politikes si ne sigurimin kombetar, ashtu
dhe ne strategjine ushtarake. Keshtu pershembull, neqoftese tregtia e nje
vendi te zhvilluar behet me qellim qe te siguroje perfitime maksimale per
ekonomine e ketij vendi, atehere ajo krahas te tjerave ne proces mund te
perfshije edhe transferimin e teknologjive ne vende te tjera, duke e vene
keshtu superioritetin e saj ushtarak ne rrezik.
Nga ana tjeter, duke ngritur pengesa tregetare, mund te shkaktohen
konflikte me vende te tjera, duke e vene keshtu perseri ne rrezik sigurine
kombetare. Keto sigurisht qe perbejne zgjedhje te veshtira, qe mund te
ndermjetesohen vetem nga lidere te cilet jane te afte te drejtpeshojne
perfitimet afatshkurtera ndaj atyre afatgjata, interesat rajonale ndaj atyre
globale, si dhe te pajtojne e integrojne efektet e te gjithe elementeve perberes
te strategjise kombetare ne mbeshtetje dhe mbrojtje te interesave kombetare.
Kuptimi dhe zoterimi i artit strategjik kerkon marredhenie te ngushta
bashkevepruese, nderinstitucionale si dhe lidere me vizion qe te shohin qarte
mbi dhe pertej pengesave burokratike te kohes.
Lideret civil dhe ushtarak duhet te punojne ngushte se bashku, te
nderveprojne me njeri tjetrin ne lidhje me qellimet dhe objektivat qe synohet
te arrihen, per kurset e veprimit, kapacitetet, kercenimet dhe rreziqet, pasi
nuk ekziston nje prag i qarte midis paqes dhe luftes qe te shenoje piken ku
lideret politik dhe ushtarak nuk nderhyjne ne pergjegjesite e njeri tjetrit.
Si lidershipi civil, ashtu dhe ai ushtarak duhet te jene mjeshter te artit
strategjik dhe fakti i varesise se lidershipit ushtarak ndaj atij civil nuk e
zvogelon aspak rendesine e keshillimit dhe rekomandimive te ushtarakeve
ndaj autoriteteve civile ose pergjegjesine qe kane te dy keto nivele te
lidershipit per te komunikuar dhe koordinuar veprimet ne procesin e
formulimit dhe zbatimit te strategjise se cdo niveli dhe vecanerisht ne te
gjithe fazat e zhvillimit e te zgjidhjes se nje konflikti te caktuar. Kjo perben
ne vetvete esencen e artit strategjik
Zhvillimi i nje definicioni funksional te artit strategjik
Nje definicion qe te jete i mire dhe i pranueshem duhet te jete i shkurte,
por me fushe te gjere veprimi dhe mjaft i qarte per te informuar per veprim
apo beteje. Arti strategjik kerkon orkestrimin e te gjithe instrumenteve te
fuqise kombetare per arritjen e qellimeve te qarta e percaktuara sakte.
Qellimet strategjike burojne nga interesat kombetare dhe percaktohen me
terma te ndryshme si; ruajtja e pavaresise, sovranitetit, teresise territoriale,
sigurimi i jetes se qytetareve e pasurise se tyre, mireqenia ekonomike,

52
mbeshtetja e vlerave kombetare etj.
Arti strategjik i percaktuar ne pergjithesi eshte: formulim, koordinim dhe
zbatim me aftesi i qellimeve ( objektivave), menyrave ( kurseve te veprimit)
dhe mjeteve ( burimeve materiale ) per mbeshtetjen dhe mbrojtjen e
interesave kombetare.
Ndersa eshte fakt i padiskutueshem qe lidershipi ushtarak mban
pergjegjesi per zhvillimin dhe perfundimin me sukses te luftrave, gjithashtu
eshte po aq e vertete qe arti strategjik perfshin ne vetvete drejtimin e
integruar te instrumenteve te tjere te fuqise kombetare si dhe kuptimin e
njohjen e kontributeve dhe kufizimeve te tyre ne kuadrin e strategjise se
sigurimit kombetar. Ashtu si kunder diplomacia, kur asaj i mungon
mbeshtetja instrumentit ushtarak dhe ekonomik, mund te jete e
pafuqishme, madje edhe e rrezikshme, edhe strategjia ushtarake te ciles i
mungon drejtimi politik dhe nje baze e fuqishme ekonomike mund te provoje
te njejtat dobesi. Planizimi dhe zbatimi i strategjise kerkon njohjen e nje
shembulli apo modeli si nga lideret civil ashtu dhe ata ushtarak. Modeli i
strategjise i perbere nga “ Qellimet, Menyrat dhe Mjetet”, dhe qe ka
zbatueshmeri pothuajse universale- percakton objektivat, identifikon
kurset e veprimit per arritjen e tyre dhe siguron burimet e nevojshme
materiale per mbeshtetjen e secilit kurs veprimi.3
Marredheniet ndermjet ketyre elementeve te strategjise kane ne
konsiderate kryerjen e planizimit dhe te diskutimit te alternativave te
vizioneve te ndryshme strategjike, si dhe perllogaritjen dhe vleresimin e
rreziqeve te caktuara. Ky model dhe zbatimi i tij ne Strategjine e Sigurimit
Kombetar dhe ne Strategjine Ushtarake Kombetare trajtohet ne procesin e
mesimdhenies me kuadrot e larte ushtarak kryesisht ne Kolegjet e
Luftes( Kursi i Larte prane Akademise se Mbrojtjes). Lideret strategjik me
uniforme duhet njeherazi te jene te afte te kuptojne dhe te operojne si ne
nivelet e strategjise se sigurimit kombetar, ashtu dhe ne ato te strategjise
ushtarake kombetare dhe te teatrit( operacionit ). Ne nivelin me te larte te
strategjise, nje nga detyrat themelore te Shefit te Shtabit te Pergjithshem,
Shtabit te Pergjithshem, dhe shpesh te komandanteve te forcave eshte qe te
ndihmojne Ministrin e Mbrojtjes ne formulimin e strategjise se sigurimit
kombetar, qe ne vetvete eshte produkt i punes se perbashket
nderinstitucionale ne nivelet me te larta.
Kjo detyre me pergjegjesi, sa e veshtire dhe komplekse kerkon njohje dhe
zoterim te plote te ceshtjes se si mund te zbatohen elementet e fuqise qe
perfshin strategjia kombetare, qofte ne rastin e perdorimit te vecante apo te
integruar te tyre. Lideret strategjik, direktiven e sigurimit kombetar e
shprehin apo sic mund te thuhet ndryshe e perkthejne ne nje gjuhe te
koncentruar ushtarake nepermjet dokumenteve zyrtare sic jane Udhezimet e
Planifikimit te Mbrojtjes dhe te Strategjise Ushtarake Kombetare. Eshte
pikerisht ky nivel dhe proces ku ndryshimet ndermjet artit strategjik dhe
artit operativ jane me te theksuara. Arti operativ rrjedh dhe zhvillohet nga
vendimet politike dhe nga strategjia e formuluar ne nivel kombetar apo te
teatrit te luftimit. Arti operativ duke qendruar ne mes strategjise dhe
taktikes, ai jo vetem qe ka palosje apo pjese te perbashketa si me strategjine

53
ashtu dhe taktiken, por njeherazi edhe lidh dhe harmonizon strategjine me
taktiken. Gjithashtu arti operativ shpreh apo perkthen strategjine e teatrit te
luftimit ne veprime ushtarake duke integruar veprimtarite kyce te te gjithe
niveleve te luftes.
Arti operativ, ne menyre me rigoroze eshte perqendruar ne
perdorimin e forcave ushtarake per arritjen e qellimeve te vendosura
nga strategjia, nepermjet planifikimit dhe kryerjes se fushatave dhe
operacioneve luftarake.
Komandantet e nivelit te larte (te operacionit, llojit te forces) luajne nje rol
te shumeanshem dhe kompleks si integrues dhe shprehes te strategjise ne
nivelin operativ. Ne rast nevoje ata jane zbatues te te dy llojeve te artit, atij
strategjik dhe operativ. Pergjegjesia e tyre eshte, qe sipas kerkeses te
ndihmojne ne formulimin e strategjise se sigurimit kombetar dhe strategjise
ushtarake kombetare, sikunder kane pergjegjesi te formulojne strategjine e
nje teatri(operacioni) ne zbatim te politikes kombetare si dhe te komandojne
dhe drejtojne strukturat perkatese. Strategjia e teatrit(operacionit) integron
konceptet, mjetet dhe kurset e veprimit per te realizuar qellimet e strategjise
kombetare ose strategjise shumekombeshe. Ajo perben burimin ushqyes
konceptual prej nga arti operativ vazhdon rrjedhen e tij drejt venies ne
zbatim. Komandanti i teatrit(operacionit) qendron saktesisht ne nyjen apo
pikebashkimin kritik, aty ku nivelet e ndryshme te strategjise shprehen ne
plane operative per veprime te unifikuara, qe lidhin veprimet taktike me
objektivat strategjike. Ne praktike, komandantet e teatrit( operacionit) dhe
shtabet e tyre shpesh merren direkt me agjensi, institucione apo struktura
jo ushtarake qe perfshihen ne zbatimin e strategjise me te gjere te sigurimit
kombetar.

Strategjik

Operativ

Taktik

Kjo kerkon qe ushtaraket profesioniste te merren me te gjithe


instrumentet qe rrok fuqia kombetare. Keto instrumente shpesh paraqesin
interesa konkuruese ne nje sistem nder agjensi ose ne nje koalicioni ad hoc
ne improvizim e plotesim, sic eshte ne rastin e rregullimit e vendosjes se
elementeve te komandim-drejtimit. Ne keto rrethana politike komplekse,
ekspertiza ushtarake dhe aftesite drejtuese e komanduese tradicionale duhet
te plotesohen e perfeksionohen me tej, si me njohjen e thelle te ceshtjeve te

54
rendesishme politike, ekonomike dhe ushtarake, me shkathtesi te lidershipit
horizontal dhe te ndertimit te konsensusit, si dhe aftesi per realizimin e
bashkepunimit me struktura dhe personalitete jashte sferes se kontrollit
dhe ndikimit te drejteperdrejte.
Zoterimi i Artit Strategjik
Sipas perkufizimeve per artin strategjik te zhvilluara me lart, lidershipi
strategjik, i pare gjithnje ne kontekstin e ceshtjeve te sigurimit kombetar,
kerkon qe drejtuesit e larte te jene ne gjendje qe te formulojne, te
koordinojne dhe zbatojne me mjeshteri qellimet, menyrat dhe mjetet ne
zoterim per mbeshtetjen dhe mbrojtjen e interesave kombetare. Mjeshter te
artit strategjik jane ata, qe vetem(pa ndihmen e te tjereve) me
kompetence jane ne gjendje te integrojne dhe kombinojne njeherazi te
tre rolet qe ekzekutohen nga nje strateg i persosur(me kompletim te
pergjithshem), pra rolin e liderit strategjik, prakticienit strategjik dhe
teoricienit strategjik.
Keto role te liderit, ku cdo njeri rrok nje grupim te dallueshem aftesish,
perbejne kompetencat percaktuese te individit qe eshte mjeshter i artit
strategjik. Keto role dhe kompetenca, teresisht komplekse trajtohen me
poshte. 4 Nga nje veshtrim, rezulton se te tre grupimet e aftesive,
mbipalosen me njeri tjetrin, pra cdo njeri ka pjese te perbashketa me dy
grupimet e tjere, sikunder kemi pjese te perbashketa te te tre grupimeve,
ndonese cdonjeri prej tyre eshte koherent, sikunder qe te gjithe sebashku
jane mbeshtetes te njeri tjetrit. Aftesite perkatese zhvillohen, pervetesohen
dhe perfeksionohen nga mjeshtri i artit strategjik nepermjet arsimimit,
sherbimit, studimit vetjak dhe pervojes individuale te fituar gjate jetes.
Rolet:
1. Lider Strategjik-Aftesite
 Siguron vision dhe perqendrim strategjik
 Zoteron aftesi komandimi dhe drejtimi
 Frymezon te tjeret per te menduar dhe vepruar
 Koordinon qellimet, menyrat dhe mjetet
2. Prakticien (ushtrues iartit) Strategjik-Aftesite
 Harton dhe ekzekuton plane strategjike
 Unifikon veprimet ushtarake dhe jo ushtarake
 Perdor forcat ushtarake dhe elementet e tjere te fuqise
ushtarake
 Kupton gjithe nivelet e luftes
 Zbaton qellimet, menyrat dhe mjetet
3. Teoricieni strategjik-Aftesite
 Zhvillon konceptet dhe teorite strategjike
 Integron te gjithe instrumentet e forces te SSK dhe SUK
 Studion historine e luftes
 Jep mesim per artin strategjik
 Formulon qellimet, menyrat dhe mjetet

Lideri
strategjik Teoritë
strategjik
55 e
Profesionisti/
prakticieni
strategjike

Lideri Strategjik: Siguron vizion dhe perqendrim strategjik, shfrytezon


aftesite drejtuese si dhe frymezon te tjeret per te menduar dhe vepruar.
Prakticieni Strategjik: Zhvillon nje njohje e kuptim me te thelle te gjithe
niveleve te luftes dhe strategjise si dhe marredhenieve e ndervaresive
ndermjet tyre; zhvillon dhe ekzekuton plane strategjike, perdor forcat
ushtarake dhe elementet e tjere te fuqise ushtarake; unifikon veprimtarite
ushtarake dhe jo ushtarake bazuar ne aftesite komanduese e drejtuese te
lidershipit horizontal.
Teoricieni strategjik: Studion historine ushtarake, zhvillon konceptet
dhe teorite strategjike, i integron ato me elementet e fuqise kombetare,
strategjine e sigurimit kombetar dhe strategjine ushtarake, si dhe jep mesim
ose keshillime per artin ushtarak. Dallimi ndermjet nje lideri strategjik dhe
teoricieni strategjik eshte i ngjashem me ate qe nxjerr psikologu Howard
Gardner ndermjet lidereve direkt dhe indirekt. Lideret direkt ndikojne te
tjeret me paramendim, pra me nje qellim te caktuar. Mjetet kryesore te tyre
jane mesazhet, motivet, vizionet, parashikimet, mendimet, idete, ndersa
aftesia e tyre me e rendesishme eshte aftesia komunikuese. Audienca e
liderit direkt eshte e gjere dhe mund te perfshije edhe tere vendin apo
popullin. Lideret indirekt ndikojne te tjeret nepermjet punes se tyre-shpesh
here me ane te teorive ose studimeve te tyre.5
Te tre rolet ketu jane dhene ne menyre te vecante dhe kjo eshte bere
vetem per qellim analize, por strategu mjeshter i artit strategjik, integron
dhe luan secilin rol njekohesisht, ndersa ai ushtron pergjegjesite e tij. Lideri
strategjik ushtron udheheqjen strategjike ne menyre te plote, vetem atehere
kur ai eshte kompetent ne cdonjerin nga te tre rolet. Shpesh here eshte
funksioni apo detyra qe percakton se cili nga tre rolet eshte me dominues ne
nje kohe te dhene. Pershembull, Shefi i Shtabit te Pergjithshem, misheron
rolin e liderit strategjik, nderkohe qe komandanti i operacionit, apo
komandanti i nje task-force te bashkuar, eshte me teper i perqendruar ne
funksionet e prakticienit strategjik. Komandantet e kolegjeve te luftes
( institucioneve me te larta te arsimimit dhe kualifikimit ushtarak),
planizuesit e nivelit te larte ne Shtabin e Pergjithshem jane ne rolin e
teoricienit strategjik.
Njohja dhe zoterimi i plote i artit strategjik, ne vetvete nuk eshte e njejta
gje me te ashtuquajturin “ Gjeni Strategjik”. Gjeni Strategjik i vertete( qe
nenkupton aftesine e jashtzakonshme per te kuptuar e percaktuar qendren e
rendeses se armikut shoqeruar me planizimin e nje kombinimi sa me
efficient dhe efektiv te te gjitha mjeteve ne dispozicion me qellim goditjen e

56
kesaj qendre rendese apo kercenimin per goditjen e sa), ndofta do te ishte
nje pretendim i tepert ndaj cdo individi ne kete fillim te shekullit te 21-te,
pasi spektri i elementeve te fuqise kombetare eshte rritur se tepermi dhe
njeherazi eshte bere shume kompleks.6
Veprimtaria e mrekullise stratetegjike individuale qe eshte manifestuar ne
shekujt e kaluar, sot realizohet si nje perpjekje e perbashket e strukturave te
shtetit. Realisht, struktura komplekse nderinstitucionale e sigurimit
kombetar, kerkon qe lideret ushtarake te zhvillojne ekspertize plotesuese
dhe dubluese si dhe te kuptojne se ndertimi forcave ushtarake dhe zhvillimi
i strategjive dhe planeve qe pasqyrojne te tre kompetencat e artit strategjik
jane teper te rendesishme. Prirjet qe ka te ngjare te percaktojne shekullin e
21-te, do te kerkojne lidere strategjik, qe te jene ne gjendje te integrojne dhe
sinkronizojne forcat dhe politikat njekohesisht ne te tre sferat.
Disa nga aftesite jane te perbashketa per te tre perberesit e artit
strategjik. Pershembull, te gjithe strateget duhet te jene te afte te mendojne
ne menyre holistike(teresore), te ingranojne instrumentet e fuqise kombetare
dhe te percaktojne anet e forta dhe te dobeta te strukturave dhe
institucioneve te ndryshme te perfshira ne sigurimin kombetar. Ata duhet te
jene te afte qe te mendojne ne menyre konceptuale, sepse strategjia dallohet
nga veprimtarite e tjera edhe nga shtrirja kohore e saj. Strategjia ka te beje
me marredhenie qe i takojne te tashmes, ashtu dhe te ardhmes, duke
balancuar ne kete menyre gjykimet dhe vleresimet afatshkurtera dhe
afatgjata.
Te menduarit konceptual eshte nje porte hyrjeje per realizimin e nje
planifikimi me shtrirje afatgjate. Se fundi, te gjithe strateget duhet te jene te
afte te mendojne ne menyre normative, pra ne perputhje me standartet e
vendosura. Gjykimet e bazuara dhe te dobishme jane shpirti i strategjise.
Strateget duhet te jene te afte te marrin vendim jo vetem per ate qe eshte e
arritshme, por qe njeherazi qe eshte edhe preferueshme. Kjo perben gjithnje
nje proces te veshtire. Oficeret duhet gjithnje te bejne zgjedhje normative. Ne
nivel taktik keto zgjedhje thjeshtezohen pasi mbeshtetemi ne parime dhe
norma zyrtare te shprehura ne dokumente te tilla si doktrina, rregullore e
manuale te ndryshme. Ne nivel strategjik, shume zgjedhje normative
kerkojne shkembime, kompromise e leshime ne te cilat hiqet dore nga nje
perfitim per hir te nje perfitimi tjeter qe vleresohet me i rendesishem apo i
desheruar. Pershembull, te perkrahesh demokracine apo te perkrahesh
stabilitetin; te mbeshtetesh ngritjen e nivelit ekonomik te pensionisteve dhe
shtresave te tjera apo te investosh ne sektore te caktuar te ekonomise etj.
Ky kompleksitet normativ, me kuader te percaktuar standardesh, shtron
detyra te medha para strategeve. Per te patur sukses, ata duhet te ndertojne
nje kuader etik dhe t’a perpunojne e perfeksionojne ate ne menyre te
vazhdueshme. Se fundi, asnje strateg nuk eshte me i fuqishem se bazat etike
te tij.7
Grupet e tjere te aftesive jane te vecante per cdo njerin nga te tre rolet qe
luan mjeshtri i artit strategjik. Per shembull, duke vepruar kryesisht ne rolin
e mesimdhenesit dhe teoricienit strategjik, mjeshtrit strategjik duhet te kene
njohje te plote te frymes politike, ushtarake, ekonomike, shoqerore, etike dhe

57
kulturore te kohes se tyre. Ata duhet te jene ne gjendje qe te mendojne ne
menyre abstrakte, te kuptojne dilemat, mundesite, marredheniet te cilat
mund te mos jene te qarta apo te dallueshme per vezhguesit e zakonshem.
Mbi te gjitha, ata duhet te jene krijues, te afte per te veshtruar pertej
kufizimeve te se tashmes, te shquajne dhe te kuptojne mundesite e reja dhe
pastaj te propozojne mjetet dhe menyrat per arritjen e tyre. Me fjale te tjera,
ata duhet te frymezojne te tjeret qe te mendojne per te ardhmen.
Duke vepruar ne rolin e liderit strategjik, elementi i psikologjise
individuale eshte teper i rendesishem. Mjeshtri duhet te kete aftesine te
dalloje dhe te kompensoje anet e tij te dobeta, te kuptoje dhe percaktoje anet
e forta dhe te dobeta te te tjereve si dhe te krijoje marredhenie te
harmonizuara ndermjet individeve per te ndertuar nje ekip sa me efektiv.8
Dihet qe asnje strateg nuk eshte njelloj i kualifikuar ne te gjitha fushat qe
rrok profesioni i tij, por megjithate lideret psikologjikisht te vetedijshem
mund te kapercejne kete fakt. Per shembull, Xhorxh Marshall, kishte “nje
intuite te rradhe, nje perceptim te brendshem te persosur per anet e forta
dhe te dobeta te njerezve te tjere, cfare i lejonte atij te shquante tek ata
shkendijen e lidershipit, dhe kur ai e dallonte kete shkendije, ai perpiqej t’i
vendoste keta njerez ne detyra kyce dhe ne te pastajmen i mbeshteste
perpjekjet e tyre ne menyre te gjithanshme. 9
Ne nje menyre disi me moderne mund te themi se baza strategjike e
fitores se luftes se Gjirit Persik lindi nga kombinimi i talenteve te ndryshme
te Xhorxh Bushit, Dik Ceneit, Kolin Pauellit dhe Shvarckopit. Aftesia per te
bere nje vleresim depertues te aneve te forta dhe te dobeta personale te te
gjithe aktoreve kryesore, eshte aftesi e domosdoshme per lideret strategjik.
Por kjo nuk perben gjithcka cfare atyre u duhet. Lideret strategjike duhet te
kene te njejten aftesi per te frymezuar perpjekjet e medha qe lidereve u
duhen ne cdo nivel. Pershembull, Gjenerali Patton “ kishte nje aftesi te
brendshme per te frymezuar ushtaret per te luftuar pertej gjithe kufinjve te
qendrueshmerise se tyre ”.10
Atehere kur teoricienet strategjik duhet te jene te afte qe te frymezojne te
tjeret per te menduar, lideret strategjik nga ana e tyre duhet te jene te afte
qe te frymezojne keta per te menduar dhe vepruar. Lideret strategjik duhet jo
vetem te jene te afte per te kapercyer kufizimet e tyre te vjetra konceptuale,
por ata duhet gjithashtu te jene te afte te inkurajojne e te autorizojne edhe te
tjeret qe te bejne te njejten gje. Gjithashtu lideret strategjik duhet te jene te
kualifikuar ne artin e bukur te perqendrimit.
Kjo i lejon ata te percaktojne qarte prioritetet, te shquajne jetiken nga e
rendesishmja, te rendesishmen nga ajo qe s’ka lidhje me ceshtjen ne
shqyrtim, sikunder urgjenten nga rutina. Ky eshte nje talent i vecante, te
cilin nuk arriten t’a zoterojne dot edhe disa nga ata oficere, qe megjithese
kane qene vertete nder me te shquarit ne nivelin taktik.
Pra, ne strategji mund te kete vertete nje moment kur kerkohet per te
imponuar, urdheruar dhe kerkuar, por ka gjithashtu edhe nje moment tjeter
ku kerkohet per te bindur te tjeret, per te thene edhe fjale te mira si dhe per
te ndertuar konsesusin gjate negociatave te ndryshme. Lideret strategjike
duhet te njohin e kuptojne ndryshimet mes ketyre momenteve si dhe te dine

58
e percaktojne kohen perkatese per cdo njerin prej tyre me qellim aplikimin e
kerkesave qe rrokin ato.
Duke vepruar ne rolin e prakticienit strategjik, mjeshtrit e artit strategjik
duhet te jene vecanerisht te afte per te kuptuar marredheniet shkak-pasoje
dhe te percaktojne ne menyren e duhur fazat e veprimtarive. Ata duhet te
kene nje intuite te tille qe te kuptojne e shquajne shpejt nivelet taktike dhe
operative, perfshire edhe marredheniet e veprimtarise ushtarake dhe jo
ushtarake ne keto nivele.
Ata duhet te njohin e kuptojne jo vetem perdorimin e forces ushtarake,
por edhe metodat e tjera te perdorimit te fuqise ushtarake sic jane
operacionet psikologjike dhe ato ne ndihme te vendit. Gjithashtu ata duhet
te kene aftesi te persosura komunikimi. Nderkohe qe lideret strategjik apo
teoricienet strategjik kerkojne qe te frymezojne te tjeret duke ndertuar per
kete komunikimin e tyre me shkrim ose me goje me qellim qe te nxisin e
japin zemer, prakticienet strategjik, nga ana e tyre, kete frymezim e
shnderrojne ne plane praktike dhe qellime te mundshme per t’u realizuar.
Qartesia ashtu sikunder dhe frymezimi jane pikerisht kriteret sipas te
cilave vleresohen lideret. Mjeshteri i artit strategjik duhet te jete ne gjendje
qe t’i permbushe te gjitha keto. Nje nder metodat e matjes dhe vleresimit si
te suksesit ashtu dhe deshtimit qe mund te ndodhe ne fushen e artit
strategjik eshte ajo e studimit te historise ushtarake, me qellim qe te gjenden
shembujt perkates per cdo njerin rast. Nje liste leximi perfaqesuese, me
siguri do te perfshinte teoricienet e medhenj, ku mund te permendim
Thucydides, Sun Tzu, Clausewitz, lideret strategjik Marshall, Eisenhower,
Churcill, dhe prakticienet strategjik Patton, Rommel, Ridgway etj.
Mjeshtri i artit strategjik.
Mjeshtri i artit strategjik duhet te jete studjues i zellshem i historise, te
studioje cilesite dhe karakteristikat e perbashketa pozitive te ketyre figurave
te shquara dhe personaliteteve te tjera po kaq te talentuara. Megjithate, gjate
studimit, nuk duhet lene jashte vemendjes edhe deshtimet, duke perfshire
keshtu edhe disa nga ato raste, qe ne pamjen e pare mund te shihen si
suksese, por qe nga nje shqyrtim me i afert nuk rezultojne te tilla.
Pershembull, Napoleoni, kujtohet shpesh si nje mjeshter i artit strategjik,
madje Van Creveld e ka quajtur ate si qenien njerezore me kompetente te te
gjithe kohrave. Megjithate, nga shqyrtimi i reputacionit te Napoleonit ne
aspektin e gjeniut ushtarak, shohim se ai ndricon kufinjte mes artit operativ
dhe artit strategjik.
Gjenia e tij, qendron kryesisht ne novacionet e tij ne artin operativ, sic
jane fushatat e tij te shkelqyera dhe lidershipi ne fushen e betejes. Kur
gjykojme per aftesite e tij si mjeshter i artit strategjik, ne duhet te kemi ne
konsiderate paralajmerimin e Clausewitz-it qe “ efektet e gjeniut shfaqen jo
aq shume ne format e reja per veprim se sa ne suksesin perfundimtar ne
teresi ”.11 Ne baze te ketij standarti, i cili madje ka nje rezonance me te
madhe ne ditet tona, Napoleoni ishte nje deshtak strategjik, pasi trashegimia
e tij perfshin vdekjen e disa miliona francezeve, pushtimin e vendit te tij nga
tre ushtri, restaurimin e monarkise, nje shekull te dominimit britanik,
perfshi ketu dhe internimin e tij.12

59
Punimet e Jominit na japin nje shembull tjeter te vlefshem ne dallimin e
artit operativ nga arti strategjik. Trashegimia e Jominit qendron ne
perpjekjen e tij per te sjelle qartesi dhe parashikueshmeri per luften duke e
bere artin operativ sa me shkencor. Sidoqofte, fokusi i tij, injoron kontekstin
e gjere politik, per te cilin dhe vete luftrat jane zhvilluar. Ai e thjeshtezon
problemin e luftes si ceshtje profesionale dhe operacionale te komandanteve
ushtarak. Me kete ai perforcon pikepamjen qe ne lufte, autoritetet dhe
objektivat ushtarake nuk duhet te varen nga objektivat politike dhe
autoritetet politike. 13 Kjo pikepamje, eshte ne kundershtim te
drejtperdrejte me strategjine dhe artin ushtarak qe njohim dhe perjetojme ne
ditet tona.
Per te ilustruar kompleksitetin qe paraqet pajtimi i te gjithe elementeve te
strategjise se sigurimit kombetar me strategjine ushtarake dhe operacionet
ushtarake, po analizojme pjesemarrjen e nje vendi ne operacionet
shumekombeshe te vendosjes se paqes apo paqeruajtese, ne vende vende
luftrat kane patur si shkaqe konfliktet etnike si ne rastin e Bosnjes. 14
Ne konflikte te tilla lideret ushtarake luajne nje rol shume te rendesishem
ne procesin nderinstitucional te vendimmarrjes. Ne menyre ideale, ne kete
proces shqyrtohen interesat dhe objektivat e vendit pjesemarres ne
operacion perkundrejt rreziqeve dhe kostos se nderhyrjes. Rreziqet e
nderhyrjes ushtarake ne rastin e konflikteve per shkaqe etnike ( shpesh me
shume te nxitura nga interesa emocionale se sa nga ato materiale) paraqesin
ne vetvete rreziqe te medha dhe te qendrueshme. Stimulimet apo nxitjet
ekonomike dhe politike ka te ngjare qe te mos kenaqin por edhe te mos
pengojne luftetaret pjesemarres ne konflikt. Rreziku i pershkallezimit te
konfliktit eshte i larte, vecanerisht kur luftetaret etnike kane shtete te nje
race( me kombesi te njejte) apo shtete te tjere perkrahes ne rajon.
Pershkallezimi i konfliktit mund te shkaktoje edhe ndermarrjen e akteve
terroriste ne drejtim te vendit te angazhuar ne keto operacione paqeruajtese.
Ne rastin e konflikteve te tilla, percaktimi i objektivave ushtarake dhe
qendrave te rendeses se kundershtarit eshte nje proces mjaft i veshtire dhe
po kaq e veshtire eshte dhe goditja e tyre, dhe vec kesaj, mundet qe keto
objektiva apo qendra rendese te ndodhen apo shtrihen pertej detyrimeve
politike te ngarkuara.
Pikesisht kjo ceshtja e fundit qendron ne zemer te procesit te
vendimmarrjes politiko-ushtarake. Lidershipi civil percakton objektivat e
pergjithshem dhe nivelet e pranueshme te kostos dhe rrezikut. Lidershipi
ushtarak eshte pergjegjes per strategjine ushtarake qe duhet zbatuar per
arritjen e objektivave politike. Pajtimi apo harmonizimi i veprimtarise se
lidershipit civil dhe ushtarak kerkon percaktim dhe pershkrim te qarte te
detyrimeve ( objektivave) politike si dhe nje vleresim po kaq te qarte te
objektivave ushtarake e qendrave te rendeses se kundershtarit, te cilat
duhet te goditen per te mundesuar arritjen e objektivave politike dhe
ushtarake.
Neqoftese qendrat e rendeses, qe perbejne ne vetvete objektet apo
objektivat ushtarake me jetike te kundershtarit, ndodhen pertej detyrimeve
politike te imponuara nga lidershipi kombetar, atehere ka pak mundesi qe

60
nderhyrja ushtarake te kete sukses. Neqoftese mbeshtetja e jashtme politike,
ekonomike, apo ushtarake eshte qender e rendeses ( pershembull
mbeshtetja e Serbise ndaj Serbeve te Bosnjes), atehere ne kete rast duhet te
parashikohet edhe nje pershkallezimi i mundshem i konfliktit. Neqoftese
forcat tokesore perbejne qendren e rendeses, atehere vendi i angazhuar
duhet te llogarisi nivelin e perpjekjeve, perfshi dhe humbjet e veta ne njerez,
qe do te nevoiten per te mundur apo shkaterruar ato forca. Neqoftese
mbeshtetja lokale per luftetaret etnike perben ne vetvete qendren e rendeses,
atehere duhet te kihen ne konsiderate objektet ekonomike si dhe objekte te
tjere, qe jane ndeshkuese per popullsine civile qe mbeshtet keta luftetare.
Procesi i harmonizimit ndermjet detyrimeve (objektivave) politike ne lufte
dhe objektivave ushtarake eshte jetik ne formulimin e nje strategjie
ushtarake efektive. Vec kesaj, harmonizimi eshte njelloj i rendesishem si ne
lufte (ku forca ushtarake eshte mjeti kryesor per arritjen e objektivave
kombetar) ashtu dhe ne operacione ndryshe nga lufta( ku fuqia ushtarake
disponohet, por vihet ne varesi te fuqise politike dhe ekonomike per zgjidhjen
e konfliktit). Ky proces ne vetvete eshte arti strategjik ne zbatim,
kompleksiteti i tij kerkon si koordinim institucional ashtu dhe ekspertize
pertej pergjegjesise se organizates.
Si do te ndryshoje arti strategjik?
Ashtu sikunder mjaft mjeshteri dhe dije njerezore, strategjia ne vetvete
bashkon elemente te pandryshueshem, qe mbeten konstant gjate kohes, me
perberes me fluid, qe ndryshojne ne varesi te vendit dhe kushteve perkatese.
Komponentet konstante percaktohen nga vete kultura strategjike.15 Keshtu
pershembull, referuar perbersve konstante, strateget amerikane te shekullit
te 21-te-ashtu si dhe paraardhesit e tyre- akoma do te kene nevoje per te
minimizuar humbjet njerezore gjate aplikimit te forces ne permbushje te
interesave kombetare, si dhe te mobilizojne e garantojne mbeshtetjen e
qendrueshme te publikut.
Gjithashtu nje nga keto konstante do te jete edhe sinkronizimi i
instrumenteve te fuqise kombetare. Strateget e ardhshem do te vazhdojne te
perballen me pengesat e krijuara nga kultura strategjike Amerikane si
padurimi, prirja per te kerkuar zgjidhje ekonomike dhe teknologjike per
ceshtje strategjike dhe veshtiresia per te kuptuar dhe njohur perceptimet,
pikpamjet dhe motivet e te tjereve. Ajo cfare eshte dhe me e rendesishmja,
strateget e se ardhmes do te vazhdojne te pasqyrojne vlerat thelbesore sic
eshte respekti per individin, nderimi dhe respekti i te drejtave themelore
civile dhe politike, dhe domosdoshmerine per te minimizuar dhunen
kurdohere qe eshte e mundshme.
Por ne kete kuader te konstanteve, strateget e ardhshem do te jene te
detyruar qe te kultivojne disa aftesi dhe ekspertiza te reja ose te pakten te
vendosin thekse me te forta ne disa prej atyre qe me pare kane qene me pak
te rendesishme. Pershembull, sic eshte thene edhe me siper, ne te ardhmen
lidershipi horizontal do te behet mjaft i rendesishem. Ne shekullin e 21-te,
strategjia do te jete pothuajse gjithnje nderinstitucionale dhe
shumekombeshe. Keshtu strateget ushtarake duhet te jene ne gjendje te

61
ushtrojne me zotesi lidershipin horizontal dhe nderkulturor po aq shpesh sa
dhe lidershipin vertikal apo te komandimit.
Te dyja keto kerkojne aftesi dhe mjeshteri te ndryshme. Keshtu
pershembull, per lidershipin horizontal, personaliteti komandues, urdherues
apo aftesia per te imponuar vullnetin e liderit jane me pak te pershtatshme
se sa aftesia per te negociuar, bindur apo ndertuar konsensus. Gjithashtu,
lidershipi horizontal do te vendose theksin gjithnje ne rritje ne aftesine e
komunikimit, arsyetimit dhe kuptimin nderkulturor( perfshi dhe kulturat
nderinstitucionale). E thene ndryshe, strateget e ardhshem duhet te kene nje
kuptim te holle te psikologjise se lidershipit nderkulturor.
Gjithashtu, ne kushtet e nje ritmi te shpejte ndryshimi qe karakterizon
kohen e sotme, do te kerkohet qe strateget e shekullit te 21-te te krijojne
struktura te reja ushtarake te natyres task-force ne periudha relativisht te
shkurtra kohore.
Novatorizmi, te menduarit pergjithesues, gatishmeria per te pranuar
rrezikun, aftesia per te shfrytezuar ndryshimet e shpejta e te vazhdueshme,
prirja per arsimim te vijueshem dhe fleksibiliteti i pergjithshem mendor do te
jene vecorite qe do te dallojne mjeshtrat e artit strategjik nga shegertet apo
fillestaret.
Gjithashtu kerkohet edhe aftesia per te vleresuar shpejt dhe me saktesi
anet e forta dhe te dobeta te te tjereve dhe per te ndertuar marredhenie te
ekuilibruara dhe plotesuese brenda ekipit. Kompleksititeti i strategjise se
shekullit te 21-te do te kerkoje lidere strategjik te cilet mund te ndertojne
ekipin e duhur te lidershipit per nje detyre specifike ne nje mjedis politiko-
ushtarak qe zhvillohet me shpejtesi.
Se fundi, lehtesia per vleresimin e shpejte dhe te sakte te informacionit
perben nje nga aftesite strategjike me te rendesishme. Ne qofte se shekulli i
21-te do te jete “epoka e informacionit”, atehere nje nga aftesite me te
rendesishme qe duhet te kene strateget eshte aftesia per te zgjedhur dhe
nxjerre informacionin e domosdoshem nga nje grumbull i madh informacioni
te padobishem qe eshte mbledhur nga burime te ndryshme. Ne te ardhmen,
grumbullimi i informacionit nuk do te paraqes asnje problem, madje lideret
strategjik te ardhshem do te mbingarkohen me informacion te shumte dhe
per rrjedhoje nje nga sfidat do te jete shoshitja dhe vecimi i atij informacioni
qe eshte i vlefshem. Aftesia per perpunim te efektshem te informacionit
duhet te zhvillohet ne menyre te kujdesshme dhe me pjekuri.
Atehere si do te behet e mundur qe strateget e shekullit 21-te te zhvillojne
e perfeksionojne aftesite komplekse qe do te kerkoje profesioni i tyre? Procesi
i zoterimit te strategjise deri jo shume kohe me pare ka qene informal, jo
institucional, madje shpesh here edhe ad-hoc. Nisur nga kjo, nuk kane
rreshtur perpjekjet per te zyrtarizuar dhe permiresuar kete proces. Keshtu
gjate shekullit te 20-te kemi krijimin e institucioneve te larta te arsimimit e
kualifikimit ushtarak, si akademi e kolegje te luftes, dhe zhvillimin e
studimeve strategjike si nje disipline e vecante mesimore. Keto perpjekje
duhet te vazhdojne edhe ne shekullin e 21-te, krahas rishikimit e persosjes
se metejshme te metodave e mekanizmave te kultivimit te aftesive
strategjike.

62
Ne ditet tona, tre jane prirjet me te rendesishme. Prirja e pare eshte
permiresimi i kuptimit dhe permbajtjes se procesit te te nxenit per te
rriturit. Ne te kaluaren disa kandidate per stratege konsideroheshin me
shume fat nese gjenin ndonje keshilltar te besueshem. Keshtu pershembull,
Dwight Eisenhower perfitoi shume nga njohurite fillestare mbi strategjine qe
zoteronte gjeneral brigade Fox Conner.16
Ne vite, ndoshta ka patur mjaft nga ata qe mund te kishin aftesi
premtuese strategjike, por qe nuk arriten asnjehere qe te kishin nje
keshilltar te afte, e ne kete menyre ata nuk arriten te zhvillonin aftesite e
tyre te plota. Tani, ne kushtet e nje kuptimi me te mire institucional te
procesit mesimor per te rritur, veshtire se ndodh qe ndonje strateg vertet i
talentuar te mos shpalos e zhvilloje aftesite e tij. Nje nder sfidat e sotme per
forcat e armatosura mbetet persosja e metodave per identifikimin e aftesive
strategjike. Aktualisht, pranimi ne akademi apo kolegjet e luftes eshte
bazuar kryesisht ne sukseset e arritura ne nivel taktik, sidomos ne fushen e
komandimit. Ky mund te jete, por edhe mund te mos jete kriteri me i mire i
mundshem, keshtu per kete natyrisht qe justifikohet studimi dhe debati i
metejshem per gjetjen dhe vendosjen e kritereve sa me te drejta.
Prirja e dyte eshte perdorimi ne rritje i teknologjise bashkohore.
Teknologjia e sotme e informacionit mund te ndihmoje strateget qe te
zhvillojne marredheniet horizontale, ndersa teknologjia e simulimit mund te
ndihmoje strateget te testojne aftesite e tyre vendimmarrese, nderkohe qe
teknologjia e kompjuterit mund t’i ndihmoje ata qe te grumbullojne dhe te
vleresojne informacionion e marre.Cdo njeri qe synon te zoteroje artin
strategjik, parasegjithash duhet te kuptoje sfidat dhe mundesite qe sjell
teknologjia bashkekohore.
Prirja e trete e rendesishme, qe shpreh kerkesen per te mesuar nga
disiplinat e tjera dhe per te shnderruar dijet e akumuluara prej tyre ne nje
trajte te perdorshme nga strateget, eshte zgjerimi i kufinjve konceptuale.
Keshtu pershembull, nga komuniteti i biznesit, strateget mund te mesojne
metodat per sigurimin e fleksibilitetit organizativ dhe cilesise se
prodhimit.17 Ndersa nga psikologet dhe sociologet mund te zhvillojne ide,
opinione apo mendime te perpunuara ne lidhje me ate se si funksionojne
shoqerite njerezore, duke u krijuar atyre mundesine qe te hartojne strategjite
me te efektshme per t’i detyruar shoqerite kundershtare apo korrigjuar ato
mike. Nga kibernetika, strateget mund te zhvillojne nje kuptim me te qarte te
sistemeve te informacionit, per rrjedhoje do te rrisin ne maksimum
efektshmerine e sistemeve te tyre te informacionit, nderkohe do te pengojne
e dobesojne ato te kundershtareve. Ndersa nga filozofet e moralit, strateget
mund te arrijne ne nje kuptim me te mire te zgjedhjeve etike qe formojne
bazat e perpjekjeve te tyre. Celesi i suksesit eshte tek “shikimi i qarte” i
vazhdueshem dhe kritik per te vendosur se cilat dije nga disiplinat e tjera
lidhen me strategjine dhe cilat pjese jane te pazbatueshme prej saj.
Aftesite strategjike zhvillohen e persosen gjate karieres nepermjet
arsimimit institucional, pergatitjes individuale, gjithashtu dhe nepermjet
pervojes profesionale te fituar gjate jetes. Akademite apo kolegjet e luftes
tradicionalisht kane dhene kontributin e tyre kryesor duke ofruar programe

63
mesimore qe e vene theksin ne aspektet teorike te artit strategjik.18 Por
edukimi teorik eshte vetem nje pjese e procesit te formimit te aftesive
strategjike. Neqoftese pranojme nocionin qe arti strategjik ne vetevete
eshte me shume ajo qe ne bejme se sa ajo qe ne dijme, atehere eshte e
natyrshme qe ne duhet te ushtrojme ate ne klasa apo kabinete duke
pritur dhe shpresuar se ne mund te zgjerojme zbatimin e artit ushtarak nga
studentet jashte klasave apo kabineteve mesimore dhe te rrisim vlerat e tyre
si nje mjet i dobishem per sherbimin ndaj vetes ose institucionit dhe per
vendin e tyre. Ky parashikim per pergatitjen strategjike eshte ne pajtim dhe
ne vijimesi me perpjekjet e gjera qe i jane kushtuar ne te kaluaren
simulimeve taktike dhe operative, stervitjeve dhe lojrave luftarake dhe me
perceptimin tone qe praktika rrit aftesite ekzekutuese ne jete. Megjithate
eshte fakt i pakendshem qe lojrat luftarake te shkalles strategjike qe e vene
theksin ne instrumentet e fuqise kombetare si ate politike, ekonomike, dhe
te informacionit tradicionalisht nuk kane qene ushtruar aq shume ne klase
sa c’jane ushtruar elementet taktike dhe operative.
Ushtrimit te artit strategjik ne klase apo kabinete mesimore i eshte
kushtuar me pak vemendje pasi, ashtu si strategjia ne vetvete, edhe arti
strategjik eshte shume i veshtire. Marredheniet politiko-ushtarake dhe
faktoret e shumte te lidhur me to, nuk jane aq te thjeshta e te qarta sic jane
ceshtjet taktike dhe operative, qe njihen aq mire nga lideret ushtarake. Si
rrjedhoje, keto ceshtje dalin jashte zones komode te individit dhe madje
shpesh perfundojne ne kategorine, qe mund te quhet “shume e veshtire”.
Per me teper, mjaft oficere kane nje ekspozim relativisht te vogel me proceset
politike dhe nderinstitucionale te nivelit me te larte te shtetit te tyre, pa
permendur ketu rrjetin kompleks te marredhenieve ndermjet kombeve dhe
aleancave te ndryshme, pavaresisht se sherbimi si oficer gjeneral, pothuajse
gjithnje kerkon njohje te mire te proceseve nderinstitucionale dhe
ndershteterore. Per rrjedhoje, korpusi i oficereve te Forcave te Armatosura,
sidomos ai i Forcave Tokesore ndjehet shume i lehtesuar dhe me pervojen e
duhur gjate lojrave luftarake dhe simulimeve te nivelit taktik dhe operativ.
Keshtu, ne ushtrimin e artit ushtarak ne klase, nje sfide teper reale eshte ajo
e rritjes se vizionit te studenteve dhe ekspozimi i tyre ndaj ketyre proceseve
te nivelit te larte perpara se ata te ndeshen me to ne jete.
Per ushtrimin praktik te artit strategjik ne klase, sfida me e madhe
qendron ne krijimin e nje mjedisi perfaqesues politiko-ushtarak te
pranueshem ne te cilin duhet te veprojne te gjithe pjesemarresit ne stervitje.
Per shume oficere, pervec mungeses se njohjes me kete mjedis, ne te
kaluaren ekzistonin edhe shume pengesa te tjera. Dihet qe zhvillimi i nje
skenari real gjithnje permban ndjeshmeri politike (dergim sinjali), ai rrezikon
qe te cenoje miqte dhe aleatet, si dhe te provokoje armiqte. Jane keto arsye
qe cojne ne krijimin e skenareve dhe mjediseve gjeografike jo reale, duke i
permendur shpesh si “teatro lufte jo real”, qe i perdorim gjate simulimeve.
Gjithashtu, shpeshhere eshte e veshtire qe te sigurosh pjesemarrjen e
ndivideve te rendesishem me pervoje nga sfera politike qofte kombetare apo
nderkombetare te cilet te luajne rolet e tyre ne simulime te nivelit relativisht
te ulet. Ne raste te tilla, simulimet qe zhvillohen ne ushtri shpeshhere
perdorin personel ushtarak te cilit i mungon ekspertiza e duhur dhe per

64
rrjedhoje ne strukturen e simulimit ndodhin shtremberime te rendesishme.
Pervec kesaj, shume oficere kane tendence, madje edhe ne rastin e
simulimeve strategjike qe permbajne procese nderinstitucionale dhe ceshtje
te ndertimit te koalicioneve, qe te perqendrohen ne ceshtje te nivelit te ulet
qe jane me te pershtatshme per simulimet taktike dhe operative, per te cilat
ata kane njohurite e duhura.
Per te perballuar probleme te tilla, mendojme qe stervitje te tilla me
tematike zgjidhjen e krizave te shkalles strategjike, mund te zhvillohen ne te
ardhmen me kursin e larte ne Akademine e Mbrojtjes. Keto stervitje duhet te
pergatiten sipas skenareve te tille qe te krijojne mundesi qe studentet te
ballafaqohen e praktikohen ne gjithe nivelet dhe elementet e artit strategjik.
Ndermjet shume mesimeve te nxjerra nga koha, eshte se epoka e
informacionit paraqitet para nesh me sfiden qe te mendojme pertej konceptit
tradicional te klases, e te levizim drejt konceptit te “ klases virtuale”, ne te
cilat ne mund te sjellim eksperte te nivelit te larte, politikeberes dhe
perfaqesues te organizatave te ndryshme qe marrin pjese ne stervitje, pa
qene e nevojshme qe ata te lene zyrat e tyre. Kjo mundesi rrit se tepermi
realizmin dhe dinamizmin e simulimeve politiko-ushtarake te nivelit
strategjik. Ne stervitjet qe mund te zhvillojme ne te ardhmen, me objekt
zgjidhjen e krizave ne nivel strategjik, duhet te parashikojme zgjerimin e
perfaqesimit te komandave te ndryshme dhe te agjencive jo ushtarake,
perfaqesim sa me te mire te vendeve te huaja, si atyre mike ashtu dhe atyre
kundershtare, dhe portretizim me te mire te organizatave private dhe
joqeveritare si Kryqi i Kuq dhe mjaft organizata te ndryshme humanitare.
Gjithashtu duhet te kemi parasysh se oficeret studente ndjehen me komod
kur ndeshen me ceshtje te nivelit taktik dhe operativ se sa gjate ballafaqimit
me marredheniet komplekse te ceshtjeve politike, ekonomike dhe ushtarake.
Gjate stervitjeve te tilla, vemendje e vecante duhet te tregohet per plotesimin
e nevojave per kompjutera gjate simulimeve te automatizuara.
Mesimet e ndryshme te dala nga pervoja e ushtrimit te artit strategjik ne
klase bashkohen ne perfundimin e meposhtem: Revolucionet e perbashketa
ne teknologji dhe ne ceshtjet globale kane thyer kufijte tradicionale ndermjet
niveleve te strategjise dhe niveleve te luftes, duke i bashkuar ne nje sistem te
integruar te vetem, qe duhet te pervetesohet nga te gjithe lideret strategjik, si
civile ashtu dhe ushtarak. Eshte shume i rendesishem fakti qe lideret
ushtarak marrin vendim, planizojne e veprojne duke qene te vetedijshem se
arti ushtarak eshte vetem nje element perberes ne kuadrin e nje strategjie te
plote e dinamike per mbrojtjen e vendit.
Bibliografi
1.Gregory D. Foster, “Nje Baze Konceptuale per Teorine e Strategjise”, Washington Quarterly, Winter 1990,
p.51
2.Strategjite e Medha ne Lufte dhe Paqe, Paul Kennedy, New Haven: Yale University Press, 1991,p. 66
3.Strategjia Ushtarake: Teori dhe Zbatim, Art Lykke, PA: US War Army College, 1993, pp. 3-8.
4.Rolet e Mundshme te Strategeve Ushtarake, Ted Davis, US Army Command and General Staff College, Fort
Leavenurth, KS, February 1995
5.Howard Gardner, Mendjet Udheheqese: Nje Anatomi e Lidershipit, New York: Basic Books, 1995, pp. 6-13.
6.Neqoftese Lufta Vjen ne Shtepi, Time, August 21, 1995, p.45.
7.Perdorimi Etik i Forces Ushtarake, William Perry, Defense Issues, Vol. 10, No. 49.
8.Shenje e Gjeniut Strategjik, Parameters, Vol.21, No. 3, Autumn 1991, pp. 55-57
9.Tre Shtyllat e Lidershipit-John M. Shalikashvili, Defense Issues, Vol. 10, No. 42, p. 2.

65
10.Tre Shtyllat e Lidershipit-John M. Shalikashvili, Defense Issues, Vol. 10, No. 42, p. 1.
11.Clausewitz, Mbi Luften, Michael Howard and Peter Paret, Princeton, Nj: Princeton University Press, 1976, p.
177.
12.Kerkimi per nje Shkence te Strategjise, Stephen M. Walt, International Security, Summer 1987, Vol. 12, No.
1. pp. 142-143
13.Krijuesit e Strategjise Moderne: Nga Machiavelli deri ne Epoken Berthamore, Peter Paret, Princeton, Nj:
Princeton University Press, 1976, p. 161, 167.
14.Konflikti Etnik: Rreziqet e Nderhyrjes Ushtarake, Parameters, Vol. XXV, No. 1, Spring 1995, pp. 37-39.
15.Planifikimi Strategjik dhe Politika Kulturore Amerikane-Parameters, Vol. 28, No. 3, September 1988, pp. 34-
42.
16.David Eisenhower, Eisenhower: Ne Lufte, 1943-1944, New York: Vintage, 1987, p.62.
17. Program i Zgjerimit te Biznesit, US Army War College.

Ne Lidhje me Teorine e Strategjise: Art Lykke dhe Modeli i


Strategjise se Kolegjit te Luftes se Ushtrise se SHBA-se
Harry R. Yarger
Gregory D. Foster, ne nje artikull te botuar ne Washington Quarterly,
pohon se nuk ka nje teori te pergjithshme te strategjise zyrtare apo te
pranuar ne pergjithesi ne Shtetet e Bashkuara. Ne fakt, ai veren se
amerikanet si popull duket se e konsiderojne teorizimin ne pergjithesi si nje
ushtrim intelektual pa vlere. Me tej Foster vazhdon duke thene se neqoftese
ndonje eshte duke hartuar nje teori te tille, ai duhet te perfshije ato elemente
qe gjenden ne nje teori te plote: terminologjine dhe perkufizimet kryesore;
shpjegimin e hamendesive dhe premisave qe perbejne bazen e teorise;
propozimet thelbesore te perkthyera ne hipoteza te testueshme; dhe metodat
qe mund te perdoren per te testuar hipotezat si dhe modifikimin
(ndryshimin) e teorise kur kjo eshte e nevojshme.1 Fosteri, mund t’a kete
kete drejte kete kusht teorik te paraqitur.
Ka pak te dhena qe te kete si komb ne pergjithesi nje pajtim apo
marreveshje per elementet perberes te teorise se strategjise. Kjo eshte vertete
per te ardhur keq, dicka e papershtatshme, pasi elementet per nje teori te
mire te strategjise gjenden prane Kolegjit te luftes se Ushtrise se SHBA prej
vitesh, megjithese nganjehere eshte e veshtire te identifikosh ndermjet
crregullimit te plote intelektual. Modeli i strategjise se Kolegjit te Luftes se
Ushtrise se SHBA-se, qe ka per autor Arthur F. Lykke, me qellimet, menyrat
dhe mjetet e tij, eshte elementi kryesor, pjesa qendrore e kesaj teorie. 2
Teoria eshte fare e thjeshte, por padrejtesisht shpesh ajo duket teper
komplekse si rezultat i peshtjellimit te krijuar per terminologjine,
perkufizimet, hamendesimet dhe premisat baze. Ndonje e sheh shpesh
termin e strategjise te keqperdorur. Ka nje prirje per t’a perdorur ate si term
te pergjithshem per nje plan, koncept, kurs veprimi, ose si “ idea” e nje
drejtimi ne te cilin duhet te vazhdohet te ecet. Nje perdorim i tille eshte i
papershtatshem. Strategjia eshte fushe e drejtuesit te larte ne nivelet me te
larta te shtetit, te forcave te armatosura, korporatave te biznesit apo dhe te
institucioneve te tjera. Henry Eccles e paraqet strategjine si ”...drejtim
(perdorim) teresor te fuqise per te kontrolluar situatat dhe hapesirat me
qellim plotesimin e objektivave”. 3 Ky perkufizim perfshin pothuajse thelbin
e strategjise. Ai eshte gjitheperfshires, siguron drejtimin, qellimi i tij eshte
kontrolli, dhe ajo eshte thellesisht e interesuar ne lidhje me perdorimin e

66
fuqise. 4 strategjia, sic perdoret ne programin e Kolegjit te Luftes se Ushtrise
se SHBA perqendrohet ne shtetin-komb dhe perdorimin e elementeve te
fuqise per t’i sherbyer interesave te shtetit.
Ne kete kontekst, strategjia eshte perdorimi i instrumentave (elementeve)
te fuqise (politik/diplomatik, ekonomik, ushtarak, dhe te informacionit) per
plotesimin e objektivave te shtetit ne bashkepunim apo konkurrim me
aktoret e tjere qe perpiqen te plotesojne objektivat e tyre.5 Hamendesimi
kryesor i strategjise nga kendveshtrimi kombetar eshte qe shtetet dhe
entitetet e tjera konkurruese kane interesa qe ato do t’i permbushin sa me
mire qe te jete e mundur ne perputhje me aftesite e tyre. Interesat jane
gjendjet e deshiruara perfundimtare si mbijetesa, mireqenia ekonomike, dhe
vlerat e qendrueshme kombetare. Elementet e fuqise kombetare jane burimet
e perdorura per te mbeshtetur dhe avancuar me tej interesat kombetare.
Strategjia eshte plotesimi, mbrojtja dhe avancimi i ketyre interesave
nepermjet perdorimit te instrumentave te fuqise. Strategjia ne themel eshte
nje zgjedhje; ajo paraqet nje preference per gjendjen apo kushtet e
deshiruara ne te ardhmen. Duke vepruar ne kete menyre, strategjia u
kundervihet kundershtareve dhe disa ceshtje mbeten thjesht jashte
kontrollit ose te paparashikuara.6 Strategjia ka ne fokus si (menyra,
koncepti) udheheqja do te perdore fuqine (mjetet ose burimet) e
disponueshme nga shteti per te ushtruar kontroll ndaj faktoreve rrethanor
dhe vendosjes gjeografike per arritjen e objektivave (qellimeve) qe
mbeshtesin interesat e shtetit. Strategjia siguron udheheqje per perdorimin
detyrues ose bindes te kesaj fuqie per arritjen e objektivave te caktuar. Ky
drejtim nga natyra eshte proaktiv. Ai synon te kontrolloje mjedisin as
opposed to reacting to it. Strategjia nuk eshte menaxhim i krizes. Ajo eshte
antiteze e tij. Menaxhimi i krizes ndodh kur nuk kemi nje strategji te caktuar
ose kur strategjia deshton, pra kur ajo nuk eshte e suksesshme. Ne kete
menyre, premisa (parakushti) e pare e teorise se strategjise eshte qe
strategjia eshte proaktive dhe paraprake.7
Premisa e dyte e teorise se strategjise eshte qe strategu duhet te dije se
cfare duhet te permbushe (kryej), kjo do te thote, qe ai duhet te dije gjendjen
perfundimtare qe kerkon te arrije. Vetem duke analizuar dhe kuptuar
gjendjen e deshiruar perfundimtare ne kontekstin e mjedisit te brendshem
dhe te jashtem, strategu mund te zhvilloje objektivat e pershtatshem qe
cojne ne gjendjen e deshiruar perfundimtare.
Premisa e trete e teorise se strategjise eshte qe strategjia duhet te
identifikoje nje balance te pershtatshme ndermjet objektivave te kerkuar,
metodave per plotesimin e objektivave, dhe burimeve ne dispozicion. Ne
formulimin e strategjise, qellimet, menyrat dhe mjetet jane pjese e nje te tere
integrale dhe neqoftese diskutojme nje strategji ne nivel kombetar, me
qellime ne nivel kombetar, atehere edhe menyrat dhe mjetet duhet t’ i
referohen koncepteve dhe burimeve ne nivel kombetar. Kjo do te thote, qe
qellimet, menyrat dhe mjetet duhet te jene ne pajtueshmeri ndermjet tyre.
Ne kete menyre, nje qellim i Strategjise se Sigurise Kombetare duhet te
mbeshtetet nga konceptet e bazuar ne gjithe instrumentat e fuqise dhe
burimet shoqeruese (perkatese). Per elementin ushtarak te fuqise, Strategjia

67
Ushtarake Kombetare duhet te identifikoje qellimet e pershtatshme per
forcat ushtarake qe permbushen me ane te koncepteve ushtarake me
burimet ushtarake kombetare. Ne menyre te ngjashme nje Komandant
perkates Teatri apo Rajonal, duhet te kete objektiva te vecante ne nivel teatri
per te cilet ai duhet te zhvilloje konceptet e teatrit dhe te perdore burimet e
caktuara per teatrin e tij. Ne disa raste kjo mund te perfshije edhe
instrumenta te tjere pervec instrumentave ushtarak te fuqise, neqoftese keto
burime jane ne dispozicion. Nivelet e strategjise jane te dallueshem ndermjet
tyre, por te nderlidhur per arsye te natyres hierarkike dhe teresore te
strategjise.
Premisa e katert e strategjise eshte qe qellimi politik duhet te
mbizoteroje gjithe strategjine; kjo shprehet ne thenien e famshme te
Klauzevicit qe “ Lufta eshte vetem vazhdim i politikes me mjete te tjera”. 8
Qellimi politik i nje vendi shprehet ne politiken e tij. Politika eshte shprehje e
gjendjeve te deshiruara perfundimtare qe synon nje shtet. Ne formen e saj
me te mire, ajo eshte nje shprehje e qarte e udhezimeve per perdorimin e
instrumentave te fuqise per plotesimin e nje apo me shume gjendjeve
perfundimtare. Ne praktike, kjo priret te jete me e turbullte(e paqarte).
Megjithate, politika e dominon strategjine me ane te artikulimit te gjendjes
perfundimtare dhe drejtimit e udhezimeve te saj. Analiza e gjendjeve
perfundimtare, e drejtimit dhe udhezimeve prodhon objektivat qe cojne ne
realizimin e gjendjeve te deshiruara perfundimtare. Objektivat prodhojne
qellimet, fokusin, dhe justifikimin per veprimet e misheruara ne strategji.9
Strategjia Kombetare eshte e interesuar ne lidhje me hierarkine e objektivave
qe percaktohen nga qellimi politik i shtetit. Politika garanton qe strategjia te
plotesoje objektivat e duhur.
Premisa e peste eshte qe strategjia eshte hierarkike. Foster pohon se
strategjia e vertete eshte fushe veprimi e liderit dhe eshte nje
“weltanschauung” (veshtrim i i pergjithshem i shoqerise) qe paraqet si
konsensusin kombetar ashtu dhe udheheqjen e pergjithshme. Ne skemen e
pergjithshme te gjerave Fosteri mund te kete plotesisht drejte, por realiteti
kerkon me shume se “weltanschauung”. Lidershipi politik siguron dhe ruan
kontrollin dhe ndikimin e tij nepermjet natyres hierarkike te strategjise se
shtetit. Strategjia rrjedh qe nga niveli kombetar deri poshte ne nivele me te
uleta. Ne pergjithesi strategjia shfaqet ne krye(nivelin e larte) si rrjedhoje e
deklarimeve politike dhe shpalljes se Strategjise se Sigurise Kombetare
(ndonjehere kjo referohet si Strategji e Madhe).Strategjia e Sigurise
Kombetare shtron objektiva te gjere dhe drejtim (udheheqje) per perdorimin e
gjithe instrumenteve te fuqise kombetare. Nga kjo Strategji e Sigurise
Kombetare departamentet(ministrite dhe institucionet kryesore) zhvillojne
strategjite e tyre perkatese. Per forcat e armatosura kjo lloj strategjie eshte
Strategjia Ushtarake Kombetare. Nga ana tjeter, Strategjia Ushtarake
Kombetare con ne strategji me te uleta te pershtatshme per nivelet e
ndryshme te luftes. Kolegji i Luftes se Ushtrise se SHBA (ne perputhje me
Joint Pub 1-02) percakton nivelet e strategjise brenda shtetit si me poshte:
 Strategjia e Sigurise Kombetare (referohet gjithashtu si Strategji e
Madhe dhe Strategji Kombetare) Strategjia e sigurise kombetare eshte arti
dhe shenca e zhvillimit, perdorimit, dhe koordinimit te instrumenteve te

68
fuqise kombetare (diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe informacionit) per
arritjen e objektivave qe kontribuojne ne sigurine kombetare(Joint Pub 1-02).
 Strategjia Ushtarake Kombetare. Eshte arti dhe shkenca e perhapjes
dhe perdorimit te fuqise ushtarake per arritjen e objektivave kombetare ne
kohe paqe dhe lufte(Joint Pub 1-02).
 Strategjia e Teatrit. Strategjia e teatrit eshte arti dhe shkenca e
zhvillimit te integruar te koncepteve dhe kurseve te veprimit me qellim
permbushjen e objektivave te politikes dhe strategjise se sigurise kombetare
dhe te aleances apo koalicionit me ane te perdorimit te forces, kercenimit te
perdorimit te saj, apo operacioneve qe nuk perfshijne perdorimin e forces
brenda teatrit (Joint Pub 1-02).Natyra hierarkike e strategjise lehteson
shtrirjen e kontrollit. Ajo paraqet nje menyre logjike te delegimit te
pergjegjesise dhe autoritetit ndermjet udheheqjes se larte. Ajo gjithashtu na
kujton qe neqoftese strategjia perbehet nga objektivat, konceptet dhe
burimet, cdonjeri prej tyre duhet te jete i pershtatshem per nivelin e
strategjise dhe ne perputhje me njeri tjetrin. Ne kete menyre, strategjia ne
nivel te forcave te armatosura te vendit, duhet te artikuloje objektivat
ushtarake ne nivel kombetar dhe te shprehe konceptet dhe burimet ne
kushte te pershtatshme me nivelin kombetar per objektivat e caktuar. Ne
disa nivele, planizimi dhe veprimet bien bien poshte pragut strategjik.
Sipas Strategjise Ushtarake Kombetare, Komandantet perkates zhvillojne
Strategjine e Teatrit dhe planet perkates te fushates. Ne kete vend bashkimi,
kufiri(vija) ndermjet strategjise dhe planifikimit shkrihet me planifikimin e
fushates qe mund te jete ose ne nivel strategjik ose ne fushen e artit
operativ. Grafikisht, marredheniet ndermjet strategjise dhe niveleve te luftes
paraqiten si me poshte: 10

Strategjia e Sigurisë Kombëtare


Nivelet e Strategjisë Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare (ODS)
Strategjia Ushtarake Kombëtare (CJCS)

Strategji e Teatrit & Planifikimi i Fushates


(COCOM)
Kufijtë ndërmjet niveleve të luftës strategjik
dhe operativ Operativ (JTF)
Taktik (Divizionet & Korpuset)

Figure 1. Arti Strategjik dhe Operativ


Strategjia ndryshon nga arti operativ dhe taktik ne aspektin funksional,
kohor dhe gjeografik. Nga ana funksionale dhe kohore, taktika eshte fushe e
betejave, luftimeve me kohezgjatje relativisht te shkurter. Arti operativ eshte
sfere e fushatave, te serive te betejave qe ndodhin gjate nje periudhe me te
gjate kohore. Strategjia eshte fushe e luftes, qe rrok nivelin e zgjatur te
konfliktit ndermjet shteteve, qofte ky i armatosur ose jo. Taktika ka lidhje me
copat dhe pjeset, arti operativ me kombinimin e pjeseve, dhe strategjia me
kombinimin e kombinimeve. Nga ana gjeografike, taktika percaktohet ne
menyre te ngushte, niveli operativ eshte me i gjere dhe me teper rajonal ne
orientim, ndersa strategjia eshte ne shkalle teatri te gjere, nderkontinentale

69
dhe globale. Gjithashtu dihet qe me avancimet ne transport dhe ne
komunikim, ka nje konvergjence te strategjise, artit operativ dhe taktikes.
Ngjarjet ne nivel taktik kane gjithnje e me shume rrjedhoja strategjike. 11.
Premisa e gjashte eshte qe strategjia paraqitet gjitheperfshirese.
Domethene, ndersa strategu mund te jete duke hartuar nje strategji nisur
nga nje kendveshtrim i caktuar, ai duhet te kete ne konsiderate ne analizen
e tij gjithe mjedisin strategjik, qe te arrije ne formulimin e nje strategjie te
pershtatshme per ti sherbyer qellimit ne nivel strategjik. Ai eshte i interesuar
per faktoret e brendshem dhe te jashtem ne te gjitha nivelet. Nga ana tjeter,
ne formulimin e strategjise, strategu gjithashtu duhet te dije qe objektivat,
konceptet dhe burimet kane ndikim ne cdo aspekt te mjedisit perreth tij. Per
rrjedhoje, strategu, duhet te kete njohje te plote se cfare tjeter po ndodh ne
kete mjedis dhe efektet e mundshme te rendit te pare, te dyte, te trete etj. te
zgjedhjes se bere prej tij, ne perpjekjet e strategut ne nivelin me lart, me
poshte dhe ne nivel te njejte me te. Perpjekjet e strategut duhet te integrohen
plotesisht me strategjite ose perpjekjet e lementet e eprorit, te kolegeve dhe
te vartesve. Strateget duhet te mendojne ne menyre teresore dhe integruese,
domethene ne menyre gjitheperfshirese. Ata duhet te njohin “kuadrin e
gjere”, aftesite dhe burimet e institucionit te tij, dhe ndikimet e veprimeve te
tyre ne teresine e mjedisit. Nje strategji e mire kurre nuk formulohet ne
menyre te izoluar. (Shih Figure 2

70
Mjedisi i Jashtëm
Mjedisi i dhe
Rrethanat dhe kushtet e brendshme Jashtëm
ndërkombëtare qe ndikoj ne
Rrethanat dhe kushtetmirëqenien
e brendshme dhe ndërkombëtare qe ndikoj ne
e shtetit.
mirëqenien e shtetit.

Interesat Kombëtare
Gjendjet e dëshiruara Interesat
përfundimtare Kombëtare
bazuar ne vlerat dhe analizën
Gjendjet e dëshiruara përfundimtare
strategjike. Te shprehurabazuar ne vlerat dhe analizën
si politika
strategjike. Te shprehura si politika

Strategjia e Sigurisë Kombëtare


Strategjia
Elementet e Fuqisë,ePolitik,
Sigurisë Kombëtare
Ekonomik, Ushtarak,
Elementet e Fuqisë, Politik, Ekonomik, Ushtarak,
Informacionit
Informacionit

Strategji a
UshtarakeStrategji a
Kombetare
Ushtarake
Elementi Kombetare
Ushtarak i Fuqise
Elementi Ushtarak
Strategji i Fuqise
e Teatrit
Strategji e Teatrit
Arti Operativ
Arti Operativ
Taktika
Taktika

qqq
qqq

71
Figure 2. Gjithë përfshirja e Strategjisë
Premisa e shtate është qe strategjia zhvillohet nëpërmjet analizës dhe
njohjes se mjedisit dhe gjendjes strategjike. Qëllimi i kësaj analize është qe
te evidencoje faktorët qe ndihmojnë per te përcaktuar objektivat e veçante,
konceptet dhe burimet e strategjisë apo qe mund te kene ndikim ndaj tyre.
Premisa e fundit (tete) e teorise se strategjise eshte qe njefare risku eshte i
natyrshem (brendshem) per gjithe strategjite dhe gjeja me e mire qe mund te
ofroje cdo strategji eshte nje balance e favorshme ndaj
deshtimit(mossuksesit). Deshtim mund te jete ose mosarritja per plotesimin
e objektivave te caktuar ose dhenia e nje avantazhi te rendesishem
kundershtarit.
Art Lykke i jep nje forme te kuptueshme (te logjikshme) teorise se
strategjise me artikulimin e qarte te modelit te stolit trekembesh te
strategjise, i cili sqaron se strategjia eshte = qellimet + menyrat + mjetet dhe
neqoftese keto nuk jane ne balance, vihet ne rrezik suksesi i saj. Ne
sugjerimin(modelin) e Lykke, qellimet jane “objektivat”, menyrat jane
“konceptet” per permbushjen e objektivave, dhe mjetet jane “burimet” per
mbeshtetjen e koncepteve. Stoli do te anohet (krijoje pjerresi) neqoftese tre
kembet e tij nuk mbahen ne balance. Neqoftese ndonje nga kembet eshte
shume e shkurte, rreziku eshte shume i madh dhe strategjia do te
deshtoje.12 Eshte e qarte qe modeli shtron tre pyetje te rendesishme per
strategun. Cfare duhet bere? Si duhet bere kjo?
Cfare burimesh kerkohen per t’a bere ne kete menyre? Lykke thote se
neqoftese ndonje nga kembet e stolit eshte jashte balances, atehere pritet nje
risk korrespondues per derisa nuk rregullohen (ndreqen) kembet. Ne kete
rast mund te shtohen burimet, mund te perdoret nje koncept tjeter, ose te
ndryshohet objektivi, ose ne fund te fundit mund te vendoset per pranimin e
rrezikut qe paraqitet. Teoria eshte krejt e qarte, nje strategji e vlefshme
duhet te kete nje balance te pershtatshme te objektivave, koncepteve dhe
burimeve, ose suksesi i saj eshte ne rrezik te madh.13 Teoria e Lykkes,
ashtu si gjithe teorite e mira, jo domosdoshmerisht jep nje strategji.

72
Ajo eshte nje model qe tregon pyetjet qe duhen bere dhe rregullat qe
duhen zbatohen. Teoria e tij e strategjise mbeshtetet nga premisat dhe
hamendesite themelore te permendura me siper. Ushtrimi (zbatimi) i saj
lehtesohet nga perdorimi i perkufizimeve dhe formateve te perbashket. Art
Lykke luftoi me propozimet e tij per shume vite dhe mesoi me mijera student
te Kolegjit te Luftes te perdorin modelin e tij ne menyren e duhur nepermjet
perkufizimeve dhe ilustrimeve. Keto perkufizime dhe ilustrime jane te
rendesishme sepse ato sigurojne nje kuptim te perbashket sipas te cilit
komunikojne strateget. Ato perfshijne qellimet(objektivat),
menyrat(Konceptet/kurset e veprimit strategjik), mjetet(burimet) dhe rrezikun,
ku:
 Qellimet(objektivat) shpjegojne ate cfare duhet te plotesohet.
Qellimet jane objektiva, qe ne se plotesohen, krijojne ose kontribuojne
ne permbushjen e gjendjeve te deshiruara perfundimtare ne nivelin e
strategjise se analizuar dhe ne fund te fundit u sherbejne interesave
kombetare. Qellimet shprehen me folje (per shembull, freno luften,
mbeshtet stabilitetin rajonal, shkaterro forcat e armatosura te Irakut).
 Menyrat (Konceptet/kurset e veprimit strategjik) shpjegojne “si”
do te plotesohen objektivat me ane te perdorimit te burimeve. Koncepti
duhet te jete mjaft i qarte, per te siguruar drejtim(udhezime) per
planizim per ata qe duhet ta zbatojne dhe mbeshtesin me burime ate.
Meqenese menyrat percojne veprim, ato shpesh kane nje folje, por
menyrat tregojne “si”, dhe jo ”cfare” lidhur me objektivin e strategjise.
Njefare konfuzioni ekziston, sepse koncepti per strategjine me te larte
shpesh percakton objektivat per nivelin tjeter me te ulet te strategjise.
Nje test i thjeshte per nje menyre eshte te besh pyetjen “ me qellim per
te bere cfare?” Kjo duhet te coje ne objektivin real. Disa koncepte jane
aq te pranuar sa qe emrat e tyre u jane dhene strategjive te vecanta
(per shembull,frenim, mbrojtje e perparuar, shkaterrim i sigurte,
prezence e perparuar). Por, te kihet ne vemendje qe ne praktiken reale
keto strategji kane objektiva te vecante dhe forcat qe lidhen me to dhe
koncepti zhvillohen me mire nga sa na sugjeron titulli i shkurter.
 Mjetet(burimet) sqarojne cfare burimesh specifike do te perdoren
ne zbatimin e koncepteve per plotesimin e objektivave dhe nuk
perdorin folje. Mjetet mund te jene te prekshem(konkret) ose te pa
prekshem(jo konkret). Si shembuj te burimeve te prekshme, mund te
permendim forcat, njerezit, pajisjet, parate dhe objekte te ndryshme
me komoditetet perkatese. Burimet jo te prekshme, perfshijne faktore
te tille si “vullneti” , kurajua, ose intelekti.
 Rreziku shpjegon boshllekun ndermjet asaj cfare do te arrihet
dhe koncepteve dhe burimeve qe disponohen per arritjen e objektivit.
Meqenese asnjehere nuk ka mjaft burime , ose nje koncept mjaft te
sakte per te siguruar suksesin 100 perqint ne mjedisin konkurrues
nderkombetar, gjithnje do te jete i pranishem njefare rreziku. Strategu
perpiqet te zvogeloje kete rrezik nepermjet zhvillimit te strategjise,
nepermjet balances se qellimeve, menyrave dhe mjeteve.

73
 Qellimet, menyrat dhe mjetet shpesh krijojne coroditje ne
zhvillimin apo analizen e nje strategjie te caktuar. Marifeti eshte ne
fokusimin ne ceshtjet dhe pyetjet perkatese. Objektivat gjithnje do t’i
pergjigjen pyetjes cfare kerkojme qe te arrijme. Konceptet gjithnje
shpjegojne “si” do te perdoren burimet. Burimet gjithnje shpjegojne
cfare do te perdoret per te zbatuar konceptin. Neqoftese objektivi eshte
“mbro Shtetet e Bashkuara(cfare?)”; “zhvillimi,ndertimi, ose krijimi i
nje force me te madhe” do te jete menyra(how?); “rezervat e fuqise
njerezore, parate dhe facilitetet e trajnimit” jane shembuj te mjeteve
(burimet qe do perdoren per te mbeshtetur “si”).
 Rregulli kryesor qe perdoret ketu eshte qe burimet ne pergjithesi
jane material dhe te numerueshem: Ushtria, Forcat Ajrore, Forcat
Detare, repartet dhe forcat e armatosura te SHBA; personeli; dollaret;
facilitetet; pajisjet-kamionet, avionet, anijet, etj.; dhe burimet e
organizatave-Kryqi i Kuq, NATO, etj. Mjetet mund te perfshijne edhe
elemente te tille jo material si “vullneti, aftesia industriale, mendja,
etj.”, por qe i deklarojme si burime. Duhet patur parasysh se nuk
duhen perdorur mjetet, per te pershkruar konceptet dhe nuk duhen
artikuluar burimet si menyra apo koncepte. Ne nje menyre teper te
thjeshtesuar, “diplomacia” eshte nje menyre per te mbeshtetur
stabilitetin rajonal (objektivi), por vete diplomatet jane mjetet.
 Ne menyre te njejte, Klauzevici preferonte “permbysjen e qeverise
se armikut ” si qellim, zhvillimin e betejes vendimtare si menyre, dhe
nje ushtri te madhe si mjet. Ai e shihte ushtrine e madhe, si nje burim
te pershtatshem per te mbeshtetur menyren e tij, qe ishte beteja
vendimtare. Te thuash qe “perdorimi i nje ushtrie te madhe”, tregon
nje koncept tjeter per arritjen e suksesit dhe eshte nje deklarim i
papershtatshem i mjeteve (burimeve). Me kalimin e kohes, mijera
studente ne Kolegjin e Luftes se Ushtrise se SHBA-se kane testuar
teorine e strategjise se Art Lykke-s duke perdorur rrugen e studimit te
rasteve historike. Propozimi i tij eshte nje model i zakonshem per te
analizuar dhe vleresuar strategjine e lidershipit te nivelit strategjik
historik dhe aktual.
 Duke perdorur teorine per zberthimin e strategjise ne pjeset e
saj perberese, Art Lykke tregon qe cdo strategji mund te kontrollohet
per pershtatshmerine, realizueshmerine dhe pranueshmerine dhe te
behet vleresim per balancen e duhur ndermjet pjeseve perberese.
Pervec kesaj, leksionet, prezantimet dhe parashtrimet e tij kane cuar
ne adoptimin e nje modeli baze nga nje grup strategesh politik dhe
ushtarak. Kjo, nga ana e vet coi ne vleresimin proaktiv te strategjise
gjate zhvillimit perkundrejt standardeve te njejte si:
 Pershtatshmeria - arritja e saj a do te krijoje efektin e
deshiruar(lidhet me objektivin)?
 Realizueshmeria-a mund te kryhet veprimi me mjetet ne
dispozicion (lidhet me konceptin)?

74
 Pranueshmeria - a justifikohen pasojat e kostos nga rendesia e
perfundimit te deshiruar( lidhet me burimet/konceptin)? 14 Propozimi
baze jo vetem qe eshte testuar ne rastet studimore historike dhe ne
zbatimet praktike, por gjithashtu ai e ka provuar veten se pershtatet
lehte per te shpjeguar aspekte te ndryshme te mendimit strategjik.
Argumenti i Art Lykkes, qe vendet angazhohen ne dy lloje te
dallueshme te strategjise njekohesisht-operacionale dhe zhvillimit te
forces-tregon pershtatshmerine e strategjise. Strategjite operacionale
bazohen ne aftesite ushtarake ekzistuese. Strategjite e zhvillimit te
forces bazohen ne kercenimet e ardhshme dhe objektivat dhe nuk
kufizohen nga aftesite ekzistuese. Ne te vertete, roli i tyre paresor
eshte qe te ndihmojne percaktimin dhe zhvillimin e aftesive te
ardhshme.15 Ne kete menyre, eshte e pershtatshme si per luftetaret
dhe zhvilluesit e forces ne forcat e armatosura. Teoria e strategjise se
Art Lykkes, eshte nje kontribut i rendesishem ne mendimin strategjik.
Me inkurajimin e strategut per perdorimin me korrektesi te termit
strategji ndersa perdor modelin e strategjise dhe kater pjeset e saj,
qellimet, menyrat, mjetet dhe riskun, ai jep nje strategji te vlefshme
dhe te zbatueshme. Hamendesite dhe premisat e kesaj strategjie kane
treguar vlefshmerine e tyre per analizen dhe zhvillimin e strategjise.
Mbi te gjitha nje strategji e vlefshme duhet te gjeje balancen ndermjet
qellimeve, menyrave dhe mjeteve ne perputhje me rrezikun qe vendi
eshte i gatshem te pranoje. Teoria e strategjise se Art Lykkes siguron
bazat per artikulimin e qarte dhe vleresimin objektiv te cdo strategjie.

ENDNOTES - CHAPTER
1. Gregory D. Foster, “A Conceptual Foundation for a Theory of Strategy,” The Washington Quarterly, Winter,
1990, p. 43. Foster’s analysis of the assumptions and premises of strategy is particularly thought provoking.
2. Arthur F. Lykke, Jr., “Toward an Understanding of Military Strategy,” chap. in Military Strategy: Theory and
Application, Carlisle Barracks, PA: U.S. Army War College, 1989, pp. 3-8. This document is the best written
explanation of his ideas. Also used in this paper are the author’s notes and recollections from Professor Lykke’s
lectures.
3. Henry E. Eccles, Military Concepts and Philosophy, New Brunswick, NJ: Rutgers UP, 1965, p. 48
4. Foster, p. 50.
5. David Jablonsky, Why Is Strategy Difficult? Carlisle Barracks, PA: Strategic Studies Institute, U.S. Army War
College, 1992. Professor Jablonsky’s work, of which this is representative, gives the best explanation. He lists
the elements of power as economic, psychological, political, and military. Socio-psychological is another term
used as an instrument of power instead of psychological or informational. Note also that elements of power is
more inclusive than instruments of power and includes demographic/geographic elements. Dr. Jablonsky raised
Art Lykke’s proposition to the political level.
6. Foster, pp. 47-48.
7. Ibid., p. 55.
8. Carl von Clausewitz, On War, ed. and trans. by Michael Howard and Peter Paret, Princeton, NJ: Princeton
University Press, 1976, p. 87.
9. Foster, p. 50.
10. This chart is adapted from an older version commonly used to explain the overlapping. Abbreviations used:
CJCS (Chairman, Joint Chiefs of Staff); COCOM (Combatant Commander); and JTF (Joint Task Force).
11. Foster, p. 56.
12. Lykke, pp. 6-7.
13. Ibid.
14. Henry C. Eccles, “Strategy—The Theory and Application,” Naval War College Review, Vol. 32, No. 3,
May-June
1979, pp. 11-21.

75
15. Lykke, p. 4.

Teoria e Strategjise per Shekullin e 21-te


Harry R. Yarger

Permbajtja

Parathenie
Përmbledhje
I. Hyrje
II. Parashtrimi i Teorise: Logjika e Strategjisë
III. Mjedisi Strategjik
IV. Teoria ne Boten Reale
 Implikimet e Mjedisit Strategjik
 Mentaliteti i Strategut
 Strategjia nuk eshte planizim
 Zhvillimi i Objektivave Strategjike

76
 Zhvillimi i Konceptit Strategjik
 Burimet (mjetet) ne formulimin e strategjise
 Kontrolli i Logjikes se Strategjise dhe Riskut
V. Mendime Permbyllese
VI. Bibliografia

Parathenie
Termi “strategji” eshte shume i perhapur ne ditet tona, ai ka pushtuar
bisedat dhe veprimtarine e zakonshme te qytetareve, te mediave te shkruara
dhe elektronike, te organizatava te ndryshme jo-fitimprurese dhe deri ato te
institucioneve te ndryshme shteterore. Ne praktiken e perditshme priremi te
perdorim strategjine si nje term te pergjithshem per nje plan, ide, kurs
veprimi apo “vizion” te drejtimit pergjate te cilit do te levizim personalisht, si
organizate apo ne nivel te pushtetit vendor apo atij qendror.
Nje perdorim kaq i zakonshem i termit strategji per te pershkruar asgje
me shume vetem se “cfare do te pelqenim te benim ne te ardhmen” eshte jo i
drejte dhe mohon kompleksitetin e vertete te strategjise dhe te vete mendimit
strategjik. Nje perdorim i tille e thjeshtezon se tepermi strategjine duke e
paraqitur ate vetem si nje ide e mire, pa gjykimin apo zhvillimin themelor te
domosdoshem. Kjo të çon gjithashtu ne krijimin e nje konfuzioni ndermjet
strategjise dhe planizimit, ne kufizimin e mundesive strategjike në
hamendesi dhe hollesi te planizimit afatshkurter, nderkohe kufizon
fleksibitetin e gjykimit strategjik dhe caktimin ne menyre jo te sakte te
parashikimeve per perfundime te vecanta.
Ky material ka si problematike trajtimi - strategjinë e madhe (të
përgjithshme), pra strategjinë në nivelet më të larta të shtetit. Kjo trajtese
është e përshtatshme dhe e aplikueshme jo vetem për strategjinë e madhe (të

77
përgjithshme), por gjithashtu edhe per strategjinë e sigurimit kombetar,
strategjinë ushtarake dhe strategjinë e teatrit të luftës. Ky material nuk ka si
qellim të propozojë apo parashtrojë strategjinë konkrete të vendit, por të jape
një kornizë për shqyrtimin e strategjise në çdonjerin prej niveleve të
përmendura me sipër.
Ne vetvete ky material eshte njelloj ekzaminimi i teorise, pra ka te beje me
zbulimin dhe shqyrtimin e atyre aspekteve te strategjise qe rezultojne te kene
perdorim te pergjithshem. Teoria qe parashtrohet mund te gjeje perdorim
gjithashtu edhe ne formulimin e strategjise se aktoreve dhe institucioneve jo-
shteterore, vecse duhet te kemi ne konsiderate se qellimi dhe kendveshtrimi
qe jepet ne kete material fokusohet kryesisht ne shtetin-komb.
Materiali eshte pergatitur me synim qe te njohe strateget dhe drejtuesit e
larte te ardhshem qe vijojne studimet ne Akademine e Mbojtjes “Spiro
Moisiu” me fjalorin, idete dhe konceptet qe mundesojne krijimin e nje
kornize per zhvillimin e kendveshtrimit te tyre strategjik ne lidhje me prirjet,
problemet, mundesite dhe kercenimet me te cilat ballafaqohet vendi ne
shekullin e 21-te.
Permbledhje
Formulimi i strategjise ne nivel kombetar nuk eshte nje ndermarrje as e
thjeshte dhe as e lehte. Nje strategji e efektshme kerkon shume nga
profesionisti ushtarak neqoftese ai eshte duke formuluar, artikuluar apo
zbatuar strategjine. Shume pak profesioniste arrijne qe t’a bejne kete mire
dhe sakte. Kjo kerkon qe profesionisti te largohet nga mentaliteti i planizimit
dhe te pranoje e pervetesoje nje mentalitet qe eshte me i pershtatshem per
mjedisin strategjik.
Kjo eshte vecanerisht e vertete gjate periudhave te ndryshimeve dhe
trazirave te medha kur strategjia e efektshme ushtarake duhet te jete e
intergruar ngushte me strategjite e tjera kombetare te komunitetit
nderagjensi. Teoria e strategjise ndihmon ne keto periudha ndryshimesh
nepermjet edukimit e pergatitjes se profesionistit dhe disiplinimit te gjykimit
te tij ne cdo njerin nga keto role.
Ky material paraqet teorine e strategjise, e cila siguron terminologjine dhe
perkufizimet esenciale, shpjegimet e hamendesive dhe premisave themelore
si dhe te hipotezave esenciale qe shpjegojne natyren e mjedisit strategjik dhe
rolin dhe pritshmerite (parashikimet) e strategjise. Mjedisi strategjik eshte
shpjeguar ne aspektin teorik dhe praktik, kurse implikimet per gjykimin
strategjik jane zhvilluar duke bere dallimin ndermjet mentalitetit te
strategjise dhe planizimit.
Gjithashtu jane diskutuar dhe problemet tipike qe kane profesionistet ne
formulimin dhe artikulimin e strategjise. Formulimi i strategjise njihet si art
dhe shkence, dhe modeli i dhene i strategjise lidhur me qellimet, menyrat
dhe mjetet eshte shtjelluar dhe mbeshtetur si nje metodologji e
pershtatshme per artikulimin e strategjive.

Hyrje

78
Strategjia, ashtu si dhe politika, eshte arti i te mundshmes, por pak mund te
dallojne se cfare eshte e mundshme.
Willam Murray & Mark Grimsley

E thene me fjale te thjeshta, strategjia ne te gjitha nivelet e saj eshte


kalkulim i objektivave, koncepteve dhe burimeve brenda kufijve te
pranueshem te riskut per arritjen e rezultateve me te favorshme nga ato qe
mund te arrihen ne menyre te rastesishtme apo nen drejtimin e te tjereve.
Strategjia, percaktohet si “arti dhe shkenca e zhvillimit dhe perdorimit ne
menyre te integruar e sinkronizuar te instrumenteve te fuqise kombetare per
permbushjen e objektivave ne nivel teatri, kombetar apo shumekombesh”. 2
Te dy perkufizimet e strategjise te dhena me lart, jane te vlefshme dhe
natyrisht gjejne perdorim ne praktiken tone te perditshme, por asnjeri prej
tyre nuk transmeton plotesisht rolin dhe kompleksitetin e mendimit
strategjik ne nivelet me te larta te shtetit. Ne keto nivele, strategjia eshte arti
dhe shkenca e zhvillimit dhe perdorimit te fuqise politike, ekonomike, social-
psikologjike dhe ushtarake te shtetit ne perputhje me udheheqjen politike,
per krijimin e ndikimeve qe mbrojne apo cojne me perpara interesat
kombetare. Stretegjia synon bashkeveprim e harmonizim te persosur te
objektivave, koncepteve dhe burimeve per rritjen e probabilitetit te suksesit
te politikes dhe te perfundimeve te favorshme qe rrjedhin nga ky sukses. Ajo
eshte nje proces qe kerkon te perdore nje shkalle racionaliteti dhe lineariteti
ne rrethana te caktuara. Strategjia e realizon kete nepermjet shprehjes se
logjikes se saj ne terma racionale, lineare- qellimet, menyrat dhe mjetet.
Strategjia nuk eshte e thjeshte, dhe kuptimi i teorise se stretegjise ben te
mundur qe te zoterojme dhe te merremi me kompleksitetin e saj nepermjet
njohjes se logjikes se saj. Teoria e strategjise siguron terminologjine dhe
perkufizimet kryesore, shpjegimet e hamendesive dhe premisave reale te
perkthyera ne hipoteza te testueshme, dhe ne metoda qe mund te perdoren
per te analizuar e kontrolluar hipotezat dhe per te modifikuar teorine ne
menyren e duhur. 3
Natyrshem lind pyetja se perse duhet te studiojme teorine e strategjise?
Vlerat e strategjise nuk qendrojne ne dhenien e nje recete per arritjen e
suksesit, por ne ate se si ajo na ndihmon qe te zgjerojme dhe disiplinojme
aryetimin tone. Teoria duhet te studiohet e pervetesohet me kujdes. Teoria e
studiuar, me pas behet nje udherrefyese e mire per cdo njeri qe kerkon te
mesoje per luften nepermjet librave e dokumenteve te ndryshem, ajo do te
ndricoje rrugen dhe lehtesoje progresin e tij, do te ushtroje gjykimin e tij, si
dhe do e ndihmoje ate qe te shmange grackat e mundshme…Ajo ka si qellim
edukimin e mendjes se komandantit te ardhshem… 4
Teoria e strategjise edukon dhe zhvillon mendjen e strategut. Ajo
ndihmon ne disiplinimin dhe ushtrimin e arsyetimit tone me qellim qe te
merremi me kompleksitetin dhe paqendrueshmerine e mjedisit srategjik si
dhe ndryshimet e vazhdimesite, problemet, mundesite dhe kercenimet te
natyrshme per te. Ajo na nxit qe te rigjykojme hamendesite dhe
paragjykimet tona, gjithashtu ajo na ndihmon qe te shqyrtojme e te kemi ne

79
konsiderate edhe hamendesite dhe paragjykimet e kundershtareve tane si
dhe te akoreve te tjere.
Teoria e strategjise na qarteson per te gjitha mundesite dhe forcat qe jane
ne loje, duke nxitur qe te shqyrtojme e kemi ne konsiderate shpenzimet dhe
rreziqet e vendimeve tona dhe njeherazi te vleresojme edhe pasojat e
vendimeve te armiqeve dhe aleateve tane. Ne nje nivel tjeter, teoria e
strategjise krijon mundesine qe anetaret e profesionit ushtarak dhe ata te
komunitetit nderinstitucional te komunikojne me mencuri ne lidhje me
strategjine.
Ajo sherben si nje sistem referimi i perbashket per zhvillimin dhe
vleresimin e nje strategjie te pershtatshme dhe per komunikimin e saj te ata
qe do merren me zbatimin konkret te saj. Nje teori strategjie qe pervetesohet
dhe ushtrohet ne proces, gjithashtu i lejon profesionistet qe te vleresojne
dobite e nje strategjie te dhene, por dhe te bejne kritike domethenese per
gjithe ata qe percaktojne politikat dhe marrin vendime te rendesishme.
Arsyetimi strategjik eshte i veshtire. Eshte me drejte qe ai te shqyrtohet
njeherazi si art dhe shkence. Sistemi i teorise siguron bazen metodologjike
per nje proces mendimi te disiplinuar qe ndihmon strategun ne zhvillimin e
strategjise, por sherben gjithashtu edhe si udherrefyes per te tjeret, duke jua
bere me te lehte kuptimin, vleresimin dhe kritiken e nje strategjie te
caktuar.
Ndersa teoria perben nje ndihme te rendesishme ne edukimin e mendjes,
ajo nuk zevendeson “gjenine” e pershkuruar nga Clausewitz. Strateget me te
medhenj ne historine njerezore, kane zoteruar “nje aftesi mendore shume te
zhvilluar” ne fushen e artit dhe te shkences. Ata zoteronin aftesine e
perceptimit te realitetit dhe marredhenieve te mjedisit te tyre, dhe t’i
zbatonin ato me sukses ne zhvillimin e srategjise. 5
Gjenialiteti i vertete eshte i rralle, dhe per me teper thuhet se ai nuk eshte
me i aplikueshem ne boten e sotme moderne dhe teper komplekse. Ata thone
se eshte shume e veshtire qe nje person i vetem, qofte ky dhe nje gjeni i
vertete, te arrije te kuptoje te gjitha nuancat e botes moderne. Nisur nga
kjo, ata mendojne se ne ditet tona strategjia formulohet e permbushet me
mire kur trajtohet si nje proces i organizates. Pavaresisht ketyre
pikepamjeve, prapeseprape, ne syte e publikut, strategjite shpesh lidhen me
personalitete te vecanta, dhe disa individe duken qe kane nje talent te
vecante per kete art dhe shkence. 6
Eshte e rendesishme te merren ne konsiderate rolet e vecanta te
strategeve ne ditet tona. Ne pergjithesi, per strateget shqyrtohen tre role:
lider, profesionist (zbatues), dhe teoricien. Secili nga keto role kerkon ne
ushtrimin e tij nje varg aftesish e kompetencash te caktuara. Lideri siguron
vizion, frymezim, aftesi organizative, drejtim, nxitje personale te nevojshme
per te mundesuar qe te tjeret te veprojne ne menyre te perqendruar dhe te
logjikshme. Profesionisti, kupton ne teresi nivelet e strategjise dhe
marredheniet e tyre dhe zhvillon strategjine.
Ai perkthen udhezimet e pergjithshme politike ne stratgji te integruara, te
cilat cojne ne suksesin e politikes. Teoricieni zhvillon konceptet teorike

80
nepermjet studimit e gjykimit perkates dhe meson e keshillon te tjeret. Nje
mjeshter (zoterues) i artit strategjik eshte i afte dhe ekspert ne te tri keto
fusha dhe si i tille, ai mund t’i qaset gjenise se Clausewitz-it. 7
Strateget sherbejne ne nivele e role te ndryshme brenda hierarkise
organizative te shtetit, por te gjithe ata kane nevoje te kuptojne strategjite e
plota (pergjithshme) dhe t’i komunikojne ato ne menyre te sakte si ndermjet
njeri-tjetrit, ashtu dhe ne adrese te lidershipit, planizueseve dhe anetareve te
organizatave, te cilet ne fund te fundit jane ata qe zbatojne konkretisht
strategjine.
Per rrjedhoje, strategjia siguron drejtimin (udheheqjen) per shtetin,
perpiqet te maksimalizoje arritjet pozitive dhe te minimizoje ato negative,
ndersa shteti ecen drejt se ardhmes permes nje mjedisi kompleks e qe
ndryshon me shpejtesi. Strateget hetojne mjedisin ne teresi dhe zhvillojne
nje strategji qe identifikon objektivat, konceptet dhe burimet e nevojshme
per permbushjen e objektivave te percaktuar nga politika.
Teoria disiplinon arsyetimin strategjik nepermjet paraqitjes se logjikes se
brendshme te strategjise; ajo sherben per t’u kujtuar te gjithe personave te
angazhuar me strategjine qe as te mos premtojne shume, as te mos
neglizhojne per te marre ne konsiderate cdo atribut te strategjise. Nje teori e
logjikshme dhe koherente gjithashtu ndihmon ushtaraket, planizuesit, dhe
pjesemarresit ne pergjithesi qe te vleresojne dhe ekzekutojne me efektshmeri
strategjine.
Parashtrimi i Teorise: Logjika e Strategjise
Ne gjithe pevojen strategjike te periudhave te ndryshme te historise
ekziston uniteti thelbesor se asgje e rendesishme (themelore) nuk ndryshon
ne lidhje me natyren natyren dhe funksionin e luftes dhe strategjise.
Colin S. Gray
Strategjia siguron nje plan (program) koherent, te logjikshem per
mbushjen e boshllekut ndermjet realiteteve te sotme dhe te ardhmes se
deshiruar. Ajo eshte nje vleresim dhe llogaritje e rregullte (disiplinuar) e
objektivave, koncepteve, dhe burimeve brenda kufijve te pranueshem te
riskut, me synim qe te arrijme rezultate me te favorshme ne te ardhmen,
krahasuar me ato qe mund te rezultojne ne rast se kjo i lihet rastesise.
Srategjia eshte shqyrtimi i menyres se perdorimit te burimeve per arritjen e
perfundimeve te deshiruara ne nje mjedis te caktuar strategjik ne te
ardhmen. Ne kuptimin e shtetit, strategjia eshte perdorimi i instrumentave
te vecante te fuqise se tij (politik/diplomatik, ekonomik, ushtarak dhe te
informacionit) per arritjen e objektivave politike te shtetit, ne bashkepunim
apo ne rivalitet me aktore te tjere, qe gjthashtu perpiqen te permbushin
objektivat e tyre, te cilet ndofta mund te jene te papajtueshem apo te
kundert me objektivat tane. 9
Me fjale te tjera, strategjia eshte perdorimi i fuqise qe ekziston ne burimet
natyrale e shoqerore te shtetit per permbushjen e qellimeve te politikes, ne
kushtet e nje mjedisi strategjik qe shfaqet dinamik dhe konkurues.
Strategjia, ashtu si dhe planizimi, jane ne varesi direkte te natyres se
mjedisit. Srategjia ka karakteristika te vecanta dhe ndryshon nga planizimi

81
si nga fusha, hamendesite dhe premisat e saj, megjithate ajo siguron
strukturen dhe parametrat e nevojshem per nje planizim afatshurter dhe
afatgjate me te detajuar. Te dyja, si strategjia, ashtu dhe planizimi, perdorin
qellimet, menyrat, dhe mjetet, dhe kushtezohen nga pershtatshmeria,
realizushmeria dhe pranueshmeria. Strategjia ka sistemin e brendshem te
arsyetimit qe mund te kuptohet dhe perdoret gjate procesit.
Ne kendveshtrimin kombetar, nje nga hamendesite me themelore te
strategjise eshte se, te gjithe shtetet dhe aktoret jo-shteterore kane interesa,
te cilat perpiqen t’i permbushin sa me mire brenda mundesive te tyre.
Interesat jane deshira perfundimtare qe karakterizohen me terma te tilla si
mbijetesa, mireqenia ekonomike, rendi boteror i favorshem, dhe vlera te
qendrueshme kombetare apo te grupit. Elementet e fuqese kombetare jane
burimet qe perdoren per te mbrojtur, mbeshtetur apo per te cuar me perpara
interesat kombetare apo te grupeve te caktuara. Burimet gjejne zbatim
nepermjet perdorimit te instrumenteve te fuqise.
Roli i strategjise eshte te garantoje qe ndjekja, mbrojtja dhe zhvillimi i
metejshem i ketyre interesave - te cilat arrihen nepermjet perdorimit te
instrumenteve te fuqise per objektiva te vecante per te krijuar ndikime
strategjike ne favor te interesave kombetare mbeshtetur ne udheheqjen
politike - realizohet ne menyre te logjikshme dhe koherente.
Strategjia ka te beje kryesisht me zgjedhje ndermjet alternativave; ajo
shpreh preferenca apo parapelqim ne lidhje me gjendjen apo kushtet e
ardhshme dhe percakton menyren e arritjes sa me mire te tyre. Ne kete
proces veprimi, strategjia perballet me kundershtare( armiqe ), aleate dhe
aktoreve te tjere dhe shqyrton ceshtje te burimeve dhe te organizates,
megjithate disa elemente do te mbeten thjesht jashte kontrollit ose te mos
parashikohen. 10 Zgjedhja racionale, shansi, konkurentet, aleatet dhe
aktoret jo-racionale jane te gjithe pjese e paradigmes (modelit) strategjik. 11
Strategjia nga natyra e saj eshte teresore, gjitheperfshirese; qellimi
kryesor i saj eshte te influencoje pozitivisht mjedisin e paqendrueshem e
kompleks strategjik nepermjet sigurimit te nje drejtimi qe garanton perdorim
racional te fuqise kombetare per permbushjen e objektivave te shtruara nga
politika. 12 Procesi strategjik, ne teresi ka te beje me menyren (konceptin
apo rrugen) si lidershipi do te perdore fuqine (burimet apo mjetet) ne
dispozicion te vendit per te ushtruar kontrollin e duhur mbi nje varg
rrethanash e vendesh gjeografike per arritjen e objektivave (qellimeve) ne
perputhje me politiken e shtetit. 13 Strategjia siguron drejtimin (udheheqjen)
per perdorimin shtrengues apo bindes te kesaj fuqie ne interes te plotesimit
te objektivave te caktuar. Ky drejtim per nga natyra e tij eshte proaktiv.
Strategjia pranon se ndersa e ardhmja nuk mund te behet e njohur qysh
me pare, mjedisi strategjik mund te studiohet, vleresohet, dhe deri ne nje
fare shkalle te parashikohet e ndikohet. Vetem nepermjet analizave te sakta
behet e mundur qe tendencat, problemet, shanset, e kercenimet te
identifikohen, ndikohen e modelohen per ate cfare shteti zgjedh te beje ose
jo. Keshtu, nje strategji e mire, kerkon qe te ndikoje e t’i jape forme
(modeloje) mjedisit te ardhshem dhe jo vetem te reagoje ndaj tij. Strategjia ne
vetvete nuk eshte menaxhimi i krizave. Ne nje shkalle te madhe ajo eshte

82
antiteze e saj. Menaxhimi i krizave ndodh atehere kur nuk kemi nje strategji
te caktuar ose atehere kur strategjia nuk arrin te parashikoje ne menyre te
sakte. Keshtu, qe premisa e pare i teorise se strategjise eshte qe strategjia
eshte proaktive dhe parashikuese, por jo parathenese.
Premise e dyte e teorise se strategjise eshte qe qellimi politik mbizoteron
gjithe strategjine; ky mendim ndoshta eshte shprehur me mire ne thenien e
famshme te Clausewitz-it, qe “Lufta eshte vetem vazhdimi i politikes me
mjete te tjera”. 14 Qellimi politik shprehet ne politiken e shtetit. Politika
eshte shprehje e gjendjes perfundimtare te deshiruar, domethene e asaj qe
kerkon te arrije shteti. Ne formen e saj me te mire, politika eshte artikulimi i
qarte i udheheqjes(drejtimit politik) per perdorimin e instrumenteve te fuqise
kombetare me qellim realizimin e nje apo me shume objektivave apo
gjendjeve perfundimtare. Ne praktike, politika ka prirje te jete shume e
mjergullte (e papercaktuar).
Megjithate, politika dominon strategjine nepermjet atikulimit te gjendjes
perfundimtare dhe drejtimit ne lidhje me burimet, kufizimeve ne veprime,
apo konsideracioneve te tjera te ngjashme. Nga analiza e gjendjes
perfundimtare dhe drejtimit politik perftohen objektivat strategjike.
Objektivat nga ana e tyre japin qellimin, fokusin, dhe shpjegimin per
veprimet e perfshira ne strategjine e dhene. 15 Arritja e objektivave te
caktuara krijon efekte (ndikime) strategjike qe kontribuojne pozitivisht ne
realizimin e gjendjes perfundimtare te deshiruar. Strategjia kombetare eshte
e interesuar ne lidhje me hierarkine e objektivave te percaktuara nga qellimi
politik. Megjithate, sic thekson Clausewitz, kjo nuk do te thote qe politika
eshte arbitrare. Zvillimi i strategjise e informon politiken, ndersa politika
duhet te pershtase vetveten ne perputhje me realitetet e mjedisit strategjik
dhe kufizimet e fuqise kombetare ne vetvete. Ne kete menyre, politika
siguron qe strategjia te zhvilloje e ndjeke qellime te pershtatshme, ndersa
strategjia e informon politiken per artin e te mundshmes. 16
Premisa e trete eshte qe strategjia varet nga natyra e mjedisit strategjik.
Strategjia zhvillohet ne baze te vleresimit te pergjithshem te gjendjes
strategjike dhe njohjes se natyres se mjedisit strategjik. Mjedisi strategjik ka
karakteristika materiale dhe jo-materiale. Ai ka gjithashtu komponente te
brendshem dhe te jashtem. Mjedisi nderkombetar eshte komponenti i
jashtem, dhe perbehet nga mjedisi fizik gjeografik, nga sistemi
nderkombetar, dhe nga aktore te tjere te jashtem si dhe nga kultura, bindjet
dhe veprimet e tyre.
Ndersa mjedisi kombetar eshte komponent i brendshem dhe perbehet nga
realitetet e brendshme fizike, nga aktoret, insitucionet e brendshme dhe rolet
e organizatave ne veprim brenda vendit. Eshte e vertete se brenda vendit,
ndodhen grupe qe kane botekuptime mjaft te ndryshme nga ato te
lidershipit, c’fare e ben elementin e brendshen te formulimit te strategjise
edhe me kompleks. Kontradikta ne krijim e siper ekzistojne gjithnje per te
sfiduar statukuone dhe inicuar kerkimin per nje ekuliber te ri.
Stabiliteti brenda mjedisit strategjik priret qe ti rezistoje ndryshimit,
ndersa paqendrueshmeria brenda mjedisit nxit pershtatjen e nje strategjie te
re. Natyra e mjedisit strategjik mund te pershkruhet si sistem i sistemeve

83
komplekse, kaotike dhe ndervepruese. Ne formulimin dhe ekzekutimin e saj,
strategjia duhet te jete ne perputhje me natyren e mjedisit strategjik.
Premisa e katert eshte se strategjia ne konceptim apo pamje eshte
holistike(teresore). Ajo kerkon nje shqyrtim te pergjithshem. Kjo do te thote,
se ndersa strategu mund te jete duke formuluar nje strategji nga nje
kendveshtrim i caktuar, ne analizen e tij ai duhet te kete ne konsiderate
mjedisin strategjik ne teresi, me qellim qe te arrije ne krijimin e nje strategjie
qe t’i sherbeje qellimit te synuar ne nivelin e tij. Ai eshte i interesuar per
faktoret e brendshem e te jashtem ne te gjitha nivelet dhe per integrimin
horizontal dhe vertikal te strategjise se tij. Ne formulimin e strategjise,
strategu duhet te dije gjithashtu se cdo aspekt, objektiv, koncept dhe burim
ka ndikimin perkates ne mjedisin rrethues. Ne kete menyre strategu duhet
te kete njohuri te plota se c’fare tjeter po ndodh ne mjedisin strategjik dhe
efektet e mundshme te rendit te pare, dyte, trete etj., te zgjedhjeve te tij, ne
zgjedhjet e strategeve te tjere me lart, me poshte ose ne nivel te njejte me te,
qofshin ata stratege te pales tone, asaj kundershtare apo dhe aktore te tjere.
Perpjekjet e strategut te nje niveli te caktuar, duhet te jene te integruara
plotesisht me strategjite apo perpjekjet e strategeve epror, te strategeve te se
njejtes shkalle dhe atyre vartes. Strateget duhet te gjykojne ne menyre
holistike(te pergjithshme). Ata duhet te jene njohes te mire si te aftesive e
burimeve te organizates se tyre, ashtu dhe te ndikimit qe kane veprimet e
tyre ne mjedisin ne pergjithesi. Nje strategji e mire asnjehere nuk zhvillohet e
copezuar apo e izoluar.
Premisa e peste eshte se cdo strategji nga ana e vet krijon nje dileme
sigurie per strateget dhe aktoret e tjere. 17 Cdo strategji, sapo te behet e
njohur apo te filloje te zbatohet, ajo sjell ndryshime te caktuara ne mjedisin
strategjik, bile edhe atehere kur ajo kerkon te ruaje statukuone. Ndryshimi
mund te ndodhe ne nivele shumeshkalleshe dhe mund te jete jo-linear.
Ndryshimi nga ana e tij paraqet kercenim per statukuone apo ekuilibrin
ekzistues. Ne kete rast shtrohet pyetja -rezultatet qe vijne nga mosveprimi a
jane me te mira apo me te keqija krahasuar me rastin kur veprohet dhe
behet dicka e caktuar. Strategjia mund te parashikoje te ardhmen, por
gjithashtu duhet te pranojme se ajo nuk mund te parashikoje me siguri te
plote as te ardhmen, as permbushjen e objektivave, apo dhe rrjedhojat e
sakta ne rastin e permbushjes ose jo te tyre. Strategu duhet te percaktoje
nese permbushja e nje qellimi te vecante i justifikon rreziqet e iniciimit te
veprimit, gjithashtu ai duhet te marre parasysh edhe menyren se si mund te
kunderpergjigjen aktoret e tjere.

84
Gjithanshmria e Strategjisë

Interesat kombëtare
Gjendja e dëshiruar përfundimtare në mjedisin e jashtëm

Strategjia e madhe
(Të gjithë elementet e fuqisë, por që rrallë dokumentohen dhe publikohen)

Politika Kombëtare Politika Kombëtare Politika Kombëtare

Mjedisi i Jashtëm Mjedisi i Brendshëm

Strategjia e Sigurisë Kombëtare


Të gjithë elementet e fuqisë

Strategjia Ushtarake
Elementet ushtarake të fuqisë

Str. Teatrit Str. Teatrit Str. Teatrit


Arti operacional Arti operacional Arti operacional

Taktika Taktika Taktika

Figura 1.
Ne kete menyre strategjia shpreh nje dileme per strategun dhe per shtetet
e aktoret e tjere.
Premisa e gjashte eshte se strategjia bazohet ne veprimet qe do te
kryhen dhe perse do te kryhen ato -pra strategjia nuk mund te formulohet
ne nje vakum politik apo intelektual. Strategu duhet te dije gjendjen
perfundimtare qe ai synon te arrije. Strategjia, me te drejte fokusohet ne
gjendjen perfundimtare te deshiruar e cila perzgjidhet ndermjet nje vargu
gjendjesh perfundimtare te mundshme per nje mjedis dinamik te dhene.
Strategjia siguron drejtimim strategjik te perdorimit te instrumenteve te
fuqise se vendit, qofte me qellim bindes a detyrues, per arritjen e objektivave
te vecante, te cilat nga ana e tyre sjellin ndikime te tilla strategjike, qe cojne
ne permbushjen e gjendjes perfundimtare te deshiruar.

85
Eshte shume e rendesishme qe strateget te analizojne dhe kuptojne
gjendjen perfundimtare te deshiruar brenda kuadrit te mjedisit strategjik (te
brendshem dhe te jashtem) me qellim qe te zhvillojne objektiva te
pershtatshem ne lidhje me gjendjen perfundimtare te deshiruar. Prandaj,
perpara se te percaktohen objektivat perkates, strategu duhet te kuptoj
natyren e mjedisit strategjik, qellimin e politikes, dhe interesat e
pergjithshme te shtetit si percaktuese te efekteve te nevojshme dhe te
pershtatshme strategjike.
Premisa e shtatë eshte se strategjia prej natyre eshte nje nisme humane.
Ajo nuk eshte nje shqyrtim vetem i faktoreve objektiv, pasi “Strategjia ka te
beje dhe me pasionet, vlerat dhe bindjet njerezore, disa prej te cilave jane te
percaktueshme”. 18 Roli i sistemit te bindjeve, botekuptimeve, dhe
perceptimeve te te gjithe protagonisteve eshte shume i rendesishem per
formulimin e strategjive. Strateget duhet te jene te kujdesshem qe te
eleminojne paragjykimet dhe njeanshmerite e padobishme nderkohe
garantohen qe strategjia i ploteson kriteret e pranueshmerise te brendshme
dhe ato nderkombetare.
Premisa e tetë eshte se papajtueshmeria (ferkimi) eshte pjese e
natyrshme dhe e pandare e strategjise. Papajtueshmeria ne vetevete, eshte
ndryshimi ndermjet strategjise ideale dhe strategjise qe zbatohet, domethene
ndryshimi ndermjet menyres si eshte menduar te funksionoje strategjia dhe
menyres si ajo zhvillohet realisht gjate zbatimit te saj. Ferkimi eshte
rrjedhoje e natyres kaotike dhe komplekse te mjedisit strategjik, rastesise
dhe dobesise njerezore. 19 Ferkimi nuk mund te eleminohet, por ai mund te
kuptohet dhe deri ne njefare shkalle te shpjegohet nga strategu gjate
formulimit te strategjise.
Premisa e nëntë eshte se strategjia perqendrohet ne qellimet dhe shkaqet
kryesore. Perqendrime te tilla themelore e bejne strategjine nga natyra te
adaptueshme dhe elastike, kryesisht nepermjet nxjerrjes ne pah te qellimit
strategjik dhe dhenies se pushtetit(autoritetit) te nevojshem niveleve vartes.
Ne formulimin e saj, strategjia inkorporon (shkrine) mesimet e nxjerra nga
pervoja, dhe gjithashtu ajo eshte mjaft e gjere me qellim qe te pershtatet ndaj
ngjarjeve dhe kunderpergjigjeve te kundershtarit. 20
Strategjia trajton fenomene lineare dhe jo-lineare. Ndryshe nga planizimi,
i cili eshte kryesisht i natyres shkak e pasoje, strategjia eshte nje proces
nderveprimi me mjedisin strategjik: “strategjia eshte proces, pershtatje
konstante ndaj ndryshimit te kushteve dhe rrethanave ne nje bote ku
mbizoteron rastesia, pasiguria dhe paqartesia”. 21 Procesi lehtesohet
nepermjet ndertimit te nje strategjie me fleksibilitet dhe adaptueshmeri ne
pjeset e saj perberese. Fokusimi i strategjise ne qellimet dhe shkaqet
kryesore siguron qe drejtimi i parashikuar ne nivelet vartese te jete
mjaftueshmerisht i gjere per lejimin e adaptueshmerise dhe elasticitetit pa u
shmangur nga qellimi strategjik.
Premisa e dhjetë eshte qe strategjia eshte hierarkike. Lidershipi
strategjik siguron e ruan kontrollin dhe ndikimin e tij ndaj instrumenteve te
fuqise nepermjet natyres hierarkike te strategjise kombetare. Strategjia
rrjedh nga niveli kombetar deri poshte ne nivelet me te uleta. Ne pergjithesi

86
strategjia buron nga lart, si rrjedhoje e strategjise se madhe (shpesh kjo
eshte e pa dokumentuar), strategjise se sigurise kombetare, apo strategjive
te tjera te deklaruara ne nivel kombetar si dhe e deklaratave politike ne
lidhje me ceshtje te caktuara. Strategjia e madhe dhe strategjia e sigurimit
kombetar shtrojne objektiva te gjere, sigurojne drejtimin dhe udhezimet
perkatese per perdorimin e gjthe instrumenteve te fuqise kombetare. Politika
kombetare siguron drejtimin strategjik te pergjithshem me ane te
drejtuesve(udheheqesve) politik, duke artikuluar kryesisht interesat
kombetare ne lidhje me rrethanat e vecanta strategjike. Nga keto politika e
strategji, institucionet kryesore zhvillojne strategjite vartese. Keshtu, per
forcat e armatosura, Strategjia Ushtarake Kombetare dhe Strategjia e
Mbrojtjes burojne nga Strategjia e Sigurimit Kombetar. Kolegji i Luftes se
Ushtrise se SHBA-se (ne perputhje me Joint Pub 1-02) percakton nivelet e
strategjise qe lidhen me elementin ushtarak te fuqise se shtetit, si:
Strategjia e Madhe. Strategjia e madhe shpreh ne menyre te permbledhur
vizionin kombetar per zhvillimin, perdorimin dhe koordinimin e te gjithe
instrumenteve te fuqise kombetare me qellim permbushjen e objektivave te
strategjise se madhe, domethene mbron sigurine kombetare; mbeshtet
prosperitetin ekonomik kombetar; dhe nxit e çon perpara vlerat kombetare.
Strategjia e Madhe mund te shpallet ose nenkuptohet. 22
Strategjia e Sigurise Kombetare (ndonjehere gjithashtu referohet si
Strategji e Madhe dhe Strategji Kombetare). Strategjia e sigurisë kombëtare
është arti dhe shenca e zhvillimit, perdorimit, dhe koordinimit te
instrumenteve te fuqise kombetare (diplomatike, ekonomike, ushtarake dhe
informacionit) për arritjen e objektivave që kontribuojne në sigurinë
kombëtare. 23 Strategjia Ushtarake Kombetare. Eshte arti dhe shkenca e
perhapjes dhe perdorimit te fuqise ushtarake per arritjen e objektivave
kombetare ne kohe paqe dhe lufte. 24Strategjia e Teatrit. Strategjia e teatrit
eshte arti dhe shkenca e zhvillimit te integruar te koncepteve dhe kurseve te
veprimit me qellim permbushjen e objektivave te politikes dhe strategjise se
sigurise kombetare dhe te aleances apo koalicionit me ane te perdorimit te
forces, kercenimit te perdorimit te saj, apo opercioneve qe nuk perfshijne
perdorimin e forces brenda teatrit. 25 Ne hierarkine e strategjise, ne
varesi te vleresimit te lidershipit, ne kohe te ndryshme mund te perfshihen
edhe nivele te tjera te strategjise. 26 Natyra hierarkike e strategjise lehteson
shtrirjen (ushtrimin) e kontrollit deri poshte. Ajo siguron nje menyre logjike
te delegimit te pergjegjesise dhe autoritetit brenda lidershipit te larte. Ajo
gjithashtu sugjeron qe neqoftese strategjia perbehet nga objektivat,
konceptet dhe burimet, secili nga keto elemente duhet te jete ne perputhje
me nivelin e strategjise dhe ne pajtim me njeri tjetrin. Ne kete menyre,
strategjia ne nivel te forcave te armatosura, duhet te artikuloje objektivat ne
nivel kombetar si dhe te shprehe konceptet dhe burimet ne terma te
pershtatshem ne nivel kombetar per cdonjerin nga objektivat e specifikuar.
Strategjia ndryshon nga arti operativ dhe taktika ne aspektin funksional,
kohor dhe gjeografik. Ne aspektin funksional dhe kohor taktika eshte sfere e
luftimeve e betejave qe ndodhin ne nje periudhe kohe relativisht te shkurter.
Arti operativ eshte sfere e operacioneve ku nje seri betejash ndodhin ne nje
periudhe me te gjate kohe. Strategjia eshte sfere e luftes, e cila perfshin

87
spektrin e konfliktit ndermjet shteteve dhe aktoreve te tjere nderkombetare.
Taktika ka lidhje me pjeset, arti operativ me bashkimin e ketyre pjeseve, dhe
strategjia me bashkimin e ketyre bashkimeve. Nga ana gjeografike, taktika
percaktohet e shtrire me madhesi teper te vogel (kufizuar), niveli operativ
eshte me shtrirje me te gjere dhe me shume rajonal ne orientim, ndersa
strategjia eshte ne madhesi teatri, nderkontinentale, ose globale. Shtrirja
kohore ne nivel strategjik eshte me e madhe se ne nivel operativ dhe taktik.
Megjithate, ia vlen te theksohet se me avancimet ne transport e komunikim,
kemi nje konvergim ne kohe dhe hapesire te strategjise, artit operativ dhe
taktikes. Ne saje te rritjes se aftesive te komunikimit, ngjarjet ne nivel taktik,
gjithnje e me shume kane pasoja strategjike. 27

Nivelet e Luftës dhe Hierarkia e Strategjisë

Strategjia e Sigurisë Kombëtare

Niveli Strategjia e Mbrojtjes Kombëtare


Strategjik
Strategjia e Ushtarake Kombëtare

Strategjia e Teatrit

Planëzimi i Fushatës
JTF’s & Korpuse
Niveli Operativ

Niveli Taktik
Korpus &
Divizione Planëzimi Taktik
e poshtë

Figura 2.
Premisa e njembedhjete e teorise se strategjise eshte qe strategjia ka
marredhenie bashkejetese me kohen. Nje element i rendesishem i
kompetences (aftesive) strategjike eshte gjykimi ne kohe-domethene aftesia
per te parashikuar vijimesine e zgjedhjeve strategjike me te kaluaren dhe
pasojat e ndikimeve te tyre te paramenduara ose jo ne te ardhmen. Nje
zgjedhje strategjike duhet te kete vijimesi me te kaluaren, meqenese ajo
shtrin urat drejt se ardhmes. Strategjia, ne formulimin e saj, duhet te kete

88
ne konsiderate te shkuaren, te njohe historine dhe nderveprimet e
meparshme ne mjedisin strategjik.
Nje veprim strategjik, qe ka karakteristika ne kundershtim me kulturen
dhe pervojen e shkuar te shoqerise, ka pak te ngjare qe ndikimet e tij te jene
te sukseshme. Strategu, ekstrapolon te ardhmen e mundshme nisur nga
rrethanat strategjike aktuale, dhe kuptimit te qarte te shkuares se larget,
prej se ciles rrjedhin keto te ardhme te mundshme. Ne vijim strategu
nderton modelin e ndryshimit prej te cilit planizimi kerkon te modeloje nje te
ardhme me te favorshme. Percaktimi i castit se kur duhet te ndermarret nje
strategji te caktuar eshte gjithashtu shume i rendesishem.
Neqoftese gjetja e momentit historik eshte e sakte, atehere veprimet e
vogla mund te kene efekte te medha e te duhura strategjike. Neqoftese gjetja
e momentit te volitshem eshte e gabuar, atehere rezultatet e deshiruara do te
kerkojne gjithnje perpjekje me te medha, por njeherazi do te kene edhe kosto
me te larte ne pikpamje te burimeve materiale dhe jo-materiale. Strategu
eshte i interesuar si per vazhdimesine dhe ndryshimin, ashtu dhe per
historine dhe te ardhmen. Historia sugjeron berjen e pyetjeve te drejta dhe
siguron parashikimin e pasojave te ardhshme per cdonjeren nga zgjedhjet e
mundshme. Futurizmi identifikon mundesite dhe probalitetet e ndryshimit.
Analizat strategjike tregojne dhe castin e duhur te ndermarrjes se nje
strategjie te caktuar.
Premisa e dymbedhjete eshte se strategjia eshte kumulative
(grumbulluese, shtuese). Efektet ne mjedisin strategjik jane kumulative;
sapo ndodhin, ato behen pjese e lojes se vashdimesise dhe ndryshimit.
Strategjia eshte kumulative nga disa kendveshtrime te ndryshme. Ajo eshte
kumulative nga kendveshtrimi se sapo strategjia te vihet ne jete, ajo behet
pjese e vashdimesise te mjedisit strategjik.
Pavaresisht ne se strategjia eshte e sukseshme apo jo, ajo behet pjese e
sistemit te ndryshimit dhe nderveprimit ne mjedisin strategjik, dhe pasojat e
saj duhet te kihen ne konsiderate ne cdo strategji te ardhshme. Strategjia
eshte kumulative gjithashtu edhe nga kendveshtrimi i shtresezimit. Efekti i
politikes eshte shume e pergjithshme e strategjise dhe planizimit vartes ne te
gjitha nivelet dhe nderveprimet e lidhura me to. Efekti kumulativ shpesh e
tejkalon shumen e pjeseve te vecanta.
Gjithashtu ka mundesi qe dobia e perpjekjeve strategjike te nje niveli te
neutralizohet nga efektet e nje niveli tjeter. Strategjite e niveleve te ndryshme
nderveprojne mes tyre, dhe me kohe, me efektet kumulative ato ndikojne ne
suksesin e strategjise me te larte e me te ulet dhe ne planizimin perkates.
Premisa e trembedhjete eshte se eficienca, ne raport me efektshmerine
eshte ne plan te dyte ne nje strategji. Kjo nuk do te thote qe eficienca s’eshte
e deshiruar. Nje strategji e mire eshte njeherazi si e efektshme ashtu dhe
eficiente, por qellimi i strategjise eshte qe te krijoje ndikim te shkalles
strategjike. Objektivat strategjik, ne se ato permbushen, krijojne ndikime
strategjike qe favorizojne arritjen e gjendjeve perfundimtare te deshiruara
per nivelin e strategjise ne shqyrtim dhe si perfundim i sherbejne interesave
kombetare.

89
Strategjia duhet te vendose theksin te efektshmeria, sepse sado qe
strategjia te zbatohet ne menyre eficiente, nese eshte e pasuksesshme, ajo
krijon shume me teper rrezik per nje sere pasojash te padeshiruara.
Konceptet dhe burimet sherbejne per plotesimin e objektivave pa rrezikim te
panevojshem per deshtim apo efekte te padeshiruara-ne strategji, eficienca
eshte domosdoshmerisht ne varesi te efektshmerise. 29
Premisa e katërmbëdhjetë eshte qe strategjia siguron balance dhe
marredhenie te pershtatshme ndermjet objektivave qe do arrihen, metodave
qe perdoren per plotesimin e tyre dhe burimeve ne dispozicion per krijimin e
efekteve te kerkuara ne nivelin e saj ne hierarki. Ne formulimin e strategjise,
qellimet, menyrat dhe mjetet jane pjese integrale e nje te tere dhe
funksionojne ne menyre sinergjike (te perbashket) per arritjen e efektit
strategjik per nivelin e dhene te strategjise, gjithashtu kontribuojne ne
efektet kumulative ne nivilet me te larta te strategjise.
Qellimet, menyrat dhe mjetet duhet te jene ne harmoni si ne aspektin
cilesor dhe sasior, ashtu dhe ne aspektin e brendshem dhe te jashtem.
Keshtu, nga pikepamja cilesore, nje objektiv i Strategjise se Sigurimit
Kombetar, kerkon te arrije efektin e deshiruar duke perdorur çdonjerin nga
elementet e domosdoshem dhe te pershtatshem te fuqise qe disponon shteti.
Pyetjet cilesore shtrohen nese permbushja e objektivit do te prodhoje efektet
strategjike dhe nese keto efekte do te justifikojne objektivin e zgjedhur,
metodat e perdorura, burimet e kerkuara dhe kostot perkatese politike dhe
shoqerore.
Strategjia Ushtarake Kombetare do te identifikoje qellimet ushtarake ne
nivel kombetar duke perdorur konceptet dhe burimet ushtarake kombetare.
Strategjia Ushtarake Kombetare kufizohet dhe drejtohet nga Strategjia e
Sigurimit Kombetar, por logjikisht, shteti nuk mund te kerkoje nga forcat e
armatosura te bejne ate qe eshte e pamundur te kryhet per arsye te
mungeses se aftesise (kapaciteteve) apo burimeve-te cilat jane marredhenie
cilesore.
Ne te njejten menyre, nje komandant teatri apo force te bashkuar do te
kete objektivat e duhur ne nivel teatri per plotesimin e te cileve duhet te
zhvilloje konceptet ne nivel teatri dhe do te perdore burimet e caktuara per
teatrin e tij. Ne ndonje rast, konceptet (menyrat e plotesimit te objektivave)
mund te perfshijne integrimin edhe instrumenteve te tjere te fuqise, pervec
instrumentit ushtarak neqoftese ato mund te integrohen bashke dhe
kapacitetet e burimet ne fjale jane ne dispzicion.
Nivelet e strategjise, ashtu si dhe te luftes, jane te dallueshem, por
njeherazi te nderlidhur per arsye te natyres hierarkike dhe te pergjithshme
te strategjise dhe luftes. Prandaj, konceptet operative apo taktike plotesojne
objektivat operative apo taktike dhe nuk mund te ngrihen ne nivel strategjik,
megjithese nga ana e tyre objektivat e nivelit operativ apo taktik
kontribuojne ne natyren kumulative te strategjise, dhe veprimet ne keto
nivele krijojne ne raste te ndryshme perfundime apo rrjedhoja strategjike.
Ne menyre te ngjashme, objektivat dhe konceptet strategjike, kane
marredhenie te pershtatshme brenda strategjise se dhene, por duhet
gjthashtu te kene lidhje te pershtatshme edhe brenda hierarkise se

90
strategjise. Marredheniet sasiore sugjerojne qe per nje koncept te dhene
duhet te sigurohen dhe perdoren llojet dhe sasia e nevojshme e burimeve.
Me ane te balances sinergjike te qellimeve, menyrave dhe mjeteve, strategjia
realizon pershtatshmerine dhe pranueshmerine-permbushja e objektivave
duke perdorur instrumentet e fuqise ne menyren e parashikuar ploteson
efektet e deshiruara strategjike me kosto te pranueshme. Balanca sinergjike
realizon gjithashtu edhe realizueshmerine-koncepti strategjik eshte i
zbatueshem me burimet e vena ne dispozicion.
Premisa e pesembedhjete dhe e fundit e strategjise eshte se rreziku
eshte i pandare ne te gjithe veprimtarine. Gjeja me e mire qe mund te bejme
eshte shqyrtimi me seriozitet i rreziqeve te pritshme dhe krijimi i balances se
favorshme kunder deshtimit. Strategjia eshte e kushtezuar nga natyra e
mjedisit strategjik, ndersa pasiguria eshte e natyrshme ne kete mjedis, si
rezultat i rastesise, moslinearitetit dhe nderveprimit me shtete dhe aktore te
tjere.
Rreziku mud te vleresohet dhe shpesh te zvogelohet nepermjet shqyrtimit
te gjykimeve pertej strategjise. Per shembull, c’fare hamendesish jane bere
ne zhvillimin e strategjise dhe cilat jane pasojat ne rast se nje hamendesim
eshte i gabuar? Cilet faktore te brendshem dhe te jashtem jane baze per kete
strategji? Cfare ndryshimesh rriten apo zvogelohen nga kjo strategji? Cfare
fleksibiliteti dhe pershtatshmerie eshte e natyrshme ne perberesit e
strategjise? Si mund te modifikohet strategjia dhe me c’fare kosto?
Megjithate, sido qe te hetohen pyetjet e shtruara, rreziku i mossuksesit do
te ekzistoje gjithnje. Deshtim mund te jete ose mos permbushja e
objektivave, duke krijuar keshtu nje avantazh te madh per kundershtarin,
ose krijimi i efekteve te pafavorshme.
Ne menyre te permbledhur, strategjia ka nje logjike te brendshme e cila
mund te kuptohet dhe perdoret. Ajo dallon nga planizimi dhe i sherben nje
qellimi unik. Strategjia ndryshon nga planizimi persa i takon vetive
(karakteristikave), fushes, hamendesive dhe premisave te saj, por nga ana
tjeter ajo siguron strukturen dhe parametrat e pergjithshem per nje planizim
me te detajuar afatshkurter dhe afatgjate.
Te dyja, si strategjia dhe planizimi, perdorin qellimet, menyrat dhe mjetet
dhe jane te kufizuara (permbajtura) nga kriteret e pershtatshmerise,
zbatueshmerise dhe pranueshmerise. Strategjia e efektshme mbeshtetet ne
kuptimin dhe analizen e duhur te mjedisit strategjik dhe politikes e
interesave kombetare si dhe kuptimit te teorise dhe rolit te strategjise.
Strategu pranon qe e ardhmja nuk mund te parathuhet apo dihet qysh me
pare, por beson qe ajo mund te parashikohet dhe modelohet ne kushte te
favorshme nepermjet krijimit te efekteve strategjike te arsyeshme. Teoria e
strategjise udheheq dhe disiplinon zhvillimin dhe ekzekutimin e nje
strategjie te mire.
Mjedisi Strategjik
Cdo gje ne strategji eshte shume e thjeshte, por kjo nuk do te thote qe cdo
gje eshte shume e lehte. 30
Clausewitz

91
Strategjia kerkon te krijoje efekte te vecanta ne mjedisin strategjik, te
avancoje rezultatet pozitive (favorshme) si dhe te perjashtoje ato negative (te
padobishme). Mjedisi strategjik ne shkalle vendi, eshte fusha ne te cilen
lidershipi ndervepron me shtete apo aktore te tjere per rritjen e mireqenies
dhe mbarevajtjes se vendit. Mjedisi strategjik perbehet nga mjedisi i
brendshem dhe i jashtem, kushtet, marredheniet, prirjet, problemet,
kercenimet, shanset (mundesite), nderveprimet, dhe efektet qe ndikojne ne
suksesin e shtetit ne lidhje me boten materiale, me shtetet dhe aktoret e
tjere, shanset dhe te ardhmet e mundshme.
Mjedisi strategjik funksionon si nje sistem kompleks vet-organizues. Ai
kerkon te ruaje ekuilibrin aktual relativ, ose te gjeje nje balance te re te
pranueshme. Ne kete mjedis, disa gjera jane te njohura (te parashikueshme),
disa jane te besueshme, disa jane te mundshme, dhe disa te tjera mbeten
thjesht te panjohura. Ky eshte nje mjedis dinamik qe reagon ndaj inputeve
apo ndryshimeve, por jo patjeter ne menyren direkte shkak - pasoje.
Strategjia mund te fokusohet ne nje politike apo interes te caktuar, por
natyra holistike (teresore) e mjedisit rezulton ne ndikime te parashikuara
dhe te paparishikuara. 31 Strategu ne fund te fundit kerkon te mbroje dhe
coje me tej interesat e vendit brenda mjedisit strategjik, nepermjet krijimit te
efekteve (ndikimeve) shumerendeshe. Nga ana konceptuale, modeli i
strategjise perbehet thjesht nga - qellimet, menyrat dhe mjetet - por natyra e
mjedisit strategjik e ben te veshtire perdorimin e tij. Per te patur sukses,
strategu duhet te kuptoje natyren e mjedisit strategjik dhe te ndertoje nje
strategji qe eshte ne perputhje me te, as te mos mohoj natyren e tij dhe as te
mos kapitulloj ndaj aktoreve te tjere apo rasteve te papritura.
Natyra e mjedisit strategjik eshte pershkruar ne nje numer te madh
botimesh te autoreve te ndryshem. Ky mjedis, qe karakterizohet nga
Paqendrueshmeria, Pasiguria, Kompleksiteti dhe Paqartesia, paraqitet ne
menyre te shkurtuar PPKP, percaktohet si:
nje rend boteror ku kercenimet jane te shperndara ngado e te
papercaktuara, ku konflikti eshte i natyrshem por i paparashikuar, dhe ku
aftesite tona per te mbrojtur dhe mbeshtetur interesat kombetare mund te
kufizohen nga burimet materiale e njerezore. Me pak fjale, mjedisi strategjik
karakterizohet nga paqendrueshmeria, pasiguria, kompleksiteti dhe
paqartesia (PPKP). 32
Mjedisi strategjik, i karakterizuar nga kater tiparet dalluese te tij-
paqendrueshmeria, pasiguria, kompleksiteti dhe paqartesia (PPKP) eshte
gjithnje ne nje gjendje destabiliteti dinamik apo “kaosi” qofte ky i vogel apo i
madh. Roli i strategut eshte qe te ushtroje ndikim ndaj paqendrueshmerise,
te menaxhoje pasigurine, te thjeshtezoje kompleksitetin, dhe te eleminoje
paqartesine, te gjitha keto te behen ne kushte te favorshme ndaj interesave
te vendit dhe ne perputhje me udheheqjen dhe udhezimet politike.
Gjykimi ne kushtet e PPKP-se provon qe mjedisi strategjik karakterizohet
nga paqendrueshmeria. Ai eshte objekt reagimi dhe ndryshimi te shpejte
dhe shperthyes, shpesh i karakterizuar dhe nga dhuna. Pasiguria,
gjithashtu e karakterizon kete mjedis, i cili nga natyra e tij e brendshme
eshte problematik dhe i paqendrueshem. Ne mjedisin strategjik, ne proces

92
shfaqen ceshtje e probleme te reja, nderkohe probleme te vjetra perserisin
apo paraqesin vetveten ne nje forme te re, keshtu qe zgjidhjet e meparshme
tashme behen te pasigurta, kurse e verteta e perceptuar shpesh lekundet me
kalimin e kohes.
Cdo gje eshte objekt dyshimi, pasigurie e ndryshimi. Ky mjedis eshte
teper kompleks. Ai perbehet nga shume pjese qe lidhen ne nje menyre te
tille nderlikuar sa qe kuptimi i tyre ne menyre kolektive apo vecimi i qarte i
tyre eshte teper i veshtire dhe shpesh edhe i pamundur. Ne disa raste
mjedisi eshte kaq i komplikuar sa qe kuptimi i hollesishem i tij dhe zgjidhjet
e qendrueshme kane pak mundesi te ndodhin. Mjedisi strategjik
karakterizohet gjithashtu edhe nga paqartesia.
Mjedisi mund te interpretohet nga kendveshtrime te panumerta me
perfundime te ndryshme qe mund te ofrojne nje shumellojshmeri zgjidhjesh
njelloj terheqese, disa nga te cilat do te provojne qe jane te mira, ndersa te
tjerat jo te pershtatshme. Shpeshhere mungojne njohuri te caktuara ne
lidhje me mjedisin dhe per kete synimet mund te hamendesohen, por
asnjehere te njihen teresisht. Gjykimi ne kushtet PPKP paraqet pamjen e
mjedisit pa dhene kuptimin teorik te tij. Meqenese roli i strategut ne fund te
fundit eshte mbeshtetja e veprimeve qe cojne ne perfundime te deshiruara,
dhe shmangin ato te padeshiruara, strategu duhet te kuptoje mire natyren e
mjedisit strategjik me qellim te ushtroje ndikimin e duhur brenda tij. 33
Natyra e mjedisit strategjik, sic le te kuptohet shkurtesa e kater tipareve
dalluese te tij PPKP, eshte e veshtire te njihet e zoterohet dhe ndoshta eshte
nder detyrat me sfiduese me te cilen mund te perballet nje strateg, sidomos
ne nivelet e larta. Por, kuptimi i natyres dhe vecorive te mjedisit, shpjegon
mundesite dhe kufizimet e strategut dhe siguron njohurite dhe parametrat e
nevojshem per artikulimin e objektivave strategjik, koncepteve dhe
burimeve.
Dy teorite kryesore, perkatesisht teoria e kaosit dhe teoria e
kompleksitetit, sherbejne se bashku si metafora te pershtatshme per
kuptimin e natyres se mjedisit strategjik, dhe sigurojne nje pershkrim te
ngjashem te vetive dhe funksionimit te tij. Ndersa bazohen ne argumentime
e deduktime matematike abstrakte, keto dy teori, kapin thelbin e sjelljes se
vezhguar te kater tipareve dalluese te mjedisit strategjik PPKP.
Nisur nga vlera e tyre, disa shkencetare politolog i kane pershtatur ato
per pershkrimin e mjedisit strategjik nderkombetar. Madje, disa sugjerojne
qe keto teori mund te perdoren drejtpersedrejti per vleresimin dhe
seleksionimin e zgjedhjeve strategjike, por ky material nuk ka si qellim te
merret me trajtimin e perdorimit te tyre. 34 Ne kete rast, teoria e kaosit dhe
teoria e kompleksitetit perdoren per te ndihmuar strategun te gjykoje ne
menyre konceptuale dhe pragmatike ne lidhje me funksionimin e mjedisit
strategjik.
Teoria e kaosit eshte perhapur e pergjithesuar nga Edward Lorenz, nje
meteorolog i zellshem, i cili ndersa po kerkonte per nje metode per
percaktimin me te sakte te parashikimeve te motit, zbuloi “efektin flutur”
(fenomen sipas te cilit nje ndryshim i vogel ne nje vend (sistem) mund te
sjelle ndikime te medha ne nje vend tjeter-pershembull nje rrahje e kraheve

93
te nje fluture ne Rio De Zhaneiro mund te sjelle ndryshimin e motit ne
Cikago).
Ai vuri re se ndryshime shume te vogla ne te dhenat fillestare te
llogaritjeve matematike per parashikimin e motit, kane efekte te
jashtzakonshme dhe te paparashikueshme ne rezultatet perfundimtare te
llogaritjeve. Ai doli ne perfundimin qe sjellja (qendrimi, funksionimi) e
ardhshme e sistemeve komplekse e dinamike eshte jashtzakonisht e
ndjeshme ndaj ndryshimeve (luhatjeve, shmangjeve) te vogla te kushteve
fillestare. 35 Mbi 150 vjet me pare, Clausewitz-i e dalloi dhe pershkroi kete
dukuri ne lufte dhe e permblodhi ate ne perkufizimin e ferkimit (konfliktit).
“Cdo gje ne lufte eshte e thjeshte, por gjeja me e thjeshte eshte me e
veshtira. Veshtiresite akumulohen dhe perfundojne me prodhimin e nje lloj
ferkimi qe eshte i pakonceptueshem po te mos e kesh provuar luften”. 36
Gjithashtu, ky realitet eshte trajtuar edhe ne folklor: “Per nje gozhde,
humbet (prishet) kepuca, per nje patkua humbet (ngordh) kali, per nje
kale…humbet (shkaterrohet) mbreteria”!
Kompjuterat u japin mundesi shkencetareve qe te bejne perllogaritjet e
nevojshme per studimin e ketij efekti ne sisteme matematike te thjeshta, per
rrjedhoje te shpjegojne sjelljen “kaotike” te mjedisit strategjik dhe te
sistemeve te tjere. Teoria e kaosit eshte nje menyre tjeter e veshtrimit te
realitetit. Para zhvillimit te teorise se kaosit, dy botekuptime dominonin
mendimin ne lidhje me mjedisin.
Sistemet ne kete kohe karakterizoheshin si te percaktueshem
(deterministik) e te parashikueshem, ose si te rastesishem e te parregullte,
pra te paparashikueshem. Sistemet e percaktueshem (deterministik) jane te
parashikueshem sepse te dhenat fillestare(hyrese) te njejata do te japin te
rezultate (produkte) te njejta, per cdo rast qe mund te zhvillohet
eksperimentimi. Ne teorine e kaosit te matematikes, teoria e kaosit nuk
eshte nje gjendje konfuzioni te plote - e rastesishme, e paparashikueshme,
dhe e pakontrollueshme - por nje realitet i vezhgueshem, qe u bashkohet
rregullave te caktuara, madje edhe kur shfaqet kaotik ne kuptimin e vertete
te fjales.
Ajo shpjegon sjelljen fizike qe ka karakteristika te perbashketa si ne
rastin e rregullsise dhe rastesise ne dallim nga rregullsia ose rastesia me
tradicionale. E shprehur me shkencerisht, teoria e kaosit, pershkruan
sjelljen e paqendrueshme joperiodike (qe ndodh ne intervale kohe jo te
rregullta ) te sistemeve dinamike jolineare te percaktueshme. Sistem
dinamik eshte ai sistem qe ndervepron dhe ndryshon me kalimin e kohes.
Sjellja ne sistemet kaotike eshte joperiodike, qe do te thote se asnje variabel
(ndryshore) qe pershkruan gjendjen e sistemit nuk i nenshtrohet nje
perseritje te rregullte te vlerave- çdonjeri nga variablet ndryshon ne nje fare
madhesie me kalimin e kohes.
Sjellja ne sistemin kaotik vazhdon te manifestoje efektet (pasojat) e cdo
ndryshimi te vogel, dhe per rrjedhoje nje parashikim i sakte i gjendjes se
ardhshme te nje sistemi qe eshte joperiodik eshte i pamundur te behet. Nga
ana tjeter, sjellja kaotike, si nje proces matematik, ka nje strukture ose
model te caktuar, dhe per rrjedhoje, deri ne nje fare mase mund te

94
parashikohet dhe influencohet (ndikohet), ku ndikimi me i madh ndodh ne
kushtet fillestare. 37
Teoria e kaosit eshte e rendesishme sepse ajo ndihmon ne shpjegimin e
arsyeve pse sistemet e percaktueshem dhe lineare prodhojne ndonjehere
sjellje (qendrime) te paparashikueshme. Teoria e kaosit demonstron
gjithashtu se shume nga ajo cfare ndodh si rastesisht, ne te vertete nuk
eshte ashtu- pasi ka marredhenie indirekte shkak-pasoje qe veprojne,
ndonjehere ne menyre te padiktueshme.
Natyra e percaktueshme (deterministike) e sistemit kaotik siguron qe nga
njera gjendje ne tjetren ka nje manifestim te vazhdueshmerise, ndersa
jolineariteti nenkupton qe pasojat e cdo ndryshimi mund te shfaqen ne
forme spontane dhe ekstreme. Ne sistemet kaotike, ndryshimet fillestare
mund te kene nje efekt te jashtezakonshem ne nje afat te gjate, por
rezultatet kufizohen nga ekstremiteti i rastesise totale. Ne kete menyre
sistemet kaotike jane nje perzjerje e vazhdimesise dhe ndryshimit.
Mjedisi strategjik mund te shihet si nje sistem kaotik ku historia
njerezore paraqet ne vetvete nje sjellje joperiodike - ne lindjen dhe renien e
civilizimeve verejme karakteristika te pergjithshme te qarta, por asnje ngjarje
nuk ndodh qe te perseritet ne menyre te perpikte. 38
Teoria e kompleksitetit ofron gjithashtu njohuri per natyren e mjedisit
strategjik, shpesh se bashku me teorine e kaosit ose si shtese e saj. Nje
sistem ekziston kur nje varg elementesh jane te nderlidhur, ne menyre te
tille qe ndryshimet ne disa elemente apo ne marredheniet e tyre, sjellin
ndryshine ne pjese te tjera te sistemit, dhe sistemi i marre ne teresi paraqet
karakteristika e qendrime qe jane te ndryshme nga ato te shumes se pjeseve.
Sistemet ne pergjithesi jane dinamike, dhe sistemet shoqerore jane kryesisht
te tilla.
Sistemet mund te jene shume te medha ose shume te vogla, dhe ne disa
sisteme komplekse, perberesit e vegjel dhe te medhenj jetojne ne kooperim
mes tyre. Kompleksiteti ndodh si ne sistemet natyrale ashtu dhe ne ato
artificiale. Shkalla e kompleksitetit varet nga karakteri i sistemeve, nga
mjedisi, dhe natyra e nderveprimit ndermjet tyre.
Pjese te ndryshme te sistemeve komplekse lidhen dhe prekin e ndikojne
njeri tjetrin ne menyre sinergjike (te bashkuar, bashkevepruese) nepermjet
fidbekut apo efektit pozitiv dhe negativ. Ne nje sistem kompleks, nje numer
elementesh te pavarur nderveprojne ne menyre te vazhdueshme dhe
spontanisht pershtaten dhe vet-organizohen ne struktura gjithnje e me te
zhvilluara e me sofistikuara per te mbijetuar gjate kohes.
Shkaku dhe pasoja nuk jane proporcionale ndaj njeri tjetrit dhe shpesh
mund te mos lidhen mes tyre. Nje sistem i tille nuk eshte plotesisht as i
percaktueshem (deterministik) dhe as plotesisht i rastesishem, por e thene
me sakte, ato paraqesin te dy keto karakteristika – qe bejne pjese ne modelin
e teorise se kaosit. Prandaj, sistemet komplekse nuk jane te parashikueshme
me saktesi, dhe shuma e nderveprimeve te tyre eshte me e madhe se pjeset.
Ndodh qe sistemet komplekse te zhvillohen natyrshem drejt nje gjendje
kritike te vet-organizimit, kohe ne te cilen ato ndodhen ne kufirin ndermjet

95
rregullsise dhe crregullsise, duke u lekundur ne “tehun e kaosit”. Ne piken
ku nje sistem kompleks, dinamik, kaotik behet teper i paqendrueshem, nje
nje force terheqese qofte edhe e vogel (ngjarje e tille e vogel e ngjashme me
ndryshimet e vogla matematike te Lorenzit) i jep shtytje trazirave dhe sistemi
cahet.
Ky proces quhet degezim - pra pika ne te cilen ndodh nje ndryshim i
madh dhe sistemet e shfaqura rishtaz jane te ndryshem nga sistemet
origjinale (te fillimit) nderkohe qe ende kane vazhdimesite perkatese. Pragu i
kaosit eshte i rendesishem, ai paraqet periudhen ku sistemi mund te kryeje
veprimet me komplekse dhe pika ku te dy mundesite [fidbeket (efektet)
pozitive dhe kercenimet (efektet negative)] jane teper te medha. Neqoftese
sistemi nuk mund te ruaj balancen e vet , ai kerkon nje ekuiliber te ri. Ne
piken e ndarjes (degezimit), ndryshime te vogla shkaktojne perfundime
(rezultate) te medha.
Teorite e kaosit dhe kompleksitetit ofrojne nje perspektive qe e paraqet
mjedisin strategjik ashtu sic eshte, ne kontrast me modelin linear simplist e
direkt te shkakut dhe pasojes Keto teori pranojne qe bota perbehet nga
dinamika lineare dhe jolineare. Kuptimi i ketij ndryshimi eshte vendimtar
per llojin e analizes qe ndermerr strategu!
Teoria e kompleksitetit nuk kerkon parashikimin, por kuptimin e
elementeve te ndryshem te mjedisit dhe te aktoreve te perfshire ne te. Ajo
ofron nje botekuptim kompleks qe pranon kontradiktat, anomalite dhe
proceset dialektike. Ajo paralajmeron strategun per ekzistencen e situatave
shumeshkakore, rrjedhojave te paparashikuara e padeshiruara, kushtet e
pjekura per ndryshim, rolet e fidbekut dhe zhvillimeve te tjera jonormale, qe
nuk merren parasysh ose edhe nenvleresohen nga modeli i planizimit
racional. 40
Teorite e kaosit dhe kompleksitetit sherbejne si metafora te dobishme per
mjedisin strategjik per aresye se ato sigurojne njohjen dhe kuptimin e
dukurive te PPKP dhe marredhenieve ndermjet mjedisit strategjik dhe
strategjise. Mjedisi strategjik perbehet nga elemente qe perfaqesojne si
vazhdimesine ashtu dhe ndryshimin.
Marredheniet dhe nderveprimi jane kyci per kuptimin e natyres dhe
dinamizmit te mjedisit strategjik. Mjedisi strategjik, i karakterizuar nga
paqendrueshmeria dhe sjellje (veprime) joperiodike, nuk perserit vetveten me
saktesi, pavaresisht se situatat mund te jene shume te peraferta me ato te
kaluara. Ne kete menyre ai zoteron karakteristikat e linearitetit dhe
jolinearitetit. Mjedisi strategjik eshte i percaktueshem (deterministik) ku
ndryshimi percaktohet nga faktore te ndryshem, perfshi deri ne nje fare
shkalle, dhe nga ajo cfare ka ndodhur me pare. Ai do te kete vazhdimesite,
por ekstremiteti dhe natyra e sakte e ndryshimit nuk jane patjeter te
parashikueshme per arsye te vetive jolineare. Mjedisi strategjik shpesh eshte
shume i ndjeshem ndaj ndryshimeve te fillimit ne kohe kritike, dhe
rezultatet shpesh nuk jane proporcionale me te dhenat hyrese, keshtu qe
shpesh krijojne perfundime te paparishikuara dhe ndonjehere te
padeshiruara.

96
Ndryshimet e medha ne nivel strategjik shpesh mund te kene shkaqe
shume te thjeshta. Cdo ndryshim qe ndodh krijon efekte (pasoja, ndikime) te
tilla, te cilat ne fund te fundit duhet te shpjegohen brenda ekuilibrit te
mjedisit strategjik. Sjellja kaotike eshte me e dukshme ne sistemet afatgjate
sesa ne sistemet afatshkurter.
Ky vezhgim sqaron se perse kufijte e shkurter kohore te planizimit kane
siguri me teper se vleresimet afatgjata te strategjise. Njekohesisht, nje sistem
kaotik mund te zhvillohet ne menyre te tille qe duket e qete dhe e rregullte
duke na kujtuar qe strategjia eshte praktike (konkrete) dhe mund te
prodhoje rezultate. Prandaj strategjia duhet te shpjegoje natyren kaotike dhe
komplekse te mjedisit strategjik dhe te modeloje ate duke krijuar dhe
parashikuar efektet dhe pasojat me qellim qe te jete e suksesshme. 41
Shpesh i referuar si sistem i sistemeve me qellim per te theksuar
kompleksitetin e tij, mjedisi strategjik eshte nje perzjerje e sistemeve
komplekse, te lidhur ndermjet tyre horizontalisht dhe vertikalisht. Si i tille,
mjedisi strategjik paraqet nje menyre te sjelluri e veprimi kompleks e vet-
organizues- ai ne menyre te vazhdueshme kerkon te gjeje nje gjendje te
pranueshme apo nje balance relative ne te cilen ai mund te ekzistoje.
Kompleksiteti i tij rrjedh nga veprimet apo vendimet individuale dhe
nderveprimet e krijuara nga vendimet apo ndryshimet e rrethanave. Pjeset
dhe faktoret e panumert te tij veprojne individualisht apo bashkerisht, ne
perputhje me rrethanat dhe interesat e tyre. Me veprimin e tyre, keto pjese
dhe faktore mund te ndikojne ne menyre te pergjithshme rrethanat dhe
interesat e te te gjithe faktoreve dhe pjeseve te tjera.
Disa nga nderveprimet jane te parashikueshme, disa jane kaotike dhe
disa te tjera jane te rastit ( te percaktuara nga rastesia). Kjo nenkupton qe
mjedisi strategjik, nga natyra e tij e brendshme eshte i pasigurte,
papercaktueshem dhe paparashikueshmeria duhet te merret si pjese e
brendshme (qenesishme) e sistemit. Si rrjedhoje, pikpamjet tradicionale te
kontrollit (drejtimit) - shkak dhe pasoje direkte- nuk jane te praktikueshme.
Ne vend te kesaj, ne gjejme nje forme kontrolli qe eshte makroskopike, qe
nuk kerkon te imponoje kontroll (dominim) te perpikte e skrupuloz te
detajeve, pasi keto nga natyra e tyre e brendshme jane te pakontrollueshme
ne nivel strategjik. Strategjia siguron nje drejtim dhe strukture te gjere,
kuptimplote dhe te pershtatshme per vete kompleksitetin e ndryshimit te
mjedisit strategjik-duke ruajtur pershtatshmerine dhe fleksibilitetin me ane
te veprimeve qe sjellin ndryshime te favorshme te mjedisit ne vend te
perpjekjeve per te kontrolluar ate ne menyre absolute. 42
Sic sqarohet dhe nga teorite e ndryshme, te gjithe sistemet komplekse nga
natyra jane jolineare, dhe perfundimet nuk mund te parashikohen e
kuptohen nga veprimi i thjeshte i mbledhjes se pjeseve, lidhjeve e
marredhenieve te tyre. Ne sistemet lineare, ndryshimet ne sasine e prodhimit
(mallra, energji, informacion) jane afersisht proporcionale me vete
ndryshimet ne te dhenat hyrese; shuma e te dhenave hyrese parashikohet
pak a shume te jete e barabarte me sasine e prodhimit.

97
Shume njerez gjykojne nga kendveshtrimi linear dhe sipas nje modeli
linear, dhe vertete planizimi ne nje shkalle te konsiderueshme operon me
hamendesi lineare, ndonese pervoja praktike shpesh e mohon (nuk e provon)
kete menyre qasje.
Ndikimi(pasoja) i nje veprimi mund te varet ose kundershtohet nga
gjendja e nje ndryshori tjeter, dhe efekti perfundimtar mund te ndryshoje
kushtet te cilat sjellin ndikime ne disa ose ne gjithe ndryshoret e tjera. Pra,
ne nivel fillestar, per te kuptuar perfundimet, strategu duhet te shqyrtoje
zgjedhjet e veta duke patur parasysh qellimet, burimet dhe politikat e
aktoreve kundershtare si dhe vazhdimesite e variablet e pjeses tjeter te
mjedisit strategjik.
Megjithate, veprimet strategjike nuk jane te njeanshme, pasi dhe
kundershtaret apo aktoret e tjere mund te bejne zgjedhjet e tyre ne pergjigje
te nje veprimi, ose madje edhe te parandalimit te tij, keshtu qe
kompleksiteti me te cilin perballet strategu rritet me tej edhe nga veprimet qe
vendosin te kryejne aktoret e tjere.
E pare ne nje rrafsh tjeter, natyra kaotike e sistemeve komplekse
nenkupton qe sjelljet(veprimet) dhe perfundimet perkatese fillestare
shkaktojne ndryshime te tilla qe krijojne dinamika te paparashikuara, me
efekte te shkallezuar qe mund te ndryshojne, kufizojne, ose te ndikojne
zgjedhjet e ardhshme ose reagimin e kerkuar. 43 Ne kete menyre,
karakteristikat jolineare te mjedisit strategjik rrjedhin nga nderveprimi i
shteteve, aktoreve e pjesemarresve te tjere dhe botes materiale.
Jolineariteti nenkupton nje bote ne te cilen e ardhmja ka vazhdimesite,
mundesite, shanset dhe kercenimet e paparashikuara. Ai sjell nder mend nje
proces nderveprues ne te cilin zgjedhjet strategjike prodhojne ndikime, te
cilat nga ana e tyre gjenerojne reagime te tilla qe mund te krijojne ose jo
ndryshime te medha dhe komplekse. Aktoret (pjesemarresit) e tjere – si te
pales tone, kundershtare, apo indiferente-lidhur me objektivat perkatese te
strategjise, mund te parapelqejne te veprojne, kunderveprojne ose te
ndermarrin edhe veprime parandaluese.
“Ferkimet” me te vogla, te krijuara qofte nga mungesa e aftesise
parashikuese, ngadalesise se ekekutimit, apo faktoreve te tjere qe jane jashte
kontrollit te aktoreve te caktuar, mund te zhvillohen ne nje kaskade
(vershim) te gjerave qe ndikojne negativisht ne krijimin e kaosit te
mundshem. Pervec kesaj, ngjarjet e rastesishme, mund te ndodhin dhe te
modelojne mjedisin strategjik ose ne dobi ose kunder strategjise. Dhe,
natyrisht, aktoret, ferkimet dhe shanset funksionojne ne menyre
ndervepruese qe te ndikojne me tej mjedisin strategjik dhe strategjine.
Ne kete menyre, shume me teper nga c’paraqitet nga planizuesit, bota
eshte vend i paqendrueshmerise, pavijueshmerise, sinergjise
(bashkeveprimit) dhe paparashikueshmerise. Megjithese mund te arrihet nje
shkalle e konsiderueshme lineariteti, rezultatet shpesh ndryshojne nga
qellimi fillestar, nganjehere duke patur kosto me te madhe nga ajo e
parashikuar, per shkak te te nevojes per menaxhimin e kaosit ne mjedisin
strategjik brenda kohes se planifikuar te strategjise.

98
Ne kete menyre, ne procesin e strategjise, analizat shkencore duhet te
kombinohen me perspektiven historike per te krijuar nje strategji te plote qe
siguron ndryshim dinamik, novacion, pergjegjshmeri, fleksibilitet dhe
pershtatshmerine e duhur. 44 Arti i strategjise i lejon strategut qe te kuptoje
natyren e mjedisit strategjik dhe te nje apo me shume rrugeve per arritjen e
objektivave te tij; ndersa aspekti shkencor i strategjise siguron metodologjine
per percaktimin e rruges se duhur dhe parapergatitjen organizimin e
burimeve te nevojshme per modelimin e mjedisit strategjik ne kushte te
favorshme.
Mjedisi strategjik, si nje sistem kompleks, eshte nderveperues dhe i
pershtatshem per arsye se shtetet dhe aktoret perkates kane aftesine te
pergjigjen individualisht dhe kolektivisht (ne nje shumellojshmeri
marredheniesh dypaleshe dhe shumepaleshe) sfidave te reja ndaj
marredhenieve dhe strukturave, qe kane siguruar stabilitetin ne te kaluaren.
Ne rastet kur prishet ekuilibri, shtetet dhe aktoret e ndryshem ne menyre
individuale dhe bashkerisht, kerkojne te vet-organizojne modelin e tyre
ekzistues te sjelljes ne nje model te ri duke synuar qe, ose te rivendosin
ekuilibrin e tyre te meparshem ose te arrijne (sigurojne) ndryshime te
favorshme ndaj interesave te tyre. Si ne cdo sistem kompleks, per realizimin
e kesaj, ata duhet te pershtasin ndryshimin, domethene te ndryshojne ose
pergjigjen ne menyra te tilla qe sigurojne arritjen e suksesit ne mjedisin e ri.
Ne te njejten kohe, vazhdimesite me te shkuaren mbeten dhe rrenjosen ne
rendin e ri te sapokrijuar. Detyra e pershtatjes per shtetin dhe aktoret e tjere
kerkon ruajtjen e nje balance te pranueshme ndermjet nevojave te
brendshme dhe kerkesave te jashtme; dedikimin e veprimeve e burimeve te
mjaftueshme ndaj kerkesave te mjedisit te jashtem, por ne te njejten kohe
nevojat dhe pritshmerite e mjedisit te brendshem duhet te trajtohen ne
menyre te pershtatshme. Aktoret, pak a shume, duhet te pershtaten ne
perputhje me mjedisin strategjik, te bejne korrigjimet e jashtme ne
marredheniet me njeri tjetrin dhe mjedisin ne teresi, me qellim qe te arrijne
sigurojne mbijetesen.
Neqoftese nuk ndodh bashkezhvillimi i duhur - per arsye te
mospershtatjes nga ana e lidershipit, te pamjaftueshmerise se burimeve
materiale, apo per cfaredo arsye tjeter – atehere shtete dhe aktore te
ndryshem bashke me sistemet e tyre do te shemben (shkaterrohen), dhe ne
vend te tyre do te krijohen struktura dhe marredhenie te reja. Ky proces
pershtatje dhe ndryshimi nuk duhet te ndodhe ne menyre te te panderprere
apo te njetrajtshme; periudha te ndryshme palevizshmerie (pezulli) mund te
nderpriten si rrjedhoje e ndryshimeve te shpejta deri ne arritjen perseri te
nje ekuilibri te ri.
Ne fenomenin e dhene, ngjarje te vogla mund te nxisin ndonjehere
ndryshime te medha-si i ashtuquajturi “efekti flutur”. Ne menyre te
ngjashme mund te themi se vendime te parendesishme, qe merren ose nuk
merren heret ne periudhen e ndryshimit te mjedisit, mund te kene ndikim
shume te madh e me pasoja te pakthyeshme, qe cojne ne perfundime shume
te ndryshme nga ato qe do te kishim ne kushte te tjera. Strateget mund te
bien viktime e kesaj dukurie, duke reaguar ndaj konsekuencave.

99
Kujtojme edhe nje here, se mjedisi strategjik eshte nje sistem kompleks i
perbere nga sisteme brenda sistemeve. Strategu duhet te dije se per te qene
e suksesshme nje strategji duhet te kete ne konsiderate perberesit e
brendshem dhe ato te jashtem te mjedisit strategjik te dhene. Per shtetin
politik, keto perberes mund te identifikohen ne mjedise te brendshme dhe
mjedise nderkombetare ne shkalle te madhe, nderkohe qe elementet e
jashtem mund te zberthehen me tej ne armiq, aleate, dhe aktore te tjere.
Pervec kesaj, mjedisi fizik apo natyror, eshte nje nga elementet e jashtem,
qe vepron si nje sistem tjeter kompleks brenda mjedisit strategjik. Mjedisi i
brendshem mund te nenndahet ne elementet perkates, ku mund te
perfshijme: publikun e gjere, grupet e interesit, pjeset e tjera te burokracise
shteterore si dhe nensistemet apo aktoret perkates te organizates se
strategut.
Mjedisi strategjik ne te gjitha nivelet e tij karakterizohet nga
paqendrueshmeria, pasiguria, kompleksiteti dhe paqartesia (PPKP), por te
thuash qe mjedisi strategjik eshte PPKP, nuk do te thote se ai kundershton
studimin, analizen, vleresimin, apo qe ndryshimet e zhvillimet e ardhshme
nuk mund te parashikohen. Thjesht mund te thuhet, se te parashikosh apo
kontrollosh mjedisin strategjik me nje shkalle sigurie te dhene eshte
jashtzakonisht e veshtire dhe komplekse. Natyra kaotike dhe komplekse e
mjedisit strategjik ka implikimet e veta per zhvillimin e strategjise ne te
gjitha nivelet e saj.
Mjedisi strategjik, ashtu si dhe cdo sistem tjeter kompleks, eshte ne
menyre te vazhdueshme objekt i ndryshimit, nderkohe perjetohen periudha
qendrueshmerie dhe paqendrueshmerie. Paqendrueshmeria ka prirje te rritet
atehere kur rritet shkalla e nderveprimit, sidomos neqoftese nje apo me
shume aktore kerkojne te imponojne ndryshimin ne mjedisin strategjik.
Periudhat qe karakterizohen nga nje shkalle e ulet nderveprimi, ne
pergjithesi jane periudhat me te qendrueshme. Periudhat qe karakterizohen
nga stabiliteti priren te favorizojne qasjet lineare ndaj problemeve apo sfidave
te ndryshme, ndersa periudhat qe karakterizohen nga nje paqendrueshmeri
me e madhe, priren te kerkojne zgjidhje problemi dhe kendveshtrime
jolineare.
Ndersa niveli apo kompleksiteti i nderveprimit rritet, mjedisi strategji
potencialisht leviz drejt gjendjes kritike te vet-organizimit, kohe ne te cilen
mjedisi strategjik ndodhet ne kufirin midis rregullit dhe shthurjes, dhe
atehere eshte teper reagues drejt nje riekuilibri te ri radikal. Ekuilibri
strategjik pershtatet e rregullohet ne menyre te vazhdueshme, por ne keto
raste mjedisi strategjik provon ndryshime dramatike.
Ndryshime kaq te medha ne te vertete pasqyrojne permbysje ne
vazhdimesite kryesore te mjedisit strategjik. Strateget ne cerekun e pare te
shekullit te 21-te duhet te dine qe mjedisi strategjik qe shfaqet eshte produkt
i permbysjeve te tilla. Ne kushtet e teorise se kaosit dhe kompleksitetit,
mjedisi strategjik eshte nje proces bifurkimi (degezimi). Me krijimin e
sistemit te ri, Rendi apo balanca relative e Luftes se Ftohte bipolare, behet
pjese e se shkuares. Ndersa jo te gjitha rregullat duhet te ndryshohen, nje

100
pjese e tyre duhet te rishikohen ose riinterpretohen ne kohen kur shtetet
dhe aktoret e rinj kerkojne nje ekuiliber te ri.
Cila eshte natyra e ketij mjedisi te ri? Nje sasi e madhe literature
ekzistuese perpiqet te rroke e pershkruaj mjedisin e ri strategjik ne nje gjuhe
kuptimplote per komunitete te ndryshme, si ate te-biznesit, akademik,
ushtarak, shteteror, fetar, etj. 45 Ajo cfare shihet si e perbashket ne kete
literature te gjere eshte vleresimi se mjedisi strategjik ndodhet ne mes te nje
riformimi (rimodelimi) te thelle si rrjedhoje e ndryshimeve, te cilat ne
pergjithesi i atribuohen konvergjences se nje numri ngjarjesh apo prirjesh,
sic: mbarimi i Luftes se Ftohte, ndryshimet e medha ne marredheniet
ekonomike, rritja e globalizimit dhe perparimet shume te rendesishme ne
teknologji.
Ne qender te ketyre ndryshimeve eshte “krijimi i informacionit dhe
njohurive- perpunimi, shperndarja, ruajtja, dhe perdorimi i tyre –si nje
veprimtari themelore shoqerore dhe ekonomike” 46 E gjithe kjo perben nje
ndryshim te jetes ekonomike dhe shoqerore ne shkalle te gjere (globale). Nje
ndryshim i tille i perhapur ne nensistemet e ndryshme ka nje ndikim
dramatik per mjedisin strategjik si dhe shtetet e aktoret qe perbejne sistemin
nderkombetar ne pergjithesi. Per me teper ky ndryshim do te imponoje
ndryshime te metejshme, nese jo gjithe, te pjeses me te madhe te aktoreve si
ne nivel te brendshem ashtu dhe ate nderkombetar.
Kjo periudhe e ndryshimit te shpejte e te madh paraqet si kercenimet
ashtu dhe shanset (mundesite). Tashme, periudha i ka shfaqur
karakteristikat e veta ne kuptimin e tyre te pergjithshem. Ajo favorizon
ekonomite e sherbimit ne krahasim me ato te perpunimit e prodhimit
industrial; ndersa persa i takon fushes, ajo eshte njeherazi globale dhe
lokale – eshte globale ne lidhje me shtrirjen e saj dhe lokale per fokusin e
saj; ajo lejon dhe inkurajon prodhimin e decentralizuar ndersa demokratizon
vendimmarrjen; gjithashtu ajo sfidon dhe zevendeson autoritetet qe nuk jane
ne gjendje te konkurojne e t’i pergjigjen kerkesave te kohes; dhe se fundi ajo
shfaqet si nje kujdestare (ndihmesmesuese) ne periudhen e nje konkurrence
te larte ndermjet biznesit, kultures, shteteve e aktoreve te tjere. Ne thelb, ajo
eshte nje periudhe e ndryshimeve revolucionare deri ne arritjen e nje
ekuilibri i ri, me nje mjedis strategjik qe tani lekundet ne pragun e kaosit.
Kjo, per strateget ne cdo lloj sistemi, eshte nje periudhe e shanseve por edhe
e rreziqeve te medha. Ne retrospektive, periudha e Luftes se Ftohte, duket te
kete qene relativisht e qete, me rregulla te vendosura ne lidhje me mjedisin
strategjik, rregulla qe orkestruan marredheniet dhe nderveprimet ndermjet
shteteve e aktoreve te tjere- e thene shkurt ishte nje periudhe ne ekuiliber.
Strategjia eshte bere e veshtire si rrjedhoje e natyres kaotike dhe
komplekse qe karakterizon mjedisin strategjik. Ajo paraqet ne vetvete nje
sfide te frikshme per profesionin ushtarak, por eshte pikerisht kjo natyre qe
justifikon disiplinen e vecante te strategjise - perndryshe planizimi do te
mjaftonte, pra do te plotesonte nevojat. Neqoftese zbatohet teoria e kaosit
dhe e kompleksitetit, ndryshimi radikal i mjedisit strategjik qe rezultoi nga
mbarimi i Luftes se Ftohte ofron mundesi dhe rreziqe (ose kercenime) madje

101
me te medha nderkohe qe mjedisi strategjik vijon riorganizimin drejt nje
ekuilibri te ri dhe ende te papercaktuar te shekullit te 21-te.
Roli i strategut eshte madje edhe me i rendesishem ne kete periudhe kur
politikeberesit kerkojne ndihme per t’u siguruar qe riformimi (rimodelimi) i
mjedisit strategjik zhvillohet ne kushte te favorshme per shtetin. Rendesia e
rolit te strategut rritet gjithnje sa here rritet veshtiresia dhe
paqendrueshmeria. Megjithate detyrat themelore mbeten te njejta: kuptimi i
natyres se mjedisit strategjik dhe nensistemeve te ndryshme te saj dhe
ndertimi i nje strategjie qe fokuson shtetin ne mireqenien dhe mbarevajtjen e
tij. Sesa eshte ne gjendje t’a beje mire kete strategu, kjo do te varet ne
aftesite e tij qe te parashikoje nderveprimin brenda mjedisit strategjik dhe te
zhvilloje veprime te pershtatshme te shkalles strategjike ne sherbim te
interesave te vendit.

IV. Teoria ne Boten Reale


Ne teori nuk ka diference ndermjet teorise dhe praktikes, ndersa ne
praktike kjo diference ekziston.
Yogi Berra
Neqoftese strategjia eshte thjesht kalkulim i objektivave, koncepteve dhe
burimeve brenda kufijve te pranueshem te riskut me qellim krijimin e
mundesive me te favorshme nga ato qe mund te kemi ne kushtet e rastesise,
atehere lind pyetja-perse ndodh qe strateget shpesh nuk arrijne te
formulojne strategji efektive?
Natyrisht pergjigja eshte se nje strategji e suksesshme eshte shume me
komplekse se kalkulimi i objektivave, koncepteve dhe burimeve. Ne boten
reale, teoria e strategjise ve perballe njera tjetres natyren dinamike te
mjedisit strategjik dhe mendjen e strategut – domethene menyren si
strateget formulojne strategjin ne kontekstin e mjedisit te tyre strategjik. Ajo
varet gjithashtu edhe ne cilesine e ekzekutimit te strategjise.
Strategjia e mire buron nga kuptimi i natyres se mjedisit dhe nga krijimi i
harmonise dhe sinergjise (bashkeveprimit) ndermjet objektivave, koncepteve
e burimeve qe ofrojne mundesine me te mire per permbushjen e qellimeve te
politikes. Strategut ne kete proces i vjen ne ndihme logjika e strategjise dhe
kryerjes se planizimit, por duhet bere kujdes se strategu nga ana e vet nuk
eshte nje planizues.
Zhvillimi i nje strategjie efektive siguron fleksibilitetin dhe
pershtatshmerine e duhur keshtu qe kryerja dhe zbatimi i planizimit mund
te pershtatet ndaj rrethanave me te drejtperdrejta si dhe t’u pergjigjet
mundesive(shanseve) dhe detyrimeve te paparashikuara. Gjithesesi, nje
strategji e mire, mbetet e qendrueshme dhe aktuale ne fokusin dhe drejtimin
e saj dhe siguron permbushjen e qellimeve edhe kur keto mundesi (shanse)
dhe detyrime merren ne konsiderate. Ne kete material trajtohen implikimet e
mjedisit per zhvillimin e strategjise, pikpamjet e domosdoshme qe kerkohen
nga strategu, dhe pengesat qe ndeshen gjate zbatimit te strategjise ne boten
reale.

102
Implikimet e Mjedisit Strategjik
Strateget duhet te kuptojne mire natyren e mjedisit ne te cilin do te
zbatohet strategjia e formuluar prej tyre– te kuptojne natyren e botes ku
jetojne dhe asaj qe do te zhvillohet ne te ardhmen. 48 Sic eshte parashtruar
ne trajtesen lidhur me analogjite e teorive te kaosit dhe kompleksitetit,
mjedisi strategjik nuk eshte krejtesisht i rastesishem, i parregullte, i
paparashikueshem, apo i dhe i pakontrollueshem.
Perkundrazi, mjedisi ne nje fare shkalle paraqet karakteristika si te
rastesise ashtu dhe te rregullit. Ndryshimi i mjedisit mund te kryhet ne baze
te planeve e qellimeve te caktuara ose sipas rastesise, por cdo ndryshim, per
shkak te kompleksitetit te tij, mund te jape rezultate krejtesisht ne
disproporcion me ndryshimin e ndermarre – pra ndryshimet mund te jene
ose me te medha ose me te vogla nga parashikimi i bere – keshtu qe nje
shkalle e caktuar pasigurie dhe paparashikueshmerie eshte e qenesishme ne
natyren e ndryshimit.
Ndryshimet e mjedisit strategjik jane rezultat i veprimeve te aktoreve,
rrethanave ndervepruese, dhe rastesise. Aktoret e ndryshem, mund te sjellin
ndryshime racionale dhe joracionale, nepermjet veprimit apo mosveprimit,
ose thjesht nga indiferenca apo mosdija e tyre. Megjithate, mjaft stratege e
reduktojne strategjine ne nje natyre teper lineare dhe ne direktiva mjaft te
detajuara qe nuk mundesojne fleksibilitet dhe pershtatshmeri per t’u
pershtatur ndaj rasteve te tilla te paparashikueshme.
Nga ana tjeter, ne nje mase te madhe mjedisi strategjik eshte
deterministik (i percaktueshem) dhe u permbahet rregullave te caktuara;
vazhdimesite drejtojne sjelljen e pergjithshme te mjedisit ne ecurine e kohes
dhe ne shkalle te ndryshme perfshihen ne periudhat e permbysjeve te
medha dhe ekuilibreve te reja. Keto norma jane si fizike(materiale), sic eshte
rasti me gravitetin, gjeografine dhe kohen, ashtu dhe shpirterore
(jomateriale). Normat e sjelljes (qendrimeve) nderkombetare jane shembull i
vazhdimesise jomateriale. Keto norma, kur jane ne veprim, percaktojne cfare
eshte e zbatueshme dhe e realizueshme ne mjedisin nderkombetar.
Vazhdimesite mund te shprehen ne forme kodi ligjor dhe ne kete menyre
ato pranohen formalisht, ose mund te jene thjesht si praktika te pranuara.
Vazhdimesite gjithnje kerkojne dhe riafirmojne veten e tyre, por vlefshmeria
e bazueshmeria e tyre nuk mund te merret si e vertete. Vazhdimesite, mund
të perforcohen keshtu qe strategjia ndihmohet nga prirjet e natyrshme te
mjedisit, duke ecur ne kete menyre me rrjedhen e historise. Siguria
kolektive, mund te thuhet se eshte nje vazhdimesi qe lindi ne shekullin e 20-
te dhe mund te perforcohet e rritet me tej ne shekullin e 21-te.
Nga ana tjeter, roli i nje vazhdimesie te dhene mund te mos jete i njejte
nga nje periudhe ne tjetren, pavaresisht se ajo vazhdon te ekzistoje ende.
Graviteti vazhdon te ekzistoje edhe pas shpikjes se avionit, por efekti i tij ne
lufte ka ndryshuar. Te pakte jane strateget qe e shohin rolin e vazhdimesive
si rol vendimtar ne zhvillimin e strategjise. Per shembull me shembjen e
Bashkimit Sovjetik, shume stratege u perqendruan ne premtimet e
kapitalizmit liberal dhe globalizmit dhe nuk arriten te kuptonin pasojat e
rebelimit te vazhdimesise se nacionalizmit dhe fese.

103
Shqyrtimi kritik i vazhdimesive dhe ndryshimit con ne fokusimin e
strategut ne ate se c’fare duhet te ndryshohet, cilat vazhdimesi mund te
perforcohen per ndryshimet e domosdoshme, dhe c’fare nuk duhet
ndryshuar apo nuk mund te ndryshohet. Te gjitha keto jane te rendesishme!
Kuptimi i mjedisit strategjik si nje sistem i sistemeve eshte nje sfide
intelektuale shkurajuese. Cdo sistem brenda vetes ka komponentet e
brendshem e te jashtem- dhe ne njefare shkalle te gjithe keto komponente
nderlidhen ndermjet tyre. Nderveprimi shumeshtresor rezulton ne
kompleksitet dhe jolinearitet. Natyra kaotike e ketij nderveprimi paraqet
veshtiresi per t’ju shkuar gjerave deri ne fund, madje edhe me i veshtire
eshte administrimi e perdorimi me efektshmeri i ketij nderveprimi.
Asgje nuk eshte gjithnje plotesisht ajo qe duket dhe gjithcka eshte e
prirur(objekt) per ndryshime, qofshin keto te medha apo te vogla. Kjo eshte
nje bote e mundesive te pakufizuara dhe me sa duket e shpreses se madhe,
e modifikuar nga interesat konkuruese dhe shpesh prej alternativave te
paqarta dhe me pak se te deshiruara. Shume shfaqen ne menyre te
padukshme, te fshehte e makiaveliane ose i nenshtrohen natyres dhe
shansit. Politika shpesh deklarohet me terma ideale, qe nuk kane vleresimin
e duhur te realitetit politik dhe burimeve ne dispozicion-duke e lene
strategun pa qellime praktike dhe burime te mjaftueshme.
Gjithecka eshte e nderlidhur, shpesh konfuze dhe e ngaterruar, dhe teper
komplekse. Strategu duhet te jete i lirshem dhe komod ne nje mjedis qe
karakterizohet nga paqendrueshmeria, pasiguria, kompleksiteti dhe
paqartesia (PPKP). Shume pak profesioniste ushtarak jane te pergatitur per
kete realitet.
Strategu gjendet i zhytur ne kompleksitetin e sistemit te sistemeve te
perfaqesuar nga mjedisi strategjik. Per shembull, nje strateg amerikan i
caktuar ne NATO, e shikon NATO-n nga kendveshtrimi kombetar si nje
komponent i jashtem bile edhe kur ai punon brenda NATO-s per modelimin
e pjeses tjeter te mjedisit nderkombetar.
Ne te vertete, brenda NATO-s, ai eshte pjese e brendshme e nje
organizate-qe eshte aktor ne mjedisin nderkombetar. Kompleksiteti i
marredhenieve dhe nderveprimit rritet ne menyre eksponenciale. Mjedisi
kombetar eshte komponent i brendshem i mjedisit strategjik ne lidhje me
cdo strategji te mbrojtjes kombetare. Ai perbehet nga aktoret vendas,
protagonistet, institucionet dhe rolet e organizatave, si dhe realitetet fizike te
burimeve dhe kapaciteteve. Strategu ballafaqohet me nderveprimin e
brendshem (kombetar) te individeve, te medias, te grupeve te vecante te
interesit, qendrave kerkimore dhe grupeve te eksperteve civile, institucioneve
shteterore dhe ekzekutivit, zyrave brenda vete Ministrise se Mbrojtjes.
Ne kete menyre, cdo strategji eshte e varur nga nderveprimi dhe
kunderveprimi me interesat dhe aktoret kombetare, nuancat e interesave
brenda organizates se strategut, dhe interesat e aktoret e arenes
nderkombetare. Disa interesa te brendshme realisht mund te punojne
kunder strategut, duke u perpjekur te pengojne e demtojne perpjekjet e tij
per arsye politike apo qellime te tjera. Shume pak profesioniste te sigurise
kombetare jane te gatshem qe me deshire te pranojne dhe punojne me kete

104
kompleksitet dhe jolinearitet. Strategjia mbetet nje ceshtje mjaft e veshtire
dhe shpesh caktohen burime dhe kohe e pamjaftueshme ne lidhje me te. Per
rrjedhoje mendimi (gjykimi) strategjik shpesh thjeshtezohet ne hamendesime
te thjeshta te pabazuara, qe gabimisht duket se pranojne qe strategjia te
shtjellohet si nje planizim i mire. Strateget duhet te studiojne dhe analizojne
mjedisin ne teresi dhe pastaj t’a modelojne ate nepermjet skicimit,
perpunimit e artikulimit te strategjise.
Strategjia eshte teper e rendesishme, prandaj s’mund te lejohet te
injorohet apo te vihet ne rrezik per arsye te hamendesimeve te gabuara apo
te katandisjes si nje model planizimi. Mjediset strategjike mund te jene te
veshtira per t’u analizuar, por nje strategji e mire dhe e efektshme- e cila
sigurisht qe duhet te bazohet ne analiza te sakta ne shkalle strategjike -
mund te modelojne mjedisin ne nje menyre shume me te qarte e te sigurte se
sa kjo mund te ndodh rastesisht apo ne kushtet e mungeses se drejtimit
strategjik. Inisiativat strategjike te ndertuara me kujdes i kufizojne rezultatet
e ardhshme ne perfundime me te pranueshme nga politikeberesit sesa ato qe
ofron rastesia, pershtatshmeria me qellimin ose kundershtaret.
Sic tregon teoria e kaosit, veprimet e hershme mund te kene nje efekt
joproporcional ne modelin(rrugen) e pergjithshem te ndryshimit te mjedisit
strategjik. Strateget, vecanerisht kur ata jane te tejperqendruar ne kerkesat
e dites(direkte) te vendimmarresve, shpesh nuk arrijne te shohin te ardhmen
duke u bazuar ne analiza te thella e te sakta dhe veprojne me shume vonese
per krijimin e efekteve pozitive strategjike me nje kosto relativisht te ulet.
Mbeshtetja ne metodologjite e planizimit dhe pershtatshmerise me qellimin,
ne vend te gjykimit te duhur strategjik nuk merr parasysh avantazhet qe
rrjedhin nga efektet kumulative te synuara si dhe rrit koston dhe rreziqet per
sigurine kombetare.
Mjedisi strategjik mund te analizohet nga kendveshtrime te ndryshme. Ne
kete material, lexuesit i kerkohet shqyrtimi i mjedisit strategjik nga
kendveveshtrimi i sistemeve brenda sistemeve, te cilet nderveprojne si ne
menyren lineare dhe jolineare. Strategu duhet t’i njohe sistemet ne
pergjithesi, por perqendrimi(fokusi) i duhur i strategjise eshte ne elementet e
nderveprimit. Strategjia ka shume elemente dhe te gjithe ne nje fare mase
jane ne loje gjate gjithe kohes.
Dobesia ne shqyrtimin e cdo elementi mund te sjelle pasoja te
pandreqeshme ne gjithe sipermarrjen. Colin Gray tregon se kemi 17 a me
shume elemente te tille, si: populli, shoqeria, kultura, politikat, etika,
ekonomia dhe logjistika, organizata, administrata, informacioni dhe zbulimi,
teoria strategjike dhe doktrina, teknologjia, operacionet, drejtimi e
komandimi, gjeografia, ferkimi/rastesia/pasiguria, kundershtari (armiku),
dhe koha.
Keto duhet te shqyrtohen ne menyre teresore(holistike), qe do te thote se
cdo element duhet te vleresohet individualisht, por njekohesisht ne kontekst
me te tjerat. 50 Sipas provave te sjella nga studiues te ndryshem,
argumentohet se transformimi i strategjise ne 2400 vitet e fundit ka ndodhur
ne nje mase me te gjere e te integruar.

105
Nder elementet kryesore te strategjise te listuar prej tyre jane: burokracia,
politika, ideologjia, teknologjia dhe fuqia ekonomike. Gjithashtu njihej qe
nderveprimi i ketyre elementeve ndikonte rezultatet menyre eksponenciale.
Nga historia behet e ditur se ne kohe te vecanta, elemente te caktuar luajne
nje rol me te madh ose jane me percaktues se te tjeret dhe se asnje element
nuk mund te injorohet gjate kohes.
Keshtu, kur me perfundimin e Luftes se Ftohte filloi te shfaqet nje rend i
ri ne vend te tij, rendesia e ideologjise (komunizmi kunder kapitalizmit
liberal) u duk sikur u zvogelua dhe kjo vetem per aq kohe deri sa
ajo(ideologjia) u rishfaq ne Luften Globale Kunder Terrorizmit (Islami radikal
kunder secularizmit(laicizmit). Ne zhvillimin e strategjise ka shume rendesi
tema e konfrontimit (ballafaqimit) ose masa e konkurimit apo
bashkepunimit.
Nje teme ekonomike mund te kerkoje nje konceptim apo menyre
nderveprimi tjeter nga ajo qe mund te kerkoje nje teme ideologjike si dhe
nivel te ndryshem perpjekjesh ndermjet instrumenteve te fuqise kombetare.
Keshtu qe, cdo element tjeter i mjedisit strategjik mund te ndikohet, dhe te
gjithe duhet te merren ne konsiderate gjate zhvillimit te strategjise. Si nje
sistem i sistemeve komplekse, mjedisi strategjik mund te evoluoje ne
elemente te rinj, te cilet duhet gjithashtu te kihen parasysh. Nje pjese e
madhe e strategeve mendojne pak ne lidhje me nderveprimin, per elementet
ne te cilet ndodh ky bashkeveprim dhe marredheniet ndermjet elementeve.
Strategjia ne teresi ka te beje me te ardhmen. E ardhmja eshte pikerisht
ajo periudhe kohe ku strategjia ushtron ndikimin e vet. Duke trajtuar gjerat
e panjohura dhe te pasigurta, strategjia ne baze te njohjes dhe kuptimit te
sistemeve te mjedisit strategjik parashikon c’fare jane ato dhe si
nderveprojne ato brenda dimensioneve te strategjise.
Nga ky kuptim, strategu nxjerr faktoret kyc te cilet kontribuojne ne
menyre shkakesore per arritjen e qellimeve politike-duke ndihmuar ose
penguar ne kete menyre arritjen e suksesit. Keta faktore mund te jene
konkrete (te prekshem) ose jo konkrete (te paprekshem), duke perfaqesuar
ne pergjithesi cdo aspekt te mjedisit strategjik. Ekzistenca e shteteve dhe
aktoreve te tjere, qofshin keta te brendshem apo te jashtem, perben nje nga
faktoret qe duhet te merret parasysh ne perpjekjet qe behen per zhvillimin e
cdo strategjie.
Faktoret apo elementet ne vetvete perbejne provat, ngjarjet kryesore,
vazhdimesite dhe prirjet e shfaqura-ata jane baze e nderveprimit brenda dhe
ndermjet sistemeve. Ne analizat strategjike keto faktore jane te nje rendesie
te vecante per zhvillimin e nje strategjie efektive, sepse perdorimi apo
ndikimi i tyre eshte menyra si realizohen (arrihen) objektivat politike.
Strategu perpiqet qe t’i ndryshoje, influencoje apo kaperceje ato, realisht ai
perpiqet te modifikoje ekuilibrin ne mjedisin strategjik per te mbeshtetur e
realizuar qellimet politike.
Balancimi (drejtpeshimi) i vazhdimesive dhe prirjeve te shfaqura perben
detyren me sfiduese intelektuale per zhvillimin e strategjise-perpjekja per te
trajtuar nje aspekt te nje sistemi kompleks pa krijuar efekte dallgezuese te
pafavorshme diku tjeter ne sistemin e dhene. Analizat e strategut per

106
menyren se si te besh me mire kete pasqyrohen ne zgjedhjen e tij te
qellimeve, menyrave dhe mjeteve-nje rezultat i arsyeshem i gjykimit
strategjik. Shpesh ne zhvillimin e strategjise, perdoren analiza te
pamjaftueshme per identifikimin dhe perdorimin e faktoreve te rendesishem
dhe per rrjedhoje keta faktore nuk tregohet rendesia e duhur, identifikohen
gabim ose trajtohen keq.
Strategjia ka te beje me gjykimin e ceshtjeve te medha e te rendesishme
dhe dhe per periudha te gjata kohe. Gjykimi strategjik nuk ka te beje me
reduktimin(zvogelimin), megjithese strategjia ne fund te fundit duhet te jete e
thjeshte dhe te shprehe ne menyre te qarte qellimet, menyrat dhe mjetet.
Gjykimi strategjik ka te beje me te pergjithshmen dhe gjykimin holistic. Ai
kerkon te kuptoje menyren sesi nderveprojne pjeset e vecanta ndermjet tyre
per te krijuar te teren duke shikuar e studjuar me kujdes pjeset e vecanta
dhe marredheniet ndermjet tyre-domethene ndikimet e tyre ndaj njeri tjetrit
ne te shkuaren, ne te tashmen dhe ne te ardhmen e parashikuar. Ai ndan
kete mendim me teorite e kaosit dhe te kompleksitetit.
Artikulimi i gjykimit strategjik qe perfshin ne vetvete qellimet, menyrat
dhe mjetet eshte vetem nje hap ne procesin e sofistikuar intelektual qe
synon te krijoje nje sinteze te konsensusit, perpjekjeve dhe rrethanave per te
ndikuar ne menyre te favorshme mjedisin strategjik ne pergjithesi dhe
nderkohe te menaxhoje rreziqet qe perfshihen ne mundesite e krijuara ose te
reagoje ndaj kercenimeve qe mund te paraqiten. 52
Megjithese qellimet, menyrat dhe qellimet zbulojne thelbin e strategjise
dhe duhet te jene rezultat i kendveshtrimit(perspektives) strategjik, qe te
krijojne kolektivisht nje efekt strategjik, ato nuk i shmangen shpjegimit te
pyetjes “perse”, nje nga qellimet kryesore te strategjise. Strategjia duhet te
funksionoje ne rrafshe te ndryshme dhe te shprehet ne auditore, para
degjuesve te ndryshem.
Ne kete veshtrim, nje qellim tjeter i zhvillimit te strategjise eshte qe te
shpjegoje e parashikoje me qellim qe te krijoje nje konsensus te brendshem e
te jashtem ne favor te politikes qe ndiqet nga nje vend i caktuar. Per te
realizuar kete, strategu duhet te kete nje kuptim te qarte ne lidhje me ate se
ku ka qene dhe per ku eshte drejtuar ky shtet. Me e pakta qe mund te behet
ne lidhje me te shkuaren “eshte te mos perfillesh drejtimin ne te cilin kane
fryre ererat e historise” dhe strategjite e pergjithshme (medha) me te
efektshme, ashtu si lundertaret me efikas, i mbajne ererat prapa tyre”. 53
Me e pakta qe mund te behet ne lidhje me te ardhmen eshte qe te qellosh
qorrazi ne erresire kunder askujt, madje ne kohen kur kerkoni qe te tjeret
t’ju ndjekin ne erresire. Krijimi i nje balance ndermjet vazhdimesive te se
shkuares dhe mundesive qe shfaqen eshte me shume rendesi, strategjia
duhet te artikuloje tranzicionin nga e shkuara drejt se ardhmes ne nje
menyre qe krijon rezonance me auditore te ndryshem.
Si rrjedhoje e kompleksitetit te mjedisit, strategjia ne menyre te
natyrshme krijon nje “dileme sigurie” per shtetet dhe aktoret e tjere, e cila
sigurisht qe duhet te merret parasysh. Veprimet e ndermarra ose jo nga nje
shtet ose aktor i caktuar kane gjithnje mundesi qe te ndikojne mbi shtetet

107
dhe aktoret e tjere, vecanerisht lidhur me rolin e tyre ne mjedisin strategjik
dhe perceptimin e tyre per kete rol. Cdo veprim rrezikon ndryshimin e
statukuose njelloj si per forcat tona ashtu dhe ato armike duke krijuar
keshtu nje element paqendrueshmerie ne ekuilibrin ekzistues dhe duke
paraqitur keshtu nje element rreziku per te gjithe. Mjedisi, per arsye te
natyres se tij kaotike, eshte subjekt i efekteve dhe shanseve te ndryshme te
paparashikuara me pare. 54
Strategjia asnjehere nuk duhet te merret lehte-lehte, por duhet trajtuar
ne menyre te gjithanshme. Ne nivel shteti, sipas Mac Gregor Krox, “Dhuna,
shansi dhe politika; rreziku dhe mosmarreveshjet; nderveprimi intensiv dhe i
pershkallezuar ndermjet armiqeve, perbejne terrenin e veprimit per gjithe ato
qe merren me formulimin e strategjise”. 55 Rreziqet potencialisht jane
gjithnje te medha. Mjaft stratege, shpesh fokusohen ne efekte te rendit te
pare nje dimensional, duke lene pa shqyrtuar efektet e rendit te dyte dhe
trete, menyren se si do te perceptohet strategjia nga te tjeret, apo dhe rolin e
rastesise. Duke mos arritur te shqyrtojne ne menyren e duhur efektet
shumedimensionale e te shumellojshme, strateget rrisin rreziqet potenciale.
Efektet ne mjedisin strategjik jane kumulative, por ato mund te
pershtaten e harmonizohen sikunder mund te zhvleftesohen nga
nderveprimet brenda sistemit, nga kunderstrategjite, apo dhe nga
shanset(mundesite) qe mund te krijohen. Si nje sistem prej sistemesh
komplekse, mjedisi strategjik synon arritjen e nje ekuilibri qe ben te mundur
bashkekzistencen e nensistemeve te tij. Ashtu si nensistemet, edhe shtetet
apo aktoret e tjere perpiqen te mbijetojne ose perparojne ne mjedisin e dhene
strategjik ne perputhje me ate cfare ata e gjykojne se eshte e pranueshme
dhe sistemi vete e toleron ate.
Ndryshimet mund te anullojne njeri tjetrin ne teresi ose pjeserisht-
megjithese shtetet dhe aktoret e tjere kujdesen qe interesat e rendesishme te
mbahen te pandryshuara. Sapo ndryshimi behet pjese e struktures se
mjedisit, ai ndalon influencimin e natyres se ndryshimit te ardhshem. Pak
stratege i japin rendesi rolit te vazhdimesive-cfare jane ato, rolin qe luajne
ato dhe kur jane ato te rendesishme per strategjine. Mjedisi strategjik, si
sistem kaotik dhe kompleks, eshte mjaft i ndjeshem ne lidhje me kohen kur
duhet te behet ndryshimi.
Duket pak si paradoksale, por eshte fakt qe periudhat qe kane stabilitet
(qendrueshmeri) jane koha me e mire per te menduar e parashikuar
ndryshime te guximshme ne strategji sikunder dhe koha me e veshtire per
marrjen e vendimit per kryerjen e tij. Mjedisi e ribalancon veten gjithnje
brenda kufijve limit, ndersa shtetet, ne periudha paqe e stabiliteti i perdorin
nuancat e diplomacise dhe forces me shume kujdes. Ne periudha te tilla qe
karakterizohen nga nje stabilitet relativ, strategjia me te drejte fokusohet ne
ate qe shteti kerkon te arrije, dhe me pas shqyrton menyren se si shteti do t’i
realizoje qellimet e tij brenda nje periudhe kohe afat-gjate.
Megjithate, pak vendimmarres jane te gatshem qe te rrezikojne trazira ne
periudha ekuilibri apo te konsumojne kapital politik per te siguruar
kredibilitet dhe perfitime ne te ardhmen, pa patur nje kercenim te dukshem
apo nje mundesi (rast) te mprehte, sidomos ne kushtet e nje shteti

108
domokratik. Kjo e ben te veshtire mbeshtetjen e strategjive qe pengojne apo
bejne te pamundur ndryshime te medha e te menjehershme te mjedisit
strategjik.
Keshtu, Franca dhe Britania e Madhe e kenaqen Gjermanine gjate viteve
30-te te shekullit te kaluar duke i bere koncensione(leshime) ne vend qe t’a
kundershtonin e ballafaqoheshin me te. Sidoqofte, strategjite i sherbejne me
mire shtetit kur ato parashikojne dhe udheheqin ndryshimin. Ndodh shpesh
qe strategjite parandaluese apo proaktive-sikunder dhe strategjite e
pergjithshme te mire artikuluara-te injorohen apo mos pranohen nga
komuniteti strategjik, nisur nga preferenca e tyre per stabilitet afatshkurter
apo shmangjen e kercenimeve e rreziqeve politike, pavaresisht cmimit qe
mund te kene.
Ne rastet kur ndodh nje nderprerje (carje) shume e madhe dhe e
rendesishme e ekuilibrit strategjik, qe ne teorine e kaosit quhet degezim apo
ndarje (shih shpjegimin e fjaleve dhe dukurive ne fund te materialit), rezulton
qe sa me te medha, te shpejta dhe komplekse te jene nderyshimet, aq me
reaguese dhe e shpejte duhet te jete strategjia.
Perseri, ne menyre paradoksale, konstatohet se periudhat me nje
destabilitet (paqendrueshmeri) te madhe, ndersa nga njera ane jane koha me
e mire per rekomandimin dhe mbeshtetjen e strategjive te guximshme dhe te
pergjithshme, nga ana tjeter ato japin shume me pak kohe per shqyrtim,
analize e vleresim, duke rritur ne kete menyre rrezikun qe i shoqeron ato. Ne
kete rast, vendimmarresit perceptojne se rreziqet qe vijne si rezultat i mos
berjes se ndryshimit jane shume me te medha nga rreziqet qe mund te kemi
ne rastin e pranimit te nje strategjie te guximshme e te ashper.
Keshtu, qe pikerisht sulmi i Japonise ne Pearl Harbor, qe hapi rrugen per
Ruzveltin per te hyre ne lufte per shpartallimin e Japonise dhe te fuqive te
tjera te Boshtit, pervec kesaj administrata e Ruzveltit, ne bashkepunim me
aleatet e saj, perdori suksesin e arritur gjate Luftes se Dyte Boterore per
krijimin e “rendit te ri boteror” qe karakterizohet me krijimin e Kombeve te
Bashkuara dhe institucioneve financiare nderkombetare.
Ne periudha te destabilitetit(paqendrueshmerise) te madh, formulimi i
strategjise, behet me shpejtesi te madhe, por ajo mund te rritet e
permiresohet me tej me ane te pergatitjes se strategut para se te ndodhin
ndryshimet e medha. Strategu, i cili e kupton plotesisht natyren e mjedisit
dhe vazhdimesite e shfaqjet e tij gjate periudhave te stabilitetit, ai mund te
krijoje e perfeksionoje kete mjeshteri(aftesi) gjate periudhave te tilla.
Kjo aftesi dhe mjeshteri mund te jete vecanerisht e dobishme nese
destabiliteti (paqendrueshmeria) nuk do te mund te parandalohet ne menyre
te favorshme me ane te strategjive proaktive. Nje aftesi e tille, gjithashtu ben
te mundur sqarimin nga se krijohet mbarevajtja dhe parashikimin e
objektivave perkates, nderkohe qe ushqen dhe nxit njohjen me kurset e
mundshme te veprimit dhe kerkesat per burime materiale e njerezore. Ne
kushtet e nje mjedisi te paqendrueshem, strategu i kushton nje rendesi te
vecante efekteve te shumellojshme te ritmit dhe madhesise se ndryshimit,
dhe faktit qe parashikueshmeria zvogelohet me rritjen e shpejtesise dhe
fushes se ndryshimit.

109
Kjo nenkupton qe vete ndryshimi rritet ne proces dhe per kete arsye
duhet te manaxhohet me kujdes. Ne keto rrethana, strategu duhet te
konkurroj ne teh te thikes, te beje shume perpjekje per krijimin e nje rrjedhe
te qendrueshme avantazhesh konkurruese, qe kolektivisht e levizin shtetin
perpara ne drejtimin e preferuar strategjik. Kerkesat ndaj strategut dhe
strategjise ne kushtet e nje mjedisi te paqendrueshem, ndryshojne shume
nga ato te nje mjedisi te qendrueshem, pasi ne rastin e nje mjedisi jo-stabel
kemi te bejme me kufi me pak te qarte, me aleate dhe armiq me pak te
parashikueshem, me nje te ardhme te paqendrueshme, te pa sigurte,
komplekse, te paqarte, me pak kohe ne dispozicion per zhvillimin e
strategjise, apo kombinime te ndryshme te ketyre faktoreve.
Ne nje mjedis te tille strategu ben parashikime sa here qe eshte mundur,
reagon kur eshte e nevojshme, dhe udheheq kur rrethanat jane te
pershtatshme. 56 Strateget duhet te pergatisin vetveten gjate koheve te
qendrueshme per t’ju pergjigjur periudhave te paqendrueshme nepermjet
persosjes se njohjes dhe kuptimit te nensitemeve te ndryshme dhe
nderveprimit te tyre, sikunder dhe te gjithe mjedisit strategjik.
Mjedisi strategjik pa asnje veshtiresi mund te krahasohet me nje sistem
kompleks, kaotik. Per te qene te suksesshem, profesionistet ushtarak te larte
duhet te kuptojne natyren dhe implikimet e mjedisit strategjik ne zhvillimin
e strategjive te efektshme qe mbrojne dhe cojne me perpara interesat
kombetare.
Kjo kerkon qe profesionistet te ruajne e mbrojne nje nivel njohurish e
interesash te se shkuares, te tashmes dhe te ardhmes, dhe te angazhojne
veten ne nje studim te vazhdueshem te mjedisit strategjik.
Mentaliteti i Strategut
Gjykimi strategjik eshte art dhe shkence dhe njeherazi nje element i
rendesishem i profesionalizmit ushtarak. Nje strateg gjenial i vertete eshte ne
gjendje te kuptoje natyren e mjedisit strategjik, vecanerisht kompleksitetin
dhe nderveprimet e shumellojshme te tij, dhe te nxjerr qellimet, menyrat dhe
mjetet racionale qe ofrojne konsensus dhe krijojne efektet e nevojshme qe
cojne drejt realizimit te perfundimeve te deshiruara.
Jo te gjithe ushtaraket e larte mund te kene ambicie dhe perpiqen te
arrijne nivelet e larta te aftesive te strategut, por ama te gjithe drejtuesit e
larte duhet te jene ne gjendje te vleresojne dhe zbatojne nje strategji te qarte,
te arsyeshme dhe te qendrueshme. Ne lidhje me kete, nje kuptim i drejte i
mentalitetit te strategut ndihmon me tej profesionistin, qofte ky gjeni ose jo,
te vleresoj rolin dhe pergjegjesite e tij ne lidhje me strategjine. Lidershipi
mund te delegoje funksionin e formulimit te strategjise te nje gjeni strategjik,
nese ai eshte i pranishem dhe mund te njihet e pranohet, por gjithesesi
drejtuesi mban gjithnje pergjegjesine si per formulimin e strategjise ashtu
dhe per zbatimin e saj.
Strategjia, ne esence perben nje nisme njerezore, megjithe gjenialitetin,
brishtesine, dobesite dhe mangesite e races njerezore. Ajo eshte nje
ndermarrje sa individuale aq dhe kolektive, qe prodhon dhe siguron
rezultatet e saj nga parashikimi i suksesshem i kerkesave dhe efekteve te saj

110
si dhe nga zbatimi i suksesshem i metodologjise se saj. Strategu dhe
zbatuesit e strategjise jane aktore qe vihen perballe aktoreve te tjere perfshi
ketu stratege, rrethana(rastesi) e mundesi te tjera ne kuadrin e nje mjedisi
strategjik kompleks e kaotik.
Historia eshte e mbushur plot me shembuj te njerezve qe kane marre
vendime irracionale dhe te gabuara, duke u bazuar ne infromacione dhe
hamendesi te pasakta. Studimi mund te ndihmoje per te depertuar ne
brendesi te sjelljes njerezore, mirepo thjeshtesia, qendrueshmeria dhe
universalizmi nuk zbatohen ne sjelljen e njeriut, pikerisht atehere kur
hamendesite mbi sjelljen njerezore na ndihmojne qe te merremi me te. 57
Si nje ndermarrje njerezore, cdo aspekt i strategjise eshte subjekt
perjashtimi dhe strategu duhet te jete i hapur ndaj ketij realiteti. Ky realitet
perdoret ne te gjithe aleatet pjesemarres dhe armiqte e tyre, madje dhe te
vezhguesve, qofshin ato stratege, drejtues, apo zbatues.
Ideologjia dhe kultura jane ndikues te fuqishem ne modelimin e
strategjise dhe ne arritjen e suksesit te shkalles strategjike. Si ideologjia,
ashtu dhe kultura ndikojne ne zhvillimin dhe zbatimin e strategjise ne
menyra te ndryshme. Pjesmarresit njerezor ne strategji, te gjithe perdorin nje
erresues analitik te perbere nga hamendesite e tyre ideologjike e kulturore
dhe preferencat personale lidhur me mjedisin strategjik dhe menyren e
modelimit te tij.
Keto erresues perbejne nje dobesi potenciale qe mund te shfrytezohen nga
armiqte tane dhe aktore te tjere kur ne i perdorim ato, mirepo ato jane
gjithashtu nje mundesi per tu perdorur e shfrytezuar nga ana e jone atehere
kur keto erresues perdoren nga te tjeret. 58 Sistemi i referimit te strategut
ndikon ne menyren se si ai e shikon boten dhe se si ai mbeshtet
nderveprimin brenda saj.
Keto preferenca njerezore ndikojne ne menyren e ndertimit te strategjise
dhe zbatimit te saj. Per shembull, strateget qe e veshtrojne boten nga
kendveshtrimi i realizmit, liberalizmit, apo konstruktivizmit do te kene
pikepamje divergjente, qe shmangen mjaft ndermjet tyre dhe ka mundesi qe
te arrijne ne perqasje te ndryshme strategjike. 59 Strateget, ndihmohen, por
njeherazi edhe kufizohen nga keto kuptime e interpretime te ndryshme.
Interpretime apo kuptime te tilla disiplinojne menyren e gjykimit, por
gjithashtu ato potencialisht kufizojne shqyrtimin e altervativave te
mundshme.
Ideologjia dhe kultura jo vetem formesojne pritshmerite (parashikimet)
dhe qellimet e atyre qe formulojne e miratojne strategjine, por dhe menyren e
sjelljes dhe forcen morale te atyre qe i zbatojne ato. Pervec kesaj, ideologjia
dhe kultura ndikojne ne mbeshtetjen popullore kombetare dhe miratimin
boteror te legjitimitetit te strategjise kombetare. 60
Per rrjedhoje, strategu duhet te vleresoje dhe te marre parasysh
kendveshtrimet ideologjike dhe kulturore te strategjise ne aspektin e
brendshem, te jashtem, dhe ate personal. Keshtu, brenda vendit, ka
preferenca qe mbrojne dhe mbeshtesin pranueshmerine dhe perkrahjen ndaj
strategjise, ndersa ne kuadrin nderkombetar ka ndryshime qe bazohen ne

111
kombesine, ideologjine, fene, dhe kulturen, te cilat duhet te merren ne
konsiderate ne procesin e zhvillimit dhe zbatimit te strategjise.
Per te ilustruar kete po sjellim pervojen Amerikane ne Vietnam. Sa po
lufta ne Vietnam u riformulua publikisht si nje lufte kombetare per
bashkimin e Vietnamit, mbeshtetja e brendshme dhe e jashtme erdhi
gjithnje duke u dobesuar. Per amerikanet, mbeshtetja e nje qeverie jo
perfaqesuese te Vietnamit te Jugut nuk i justifikonte humbjet ne jete
njerezish ne te dy palet. Strategu duhet te dije cfare e motivon ate dhe te
tjeret, dhe cfare i ploteson dhe kenaq kriteret e pranueshmerise brenda dhe
jashte vendit. Strategjia qe mbeshtetet ne bindje apo kutptime te gabuara,
ose ne mosperputhjen me kriteret e pranueshmerise brenda vendit ose ne
nivel nderkombetar, eshte ne rrezik shume te madh, ajo eshte prane
deshtimit te sigurte.
Strategjia duhet te jete ne perputhje me vlerat kombetare dhe e
pranueshme ne lidhje me normat nderkombetare. Per shtetet me demokraci
te zhvilluar, dhe vecanerisht per Shtetet e Bashkuara te Amerikes kjo mund
te jete mjafte problematike. Kultura liberale e SHBA-se (tregu i lire, shanse
te barabarta, zgjedhje te lira, demokraci liberale, parime kushtetuese,
sundimi i ligjit, dhe individualizmi) ne themel nuk pajtohet me kulturen e
shume shoqerive te tjera. Konfliktet kulturore ne lidhje me fene dhe
identitetin pasqyrohen ne nivel individual dhe shoqeror.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane nje kulture te vecante qe nuk
perfshin ne te njejten shkalle elementet e hierarkise, komunitetit, tradites
dhe zakoneve qe jane mjaft evidente ne shoqerite e vjetra, me te
shtresezuara. Per rrjedhoje, strategjia e SHBA-se eshte e prirur te perplaset
me elitat dhe popullsite e kulturave jo-Perendimore dhe madje te ndryshoje
ne ceshtje te vecanta dhe me Europen tradicionale. 61 Pervoja historike dhe
botekuptimi ndryshojne sipas kombesise dhe kultures, mirepo keto
ndryshime shpesh paraqesin probleme per formulimin dhe zbatimin e
strategjise.
Megjithate, kjo nuk do te thote se SHBA duhet te ndryshojne keto
elemente ne shoqerite e tjera, ato vetem duhet te njihen dhe pershtaten nga
strategjia. Legjitimiteti, moraliteti, dhe vleresimi kulturor jane teper te
rendesishme per nje strategji afat-gjate te efektshme, pasi ato trajtojne
dimensionin njerezor te nderveprimit ne mjedisin strategjik. Krijimi i
avantazheve ne dem te parimeve apo kryerja e veprimeve nisur nga perfititmi
e interesi vetjak dhe jo nga respektimi i parimeve, vertete mund te krijojne
arritje afatshkurtera, mirepo ato rrezikojne armiqesimin dhe largimin e
shume aktoreve te tjere.
Se fundi, ne duhet te mesohemi qe te shohim veten, aleatet dhe armiqte
tane, si dhe aktoret e tjere si pjese integrale te strategjise. 62. Ne duhet te
kuptojme qe “strategjia ka te beje po aq me psikologjine sa dhe me faktet e
ngjarjet ne terren”. 63 Mbi te gjitha, strategjia e shikon kompleksitetin dhe
mundesite afat-gjate si te natyrshme ne mjedisin strategjik.
Si minimum, ata (strateget) duhet te shohin qarte si veten ashtu dhe
kundershtaret (armiqte) e mundshem, anet e forta, anet e dobeta,
paragjykimet dhe kufizimet e tyre… dhe ne fund, formuluesit e strategjise

112
duhet te jene te gatshem te perballojne pasigurite e vendimit dhe rreziqet e
veprimit. 64
Strateget duhet te zhyten ne brendesi te kompleksitetit me qellim qe te
kuptojne sa me qarte mjedisin strategjik dhe te jene te hapur ndaj gjithe
mundesive te tij, ndersa planizuesit perpiqen te thjeshtojne dhe sqarojne ne
menyre qe ata mund te veprojne drejtpersedrejti. 65 Keto role te dallueshme
meritojne dy procese te ndryshme gjykimi, mirepo Perendimoret, me
pikpamjen e tyre unitare, jane ne disavantazh nga ana kulturore lidhur me
perceptimin e mundesive nga aspekti straetgjik, qe karakterizohet nga
kompleksiteti dhe paqartesia. Gjykimi Perendimor eshte kryesisht shkencor
apo Njutonian.
Per arritjen e racionalitetit te logjikes Perendimore, realiteti i botes
shprehet me termat ose, ose – domethene, realiteti pranohet te jete ose i
bardhe, ose i zi. Mjedisi strategjik eshte shume me pak objektiv nga nga sa e
paraqet ate logjika Perendimore, shpesh ai permban me shume gri se bardh
e zi, domethene ne me te shumten ai eshte i papercaktuar.
Strategjite e efektshme e kane njohur gjithnje kete paqartesi si dhe
menyren se si te gjykojne ne lidhje me te. Vetem kohet e fundit eshte bere e
njohur nje disipline e ashtuquajtur “logjika fazi (fuzzy)” (sistem teorik i
perdorur ne matematike, ne perllogaritje dhe filozofi, qe merret me deklarime
apo shprehje qe nuk jane as te verteta as te rreme-as te sakta as te gabuara).
Ajo perdoret per te treguar kompleksitetin e larte dhe hapjen perkatese qe
kerkohet ne gjykimin e mjedisit strategjik. Metoda e gjykimit fazi ndihmon
per sqarimin e realitetit te mjedisit strategjik pasi ajo siguron tolerance per
shkallen, probabilitetin dhe paqartesine ne formulimin e objektivave dhe
koncepteve.
Shkenca e gjykimit fazi eshte nje perpjekje per te krahasuar realitetin me
logjiken binare qe eshte e natyrshme ne gjykimin shkencor Perendimor.
Logjika binare eshte rrenjosur ne normen filozofike te Aristotelit, sipas se
ciles dicka eshte ose A ose (jo A). Ajo nuk mund te jete A dhe (jo A). Ajo eshte
ose e vertete ose e rreme (ose e sakte ose e gabuar). Ne kete menyre ne
shkencen Perendimore, ne matematike, ne gjykim dhe me teper ne kulture
ne pranojme nje bote prej te bardhesh e te zinjesh qe nuk ndryshojne – ky
eshte nje arsyetim bivalent – dy vleresh.
Ky sypozim pershkon gjykimin Perendimor. Per shembull ju jeni ose me
ne ose kunder nesh. Cdo deklarate (shprehje) eshte ose vertete ose e rreme,
ajo ka vlere te vertete ose 1 ose 0. Keshtu, neqoftese ju pyesni nese nje
numer eshte 1 ose 0, eshte e qarte se numri eshte njeri ose tjetri. Ne realitet,
bota eshte shume gri, domethene e papercaktuar. Ne qoftese ju pyesni nese
vlera 0,4 eshte 1 ose 0, ne gjykimin bivalent Perendimor ju duhet te
vendosni cili eshte ai dhe te veproni ne perputhje me kete. Ne te vertete 0,4
eshte me teper 0 dhe me pak 1, dicka ne mes, ose gri, domethene e
papercaktuar. Meqenese gjykimi fazi pranon qe cdo gje eshte ceshtje
grade(shkalle) apo shumevlereshe, me tre apo me shume opsione ose nje
spekter infinit opsionesh ne vend te dy ekstremeve vertete ose e rreme.
Mbrojtesit e logjikes fazi provojne se per hir te thjeshtesise, kultura e jone
shkembeu (beri kompromis) saktesine – domethene menyren si eshte bota ne

113
vertete – per nje pergjigje qe eshte ose e zeze ose e bardhe. Gjykimi shkencor
Perendimor eshte i kufizuar ose i penguar nga kjo logjike bivalente. Sic
tregojne zhvillimet e fundit, “gjykimi fazi” pasqyron realitetin me mire ne
matematike dhe shkence. Paisjet e reja te shpejta, kompjuteret, dhe
prodhime te tjera jane tashme ne treg si rezultat i aplikimit te kesaj shkence.
66.Gjykimi fazi gjen zbatim edhe ne strategji, por gjykimi shkencor apo
Njutonian dominon pjesen me te madhe te gjykimit Perendimor.
Si rezultat, planizuesit ushtarak kerkojne siguri ne proceset e tyre te
planizmit – shkak dhe pasoje direkte – madje ne dem te saktesise ose
vertetesise. Ne kuptimin qe zbatuesit e strategjise duhet te punojne ne baze
te fakteve dhe hamendesive konkrete mbi shkaqet dhe pasojat per
koordinimin dhe zbatimin e veprimtarive te tyre, kjo praktike u sherben
mjaft mire nevojave te planizimit te organizates. Por nje arsyetim i tille
Njutonian ne nivel strategjik shtremberon realitetin dhe erreson
kompleksitetin real, duke cuar ne hamendesime te gabuara dhe fshehur
problemet dhe opsionet e mundshme. Gjykimit strategjik i sherben me mire
hapja ndaj mundesive (rastesive) sesa nje kendveshtrim i detyruar, jo i
natyrshem.Pervec kesaj, Clausewitz e njihte (pranonte) ndryshimin ne mes
realitetit dhe planizimit-me ane te konceptit te tij te ferkimit
(mosmarreveshjes). Ai porosiste qe “Nje gjeneral i mire duhet te njohe
ferkimin me qellim qe t’a kaperceje ate kurdohere qe eshte e mundur, si dhe
per te mos pritur nje nivel te tille te plotesimit te operacionit, te cilin
pikerisht ky ferkim e ben te pamundur”. 67
Ferkimi mund te shkaktohet nga te panjohurat qe nuk mund te njihen,
nga ndryshimi prej asaj qe ju njihni, dhe nga te gjitha ato te panjohura te
tjera qe mund te krijojne probleme ne nje operacion – domethene nga vete
realiteti i luftes. Ferkimi ne nivel taktik dhe operativ zbutet me ane te
planizimit te sakte dhe parashikimeve dhe reagimeve te pershtatshem. Ne
esence, nje gjeneral i mire krijon nje realitet bardh e zi, duke u perpjekur te
shpjegoje cdo gje te mundshme ne procesin e planzimit. Meqenese ferkimi
ndikon si ndaj ushtrise armike ashtu dhe ndaj forcave tona, ai komandant
qe krijon me mire realitetin eshte ne avantazh per perballimin e kapercimin e
ferkimit dhe fitimin e luftes. 68. Ne nivel strategjik, shkalla e pasigurise dhe
kompleksitetit eshte shume me e madhe per arsye te kufirit kohor dhe
natyres se mjedisit. E ardhmja nuk mund te parashikohet me perpikmeri te
mjaftueshme per arsye se “ferkimet” jane shume te medha per te planizuar
me sukses. Nje strategji e mire formulohet qe te pershtase, pengoje, dhe
kerkoje avantazhe ne realitetet e shkalleve(shumevlereshe), probabiliteteve
dhe paqartesive – te gjitha keto karakteristika per nje sistem kaotik
kompleks. Ajo pershtat dhe perdor ferkimet. Gjykimi fazi ndihmon per
shpjegimin e paqartesise dhe pasigurise qe verehet ne kete nivel –
domethene zbulon dhe tregon me teper mundesi per strategun, ndersa ne te
njejten kohe provon (kualifikon) pritshmerite. E ardhmja modelohet nga
ndertimi i ketyre “mundesive” dhe pritshmerive e parashikimeve ne nje
strategji koherente, te shrehur si qellime, menyra dhe mjete qe cojne ne nje
gjendje me te mire. Meqenese strategjia mund te formulohet ne nivele te
ndryshme, strategu duhet te jete plotesisht i qarte ne lidhje me nivelin ne te

114
cilin ai punon madje taman ne kohen kur ai mbetet teresor (i pergjithshem)
ne kendveshtrimin dhe opinionin e tij.
Ne nivel kombetar, strategjia eshte e interesuar per mbajtjen e sitstemeve
te brendshme ne balance me njeri tjetrin, nderkohe qe krijon ndikime ne
njedisin e jashtem qe favorizojne shtetin me kalimin e kohes. Kur ajo
fokusohet ne nevele te uleta apo ceshtje specifike, strategjia eshte vertete nje
rast pergjithesimi i vecante – c’fare efekti stategjik kerkohet, per c’fare qellimi
dhe si ndikon ne gjithe mjedisin. Nga ana tjeter, strategjia, ne cdo nivel qofte
ajo, nuk eshte problem-zgjidhes ne kuptimin klasik te tij. Ajo nuk synon te
zgjidhe nje problem te vecante njelloj si parashikimi i se ardhmes dhe
modelimi (krijim) i nje mjedisi ne te cilin lindin pak probleme, dhe ato
probleme qe shfaqen te mund te zgjidhen ne kushte te favorshme. Tregimi i
kujdesit apo vemendjes per shmangien e rreziqeve apo gabimeve ne strategji
eshte i kushtezuar (varur) dhe jo dicka kategorike apo e formes se prere.
Rrethanat jane gjithnje te rendesishme. Ne fund te fundit, suksesi i
ndikimeve strategjike eshte ne varesi se c’fare veprimesh zgjedhin per te
kryer armiqte tane dhe aktoret e tjere si dhe ne realitetin qe do te rezultoje.
Per kete arsye, strateget duhet te kultivojne nje kuptim te realitetit ne
forme rrjeti, duke pare gjithshka te lidhur ne njefare menyre me cdo gje
tjeter dhe te hapur ndaj te gjitha mundesive. Strategu siguron udheheqje
(drejtim) qe eshte ne perputhje me te kaluaren nderkohe qe hedh urat ne te
ardhmen. 69. Ne kete proces, megjithese strategjia parashikon te ardhmen,
ajo duhet te jete nga natyra fleksible. Ne kete menyre, strategjia gjithnje
synon nje balance ndermjet te vecantes dhe fleksibilitetit gjate vendosjes se
kufijve per planizim. Strategjia nuk dikton te ardhmen, por ajo e parashikon
ate dhe kerkon ta modeloje ate ne kushte te favorshme ne cfaredo niveli qe
ajo funksionon, duke ruajtur nje shkalle te pershtatshme pranueshmerie
dhe fleksibilitetit. Qellimi i vertete i strategjise eshte krijimi i efekteve
(rezultateve) te favorshme ne mbeshtetje te qellimeve politike me qellim
avancimin apo mbrotjen e interesave kombetare. Efektet strategjike jane ne
vetvete ai ndikim qe krijon ne mjedisin strategjik permbushja e objektivave
strategjik. Efektet jane rrjedhoje e performances strategjike, domethene
sinergjia e realizimit te objektivave, perdorimit te koncepteve dhe
shfrytezimit te burimeve. Ne kete menyre, performanca strategjike eshte
shkalla e cilesise se kryerjes realisht te veprimeve per arritjen e qellimeve
politike. 70. Efektet krijohen ne nivele te ndryshme dhe nga shkaqe te
ndryshme brenda mjedisit strategjik. Efektet duhet te kuptohen te pakten ne
tre dimensione. Se pari, strategjia e efektshme ne menyre te paramenduar
perpiqet te krijoje efekte shume rendeshe, domethene nje zinxhir efektesh qe
kulmojne me arritjen e suksesit ne nivel strategjik. Efekte te tilla te
paramenduara te rendit te pare, te dyte dhe te trete, etj, jane rezultat i
arsyeshem i analizave te strategut, me qellim qe te nxisin dhe ndikojne
nderveprimin apo kushtet e mjedisit strategjik ne favor te qellimeve politike.
Kur nje koncept i caktuar strategjik kryhet me qellim plotesimin e nje
objektiv strategjik i cili nga ana e tij krijon nje reagim te parashikuar te
armikut ose nje ndryshim direkt te mjedisit strategjik, atehere themi qe
krijohet nje efekt i rendit te pare. Por neqoftese strategu parashikon dhe
synon arritjen e efekteve te shumellojshme si rrjedhoje e zbatimit te

115
konceptit, ai me paramendim krijon nje ujevare efektesh, domethene efekte
te parashikuara te rendit te dyte dhe te trete. Pervec kesaj, nje dimension
tjeter efektesh (rezultatesh) ndodh kur strategu nuk arrin te kuptoje
plotesisht rrjedhojat e zgjedhjeve te tij, dhe me ane te strategjise ai krijon nje
sere efektesh (pasojash) te paparashikuara ne mjedisin strategjik. Nje
dimension tjeter i efekteve (pasojave) qe duhet te merret parasysh eshte
interferimi i rastesise, armiqeve apo aktoreve te tjere ne pergjigje ndaj
efekteve te strategjise fillestare.
Nje strateg i mire perpiqet te kuptoje te gjitha keto dimensione te efekteve
dhe t’i shfrytezoje ato ose te kompensoje per to ne strategjine e tij. Keshtu, ai
pergatitet ne lidhje me ato efekte qe ai i parashikon si dhe ruan nje shkalle
pershtatshmerie dhe fleksibiliteti (elasticiteti) per ato efekte qe nuk mund t’i
parashikoje. Menyra e “gjykimit fazi” e ndihmon strategun per te kuptuar
shfaqjet e mundshme te efekteve me ane te njohjes se realitetit. Ne fund te
fundit roli i strategut eshte qe te vleresoje mjedisin kompleks dhe ne
zhvillim te vazhdueshem dhe te perktheje (shnderroje) qellimet politike ne
terma(shprehje) te tilla qe jane baze per zhvillimin e planizimit. Gjykimi
strategjik duhet t’a shohe mjedisin ashtu sic eshte realisht, te identifikoje
faktoret qe favorizojne ose pengojne synimet politike, dhe te parashikoje
mundesite per plotesimin e qellimeve politike. Ne kete proces gjykimi,
strategu eshte i interesuar ne lidhje me faktet, faktoret dhe hamendesite
perkatese.
Cdonjeri prej tyre duhet te jete i sakte dhe i pershtatshem.
Faktet(ngjarjet) tregojne realitetin ashtu sic eshte ai ne te vertete-domethene
grija (papercaktueshmeria) e gjykimit fazi, ne kontrast me paraqitjen bardh e
zi te pandryshueshme. Faktoret jane fakte qe ndikojne ne qellimet politike.
Hamendesimet sherbejne per kapercimin e te panjohurave. Nepermjet
formulimit te pershtatshem te qellimeve, menyrave dhe mjeteve per
ndryshimin e faktoreve dhe shfrytezimin e mundesive, strategu krijon efekte
te dobishme per qellimet politike. Hapja dhe njohja e prirjeve dhe
preferencave te tij personale e shtyjne strategun drejt nje vleresimi me te
pershtatshem te realitetit. Ky vleresim, qe lehtesohet nepermjet vleresimit te
shanseve (mundesive), preferencave dhe prirjeve kulturore e ideollogjike te te
tjereve, ne driten e interesave dhe qellimeve politike, percakton efektet e
deshiruara. Nje mentalitet i pershtatshem nga ana e strategut eshte shume i
rendesishem per zhvillimin e nje strategjie te efektshme.

116
Mjedisi strategjik
Kundërshtarët dhe
e të tjerët

Ndikimet Strategjike
e
jik jik
eg eg
rat rat
St St

Interesat Kombëtare
et
Shansi
et e
m
m jik
ki
ki eg
di
di rat
N
N
Politika Kombëtare
St
et
m
ki
di
N
NStrategjia
di
ki
m
et
St
ra t
g
eObjektivat
jik
e
Mjetet
Mënyrat

Figura 4

Strategjia nuk eshte e njejte me Planizimin


Profesionistet ushtarak vijne nga nje bote planizuesish shume te afte,
eksperte te mirefillte te kesaj fushe. Ata mesojne metodologjite e planizimit
qysh nga dita e hyrjes se tyre ne sherbimin ushtarak. Strategjia nuk eshte
planizim. Planizimi e ben strategjine vepruese (funksionuese). Planizimi,
ndryshe nga strategjia, mbeshtetet ne nje shkalle te larte te sigurise –
domethene ne nje bote qe eshte konkrete dhe qe mund te trajtohet ne

117
menyre te qarte. Ne thelb, ai merr nje bote gri, te papercaktuar dhe e ben ate
bardh e zi nepermjet analizes se fakteve dhe hamendesive ne lidhje me te
panjohuren.
Planizimi ne thelb eshte linear dhe deterministik, qe fokusohet se tepermi
ne shkakun dhe pasojen e rendit te pare. Ai pranon qe rezultatet e ardhshme
mund te njihen me saktesi ne qoftese njihen ne menyre te mjaftueshme
faktet, ngjarjet dhe kushtet qe ndikojne ne veprimin e ndermarre. Procesi i
planizimit eshte shume i rendesishem per zvoglimin (uljen) e pasigurise ne
nivel taktik-ai ben te mundur qe te paracaktohen veprime te hollesishme.
Ne te vertete, pasiguria asnjehere nuk mund te eleminohet plotesisht,
madje as edhe ne nivel taktik, ndersa ajo rritet eksponencialisht gjate
kalimit nga niveli taktik, ne ate operativ dhe strategjik. Procesi i planizimit
arrin te funksionoje normalisht pasi sa me i ulet te jete niveli i planizimit aq
me e kufizuar do te jete dhe gama e kompleksitetit dhe me e shkurter
kohezgjatja e veprimeve, keshtu qe numri i te panjohurave eshte me i
kufizuar dhe mund te kompensohet me planizimin e degeve dhe ate
plotesues per te krijuar keshtu me shume “siguri”.
Planizimi nuk eshte strategji. Planizimi eshte i rendesishem per zbatimin e
suksesshem te strategjise, per ta bere strategjine vepruese dhe
funksionuese, vecse kjo kerkon nje mentalitet tjeter. Profesionisti ushtarak
pergatitet per sigurine e planizimit ne vijimesi te karrieres se tij ushtarake,
ndersa per pasigurine ai duhet te pergatitet kur hyn ne sferen e strategjise.
Strategu duhet te kuptoje ndryshimin qe ekziston ndermjet strategjise
dhe planizimit me qellim qe te zhvilloje nje strategji te efekteshme. Ndersa
planizuesi duhet te kuptoje mire ndryshimin ndermjet planizimit dhe
strategjise me qellim qe te zbatoje me sukses strategjine. Planizimi mbyll
hapesiren(krijon lidhjen) ndermjet strategjise dhe zbatimit te saj.
Qellimi i planizimit eshte te krijoje siguri ne menyre qe njerezit dhe
organizatat te mund te veprojne ne menyren e duhur. Qellimi formulimit te
strategjise eshte qe te qartesoje, ndikoje, manaxhoje ose te zgjidhe
paqendrueshmerine, pasigurine, kompleksitetin dhe paqartesine (PPKP) e
mjedisit strategjik nepermjet identifikimit dhe krijimit te efekteve strategjike
ne mbeshtetje te qellimeve politike.
Strategjia percakton cfare eshte e rendesishme dhe qe duhet plotesuar,
vendos parametrat per veprimet e nevojshme dhe rekomandon cfare shteti
duhet te caktoje ne lidhje me burimet(materiale, financiare dhe njerezore).
Ne kete menyre, strategjia, ne baze te natyres se saj hierarkike identifikon
objektivat qe duhet te arrihen dhe ndarjet (hapesirat) ne te cilat do te kryhet
planizimi i hollesishem, domethene ajo i ve kufij planizimit.
Ne kete hapesire (ndarje), planizimi pershtat strategjine drejt nje bote
konkrete, me fakte, te dhena dhe veprime te nderlidhura e te vijueshme, te
llogaritura per realizimin e objektivave te strategjise. Planizuesi ne perqasjen
e tij eshte shkencor ose Njutonian, ndersa strategu eshte me teper fazi. Si
strategu ashtu dhe planizuesi ndajne se bashku modelin lidhur me qellimet,
menyrat dhe mjetet.

118
Shume profesioniste ushtarake ngaterrojne strategjine me planizimin. Per
rrjedhoje, gjykimi i nivelit te planizimit shpesh perdoret ne procesin e
zhvillimit te strategjise ose ne rastin kur objektivat dhe konceptet e
planizimit ngrihen ne nivel strategjik. Kur ndodh nje gje e tille, megjithese
plani mund te jete i suksheshem, efektet strategjike qe rezultojne ne kete
rast nuk arrijne te mbeshtesin ne menyre te mjaftueshme, ose ne te vertete
jane kunder produktive lidhur me qellime e deklaruara politike apo interesat
e tjera.
Zhvillimi i Objektivave Strategjike
Ne formulimin e strategjise, percaktimi i sakte i objektivave (qellimeve) ka
rendesi shume te madhe. Shpeshhere, ndodh qe ne zhvillimin e strategjise te
shpenzohet shume pak kohe per vleresimin dhe marrjen ne konsiderate te
objektivave te pershtatshem, pare ne kontekstin e politikes se deshiruar,
interesave kombetare dhe mjedisit strategjik. Sidoqofte, eshte pikerisht
identifikimi dhe realizimi i objektivave te sakte, qe krijon efektin e deshiruar
strategjik.
Objektivat jane fokusi i vertete ne formulimin e strategjise, dhe neqoftese
ato nuk perzgjidhen e artikulohen ne menyre te pershtatshme, strategjia e
parashtruar ka mangesi themelore dhe sigurisht qe nuk mund te jete
efektive. Neqoftese identifikohen objektiva te gabuar, atehere konceptet dhe
burimet(mjetet) nuk i sherbejne qellimit strategjik.
Ne kete menyre, logjika e strategjise argumenton (provon) qe objektivat
jane elementi kryesor, megjithese dhe konceptet dhe burimet jane gjithashtu
vendimtare per arritjen e suksesit - (domethene) veprimi dhe kostot jane ne
varesi te qellimit ne strategji. Megjithate ne formulimin e strategjise ndodh
shpesh qe eficienca te ngaterrohet me efektshmerine si nga strateget ashtu
dhe nga lidershipi.
Strategjia duhet gjithnje te paraqese preference per efektshmerine. Ne
kete veshtrim, ndersa objektivat lidhen me berjen e gjerave te duhura,
konceptet lidhen me berjen e gjerave ne menyren e duhur. Burimet nga ana
e tyre jane te interesuara per kostot. Objektivat percaktojne efektshmerine,
ndersa konceptet dhe burimet jane treguesit e eficences.
Mungesa e eficiences rrit koston e suksesit, kurse mungesa e
efektshmerise e perjashton suksesin. Perfundimisht, suksesi i strategjise
mund te matet (vleresohet) vetem ne funksion te shkalles se plotesimit te
objektivave te saj. Keshtu, kujtojme edhe njehere se se eficenca eshte ne
varesi te efektshmerise. 71 Ne momentin qe shtrengimet (detyrimet) ne
koncepte apo ne burime rrezikojne permbushjen e objektivave, ne ate
moment vihet ne diskutim dhe suksesi i strategjise.
Ne nivel shteti, strategjia dhe objektivat strategjik burojne nga vleresimi i
politikes per mbrojtjen apo cuarjen me tej te interesave kombetare ne
kontekstin e mjedisit strategjik, si eshte ai aktualisht dhe si mund te jete ne
te ardhmen. Ne te shkuaren, politika e sigurise, ne lidhje me nevojat e
sigurise kombetare, ne pergjithesi fokusohej ne mjedisin strategjik
nderkombetar - pra ne mjedisin strategjik te jashtem.

119
Mjedisi strategjik kombetar, domethene komponenti i brendshem, eshte
identifikuar me pak ne lidhje me ceshtjet (problemet) e sigurise kombetare.
“Globalizmi” dhe derivatet e tij, sic eshte dhe ekonomia e integruar boterore
dhe Lufta Globale Kunder Terrorizmit kane detyruar pranimin ne pergjithesi
se koncepti i mjedisit strategjik kombetar dhe ai nderkombetar dallojne
ndermjet tyre me pak se me pare. Ne secilin rast, strategjia nxitet e
zhvillohet nga interesat kombetare ne shkalle vendi, dhe strategu, ne
zhvillimin e strategjise, duhet te vleresoje si komponentin e jashtem ashtu
dhe komponentin e brendshem.
Interesat kombetare paraqiten si perceptim i nevojave (kerkesave) e
deshirave te nje shteti lidhur me shtetet e tjera sovrane, te cilat perbejne
mjedisin e tij te jashtem. 72 Ne Fjalorin e Termave Ushtarake te
Departamentit te Mbrojtjes se SHBA, interesat e sigurise kombetare
percaktohen si “ baza per zhvillimin e objektivave te vlefshem kombetare qe
percaktojne qellimet apo synimet e SHBA-se.
Interesat e sigurise kombetare perfshijne ruajtjen e identitetit politik, te
sistemit dhe institucioneve; nxitjen dhe mbrojtjen e mireqenies; dhe
perkrahjen e rendit nderkombetar qe mbeshtet interesat jetike te Shteteve te
Bashkuara dhe aleateve te saj”. 73 Natyra e mjedisit strategjik, sic trajtohet
ne kete material, sugjeron nje perkufizim me pergjithesues, si “perceptim i
nevojave dhe deshirave te nje shteti sovran ne lidhje me shtetet e tjera
sovrane dhe aktoret ne mjedisin e shfaqur strategjik, te shprehura si gjendje
perfundimtare te deshiruara”.
Ky perkufizim i gjere perfshin dinamiken e mjedisit strategjik ne te cilin
aktoret, shanset dhe nderveprimet e shumte lozin nje rol te caktuar, dhe ku
vleresohen te dy komponentet, si i brendshmi ashtu dhe i jashtmi. Interesat
shprehen si gjendje perfundimtare apo kushte te deshiruara te vecanta ose
te pergjithshme. “Mireqenia ekonomike e SHBA” mund te jete nje interes i
pergjithesuar; “Aksesi nderkombetar ne naften e Lindjes se Mesme” ilustron
nje interes ekonomik me te vecante. Me kalimin e kohes, interesat mund te
ndryshojne, megjithate interesat e pergjithshme si tregetia e lire dhe
mbrojtja e vendit jane te pandryshueshme.
Ne nivelin me te larte, lidershipi politik perdor politiken per artikulimin e
interesave te shtetit dhe udheheqjen per arritjen e tyre. Politika siguron
udheheqjen(drejtimin) per strategjine. Nje udheheqje e tille mund te jete krejt
e pergjithshme, si ne rastin e deklarimit te vizionit qe parashtron interesat
ne mjedisin strategjik, ose nje deklarate udheheqje me specifike qe permban
elementet e qellimeve, menyrave dhe mjeteve.
Kjo gjendet ne dokumente te ndryshme, fjalime, deklarata politike, dhe
prononcime te tjera qe behen ne emer te qeverise nga zyrtare te ndryshem
ose qe jepen nga lidershipi si udheheqje dhe udhezim i drejtperdrejte per
zhvillimin e strategjise. Politika mund te nenkuptohet sikunder mund te
deklarohet.
Ajo mund te jete rezultat i nje vleresimi te hollesishem strategjik ose
mund te arrihet ne menyre intuitive. Strategu, ne radhe te pare, duhet te
kuptoje politiken dhe interesat kombetare me qellim qe te formuloje nje
strategji te drejte. Ne kushtet e nje mjedisi kompleks strategjik te dhene,

120
strategu duhet te jete teresor(holistik) ne shqyrtimet dhe diskutimet e tij dhe
te vere ne dijeni politikeberesin per nderveprimin dhe cdo konflikt te
mundshem ndermjet nje politike te caktuar dhe interesave apo politikave me
te medha.
Drejtuesit e niveleve me te ulet mund te deklarojne nje udhezim apo
drejtim definitiv(te formes perfundimtare) si politike, por nje politike e tille
duhet gjithnje te jete e varur nga politika dhe strategjia e nivelit me te larte.
Strateget ne organizata te nivelit me te ulet duhet te kene nje kuptim te plote
te interesave, politikes e strategjise me te larte dhe udheheqjes se tyre me
qellim qe te formulojne strategjite vartese.
Ne te gjitha rastet, strategjia eshte e varur nga politika, dhe ne zbatim ajo
eshte gjithnje hierarkike. Megjithate, procesi i zhvillimit te strategjise, per
vete natyren e tij, vlereson pershtatshmerine, prakticitetin dhe rrjedhojat e
politikes, dhe ne kete menyre informon politiken per artin e te mundshmes
dhe kostot e perfitimet ne rast suksesi dhe deshtimi. Vartesia e ushtarakeve
nga politikeberesit civile eshte nje ceshtje e perhershme dhe e ndjeshme ne
marredheniet civilo-ushtarake ne Shtetet e Bashkuara. Lidershipi politik dhe
populli Amerikan kerkojne qe ushtaraket dhe forcat e armatosura te tyre te
zbatojne me besnikeri dhe ndershmeri orientimet e dhena nga zyrtaret e
zgjedhur.
Marredheniet civilo-ushtarake nuk jane nje ceshtje ekskluzivisht
Amerikane. Clausewitz, ka dhene nje kendveshtrim te pershtatshem per
marredheniet ndermjet politikes dhe forcave te armatosura ne librin e tij Mbi
Luften. “Pohimi se nje zhvillim i rendesishem ushtarak ose nje plan per nje
zhvillim te tille, duhet te jete nje ceshtje e mendimit te paster (mirefillte)
ushtarak eshte e papranueshme dhe mund te jete e demshme. As nuk eshte
realisht e arsyeshme qe te therrasesh ushtaraket, sic bejne shume qeveri
(autoritete) kur ata duan te bejne planizim (plane) per lufte, dhe ju kerkojne
atyre keshilla te mirefillta ushtarake.” 74
Politika, nga njera ane, siguron udheheqje(drejtim) per objektivat dhe
perdorimin e instrumenteve te fuqise, por nga ana tjeter, procesi i formulimit
te strategjise logjikisht e informon politiken. Ne nje shoqeri demokratike,
profesionistet ushtarak duhet te ndertojne marredhenie te tilla me
lidershipin civil qe lehteson komunikimin domosdoshem te dyanshem
ndermjet politikes dhe strategjise. Neqoftese politika drejton (udhezon)
gabim, kerkon gjera qe kane pak mundesi te ndodhin, ose ne menyre te
panevojshme kufizojne strategjine, niveli i rrezikut qe shoqeron strategjine
rritet ndjeshem. Ne fushen e strategut ushtarak, strategjia mund te kerkohet
madje edhe atehere kur nuk jepen ose jane te pamjaftueshme orientimet
politike. Ne nje rast te tille, pergjegjesia e strategut eshte qe te kerkoje
qartesimin e politikes nga lidershipi. Shpeshhere kjo behet me mire duke
rekomanduar zgjedhje alternative politike, mbeshtetur ne analizen e
interesave ne lidhje me rrethanat strategjike-qe eshte gjithashtu nje analize e
domosdoshme per formulimin e strategjise.
Ndryshimi qendron ne faktin se alternativat politike rrjedhin
drejtpersedrejti nga interesat. Te dyja, si politika, ashtu dhe strategjia duhet
te jene ne perputhje me mbrojtjen apo zhvillimin e metejshem te interesave

121
te pergjithshme te shtetit ne mjedisin e dhene strategjik. Strategu ka
pergjegjesi per identifikimin e te gjitha alternativave te realizueshme dhe me
shanse per sukses.
Strategjia kerkon mbrojtjen e zhvillimin e nje interesi te caktuar, apo
interesi te pergjithshem te shtetit ne mjedisin e dhene strategjik ne
perputhje me udheheqjen e dhene nga politika. Per kete, strategjia perdor
analizen per percaktimin e elementeve perkates - te fakteve, ceshtjeve ne
diskutim, kercenimeve dhe mundesive (rastet, gjasat) - qe veprojne ose
nderveprojne per te ndikuar ndaj interesit te caktuar.
Strategjia kerkon te veproje ose te perdore keto faktore per te ndikuar mbi
mjedisin strategjik ne menyre te favorshme dhe pa krijuar prej ndonje
pakujdesie rrethana te tjera te pafavorshme brenda mjedisit. Keto faktore
perbejne fokusin kryesor te strategjise, marredheniet e tyre me interesat dhe
udheheqjen politike con ne percaktimin e objektivave dhe koncepteve te
pershtatshem – domethene ne percaktimin e asaj cfare duhet te
plotesojme dhe menyres sesi do te perdoren instrumentat e fuqise se
shtetit per plotesimin e tyre.
Instrumentet e fuqise mund te perdoren ne menyre te vecante ose te
perbashket, dhe ne menyre direkte dhe indirekte. Ne kushtet e mjedisit me
natyre komplekse dhe kaotike, percaktimi i objektivave te sakte per
krijimin e ndikimit te duhur strategjik, zhvillimi i konceptit te drejte dhe
sigurimi i burimeve te nevojshme jane qe te gjitha detyra shume te
veshtira.
Meqenese strategjia eshte e natyres hierarkike, strategu duhet te kuptoje
qarte nivelin e strategjise ne te cilen ai eshte duke vepruar, natyren e
mjedisit strategjik ne nivelin e tij ne lidhje me faktoret e brendshem dhe te
jashtem dhe teresine e strategjise – pasojat e zgjedhjeve te tij ne lidhje me
nivelet e tjere te strategjise. Duke patur keto faktore ne konsiderate, strategu
mund te zhvilloje objektivat e sakte.
Objektivat strategjik mund te rrjedhin nga politika, nga nivelet me te larte
te strategjise, si dhe nga analiza te pavarura te mjedisit strategjik. Pyetja e
pare ne percaktimin e objektivave eshte: Cilet jane ato objektiva, qe
neqoftese plotesohen, krijojne efektin e deshiruar strategjik ne mbeshtetje te
politikes apo interesave pa patur efekte anesore te demshme?
Objektivat (qellimet) shpjegojne se “cfare” duhet te kryhet. Ato rrjedhin
nga vleresimi (shqyrtimi) i interesit, i cili shpreh nje gjendje perfundimtare te
deshiruar, dhe i faktoreve ne mjedisin strategjik qe ndikojne ne realizimin e
gjendjes perfundimtare te deshiruar. Objektivat kufizohen nga udheheqja
politike, strategjia me e larte, nga natyra e mjedisit strategjik, dhe nga
kapacitetet (aftesite) dhe kufizimet e instrumenteve te fuqise ne dispozicion.
Objektivat perzgjidhen per krijimin e ndikimit strategjik. Objektivat
strategjik, neqoftese do te plotesohen, krijojne ndikime strategjike qe cojne
ne realizimin e gjendjes perfundimtare te deshiruar per nivelin perkates te
strategjise, qe ne fund i sherbejne interesave kombetare.
Ne strategji, objektivat paraqiten me folje te shprehura qarte
(pershembull, pengo (shkurajo) luften, mbeshtet stabilitetin rajonal,

122
shkaterro forcat e armatosura te X shteti). Foljet e shprehura qarte dhe
sakte i detyrojne strateget te shqyrtojne e te percaktojne ate qe duhet bere
(realizuar) dhe ndihmojne per vendosjen e parametrave ne lidhje me
perdorimin e forces.
Nje numer problemesh shqetesojne komunitetin strategjik ne lidhje me
zhvillimin e objektivave. Objektivave ne pergjithesi shume rralle u kushtohet
thellesia e gjykimit dhe refleksionit qe ato meritojne. Objektivat vendosin
parametrat per gjithcka qe vjen pas. Objektivat duhet te pasqyrojne
kuptimin e plote te gjendjes perfundimtare te deshiruar, te natyres se
mjedisit, udheheqjes (orientimit) politike, dhe efektet shumellojshme qe
kerkohen per krijimin e kushteve per gjendjen perfundimtare.
Shumellojshmeria e rezultateve (perfundimeve) te mundshme ne mjedisin
strategjik tregon qe teresia e rezultateve te vecanta rralle mund te
parashikohet qysh ne fillim. Strategjia duhet te jete elastike(fleksible) dhe e
pershtatshme(adaptueshme).
Pra, nuk duhet te hartojme nje strategji statike duke caktuar objektiva qe
jane shume te kufizuar. Ne formulimin e saj, strategjia duhet te fokusohet ne
objektiva “te pergjithshem” qe pasqyrojne kuptimin e natyres dinamike te
mjedisit strategjik dhe jane mjaft te gjere per te pranuar ndryshim gjate
ekzekutimit te tyre pa humbur perqendrimin apo larguar vemendjen nga
politika apo interesat kombetare. Por nga ana tjeter, edhe objektiva shume te
gjere e te papercaktuar qe mund te keqinterpretohen apo qe nuk sigurojne
drejtimin e pershtatshem, rrezikojne suksesin e politikes. Objektivat
strategjik, logjikisht i kufizojne por nuk i pengojne nivelet vartes pa qene e
nevojshme.
Objektivat strategjike ruajne efektshmerine e tyre, nderkohe sigurojne
mundesine e pershtatjes(adaptueshmerise) dhe elasticitetit(fleksibilitetit),
duke u fokusuar ne qellimet dhe shkaqet thelbesore. Neqoftese objektivat
caktohen ne nivel strategjik duke u fokusuar ne qellimet dhe shkaqet
thelbesore dhe vleresimin e natyres se mjedisit strategjik (kaosi,
kompleksiteti, natyra njerezore, shanset, ferkimet, etj.), logjikisht ata kane
gjeresine e mjaftueshme per te siguruar pershtatjen dhe elasticitetin e
nevojshem per te perballuar ceshtjet e paparashikuara.
Nga ana tjeter, ato gjithashtu zgjerojne fushen e gjykimit dhe shqyrtimit
te menyrave per plotesimin e tyre dhe mjeteve te nevojshme. Shume stratege
percaktojne objektiva shume te ngushte dhe preciz, duke e kaluar gjykimin e
tyre poshte ne nivel planizimi. Natyrisht, ne nivel planizimi, ekzaktesia e
detajeve eshte me e vlefshme pasi mund te maten e te behen funksionues.
Detaje te tille, funksionojne ne fushen e planizimit per arsye te zvoglimit
(ngushtimit) te fushes dhe rritjes se sigurise. Objektivat e nivelit te planizimit
te ngritura ne nivel strategjik jane me te prirur drejt deshtimit (mossuksesit)
si pasoje e fushes dhe natyres kaotike te mjedisit strategjik, i cili i
shumefishon eksponencialisht mundesite per ferkime (mosmarreveshje) dhe
reagime te natyres asimetrike nga te tjeret.
Ne strategji, perqendrimi eshte ne qartesine e objektivave te pershtatshem
per nivelin, jo pershkrimin e udhezimeve te hollesishme per nivelet me te

123
uleta. Objektivat strategjik i sherbejne ne menyre te drejtperdrejte qellimeve
strategjike- domethene gjendjes perfundimtare te deshiruar.
E thene me thjeshte, neqoftese qellimi strategjik eshte te fitosh luften, ne
kete rast, humbja e nje beteje, megjithese dicka jo e pelqyeshme, nuk do te
thote se domosdoshmerisht perjashton arritjen e objektivit strategjik. Shteti
ne kete rast mund te kerkoje zhvillimin e betejave te tjera apo te perdore
instrumente te tjere te fuqise. Nga ana tjeter, neqoftese objektivi eshte te
fitohet cdo beteje, ne kete rast, sapo te humbet nje beteje, shtetit i mohohet
(hidhet poshte) objektivi i tij strategjik.
Ne kete rast, strategjia ka deshtuar duke prodhuar pasoja te ndryshme
ne komponentet e brendshem dhe te jashtem te mjedisit strategjik, edhe
sikur me ne fund lufta te fitohet. Strategjia “fito cdo beteje” gjithashtu
kufizon perdorimin e fuqise nga instrumenti ushtarak. Ne luften moderne,
fitimi i betejave eshte nje objektiv i planizimit; ndersa fitimi i luftrave eshte
nje objektiv i strategjise. Strategjia fokusohet ne qellimet dhe shkaqet
thelbesore.
Te veprosh ndryshe, do te thote te nderrosh drejtimin e fokusit dhe
fuqise, te zvogelosh mundesine per arritjen e suksesit dhe te rrisesh
probabilitetin e pasojave te rendit te dyte dhe te trete. Kjo mundesi shihet
qarte ne perqasjen strategjike ne nivel-kombetar te SHBA-se ne Luften e
Dyte te Irakut. Ndersa administrata e Presidentit Bush ishte disi e dyshimte
ne lidhje me qellimet themelore te Luftes se Dyte te Irakut, nje qellim
rrenjesor i shprehur i luftes me Irakun ishte arritja e ndryshimit te regjimit
te Bagdadit, ne menyre qe terroristeve nderkombetare t’u hiqej mundesia e
sponsorizimit shteteror dhe zoterimit te armeve potenciale te demtimit ne
mase.
Nga ky qellim themelor, linden nje numer objektivash “strategjik”, si: 1)
shkaterrimi i forcave ushtarake te Irakut ne lufte, 2) largimi i Sadam
Huseinit nga pushteti, dhe 3) vendosja e nje regjimi demokratik ne Irak.
Ndonje mund te thote se objektivi i pare, shkaterrimi i forcave ushtarake te
Irakut nuk eshte i pershtatshem si objektiv i nivelit te sigurise kombetare, ai
duhej te ishte me pak i rendesishem duke e caktuar si objektiv ne nivel
ushtarak-teatri.
Ne praktike, keto objektiva kerkohet te realizohen ne vijimesi, njeri pas
tjetrit. Me rritjen e rendesise se objektivit te pare dhe shfaqjes ne vijimesi te
objektivave te tjere, shpartallimi i forcave ushtarake te Irakut u be pike
fokale (vatrore) e strategjise, kur ne te vertete, objektiv kyc dhe pike fokale
duhej te ishte vendosja e nje regjimi te ri demokratik, bashke me mposhtjen
ushtarake te forcave te Irakut dhe rrezimin e Sadam Huseinit te shprehura
qarte si perfundime te pranueshme strategjike per drejtimin e niveleve
vartese.
Si rrjedhoje e ketij fokusi te gabuar, objektivi ushtarak angazhoi kohen
dhe talentin e politikeberesve dhe te lidershipit ushtarak ne nivel-kombetar,
duke sjelle si rrjedhoje lenien pas dore te objektivit te trete, qe ishte dhe me I
rendesishmi. Ndersa ky sugjerim eshte i debatueshem, eshte e qarte se
hamendesimi i strategjise ishte qe shpartallimi i forcave ushtarake te Irakut
do te conte drejtpersedrejti ne plotesimin e objektivave te tjere.

124
Ne te vertete, nevojitej me shume gjykim dhe perpjekje e perqendrim me i
fuqishem ne lidhje me menyren sesi do te arrihej objektivi per vendosjen e
regjimit demokratik. Rritja e padrejte rendesise se objektivit(shpartallimit te
forcave ushtarake) dhe sekuencimi (vijimesia e njepasnjeshme e objektivave
te tjere) ilustron gjithashtu mentalitetin se arritja e shpartallimit ushtarak
eshte esencial per arritjen e dy objektivave te tjere. Edhe njehere, mund te
jete ose jo e vertete, por ceshtja eshte se shpartallimi i forcave ushtarake te
Irakut ishte fokusi(perqendrimi) i duhur per nivelet me te ulta te strategjise
dhe planizimit.
Sa me teper t’i afrohesh planizimit, aq me i lehte behet konceptimi- pasi
mund te matet dhe te behet ne menyre me te sakte. Njerezit parapelqejne
sigurine dhe levizin drejt saj – pasi kjo eshte me e rehatshme (me e qete).
Strategjia ka te beje me paqartesine dhe pasigurine. Shume njerez jane te
shqetesuar dhe te jo komod me ato dhe kerkojne te levizin drejt te njohures
ne dem te analizes jo te sakte, duke vene ne kete menyre ne rrezik njohjen
dhe arritjen e objektivave te sakte.
Zhvillimi i Konceptit Strategjik
Konceptet strategjike (menyrat e realizimit te qellimeve) tregojne menyren
“Si” do te plotesohen objektivat nepermjet perdorimit te instrumentave te
fuqise. Instrumentet e fuqise jane demonstrim i elementeve te fuqise
(burimeve te shtetit) ne veprim. Keshtu, nje bllokade e forcave detare mund
te jete nje instrument per te perdorur elementet ushtarak e ekonomike te
fuqise se shtetit.
Konceptet strategjike lidhin burimet me objektivat duke percaktuar kush
ben cfare, ku, kur, dhe perse, per te treguar si do te arrihet nje objektiv i
caktuar. Meqenese konceptet transmetojne veprim, ato shpesh perdorin
foljet ne formulimin e tyre, ato thjesht pershkruajne “si” do te plotesohet nje
objektiv i strategjise. Megjithate, zgjedhja e foljes se duhur eshte shume e
rendesishme, ashtu sic eshte zgjedhja e fjales se duhur gjate gjithe
formulimit te strategjise. Zgjedhja e fjaleve nenkupton nivelet e perpjekjeve
dhe shkalles se pranueshmerise. Konceptet strategjike sigurojne udheheqjen
(drejtimin) e nevojshem dhe kufijte per strategjite vartese dhe realizimin e
planizimit. Koncepti strategjik duhet te jete shume i qarte per te siguruar
udhezimet e planizimit per ata qe jane ngarkuar per kryerjen e planizimit
dhe per mbeshtetjen me burime te tij, por jo shume i hollesishem sa te
pengoje krijimtarine dhe inisiativen ne nivelet vartese te strategjise dhe
planizimit. Ne menyre te logjikshme, konceptet behen me specifik ne nivelet
me te uleta ndersa hollesite shtrihen poshte ne nivlet vartese strategjike dhe
te planizimit, por kompleksiteti i mjedisit strategjik zgjidhet dhe zberthehet
ne nivelin strategjik pergjegjes.
Konceptet strategjike shpesh jane fokusi qendror(perqendrimi kryesor) i
nje strategjie te dhene. Ndonje mund t’a etiketoje vete konceptin si strategji,
por duhet te kemi parasysh se strategjia gjithnje perbehet nga qellimet,
menyrat dhe mjetet - dhe se fokusi eshte ne menyren sesi keta elemente te
strategjise nderveprojne bashkerisht me mjedisin strategjik per te krijuar
efektet e kerkuara. Disa koncepte jane kaq shume te pranuara (pelqyera) sa
qe emertimet e tyre u jane dhene vete strategjive specifike.

125
Emertimet si : Frenim, shkurajim, mbrojtje e perparuar, shkaterrim i
sigurte dhe prezence e perparuar, sherbejne si ilustrim (konkretizim) per
kete. Ne praktiken e aktuale, keto strategji kane objektiva specifik dhe
burimet ne lidhje me to, dhe koncepti zhvillohet me teper nga c’mund te
tregoje (nenkuptoje) titulli i shkurte i tij. Strategjia e efektshme eshte nje e
tere integrale e objektivave te sakte qe realizohen nepermjet koncepteve te
pershtatshme te mbeshtetur me burimet e nevojshme. Objektiva te gabuar te
mbeshtetur qofte edhe nga koncepte me brilante nuk do te arrijne te
mbrojne apo te avancojne me tej interesat kombetare.
Zhvillimi i konceptit mund te kuptohet me mire nese trajtohet si nje
projekt (iniciative) konkuruese. Idete dhe aftesite e mira konkurojne per
vleresim, miratim, pershtatje dhe perfshirje. Me shume se ne nivelin taktik,
madje dhe ate operativ, suksesi strategjik vjen nga shumellojshmeria e
mendimeve e qasjeve qe cojne ne shqyrtimin (vleresimin) e plote te
kompleksitetit ndikues dhe zhvillimin e nje koncepti te thjeshte por te plote
qe siguron plotesimin e objektivave te caktuar. Pak objektiva strategjik
plotesohen duke perdorur vetem nje element apo instrument te fuqise.
Strategjia duhet te shqyrtoje, vleresoje, dhe te caktoje rolet paresore dhe
dytesore per elementet dhe instrumentet e fuqise ne konceptet dhe burimet
bazuar kjo ne mjedisin dhe objektivat. Shqyrtimi i meparshem i natyres se
mjedisit tregon se sa problematike mund te jete kjo per strategun pare ne
driten e sjelljes (veprimit) linear, jolinear dhe te rastesishem. Per natyren e
dhene te mjedisit, menyra se “si” ju kerkoni te plotesoni nje objektiv do te
krijoje vete nderveprim brenda mjedisit.
Pjese e kompleksitetit eshte qe nje instrument i papershtatshem apo
perdorim i gabuar mund te prodhoje mjaft pasoja te padeshiruara te rendit
te dyte dhe te trete. Eshte plotesisht e mundshme qe te arrish nje objektiv
strategjik te specifikuar por me arritjen e rezultateve te kerkuara pozitive ato
minohen me kalimin e nje kohe te gjate nga efekti negativ i metodave te
perdorura. Per shembull, strategjia ushtarake Gjermane ne vitin 1914
kerkonte qe me shpejtesi te shkaterrohej separi Franca, me qellim qe te
evitonte nje lufte e tejzgjatur ne dy fronte. Me qellim qe te realizonte
mundjen e Frances, koncepti strategjik i Ushtrise Gjermane kerkonte qe
ushtria te pushtonte Francen nepermjet Belgjikes.
Mirepo neutraliteti i Belgjikes garantohej nga nje traktat, dhe lidershipi
Britanik respektoi angazhimet e tij. Zbatimi i konceptit strategjik Gjerman
coi keshtu ne futjen e Britanise ne lufte, qe nga ana e vet pengoi mundjen e
shpejte te Frances dhe perfundimisht coi ne perfshirjen e Shteteve te
Bashkuara ne lufte. Shtetet e Bashkuara, nga ana e tyre, siguruan burimet
per mundjen e Gjermanise.
Strategu duhet ne menyre aktive te kerkoje dhe shqyrtoje koncepte te
ndryshme e te shumellojshme per plotesimin e objektivave strategjik. Nje
verifikim dhe shqyrtim i pergjithshem i koncepteve te shumellojshme
strategjike i krijon mundesi strategut qe te shmange konceptet qe
shkaktojne efektet me te medha te padeshiruara te rendit te dyte dhe te
trete, ose te zhvilloje menyrat e duhura per zbutjen (lehtesimin) e tyre.

126
Kjo ben te mundur perzgjedhjen e koncepteve qe plotesojne me mire
kriteret e pershtatshmerise, pranueshmerise, dhe perballueshmerise.
Shqyrtimi i te gjithe koncepteve strategjike ka nje epersi plotesuese qe lejon
strategun te vleresoje e marre parasysh fleksibilitetin dhe pershtatshmerine
gjate perzgjedhjes se nje koncepti te pershtatshem. Per me teper, neqoftese
nje koncept i perdorur nuk ka sukses, perpjekjet e bera ne shqyrtimin e
qasjeve te shumellojshme mundesojne per nje kalim me te shpejte ne nje
koncept te ri – keshtu qe perpjekjet kombetare mund te ridrejtohen me
shpejtesi drejt plotesimit te objektivit. Strategjia e mire (efektshme) lidhet me
shqyrtimin e te gjithe koncepteve te bazuara dhe te realizueshme.
Nje fushe e nje konfuzioni te vecante qe lidhet me konceptet rezulton nga
natyra hierarkike e strategjise. Koncepti i nje strategji me te larte shpesh
shpreh apo nenkupton objektivat e niveleve vartes te strategjise apo
planizimit si pjese e menyres “si”’ do te arrihet objektivi strategjik. Shpesh,
stratege apo edhe te tjere duan qe t’i ngrejne keto ne objektiva per strategjine
me te larte. Nje ngritje e tille, sic eshte diskutuar dhe me pare eshte e
papershtatshme. Ajo duket sikur rrit saktesine, por ne te vertete largon(heq)
nga fokusi ate cfare eshte me e rendesishme per t’u plotesuar.
Nje test i thjeshte per te dalluar nese nje objektiv i tille eshte pjese e
konceptit eshte te shtrosh pyetjen “ me qellim te beje cfare?” Pergjigja
ndaj kesaj pyetje te con menjehere prapa te objektivi i pershtatshem
strategjik. Pergjigja ndaj nje pyetje te tille, domethene ajo cfare kerkohet te
permbushet si qellim, eshte ne kete rast objektivi i vertete strategjik. Ne te
njejten kohe, nje objektiv i nivelit me te larte mund te transferohet
drejtpersedrejti ne nivel me te ulet, ose koncepti me i larte strategjik mund te
krijoje (jape,vendose) objektiva per nivelet me te uleta. Te dy, si objektivi,
ashtu dhe koncepti i nivelit me te larte mund te krijojne objektiva te
nenkuptuar per nivelet me te uleta. Ne nje sistem strategjik hierarkik,
strategjia e nivelit me te larte dikton ne nivelet me te ulet te strategjise edhe
planizimin per objektivat, konceptet, dhe burimet; nivelet e uleta informojne
nivelet e larta, por gjithnje ato jane ne vartesi te strategjise me te larte.
Nje gracke tjeter joshese(terheqese) per strategun dhe lidershipin eshte
monizmi strategjik, besimi (bindja) se nje koncept strategjik eshte i
pershtatshem te gjitha situatat. 76 Historia eshte e mbushur me mbrojtes
teper te zellshem te nje vecori te tille strategjike. Pergjithesisht apeli (ndjellja)
duket te mbeshtetet ne drejtperdrejtesine(direktesine) e tij, perdorimin e
teknologjise, dhe shfaqjen e eficiences- me lire, me shpejt dhe me pak
komplekse.
Frenimi(shkurajimi) berthamor ishte nje koncept strategjik i perqafuar
fillimisht nga Shtetet e Bashkuara pas Luftes se Dyte Boterore ne nje mase
te madhe si zevendesim i armeve konvencionale. Por kur u shfaqen
konfliktet me vone, sic ishte Lufta e Korese, perdorimi i armeve berthamore
ishte i ndaluar per shkak te politikes, dhe ne keto kushte kerkohej perdorimi
i forcave ushtarake konvencionale – kjo perbente nje deshtim te strategeve
per te pare mjedisin ashtu sic ishte realisht. Monizmi strategjik fillestar i
frenimit berthamor i la Shtetet e Bashkuara te Amerikes pa instrumentin e
pershtatshem ushtarak per mbeshtetjen e politikes, pervec luftes

127
berthamore, deri ne zgjedhjen e strategjise se pergjigjes fleksible nga ana e
administrates se Kenedit. 77
Argumenti i goditjes precise, nje version modern i bombardimit strategjik,
eshte nje shembull ushtarak bashkekohor mundshem i monizmit strategjik.
Ai zevendeson efektivin me teknologjine, redukton humbjet, dhe kerkon te
detyroje kundershtarin te pranoje humbjen me deme te kufizuara anesore.
Kjo eshte nje aftesi e fuqishme, dhe mund te jete nje aftesi thelbesore, por
nuk eshte zgjidhja e vetme per strategjine ushtarake.
Teknologjia nuk ndryshon thelbin e luftes, apo edhe pamjen mizore te saj
ne te gjitha rrethanat. Teknologjia eshte nje mundesues ne nivel strategjik,
jo zevendesues i konceptit strategjik. 78 Por teknologjia shpesh kapercen (le
pas) fazen e pjekurise politike dhe strategjike, duke krijuar kushte apo
pasoja strategjike te tilla, ku asnjera prej tyre(as politika dhe as strategjia)
nuk eshte e pergaritur te sillet(veproje) ne menyre te pershtatshme. Keshtu
qe, strateget duhet te shmangin monizmin strategjik. Monizmi strategjik
mund te shfaqet ne shkalle te larte. Elasticiteti dhe pershtatshmeria
strategjike ne nivelet me te larta jane te lidhura me aftesine e shtetit qe te
nxise, mbeshtese, krijoje e tregoje gjithe gamen e aftesive te qenesishme te
elementeve te fuqise se saj.
Nje ministri e jashtme e pajisur me burime te pamjaftueshme natyrisht qe
kufizon perdorimin e instrumenteve diplomatike. Nje force e armatosur me
fonde te pamjaftueshme do te krijoje gjithashtu probleme te ngjashme.
Nga ana tjeter, neqoftese gjithcka qe ka nje shtet, eshte pasja e nje ushtri
e fuqishme, atehere per cdo ceshtje strategjike qe diskutohet do te kerkohej
gjithnje perdorimi i instrumentit ushtarak. Pershtatshmeria apo vet-
interesisi praktike mundet gjithashtu te na shtyje te kerkojme perdorimin e
nje aftesie ekzistuese. Strateget ne nivelet me te larta duhet te njohin
rendesine (vleren) e fleksibilitetit, dhe si pjese e strategjise se madhe
(pergjithshme) te percaktojne cilet instrumente te mbajne (ruajne e mbrojne)
dhe ne cfare niveli.
Nje prirje tjeter shkaterruese ne zhvillimin e konceptit strategjik eshte
ngritja e nje koncepti operativ ne nivel strategjik. “Lufta rrufe” e Gjermanise
ne Luften e Dyte Boterore na jep nje shembull klasik per kete. “Lufta rrufe”
kerkonte te shfrytezonte teknologjine e bashkerenduarbashkuar e
koordinuar te tankeve dhe forcave ajrore per krijimin e nje “Kesselschlacht”
modern, ne te vertete nje rrethim strategjik me krahemarrje i Ushtrise
Franceze, per te detyruar kapitullimin e Frances.
Ndersa ky koncept operativ arriti nje sukses fillestar qe ne te vertete pati
rrjedhoja te rendesishme strategjike vetem per vendet e pushtuara, ndersa si
koncept strategjik ai nuk pati aftesine qe te realizonte objektivin strategjik te
Gjermanise, apo te krijonte efektet strategjike qe kerkonte Hitleri ne nivel
Kombetar. Ne fund te fundit, ky koncept as nuk solli mbarimin e luftes ne
perendim, as nuk e izoloi Angline. Ai nuk krijoi kushtet per arritjen e
Lebensraum (hapesire jetese) apo te rezultonte ne nje gjendje perfundimtare
me te mire per Gjermanine.

128
Ai u kundershtua dhe zhvleftesua me shpejtesi nga perdorimi i
objektivave dhe koncepteve strategjike te Aleances qe bashkuan shtete te
ndryshme kunder Gjermanise dhe kerkonin shpartallimin e Gjermanine
nepermjet mobilizimit te pergjithshem te burimeve njerezore e materiale dhe
zhvillimit te luftes ne shume fronte. Mbeshtetja e tepert e Hitlerit ne
superioritetin ushtarak operativ provoi te kishte efekte negative porsa
Aleatet ndermorren kundermasat e nevojshme dhe krijuan epersi ne forca e
mjete.
Ne te njejten menyre, ndonje mund te provoje se reklamimi i tepruar
“Godit dhe frikeso” gjate zhvillimit te Operacionin Liria e Irakut u ngrit nga
koncept operativ ne koncept strategjik ne mentalitetin e disa strategeve dhe
planizuesve. Me nje kuptim te tille te gabuar, koncepti operativ nuk ka
persosmerine, detajimin dhe gjitheperfshirjen e nevojshme per arritjen,
mbeshtetjen dhe ruajtjen e suksesit strategjik dhe vec kesaj, ai, ne menyre
te vazhdueshme prodhon efekte te kunderta ne mjedisin strategjik.
Konceptet e efektshme operative jane vendimtare per mbeshtetjen e
strategjise, por gjithesesi ato jane ne varesi te konceptit strategjik dhe jane
pjese te artit operativ.
Logjika e strategjise tregon se koncepti strategjik i pergjigjet pyetjes teper
te rendesishme se “Si” do te arrihen objektivat nepermjet artikulimit te qarte
per nivelet vartese kush ben cfare, kur, ku, si, dhe perse ne menyre te tille
qe strateget apo planizuesit vartes te kene mundesi te shohin me qartesi sesi
zbatimi i konceptit con ne plotesimin e objektivit dhe cfare kerkohet qe te
beje ai me qellim qe te mbeshtese strategjine.
Logjika e strategjise e permban strategjine dhe planizimin vartes ne
objektivat strategjik dhe ne aspektet perkates te mjedisit strategjik pa
kufizuar me teper se c’duhet krijimtarine dhe te drejtat e vecanta te vartesve.
Burimet (mjetet) ne formulimin e strategjise
Ne procesin e formulimit te strategjise, burimet(mjetet) percaktojne llojet
dhe nivelet e burimeve qe jane te domosdoshme per mbeshtetjen dhe
realizimin e koncepteve te strategjise. Burimet(mjetet) mund te jene
materiale(konkrete, reale, te prekshme) ose jomateriale(te paprekshme,
pakapshme). Si shembuj te burimeve materiale(konkrete, reale, te prekshme)
mund te perfshijme forcat, njerezit, pajisjet, parate dhe facilitetet e
ndryshme. Problemi themelor me burimet konkrete materiale eshte fakti se
ata rralle jane te mjaftueshme per mbeshtetjen ne menyre optimale te
konceptit strategjik me te mire.
Kjo mungese burimesh mund te jete ose pamundesi reale per te siguruar
furnizimin e nevojshem, ose si rezultat i deshires nga ana e lidershipit per te
qene i matur, kursimtar dhe efficient me fondet e qeverise, si dhe me
kerkesat konkurruese. Burimet jomateriale(te paprekshme, pakapshme)
perfshijne gjera te tilla si: vullneti kombetar, dashamiresia nderkombetare,
kurajua, intelekti, ose bile dhe fanatizmi. Burimet materiale jane
problematike per strateget per arsye se shpesh ato jane te pamatshme dhe te
paqendrueshme. Vullneti kombetar ne nje demokraci natyrisht eshte nje
burim shume i rendesishem, sidomos ne nje strategji afategjate. Pergjegjesia
e strategut eshte qe te garantoje qe burimet e nevojshme per permbushjen e

129
objektivave te shqyrtuar dhe parashikuar ne konceptet strategjike jane te
disponueshme dhe njeherazi te artikuluara ne menyren e duhur.
Hierarkia dhe logjika e strategjise funksionojne gjithashtu duke patur
parasysh burimet perkatese. Burimet, percaktohen gjithnje e me ne detaje
me afrimin e fillimin e nivelit te planizimit. Strategjia e sigurise kombetare
mund te listoje “forcat ushtarake” si nje burim (mjet) per zbatimin e
koncepteve te saj, edhe atehere kur nuk ekziston lloji i pershtatshem i
forces, dhe perseri ajo do te jete konsekuente dhe e qendrueshme deri sa te
arrihet financimi i zhvillimit te forcave dhe ndertimi i forces se duhur. Ne
vijim do te jete pergjegjesia e nivelit vartes te strategjise per zhvillimin e nje
objektivi dhe koncepti te pershtatshem per krijimin e forces, duke kaluar
keshtu nga e pergjithshmja te vecanta.
Caktimi i burimeve kerkon te mos perdoren folje. Ai vetem shpreh cfare
do te vihet ne dispozicion per perdorim me qellim realizimin e koncepteve qe
cojne ne plotesimin e objektivave te caktuar. Ne kete menyre “ zhvillimi,
ndertimi, ose krijimi i nje force me te madhe” eshte nje koncept(menyre),
ndersa vete “forca”, ose parate per te ndertuar ate, eshte burimi. Gjate
artikulimit te strategjise, duhet te shmanget perdorimi i shqyrtimit te
mjeteve per te treguar konceptet, sic duhet te shmanget edhe artikulimi i
koncepteve si burime.
E thene ne nje menyre teper te thjeshtezuar, “diplomacia” eshte nje
koncept strategjik, ndersa diplomatet nga ana e tyre jane ndermjet mjeteve
qe nevoiten per perdorimin e diplomacise. Pasaktesia ne fjalor dhe ne
logjiken e strategjise con ne konfuzion dhe inkurajon mosmarreveshjet dhe
ferkimet ne nivelet e uleta. Studiuesi i librit Mbi Luften eshte ne dijeni qe
Clausewitz preferonte si qellim “permbysje e qeverise se armikut”,
ndersa zhvillimin e betejes vendimtare si nje menyre(koncept), dhe nje
ushtri te madhe si mjet(burim). Ai e shikonte nje ushtri te madhe si nje
burim te pershtatshem per mbeshtetjen e menyres(konceptit) te tij, qe eshte
beteja vendimtare. Por te thuash “perdorimi i nje ushtri te madhe”,
nenkupton nje varg konceptesh te ndryshme per arritjen e suksesit.
Perdorimi i foljeve per te paraqitur burimet shpesh sjell probleme ne logjiken
e strategjise.
Nje rregull qe mund te perdoret eshte qe burimet mund te cilesohen
vetem ne terma te pergjithshem si: Forcat Tokesore, Forcat Ajrore, Forcat
Detare, njesite dhe repartet ushtarake, personeli i MM, parate,
facilitetet(pajisjet, infrastruktura), mjetet-makinat, aeroplanet, anijet, etj.
dhe burimet e organizatave si Kryqi i Kuq, NATO, etj. Strategu duhet te
njoftoje burimet me terma qe e bejne te qarte per nivelet vartese se cfare do
te vihet ne dispozicion per realizimin e koncepteve. Menyra se si do te
perdoren burimet shprehet ne konceptet perkatese. Zhvillimi i vecante i
burimeve perpunohet ne strategjine vartese dhe proceset e planizimit.
Perzgjedhja e burimeve, ashtu si edhe koncepteve, ka implikime ne lidhje
me efektet shume-niveleshe. Burimet ushtarake mund te kryejne shume
misione, si: zhvillojne luften, kryejne operacione humanitare, ndertimin e
vendit etj. Ndersa forcat ushtarake mund te jene i vetmi burim ne
dispozicion, zgjedhja e bere mund te kete pasoja te caktuara.

130
Per shembull, forcat ushtarake qe sigurojne ndihme humanitare ne rastin
e nje cunami(nga dallget gjigande te shkaktuara nga termetet e nenujshme
ne oqeane) mund te mos jene aq efektive sa ne rastin e agjensive joqeveritare
civile, ose mund te perceptohen si nje kercenim ndaj sovranitetit te vendeve
te cilat ndihmohen. Forcat ushtarake te angazhuara ne ndertimin e vendit
mund te perceptohen nga disa si nje force pushtuese, duke u bere keshtu
pjese e problemit, ne vend qe te jene pjese e zgjidhjes. Neqoftese politika apo
rrethanat diktojne perdorimin e burimeve ne kushte te tilla, pergjegjesia e
strategut eshte qe te jete i vetedijshem per efektet e mundshme te rendit te
dyte dhe te trete dhe ti kete ne considerate efekte te tilla ne procesin e
zhvillimit te strategjise.
Burimet jane pjese integrale e nje strategjie te mire(efektshme). Ndersa
eficienca mund te arrihet ne total(teresi) duke i bere gjerat me mire, burimet
zakonisht jane fokusi i mbrojtesve(partizaneve) te eficiences, te cilet
mbeshtesin berjen e te njejtave gjerave me me pak burime. Caktimi i
burimeve te pamjaftueshme per nje koncept strategjik eshte recete per
katastrofe, duke shkaktuar nje kosto madje edhe me te madhe per
eleminimin e pasojave qe rrjedhin prej saj.
Nje refren tjeter qe zakonisht degjohet ndermjet profesionisteve ushtarak
ne pergjithesi, eshte qe burimet vene ne levizje dhe zhvillojne strategjine. Ne
kete deklarim ka nje element te vertete. Ne nivel strategjik, burimet jane
pothuajse gjithnje te kufizuara per arsye te kerkesave konkurruese nga
nevoja te ndryshme. Pergjegjesia e strategut eshte qe te siguroje qe koncepti
strategjik do te permbush objektivin e caktuar, dhe per kete ai eshte
mbeshtetur me burimet e duhura. Nje koncept me i mire mund te kerkoje
burime me te pakta ose te ndryshme. Nje strategji qe nuk sigurohet ne
menyre te mjaftueshme me burime ne pergjithesi ka pak shanse per arritjen
e suksesit.
Kontrolli i Logjikes se Strategjise dhe Rrezikut
Tere strategjia ka logjiken e saj te natyrshme, e cila mund te vleresohet
per te percaktuar vlefshmerine dhe riskun e saj. Identifikimi i burimeve ne
procesin e zhvillimit te strategjise eshte nje pike nisese e mire per testimin e
logjikes se brendshme te saj. Gjate procesit, trategu duhet te shohe prapa
per t’u siguruar qe burimet e dhena jane te mjaftueshme per te zbatuar
konceptet, qe konceptet e parashikuara mund te permbushin objektivat e
deklaruar ne nje menyre te pranueshme, qe permbushja e objektivave do te
krijoje efekte qe kenaqin synimet e politikes dhe mbrojne interesat
kombetare etj.
Keshtu, ne fillim strategu kontrollon pershtatshmerine- a do te plotesoje
efektin e deshiruar permbushja e strategjise; ne vijim ai kontrollon
mundesine(fizibilitetin)-a mund te realizohet strategjia me mjetet qe
disponohen; gjithashtu ai kontrollon pranueshmerine- a jane te
justifikueshme dhe te pranueshme nga organet politike efektet si dhe
metodat e burimet e perdorura per arritjen e ketyre efekteve? Ne kete proces,
strategu shqyrton burimet materiale sic eshte disponimi i burimeve,
kapacitetet e armeve dhe gjeografine, dhe burimet jomateriale si vullnetin

131
kombetar, opinionin publik, opinionin nderkombetar dhe veprimet dhe
kunderveprimet e aleateve, kundershtareve, vendeve dhe aktoreve te tjere.
Nje strategji, e cila qartesisht mund te klasifikohet si e papershtatshme,
pamundshme dhe e papranueshme eshte strategji e pavlefshme
(paefektshme). Megjithate, neqoftese zbatojme me perpikmeri procesin
perkates te formulimit te strategjise, kjo qe thame me lart mund te ndodhe
shume rralle.
Risku ne vetvete eshte vleresimi i balances ndermjet asaj qe eshte e
njohur, e pranuar si e vertete, dhe e panjohur, gjithashtu perputhja
ndermjet asaj qe kerkohet te arrihet, koncepteve te parashikuara dhe
burimeve ne dispozicion. Vleresimi i riskut, nuk eshte vetem nje percaktim i
probabilitetit te suksesit ose deshtimit. Ai eshte gjithashtu nje vleresim i
konsekuencave te mundshme te suksesit dhe deshtimit. Mjedisi strategjik
pergjigjet si nje sistem kompleks- per kete duhet te parashikohet dhe te
vleresohet veprimi i suksesshem, veprimi i pasuksesshem dhe deshtimi per
te vepruar.
Meqenese rradhe kemi burime te mjaftueshme apo koncepte mjaft efikase
per garantimin e nje suksesi absolut, atehere gjithnje ekziston njefare risku
ne mjedisin strategjik dinamik. Kompleksiteti, ferkimi, dhe liria e zgjedhjes
te aktoreve te tjere gjithashtu garanton ca elemente risku. Risku peshon dhe
percakton avantazhet dhe disavantazhet e pranimit e perdorimit te
strategjise.
Vleresimi i riskut shqyrton strategjine ne gjithe logjiken e saj-domethene
qellimet, menyrat dhe mjetet- dhe kete e realizon ne kontekstin e mjedisit te
dhene strategjik duke kerkuar te percaktoje cfare efektesh konkrete jane
krijuar nga zbatimi i strategjise. Ai kerkon te percaktoje si eshte ndikuar ne
lidhje me ekuilibrin dhe nese mjedisi eshte me shume apo me pak i
favorshem per shtetin si rezultat i zbatimit te kesaj strategjie.
Ai shtron pyetjen sesi do te reagojne aktoret e tjere ne lidhje me ate qe
eshte synuar te arrihet apo arritur konkretisht; ne c’menyre do te reagojne
ata ndaj rruges se ndjekur gjate zbatimit te strategjise; cila eshte balanca
ndermjet rrjedhojave te synuara dhe atyre te paparashikuara dhe te
padeshiruara, si do te ndikojne ne kete strategji rastesite dhe
mosmarreveshjet e ferkimet e ndryshme. Strategu duhet te vleresoje
gjithashtu sesi hamendesite e bera apo ndryshimet e mundshme te faktoreve
mund te ndikojne ne suksesin e strategjise apo ne pengimin e saj.
Ai duhet te shtroje pyetjen se sa eshte fleksibiliteti i natyrshem(cilesi e
brendshme) per strategjine e dhene, si mund te ndyshohet dhe permiresohet
ai dhe me cfare kosto; cilet jane elementet e mjedisit strategjik ne te cilat
mbeshtetet strategjia per arritjen e suksesit, dhe cilat jane rrjedhojat nese
ato ndryshojne, dhe a eshte strategjia ne masen e duhur elastike dhe e
adaptueshme per te rregulluar keto ndryshime. Vleresimi i riskut eshte pjese
integrale e procesit te formulimit te strategjise dhe duhet te coje ne
pranimin, modifikimin ose ne mospranimin e saj.
Strategu kerkon te minimizoje riskun nepermjet zhvillimit te strategjise se
tij-qe eshte marredhenia apo balanca e qellimeve, menyrave dhe mjeteve. Por

132
se fundi strategu informon vendimmarresit ne lidhje me risqet qe paraqiten
ne strategji, keshtu qe vendimmarresit mund te vendosin nese risqet jane te
pranueshme apo jo. Strategu ne menyre te vazhdueshme ka parasysh
shanset qe mund te shpalose e ardhmja.
Mendime Permbyllese
Zhvillimi i nje strategjie te efektshme kerkon qe profesionistet ushtarake
te dalin nga mentaliteti i planizimit dhe te pranojne e perdorin nje mentalitet
me te pershtatshem persa i takon gjykimit strategjik. Ne mentalitetin
strategjik, strateget ushtarak profesioniste pranojne pa veshtiresi
kompleksitetin dhe kaosin e mjedisit strategjik dhe perfytyrojne te gjitha
vazhdimesite dhe mundesite (shanset) e tij gjate kerkimit per te krijuar e
patur ndikime te favorshme strategjike ne mbeshtetje te interesave
kombetare. Nga nje analize e kujdesshme dhe e sakte e mjedisit strategjik
strategu percakton si kercenimet ashtu dhe mundesite per avancimin dhe
mbrojtjen e ketyre interesave.
Nga politika, strategu merr vizionin e lidershipit politik, udheheqjen dhe
prioritetet e perpjekjeve ne lidhje me interesat kombetare. Ne kete menyre,
ne ndertimin e nje strategjie te vlefshme e te qendrueshme, strategu
kufizohet nga natyra e mjedisit strategjik, deklarimet dhe udhezimet e
politikes, dhe logjika e strategjise. Strategu eshte pergjegjes per njohjen e
thelle te aspekteve(tipareve) te brendshme dhe te jashtme te mjedisit
strategjik, mbeshtetjen besnike te politikes dhe synimin e perpjekjen per
ndryshim si dhe per perdorimin e logjikes se strategjise ne formulimin e
strategjise. Ai artikulon strategjine ne baze te modelit racional te qellimeve,
menyrave dhe mjeteve, por ne fund te fundit eshte lidershipi qe ka
pergjegjesine ne marrjen e vendimit per ekzekutimin e strategjise. Strategjia
e efektshme shtron kerkesa te shumta ndaj strategut.
Strategu duhet te jete nje studjues i perhershem i mjedisit strategjik, si
mjedisit te brendshem ashtu dhe te jashtem. Ai duhet te njohe dhe
afirmohet ne lidhje me ngjarjet aktuale, nderkohe qe duhet te jete i
vetedijshem per traditat apo trashegimine nga e kaluara dhe per mundesite
e se ardhmes. Nga ana e strategut kerkohen te gjitha perpjekjet per te arritur
ne te verteten “reale”. E verteta reale i sherben me mire interesave dhe
politikes gjate nje kohe te gjate; strategu duhet te mos pranoje zgjidhje te
dobishme a pershtatshme afatshkurtera por te shohe per ato me dobi e
perfitime per nje periudhe afategjate. Strategu nderhyn nepermjet veprimeve
apo mosveprimeve te tij per krijimin e nje mjedisi strategjik sa me te
favorshem.
Ne kete proces, cdo gje ka nje domethenie dhe gjithecka ka rrjedhoja
potenciale. Strategu nuk mund te jete nje njeri me dije te gjithanshme, por
strategu mund te jete i hapur dhe i vetedijshem, domethene i hapur ndaj
shanseve(mundesive) dhe pasojave. Neqoftese strategu eshte mjaft i hapur
dhe i vetedijshem, ai mund te parashikoje te ardhmen dhe te formuloje nje
strategji te suksesshme. Neqoftese ne praktike strategu nuk eshte i perfshire
thelle ne pasigurine dhe paqartesine si dhe shqyrtimin e kontekstit te se
kaluares, ne ngjarjet e shfaqura ne ditet tona, dhe mundesite e se nesermes,

133
ai ka te ngjare qe te mos formuloje strategji, por me sakte planizim nen
etiketen apo emertimin e strategjise.
Ne kete menyre, fokusi i duhur i strategjise eshte te sqaroje dhe te
ushtroje ndikimin e tij ndaj paqendrueshmerise, pasigurise, kompleksitetit
dhe paqartesise (PPKP) se mjedisit strategjik me qellim qe te krijoje efekte te
favorshme strategjike per politiken dhe interesat e shtetit. Kjo realizohet
nepermjet artikulimit te qellimeve, menyrave dhe mjeteve qe krijojne efektet
e deshiruara strategjike.
Strategjia nuk eshte as e thjeshte dhe as e lehte. Gjykimi strategjik eshte i
veshtire sepse ai ka te beje me nje kompleksitet dhe paparashikueshmeri te
pabesueshme te mjedisit strategjik. Thelbi i tij eshte qe te thjeshtezoje kete
kompleksitet dhe pasiguri(PPKP) nepermjet nje shprehje racionale te
qellimeve, menyrave, dhe mjeteve, ne menyre qe, planizuesit te mund te
krijojne nje shkalle te caktuar sigurie dhe perfundime me te
parashikueshme.
Ne kete veshtrim, ajo limiton planizimin, por jo domosdoshmerisht
kufizon planizuesin. Asgje ne kete material, nuk sugjeron(sjell nder mend) se
strategjia eshte e paqarte(turbullte) apo e pasakte. Nderlikimi dhe
dykuptimesia duhet te zvogelohen dhe te behen te qarta pa demtuar apo
humbur kuptimin e gjithanshmerise se nderveprimit brenda mjedisit
strategjik. Strategjia kerkon qartesi dhe saktesi te madhe ne zhvillimin dhe
artikulimin e objektivave dhe koncepteve, ajo e ben kete ne menyre te
pershtatshme per nivelin strategjik.
Logjika e strategjise kerkon qe keto te shprehen ne terma dhe kushte te
tilla qe lejojne si fleksibitetin(elasticitetin) ashtu dhe pershtatjen; keshtu qe
ato jo domosdo kufizojne novacionin dhe nisiativen ne nivelet vartese. Kjo
kerkese perforcon me tej nevojen per qartesi te mendimit dhe fjales keshtu
qe qellimi dhe drejtimi strategjik jane te qarte.
Teoria e strategjise i meson profesionistet ushtarak “si te mendojne” ne
lidhje me strategjine, jo “cfare te mendojne” per strategjine. Ajo edukon
mendjen e tij dhe disiplinon gjykimin e tij per mjedisin me te cilin
ballafaqohet si lider strategjik, si prakticien, dhe teoricien, keshtu, qe ai
mund t’i sherbeje me mire atdheut te tij. Profesionisti, duke qene i
armatosur ne kete menyre, eshte i pergatitur te zhvilloje, vleresoje dhe
zbatoje strategjine ne menyren e duhur per kohen, vendin e detyren e tij.
Formulimi i strategjise dhe terminologjia gjate zbatimit jane me pak te
pastera(te paperziera) se ne kuptimin e tyre origjinal. “Planizimi strategjik”
dhe emertime te tjera si ky qe perdorin konotacionin strategjik jane te
zakonshem, dhe mbrojtesit e zellshem te koncepteve dhe praktikave te
ndryshme shpesh kerkojne te shtojne terma te tilla qe te rrisin dukshmerine.
Profesionistet nuk duhet as te terhiqen(joshen) dhe as te behen konfuz nga
keto manipulime por te qendrojne te fokusuar korrektesisht ne strategjine,
dhe asnjehere te mos ngaterrojne strategjine me planizimin dhe as nivelin
strategjik te luftes me nivelet e tjere. Ne kete menyre, formulimi, vleresimi
dhe ekzekutimi i strategjise nga profesionistet do t’i permahet logjikes se
strategjise, dhe keshillat dhe rekomandimet e tij do te mbeshtesin plotesisht
politiken ne arritjen e qellimeve perfundimtare te deshiruara.

134
Bibliografia
1. Williamson Murray and Mark Grimsley, “Introduction: On Strategy” The
Making of Strategy: Rulers, States, and War, Cambridge: Cambridge University Press,
1994; 1997, p. 22.
2. Joint Staff, J-7, Joint Publication 1-02, Department of Defense Dictionary and
Associated Terms, Washington, DC: U.S. Joint Staff, November 30, 2004, p. 509.
3. Gregory D. Foster, “A Conceptual Foundation for a Theory of Strategy,” The
Washington Quarterly, Winter, 1990, p. 43. Foster’s analysis of the assumptions and
premises of strategy is particularly thought-provoking.
4. Carl von Clausewitz, On War, Michael Howard and Peter Paret, eds. and
trans., Princeton: Princeton University Press, 1976, p. 141.
5. Clausewitz, pp. 100-102.
6. Colin S. Gray, Modern Strategy, Oxford: Oxford University Press, 1999, pp.
33-34, 51-54.
7. Major General Richard A. Chilcoat, Strategic Art: The New Discipline for the
21st Century, Carlisle Barracks, PA: Strategic Studies Institute, U.S. Army War
College, 1995, pp. 6-9.
8. Gray, p. 1.
9. David Jablonsky, Why Is Strategy Difficult? Carlisle Barracks, PA: Strategic Studies Institute, U.S. Army War
College, 1992; repr. 1995, p. 10.
10. Foster, pp. 47-48.
11. Clausewitz, p. 89.
12. Foster, p. 50.
13. Arthur F. Lykke, Jr., “Toward an Understanding of Military Strategy,”
chap. in Military Strategy: Theory and Application, Carlisle Barracks, PA: Department
of National Security and Strategy, U.S. Army War College, 1989, pp. 3-8.
14. Clausewitz, p. 87.
15. Foster, p. 50.
16. Clausewiz, pp. 86-87, 607-608.
17. Robert Jervis, System Effects: Complexity in Political and Social Life, Princeton,
NJ: Princeton University Press, 1997, p. 60.
18. Murray and Grimsley, pp. 1, 13; Clausewitz, pp. 86, 89.
19. Stephen J. Cimbala, Clausewitz and Chaos: Friction in War and Military Policy,
Westport, CT: Praeger, 2001, pp. 7-14. While somewhat controversial, this book contributes important insights
to the nature of the Strategic environment.
20. Ibid., p. 8.
21. Murray and Grimsley, p. 1.
22. Course 2 Course Directive AY 2005: “War, National Security Policy & Strategy,
Carlisle Barracks, PA: Department of National Security and Strategy, U.S. Army
War College, 2004, p. 158.
23. Joint Publication 1-02, p. 360.
24. Ibid., p. 359.
25. Ibid., p. 535.
26. Donald H. Rumsfeld, Secretary of Defense, The National Defense Strategy
of The United States of America, Washington, DC: Department of Defense, March
2005.
27. Foster, pp. 56-57.
28. Murray and Grimsley, pp. 6-7. See also Richard E. Neustadt and Ernest R.
May, Thinking in Time: The Uses of History for Decisionmakers, New York: The Free
Press, 1986, for practices and examples of how to do this.
29. Robert H. Dorff, “Strategy, Grand Strategy, and the Search for Security,”
The Search for Security: A U.S. Grand Strategy for the Twenty-First Century, Max G.
Manwaring, Edwin G. Corr, and Robin H. Dorff, eds., Westport, CT: Praeger, 2003,
pp. 128-129.
30. Clausewitz, p. 178.
31. William J. Doll, “Parsing the Future: A Frame of Reference to Scenario
Building,” Unpublished Paper: Joint Warfare Analysis Center, 2005, pp. 2-3.
32. Roderick R. Magee II, ed., Strategic Leadership Primer, Carlisle Barracks, PA:
U.S. Army War College, 1998, p. 1.
33. Alvin M. Saperstein, “Complexity, Chaos, and National Security Policy:

135
Metaphors or Tools,” Complexity, Global Politics, and National Security, David
S. Alberts and Thomas J. Czerwinski, eds., 1997, http://www.ndu.edu/inss/books/
books%20-%201998/Complexity,%20Global%20Politics%20and%20Nat’l%20Sec%20-
%20Sept%2098/ch05.html, Internet, accessed December 8, 2004.
34. Alan D. Beyerchen, “Clausewitz, Nonlinearity, and the Importance of
Imagery,” Complexity, Global Politics, and National Security, David S. Alberts and
Thomas J. Czerwinski, eds., 1997,http://www.ndu.edu/inss/books/books%20-%201998/
Complexity,%20Global%20Politics%20and%20Nat’l%20Sec%20-%20Sept%2098/
ch07.html, Internet, accessed December 8, 2004.
35. Manus J. Donahue III, “ An Introduction to Mathematical Chaos Theory and Fractal Geometry,” December
1997; available from http://www.fractalfinance.
com/chaostheory.html, Internet, accessed December 13, 2004.
36. Clausewitz, p. 119.
37. Major Susan E. Durham, “Chaos Theory for the Practical Military Mind,”
March 1997; available from http://www.au.af.mil/au/awc/awcgate/acsc/97-0229.pdf,
Internet, accessed on December 13, 2004. See also Donahue.
38. Donahue. See also Gaddis, The Landscape of History, pp. 71-90.
39. Vicente Valle, Jr., “Chaos, Complexity and Deterrence,” Student Paper at
National War College, April 19, 2000; available from http://www.au.af.mil/au/awc/
awcgate/ndu/valle.pdf, Internet, accessed December 18, 2004, p. 4.
40. James N. Rosenau, “Damn Things Simultaneously: Complexity Theory and World Affairs” Complexity,
Global Politics, and National Security, David S.
Alberts and Thomas J. Czerwinski, eds., 1997, http://www.ndu.edu/inss/books/
books%20-%201998/Complexity,%20Global%20Politics%20and%20Nat’l%20Sec%20-
%20Sept%2098/ch03.html, Internet, accessed December 8, 2004.
41. Valle, pp. 2-3.

42. John F. Schmitt, “Command and (Out of) Control: The Military Implications
of Complexity Theory,” Complexity, Global Politics, and National Security, David
S. Alberts and Thomas J. Czerwinski, eds., 1997, http://www.ndu.edu/inss/books/
books%20-%201998/Complexity,%20Global%20Politics%20and%20Nat’l%20Sec%20-
%20Sept%2098/ch09.html, Internet, accessed December 8, 2004.
43. Robert Jervis, “Complex Systems: The Role of Interactions,” Complexity,
Global Politics, and National Security, David S. Alberts and Thomas J. Czerwinski,
eds., 1997, http://www.ndu.edu/inss/books/books%20-%201998/Complexity,%20Glo
bal%20Politics%20and%20Nat’l%20Sec%20-%20Sept%2098/ch03.html;
Internet, accessed December 8, 2004.
44. Beyerchen.
45. Any query into a research data base will substantiate this assertion. The
subject is manifest in various sources ranging across a spectrum of interests:
The New York Times, Washington Quarterly, New Political Economy, Foreign Affairs,
Parameters, The World Economy, Journal of Business Ethics, Third World Quarterly,
etc.
46. Michael J. Mazarr, “Theory and U.S. Military Strategy: A ‘Leapfrog’
Strategy for U.S. Defense Policy,” Complexity, Global Politics, and National Security,
David S. Alberts and Thomas J. Czerwinski, eds., 1997, http://www.ndu.edu/inss/
books/books%20-%201998/Complexity,%20Global%20Politics%20and%20Nat’l%20Se
c%20-%20Sept%2098/ch11.html, Internet, accessed December 23, 2004 .
47. Ibid.
48. Robert Cooper, The Breaking of Nations: Order and Chaos in the 21st Century,
New York: Atlantic Monthly Press, 2003, p. 5.
49. Gray, p. 50.
50. Ibid., pp. 23-43.
51. MacGregor Knox, “Conclusion: Continuity and Revolution in the Making
of Strategy,” The Making of Strategy:Rulers,States, and War, Cambridge: Cambridge
University Press, 1994; 1997, p. 615.
52. John Lewis Gaddis, The Landscape of History: How Historians Map the Past,
Oxford: Oxford University Press, 2002, p. 61.
53. John Lewis Gaddis, “Grand Strategy in the Second Term,” Foreign Affairs,
January-February 2005, p. 14.

136
54. Jervis, pp. 10-28, 60.
55. Knox, p. 643.
56. Shona L. Brown and Kathleen M. Eisenhardt, Competing on the Edge: Strategy as Structured Chaos,
Boston, MA: Harvard Business School Press, 1998, pp. 3-4, 7.
57. Gaddis, The Landscape of History, pp. 56-57, 59.
58. Beyerchen.
59. Jack Synder, “One World Rival Theories,” Foreign Policy, November-
December 2004, pp. 53-62.
60. Knox, p. 627.
61. James Kurth, “Inside the Cave: The Banality of I. R. Studies,” The National
Interest, Fall 1998, pp. 38-40.
62. Knox, pp. 645.
63. Gaddis, “Grand Strategy,” p. 10.
64. Knox, p. 645
65. Gaddis, The Landscape of History, p. 65.
66. Bart Kosko, Fuzzy Thinking: The New Science of Fuzzy Logic, New York:
Hyperion, 1993, pp. 4-22. The humanities are a noteworthy exception to this
pervasiveness, but even here quantification has been applied by some to seek the
“right” explanation.
67. Clausewitz, p. 120.
68. Ibid., p. 119.
69. Gaddis, The Landscape of History, pp. 61, 64, 68-69.
70. Gray, pp. 19-20.
71. Dorff, pp. 128-129.
72. Donald E. Nuechterlein, America Overcommitted: United States National
Interests in the 1980s, Lexington, KY: The University Press of Kentucky, 1984, p. 4.
73. Joint Publication 1-02, p. 360.
74. Clausewitz, p. 607.
75. Gaddis, The Landscape of History, p. 66.
76. Mackubin Thomas Owens, National Review Online, January 5, 2005; available
from http://www.nationalreview.com/owens/owens200501050715.asp,
Internet, accessed January 5, 2005.
77. Russell F. Weigley, The American Way of War: A History of United States
Military Policy and Strategy, Bloomington: Indiana University Press, 1973, pp. 411-
424.
78. Owens.
79. Cooper, pp. viii-xi.
80. Gray, p. 2.
81. Jervis, p. 60.
82. Murray and Grimsley, p. 13.

Mbi Autorin
Harry.R (Rich) YARGER eshte Profesor I Politikes se Sigurise Kombetare ne Departamentin e
Sigurise Kombetare dhe Strategjise ne Kolegjin e Luftes se Ushtrise se SHBA-se. Aktualisht
ai jep mesim ne kursin mbi Bazat e Mendimit Strategjik, Teorine e Luftes dhe Strategjine,
Politiken dhe Strategjine e Sigurise Kombetare dhe Strategjine e Madhe(Pergjithshme).
Kerkimet e tij fokusohen ne politiken e sigurise kombetare, teorine strategjike, dhe
edukimin dhe zhvillimin e drejtuesve te nivelit strategjik. Pervec detyrave te mesimdhenies,
Dr. YARGER ka sherbyer per 5 vjet si Pergjegjes i Departamentit te Edukimit ne Distance ne
Kolegjin e Luftes dhe vleresohet si nje nga ekspertet me te mire ne edukimin on-line. Ai ka
dhene mesim gjithashtu edhe ne disa kolegje locale.
Dr. YARGER eshte kolonel ne pension I Ushtrise, eshte veteran I Luftes ne Vietnam dhe ka
sherbyer ne Gjermani dhe Kore. Ai eshte diplomuar ne Kolegjin e Luftes se Ushtrise se
SHBA dhe ka fituar graden doctor ne histori nga Universiteti Temple.
Shpjegim i termave
1. Deterministic ( shkaqe te njejte kane efekte te njejte)

137
Lidhet me determinizmin-domethene me doktrinen apo bindjen qe cdo gje,
duke perfshire dhe cdo veprim njerezor, shkaktohet nga nje shkak.
Rezultati(perfundimi) mund te parashikohet ose percaktohet pasi te gjitha
shkaqet ose jane te njohura ose te njejta me ato te ngjarjes se meparshme.
2. Deterministic system-Sistemi deterministik eshte model konceptual i
doktrines filozofike te determinizmit qe zbatohet ne nje sistem per te kuptuar
cdo gje qe ka ndodhur dhe do te ndodhe ne nje sistem, duke u bazuar ne
rezultatet (perfundimet) shkakesore. Ne sistemin deterministik, cdo veprim,
ose shkak, prodhon nje reagim, ose efekt, dhe cdo reagim, nga ana e tij,
behet shkak per reagimet pasuese. Teresia e ketyre ngjarjeve ujevare mund
te tregojne teorikisht me saktesi per gjendjen e sistemit ne cdo moment te
kohes.
3. Fuzzy logic-logjika (gjykimi, arsyetimi) fuzi: eshte nje sistem teorik qe
perdoret ne matematike, perllogaritje dhe filozofi qe merret me shprehje te
cilat nuk jane as te verteta as te rreme (as te sakta as te gabuara).
4. Chaos theory- teori e kaosit: ne matematike dhe fizike, teoria e kaosit
pershkruan sjelljen e sistemeve te caktuara dinamike jo-lineare qe ne kushte
te vecanta tregojne dinamike dhe jane te ndjeshme ndaj kushteve fillestare
(ne menyre popullore i referohet efektit flutur). Si rrjedhoje e kesaj
ndjeshmerie, rezulton qe sjellja e sistemeve kaotike eshte e ratesishme per
arsye te rritjes eksponenciale te gabimeve ne kushtet fillestare. Kjo ndodh
megjithese keto sisteme jane deterministike ne kuptimin qe dinamikat e tyre
te ardhshme jane te percaktuara mire nga kushtet e tyre fillestare dhe ketu
nuk perfshihen elemente te rastit. Kjo sjellje njihet si kaosi deterministik,
ose thjesht kaos.
5. Butterfly effect-efekti flutur: Meterologu Lorentz gjate studimit te
ekuacionit qe percaktonte motin, vuri re se rezultatet e ekuacioneve vareshin
se terpermi nga kushtet fillestare. Moti eshte nje sistem kaotik. Nje luhatje
shume e vogel e presionit te ajrit ne nje ane te globit mund te kete efektet me
spektakulare ne anen tjeter te tij. Ne kete menyre, nje flutur duke perplasur
(rrahur) krahet e saj diku ne Cikago mund te shkaktoje nje tornado ne
Tokio. Kjo shpjegon faktin pse shkencetaret e kane kaq te veshtire te
parashikojne motin. Qe te parashikojne situatat e ardhshme, ata kane
nevoje te njohin situaten e tanishme ne hollesite me te vogla te saj. Por eshte
e qarte qe ata nuk do te jene asnjehere ne gjendje te njohin te gjitha detajet:
ata nuk mund te monitorojne cdo perplasje te kraheve te flutures! Sa me pak
detaje qe ata te njohin, aq me pak i sakte do te jete parashikimi i tyre
afategjate. Kjo eshte arsyeja perse parashikime te besueshme te motit rralle
shtrihen me teper se pak (disa) dite ne te ardhmen.
6. Linearity-lineariteti: lineariteti ne themel nenkupton qe efektet jane
proporcionale me shkaqet. Neqoftese ju pershembull godisni nje top dy here
me fort, ai do te fluturoje dy here me shpejt. Nje menyre tjeter per te
shprehur kete mund te ishte per shembull nese ju jeni duke shtyre me nje
shpejtesi te caktuar nje makine te ciles i eshte mbaruar karburanti, dhe ju
doni qe ta levizni ate dy here me shpejt, atehere ju ose mund t’a shtyni dy
here me fort, ose te gjeni dike tjeter qe t’ju ndihmoje per ta shtyre ate. Efekti
do te jete i njejte. Ne shembullin e vetures, sistemi nuk eshte ne menyre

138
perfekte linear: kur ju e shtyni ate dy here me shume, makina nuk do te
levize ekzaktesisht dy here me shpejt, por ne menyre te perafert. Megjithate,
ju nuk do te beni ndonje gabim te madh, neqoftese do te pranoni qe efekti
eshte proporcional me perpjekjen tuaj: shume situata praktike jane te
ngjashme si kjo me lart, ato nuk jane ekzaktesisht lineare, por ju mund ti
perafroni ato mjaft mire me nje funksion linear. Ekuacinet lineare zgjidhen
me lehtesi, ndersa ekuacionet jo-lineare ne pergjithesi eshte shume veshtire
ose e pamundur per t’i zgjidhur. Megjithate deri ne fillim te shekullit te
kaluar shumica e problemeve jo-lineare ne mekaniken klasike jane perafruar
me ane te atyre lineare. Megjithae rastet fulluan te akumulojne kur
funksionet lineare nuk ishin ne menyre te qarte perafrues jo te mire…
Esenca e jo-linearitetit eshte se efektet nuk jane me proporcional ne lidhje
me shkaqet. Shkaqe te vogla mund te kene efekte shume te medha. Efektet
jane ekstremisht te ndjeshme (prekshme) ndaj ndryshimeve ne kushtet qe i
shkaktojne ato. Proceset qe jane shume te ndjeshme ndaj ndryshimeve te
vogla jane quajtur procese kaotike.
Procese te tilla kaotike veprojne kryesisht si amplifikues, domethene ato i
kthejne shkaqet e vogla ne efekte te medha. Kjo do te thote qe ndryshime
(lekundje) te vogla, te padallueshme ndikojne shume ne rezultatin e procesit.
Megjithese procesi mund te jete deterministic,domethene shkaqe te njejte
kane efekte te njejte, kjo eshte e paparashikueshme ne praktike. Ne te
vertete, shkaqet qe per njohjen tone me te mire mund te duken te njellojte,
mund te kene ende diferenca te padallueshme dhe si rrjedhim mund te cojne
ne efekte teper te ndryshme.
7. bifurcation-degezim: E thene ne vija te trasha, degezimi apo ndarja eshte
nje ndryshim cilesor ne strukturen e nje terheqesi, si rrjedhoje e ndryshimit
te bute te parametrit te kontrollit (rregullimit). Keshtu pershembull nje
ekuiliber i thjeshte mund t’i lere vendin nje lekundje periodike me rritjen e
presionit ne sistemin e dhene. Ne menyre te ngjashme nje terheqes periodik
mund te behet jostabel dhe te zevendesohet nga nje terheqes kaotik.
Degezimi eshte shfaqja e nje modeli plotesues te sjelljes se nje sistemi ose
nje vazhdimesi e gjendjeve te tij. Ne pergjithesi ne kemi degezime apo ndarje
te njepasnjeshme kur rrisim vleren e ndonje parametri karakteristik.
Marim si shembull rastin e nje rubineti qe pikon ne kushtet e nje presioni te
ulet, ku pikat bien nga rubineti ne kohe te barabarte ndermjet tyre. Me
rritjen e presionit, pikat fillojne te bien duke rene dy pika afer njeratjetres,
pastaj nje pritje me e gjate, pastaj dy pika te tjera bien perseri afer njera
tjetres. Ne kete rast nje proces periodik i thjeshte i ka lene vendin nje procesi
tjeter periodik, me dy pika ne cdo periode Neqoftese shpejtesia e rrjedhjes se
ujit neper tub rritet me tej, shpesh ndodh nje menyre e crregullte e renies se
pikave dhe sjellja (veprimi) mund te behet kaotik. Keshtu, momentet e
bifurkimit (degezimit, ndarjes) nepermjet ketij shembulli qartesohen me tej.

139
Vlerësimi Strategjik: Çelsi për një strategji të efektshme
Harry R. Yarger
Strategjia kuptohet më mirë si art dhe shkencë e zhvillimit dhe përdorimit
të fuqisë politike, ekonomike, socio-psikologjike dhe ushtarake të shtetit në
përputhje me udhëheqjen politike me qellim krijimin e efekteve të nevojshme
për mbrojtjen dhe zhvillimin me tej të interesave të shtetit në mjedisin e
dhënë strategjik. Mjedisi strategjik është arena në të cilën lidershipi
strategjik vepron me shtetet dhe aktorët e tjerë dhe mundësitë (shanset) qe
mund te krijohen për të zhvilluar më tej mireqënien dhe begatinë e shtetit.
Ky mjedis është përfshirës, dhe ne teresi përbëhet nga faktet, kushtet,
marrëdhëniet, prirjet, kërcënimet, shanset (mundësitë) dhe ndërveprimet që
ndikojnë në suksesin dhe mbarevajtjen e shtetit në lidhje me botën fizike
(reale), shtetet dhe aktorët e tjerë, shanset dhe mundësitë e krijuara – pra
mjedisi perbehet nga gjithë ndikimet dhe faktorët e tjerë që potencialisht
ndikojnë në mirëqënjen e shtetit dhe në mënyrën e arritjes dhe fuqizimit të
begatisë së tij. Si një sistem vet-organizues kompleks (sistem i sistemeve),
mjedisi strategjik është një mjedis dinamik që kundërvepron duke u
përgjigjur jo domosdoshmërisht në menyre direkte shkak-pasojë. Strategjia
ka të bëjë me mënyrën se si shteti përdor apo ushtron ndikimin e tij te
paramenduar ndaj këtij mjedisi.
Në këtë mënyrë, strategjia është një proces i disiplinuar gjykimi e
vlerësimi që synon të zbatojë një shkallë racionaliteti dhe lineariteti në një
mjedis që mund të jetë ose jo i tille, në mënyrë që të kryhet një planizim i
efektshëm. Strategjia e bën këtë duke identifikuar qëllimet (objektivat)
strategjike, mënyrat (konceptet) dhe mjetet (burimet), te cilat kur plotesohen,
krijojnë ndikime të favorshme në lidhje me mirëqënien e shtetit. 1 Strategjia
u shpjegon planizuesve se ç’farë duhet të realizohet(qellimet) dhe cakton
rruget(menyrat) se si duhet të realizohen ato, dhe burimet (mjetet) që duhet
të vihen në dispozicion.
Megjithatë, për të formuluar një strategji të përshtatshme, strategu duhet
të përcaktojë në fillim interesat kombetare dhe faktorët përkatës në
mjedisin e dhënë strategjik që potencialisht mund te demtojne keto interesa.
Vetëm nga një vlerësim i tillë strategjik, bëhet e mundur që strategu të
identifikojë faktorët strategjik kryesore dhe të përcaktojë perllogaritjen e
duhur të qëllimeve, mënyrave dhe mjeteve. Qëllimi i vlerësimit strategjik
është qe të përcaktojë nga ana sasiore si dhe të cilësojë ate çfarë është e
njohur, cfare besohet të jetë e njohur, dhe çfarë është e panjohur ne
mjedisin e dhene strategjik në lidhje me sfere të caktuar të strategjisë si dhe
të identifikojë cfarë është e rëndësishme për formulimin e një strategjie të
tillë.
Vleresimi strategjik paraqet një metodë shkencore dhe racionale me
qellim qe te sigurohet ajo që Klauzeviçi i referohej si coup d’oeil –
domethene aftësia për të parë atë që është vërtete e rëndësishme. 2 Por,
ndërsa më poshtë vleresimi paraqitet si një proces linear me qëllim qe te
ndihmoje per kuptimin e konceptit nga ana e lexuesit, në realitet vlerësimi
është gjithnjë një proces përsëritës, në të cilin çdo pjesë e informacionit të
ri duhet të shqytohet në lidhje me atë çfarë tashmë është e njohur, dhe vete

140
ajo çfarë është e njohur rivleresohet në dritën e informacionit të ri të
siguruar rishtaz. Në këtë proces, strategu përcakton qëllimet e dëshiruara
perkatese përfundimtare (interesat kombetare), të cilat e bëjnë më të lehtë
mirëqënien e shtetit dhe vlerëson mjedisin strategjik për të përcaktuar se
cilët faktorë mund të pengojnë ose ndihmojnë në realizimin e këtyre
interesave.
Mbështetur në vlerësimin e këtyre faktorëve strategjike, ai përzgjedh
faktorët strategjik kryesore në bazë të të cilave formulon qëllimet,
mënyrat dhe mjetet që adresojnë (trajtojnë) ose perdorin këto faktorë për
krijimin e efekteve (ndikimeve) që favorizojnë realizimin dhe mbrojtjen e
interesave kombëtare. Nëpërmjet një studimi dhe analize të vazhdueshme
strategu siguron këndvështrim tërësor (gjithpërfshirës) që jep kuptimin dhe
kontekstin për interpretimin e tij te mjedisit strategjik dhe per forcat e
vazhdimsisë dhe ndryshimit që veprojnë në të. Për rrjedhojë, procesi i
vlerësimit strategjik i strategut është njëherësh një vështrim objektiv i
mjedisit ekzistues aktual dhe një vlerësim parashikues i implikimeve
(ndërlikimeve e pasojave) të vazhdimesisë dhe ndryshimit për mirëqënien e
ardhshme të vendit të tij.
Duke vlerësuar që mjedisi strategjik ka karaktristikat e sistemit të
sistemeve dhe paraqet disa veti të teorisë së kaosit, strategu pranon që e
ardhmja nuk mund te parathuhet, por beson në vetvete se ajo mund të
ndikohet e modelohet drejt arritjes se përfundimeve më të favorshme. 3
Veshtrimi i tij i pergjithshem i botes e bën strategun të pergjegjshem dhe
sensitiv në lidhje me atë çfarë janë interesat kombëtare si dhe për
kërcënimet, sfidat dhe shanset (mundësitë) në lidhje me to.
Megjithatë, një vlerësim strategjik i ri zhvillohet kur rrethanat kërkojnë
hartimin e një strategji të re ose kur eshte e nevojshme te ndërmerret
rishikimi i strategjise ekzistuese. Kuptimi i shtysës apo kërkesës për një
strategji te re, përbën dhe hapin e parë në procesin e vlerësimit strategjik. Ai
jo vetëm siguron fokusin dhe motivimin (forcën shtytëse) por ai në fund të
fundit siguron dhe legjitimitetin, autoritetin dhe vrullin për procesin e
vlerësimit dhe të formulimit të strategjisë dhe për zbatimin e pastajmë të
strategjisë.

141
Procesi i vlerësimit strategjik

1. Shtysa (stimulimi) ose kërkesa


Fusha e strategjisë (niveli dhe lloji)
2. Përcaktimi dhe artikulimi i interesave kombëtare
3. Përcaktimi i intensitetit te interesave
4. Vlerësimi i informacionit te grumbulluar
5. Përcaktimi i faktorëve strategjikë
6. Zgjedhja e faktorëve kryesor strategjik
7. Formulimi i strategjisë

Figura 1 . Procesi i vlerësimit


Nivelet dhe llojet e strategjisë ndahen në disa fusha. Fushat pasqyrojnë si
natyrën hierarkike të strategjisë ashtu dhe gjithe përfshishmërinë e saj, për
rrjedhojë lejimin e lidershipit kombetar të delegojë përgjegjesinë e formulimit
dhe zbatimit të strategjisë në nivele dhe fusha të ndryshme ndërsa mban
kontrollin mbi procesin kompleks. Vlerësimi strategjik fokusohet në shërbim
të fushes së strategjisë së ndërmarrë – si të llojit dhe të nivelit.
Për shëmbull: Termi Strategji e Madhe, përfshin si nivelin ashtu dhe
llojin, duke nënkuptuar një strategji mbiharkuese që integron përdorimin e
gjithë fuqisë së shtetit në shërbim të të gjitha interesave të shtetit. Strategjitë
Kombëtare janë në nivel kombëtar, ato mund të fokusohen ne të gjithë
elementët e fuqisë se vendit dhe ministrite dhe institucionet përkatëse siç
vepron per shembull Strategjia e Sigurisë Kombëtare, ose ato mund të
fokusohen vetem në një element te fuqise siç është rasti me Strategjinë
Ushtarake Kombëtare. Strategjitë mund të kenë gjithashtu fokus rajonal,
fokus të zhvillimit të forcës, fokus të organizatës, dhe fokuse të tjerë siç
ilustrohen në figurën 2.
Arsyetimi në lidhje me llojin dhe nivelin e strategjisë ndihmon për
zhvillimin e veçorive në artikulimin e interesave dhe për fokusim më të mirë
të strategjisë në lidhje me qëllimet përfundimtare të deshiruara. Ai
gjithashtu sqaron dhe përcakton përgjegjsinë, autoritetin dhe
përgjegjshmërinë. Megjithatë, strategu në çdo nivel dhe në çdo sferë duhet të
kete një perspektivë (këndvështrim) tërësor të integruar.

142
Strategji e Madhe
Teoria Strategji Kombëtare
Strategjike Strat. ushtarake
Kultura e kombëtare
Strategjia e shkollave Strategjia e Teatrit
Mjedisi (set) Organizatës strategjike

Taktik
Strategjik
Rajonal
Ndërkombëtar Strategjia e Zhvillimit të Forcës
I brendshëm
Natyral
Burokratik
Akademik
Etj.
Gjykimi Strategjik

Gjykimi strategjik ndeshet me te gjitha këto fusha dhe kështu ekziston


një marrëdhënie ndërmjet fushave e ndërmjet mjediseve në vetvete dhe
ndërmjet fushave dhe mjediseve.

Figura 2. Fushat e strategjisë


Hapi i dytë në procesin e vlerësimit strategjik është përcaktimi dhe
artikulimi i interesave kombëtare. Në Fjalorin e Termave të Mbrojtjes së
Departamentit të Mbrojtjes interesat e sigurisë kombëtare përcaktohen si
“Bazat për zhvillimin e objektivave të vlefshem kombëtar që përcaktojnë
qëllimet e SHBA-së. Interesat e sigurisë kombëtare përfshijnë mbrojtjen e
identitetit politik, të strukturës dhe institucioneve të SHBA-së; nxitjen e
mirëqënies ekonomike; dhe mbështetjen e rendit ndërkombëtar që mbështet
interesat jetike të Shteteve të Bashkuara dhe të aleatëve të saj”. 4 Natyra e
mjedisit strategjik sugjeron një përkufizim më të përgjithshëm si për
shëmbull nevojat e dëshirat e përceptuara të një shteti sovran në lidhje me
shtetet e tjera sovrane, me aktorët jo shtetëror, dhe shanset e rrethanat në
një mjedis strategjik të caktuar, qe shprehen si gjendje të dëshiruara
përfundimtare. 5
Përkufizimi më i gjërë, bën më konçiz dinamizmin e mjedisit në të cilin
marrin pjesë aktorë të ndryshëm dhe ku janë të njohur si komponentët e
brëndshëm dhe të jashtëm. Interesat shprehen si kushte apo gjendje
përfundimtare të deshiruara të përgjithshme ose të veçanta. Për shëmbull,
“mirëqënia ekonomike e SHBA-së” do të ishte një interes i përgjithshem;
ndërsa “aksesi ndërkombëtar ne burimet e naftës në Lindjen e Mesme”
tregon një interes ekonomik më të specifikuar. Ndërsa disa interesa

143
kombetare mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, interesat e përgjthshme
si për shëmbull: tregtia e lire dhe mbrojtja e vendit janë interesa të
qëndrueshme.
Interesat kombetare gjenden në qëllimin kombëtar. Qëllimi kombëtar
është esencialisht një përmbledhje e vlerave të qëndrueshme, bindjeve dhe
etikës që shprehet nga lidershipi politik lidhur me të tashmen dhe të
ardhmen që ata parashikojnë. Në nivelin më të lartë, lideshipi politik përdor
politikën për të identifikuar interesat e shtetit dhe për të siguruar këshilla
dhe ndihmen e nevojshme për politikën dhe strategjinë vartëse. Një politikë e
tillë mund të paraqitet ne pergjithesi, si deklarim vizioni që tregon një të
ardhme të dëshiruar të mjedisit strategjik, ose si një parashtrim më specifik i
udhezimevet dhe drejtimit, me elementët e qëllimeve, mënyrave dhe
mjeteve.
Ajo gjendet në dokumente të ndryshme, fjalime, njoftime të politikës dhe
prononcime të tjera të bëra në emër të qeverisë e shtetit nga zyrtarë të
ndryshëm, ose mund të jepet nga lidershipi si udhëzim i drejtpërdrejte për
zhvillimin e një strategjie të veçantë. Politika mund të nxirret si deduktim
ose mund të deklarohet. Ajo mund të jetë rezultat i një vlerësimi të
hollësishëm strategjik ose e përcaktuar me intuitë. Megjithatë, politika e
shtetit rrjedh nga proceset politike formale dhe jo formale dhe interpretimi i
qëllimit kombëtar në mjediset strategjike aktuale dhe të dëshiruara. Në këtë
mënyrë, interesat kombëtare janë deklarime të përgjithshme ose të
veçanta të gjendjeve përfundimtare të dëshiruara të kombit, brenda
mjedisit te dhene strategjik, mbështetur në kuptimin e gjykimim e
politikbërësve të asaj që i shërben më mirë begatisë së vendit.
Interesat mund të shprehen si kushte fizike dhe jofizike. Ato mund të
paraqesin vijimesitë dhe ndryshimet – domethënë gjërat që duhen mbrojtur,
gjërat që duhen mbështetur, ose gjërat që duhen krijuar. Në rrethana ideale,
interesat kombetare si logjike rrjedhin nga procesi i formulimit të politikës,
por natyra e mjediseve politike dhe burokratike, veçanërisht në demokraci,
mund të bëjnë një detyrë mjaft të vështirë identifikimin dhe artikulimin e
qartë të interesave dhe rëndësisë te relative ose të intensitetit të tyre.
Siç u theksua edhe më lart, në botën reale, politika shfaqet në shumë
formate, shpeshherë ajo nuk tregohet qartë, dhe mund të mos jetë e plotë në
deklarimin e interesave dhe udhëzimeve për t’i shërbyer plotësimit të
interesave. Gjithashtu ajo buron nga burime të ndryshme e ndonjehere edhe
kontradiktore, si për shembull nga pushtetet e legjislativit dhe ekzekutivit,
por ajo mund të lindë dhe nga procesi ndëragjenci në kohën kur kërkohet
formulimi i një strategjie te re ose rishikimi i asaj ekzistuese. Ndërsa
strategjia varet nga politika, strategu duhet të përcaktojë dhe te sqarojë
synimet politike dhe të identifikojë dhe artikulojë në mënyrën e duhur
interesat kombëtare. Në ato raste kur synimet politike ose deklarimet e
interesave janë në kundërshtim me realitetin e mjedisit strategjik dhe
shpjegimet janë të paqarta, strategu paraqet rekomandimet e duhura tek
autoriteti miratues.
Teoricienët kanë propozuar metodologji të ndryshme për përcaktimin e
interesave kombetare dhe të niveleve të intensitetit të tyre. Ndonjëherë,

144
administratat presidenciale imponojnë metodologjitë e tyre për të shprehur
kategoritë e interesave dhe nivelet përkatëse të intensitetit të tyre. Vitet e
fundit, materialet e kurseve perkatese në Kolegjet e Larta të Shërbimeve
(llojeve të forcave), si pershembull ne Kolegjin e Luftës së Ushtrisë së SHBA-
së, jane fokusuar në tre ineresa, që janë emërtuar interesat thelbësore të
SHBA-së: siguria fizike, mbështetja e vlerave, lulëzimi (prosperiteti)
ekonomik.
Në modelin e procesit të Kolegjit të Luftës së Ushtrisë së SHBA-së, këto
tre interesa çojnë direkt në tre objektiva strategjike madhore: mbrojtja e
sigurise se vendit; mbeshtetja e prosperitetit ekonomik te SHBA-se; dhe
mbështetja e vlerave Amerikane. 6 Në një argument më të hershëm, Donald
E. Nuechterlein i referohet këtyre tre interesave “thelbësore” si kategori dhe
liston katër (kategori): Mbrojtja e vendit, lulëzimi (prosperiteti)
ekonomik, rendi i favorshëm botëror, dhe mbështetja e vlerave.
Nuechterlein sugjeronte që këto katër gjendje përfundimtare ishin kaq të
përgjithshme nga natyra e tyre, sa që dobia kryesore e tyre qëndronte në
konsiderimin e tyre si kategori për të ndihmuar organizimin e gjykimit në
lidhje me interesat, dhe që interesat aktuale duhet të deklarohen me më
tepër qartësi e saktësi (specifikime) për tu perdorur ne nje formulim sa me te
mire dhe te drejte te strategjisë.
Ai gjithashtu vuri në dukje që një kategorizim i tillë është deri diku
artificial dhe se interesat kanë tendencë të shtrihen mbi kategoritë e tjera.
Nuechterlein kishte të drejtë në të dy keto vlerësime te tij. Saktësia
(specifikimi) i interesave është tepër i rëndësishëm për një formulim sa me të
mirë të strategjisë. Specifikimi i interesave shton qartësinë në synimin e
vërtetë të politikës dhe ndihmon në identifikimin e faktorëve strategjik të
rëndësishëm në lidhje me interesat kombëtare. Përveç kësaj, meqënëse në
mjedisin strategjik çdo gjë është e ndërvarur, specifikimi më i madh
ndihmon në përcaktimin e natyrës dhe kontekstit të interesit dhe sqaron
nivelin dhe llojin e strategjisë së përshtatshme për adresimin (trajtimin) e
interesit.
Interesat si deklarime të gjendjeve përfundimtare të dëshiruara nuk
nënkuptojnë ne vetvete veprimet që kërkohen apo grupin e objektivave
kombetare – kete percaktohen nga udhëheqja (udhëzimet) politike dhe
strategjia perkatese.
Siç diskutuam dhe më lart, interesat shprehen me një shkallë të
përshtatshme specifikimi. Për shembull “aksesi në burimet e naftës” është
shprehje e një gjëndje përfundimtare të dëshiruar por është shumë e
përgjithshme. Ajo mund të zbatohet kudo në botë. “Aksesi në burimet e
naftës në Lindjen e Mesme” është një interes i deklaruar në shkallë rajoni,
duke i fokusuar perpjekjet strategjike në një rajon specifik; megjithatë, ai
ende lejon përdorimin e elementeve të ndryshëm të fuqisë kombetare dhe një
kufi të gjërë objektivash dhe konceptesh (mënyrash).
“Liria e lundrimit në Gjirin Persik” si një shprehje e një interesi të
deklaruar në mënyrë specifike në strategjinë ushtarake të teatrit të
CENTKOM (Komandës Qëndrore), jep një fokus madje edhe më të ngushtë
për gjendjen e dëshiruar përfundimtare dhe thekson pikerisht instrumentin

145
ushtarak. Pra, deklarimet e interesave në strategjitë përkatëse arrijnë
specifikimin (saktësinë) me anë të zgjedhjes së fjalëve, qe drejtojne fokusin
dhe ngushtojne kontekstin.
Shprehja e interesave, si shumica e gjërave në strategji, mbetet një
çështje zgjedhjeje, por strategu duhet të jetë i vetëdijshëm për faktin qe ai
është duke bërë një zgjedhje dhe për implikacionet e mundshme të fjalëve të
zgjedhura prej tij – pra eshte nje çështje qe meriton diskutim te gjithanshem.
Prandaj, strategët shpesh arrijnë shkallën e duhur të specifikimit nepërmjet
një procesi përsëritës në të cilin ata artikulojnë një interes dhe pastaj e
parashtrojnë (diskutojnë) përsëri ate kur ata mësojnë më shumë rreth
implikimeve të plotësimit të këtij interesi.
Specifikimi i interesave i shërben qëllimeve të shumefishta për sqarimin e
synimit të politikës në fusha (sfera) të ndryshme, fokusimit të vemendjes në
faktorët e duhur strategjik, mundësimit të formulimit të një strategjie më të
mirë, dhe dhenies se ndihmës për të identifikuar përgjegjsinë, autoritetin
dhe përgjegjshmërinë. Për shëmbull, një strategji ushtarake, në mënyrë të
logjikshme por jo ekskluzive(perjashtuese), do të fokusohet në qëllime
përfundimtare që mund të arrihen nëpërmjet elementit ushtarak të fuqisë.
Jo ne menyre ekskluzive, për arësye se siç ka vërejtur Nuechterlein,
interesat kanë prirje që të perhapen mbi kategoritë e tjera, dhe instrumenti
ushtarak mundet gjithashtu të lehtësojë plotësimin e interesave qe kane
fokus diplomatik, ekonomik, ose informacioni. Në të njëjtën mënyrë,
instrumentet e tjerë të fuqisë mund të luajnë role tepër të rëndësishme në
mbështetje të strategjive ushtarake.
Pasi të kemi përcaktuar dhe artikuluar interesat kombëtare, hapi i tretë
në vlerësimin strategjik, është përcaktimi i intensitetit të secilit interes më
vete. Metodologji dhe modele të ndryshme gjithashtu kanë udhehequr dhe
udhëzuar përcaktimin dhe shprehjen e niveleve të intensitetit të interesave
kombetare. Metodologjitë si të Nuechterlein-it ashtu dhe ato të Kolegjit të
Luftës së Ushtrisë mbështesin përdorimin e niveleve të intensitetit te
interesave kombetare për të treguar rëndësinë dhe prioritetin e tyre. Nivelet e
intensitetit sipas Kolegji të Luftës së Ushtrisë së SHBA-së janë: Jetik, i
rëndësishëm dhe periferik. 8 Ndërsa Nuechterlein, nivelin “e rëndësishëm”
e etiketoi “kryesor” dhe mbronte ekzistencën e një intensiteti të katërt –
mbijetesa- duke patur si objektiv ato kërcënime apo ndryshime që përbëjnë
një sfidë të vertete për ekzistencën e vetë kombit, siç e njohim ne atë. 9
Me heqjen dorë nga shumica e metodologjive pas mbarimit te Luftës së
Ftotë, niveli i mbijetesës i Nuechterlein-it meriton te rivleresohet në kushtet
e rritjes së përhapjes të armëve të shkaterrimit në masë(ASHM) ndërmjet
shteteve kombe dhe aksesit dhe perdorimit te mundshem të ASHM nga
terroristët. Aktorë të caktuar mund të paraqesin një kërcënim të qarte e të
besueshëm per shkatërrim masiv të SHBA-së, nëqoftëse nuk plotësohen
kërkesat e shtruara prej tyre. Në një periudhë globalizimi si kjo që po
përjeton bota sot, një kërcënim i dukshëm dhe i besueshëm i nje shkaterrimi
masiv te sistemeve të transportit dhe mjeteve të informimit, që janë baza
mbështetëse e ekzistencës kombëtare dhe te një bote të qëndrueshme, mund
të arrijë gjithashtu nivelin e mbijetesës. Në këtë mënyrë, interesat kombetare

146
duhet të kenë specifikimin në lidhje me fushën e strategjisë qe formulohet
dhe mënyrën për identifikimin e rëndësisë dhe prioritetit te interesave, me
qëllim për të siguruar (dhëne) fokusin e duhur në përcaktimin e faktorëve
strategjike dhe formulimin e strategjsë.
Nivelet e intensitetit tregojnë rëndësinë dhe prioritetin e interesave në
lidhje me mirëqënien(begatinë) e shtetit. Ato ndihmojnë strategun për
kuptimin e rëndësisë relative dhe urgjencës ndërmjet interesave, por kjo nuk
do të thotë që ndonje nga interesat duhet lene pa u shqyrtuar në një mënyre
apo tjeter – kjo do te thote se të gjithë interesat janë të vlefshëm dhe të denjë
për te patur një nivel të caktuar interesimi dhe përkujdesje.
Nivelet e intensitetit tregojnë rëndësinë relative dhe kanë implikime lidhur
me kohën, burimet dhe pranimin e rrezikut, por vendimi për të vepruar dhe
si duhet vepruar lidhur me to, buron nga i tërë prcesi i formulimit të
strategjisë – jo nga caktimi i intensitetit. Nivelet e intensitetit janë kalimtare,
për këtë arsye ato janë objekt i ndryshimit bazuar në përceptimin e
ngutshmërisë që i shoqëron ato në çdo kohë.
Intensiteti varet nga konteksti i situatës strategjike dhe nga interpretimi
që i bën strategu apo politikbërësi kontekstit dhe rëndësisë së interesit në
mirëqënien e begatinë kombëtare. Përkufizimet e kater niveleve të intensitetit
të interesit- te mbijetesës, jetik, i rëndësishëm dhe periferik jepen në fig.
3.10
Periferik – Nëqoftëse nuk përmbushet, rezulton në dëmtime që kane pak
mundesi të prekin interesat thelbësore kombëtare.

Nivelet e intensitetit
Mbijetesë Nëqoftëse nuk përmbushet, rezulton në shkatërrimin e madh dhe të
menjëhershëm të një ose më shumë aspekteve kryesore të interesave
thelbësore kombëtare.
Jetik Nëqoftëse nuk përmbushet, do të ketë konsekuenca të menjëhershme
të interesave thelbësore kombëtare.
I rëndësishëm Nëqoftëse nuk përmbushet, rezulton në dëmtime që në fund të fundit
do të dëmtojnë interesat thelbësore kombëtare.
Periferik Nëqoftëse nuk përmbushet, rezulton në dëmtime që kane pak
mundesi të prekin interesat thelbësore kombëtare.

Fig. 3. Nivelet e intensitetit te interesit kombetar. 11


Hapi i katërt në vlerësimin strategjik është vlerësimi i informacionit që
lidhet me interesat kombëtare. Informacioni përfshin fakte dhe të dhëna që
kanë të bëjnë me çdo aspekt të mjedisit strategjik qe lidhet me interesin,
përfshi: njohuritë dhe atributet materiale dhe jomateriale; hamendësitë,
marrëdhëniet dhe ndërveprimet. Ai shqyrton gjithë informacionin nga
këndvështrimi miqësor, neutral dhe kundërshtar dhe nga perspektivat
objektive dhe subjektive ne cdo rast. Ndërsa logjikisht theksi i tij eshte ne
fushen e tij te strategjise, ai perdor vleresimin teresor(holistik) që veshtron si
vertikalisht ashtu dhe horizontalisht në fushat tjera dhe ne mjedisin

147
strategjik në përgjithsi. Nga vlerësimi i tij i mjedisit strategjik, strategu
identifikon dhe vlerëson faktorët strategjik që influencojnë (ndikojnë) në
interesat kombëtare – qofte ato qe ndihmojnë, mbrojnë apo pengojnë dhe
kërcënojnë ato. Nga vlerësimi i faktorëve ai zgjedh faktorët kryesor strategjik
– faktorët në të cilët bazohen qëllimet, mënyrat dhe mjetet e strategjisë së tij.
Përcaktimi i faktorëve kryesor strategjik dhe zgjedhjeve të strategut në
lidhje me to, përbën një nder aspektet e kuptuara dhe vleresuara me dobet
ne procesin e formulimit të strategjive. Kjo paraqet një mungesë te
rendesishme në shqytimin teorik të menyres se mendimit strategjik.
Përdorimi i coup d’oeil(shikim i shpejte) i Klauzeviçit përshkruan
pikërisht këtë aspekt. Ai thote qe ”mendimi i referohet thjesht njohjes së
shpejtë të së vërtetës që mendja zakonisht nuk e kap ose e përcepton vetëm
pas një studimi apo reflektimi të gjatë”. 12 Është “syri i brëndshëm” që çon
në vendime të bazuara në kohën e duhur. Ajo çfarë i referohet Klauzeviçi
është aftësia për të parë atë qe ështe vërtete e rëndësishme në situata
strategjike dhe aftesia për të gjetur një mënyrë për të vepruar ne lidhje me
të. 13 Në formulimin e Strategjisë ato faktore “qe janë vërtetë të
rëndësishme” quhen faktorë strategjik – domethënë faktore që përcaktojnë
ose ndikojnë ne plotësimin e suksesshem te interesit. Duhet të kemi
parasysh se jo i gjithë informacioni apo faktet ne pergjithesi janë faktorë
strategjik. Faktorë strategjik kanë kuptim ne lidhje me interesat e shprehur.
Nisur nga kjo, strategu duhet të përcaktojë faktorët strategjik ne te cilët
mund te arrihet ose jo suksesi i strategjisë. Figura më poshtë paraqet në vija
të përgjithshme dallimin ndërmjet informacionit ne pergjithesi, faktorëve
strategjik dhe faktorëve strategjik kryesor.

Informacioni Fakte dhe të dhëna për çdo aspekt të mjedisit strategjik që lidhet me interesat,
përfshi dije dhe atribute materiale dhe jo materjale; hamendësime; dhe
ndërveprime .
Faktorët Gjërat që potencialisht mund të kontribuojnë ose pengojnë arritjen e
interesave Strategjik të specifikuara ose interesave të tjera.
Faktorët Faktorët e përcaktuar nga strategu që janë në pikë- kryqëzimin e ndërveprimit
Strategjik në mjedisin e dhënë të ilët duhet ose mund të përdoren, influencohen ose dhe
Kryesor kundërshtohen për të avancuar ose mbrojtur interesat e specifikuara

Figura 4. Faktorët strategjik


Shohim se ajo qe është vërtetë e rëndësishme buron nga një vlerësim i
hollësishëm i realiteteve dhe mundësive të mjedisit strategjik. Strategjia në
thelbin e saj ka të bëjë me krijimin e “një të ardhme më të favorshme” për
shtetin nga ajo qe mund të ishte nëqoftëse do t’i lihej rastesise ose veprimeve
të kundërshtarëve dhe të tjerëve. Strategjia është produktive, por jo
parathënëse.
Ne kete menyre, duke vepruar me të panjohurat dhe pasigurite
(papërcaktimet) e së ardhmes, strategu parashikon nisur nga njohja dhe
kuptimi i sitemeve të mjedisit strategjik – cilet janë ato (faktorët dhe

148
hamendsitë) dhe si ndërveprojnë ato (vëzhgim, arsyetim dhe hamendesime)
brenda dimensioneve të ndryshme të ndërveprimit. Ai i shqyrton këto në
kushtet e vazhdimësisë dhe ndryshimit – arësyetimi në kohë bëhet për të
parë se si e tanishmja mund të influencohet nga ndryshimi dhe si
vazhdimësitë nga e shkuara dhe ndryshimet e sotme mund të ndryshojne(te
dalin jashte loje) ne të ardhmen.
Nga ky vlerësim strategu përcakton faktorët strategjik – domethënë
faktoret qe potencialisht mund të kontribuojnë ose pengojnë në realizimin e
interesit të caktuar. Faktorët mund të jenë material (të prekshëm) ose
jomaterial (të paprekshëm), dhe qe paraqesin çdo aspekt të mjedisit të dhënë.
Ekzistenca e shteteve, përceptimeve, faktorëve dhe hamendësive paraqesin
në tërësi faktorët potencial që mund të shqyrtohen në vlerësimin strategjik.
Ajo çfarë strategu mendon se ato janë, dhe ajo çfarë të tjerët besojnë se ato
janë, janë mjaft të rëndësishme.
Me kryerjen e identifikimit te faktorëve strategjik, strategu vazhdon
vlerësimin e tij për të përcaktuar se cilët janë faktorët kryesor strategjik –
pra ato faktorë shume të rëndësishëm në thelbin e ndërveprimit të mjedisit
strategjik, që përfaqësojnë pikat vendimtare potenciale të tensionit ndërmjet
vazhdimesisë dhe ndryshimit në sistemin e sistemeve, ku strategu mund të
zgjedhe të veprojë ose duhet të veprojë me qëllim që të përmbushë interesin
përkatës. Në procesin e formulimit të strategjisë, këto faktorë të rëndësishëm
strategjik përbëjnë “kyçin” e zhvillimit të një strategjie efektive, pasi me
përdorimin, influencimin dhe kundërshtimin (asnjansimin) e tyre tregohet
mënyra sesi strategu krijon efekte strategjike dhe mbron apo avancon
interesat kombëtare. Strategu synon që ti ndryshojë, rrisë apo kapërcejë keto
faktore, pra në të vërtetë synon të modifikojë ose të ruaje ekuilibrin në
mjedisin strategjik nëpërmjet caktimit të objektivave dhe zhvillimit të
koncepteve dhe mobilizimit të burimeve për plotësimin e objektivave te
caktuar.
Kur objektivat zgjidhen dhe plotësohen me sukses, ato krijojnë efekte
strategjike që cojne balancen në favor të interesave të deklaruara. Vlerësimi i
strategut per berjen sa me mire te kesaj, pasqyrohet në kalkulimin e tij të
marrëdhënies së qëllimeve, mënyrave dhe mjeteve –shprehur ne menyre
racionale si produkt i gjykimit strategjik. Kalkulimi i marredhenieve te
qëllimeve, mënyrave dhe mjeteve dhe seicili nga komponentët e tij bazohen
në vleresimin nga strategu të mardhënieve ndërmjet gjëndjeve të deshiruara
përfundimtare dhe faktorëve të tjerë të rëndësishëm. Pra është vlerësimi i
mjedisit strategjik dhe zgjedhja e faktorëve të rëndësishëm strategjik, që
paraqesin kalkulimin e strategut.
Pra, enigma (problemi) më e vështirë me të cilin ballafaqohet strategu
në procesin e formulimit të strategjisë është identifikimi i faktorëve më të
rëndësishëm strategjik. Sipas përkufizimit, mjedisi strategjik eshtë i madh,
dhe ne kete mjedis ka plot informacion dhe paqëndrueshmëri, pasiguri,
kompleksitet dhe paqartësi – enigma (problemi) është të përcaktosh atë çfarë
është vërtete e rëndësishme në kushtet e një sasie të madhe informacioni
dhe mundësish. Si i përcaktojmë ne faktorët strategjik? Si mund te arrije

149
strategu ate fokus, që i mundëson atij të shpërfilli diçka të parëndësishme
dhe të mos i shpetoje diçka tepër e rëndësishme?
Si përcakton apo zgjedh strategu ndërmjet faktorëve strategjike ato që
janë më të rëndësishëm dhe qe duhet të adresohen (trajtohen) nga
strategjia? Si faktorët më të rëndësishëm cojne në shprehjen racionale të
gjykimit strategjik si qëllimet, mënyrat dhe mjetet? Procesi i gjykimit për t’ju
përgjigjur këtyre pyetjeve përbën thelbin e vleresimit strategjik. Modelet dhe
perceptimet e ofruara nga teoricienët dhe profesionistët japin udhëzime me
qellim për të ndihmuar dhe disiplinuar procesin vleresimit, qe fillon me një
paanshmeri që synon përgjigje përfshirëse ndaj pyetjeve të pergjithshme. Që
këtej strategu përdor kompetencat e tij të gjykimit strategjik për të
ngushtuar fokusin nëpërmjet një seri pyetjesh e përgjigjesh suksesive (të
njëpasnjëshme) që çojnë në diskutimin dhe percaktimin e faktorëve
strategjik më të rëndësishëm.
Parashtrimi i pyetjeve te gjera(pergjithshme) krijon mendimin e
domosdoshëm për të parë se çfarë është e rëndësishme. Cilat janë interesat e
SHBA-së dhe nivelet e intensitetit të tyre ne vetvete jane pyetje të gjëra dhe
perbejne hapat 2 dhe 3 në procesin e vlerësimit strategjik. Faktorët burojnë
nga analiza dhe sinteza e informacionit te mjedisit strategjik që lidhet me
interesat dhe intensitetet e tyre. Çfarë di unë në lidhje me faktorët – aktorët,
gjeografinë, kulturën, historinë, ekonominë, marrëdhëniet, perspektivat dhe
perceptimet, etj?
Për shembull, kush tjetër ka interesa te drejtperdrejta, cilat janë ato dhe
cili është niveli i intensitetit te tyre? Çfarë di unë, çfarë mund të zbuloj dhe
çfarë duhet të hamendësoj? Çfarë supozimesh veprojne ne gjykimin tim ose
ne ate të te tjerëve? Ku mund të bëhen ndryshime për të patur efekte të
favorshme? Çfarë ose cilat ndryshime krijojnë efekte të pafavorshme? Të
gjitha këto janë pyetje të mëdha e të rëndësishme, dhe për t’ju përgjigjur
atyre strategu përdor vlerësimin strategjik, studime dhe kërkime individuale
të përqëndruara dhe ekspertizën e të tjerëve.
Faktorët përkufizohen si fakte, prirje, kërcënime, kushte apo deduktime
te drejtpërdrejta që nënkuptojmë pasjen e një ndikimi të caktuar në
realizimin e interesit kombetar. Kështu, faktorët nuk paraqesin nje
grumbullim të informacionit apo deklarimeve të fakteve të thjeshta. Dhe
fusha e tyre e kapërcen atë “të faktorëve që thjesht kanë lidhje me
problemin” në studimin e stafit për zgjidhjen e problemit, pasi ata janë të
interesuar për ate qe ka ndodhur ne te shkuaren, per ate cfare mund të
ndodhë në ardhmen, dhe për efektet shumëshkalleshe të çdo ndryshimi të
mundshëm. Faktorët dallohen prej informacionit ne pergjithesi nga vlerësimi
i strategut të marrëdhënjeve të tyre të mundëshme shkakore me interesin e
caktuar. Ndërsa disa faktore mund të kenë marrëdhënie direkte të dukshme
shkak – pasojë, shumë te tjere do të jenë më pak të dukshme, dhe rëndësia e
tyre qëndron në implikimet e tyre të rendit të dytë, tretë etj lidhur me
interesin kombetar.
Për rrjedhojë, faktorët bëhen të njohur për të treguar lidhjen (ndikimin) e
tyre në interesin kombetar përkatës. Për shembull, nëqoftëse interesi
kombëtar i deklaruar është “një Kinë stabile (e qëndrueshme) dhe paqësore”,

150
fakti që Muri i Madh është 4000 milje i gjatë është interesant, por thjesht
është vetëm një informacion dhe faktor në lidhje me interesin, sepse muri
nuk luan më rol në stabilitetin apo mbrojtjen e Kinës. Është gjithashtu fakt
që popullsia e Kinës është mbi 1.3 miliard banorë.
Ndonjë mund të thotë se kjo përbën një faktor strategjik pasi madhësia e
vertete e numrave të përfshirë ka implikime për interesin e deklaruar më
lart. Megjithëse, në vetvete, fakti përbën një ndihmë të vogël për strategun,
asnjë strategji në lidhje me Kinën nuk mund të injorojë deduktimin e një
popullsie kaq të madhe. Siç theksuam, fakti (që popullsia është mbi 1.3
miliard banorë) nuk ka kontekst në lidhje me interesin.
Një fakt i lidhur me popullsinë i shprehur më mirë si faktor që mund te
ndikoje interesin e stabilitetit do te ishte“Qeveria Kineze po perpiqet që të
mbështesë një rritje të mjaftueshme të vendeve të punës për ata dhjetra
milion punonjës të pushuar nga puna ne ndërmarrjet shtetërore, per
migrantët dhe fuqine e re punëtore (ata që fillojnë punë për herë të parë)”. 14
Kjo prirje potencialisht mund të cënojë stabilitetin e vendit dhe ka
marrëdhënie shkakësore me interesin e caktuar.
Nëqoftëse strategu e konsideron këtë një faktor strategjik kyç, strategjia e
tij në lidhje me Kinën do të caktonte objektiva ose do të ndiqte rruge që e
lehtësojnë këtë prirje. Strategjia e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës (Shtator 2002) synon të ndikojë paqen globale dhe
stabilitetin e brëndshëm në Kinë dhe ne vendet e tjera duke përkrahur
prosperitetin dhe ulur varfërinë përreth botës me qëllim që të “Ndezë një
epokë të re të rritjes ekonomike globale nëpërmjet tregjeve të lira dhe tregtisë
së lirë”.
Ajo pohon se ekonomitë e tregut janë më të mira se ekonomitë e
“komanduara dhe kontrolluara (centralizuara)”. Strategjia ndihmon
inkurajimin e Kinës drejt një ekonomie më frutdhënëse dhe krijimit të
vendeve të punës në të pastajmen. 16 Një numër faktorësh të tjerë
strategjike influencojne këtë strategji kombëtare, por rritja e ekonomisë
kineze dhe integrimi i suksesshëm i saj në ekonominë globale të udhëhequr
nga SHBA ka mbështetur një “Kinë më të qëndrueshme dhe paqësore”.
Përcaktimi i faktorëve strategjik është i rëndësishëm, dhe në fund të
fundit, ashtu si shumica e aspekteve të strategjisë, përzgjedhja e faktorëve
strategjik është një çështje zgjedhjeje (pëlqimi) nga strategu. Zgjedhja në
kushtet paqëndrueshmërisë, pasigurisë, kompleksitetit dhe paqartësisë së
mjedisit strategjik në kërkim të asaj që është vërtete e rëndësishme, kërkon
që strategu t’i qaset vlerësimit strategjik nga këndvështrime e aspekte të
ndryshme, duke shfrytëzuar kuptimin e teorisë së strategjisë dhe përdorur të
gjithë kompetencat (aftësitë, zotësitë) e tij të gjykimit strategjik.
Kompetenca të tilla të gjykimit strategjik veprojnë si lente (thjerrëza) për
të ndihmuar strategun në vlerësimin e gjykimit strategjik, duke i sjellë
ndërmend strategut dimensionet e intelektit që duhen përdorur për të
përcaktuar e zgjedhur informacionin dhe për të dalluar cilët faktorë janë më
të rëndësishmit ndërmjet tyre. 17 Kolegji i Luftës së Ushtrisë së SHBA-së
identifikon pesë kompetenca të tilla.

151
Gjykimi i Sistemeve

Gjykimi Krijues Mendimi në kohë

Gjykimi Kritik Gjykimi Etik

Figura 5. Kompetencat e gjykimit strategjik


Proceset e gjykimit kritik janë të zbatueshme si në problem zgjidhje ashtu
dhe ne gjykimin strategjik, ato sugjerojnë një mënyrë racionale për
përcaktimin e interesave dhe faktorëve strategjik përkatës. Komponentët
kryesor të procesit te vleresimit– qartësimi i shqetësimit (interesit), vlerësimi i
informacionit, vlerësimi i implikimeve (rrjedhojave), dhe marrja e
vendimit/përdorimi i gjykimit - çojnë në kuptimin e faktorëve dhe
konsideracioneve ne lidhje me interesat dhe implikimet e tyre.
Vlerësimi i pikpamjeve dhe sqarimi i hamendësive dhe deduktimeve,
gjithashtu analizave argumentuese dhe konsideracioneve të ndikimit të
parapëlqimeve (anësive, prirjeve) dhe kurtheve (grackave), kur zbatohet ndaj
aktorëve të tjerë dhe brenda vendit, sqarojnë atë qe është e rëndësishme në
kontekstin strategjik, në aspektin ndërkombëtar dhe ate të brëndshëm.
Sipas qëllimit, procesi i gjykimit strategjik perpiqet per gjetjen e fakteve të
pakundërshtueshme, shqyrtimin (vleresimin) e të panjohurave të forcave dhe
rolin e shansit, si dhe pranon që mjedisi strategjik përbëhet nga sistemet
fizike dhe njerëzore. 19 Ai paraqet një lente gjykimi që ka zbatim të madh në
procesin e vlerësimit strategjik.
Gjithashtu, Richard E. Neustadt dhe Ernest R. May në librin Gjykimi në
Kohë: Përdorimi i Historisë për Vendimmarrësit e vënë theksin në përcaktimin
e gjithë faktorëve dhe zgjedhjen e faktorëve kryesor si bazë për vendimmarrje
të drejte. Ndërsa fokusi i tyre është ne një çështje politike dhe terminologjia
nuk përdor fjalën ”faktor”, hapi i tyre i parë në kërkim të identifikimit të
elementeve kyç (kryesor) që janë të njohur, të paqartë dhe të supozuara
fokusohet në mënyrë të qartë në përcaktimin e faktorëve.
Një qasje perceptuese dhe plot intuitë që ata përdorin për këtë, është
identifikimi i situatave komplekse të mëparshme që shfaqen në mënyrë
analoge dhe listimi i ngjashmërive dhe ndryshimeve. Edhe njëherë, ky proces
në mënyrë të logjikshme çon në identifikimin jo vetëm të asaj qe është e
njohur dhe e rëndësishme në situatën aktuale, por i referohet historisë për
të zbuluar dhe depërtuar në faktorët potencialisht të panjohur dhe

152
marrëdhëniet ndërmjet faktorëve. Koncepti i Neustadt-it dhe May-it i
”gjykimi në kohë” lidh fenomenet e veçuara përgjatë kohës dhe është në
gjendje qe të tregojë lidhjet me zgjedhjet dhe pritshmerite potenciale për një
të ardhme të dëshiruar – pra ky proces gjykimi identifikon faktorët që jane te
rëndësishme në një strategji që synon një të ardhme më të favorshme. 20
Gjykimi në kohë është një proces i disiplinuar që ndihmon në lehtësimin e
pasigurisë, te kompeksitetit dhe paqartësisë.
Kompetenca të tjera të gjykimit strategjik ofrojne gjithashtu aftësi
depërtuese dhe mprehtësi për mënyrën si të gjykojmë e të identifikojmë
faktorët strategjik. Gjykimi i sistemeve fokusohet në kuptimin e plotë, por
procesi identifikon sistemet, ndërvarësinë ndërmjet sistemeve, aspektet
individuale të sistemeve të veçantë në lidhje me rolet e tyre ose funksionet
brënda të tërës si dhe efektet e çdo ndryshimi të shkaktuar në tërësi. 21
Proceset e gjykimit krijues ofrojnë mënyra të reja e të ndryshme të shikimit
të informacionit dhe te marrëdhënjeve ndërmjet të dhënave, aktorëve dhe
ngjarjeve.
Ato e ndihmojnë strategun për shikimin e informacionit në mënyra të reja
dhe krijuese. 22 Proceset e gjykimit etik detyrojnë shqyrtimin e faktorëve
moral. 23 Nga çdo këndvështrim dhe proces, strategu merr informacion dhe
njohurite perkatese; proceset nga ana e tyre zbulojnë çfarë është e
rëndësishme në lidhje me interesat kombëtare. Strategu kërkon faktorët që
lidhen me interesat e shtetit të tij, faktorët që lidhen me interesat e të
tjerëve, dhe faktorët që lidhen me botën fizike (reale) si dhe shanset qe mund
te krijohen– duke shikuar çfarë është e rëndësishme që duhet adresuar
(trajtuar) ose qe krijon mundësi për të shërbyer interesave të shtetit. Duke
disiplinuar gjykimin e tij për të shqyrtuar pesë lentet e ndryshme, strategu
përjashton pikat e errëta dhe krijon mundësi për të shikuar gjërat ndryshe;
si rrjedhojë rrit probabilitetin e shikimit të asaj që është e rëndësishme.
Modelet e analizave strukturore mund të ndihmojnë gjithashtu në
zgjedhjen (seleksionimin) e asaj çfarë është e rëndësishme në informacionin
shumë të madh në dispozicion të strategut, kështu që ato çjanë në
identifikimin sa me te qarte te faktoreve me te rendesishem strategjik. Nje
strukture e thjeshte qe perdoret ne kete rast eshte te shohesh informacionin
nga këndvështrimi i elementeve të fuqisë kombëtare.Faktet apo prirjet qe
tregojne ose prekin(prishin) balancen ne lidhje me fuqine jane faktoret
strategjik potencial. Ne kete menyre, ne percaktuesit natyror dhe shoqeror te
fuqise se aktoreve te ndryshem sherben si filter per seleksionimin e volumit
te madh te informacionit per te pare se cfare eshte e rendesishme. Elementet
e fuqise jane si me poshte

Percaktuesit natyror Pëcaktuesit Shoqëror


Gjeografia Ekonomik
Popullsia Ushtarak
Burimet Natyrore Politik
Soscial Psokologjik

153
Nje filter i tille funksionon sepse ekziston nje marredhenie shkakore dhe
ndervaresie ndermjet interesave, fuqise dhe strategjise qe behen te dallueshme
gjate shqyrtimit te disiplinuar dhe te kujdesshem. Fuqia është relative,
dinamike, dhe kontekstuale, dhe shqyrtimi dhe vlerësimi i informacionit në
lidhje me fuqinë zbulon faktorët përkatës dhe sugjeron cilët prej tyre janë me te
rendesishem. 24 Nga ana tjetër; strategu e shqyrton këtë nga këndvështrime të
ndryshme të vetes, të kundërshtarit, të tjerëve, të botës fizike dhe shansit.
Meqënëse mjedisi strategjik është sistem i sistemeve, dhe njerëzit dhe
entitetet e tjera njerëzore të paraqitura më poshtë janë pjesë e një ndërveprimi,
analiza strukturore e një aktori është një mënyrë tjetër për të filtruar
informacionin për të parë çfarë është vërtetë e rëndësishme në lidhje me
interesat e veçanta. Gjatë kësaj strategu shtron pyetje të pergjithshme si: kush
preket nga ky interes dhe si (në çfarë mënyre); kush tjetër ndan ose
kundërshton këtë interes dhe përse; si do të veprojnë ose kundërveprojnë të
tjerët në lidhje me këtë interes dhe përse; dhe çfarë ndikon ne veprimet e të
tjerëve në lidhje me interesat dhe përse? Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve zbulojnë
faktorët që duhen shqyrtuar.
Strulturat e aktorëve

Individual Lëvizjet
Lidershipi Shtetet
Grupet Organizatat ndërkombëtare te biznesit
Organizatat Organizatat private
Institucionet Organizatat Qeveritare ndërkombëtare
Ndëragjencite/Burokracite Shoqëria/ kulturore

Meqënëse faktorët lidhin strategjinë me interesat dhe një fokusim i


përshtatshëm i strategjisë është ndërveprimi, dimensionet e ndërveprimit në
mjedisin strategjik janë një filtër tjetër i rëndësishëm i informacionit. Në këtë
ndërtim, strategu përdor dimensionet si lente për të fokusuar vëmëndjen në atë
që është e rëndësishme ndërmjet informacionit të shumtë. Këto dimensione janë
në veprim here me shume e here me pak gjate gjithë kohës. Colin S. Gray
identifikon 17 dimensione strategjike siç përshkruhen më poshtë, por ai pranon
se mund të ketë shumë më tepër.
Strategu duhet të konsiderojë faktorët që rrjedhin nga analiza që përdor këto
dimensione si individualisht ashtu edhe në mënyrë tërësore – kjo do të thotë
çdo faktor në mënyrë te vecante por njekohesisht në kontekst me njëri-tjetrin.
Meqënëse dimensione të veçanta lozin nje rol të madh ose janë më vendimtar në
kohë të veçanta të historisë, strategu duhet të jetë i përshtatur me këtë
mundësi dhe me faktin që asnjë nga dimensionet nuk mund të injorohet me
kalimin e kohës. Nje dimension i qasjes se strategjise është një metodologji e
vlefshme për identifikimin e asaj çfarë është e rëndësishme në lidhje me një
interes sepse ajo lejon pyetjen: Çfarë është e rëndësishme në lidhje me këtë
interes në këtë dimension si dhe ndërvepron ai me gjithë mjedisin?
Dimensionet e strategjisë

Njerëzit Teoria strategjike dhe Doktrina


Shoqëria Teknologjia
Kultura Operacionet
Politika Komandimi
Etika Gjeografia
Ekonomia dhe Logjistika Mospajtimi/ shansi/ pasiguria
Organizata Armiku (kundërshtari)
Administrata Koha
Informacioni dhe Zbulimi

Fusha të ndryshme të strategjisë mund të sigurojnë konstrukte të tjera për të


dalluar çfarë është e rëndësishme në vargun e madh të informacionit qe
disponohet. Pavarsisht nga kjo, procesi i vlerësimit është i ngjashëm. Nga
analiza e tij dhe sinteza e informacionit, strategu përcakton faktorët përkatës –
faktet, çështjet, hamendesimet, supozimet, kërcënimet dhe shanset (mundësitë)
– të cilët veprojnë ose ndërveprojnë që të influencojnë interesin. Këto faktorë
shënohen si deklarime faktike të thjeshta në një mënyrë që bën të qartë si ato
ndikojne, dhe nëse ato ndihmojne apo pengojnë interesat e SHBA-së.
Nga ky kuptim i gjërë dhe lista e faktorëve, strategu zhvillon një listë të
përpunuar të faktorëve strategjik kryesor duke shtruar një seri të re pyetjesh:
Çfarë ka më tepër mundësi të zvogëlojë ose përjashtojë plotësimin e interesit
përkatës? Ç’farë mbështet apo ndihmon më mirë realizimin e këtij interesi?
Ç’farë lejon apo përjashton udhëheqja politike? Ç’farë hamendësimesh janë të
natyrshme në kuptimin e situatës dhe plotësimin e interesit? A mund te behen
këto hamendësime faktike? Çfarë ndryshimesh në fakte dhe hamendësime do
të influenconin realizimin e interesit dhe si? Çfarë roli luan shansi – a janë keto
karta të forta?
Këto pyetje çojnë në përzgjedhjen e faktorëve vendimtar strategjik – faktorët
që strategjia duhet ti marre parasysh ose që strategu mendon se perbejne
celesin për përmbushjen me sukses të interesit. Strategu tani është gati për të
formuluar një strategji të caktuar. Duke përdorur kornizën e vlerësimit

155
strategjik, ai zbaton kompetencat e gjykimit strategjik dhe modele të ndryshme
për të sqaruar interesat dhe nivelet e interesit, ai përzgjedh faktorët që lidhen
me përmbushjen e interesave nga një informacion shumë i madh, dhe perpunon
më tej listën e gjërë të faktorëve në një listë më të fokusuar të faktorëve
strategjik në të cilën mund të bazojë strategjinë e tij.
Megjithatë me anë të kornizës së vlerësimit strategjik behet shumë më tepër
se kaq. Ajo e zhyt strategun ne mjedisin strategjik nga këndvështrimi i
interesave specifike kombëtare. Ajo identifikon cfarë është e rëndësishme në
lidhje me këto interesa, detyron strategun te beje dallimin ndermjet faktit dhe
hamendësimit, dhe e paralajmëron atë për konsekuencat e ndryshimit. Në këtë
mënyrë, korniza e vlerësimit strategjik fokuson procesin e formulimit të
strategjisë në faktorët vendimtar strategjik, sugjeron se ku nevojitet fleksibiliteti
dhe si strategjia mund të bëhet e adaptueshme. Më tej, ajo siguron treguesit për
çështjet e ardhshme potenciale dhe përgatit strategun për të patur në
konsideratë ndryshimet në strategji.
Me përfundimin e vlerësimit strategjik, strategu përdor kuptimin e tij të
faktorëve vendimtar strategjik për të ndikuar mjedisin strategjik në mënyrë të
favorshme pa krijuar ndonje efekt tjeter te pafavorshem nga pakujdesia. Këto
faktorë sugjerojnë objektiva të përshtatshëm, sugjerojnë ose kufizojnë konceptet
dhe identifikojne burimet e duhura. Përvec kësaj, faktorët strategjik kryesor
sugjerojnë çfarë është e realizueshme, e pranueshme dhe e përshtatshme në
formulimin e strategjisë. Vlerësimi i faktorëve gjithashtu siguron bazat për
konsiderimin e rrezikut në strategji.
Nëpërmjet formulimit të qëllimeve, mënyrave dhe mjeteve të përshtatshme në
përgjigje të këtyre faktorëve, strategu krijon efekte të favorshme strategjikë për
realizimin e interesave kombëtare. Cilët faktore duhen ndihmuar, çfarë
objektivash duhen caktuar për të krijuar efekte strategjike të favorshme, çfarë
konceptesh duhen përdorur për të arritur këto objektiva pa efekte negative,
çfarë burimesh duhen siguruar për të zbatuar konceptet janë gjithe zgjedhjet e
bera në formulimin e strategjisë në bazë të njohurive të fituara në vlerësimin
strategjik. Në shkallen qe kjo behet mire, ne ate shkalle strategu krijon efekte
më të favorshme dhe sjell strategjinë më afër realizimit të interesit.
Korniza e vlerësimit strategjik shërben për të disiplinuar procesin e gjykimit
të strategut dhe për të kodifikuar produktin e saj. Ashtu si të gjitha teoritë, ajo
edukon por nuk dikton – pra mëndja njerëzore duhet të bëjë zgjedhjet
perkatese. Megjithatë, nëpërmjet edukimit, ajo çon në vlerësime potencialisht
më të mira dhe shqyrtim më të kujdesshëm të asaj se çfarë janë interesat dhe
faktorët që duhen konsideruar në lidhje me to. Nëpërmjet kodifikimit ajo
mundëson rishikim kritik dhe kuptim të përbashkët të asaj se si pritet të
funksionojë strategjia. Si e tillë, korniza është një mjet i dobishëm por vlerësimi
i bazuar është thelbësor për të ruajtur (mbajtur) këndvështrimin e duhur për
vlefshmërinë e strategjisë dhe për të njohur kur dhe nëse modifikimi apo një
strategji e re është e nevojshme që të formulohet. Teoria mund të ndihmojë në
formulimin e strategjisë duke ofruar kornizën për identifikimin dhe shqyrtimin

156
e faktorëve përkates, por zgjedhja e strategut se çfarë të bëjë, si ta bëjë atë, dhe
burimet që duhen vënë në dispozicion mbetet një krijim i intelektit aktiv.

Bibliografia
1. Arthur F. Lykke, Jr., “Toward an Understanding of Military Strategy,” chap. in Military Strategy: Theory and
Application, Carlisle Barracks, PA: U.S. Army War College, 1989, pp. 3-8.
2. Carl von Clausewitz, On War, ed. and trans. Michael Howard and Peter Paret, Princeton: Princeton University
Press, 1976, p. 102.
3. Harry R. Yarger, Strategic Theory for the 21st Century: The Little Book on Big Strategy, Carlisle, PA: Strategic Studies
Institute, U.S. Army War College, February 2006, pp. 17-29.
4. Joint Staff, J-7, Joint Publication 1-02, Department of Defense Dictionary of Military and Associated Terms, Washington,
DC: United States Joint Staff, April 12, 2002; amended through September 14, 2007, p. 360.
5. Donald E. Nuechterlein, America Overcommitted: United States National Interests in the 1980s, Lexington: The
University Press of Kentucky, 1984, p. 4. This is a modification of Nuechterlein’s definition.
6. Department of National Security and Strategy, Course Directive: National Security Policy and Strategy Academic Year
2007, Carlisle, PA: U.S. Army War College, 2006, p. 106.
7. Nuechterlein, pp. 8-14.
8. National Security Policy and Strategy Academic Year 2007, pp. 106-108.
9. Nuechterlein, p. 10.
10. Ibid., pp. 9-14, 17-28. Nuechterlein identifies vital interests in regard to various value and cost/risk factors,
discussing eight of each. These are still useful, but not inclusive.
63
11. National Security Policy and Strategy Academic Year 2007, pp. 106-108.
12. Clausewitz, p. 102.
13. Ibid.
14. The World FactBook, Central Intelligence Agency, available at www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/
print/ch.html.
15. George W. Bush, The National Security Strategy of the United States of America, Washington, DC: The White House,
September 2002, pp. 17-18.
16. Ibid., p. 26. Here the administration takes credit for success.
17. Richard M. Meinhart, “Leadership and Strategic Thinking,” in Strategic Thinking, Carlisle, PA: U.S. Army War
College, 2007, pp. 36-37.
18. Ibid.
19. Colonel Stephen J. Gerras, Ph.D., “Thinking Critically About Critical Thinking: A Fundamental Guide for
Strategic Leaders,” in Strategic Thinking, Carlisle, PA: U.S. Army War College, 2007, pp. 47-75.
20. Richard E. Neustadt and Ernest R. May, Thinking in Time: The Use of History for Decision Makers, New York: The
Free Press, 1986, pp. 232-240, 252-256.
21. George E. Reed, “Systems Thinking and Senior Level Leadership,” in Strategic Thinking, Carlisle, PA: U.S. Army
War College, 2007, pp. 158-162.
22. Colonel Charles D. Allen, “Creative Thinking for Individuals and Teams,” in Strategic Thinking, Carlisle, PA:
U.S. Army War College, 2007, pp. 47-75.
23. Meinhart, p. 44.
24. David Jablonsky, “National Power,” in U.S. Army War College Guide to National Security Policy and Strategy, 2d
edition, J. Boone Bartholomees, ed., Carlisle, PA: Strategic Studies Institute, U.S. Army War College, June 2006, pp. 127-
142.
25. Colin S. Gray, Modern Strategy, Oxford, U.K.: Oxford University Press, 1999, pp. 23-44.

Drejt teorise strategjike te terrorizmit: Percaktimi i kufijve ne

157
studimin per sigurine
Frank L. Jones

Me shume, me shume, me shume…shkaterrimi i gjithe qyteteve, provincave,


gjithe vendit, gjithe botes, kjo do te ishte lumturi e vertete”. 1 Keto fjale mbyllin
romanin per terrorizmin “Femijet e Djallit” te shkrimtarit polak Stanislav
Przybyszewski ndersa protagonistet (personazhet kryesore) kenaqeshin per
zjarrin e vene nje qyteti pa emer. Ne kohen e botimit te tij ne Berlin ne vitin
1897, ky roman ne gjuhen gjermane ishte nje veper e letersise imagjinare mjaft
e kerkuar. Kritiket e kohes, duke cituar mjetet e kufizuara teknike qe
ekzistonin per kryerjen e shkaterrimeve kaq te medha, e hodhen poshte kete
histori si thjesht nje fantazi, ose vetem nje menyre tjeter eperfytyrimit te fundit
te botes qe ishte ne mode ne fund te shekullit te 19-te.
Ne ditet e sotme, subjekti i kesaj historie eshte njelloj e kerkuar(perhapur),
vecse tani ajo gjithashtu eshte bere objekt i nje debati serioz per zyrtaret
shteteror, studiuesit dhe qytetaret e thjeshte, meqenese aftesite, mundesite dhe
qellimi i nenkuptuar i terroristeve per te shkaktuar demtime e shkaterrime ne
mase nuk eshte me nje fantazi apo dicka e pabesueshme. Megjithate,
pavaresisht volumeve te librave, artikujve e studimeve per terrorizmin, jane bere
investime te pamjaftueshme per zhvillimin e teorise se terrorizmit. Ne vend te
saj, studiuesit dhe profesionistet i kushtuan perpjekjet e tyre shkrimit te
historise se terrorizmit, shqyrtimit te levizjeve te ndryshme terroriste, diskutimit
te ndikimit te ideologjive politike dhe besimeve fetare ne motivet e terroristeve,
shqyrtimit te hollesishem te mjediseve te tyre operacionale, ose analizes se
temperamentit dhe karakterit psikologjik te terroristeve.
Kjo metode e perdorur per kuptimin e terrorizmit i ngjan asaj te pasqyres se
thyer permes se ciles cdo cope e thyer e pasqyres jep vetem nje pjese te imazhit,
por asnjehere nje shembellim apo pamje te plote. Sic tregon Richard Schultz,
per terrorizmin ka patur nje studim intensiv, por kjo literature ne pergjithesi ka
qene “kryesisht pershkruese, normative dhe teper emotive”. 3 Kjo vazhdon te
jete e vertete edhe pas tre dekadash nga koha kur Schultz ka bere kete pohim
dhe kjo qasje e tille vazhdon te na sjelle ndermend perse terrorizmi shpesh
eshte kuptuar thjesht si taktike.
Kjo eshte nje forme e pa pershtatshme per ceshtje te tilla qe kane nje jehone
dhe ndikim teper serioz, ndoshta dhe rezultate katastrofike. Kjo i shtyn zyrtaret
shteteror te perqendrohen te taktika, qe nga ana e saj te con bindjen se ka nje
kunderehelm(antidot) politik, shoqeror ose ekonomik-nje lloj kombinimi“
perzjerje ilacesh”, qe neqoftese perdoren ne menyre te efektshme, ato mund te
eleminojne terrorizmin. Taktika, sipas Klauzevicit, jane teknika luftimi qe mund
te trajtohen ne nje doktrine keshilluese, qe eshte nje ne nivel ku metodat dhe
procedurat jane te dobishme, madje esenciale. Strategjia perfshin ceshtje te
qellimit te pergjithshem, ku sundon kompleksiteti, rastesia dhe veshtiresia- ku
doktrina eshte jo vetem e paperdorshme, por ajo eshte e pakuptueshme. 4
Prandaj, ky material ka si qellim qe te coje perpara nje teori strategjike te

158
terrorizmit qe lidhet me gjithe rendet e aktoreve jo shteteror, duke perdorur nje
qasje nderdisiplinore qe integron shkencat shoqerore dhe teorine e luftes e
strategjise.
Ne esence, teoria e propozuar argumenton faktin qe terroristet bejne zgjedhje
te caktuara per arritjen e gjendjes se ardhshme. Keto zgjedhje kane lidhje me
“si” (menyren)do te perdorin ata fuqine (burimet, mjetet) shtrenguese ose
detyruese ne dispozicion per te ushtruar kontroll ndaj rrethanave apo popullsise
per arritjen e objektivave(qellimeve) ne perputhje me politiken e tyre. Kjo
marredhenie e kalkuluar ndermjet qellimeve, menyrave dhe mjeteve, qe eshte
nje ndertim racional i strategjise, krijon bazen per kete qasje teorike.

Nje qasje e tille teorike, ashtu sic do teori tjeter, duhet te saktesoje
terminologjine dhe perkufizimet thelbesore, te shpjegoje hamendesite dhe
premisat(kushtet paraprake) themelore, te paraqese sugjerimet reale qe mund te
shnderrohen ne hipoteza apo teori te dobishme dhe se fundi, siguron metodat
qe mund te perdoren per te provuar hipotezat dhe ndryshuar e permiresuar
teorine, qe ajo te jete sa me e pershtatshme. Ne rrethana ideale, ajo duhet te
plotesoje standarde te caktuara, sic eshte ekonomizimi i gjuhes, perdorimi ne
kufirin me te madh i rasteve dhe perputhja me faktet perkatese.5
Perkufizimi i terrorizmit
Nje nder arsyet per mos fokusimin e duhur ne ceshtjet teorike dhe
konceptuale, argumentohet se buron nga problemet e perkufizimit qe lidhen me
termin “terrorizem”. Disa studiues jane shkurajuar kaq shume nga mungesa e
nje perkufizimi te pranuar ne pergjithesi, sa qe ata kane hequr dore nga cdo
perpjekje per formulimin e tij. Keshtu, Walter Laqueur, nje studiues i shquar ne
fushen e terrorizmit, pohon se “Nje term i pergjithshem per terrorizmin…as nuk
ekziston dhe as nuk do te gjendet ne nje te ardhme te afert”. 6
Megjithate, sociologu Jack Gibs sugjeron se eshte e pamundur te perpiqesh te
studiosh terrorizmin pa patur nje lloj perkufizimi te tij, perndryshe, diskutimi
rreshqet ne obskurantizem. Ai gjithashtu pohon se nje nga problemet eshte
kursimi percaktimor, shkurtimi deri ne ate shkalle sa te ndodhe thjeshtezim i
tepert “…eshte e papajtueshme qe nga nje ane te pranosh qe sjellja njerezore
eshte komplekse dhe nga tjeter te kerkosh perkufizime te thjeshta te menyrave
te sjelljes”. 7
Sic veren Martha Crenshau, qartesia shpesh sakrifikohet per hir te
shkurtesise. 8 Ne perpjekje per t’u perballur me keto sfida, Gibs e perkufizon
terrorizmin si “dhune ilegale, ose kercenim i dhunes i drejtuar kunder
objektivave njerezore dhe jo njerezore”, qe ka pese karakteristika: 1) dhuna
ndermerret per te ndryshuar ose per te ruajtur te pakten nje norme te
respektuar te pakten nga nje popullsi; 2) ajo ka karakteristika te sekretit,
dinakerise dhe fshehtesise, ne kete menyre pjesemarresit mund te fshehin
identitetin e tyre dhe vendosjen e tyre; 3) ajo nuk ndermerret per te mbeshtetur
mbrojtjen e perhershme te territorit; 4) ajo nuk eshte nje lufte konvencionale

159
dhe per arsye te fshehjes se identitetit personal dhe te vendndodhjes se
pjesemarresve, , kercenimeve dhe levizshmerise se tyre ne hapesire,
pjesemarresit ne veprime terroriste e perceptojne veten me pak te cenueshem
prej veprimeve ushtarake konvencionale; dhe 5) kjo dhune shihet nga
pjesemarresit si kontribut ne permbushjen e qellimit te pershkruar me siper me
ane te krijimit te frikes se dhunes ndaj personave (ndofta nje kategori e
papercaktuar e tyre) te tjere nga objektivi i drejtperdrejte i dhunes reale apo te
kercenuar dhe/ose me ane te publikimit te te disa arsyeve. 9 Ketij perkufizimi i
mungon nje apekt i rendesishem, i cili jepet ne nje nga perkufizimet e hershme
te terrorizmit qe gjendet ne Enciklopedine e Shkencave Shoqerore te botuar ne
vitin 1948. Ne kete tekst terrorizmi percaktohet si nje “metode…me ane te se
ciles nje grup i organizuar synon te permbush qellimet e tij kryesisht me ane te
perdorimit sistematik te dhunes”. 10
Vlera e bashkimit te ketyre dy perkufizimeve nuk eshte vetem se ai kerkon te
shpjegoje nje subjekt kompleks ne menyren e duhur, qe eshte kompleksiteti
lidhur me motivimin njerezor, ku per shembull perzjerja e motiveve politike, nuk
mund te dallohetet menjehere nga motivet personale. Ai ka gjithashtu edhe nje
veti tjeter te vlefshme: ai e pranon terrorizmin si nje teori qe ka dhunen si
karakteristike kryesore te tij. Dhuna, ose dhuna kolektive per te qene te sakte,
eshte vete koncepti strategjik, domethene menyra qe perdoret per avancimin e
strategjise qe konsiston ne rregullin e pergjithshem se terroristet perpiqen te
ndryshojne e ruajne dukeperdorur taktika te ndryshme( per shembull vrasje,
perdorim bombash e eksplozivash) ne nje mjedis te caktuar strategjik.
Premisat
Per qellimet e ketij trajtimi, strategjia percaktohet si “bashkeveprim dhe
harmonizim i objektivave(qellimeve), koncepteve(menyrave) dhe
burimeve(mjeteve) per rritjen e probabilitetit te suksesit te politikes dhe
rrjedhojave te favorshme qe burojne nga ky sukses…Strategjia e permbush kete
objektiv duke shprehur logjiken e saj ne marredheniet racionale, lineare-
qellimet, menyrat dhe mjetet”. 11 Ne perdorimin e nje qasje te tille per
formulimin e teorise strategjike te terrorizmit, jane te rendesishme disa premisa
apo parakushte paraprake.
Premisa e pare. Eshte qe “qellimi politik dominon gjithe strategjine”. 12
Qellimi politik, sic percaktohet ne kete ceshtje, eshte parashtrim i qarte e
politikes, nje shprehje e gjendjes se deshiruar perfundimtare, qofte kjo e
arritshme ose jo. Ne rrethana ideale, kjo politike shprehet qarte nga lideret
terroriste meqnese ajo paraqet udheheqje dhe udhezim per perdorimin e mjeteve
dhe instrumenteve te fuqise shtrenguese ose bindese, per arritjen e qellimeve te
caktuara. Megjithate, politika mund te ndryshoje kur kemi ndryshim te mjedisit
apo rrethanave strategjike, per shembull kufizimet qe imponohen nga te tjeret
ne lidhje me mjetet ne dispozicion per terroristet.
Premisa e dyte eshte paresia e mjedisit strategjik i cili ka nje numer
permasash(dimensionesh). 13 Drejtuesit terrorist te nivelit strategjik mundohen

160
te kuptojne ne menyre sa me te plote situaten strategjike dhe te njohin sa me
mire mjedisin strategjik. Mjedisi strategjik eshte fizik dhe metafizik, i
brendshem dhe nderkombetar, qe kerkon kuptimin e kulturave, bindjeve dhe
pikepamjeve te armiqeve, aleateve(aktual dhe potencial) dhe
asnjanesve(neutraleve). Ne Me zbatimin e strategjise se tij, terroristi krijon nje
dileme sigurie per aktoret e tjere, ajo paraqet ndryshim, dhe sigurisht ndryshimi
prish statukuone, ekuilibrin e mjedisit strategjik. Ne keto kushte, aktoret e tjere
jane te detyruar te veprojne e te bejne dicka si kunderpergjigje. 14
Eshte mjedisi strategjik, ku ndodh sinjalizimi i nevojshem me qellim qe te
kemi nje ndikim psikologjik ne sjelljet dhe qendrimet politike. 15 Terroristet
dergojne nje shenje se nje objektiv i dhene eshte i cenueshem, qe ndodhen
perdoruesit e dhunes, dhe se keta aktore te krimit kane mundesine qe te
godasin shume here. Sinjalet drejtohen zakonisht ne tre audience te ndryshme,
dhe konkretisht ne: objektivin ose vete viktimen, i cili mund te vritet gjate
sulmit te kryer dhe per pasoje mbi te nuk mund te ndikohet me tej; ne grupin
qe njejtesohet (identifikohet) me viktimen dhe per rrjedhoje anetaret e tij
ndikohen (preken) me ane te mesazhit te nenkuptuar qe ata jane gjithashtu te
cenueshem; dhe ne gjithe aktoret te tjeret, nje “mase ushtuese„. Ky grup (i trete)
perbehet nga gjithe te tjeret qe mund te reagojne emocionalisht qofte ne menyre
pozitive apo negative, ne varesi se cilen ane brenda konfliktit simpatizojne ata,
ketu perfshihet gjithashtu dhe qeveria, fuqia legjitime per mbrojtjen e
viktimave.16
Mjedisi strategjik duhet gjithashtu te kuptohet ne aspektin e gjeometrise
sociale qe lejon zhvillimin e teorive te fshehta. David Black thekson se,
“Megjithese nje ankese(hesap) e vjeter qendron ne themel te terrorizmit (dhe si
pasoje justifikon perdorimin e dhunes), kjo ankese(arsye) e vetme nuk e
shpjegon dhunen. Ajo duhet te kete nje gjeometri te sakte-qe do te thote nje
vendndodhje dhe nje drejtim te caktuar ne hapesiren shoqerore”. 17
Me fjale te tjera, ekziston nje kondite e “polarizimit shoqeror” ndermjet
shoqerise dhe te lenduareve. Per terroristin, shoqeria duhet kuptuar si nje aktor
me karakteristika te caktuara: ajo eshte e semure dhe semundja e saj nuk
mund te kurohet, shteti eshte vete dhuna dhe mund te kundershtohet vetem
me ane te dhunes dhe e verteta e kauzes qe perkrahet prej terroristit justifikon
cdo veprim qe mbeshtet kete objektiv te deklaruar. 18
Premisa e trete eshte ajo e pershtatjes, kjo nenkupton qe mesimi nga pervoja
kerkohet nga te gjithe aktoret, dhe kryesorja eshte kush arrin te pershtatet me
shpejt-terroristet apo qeveria dhe forcat e saj te sigurise. Terroristet dhe qeverite
me te cilat ata luftojne duhet te njohin madhesine e kerkuar te ndryshimit dhe
te perpiqen per nje pershtatje te permiresuar ndermjet organizates dhe mjedisit
te tij te jashtem. Ritmi i ndryshimeve te brendshme te shteteve, te drejtuesve te
tyre, institucioneve dhe organizatave duhet te jete i njejte me ritmin e
ndryshimit te mjedisit strategjik, me qellim qe te perballet me sukses me
ngjarjet qe zhvillohen ne vijim si dhe me kunderveprimet te terroristeve. 19 Ne
kete menyre, strategjia eshte “ nje proces, pershtatje e vazhdueshme ndaj

161
ndryshimit te kushteve dhe rrethanave ne nje bote ku mbizoteron rastesia,
pasiguria, dhe paqartesia”. 20
Premisa e katert eshte qe “ strategjia ka marredhenie bashkejetese me
kohen”. Te vendosesh se kur duhet te ekzekutosh nje strategji eshte cast
vendimtar per drejtuesit terroriste. Neqoftese kordinimi real eshte i
pershtatshem, atehere edhe veprimet e vogla mund te kene efekte te medha
strategjike. Keto efekte mund te jene grumbulluese dhe ne kete menyre ato
behen pjese e bashkeveprimit mes vazhdimesise dhe ndryshimit. Ato gjithashtu
behen pjese e vazhdimesise se mjedisit strategjik. Neqoftese zgjedhja e castit
nuk eshte i favorshem, atehere rezultatet mund te jene me te pakta, kerkojne
perpjekje shtese, dhe do te kushtojne me shume lidhur me burimet materiale
dhe jomateriale. Megjithate, edhe ne rast deshtimi, efektet strategjike behen
pjese e konizes se ndryshimit dhe nderveprimit ne mjedisin strategjik dhe ne
kete menyre ndikojne ne veprimet e ardhshme. 21
Premisa e peste eshte qe per terroristet eficienca eshte ne varesi te
efektshmerise. Kjo nuk do te thote qe eficienca nuk eshte e vlefshme, por se
qellimi i strategjise eshte qe te arrije rezultate strategjike. Neqoftese arrihet
permbushja e objektivave strategjik, ato nga ana e tyre krijojne ose kontribuojne
ne krijimin e rezultateve strategjike qe mbeshtesin realizimin e gjendjes se
deshiruar perfundimtare. 22 Rezultati apo ndikimi strategjik ne terrorizem
eshte te krijoje nje ndjenje dobesie, kercenimi e frikesimi. Ai eshte “parashikuar
te krijoje nje gjendje frike qe eshte e madhe dhe mjaft e qendrueshme per te
ndikuar sjelljen e aktoreve te caktuar”. 23
Premisa e gjashte eshte qe strategjia e terroristeve synon nje balance te
pershtatshme ndermjet objektivave te caktuar, metodave te perdorura per
plotesimin e objektivave dhe burimeve ne dispozicion per arritjen e rezultateve
qe deshirohen. Ne formulimin e strategjise, qellimet, menyrat dhe burimet jane
te nderlidhura, veprojne ne menyre bashkevepruese per plotesimin e rezultatit
apo efektit strategjik. 24 Drejtuesit terroriste duhet te shihen si vleresues
racional.
Premise e shtate dhe e fundit eshte qe terroristet e kuptojne rendesine e
riskut strategjik, njohin ekzistencen e qenesishme te pasigurise, shansin dhe
jolinearitetin ne mjedisin strategjik dhe perpiqen qe te krijojne nje balance te
favorshme ne perllogaritjen e qellimeve-menyrave-mjeteve per te kapercyer,
mposhtur ose te pakten per te permiresuar ndikimin e mjedisit strategjik.
Megjithate rreziku i deshtimit mbetet. 25 Meqenese veprimi eshte i
domosdoshem, drejtuesit terroriste duhet te marrin persiper rreziqe me qellim
qe te mbrojne (mbajne gjalle) organizaten.
Veprimi sherben gjithashtu per te trajtuar faktoret e brendshem sic eshte
forcimi i vlerave te perbashketa dhe objektivat, qofte edhe ndjenjen e
perkatesise dhe unitetit, krijimin e emocioneve e gjallerise, ngritjen e statusit
shoqeror dhe sigurimin e shperblimit ndervetjak dhe material. Ai gjithashtun
dihmon objektivat e jashtem si rekrutimi dhe mbeshtetja materiale dhe

162
popullore nga simpatizantet dhe zgjedhesit. Prandaj strateget dhe lideret
terroriste duhet te administrojne mosmarreveshjet(ferkimet) ndermjet nevojes se
tyre per te mbrojtur organizaten ( meqenese veprimi rrezikon shkaterrimin nga
forcat qeveritare) dhe kerkeses se kembesoreve (anetareve te thjeshte) per
veprim.
Mosveprimi mund te ngjall lufte te brendshme per pushtet dhe
mosmarreveshje te medha per cdo numer ceshtjesh. 26 Sipas perifrazimit te
Carl von Clausewitz, terrorizmi ka gramatiken e vet, qe ndryshon nga epoka ne
epoke dhe nga njeri vend ne tjetrin, por logjika e tij-shkaku themelor per
terrorizem-mbetet e forte(qendrueshme). Akti i dhunshem paracaktohet per t’i
derguar mesazh nje audience te gjere, jo vetem viktimes se drejtperdrejte, ne
pergjithesi “per te krijuar, futur apo perjetesur nje perceptim te frikes brenda
audiences”. Me tej”nuk pretendohet ndonje ideologji, teologji apo baze e
vecante”, meqenese qellimi per te krijuar apo mbajtur gjalle nje ndjesi frike
pertej viktimes direkte mbetet nje arsye themelore per kercenimin apo veprimin
e dhunshem. 27 Ne kete menyre, terrori eshte efekti strategjik dhe dhuna qe
siguron koncepti strategjik, qe perben dhe arsyen perse ai duhet shqyrtuar ne
fillim.
Koncepti strategjik i terrorizmit dhe mjetet e tij
Dhuna eshte menzra kryesore ose koncepti strategjik nepermjet te cilit
terroristet do te arrijne qellimet qe mbeshteten prej tyre. Terroristet perdorin
dhunen kolektive, qe eshte demtime vetiake nga nje grup, megjithese iI vogel, si
nje forme proteste, kerkese per drejtesi, shprehje e vendosur e ankesave dhe
konkrete dhe te qarta, qe kane precipituar nga nje numer ceshtjesh shoqerore,
ekonomike, kulturore ose politike. 28
Terrorizmi eshte gjithashtu nje forme e dhunes qe perfshin konceptin e
pergjegjesise e detyrimit kolektiv. Pergjegjesia kolektive nenkupton qe nje grup
ose anetaret e grupit fajtor(fyes) apo nje kategorie shoqerore jane pergjegjes per
sjelljen e fajtorit(fyesit, kriminelit). Populli i qeverise fajtore eshte pergjegjese per
veprimet e qeverise, burimin e shtypjes, dhe pengesat per shtetin ideal te
terroristeve. Keshtu qe, cdo pjesetar i kesaj popullsie, perfshi grate, femijet, dhe
te moshuarit, mund te jene te prekshem (mund te demtohen) nga sulmi. Sipas
anarkistit francez Emile Henry“Il n’y a pas d’innocents”,30 (nuk ka te
pafajshem);prandaj, dhuna eshte e justifikuar meqenese te gjithe jane
bashkefajtore. Per me teper, sic thote Martha Crenshaw, dhuna eshte “ metoda
kryesore e veprimit” dhe terroristet jane individe qe jane te prirur per veprim-ata
jane“te pa duruar per veprim..”31
Kjo preference per veprime te dhunshme i behet e qarte viktimes me shpresen
qe kjo do te jete shtrenguese: “. . . fuqia per te demtuar shpesh komunikohet
nepermjet disa zbatimeve te saj. Qofte dhune e dukshme terroriste per te nxitur
apo shkaktuar nje pergjigje te paarsyeshme, apo dhune e paramenduar me
gjakftohtesi per te bindur dike qe ju e keni ndermend ate (dhunen) dhe mund
ta kryeni ate perseri, ajo qe eshte e rendesishme nuk eshte vete dhimbja apo

163
demtimi qe shkaktohet, por ndikimi ne sjelljen dhe veprimet e dikujt.”32 Kjo
qasje e shmang apo kaperce formulen(receten) Klauzeviciane qe rezistenca eshte
product i dy ndryshoreve-mjeteve dhe vullnetit. 33
Terroristi nuk ka interes apo leverdi per zvogelimin e mjeteve te kundershtarit
pasi terrorist me pak i fuqishem dhe me pak i afte se kundershtari. Keshtu qe
menyra duhet te fokusohet ne vullnetin e tij. Terroristi duhet te percaktoje “
cfare vlereson me shume nje kundershtar dhe “cfare e tremb ate me shume”,
ndersa kundershtari duhet te kuptoje cfare kerkon terroristi nga ana e tij me
qellim qe te jete i bindur, te dije si te shmange ndeshkimin, dhimbjen apo
humbjet.
Kercenimi apo dhuna duhet personalizuar, keshtu qe dhimbja dhe disfata e
kundershtarit eshte “kaq e ankthshme dhe e vuajtshme sa qe te jete e
padurueshme” dhe e ben keshtu dorezimin apo nenshtrimin nje lehtesim. 34
Kjo duhet te coje qeverine ne marrjen e veprimeve politike. Duket se jane dy
faktore qe mbeshtesin synimin e nxitjes se veprimeve nga ana e qeverise. Ka
disa fakte qe qe neqoftese terroristi i tregon objektivit(kundershtarit) si te gjeje
lehtesim nga stresi atehere ka me pak shanse per mosveprim. Se dyti, dhuna
sporadike, ne krahasim me dhunen e gjate e te panderprere, duket te jete me
efektive nga ana psikologjike, duke krijuar frike, ankth, si dhe ndjenjen e
cenueshmerise si dhe gerryerjen dhe demtimin e rrjeteve te besimit, solidaritetit,
bashkepunimit dhe ndevaresise te shoqerise. 35
Neqoftese ndodh terrori emocional dhe destabiliteti shoqeror, ku cdo individ
eshte i interesuar per mbijetesen e tij personale, atehere shteti ka deshtuar, kjo
ndjesi e pasigurise tregon faktin ose te pakten te jep pershtypjen qe furnizimi
(pajisja) i sigurise si nje e mire publike-qe eshte dhe qellimi kryesor i nje shteti-
nuk mund te garantohet me tej nga shteti.36
Atehere shteti behet vend i zhgenjimit dhe merzitjes, dhe njerezit dhe populli
ne teresi e fajesojne ate per mos mbrojtjen e tyre. Megjithate, neqoftese nje nivel
i caktuar i dhunes mund te tolerohet psikologjikisht, atehere
kunderhelmi(antidoda) ndaj dhunes qendron ne menaxhimin e saj nga qeveria
me propozimin dhe marrjen e kundermasave te matura per plotesimin e ketij
objektivi. Ne kete menyre, per terroristin, kercenimi i dhunes duhet te
kombinohet me paparashikueshmerine ne mendjen e viktimave te mundshme.
Dhuna behet nje forme e “sinjalizimit te kushtueshem”. Terroristet perdorin
sinjale te kushtueshme per te treguar gatishmerine e tyre te vendosur dhe te
besueshme per perdorimin e dhunes, nje veprim i kushtueshem. Teroristet nuk
mund t’i lejojne vetes bllofin apo genjeshtren, pasi po te veprosh ne kete menyre
ata minojne pretendimet dhe deklarimet e tyre per aftesi dhe fuqi per te
imponuar shpenzime ndaj atyre qe i kundershtojne ata.37
Me shkaktimin e dhimbjes(plotesimin e qellimit), ndjenja e
cenueshmerise(dobesise) rritet dhe dhuna i sherben nje qellimi. Cuditerisht, ky
qellim nuk eshte vetem qellim i detyrimit apo shkaterrimit, por per terroristin ai
mund te jete gjithashtu nje akt i realizimit te premtimit, simbolik ne kuptimin e

164
tij. Nje akt terrorist eshte nje tabllo(skene) ne lojen(dramen) e moralitetit brenda
teatrit te protestes. Iluzioni ne dramen eshte shume i forte: nga disa studiues te
shkencave shoqerore eshte etiketuar si nje forme e nje veprimi simbolik ne nje
“fishe performative(performuese) komplekse ” dhe nje “strukture dramaturgjike”,
38 ose “nje drame e pergjakshme e ekzekutuar perpara nje audience”. 39
Sipas Georges Sorel, dhuna eshte nje akt pastrimi. 40 Terroristi eshte njeri i
moralshem. Nje rend i moralshem duhet te kthehet ne ekuiliber. Taktikat e
terrorizmit jane te thjeshta. Ato jane akte te dhunshme dhe te qarta qe kryhen
me mjetet ose burimet ne dispozicion, qe perfshin jo vetem terroristet
(kembesoret) e thjeshte, por gjithashtu edhe burimet e tjera si financat, armet,
dhe materialet e tjera. Keto taktika cojne me tej qellimet e grupit si dhe
sigurojne nxitjet e nevojshme per rekrutimin dhe ruajtjen e anetaresise.
Keto akte perbehen nga vrasjet, bombardimet(shperthimet me eksploziva),
grabitjet me arme, dhe rrembimet per qellime zhvatje. Ato perdoren per
destabilizimin e shoqerise ne tre drejtime: paqendrueshmeri politike duke vrare
drejtues shteteror dhe duke minuar procesin politik, paqendrueshmeri
shoqerore duke prishur sisteme te ndryshme shkembimi(shoqeror, ekonomik)
dhe nje frike te tille ku si pasoje krijohet crregullim, ndrersa mosbesimi behet i
zakonshem; paqendrueshmeria morale duke provokuar autoritetet qe te
pergjigjen ndaj ketyre kercenimeve shoqerore dhe politike me veprime brutale qe
do te delegjitimojne institucionet jetike ne shoqeri. 41
Percaktimi i qellimeve te terrorizmit
Sipas mendimit te Philip Windsor, objektivat e terroristeve jane rrenjosur ne “
kushtet e nje trashegimie historike qe ka krijuar nje kauze qe nuk mund te
percaktohet me ne kushtet e kompromosit politik por ne vend te kesaj duhet te
ripercaktohet ne kushtet e pretendimit moral”. 42 “Programi dominohet nga
trashegimi te vjetra historike qe kane krijuar nje gjithesi problemesh morale”.
Ne kete menyre, terroristet e mendojne veten te jene “ trashegimtar te
shpronesuar nga historia”. Eshte kjo ankese(fyerje) historike e mashtrimit per
trashegimine e „ligjshme“ te tyre dhe „kerkesen e tyre per ligjshmeri ne nje rend
te pershtatshem qe deri tani eshte vetem imagjinuar qe u jep atyre justifikimin
moral“. Per ata qe kerkojne te kundershtojne terrorizmin, vecori e rendesishme
eshte se ka dy opsione te mundshme.
Opsioni i pare eshte qe terrorizmi duhet te zhduket sepse ai pengon
predikimet politike te civilizuara. Opsioni i dyte eshte besimi qe dialogu me
terroristet eshte vendimtar per te kooptuar ata ne procesin politik. Te dyja keto
rruge mund te rezultojne te pafrytshme. Zhdukja e terrorizmit priret te shtoje
me shume terroristet dhe ne kete menyre perforcon pretendimet morale te
terroristeve, ndersa kooptimi mund te rezultoje e padobishme sepse pretendimet
morale nuk mund te zgjidhen gjithnje me vendime(rezoluta) politike. 43
Objektivat e organizatave terroriste jane shpesh madheshtore dhe vizionare,
qe kerkojne fshirje dhe ndryshim pakompromis ne ndarjen e fuqise ne shoqeri
ose kundershtimin e ligjshmerise se elites politike e shoqerore. 44 Megjithate,

165
angazhimi i organizatave terroriste ne ideologji te caktuara eshte shpesh i dobet
ose i paqendrueshem dhe i pa baze; 45 kjo natyrisht nuk eshte homogjen dhe i
njetrajtshem. Idete shpesh huazohen ne menyre te pa sakte nga nje numer
burimesh teorike per percaktimin e qellimeve qe renditen nga Marksizem-
Leninizmi deri ne nje numer doktrinash fetare. Ne vend te kesaj, ideologjia
duhet kuptuar me gjeresisht, “ ne sensin e te qenit e bazuar ne bindjet qe
perfshijne (permbajne) nje refuzim sistematik dhe te plote te botes politike
aktuale dhe premtimin e shpresen e zevendesimit te ardhshem te saj”46
Ne thirrjet ne audienca te ndryshme per te ndihmuar terroristet ose te pakten
per te bashkepunuar dhe mbeshtetur ata, objektivat e terroristeve jane
sinkretiste(pajtim idesh te ndryshme). Edhe me e rrezikshme eshte se pjesa me
e madhe e terroristeve nuk mund te artikulojne plarformat politike ose detyrat e
domosdoshme per permbushjen e objektivave te tyre, por ne vend te kesaj
ofrojne vetem gjendjet perfundimtare. Me tej akoma, terroristet sipas Jeffrey
Alexander, mund te konsiderohen “post politik”, qe do te thote qe “kjo pasqyron
fundin e mundesise politike”. Neqoftese kjo behet e vertete, atehere kjo eshte
nje pervoje e nje pafuqie te madhe politike e shprehur nepermjet “ thithjes se
gjakut”. Taktikat e tyre “ shperndaj gjymtim dhe vdekje; ato i sherbejne nje
strategjie qe shkakton poshterim, kaos, deshperim reciprok”. 47 Me fjale te
tjera, terrori behet qellim ne vetvete. Nisur nga kjo, nje studiues del ne
perfundimin qe “kauza nuk eshte kauze”. Kauza, sic artikulohet Nga ideologjia e
grupit, behet arsyeja themelore per aktet e dhunes qe kryejne terroristet. 48
Terrori si nje qellim.
Ne kete aspekt, terrorizmi eshte nje zgjedhje politike e paramenduar nga
njeaktor politik per te perdorur fuqine per te demtuar, 49 Kjo fuqi per te vrare
dhe plagosur nuk eshte e rastesishme ne perdorimin e forces, por eshte nje
qellim . Sic thote Thomas Schelling, fuqia per te demtuar, eshte aftesia “per te
ndikuar sjelljen e dikujt, per te detyruar vendimin ose zgjedhjen e tij”. 50 Kjo
eshte nje forme e ashper e ndryshimit te sjelljes ne te cilen si shkaktari dhe
viktima e dine qe dhimbja mund te imponohet, madje te parashikohet, dhe
njelloj, kuptimi dhe pranimi qe ajo mund te shmanget ne kushte te caktuara.
Megjithate, sic sugjeron Windsori, terroristi nuk ka durim ne lidhje me
kompleksitetin qe perfshihet ne ceshtjet politike. Kjo, per shembull, nuk eshte
nje lufte e armatosur e gjate e ushtrise se popullit ne procesin e luftes
revolucionare, ku ushtria e popullit eshte krijuar dhe rritur ne menyre
progressive gjate vazhdimit te luftes kur koha, durimi , zgjursia apo zotesia nuk
jane ne masen e duhur, terroristi do te caj perms kesaj nyje Gordiane. Ai
kthehet drejt forces brutale, ku shkaterrimi eshte qellim strategjik. 51
Per kete nuk eshte per tu befasuar, sepse terrorizmi duke perdorur fjalen e
Michel Wieviorkas eshte nje forme e antilevizjes shoqerore. Ajo eshte “ nje lloj i
antilevizjes shoqerore ekstreme, e degjeneruar, dhe teper e vecante”. 52 Aktoret
terroriste ekspozojne tre parime percaktuese te ketij fenomeni qe shkrihen ose “
ushqehen ne vetvete”. Terrorizmi “merr formen e nje kursi dhune, qe zoterohet

166
nga arsye themelore te tij, perhsp vetenpa pa u dashur qe aktoret e krimit te
verifikojne fjalet apo veprat e tyre me popullin ne emer te te cilit ata pohojne se
veprojne ”. 53
Ne vend te kesaj, aktori dhe kauza behen te padallueshme. “Ne me te
shumten e rasteve, ai e perveteson dhe personalizon - nganjehere deri ne piken
e nihilizmit dhe vetshkaterrimit - paaftesine(pamundesine) e nje levizje
shoqerore per te shpallur e mbrojtur vetveten” Objektivi konkretizohet, si nje
shenje qe duhet sulmuar, nje person qe duhet eleminuar, nje system qe duhet
shkaterruar..Me ne fund, ndodh nje mosangazhim(shkeputje) e plote, nje agoni
vdekje vjen pas dhe arritja e nje shteti utopik, e nje rendi te ri apo nje shoqerie
te drejte pushon apo nderpritet. “ Qellimet ngaterrohen me mjetet e tyre, ku i
gjithe kuptimi i vizionit reduktohet ne planet per shkaterrimin e gjithckaje qe
ndodhet(qendron) ne udhen e subjektivizmit te aktorit”. 54
Me fjale te tjera, deshira per asgjesim-vete, kundershtarin dhe shtetin-del ne
krye. Ne disa raste, vlerat e shtypesit(tiranit) jane nje urrejtje e tille sa qe
asgjesimi eshte rruga e vetme neqoftese armiku nuk do te kthehet ne pikpamjen
dhe qellimin e terroristit. Kjo nuk eshte shkaterrim i fuqise politiko-ushtarake te
shtetit borgjez ose oligarhik si pjese e luftes se armatosur ne baze te teorise
Marksiste-Leniniste. Terroristet nuk jane te interesuar per zhdukjen apo
shkaterrimin e fuqise ushtarake te armikut te tyre. Ne vend te kesaj, ata jane te
interesuar per ndryshimin radikal te strukturave apo kushteve nepermjet
mjeteve te dhunshme apo kercenimit te dhunes. Terroristi perfshihet ne
planizimin dhe strategjine.
“ Keto plane dhe strategji supozojne nje situate te luftes totale” qe perkrah
dhunen e pakufizuar dhe nje standard veprimi, qe i kryer ne kufijte me te
skajshem te tij, mund te rezultoje ne therori dhe vet-shkaterrim. Megjithate,
terrorizmi, si nje qellim ne vetvete eshte nje anomali dhe nuk eshte menyra e
zakonshme ne te cilen perfundojne organizatat terroriste. Se fundi, terrorizmi
eshte nje strategji teper racionale, e llogaritur ne termat e kostove dhe
perfitimeve me terroristet qe bazohen ne perpikmerine e ketyre llogarive. 55 Per
shumicen e terroristeve, mjedisi strategjik eshte reduktuar ne nje lufte fuqie
ndermjet forcave kundershtare ku terroristet pranojne nje etike te rezistences
totale. Ne sistemin ne te cilin terroristet jetojne dhe levizin, “kjo etike mund te
marre vetem nje forme ushtarake( lufte)-dhe sipas saj, te planizuar dhe
strategjike”.
Terrorizmi dhe lufta.
Terrorizmi operon njeherazi ne dy dimensione-si nje teori e dhunes dhe sin je
strategji e dhunes qe kryhet per arritjen e qellimit te hamendesuar. Lidhja
bashke e ketyre dy koncepteve, qe eshte dhe esenca e kesaj eseje, teoria
strategjike e terrorizmit sipas parafrazimit te Bernard Brodie eshte nje teori e
veprimit, me dhunen si element vendimtar dhe percaktues ne ted y keto
dimensione.57 Pra, si duhet te kuptojme ne dhunen qe perdor terrorizmi,
“formen e tij ushtarake”? Pergjigja per kete pyetje perseri veshtiresohet debati

167
perkufizimor i theksuar me pare meqenese studiuesit i permbahen nje morie
pikepamjesh te ndryshme cfare ajo nuk eshte ne vend se cfare ajo eshte, por
duke e dalluar ate shume nga format e tjera te dhunes kolektive( per shembull,
vrasjet, kryengritjet, rebelimet). 58
Ka disa probleme me kete kategorizim ne lidhje me kuptimin vetem si nje lloj
tjeter i dhunes kolektive. Keto lloje te tjera te dhunes nuk jane forma te sjelljes
politike dhe as populli i perfshire ne te nuk synon te sfidoje autoritetin e shtetit
dhe te kerkoje ndikim politik. Me tej, grupet terroriste nuk jane banda(turma),
por organizata se brendshmi me” vlera, bindje dhe perfytyrim te qendrueshme”.
Ata kerkojne menyra logjike per te avancuar nje gjykim te vecante jo gjithnje te
artikuluar qartedhe te perdorin llogaritje racionale vendimmarrje per arritjen e
objektivave afatshkuter dhe afatgjate. 59
Megjithate, Colin Gray, ofron nje menyre jasht labirinthit perkufizimor duke
shtruar pyetjen nese terrorizmi eshte lufte. Gray i pergjigjet pyetjes duke ju
referuar dy teoricieneve: Clausewitz dhe Hedley Bull. Clausewitz e percakton
luften si “nje akt te forces per te detyruar armikun qe te beje ate qe desherojme
ne”. 60 Studiuesi i shkencave politike Hedley Bull ndoqi linjen e arsyetimit te
Clausewitz dhe shkroi “ lufta eshte dhune e organizuar kryhet nga grupe
politike kunder njeri tjetrit”. 61 Keshtu, terrorizmi ploteson kete perkufizim
meqenese terroristet perdorin kete force, dhunen per nje qellim politik.
Neqoftese nuk eshte per kete qellim, atehere ajo mund te “jete sport, ose krim,
ose banditeri e nje lloji te shkrire me kulturen vendase, por ajo nuk eshte lufte.
Lufta, kercenenimi dhe aktualiteti i saj, eshte nje instrument i politikes”. 62
Sic pohon Gray, “lufta ka shume dimensione pertej atij politik, por esenca e
tij e perhershme eshte kapur nga Clausewitz dhe Bull”. Nga kendveshtrimi i tij ,
konteksti politik eshte kryesor, megjithese ai pranon qe ai eshte larg te qenit “ i
vetmi, qe ve ne ne levizje ngjarjet dhe luften” . 63 Me fjale te tjera, Gray eshte i
gatshem te pranoje qe terroristet perdorin forcen per arritjen e qellimeve qe nga
natyra jane politik, gjithashtu shoqeror ose fetare. Disa studiues sugjerojne qe
terrorizmi eshte nje forme e “ nje lufte te re dhe qe Clausewitz dhe trinity e
shquar e tij nuk eshte me e pershtatshme. 64.
Keta kritike e percaktojne trinitine si concept qe perfshin komandantin dhe
ushtrine e tij, popullin dhe qeverine. Sipas mendimit te Gray ky eshte nje
keqlexim serioz i Clausewitz –it dhe mospefillje e trinitise kryesore, e cila ende
ka perkatesi dhe eshte aktuale. Kjo triniti themelore perbehet nga
pasioni( dhuna, urrejtja dhe armiqesia), shansi dhe mundesia, dhe nenshtrimi
ndaj nga arsyes dhe politikes. 65
Ne kete kontekst, politika mund te kuptohet si vendim per te ndermarre nje
veprim dhe zbatimin e tij ne nje menyre te vecante, ose ajo mund te
pershkruhet me veprimtarite dhe marredheniet qe ndikojne formulimin e
politikes. Sipas Clausewitz-it, formulimi i politikes eshte ceshtje e gjykimit dhe
cilesive te tjera dhe mund te ndermerret si nga shtetet dhe jo shtetet ( ai perdor

168
si shembull fiset Tartare). Keshtu Clausewitz–i nuk gjykon vetem ne kushtet e
modelit te shtetit-komb. 66
Megjithate, terrorizmi i permban te tre elementet e te dy trinitive duke qene te
vetekuptueshme dhe te qarta marredheniet e trinitise kryesore me terrorizmin.
Ne trinitine e dyte, titujt kane ndryshuar, por funksionet mbeten te njejta:
strategu; komandanti operacional qe perbehet nga kembesoret (njerezit e
thjeshte) dhe anetaret e rrjeteve mbeshtetese te cilet ekzekutojne misionin ose
sigurojne mbeshtetjen financiare dhe logjistike per terroristet, dhe masa e gjere,
“ e cila siguron mbeshtetje shprehese dhe ndihmuese per terroristet ose
simpatine per kauzen e tyre”. 67
Keshtu, terrorizmi i ploteson teresisht perkufizimet te paraqitura nga
Clausewitz-i dhe Bull. Ai eshte nje forme e luftes , luftes se pa rregullte, e
ngjashme me kryengritjen, por qe ka karakteristikat e veta. Megjithate, ajo ndan
me kryengritjen dhe format e tjera te veprimeve te dhunshme ushtarake ,
aftesine per te gjeneruar efekte dhe rezultate strategjike. Ky ndikim mund te
prodhohet ne mendjen, ne forcat ushtarake dhe te sigurise te kundershtarit,
ose ne te dyja, por pavaresisht nga kjo, te gjitha kane te perbashket faktin qe
atom und te kene konsekuenca politike. 68 Ne te vertete, nuk ka shume rendesi
nese lufta ka vecori te rregullta apo te parregullta-mbiemrat kualifikues jane te
parendesishem. Teoria e pergjithshme e Clausewitz-it per luften dhe strategjine
jane njelloj te rendesishme. Teoria e pergjithshme e luftes dhe strategjise
shpjegon si luften e rregullte, ashtu dhe luften e pa rregullte(terrorizmin).
Ndersa ato jane forma te ndryshme te zhvillimit te luftes, ato nuk jane te
ndryshme ne aspektin strategjik..69
Perfundime
T. S. Eliot e perfundon poemen e tij ne 1925 “Njeriu Zgaver” me fjalet “Kjo
eshte menyra se si perfundon bota/ Jo me perplasje e zhurme, por me
angullime”. Keto jane fjale qe e meritojne ti kujtosh. Disa studiues tregojne per
formen apokalipse te terrorizmit bashkekohor, vecanerisht varianti i tij fetar,
duke sugjeruar qe kjo forme e terrorizmit eshte ndryshe nga pararendesit e tij,
ne ate qe aktoret jane irracional, veteshkaterrues, dhe po marrshojne
vullnetarisht drejt therorise, ose qe terrorizmi fetar paraqet nje “vale” te re, ose
ajo eshte “lufte kozmike” ne menyre domethenese e ndryshme nga terrorizmi
politik. 70
Megjithate, manifestimet e terrorizmit te vazhdimesise pergjate shekujve te
kaluar te bejne skeptik per cdo shpjegim qe eve theksin ne unikalitetin.71 Per
me teper, ne klasifikimin dhe dhenien e rendesise terrorizmit ne kete forme dhe
me kete ideologji, ata perhapin nje stereotip te ri te terrorizmit qe nuk eshte i
favorshem per te gjykuar per terrorizmin si racional, si nje menyre e kalkuluar
strategjike e te menduarit. Ky kendveshtrim ndoshta nenvizon nje mungese
strategjie, mos arritjen e perceptimit te luftes dhe politikes si nje unitet, ne te
cilen lufta eshte shkrihet me konsideracione politike qe perfshijne dimensionet
shoqerore dhe fetare.72

169
Si mund te interpretojme ndryshe nocionin e kalifatit, pervec kuptimit
teokratik te nocionit te shtetit. Ndersa ideologjia e terroristeve, ofron kritike ndaj
sistemit ekzistues politik dhe nje profeci te nje shoqerie ne menyre perfekte te
drejte dhe te harmonishme qe do te jetoje per epoka, eshte e domosdoshme
gjithashtu te kuptohet sfida strategjike qe paraqet terrorizmi.
Sic na sjell nder mend Colin Gray, do te ishte jo e mencur te besosh qe
terroristet jane te izoluar nga bota e strategjise me shume se mund te thuhet
per profesionistet e tjere te luftrave te vogladhe dhunes se eger, madje ushtaret
profesioniste.73
Endnotes – chapter
1. Quoted in Walter Laqueur, The New Terrorism, New York: Oxford University Press, 1999, p. 103.
2. Ibid.
3. Richard Schultz, “Conceptualizing Political Terrorism: A Typology,” Journal of International Affairs 32, No. 1, p.
4. 7.
5. Jon Tetsuro Sumida, “The Relationship of History and Theory in On War: The Clausewitzian Ideal and Its
6. Implications,” The Journal of Military History, Vol. 65, April 2001, p. 336.
7. Gregory D. Foster, “A Conceptual Foundation for a Theory of Strategy,” The Washington Quarterly, Vol. 13, No.
8. 1, Winter 1990, p. 47; Roberta Senechal de la Roche, “Toward a Scientific Theory of Terrorism,” Sociological Theory, Vol.
9. 22, No. 1, March 2004, p. 3.
10. Walter Laqueur, Terrorism, London, U.K.: Weidenfeld and Nicolson, 1977, p. 5.
11. Jack P. Gibbs, “Conceptualization of Terrorism,” American Sociological Review, Vol. 54, No. 3, June 1989, p. 329.
12. Martha Crenshaw Hutchinson, “The Concept of Revolutionary Terrorism,” The Journal of Conflict Resolution, Vol.
13. 16, No. 3, September 1972, p. 384.
14. Gibbs, p. 330.
15. Quoted in Hutchinson, p. 383.
16. Harry R. Yarger, Strategic Theory for the 21st Century: The Little Book on Big Strategy, Carlisle, PA: Strategic Studies
17. Institute, U.S. Army War College, 2006, p. 1.
18. Ibid., pp. 6-7; Martha Crenshaw, “An Organizational Approach to the Analysis of Political Terrorism,” Orbis,
19. Fall 1985, p. 472.
20. Yarger, p. 7.
21. Ibid., pp. 7-8.
22. Hutchinson, p. 385.
23. Charles Tilly, “Terror, Terrorism, Terrorists,” Sociological Theory, Vol. 22, No. 1, March 2004, p. 9; H. Edward
24. Price, Jr., “The Strategy and Tactics of Revolutionary Terrorism,” Comparative Studies on Society and History, Vol. 19, No.
25. 1, January 1977, p. 52; and T. P. Thornton, “Terror as a Weapon of Political Agitation,” in H. Eckstein, ed. Internal War,
26. New York: Free Press, 1964, pp. 78-79.
27. Donald Black, “The Geometry of Terrorism,” Sociological Theory, Vol. 22, No. 1, March 2004, p. 18.
28. Arthur H. Garrison, “Defining Terrorism: Philosophy of the Bomb, Propaganda by Deed and Change Through
29. Fear and Violence, “Criminal Justice Studies, Vol. 17, No. 3, September 2004, p. 260.
30. Amy Zegart, “An Empirical Analysis of Failed Intelligence Reforms Before September 11,” Political Science
31. Quarterly, Vol. 121, No. 1, Spring 2006, pp. 35-36, 39.
32. Williamson Murray and Mark Grimsley, “Introduction: On Strategy,” The Making of Strategy, Rulers, States, and
33. War, Cambridge, U.K.: Cambridge University Press, 1994; 1997, p. 1.
34. 104
35. Yarger, pp. 13-14.
36. Ibid., p. 14.
37. Alison M. Jagger, “What Is Terrorism, Why Is It Wrong, and Could It Ever Be Morally Permissible?” Journal of
38. Social Philosophy, Vol. 26, No. 2, Summer 2005, p. 208.
39. Yarger, p. 14.
40. Ibid., pp. 15-16.
41. Crenshaw, pp. 472-482; Randy Borum, Psychology of Terrorism, Tampa, FL: University of South Florida, 2004, pp.
42. 24, 52-56.
43. Daniel S. Gressang IV, “Terrorism in the 21st Century: Reassessing the Emerging Threat,” in Deterrence in the
44. 21st Century, Max Manwaring, ed., Portland, OR: Frank Cass, 2001, p. 73.
45. Roberta Senechal de la Roche, “Collective Violence as Social Control,” Sociological Forum, Vol. 11, No. 1, March
46. 1996, pp. 97-98; Martha Crenshaw, “The Causes of Terrorism,” Comparative Politics, Vol. 13, No. 4, July 1981, pp. 381-
47. 384.
48. de la Roche, p. 103.
49. Quoted in Garrison, p. 268.
50. Crenshaw, “An Organizational Approach to the Analysis of Political Terrorism,” p. 466.
51. Thomas C. Schelling, Arms and Influence, New Haven, CT: Yale University Press, 1966, p. 3.
52. Carl von Clausewitz, On War, ed. and trans. by Michael Howard and Peter Paret, Princeton, NJ: Princeton
53. University Press, 1984, p. 77.
54. Schelling, pp. 3-4.
55. Hutchinson, pp. 387-389.
56. Philip G. Cerny, “Terrorism and the New Security Dilemma,” Naval War College Review, Vol. 58, No. 1, Winter
57. 2005, p. 16.
58. Andrew H. Kydd and Barbara F. Walter, “The Strategies of Terrorism,” International Security, Vol. 31, No. 1,
59. Summer 2006, pp. 58, 78.
60. Jeffrey C. Alexander, “From the Depths of Despair: Performance, Counterperformance, and ‘September 11,’”
61. Sociological Theory, Vol. 22, No. 1, March 2004, pp. 88, 90.

170
62. Anthony Oberschall, “Explaining Terrorism: The Contribution of Collective Action Theory,” Sociological Theory,
63. Vol. 22, No. 1, March 2004, p. 27.
64. H. Stuart Hughes, Consciousness and Society: The Reorientation of Social Thought, 1890-1930, New York: Vintage
65. Books, 1958, p. 165.
66. Alexander, p. 89.
67. Philip Windsor, “Terrorism and International Order,” in Studies in International Relations: Essays by Philip Windsor,
68. Mats Berdal, ed., Portland, OR: Sussex Academic Press, 2002, pp. x, 195.
69. 105
70. Ibid., p. 195.
71. Crenshaw, p. 466; Alexander, p. 89.
72. Crenshaw, p. 471.
73. Ibid., p. 481.
74. Alexander, p. 89.
75. Borum, p. 24.
76. Martha Crenshaw, “Theories of Terrorism: Instrumental and Organizational Approaches,” in Inside Terrorist
77. Organizations, ed. David C. Rapoport, Portland, OR: Frank Cass, 2001, p. 13.
78. Schelling, p. 4.
79. Windsor, p. 193.
80. Michel Wieviorka, The Making of Terrorism, David Gordon White, trans., Chicago: The University of Chicago
81. Press, 1993, p. 9.
82. Ibid., pp. 7-8.
83. Ibid., p. 8.
84. Hutchinson, p. 394.
85. Wieviorka, pp. 11-12.
86. Brodie’s exact words are: “strategy is nothing if not pragmatic. . . . Above, all, strategic theory is a theory for
87. action.” Quoted in Colin Gray, “What is War? A View from Strategic Studies,” in Strategy and History: Essays on Theory
88. and Practice, New York: Routledge, 2006, p. 185.
89. de la Roche, p. 102.
90. Crenshaw, The Causes of Terrorism, pp. 379-386.
91. Clausewitz, p. 75.
92. Quoted in Gray, p. 185.
93. Ibid., p. 185.
94. Ibid., p. 187.
95. Ibid., p. 186.
96. Gray, p. 187; and Colin S. Gray, Irregular Enemies and the Essence of Strategy: Can the American Way of War Adapt?
97. Carlisle, PA: Strategic Studies Institute, U.S. Army War College, 2006.
98. Antulio J. Echevarria II, “Clausewitz and the Nature of the War on Terror,” in Clausewitz in the Twenty-First
99. Cen tury, Hew Strachan and Andreas Herberg-Rothe, eds., Oxford, U.K.: Oxford University Press, 2007, pp. 196-230.
100. Borum, p. 54.
101. Gray, Modern Strategy, pp. 295-296.
102. 106
103. Gray, Irregular Enemies and the Essence of Strategy, pp. vi, 4-5.
104. See Mark Juergensmeyer, Terror in the Mind of God: The Global Rise of Religious Violence, Berkeley: University of
105. California Press, 2000; and David C. Rapoport, “The Four Waves of Modern Terrorism,” in Audrey Kurth Cronin and
106. James Ludes, eds., Attacking Terrorism: Elements of a Grand Strategy, Washington, DC: Georgetown University Press,
107. 2004, pp. 46-73.
108. Oberschall, “Explaining Terrorism,” p. 27.
109. Gray, Irregular Enemies and the Essence of Strategy, p. vi.
110. Bernard Crick, In Defence of Politics, 4th ed., Chicago: The University of Chicago Press, 1992, pp. 34-35; Gray,
111. Modern Strategy, p. 294.

171
Menaxhimi i rrezikut strategjik
James F. Holcomb

Ne nje situate te caktuar ju jeni ne gjendje te shikoni te pakten gjysmen e


problemit direkt me sy (pa mjet ndihmes-dylbi apo teleskop), kurse ne strategji
cdo gje duhet te hamendesohet dhe te merret si e vertete. 1
Carl von Clausewitz
Skema hierarkike e modelit te formulimit te strategjise ( Figure 1, Lidhja II )
paraqet ndermjet blloqeve te dhene edhe nje bllok qe renditet i fundit me
emertimin “Vleresimi i Rrezikut”. Nenkuptimi i skemes eshte qe vleresimi eshte
karakteristike(vecori) e zhvillimit te strategjise ushtarake. Ne te vertete, ai
shfaqet perhere ne procesin e formulimit te saj, por aspak ne menyre te vecante
apo unike. Politika dhe strategjia me te drejte mberrijne ne kerkesen (nevojen) e
vleresimit dhe rivleresimit te vazhdueshem e te hollesishem te rrezikut
anembane procesit ne teresi.
Strateget dhe teoricienet e nivelit strategjik gjate gjithe historise jane perballe
me konceptin e rrezikut si dhe me metodologjite per vleresimin e tij.
Motivimi(nxitja) per menjanimin e pasigurise ne procesin e zhvillimit te politikes
dhe strategjise, si dhe gjate veprimtarise per zbatimin e tyre eshte e natyrshme,
megjithese hera heres imagjinar(joreal). Ne kete proces do te kete gjithnje
pasiguri dhe shpeshhere do ajo te jete e pamatshme. Natyra e vertete e luftes
dhe konfliktit dhe mjedisit te sotem strategjik qe eshte gjithnje e me kompleks e
ben kete fakt edhe me te sigurte, nje realitet te pakundershtueshem. A eshte
vleresimi i rrezikut vetem “nje nivel i rehatshem qe perjetojne planizuesit e
nivelit te larte kur ata vleresojne variablet kryesore”? 2 Ajo eshte me teper se
kaq.
Percaktimi i rrezikut
Percaktimi i rrezikut eshte detyre relativisht e thjeshte. John Collins, ne
manualin e tij per strategjine e madhe (te nivelit me te larte), e redukton ate ne
elementet thelbesor te tij. “Mosperputhjet ndermjet qellimeve, te cilet ne i kemi
indentifikuar si interesa dhe objektiva dhe mjeteve, qe jane burimet e mjetet ne
dispozicion- krijojne ne vetvet rreziqe, te cilat rrallehere mund te shprehen ne
menyre numerike”. 3 Ne thelbin e tij, rreziku lind atehere kur qellimet dhe
mjetet nuk perputhen mes tyre. Kjo njihet si “bashkim(lidhje) i keq apo i
papershtatshem i qellimeve dhe mjeteve”. Me kete percaktim, Collins eshte ne
nje terren solid, trashegimia e te cilit buron nga Klauzevici dhe diskutimi i tij ne
lidhje me “qellimin politik te luftes dhe perpjekjen qe duhet bere”. 4 Ne kete

172
te vertete baze eshte fokusuar gjithashtu edhe Lidell Harti: “Per arritjen e
suksesit strategjia kushtezohet kryesisht dhe parasegjithash ne vleresimin dhe
koordinimin e sakte te qellimeve dhe mjeteve… Tepria (kalimi i mases se duhur)
mund te jete po aq e demshme sa dhe pamjaftueshmeria”. 5 Atehere, rreziku
strategjik eshte probabiliteti deshtimit te permbushjes se objektivit strategjik
me nje kosto te pranueshme. Koncepti eshte i thjeshte per t’u artikuluar dhe i
lehte per t’u kuptuar. Por, ashtu si ne lufte, edhe ne strategji, gjerat me te
thjeshta jane me te veshtirat.
Veshtiresia e pare eshte ne kuptimin e qarte te asaj cfare Klauzevici dhe te
tjeret nenkuptojne me “mjetet” ne ekuacionin qellime – mjete. Perdorimi
aktual i termit ne pergjithesi pranon se mjetet perbejne burimet, ku perfshihet
personeli, pasurite, pajisjet, vullneti politik, koha e keshtu me radhe. Klauzevici,
kishte gjithashtu nder mend nje kuptim me te gjere qe te mjetet, krahas
burimeve perfshinte edhe konceptet(menyrat) ose kurset e veprimit per
arritjen e objektivave te caktuar. Keto koncepte bashke me burimet perbejne
mjetet ose “perpjekjen qe duhet bere”. 6 Por, duhet te pranojme se tashme
eshte bere gjithnje e me e dobishme ndarja me vete e ketyre dy perberesve te
“mjeteve” te Klauzevicit, te cilet duhen patur ne vemendje ne procesin e
formulimit te strategjise pa ngaterruar qellimin (idene) fillestare te Kluzevicit.
Per rrjedhoje, rreziku mund te paraqitet nga bashkimi i keq i qellimeve dhe
menyrave(koncepteve) ose mjeteve.
Per kete metode, Art Lykke ben parashtrimin e tij, duke zhvilluar nje model
qe perfshin tre ndryshore: qellimet (objektivat), menyrat (konceptet,
alternativat apo kurset e veprimit per arritjen e tyre), dhe mjetet (burimet).
Duke perdor nje metafor te thjeshte te stolit te perbere prej tre – kembesh, ai
ve ne dukje se neqofterse qellimet, menyrat, dhe mjetet (trekembet e stolit)
nuk jane me gjatesi te njejte, atehere ne do te kemi nje stol (pra dhe nje
strategji) qe eshte jashte balances (baraspeshes). Ne vazhdim te analogjise, ai e
percakton rrezikun te njejte me kendin e zhbalancimit ose e thene me thjeshte
me kendin e pjerresise se stolit. Sa me e madhe te jete mosperputhja apo
mospershtatshmeria e bashkimit te qellimeve, menyrave, dhe mjeteve, aq me i
madh do te jete rreziku i permbushjes se objektivave. 7
Kjo, ne pamje te pare eshte nje shtese e vogel por ne te vertete ai eshte nje
shtese mjaft e rendesishme ne ekuacionin e thjeshte qellime – mjete. Mund te
arrish qe te percaktosh ne menyre korrekte dhe te perpikte nje objektiv qe ai te
mund te jete realizueshem dhe po keshtu mund te sigurosh edhe burimet e
mjaftueshme per plotesimin e tij. Megjithate kjo nuk mjafton, neqoftese
“menyra” e zgjedhur per arritjen e qellimit te caktuar nuk eshte ne baraspeshe
(balance) me qellimin dhe mjetet, atehere ekziston nje rrezik i brendshem per
deshtimin (mosarritjen) ne plotesimin e objektivit strategjik. Per shembull, gjate
Krizes se Raketave ne Kube, objektivi i administrates se Kenedit ishte teper i
qarte dhe i drejtperdrejte: Nxirrni raketat jashte nga Kuba. Mjetet ne
dispozicion ishin te mjaftueshme dhe mund te dergoheshin ne kohen dhe
vendin e duhur kurdo qe kjo te kerkohej.

173
Megjithate, per arritjen e objektivit (qellimit) kishte disa menyra te ndryshme.
Per kete, Graham Allison identifikon gjashte kategori kryesore te pergjigjeve te
mundshme per krizen e mesiperme: Mos veprimi (mos berja asgje); perdorimi i
presionit diplomatik; qasja e fshehte te Kastro; kryerja e pushtimit; realizimi i
goditjes ajrore, ose realizimi i bllokades. 8 Kjo gje mund te shihet edhe ne
vazhdimin e debatit ne lidhje me strategjine e zbatuar per Kosoven dhe sidomos
per perdorimin vetem te fuqise ajrore per arritjen e objektivave te vecante
politik. Ne modelin e stolit te Lykke-s, balanca peson ndryshime ne varesi se
cila alternative zgjidhet per arrtjen e qellimit te caktuar.
Shkalla e pjerresise ose zhbalancimi perakton rrezikun. Prandaj zgjedhja e
alternatives se drejte politike (ose menyres) per aritjen e objektivit strategjik
eshte nje gjykim dhe vendim shume i rendesishem, njelloj i rendesishem eshte
dhe percaktimi i objektivit (qellimit) te qarte dhe mjeteve(burimeve) te
nevojshme. Kjo do te thote qe nje “menyre” e cila megjithese mund te mbeshtet
me mjetet e duhura dhe te mjaftueshme por qe eshte e papershtatshme ne
lidhje me “qellimin” do te krijoje perseri rrezikun e deshtimit ne permbushjen e
objektivit strategjik.
Ne kete menyre, mund te pranojme se perkufizimi i rrezikut eshte shkalla ne
te cilen objektivat strategjik, konceptet dhe burimet jane ne balance ose jashte
balances. Meqenese strategjia eshte nje proces dinamik, duhet te kuptojme qe
te tre elementet jane ne vetvete ndryshore (variable) dhe objekt i ndryshimit ne
varesi te kohes. Formulimi i strategjise efektive per cdo perpjekje te caktuar
eshte nje kerkim i vazhdueshem per sigurimin e balances se duhur ndermjet
ndryshoreve te trajtuara me lart. Perkufizimi perdoret ne te gjitha aspektet e
zhvillimit te strategjise qofte kur merremi me strategjine e sigurimit kombetar,
me strategjine e mbrojtjes, strategjine ushtarake ose te teatrit, startegjite e
biznesit ose madje dhe strategjite personale.

Perse eshte i veshtire vleresimi i rrezikut strategjik?


Nentitulli eshte huazuar nga punimi i David Jablonskit, “Perse eshte e
veshtire strategjia”? 9 Natyra e vertete e luftes dhe konfliktit presupozon
marredhenie te caktuara ndermjet armiqeve te cilet gjykojne (mendojne) secili
ne menyren e vet. Nga nje ane, kjo siguron qe ne cdo strategji te zhvilluar
(formuluar) do te ekzistoje nje shkalle e caktuar paqartesie, pasigurie dhe
patjeter rreziku strategjik.
Vertet, Klauzevici i kushton subjektin kryesor ne vepren e tij Mbi Luften
pikerisht kushtit te pare(premise); eshte pikerisht kjo cfare e dallon vepren e tij
nga ato te paraardhesve te tij dhe siguron perkatesine e vijueshme deri ne ditet
e sotme. Klauzevici, nuk ishte i vetmi qe kuptoi natyren subjektive te luftes, por
ai ishte i pari qe e dalloi(tregoi) kete karakterestike si te spikatur, mbi te tjerat.
Anembane vepres se tij behet fjale per “shans”, “fat”, “hamendje”, “pasiguri”,
“probabilitetet” e keshtu me radhe. Kerkimi per te verteta te
pakundershtueshme eshte kerkim zhgenjyes.

174
Kjo ne vetvete perben nje mesim te vyer. Analogjite dhe metaforat qe jep
filozofi prusian per te ndihmuar ne kuptimin e natyres se luftes nuk bazohen ne
lojen e shahut, por pasqyrojne “dyluftim ne shkalle te gjere”, “nje cift
mundesish”, “ndeshje te forcave te gjalla” ose “nje loje shansi”. Formulimi i
strategjise presupozon “nje gje te gjalle qe reagon” dhe per me teper reagon ne
nje menyre te paparashikueshme. Kjo barazohet me perkufizimin e strategjise te
bere nga Andre Beufre si “arti i dialektikes se dy vullneteve kundershtare qe
perdorin forcen per zgjidhjen e mosmarreveshjes se tyre”. 10
Ashtu si nje aktor i caktuar identifikon objektivat, zhvillon konceptet dhe
cakton burimet, keshtu vepron nga ana tjeter dhe armiku (kundershtari)
potencial ose aktual. Variablet ne ekuacionin strategjik tani dublohen, kjo per
arsye te kunderveprimit edhe te armikut, duke e komplikuar me tej detyren. Per
me teper, paqartesia dhe pasiguria rriten kur ndonje nga aktoret ngjit lart
shkallet strategjike ku faktoret moral fitojne perparesi ndaj faktoreve material.
Problemi eshte qe keto faktore moral vetem mund te hamendesohen.
Klauzevici ne menyre te qarte shpjegon kete kalim nga siguria te pasiguria ne
analizen strategjike. Ne kete pike, thote ai aktiviteti intelektual e le(nuk ndjek
me) fushen e shkences ekzakte te logjikes dhe matematikes. Ne kuptimin e gjere
te fjales aktiviteti intelektual pastaj behet art – qe eshte aftesia e perdorimit te
gjykimit per te zbuluar elementet me te rendesishem e vendimtar ne vargun e
madh te fakteve dhe situatave. 12 Tani strategu perballet me nje pamje “qe
vete Njutoni do te ndjehej ligsht para problemeve algjebrike qe parashtron ajo”.
13
Vleresimi i rreziqeve eshte i veshtire sepse strategjia eshte e veshtire;
strategjia eshte e veshtire sepse lufta eshte me kompleksja nder ndermarrjet
njerezore dhe e mbushur me plot te panjohura. Lidell Harti ne lidhje me kete del
ne perfundimin se: “kjo e komplikon llogaritjen (vleresimin), pasi asnje njeri nuk
mund te llogarise me saktesi aftesine e gjenise dhe te budallallekut njerezor, as
paftesine e vullnetit”. 14 Eshte vete natyra e brendshme e luftes qe vendos
studiuesin ne meshire te fatit ne detin strategjik te pasigurise.
Gjeniu dhe pasiguria
Ne gjithe kete pasiguri, eshte njefare lehtesimi (ngushellimi) kur dihet se te
tjeret kane lundruar ne keto ujera me pare. Sfida eshte se duhet te strukturosh,
te shprehesh apo formulosh ne nje fare menyre problemin strategjik per te
minimizuar te panjohuren. Strategu i efektshem perpiqet qe “t’i afrohet sa me
shume te vertetes”, duke ditur qe njohja apo informimi i plote eshte nje
pamundesi. 15
Kluzevici identifikon dy cilesi te spikatura qe luajne rol te rendesishem per
nje strateg te sukseshem:
Neqoftese synimi eshte te dalesh shendosh e mire nga kjo lufte e ashper me te
paprituren (paparashkuaren), per kete jane te domosdoshme dy cilesi: e para,
inteligjence (intelekt) e tille qe edhe ne kohen me te erret, ruan nje vagellime,

175
pamje te zbehte nga drita e brendshme e cila shpie drejt se vertetes; e dyta,
kurajua per te ndjekur kete drite te dobet kudo qe ajo mund te coje. 16
Keto jane elementet qe percaktojne ate cfare Klauzevici e quan “gjeni”.
Megjithate, ai qe synon te behet strateteg nuk duhet te shkurajohet apo te
genjehet nga perdorimi i ketij termi. Klauzevici nuk i referohet rezultatit te
gjenetikes se mire, por zhvillimit te mendjes nepermjet studimit dhe pervojes. Ai
eshte i qarte ne kete ceshtje ndersa vazhdon me tej diskutimin e tij: “Eshte
rezultati mesatar qe tregon prezencen e gjeniut ushtarak”. 17 Me fjale te tjera,
“gjeniu” sic e pershkruan Klauzevici nuk eshte vetem dhurata unike e
Napolonit, Gustavit apo Hanibalit. Gjenia eshte nje aftesi qe arrihet (fitohet) dhe
“drita e brendshme” mund te mesohet, pra formohet nepermjet te nxenit dhe
experiences.
Von Moltke Plaku trajtoi te njejten teme disa breza me vone:
Ajo cfare eshte e domosdoshme eshte zbulimi (kuptimi) i gjendjes, ashtu sic
eshte, megjithe rrethimin e saj nga mjegulla e te panjohures; pastaj te vleresohet
ne menyre te logjikshme ajo cfare eshte pare, te hamendesohet ajo qe nuk eshte
pare, te merret vendimi shpejt, dhe se fundi te veprohet me energji, pa asnje
hezitim. 18
Mesazhi eshte qe edukimi (arsimimi) ne ceshtjet strategjike, pasuar nga
studimi i vazhdueshem i historise per ruajtjen e elasticitetit mendor ne
kombinim me pervojen reale, kontribuojne te gjitha ne fitimin e aftesive dhe
shprehive te domosdoshme per gjetjen e “perafrimit sa me prane te vertetes.
Aftesia strategjike rralle eshte e lindur, me shpesh ajo mesohet.
Pranimi i dyshimeve (paqartesive, pasigurive) teorike te natyrshme ne
zhvillimin e luftes, konfliktit, politikes dhe strategjise eshte nje hap i
rendesishem, nese jo i kenaqshem ne kuptimin dhe interpretimin e vleresimit
te rrezikut. Ai ben te mundur formulimin e problemit strategjik. Kjo eshte
thjesht ceshtje e njohjes (dallimit, kuptimit) cfare nuk eshte e njohur me qellim
qe te perdorim sa me mire ate cfare njohim sic sugjeron von Moltke, te
hamendesojme per ato qe nuk i kemi pare e kuptuar. Te hamendesosh mire, t’i
afrohesh sa me teper te vertetes eshte pjese e artit te Strategjise se Madhe.
Enigma e qellimeve, menyrave e mjeteve ne vleresimin e rrezikut.
Esenca e sfides (veshteresise) se strategjise ne pergjithesi dhe vleresimit te
rrezikut ne vecanti eshte problemi thelbesor i lidhjes(bashkimit) te qellimeve me
menyrat dhe mjetet. Ne zgjidhjen e kesaj enigme kryesore, pra ne ujdisjen e
kesaj lidhje duhet te kemi parasysh se shpeshhere qellimet do te jene abstrakte,
ndersa menyrat dhe mjetet do te jene relativisht te percaktuara me qarte. 19
Pervec kesaj, testi real i mjeshtrit te artit strategjik eshte te shnderroje
objektivat e gjere politik ne veprime te vecanta, te percaktuara sakte. Kjo ka
mundesi te behet me shume se nje sfide ndersa natyra, sfera dhe drejtimi i
kercenimeve potenciale shumefishohet.

176
Artikulimi i objektivit politik ne rastin e Luftes se nje Teatri Kryesor eshte
relativisht i lehte; megjithate sigurimi i nje qartesie kuptimplote te objektivave
politik ne krizat qe shtohen anembane botes, sidomos ku interesat jetike te
SHBA nuk vihen ne rrezik, do te behet gjithnje e me problematike. Nje analist,
ne kritiken e zhvillimit te politikes se jashtme te SHBA-se ve ne dukje:
Cdo paqartesi ne marredheniet mes qellimeve dhe mjeteve, cdo demtim i
thelbit te vlerave te politikes, apo cdo deshtim (mosarritje) per ruajtjen e nje
angazhimi te qendrueshem per permbushjen e qellimit kombetar s’mund te
ndihmojne, por pengojne politiken e jashtme nga efektshmeria dhe qellimi
thelbesor. 20
Kurthi tjeter potencial me te cilin ndeshet strategu i nivelit te larte eshte
fenomeni “bishti tund qenin”. Ne kushtet kur mungojne objektivat e qarte politik
ose udheheqja e qarte politike, ekziston vertete mundesia qe mjetet “te
shmangin drejtimin e qellimeve”. 21 Ajo cfare behet (realizohet) eshte ne te
vertete ajo cfare ka aftesi dikush te beje(realizoje). Menyrat dhe mjetet mund te
zhvillojne nje vrull te tyre dhe rezultati eshte nje strategji e manget(jo e
efektshme), qe ne pergjithesi rrezikon rezultatet (perfundimet) e deshiruara
politike. Plani i von Schlieffen dhe pervoja amerikane ne Vietnam jane dy
shembuj historik te mirefillte e te padiskutuar te ketij ndikimi.
Ky problem i atribuohet “triumfit te teknikes” ne politiken e jashtme
amerikane. Nje kritik ka si objekt te vecante te analizes se tij militarizimin e
politikes se jashtme gjate Luftes se Ftohte si dhe venien e theksit ne vleresimet
sasiore bazuar vetem ne aftesite. 22 Ne raste te tilla, “faktoret jeteshkurter
(kalimtar)” te Klauzevicit zhvleresohen(nuk u jepet rendesia e duhur) dhe “ka
tendence te lihet menjane e te shperfillet shqyrtimi i hollesive politike”. 23
Ferdinand Foch, ne shkrimet e vitit 1903, ankohej per te njejten dukuri duke
shkuar dhe me tej: “ndersa faktoret moral shkurajohen si nxitese(shkaktare te
luftes), ato gjithashtu ndrydhen si pasoja te saj”.
Rezultat i padeshiruar(i paparamenduar) eshte qe strategjia mund te behet
funksion(destinim) vetem i faktoreve material. 24 Ndryshimet dramatike te
dekades se fundit dhe rritja e kompleksiteteve dhe dimensioneve te problemeve
boterore aktuale dhe te ardhshme i bejne qasjet(metodat) simpliste me baze
aftesite ne rastin me te keq te rrezikshme ose ne rastin e tyre me te mire
potencialisht te paefektshme. Lidhja (bashkimi) i sakte i qellimeve, menyrave
dhe mjeteve ka qene gjithnje i veshtire, por tani po behet edhe me i veshtire.
Pecaktimi i rrezikut
Perkufizimi i thjeshte i rrezikut si nje zhbalancim i qellimeve, menyrave dhe
mjeteve eshte i drejtperdrejte por gjithashtu eshte e qarte qe ai nuk eshte i
plote. Si mund te matet shkalla e rrezikut ne cdo perpjekje strategjike te
vecante? Ky eshte thelbi i medyshjes.
Donald Neuchterlein dhe interesat kombetare

177
Vleresimi i rrezikut eshte i element i pandare ne gjithe procesin e formulimit
te strategjise. Donald Neuchterlein, ne diskutimin e tij per identifikimin e
interesave kombetare dhe te intensitetit te tyre, e trajton rrezikun, si nje
parakusht kryesor per zhvillimin e politikes dhe strategjise. Ai parashtron 16
kritere te nevojshme per vleresimin si interes jetik te nje ceshtje te vecante. 25
Keto kritere jane ndare ne faktore (elemente) te vlerave dhe kostove / rreziqeve.

Faktoret (elementet) e vlerave Faktoret (elementet) e kostos / rreziqeve

Afersia e rrezikut Kostua ekonomike e armiqesive


Natyra e kercenimit Humbjet e llogaritura
Rreziku ekonomik Rreziku i zgjatjes se konfliktit
Lidhje emocionale Rreziku i zgjerimit te konfliktit
Lloji i qeverisjes Kostoja e humbjes apo rruges pa krye
Ndikimi ne balancen e fuqise Kostoja e kundershtimit publik
Prestigji kombetar ne rrezik Rreziku i kundershtimit te OKB-se
Mbeshtitja e aleateve Rreziku i kundershtimit te Kuvendit
 Ne tabele nuk ka bashkelidhje direkte ndermjet faktoreve
(elementeve) te vlerave dhe faktoreve, ato jane listuar ne menyre te
rastesishme.
Figure1. Faktoret e vlerave dhe kostove / rreziqeve.
Neuchterlein sugjeron perdorimin e nje procesi te thjeshte vleresimi duke
klasifikuar cdo faktor i madh, mesatar ose i vogel, ose edhe duke vendosur
rezultate numerike per cdonjerin prej faktoreve. Gjithashtu, per nje ceshtje te
caktuar, disa faktore mund te jene me te rendesishem se te tjeret dhe mund te
vleresohen ne menyren e duhur. Pastaj rezultatet e faktoreve perkates
mblidhen. Neqoftese totalet e vleresimit te nje ceshtje te caktuar jane te larta
krahasur me vleresimin e kostos / rrezikut te ulet ose mesatar, atehere kjo
ceshtje ndofta perben nje interes jetik. Neuchterlein nuk pretendon per
ekzistencen e nje baze shkencore te metodologjise se tij, vetem se “ajo siguron
nje analize sistematike te ceshtjeve te vecanta te politikes se jashtme, si
rrjedhoje ajo duhet te coje ne vleresime me te mira ne lidhje me nivelet e
interesave te SHBA-se dhe te kundershtareve te tyre dhe keshtu mund te
shpresohet, per politika me te mencura se po te veprohej ndryshe”. 27 Ne
kete menyre kjo siguron nje mjet te thjeshte qe ndihmon ne dallimin e
interesave ne terma relative. Me percaktimin e “jetikes” strategu / politikberesi
eshte ne nje gjendje me te mire per te artikuluar nje grup te balancuar te
qellimeve, menyrave dhe mjeteve ne procesin e formulimit te strategjise duke
shpjeguar me pare shkallet e rrezikut.
Llogaritja e rrezikut
Teoricieni i shquar i forcave detare, Admiral J. C. Wylie, perdori nje metode
me rigoroze per trajtimin e problemit ne nje artikull te botuar ne vitin 1953 me
titull “Llogaritja e Rrezikut”. 28 Nxitja per kete artikull te shkurte lindi me sa

178
duket lindi nga seancen degjimore te buxhetit te vitit 1953 ne te cilint
perfaqesuesi i ushtrise u pergjigj pyetjeve te veshtira me repliken (kunder
pergjigjen) “Zoti kongresmen (deputet), ky eshte rreziku i llogaritur”. Natyrisht
asnje nuk e kishte te qarte se cfare ishte rreziku i llogaritur apo si mund te
llogaritej ky rrezik, keshtu qe Wylie vendosi te bente perpjekje per percaktimin e
tij. 29 Megjithese kemi te bejme me nje studim i shkurter, artikulli meriton me
te drejte te vleresohet. Duke perdorur nje seri variablesh e ekuacionesh, ai
pershkruan karakteristika te ndryshme strategjike. 30
P = Perfitimi neqoftese kemi sukses
Cn = Kostoja neqoftese nuk bejme perpjekje
Cf = Kostoja e perpjekjes qe deshton
Cs = Kostoja e perpjekjes qe del me sukses
S = Probabiliteti per arritjen e suksesit
Wylie e percakton rrezikun me raportin P/Cf, ose perfitimi i mundshem
pjestuar me koston e perpjekjes se deshtuar. Per aq kohe qe raporti eshte me i
madh se 1, nisma (ose strategjia) do te “inkurajohet”, ne te njejten menyre,
neqoftese raporti eshte pak se 1, atehere nisma (ose strategjia) do te
“shkurajohet”. Keto makinacione rezultojne ne ekuacione te percaktimit te
pergjithshem:
Neqoftese P x S < Cf (1 – S) atehere “mos hyr (mos vazhdo)”.
Neqoftese P x S > Cf (1 – S) atehere “hyr (mos vazhdo)”.
Keto ekuacione pershkruajne ate cfare pothuajse dihet ne menyre
instinktive: Neqoftese perfitimi i shumezuar me probabilitetin e suksesit eshte
me i madh se sa produkti i kostos se deshtimit shumezuar me probabilitetin e
deshtimit, rezultati eshte nje strategji fituese.
Me tej rreziku percaktohet sipas ekuacionit: Cf / Cs < S / (1 – S).
Pra, kostoja e perpjekjes se deshtuar pjestuar koston e perpjekjes se
suksesshme duhet te jete me e vogel se probabiliteti i suksesit pjestuar me
probabilitetin e deshtimit.
Pas kesaj zbavitje me lexuesin, Wylie me tej ve kusht qe “Per te siguruar
sukses ne perdorimin e tij, duhet plotesuar vetem nje kusht: faktoret e perfshire
nuk duhet asnjehere te shprehen ne madhesi arithmetike. Kjo do te trashte
tehun e mprehte te gjykimit dhe fshinte balancen e vertete te gjerave te
pakapshme (jo materiale). Wylie ne menyre te qarte pajtohet me nocionet e
Klauzevicit te pasigurise dhe paparashikueshmerise ne lufte, dhe e ben kete te
qarte ne librin e tij te shkurter dhe te rendesishem, Strategjia Ushtarake: Teoria
e Pergjithshme e Kontrollit te Fuqise. Ne kete liber ai paralajmeron lexuesin qe
te planizoje nje spekter te gjere strategjish me qellim qe te kete strategji
“rezerve” per ndryshime te pashmangshme qe mund te ndodhin ne vijim. Ai
gjithashtu paralajmeron se aktori qe planizon vetem nje strategji shkon drejt nje
rreziku te madh pasi armiku i tij shpejt do te zbuloje strategjine e vetme te tij

179
dhe do ti kundervihet asaj. Rezerva e strategjive te Wylies ne esence eshte nje
mbrojtje(sigurim) konceptual per pasigurine me riskun e tij te natyrshem.
Menaxhimi i rrezikut
Procesi i vleresimit te rrezikut eshte dinamik nga natyra ne perputhje me
kohen dhe rrethanat. Kjo do te thote qe variablet (ndryshoret) jane ne ndryshim
te vazhdueshem. Vleresimi i rrezikut thjesht eshte perpjekje e vazhdueshme per
identifikimin dhe korrigjimin e zhbalancave ndermjet variablave kryesore. Aftesi
e pare (kryesore) e strategut eshte qe te kuptoje momentin kur ndryshojne
variablet kryesore. Me pas vjen aftesia per te korrigjuar variablet e mbetur per
llogaritjen e rrezikut.
Kjo njihet si menaxhim i rrezikut. Ne kete proces, strategu ka disa
alterenativa te qarta: 35
Modifikimi i qellimeve. Kur cmimi per plotesimin e nje objektivi te caktuar
eshte shume i larte ose aftesia per demtimin e “qendres se gravitetit” te armikut
eshte e kufizuar, mund te behet i domosdoshem zvogelimi i objektivit ne
pergjithesi per t’ju pergjigjur sa me mire kushteve reale. Keshtu per shembull,
pas nderhyrjes se Kines ne Kore, kishim nje rishikim te objektivit duke pranuar
nje objektiv me te vogel se bashkimi i gadishullit korean.
Modifikimi i mjeteve. Rritja apo ripercaktimi rishtaz i burimeve mund te
ndikoje ne aftesine e pergjithshme per zbatimin e strategjise dhe permbushjen e
objektivit te caktuar. Megjithate, kjo nuk eshte thjesht nje zgjidhje sasiore.
Perkufizimi i burimeve perfshin gjithashtu elemente te parashikueshem dhe te
ndryshueshem. Per shembull, mbeshtetja publike e nje politike apo strategjie te
caktuar eshte nje element i rendesishem ne demokraci dhe duhet te kihet ne
konsiderate, edhe neqoftese eshte e veshtire qe te vleresohet apo
cmohet.Vietnami ishte nje shembull klasik i pershtatjes se pamjaftueshem te
mjeteve nepermjet mobilizimit te rezervisteve dhe krijimit te mbeshtetjes se
mjaftueshme te publikut per perpjekjen(strategjine).
Modifikimi i menyrave. Ne rast se pranojme qe objektive eshte i percaktuar
sakte dhe burimet jane te mjaftueshme, atehere ka mundesi te kete shume
menyra per arritjen e gjendjes perfundimtare te deshiruar. Perdorimi i
elementeve te ndryshem te fuqise (politike, ekonomike, ushtarake, te
informacionit) ne kombinime te ndryshme dhe me thekse te ndryshme mund te
rrise aftesine per arritjen e te te njejtit objektiv ne pergjithesi. Pervoja e koheve
te fundit ne Kosove sherben si nje shembull i mire i modifimit te menyrave.
Dislokimi i Task Forces “Skifteri” dhe shtimi i informacionit rreth planizimit per
alternativat e mundshme tokesore, bashkeshoqeruar me ritargetimin e
operacionit ajror mendohet te kene ndihmuar ne vendimin e Miloshevicit per
terheqjen e forcave.
Rivleresimi i rrezikut. Me kalimin e kohes, disa hamendesime te
parashikuara mund te provohet (deshmohet) qe jane pavlefshme. Nga ana tjeter
mund te sigurohet (grumbullohet) informacion tjeter i ri ose te plotesohen
boshlleqet ekzistuese ne te dhenat e informacionit. Strategu duhet te kuptoje

180
efektin potencial strategjik te informacionit me te madh apo me te vogel, duke e
ditur qe zgjidhja 100 perqint do te jete gjithnje evaziv per shkak te “faktoreve
kalimtar (jeteshkurter)”. Eshte e rendesishme te ritheksohet qe ky proces eshte
dinamik dhe “ne te njejten kohe abstrakt dhe racional, dhe duhet te jete ne
gjendje per sintetizimin e te dhenave psikologjike dhe materiale”. 36 Ne te
vertete, rreziku i nje njeriu eshte siguria e njeriut tjeter dhe si rrjedhoje drithi
per bluarjen ne menyre te vazhdueshme te mullirit strategjik.
Pese modelet e strategjise per vleresimin dhe menazhimin e rrezikut
Andre Beaufre, ne librin e tij klasik “Hyrje ne Strategji” trajton problemin e
veshtire “qellime – mjete”. Synimi i tij eshte te siguroje nje seri modelesh, te cilat
ai i quan modele (shembuj) te strategjise, per te ndihmuar ne procesin e
gjykimit strategjik. 37 Modelet kane si qellim te tregojne se si strategji te
ndryshme dhe esencialisht te dallueshme nga njera tjetra mund te lindin nga
marredheniet dinamike qe vendosen ndermjet qellimeve, menyrave dhe mjeteve.
Keto pese modele jane makro – pershkrues dhe mund te shihet qarte se jane te
mundshem variante te panumert strategjish.
1. Qellimet e arsyeshme, mjetet e shumta. Kjo pershkruhet si strategji e
“Kercenimit direkt”; si shembull i ketij modeli mund te merret frenimi
berthamor.
2. Qellimet e arsyeshme, mjetet e kufizuara. Ky model qe perbehet nga
modeli i “presionit indirekt” eshte i perdorshem kur liria e veprimit eshte e
kufizuar. Ky model e ve theksin ne elementet politik, diplomatik dhe
ekonomik te fuqise kombetare ne kurriz te veprimit direkt ushtarak. Ai
merr si model bazat e strategjise sovjetike, qe ishte, shmangie e
konfrontimit direkt ushtarak me Shtetet e Bashkuara.
3. Qellimet e rendesishme, menyrat e kufizuara (Liri veprimi e ulet). Mjetet te
kufizuara. Ky model perben nje kombinim te “kercenimit direkt” dhe
“presionit indirekt” qe perdoren ne veprime te njepasnjeshme dhe
pasqyron strategjine e qasjes indirekte ashtu sic pershkruhet nga Lidell –
Harti. Ai eshte me i pershtatshem per vendet qe jane te fuqishme ne
mbrojtje por qe kane burime te kufizuara.
4. Qellimet te rendesishme, menyrat te pakufizuara. (Liria e larte veprimi),
mjetet te pamjaftueshme. Ky model pasqyron nje strategji te luftes se gjate
por me nje nivel te ulet te intensitetit ushtarak. Kjo perbente bazen
teorike per teorine e Mao – Ce Dunit te luftes se gjate.
5. Qellimet e rendesishme, mjetet te pakufizuara. Ky model tradicional
karakterizohet nga “konflikti i dhunshem qe synon nje fitore ushtarake”.
Beufre e pershkruan kete si strategji klasike te eres se Napoleonit me
Klauzevicin si teoricienin e saj kryesor.
Me keto pese modele te strategjise te marra si baze, Collins trajton rrezikun
ne menyre specifike me shtate shembuj perkates si mund te balancosh
ekuacionin strategjik: 38

181
 Shmangie e humbjeve (pershtatja e menyrave dhe / ose mjeteve).
 Ngjeshje e objektivave (pershtatje e qellimeve).
 Rritje (shtimi) e aseteve (pershtatje e mjeteve).
 Zvogelimi i qellimeve dhe shtimi i mjeteve (pershtatje e qellimeve e
mjeteve).
 Mashtrimi (armiku keqinterpreton qellimet, menyrat dhe mjetet).
 Heq dorë nga objektivat (pershtatje perfundimtare e objektivave).
Per arritjen e balances strategjike, dhe per rrjedhoje te efektshmerise
strategjike, mund te kerkohet zbatimi i nje e me teper prej shembujve ose dhe
elementeve te tjere krijues qe sjellin ndryshime ne ekuacionin strategjik.
Gadishmeria dhe rreziku
Si rregull ne Forcat e Armatosura duhet te funksionoje sistemi i
gadishmerise se Shefit te Shtabit te Pergjithshem, qe nenkupton procesin ne
baze te te cilit Shefi i Shtabit vlereson gadishmerine e forcave te armatosura per
te permbushur kerkesat e Strategjise Ushtarake Kombetare. Si mjet per
vleresimin dhe raportimin e gadishmerise ne forcat e armatosura mund te
sherbeje rishikimi mujor i bashkuar i gadishmerise. Per vleresimin e
pergjithshem te gadishmerise Shefi i Shtabit te Pergjithshem mund te
mbeshtetet ne vleresimet e Komandave te forcave kryesore dhe atyre te
mbeshtetjes. Nje rishikim i plote i gadishmerise, bashke me vleresimin e aftesive
te forcave te armatosura dhe rreziqeve aktuale dhe te atyre per 12 muajt e
ardhshem, mund te behet cdo periudhe 4 mujore. Ky vleresim mund te behet
nepermjet stervitjeve te mbeshtetur ne skenare qe burojne nga Strategjia
Ushtarake. Gjate ketyre stervitjeve mund te identifikohen mangesite perkatese
per permbushjen e misionit te caktuar dhe te kategorizohen ato sipas
perkatesise. Ne vijim shikohet mundesia e zgjidhjes se mangesive dhe
problemeve te dala nga vete komandat e forcave kryesore dhe ato te
mbeshtetjes, ose dhe nga grupe pune te perbashketa. Mangesite e pazgjidhura
bashkohen dhe shqyrtohen bashkerisht. Keto mangesi emertohen si “elementet
kryesore te rrezikut”. Keto perbejne rreziqet potenciale per zbatimin e vete
Strategjise Ushtarake dhe paraqesin vleresimin e pergjithshem te rrezikut
strategjik.42
Ky sistem i vleresimit te gadishmerise bazohet se tepermi ne tregues
numerik, keshtu qe, te gjithe komandantet sipas niveleve ngarkohen me
vleresimin e gadishmerise se tyre dhe te vartesve te tyre dhe caktojne per kete
vleren perkatese. Rezultatet mblidhen e perpunohen dhe me pas percillen ne
instancat eperore. Ne pamje te pare procesi duket relativisht i bazuar pasi
mbeshtetet ne vleresime sasiore. Megjithate, vleresimet behen me pak te qarta
kur raportet mblidhen progresivisht dhe shkohet nga instancat e uleta ne ato te
larta. Ne te vertete, ekziston mundesia reale qe ne kete proces vleresimi
komandantet te fusin edhe vleresime subjektive. 43 Ketu ndodh pikerisht ajo qe

182
thote Klauzevici qe “veprimtaria intelektuale le fushen e shkencave ekzakte te
logjikes dhe matematikes. Pastaj, ajo behet art ne kuptimin e gjere te fjales”.44
Nga ana tjeter, ndryshimi i perceptimeve te gadishmerise shtyn(stimulon)
ndryshimin e perceptimeve te shkalles se rrezikut perfundimtar per forcat e
armatosura qe te zbatojne Strategjine Ushtarake dhe duke e shtrire kete edhe
me tej, edhe ne elementet e Sigurise Kombetare. Kjo perben bazen e debatit
ndermjet komandave te forcave kryesore dhe te mbeshtetjes, Shtabit te
Pergjithshem, Ministrise se Mbrojtjes dhe te Kuvendit ne ditet tona.
Perfundime
Vleresimi dhe menaxhimi i rrezikut strategjik eshte nje proces i pasakte nga
vete natyra e tij. Ai perfshin nje kombinim te dhenash materiale dhe morale, qe
sfidojne zgjidhjen emprike. Vleresimi i ketyre te dhenave, identifikimi i
perfundimeve te mundshme, dhe planizimi per pasigurine duhet te behet duke
kuptuar qarte faktin qe nje zgjidhje e plote eshte e pamundur te arrihet, por
gjithnje duhen bere perpjekje per arritjen e saj. Me zhvillimin e strategjise,
aftesia me e rendesishme strategjike dhe shenje e vertete e “gjeniut
strategjik”eshte llogaritja e ndryshimit te mundshem dhe kuptimi(dallimi) ne
kohen e duhur i ndryshimeve te mundshme per te korrigjuar variablet strategjik
dhe per rrjedhoje sigurimin e nje ekuacioni strategjik te orientuar ne menyre te
qendrueshme per permbushjen e objektivave te afert. Kjo eshte gjithnje e me e
veshtire te behet ne nje mjedis strategjik qe ndryshon ne menyre dramatike dhe
perfshin nje numer te madh kercenimesh, sfidash, aktoresh dhe ndikimesh te
mundshme te paqarta. Kjo eshte dhe arsyeja perse zhvillimi dhe zbatimi i
strategjise eshte kryesisht art dhe perse kerkesa per zhvillimin e mjeshtrave te
artit eshte kaq e domosdoshme dhe e rendesishme. Ne fund, megjithate,
elementet kryesore te rrezikut strategjik jane te pandryshueshmem pergjate
viteve, dhe qendrojne ne balancimin e duhur te qellimeve, menyrave dhe
mjeteve per arritjen e perfundimit te deshiruar strategjik. 45

Bibliografia
1. Carl von Clausewitz, On War, Michael Howard and Peter Paret eds., Princeton, NJ: Princeton University Press,
1976, pp. 178-179.
2. Henry C. Bartlett, G. Paul Holman, Jr., and Timothy E. Somes, “The Art of Strategy and Force Planning,” Strategy
and Force Planning, The Strategy and Force Planning Faculty, eds., U.S. Naval War College, Newport, RI: Naval
War College Press, 1995, p. 20. 152
3. John M. Collins, Grand Strategy: Principles and Practices, Annapolis MD: Naval Institute Press, 1973, p. 5.
4. Clausewitz, On War, pp. 81, 92, 585.
5. B. H. Liddell Hart, Strategy, 2nd ed., New York: Meridian, 1991, pp. 322-323. Liddell Hart sounds here very much
like Clausewitz. See Clausewitz, On War, p. 177: “A prince or general can best demonstrate his genius by managing a
campaign exactly to suit his objectives and resources, doing neither too much nor too little.”
6. See Clausewitz, On War, pp. 92-95, for a discussion of “ways.”
7. Arthur F. Lykke, “Defining Military Strategy,” Military Review, Vol. 69, No. 5, May 1989, pp. 2-8.
8. Graham Allison and Philip Zelikow, Essence of Decision: Explaining the Cuban Missile Crisis, 2nd ed., New
York:
Longman, 1999, pp. 111-120.
9. David Jablonsky, Why is Strategy Difficult?, Carlisle Barracks: U.S. Army War College, Strategic Studies
Institute, June

183
1992.
10. Andre Beufre, An Introduction to Strategy, New York: Praeger, 1965, p. 20.
11. Clausewitz, On War, pp. 178, 586.
12. Ibid., p. 585.
13. Ibid., p. 112, 586. Attributed to Napoleon, it is interesting that Clausewitz uses it in support of two different
discussions; one on Military Genius and the other on the Scale of the Objective and the Effort To Be Made.
14. Liddell Hart, Strategy, p. 323.
15. Ibid.
16. Clausewitz, On War, p. 102.
17. Ibid., p. 103.
18. Von Moltke is quoted here in Ferdinand Foch, The Principles of War, New York: Holt, 1920, p. 17.
19. Roger S. Whitcomb, The American Approach to Foreign Affairs: An Uncertain Tradition, Westport, CT: Praeger,
1998, p. 71.
20. Ibid.
21. Ibid.
22. Ibid., p. 72.
23. Ibid. See also M. Thomas Davis, “Size Military to Strategy, Not Vice Versa,” Government Executive, Vol. 31,
No. 12,
December 1999, pp. 81-82.
24. Foch, The Principles of War, p. 3.
25. Donald E. Neuchterlein, America Overcommitted: United States National Interests in the 1980s, Lexington:
University
Press of Kentucky, 1985, pp. 18-28. Note that there is no direct correlation between value and cost/risk factors; they
are randomly listed.
27. Ibid., p. 28.
28. J. C. Wylie, “The Calculation of Risk,” United States Naval Institute Proceedings, July 1953, p. 725.
29. See introduction by John B. Hattendorf in J. C. Wylie, Military Strategy: A General Theory of Power Control,
Annapolis,
MD: Naval Institute Press, 1989, p. xxvii.
30. I have modified the variables for greater ease of understanding.
31. Wylie, Military Strategy, pp. 71-72.
32. Center for CIA Security, Analytical Risk Management, December 1998.
33. Ibid., p. 29.
34. A reference to Chapter 13, “Strategy Eternal,” in Colin S. Gray, Modern Strategy, Oxford: Oxford University
Press, 1999.
35. Bartlett, Holman, and Somes, “The Art of Strategy and Force Planning,” Strategy and Force Planning, p. 19.
36. Beufre, Introduction to Strategy, p. 29. 153
37. Ibid., pp. 26-29.
38. Collins, Grand Strategy, pp. 6-7.
39. CJSCI 3100.01A, Joint Strategic Planning System, September 1, 1999, p. E-5.
40. CJCSI 3401.01B, July 1, 1999, Chairman’s Readiness System.
41. William J. Clinton, A National Security Strategy for a New Century, Washington, DC: The White House,
December 1999, p. 19.
42. The Chairman’s Readiness System, Enclosure E; see also Michael A. Pearson, ed., How the Army Runs, Carlisle,
PA: U.S. Army War College, April 1, 1999, pp. 8-6 – 8-10.
43. Admiral Joseph W. Prueher, “Measuring Readiness,” Armed Forces Journal International, January 1999, p. 16.
44. Clausewitz, On War, p. 585.
45. David Abel, “Two War Strategy is ‘Unrealistic,’ Senator Says,” Defense Week, December 6, 1999, p. 1.
46. Congress, Senate, Armed Services Committee, “Joint Statement of William S. Cohen and General Henry H.
Shelton,” Hearing on Kosovo After-Action Review, October 14, 1999.
47. Henry H. Shelton, Chairman of the Joint Chiefs of Staff, Posture Statement before the 106th Congress Committee
on Armed Services, United States Senate, February 8, 2000, p. 5.
48. JMRR information from Elaine M. Grossman, “U.S. Forces May Have Faced High Risk If Major War Erupted
Last Spring,” Inside the Pentagon, October 21, 1999, p. 1; and Elaine M. Grossman, “U.S. Forces Still Faced High
Readiness Risk After Kosovo Air War,” Inside the Pentagon, January 6, 2000, p. 1. See also Elaine M. Grossman,
“DOD Finds Readiness Risks in ‘One-And-A-Half’ Overlapping Wars,” Inside the Pentagon, May 25, 2000, p. 2.

184
49. William S. Cohen and Henry H. Shelton, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Force After-Action
Report, January 31, 2000, p. 121.
50. The subsequent JMRR (July-September 1999) had an even more dire assessment. The scenario assumed all real-
world ongoing commitments with an outbreak of war in Southwest Asia. The JMRR assessed “moderate to high risk
factors for conducting this scenario.” See Grossman, “US Forces Still Faced High Risk After Kosovo Air War.”
51. Cohen and Shelton, Report to Congress, p. 12.
52. “Joint Statement . . .,” Hearing on Kosovo After-Action Review, p. 7.
53. Cohen and Shelton, Report to Congress, p. 121.
54. “Joint Statement . . . ,” Hearing on Kosovo After-Action Review, p. 8.

185
Kuptimi dhe permbajtja e Strategjise Ushtarake
Arthur F. Lykke, Jr

Cfare eshte strategjia ushtarake? Ne Greqine e lashte me strategji ushtarake


nenkuptohej “arti i gjeneralit”. Ndersa ne ditet tona, ne lidhje me percaktimin e
strategjise ushtarake ekzistojne shume perkufizime te ndryshme. Kjo hedh drite
vetem mbi problemin e pare nga shume probleme qe ndeshen ne procesin e
studimit te kesaj fushe shume te rendesishme, por njekohesisht dhe shume
komplekse. Per strategjine ushtarake nuk ekziston nje perkufizim universal,
madje as edhe nje gjykim apo percaktim sipas nje opinioni apo marreveshje te
shumices. Ne ditet e sotme termi strategji perdoret ne menyre krejtesisht te
gjere, pra ne nje kuptim te lire e te pakufizuar.
Disa quajne strategji nje vije te hequr ne harte, te tjere besojne se nje liste e
paster objektivash kombetar paraqet nje strategji etj. Problemi nuk eshte vetem
semantic, pra qe ka te beje me zhvillimin dhe ndryshimin e kuptimit te fjaleve,
por ai ka te beje me perdorimin ne menyre kompetente te njerit nga mjetet me
te rendesishem te profesionit ushtarak. Ne perpjekjet per te vendosur ndermjet
strategjive alternative shpesh perballemi me krahasimin e gjerave krejt te
ndryshme per aresye se zgjidhjet nuk ju drejtohen apo referohen kushteve te
njejta.
Vetem duke patur nje kuptim te perbashket per ate se cfare perfshin
strategjia ushtarake, ne mund te shpresojme qe te permiresojme shkembimin e
mendimeve apo ideve ne nivel strategjik. Kjo kerkon qe te kete nje marreveshje
te pergjithshme ne menyren e formulimit konceptual te strategjise ushtarake:
nje perkufizim; nje pershkrim te elementeve baze qe perbejne strategjine
ushtarake; dhe nje analize se si ato jane te nderlidhura ndermjet tyre.Ne lidhje
me qellimin e ketij studimi ne do te perdorim percaktimin qe po ndeshet gjithnje
e me teper:
STRATEGJIA USHTARAKE eshte arti dhe shkenca e perdorimit te forcave te
armatosura te nje vendi per sigurimin e objektivave te politikes kombetare me
ane te perdorimit te forces, ose kercenimit te perdorimit te forces. 1)
Strategjia eshte karakterizuar si nje teresi e perbere nga objektivat, menyrat
dhe mjetet. Kete koncept ne mund ta shprehim si nje ekuacion ku: Strategjia
eshte baras me Qellimet (objektivat qe perpiqemi te arrijme) plus Menyrat
(kurset e veprimit per arritjen e objektivave ) plus Mjetet (instrumentat me ane
te cilave mund te arrihen objektivat ). Ky koncept i pergjithshem mund te
perdoret si nje baze per formulimin e cdo lloj strategjie, qofte ajo ushtarake,
politike, ekonomike, etj., ne varesi se cili element i fuqise kombetare perdoret ne

186
rastin konkret. Duhet bere kujdes qe te mos ngaterrojme strategjine ushtarake
me strategjine kombetare( e madhe ), e cila mund te perkufizohet si :
Arti dhe shkenca e zhvillimit dhe e perdorimit te fuqise politike, ekonomike
dhe psikologjike te nje vendi, se bashku me forcat e saj te armatosura, ne kohe
paqe dhe lufte, per garantimin e objektivave kombetare . 2)
Strategjia ushtarake eshte nje pjese e kesaj strategjie kombetare
gjitheperfshirese. Komponenti ushtarak i strategjise sone kombetare here-here
permendet si strategjia ushtarake kombetare–pra eshte strategjia ushtarake ne
nivelin me te larte te saj, dhe qe ndryshon nga strategjite operacionale qe
perdoren si baze per planizimin dhe per operacionet ushtarake. Strategjia
ushtarake duhet te mbeshtese strategjine kombetare dhe te veproje ne
perputhje me politiken kombetare, e cila perkufizohet si nje kurs apo menyre e
gjere veprimi ose direktivash te perpunuara nga qeveria ne nivel kombetar per
permbushjen e objektivave kombetare. 3) Nga ana tjeter duhet patur parasysh
se politika kombetare ndikohet si nga mundesite ashtu dhe nga kufizimet e
strategjise ushtarake.
Duke patur si udherrefyes konceptin e pergjithshem te strategjise –
Strategjia eshte baraz me Qellimet plus Menyrat plus Mjetet – ne mund te
zhvillojme menyren e duhur per te arritur ne formulimin e strategjise
ushtarake.
“Qellimet” mund te shprehen si objektiva ushtarake. “Menyrat” kane te
bejne me metodat e ndryshme te perdorimit te forces ushtarake. Ne esence kjo
ka te beje me shqyrtimin e kurseve apo menyrave te veprimit te planizuara per
arritjen e objektivave ushtarake. Keto kurse veprimi quhen koncepte
strategjike ushtarake.
“Mjetet” i referohen mjeteve(burimeve) ushtarake (forca njerezore,
materiale, para, forca ushtarake, logjistike, etj.) qe kerkohen per plotesimin e
misionit te ngarkuar. Kjo menyre trajtimi na con ne perfundimin se Strategjia
Ushtarake eshte baras me Objektivat Ushtarake plus Konceptet Ushtarake
plus Mjetet Ushtarake.
Kjo menyre konceptuale e percaktimit te strategjise ushtarake eshte e
zbatueshme ne te tre nivelet e luftes: Strategjik(kur behet fjale per strategjine
ushtarake kombetare apo te madhe),Operativ, dhe Taktik. Ajo gjithashtu zbulon
ngjashmerite themelore ndermjet strategjise ushtarake kombetare, artit
operacional, dhe taktikes. Strateget, planezuesit e cdo niveli, komandantet e
forcave, komandantet e njesive apo reparteve deri tek drejtuesi i skuadres jane
te gjithe njesoj te interesuar per menyrat per perdorimin e mjeteve per te
arritur objektivat e caktuar.
Disa lexues mund te vene ne diskutim kete ide, duke menduar se megjithese
mjetet ushtarake jane te domosdoshme per mbeshtetjen e nje strategjie, ato
nuk mund te jene si pjese perberese e kesaj strategjie . Ata mund ta kufizojne
permbajtjen e strategjise ushtarake duke shqyrtuar apo marre ne konsiderate
vetem objektivat ushtarake dhe konceptet strategjike ushtarake. Megjithate,

187
gjate diskutimit te superioritetit numerik, Klauzevici thekson se vendimi ne
lidhje me madhesine e forces ushtarake “eshte vertet nje pjese shume e
rendesishme e strategjise”. 4)
Ndersa Bernard Brodie ve ne dukje se “Strategjia ne kohe paqe, shprehet ne
menyre te konsiderueshme ne zgjedhjet e bera ndermjet sistemit te armeve”. 5)
Duke i konsideruar mjetet ushtarake si nje element baze i strategjise ushtarake,
ne gjithashtu mund te zbusim problemin qe lidhet me vemendjen e paket qe
tregohet ndaj rendesise se objektivave ushtarake dhe koncepteve strategjike
gjate kohes qe perqendrohemi ne ceshtjet e ndertimit te forces.
Ekzistojne dy nivele te strategjise ushtarake-strategjia operacionale dhe
strategjia e krijimit te forces. Strategji operacionale jane ato strategji qe
bazohen ne aftesite dhe kapacitetet ekzistuese ushtarake-pra ato strategji qe
perdoren si baze per formulimin e planeve te vecante te veprimeve ne nje
periudhe te shkurte kohore. Ky nivel i strategjise gjithashtu eshte paraqitur
edhe si taktike e madhe dhe art operativ. Strategjite afatgjate mund te bazohen
ne vleresimin e kercenimeve, objektivave, dhe kerkesave te se ardhmes dhe
prandaj ato nuk kufizohen nga gjendja e tanishme e forcave.
Strategjite afatgjata me se shpeshti jane globale nga natyra, dhe mund te
kerkojne permiresime per sa u takon aftesive ushtarake. Strategjite ushtarake
mund te jene strategji rajonale si dhe globale te lidhura me skenare te posacem
kercenimi. Objektivat ushtarake dhe konceptet ushtarake te nje strategjie te
caktuar ushtarake shtrojne kerkesa per mjete, por nga ana tjeter ato vete
ndikohen nga mjetet qe jane ne dispozicion apo qe mund te perdoren.
Ne qofte se mjetet ushtarake nuk do te trajtohen si element perberes i
strategjise ushtarake, atehere ne mund te ballemi me ate qe mund te quhet
harmonizim jo i drejte i strategjise ushtarake dhe aftesive. Me fjale te tjera, kjo
do te thote te kesh aftesi te pamjaftueshme per te plotesuar me sukses
konceptet strategjike dhe permbushur objektivat e nje stategjie ushtarake. Ky
eshte nje rast i zakonshem ne se ne jemi duke zhvilluar nje strategji afatgjate e
cila kerkon permiresimin e aftesive te struktures se forcave ushtarake. Por
kjo(aftesite e pamjaftueshme ushtarake) mund te jete me pasoja shkaterruese
ne rastin kur ne jemi te angazhuar ne nje strategji operacionale, pasi ne ato
aftesi do te bazohen planet e mundshme dhe veprimet ushtarake. Kjo eshte
arsyeja perse strategjite operacionale duhet te bazohen gjithnje ne aftesite
ekzistuese ushtarake.
Le te perqendrojme vemendjen ne elementin e pare baze te cdo strategjie –ne
objektivin ushtarak. Ai mund te percaktohet si nje mision apo detyre e
vecante per permbushjen e te cilit do te perdoren perpjekjet dhe mjetet
ushtarake. Ketu mund te perdorim disa shembuj si: frenimi(shkurajimi) i
agresionit, mbrojtja e atdheut, rimarrja e territoreve te humbura, mundja e
kundershtarit, mbrojtja e vijave te komunikacionit, etj. Objektivat nga natyra e
tyre duhet te jene te karakterit ushtarak. Megjithe lidhjen e pandashme qe

188
ekziston ndermjet luftes dhe politikes, forcave ushtarake duhet tu jepen gjithnje
misione te pershtatshme dhe brenda aftesive te tyre.
Gjate diskutimit te ceshtjes se”objektivit” ne lufte,eshte e rendesishme qe te
kuptojme mire dhe te kemi te qarte dallimin ndermjet objektivit politik dhe
objektivit ushtarak.Te dy keto objektiva jane te ndryshem, por nga ana tjeter ato
jane edhe te pandare. Kombet apo vendet e ndryshem nuk zhvillojne lufte per
hir te luftes, por ne zbatim te politikes qe ato ndjekin. Objektivi ushtarak eshte
vetem mjet per realizimin e nje qellimi politik.
Keshtu qe objektivi ushtarak duhet te percaktohet e te udhehiqet nga
objektivi politik, ne varesi te kushtit themelor qe politika nuk kerkon ate cfare
ushtarakisht –eshte praktikisht e pamundur. 6) Ne perkufizimin tone te
strategjise ushtarake, objektiva kryesore dhe te fundit jane ato te politikes
kombetare. Ngandonjehere direktiva politike eshte veshtire te kuptohet, eshte e
paqarte ose me dy apo me shume kuptime.
Politika kombetare eshte gjithashtu e lidhur me elementet kryesore te fuqise
kombetare si:politike,ekonomike, socio-psikologjike,dhe ushtarake.Madje
nganjehere per ti bere gjerat me interesante, politikat kombetare ne keto fusha
te ndryshme shpeshhere mbipalosen, madje mundet edhe ne nje menyre
kontradiktore. Rrallë kemi objektiva “te paster ushtarakisht”ose “te paster
politikisht”.
Mundet qe ne ndonje rast drejtuesit e shtetit te zgjedhin elementin ushtarak
te forces per ta perdorur ne zbatim te objektivave kombetare te cilet nga natyra
e tyre jane kryesisht objektiva te karakterit politik ose ekonomik. Kjo mund te
shkaktoje mjaft probleme. Ne ndonje rast forcat ushtarake mund te mos jene
mjeti i pershtatshem per tu perdorur. Ne keto raste komandantet ushtarak
mund te kene veshtiresi te percaktojne objektivat e mundshme ushtarake qe
rrjedhin nga objektivat e politikes kombetare.
Tani le te shqyrtojme konceptin strategjik ushtarak. Ai mund te
perkufizohet si nje kurs veprimi i pranuar si rezultat i vleresimit te situates
strategjike. 7) Konceptet strategjike ushtarake mund te perfshijne nje kufi te
gjere opsionesh si vendosja e perparuar e forcave per te realizuar mbrojtjen sa
me afer kufirit shteteror, tregimi i forces, rezervat strategjike, mbrojtja kolektive
etj.
Keto jane vetem disa nga menyrat qe mund te perdoren forcat
ushtarake ,ose me vete apo ne bashkepunim me aleatet. Percaktimi i
koncepteve strategjike eshte nje ceshtje e nje rendesie te vecante. Megjithate
nuk duhet te gabojme ne asnje rast qe nje koncept strategjik ta quajme si
strategji. Konceptet strategjike duhet gjithnje te shqyrtohen ne lidhje me
objektivat dhe mjetet ushtarake.
Se fundi do te shqyrtojme “Mjetet”,qe eshte elementi i trete i ekuacionit tone
te strategjise ushtarake-pra mjetet(burimet)ushtarake te cilat percaktojne dhe
aftesite. Ketu mund te perfshijme forcat aktive dhe rezerviste; tekniken,
armatimin, dhe materialet luftarake; forcat njerezore etj. Ne duhet gjithashtu te

189
marrim parasysh edhe rolin qe do te luajne dhe kontributin qe do te japin
aleatet dhe miqte tane.
Grupimi i pergjithshem i forcave duhet te ndertohet dhe te planezohet mire
dhe te kete nje balance te drejte te elementeve luftarake, te mbeshtetjes se
luftimit dhe atyre te mbeshtetjes me sherbime te luftimit, te gjitha te paisura
dhe te mbeshtetura ne perputhje me kerkesat.
Ne varesi nga lloji i strategjise qe perpunojme, forcat qe merren ne
konsiderate per tu perdorur, mund te jene ose jo ne dispozicion ne ate moment.
Ne strategjite operacionale te shtrira ne nje periudhe te shkurter kohore, forcat
ushtarake duhet te ekzistojne aktualisht. Ne strategjite afatgjate te zhvillimit te
forces, konceptet strategjike percaktojne llojin e forcave qe do te ekzistojne (pra
ne te ardhmen -ne afatin e parashikuar) dhe menyren e perdorimit te tyre.
Tani qe ne i kemi shqyrtuar te gjithe elementet baze te strategjise ushtarake,
le te perpiqemi te bejme nje kompozim te perbashket dhe me kuptimplote te
tyre. Ne figuren 1 tregohet vetem nje nga modelet e mundshme te ketij
kompozimi.

Figura 1: Modeli i Strategjise Ushtarake.


Figura 2: Mungesa e balances se objektivave, koncepteve dhe burimeve
mund te rrezikoje sigurine kombetare.
Ne kete model, Sigurimi Kombetar, qe eshte interesi yne me jetik, mbeshtetet
ne nje stol –trekembesh te quajtur Strategjia Ushtarake. Te tre kembet e ketij
stoli jane emertuar perkatesisht Objektivat, Konceptet, dhe Burimet(Mjetet). Nga
kjo analogji e thjeshte mund te verehet se per te patur stolin (Sigurimin

190
Kombetar) te garantuar, kembet e stolit duhet te jene te balancuara, pasi ne te
kundert sigurimi kombetar mund te jete ne rrezik (Figure 2).
Neqoftese burimet(mjetet) ushtarake nuk jane ne pajtim me konceptet
strategjike apo angazhimet e ndermarra nuk jane ne harmoni me mundesite
ushtarake, atehere ne mund te ndodhemi ne nje situate te veshtire. Ne figuren
2, kendi i pjerresise se stolit perfaqeson vete rrezikun, dhe vec kesaj ky kend
percakton mundesine e humbjes ose demtimit, apo te mos arritjes se objektivit
te percaktuar. Natyrisht eshte detyre e ushtarakeve qe te percaktojne ne se
ekziston ndonje rrezik qe shoqeron strategjine e dhene; te vleresojne shkallen e
ketij rreziku, si dhe ta sqarojne ate me force para udheheqesve civile.
Le te provojme modelin e dhene me nje shembull qe te shohim ne se ai eshte
i dobishem per te shpjeguar strategjine ushtarake. Tashme dihet qe Doktrina e
Presidentit Amerikan Karter ishte nje deklarim i politikes kombetare:
Qendrimi yne eshte absolutisht i qarte. Cdo perpjekje nga cilado force e
jashtme per te pasur kontroll mbi Rajonin e Gjirit Persik do te shihet si nje sulm
ndaj interesave jetike te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Nje sulm i tille do
te sprapset me cdo mjet te nevojshem, perfshire dhe forcat ushtarake.
Le te krijojme tani nje strategji ushtarake per te vene ne jete kete politike. Ne
kete rast nje objektiv i nenkuptuar eshte sigurimi i aksesit ne paisjet dhe
rezervat e naftes se Gjirit Persik. Ky objektiv ekonomik dhe politik se pari duhet
te shnderrohet ne objektiva ushtarake, sic mund te jene: Ruajtja e lirise se
kalimit nepermjet ngushtices se Hormuzit; dhe mbrojtja e fushave te
rendesishme naftembajtese, rafinerive dhe porteve.
Atehere Koncepti Strategjik per te realizuar objektivat e mesiperme
ushtarake mund te ishte me ane te perhapjes se shpejte te forcave nga rezervat
strategjike amerikane ne rajonin e Gjirit Persik. Por natyrshem lind pyetja-A
disponohen kapacitete te transportimit te forcave dhe levizshmeri strategjike e
mjaftueshme me qellim qe te sigurohet mbajtja e stolit ne nivelin e kerkuar?
Dihet se programimi dhe prodhimi i forcave te nevojshme te transportit
ajror dhe detar kerkon vite. Me qellim qe te sigurojme nje strategji operacionale
afatshkurter te mundshme, mund te ishte i arsyeshem ndryshimi i konceptit
strategjik nga ai i perhapjes se shpejte te forcave ne ate te mbrojtjes se
perparuar dhe perhapjes dhe vendosjes me kohe te nje sasie me te madhe te
forcave ushtarake amerikane ne kete rajon.
Ne kushtet e vendit tone, forca ekzistuese, por dhe ajo e ardhshme 2020
eshte ndertuar duke u mbeshtetur ne nje berthame njesish aktive me shkalle te
larte profesionalizmi, me levizshmeri te larte dhe kapacitete operacionale, qe
sigurojne perfshirje te shpejte ne zhvillimin e operacioneve mbrojtese. Nga ana
tjeter, per te lehtesuar reagimin e shpejte te tyre, ne rast kercenimi te territorit
te vendit, ne planin e vendosjes dhe perhapjes se forcave te armatosura ne
kohe paqe eshte parashikuar perqendrimi i ketyre njesive aktive ne rajone e
drejtime te pershtatshme, perreth qendres se territorit te vendit, ne afersi te
rrugeve te komunikacionit per te siguruar reagimin e tyre ne kohe.

191
Ndoshta tashme mund te themi se temen e strategjise ushtarake e kemi
shqyrtuar ne thellesine e duhur dhe jemi ne gjendje te arrijme ne disa
perfundime fillestare per natyren e saj. Se pari, nuk eshte titulli i strategjise,
por permbajtja e saj ajo qe rendesi. Emertimet e strategjive shpesh jane
ndryshuar per aresye kozmetike duke pasqyruar pak ndryshime esenciale ne
kete rast. Nje studim i historise tregon qe identifikimi i strategjive ushtarake
eshte bere nepermjet nje shumellojshmerie te madhe emertimesh. Keshtu
emertimi ”Shpagim Masiv” i Administrates se Ajzenhauerit, “Pergjigje Elastike” i
Administrates se Kenedit, dhe ai i koheve te fundit “Shkurajim Real”, te gjitha
jane paraqitur si strategji. Gjate viteve emertime te tjera jane perdorur per
“Strategjite”, si raskapitje, asgjesim, frenim, shkaterrim i sigurte, detyrim,
kunder forces, kunder vleres, kunderbalance, etj. Duhet patur parasysh se, ne
kushte ideale, jane objektivat ushtarake dhe konceptet stratagjike ato qe
percaktojne strukturen e forcave ushtarake si dhe perhapjen e ketyre forcave
brenda territorit te vendit. Por, nga ana tjeter duhet patur parasysh se edhe vete
objektivat ushtarake dhe konceptet strategjike ndikohen ne menyre te
pashmangeshme prej aftesive dhe kufizimeve te forcave ushtarake qe
disponohen ne momentin e dhene.
Strategjia ushtarake mund te jete deklarative ose e vertete. Me fjale te tjera
strategjia ushtarake e shpallur nga udheheqesit tane mund te jete strategji e
vertete ose jo. Strategjia ushtarake rrallehere shprehet qartazi, dhe po rralle
pershkruhet ne detaje te mjaftueshme qe te jete e kuptueshme nga te gjithe.
Disa thone se eshte marrezi, madje edhe mjaft e rrezikshme qe te shpallesh
hapur nje strategji ushtarake. Nje veprim i tille mund te kufizoje zgjedhjet tona
ne kushtet e nje krize, ose ti beje qysh me pare te njohur armiqeve tane te
mundshem se cilat mund te jene veprimet tona ne te ardhmen.
Per nje vend te caktuar mund te jete e nevojshme qe te kete disa strategji
ushtarake ne nje kohe te dhene. Per shembull ne qofte se nje vend ka vetem
strategjine e frenimit, dhe kjo strategji deshton, atehere cduhet te beje ky vend?
Te dorezohet ? Ti nenshtrohet sulmeve te njepasnjeshme dhe humbjeve ne rritje
te shkaktuara nga armiku? Mbrojtja e vendit dhe rivendosja e integritetit
territorial, ne se preket, nepermjet krijimit te kushteve te pershtatshme per
rimarrjen e territorit te kapur nga armiku? Keto do te ishin disa nga zgjedhjet e
mundshme ne qofte se nje vend nuk ka edhe nje strategji te zhvillimit te luftes
per mbrojtjen e vendit. Strategjia ushtarake mund te ndryshoje shpejt dhe
shpesh, dhe kjo sepse objektivat mund te ndryshojne Brenda nje kohe shume te
shkurte. Sido qofte, te ndryshosh forcat ushtarake ne menyre qe ato ti
pergjigjen objektivave dhe koncepteve te reja kerkon nje kohe me te gjate.
Ne menyre te permbledhur, strategjia ushtarake perbehet nga percaktimi
i objektivave ushtarake, formulimi i koncepteve strategjike ushtarake per
plotesimin e objektivave, dhe perdorimi i mjeteve(burimeve) per zbatimin e
koncepteve. Kur cilido nga keto elemente baze eshte jo ne pajtim me te tjeret,
atehere sigurimi yne kombetar mund te vihet ne rrezik serioz.
Bibliografia

192
1. Fjalor i Termave Ushtarake , Washington, Departamenti i Mbrojtjes i SH B A, 1987, F. 232.
2. Po aty, F.244.
3. Po aty, F. 244
4. Klauzevic, Mbi Luften,Princeton, Nju Xhersi, 1976, F 196
5. Bernard Brodie,Strategjia ne Epoken e Rraketave, Princeton, Nju Xhersi, 1965, F. 361.
6. Liddell Hart, Strategjia, Nju Jork, F. 351.
7. Fjalor i Termave Ushtarake, Washington, Departamenti i Mbrojtjes i SH B A, 1987, F. 349.

Kreu i Dytë

ELEMENTET E FUQISË KOMBËTARE

Fuqia Kombetare
David Jablonsky

Une ju tregoj prirjen e pergjithshme te te gjithe njerezve, deshiren e perhershme


dhe te pareshtur per fuqi pas fuqie, qe pushon vetem kur vdes. 1
Thomas Hobbes
Thomas Hobbes personifikon qasjen realiste te marredhenieve nderkombetare
ne boten e anarkise dhe ndihmes per vetveten, ne te cilen si njeriu i vecante
ashtu dhe njerezit e bashkuar ne nje shtet te caktuar synojne vazhdimisht te
ruajne ose te rrisin fuqine. Ne epoken moderne, kjo qasje pasqyrohet ne menyre
esenciale dhe perfekte nga Hans Morgenthau, i cili e paraqet fuqine kombetare
jo vetem si nje qellim ne kuptimin Hobbesian qe “ fuqia eshte gjithnje qellimi
direkt” por edhe si nje mjet per arritjen e ketij qellimi.2 Gjithashtu, studimi i
strategjise merret me fuqine ne radhe te pare nga pikepamja e sigurise
kombetare, pranimin qe shteti-komb eshte akoma aktori me i rendesishem ne
arenen nderkombetare.
Shumica e studjuesve fokusohen te fuqia si mjet, force ose aftesi qe siguron
“aftesine per te ndikuar sjelljen e aktoreve te tjere ne perputhje me objektivat e
veta”.3 Ne nivel kombetar, ky ndikim bazohet ne marredheniet ndermjet shtetit
A dhe nje aktori tjeter B, ku shteti A synon te ndikoje mbi aktorin B me qellim
qe ai te veproje ne perputhje me interesat e shtetit A duke kryer veprimin x,
duke vazhduar te kryeje veprimin x, ose duke mos kryer veprimin x. Disa qeveri
apo burra shteti (udheheqes) mund te kerkojne qe te ushtrojne ndikim ndaj
shteteve apo aktoreve te tjere per interesin (perfitimin) e tyre.
Por ne pjesen me te madhe, ndikimi, si para, eshte mjet, per t’u perdorur
kryesisht per realizimin ose mbrojtjen e qellimeve te tjera, ku mund te
perfshihen prestigji, territori, lendet e para ose aleancat. Per arritjen e ketyre
qellimeve, shteti A mund te perdore metoda te ndryshme ndikimi ku mund te
renditen bindja, ose ofrimi i shperblimeve deri te kercenimi ose perdorimi real i
forces. 4

193
Nisur nga kjo pikpamje, perdorimi i fuqise kombetare ne strategjine e
sigurimit kombetar eshte perdorim i qarte marredheniesh. Por gjate trajtimit te
konceptit te fuqise kombetare, sic ka theksuar Clausewitz ne lidhje me luften
“cdo gje…eshte shume e thjeshte, por gjeja me e thjeshte eshte e veshtire”. 5 Se
pari, fuqia ka karakteristika komplekse, te padallueshme, qe e bejne perdorimin
e saj gjate formulimit te strategjise kombetare me teper art se shkence.
Per me teper marredheniet ndermjet elementeve te fuqise kombetare, si dhe
konteksti ne te cilin duhet te perdoren ato per te mbeshtetur interesat
kombetare, rralle here jane ceshtje te percaktuara qarte. Gjithe kjo nenkupton
qe ne fund, fuqia kombetare nuk perfill asnje perpjekje per vleresim rigoroz
shkencor. Qellimi i ketij materiali eshte te demonstroje perse kjo eshte keshtu,
dhe me e rendesishmja, perse me gjithe kompleksitetin, koncepti i fuqise
kombetare mbetet nje element i rendesishem per kuptimin dhe zhvillimin e
strategjise se sigurimit kombetar.

Konteksti i Fuqise Kombetare.


Fuqia kombetare eshte kontekstuale, kjo nga fakti se ajo mund te vleresohet
vetem ne baze te gjithe elementeve te fuqise dhe vetem ne lidhje me nje aktor
ose aktore te tjere dhe ne baze te situates ne te cilen perdoret fuqia. Nje shtet
mund te duket i fuqishem ne pamje pasi ai mund te zoteroje shume mjete dhe
paisje ushtarake, por megjithate, mjetet qe disponon ai mund te jene ose te
pamjaftueshme kunder atyre te nje armiku potencial ose te papershtatshme per
vete natyren e konfliktit. Gjithnje duhet bere pyetja: kunder kujt do te perdoret
fuqia kombetare dhe ne lidhje me c’fare? 6.
Marredheniet e ndersjellta shume dimensionale
Fuqia kombetare eshte e lidhur historikisht me aftesine (kapacitetin)
ushtarak, nje marredhenie kjo mese e natyrshme, meqenese lufta ne arenen
nderkombetare eshte ultima ratio e fuqise. Megjithate, nje element i fuqise ne
menyre te vetme nuk mund te percaktoje fuqine kombetare. Per shembull, ka
shtete te tilla si Brazili qe zoterojne siperfaqe shume te gjere, Pakistani me
popullsi shume te madhe, Belgjika me karakter (zhvillim) industrial si dhe
Zvicra me forca te armatosura teper moderne, megjithate asnje nga keto shtete
te permendura me lart nuk eshte fuqi e shkalles se pare.
Morgenthan e konsideron te gabuar perpjekjen per te percaktuar fuqine
kombetare ne baze te nje elementi te vetem te fuqise, “Argumenti (gjykimi) i
gabuar i faktorit te vetem”. Nje aspekt tjeter i ketij gjykimi te gabuar eshte mos
arritja per te bere dallimin ndermjet fuqise reale dhe potenciale. Nder te tjera,
problemi buron nga fakti se termi “fuqi” ka marre kuptimin e dyfishte,
domethene si te aftesise per te bere dicka (per te kryer nje veprim) dhe te
perdorimit real te aftesise. Megjithese aftesia kombetare per te konvertuar
aftesine potenciale ne fuqi operacionale bazohet ne shume vleresime e rrethana
te caktuara, jo me pak e rendesishmja ndermjet tyre eshte dhe marredhenia e
ndersjellte e faktoreve te tille si efektshmeria e qeverise dhe uniteti kombetar. 7

194
Ne kete kontekst, elementet e fuqise kombetare, pavaresisht menyres se
percaktimit te tyre, mund te ndahen vetem artificialisht nga njera tjetra. Se
bashku ata perbejne burimet per arritjen e objektivave dhe qellimeve
kombetare. Megjithese keto objektiva, vec te tjerash, mund te gjykohen si te
moralshme dhe te pamoralshme, elementet e fuqise kombetare jane thjesht
mjete per permbushjen e qellimeve strategjike dhe si te tilla ato jane moralisht
neutrale. Me fjale te tjera, eshte e mundur qe te hidhet poshte besimi cinik se
Zoti eshte ne anen e numrit me te madh te batalioneve si dhe hamendesimi qe
pala me numrin me te vogel gjithnje lufton per nje ceshtje te drejte. 8

Marredheniet dhe dinamika


Fuqia kombetare eshte relative, dhe jo absolute. E thene thjesht, nje komb
(shtet) nuk ka fuqi abstrakte ne vetvete, por vetem fuqi ne lidhje me nje ose disa
aktore te tjere te arenes nderkombetare. Keshtu, te thuash per shembull se
Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vendi me i fuqishem ne bote, do te thote
qe te krahasosh fuqine Amerikane me ate te te gjithe shteteve te tjere qe
ekzistojne aktualisht.
Megjithate, drejtuesit e nje vendi ne kulmin e fuqise se tij, mund te arrijne te
besojne se nje fuqi e tille ka nje cilesi absolute qe mund te humbase vetem
nepermjet mosperfilljes (neglizhences) dhe budallallekut. Ne te vertete, fuqia
superiore e nje vendi buron jo vetem nga cilesite e saj, por dhe nga krahasimi i
saj me ate te aktoreve te tjere. Per shembull shume vezhgues ne fund te viteve
1930-te e perceptonin Francen me shume se te barabarte (rival) me Gjermanine,
dhe kjo meqenese forcat ushtarake Franceze te kesaj periudhe ishin superiore si
nga ana cilesore dhe sasiore krahasuar me trupat dhe armatimin e forcave
fitimtare Franceze te vitit 1919.
Mirepo fuqia ushtarake Franceze e vitit 1919 ishte superiore vetem ne
kontekstin e Gjermanise se mundur dhe te carmatosur; kjo epersi nuk ishte e
qenesishme per shtetin Francez, per shembull ne aspektin e vendosjes
gjeografike dhe burimeve natyrore te saj. Keshtu, ndersa forcat ushtarake te
Franceze te vitit 1939 ishin superiore ndaj atyre Franceze te vitit 1919, nje
krahasim i drejtperdrejte i fuqise ushtarake te Frances ne vitin 1939 me fuqine
ushtarake te Gjermanise po ne vitin 1939, do te paraqiste nje pamje krejt te
ndryshme per shume arsye, jo me pak e rendesishme nder to ishte adoptimi
Gjerman i doktrines ushtarake te luftes rrufe. 9
E lidhur ngushte megjithe sa thame me lart, eshte se fuqia kombetare eshte
dinamike, dhe jo e perhershme (permanente). Asnje element apo marredhenie e
vecante e fuqise eshte e imunizuar (e paprekshme) nga ndryshimi. Ne kete
shekull (shekull i njezete), vecanerisht ndryshimet e shpejta ne teknologjine
ushtarake e kane pershpejtuar shume kete dinamizem. Shperthimi i bombes
berthamore nga SHBA, transformoi ne menyre te menjehershme gjendjen e
fuqise se saj, natyren e zhvillimit te luftes, dhe vete zhvillimin e marredhenieve

195
nderkombetare. Zhvillimi i nje lufte apo revolucioni mund te kene efekt te njejte
te menjehershem ndaj fuqise kombetare.
Dy luftrat boterore shkaterruan Europen, sollen krijimin e dy fuqive, Shteteve
te Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik dhe vendosen boten ne zhvillim ne rrugen
e ckolonizimit qe ne me pak se 50 vjet shperberi nje sistem qe kishte ekzistuar
per me shume se 3 shekuj. Rritja ekonomike mund te ndryshoje gjithashtu
shpejt gjendjen e fuqise kombetare, sic ishte rasti i Japonise dhe Gjermanise
pas Luftes se Dyte Boterore. Pervec kesaj, balancen e fuqise mund t’a ndryshoje
edhe zbulimi i burimeve te reja, apo harxhimi e mbarimi i tyre. Natyrisht,
kontrolli i furnizimit me nafte nga ana e Organizates se Vendeve Eksportuese te
Naftes (OPEC), shoqeruar me efektshemerine e saj si kartel, shkaktoi nje
ndryshim dramatik ne marredheniet e fuqise pas vitit 1973. 10
Ndryshime te tilla jo gjithnje jane kaq shpejt te dallueshme. Fuqia, sic vuri ne
dukje shume kohe me pare Hobbes, eshte ajo c’fare populli beson se eshte deri
sa ajo te perdoret. Me fjale te tjera, pasja e reputacionit per fuqi, i jep force
shtetit, pavaresisht nese kjo force eshte reale ose jo. Njekohesisht, ka plot
shembuj ne historine e kombeve qe vazhduan shfrytezimin e reputacionit te
shkuar, deri sa e kuptuan (pane) shkaterrimin e tyre qofte nga nje ngjarje e
vetme. Betejat e Sedanit, prodhuan per Francen efekte te tilla ne vitin 1870 dhe
perseri ne vitin 1940. 11
Kjo karakteristike subjektive e fuqise luan gjithashtu nje rol te rendesishem
per frenimin, perdorimin e forces penguese kur shteti A ndikon mbi shtetin B qe
te mos kryej veprimin x. Ky ndikim ushtrohet efektivisht per arsye se aktori B
percepton se shteti A jo vetem ka aftesine te parandaloje aktorin B per kryerjen
e veprimit x, por gjithashtu dhe vullnetin per te perdorur kete aftesi. Me fjale te
tjera, kredibiliteti kombetar duhet te shkoje bashke me aftesine kombetare me
qellim qe frenimi (shkurajimi) te funksionoje. Kur ky kombinim nuk ndodh,
sic e zbuluan Britania dhe Franca kur Hitleri e mori me rezerve garancine
e tyre ndaj Polonise ne vere te vitit 1939, rezultati i saj ishte lufta.

Gjendja
Disa elemente te fuqise kombetare ose kombinimet e fuqise(elementeve te
fuqise) ne disa situata te caktuara qe perfshijne(komplikojne) aktore te caktuar.
Per shembull, shtetet e Bashkuara ne vitet 1979-1980, ishin te pafuqishme qe
te shpetonin qytetaret Amerikan te mbajtur peng ne Teheran, ndersa fuqia
berthamore Amerikane gjate Luftes se Ftohte pati pak vlere e ndikim qe te bente
shtetet e paangazhuara te pershtasnin politikat e tyre; madje as nuk pengoi
Korene e Veriut apo Vietnamin e Veriut ne perpjekjet e tyre per te bashkuar
vendin. Vietnami i Veriut ilustron gjithashtu nje aspekt tjeter kontekstual te
fuqise kombetare, ate te analizes kosto-risk-perfitim, ne te cilat fuqia mund te
ushtrohet, por kostot dhe rreziqet perceptohen te jene ne disproporcion me
perfitimet qe mund te arrihen.

196
Me fjale te tjera fuqia duhet te kete lidhje me rrethanat ekzistuese gjate nje
situate te vecante. Shembulli i meposhtem shpjegon perse gjate Luftes Izraelo-
Arabe te vitit 1973, Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk ishin ne gjendje te
bindnin aleatet e tyre Europiane qe te lejonin aeroplanet Amerikane te
perdornin bazat e NATO-s per rifurnizimin me karburant dhe mirembajtje.
Fuqia e pergjithshme ekonomike dhe ushtarake, si dhe lidhjet politike te
solidaritetit te aleances, treguan te kishin me pak ndikim ne vendimmarresit
Europiane sesa humbjet e mundshme ekonomike te aksesit te tyre ne vendet
prodhuese te naftes. Kjo lloj fuqie e SHBA ishte njelloj e palidhur me problemin
ne fund te vitit 1994, kur Britania dhe Franca, te cilat kishin trupa te perfshira
ne operacionet paqeruajtese ne terren, refuzuan te shqyrtonin planin e SHBA
per goditje ajrore te NATO-s ne mbeshtetje te Muslimaneve ne qytetin e rrethuar
te Bihac-it. 13
Ky aspekt i natyres kontekstuale te fuqise kombetare paraqet nderlikime
madje me te medha kur merret parasysh diversiteti (shumellojshmeria) e
aktoreve me arenen nderkombetare. Ne nje bote gjithnje e me teper
shumeqendershe, shtetet, ne perdorimin e fuqise kombetare, do te kene te bejne
gjithnje e me shume me aktore nderkombetare. Bashkimi Europian eshte
pikerisht nje shembull i organizatave qeveritare nderkombetare ne te cilat
bashkimi i prirjeve ekonomike dhe politike ka krijuar nje njesi rajonale supra-
nacionale (mbi shtetet e rajonit) qe kapercen ne shume menyra si aspektet
ligjore-territoriale te shtetit dhe unitetin psikologjik te kombit.
Kjo lloj sfide inkurajohet nga aktore te organizatave jo qeveritare duke filluar
nga korporatat shumekombeshe te fokusuara ne perfitime egoiste, levizjet per
clirim kombetar qe synojne te krijojne qeveri te reja brenda shteteve ekzistuese
deri te organizata te tilla si Amnesty International apo Greenpeace, qe perpiqen
te mobilizojne opinionin publik nderkombetar me qellim qe te ushtrojne presion
mbi qeverite e vendeve te ndryshme per te ndryshuar politika te caktuara. 14
Disa nga keta aktore pergjigjen me gatishmeri e vullnet me te madh ndaj nje
aspekti te fuqise kombetare se ndaj nje tjetri. Pershembull, korporatat
shumekombeshe, reagojne ndaj faktoreve ekonomik me shpejt sesa Kombet e
Bashkuara apo nje levizje per clirim kombetar. Perkundrazi, negociatat dhe
apelimet per moralshmeri njerezore mund te rezultojne te jene me te fuqishme
ne Kombet e Bashkuara se ne keshillin drejtues te korporates apo ne terren.
Atehere, fuqia kombetare eshte kontekstuale jo vetem ne aplikimin ndaj
shteteve te tjera, por gjihtashtu dhe ndaj aktoreve te tjere global. 15

Elementet e fuqise kombetare


Studimi i fuqise kombetare eshte me e pershtatshme te organizohet duke
bere dallimin ndermjet elementeve te fuqise natyrore dhe shoqerore. Faktoret
natyror (gjeografia, burimet dhe popullsia) lidhen me numrin e popullsise se nje
vendi dhe mjedisin e tyre fizik. Faktoret shoqeror (ekonomik, politik, ushtarak,
psikologji dhe se fundi, informacionit) kane te bejne me menyrat ne baze te te

197
cilave organizojne veten e tyre qytetaret (populli) e nje vendi dhe format me te
cilat ata ndryshojne mjedisin e tyre.
Ne praktike, eshte e pamundur qe te besh nje dallim te qarte ndermjet
elementeve natyror dhe shoqeror. Pershembull, burimet jane nje faktor natyor,
mirepo shkalla ne te cilen ato perdoren percaktohet nga ana shoqerore. Ne
vecanti faktoret e popullsise, presin ne mes vijen ndarese ndermjet te dy
kategorive. Numri i njerezve ne moshen efektive te punes ne popullsine vendit,
prek drejtpersedrejti shkallen e industrializmit te vendit, mirepo procesi i
industrializimit nga ana e tij mund te ndryshoje se tepermi perberjen e
popullsise. 16
Elementet natyror
Gjeografia
Faktoret gjeografik qofshin ato te vendosjes, klimes apo topografise ndikojne
ne aftesite dhe parashikimin per te ardhmen e vendit Vendosja, ne vecanti,
lidhet ngushte me politiken e jashtme te shtetit. Shtetet vulnerable (te
cenueshem lehte) si per shembull Polonia, e mberthyer gjeografikisht ndermjet
Rusise dhe Gjermanise, ka patur te beje me shume probleme, madje dhe deri
me humbjen e ekzistences kombetare. Ne te kundert, Britania e Madhe, Shtetet
e Bashkuara te Amerikes dhe Japonia kane qene te mbrojtura nga masa te
medha uji pergjate gjithe historise se ekzistences se tyre.
Nga ana tjeter, cdo njeri prej tyre, ka perdorur kombinimin e forcave te
medha detare dhe tregetine pergjate detrave per tu bere fuqi te medha. Me
kanalet ujore oqeanike te tyre, Shtetet e Bashkuara ishin ne gjendje te
shmangnin aleancat ne kushte te pafavorshme dhe te komplikuara dhe te
zgjeroheshin ne menyre paqesore pothuajse pergjate nje shekulli, duke qene te
lire(te paangazhuar) nga nderhyrjet e jashtme. Pervec kesaj, ky zgjerim territori
u realizua ne pergjithesi pa pushtime, nepermjet blerjes se hapesirave te medha
toke nga fuqite Europiane, te cilat e shihnin vendndodhjen e ketyre territoreve
shume larg, gje qe e bente kontrollin, dhe mbrojtjen e tyre jo te lehte.
Lidhja ndermjet politikes se jashtme dhe vendosjes gjeografike, ne te vertete
eshte kaq e rendesishme sa ne shekullin e kaluar ajo u be shkak per lindjen e
gjeopolitikes si fushe me vete studimi. Ne ekstremin e tyre me te larte,
gjeopolitika mund te krijoje tundim ne lidhje me “Besimin (arsyetimin) e gabuar
te Faktorit te Vetem” te Morgenthaut ose sic ka ndodhur ne shkrimet e Karl
Hamshoferit dhe ndjekesve te tij mund te shtremberohet ne nje lloj metafizike
politike me thirrje (kerkese) per hapersire jetike kombetare te mjaftueshme, e
cila u vendos ne sherbim ideologjik te Gjermanise Naziste. Ne me te miren e saj,
gjeopolitika mund te ofroje shume kuptime apo perceptime.
Keshtu per shembull, kini parasysh lidhjen ndermjet zhvillimit Amerikan dhe
Britanik te demokracise dhe te te drejtave te njeriut dhe vendosjes strategjike
relativisht te sigurte te te dy vendeve, ne kontrast me regjimet autoritare te
Rusise dhe Gjermanise, fqinj direkt me njeri tjetrin per nje pjese te madhe te
historise, te vendosura ne menyre te ekspozuar ne stepen e Evropes Veriore.

198
Ose kini parasysh perpjekjet e vazhdueshem te Rusise per porte me uje te
ngrohte dhe rendesine e vazhdueshme te pikave bllokuese, sic u demonstrua
edhe ne rastin kur kur Egjipti mbylli Ngushticen e Tiran-it ne Maj 1967 qe coi
ne zhvillimin e luftes.
Vendosja eshte e lidhur gjithashtu ngushte me klimen, e cila, nga ana e saj
ka nje efekt te madh ne fuqine kombetare. Shtetet me te varfer ekonomikisht
dhe me te dobet ne aspektin e fuqise kombetare gjate koheve moderne kane
qene te gjitha te vendosura jashte zones se klimes bute, qofte kjo ne tropik ose
ne zonen e ftohte. Madje, edhe Rusia ka patur probleme te perhershme
bujqesore, pasi pervec nje pjese te vogel, gjithe vendi shtrihet ne veri te gjeresise
se kufirit SHBA-Kanada. Gjithashtu, Rusia eshte nje shembull i mire per
menyren sesi elementet gjeografik si madhesia dhe topografia mund te kene
avantazhe dhe disavantazhe per nje vend. Ish Bashkimi Sovjetik, me 11 zonat e
tij te kohes, ishte ne gjendje qe gjate Luftes se Dyte Boterore te perdorte
permasat e tij te medha territoriale per te perseritur metoden historike te
ushtrise Ruse qe konsiston ne shkembinin e hapesires me qellim per te fituar
kohe ne rast pushtimi.
Ne te njejten kohe, kjo madhesi pa fund e territorit sigurisht qe ka luajtur nje
rol te rendesishem ne forcat centrifugale komplekse etnike dhe politike, qe cuan
perfundimisht ne shperberjen e Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike.
Ne menyre te ngjashme, lumenjte Rus, me rrjedhje kryesisht jug-veri perbejne
burime te medha natyrore, qe do te kishin qene edhe me te dobishem
ekonomikisht dhe politikisht, neqoftese ato do te rridhnin ne drejtimin lindje-
perendim. Ne te ardhmen, teknologjia do te zbuse (lehtesoje) disa nga keto
faktore ne te njejten menyre sic preken (ndikuan) raketat nderkontinentale
rendesine e vendeve ishullor. Por ketu, si dhe ne zona te tjera, ka shume
pengesa gjeografike per te rritur fuqine, te cilat jane te kostueshme ose te
pamundura per t’u kapercyer. 18
Popullsia
Madhesia, prirjet dhe struktura demografike perbejne nje aspekt te
rendesishem te fuqise kombetare. Nje popullsi e madhe eshte nje kerkese apo
parakusht i nevojshem, por jo nje garanci e vetvetishme e rritjes se fuqise.
Keshtu per shembull, Kanadaja eshte me e fuqishme se Meksika, qe eshte me e
populluar, por me pak e industrializuar nga ajo.
Ndersa Japonia, me nje popullsi relativisht te vogel, por qe shquhet per aftesi
teknike mjaft te gjera, ka qene ne gjendje qe te ushtronte fuqine e saj kombetare
ndaj nje Kine megjithese me popullsi dhe territor shume te madh. Njekohesisht,
prirjet ne rritjen dhe zvogelimin popullsise mund te kene nje ndikim te madh ne
fuqine kombetare. Pershembull, bashkimi Prusian i popujve gjermanisht-foles
ne vitin 1870, krijoi ne menyre te menjehershme nje fuqi te madhe, me nje
popullsi qe u rrit me 27 miljon ndermjet asaj kohe dhe vitit 1940, ndersa
popullsia e Frances u rrit vetem me 4miljon per te njejten periudhe, duke
reflektuar ne kete menyre nje ndryshim te qarte ne fuqine Europiane.

199
Ne nje shembull tjeter, verejme se rritja historike e fuqise Amerikane, nder te
tjera ishte si rrjedhoje e ardhjes se me shume se 100miljon emigranteve
ndermjet viteve 1824 dhe 1924. Gjate te te njejtit shekull, Kanadaja dhe
Australia, ndonese te krahasueshme lidhur me territorin dhe nivelin e
zhvillimit, por me popullsi me pak se nje e dhjeta e asaj te Shteteve te
Bashkuara te Amerikes, mbeten fuqi te dores se dyte. Qe tendenca te tilla mund
te kene shkaqe me komplekse dhe qe lidhen me elemente te tjere te fuqise,
ilustrohet mjaft qarte me Perandorine Austro-Hungareze, e cila kishte nje
popullsi te madhe dhe ne rritje gjate kesaj periudhe, por mbeti gjithashtu nje
fuqi e dores se dyte, per arsye se ajo ishte e ndare etnikisht, e dobet politikisht,
dhe ne nje nivel ekstremisht te ulet nga pikpamja e zhvillimit industrial. 19
Ne te ardhmen, prirjet globale do te ndikojne ne strukturen dhe balancen e
popullsise kombetare (shtetit), sidomos ndaj asaj te vendeve me te dobeta. Ne
vitin 1830, popullsia e botes arriti ne 1 miljard per here te pare ne historine e
njerezimit, ndersa kerkoi 100 vjet qe ajo te dyfishohej dhe te arrinte ne 2
miliarde banore ne vitin 1930. U deshen vetem 45 vjet te tjera (1930-1975) qe
popullsia e botes te dyfishohej perseri dhe te arrinte 4 miliard. Ndersa ne 21
vitet e tjera (1975-1996) popullsia u rrit pothuaj dhe me 2 miliard te tjere, duke
patur nje rritje prej 90 milionesh ne vit. Per disa dekada te tjera ne te ardhmen,
90 perqind e kesaj rritje te popullsise do te ndodhe ne vendet me pak te
zhvilluara, shumica e tyre tashme te renduara nga mbipopullimi i tejskajshem
per te cilen ketu nuk ka ndonjemetode apo ilac ne forme te infrastruktures
ekonomike, aftesive dhe kapitalit. 20
Struktura e popullsise, gjithashtu eshte shume e rendesishme per zhvillimin
e kombeve. Ne kete strukture, shume e rendesishme eshte perqindja e
popullsise ne grupin me produktiv, qe ne pergjithesi konsiderohet te jete diku
ndermjet moshes 18 dhe 45 vjec, qe mund te plotesojne me mire nevojat e
industrise dhe forcave te armatosura te vendit, si dhe te krijojne brezin e
ardhshem. Krahasimi i numrave ne kete grup me ato ne grupin e me te rinjve,
gjithashtu jep nje pamje me te qarte te prirjeve te popullsise dhe nderveprimit te
demografise me te gjithe elementet e fuqise.
Pershembull, Izraeli, duhet te merret me problemin e popullsis se tij
relativisht te vogel dhe faktin qe forcat e armatosura te vendit thithin nje pjese
te rendesishme te fuqise punetore civile ne grupin e mesem. Nje rrjedhoje eshte
theksi i vene nga qeveria ne lidhje me edukimin ne te gjithe grup moshat.
Rrjedhoje tjeter eshte fokusimi ushtarak i qeverise ne armet e sofistikuara,
levizshmerine, fuqine ajrore, dhe goditjet parandaluese me qellim qe te
shmange, zgjatjen e luftes tokesore, qe mund te jete me kosto te ndjeshme ne
personel. Se fundi, nje krahasim i grupit te mesem te popullsise, me ate me
moshe me te madhe, do te siguroje nje pamje te qarte te prirjeve demografike, qe
mund te kene rrjedhoja per fuqine e kombit (shtetit). Per shembull, cdo vend me
perqindjen e popullsise ne pension ne rritje, shoqeruar me perfitimet e
mireqenies sociale, ne te vertete do te perballet me zgjedhje te veshtira ndermjet

200
armatimit dhe ushqimit nga njera ane, dhe kufizimeve te mundshme ne fuqine
kombetare, gjithashtu ne investimet dhe rritjen ekonomike te tij.
Burimet Natyrore
Sasia e madhe e burimeve natyrore eshte thelbesore per nje shtet modern qe
te zhvilloje lufte, per te vene ne veprim bazen e tij industriale, si dhe per te
shperblyer aktoret e tjere nderkombetar nepermjet tregetise dhe ndihmes, ose
me produkte industriale moderne ose ne lende te pare. Por keto burime, qofshin
ato toke are, uje, qymyr apo nafte, jane shperndare ne menyre jo te barabarte
rreth globit dhe po behen gjithnje e me shume te pamjaftueshme si rrjedhoje e
konsumit dhe kerkeses gjithnje ne rritje.
Per me teper, ashtu si dhe ne rastin e pronesise ndaj vendeve strategjike,
edhe zoterimi fizik i burimeve natyrore nga nje vend i caktuar nuk eshte
domosdo nje burim i garantuar i fuqise, derisa ky vend te mund t’i zhvilloje
burimet qe zoteron dhe te ruaj kontrollin politik mbi shfrytezimin e tyre. Per
shembull, ne gjendjen e tyre te paperpunuar, mineralet dhe burimet energjitike
ne pergjithesi jane te padobishme. Keshtu per shembull, depozitat e hekurit te
Mesabise nuk kishin asnje vlere apo rendesi per fiset Indiane prane Liqenit
Superior, gjithashtu dhe nafta Arabe para nje shekulli ishte nje ceshtje e
parendesishme per nomadet qe endeshin mbi te.
Perkundrazi, shtetet me organizata te medha industriale dhe infrastrukture
prodhuese tradicionalisht kane qene ne gjendje te shnderrojne fuqine potenciale
te burimeve te tyre natyrore ne fuqi kombetare reale, megjithate shume pak
vende jane te vete-mjaftueshem ne aspektin e burimeve natyrore. Nje vend, si
per shembull Shtetet e Bashkuara te Amerikes kane rezerva shume te pasura
ne burime natyrore dhe megjithate ato mund te jene te varura ne importet e
lendeve te para, per arsye te shpenzimeve te medha te tyre. Nga ana tjeter,
Japonia, ka shume pak burime natyrore. Ajo eshte e varur ne importe per 100
perqind te nevojave te saja per nafte, boksite, lesh, dhe pambuk; per 95 perqind
te grurit, 90 perqind te bakrit, dhe 70 perqind te lendes se drurit dhe
drithrave.22
Shtetet tradicionalisht i kane plotesuar keto veshtiresi per lende te pare ne
menyra te ndryshme. Nje menyre e pranuar ka qene pushtimi i burimeve, qe
perbente dhe motivimin kryesor per ekspansionin Japonez qe coi ne Luften e
Dyte Boterore dhe pushtimin Irakian qe coi ne Luften e Gjirit. Metode tjeter
eshte qe t’i zhvillosh burimet ne nje vend tjeter me ane te koncensioneve,
manipulimeve politike, madje edhe me ane te perdorimit te arsyeshem te forces-
te gjitha keto jane perdorur me nje efekt te konsderueshem si nga Shtetet e
Bashkuara ne Ameriken Latine, ashtu dhe nga shtete te ndryshme te Europes
ne Afrike, Azi dhe vende te tjera botes.
Ne nje epoke te rritjes se ndervaresise, ky lloj penetrimi ekonomik eshte i
deshirueshem duke qene se e ka humbur identitetin e tij neokolonialist,
vecanerisht pasi te dy armiqte kryesore te SHBA ne Luften e Dyte Boterore tani
perdorin rregullisht nje penetrim te tille ne SHBA.

201
Metoda e trete dhe me e zakonshme per sigurimin e burimeve natyrore ne
ditet tona eshte me ane te blerjes se tyre. Megjithate vitet e fundit, nderthurja e
zhvillimit te shpejte ekonomik me zvogelimin e burimeve ka ndryshuar
ekonomine globale ne nje treg te shitesve (ku shitesit tashme per
pamjaftueshmeri te mallit jane te favorizuar), duke siguruar nje ngritje e
ekonomike te konsiderueshme per vendet qe kontrollojne mallrat jetik. Per
shembull kontrolli i naftes nga OPEC-n ka siguruar ndikim shume te madh te
anetareve te saj ne fuqine ekonomike dhe ushtarake te tyre.
Se fundi, kemi nje mungese furnizimi me materiale strategjike qe jane te
domosdoshme per teknologjine e larte dhe armet moderne. Nje nder rrjedhojat e
ketij pakesimi te lendeve te para ka qene shfaqja e fundit te detit, me rezervat e
tij te naftes dhe magnezit, si nje skene e konkurrences nderkombetare, ku
vendet me nje vije te gjate bregdeti dhe me ujra te gjera territoriale kane me
teper avantazhe.
Mungesa te tilla na kujtojne sesa ngushte eshte i lidhur sigurimi (shtenia ne
dore) i lendeve te para me te gjithe elementet e fuqise, sidomos per nje vend te
varur realisht per lende te para sic eshte per shembull Japonia, e cila nuk
mundet as te ushqeje popullin e vet dhe as te funizoje me karburante e lende te
para ekonomine e saj te teknologjise se larte pa aksesin ne tregjet e huaja
(pertej detit). Ne qoftese nuk do te ishte aleanca e saj me Shtetet e Bashkuara,
si nje mjet per garantimin e aksesit (mundesine e hyrjes) ne burime te tilla si
nafta e Gjerit Persik, Japonia do te detyrohej te zgjeronte forcat ushtarake te
“vet-mbrojtes” te saj, ndoshta dhe te behej nje fuqi berthamore e deklaruar. 23
Elementet Shoqeror te Fuqise

Ekonomike
Zhvillimi dhe aftesia (kapaciteti) ekonomik jane dy hallka kyce, teper te
rendesishme si per elementet natyror ashtu dhe ato shoqeror te fuqise
kombetare. Ne kuptimin e burimeve natyrore, sic e pame dhe me lart, nje vend i
caktuar mund te kete pasuri te medha nentokesore e mbitokesore, por mund t’i
mungoje aftesia dhe kapacitetet e nevojshme per ti kthyer keto burime ne paisje
te renda ushtarake, ne eksporte te teknologjise se larte, dhe ne manifestime
(shfaqje) te tjera te fuqise. Por, ne fund te fundit, zhvillimi ekonomik ne nje vend
buron nga elementet shoqeror te fuqise, qofshin ato modernizimi politik dhe
arsimimi(edukimi) i gjere formal, levizshmeria shoqerore e gjeografike dhe
gadishmeria e pranimit te novacionit.
E gjithe kjo, natyrisht kerkon investime-te balancuara ne fushen e mbrojtjes.
Nje shpenzim i tepert ne fushen ushtarake mund te gerryej themelet e fuqise se
vendit neqoftese ai kryhet ne dem te nje ekonomie te begate dhe ul aftesine
kombetare per te investuar ne interes te rritjes ekonomike ne te ardhmen. Per
vendet ne zhvillim, tashme me kapitale te pakta per investime ekonomike,
shpenzimet ushtarake paraqesin nje shperndarje(caktim) te rendesishme te
burimeve. Madje edhe vende mjaft te zhvilluara, sidomos pas perfundimit te

202
Luftes se Ftohte, duhet te bejne nje zgjedhje te balancuar ndermjet armeve dhe
gjalpit, domethene mireqenies ekonomike te popullit dhe zhvillimit te forcave
ushtarake. Per arsye se stabiliteti politik i nje vendi, si dhe legjitimiteti i qeverise
se tij, gjithnje e me shume lidhen me performancen ekonomike te vendit,
shpenzimet e medha dhe te pa balancuara ushtarake, sic e tregoi dhe rasti i ish
Bashkimit Sovjeti mund te jene te rrezikshme si per vendet e medha ashtu dhe
ata te vegjel.
Ekonomite e brendshme te fuqishme gjithashtu prodhojne fuqi kombetare jo
ushtarake ne arenen nderkombetare. Vendet kryesore industriale kane ne
dispozicion te gjitha metodat(teknikat) per ushtrimin e fuqise se tyre kombetare,
perfshi ketu shperblimet dhe ndeshkimet nepermjet tregetise se jashtme,
ndihmes se jashtme, investimeve e kredive si dhe nepermjet pasojave e qarta qe
mund te kene politikat e tyre te brendshme ne ekonomine boterore. Megjithate,
ky lloj i fuqise mund te dobesohet, neqoftese vendi vuan nga inflacioni i larte,
borxhi i madh i jashtem, deficiti i brendshem, etj.
Me pak fjale, fuqia e ekonomise se vendit ka ndikim te drejtperdrejte ne
llojshmerine, elasticitetin dhe kredibilitetin e zgjedhjeve ekonomike
nderkombetare. Per shembull, madhesia e buxhetit dhe deficitit tregetar te
SHBA, nenkupton qe Rezerva Federale duhet te ruaj norma interesi mjaft te
larta per financimin e deficitit, i cili kufizon aftesine e tij per te stimuluar
ekonomine me norma te uleta interesi.
Ndersa ndihma e jashtme amerikane behet me pak ndikuese kur instrumenti
ekonomik i fuqise si per shembull buxhetet vijne e zvogelohen. Nga ana tjeter
politika tregetare e SHBA po behet gjithnje e me e rendesishme per ekonomine e
SHBA, pasi nga eksportet Amerikane, per shembull, priten te krijohen 16 milion
vende pune deri ne vitin 2000. 24 Qe konsiderata te tilla ekonomike jane te
nderlidhura ngushte me elemente te tjere te fuqise kombetare vertetohet
nepermjet pyejtes se perhershme nese dhenia e statusit te kombit me te
favorizuar, qe seshte asgje me shume se aksesi normal ne tregjet te SHBA,
duhet te behet i kushtezuar nga progresi ne respektimin e te drejtave te njeriut
nga vende si Kina.
Se fundi, rritja e ndervaresise ka krijuar ndryshime te medha ne elementin
ekonomik te fuqise kombetare. Ekonomite kombetare jane bere me te varura ne
tregetine dhe tregjet financiare nderkombetare, te cilat jane bere vertete globale
nga pikpamja e veprimtarise. Nga ana tjeter, kjo e ben me te veshtire per nje
vend qe te rrise nivelin e interesave afat-shkurter apo te koordinoje politiken e
tij monetare me aktoret e tjere nderkombetare.
Ne menyre te ngjashme, aftesia e vendeve per te perdorur normat e kembimit
per te mbeshtetur interesat e tyre kombetare eshte zvogeluar pasi qeverite
merren gjithnje e me teper me qarkullimin nderkombetar te kapitalit qe pengon
burimet e disponueshme nga cdo vend per te mbrojtur monedhen e tij. Nga
pikpamja e sigurise, ky lloj i nderdepertimit ekonomik pasqyrohet ne
prekshmerine e perbashket te ekonomive kombetare. Per me teper, politika

203
ekonomike e vendit tani ndikohet nga nje mori organizatash qeveritare
nderkombetare si Fondi Monetar Nderkombetar (IMF) dhe Marreveshja e
Pergjithshme mbi Tregetine dhe Tarifat (GATT), ndersa korporatat
nderkombetare jane te gatshme qe te manipulojne politikat e brendshme te
shteteve per te mbeshtetur interesat e tyre transnacionale. 25
Elementi Ushtarak
Fuqia ushtarake historikisht eshte treguesi(matesi) i sakte i fuqise
kombetare. Mundja e nje shteti ne lufte, normalisht sinjalizon renien, ne mos
fundin e fuqise kombetare, ndersa fitorja ushtarake zakonisht lajmeron ngritjen
e nje force te re. Por, fuqia ushtarake eshte me shume se teresia e personelit,
paisjeve dhe armatimit Lidershipi, morali dhe disiplina gjithashtu mbeten faktor
vital te fuqise ushtarake.
Pavaresisht barazise sasiore te perafert ndermjet forcave ushtarake Irakiane
dhe koalicionit aleat, performanca e keqe e Irakut ne Luften e Gjirit demonstroi
lidhjen e qendrueshme te faktoreve te mesiperm jo material me fuqine
ushtarake. Kjo performance tregoi gjithashtu se si nderhyrja politike apo
infektimi gradual i kombit apo te forcave te tij ushtarake nga paaftesia,
shpenzimet e padobishme dhe korrupsioni mund te dobesojne shume forcat e
armatosura te vendit.
Ne kontrast me kete, kemi shembullin e forcave te armatosura te SHBA qe
punuan dhe u pergatiten per vite me rradhe me autoritet politike per te levizur
perpara nga nje force me vlera te cenuara rende ne peruidhen menjehere pas
luftes ne Vietnam ne nje makine ushtarake te bashkuar “joint” te Operacionit
“Desert Storm”. 26
Lufta e Gjirit gjithashtu tregon se sa te rendesishme jane dislokimi dhe
mbeshtetja e forcave ne kohen moderne per efektshmerine e forcave te
armatosura. Per nje fuqi globale si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, fokusimi
ne keto faktore prodhoi jo vetem nje aftesi transporti unike nga ajri dhe deti qe
siguroi transportimin e gjysem milion trupave ne Gjirin Persik ne vitin 1990-
1991, por dhe heroizma te pabesueshme te rifurnizimit ne nje mjedis ne te cilin
vetem nje divizion gjate ofensives tokesore 100 oreshe harxhoi 2.4 milion gallon
(=4,54l) duke sjelle me pare 475 rezervuar 5000 gallonesh. 27
Te lidhur ngushte me keto faktore sigurisht qe jane shqyrtimet dhe vleresimet
ne lidhje me gadishemerine duke filluar qe nga mundesite e stervitjes dhe
manovres deri te venia ne dispozicion e karburantit dhe pjeseve te nevojshme te
kembimit. Ne menyre te ngjashme, nje rol te rendesishem mund te luaj
gjithashtu edhe potenciali (mundesia) i vendit per mobilizimin e shpejte te
forcave njerezore dhe materiale. Izraeli per shembull ka nje force te perhershme
prej 164000 ushtaresh me pergatitje e gatishmeri te larte. Por kjo force mund te
rritet brenda 24 oreve pothuajse tre here ne krahasim me ate te trupave te
gatishmerise se larte luftarake, duke arritur keshtu ne rreth 500 000 vete. Edhe
Suedia ka aftesi qe brenda nates te mobilizoje nje force ushtarake te barabarte

204
(ne sasi e cilesi) me ate te ushtrive te perhershme te shume vendeve Europiane.
28
Cilesia e teknologjise se armeve eshte bere nje faktor shume i rendesishem
per te gjitha vendet ne kete periudhe qe shquhet nga arritje te medha e te
shpejta shkencore. Shpikjet e ndryshme te bera pergjate shekujve, duke filluar
nga shigjeta dhe deri tek aeroplani shpesh kane qene vendimtare kur ato jane
shoqeruar nga ndryshime te pershtatshme ne organizim dhe doktrine
ushtarake.
Pervec kesaj, teknollogjite e reja ne zoterim te aktoreve te papergjegjshem
shteteror dhe jo shteteror sic jane grupet terroriste do te vazhdojne te jene nje
ceshtje shume e rendesishme per shtetet e ndryshme lidhur me perdorimin e
fuqise ushtarake. Armet e shkaterrimit ne mase jane dhe ndoshta do te
vazhdojne te jene ceshtje te nje rendesie te vecante ne lidhje me kete. Por armet
konvenciale te zhvilluara kohet e fundit, madje relativisht te lira, ne situata te
pershtatshme mund te jene vendimtare, sic ishin raketat kunder ajrore
amerikane me qitje nga supi Stinger te cilat bene te mundur qe guerrilasit
muhaxhedin ne Afganistan te neutralizonin fuqine ajrore Sovjetike.
Se fundi, arritjet teknollogjike, jane edhe njehere nje kujtues i dobishem qe
fuqia ushtarake si gjithe elementet e fuqise kombetare, eshte kontekstual.
Teknologjia nuk eshte nje ilac mrekulliberes automatik per arritjen e fitoreve te
shpejta dhe me humbje te vogla, vecanerisht ne mungese te udheheqjes se qarte
politike dhe nje strategjie koherente.
Elementi Politik
Ky element i fuqise, adreson ceshtje kyce, shume prej te cilave lidhen me
elementin psikologjik si: Cila eshte forma e qeverisjes, cili eshte qendrimi i
popullsise ne lidhje me te, sa te forte e do populli qe te jete qeveria, dhe sa e
forte dhe eficiente eshte ajo? Ketyre pyetjeve nuk mund t’u jepet pergjigje me
statistika te thjeshta, megjithese ato mund te jene me rendesi te madhe ne cdo
vleresim te fuqise kombetare. Neqoftese qeveria paraqet mangesi dhe nuk mund
te ngreje ne kembe fuqine kombetare potenciale per ti bere balle nje ceshtje te
caktuar, kjo fuqi mundet gjithashtu te mos ekzistoje.
Ajo c’fare eshte e qarte eshte se llojet aktuale te qeverise, secila me anet e tyre
te forta dhe te dobeta, lozin nje rol te rendesishem ne zbatimin e fuqise
kombetare. Per shembull, nje sistem autoritar, kufizon ne shkalle te ndryshme
nismen dhe lirine individuale, por lejon formulimin e nje strategjie shteterore
shume te organizuar.
Ne krahasim me kete, sistemet demokratike, sipas krahasimit, kerkojne
strukturimin e politikes nepermjet ndertimit te konsensusit dhe bindjes ne nje
shoqeri te hapur e pluraliste. Per rrjedhoje, per demokracite eshte e veshtire te
zhvillojne dhe zbatojne strategji shteterore afat-gjate ose te ndryshojne nje
drejtim politik te caktuar ne menyre te menjehershme, sic bene Gjermania
Naziste dhe ish Bashkimi Sovjetik, te cilet vepruan ne kundershtim te plote me

205
qendrimet e tyre ideologjike, qe u deshmua me nenshkrimin te traktatit te
mossulmimit ne gusht te vitit 1939.
Pervec kesaj niveli i zhvillimit politik brenda shtetit eshte gjithashtu i
rendesishem. Ky zhvillim perfshin aftesine dhe ne menyre te vecante eficiencen
dhe efektshmerine e qeverise ne perdorimin e burimeve njerezore dhe materiale
per permbushjen e interesave kombetare. Ne kete menyre aftesite administrative
dhe manaxhuese jane vendimtare neqoftese vendi do te zbatoje(perdore) gjithe
fuqine e tij kombetare.
Nje qeveri gjithashtu merr formen dhe vepron ne menyren qe ai deshiron per
arsye shume komplekse, shume prej te cilave pasqyrojne pervojen e njerezve
dhe pikpamjet e tyre dhe pritshmerine e tyre ledhur me ate c’fare eshte duke
bere qeveria, dhe per rrjedhoje sa e forte duhet te jete ajo.
Per shembull, frika prej nje pushteti(fuqie) shume te madh shteteror solli qe
Founding Fathers (themeluesit) ne menyre te kujdesshme dhe te paramenduar
te bejne Qeverine e SHBA ineficiente (ne kuptimin e operimit te shpejte dhe te
qete) me ane te “checks an balances” (kontroll e balance). Ne menyre te
ngjashme, frika e Francezeve nga “njeriu shaluar” pas pervojes se tyre te dyte
me Bonopartizmin solli zvogelimin e fuqive ekzekutive, qe pati si rezultat
dobesimin e qeverive Franceze pas Luftes Franko-Prusiane. Per rrjedhoje, gjate
Republikes se Trete dhe te Katert, Francezet fuqizuan degen e legjislativit deri
ne nje shkalle te tille, qe e beri pothuajse te pamundur nje lidership ekzekutiv te
forte.
Francezet preferonin me mire dhimbjen e tolerimin e nje ekzekutivi te dobet
se sa te ndesheshin me rreziqet qe mbart ne vetvete nje qeveri e forte. Si
rrjedhoje, ndersa Shtetet e Bashkuara paten 14 administrata ndermjet viteve
1875-1940 dhe Britania 20, Franca pati 102 gjithsej administrata. Pas Luftes se
Dyte Boterore, Republika e Katert Franceze kishte mesatarisht dy qeveri ne vit.
30

Elementi Psikologjik.
Elementi psikologjik i fuqise kombetare perbehet nga vullneti dhe morali
kombetar, karakteri kombetar dhe shkalla e integrimit kombetar. Ky eshte
elementi me jeteshkurter i fuqise shoqerore, i cili ne menyre te perseritur eshte
bere shkak qe vendet me fuqi ekonomike dhe ushtarake superiore te jene
mundur ose politikat e tyre te deshtonin nga perballja me aktore me pak te afte.
Keshtu per shembull kemi mundjen e Can Kaj Shise nga Mao Ce Dun, ne nje
kohe kur Can Kaj Shia, te pakten ne fillim, zoteronte shumicen e pasurive dhe
kapaciteteve ushtarake te Kines, aftesine e Gandit per te larguar Britaniket nga
India, apo aftesine e Khomeinit per te shkaterruar Shahun e Iranit.
Eshte ide pothuajse jashte mode qe cdo matje e fuqise ekonomike dhe
ushtarake te SHBA me fuqine e perbashket te Vietnamit te Veriut dhe
Vietkongut gjate fundit te viteve 1960 do te conte ne konkluzionin se

206
superioriteti i Shteteve te Bashkuara ne keto dy kategori do te rezultonte ne
fitoren Amerikane. Harry Summers, lidhur me kete, tregon nje histori, e cila
qarkullonte gjate diteve te fundit te terheqjes se SHBA nga Vietnami.
Kur admimistrata e Niksonit mori ne dorezim detyren me 1969, te gjitha te
dhenat mbi Vietnamin e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara ishin futur ne nje
kompjuter te Pentagonit-popullsia, prodhimi kombetar bruto, aftesia prodhuese,
numri i tankeve, anijeve, avioneve, madhesia e forcave te armatosura dhe te
tjera si keto.
Me pas ishte pyetur kompjuteri, “kur do te fitojme ne”?
Kjo kerkoi vetem nje moment qe kompjuteri te jepte pergjigjen: “Ju fituat me
1964! ” 31
Vullneti, gatishmeria dhe morali kombetar percaktohen si shkalle e
vendosmerise qe manifeston cdo aktor ne permbushjen e objektivave te
brendshem dhe te jashtem. Megjithate per nje aktor nderkombetar te dhene,
vullneti dhe morali nuk duhet te jene te njejte ne te gjitha nivelet e shoqerise.
Gjate vitit 1916 dhe fillimit te vitit 1917, fisnikeria Ruse vazhdonte te planizonte
per nje veprim ofensiv te ri madje pikerisht atehere kur trupat Ruse po
braktisnin armet dhe pozicionet e tyre luftarake. Karakteri kombetar ka
marredhenie njelloj komplekse me fuqine kombetare meqenese ky karakter
favorizon ose ndalon politika dhe strategji te caktuara. Amerikanet, per
shembull, pelqejne te justifikojne veprimet e tyre.
Keshtu per shembull, Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk hyne ne Luften e
Pare Boterore deri sa idealizmi Uillsonian duhej te perballej me humbjen e
anijeve Amerikane dhe te jetes se Amerikaneve. Rritja e “moralizmit” ne
zhvillimin e politikes se jashtme, nga ana e saj, zvogelon aftesine e Shteteve te
Bashkuara te iniciojne nje veprim vertete parandalues. Per shembull, ne krizen
e raketave kubane, zgjedhja e bllokades ne vend te goditjes ajrore, bazohej
ndermjet tjerash ne argumentin se Shtetet e Bashkuara, nisur nga
kendveshtrimi i moralitetit dhe tradites, nuk mund te kryenin nje “Pearl
Harbour ne drejtim te kundert”. 32.
Ne cdo rast te tille, si me vullnetin dhe moralin, eshte teper e veshtire te
identikosh pjeset perberese te karakterit kombetar dhe burimet prapa tij.
Pervojat historike dhe vlerat tradicionale padyshim qe jane te rendeshishme, sic
jane dhe faktore te tille si vendosja gjeografike dhe mjedisi. Mosbesimi Rus ndaj
botes se jashtme, per shembull, eshte i verifikueshem nga ana historike si pjese
e karakterit kombetar, qofte per arsye te sundimit shkekullor Tartar, tre
pushtimeve nga Europa Perendimore ne pak me shume se nje shekull, ose
dicka tjeter. Dhe stoicizmi Rus eshte vecori karakteri, qofte per arsye te
kristianizmit Ortodoks Rus, komunizmit, apo dimrave Rus. 33
Se fundi, ka nje shkalle integrimi qe i referohet thjesht sensit te perkatesise
dhe identifikimit te popullit te vendit. Ne shume menyra, kjo kontribuon si ne
vullnetin dhe moralin ashtu dhe ne karakterin kombetar. Ne shume raste,
ekziston nje bashkelidhje ndermjet shkalles se integrimit te perceptuar, dhe

207
shkalles se homogjenitetit etnik, fetar, gjuhesor dhe kulturor, cdonjeri prej tyre
kontribuon ne kuptimin e perkatesise, te manifestuar ne sensin e qytetarise.
Nga ana tjeter, pervec shembujve te kundert (Belgjike, Kanada dhe shtetet e ish
Jugosllavise), mungesa e integrimit duhet jo domosdoshmerisht te shkaktoje
mungese identiteti. Uniteti zviceran ka vazhduar pergjate shekujve pavaresisht
shkalles se ulet te integrimit ne etnicitet, gjuhe dhe fe. 34
Elementi i Informimit
Revolucioni i komunikimit, i cili filloi mbi nje shekull me pare me arritjen e
transmetimit global te informacionit, ka marre nje vrull te ri ne dekadat e fundit
me zhvillimin e makinave faks, sateliteve te televizionit, lidhjeve kompjuterike
me ane te internetit etj. Sic e demonstruan edhe revolucionet ne Europen
Qendrore dhe Lindore ne vjeshten e vitit 1989, nje fakt i ri i jetes ne arenen
nderkombetare eshte se asnje shtet nuk mund t’ju a mohoje me tej qytetareve te
vet qe te dijne se c’fare ndodh ne vende te tjera. Me fjale te tjera, idete levizin
rreth botes me lirisht se cdo here tjeter ne te kaluaren.
Kjo pati rezultate te mira vecanerisht per Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Pikerisht atehere kur disa aspekte te tjera te fuqise kombetare kane patur nje
renie relative, ndikimi i Amerikes si burim i ideve dhe formues i kultures eshte
rritur. Kjo “fuqi e bute” sipas fjaleve te Joseph Nyes, ka qene nje faktor i
rendesishem ne formulimin e objektivit strategjik te sigurise kombetare te
SHBA-se te “zgjerimit”. 35
Por, ky kombinim i zgjerimit te komunikimit dhe perhapjes se kultures, eshte
nje thike me dy presa qe prêt permes te gjithe elementet e fuqise kombetare te
strategjise kombetare. Ne fushen ekonomike per shembull, ndervaresia globale
eshte rritur nga permiresimet e informim-komunikimit dhe shfrytezimit te tyre.
Nga ana tjeter, gjithnje jane te mundshme reniet pothuajse te njekohshme te
ekonomive kryesore me ane transmetimit te menjehershem te lajmeve
ekonomike armeqesore apo te pafavorshme ne lidhje me cdo shtet aktor apo
aktor ekonomik transnacional. Politikisht, komunikimi i menjehershem dhe i
gjere mund te rrise aftesine e elites shteterore per udheheqjen e popullit ne
demokraci apo per te vepruar si ngushellues te tyre ne kohe tragjedie sic ishte
shperthimi me eksploziva ne Oklahoma City apo sulmi terrorist i 11 shtatorit
2001 ne Amerike. Njekohesisht, keto zhvillime mund te ndihmojne dhe
demagoget, thjeshtezuesit e medhenj qe presion gjithnje ne fluturim per te
trazuar pakenaqesite e medha dhe anet e erreta te nacionalizimit. Ne kuptimin e
fuqise psikologjike, Winston Churcill shpesh bente te qarte se perhapja
dominuese e informacionit te vene si qellim, mund te kete efekte te rendesishme
ne faktor jo te prekshem, sic eshte per shembull vullneti i popullit. Perkundrazi,
megjithese ky lloj informacioni, prezent kudo dhe ne cdo kohe, ka potencial
shkaterrimtar, qe mund te ndryshoje per ceshtje vitesh vlerat baze dhe bindjet
kulturore qe kerkojne disa breza per ti krijuar.
Zhvillimi i komunikimit dhe aksesi ne informacion, me teper se kudo, ka
gjetur perdorim ne zhvillimin e luftes. Ne fushen thjesht ushtarake, mbizoterimi

208
ne informacion mund te krijoje synergji operacionale duke bere te mundur
sistemeve qe sigurojne njohjen dhe kuptimin e fushes se luftimit, te rrisin
nivelin e komandim-kontrollit dhe krijon forcen e sakte per tu integruar ne te
ashtequajturin “sistem i sistemeve”.
Nje perfundim i gjithe kesaj eshte kompresimi(ngjeshja-permbledhja) e nivelit
strategjik, operativ dhe taktik te luftes, qe me pare konsideroheshin si hallke e
vecante komandimi dhe e pergjegjesive funksionale. Ne te ardhmen,
komandanti do te perballet me nje detyre shume me komplekse, ate te njohjes
se veprimeve qe ndodhin njekohesisht ne te tre nivelit e luftes dhe bashkimin e
tyre ne gjykime te kujdesshme qe rezultojne nga shqyrtimi tradicional ne nivel
operativ se ne cilat luftime e beteja taktike te marresh pjese(tu bashkohesh dhe
cilat te shmangesh. Po aq i rendesishem eshte dhe shkurtimi i kohes per
marrjen e vendimeve, dhe kjo per arsye te kompresimit te niveleve te luftes dhe
informacionit te grumbulluar ne menyre elektronike, qe nenkupton me pak
kohe per te zbuluar paqartesite apo per te analizuar ato paqartesi qe jane te
dukshme.
Ne nivelin me te larte te luftes kibernetike, mundesia e dy kuptimeve te
komunikimit dhe informacionit eshte edhe me evident. Ne te ardhmen, shtetet
do te zhvillojne lufte ofensive informacioni ndaj sistemit kompjuterik te nje
shteti tjeter, duke vene ne objektiv te goditjes paisjet e ndryshme elektronike
duke filluar nga telekomunikacioni, energjia e deri te siguria e biznesit te
bankave. Nje sulm i tille i ashper mund te shkaterroje aspektet me te avancuara
te ekonomise se armikut, te pengoje apo ndaloje mobilizimin e fuqise se tij
ushtarake, dhe nepermjet ndikimit e cenimit te integritetit te sherbimeve shume
te dukshme per popullusine, krijon presion pothuajse te menjehershem ne te
gjitha nivelet e qeverise dhe shtetit.
Meqenese veprimtarite mbeshteten gjithnje e me shume ne sistemet e
informimit se sa ne proceset dhe procedurat qe kryhen me dore (manuale),
infrastrukturat e informacionit te vendeve me te zhvilluara, te tilla si Shtetet e
Bashkuara, behen gjithnje e me te prekshme nga veprimet qe mund te
ndermarrin aktore te ndryshem shteteror dhe jo shteteror. Madje tani qe ka
avancime ne teknologjine e sigurise se informacionit, mjetet e hackersave po
behen gjithnje e me te sofistifikuar dhe me te lehte per tu pervetesuar e
perdorur. Ne lidhje me kete, nje analist, del ne perfundimin se per Shtetet e
Bashkuara “mundesia e nje Pearl Harbori dixhital nuk mund te largohet nga
vemendja”. 36
Vleresimi i fuqise kombetare
Vleresimi i fuqise kombetare eshte nje process shume i veshtire. Problemi
kryesor, sic e pame dhe me lart, eshte se te gjithe elementet e fuqise jane te
nderlidhur dhe ndikojne mbi njeri tjetrin. Fakti, se ne cfare vendi apo pozicioni
gjeografik jetojne njerez te caktuar, sigurisht qe ndikon ne ate c’fare njerezit
kane ne zoterim apo nen kontroll; po ashtu, madhesia e numrit te tyre do te
ndikoje ne madhesine e zoterimeve te tyre, ndersa eksperienca e tyre historike

209
do te ndikoje ne menyren se si ata e shohin jeten, kurse menyra se si ata e
shohin jeten do te ndikoje ne menyren si ata e organizojne dhe drejtojne veten e
tyre, dhe gjithe keto elemente te vleresuar ne lidhje me problemin e sigurise
kombetare do te ndikoje ne natyren, madhesine dhe efektshmerine e forcave te
armatosura.
Si rrjedhoje, jo vetem qe duhet te analizohet cdo element i vecante, por duhet
te merren parasysh dhe ndikimet e ketyre elementeve ndaj njeri tjetrit. Keto
kompleksitete jane te perbera dhe u shtohen mjaft elemente te rinj, pasi fuqia
kombetare eshte dinamike nga natyra por edhe relative, pare kjo ne krahasim
me aktore te tjere. Shtetet dhe aktoret e tjere nderkombetare ndryshojne cdo
dite ne lidhje me fuqine potenciale dhe te realizueshme, megjithese ritmi i
ndryshimit mund te ndryshoje nga nje aktor ne tjetrin. Meqenese keto
ndryshime ndodhin ne menyre te vazhdueshme, vleresimi i fuqise kombetare te
nje shteti ne krahasim me fuqine e nje aktori tjeter eshte i vjeteruar, madje edhe
atehere kur sapo eshte bere vleresimi. Sa me i madh te jete ritmi i ndryshimit
ndermjet aktoreve qe krahasohen, aq me i madh do te jete dhe vjeterimi i
vleresimit te bere.
Me fjale te tjera, si ne te gjitha perpjekjet strategjike, edhe ne vleresimin si
qendron fuqia e nje shteti ne lidhje me fuqine e aktoreve te tjere rajonal dhe
global, perfshihet me shume art se shkence. Kjo nuk e ka penguar nje ish zyrtar
te qeverise per te gjetur nje formule per kryerjen e nje vleresimi te perafert te
fuqise se “perceptuar” kombetare, fokusuar kryesisht ne aftesine e shtetit per
te zhvilluar lufte. 37.
Fp = (M + E + U) x (S + V) ku:
Fp = Fuqia e perceptuar
M = Masa kritike: popullsia dhe territori
E = Aftesia ekonomike
U = Aftesia ushtarake
S = Qellimi strategjik
V = Vullneti per permbushjen e strategjise kombetare.
Pavaresisht nga kontributi i shpresuar i tij ne llogaritjen e vleres Fp, kjo
formule jep disa mesime te rendesishme. Elementet me te prekshem(material)
ne formule (M, E, U), te cilet mund te percaktohen numrikisht ne menyre
objektive, permbajne gjithashtu shkalle te ndryshme te kualifikimeve subjektive
si: territorin qe eshte mjaft i gjere, por i mbuluar me vargmale te ndryshme dhe
me pak lumenj te lundrueshem; popullsine qe eshte e madhe por e
pakualifikuar dhe e paarsimuar; ose rastet, ku pavaresisht superioritetit
ushtarak cilesor ne teknologji dhe armatim te njeres pale, kundershtari eshte
ne gjendje te dale fitimtar nepermjet elementeve superior te paprekshem (jo
material) duke filluar qe nga lidershipi e deri te morali.

210
Me e rendesishme eshte se formula, duke demonstruar qe fuqia kombetare
eshte produkt dhe jo shume e elementeve te saj, ajo eshte nje mjet qe na kujton
se sa te rendesishem jane aspektet kontekstuale dhe te lidhjeve (marredhenieve)
ndermjet elementeve. Keshtu, Shtetet e Bashkuara te Amerikes zbuluan nga
lufta ne Vietnam, qe nuk ka rendesi se sa e madhe eshte shuma e aftesive te
elementeve me te prekshem (material) si ai ekonomik dhe ushtarak ne
lidhje(krahasim) me ato te armikut, dobia e tyre percaktohet nga faktoret jo
material si qellimi strategjik (S) dhe vullnetit kombetar (V). Dime se zero
shumezuar me cdo numer, sado i madh qofte ai, rezultati eshte perseri i
barabarte me zero.
Menyrat tradicionale te gjykimit per ceshtjet qe ndikojne strategjine
kombetare
Eshte e vertete se po behen mjaft kerkime me qellim qe ceshtjet lidhur me
strategjine kombetare te gjykohen jashte menyrave tradicionale. Sigurisht ne
kohe ndryshimesh te medha eshte e natyrshme te kerkosh te gjesh nje mjet te
tille qe me nje goditje te vetme te sigurte te mund te shmange lodhjen per
zgjidhjen e nyjes Gordiane te strategjive te pas Luftes se Ftohte. Megjithate ky
shqyrtim nuk duhet te behet para se studiuesi i sigurise kombetare te kete
mesuar te gjykoje bazuar ne metodat tradicionale qe fillojne me kuptimin e
njohjen e koncepteve si ai i fuqise kombetare
Koncepti i fuqise kombetare ndihmon per te patur ne fillim fokus organizate
kur studentet merren me procesin e gjykimit te thjeshte, qe lidh qellimet,
menyrat dhe mjetet strategjike. Elementet kombetar te fuqise, ne cdo menyre qe
te paraqiten, sigurojne bazen konceptuale per kete proces ne nivelin strategjik
kombetar. Kuptimi i karakteristikave dhe marredhenieve te perbashketa te
ketyre elementeve ben te mundur qe studentet te zgjerojne procesin per te
kuptuar sesi instrumentet e prejardhur (qe rrjedhin nga nje tjeter) te fuqise
mund te bashkohen ne menyren me te efektshme si alternativa politike per te
arritur objektivat strategjik kombetar. Ky eshte nje hap shume i rendesishem ne
maturimin strategjik, qe do te luaj nje rol gjithnje e me te madh ne te ardhmen,
per profesionistet civile dhe ushtarak ne lidhje me strategjine e sigurise
kombetare.
Planizuesit ushtarak tashme merren me zgjedhjet (alternativat) fleksible te
frenimit, ne te cilat instrumentet e fuqise ushtarake harmonizohen (pershtaten)
me instrumentet qe krijohen nga elementet e tjere te fuqise. Opsionet ushtarake
ne pergjigje te nje sfide mund te perfshijne rritjen e veprimtarive te vecanta te
zbulimit, perdorimin e paisjeve te vendosura qysh me pare ne pozicion, ose
dislokimin e reparteve te vogla. Nga ana politike, kjo mund te nenkuptoje
konsultime nga drejtuesit e larte te ekzekutivit me drejtuesit e parlamentit ose
inicimin e demarsheve te caktuara diplomatike.
Ne te njejten kohe, opsionet ekonomike, vetem ose ne kombinim me
elementet e tjere, mund te perfshijne dekretimin e saksioneve ekonomike,
ngrirjen e aseteve, dhe kufizimin e transaksioneve te korporatave. Ne gjithe kete

211
proces, efektshmeria e opsioneve te pergjigjeve te vecanta te vogla varet nga
fakti se sa mire perdoren bashke instrumentat e fuqise kombetare. Ndersa kjo
varet ne nje shkalle te madhe nga fakti se sa mire strateget ushtarake dhe
homologet e tyre civile kuptojne elementet e fuqise kombetare prej te cileve
burojne keto instrumente te fuqise kombetare. 41
Perqendrimi ne keto elemente te fuqise kombetare, si mjete per permbushjen
e qellimeve strategjike kombetare, sherben gjithashtu si nje lidhje e organizates
me gjithe procesin e formulimit strategjik. Ky proces fillon duke treguar sesi
objektivat strategjik kombetar zene fill nga interesat kombetare, te cilat nga ana
e tyre ne artikulimin dhe shkallen e intensitetit te tyre i detyrohen vlerave
kombetare.
Kjo lidhje eshte dhe nje mjet kujtues i dobishem, qe fuqia kombetare,
domethene “mjetet” ne ekuacionin strategjik, ne fund te fundit kuptimin e tyre e
marrin nga vlerat, te cilave ajo u sherben. Kur mungon legjitimiteti i fuqise, qe
sigurohet nga lidhja e saj me vlerat kombetare, fuqia kombetare mund te arrij te
perceptohet si burim ose mjet qe inkurajon mosbesimin dhe sfiden, ne rastin
me te keq ajo mund te shoqerohet me tiranine dhe rritjen e rendesise e ndikimit
te saj.
Ne analize te fundit, studimi i fuqise kombetare perben nje objektiv te
rendesishem edukimi pasi ai eshte mjaft i veshtire dhe kompleks. Ai qe aspiron
per tu bere strateg i sigurise kombetare, duhet te merret seriozisht me
konceptet qe mbipalosen, qe jane subjektiv ne shume raste, qe jane te lidhur e
ne varesi te situatave, qe sfidojne apo nuk perfillin matjet e ndryshme
shkencore. E gjithe kjo meson menyren e gjykimit fleksibel (elastik), qe perben
nje kusht te domosdoshem per nje strateg te sigurise kombetare. Shkurtimisht,
eshte pikerisht ky kompleksitet i gjere qe ben te mundur qe studentet te piqen e
formohen nga ana intelektuale. Gjithashtu e rendesishme eshte qe studjuesit te
mesojne se ata nuk mund t’i shpejtojne ketyre kufizimeve duke u larguar nga
metoda tradicionale, mesim qe duhet ta absorbojne shume futuriste.

Bibliografia
1. Thomas Hobbes,Leviathan (Indianapolis: Bobbs-Merrill, 1958), p. 86.
2. Hans J. Morgenthau,Politics Among Nations: The Struggle for Power and Peace, 4th ed. (New York: Knopf,
1968), p. 25. Although Morgenthau sees the concept of national interest defined in terms of power, much of this
discussion is under a sub-heading that treats political power “As Means to the Nation’s Ends.” Ibid.
3. John Spanier and Robert L. Wendzel,Games Nations Play, 9th ed. (Washington: CQ Press, 1996), p. 128. See
also Theodore A. Couloumbis and James H. Wolfe, Introduction to International Relations: Power and Justice, 2d ed.
(Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1982), p. 64. Many scholars use this broad interpretation of influence in their
definition of power: “the ability to influence the behavior of others in accordance with one’s own ends.” A. F. K.
Organski, World Politics, 2d ed. (New York: Knopf, 1968), p. 104, and “the ability of an actor to influence the
outcomes of international events to its own satisfaction.” Walter S. Jones, The Logic of International Relations
(Boston: Little, Brown, 1985), p. 245. For arguments against mixing power and influence, see Robert A. Dahl,
Modern Political Analysis (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1976), p. 29; Daniel S. Papp, Contemporary
International Relations: Frameworks for Understanding (New York: Macmillan, 1021984), p. 308; and Michael P.
Sullivan, Power in Contemporary Politics (Columbia: Univ. of South Carolina Press, 1990), p. 98.

212
4. K. J. Holsti,International Politics: A Framework for Analysis, 5th ed. (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall,
1988), pp. 142, 152-53. On patterns of influence, see Ibid., pp. 154-56. On similar methods or techniques of
exercising power, see Organski, pp. 112-15.
5. Carl von Clausewitz,On War, trans. Michael Howard and Peter Paret (Princeton, N.J.: Princeton Univ. Press,
1976), p. 119.
6. On the context of power, see Spanier and Wendzel, pp. 144-45; Papp, pp. 309-11; and Gordon C. Schloming,
Power and Principle in International Affairs (New York: Harcourt Bruce Jovanovich: 1991), p. 528.
7. Morgenthau, p. 153; Spanier and Wendzel, pp. 128, 131; and Organski, p. 102. In English and German (Macht),
for example, “power” indicates both capacity and the exercise of that capacity. In French, however, there are two
words: puissance, indicating potential or capacity, and pouvoir, indicating the act or the exercise of power. Dennis H.
Wrong, Power: Its Forms, Bases and Uses (New York: Harper & Row, 1979), pp. 9-10. Frederich Hartmann deals
with the distinction between potential and real in his definition of national power as “the strength or capacity that a
sovereign nation-state can use to achieve its national interests.” Emphasis in original. Frederick H. Hartmann, The
Relations of Nations, 5th ed. (New York: Macmillan, 1978), p. 43.
8. Organski, pp. 101-02.
9. Ibid., p. 121; Morgenthau, pp. 149-51; Spanier and Wendzel, p. 128; and Eugene J. Kolb, A Framework for
Political Analysis (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1978), pp. 50-52.
10. Organski, p. 110; Kolb, pp. 50-52; Morgenthau, pp. 151-53; and Schloming, p. 527. For the declinist approach
to the dynamic nature of national power, see Paul M. Kennedy, The Rise and Fall of the Great Powers: Economic
Change and Military Conflict from 1500-2000 (New York: Random House, 1987); Mancur Olsen, The Rise and
Decline of Nations: Economic Growth, Stagflation, and Social Rigiditie (New Haven, Conn.: Yale Univ. Press,
1982); Aaron L. Friedberg, The Weary Titan: Great Britain and the Experience of Relative Decline (Princeton, N.J.:
Princeton Univ. Press, 1988).
11. Organski, pp. 108-09; Spanier, p. 128; and Hobbes, p. 106.
12. Emphasis in original. Franz Halder,The Halder Diaries: The Private War Journals of Colonel General Franz
Halder, ed. Arnold Lissance (Boulder, Colo., and Dunn Loring, Va.: Westview Press and T. N. Dupuy Associates,
1976), I, 8. After the Munich Conference, Mussolini appraised the British leaders as “the tired sons of a long line of
rich men.” Winston S. Churchill, The Second World War, Vol. I, The Gathering Storm (Boston: Houghton Mifflin,
1948), p. 341. On the concept of negative power as used in this context, see Holsti, p. 144, and Dahl, p. 43. On a
different view of negative as well as positive power, see Organski, pp. 118-19. See also Robert Jervis, Richard Ned
Lebow, and Janice Gross Stein, Psychology and Deterrence (Baltimore: Johns Hopkins Univ. Press, 1985).
13. Papp, p. 311; Spanier and Wendzel, pp. 144-45; Kolb, pp. 49-50.
14. Sullivan, pp. 21-24; and Papp, p. 12.
15. Barry O’Neill, “Power and Satisfaction in the United Nations Security Council,”Journal of Conflict
Resolution, 40 (June 1996), 219-37; and Papp, p. 311. 103
16. For the distinction between natural and social determinants of power, see Organski, chaps. 7, 8. Morgenthau,
p. 106, breaks the elements down into “those which are relatively stable and those which are subject to constant
change.” See also Couloumbis and Wolfe, pp. 65, 73-78, who break national power into two categories: tangible
(population, territory, natural resources, industrial capacity, agricultural capacity, military strength and mobility) and
intangible (leadership and personality, bureaucratic-organizational efficiency, type of government, societal
cohesiveness, reputation, foreign support and diplomacy, accidents).
17. Raymond Aron, Peace and War (New York: Praeger, 1966), p. 1. See also Derwent Whittlesey, “Haushofer:
The Geopoliticians,” Makers of Modern Strategy, ed. Edward Mead Earle (Princeton, N.J.: Princeton Univ. Press,
1973), pp. 388-414; Colin S. Gray, The Geopolitics of the Nuclear Era: Heartlands, Runlands, and the Technological
Revolution (New York: Crane, Russak, 1977); Hartmann, pp. 49-52; Morgenthau, pp. 106-08, 153; Spanier and
Wendzel, p. 132; Hughes, p. 91; and Organski, pp. 126-38, who believes that geography’s effect on national power
has been exaggerated.
18. Schloming, p. 530. Hartmann, p. 49, believes climate is the most important geographical factor. Life magazine
listed the air conditioner as one of the most important inventions in world history because it would enable tropical
areas to begin industrialization. The shape of a nation is also important, as witness Israel’s difficulty in returning to its
pre-1967 configuration of long frontiers and very little depth. Spanier and Wendzel, p. 132. See also Isaiah
Berlin,Against the Current: Essays in the History of Ideas (New York: Viking Press, 1980), p. 258, who attributes the
aggressive nationalism of such leaders as Napoleon, Hitler, and Stalin to their geographical origins on the borderlands
of the empires they will later rule.
19. Schloming, p. 531, and Julian L. Simon,Population Matters: People, Resources, Environment, and
Immigration (New Brunswick, N.J.: Transaction Publishers, 1990).

213
20. Nafis Sadik, “World Population Continues to Rise,”The Brown and Benchmark Reader in International
Relations, 1992, ed. Jeffrey Elliott (Dubuque, Ia.: Wm. C. Brown, 1992), pp. 291-96. See also Spanier and Wendzel,
pp. 135-36; Hartmann, pp. 46-49; Schloming, p. 531; Organski, pp. 153-54, and George D. Moffett, Global
Population Growth: 21st Century Challenges (Ithaca, N.Y.: Foreign Policy Association, 1994).
21. Hartmann, p. 47; Schloming, p. 532; and Peter G. Peterson, “Will America Grow Up Before It Grows Old?”
The Atlantic Monthly, May 1996, pp. 55-92.
22. Spanier and Wendzel, p. 139. See also Schloming, p. 531, and Organski, pp. 138-41.
23. On problems with the most basic of all resources, see Miriam R. Lowi,Water and Power: The Politics of a
Scarce Resource in the Jordan River Basin (New York: Cambridge Univ. Press, 1995). See also Organski, p. 142;
Schloming, pp. 533-34; and Morgenthau, pp. 109-12.
24. National Defense University, Institute for National Strategic Studies,Strategic Assessment 96 (Washington:
GPO, 1996), p. 49. See also Organski, p. 169. Hartmann, pp. 52-56, includes natural resources in the economic
element of power.
25. Strategic Assessment 96, p. 51, and Schloming, p. 158.
26. For questions concerning the jointness of Desert Storm, see Michael R. Gordon and Bernard E. Trainor, The
General’s War: The Inside Story of the Conflict in the Gulf (Boston: Little, Brown, 1994). Stalin’s great purges of the
1930s are an extreme example of political interference. In addition to the roughly 800,000 party members who were
killed, about half of the army officer corps, some 35,000 in all, were eliminated despite the weakness it imposed on
the USSR in a time of growing foreign danger. Gordon A. Craig, Europe Since 1815 (New York: Dryden Press,
1974), p. 383.
27. U.S. Department of the Army, FM 100-5,Operations (Washington: GPO, June 1993), p. 12-21. See also
Spanier and Wendzel, p. 143. 104
28. Switzerland is another prime example with the capability of mobilizing in excess of a half million troops in
less than two days. Schloming, p. 543.
29. In the subsequent battle of Rourke’s Drift, of course, technology plus an inspired combinationof all the
intangibles ranging from leadership to unit cohesion produced a British victory in which 11 Victoria Crosses were
earned. On revolutions in military affairs, see the Strategic Studies Institute monographs from the fifth annual US
Army War College Strategy Conference, April 1994. See also Schloming, p. 540.
30. Papp, p. 316; Hartmann, pp. 59-60; and Morgenthau, pp. 133-35.
31. Emphasis in original. Harry G. Summers,On Strategy: The Vietnam War in Context (Carlisle, Pa.: US Army
War College, Strategic Studies Institute, 1983), p. 11. See also Papp, p. 378.
32. Graham T. Allison,Essence of a Decision: Explaining the Cuban Missiles Crisis (Boston: Little, Brown,
1971), pp. 123-24. See also Papp, pp. 382-84, and Morgenthau, pp. 122-34.
33. On the Russian national character, see Morgenthau, pp. 125-27, and Papp, p. 383. On the American character,
see Spanier and Wendzel, pp. 186-92.
34. Papp, pp. 386-87.
35. Joseph S. Nye, Jr.,Bound to Lead: The Changing Nature of American Power (New York: Basic Books, 1990)
and “Understanding U.S. Strength,” Foreign Policy, No. 72 (Fall 1988), pp. 105-29.
36. Strategic Assessment 96, p. 197. See also Ibid., pp. 195-96 and chap. 15; Joseph S. Nye, Jr., and William A.
Owens, “America’s Information Edge,” Foreign Affairs, 75 (March-April 1996); and Roger C. Molander, Andrew S.
Riddle, and Peter A. Wilson,Strategic Information Warfare: A New Face of War (Santa Monica, Calif.: RAND,
1996). A recent Defense Science Board report on information warfare repeated this warning. Thomas E. Ricks,
“Information Warfare Defense is Urged: Pentagon Panel Warns of `Electronic Pearl Harbor,’” The Wall Street
Journal, 6 January 1997, p. B2.
37. Ray S. Cline,World Power Trends and U.S. Foreign Policy for the 1980s (Boulder, Colo.: Westview Press,
1980), p. 13. See also Papp, pp. 308-09; Hartmann, p. 67; and Couloumbis and Wolfe, pp. 66-67. For another
approach to quantifying and ranking the actual and projected capabilities of states, see Karl Deutsch, The Analysis of
International Relations (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1968), pp. 21-39.
38. Robert Jervis,Perceptions and Misperceptions in International Politics (Princeton, N.J.: Princeton Univ. Press,
1976), p. 52.
39. Albert Speer,Inside the Third Reich, trans. Richard and Clara Winston (New York: Macmillan, 1970), p. 72.
General von Blomberg pointed out after the war that if the French had resisted, the Germans would “have to have
beat a hasty retreat.” And General Keitel confided that “he wouldn’t have been a bit surprised” if three battalions of
French troops had flicked the German forces right off the map. G. M. Gilbert, The Psychology of Dictatorship (New
York: Ronald Press, 1950), p. 211.

214
40. This did not mean that Hitler was not nervous. “The forty-eight hours after the march,” he stated, “were the
most nerve-wracking in my life.” Allan Bullock, Hitler: A Study in Tyranny (New York: Harper & Row, 1962), p.
345. For additional measures Hitler took to make the operation as unprovocative as possible, see John Thomas
Emmerson, The Rhineland Crises (Ames: Iowa Univ. Press, 1977), p. 101.
41. For the flexible deterrent options, seeThe Joint Staff Officer’s Guide 1993 (AFCC Pub 1) (Washington: GPO,
1993), pp. 6-11 to 6-16. For some reason, JCS currently defines national security strategy in terms of instruments of
power (diplomatic,economic, military, and information) as the means “to achieve objectives that contribute to
national security.” JCS Pub 1-02, pp. 254-55. The same publication, however, defines elements of national power as
“the means that are available for employment in the pursuit of national objectives” (Ibid., p. 105130). The use of
power elements as the “means” in the definition of national strategy (Ibid., p. 255) is I keeping with the Goldwater-
Nichols terminology concerning power and strategy. Professor Michael Morin, USAWC, November 21, 1996. See
also note 4. 106

Mbi fuqine kombetare


R. Craig Nation
Fuqia eshte nje koncept themelor ne teorine nderkombetare, por gjithashtu
ai eshte edhe nje koncept mjaft i debatuar esencialisht dhe teper i paqarte. 1
Fjala fuqi, buron nga frengjishtja e vjeter pavoir, qe do te thote aftesi. Si
koncept, fuqia praktikitsht mund te perkufizohet si aftesi per te imponuar
(detyruar) nje rezultat apo nje veprim te deshiruar perballe qendreses qe mund
te paraqitet nga pala kundershtare. Sic shprehet Robert Dahl, “(aktori) A, ka
fuqi ndaj (aktorit) B deri ne ate mase sa qe t’i mbushe mendjen aktorit B te beje
dicka qe ne nje menyre tjeter ai nuk do t’a bente”. 2
Kjo e ben fuqine nje koncept rregullues dhe funksion te sjelljes detyruese –
ushtrim i paramenduar i aftesise per arrijten e qellimit te caktuar ne kontekstin
e konfliktit apo te papajtueshmerise (mosperputhjes) se synimit. Fuqia,
gjithashtu mund te percaktohet ne nje menyre me te pergjithshme, si aftesi per
te formesuar (modeluar) mjedisin operacional ne nje menyre te tille qe te
inkurajoje menyra te ndryshme te sjelljes dhe te shkurajoje alternative te
caktuara. Ne kete kuader, fuqia nenkupton sigurimin e bindjes (nenshtrimit) te
kundershtarit duke perdorur ndikimin dhe autoritetin. 3 Perfundimet e
deshiruara mund te arrihen ne menyre shtrenguese, por gjithashtu mund te
sigurohen me ane te institucionalizimit te autoritetit te mbeshtetur
konsensualisht si dhe kodit perkates te vlerave. 4
Shumica e literatures formale qe trajton konceptin e fuqise, fokusohet ne
sistemet shoqerore dhe ne rendin politik te brendshem, ku institucionalizimi i
autoritetit eshte vendosur nga baza ne qender. Duke shkruar ne kete kontekst,

215
Hannah Arendt e mbeshtet konceptin e fuqise ne vullnetin popullor: “Te gjithe
institucionet jane manifestim dhe materializim i fuqise, ato ngrijne dhe
shperbehen sapo fuqia e gjalle e popullit ndalon mbeshtetjen e tyre”. 5
Evokimi i famshem i Thomas Hobbes “per deshiren e perhershme dhe te
pareshtur te njerezimit per fuqi pas fuqie, e cila pushon vetem ne vdekje”,
tregon prirjen per dominimin e te tjereve, bazuar ne natyren njerezore, qe duhet
te detyrohet nga fuqia e shtetit, qe mund te mendohet te miratohet (lejohet) nga
nje lloj kontrate hipotetike shoqerore. 6 Ne nivel te qeverisjes se brendshme,
aftesia detyruese dhe autoriteti legjitim bashkohen qe te bejne te mundur
zbatimin efektiv te fuqise politike si nje alternative ne luften e pakontrolluar te
te gjitheve kunder te gjitheve.
Ne shkalle nderkombetare mbizoterojne prioritete te ndryshme. Vizioni realist
klasik i rendit nderkombetar mbeshtetet ne pohimin se sistemi i shtetit modern
(i ashtuquajturi sistem i shtetit Vestfalian) percaktohet para se gjithash nga
mungesa e ndonje autoriteti efektiv mbikombetar. Ky eshte nje sistem anarkik,
ku shtetet e pavarura duhet te veprojne pa perdorur institucionet e qeverisjes
boterore per te perballuar “konfliktet e interesave qe lindin ne menyre te
pashmangshme ndermjet njesive te ngjashme ne kushtet e anarkise”.
Analogjia kombetare nuk zbatohet – ligji nderkombetar dhe normat e sjelljes
se shtetit do te injorohen kur interesat e tij jetike jane ne rrezik, ose ne rastin
me te mire evokohen ne menyre hipokrite si justifikim retorik per permbushjen
e qellimeve egoiste. Nuk eshte e mundur asnje shoqeri civile nderkombetare e
shteteve te pavarura. Sipas fjaleve te bashkekohesit te shquar te Hobbes, ne
konkurrencen ndershteterore, i forti eshte i prirur te “gllaberoje” te dobetin.
Fuqia, e pazvogeluar nga detyrimet sistematike, behet monedha e
marredhenieve ndermjet shteteve dhe force shtytese e artit te qeverisjes. Imazhi
strategjik i artit te qeverisjes qe dominoi teorine dhe praktiken e marredhenieve
nderkombetare ne periudhen pas Luftes se Dyte Boterore e ben kerkimin e
fuqise premisen kryesore te saj. Duke folur ne emer te kampit realist, Donald
Kagan e percakton fuqine ne menyre te thjeshte e qarte si “aftesi per te zbatuar
qellimet e deshiruara” dhe pohon se “ne boten ne te cilen te gjithe ne jetojme,
ajo eshte e rendesishme, dhe lufta per te eshte e pashmangshme”. 11
Modelet strukturore te fuqise
Fuqia eshte tregues i marredhenieve. Ajo vete nuk ka stature reale dhe mund
te shfaqet ne shume menyra. Bashkimi (kombinimi) i burimeve qe duhen per
plotesimin e detyres A mund te jene krejtesisht te ndryshme nga kombinimi i
fuqise per plotesimin e detyres B. Forca fizike, per shembull, mund te jete nje
mjet i dobishem per te arritur rezultate pozitive ne disa raste te caktuara (nje
ndeshje mundje) por krejtesisht e parendesishme ne raste te tjera (nje loje
shahu).
Morgenthau e perkufizon fuqine si “kontroll i njeriut ndaj mendjes dhe
veprimeve te njerezve te tjere” dhe “marredhenie psikologjike ndermjet atyre qe e
ushtrojne ate dhe atyre ndaj te cileve ushtrohet”, 12 ne kete menyre shton nje

216
dimension subjektiv ne llogaritjen (calculus) e fuqise qe bazohet ne
konsideracione personale dhe kulturore. Fuqia eshte gjithashtu nje koncept
dinamik, komponentet e se ciles kane ndryshuar ne menyre te konsiderueshme
gjate shekujve modern.
Analizat e politikave moderne jane te predispozuara te theksojne paresine
(primacine) e sigurise kombetare si motiv per sjelljen e shteteve dhe rolin
thelbesor te fuqise ushtarake si garantues i mbijeteses kombetare dhe te
permbushjes se interesave shteterore. Nuk ka asnje dyshim se ne shekujt
moderne, fuqia ushtarake ka qene gjyqtari me i rendesishem ne marredheniet
ndermjet shteteve.
Por aftesia ushtarake superiore nuk ka qene asnjehere nje kusht i
mjaftueshem per arritjen e rezultateve te suksesshme ne kokurrencen
nderkombetare. Fuqia ushtarake eshte vetem nje dimension i asaj qe
nganjehere paraqitet si mjet i fuqise se forte (ashper): aftesia per te detyruar si
kercenimin ashtu dhe perdorimin e forces ushtarake, presionit ekonomik,
perfshi sanksionet fiskale dhe tregtare, teknikat subversive, dhe forma te tjera
per kercenim apo frikesim. Pervec kesaj, aftesia e shteteve per te zhvilluar dhe
ruajtur aftesite ushtarake, qendron ne nje kombinim me kompleks te atributeve
te fuqise, perfshi mjetet ekonomike dhe nxitese (motivuese).
Fuqia ushtarake eshte perdorur gjithnje si nje nga mjetet (instrumentet) e
politikes (artit te qeverisjes). Edward Gullick veren se ne epoken e balances se
fuqise se Europes klasike, calculusi (llogaritja) e fuqise mbeshtetet ne
mekanizmat e ndryshem, te aleances, koalicionit, dhe kompensimin, me
perdorimin e armeve dhe zhvillimin e luftes si mjet popullor por gjithashtu mjeti
i fundit. 13 Immanuel Wallerstein, i pershkruan perberesit e fuqise ne fillimet
e sistemit shteteror modern Europian ne menyre komplekse si: (1) tregtia qe
nenkupton perdorimin e aftesise se shtetit per te mbeshtetur fuqine ekonomike;
(2) fuqia ushtarake; (3) financat publike; (4) burokracia efektive; dhe (5) blloku
hegjemon, i perkufizuar si aftesia e grupeve shoqerore mbizoteruese per te
imponuar vizionin e tyre te prioriteteve kombetare. 14
Marreveshja e Europes se shekullit te 19-te perdorte konsultimin ndermjet
fuqive te medha per te parandaluar konfliktin sistemor te epokes se Napoleonit,
duke u mbeshtetur ne serine e “rregullave te lojes” te perkufizuara nga Paul
Schroeder si “ kompensimi; demshperblimi; aleancat si instrumente per rritjen e
fuqise; arsye shteterore; nderi dhe prestigji; Europa si familje shtetesh; dhe se
fundi, parimi apo qellimi i fuqise vete”. 15 Ndermjet realisteve klasik,
nenvizimi i Morgenthaut ne aftesine e diplomacise dhe identifikimi i maturise
nga Raymond Aron si baze per politiken (artin e qeverisjes) bejne te qarte se
imazhi i tyre per rolin e forces ne marredheniet ndershteterore eshte me
nuancat perkatese. 16
Gjate Luftes se Ftohte, duke u perballur me ate cfare njezeri eshte
identifikuar si rrezik real dhe prezent i fuqise agresive sovjetike, Shtetet e
Bashkuara dhe aleatet e saj kerkuan te siguronin prioritetet e tyre me te

217
rendesishme kombetare. Kjo kerkonte rritjen e fuqise ushtarake si balance ndaj
arsenalit te konsiderueshem sovjetik. Lufta e Ftohte ishte rivalitet i militarizuar
ndershteteror, por gjithashtu, ai ishte dicka me shume. Frenimi ushtarak eshte
shoqeruar nga diplomacia e suksesshme e aleances, perdorimi i paramenduar i
fuqise ekonomike, dhe forca morale e siguruar nga shembulli i shoqerise se
hapur dhe i Botes se Lire gjate ballafaqimit me totalitarizmin Sovjetik.
Ne fund, ishin dimensionet e fuqise jo materiale, ato qe ishin vendimtare.
Imazhi realist vulgar i fuqise ushtarake si shume i rendesishem nuk eshte
pasqyruar asnjehere ne terorine politike moderne apo ne praktiken shteterore te
botes reale.
Duke filluar me botimin “Fuqia dhe Ndervaresia” te Robert Keohane dhe
Joseph Nye-s ne vitin 1997, ka patur nje perpjekje ne rritje nga studiuesit e
marredhenieve nderkombetare per te zhvilluar nje pamje me me teper nuanca te
konceptit te fuqise ne marredheniet nderkombetare.
Ne boten e ndervarur te fundit te shekullit te 20-te, Keohane dhe Nye
pohonin se rendesia relative e fuqise ushtarake si nje instrument i politikes
eshte ne renie. Mbijetesa mbetet qellimi i hershem kombetar, dhe forca ende
eshte garantuesi kryesor i sigurise kombetare. Por, ne nje bote gjithnje e me te
ndervarur, marredheniet e varesise reciproke i lidhin vendet me shume me njeri
tjetrin, dhe “ne shumicen e tyre forca eshte e parendesishme ose e
paperfillshme si instrument i politikes”. 17 Ne punimin e meparshem Nye
mbron konceptin e fuqise se bute, perfshi mjetet kulturore dhe ideologjike,
diplomacine transformuese, strategjite e informacionit, fuqine e shembullit dhe
te tjera si keto, si nje alternative qe perdor forcen e joshjes ne vend te strategjive
detyruese te politikes tradicionale. 18
Shume analiste kane zhvilluar variacione te ndryshme per kete teme. Alvin
Tofflei, ne botimin e tij, Powershift (ndryshimi i fuqise) identifikon tre burime
kryesore te fuqise, te perkufizuara si dhuna, pasuria dhe dija. Roli i dhunes
eshte ekskluzivisht ndeshkues dhe mohues e neutralizues, pasuria mund te
perdoret si per te ndeshkuar ashtu dhe per te shperblyer, por vetem burimi i
fuqise se dijes ka mundesi te jete transformues ne kushtet e shekullit te 21-te -
sipas Tofflerit fusha e veprimit te dijes do te jete vendimtare per fuqine
kombetare duke pare ne te ardhmen. 19
Ne librin e saj Shtetet dhe Tregjet, Suzan Strange, zhvillon nje “model
strukturor te fuqise” me kater sektore (fusha veprimi): prodhues, fiskal,
ushtarak dhe informativ. Strange shtron pyetjen se si kane qene ne gjendje
Shtetet e Bashkuara te zgjerojne ndikimin global megjithe shkurtimin
(zvogelimin) relativ te sektoreve te saj produktiv dhe fiskal. Ajo e gjen pergjigjen
ndermjet te tjerash ne dominimin ushtarak, por gjithashtu, dhe ndoshta edhe
me e rendesishmja, ne terheqjen (atraktivitetin) e shoqerise se hapur amerikane
dhe “menyres se jeteses”, prestigjit te pashoq te institucioneve te arsimit te larte
te SHBA-se, novacioneve shkencore e teknologjike pararoje, statusin e gjuhes
angleze si lingua franca e komunikimit nderkombetar, diplomacia e efektshme

218
publike, dhe ne pergjithesi aftesia per te mobilizuar fuqine kulturore ne sherbim
te interesave te SHBA-se. 20
Shtetet e Bashkuara kane perqafuar kete lloj imazhi kompleks te fuqise
kombetare, dhe nje seri dokumentesh te politikes formale kane prezantuar
modele kontrastuese (kundershtuese) te fuqise me synim per te percjelle
perfundimin se fuqia kombetare e pare ne pergjithesi, ka burime te ndryshme
dhe mbipalosese. Keto modele jane shprehur nga shkurtesa gjithnje e me
ambicioze DIME (fuqia diplomatike, informative, ushtarake dhe ekonomike);
DIMEFIL (diplomatik, informativ, ushtarak, ekonomik, financiar, zbulimit dhe
zbatimit te ligjit); dhe MIDLIFE (fuqia ushtarake, zbulimit, diplomacise, ligjore,
informacionit, financiare dhe ekonomike). 21
Nuancat (dallimet) e cdonjerit nga keto modele dhe shkalla e
pershtatshmerise e ketij apo atij termi te vecante te lidhur me ekuacionin e
fuqise jane me pak te rendesishme nga ajo cfare modelet ndajne bashkerisht.
Kjo perfshin perfundimin qe ne boten e globalizuar te shekullit te 21-te, fuqia
ushtarake konvencionale ka humbur vertete dicka nga spikatja (rendesia) e saj
si mjeti i fundit te politikes.
Ndervaresia globale dhe dinamika demokratike e paqes, ne menyre bindese
kane bere konfliktin e armatosur konvencional ndermjet fuqive me pak te
mundshem. 22 Armet berthamore e kane bere me gjithe force luften ndermjet
shteteve te armatosura me arme berthamore vertete te pamendueshme
(paperfytyrueshme). Ligji nderkombetar vendos detyrime (shtrengime) formale
ne institucionet e luftes qe mund te kene ndikim ne te drejten e posacme te
shteteve per te zgjedhur apo vendosur per perdorimin e forces. 23
Nga ana tjeter, konkurrenca ekonomike eshte bere me e rendesishme si
nxites kryesor i konkurrences nderkombetare. Analiste si Edward Lutwak kane
krijuar nocionin e “gjeo-ekonomise” per te karakterizuar nje rend boteror, ku
konkurrenca ndermjet shteteve do te bazohet me shume ne rivalitetin ekonomik
se sa vizioni i vjeter i gjeopolitikes i ndertuar ne kundershtimin me ane te luftes.
24 Fuqia eshte bere me e shperndare dhe nje palete me e ndryshme e
instrumenteve te fuqise kerkohet per te permbushur efektivisht interesat
kombetare.
Bazat e Fuqise Kombetare
Fuqia kombetare perbehet nga nje numer nivelesh te qarte: (1) burimet dhe
atributet fizike (fuqia e pa zhvilluar); (2) efektshmeria e institucioneve
kombetare ne mobilizimin , mbeshtetjen dhe perdorimin e instrumenteve te
fuqise (fuqia e zbatuar); dhe (3) konteksti strukturor (ndihmuesit dhe penguesit
e fuqise qe burojne nga mjedisi strategjik). Tregues perfundimtar i fuqise
efektive kombetare duhet te jene rezultatet ose performanca e saj. Megjithate,
matja e rezultateve, varet nga mjedisi strategjik – ndaj ciles fuqi kombetare jane
drejtuar qellimet, ose “fuqia kunder kujt, dhe ne lidhje me cfare”? 25
Fuqia potenciale(e pazhvilluar)

219
Vecorite fizike te fuqise kombetare perfshijne burimet njerezore (popullsine),
potencialin bujqesor dhe disponimin e burimeve strategjike, aftesine prodhuese,
dhe karakteristikat gjeostrategjike.
Nga revolucioni ushtarak i shekujve te hershem modern deri ne ditet tona,
shtetet e fuqishme kane kerkuar qe te kene nje baze te mjaftueshme popullsie
per te ngritur dhe mbeshtetur ushtri masive, strategjikisht konkurruese.
Popullsite e medha kontribuojne gjithashtu per nje fuqi prodhuese me te madhe
dhe nje prodhim te pergjithshem te brendshem (GDP) me te madh, qe eshte
tregues kryesor i fuqise ekonomike. Ne te vertete, virtualisht eshte e pamundur
qe te imagjinosh ngritjen ne rangjet e fuqive te medha boterore pa nje baze te
rendesishme popullsie.
Aftesia e SHBA-se per te terhequr dhe asimiluar popullsi te medha
emigrantesh, dhe per te mbeshtetur rritjen demografike, ka qene nje burim
kuptimplote i fuqise kombetare. Renia demografike ne Bashkimin Europian (BE)
dhe Federaten Ruse kercenon aftesine e tyre per te funksionuar si fuqi te medha
ne nje afat te gjate. Por popullsite e medha te varfra, mundet gjithashtu te
vendosin kufizime e te pengojne zhvillimin dhe mobilizimin e fuqise strategjike.
Kina e sotme perben nje shembull te nje fuqie ne ngritje, qe eshte perfshire ne
ate qe disa e konsiderojne politike dragoniane e kufizimit te rritjes se popullsise.
Madhesia eshte e rendesishme, por nuk ka lidhje direkte ndermjet madhesise se
popullsise se nje vendi dhe fuqise kombetare baze.
Potenciali bujqesor dhe disponimi i lendeve te para strategjike mund te jene
gjithashtu ndihmes vendimtar te fuqise kombetare. Ne kushtet kur te gjithe
faktoret e tjere jane te njejte, vendet (kombet) me aftesi per te ushqyer veten
kane nje avantazh ndaj konkurruesve te tjere, qe jane te varur ne importet e
lendeve te para strategjike. Historikisht, potenciali i madh bujqesor i SHBA-se,
ka qene nje burim i rendesishem i fuqise se tij.
Lendet e para strategjike mund te sigurojne gjithashtu bazen e duhur per
fuqine ekonomike dhe ushtarake. Shtetet e pasura me nafte, si per shembull
Arabia Saudite, kane nje peshe pertej aftesise se tyre te natyrshme, vecanerisht
per arsye te mases ne te cilen ato kontrollojne aksesin ne nje burim jetik
strategjik. Perteritja dramatike e Federates Ruse gjate dekades se fundit, e
nxitur dhe nga rritja disa here e cmimeve te naftes dhe gazit natyral ne tregjet
boterore ndermjet vitit 1998 dhe 2008, eshte nje shembull i qarte i faktit se si
disponimi i lendeve te para mund te shnderrohet ne fuqi strategjike.
Ne te kundert, varesia ne burimet e huaja per furnizimin me burime jetike
mund te vendose nje shtet ne nje disavantazh konkurrimi, ne se kjo nuk
kompesohet nga marreveshje te vecanta diplomatike ose tregtare. Megjithate,
ashtu si dhe shtyllat e tjera potenciale te fuqise kombetare, kontrolli i lendeve te
para jetike nuk shnderrohet direkt ne fuqi strategjike. Disponimi (kontrolli) i
lendeve te para mundet gjithashtu te shperdorohet per shkak te mungeses se
ekspertizes teknollogjike, korrupsionit dhe drejtimit te diskretituar politik, ose
te disiplines se pamjaftueshme shoqerore – dhe per kete bota moderne ofron

220
shume shembuj. Gjithashtu, natyra e burimeve strategjike ndryshon me
kalimin e kohes bashke me zhvillimin teknologjik. Krypa dhe lenda e drurit per
ndertimin e anijeve konsideroheshin njehere e nje kohe si lende te para
strategjike njelloj me rezervat e hidrokarbureve sot. Ne nje te ardhme te afert
trysnite mjedisore mund te bejne aksesin ne burimet e ujit te pijshem
gjithashtu nje interes per balancimin boteror te fuqise.
Aftesia (kapaciteti) industrial konsiderohej dikur te ishte themeli i fuqise
kombetare. Ajo ishte baza e nxjerrjes ne pah te Britanise si fuqi e madhe
Europiane dhe perandori globale gjate gjithe shekullit te 19-te.
Skena e Luftes se Pare Boterore u ngrit nga ndryshimi i fuqise, i nenkuptuar
me renien relative te Frances si fuqi industriale dhe ngritjen e Gjermanise si
qender udheheqese e prodhimit industrial te kontinentit. Shtetet e Bashkuara
moren mantelin e lidershipit ne sektorin prodhues ne te njejten kohe qe ajo po
dilte mbi Mbreterine e Bashkuar si fuqi udheheqese boterore, dhe statura e saj
si “arsenal i demokracise” ishte kyc per fitoren e luftes industriale me
shkaterrimtare te shekullit te 20-te. 26
Pas Luftes se Dyte Boterore, idea e unifikimit europian doli ne drite si
Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Celikut ne perpjekje per te mbeshtetur
bashkepunimin funksional ne sektoret kyc te prodhimit si baze per nje paqe te
qendrueshme. Por sot, zhvillimi eshte i lidhur me ngritjen e ekonomive post
industriale qe bazohen ne sektorin e sherbimit ku mjetet e informacionit jane
bere me te rendesishme se fuqia prodhuese.
Vendodhja (pozicioni) gjeografike e vendit gjithashtu mund te ndihmoje ose
pengoje aftesine e tij per mobilizimin e fuqise kombetare. Aksesi ne oqeanet e
botes, perdorimi i porteve, kontrolli ne pikat kyce dhe linjat e komunikimit jane
shume te rendesishme per aftesine detare. Madje dhe ne epoken e Kozmosit,
SHBA-te vazhdojne te perfitojne nga mbrojtja e tyre prej kercenimeve
strategjike si rrjedhoje e rrethimit te tyre ne lindje dhe perendim nga oqeane te
medhenj, dhe mungesa e kercenimeve te fqinjeve ne Ameriken e Veriut.
Pozicioni strategjik i Rusise ne zemer te Euroazise ka qene gjithnje nje burim i
fuqise, por mungesa e kufijve te mbrojtur natyralisht e ka lene ate gjithashtu te
ekspozuar ndaj nje muri invazionesh katastrofike. Ekspozimi strategjik mund te
kontribuoje ne fuqine e shtetit duke forcuar vullnetin dhe gatishmerine
kombetare dhe angazhimin per te siguruar mbijetesen – per kete, rasti i Izraelit
eshte nje shembull shume i mire.
Gjeografia kulturore eshte gjithashtu e rendesishme. Diversiteti etnik,
gjuhesor, dhe fetar mund te jete nje pasuri kulturore, por gjithashtu kjo krijon
edhe cenueshmeri strategjike. Homogjeniteti relativ i kultures amerikane i
shtrire ne hapesiren e pakufishme te kontinentit, eshte komentuar gjeresisht
dhe ne menyre korrekte si nje burim i rendesishem i unitetit dhe fuqise
kombetare (te cilen disa e shikojne te rrezikuar nga imigrimi i pakontrolluar dhe
diversiteti kulturor). Trashegimia kulturore e fuqishme dhe integrale e Kines, e

221
kombinuar me dominimin derrmues Han ne kontinentin Kinez, eshte gjithashtu
nje ndihmues i fuqise kombetare.
Nga ana tjeter, Federata Sovjetike u kris pergjate vijave te grindjeve etnike
dhe u shemb, megjithe potencialin e saj te madh ushtarak. Diversiteti i pasur
kulturor dhe linguistik i Europes vendos barriera ne rrugen per te krijuar nje
Europe me te bashkuar, e afte te veproje si nje aktor strategjik ne ceshtje
boterore nen patronazhin (mbrojtjen) e Bashkimit Europian.
Fuqia e Zbatuar
Burimet jane lenda e pare e fuqise kombetare. Ato duhet te shnderrohen ne
fuqi te zbatuar lidhur me permbushjen e qellimeve kombetare. Shkalla e
eficiences qe kane shtetet ne detyren shnderrimit te fuqise potenciale ne fuqi te
zbatuar, percaktohet nga nderveprimet politike, shoqerore dhe organizative.
Stabiliteti dhe efektshmeria e institucioneve qeverisese, performanca
ekonomike, prirja (aftesia) per novacion, standardet e arsimimit (edukimit),
struktura shoqerore, aftesia organizative dhe reputacioni jane elementet me te
veshtire per tu percaktuar (nga ana sasiore) se sa burimet qe disponon vendi,
por padiskutim jane jo me pak te rendesishme si themele per politiken
kombetare.
Fuqia ushtarake eshte baza klasike e fuqise kombetare. Ajo mund te
percaktohet me me lehtesi duke perdorur buxhetet e mbrojtjes dhe shpenzimet
perkatese ushtarake si mase krahasuese. Aktualisht buxheti i mbrojtjes se
SHBA-se perbejne 46 perqind te shpenzimeve ushtarake boterore – me shume
se te 168 vendeve te tjera bashke dhe afersisht dhjete here me te medha se te
konkurrenteve me te afert (Kina, Japonia, Rusia, Franca dhe Mbreteria e
Bashkuar, se cila mes 4 dhe 5 perqind te shpenzimeve te pergjithshme
boterore). 28 Buxheti i mbrojtjes se SHBA me 3,7 perqind te GDP-se perben
nje barre ushtarake me te vogel se ato qe perballojne disa shtete te tjera (Ne
Arabine Saudite, pershembull, shpenzimet e mbrojtejes perbejne mbi 10 perqint
te GDP-se), por ne menyre globale avantazhi sasior i SHBA-se eshte derrmues
(shume i madh).
Per fat te keq numri i forcave nuk ka qene asnjehere nje matje e besueshme e
aftesise reale ushtarake. Qysh nga fushatat e Aleksandrit te Madh e deri ne
ditet tona, historia paraqet shume shembuj te forcave te armatosura me te
vogla, por me motivim me te larte, te udhehequra ne menyre te efektshme, dhe
teknikisht me te afta, qe kane mundur rivale me te medhenj. Ushtrite, jane
institucione shoqerore, performanca e te cilave mbeshtetet ne nje numer
kriteresh, jashte kontrollit te sherbimeve me uniforme, perfshire nivelet e
arritjeve ne arsimim te shoqerise, standardet e kondicionimit fizik, kapacitetin
teknologjik, motivimin shoqeror dhe lidershipin strategjik.
Efektshmeria do te jete gjithashtu funksion i llojeve te detyrave qe
organizatat ushtarake kerkohet te plotesojne. Tradicionalisht, forcat e
armatosura te SHBA-se kane qene konfiguruar per t’u angazhuar ne luften
konvencionale dhe berthamore me konkurrentet e afert kryesor. Tani dhe per

222
nje te ardhme te parashikueshme, nevoja per te perballuar lloje te ndryshme te
kercenimeve asimetrike, do te kerkojne padyshim nje konfigurim krejt te
ndryshem te forcave dhe qasje (menyra) te reja ne konkurrimin strategjik.
Nivelet e larta te shpenzimeve ushtarake qe e kapercejne kapacitetin e
ekonomise kombetare, mund te demtojne fuqine kombetare ne nje kohe te
larget – nje shembull i vlefshem per kete eshte Bashkimi Sovjetik, megjithese i
armatosur deri ne dhembe, u shperbe teresisht.
Globalizimi i kuptuar si nje proces i nje ndervaresie ne rritje nderkombetare
dhe i ngjeshjes se hapesires/kohes, i nxitur nga ndryshimi teknologjik, ka
ndryshuar natyren e fuqise ekonomike. Prodhimi i pergjithshem kombetar
(GDP) dhe GDP per banor mbeten masa te vlefshme te fuqise se pergjithshme
ekonomike. Kategorizimi i Bankes Boterore i vendeve me te ardhura te uleta, te
mesme dhe te larta (qe perfaqesojne respektivisht 60 perqind, 25 perqind dhe
15 perqind te popullsise se botes) sigurojne nje indeks global te sakte te fuqive
relative ekonomike. 30
Shtetet e Bashkuara vazhdojne te kryesojne ekonomine globale ne lidhje me
GDP-ne e pergjithshme dhe mbeten tregu kombetar me i madh dhe ekonomia
me e fuqishme ne bote. Por numrat e paperpunuar mundet gjithashtu te
mbulojne (fshehin) variabla (ndryshore) te rendesishme. A eshte performanca
ekonomike e bazuar ne industrine nxjerrese, ne sektoret ne renie te industrise,
apo sektoret e avancuar, te nxitur te tekonologjikisht? A jane modelet e rritjes
ekonomike te qendrueshme, megjithe detyrimet (shtrengimet) e burimeve, te
mjedisit dhe konkurrences? A eshte rritja e balancuar dhe e arsyeshme?
Ne te vertete, presionet e globalizimit duhet te kene provokuar nje rritje te
pabarazise, madje edhe ne ekonomite kombetare me performancen me te mire,
nje prirje me implikime politike te pazgjidhura – ndarja klasore dhe shoqerore
mund te demtoje qellimin kombetar dhe te zvogeloje aftesine e shtetit per
perdorimin e fuqise kombetare. 31 Ne ekonomine e re boterore dallimi i
zakonshem ndermjet tregjeve te brendshem dhe global eshte mbuluar, ne se jo
fshire apo zhdukur.
Paqendrueshmeria ekonomike eshte rritur dhe sfida per lidershipin eshte
bere me e mprehte. Fuqia e tregut ndertohet me lloje te ndryshme te mjeteve
krahasuar me ato ne te kaluaren – eficienca dhe prodhueshmeria, arritjet ne
arsimim dhe cilesia e kapitalit njerezor, aftesia per pershtatje, krijimtaria
teknologjike, ndjeshmeria mjedisore dhe stabiliteti shoqeror ndermjet tyre.
Arsimimi (edukimi) eshte vendimtar, dhe zhvillimi domethenes. Kina prodhon
tani ne universitete dy here me teper te diplomuar se sa SHBA-te te cilat per
shume vite kane qene lider i botes.
Nentembedhjete vendet e bashkuara ne Projektin e UNESCO-s Treguesit e
Arsimimit ne Bote (Argjentine, Brazil, Kili, Kine, Egjypt, Indi, Indonezi,
Xhamajka, Jordani, Malajzi, Paraguaj, Peru, Filipine, Federata Ruse, Sri Lanka,
Tailande, Tunizi, Uruguaj dhe Zimbabve) diplomojne me shume studente nga
universiteti se sa 30 vendet e organizates per Bashkepunim dhe Zhvillim

223
(OECD) te marra se bashku. Prirje te tilla mund te kulmojne ne ndryshime te
rendesishme ne balancen e fuqise globale. Ne te ardhmen faktoret cilesore
mund te kene me shume per te thene ne lidhje me performancen ekonomike te
pergjithshme se sa shume tregues sasiore tradicional.
Fuqia e institucioneve qeverisese dhe efektshmeria e procesit politik
gjithashtu mund te rrise ose pengoje zbatimin e fuqise kombetare. Lloje te
ndryshme qeverish mund t’i plotesojne keto detyra ne menyra te ndryshme.
Regjimet autoritare zakonisht nuk kane legjitimitetitn popullor, por mund te
jene te afte ne imponimin (detyrimin) e strategjive koherente kombetare dhe ti
zbatojne ato ne menyre te vazhdueshme me kalimin e kohes.
Por lideret servile (lajkatare) gjithashtu mund te izolohen nga grupe
oborrtaresh servile dhe te kundershtojne vleresime deri diku realiste, qe duhen
per zgjedhje strategjike te mencura. Shtetet (sistemet politike) demokratike
duhet te ndertojne politika mbi bazen e ndertimit te konsensusit dhe bindjes,
dhe ti rishikojne dhe permiresojne gjate procesit kompleks te vendimmarrjes.
Zakonisht, per shtetet demokratike eshte me e veshtire qe te ndertojne dhe te
ruajne konsensusin kombetar per alternativat strategjike si dhe te ndryshojne
kursin menjehere perballe ndryshimit te rrethanave nderkombetare. Megjithate,
nje shtet me institucione te respektuara dhe legjitime, te mbeshtetura ne
konsensusin popullor, dhe te afte per mobilizimin e popullit te tij per pranimin e
sakrificave ne rast te kercenimit te mireqenies dhe sigurise se vendit, natyrshem
qe do te jete me i fuqishem, se sa sistemet politike (shtetet) autoritare te
imponuara dhe te mbajtura ne baze te forces.
Procesi i politikes nga ana e vet mund te behet nje variabel i pavarur.
Permiresimi i arsimimit strategjik dhe zhvillimit profesional per nepunesit civil
qe sherbejne ne sektorin e sigurise kombetare, koordinimi me i mire ndermjet
agjencive qeveritare, dhe menaxhimi me i efektshem, ne menyre bindese cojne
drejt zgjidhjeve strategjike me te efektshme. Koordimini i instrumenteve te
ndryshem te fuqise kombetare, perfshire ate diplomatik, te zbulimit dhe
informacionit, kerkon njohuri profesionale dhe mjedis vendimmarrje efikas, ne
te cilin idete mund te kembehen ne menyre te lirshme dhe kurset e veprimit
alternativ te shqyrtohen ne baze te vlerave te tyre.
Aftesia per zbatimin e efektshem te fuqise varet gjithashtu ne kohezionin
shoqeror dhe shkallen ne te cilen nje vend vleresohet si nje anetar i respektuar
dhe i besuar i komunitetit te kombeve. Vlerat kombetare, stabiliteti politik,
qytetaret aktiv e te angazhuar dhe shoqeria civile dinamike dhe reputacioni
nderkombetar, te gjithe mund te jene burime te rendesishme te fuqise
kombetare. Neqoftese shtetet binden qe idete dhe prioritetet e nje rivali potencial
jane te sinqerta dhe te respektueshme, ka te ngjare qe ato te vendosin per
politika dashamirese, te pershtatshme qe e pranojne (njohin) interesin e
ndersjellte.
Kjo eshte e vertete gjate shtrirjes se vazhdueshme nga marredheniet
bilaterale deri ne konkurrencen sistemore. Fuqite hegjemone nuk mund te

224
mbeshtesin qendrimin e tyre vetem duke u bazuar ne strategjite detyruese – ata
duhet te ndertojne nje forme te autoritetit dhe sistemit te vlerave, ne te cilat
shtetet vartese japin miratimin vullnetar. Shtetet jo funksionale apo shtetet e
papergjeshme qe nuk arrijne te kultivojne kete lloj kohezioni ose shperfillin
kontekstin normativ brenda te cilit zhvillohen marredheniet ndershteterore do
te paguajne patjeter nje cmim per kete.
Konteksti nderkombetar
Fuqia kombetare eshte kontekstuale ne kuptimin qe ajo mund te matet
vetem ne kontekstin e nje kuadri te vecante te marredhenieve nderkombetare
dhe kunder aftesive te aktoreve te tjere shteteror dhe jo shteteror. Natyra
konstante e zhvillimit te kercenimeve te vazhdueshme ndaj mireqenies dhe
sigurise kombetare duhet te merret gjithashtu parasysh.
Keto jane variable dinamike – ekuacioni i fuqise ne marredheniet
nderkombetare nuk eshte asnjehere i qendrueshem dhe permbajtja(thelbi) i
fuqise kombetare eshte ne ndryshim te vazhdueshem. Lind pyetja – Cilat jane
karakteristikat me te rendesishme te sistemit aktual nderkombetar, dhe prirjet
me te rendesishme qe perpiqen te transformojne ate? Si po influencon
transformimi sistemor strukturen e kercenimeve ndaj te cileve kerkohet qe te
manovrojne shtetet perkatese? Keto lloj faktoresh dinamik, te ngulitur ne
mekanizmat e shoqerise nderkombetare, do te influencojne ne menyrat sipas te
cilave eshte konfiguruar, konceptualizuar dhe realizuar fuqia kombetare.
Globalizimi shtyn drejt zvogelimit de fakto te sovranitetit kombetar. Perhapja
e teknologjise e ka bere perpjekjen per ruajtjen e nje regjimi efektiv te
mosperhapjes se armeve te demtimit ne mase te duket si teper Don Kishotesk.
Ne kushtet kur aksesi ne armet e demtimit ne mase po behet gjithnje e me i
perhapur, perfshi potencialisht ne organizatat terroriste dhe ekstremiste, edhe
shtetet e armatosura me se miri do te jene gjithnje e me te ekspozuara.
Fenomeni i migracionit global e ka tensionuar (dobesuar) aftesine e shteteve te
ruajne kontrollin fizik ndaj kufijve te tyre, qe dikur konsiderohej atributi me
themelor i sovranitetit.
Revolucioni ne teknologjine e informacionit e ka shkaterruar monopolin e
shtetit ndaj llojeve te caktuara te informacionit dhe ka krijuar kanale te reja e te
fuqishme komunikimi permes kufijve. Kjo ka mundesuar gjithashtu tregun
boteror, i cili mund te reagoje sot ndaj stimulimeve ekonomike me nje shpejtesi
dhe fleksibilitet qe shtetet nuk mund t’a rivalizojne apo kontrollojne. Nje
shumellojshmeri aktoresh joshteteror (korporatat shumekombeshe) organizatat
joqeveritare (NGO) sic eshte Amnesty International ose Oxfam Internacional,
forumet nderkombetare sic eshte Fondi Monetar Nderkombetar (IMF),
Organizata e Traktatit te Atlantikut te Veriut (NATO), ose Organizata e
Bashkepunimit te Shanghait (SCO), shoqatat ekonomike rajonale si Bashkimi
Europian (BE) apo Shoqata e Kombeve te Azise Juglindore (ASEAN) tani shtete
rivale ne perpjekje per “te vendosur axhenden“ dhe per imponuar prioritetet ne
politiken boterore.

225
Disa pohojne se sfidat me kryesore me te cilat perballet komuniteti
nderkombetar – perhapja e armeve te demtimit ne mase dhe efektet e tyre,
shperberja mjedisore; varferia dhe margjinalizimi ekonomik, kercenimi i
perhapjes se semundjeve ngjitese vdekjeprurese; krimi nderkufitar, perfshi
trafikimin e droges dhe qenies njerezore, terrorizmi; konfliktet me intensitet te
ulet, nganjehere te shtrira deri ne dhunen e genocidit te krijuar nga rendet
rajonale jofunksionale dhe nga shtetet e deshtuara; terrorizmi kibernetik –
perbejne sfida te cilat nuk mund te ballafaqohen (perballen) me nga shtetet
kombe qe veprojne ne izolim. Kercenimet globale qe kapercejne aftesine e
shteteve individuale, pavaresisht se sa te fuqishme, jane bere me te
rendesishme. 37
Perkrahesit e imazhit pluralist te marredhenieve nderkombetare pohojne se
ajo cfare nevoitet, jane instrumentet me efektive te qeverisjes globale qe shohin
pertej karakterit anarkik dhe arkaik te sistemit shteteror Vestfalian. 38 Shtetet
pa dyshim jane objekt i forcave nderkombetare me shume se c’ishin ne te
shkuaren, por gjithsesi ato mbeten blloqet e ndertimit te shoqerise
nderkombetare dhe deri tani minierat me te rendesishme te burimeve te fuqise
qe duhet te mobilzohen per te perballuar sfidat e reja globale. Shtetet jane
pergjegjesit e vetem efektiv te autorizimit popullor dhe te sigurise baze sociale,
dhe s’ka tjeter qe ta zevendesoje ate. Bashkepunimi nderkombetar ende
gjenerohet ne menyre derrmuese ne nivel ndershteteror, ose biletarisht, ne
kornizen legale dhe normative te sistemit nderkombetar, ose ne organizatat
nderkombetare.
Kercenimet tradicionale ndaj mireqenies dhe sigurise kombetare nuk jane
zhdukur plotesisht. Shtetet e Bashkuara, si fuqi mbizoteruese e botes, perballen
me daljen e konkuruesve te afert potencial te rinje ne BE dhe sfiduesve
ekonomik ne rritje te grupit te ashtuquajtur BRIC (Brazil, Rusi, Indi dhe Kine).
Sistemi i sigurise rajonale eshte ende i preokupuar (shqetesuar) nga
nderveprimi konkurrues ndermjet shteteve dhe pikerisht kercenimi tradicional i
agresionit te armatosur. Perpjekja per rritjen e fuqise kombetare, dhe dilemat e
sigurise qe krijohen nga kjo perpjkje, mbeten nje nxites i konkurrences politike
nderkombetare. Por dinamika ne ne rritje e ndjeshmerise dhe cenueshmerise e
krijuar nga globalizmi nuk mund te injorohet (shperfillet) dhe menyra si ne e
kuptojme fuqine kombetare duhet te pershtatet e korrigjohet per te marre
parasysh kete fakt.

Ndryshimi i natyres se fuqise


Si ndikon globalizimi ne konfigurimin e fuqise kombetare? Ne nivel
kombetar, fuqia eshte bere me e shperndare, dhe shtetet nuk jane me zoteruesit
unik te saj. Fuqia qe disponojne lloje te ndryshme te aktoreve joshteteror dhe
aftesia e tyre per te formesuar dhe influencuar fuqine e shteteve eshte bere me e
rendesishme. Ne fusha te vecanta, sic jane te drejtat e njeriut, ligji humanitar

226
nderkombetar, politika mjedisore, dhe ndihma humanitare, organizatat
joqeveritare (NGO) kane qene te suksesshme ne imponimin (detyrimin) e
menyrave te veprimit nderkombetar qe ne njefare shkalle shtetet jane te
detyruara per t’i zbatuar. Traktati i Otaves dhe Protokolli i Kijotes jane vetem dy
nga keto shembuj. Shperndarja e informacionit nepermjet rrjetit te pergjithshem
boteror dhe perhapja e “rrjeteve virtuale“ qe lidhin popujt se bashku pertej
kufijve ne ate cfare disa e quajne “Shoqeria civile nderkombetare“ ne lindje e
siper, kane gerryer aftesine e shtetit per dominimin e perhapjes se ideve dhe
ruajtjen e kontrollit ndaj tyre.
Natyra e sigurise kombetare, sfida kryesore e diplomacise dhe politikes
tradicionale, eshte gjithashtu duke ndryshuar. Vecorite (atributet) fizike te
fuqise kombetare, perfshi territorin, popullsine, dhe burimet, mbeten te
rendesishme. Por ne epoken e rritjes se ndervaresise dhe (nder) lidhjes
nderkombetare, premisa Vestfaliane e territorialitetit ka humbur dicka nga forca
e tij – kontrolli mbi territorin nuk eshte me shtytes i tille ne konkurrencen
politike nderkombetare sic ishte kohe me pare. Madje edhe shtetet me te medha
dhe me te fuqishme jane vene perballe llojeve te reja e te panjohura te
cenueshmerive per te cilat instrumentet tradicionale te politikes se sigurise
kombetare nuk jane gjithnje te pershtatshem.
Fuqia ushtarake konvencionale ka humbur te pakten dicka nga pozicioni
qendror i saj. Konceptet tradicionale te rolit te fuqise ushtarake e vene theksin
ne mbrojtjen energjike (te fuqishme) te kufijve dhe frenimin e kercenimeve ndaj
integritetit kombetar te paraqitur nga kundershtaret e armatosur. Por prioritetet
ushtarake tradicionale jane me pak te mire per te perballuar strukturen e re te
kercenimeve te shfaqura ne epoken e terrorit te shenjte dhe llojeve te reja te
ceshtjeve ekzistenciale. Problemet e sigurise jane bere me komplekse dhe
shumedimensionale. Ne vepren e botuar ne vitin 1983, nga Barry Buzan
“Populli, shteti dhe lufta“ ai trajton sigurine ushtarake, politike, shoqerore dhe
ekologjike si ane te ndryshme te nje ekuacioni me te gjere te sigurise. 39 E
ashtuquajtura shkolle e Kopenhagenit ka shqyrtuar “sigurimin“ e sfidave jo
ushtarake, me theks te vecante ne ceshtjet e sigurise dhe identitetit shoqerore.
40
Ne vitin 1994 Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara paraqiti
konceptin e sigurise njerezore te shprehur ne shtate fusha ceshtjes (ekonomike,
ushqimit, shendetit, mjedisit, individit, komunitetit, dhe politik) dhe gjashte
kercenime (rritja e pakontrolluar e popullsise, pabarazia ne shanset ekonomike,
trysnite e migracionit, degradimi mjedisor, trafikimi i droges, dhe terrorizmi
nderkombetar). 41 Argumente te tilla na cojne pak larg nga prioritetet e
politikes se mbrojtjes, por ato e vene gishtin ne cenueshmerite qe po shfaqen, te
cilat mund te behen gjithnje e me shume relevante me llogaritjen e fuqise
kombetare ne kushtet e shekullit te 21-te.
Eshte ende e mundur per te perpiluar nje tregues te perafert te fuqise
kombetare duke perdorur matje sasiore sic eshte popullsia, territori, baza e
burimeve, prodhimi i pergjithshem kombetar (GDP), shpenzimet ushtarake,

227
arritjet mesatare te arsimimit, shpenzimet per fryme per kerkime e zhvillim, e te
tjera. Nje studim i koheve te fundit te sponzorizuar nga Dega e Kerkimeve te
Sigurise Kombetare te Korporates se RAND mbeshtetur ne matje te tilla ka
llogaritur qe SHBA zoterojne rreth 20 perqint te fuqise boterore, krahasuar me
14 perqint te BE, 16 perqint te Kines, dhe 9 perqint nga India. Ky eshte nje
ushtrim intersant qe mund te kete njefare lidhje si nje matje e perafert e aftesise
se pergjithshme. Ajo nuk adreson ne menyre te efektshme ate cfare ne fund te
fundit eshte ceshtja me themelore e formesimit (modelimit) te rezultateve duke
shnderruar fuqine potenciale ne fuqi te zbatueshme dhe perdorimin e saj ne
menyre te arsyeshme per te mbeshtetur interesat kombetare. Kjo mbetet fushe e
strategjise dhe artiti te politikes, ku instrumentet e fuqise kombetare duhet te
zbatohen ne nje mjedis nderkombetar dinamik dhe te pasigurte dhe ne nje
kontekst e cenueshmerive te perbashketa qe kerkojne llogaritje te kujdesshme,
mencuri, dhe nje doze te shendetshme te frenimit (kufizimit) strategjik.

ENDNOTES - CHAPTER 11
1. For the notion of “essentially contested concepts,” which “inevitably involve endless disputes about
their proper uses,” see W. B. Gallie, “Essentially Contested Concepts,” Proceedings of the Aristotelian Society,
Vol. 56, 1955-56, pp. 167- 198.
2. R. A. Dahl, “The Concept of Power,” Behavioral Science, No. 2, 1957, pp. 201-215.
3. P. Bachrach and M. S. Baratz, Power and Poverty: Theory and Practice, Oxford: Oxford University Press,
1970.
4. These categories correspond to the “two dimensions” of power defined in the seminal work of Steven
Lukes,
Power: A Radical View, Houndsmills, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2005, pp. 14-29. Lukes goes on to
elaborate a “three dimensional” image of power built on the Gramscian notion of hegemony.
5. Hannah Arendt, On Violence, New York: Allen Lane, 1970, p. 41.
6. Thomas Hobbes, Leviathan, Harmondsworth: Penguin Books, 1968, p. 161.
7. Kenneth Waltz, Man, the State and War, New York: Columbia University Press, 1959, p. 238.
8. Hans J. Morgenthau, Politics among Nations: The Struggle for Power and Peace, 5th ed., New York: Alfred
A. Knopf,
1978, p. 38.
9. See Ian Clark, Reform and Resistance in the International Order, Cambridge: Cambridge University Press,
1980, pp. 55-77.
10. Morgenthau, Politics among Nations, pp. 5-6.
11. Donald Kagan, On the Origins of War and the Preservation of Peace, New York: Doubleday, 1995, p. 7.
12. Morgenthau, Politics among Nations, p. 30.
13. Edward Vose Gullick, Europe’s Classical Balance of Power: A Case History of the Theory and Practice of one
of the Great Concepts of European Statecraft, Westport, CT: Greenwood Press, 1982, p. 39.
14. Immanuel Wallerstein, The Modern World System II: Mercantilism and the Consolidation of the European
World Economy, 1600-1750, New York: Academic Press, 1980, pp. 113-114.
15. Paul W. Schroeder, The Transformation of European Politics, 1763-1848, Oxford: Clarendon Press, 1994, p.
6.
16. Raymond Aron, Peace and War: A Theory of International Relations, New York: Doubleday & Company,
Inc., 1966, pp. 591-600.
17. Robert O. Keohane and Joseph S. Nye, Power and Interdependence: World Politics in Transition, Boston:
Little, Brown and Company, 1977, p. 27.
173
18. Joseph S. Nye, Jr., Soft Power: The Means to Success in World Politics, New York: Public Affairs, 2004.

228
19. Alvin Toffler, Powershift: Knowledge, Wealth, and Violence at the Edge of the 21st Century, New York:
Bantam Books, 1990.
20. Susan Strange, States and Markets, 2nd ed., London: Pinter Publishers, 1994.
21. For these designations see The White House, National Strategy for Combating Terrorism, Washington, DC:
U.S. Government Printing Office, September 2006; Chairman of the Joint Chiefs of Staff, National Military
Strategic Plan for the War on Terrorism, Washington, DC: The Pentagon, February 1, 2006; and Homeland
Security Council, National Strategy for Homeland Security, Washington, DC: U.S. Government Printing
Office, October 2007.
22. John M. Owen, “Give Democratic Peace a Chance: How Liberalism Produces Democratic Peace,”
International Security, Vol. 19, No. 2, Autumn 1994, pp. 87-125.
23. Ingrid Detter, The Law of War, 2nd ed., Cambridge: Cambridge University Press, 2000, pp. 62-81.
24. Edward Luttwak, The Endangered American Dream: How to Stop the United States from Becoming a Third
World Country, New York: Simon & Schuster, 1993.
25. David Jablonsky, “National Power,” in J. Boone Bartholomees, ed., U.S. Army War College Guide to
National Security Policy and Strategy, 2nd ed., Carlisle Barracks, PA: U.S. Army War College, June 2006, p.
127.
26. R. J. Overy, Why the Allies Won, New York: W. W. Norton. 1996.
27. Dani Rodrik, John F. Kennedy School of Government, Harvard University, “Industrial Policies for the
21st
Century,” September 2004, accessed at ksghome.harvard.edu/~drodrik/UNIDOSep.pdf.
28. Statistics from Chapter Eight, “Military Expenditures,” SIPRI Yearbook 2007: Armaments, Disarmament,
and International Security, Stockholm: Stockholm International Peace Research Institute, 2007.
29. Ibid.
30. World Development Indicators, 2007, Washington, DC: The World Bank, 2007.
31. World Economic Outlook: Globalization and Inequality, Washington, DC: International Monetary Fund,
October 2007.
32. Thomas L. Friedman, The World is Flat: A Short History of the 21st Century, New York: Farrar, Straus and
Giroux, 2005.
33. UNESCO Global Education Digest 2007, accessed at www.uis.unesco.org/ev.
34. Cited from Richard B. Strassler, ed., The Landmark Thucydides: A Comprehensive Guide to the Peloponnesian
War, New York: The Free Press, 1996, Vol. 5, p. 89.
35. Moses I. Finley, The World of Odysseus, New York: The Viking Press, 1965, p. 29.
36. Niall Ferguson, “What Is Power?” Hoover Digest, No. 2, 2003.
37. See, for example, Joseph S. Nye, The Paradox of American Power: Why the World’s Only Superpower Can’t
Go It Alone, Oxford: Oxford University Press, 2002.
38. James P. Muldoon, Jr., The Architecture of Global Governance: An Introduction to the Study of International
Organizations, Boulder: Westview Press, 2004.
39. Barry Buzan, People, States, and Fear: The National Security Problem in International Relations, Chapel Hill:
University of North Carolina Press, 1983.
40. Ole Wæver, “Securitization and Desecuritization,” in Ronnie Lipschutz, ed., On Security, New York:
Columbia University Press, 1995, pp. 45-86.
41. United Nations Development Programme, Human Development Report 1994, Oxford: Oxford University
Press, 1994. See also the subsequent Commission on Human Security, Human Security Now, New York:
United Nations, 2003.
42. Gregory F. Treverton and Seth G. Jones, Measuring National Power, Santa Monica, CA: RAND, 2005. The
study sees the relative U.S. power position in decline, and demotes the United States from “hegemonic”
status in the first post- Cold War decade to the status of “preponderant” power in the first decade of the
21st century.

229
Diplomacia si një instrument i fuqisë kombëtare
Reed J. Fendrick

“Diplomati është një njeri i ndershëm i dërguar jashtë vendit qe te gënjejë për
vendin e tije”
Apocryphal

“Arti i gënjeshtrës patriotike për vendin e vet.”


Ambrose Bierce 1
Diplomacia është një nder instrumentet e shumte qe përdor një vend për
realizimin e interesave te tij kombëtare. Ndërmjet instrumenteve te tjerë janë
fuqia ushtarake, qofte ajo aktuale ose potenciale; fuqia ekonomike, e
informacionit ose “fuqia e bute”, ndoshta dhe te tjera. Diplomacia asnjëherë nuk
vepron ne mënyrë te izoluar (veçuar) nga instrumentet e tjerë te fuqisë
kombëtare, por ne raste te veçanta, kur situata e justifikon ajo edhe mund te
dale ne pah. Ne formën e saj me te thjeshte dhe origjinale, diplomacia është

230
mjeti zyrtar me ane te cilit një shtet hyn ne marredhenje (lidhje) me nje shtet
tjeter. Megjithese ambasadoret kane ekzistuar qysh ne antikitet duke
perfaqesuar nje mbret te nje tjeter, diplomatet e hershem shpesh vepronin me
shume si pengje de fakto per te siguruar paqen ose pelqimin per disa
marreveshje se sa ne kuptimin modern te rolit te ambasadorit. Qysh kur shtetet
– kombe u ligjeruan pak a shume nga Traktati i Westephalise ne vitin 1648, u
krijuan nje numer i tere kodesh dhe protokollesh per te krijuar kuadrin e
nevojshem per ushtrimin e diplomacise. Nder to mund te permendim:
imunitetin diplomatik, krijimin (ngritjen) e ambasadave; vendosjen dhe prishjen
e marredhenieve diplomatike; dergimin dhe marrjen e notave diplomatike,
demarshet ose format e tjera te komunikimi, mbajtjen e konferencave
nderkombetare dhe shume mjete te tjera te komunikimit e marredhenieve
nderkombetare.
Diplomatet jane ndermjetes te shtetit perkates. Ne parim ato veprojne me
instruksion. Deri ne shfaqjen e komunikimit modern, instruksionet e tyre duhej
te ishin patjeter te pergjitheshme dhe ato kerkonin nje kuptim pothuajse te
bashkelindur te interesave kombetare te vendit qe ata perfaqesojne. Qofte per
shkak te natyres jo demokratike pothuajse te te gjithe shteteve para kryerjes se
revolucionit Amerikan dhe Francez, si dhe per shkak te nevojes per siguri per
mbrojtjen e sekreteve shteterore dhe sigurise kombetare, shkembimet
diplomatike, madje dhe traktatet apo marreveshjet shpesh ndermerreshin ne
menyre sekrete ose teper te kujdeseshme dhe te heshtur. Ndersa ne ditet tona,
rritja gjithnje e me shume e vezhgimit nga media demokratike dhe akademiket
si dhe rritja e nderhyrjes per mbledhjen e fshehte te njoftimeve po i ben
marreveshjet formale sekrete gjithnje e me pak te pranueshme.
Nje prizem permes te cilit duhet te shohim diplomacine eshte gjykimi per te si
nje element i spektrit te mjeteve te sigurise kombetare. Ne rrjedhen “normale” te
ngjarjeve, kur shume vende ne pjesen me te madhe te kohes, konkurojne per
influence, tregje, fuqi relative te perceptuar dhe tregues te tjere te fuqise, ata
vendosin lidhje me njeri tjetrin ne po ate menyre qe vendosin lidhje edhe
konkurentet e ndryshem gjate kerkimit per ndarjen e tregjeve – dhe jo si nje
bande gangsteresh qe lufton per mbrojtjen e zonave (territoreve). Me fjale te
tjera, ekziston hamendesimi (supozimi) se menyra paqesore, perdorimi i
traktateve dhe marreveshjeve dhe marredhenieve (shkembimeve) normale do te
triumfojne (fitojne). Ne kete skenar, diplomacia siguron lenden lubrifikuese per
marredhenie te pranueshme, synon te largoje acarimet, dhe perpiqet per gjetjen
e kuptimit dhe qendrimit te perbashket. Por, madje edhe ndermjet entiteteve
tradicionalisht paqesore, ne universin gjysem–Hobesian te marredhenieve
bashkekohore nderkombetare, diplomacia mbart ne kellefin e shigjetave,
kercenimin potencial te perdorimit te forces. Ne rastin kur rivaliteti barazohet
(trajtohet njesoj) me kercenimin ndaj interesave jetike kombetare, diplomacia
behet nje ndihmese ne shfaqjet(sjelljet, paraqitjet) e hapura a te maskuara ose
perdorimin e forces se armatosur. Ne kete situate diplomacia behet instrumenti
kryesor per krijimin e koalicioneve, per ndikimin e elites dhe te publikut ne
vendet e tjera ne lidhje me drejtesine e kauzes se vendit te tij, dhe punon

231
ngushte me strukturat ushtarake per venien ne dispozicion te hapesirave te
rendesishme ne territoret e vendeve te tjera per dislokimet e mundshme te
forcave te armatosura(pershembull te drejten e mbifluturimit te avioneve, viziten
e porteve, transportimin e njerezve dhe materialeve etj). Se fundi, neqoftese
konflikti i armatosur shperthen, pra vendet shkojne drejt luftes, atehere ne kete
periudhe diplomacia vazhdon (megjithese me theks me te ulet) pergatitjen e
planezimit te pas-luftes, ndarjen e barres dhe shpenzimeve dhe per marrjen e
miratimit te organizatave nderkombetare (ose te pakten mosdenimin prej tyre)
per veprimet e forcave ushtarake.
Diplomacia, kryesisht konsiston ne vleresimin e vazhdueshem te potencialit
te fuqise se vendeve te tjera, perceptimin e interesave jetike, te marredhenieve
me shtetet e tjera, ne perpjekje per te maksimalizuar lirine e veprimeve te
vendit te vet duke patur si qellim perfundimtar sigurimin e plotesimit me
sukses te interesave jetike te vendit, ku nder to thelbesorja eshte mbijetesa e
vendit. Diplomacia tradicionalisht dhe aktualisht perdor nje shumellojshmeri
praktikash apo manovrimesh per te siguruar mbrojtjen ose çuarjen me perpara
te qellimeve apo interesave kombetare. Ne thelb te gjitha keto praktika jane
elemente te strategjise diplomatike qe synojne sigurimin e avantazheve
(perfitimeve) ne kushtet pervec luftes (megjithese lufta mbetet gjithnje mjeti i
fundit). Nga pikepamja realiste, te gjitha strategjite, megjithese ne vetvete mund
te jene jo te moralshme, kane si qellim te fundit qellimin moral te mbijeteses
(ekzistences) se shtetit dhe te vlerave thelbesore te tij.
Ne kete menyre drejtuesit duhet te kene parasysh rrethanen e vecante te
pozicionit te shtetit te tyre ne rendin nderkombetar per te percaktuar se cila
mund te ishte strategjia efektive dhe taktikat ose manovrat e pershtatshme qe
bejne te mundur suksesin e saj. Keshtu nga kendveshtrimi Britanik dhe
Francez ne vitin 1938, vendimi per te kenaqur Gjermanine rreth Sudeteve mund
te ishte nje perceptim i gabuar i fuqise relative te secilit shtet, por nuk ishte
apriori nje taktike e pavlere. Akuza e vazhdueshme per fajesine politike te
“Munihut” apo “Jaltes” e bere ne rrethana krejtesisht te ndryshme eshte
pakuptim. Nganjehere kenaqja eshte e mire ose e pashmangeshme. Ne rastin e
Gjermanise Naziste, ne nje veshtrim retrospektiv, ajo ishte nje taktike e gabuar
sepse Hitleri nuk mund te kenaqej dhe Aleatet thjesht vetem sa e shtyne
perplasjen e pashmangshme ne nje moment kur ata i krijuan avantazhin
ushtarak Hitlerit. Ulja e tensionit (sidomos vargu i marreveshjeve mbi kontrollin
e armeve dhe te drejtat e njeriut), siç u praktikua nga Niksoni dhe Kizinger,
ishte nje perpjekje per arritjen e pajtimit me Bashkimin Sovjetik ne nje kohe kur
dukej se balanca e fuqise ne armet berthamore kish trokitur dhe asnjera pale
nuk parashikonte te arrinte nje avantazh vendimtar ne armet berthamore.
Perpjekja e Presidentit George H.W.Bush per krijimin e nje koalicioni ne Luften
e Pare te Gjirit nuk kishte si qellim kryesor rritjen e epersise ushtarake te SHBA
ndaj Irakut se sa donte te demonstronte (sidomos ne boten Arabe dhe Islamike)
arritjen e mbeshtetjes se gjere per prapesimin e agresionit Irakian ne Kuvajt. Ne
Luften e fundit te Gjirit, mungesa relative e nje koalicioni te madh ishte
kryesisht rezultat i vete deshires se Administrates Amerikane per te mos u

232
penguar prej anetareve te mundshem te koalicionit ne lidhje me taktikat,
operacionet (zgjedhjen e goditjen e objekteve) dhe per strategjine e caktuar,
ashtu sic besohet se u penguan operacionet e NATO-s gjate luftes ne Kosove, si
rrjedhoje e qendrimeve te mbajtura nga anetare te caktuar te aleances.
Instrumentet Diplomatik
Instrumenti kryesor i diplomacise eshte negociata, qofte kjo e zhvilluar ne
mjedise formale dhe jo formale. Ne njefare menyre, gjithe diplomacia ne vetvete
eshte rregullim (pershtatje) i vazhdueshem i marredhenjeve ndermjet shteteve e
realizuar njekohesisht nepermjet dialogjeve te ndryshme si: dypaleshe,
shumepaleshe (p.sh. Kombet e Bashkuara); konferenca speciale dhe piketakime
te tjera. Qellimi i dialogjeve zakonisht eshte arritja e marreveshjeve te ndryshme
qe mund te renditen duke filluar me marreveshjet qe permbajne mekanizma te
rendesishem shtrengues per zbatim (p.sh. Traktati i Mos-Perhapjes) deri te
deklaratat inkurajuese si pakti i Kellogg-Briand qe e shikon shpalljen e luftes si
te jashteligjshme. Nje nder avantazhet e vecanta qe mund te kene diplomatet si
profesion eshte se ata duhet te kene njohje te mire te personaliteteve dhe te
stileve kulturore kombetare te bashkebiseduesve te tyre. Ne kushtet kur nje
pjese e mire e levizjeve diplomatike te shteteve konsistojne ne blofet, levizjet
mashtruese, trillimet, sinjalet e pakapshme (fshehta) te gadishmerise per te
shkuar ne lufte, per te patur kunderveprime te efektshme kerkohet pasja e nje
diplomacie te afte qe te mund te dalloje e karakterizoje kuptimin e nje veprimi
te dhene. Keqinterpretimi, injoranca, mungesa e njohurive ose arroganca mund
te çojne ne pasoja te paparashikuara(p.sh. injorimi i paralajmerimit te bere prej
Indise gjate Luftes se Korese se Kina do te nderhyje ne qoftese forcat e SHBA-se
i drejtohen Lumit Yalu).
Marredhenjet diplomatike ndermjet shteteve per nje kohe te gjate jane
mbeshtetur ne nje varg praktikash te perbashketa. Domosdoshmeria per
mbajtjen e kontakteve si mjet i nevojshem per te lehtesuar dialogun ndermjet
shteteve çon ne njohjen diplomatike te vendeve te ndryshme. Normalisht nje
njohje e tille nuk eshte vule morale e pranimit por shprehje e asaj qe nje regjim
kontrollon mbizoterimet e territorit kombetar, dhe kjo eshte ne interes te vendit
tjeter per te patur kanale formale komunikimi. Prishja e marredhenieve
ndermjet shteteve mund te jete prelud per lufte; me shpesh ajo eshte nje shenje
e mospelqimit(mospranimit) ekstrem. Por neqoftese regjimi mbijeton, mosnjohja
e tij mund te jete shkak i nje veshtiresie te madhe, meqenese mbajtja e dialogut
zakonisht perfshin bisedimet qofte nepermjet nje pale te trete ose ne
institucione shumepaleshe. Ne disa raste merret vendim per terheqjen e
ambasadorit, per nje kohe te shkurter ose per periudha te gjata, per t’i dhene
vendit (qeverise) mikepritese nje qortim te rende per disa politika apo veprime te
caktuara. Pasoje e nje veprimi te tille eshte se dialogu ndermjet shteteve mund
te behet me i ashper dhe zakonisht bisedimet zhvillohen ne nivele me te uleta,
pra me pjesemarrje te autoriteteve te nivelit te dyte dhe te trete. Ne praktiken
normale, ambasadori kryeson nje ambasade qe zakonisht ndahet ne nje numer
seksionesh, secili i specializuar ne fusha te veçanta. Numri i personave te cileve

233
u jepet statusi diplomatik, qe sipas Konventes se Vienes gezojne imunitetin per
ligje te caktuara te vendit mikprites, negociohet ndermjet dy shteteve perkates.
Zakonisht nje ambasade organizohet ne menyre te tille: ne krye eshte
ambasadori i emeruar nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kryeministrit
dhe konfirmim nga Kuvendi. Ai mund te jete diplomat karriere (nepunes
karriere i Sherbimit te Jashtem) nga MPJ ose mund te zgjidhet nga agjensi e
institucione te tjera (perfshi politikan karriere) si dhe nga sektori privat apo
shoqeria civile. Ne pergjithesi ambasadat kane nje personel te reduktuar, te
organizuar ne seksione te cilat mbulojne çeshtje politike, ekonomike, kulturore,
konsullore, tregtare etj. Ne disa ambasada ka dhe atashe ushtarak. Perberja e
ambasades mund te jete e ndryshme, ne varesi edhe te vendit ku ajo eshte
vendosur, por ne teresi ajo trajton probleme lidhur me raportimet (njoftime,
informacione), mbrojtjen e qytetareve te vendit te tij, leshimin e vizave per
shtetasit e huaj dhe probleme te tjera ne marredhenjet ndermjet dy vendeve ne
perputhje me seksionet perkatese te ambasades.
Si funksionon konkretisht diplomcia ne ditet tona? Ne perputhje me
objektivat qe shtrohen ne Strategjine e Sigurise Kombetare dhe prioriteteve
kryesore te qeverise, nga ana e Ministrise se Jashtme dergohen instruksione
telegrafikisht (ndonjehere me e-mail ose telefon) ne ambasaden e vendosur ne
nje vend te caktuar ose prane ndonje organizate nderkombetare. Ajo mund te
jete nje kerkese per dergim informacioni per nje çeshtje qe ka terhequr
vemendjen e drejtuesit ne Ministrine e Jashtme qe mbulon nje rajon apo vend te
caktuar ose ndoshta si rrjedhoje e terheqjes se vemendjes nga media, presionit
te ndonje lobi, kerkeses se ndonje deputeti apo institucioni te caktuar.
Gjithashtu ministria mund te udhezoje Ambasadorin per te ngritur ne vendin
ku eshte vendosur nje çeshtje shqetesuese lidhur me arrestimin e ndonje
qytetari te vendit te tij, deklarime per praktika jo te drejta tregtare qe mund te
jene te demshme per ndonje firme te shtetit qe perfaqeson, blerjen e armatimeve
ushtarake, vëzhgimin e ndonje terroristi te dyshuar, probleme lidhur me pikat
kufitare, me trajtimin e emigranteve e shume çeshtje te tjera. Gjithashtu, per
probleme te caktuara mund t’u vihet detyre edhe seksioneve perkatese(politik,
ekonomik, kulturore, ushtarak etj.) qe te ndermarrin veprimet e nevojshme.
Ndonjehere, vete ambasada mund te raportoje per çeshtje te caktuara dhe
ofron rekomandimet perkatese. Per çeshtje te rendesishme, ministria e jashtme
mund te therrase Ambasadorin apo nje zyrtar te nje ambasade te caktuar per te
ngritur probleme te ngjashme.
Rolet diplomatike
Lind pyetja - cilet jane rolet kryesore te nje diplomati? Se pari, ai eshte
perfaqesues i shtetit te tij i ngarkuar qe te zbatoje udhezimet e dhena nga
eproret e tij te autorizuar. Ne rastin e Amerikes, ka gjithnje nje debat te
fuqishem te brendshem ne gjithe agjensite e puneve te jashtme lidhur me nje
politike te caktuar, si dhe per taktikat e propozuara per zbatimin e saj, nje
dialog ne te cilin Ministria e Puneve te Jashtme dhe ambasadat perfshihen ne

234
menyre te vazhdueshme. Megjthate, me marrjen e vendimit perfundimtar,
atehere ai zbatohet e vihet plotesisht ne jete. Pavarsisht se cilat mund te jene
simpatite, qendrimet apo ndjenjat personale lidhur me nje çeshtje te caktuar;
detyra e tij kerkon zbatimin e udhezimeve dhe porosive te dhena. Neqoftese
ndergjegja e tij nuk e lejon nje te tille ai mund te kerkoje transferimin ne nje
detyre tjeter apo shtet tjeter ose mund te kerkoje dorehqjen e tij. Ne te vertete,
nje diplomat ne kete rol vepron si avokat i Qeverise se SHBA njelloj sikur
ajo(qeveria) te jete nje kliente e tij. Ashtu, siç eshte pergjegjesia etike e nje
avokati qe te beje nje mbrojtje sa me te fuqishme per klientin e tij pamvaresisht
nga opinionet e tij lidhur me pafajsine e klientit te tij, po e tille eshte dhe
pergjegjsia e diplomatit ne publik dhe ne diskutime me bashkebiseduesit e huaj,
ku pritet qe ai te beje prezantimin me te mire te mundshem per qeverine dhe
vendin e tij.
Gjithashtu, diplomati eshte nje mbledhes i kujdesshem i infomacionit dhe
njeherazi nje analist i afte. Megjithese nuk pritet qe te konkuroje ne kohe reale
me organizata (kompani) te mediave si CNN, New York Times, etj per faktet
baze, diplomati, per arsye te pervojes dhe familjaritetit qe besohet te kete, per
kulturen, institucionet dhe personalitetet kryesore te vendit ku eshte me
sherbim, duhet te jete ne gjendje te sjelle nje vlere te shtuar nepermjet analizes
dhe venies ne kontekst te asaj çfare per drejtuesit e larte te Washingtonit mund
te shihen si ngjarje te veçuara apo pa kuptim.
Ne kete menyre, per nje diplomat qe te jete i mireinformur, eshte mire qe te
flase, lexoje dhe kuptoje gjuhen e vendit, te nxjerre nga masmedja pjeset kyçe te
nje informacioni te rendesishem, te zhvilloje nje varg kontaktesh te
mireinformuar qe mbulojne nje spekter te gjere, dhe te marre pjese ne ngjarje
madhore siç jane kongreset e partive politike, kryesisht atyre kryesore. Si
hartues i njoftimeve, hartuesi diplomatik duhet te jete konciz, i qarte, mjaft
theres me qellim qe te terheqe vemendjen e lexuesve dhe t’u pergjigjet pyetjeve
“e pastaj?” Analizat duhet te argumentohen dhe konkretizohen nepermjet
fakteve e shpjegimeve perkatese.
Hartuesi i raportit, megjithese asnjehere nuk shkruan me qellim qe te
provokoje apo ngacmoje, kur eshte e nevojshme, ai mund te terheqe vemendjen
shkoqur(qarte), por me respekt per situata aktuale apo potenciale qe mund te
jene te pakendeshme per politikberesit. Ne te njejten kohe, lideret kombetare
duhet te jene te kujdesshem qe te mos lendojne derguesin e njoftimit edhe sikur
ato te mos pajtohen me analizat apo rekomandimet e dhena. Nganjehere kjo
kerkon kurajo nga formuluesi dhe permbajtje e kufizim nga marresi. Eshte
gjithnje e drejta e politikeberesit qe te zgjedhe kurse apo menyra te tjera. Por
hakmarrja per keshilla apo analiza te padeshiruara mund te çoje ne vet-
censurim dhe ne fund te fundit ne demtimin e interesave kombetare nepermjet
mos arritjes per te vleresuar me realizem ngjarjet e ndryshme.
Ne Washington, nje diplomat i nivelit te mesem ne kohen e nderveprimit me
elemente te tjere te agjensive te puneve te jashtme per qemtimin e qendrimeve te
tyre per mbeshtetjen sa me mire te qendrimit te agjensise perkatese nuk eshte

235
aq i interesuar per interpretimin e ngjarjeve qe ndodhin ne nje vend te huaj se
sa eshte i interesuar qe te ndihmoje ne percaktimin e qendrimit te agjensise se
tij per nje çeshtje te dhene (zakonisht per nje numer te madh ceshtjesh te tilla).
Nje diplomat eshte gjthashtu edhe negociator. Ne varesi te çeshtjes, diplomati
mund te kete deri diku liri per te bere rregullime(pershtatje) nga udhezimet,
taktikat apo qellimet kryesore. Me qellim qe nje negociate t’ja arrije qellimit, nje
diplomat i shkathet duhet te kete nje njohje te mire te kerkeses kryesore te
homologut te tij(te pales tjeter), njohje te formes se kultures kombetare te
negocimit dhe gadishmeri per te rënë ne ujdi – por jo per te sakrifikuar objktivat
thelbesore apo jetike. Kjo prirje e lindur per bisedime, eshte ajo ç’fare
nganjehere i terbon individet idealist, pasi ata besojne se nuk eshte normale te
negociosh me shtete apo lidere zhurmemedhenj e te ligj sikunder mendojne se
kjo i ve Shtetet e Bashkuara ne nje pozicion te tille qe te jep pershtypjen e berjes
kompromis per ceshtje qe mund te kuptohen si interesa jetike.
Diplomati perpiqet te lehtesoje dhe te mbaje hapur dialogun me homologun e
tij, me qellim qe te arrije ne nje vleresim plotesues ne lidhje me kercenimet,
perfitimet dhe veprimet qe duhen ndermarre per mbeshtetjen dhe rritjen ne
maksimum te interesave respektive kombetare. Nëqoftëse dialogu ecen mirë, ai
mund të çojë ne angazhime qe zakonisht shprehen ne formen e traktateve dhe
marreveshjeve. Ato mund te perfshijne marreveshje qe nga ulja reciproke e
tarifave deri në gadishmërinë për të shkuar në luftë ne emer te nje vendi tjetër.
Diplomatët veprojnë gjithashtu si zëdhënës dhe rezonator për vëndin e tyre.
Një diplomat i mire do të jetë mjaft i efektshem në mbledhjet(takimet) publike e
private për të mbrojtur e çuar me tej interesat e vendit te tij dhe per te
pergenjeshtruar kritikat e ndryshme duke pergatitur per kete mbrojtjen ne nje
menyre te tille qe pershtatet sa me mire me kulturen e vendit ku ai eshte
vendosur. Per arsye te kudondodhjes se mjeteve te komunikimit masiv, nje
diplomat i mire meson si te afrohet(siguroje akses) ne median e vendit mik, te
vendimmarresit kryesore dhe institucionet perkatese (parlament, forcat e
armatosura, dhoma e tregtise, sindikatat etj) dhe evidencon ceshtjet thelbesore
qe burojne nga media moderne.
Ne nivel me te larte, diplomatet sherbejne si keshilltare per drejtuesit e larte
te vendit, ndermjet te cileve duhet te pranojme se pak jane eksperte te mirefillte
rajonal apo global. Ndersa diplomatet nga ana e tyre rrallehere kane fjalen apo
mendimin e fundit ne vendimet shume te rendesishme qe mund te marre nje
vend(si per shembull vendimi per fillimin e luftes), ata mund te sherbejne per te
bere te qarte kostot perkatese si dhe perfitimet nga veprime te tilla si dhe
koalicionet e ardhshme te mundshme ne favor apo kunder vendit te tyre. Edhe
pse nuk jane pacifiste, diplomatet kryesisht jane te prirur si profesionalisht
ashtu dhe dhe nga temperamenti qe te kerkojne zgjidhje jo te dhunshme sepse
kjo nga nje ane eshte ajo qe duan dhe ne anen tjeter sepse shpesh ata mund te
parashikojne pasojat e rendit te dyte dhe trete qe mund te çojne ne nje gjendje
(situate) me te keqe se status quo aute bellum.

236
Perfundim
Ne menyre te permbledhur, diplomacia eshte nje instrument, ndermjet
shume te tjereve, qe perdoret per mbeshtetjen dhe çuarjen perpara te interesave
kombetare, te mbrojtjes se vendit dhe sigurise kombetare. Ndersa
menyrat(modelet) e diplomacise mund te ndryshojne ne varesi te kulturave
kombetare, nga veçorite idividuale te vepruarit e menduarit si dhe nga kujtesa
historike, ato te gjitha kane nje qellim te perbashket. Per aq kohe sa te
ekzistojne shtetet dhe ato te kene vleresime te ndryshme per interesat e tyre
kombetare, do te ekzistoje edhe diplomacia. Ndersa teknologjia po i ben gjithnje
e me shume disa mjete te drejtimit te diplomacise te paperdorshme(te
vjeteruara), funksionet thelbesore te diplomacise do te mbeten. Per shembull, ne
te kaluaren, aeroplani dhe telegrafi i bene anijet e shpeshta dhe udhezimet e
shkruara me pene prej puple te teperta (te panevojeshme). Teknologjia e re e
informacionit po e ben raportimin (njoftimin) gjithnje e me shume te fokusuar
ne berje analize sesa ne grumbullimin e lajmeve qe behet shume me mire nga
CNN, ndersa e-mail-et dhe telefonet celulare po i zevendesojne instruksionet e
dhena me ane te telegrafise. Avancime te tilla nganjehere shoqerohen me
keshilla serioze per eleminimin e disa ambasadave, vetem per arsye te
perceptimit te nje menyre me efikase te kryerjes se funksioneve te tyre.
Diplomacia vazhdon te jete nje element jetik i fuqise kombetare.
Bibliografia

1. Ambrose Birce, The Devil’s Dictionary, August 7. 2003.


2. Newt Gingrich, “Rogue State Department”, Foreigu Policy,Yuly-August
2003.
Wiuston Churcill, The Grand Alliance, New York: Houghton Miffilin, 1950,
p.370.

Teoria dhe praktika e diplomacise moderne: Origjina


dhe zhvillimi deri ne vitin 1914
Louis j. Nigro, Jr

Diplomacia, ne pergjithesi e perkufizuar si dialog dhe nderveprim paqesor


ndermjet njesive(elementeve) politike, eshte po aq e vjeter sa dhe vete civilizimi.
Traktati i pare i njohur i paqes eshte nenshkruar rreth 2300 vjet BC (para
lindjes se Krishtit) ndermjet mbretit te Ebla-s, asaj qe sot eshte Siria, dhe
mbretit te Assyria-s. Pllakat e shkruara te Amarna-s deshmojne
korrespondencen diplomatike ndermjet sunduesve Egjyptit dhe Sirise me
shume se 1400 vjet me pare, ndersa Genesis(gjeneza, zanafilla) 14 (libri i 14 i
Testamentit te Vjeter) flet per “Traktatin e Aleances te Abramit me mbreterit
Amorite. Nga shekulli i 8-te deri ne shekullin e 3-te BC, Kina ishte ndare ne nje
sere shtetesh te cilet sic tregojne edhe shkrimet e botuara te Sun Tzu-se,
zhvillonin diplomaci gjithashtu benin edhe lufte me njeri tjetrin me qellim qe te

237
siguronin mbijetesen(ekzistencen) e shteteve perkatese dhe te permbushnin
qellimet e tyre. Civilizime te tjera te hershme ofrojne gjithashtu shembuj te
ngjashem te veprimtarise diplomatike.
Ky material, ne lidhje me zhvillimin e diplomacise moderne qe nga origjina e
tij ne Europen e shekullit te 15-te deri ne filllimet e shekullit te 20-te ka si
qellim qe te plotesoje pese ceshtje. Se pari, materiali pershkruan origjinen e
shtetit modern ne Italine e Rilindjes dhe tregon menyren se si ky lloj i ri i
organizimit politik arriti te zhvilloje nje lloj te ri diplomacie qe i plotesonte me se
miri kerkesat dhe objektivat e caktuara. Se dyti, materiali shqyrton rolin e
luajtur nga mendimtari politik Fiorentinas Makiaveli(Niccolo Machiavelli) ne
sigurimin (paraqitjen) e bazave teorike per shtetin e ri dhe diplomacine e re te
perdorur per plotesimin e qellimeve te tij. Materiali thekson qe Makiaveli u dha
udhezimet dhe instruksionet e nevojshme sundimtareve te shteteve te reja,
qofshin ato monarki, principata apo republika, se si mund te ishin ato te
suksesshme ne nje sistem qe karakterizohet nga nderveprimi i vazhdueshem
ndermjet njesive gjeografikisht sovrane per te garantuar fuqi, ndikim dhe siguri.
Se treti, ne material pershkruhet zhvillimi paralel i shtetit Sovran modern apo
Vestfalian(Westphalian) dhe i diplomacise moderne qe i sherben atij. Se katerti,
materiali analizon aplikimin (perdorimin) e diplomacise moderne ne epoken
klasike Europiane te strategjise se madhe dhe balances se fuqise nga viti 1648
deri ne Luften I Boterore. Se fundi, materiali sherben si nje sfond dhe hyrje per
ceshtjet e tjera qe kane te bejne me karakteristikat e shtetit, natyren e sistemit
nderkombetar, dhe rolin e diplomacise si nje element e fuqise kombetare ne
boten e sotme (bashkekohore).
Nga mesjeta te modernja.
Europa krijoi diplomacine moderne sepse ishte Europa qe krijoi shtetin
modern gjeografikisht sovran, te ashtequajturin shtet Vestfalian pas Paqes se
Vestfalise ne vitin 1648. Forma e re e aktorit nderkombetar qe karakterizonte
sistemin moder nderkombetar kerkonte nje lloj te ri te diplomacise, qe te ishte
ne perputhje me kerkesat e tij dhe ne harmoni me natyren e tij.
Shteti modern gjeografikisht sovran (ose shteti – komb) filloi te shfaqet ne
Europe gjate shekullit te 16-te kur strukturat e vjetra te rendit nderkombetar
Europian filluan te dobesoheshin e shkaterroheshin. Rendi nderkombetar qe
Europa pat trasheguar nga Epoka Mesjetare perbehej nga struktura te fuqise qe
ishin te ndryshme nga ato te shteteve kombe qe perbejne sistemin
nderkombetar bashkekohor. Ne ate rend ekzistonin struktura mbi dhe pertej
shtetit – komb te sotem, struktura qe ne mund t’i quajme supra – statal (mbi
shtetet), dhe struktura qe ekzistonin poshte dhe brenda te shtetit – komb te
sotem, te cilet mund ti quajme infra – statal (nen – shtet).
Institucionet kryesore mbi shtetet (supra – statal) ishin Papati dhe Perandoria
e shenjte Romake, te dyja te rrenjosura ne sferen shpirterore dhe te dyja
reflektonin lavdine dhe shkelqimin e Perandorise se lashte Romake. Si Papet
ashtu dhe perandoret pretendonin te ishin trashegimtaret e Romes. Papet dhe

238
perandoret kerkonin fuqi dhe pushtet te gjere e te madh ndaj sunduesve te tjere
si dhe ndaj vartesve (te nenshtruareve) te sundimtareve te tjere gje qe u jepte
atyre autoritetin ligjor, fetar, financiar dhe autoritete te tjera. Institucionet infra
– statal (nen-shtetet) perbenin nje shumellojshmeri te ngaterruar prej mijera
juridiksionesh autonome (te ngaterruar e konfuze per ne, por jo per
bashkohesit), qe fillonin nga mbreteri “Kombetare” si ajo e Anglise, Frances dhe
Aragones, dhe vazhdonin poshte ne nje zinxhir te gjate organizatash politike si
principata, dukata, qarqe te lira, distrikte, qytete te lira, aleanca tregtare (si
Lidhja Hanseatike), barone, sundues te vegjel te te gjitha llojeve, shoqata,
urdhra fetar etj. Te gjithe keto ushtronin cfare ne mund ta quajme pushtet
politik ne forma te ndryshme. Juridiksionet, te drejtat, pushtetet dhe
pergjegjesite si te institucioneve te mbi – shtetit (supra – statal) dhe poshte –
shtetit (infra – statal) shpesh binin ne konflikt apo mbulonin pjeserisht njeri
tjetrin.
Keto insitucione mbi – shtet (komb) dhe poshte – shtet (komb) perbenin
bashke ate c’fare bashkekohesit i quanin Christendom (vende me shumicen e
banoreve te krishtere). Institucionet e vendeve kristiane e merrnin pushtetin
dhe legjitimitetin e tyre nga praktikat tradicionale feudale qe kombinonin
(bashkonin) zyrat publike dhe funksionet publike me pronen private dhe te
drejtat e trasheguara; nga sanksionet fetare apo shpirterore; dhe nga zakonet
(rregullat, normat) kulturore dhe shoqerore te krijuara gjate mijera vjetesh.
Rendi politik ne Christendom (vendet kristiane) karakterizohej nga rrjetet e
bashkuara te te drejtave dhe pergjegjesive te copezuara ne shume pjese te vogla
autonome. Fokusi i autoritetit politik ishte personal, feudal dhe lokal. Idea se
sundimi politik eshte i lidhur vetem me kontrollin e territorit dhe jo me burime
te tjera te autoritetit ishte e manget, keshtu qe sundimtaret nuk ishin
gjeografikisht sovran ne kuptimin e ushtrimit te autoritetit suprem dhe
monopolist mbi gjithe popullsine dhe territorin e dhene. Christendomi
(bashkesia e vendeve kristiane) si sistem politik duket qe te kete qene ambicioz,
i komplikuar, i rremujshem, dhe jologjik, mirepo ai funksionoi per aq kohe sa
njerezit besonin ne te.
Rendi mesjetar i Christendomit filloi renien dhe shkaterrimin e tij nen
presionin e krijuar nga rritja e njesive politike qe moren fuqine dhe
legjitimitetin e tyre nga realitetet e reja territoriale dhe demografike; qe u
konfirmuan me teper nga zoterimi dhe perdorimi i fuqise praktike se sa nga feja
dhe tradita; dhe qe zhvilloheshin mbrapa kufijve qe ishin me te qarte dhe me te
kufizuar se kufijte e vjeter poroz, qe mbipalosnin njesite politike mesjetare.
Rritja e gjuheve dialektore dhe fillimet shoqeruese te ndergjegjes kombetare
ndihmuan procesin e zhvillimit te njesive te reja politike, te cilat perfundimisht
do te beheshin shtete sovrane, ligjerisht te barabarta. Kjo do te intensifikohej ne
procesin e formimit te shteteve ne ne kurriz(dem) si te institucioneve mbi-
shteterore (mbi-kombetare) ashtu dhe te institucioneve nen-shteterore.
Origjina nga Rilindja Italiane e Diplomacise Moderne: 1450 – 1500

239
Italia eshte vendlindja e Rilindjes gjithashtu edhe e prototipit te shtetit
modern gjeografikisht sovran. Arsyeja per kete ishte gjendja e perparuar e
Italise se Rilindjes ne shumicen e fushave te perpjekjes Europiane, si ne art,
letersi, shkence, filozofi, jurisprudence, ekonomi dhe finance, por gjithashtu
edhe ne zhvillimet politike. Eseja shpjeguese klasike e Jacob Burckhardt,
Civilizimi i Rilindjes ne Itali, kishte si teme kryesore te saj problemet e
politikes dhe antropologjise politike. Burckhardt besonte qe ishte mjedisi politik
unik i Italise se Rilindjes qe coi ne zhvillimin e mendimit te Rilindjes qe dallohej
per ide, ideale, parime morale dhe pikpamje me te cliruara e Dy institucionet
mbiharkuese te organizimit te Perendimit te para Rilindjes, Papati universal dhe
Perandoria e Shenjte Romake, te cilat efektivisht mungonin ne Itali, dhe per
rrjedhoje ushtruan pak ose aspak ndikim ne jeten politike Italiane gjate me se
nje shekulli e gjysem. Kjo mungese, thote Burckhardt “e la Italine ne kushte te
tilla politike, te cilat ndryshonin ne menyre thelbesore nga ato te vendeve te
tjera te Perendimit” dhe shpjegon perse “ne to, ne zbuluam per here te pare
shpirtin politik modern te Europes”. 1
Mikrokozmi (bota ne miniature) Italian
Meqenese bazat e rendit mesjetar nderkombetar u shkaterruan ne Itali rreth
vitit 1300, Italianet filluan krijimin e nje institucioni te ri politik per te mbushur
zbrazetiren e krijuar nga kjo permbysje. Institucioni i ri u quajt shtet (stato),
duke transformuar nje fjale, qe ishte perdorur deri atehere per te pershkruar
klasat e ligjshme ku bejne pjese njerezit brenda nje njesie politike. Tani shteti
(stato), dhe te gjithe fjalet e perbashketa me te, sic eshte state ne Anglisht, etat
ne Frengjisht, estado ne Spanjisht, staat ne Gjermanisht, e keshtu me radhe,
do te behej termi qe perdorej per te pershkruar njesine politike baze te rendit te
ri nderkombetar. Mikrokozmi Italian ishte nje hapesire politike anarkike.
Shtetet e reja qe zhvilluan Italianet per te mbushur kete hapesire ishin prototip
i shtetit te ardhshem Vestfalian. Ne syte e bashkekohesve ato ishin jolegjitime,
ekzistonin jashte hiearkive te autoritetit politik mesjetar dhe feudal. Ato duhej
te krijonin legjitimitetin e tyre nepermjet mbrojtjes se ekzistences se tyre. Per
kete arsye, ata ishin nga natyra luftedashes dhe agresiv. Ato ishin gjeografikisht
te vecuar, te shkeputur e te dalluar qarte prej shteteve te tjere apo nga cdo
autoritet tjeter dhe ishin afersisht “sovran” ne kuptimin modern te fjales, duke
ruajtur me fanatizem e vigjilence monopolin (kontrollin) e autoritetit politik
brenda kufijve te tyre dhe duke mos njohur autoritet tjeter me te larte se vetja.
Boshlleku i krijuar nga mungesa e nje autoriteti me te larte ne Italine e
Rilindjes, rezultoi ne rritjen e nje sere shtetesh – qytet Italiane ne shtete
territoriale qe gllaberuan fqinjet e tyre me te vegjel e me te dobet. Procesi
Darvinian i konsolidimit politik me ane te pushtimit rezultoi ne ne perfundim ne
krijimin ne Itali te nje sistemi shtetesh te vegjel, nje hapesire politike te mbyllur
me pese fuqi “te medha” qe konkuronin e luftonin ndermjet tyre per hegjemoni
dhe influence ndaj shteteve – qytet me te vegjel dhe me te dobet. Ne vitin
1450, pese shtetet territoriale kryesore te Firences, Venedikut, Milanos, Napolit
dhe te shtetit Papal (me baze Romen) dominuan plotesisht gadishullin Italian.

240
Nderkohe qe ata manovronin kunder njeri tjetrit per pushtet dhe
epersi(avantazhe) te ndryshme, duke krijuar aleanca ndermjet tyre dhe duke i
prishur ato, gadishulli Italian erdhi dhe u be nje sistem i mbyllur shtetesh qe
bashkeveprojne ndermjet tyre, domethene nje sistem shtetesh qe ishte nje
mikrokozm (si nje bote ne miniature) i sistemit te shteteve Europiane qe do te
krijoheshin me vone. Ne vitin 1454, nje seri luftrash te zhvilluara per ti
rezistuar agresionit Milanez per hegjemoni rezultoi ne Paqen e pergjithshme te
Lodit. Ne vitin 1455, shumica e pese fuqive te mesiperme dhe e fuqive te tjera
me te vogla nenshkruan nje marreveshje te sigurise se perbashket, te emertuar
Lidhja Italiane, e cila garantonte ekzistencen e shteteve nenshkruese,
gjithashtu kerkuan edhe veprime te perbashketa kunder te huajve. Keto
organizime e zgjidhje cuan ne nje paqe afro 50 vjecare ne gadishullin Italian.
Menaxhimi i paqes ishte ne nje mase te madhe veper e Lorenzos “Madheshtor”
sundues i Medices se Firences i cili besonte se mbajtja e nje balance
ndermjet pese fuqive ishte nje politike me e mire se sa perpjekja e bere per
eleminimin e armiqeve. Kjo ishte e para politike e vetedijshme e balances
se fuqise ne nje sistem shtetesh pas mesjetar.
Shteti si nje veper arti.
Shtetet Italiane te shekullit te 15-te ishin prototipe te shtetit modern ne
kuptimin qe ato ndervepronin si te barabarta me fuqite e tjera dhe me njesite
politike me te vogla te Italise. Shtetet e reja territoriale ekzistonin per arsye te
mungeses se institucioneve te rendesishme te Papatit dhe Perandorise, si
institucione kordinuese e siguruese te hierarkise dhe legjitimitet dhenese.
Keshtu qe, shtetet e reja Italiane, me sfiden e vazhdueshme te legjimitetit te tyre
duhej te luftonin per ekzistence, dhe ato ishin te vetedijshme per kete. Sipas
Burckhardt, shteti Italian ishte “nje fakt i ri qe shfaqet ne histori-pra shteti si
rezultat i reflektimit dhe gjykimit te kujdesshem, shteti si nje veper arti”. 2.
Shtetet italiane, duke mos patur luksin e legjitimitetit tradicional, ishin
vetem. Per te mbijetuar, shtetet adoptuan nje menyre qeverisje qe i pergjigjej me
teper nevojes se sa menyres tradicionale qe kerkonte standarde morale te
krishtera per sundimtaret dhe diplomatet qe u sherbejne atyre. Ata vepronin ne
se jo ne menyre imorale (ne kundershtim me moralin), te pakten ne menyre
amorale (jashte sensit moral, pa u shqetesuar per moralin), ne lidhje me
kanunet (parimet e pergjithshme) mesjetare te sjelljes bujare (princave). Qellimi-
mbijetesa e shtetit-i justifikonte mjetet, cfaredo perpjekje qe mund te beje shteti
-pavaresisht nga standardet e vendosura te sjelljes nderkombetare. Ky eshte
argumenti qe e ben raison d’etat (arsyeja e shtetit) justifikimin kryesor per
veprimet e shteteve ne lidhje me shtetet e tjera.
Ndersa shtetet italiane beheshin me te vetedijshem per kushtet e tyre, ata
filluan te kuptojne qe menyra mesjetare e diplomacise nuk ishte me tej e
pershtatshme per nevojat e tyre. Diplomacia mesjetare praktikonte dergimin
dhe pritjen e herepashershme te individeve shume prestigjioz ndonese shpesh te
patrajnuar si te derguar special per misione te vecanta dhe afatshkurtra. Ne
ndonje rast, diplomatet me teper ishin si nje lloj garancie apo pengu sesa

241
negociatore te mirefillte. Diplomatet, zakonisht e shihnin veten te sherbenin per
nevojat e kerkesat me te rendesishme te Christendom-it (bashkesise se vendeve
kristiane), dhe jo te sundimtarit politik qe e dergonte apo e priste ate. Por
shtetet e reja territoriale Italiane kishin nevoje per institucione dhe mekanizma
diplomatike me te efektshme, me te qendrueshme dhe me te vazhdueshme se
institucionet diplomatike te vjetra mesjetare.
Ato kishin nevoje si per dialog te vazhdueshem me fqinjet e tyre ashtu dhe
per informacion dhe zbulim te panderprere ne lidhje me qellimet e fqinjeve te
tyre. Sunduesit te periudhes se Rilindjes i duhej nje mekanizem si per te
grumbulluar dhe raportuar te dhena zbulimi ashtu dhe per te mbeshtetur dhe
ushqyer ne menyre te qendrueshme dialogun diplomatik. Prandaj, ata krijuan
institucionin kyc te diplomacise moderne, ambasadorin resident te pajisur me
imunitet diplomatik, per te menaxhuar marredheniet ndermjet pese shteteve te
sistemit te dhene. Gjate gjysmes se dyte te shekullit te 15-te, te pese shtetet
kryesore Italiane dhe shume shtete te tjera me te vogla vendosen misione te
akredituara te perhershme te kryesuara nga ambasadoret ne cdo njerin nga
pese kryeqytetet kryesore. 3.
Ne menyre te permbledhur, Rilindja Italiane krijoi elementet baze te sistemit
te ardhshem te shteteve Europiane. Ajo krijoi aktorin nderkombetar
gjeografikisht sovran te quajtur shtet. Ajo krijoi nje mjedis nderkombetar
anarkik ne te cilin shtetet luftuan pa pushim per fuqi e pushtet ndersa
sunduesit perdoren menyren e qeverisjes, diplomacine dhe forcat ushtarake ne
perputhje me gjykimin e kujdesshem dhe perllogaritjeve te bera sipas vleresimit
sakte dhe gabim, por te pershtatshmerise me qellimet politike.
Ajo zhvilloi nocionin raison d’etat (arsyeja(ekzistenca) e shtetit); te asaj cfare
eshte mire dhe ne interes te shtetit eshte veprimi i duhur per t’u kryer, per
arsye se ne politike qellimi e justifikon mjetin. Ajo krijoi mekanizimin per
diplomaci te vazhdueshme dhe te mbeshtetur per menaxhimin e angazhimit te
shtetit me boten. Se fundi, Italia e Rilindjes zhvilloi idene e balances se fuqise si
qellim i sistemit te shteteve.
Ne fund te shekullit te 15-te, ditet e mikrokozmit Italian te sistemit
gadishullor te shteteve te mbyllur dhe te mbrojtur ishin te numeruara. Bota
pertej Alpeve, me njesi politike mjaft me te fuqishme ushtarakisht se shtetet
Italiane, filluan te ushtrojne ndikim ne ceshtjet Italiane. Ne vitin 1494, Franca
nderhyri me sukses ne gadishull, duke terhequr fuqite e tjera jo-Italiane,
vecanerisht Spanjen dhe Perandorine e Shenjte Romake te rigjalleruar, ne nje
lufte per kontrollin e gadishullit qe e beri Italine nje shesh beteje per 60 vjet me
radhe. Mikrokozmi Italian u shkaterrua, por jo perpara se shkaterruesit
transalpine te adoptonin metodat diplomatike dhe institucionet diplomatike qe
kishin zhvilluar dhe perdorur shtetet Italiane per te plotesuar nevojat e sistemit
te shteteve prototip modern te tyre. Menyra e diplomacise se Rilindjes Italiane u
be baza e menyres Europiane te diplomacise per te ardhmen. 4.
Machiavelli dhe teoria e diplomacise moderne.

242
Konceptet si amoraliteti i politikes, qellimi justifikon mjetet, dhe raison d’etat
jane emertuar zakonisht “Makiavelian”, duke ju referuar ideve te burrit te
shtetit, diplomatit dhe mendimtarit politik Fiorentinas, Makiaveli( Niccolo
Machiavelli) (1465 – 1527). Punimet e tij arriten te karakterizojne ndryshimin
ndermjet sistemit nderkombetar paramodern mesjetar dhe sistemit
nderkombetar modern me shtete gjeografikisht sovrane qe ne fillim u shfaqen
ne sistemin e shteteve Italiane te shekullit te 15-te.
Makiaveli mori edukimin tipik te Rilindjes, bazuar ne klasiket e lashte Grek
dhe Romak. Kjo ishte esenca e Rilindjes, qe do te thote rilindje, ku Italianet dhe
te tjeret besonin se ata kryesonin ne rilindjen e diturise, artit, filozofise bazuar
ne ripertritjen e shembujve te atyre qe ndiqnin. Rilindja ishte e preokupuar me
sic vete Reformimi do te preokupohej me vone me kulturen e lashte Kristiane
(levizje e shekullit te 16-te per reformimin e Kishes Katolike Romake qe rezultoi
ne krijimin e Kishes se Reformuar Protestane) dhe asaj Hebraike.
Humanizmi i Rilindjes ishte nje preference per ato fusha te kultures se lashte
Greke dhe Romake qe ishin te orientuara drejt dhenies se fuqise dhe autoritetit
njeriut ne kete bote sesa pergatitjes se tyre per nje bote tjeter, me te mire se kjo.
Programi mesimor humanist i Rilindjes e vinte theksin te retorika, historia, dhe
etika sepse keto ishin mjetet qe mund te perdorte njeriu per te ndjekur e
realizuar objektivat secular (jo fetar), dhe sidomos objektivat politike, ekonomike
dhe shoqeror. Makiaveli i futi keto instrumenta konkretisht ne pune si burokrat
ne qeverine e Republikes se Firences. Nga viti 1498 deri ne vitin 1512 ai punoi
ne detyra te rendesishme dhe ekuivalente ne Ministrine e Luftes dhe te Jashtme
dhe shkoi ne mjaft misione diplomatike ne oborret mbreterore te tjera ne Itali
dhe ne ato te Frances dhe te Perandorise.
Ai ishte pjesemarres ne jeten politike dhe diplomatike te Italise ne vitet e
fundit te ekzistences te mikrokozmit Italian, gjithashtu dhe ne vitet e para te
perhapjes te struktures se re shteterore dhe diplomacise se re ne pjesen tjeter te
Europes. Ne vitin 1512, republika ku ai sherbente perjetoi nje revolucion dhe
familja autokratike Medici u rikthye ne pushtet. Makiaveli u dergua me force ne
internim ne nje fshat te vogel prane Firences. Ketu ai shkroi veprat kryesore te
tij, posacerisht Princi, Fjalimet (ligjeratat) dhe Arti i Luftes, te gjitha vepra
klasike te realizmit politik. Vepra “Princi” jep keshilla per regjimet monarkike,
vecanerisht per princet e ngritur rishtaz ne pushtet, se si te mbajne e zgjerojne
pushtetin dhe ndikimin e tyre. Ndersa punimi “Ligjeratat” trajton te njejtat
ceshtje per regjimet republikane. Arti i Luftes analizon elementin ushtarak te
fuqise kombetare lidhur me marredheniet e tij me bazat politike dhe shoqerore
te shtetit.
Kontributi i Makiavelit ne mendimin politik ishte i menjehershem, i
pashmangshem, dhe vazhdimisht i diskutueshem. Shumica e lexuesve te tij
kufizohej te Princi, nje punim i shkurter, enigmatik, konciz, dhe eluziv qe le
vetveten per keqinterpretime (Punimet e tjera te Makiavelit, te cilat ishin me te
drejtperdrejta, perfshi Arti i Luftes dhe Ligjeratat, lexoheshin jo aq dendur sa
Princi). Ne punimin Princi, Makiaveli jep keshilla praktike per nje princ Italian

243
qe perpiqet per krijimin e nje shteti te ri. Keshilla e tij ishte e hapur, princi i ri
per te qene i suksesshem ne qellimin e tij duhet te perdore cdo mjet ne
dispozicion te tij, perfshi dhunen, mashtrimin, tradhetine (pabesine) dhe
shtirjen. Qellimi i deshiruar ishte te rriste fuqine e tij personale dhe te shtetit.
Menyrat ishin veprime te pershtatshme politike, qe i pergjigjeshin efektivisht
qellimeve politike pa ju referuar ndershmerise apo moralitetit tradicional.
Standardi i sjelljes apo veprimit te sunduesit ishte raison d’etat, ekzistenca e
shtetit jo etika Kristiane.
Shkrimtaret dhe studiuesit bashkekohore dhe te mevonshem e interpretonin
Princin si bibla e doktrines se dobishme politike qe e justifikon sjelljen apo
veprimin imoral neqoftese ajo jep rezultatin e deshiruar, qe vendos fuqine apo
pushtetin mbi parimin, dhe qe del kunder perdorimit te moralit Kristian ne
politike. Ai eshte akuzuar per justifikimin e cdo menyre e mjeti per plotesimin e
qellimeve politike, sidomos te asaj per zgjerimin e fuqise se shtetit. Ai eshte
denoncuar per keshillimin e bere sundimtareve per te perdorur dinakerine,
hiprokrizine dhe pandershmerine me qellim per te rritur pushtetin dhe fuqine e
tyre dhe per te shkaterruar ate te armiqeve.
Kritika e ideve te Makiavelit u zhvillua ne nje zhaner(lloj) te vecante te
shkruari ne teorine politike, kur mendimtare te ndryshem shkruan njeri pas
tjetrit sulme ndaj doktrines se tij. Shekspiri e quajti ate “Makiaveli vrases”.
Kisha Katolike i denoi dhe i shpalli te pavlefshme te gjitha punimet e Makiavelit
dhe i vendosi ato ne Indeksin e Librave te Ndaluar. Me vone Makiaveli eshte
lavderuar tamam per te njejtat doktrina, tashme te shqyrtuara si Realpolitike,
domethene “politika e realitetit” ose “politika e fuqise”, bazuar ne faktoret
praktik dhe material ne vend te objektivave (qellimeve) teorike apo etike.
Mbeshtetesit e pershendesnin Princin si perpjekje per te “cliruar” politiken nga
moraliteti dhe ceshtjet etike dhe ta shikonin politiken ashtu sic ishte ajo ne
realitet. Luigji i XIV e quajti Princin si “pijen alkolike te preferuar te tij para se te
shkonte per te fjetur”; Napoloni e mbushi kopjen e tij me plot shenime kritike e
sqaruese; Benito Musolini e cmonte ate si “doracak per burrin e shtetit” dhe
Adolf Hitleri thoshte qe ai e mbante nje kopje te tij prane krevatit te tij. 5.
Mesazhi i Makiavelit
Idete e Makiavelit shkuan me larg dhe me thelle nga sa arriten te kuptonin
lexuesit e Princit. Ne te vertete kur ndonje merr parasysh idete e shprehura ne
veprat me te rendesishme politike te tij, Makiaveli shfaqet si teoricieni i pare dhe
me i shquar i shtetit te ri gjeografikisht te pavarur. Ai eshte gjithashtu dhe
teoricieni i pare i diplomacise se re qe kerkonte shteti i ri me qellim qe te arrije
te mbijetoje dhe lulezoje. Teoria politike e Makiavelit eshte pasqyrim i lindjes
dhe rritjes se sistemit te shteteve ne Itali dhe i diplomacise se re qe i mban ata
ne veprim.
Ne kete menyre ato jane pershkruese dhe parashkruese. Teoria politike e
Makiavelit perben “doracakun e perdoruesit” per sundimtaret (drejtuesit) dhe
nepunesit e shtetit te ri (shtetar, diplomat, po ashtu dhe drejtuesit ushtarak) ne

244
mjedisin e ri ushtarak. Teorite e tij udhezojne te gjithe ata qe qeverisin shtetin e
ri dhe drejtojne angazhimin e tij ne bote se si te kene sukses ne qeverisjen e
shtetit ne kushtet e reja.
Mendimet e Makiavelit mbi boten jane baze per teorine realiste te ceshtjeve
nderkombetare. Ne te gjitha veprat e tij kryesore, Makiaveli e pranon rendin
nderkombetar Vestfalian shume kohe para se Paqa e Vestfalise t’i jepte emrin
nje rendi te tille, te perbere nga shtete gjeografisht sovrane me kufi te
qendrueshem, te barabarte ne perfaqesim ligjor dhe legjimitet, ne te cilat
sunduesi ka monopolin e perdorimit te forces ne konformitet me ligjin. Ai
pranon nje rend nderkombetar anarkik, qe nuk ka nje gjykate apo autoritet me
te larte se ato te vete shtetit per mbrojtjen dhe cuarjen me perpara te interesave
te tij. Ai pranon qe kerkesa per lufte do te jete e shpeshte dhe prandaj shteti i ri
duhet te jete i organizuar per lufte me qellim qe te jete i suksesshem. Gjithashtu
ai pranon qe angazhimi i shtetit ne bote do te jete i vazhdueshem; shteti duhet
te jete gjithashtu i organizuar per nje diplomaci profesionale dhe te
vazhdueshme, me qellim qe te jete i suksesshem. Neqoftese ne e studiojme
Makiaveliin ne pergjithesi, jo vetem Princi, por gjithashtu dhe Ligjeratat dhe
Arti i Luftes, me keto hamendesime ne mendje, ne marrim nje strukture
teorike koherente qe pasqyron realitet politike te mikrokozmit Italian qe tashme
jane ne rrugen e tyre te berjes realitete politike nderkombetare te ardhshme te
Europes si nje e tere.
Mesimet e Makiavelit per qeverisjen, luften dhe diplomacine, ne pergjithesi
ishin te vlefshme per monarkite dhe republikat. Sundimtaret ishin pergjegjes
per te miren e shtetit te tyre, per mbijetesen dhe stabilitetin e tij, me nje fjale
per sigurine e tij. Sundimtaret gjykoheshin e vleresoheshin nga suksesi i tyre
per mbrojtjen dhe avancimin e interesave te shtetit, jo nga standarde te tjera si
ato morale apo politike. Sa me legjitime te jete qeveria qe do te thote, sa me i
pranuar perdorimi i fuqise se shtetit nga kushtetutat, ligjet, traditat, zakonet
dhe feja, aq me i fuqishem do te jete ai, ndersa sunduesi do te kete me pak
nevoje qe t’u drejtohet masave ekstreme per te zbatuar ligjet e shtetit.
Republikat dhe mbreterite mund te zoterojne legjitimitet te forte.
Por republikat, ne saje te natyres se tyre perfaqesuese, ishin me te fuqishme
dhe me te qendrueshme se mbreterite. Republikat ja detyronin fuqine dhe
stabilitetin e tyre aftesise se tyre per te mobilizuar dhe perdorur besnikerine dhe
fuqine e popullit me mire nga sa e benin monarkite, per arsye se vullneti i
popullit, deshira dhe gatishmeria e tij i jep legjitimitet dhe fuqizim te pushtetit
cdo shteti qe perfaqeson interesat e tyre ne vend te atyre te mbretit. Republikat
e krijuara mire jane zakonisht se brendshmi te qendrueshme dhe se jashtmi te
forta pasi ata jane ne gjendje te mbeshtesin dhe perdorin me mire prosperitetin
ekonomik, potencialin ushtarak dhe patriotizmin e popullit te tyre.
Por drejtuesit e republikes kishin te njejten pergjegjesi per sigurine e shtetit si
dhe mbreterit dhe ato gjykoheshin ne baze te te njejtit standard – ekzistenca e
shtetit. Makiaveli ishte ne favor dhe mbronte kthimin te vlerat republikane te
Romes se lashte, sidomos zevendesimin e vlerave dekadente te fese Kristiane me

245
stilin-Romak “fe qytetare” qe respektonte sherbimin ndaj shtetit si vleren me te
larte, me qellim qe te reformonte shtetet Italiane te kohes se tij dhe t’i pergatiste
ato per te qene te suksesshme ne rendin nderkombetar anarkik ne te cilin ai
jetonte.
Nje nder trashegimite me te rendesishme te Makiavelit ishte koncepti qe roli
kryesor i shtetit ishte i jashtem, marrja me shtetet e tjera nepermjet diplomacise
dhe luftes, domethene primacia (epersia e politikes se jashtme). Nje trashegimi
tjeter ishte qe te gjitha shtetet, perfshi republikat, duhej te kishin pushtet
(kompetenca) te forte ekzekutiv ne kushtetutat e tyre per te lehtesuar veprimet
kunder kercenimeve te jashtme. Shteti qe projektoi Makiaveli ne veprat e tij do
te ishte ne gjendje te permbushte misionin e tij per pjesemarrje te suksesshme
dhe aktive ne nje sistem anarkik nderkombetar. Shteti mund te konkuronte per
fuqi, ndikim dhe siguri me shtetet e tjera sovrane dhe mund te justifikonte
veprimet e tij nga suksesi i tyre ne pajtim me shkallen e arsyes se shtetit.
Perhapja e diplomacise moderne ne Europe: 1500 – 1650
Mbreti Franez Luigji XI udhehoqi ushtrine e tij per ne Itali, kapi dhe pushtoi
qytetet nga kufiri deri ne Napoli dhe pastaj u terhoq me sukses pavaresisht
humbjeve te shkaktuara nga fitoret taktike te forcave Italiane. Kjo zbuloi gjithe
ndryshimin e fuqise ndermjet shteteve te vogla Italiane dhe ekuivalenteve te tyre
Europiane, sidomos te mbreterive te Frances dhe Spanjes. Italia u kthye ne nje
shesh beteje per fuqite e huaja per rreth 60 vjet. Pushtimi i Italise ndihmoi ne
perhapjen e Rilindjes ne te gjithe boten, perfshi edhe te institucioneve te reja
politike Italiane. Idea e shtetit te ri me bazen e tij territoriale te mbyllur (te
vecante) dhe perqendrimin e pushtetit ne duart e sunduesit (prijesit) ishte
terheqese per sunduesit Europiano Perendimore. Por sundimtaret Europiane
kishin nje gje qe shteteve te reja te Rilindjes Italiane u mungonte, dhe kjo ishte
legjitimiteti. Sundimi i tyre, qofte mbi mbreterite, principatat, dukatat, apo
juridiksione te tjera, ishin sanksionuar dhe mbeshtetur nga pushteti i bute i
legjitimitetit qe bazohej ne fene, traditat, apo zakonet. Kur keta sundimtare
adoptuan menyrat e Italianeve ne perqendrimin e fuqise brenda kufizimeve te
percaktuara terrritoriale, ata u bene gjithnje e me te fuqishem ne kurriz te
sistemit te vjeter mesjetar. Shperndarja e autoritetit dhe fragmentizimi i
pergjegjesive dhe te drejtave ndermjet fisnikeve dhe kishes, qyteteve dhe
urdhrave shoqeror, dhe copezimi i institucioneve te tjera qe pretendonin ndarjen
e pushtetit politik per arsye tradicionale dhe feudale nuk mund t’i bejne balle
sistemit te ri shteteve.
Sundimtaret e veriut adoptuan diplomacine qe kishin zhvilluar Italianet me
qellim per t’i sherbyer shteteve te tyre te reja. Gjithnje e me shume, diplomacia
ishte kufizuar ne njesite politike qe kishin pretendime (kerkesa) per sovranitetin
– monopolin e forces legjitime brenda kufijve te territorit qe ata kontrollonin.
Sistemi Italian i ambasadoreve rezident, te perhershem, te akredituar ne
menyren dhe kohen e duhur dhe te paisur me imunitet u bene shpejt
standarde te pranuara per Europen. Sistemi ambasadorial resident ju dhe
sunduesve menyrat e nevojshme per te ndikuar mbi shtetet e tjera nerpermjet

246
paraqitjes se politikave dhe pikepamjeve te tyre te sundimtaret e tjere, duke
siguruar informacion politik te sakte dhe ne kohe ne kryeqytetin e vendit te tyre,
dhe duke i bashkerenduar verpimet me qeverite aleate dhe mike; ky sistem
shpejt u be norme kudo ne Europe.
Reformimi
Pushtimi i Italise dhe perhapja e sistemit te shteteve te Rilindjes Italiane ne
pjesen tjeter te Europes ne fillimet e shekullit te 16-te koincidoi mee fillimet e
Reformimit Protestan. Reformimi pati ndikim te madh ne zhvillimin e sistemit
shteteror modern dhe diplomacise moderne per arsye se ai diskreditoi apo
zhvleresoi dy institucionet e medha politike mbi- shteterore te Christendomit, te
Perandorise se Shenjte Romake dhe Papatit te Romes. Reformimi zvogeloi ne
menyre rrenjesore aftesite e ketyre institucioneve per te ndikuar sistemin
nderkombetar, dhe njekohesisht forcuan se tepermi pushtetin dhe fuqine e
sundimtareve te shteteve te reja.
Reformimi fuqizoi pushtetin e sundimtareve Protestan duke u transferuar te
ata lidershipin efektiv te kishave te reformuara. Ne kete menyre, reformimi u
kryqezua me lindjen e shteteve territoriale ne menyre te tille qe pershpejtoi
fuqishem procesin e krijimit te shteteve qe kish filluar Rilindja. Reformimi vuri
ne kontroll dhe shfrytezoi fuqine e madhe te fese ne qellimin e shtetit dhe i shtoi
ndryshimet fetare ne listen e gjate te arsyeve qe shtetet te perplasen me shtete
te tjere. Shkurtimisht, zgjerimi dhe zhvillimi i diplomacise pati mjaft veshtiresi e
pengesa pasi shtetet e feve te ndryshme zvogeluan ne nivel me te ulet apo i
nderprene marredheniet diplomatike normale per nje fare kohe te caktuar.
Megjithate, me ne fund, zhvillimi i diplomacise vijoi perseri trajektoren e tij te
meparshme, duke mbajtur hapin me zhvillimin e fuqise dhe vetedijes se shtetit,
gjithashtu dhe me shtrirjen e sistemit te shteteve qe kerkonte veprimtari te
vazhdueshme dhe konsekuente me qellim qe te funksiononte efektivisht.
Reformimi coi ne nje varg te gjate luftrash fetare, ne fillim ne Gjermani dhe
Europen Qendrore dhe me vone ne France dhe Vendet e Uleta, dhe ne mjaft
vende te tjera. Por gjithashtu ai coi edhe ne Kunder – Reformimin Katolik, te
cilin e organizuan kishat ne vendet Katolike, kurse reformen e organizuan
kishat ne vendet Protestane. Megjithate, si ne Europen Katolike, ashtu dhe ate
Protestane, dobesimi i unitetit fetar te Christendomit rezultoi ne nje burim te
fuqishem te ndikimit politik per shtetet e reja, keshtu uniformiteti
(njellojshmeria) e fese nen kontrollin e shtetit dhe sunduesit te tij u be nje
norme. Kudo, miratimi(leja) per ruajtjen e fese u perfshi ne autoritetin e
sundimtarit sekular, duke rritur shume perqendrimin e fuqise se tij. Kjo u
pranua ne ligjin dhe praktiken nderkombetare nga Paqja e Augsburgut e vitit
1555 ndermjet Perandorit Katolik Karli V dhe shteteve rebele Protestane te
Perandorise se tij. Ceshtja se cilen fe do te lejohej te praktikonte populli, ne kete
rast katolicizimin apo Luteranizmin, do te vendosej nga ana e sunduesit lokal.
Ne kete marreveshje shprehet parimi qe feja e sundimtarit eshte feja e popullit
te sundimtarit. Ne nivel shteti, nuk parashkikohej asnje tolerim i minoriteteve

247
fetare. Ne nivel macro (te madh), ne sistemin nderkombetar te shteteve te
pavarura, rezultati ishte tolerance me e madhe per diversitetin fetar.
Diplomacia e balances se fuqise dhe lufterat fetare.
Me zhvillimin e sistemit modern te shteteve, u zhvilluan gjithashtu dhe
dinamikat karakteristike te tij. Ne nje sistem anarkik, kercenimet hegjemoniste
u shfaqen pikerisht atehere kur nje shtet u be me i fuqishem se te tjeret.
Sistemi filloi tu pergjigjej kercenimeve hegjemoniste me ane te balances se
fuqise, ne te cilen u krijuan koalicione per te rezistuar, kufizuar, penguar dhe
zvogeluar ne raporte te menaxhueshme fuqine dhe ndikimin e nje shteti qe
kerkonte te ishte hegjemon. Kjo ndodh madje edhe gjate luftrave fetare.
Perpjekjet e Perandorit Habsburgeve (dhe Mbret i Spanje) Karli V per te
ringjallur dhe zgjeruar fuqine e Perandorise se Shenjte Romake nga viti 1530
deri ne abdikimin e tij ne vitin 1556 coi ne krijimin e koalicioneve kunder tij si
per shkaqe fetare ashtu dhe thjesht politike (megjithese dallimi mes tyre po
vinte duke humbur).
Kjo ishte perpjekja e fundit serioze nga nje Perandor i Preandorise se Shenjte
Romake per arritjen e hegjemonise Europiane dhe unitetit Kristian, nje tjeter
tregues ky, qe shteti modern po ia dilte me sukses per t’i zene vendin formave
politike paramoderne. Zhvillimet e shteteve kryesore Europiane ne monarki
absolute perben nje tregues tjeter. Balanca e instrumentit te fuqise ishte
zgjeruar pertej Europes kur Franca nenshkroi ne vitin 1536 traktatin me
Sulltanin e Turqise per te vene veprim me diplomaci Perandorine Otomane ne
rezistencen e saj ndaj perpjekjeve hegjemoniste te Karlit V. Anetaret e dinastise
se Habsburgeve bene edhe dy perpjekje te tjera per te ruajtur hegjemonine mbi
Europe duke perdorur fene si justifikim per kete. Djali i Karlit V, Mbreti Filip II
(1556 – 1598) i Spanjes, beri perpjekje per te rritur fuqine e mbreterise si dhe te
perandorise se tij te pasur pertej detit per te arritur hegjemonine Europiane, por
ndeshi ne kundershtimin e koalicioneve qe lidhen shtetasit e tij Protestan Belg
dhe Hollandez me Angline dhe Francen. Ndermjet viteve 1618 dhe 1648,
Sundimtaret Habsburg te Spanjes dhe te Perandorise u perpoqen perseri qe te
arrinin hegjemonine duke u perpjekur qe te shfrytezonin suksesin e pjesshem te
Kunder–Reformes qe te impononin perseri ne Europe nje rend te kontrolluar
nga Habsburget.
Lufta Tridhjet Vjecare qe parandaloi arritjen e kesaj hegjemonie ishte rezultati
i rezistences se nje koalcioni te gjere te shteteve Protestane Gjermane te
mbeshetura nga Franca Katolike dhe Suedia Luterane. Burri i shtetit kryesor
anti – hegjemonist i pjeses se pare te shekullit te 17-te ishte Kardinali i Frances
Rishelje, i cili mblodhi bashke koalicionin anti – Habsburg qe fitoi Luften
Tridhjet Vjecare duke bllokuar deget Spanjolle dhe Austriake te orvajtjes se
kesaj familje per te zoteruar kontinentin.
Monarkite absolute dhe diplomacia e balances se fuqise: 1650 – 1815.

248
Zgjidhja e Vestfalise se vitit 1648 i dha fund periudhes se luftrave fetare dhe
njoftoi ardhjen e nje periudhe ne te cilen Fuqite e Medha u angazhuan ne luftra
episodike per zgjerimin e fuqise dhe ndikimit te tyre me qellim qe te siguronin
hegjemoni per vete, ose te ndalonin arritjen e hegjemonise nga shtete te tjere.
Zgjidhja vete, ne pergjithesi konsiderohet qe te kete krijuar shtetin sovran si
aktori kryesor i sistemit nderkombetar dhe te kete pagezuar sistemin e shteteve
Europiane si nje sistem qe perbehej nga shtete sovrane, juridikisht te barabarte.
Keto shtete sovrane Vestfaliane monopolizuan (siguruan kontrollin) perdorimin
legjitim te forces brenda kufijve te mirepercaktuar te tyre dhe luftuan per fuqi
ne mjedisin anarkik nderkombetar. Realiteti nuk ishte kaq i perparuar, por idea
e shtetit modern Vestfalian do te behej gradualisht nje norme e pranuar.
Kerkimi i vazhdueshem per arritjen e ekuilibrit siguroi kontrollin e sistemit
nderkombetar permes diplomacise, e cila synonte te rivendoste balancen e
fuqise ndermjet shteteve rivalizuese. Idea universaliste nuk shihej me seriozisht
jashte mureve te Papatit ne Vatikan. Adam Watson tregon sesi periudha nga
Vestfalia deri ne Kongresin e Vienes ndihmoi fuqishem ne zhvillimin e
diplomacise mederne.
Se pari, kishim nje zgjerim dhe perhapje te konceptit te diplomatit
profesionist te karrieres, i cili kultivoi disa aftesi te vecanta qe siguruan
zbatimin efektiv te detyrave te tij.
Se dyti, u krijua mendimi se keta diplomate profesioniste i takonin grupeve
informale por te dobishem te diplomateve te akredituar ne oborret mbreterore te
Europes, te cilet ndanin pikepamje dhe qellime te perbashketa. Keto perfshinin
nevojen e perbashket per mbrojtjen e statusit dhe privilegjeve te tyre;
avantazhin e ndersjellte ne shkembimin e informacionit dhe te vleresimeve te
caktuara, sidomos ndermjet perfaqesuesve te shteteve aleate dhe mike; dhe
dobine reciproke te mbajtjes se marredhenieve te mira, edhe nese qeverite apo
shtetet qe ata perfaqesonin grindeshin apo kishin mosmarreveshje te thella
ndermjet tyre. Korpusi diplomatik kishte marre forme dhe do te behej I
perhershem, pavaresisht se anetaret e tij shkonin e vinin panderprerje.
Se treti, kongreset diplomatike filluan te lozin nje rol te rendesishem ne
zgjidhjen dhe dhenien fund konflikteve te ndryshme, dhe filluan te mos shihen
si ngjarje te izoluara, por si “pika kulmore te dialogut”. 7. Diplomacia po behej e
vazhdueshme dhe e pergjithshme, ndersa lufta po behej e rralle, e rastesishme
dhe e kufizuar ne parime te cakturara, ndersa disa shtete neutrale normalisht
qendruan menjane. Sic ka thene Kardinali Rishelje ne vepren “Testamenti
Politik” negociata konsiderohej gjithnje e me shume e vlefshme nga ana e vet.
Rishelja kerkonte gjithashtu te qendronte ne kontakt te vazhdueshem
diplomatik me armiqte e Frances, perfshi dhe gjate periudhes se luftes, me
qellim qe te pozicionoheshin sa me mire per te ndikuar politikat e tyre, madje
edhe sikur ushtrite e tyre respekteve te ishin ne lufte.
Se katerti, diplomacia gjithnje e me teper konceptohej si mjet i menaxhimit te
balances se fuqise, qe siguron ekzistencen e perhershme te aktoreve
nderkombetar nepermjet rregullimit dhe rirregullimit te rreshtimit te shteteve

249
per te kompensuar ndryshimet e nivelit te fuqise se shteteve te vecanta.
Diplomacia ishte e nevojshme per te negociuar keto rregullime. Se fundi,
institucionet e caktuara per menaxhimin dhe zhvillimin e diplomacise ne
kryeqytetet e shteteve perkatese u bashkuan ne ministri te puneve te jashtme te
rregullta, si nje “plotesimi i logjikshem i te derguarve resident”. 8.
Balanca e fuqise mund te siguroje mbijetesen e shumices se shteteve,
megjithate ajo nuk mund te mbroje paqen ne menyre te plote. Franca e Pare
nen sundimin e Louis XIV (1640 – 1715) kercenoi se te behej hegjemon i
Europes, sidomos me ane te bashkimit te Frances dhe Spanjes ne nje Perandori
te madhe dinastike qe do te perfshinte zoterimet e perhapura nderkombetare.
Kjo futi ne veprim koalicionet e udhehequra nga Holanda, Perandoria e Shenjte
Romake, dhe Britania me qellim qe te kundershtonin ambicjet e Frances. Keto
koalicione luftuan kunder Frances dhe aleateve te saj kater here ndermjet viteve
1667 dhe 1713, duke e derrmuar Francen dhe Spanjen. Lufta e Mbretereshes
Ana ne Amerike (1702 – 1713), ishte shume afer nje lufte boterore pasi ajo
perfshiu operacione dhe aleanca me sundimtar te ndryshem lokal ne disa
kontinente.
Gjate pjeses tjeter te shekullit te 18-te Franca qe perpiqet per te dominuar
Europen ndersa Anglia per ta penguar Francen qe te arrije kete dominim,
ndersa vazhdonte te zgjeronte perandorine e saj koloniale dhe tregetare u
raskapiten ne nje varg luftrash te mbeshtetura ne ndryshimin e aleancave, ku
mund te permenden- Lufta e Trashegimtarit te Polonise (1733 – 1738); Lufta e
Trashegimtarit te Austrise ose Lufta e Mbretit Xhorxh (1740 – 1748); dhe Lufta
Shtate Vjecare (1756 – 1763), e quajtur Lufta Franceze dhe Indiane ne Amerike
(1754 – 1763); dhe Lufta e Revolucionit Amerikan (1775 – 1783).
Lufta ne Amerike ishte perplasje ndermjet Fuqive te Medha pasi diplomacia e
shkathte dhe perdorimi i mencur i zbulimit nga kolonistet u bashkuan me
deshiren e Frances per hakmarrje kunder Britanise. Kjo solli si rezultat krijimin
e aleances Amerikano – Franko – Spanjolle qe e luftuan Britanine ushtarakisht
dhe nje Lidhje Ushtarakisht Neutrale e udhehequr nga Rusia, perkrahese e
Amerikes, sherbeu per izolimin e Britanise nga ana diplomatike dhe ekonomike.
Revolucioni Francez dhe periudha Napolonike solli nje ringjallje te synimit
Francez per hegjemoni kontinentale si dhe vendosmerine e Britanise per t’a
ndaluar ate, dhe per kete u krijuan koalicione nga te dy anet. Ne te vertete,
Napoloni, megjithese per nje kohe te shkurte (1807 – 1811) realizoi hegjemonine
e pergjithshme Europiane per te cilen kishte enderruar Karli V dhe Luigji XIV.
Ne vitin 1811, ne Europe vetem Britania ishte jashte orbites Franceze.
Perandoria Franceze ishte rrethuar nga shtete satelite dhe aleate me besnikeri
te dyshimte por qe nuk kishin vullnetin e gatishmerine per te kundershtuar
hapur diktatin e Napolonit.
Deshtimi politik i Napolonit ne Spanje dhe mundja e saj ushtarakisht ne Rusi
ne vitin 1812, rigjalleruan perpjekjet e Britanise per te krijuar nje koalicion anti
– Francez. Diplomacia Britanike pati me ne fund sukses ne shfrytezimin e

250
mungeses se deshires se brendshme te sistemit te shteteve per te toleruar nje
hegjemon agresiv duke krijuar per kete Koalicionin e Madh te te gjitha Fuqive te
tjera te Medha per te mundur Napolonin dhe per te imponuar me ne fund
ndryshimin e regjimit ne France.

Diplomacia e balances se Fuqise dhe ekuilibri Europian: 1815 – 1914.


Zgjidhja pas – Napolonike shenoi nje periudhe te pashembullte meresjelljeje
ne sistemin e shteteve Europiane. Pas kongresit te Vienes, i cili e vuri mbi baza
ligjore zgjidhjen pas – Napolonike, per afro nje shekull nuk pati zhvillime te
luftrave te pergjithshme qe mund te zgjasnin me shume se disa muaj apo te
perfshinin te gjitha fuqite e medha. Burrat e shtetit dhe diplomatet e mbledhur
ne Viene synonin te rivendosnin balancen e fuqise ne sistemin e shteteve
Europiane si menyra me e mire per sigurimin e paqes. Ndryshimet territoriale
dhe nisiativat institucionale qe ata ndermoren ishin te suksesshme per nje paqe
te qendrueshme ndermjet fuqive te medha per afro 100 vjet. Asnje trondtje e
madhe e sistemit te shteteve si ajo e krijuar nga Revolucioni Francez dhe
Hegjemonia Napolonike nuk ishte shoqeruar ende nga nje periudhe e tille e
mbajtjes se paqes.
Ser Harold Nicolson, nje diplomat dhe historian i shquar Britanik ne vepren e
tij “Zhvillimi i Diplomacise” pershkruan karakteristikat kryesore te diplomacise
ne periudhen nga Kongresi i Vienes deri ne Luftesn I Boterore, kohe ne te cilen
strategjia e madhe (e nivelit te larte) u zbatua ne baze te balances se fuqise, se
pari ne Europe dhe pastaj ne pjesen tjeter te botes, ndersa fuqite Europiane
perhapen ndikimin e tyre nderkombetarisht.
Se pari, diplomacia ishte Eurocentrike. Europa shikohej si zona me e
rendesisshme e botes ndersa kontinentet e tjere kondideroheshin te nje
rendesie te dores se dyte.
Se dyti, diplomacia ishte qendra e Fuqise e Madhe. Fuqite me te vogla dhe me
te dobeta ishin te terhequra ne orbiten e njeres prej Fuqive te Medha, me qellim
qe te luanin rolin e tyre ndihmes ne manovren e pafund te ruajtjes, mbrojtjes,
rivendosjes apo permbysjes se balances ekzisteuese te fuqise.
Se treti, Fuqite e Medha kishin “pergjegjesi te perbashket per sjelljet
(veprimet) e Fuqive te Vogla dhe ruajtjen e paqes mes tyre”. Kjo nenkuptonte, te
drejten e nderhyrjes nga Fuqite e Medha ne kriza dhe konflikte qe mund te
perfshinin fuqite me te vogla dhe me te dobeta. Se katerti, ne cdo vend forme
model pak a shume te njejte”. Keta diplomate profesioniste zhvilluan nje lloj
identiteti te korporates te bazuar ne bindjen e perbashket, pavaresisht
politikave te qeverive te ndryshme te tyre, “qe qellimi i diplomacise eshte ruajtja
e paqes”.
Se fundi, diplomacia zhvillohej ne “rregullin qe negociata e shendetshme
duhet te jete e vazhdueshme dhe konfidenciale (e besueshme dhe sekrete)”. 9.

251
Nga viti 1815 deri 1848, Britania ushtroi drejtimin e suksesshem diplomatik
te kohes se luftes ne perpjekjen ambicioze ne diplomacine e koalicionit ne kohe
paqe. Britaniket synonin te krijonin nje sistem te sigurise kolektive bazuar ne
legjitimitetin e dinastise dhe pjesemarrjes ne kongrese periodike nderkombetare
per te rregulluar balancen e fuqise ne menyre diplomatike. Lordi Castlereagh
ishte arkitekti dhe frymezuesi i koalicioneve kunder Napolonit dhe zgjidhjeve te
pas luftes. Charles de Talleyrand i cili sherbeu ne role drejtuese politike dhe
diplomatike ne cdo qeveri Franceze duke filluar nga Regjimi i Vjeter perpara vitit
1789 deri te Perandoria e Napolonit, braktisi Napolonin per te kryesuar
perpjekjen diplomatike Franeze per ruajtjen e territoreve kryesore te kapura prej
vitit 1789 dhe te fitonte nje vend ne tavolinen e kongresit-diplomacise
Europiane pas vitit 1815, pra te shpetonte dhe rivendoste statusin e Fuqise se
Madhe te Frances.
Ne vitin 1818, fuqite fituese (Britania, Austria, Rusia, dhe Prusia) mirepriten
po ate France qe ata kishin mundur, ne nje aleance prej pese shtetesh qe do te
ushtronte nje lloj mbikqyrje (kontrolli) mbi sistemin e shteteve Europiane.
Kongreset e pese – fuqive, autorizuan nderhyrjen e Frances ne Spanje dhe
nderhyrjet e Austrise ne Itali per te shtypur atje revolucionet e vitit 1820.
Rregullimet e sigurise kolektive te Sistemit te Kongresit nuk vazhduan gjate, por
idea per nje Marreveshje (Harmoni) te Europes me pak te institucionalizuar por
ende te efektshme, ku Fuqite e Medha veprojne si nje lloj drejtorie kontinentale,
siguroi paqe te pergjithshme ndermjet vetes dhe lejonte rregullime apo zgjidhje
te vogla ne rendin qe mbizoteroi per 30 vjet. Princi Austriak Clemens Von
Metternich, i quajtur “karrocieri i Europes” drejtoi sistemin e marreveshjes
(harmonise) ne kontinentin e Europes gjate cerekut te dyte te shekullit te 19-te,
duke kerkuar paqen dhe stabilitetin me ane te Harmonise se Europes dhe
Aleances se Shenjte konservative te Rusise, Arustrise dhe Prusise per mbrojtjen
e legjitimitetit te dinastise kunder kercenimeve prej aktoreve me te rrezikshem
jo – shteteror, levizjeve kombetare ne zhvillim e siper. Megjithate, sistemi ne
menyre paqesore absorboi efektet e revolucioneve ne France, Belgjike dhe Poloni
ne vitin 1830.
Gjate periudhes 1848 – 1871, vala e revolucioneve kombetare politike e
shoqerore qe perfshine Europen me 1848 – 1849 e sfiduan rende sistemin,
ndersa shperberja graduale e Perandorise Otomane ne Europe, qe coi ne Luften
e Krimese me 1856, e sforcoi dhe e lodhi me tej ate. Proceset e unifikimit
kombetar Italian dhe me pas Gjerman ishin prova te medha per sistemin e
shteteve dhe paten ndikim te thelle ne balancen e fuqise, por megjithate keto
ngjarje perfshine luftra te shkurtra qe nuk u lejuan te beheshin konflikte te
pergjithshme Europiane. Forcat nacionaliste u menaxhuan pa ju drejtuar luftes
se pergjithshme. Italia ishte bashkuar nen Mbreterine e Piedmontit (Savojes) ne
baze te virtuozitetit te Kryeministrit Camillo di Cavour, cili u bashkua me
aleancen Franko – Britanike kunder Rusise ne Luften e Krimese (1854 – 1856).
Kjo i dha atij mbeshtetjen diplomatike te Britanise dhe ndihmen ushtarake te
Frances e cila i nevojitej per te mundur Austriaket me 1859, qe ne ate kohe

252
sundonin Italine e Veriut, dhe te fillonin procesin e bashkimit, i cili u plotesua
nga pasardhesit e tij me 1870. Kancelari Prusian Otto von Bismarck bashkoi
Gjermanine duke izoluar Francen nga ana diplomatike nderkohe ndertoi nje
koalicion anti – Francez ndermjet shteteve me te vogla Gjermane per te mundur
Francen me 1870 dhe te shpallte Perandorine Gjermane me 1871 me mbretin e
Prusise si Perandor. Lordi Palmerston caktoi forcat detare dhe fuqine financiare
te Britanise qe te punonin per te ndikuar balancen e fuqise ne kontinent ne
dobi te Londres. Lufta Civile ne Amerike nuk i tundoi fuqite Europiane,
vecanerisht Britanine dhe Francen, per nderhyrje serioze, qofte nga ana
diplomatike apo ushtarake.
Diplomacia e SHBA-se, synoi qe te mbante Europianet jashte ceshtjes se tyre,
kjo ndihmoi diplomacine e konfederates, e cila kerkoi nderhyrjen Europiane dhe
njohjen perfundimtare si nje shtet legjitim dhe sovran. Megjithese ne kushte te
veshtira te krjuara nga rritja e prirjes se nacionalizmit dhe ndjenjave
revolucionare politike dhe shoqerore, fuqite Europiane ia dolen mbane te
rregullonin sistemin e tyre te shteteve pa u drejtuar ne luften e pergjithshme
apo luften ndermjet fuqive te caktuara per me shume se pak muaj.
Gjate viteve 1871 – 1914, diplomacia europiane ishte perqendruar ne
menaxhimin paqesor te dy mosmarreveshjeve te medha ndermjet fuqive
europiane, rivaliteti ne lidhje me mbetjet e shperberjes se Perandorise Osmane,
sidomos ne Europe, dhe revaliteti per zgjerimin kolonial ne Afrike dhe Azi.
Largpamesia politike dhe aftesia diplomatike e Bismarkut u demonstrua ne te
dy fushat, se pari kur ai mblodhi Fuqite ne Berlin me 1878 per te shikuar nje
zgjidhje te pergjithshme te Luftes Ruso – Turke te vitit 1877 –1878 qe kerkoi
ndryshime te shumta kufijsh dhe ndaloi perhapjen e luftes. Ai i thirri ato perseri
bashke ne vitin 1885 per te paraqitur per arbitrazh te pergjithshem dhe vendim
nderkombetar nje numer kundershtish koloniale Afrikane. Teodor Ruzvelti lozi
nje rol diplomatic kryesor ne perfundimin e Luftes Ruso – Japoneze te vitit 1904
– 1905 me ane te ndermjetesimit ne Portsmouth, New Hampshire.
Shekulli i 19-te solli zhvillimin e institucioneve diplomatike ne pergjigje te
zhvillimeve ne ceshtjet ushtarake, ekspansionit ekonomik, ambicieve
nacionaliste dhe rritjes se opinionit publik. Duke fulluar nga viti 1830, atashete
ushtarak u shtuan ne stafet e ambasadave, duke pasqyruar rritjen e
kompleksitetit te elementit ushtarak te fuqise kombetare. Shume shpejt pas
kesaj, atashete tregtar u shfaqen ne menyre te ngjashme ne boten diplomatike
duke pasqyruar rritjen e rendesise se elementit ekonomik ne fuqine kombetare.
Qeverite (shtetet) filluan te perfshihen ne diplomacine kulturore duke
mbeshtetur misionaret qe i shihnin si perhapes te gjuhes dhe kultures se tyre si
dhe duke mbeshtetur shoqatat kulturore si ajo franceze Alliance Francaise dhe
ajo italiane Societa Dante Alighieri per te inkurajuar familjaritetin dhe
respektin per gjuhet dhe kulturat e tyre respektive. Se fundi, qeverite filluan te
shfrytezonin mundesite e ndikimit te opinionit publik te huaj, zakonisht duke u
perpjekur qe te ndikonin shtypin popullor qe te raportonte dhe komentonte ne
menyre te favorshme politikat dhe veprimet e tyre. 10.

253
Aftesia e fuqive europiane qe te vazhdonin te menaxhonin marredheniet e tyre
politike pa shkuar drejt luftes se pergjithshme mbaroi me kataklizmen e vitit
1914 – 1918. Historianet do ta shihnin me vone Luften I Boterore, dhe sidomos
paaftesine e fuqive per arritjen e nje zgjidhje te qendrueshme pas saj ne Paris, si
fundin e sistemit europian te shteteve dhe fillimit te sistemit global te shteteve
te shekullit te 20-te dhe 21-te. Diplomacia, megjithate do te vazhdoje si nje
element kryesori fuqise.
Bibliografi.
1. Jacob Burkhardt, Civilizimi i Rilindjes ne Itali, Oksford: Paaidon, 1944, fq 2.
2. Burckhardt, Civilizimi.
3. Disa shtete italiane kishin pervoje te gjate me sistemet inteligjente (te zbulimit) bazuar ne
agjent rezident ne kryeqytetet e huaja. Papati kishte te derguar klerike ne cdo oborr
mbreteror te krishtere, dhe vendi per ruajtjen e raporteve te tyre ne pallatin e Kancelarise
ne Rome ishte prototip i ministrive te jashtme te koheve te mevonshme; disa qeveri
akoma i referohen ministrave te jashtem si koncelar. Republika e Venedikut kishte
gjithashtu agjentet tregtare neper Europe dhe Lindjen e Mesme te cilet ishin ngarkuar me
detyre per te siguruar informacion tematik me interes aktual persundimtaret e qytetit. Ne
shekullin e 15-te, familja Medice qe sundonte Firencen filloi t’u kerkoje menaxhereve te
degeve te jashtme te Bankes se familjes te paraqisnin raporte te ngjashme.
4. Nje paraqitje e mrekullueshme e historise, teorise dhe praktikes diplomatike te Rilindjes
eshte Diplomacia e Rilindjes e Garret Mattingjly, Londer: Janathan Cape, 1955.
5. J. R. Hale, Makiaveli dhe Italia e Rilindjes, Nju York: Collier, 1960; Maurizio Vroli, E
qeshura e Makiavelit: Bibliografi, Nju York: Farrar, Strauss dhe Giroux 2000; Bernard
Crick, “Prezantimi I Niccolo Machiavelli, “Fjalimet, Londer: Penguin, 1970, fq 13 – 69.
6. Makiaveli kishte nje ndikim te madh te Klauzevici, i cili lexoi librat kryesore dhe admiroi
menyren e tij te trejtimit te luftes dhe politikes, shih Carl Von Clausewitz, Shkrime
Politike dhe Historike, Peter Paret dhe Daniel Moran, Princeton: Princeton University
Perss, pp. 268 – 269.
7. Adam Watson, Diplomacia: Dialogu Ndermjet Shteteve, Nju York: Mc Graw – Hill, 1983,
fq. 103.
8. Watson, Diplomacia, fq. 107.
9. Harold Nicolson, Zhvillimi i Diplomacise, Oksford dhe Nju “York: Oxford University Press,
1966, pp. 100 – 105.
10.M. S. Anderson, Lindja e Diplomacise Moderne, 1450 – 1919, Nju York, fq. 128 – 141.

Fuqia Ushtarake dhe Perdorimi i Forces.

John F. Troxell
Forca pa mencuri bie nga pesha (rendesia) e saj.
Horaci
Politika nderkombetare eshte ne vetvete perpjekja qe behet nga shtetet
kombe per fuqi. Fuqia, ne arenen nderkombetare, perdoret per mbrojtjen e
interesave kombetare me ane te ndikimit mbi partneret apo konkurrentet
potencial. Instrumenti me i rendesishem i fuqise qe mund te zoteroj nje shtet –

254
komb eshte fuqia ushtarake. Hans Morgenthau thote se “Vecanerisht ne
politiken nderkombetare, fuqia ushtarake qofte si kercenim i drejtperdrejte apo
si mundesi perdorimi eshte faktori me i rendesishem material qe kontribuon ne
fuqine politike te nje vendi”.2.
Elementet e tjere te fuqise kombetare sigurisht qe jane te rendesishem dhe
mund te kontribuojne per mbeshtetjen dhe cuarjen perpara te interesave
kombetare; megjithate, per aq kohe sa shtetet vazhdojne te jene ne gjendjen e
anarkise, fuqia ushtarake do te vazhdoje te luaje nje rol vendimtar ne politiken
nderkombetare. Sic thote me te drejte Kenneth Waltz, “Ne politike thuhet qe
forca do te jete mjeti i fundit. Ne politiken nderkombetare, forca sherben jo
vetem si mjet i fundit, por ne te vertete si force e pare dhe e qendrueshme”. 3.
Gjendja aktuale boterore terheq edhe njehere vemendjen e komunitetit
nderkombetar ne rolin e fuqise ushtarake, dhe kjo per arsye te dominances
absolute dhe relative te superfuqise se vetme te botes, Shteteve te Bashkuara te
Amerikes. Sipas te dhenave te fundit, shpenzimet e mbrojtjes te SHBA-se
llogariten rreth 39 perqind te shpenzimeve te pergjithshme te botes ne fushen e
mbrojtjes.
Shtetet e Bashkuara te Amerikes shpenzojne mbi tete here me shume se
buxhetet e perbashket te mbrojtjes te Kines dhe Rusise, dhe mbi 25 here me
shume se shpenzimet e perbashketa te mbrojtjes te gjashte “shteteve te
papergjegjshme” te mbetura (Kuba, Irani, Libia, Sudani, Siria dhe Korea e
Veriut).
Keto krahasime nuk pasqyrojne kontributet e aleateve me te ngushte te
SHBA-se, dhe as nuk perfshijne ndikimin e kerkesen prej 400 miliard $ te
buxhetit fiskal te vitit 2005 te Pentagonit, nje rritje plotesuese prej 24 perqind
gjate tre viteve te fundit. Hendeku rezultant i aftesive ushtarake ne keto kushte
eshte shume i madh, dhe madje mund te jete edhe me i madh nga ai i
pasqyruar ne krahasimin e buxheteve te mbrojtjes per arsye te udheheqjes
teknologjike dhe cilesise se larte profesionale te forcave te armatosura te
Shteteve te Bashkuara te Amerikes.
Operacionet konvencionale te koheve te fundit ne Kosove, Afganistan dhe
Irak vetem e konfirmojne ne menyre me te qarte kete mbizoterim te tyre. Sic
eshte vene ne dukje kohet e fundit nga Robert Art, fuqia ushtarake, aq sa eshte
e rendesishme per funksionimin e sistemit nderkombetar, aq eshte edhe nje
instrument shume i kushtueshem dhe i rrezikshem i qeverisjes, qe nuk duhet te
ushtrohet asnjehere pa nje mencuri dhe efektshmeri te madhe:
Perdorimi korrekt i fuqise ushtarake nuk jep sigurine qe shteti do te mbroje te
gjitha interesat e tij, por perdorimi jokorrekt do te vendose nje barre te rende ne
instrumentet e tjere te fuqise kombetare dhe mund t’a beje te pamundur per nje
shtet permbushjen e objektivave te tij. Vendimet, nese duhet perdorur fuqia
ushtarake dhe si duhet perdorur ajo, mund te jene keshtu me te rendesishmit qe
mund te marre nje shtet. 5

255
Paralamerimi i bere nga Robert Art ne lidhje me kujdesin qe duhet treguar
eshte teper i qarte ne mjedisin e sigurise te shfaqur ne fillimet e shekullit te 21-
te. Megjithe supremacine e padiskutueshme ushtarake te SHBA–se, Shtetet e
Bashkuara te Amerikes dhe aleatet e saj ndjejne nje cenueshmeri te lirive
themelore dhe menyres se tyre te jeteses me te madhe se ne cdo kohe tjeter
qysh nga kulmi i ballafaqimit berthamor me ish Bashkimin Sovjetik.
Supremacia ushtarake megjithate duhet te gjeje nje pergjigje (zgjidhje) per
kercenimet e kombinuara te perhapjes te armeve te shkaterrimit ne mase dhe
terrorizmit nderkombetar. Shtetet e deshtuara dhe shtetet e papergjegjshme
vazhdojne te paraqesin shqetesime dhe probleme ne fushen e sigurise
kombetare dhe evidencojne kerkesen rezultante per forcat ushtarake qe te
permbajne(kufizojne) konfliktet dhe te rindertojne shtetet. Shtetet e Bashkuara
perballen sot me dy sfida strategjike – njera lidhet me qellimet dhe tjetra me
mjetet.
Kundershtuesi me i shquar i dhjetevjecarit te fundit, Paul Kenedi, eshte i
mendimit se fuqite e medha bien ne “mbishtrirjen imperiale”, pasi detyrimet dhe
interesat e tyre globale i kapercejne aftesite e tyre per ti mbrojtur te gjitha ato
ne te njejten kohe. Kete shqetesim e perserit edhe njehere kohet e fundit James
Fallowes, duke pohuar se “Amerika eshte teper e shtrire(perhapur)” pasi Shtetet
e Bashkuara te Amerikes kane kaq shume trupa te vendosura ne kaq shume
vende sa qe nuk mund tu pergjigjen me ne kohen e duhur krizave qe mund te
shfaqen.
Pervec shqetesimit per qellimet teper ambicioze, Fallows thote se Shtetet e
Bashkuara jane ne rrezik te dobesimit te vertete te instrumentit ushtarak dhe
kthimin keshtu ne nje “Ushtri te zgavert” te diteve te pas – Vietnamit.
Qellimi i ketij materiali eshte qe te shqyrtoje rolin e fuqise ushtarake ne
arenen nderkombetare duke bere perpjekje qe te trajtoje sfidat qe shoqerojne
perdorimin e tyre. Ne kete trajtim kemi dy pjese te rendesishme.
E para lidhet me qellimet politike te fuqise ushtarake, dhe e dyta lidhet me
perdorimin aktual te forces ushtarake. Diskutimi per perdorimin e forces do te
perfshije nje shqyrtim te shkurter te alternativave te perdorimit te tyre(gama e
operacioneve ushtarake), paraqitjen e udhezimeve per perdorimin e forcave
ushtarake dhe nje veshtrim ne lidhje me ceshtjen e legjitimitetit.

Qellimet politike te fuqise ushtarake.


Pavaresisht ndryshimeve te medha qe kane ndodhur ne politiken boterore
qysh ne fundin e Luftes se Ftohte, verejme se ne shume aspekte kemi nje
vazhdimesi te pergjithshme me kohet e meparshme. Konfliktet e koheve te
fundit ne Bosnje, Kosove, Afganistan, Irak si dhe veprimet terroriste te
shoqeruara me humbje (te vrare e te plagosur) masive jane nje deshmi e qarte
qe perdorimi i fuqise ushtarake si instrument i qellimit politik ka edhe sot te
njejten perkatesi njelloj si dhe ne te kaluaren.

256
Thenia e famshme e Klauzevicit vazhdon edhe ne ditet tona te tingelloje e
vertete, “qe lufta (perdorimi i fuqise ushtarake) nuk duhet kurre te mendohet si
dicka e mevetshme por gjithnje si nje instrument i politikes” dhe qe “lufta eshte
thjesht nje vazhdim i politikes, por me mjete te tjera”.
Ndersa ende vazhdonte te kryente detyren si kryetar i Shefave te Shtabit te
Bashkuar, Gjeneral Kolin Pauell analizoi sukseset ushtarake qe paten Shtetet e
Bashkuara gjate pjeses me te madhe te viteve 1990-te. Ai doli ne perfundimin se
arsyeja kryesore per keto arritje “eshte se ne cdo rast, ne kemi perputhur
perdorimin e forcave ushtarake me qellimet tona politike”. 7
Sipas kendveshtrimit Amerikan te diteve tona, kushtetuta e SHBA krijon
kontekstin ne te cilin perdoren forcat ushtarake dhe kornizen e autoritetit civil
ndaj forcave te Armatosura te SHBA “Joint Publication 1(JP1), Lufta e
Bashkuar e Forcave te Armatosura te Shteteve te Bashkuara si nje
instrument i fuqise kombetare, eshte shume i qarte ne kete ceshtje: “Ne baze te
kushtetutes, fuqia ushtarake Amerikane vepron ne interes te popullit dhe ne
kushtet e percaktuara prej tij nepermjet perfaqesuesve zgjedhur prej tyre. Ky
kontekst politik vendos objektivat dhe kufijte e veprimeve legjitime ushtarake ne
kohe paqe, krize dhe konflikti ne SHBA dhe jashte” 8
Fuqia ushtarake mund te lidhet (perputhet) me disa kategori te ndryshme
objektivash politike te percaktuar ne pergjithesi. Katergorite tradicionale qe jane
zhvilluar dhe artikuluar gjate Luftes se Ftohte, ne kontekstin e revalitetit
berthamor mes SHBA dhe ish – Bashkimit Sovjetik, perfshinin frenimin,
detyrimin dhe mbrojtjen. 9 Meqenese kercenimi i luftes berthamore ne
shkalle te gjere ndermjet shteteve rivale tashme eshte larguar shume, duket me
e pershtatshme te fokusohemi ne qellimet politike pertej perdorimit te forcave
konvencionale. Ne kete kontekst, kategorite mund te modifikohen sic tregohet
ne Fig 1.
Mundja (shpartallimi) e armikut.
Fuqia ushtarake mund te perdoret ne kuptimin e vertete te saj per mundjen
(mposhtjen, shpartallimin) fizike te armikut. Manuali i permendur me lart (Joint
Pub 1) artikulon ne menyre te qarte kete objektiv si qellimi kryesor i fuqise
ushtarake – domethene zhvillimi dhe fitimi i luftrave ne te cilat perfshihet.
Megjithese i njeh objektivat e tjera te mundshme joluftarake, JP1 pranon qe
“suksesi ne luften per mbrojtjen e sovranitetit kombetar, integritetit
territorial, vlerave te shoqerise dhe interesave kombetare eshte qellimi
dhe veprimi kryesor i profesionit te ushtarakut ne shoqerine Amerikane”.
11
Tomas Shelling, ne vepren e tij klasike “Armet dhe Ndikimi i Tyre” perdor
frazen force brutale dhe i referohet aftesise se vendit, duke hamendesuar qe ka
nje fuqi te mjaftueshme ushtarake, qe ne menyre te dhunshme te pushtoje,
carmatose, nxjerre jashte luftimit, te zmbrapse, kundershtoje dhe apo edhe te
mbrohet kunder nje kundershtari te caktuar. 12

257
Nga ana tjeter Robert Art fokusohet ne perdorimin mbrojtes te forces si
dislokim i fuqise ushtarake ose per shmangien e nje sulmi ndaj vendit ose per te
minimizuar demet ne se ai sulmohet vertete. Pavaresisht ketij fokusimi, Art
pranon gjithashtu qe nje shtet mund te perdore forcat e tij ushtarake per te
goditur i pari armikun neqoftese beson se sulmi armik eshte i afert ose i
pashmangshem. Kjo na con ne dallimin ndermjet “preemptive attack-sulm
ndalues” qe do te thote kalimi ne sulm i pari per te ndaluar ndermarrjen e nje
sulmi te afert te armikut dhe “preventive attack-sulm parandalues” qe
nenkupton kalimin ne sulm i pari per te parandaluar nje sulm te
pashmangshem tec armikut.
Sulmi parandalues mund te ndermerret kur nje shtet beson se shtetet e tjere
do t’a sulmojne ate sapo balanca e forces te ndryshoje ne favor te tyre apo
ndofta pasi te kene zhvilluar aftesite kryesore ushtarake. Si ne rastin e
veprimeve ndaluese apo parandaluese, Art eshte i mendimit qe “eshte me mire
te godasesh i pari sesa te goditesh i pari” dhe mbeshtet thenien “mbrojtja me e
mire eshte nje sulm i mire”. Aspekti i shpartallimit te forces ushtarake synon
eleminimin e aftesise apo mundesise se kundershtarit qe te beje dicka ndryshe
nga ajo cfare kerkohet prej tij. 13

Politika e sigurise
Qellimi politik

Mundja (shpartallimi): Shtrengimi: Detyrimi i Te tjera:


Eleminimi i aftesise se armikut te ndryshoje Sigurim (qetesim).
armikut per te zgjedhur kursin e veprimit aktual Bindja per mos kryerjen e
kurset e veprimit. apo patencial. veprimeve te demshme

Shkurajim: Shmangia e
Detyrimi: Detyrimi i
veprimeve te demshme
armikut qe te ndermarre
(demprurese) nga ana e
veprime te dobishme.
armikut.

Figure 1. Përbërësit e Politikës së Sigurimit. 10


Shtrengimi

258
Per arsye te kostos se larte dhe pasigurise qe i shoqeron ne pergjithesi
operacionet ushtarake, objektivi strategjik kryesor i nje vendi zakonisht do te
jete perpjekja per te detyruar armikun qe te pranoje kerkesat apo propozimet e
nje tjetri pa shkuar ne lufte apo pa zhvillimin e operacioneve reale luftarake.
Keshtu, shumica e shteteve perpiqen te arrijne qellimet e tyre nepermjet
shtrengimit. Shtrengimi i suksesshem nuk eshte zhvillimi realisht i luftes, por
eshte kercenimi i perdorimit te forces, perfshi perdorimin e kufizuar te forces
reale per te mbeshtetur kete kercenim, per te bindur armikun qe te sillet
ndryshe nga cfare kishte menduar me pare. Shtrengimi mbeshtetet ne
kercenimin e perdorimit te pritshem te forces ushtarake per te ndikuar ne
vendimmarrjen e armikut. 14.
Ne krahasim me forcen e dhunshme (materiale) shtrengimi eshte “kercenim
per demtime qe krzhen tani, apo per demtime me te medha ne te ardhmen, me
ane te cilave mund mund te shtrengojme armikun qe te beje leshime ose te
bindet”. 15 Nga ky kendveshtrim, eshte dhuna e e permbajtur apo frenuar(qe
nuk perdoret aktualisht, por qe kercenohet se mund teperdoret) e cila mund te
ndikoje ne berjen e zgjedhjes apo vendimmarrjes nga nje armik apo kundershtar
i caktuar. Eshte perceptimi i pasojave(konsekuencve) qe permbahen ajo qe e
detyron nje vend te pranoje kerkesat qe shtron vendi qe perdor shtrengimin.
Keto pasoja mund te marrin formen e pergjithshme te nje ndeshkimi qe
parashikohet ne pergjigje te nje veprimi te caktuar, apo te nje kundershtimi te
parashikuar te nje kursi veprimi qe mund te zgjedhe kundershtari. Shtrengimi
ndeshkues synon te ndikoje mbi kundershtarin nepermjet frikes, apo
sakrifikimit te pashprese nga ana e tij. Se fundi, ashtu sic eshte e rendesishme
qe te njohin natyren dinamike te procesit te formulimit te strategjise, strateget
duhet te shohin gjithashtu edhe shtrengimin si nje dinamike, nje gare ndermjet
dy (a me shume) lojtareve (paleve).
Cdo ane e lojtareve (pale) vepron, bazuar jo vetem ne parashikimin e levizjeve
te anes tjeter, por bazuar gjithashtu edhe ne ndryshimet e ndodhura ne
mjedisin e sigurise. Armiku mund te reagoje ne nje menyre ose tjeter, qe te
ndryshoje kostot dhe perftimet e perceptuara dhe sigurisht ka te drejte te jape
gjykimin e tij lidhur me besueshmerine e kercenimit qe behet nga ana e
shtrenguesit. Shtrengimi ka dy nenkategori: frenimin dhe detyrimin.
Frenimi. Frenimi, ne kutpimin e gjere te tij, nenkupton bindjen e nje
kundershtari qe te mos inocioje nje veprim te caktuar pasi perfitimet qe
perceptohen nga ky veprim nuk i justifikojne kostot dhe rreziqet qe vleresohen
se mund te vijne prej tij. Frenimi mund te bazohet ne zbatimin e ndeshkimit, i
cili perfshin kercenimin per shkaterrimin e asaj cfare armiku vlereson me
shume(qe eshte me e rendesishme per te), ose ne refuzimin(kundershtimin),
duke kerkuar ne kete menyre te bindi nje kundershtar qe ai nuk do te arrije
permbushjen e objektivave te tij ne fushen e betejes.
Ne cdo rast, pranohet se armiku eshte ne gjendje dhe i gatshem te perfshihet
ne nje gjykim (vleresim) te kujdesshem e te mireinformuar ne lidhje me

259
shtrengimin e paraqitur nga armiku dhe te marre vendime dhe te pergjigjet ne
menyre racionale ne baze te ketyre vleresimeve. Nje kundershtar irracional (apo
i keqinformuar) qe pranon shkaterrimin apo humbjet joproporcionale qe mund
te pesoje, perben nje kundershtar te frikshem i cili nuk eshte i frenueshem.
Teoria e frenimit u be pothuaj sinonim me strategjine gjate Luftes se Ftohte kur
te dy superfuqite kerkonin te siguronin mbijetesen e tyre nepermjet
kercenimeve te ndersjella te hakmarrjes masive berthamore. 18. Megjithate, ka
disa dallime te rendesishme lidhur me termin e frenimit: 19
 Keshtu kemi frenim te pergjithshem (strategjik) ose frenim te
drejtperdrejte (taktik) ku frenimi strategjik i referohet shperndarjes se
efektit frenues qe buron nga aftesite, kapacitetet dhe reputacioni i
pergjithshem i nje vendi, ndersa frenimi taktik i referohet perpjekjeve per
te shkurajuar sjellje apo qendrime te vecanta ne kohe krizash. Nje
shembull i frenimit taktik ishte kercenimi dukshem i suksesshem qe ju
dergua Sadam Huseinit gjate luftes se Pare te Gjirit Persik per frenimin e
Irakut ne perdormin e Armeve te Shkaterrimit ne Mase kunder forcave te
koalicionit. Ndersa nje shembull i mossuksesit te frenimit ishte stervitja e
perbashket e anijeve cisterne SHBA – Emiratet e Bashkuara Arabe e cila
nuk arriti te frenonte Irakun nga pushtimi i Kuvajtit.
 Gjithashtu perdoret frenimi i gjere dhe frenim qendror, ku frenimi i
gjere aludon me perpjekjet per te shtrire mbulimin frenues mbi miqte dhe
aleatet, ndersa frenimi qendror aludon me frenimin e sulmit ndaj nje
vendi te caktuar. Shembujt lidhur me frenimin e gjere vazhdojne te jene
me shumice.
Per qendrimin frenues te forcave te armatosura te SHBA-se ne te ardhmen
paraqiten dy sfida te qarta. Sfida e pare lidhet me perpjekjen qe behet per
vleresimin e efektshmerise se politikes se frenimit. Gadishmeria e organit
ligjevenes ne lidhje me percaktimin e burimeve per elemente te ndryshem te
fuqise ushtarake zakonisht kushtezohet me njohjen e perfitimeve(rezultateve te
dobishme) qe sjellin ato. Kete problem e pershkruan me saktesi Henry Kizinger.
Meqenese frenimi mund te testohet vetem negativisht, ne baze te ngjarjeve qe
nuk kane ndodhur, dhe meqenese nuk eshte kurre e mundur te provosh perse
dicka e caktuar nuk ka ndodhur, behet vecanerisht e veshtire te vleresosh ne se
politika ekzistuese ishte politika me e mire apo vetem thjeshte nje politike e
efektshme. Ndoshta frenimi ishte i panevojshem pasi ishte e pamundur te provoje
ne se armiku kishte synuar ndonjehere te sulmonte i pari. 20
Sfida e dyte lidhet me ndryshimin e natyres se kercenimit. Gjate Luftes se
Ftohte, frenimi bazohej ne nje armik te njohur qe vepronte nga nje vend i njohur
dhe nen udheheqjen e nje lideri racional. Shfaqja e shteteve te papergjegjshme
dhe rrjeteve terroriste transnacionale qe mund te sigurojne akses ne armet
shkaterrimit ne mase (WMD) ka krijuar ate cfare Colin Gray e percakton si kriza
aktuale e frenimit. Keta aktore te rinj jo patjeter kane te perbashket teorine e
hershme e shume te zhvilluar te frenimit qe u shfaq gjate Luftes se Ftohte dhe

260
njehsimi kosto – perfitim qe mbeshtet teorine e frenimit mund te turbullohet e
ngaterrohet nga diferencat kulturore dhe pikpamjet e ndryshme ne lidhje me
rrezikun. Ne te vertete, sic veren Gray, “disa nga kundershtaret tane me te eger
ne ditet tona duket se jane te pafrenueshem. Jo vetem motivimet e tyre jane
qartazi te paprekshme nga llojet e kercenimeve standarde, por ata gjithashtu
nuk kane mjete fizike apo asete (te vendosura ne menyre te permanente) qe
mund te kercenohen e goditen nga ana e jone”. 21.
Strategjia e Sugurise Kombetare aktuale e SHBA-se eshte plotesisht ne
perputhje me keto pikepamje “konceptet tradicionale te frenimit nuk do te
funksionojne kunder nje armiku terrorist, taktikat e deklaruara te te cilit jane
vandale, shkaterrimtare, te paarsyeshme dhe qe kane per objektiv njerezit e
pafajshem; ku te ashtuquajturit ushtar kerkojne flijimin me vdekje dhe mbrojtja
me e fuqishme e te cileve eshte te qenet pashtetesi (mungesa e shtetesise)”. 22
Detyrimi. Detyrimi eshte perdorimi i fuqise ushtarake per ndryshimin e
sjelljes apo qendrimit te armikut. Detyrimi kerkon te ktheje, (ndryshoje) nje
veprim qe tashme ka ndodhur(qe eshte ndermarre nga armiku) ose ndryshe te
permbyse statukuone. Shembuj te ndryshem perfshijne debimin (largimin) e nje
agresori nga territori qe sapo ka pushtuar ose bindjen e nje shteti qe te braktise
programin e armeve berthamore. Thomas Schelling i cili krijoi kete term i pari,
thote se “Detyrimi…zakonisht perfshin fillimin e nje veprimi, i cili mund te
nderpritet, vetem neqoftese kundershtari pergjigjet”. 23.
Forca fizike shpesh perdoret per demtimin e nje shteti te caktuar derisa ky
shtet u pergjigjet kerkesave te pales qe perdor shtrengimin. Eshte e
rendesishme qe te njihet ndryshimi qe ekziston ndermjet detyrimit dhe frenimit.
Sipas Robert Art ky dallim “eshte ndryshimi qe ekziston ndermjet perdorimit
aktiv dhe pasiv te forces. Suksesi i nje kercenimi frenues matet me
mosperdorimin e forces. Ndersa suksesi i nje veprimi real detyrues matet nga
ajo se sa shpejt dhe rigorozisht u bindet (nenshtrohet) armiku kerkesave te
caktuara nga shtrenguesi”. 24
Detyrimi mund te jete me i lehte per t’u provuar ne krahasim me frenimin
per arsye te ndryshimit te sjelljes apo qendrimit te armikut, por ai ka tendence
qe te jete me i veshtire per t’u arritur. Zakonisht eshte me lehte te arrish te
bindesh nje agresor qe te vendose per te mos sulmuar i pari se sa te detyrosh po
te njejtin agresor qe te ndaloje (pezulloje) nje sulm qe eshte ne ekzekutim e
siper. Nje shtet qe eshte frenuar nga ndermjarrja e nje veprimi te caktuar
gjithnje mund te thote qe ai asnjehere nuk ka patur qellim te veproje keshtu,
dhe ne kete menyre injoron publikisht kercenimin frenues.
Por, neqoftese nje shtet detyrohet te terhiqet(nenshtrohet) nga nje veprim
apo sulm i ndermarre, si rrjedhoje e kercenimit detyrues, atehere ndryshimi i
sjelljes(qendrimit) te tij eshte mjaft me i veshtire pa humbjen e prestigjit dhe
ndoshta te poshterimit kombetar. Per rrjedhoje, kercenimet detyruese zakonisht
duhet te shoqerohen me nje varg plotesues koncensionesh apo masash qe
shpetojne nderin e pales tjeter, per ta bere te pranueshme politikisht qe ky shtet

261
te bindet dhe te plotesoje kerkesen e paraqitur. Suksesi gjithashtu mund te
vihet ne diskutim nga zhbalanca e vertete apo e perceptuar e interesave qe jane
ne rrezik. Sic ka treguar pervoja Amerikane ne Vietnam, detyrimi priret te
deshtoje kur ceshtja eshte e nje rendesie jetike per armikun, ndersa per shtetin
shtrengues ndoshta ajo nuk paraqet nje interes jetik, por vetem nje interes te
rendesishem ose te dores se dyte. 25
Ne periudhen pas Luftes se Ftohte, jane krijuar tre kushte te pergjithshme
qe lehtesojne perdorimin efektiv te kercenimeve ushtarake. Keto marredhenie
jane shprehur ne figuren 2. Besueshmeria e kercenimit dhe shkalla e
veshtiresise se kerkesave percaktojne vleresimin e drejtuesit te shtetit te
kercenuar per koston e mundshme te plotesimit (permbushjes) apo te mos
permbushjes te kerkesave te SHBA-se. Neqoftese kercenimi perceptohet te jete
krejtesisht i pabesueshem, kostoja e parashikuar e mos pranimit do te jete e
ulet. Balanca ndermjet kostos te bindjes dhe kostos se kundershtimit paraqet
fuqine e kercenimit.
Ne periudhen pas Luftes se Ftohte, pavaresisht epersise derrmuese
ushtarake te SHBA-se, ka qene shume e veshtire per Shtetet e Bashkuara qe te
arrijne objektivat e tyre pa zhvilluar realisht operacione ushtarake mbeshtetese.
Nje nder arsyet kryesore per kete veshtiresi eshte perceptimi qe kane nje brez
politikanesh te sotem anembane botes lidhur me vullnetin politik dhe fuqine
ushtarake te SHBA-se. Ata ne cdo situate futen me besimin (bindjen) e thelle qe
Shtetet e Bashkuara mund te thyhen (shpartallohen) ose debohen.

Konteksti:
Konteksti: Shkalla
ShkallaeeVeshtiresise
Veshtiresisese
se
Shembulli kerkeses.
Shembulli(precedenti)
(precedenti)historik
historik. . kerkeses.
Mbeshtetja e publikut.
Mbeshtetja e publikut. Permbajtja
Permbajtjaeekerkeses.
kerkeses.
Mbeshtetja
Mbeshtetjanderkombetare.
nderkombetare. Stimuluesit
Stimuluesitpozitiv.
pozitiv.
Reputacioni
ReputacioniiiPresidentit.
Presidentit. Shkalla
Shkallaeedukshmerise.
dukshmerise.

Karakteri
KarakteriiiKercenimit.
Kercenimit. Besueshmëria
Urgjenca.
Urgjenca.
Veprime
Veprimekonkrete.
konkrete.
Komunikim
Komunikimiivullnetit
vullnetit

Kostoja e kundershtimit Kostoja e Bindjes (pranimit)

Forca e
kercenimit.
262
Fig 2. Vleresimi i kercenimeve Detyruese.
Sigurimi (qetesimi, garantimi).
Se fundi, ne figuren 1 jane paraqitur edhe dy objektiva te tjere politik. I pari
nga keto eshte sigurimi( heqja e frikes dhe dyshimit te aleatet), term ky qe filloi
si element kryesor i strategjise berthamore te SHBA-se. Ne menyre te vecante,
sigurimi ishte i lidhur ngushte me termin e frenimit te zgjeruar, qe kishte si
qellim te shtrinte garancite e sigurise dhe qetesise te miqte dhe aleatet e SHBA-
se. Per rrjedhoje, sigurimi luajti nje rol vendimtar gjate Luftes se Ftohte, qofte
dhe per arsyen qe ky koncept ndihmoi ne parandalimin e disponimit te armeve
berthamore ne shtete te tilla si Gjermania dhe Japonia.
Ne menyre te ngjashme, politika aktuale e mbrojtjes e SHBA-se perfishin, si
objektiv te saj te pare, qellimin e sigurimit te vendeve mike dhe aleate. Kjo siguri
arrihet nepermjet prezences se perparuar te forcave te SHBA-se, gje qe i
garanton miqte dhe aleatet qe Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te
permbushin zotimet e tyre te sigurise dhe do te vazhdojne te jene nje partner i
besueshem i sigurise. Pervec dislokimit te nje numri te madh te personelit
ushtarak te SHBA-se jashte vendit, objektivi politik i sigurimit arrihet nepermjet
nje numri te madh marreveshjesh dhe veprimtarish te bashkepunimit ne fushen
e sigurise. Bashkepunimi ne fushen e sigurise i sherben interesave kombetare
te SHBA-se pasi avancon me tej vlerat e SHBA, mbeshtet stabilitetin rajonal dhe
permireson bashkepunimin ndermjet aleateve, partnereve dhe miqeve. 29
Nga ky kendveshtrim, siguria perben eksportin me ndikimin me te madh te
sektorit publik te vendit. Nje analist veren se “ne jemi i vetmi vend ne bote, i afte
qe te eksportoje siguri ne menyre te qendrueshme, dhe ne kemi mjaft deshmi
per kete”. 30 Nje rrjedhoje shume e rendesishme e nje mjedisi me te sigurte
eshte mbeshtetja per rritjen ekonomike globale. Me fokusin ne interesat
ekonomike dhe te sigurise, sipas disa analisteve, qellimi perfundimtar i
angazhimit ushtarak te SHBA, eshte mbeshtetja e rendit nderkombetar, dhe si
rrjedhoje berja e mundur qe populli Amerikan te vazhdoje te korre te mirat e
globalizimit. 31
Ndryshimi i mendimit.
Objektivi politik final, nganjehere i paraqitur si qellimi i fundit i mbrojtjes
dhe i frenimit eshte ndryshimi(kthimi) i mendjes, qe do te thote, bindja e te
tjereve per largimin nga kryerja e veprimeve te demshme per vetveten. Nocioni
ketu, eshte me ne harmoni me ate te Strategjise se Sigurise Kombetare, i cili
pershkruan ndertimin e forcave ushtarake te SHBA te fuqishme, qe te jene te
afta“ per te larguar armiqte e mundshem nga zhvillimi i forcave ushtarake me
synim tejkalimin apo barazimin e fuqise se Shteteve te Bashkura”. 32.
Rishikimi Katervjecar i Mbrojtjes trajton kete objektiv: “Nje strategji e politike
e percaktuar mire ka mundesi qe te shmange vendet e tjera nga inicimi i garave

263
te ardhshme ushtarake. Shtetet e Bashkuara mund te perdorin nje ndikim te
tille nepermjet kryerjes se programeve te kerkimit dhe zhvillimit, testeve dhe
demonstrimeve. Ajo mund te veproje ne kete menyre nepermjet ruajtjes dhe
rritjes se avantazheve ne fushat kryesore te aftesive ushtarake”. 33.
Natyrisht, qellimi eshte te ruaj, neqoftese jo te zgjeroje me tej, hendekun e
madh te aftesive (kapaciteteve) qe forcat ushtarake te SHBA kane virtualisht
ndaj gjithe forcave te armatosura te vendeve te tjera. Zanafilla e ketij objektivi
daton qysh me draftin e Udhezimeve te Planizimit te Mbrojtjes te vitit 1992. Kur
u muarr vesh ne fillim nga shtypi, ky dokument perfshinte kerkesen per
ruajtjen e epersise ushtarake globale te Amerikes, per frenimin e te tjereve per
te sfiduar lidershipin tone, dhe mbajtjen e nje mbizoterimi (dominance)
ushtarake te afte “per frenimin e rivaleve te mundshem madje edhe nga aspirata
(deshira, lakmia) per nje rol me te madh rajonal apo global”. 34.
Pak kohe me pare, Sekretari i Mbrojtjes Donald Rumsfeld ka qene po njelloj i
qarte: “Tamam ashtu si ekzistenca e Forcave Detare te SHBA shmang (largon) te
tjeret nga investimi per konkurrimin e forcave detare, pasi kjo u kushton atyre
nje shume te madhe parash dhe nuk siguron nje mundesi per ndonje avantazh
ushtarak-ne duhet te zhvillojme paisje e mjete te reja pasi vetem thjesht
zoterimi i tyre i frenon armiqte tane nga konkurrimi (rivalizimi)”. 35
Nga gjithe kjo trajtese eshte e rendesishme te kuptohet se fuqia ushtarake
me vete nuk eshte e mjaftueshme per zhvillimin e nje politike te jashtme te
suksesshme. Fuqia ushtarake duhet te integrohet ne menyren e duhur me
elementet e tjere te fuqise kombetare si ate politik, ekonomik, diplomatik dhe te
informacionit. Sic pohon Joseph Nye, madje edhe per shtetet me te fuqishme,
fuqia ushtarake eshte gjithnje me furnizim te pamjaftueshem dhe per rrjedhoje
duhet te racionohet ndermjet qellimeve konkuruese: “Paradoksi i fuqise
Amerikane eshte se politika boterore po ndryshon ne nje menyre te tille qe e ben
te pamundur per fuqine me te madhe ne bote qysh nga Perandoria Romake per
plotesimin ne menyre te vetme të disa nga objektivat e saj me te rendesishme
nderkombetare”. 38
Llojshmeria e Operacioneve Ushtarake.
Qellimet e pergjithshme politike per perdorimin e fuqise ushtarake perfshijne
qarte shume alternativa te ndryshme, te cilat jane grupuar ne kategorite
perkatese te perdorimit te forces ushtarake, te cilat Shtabi i Bashkuar i quan
“Llojshmeria Operacioneve Ushtarake” shih figuren 3. Keto dallime jane
parashikuar per te ndihmuar strateget qe te kuptojne karakteristikat e seciles
prej kategorive perkatese. 39
Lufterat ne nje shkalle te madhe i referohen operacioneve te qendrueshme
luftarake te nevojshme per permbushjen e objektivave kombetare ose mbrojtjen
e interesave kombetare. Keto operacione mund te perfshijne goditjet
parandaluese ose operacionet penguese. Veprimet penguese (preemptive
actions) kryhen per te penguar veprimet e forcave te armikut qe mendohet te

264
kalojne se afermi ne sulm, dhe indentifikimi i ketyre kercenimeve shtron detyra
per kryerjen e zbulimit dhe paralajmerimit ne kohen e duhur.

Llojshmeria e Operacioneve Ushtarake

Qellimet e Pergjithshme te
Operacionet ushtarake Shembuj Perfaqesues
Shteteve te Bashkuara

Operacione luftarake ne
Lufte Zhvillimi dhe fitimi i luftes shkalle te madhe
Sulm/Mbrojtje/Bllokade
Vendosje e paqes/
LUFTARAKE

Operacione te evakuimit te civileve.


JO LUFTARAKE

Operacione ushtarake Goditje/sulm (inkursion)/


Frenim i luftes dhe zgjidhje e
te ndryshme nga lufta Tregim force.
konfliktit
Kunderterrorizem/ Paqeruajtje
Kunderebelim
Mbeshtetje e paqes dhe ndihma Kunderterrorizem/ Ndihme ne rast
Operacione ushtarake
ndaj autoriteve civile te SHBA- fatkeqesie Ndertimi i paqes
te ndryshme nga lufta
se Ndihme vendit Kunder droges
Burimi: Joint Pupblication 3 – 0, Doktrina per Operacionet e Bashkuara (shtator 2001).
Figure 3. Llojshmeria e Operacioneve Ushtarake
Ne anen tjeter, forca ushtarake eshte perdorur si menyre luftimi vetem ne
nje nga dy kategorite e pergjithshme lidhur me operacionet ushtarake ndryshe
nga lufta, ate te frenimit te luftes dhe zgjidhjes se konfliktit. Keto operacione
perfshijne sulmet ndeshkuese, inkursionet dhe goditjet, ne te cilat forcat
ushtarake planifikohen (parashikohen) qe te shkaktojne mundim, ndeshkim
dhe kosto, zakonisht si hakmarrje per disa sjellje e veprime te caktuara, por
nuk parashikohet qe patjeter te prapesojne apo kthejne mbrapsht veprimet e
armikut. Sulmet apo goditjet ndeshkuese kerkojne gjithashtu fakte ne lidhje me
ate qe eshte pergjegjes per veprimin shqetesues. Ndalimi perfshin perdorimin e
vecante te forces direkte per te parandaluar ngarkimin e shkarkimin e mallrave
ose burimeve(lendeve te para) nga nje anije ne tjetren dhe transportimin e tyre.
Keto operacione mund te shoqerohen me vendosjen (zbatimin) e embargos.
Ne te njejten kategori jane operacionet e (zbatimit)detyrimit te paqes dhe te
paqeruajtjes. Operacionet e zbatimit(detyrimit) te paqes permenden gjithashtu si
operacione te kapitullit te VII te Kartes se Kombeve te Bashkuara, i cili trajton
veprimet e vendosjes (detyrimit) te paqes “ne lidhje me kercenimet e paqes,
shkeljes se paqes dhe veprimet e agresionit”. Nje kategori e perafert me
operacionet e mesiperme eshte paqeberja, e cila pranon qe nje nga
protagonistet kundershton statukuone. Keto operacione ndodhin ne nje mjedis
jokonsensual. Paqeruajtja shpesh permendet si operacion i kapitullit te VI te
Kartes se Kombeve te Bashkuara, qe trajton “zgjidhjen paqesore te
mosmarreveshjeve (grindjeve). Paqeruajtesit jane te paanshem dhe relativisht
pasiv, te ftuar per te monitoruar apo verifikuar terheqjen e trupave, ndarjen e

265
forcave, garantimin e sigurise gjate zgjedhjeve. Keto operacione zhvillohen ne nje
mjedis konsensual.
Mbeshtetja e paqes dhe ndihma ndaj autoriteteve civile te cilat nuk
perfshijne kercenimin apo perdorimin e forces, paraqesin anen tjeter te spektrit
te operacioneve ushtarake ndryshe nga lufta. Megjithate, ndihma ndaj nje vendi
apo ndertimi i nje vendi eshte ende nje forme e nderhyrjes se dhunshme qe ka
si qellim te sjelle lidershipin politik dhe institucione te ndryshme nga ato qe
ekzistojne aktualisht. Ndihma humanitare apo lehtesimi i fatkeqesise perfshin
perdorimin e forces per shpetimin e jeteve pa ndryshimin e domosdoshem te
kontekstit politik. Keto zakonisht ndodhin ne nje mjedis konsensual, megjithese
hera heres forcat ushtarake do te marrin pjese ne nderhyrje humanitare te
imponuar qe mund te zbatohet ne nje mjedis armiqesor.
Ne cdo rast, te gjitha keto klasifikime te ndryshme te operacioneve
ushtarake mund te shihen sikur plotesojne nje nga tre qellimet kryesore
politike: frenim, detyrim ose mbrojtje. Per shembull, qellimi politik i nderhyrjeve
humanitare dhe operacioneve paqeruajtese eshte kursimi jeteve njerezore: kjo
eshte mbrojtja e grupeve te njerezve nen goditje. Qellimi politik i ndertimit te
vendit eshte te ndertoje nje qeveri te qendrueshme; kjo mund te shihet si
detyrim i grupeve te armatosura apo elementeve te tjere te shoqerise per t’ju
bindur qeverise se re qendrore. Qellimi politik i cdo kompozimi te sigurise
kombetare eshte parandalimi i agresionit; qe eshte frenimi. 40
Ka edhe nje lloj tjeter te operacioneve ushtarake qe nuk eshte cituar ne
figuren 3 (Llojshmeria e Operacioneve Ushtarake), qe eshte operacioni i fshehte.
Keto veprime jane karakteristike (teper e vecante) e komunitetit te Forcave te
Operacioneve Speciale te SHBA-se (SOF), te cilat aktualisht kane nje rendesi te
papare ne forcat ushtarake te SHBA-se. Operacionet e fshehta, ne baze te
legjislacionit te SHBA percaktohen si veprime qe synojne “te ndikojne kushtet
ekonomike, politike apo ushtarake jashte vendit, atje ku synohet (kerkohet) qe
roli i Shteteve te Bashkuara te mos jete i dukshem apo i njohur”. 41
Sipas deklarates se komandes se Operacioneve Speciale “Forcat e
Operacioneve Speciale jane te organizuara, trajnuara dhe paisura posacerisht
per te zhvilluar misione kunderterroriste te fshehta, klandestine ose te heshtura
(kujdesshme) ne mjedise armiqesore, refuzuese apo me ndjeshmeri politike”. 42
Percaktimi aktual per operacionet e fshehta eshte adoptuar (pranuar) si pjese e
perpjekjes per te mbushur hendeqet (boshlleqet) ne lidhje me mbikqyrjen qe
cuan ne skandalin kunder – Iran. Ne baze te ligjit, operacionet e fshehta ne
fillim duhet te autorizohen nga nje vendim me shkrim presidencial, ndersa
komisionet e Informacionit te Fshehte te Kongresit dhe Senatit duhet te vihen
ne dijeni para se te filloje operacioni. 43
Ne te kaluaren, Operacionet e Forcave Speciale shiheshin si “veprime
ushtarake tradicionale” ne mbeshtetje te fushatave ushtarake ne zhvillim apo te
parashikuara keshtu qe nuk ishin subjekt i mbikqyrjes se veprimeve te fshehta
qe sapo permendem me lart. Megjithate, ne fushaten kunder terrorizmit global-

266
fushate ne te cilen Komanda e Operacioneve Speciale planizon dhe ekzekuton
drejtpersedrejti misionin e saj-paraqiten disa shqetesime qe ky lloj i perdorimit
te forcave do te hiqet plotesisht nga mbikqyrja e kongresit. Pare nga njera ane,
Qeveria e SHBA duhet te jete e afte te perdore cdo mjet ne dispozicion ne luften
kunder terrorizmit. Megjithate, nje autoritet kaq i gjere, se bashku me
tendencen gjithnje ne rritje te perdorimit te Forcave te Operacioneve Speciale ne
operacione te fshehta ne mbeshtetje te nje strategjie agresive penguese, mund te
coje ne abuzime dhe rreziqe per politiken e jashtme. 44
Ceshtja e fundit ne lidhje me natyren e sotme te operacioneve ushtarake
sipas pikpamjes se partnereve te tjere te koalicionit, elementeve nderagjensi,
madje dhe organizatave joqeveritare eshte ngarkesa dhe konfuzioni gjithnje e me
i madh i fushebetejes. Shtabi i Bashkuar e pershkruan natyren e ketyre
operacioneve si veprim i unifikuar. Koncepti i veprimeve te unifikuara nenvizon
zbatimin bashkeveprues te te gjithe instrumenteve te fuqise kombetare dhe
nderkombetare dhe perfshin veprimet e organizatave joushtarake gjithashtu dhe
te forcave ushtarake. 45
Udhezimet per perdorimin e forces.
Lufta nuk mund te shkeputet nga jeta politike; kurdo qe te ndodhi kjo ne
mendimin tone ne lidhje me luften, shume hallka qe bashkojne te dy elementet
shkaterrohen dhe ne mbetemi me dicka pa kuptim.
Klanzevic
Neqoftese(dicka) nuk eshte ne interes te shtetit, mos vepro. Neqoftese nuk
mund te keni sukses, mos i perdorni trupat.
Sun Tzu
Keto citime theksojne rendesine e lidhjes se objektivave politik me
perdorimin e forces ushtarake. Nje nga menyrat me te mira per te siguruar kete
eshte perdorimi i forcave ushtarake vetem ne mbeshtetje te interesave
kombetare dhe vetem atehere kur suksesi eshte i sigurte. Veshtiresia ne nje
porosi te tille te drejteperdrejte qendron ne pajtimin(perputhjen) e interesave te
shkalleve te ndryshme, perfshire ceshtjet aktuale lidhur me mbeshtetjen e
vlerave te rendesishme kombetare dhe nderkombetare.
Krijimi i kushteve te nevojshme per arritjen e suksesit, pa permendur ketu
garantimin e suksesit, eshte shume me e lehte te thuhet se te behet. Vendimet
ne lidhje me perdorimin e forcave ushtarake jane vendimet me te rendesishme
qe mund te marre nje vend. Pervoja e fituar pas Luftes se Ftohte mbeshtet
nevojen qe t’i drejtohemi perdorimit te forces dhe kercenimit te forces, por
gjithashtu nxjerr ne pah edhe rreziqet perkatese te veprimit ne kete menyre,
pasi vendimmarresve te sigurise kombetare u mbetet te merren me nje ceshtje
kritike ne teorine dhe praktiken e politikes nderkombetare: ne c’fare kushtesh
dhe ne c’menyre mund te perdoret me efektivitet forca ushtarake dhe
kercenimet e forces per plotesimin e llojeve te ndryshme te objektivave te
caktuara nga politika. Ne fund te analizes lideret politik duhet te dalin me

267
pergjigje bindese per keto ceshtje para se t’i dergojne ushtaraket ne nje rruge te
rreyikshme dhe te demshme.
Debatet ne Shtetet e Bashkuara rreth udhezimeve te pershtatshme (te
drejta) per perdorimin e forces zakonisht vertiten rreth Doktrines se
Uenbergerit, e cila ne pergjithesi eshte pare si nje perfundim i mesimeve te
nxjerra nga Lufta ne Vietnam. 49
Por ne te vertete, origjina e debatit aktual na con prapa ne Luften e Korese.
Nga vleresimi i kesaj lufte te kufizuar dhe te kote jane zhvilluar dy shkolla te
mendimit strategjik. E para eshte shkolla kurre perseri ose gjithshka – ose asgje
e cila mbeshtet mendimin se edhe Shtetet e Bashkuara duhet te bejne cdo gje
qe eshte e nevojshme per te arritur nje fitore ushtarake vendimtare, ose per
ndryshe ajo nuk duhet te nderhyje fare. 50.
Ne ekstremin tjeter eshte shkolla e luftes se kufizuar. Mbrojtesit e kesaj
pikepamje mbeshtesin mendimin se Shtetet e Bashkuara duhet te pergatiten qe
te perfshihen ne konflikte rajonale qe kerkojne nderhyrje ushtarake ne
mbeshtetje te interesave me pak se interesat jetike. Kolin Pauell, megjithese
normalisht bashkohet me shkollen ose gjithshka – ose asgje ka pohuar se te
gjitha luftrat jane te kufizuara; ose nga territori ku ato zhvillohen, nga mjetet qe
perdoren, apo objektivat per te cilat ato zhvillohen. 51
Sekretari i Mbrojtjes Kasper Uenberger ka artikuluar gjashte kritere per
perdorimin e forcave ushtarake ne pergjigje te dy ceshtjeve kryesore: mesimeve
te nxjerra nga Lufta e Vietnamit dhe debatit politik qe zhvillohej ne ate kohe ne
administraten e Reganit lidhur me pergjigjen e duhur ndaj terrorizmit. Te dy
keto ceshtje kane lidhje te qarte me debatin per perdorimin e forces ne kete
fillim te shekullit te 21-te.
Mesimet nga Lufta e Vietnamit perfshijne pranimin se fitorja ushtarake jo
gjithnje rezulton ne fitore politike, dhe qe ruajtja e mbeshtetjes publike dhe
politike gjate nje lufte te tejzgjatur mund te jete e veshtire. Te dy keto ceshtje
vazhdojne te rezonojne (jehojne) ne debatin lidhur me operacionet e SHBA-se ne
Irak. Per shembull, senatori Eduard Kenedi kohet e fundit ka leshuar akuza se
“Iraku eshte kthyer ne nje mocal”, dhe eshte bere Vietnami i Xhorxh Bushit. 52
Figura 4 tregon doktrinen e Uenbergerit dhe disa alternativa te tjera lidhur
me udhezimet per perdorimin e forces. 54

268
Dy pyetje:
Udhezimet per perdorimin e forces 1. Kur duhet pedorur forca?
2. Si duhet te perdoret forca?
Doktrina e
Pouell Perri JP – 1 Ramsfeld
Unberger (28
(vjeshte 1992) (Prill 1995,SSK 99) (Nentor 2000)
Nentor 1984) (Nentor 2000)

269
 Jo grup  Interesat politike  Perkrahje e
rregullash te  Suksesi ushtarak vlerave shoqerore.
caktuara.  Etike  Jo rregulla te
 Ceshtje ngurta.
1. Interesat relevante. 1. Interesat jetike Pyetjet per
jetike qe  Vleresimi i - force derrmuese perdorimin e forces.
rrezikohen. rrethanave. - e njeanshme 1. Eshte e
(nese eshte e domosdoshme?
domosdoshme).
 Avancimi i
2. Interesa te interesave - Interesat
rendesishme kombetare (te tre Kombetare.
3. Objektivat Objektiva te qarta - aftesia per te dale kategorite).
politike dhe ushtarak. me sukses. * Misioni i qarte. 2. I mundshem?
ushtarake te - Vleresimi i kostos/ - Objektiva te qarte.
rreziqeve.
caktuara - mjet i fundit
- Aftesite (kapacitet
qarte. - alternativa te * Mbeshtetje ushtarake).
kufizuara. nderkombetare. - strukture e qarte e
3. Interesat komandim-
5. Mbeshtetja e humanitare. drejtimit.
- katastrofike
* Mbeshtetje e
publikut. publikut.
- nevojat urgjente
- burimet unike 3. A vlen?
Mjeti i fundit - rrezik minimal - Mbeshtetja e
6. Mjeti i - gjendja publikut.
fundit. perfundimtare. - Rrjedhojat e
* Mjete percaktuese.
pergjithshme.
* Misioni i qarte. * Gjendje
* Mbeshtetje perfundimtare dhe
Do te jete forca strategji dalje. Udhezime si te
2. Angazhikmi ushtarake e e publikut. perdoret forca.
sukseshme? * Kushtet e
ne fitore perfundimit * Veprimi –
(force e  Kostot dhe sulmues.
mjaftueshme) rreziqet. * Shumepaleshe. * Rruga drejt * Mos kufizo
 Mjetet * Strategji e daljes. suksesit. alternativat
- Alternativat nese
vendimtare - jo afate arbitrare.
forca ushtarake
(force * Perdor te gjithe
nuk eshte e
derrmuese) elementet e fuqise.
suksesshme.
* Rreptesisht i
Rrjedhojat e ndershem
* Gati OJQ dhe OQ.
4. Rivleresimi gjendjes - Mos premto
i perfundimtare c’fare mund te
vazhdueshem. (strategji e daljes) japesh.

Figure 4. Udhezimet per perdorimin e forces


Ceshtja e pare kritike eshte se kur duhet perdorur forca. Perdorimi i forcave
ushtarake ne mbeshtetje te interesave jetike kombetare na rikthen prapa ne
nocionin e Napolonit te zhvillimit te luftrave per qellime te medha. Strategjia e
Sigurimit Kombetar te SHBA-se e vitit 2000, percakton si interesa jetike ato qe

KS 270
UI
R
jane te lidhura drejtperdrejte me mbijetesen, sigurine dhe vitalitetin e kombit.
Me kete parashtrim te drejtperdrejte lidhen dy probleme te caktuara.
Problemi i pare eshte veshtiresia ne percaktimin se cfare jane keto interesa
jetike (vitale). Konsesusi i brendshem i vendit qe mbeshteti politiken e jashtme
te SHBA-se gjate Luftes se Ftohte tashme eshte shkaterruar, duke rezultuar ne
mungesen e mirekuptimit ne lidhje me natyren dhe rendesine e interesave
kombetare te SHBA-se. 56
Perqendrimi kohet e fundit ne interesat komerciale dhe etnike e keqeson me
tej mungesen e pergjithshme te pajtimit (mirekuptimit) per interesat kombetare.
Sipas Hantigtonit, “Institucionet perkatese dhe aftesite e krijuara per ti sherbyer
qellimit te madh kombetar gjate Luftes se Ftohte, tani jane te korruptuara dhe
kane ndryshuar drejtimin (kursin) e tyre ne sherbim te qellimeve nenshteterore,
transnacionale, dhe madje jokombetare.56
Perkundrazi, sulmet terroriste te 11 shtatorit 2001 pa dyshim qe kane
kontribuar ne njohjen (pranimin) e qellimeve te medha dhe interesave jetike
kombetare, te pakten te atyre qe lidhen me luften kunder terrorizmit.
Problemi i dyte lidhet me faktin se shtetet shpesh perdorin forcen ne
mbeshtetje te interesave dytesore madje dhe tretesore. Ata e bejne kete ose per
mbrojtjen e interesave jetike, ose mbeshtetjen e vlerave te rendesishme
kombetare. Sekretari i Mbrojtjes Uilliam Perri mbeshteste perdorimin selektiv te
forces dhe keshtu pranonte (njihte) ndryshimin ndermjet tre kategorive te
interesave kombetare – jetike, te rendesishme dhe humanitare. Ai pranonte se
perdorimet e ndryshme te forces se kufizuar, dhe perdorimi jopatjeter ne
menyre derrmuese, kane qene te pershtatshme per mbrojtjen e ketyre
interesave ne permbushjen e objektivave te kufizuar. 57 Kryetari i Shefave te
Bashkuar ne kohen e Perrit, Gjeneral Xhon Shaliikashvili, gjithashtu kerkonte
me teper fleksibilitet ne perdorimin e forcave. Sic thuhet, ai pohonte qe ai nuk
kishte te drejte te vendoste ne deren e tij nje shenim te tille “Me vjen keq – ne
bejme vetem gjera te medha”. Shtetet e Bashkuara ne menyre te qarte kane
vazhduar te perdorin forcen ne mbeshtetje te interesave jo – jetike ose vlerave te
rendesishme kombetare. Luftrat e zhvilluara ne emer vlerave, krijonin gjithnje
me shume diskutime se luftrat e zhvilluara per interesat kombetare.
Per kriterin e tij te trete dhe relativisht te pakundershtueshem, ne lidhje me
rendesine qe ka vendosja (caktimi) e qarte i objektivave, Uenbergeri ka huazuar
fort nga Klauzevici. Sipas Klauzevicit “Asnje nuk fillon luften… pa e patur te
qarte ne mendjen e tij cfare synon ai te arrije nga kjo lufte dhe ne c’menyre
mendon ta zhvilloje ate”. 59 Ky kriter eshte i perbashket per te gjithe grupet e
dhena te udhezimeve. Megjithate, pranimi i nevojes per objektiva te qarte, jo
domosdoshmerisht e zhvendos gjithe debatin ne kete ceshtje. Ne shqyrtimin e
ketij kriteri ka dy arsye te tjera te vlefshme. Se pari, sic ve ne dukje Mechail
Handel, sapo te filloje lufta, veprojne(ndikojne) rastesia, ferkimet e
mosmarreveshjet, ndersa objektivat politik te fillimit dhe kerkesat per forca,
mund te ndryshojne:

271
Hamendesimet e Uenbergerit jane me te drejta per operacionet / nderhyrjet
ushtarake qe mund te zbatohen shpejt dhe ne menyre vendimtare, … se sa mund
te jene per nderhyrjet dhe luftrat e tejzgjatura. Sigurisht, problemi eshte se
shpeshhere eshte teper e veshtire qe te thuash qysh me pare se cilat nderhyrje do
te jene te shkurtera dhe vendimtare, dhe cilat do te jene te kushtueshme dhe te
gjata. 60
Se dyti, eshte gjithnje e veshtire te percaktosh qysh me pare neqoftese
veprime te caktuara detyruese apo frenuese do te kene efektin e deshiruar, apo
do te rezultojne ne nje kunderveprim te paparashikuar nga ana e armikut.
Dy kriteret e tjera, domethene kriteri i peste-mbeshtetja e publikut dhe kriteri
i gjashte-mjeti i fundit , gjithashtu jane kritere te perbashket per te gjitha grupet
e udhezimeve te dhena ne figuren 4. Nevoja per sigurimin dhe ruajtjen
(mbajtjen) e mbeshtetjes publike dhe politike eshte gjykim i drejte, por jo
krejtesisht i pa debatueshem, dhe sigurisht jo edhe pa veshtiresine e madhe te
mundshme ne zbatimin e tyre. Sekretari i Mbrojtjes Shulc, ne argumentin e
pare ndaj doktrines se Uenbergerit, kapi ceshtjen lidhur me nevojen per
mbeshtetjen e publikut para fillimit te veprimit. Sipas pikpamjes se tij, detyrat e
lidershipit mund te kerkojne veprime para mobilizimit te mbeshtetjes se
publikut.
“Mendimi im eshte qe individet e zgjedhur ne menyre demokratike dhe te
ngarkuar me pergjegjesi, jane vendosur ne detyra ku ata mund dhe duhet te
marrin vendime per mbrojtjen e sigurise kombetare. Rreziku dhe barra e
lidershipit eshte se keto vendime do te marrin ose jo mbeshtetjen e popullit ne
baze te mirave dhe keqijave te tyre… 62
Ka nje baze dhe vertetesi te madhe historike lidhur me efektin e thirrjes
“bashkohuni rreth flamurit” dhe “mbeshtesni trupat (forcat ushtarake)”. Kjo
menyre e sigurimit te mbeshtetjes mund te jete e efektshme vecanerisht per
fushata apo operacione te shkurtera dhe vendimtare. Por ne luftra te
tejzgjatura, veshtiresia nuk qendron aq shume ne arritjen e mbeshtetjes
fillestare, politike dhe asaj te publikut, se sa ne sigurimin e mbeshtetjes ne
vijimesi te luftes, sidomos per nje lufte te gjate. 68 Lideret duhet te udheheqin
dhe te mobilizojne mbeshtetjen e publikut. Kjo mund te arrihet me lehte me ane
te thirrjeve per vlerat morale dhe interesat kombetare.
“Mjeti i fundit” eshte nje komponent i rendesishem i teorise se luftes se drejte
te Jus ad bellium. Tradicionalisht Amerikanet kane qene shume ngurrues per
perdorimin e forces nese nuk do te goditeshin apo sulmoheshin drejtperdrejt.
Ata kane nje deshire te madhe qe ti japin diplomacise nje shans, ose te arrijne
rezultate te pranueshme me ane te zbatimit te sanksioneve ekonomike apo
presioneve te tjera. Gjithashtu eshte dashur mjaft kohe per te mobilizuar e
siguruar mbeshtetjen e brendshme ne vend dhe ate nderkombetare. Megjithate,
vonimi (shtyrja) e veprimit ushtarak mund te mos jete gjithnje nje veprim i
mencur. Xhorxh Shulc sfidon edhe njehere kete teme, “Idea qe forca duhet te
perdoret” vetem si mjet i fundit” nenkupton, qe gjate kohes se perdorimit, forca

272
eshte i vetmi mjet dhe ka te ngjare mjeti shume me i kushtueshem se sa po te
ishte perdorur me pare”. 26
Gjenerali Uesli Klark, ne shqyrtimin e fushates ne Kosove, doli ne
perfundimin se mesimi kryesor i nxjerre prej saj duhet te jete “qe te merren me
nje krize te caktuar, kombet (shtetet) dhe aleancat duhet te vihen ne levizje
heret (shpejt), atehere kur ato(krizat) jane ende te paqarta dhe mund te
trajtohen me lehte, pasi vonesa ne trajtimin e tyre rrit si kostot dhe rreziqet.
Veprimi i hershem perben nje objektiv, i cili duhet te jete synimi i lidereve dhe
drejtuesve ushtarak”. E gjitha kjo ka lidhje te drejtperdrejte me kercenimin e
terrorizimit katastrofik. Kunderveprimi dhe goditja e organizatave terroriste te
pafrenueshme te armatosura me arme te shkaterrimit ne mase i ve
instrumentet e tjere te fuqise kombetare ne nje disavantazh te madh. Sipas Ivo
Doalder “Te konsiderosh forcen si mjet i fundit eshte e pershtatshme gjate
perpjekjes per zgjidhjen e konfliktit ndershteteror, por kur ke te besh …me
parandalimin e perhapjes se armeve te demtimit ne mase, apo mundjen e
terrorizimit, te presesh shume gjate per te perdorur forcen ushtarake mund te
rrise koston dhe te zvogeloje efektshmerine e perdorimit te saj”. 66
Dy kriteret e fundit ne listen e Doktrines se Uenbergerit me numrat perkates
2 dhe 4 lidhen me menyren se si duhet te perdoret forca. Kriteri i pare nga keto
me numer 2 trajton rendesine e angazhimit te forcave te mjaftueshme
ushtarake per permbushjen e objektivit te caktuar. Qellimi eshte qe te
shmanget perdorimi i gjate dhe gradual i forcave ushtarake qe mund te mos
siguroje permbushjen e objektivave ne menyre te shpejte dhe vendimtare.
Kjo eshte esenca e sindromes se Vietnamit. Forcat e Armatosura te SHBA-se
duan te shmangin nje menyre veprimi te bere me gjysem zemre qe sjell si
rezultat humbje me te medha, nje lufte te tejzgjatur, dhe nje vendim per te dale
(larguar) perpara permbushjes se misionit. Nje nga frenuesit kryesore te
ndermarrjes se veprimeve te SHBA-se ne Bosnje, ishte vleresimi qe ne rast
nderhyrje kostoja do te ishte shume e larte ne lidhje me forcat ushtarake te
nevojshme. Keshtu pershembull, Shtabi i Bashkuar kish vleresuar qe do te
nevojiteshin 50000 trupa tokesore te SHBA-se per te siguruar aeroportin e
Sarajeves per operacionet humanitare. Ne te vertete transporti ajror (ndihma
materiale, mjete, pajisje, personel etj) u zhvillua nen mbikqyrjen e kujdesin
vetem te 1000 forcave nga Franca dhe Kanadaja. 67
Nga ana tjeter, ne nje mjedis amiqesor, normalisht eshte me mire te shkosh
duke patur me shume forca se sa me pak forca. Gjenerali Kolin Pauell perdorte
shprehjen force vendimtare (percaktuese) dhe tregonte qe qellimet dhe rezultatet
vendimtare ishin gjithnje te preferuara, dhe neqoftese do te perdoret forca “ne
nuk duhet te jemi te paqarte: ne duhet te fitojme dhe te fitojme ne menyre
vendimtare (te sigurte). Ne manualin Joint Pub 1 thuhet se “kur luftimi eshte i
mundshem, forcat e perdorura duhet te jene derrmuese dhe vendimtare”. 6
Ne lidhje me polemikat per forcat e perdorura ne Irak, Gjeneral Uesli Klark
thote se Operacioni “Liria e Irakut” mori persiper “rreziqe te panevojshme sepse

273
ajo i kurseu forcat ( u caktuan me pak sesa nevojiteshin) qe vuri ne dispozicion
te komandanteve” gjate fazes se luftimit, dhe pretendon per ekzistencen e
rrezikut teper te madh gjate periudhes se pas luftimit. “Rezultati ishte qe forcat
ushtarake te SHBA-se ne fund te operacionit nuk ishin te afta per te garantuar
sigurine, per ndaluar plackitjen dhe sabotazhin, ose per te patur nje prezence te
besueshme anembane vendit”. 70.
Debati ndermjet shkolles ose gjithshka ose asgje dhe objektivit te kufizuar
(luftes se kufizuar) vazhdon ende edhe ne ditet tona. Michael Handel i referohet
kriterit te fundit, nevojes per rivleresim te vazhdueshem, si kusht i
domosdoshem per t’ju pergjigjur situatave te krijuara. Keshtu per shembull,
mund te ndryshojne rrethanat; ose armiku mund te reagoje ne nje menyre te
paparishikuar, atehere te gjitha keto e bejne te nevojshme rivleresimin e
objektivave (qellimeve), koncepteve (menyrave), dhe forcave (mjeteve). Ky kriter
perdoret gjithashtu qe neqoftese kostot behen shume te larta ose neqoftese
objektivat nuk e justifikojne nje angazhim me te madh te burimeve, mund te
jete i arsyeshem perfundimi i konfliktit. 71.
Figura 4 tregon se shume nga udhezimet e Uenbergerit jane zhvilluar dhe
modifikuar me kalimin e viteve. Nje nga zhvillimet me te rendesishme dhe me te
perhapura eshte zgjerimi i kategorive te interesave te aplikueshme (praktike),
dhe pranimi qe alternativat e kufizuara per perdorimin e forces mund te jene te
pershtatshme per permbushjen e interesave me intensitet me te vogel se
interesat jetike. Nje zhvillim tjeter eshte perfshirja e ceshtjes qe lidhet me
mbeshtetjen shumepaleshe apo nderkombetare te perdorimit te forces
ushtarake.
Ky udhezim eshte shtuar ne strategjite e sigurimit kombetar te
administrates se Klintonit dhe pasqyronte interesin ne rritje per sigurimin e
pergjigjeve shumepaleshe ne ceshtjet e sigurise. Shumepalshmeria perfshin ne
menyre te qarte diskutimet dhe mbeshtetjen nga NATO, por gjithashtu njohu
nje rritje te rolit te Kombeve te Bashkuara.
Aleancat e Klintonit ishin nje nga guret e themelit te strategjise se
angazhimimt selektiv, dhe administrata i shihte Kombet e Bashkuara si nje
aktor te rendesishem te rendit te ri boteror. Te kesh partnere atehere kur te
kerkohet qe te perdoresh forcen ushtarake kontribuon gjithashtu ne arritjen
dhe ruajtjen e mbeshtetjes publike. Sic pohon Charles Krauthammer ne
perfundim te Luftes se Gjirit, “Amerikanet insistonin ne kerkesen
shumepaleshe. Nje segment i madh i opinionit Amerikan ve ne dyshim
legjitimitetin e veprimeve te njeanshme Amerikane, por pranojne veprimet e
marra nen rubriken e “komunitetit boteror”.
Ai me tej thote se qellimi i fundit me “shumepalshmerine eshte qe, neqoftese
ju e merrni ate seriozisht, ju pa shkas humbisni lirine e veprimit Amerikane”.
72
Se fundi, ne kuptimin e zhvillimit te udhezimeve te Doktrines se Uenbergerit,
kemi perfshirjen e ceshtjeve te gjendjes perfundimtare (te fundit) dhe strategjise

274
se daljes. Deshira per krijimin e nje strategjie dalje (largimi) eshte e lidhur
principialisht me nderhyrjet qe nuk perfshijne interesat jetike. Neqoftese
interesat jetike jane ne rrezik, ekspertet e sigurise kombetare ne pergjithesi
pranojne qe politikanet do te perdorin nje force derrmuese, dhe nese eshte e
nevojshme edhe ne menyre te njeanshme, deri sa te zgjidhet konflikti. Per
nderhyrjet ne mbeshtetje te ceshtjeve te rendesishme(por jo jetike) apo
humanitare, parapelqehet me shume arritja e shpejte e gjendjes perfundimtare
sipas marreveshjes se miratuar, dalja (largimi) e forcave te SHBA-se nga vendi
ku eshte nderhyre, dhe perteritja e tyre per “nderhyrjen tjeter te madhe”.
Sic tregohet ne figure 4, Shtabi i Bashkuar e ka zgjeruar kete kriter duke
perfshire kushtet e perfundimit, rruget drejt suksesit, dhe guret kilometrike
pergjate ketyre rrugeve. Megjithate, udhezimet e Ramsfeldit duket se sfidojne
kete duke paralajmeruar per te bere kujdes ne lidhje me afatet arbitrare. Ai
mbeshtetej ne kete pikepamje nga Ricard Has, i cili pohon se eshte e
rendesishme “shmangia e nje pike te caktuar perfundimtare apo e nje date te
caktuar per perfundimin e angazhimit pavaresisht nga zhvillimet e brendshme
(lokale). Kufijte artificial ne nderhyrjen e SHBA rrezikojne qe t’i japin zemer
armikut, i cili duhet vetem te prese deri sa te kaloje afati dhe te ligeshtoje
aleatet”. 73 Gjendjet perfundimtare mund te jene gjithashtu shume te paqarta
dhe te detyruara, meqenese ata rralle perfshijne dorezimin pa kushte,
ndryshimin e regjimit apo shkaterrimin e aftesive lufteberese te anes tjeter. 74
Analiza e bere nga Michael Handeli per doktrinen e Uenbergerit del ne
perfundimin qe ajo paraqet nje standard gjykimi realist te dobishem jo aq
shume te lidhur me ceshtjet morale dhe etike, megjithese ajo siguron ne fakt
njohuri te dobishme per vendimet morale dhe etike per perdorimin e forces.
Perhapja e konflikteve ndershteterore ne boten e pas Luftes se Ftohte, dhe rritja
e kercenimeve te paraqitura nga aktoret joshteteror do te vazhdoje te beje
presion te vendimmarresit per te vendosur se kur dhe si te perdoren forcat
ushtarake. Figura 5 paraqet nje kartele me rezultatet e vleresimit subjektiv te
zbatimit te kritereve te Doktrines se Uenbergerit gjate operacioneve ushtarake te
SHBA-se te koheve te fundit.

275
Doktrina e Wenberger nga Vietnami në Irak

Lufta e
Gjirit Haiti
Kriteret Vietnam Grenada Liban Panama Somali Bosnje Kosove Irak
Persik (1994)

1.Intersat Jo Jo Jo Jo Po Po Jo Jo Jo Po
jetike ne rrezik

Po-per Po-per
ndryshimin ndryshimin
e regjimit, e regjimit
2.Angazhim Jo Po Jo Po Po Jo Jo Jo
Jo-per ?-per
per fitore
ndertimin e ndertimin e
vendit vendit

Po-per
afat
3.Objektivat Jo
shkurter
pol/usht te Jo Po Jo Po Po pastaj Jo ? Po
?-afat
caktuar qarte Po
gjate

4.Rivleresim
i Po Po Po Po Po Po Po Po Po Po
vazhdueshem

Po
5.Mbeshtetja (ne
Jo Jo Jo Jo Po Po Po ? Po Po
e Publikut fillim)

6.Mjeti fundit Jo Jo Jo Jo Jo Jo Po Jo Jo Po / Jo

Sukses apo
Deshtim Sukses Deshtim Sukses Sukses Deshtim Deshtim ? ? ?
Deshtim

Figure 5. Doktrina e Uenbergerit nga Vietnami ne Irak


Legjitimiteti
Nje nga idete kryesore te doktrines se Uenbergerit ishte nevoja e sigurimit te
mbeshtetjes nga publiku dhe Kongresi …. 77 Mbeshtetja e publikut tregon
vullnetin (gadishmerine) e popullit, dhe sic del ne perfundim Harry Summers,
mosarritja per te siguruar kete gadishmeri e mbeshtetje kombetare perbente nje
nga deshtimet strategjike te Luftes se Vietnamit, duke krijuar nje
cenueshmeri(dobesi) strategjike te cilen Vietnamezet e Veriut e shfrytezuan me
efektshmeri. 78 Mbeshtetja e publikut dhe gadishmeria e vendosmeria
kombetare jane pasqyrim i legjitimitetit me te cilin shihet perdorimi i forces.
Legjitimiteti nxitet dhe mbeshtetet nepermjet shume formave, duke perfshire

276
ketu zbatimin ne menyre te vendosur te udhezimeve doktrinare te Uenbergerit,
rezolutat dhe legjislacionin e kongresit, lidershipin presidencial, dhe veprimet e
komunitetit nderkombetar. Legjitimiteti ne kete menyre bazohet ne proceset e
brendshme dhe proceset dhe organizatat nderkombetare dhe shumepaleshe.
Presidenti dhe Kongresi
Nenet (klauzolat) e Kushtetutes perbejne bazen e legjitimitetit te perdorimit
te forcave ushtarake ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne baze te
Kushtetutes, Presidenti dhe Kongresi ndajne pushtetet qe lidhen me zhvillimin
luftes. Presidenti eshte Komandant i Pergjithshem i Forcave te Armatosura, por
Kongresi ka pushtetin e deklarimit te luftes dhe ngritjen dhe mbeshtetjen e
forcave te armatosura. Megjithate, ne historine e Shteteve te Bashkuara,
Kongresi ka deklaruar luften vetem ne pese raste gjithesej, ku rasti i fundit ka
qene ai i Luftes II Boterore. Kongresi, megjithese ka autoritet te konsiderueshem
kushtetues ne lidhje me perdorimin e forcave te armatosura, ai, ne nje mase te
madhe kete pushtet ja ka kaluar Presidentit, si Komandant i Pergjithshem i
Forcave te Armatosura, duke pranuar ne pergjithesi qe kjo detyre e ben ate
pergjegjes per udheheqjen e forcave te armatosura dhe i jep atij pushtetin per te
zmbrapsur sulmet e mundshme kunder Shteteve te Bashkuara. Per rrjedhoje
dega ekzekutive ka realizuar shumicen e nderhyrjeve ushtarake. 79
Ne perpjekje per te patur njefare kontrolli ne lidhje me vendimet per
perdorimin e forcave ushtarake, dhe si reagim kundershtues ndaj Luftes ne
Vietnam, Kongresi miratoi Rezoluten e Pushteteve te Luftes mbi veton e
Presidentit Ricard Nikson ne vitin 1973. Qellimi i Rezolutes se Pushteteve te
Luftes ishte per te garantuar qe Kongresi dhe Presidenti ndajne bashkerisht
pushtetet ne marrjen e vendimeve lidhur me perdorimin e forces.
Bindja(konsultimi, shpjegimi, raportimi) po behet problem sidomos kur
Presidenti perdor forcat ushtarake jashte vendit ne situata qe mund te gjykohen
si situata lufte ose kercenuese per lufte. Ligji perfshinte nje sere masash per
konsultime dhe shpjegime nga ana e ekzekutivit per racionalitetin e
operacioneve ushtarake, qellimet dhe vazhdueshmerine e tyre. Neqoftese
Kongresi nuk jepte autorizimin brenda nje periudhe kohe te caktuar, ligji nuk
lejon vazhdimin e operacionit. Presidentet kurre nuk e kane pranuar
kushtetutshmerine e Rezolutes se Pushteteve te Luftes, megjithate ata kane
bere perpjekje modeste te plotesojne e respektojne kerkesat e tij per raportim,
duke paraqitur ne pergjithesi 104 raporte ne Kongres per dislokimin e trupave
ushtarake jashte vendit. 80
Disa dislokime trupash nuk jane raportuar per arsye te kohes se shkurter te
operacioneve ushtarake ose perceptimit per mungesen e luftimeve dhe
armiqesive. Pavaresisht nga keto deshmi per raportimet, nje problem me
afatgjate lidhet me shkallen ne te cilen Kongresi merr pjese aktualisht ne
vendimet per perdorimin e forcave ushtarake. Rezoluta e mesiperme kerkon qe
Presidenti te konsultohet me Kongresin perpara se te dergoje forcat ushtarake
te SHBA-se ne luftime dhe te vazhdoje konsultimet per aq kohe sa forcat e
armatosura mbeten te angazhuara ne Operacione ushtarake. Perfundimi i dale

277
nga nje studim i Kongresit eshte se ka patur shume pak konsultime te
ekzekutivit me Kongresin, “kur konsultimi percaktohet se nenkupton kerkimin
e keshilles*mendimit) para marrjes se vendimit per dergimin e trupave
ushtarake ne operacion”. 81
Natyrisht qe eshte ne interesin e vendit per te marre mbeshtetjen e
Kongresit, pasi ne kete menyre dy pushtetet, ai ekzekutiv dhe legjislativ duhet
te zhvillojne procese te dobishme politike qe debatojne, informojne dhe
mbeshtesin angazhimin e vendit ne konflikt apo lufte. Nga ky kendveshtrim, nje
qellim i rendesishem pertej Rezolutes se Pushteteve te Luftes nuk eshte
domosdoshmerisht shtrengimi (detyrimi) i Presidentit, por qe te detyroje
Kongresin per te plotesuar detyrimet e tij per te marre pjese ne vendimet lidhur
me perdorimin e forces” te detyroje anetaret e Kongresit qe brenda nje periudhe
te parashikuar dhe ne kushtet e procedurave te caktuara te ballafaqohen me
pyetjen shume te rendesishme ne lidhje me veprimin ushtarak te Shteteve te
Bashkuara: A do te miratoje apo kundershtoje Kongresi angazhimin e jeteve
njerezore dhe thesarit Amerikan ne nje mision te caktuar”? 82.
Pyetja eshte e pershtatshme per Kongresin. Sic konfirmonte Sekretari
Uenberger, personeli ushtarak i SHBA-se do te dije qe gezon mbeshtetjen e
publikut –pasi kemi te bejme me nje angazhim te deklaruar nepermjet nje
procesi politik kushtetues. 83
Rezoluta ka luajtur nje rol te rendesishem ne Luften e Gjirit Persik te vitit
1991. Ne pergjigje te pushtimit te Kuvajtit nga Iraku ne vitin 1991, Presidenti
Bush njoftoi Kongresin qe ai kishte dislokuar forcat ne rajon. Megjithese ai nuk
ishte konsultuar me Kongresin para se te vepronte dhe dergonte trupat ne
rajon, te dy dhomat (Kongresi dhe Senati) miratuan rezolutat dhe mbeshteten
dislokimin e forcave ne rajonin e caktuar. Gjate vjeshtes se vitit 1990 ne
Kongres pati nje debat intensiv lidhur me perdorimin e forcave ushtarake.
Presidenti Bush i nxitur nga drejtuesit e Kongresit, kerkoi me vone nje rezolute
qe mbeshteste perdorimin e gjithe mjeteve te nevojshme per zbatimin e
vendimeve te Kombeve te Bashkuara per Irakun.
Ne 12 Janar 1991, Kongresi dhe Senati miratuan rezoluten e perbashket qe
autorizonte perdorimin e forces per zbatimin e rezolutes 678 te Kombeve te
Bashkuara, e cila ishte miratuar qysh me 29 Nentor 1990. 84
Nga ana tjeter, gjate krizes ne Bosnje, Shtetet e Bashkuara pa autorizimin e
Kongresit moren pjese ne transportimin e ndihmave humanitare me ane te ajrit
ne Sarajeve, ne sanksionet dhe kontrollin e forcave detare ne Adriatik, dhe
perforcimin ajror te zones se jo fluturimit dhe te qiejve te sigurte. Nga fundi i
vitit 1995, pasi Presidenti Klinton angazhoi mbi 20.000 trupa si pjese e forces
paqeruajtese te drejtuar ne NATO, kongresi miratoi nje sere ligjesh e rezolutash
qe autorizonin kete dislokim, por nuk arriti te siguronte konsensusin e kerkuar.
Ne vitin 1999, Presidenti Klinton urdheroi pjesemarrjen e forcave ushtarake
Amerikane ne operacionin e udhehequr nga NATO ne Kosove, pa autorizim te
vecante te kongresit, nje gjendje e puneve dhe marredhenieve kjo qe analisti i ka

278
quajtur “Pranim (pelqim, miratim) virtual”, ne te cilen publiku ne te vertete u
keshillua, por institucionet formale te demokracise u anashkaluan. Ngjarjet
katastrofike te 11 Shtatorit 2001 krijuan ne fillim sensin e nje qellimi te
perbashket ndermjet ekzekutivit dhe Kongresit. Vetem 3 dite pas sulmit
terrorist, Kongresi miratoi Rezoluten e Perbashket, qe autorizonte Presidentin
“te perdorte gjithe forcen e nevojshme dhe te pershtatshme kunder atyre
vendeve, organizatave, apo individeve te percaktuara nga ana e tij se planizuan,
autorizuan, angazhuan, kryen apo ndihmuan sulmet terroriste”.
Tre jave me vone, “ne perrputhje me Rezoluten e Pushteteve te Lufes”
Presidenti Bush raportoi ne kongres perdorimin e forcave ushtarake kunder
Afganistanit. Ne menyre te ngjashme, ne Tetor 2002 kongresi miratoi Rezoluten
e Perbashket, “Autorizim per perdorimin e forces ushtarake kunder Irakut”. Kjo
rezolute e autorizonte Presidentin te perdorte forcat e armatosura te Shteteve te
Bashkuara “ne ate menyre qe ai e percaktonte se ishte menyra me e drejte dhe e
pershtatshme”, per mbrojtjen e Shteteve te Bashkuara kunder kercenimit qe
paraqiste Iraku dhe te zbatonte te gjitha rezolutat perkatese te Keshillit te
Sigurimit ne lidhje Irakun. Nga ana e tij Presidenti, “ne perputhje me Rezoluten
e Pushteteve te Luftes” dhe ne zbatim te autoritetit si Komandant i Pergjithshem
i Forcave te Armatosura, me 21 Mars 2003, raportoi ne kongres, se ai kishte”
vene detyre Forcave te Armatosura te SHBA-se qe veprojne bashke me forcat e
tjera te koalicionit, te fillonin me 19 Mars 2003 operacionet kunder Irakut”. 87
Stuhia politike e grumbulluar rreth Komisionit te 11 Shtatorit dhe lufta ne
vijim ne Irak do te perbejne nje test te forte per vullnetin dhe gatishmerine e
kombit per te mbeshtetur nje konflikt te tejzgjatur dhe derrmues. Legjitimiteti i
ketyre veprimeve do te varet ne nje mase te madhe nga aftesia e Presidentit per
te mobilizuar opinionin publik dhe vullnetin e gatishmerine e Kongresit per
vijimin e sigurimit te mbeshtetjes. Sipas Alton Frye, “nese nuk do te kete nje
konsultim te vazhdueshem ne mirebesim ndermjet Kongresit dhe Ekzekutivit,
uniteti qe karakterizoi fillimin e fushates kunder terrorizmit mund te
degjeneroje ne nje percarje te unitetit qe vuri ne alarm politiken Amerikane 30
vjet me pare”. 88.
Por eshte vertete e pakendshme qe Kongresi bashkohet rreth fitores dhe
ndahet ne rast mossuksesi. Suksesi ka shume me teper rendesi se menyrat e
veprimit ne politiken e zhvillimit te luftes. 89.

Kombet e Bashkuara
Krijimi i Kombeve te Bashkuara ka ngushtuar ne menyre te qenesishme
legjitimitetin e perdorimit te forces nga shtetet e vecanta. Karta e Kombeve te
Bashkuara ne Hyrjen e saj tregon se ajo eshte krijuar “per te mbrojtur brezat qe
vijne nga mallkimi i luftes”, dhe klauzolat esenciale te saj obligojne shtetet
anetare “te zgjidhin mosmarreveshjet e tyre nderkombetare me mjete paqesore”
(Artikulli 2 (3) dhe te “permbahen …. nga kercenimi i perdorimit te forces
kunder integritetit territorial apo pavaresise politike te ndonje shteti…(Artikulli

279
2 (4) ). Ne vend te drejtes tradicionale te shteteve per te perdorur forcen, karta
krijon sistemin e sigurise kolektive ne te cilin Keshilli i Sigurimit eshte i
autorizuar te “percaktoje ekzistencen e cdo kercenimi te mundshem ndaj paqes”
dhe te vendose per masat qe duhet te merren …. per ruajtjen e paqes e sigurise
nderkombetare” (Artikulli 39). 90
Aparati i sigurise se Kombeve te Bashkuara eshte krijuar ne vitin 1945.
Gjate Luftes se Ftohte sistemi nuk ka funksionuar mire per arsye se Kombet e
Bashkuara jane mbajtur te menjanuara nga rivaliteti bipolar SHBA – BS. Me
pak perjashtime, angazhimi i Kombeve te Bashkuara ne vendimet e perdorimit
te forces ka filluar ne vitet 1990-te. Por natyra evoluese e kercenimeve globale
eshte bere shkak per rishqyrtimin e aparatit te sigurise kolektive. Sekretari i
Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara Kofi Anan ka dhene ndihmen e tij per
vendosjen e platformes per kete proces: “Karta e Kombeve te Bashkuara
deklaron se “forca e armatosur nuk duhet te perdoret, pervecse ne interes te
perbashket”. Por cili eshte interesi i perbashket? Kush do t’a mbroje ate? Nen
autoritetin e kujt”? 91
Neni (artikulli) 51 i Kartes se Kombeve te Bashkuara njeh te drejten e
natyrshme te vetembrojtjes: Asgje ne karten e tanishme nuk duhet te cenoje te
drejten e vetembrojtjes individuale apo kolektive neqoftese nje sulm i armatosur
ndodh kunder nje anetari te Kombeve te Bashkuara, derisa Keshilli i Sigurimit
te kete marre masat e nevojshme per mbrojtjen e paqes dhe sigurise
nderkombetare”. Disa autoritete e interpretojne Nenin 51 qe ai lejon (autorizon)
vet – mbrojtje parandaluese ne pergjigje te nje sulmi te afert. Nje interpretim i
tille lejon ndermarrjen e veprimeve, qofte te njeanshme ose kolektive per
vetembrojtje, ose ndaluese, bazuar ne interpretimin e kercenimit te afert.
Kercenimi i terrorizmit katastrofik na bind lidhur me kerkesen per vendosjen e
kritereve te qarta e transparente te kercenimit te afert, e cila mund te siguroje
legjitimitetin e veprimeve te mevetme, te koalicionit te vullnetit, ose me shprese
te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. 92
Madje Kofi Anan ka sugjeruar qe anetaret e Kombeve te Bashkuara duhet te
kene parasysh dhe te shqyrtojne zhvillimin e “kritereve per autorizim te
hershem te masave shtrenguese per t’ju pergjigjur ne kohe llojeve te caktuara te
kercenimeve, per shembull grupeve terroriste te armatosura me arme te
shkaterrimit ne mase”. 93 Neni 106 i Kartes mund te interpretohet qe i lejon
koalicionet e shteteve per marrjen e veprimeve per mbrojtjen e paqes e sigurise
nderkombetare deri ne veprimin e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te
Bashkuara. Ky nen, fillimisht eshte shtruar per akomodimin e aleancave
rajonale si NATO apo Pakti RIO. Nepermjet modifikimit te aspekteve te caktuara
te Kartes, perfshi nenin 106, mund te zhvillohet e sigurohet nje kuptim me i
mire per kerkesat ligjitime per pergjigje shumepaleshe ndaj kercenimeve jashte
kufizimeve te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Bazuar ne perdorimin e forces gjate dekades se fundit, disa analiste kane
argumentuar dhe sugjeruar qe Keshilli Sigurimit te Kombeve te Bashkuara
duhet te reformohet: te zgjerohet qe te behet me perfaqesues, dhe te

280
ristrukturohet qe te zevendesoje sistemin e vetos. Nje arsye themelore per
eleminimin e fuqise se vetos te pese anetareve te perhershem bazohet ne
nevojen per legjitimitet:
Te gjitha operacionet ushtarake moderne, neqoftese duan te kene sukses
kerkojne legjitimitetin nderkombetar. Per rrjedhoje, fuqite e medha, vecanerisht
Amerika, ballet me nje zgjidhje te veshtire: ato ose mund te ruajne veton, dhe te
hyjne ne aventura ushtarake te pasaksionuara (miratuara) bashke me aleatet e
tyre vetem per te pare se kjo deshton per mungese te aprovimit nderkombetar: ose
ato mund te dorezojne fuqine e vetos ne kembim te rritjes ne mundesine e
sigurimit te aprovimit te shumices per perdorimin e fuqise ushtarake. 94
Ndersa ky argument lidhet me debatin qe zhvillohet ne Kombet e Bashkuara
per Irakun, Franca ose ndonje vend tjeter anetar ne Keshillin e Sigurimit, duhet
te jete ne nje pozicion qe te adoptoje e te mbeshtese nje pikpamje te caktuar,
por nuk duhet te jete ne nje pozite te tille qe te bllokoje plotesimin e nje interesi
jetik dhe te vere ne rrezik te gjithe nismen e Kombeve te Bashkuara. Charles
Krauthammer shtron pyetjen: “C’fare do te benit juve, neqoftese ne fund te
dites, Keshilli i Sigurimit refuzon t’ju mbeshtese ju”? “Do te lejoni qe te
imponoheni ne nje ceshtje me interes jetik per sigurine kombetare dhe ate
nderkombetare”? 95 Ne lidhje me kete pyetje Thomas Friedman pergjigjet,
“Francezet dhe te tjeret e dine qe… refuzimi i tyre per te paraqitur Sadamin si
kercenim vetem se garanton njeanshmerine e SHBA-se dhe shkaterron pikerisht
strukturen e kombeve te Bashkuara qe eshte mjeti me i mire per menaxhimin e
fuqise se SHBA-se”. 96
Ky debat prek gjithashtu edhe konceptin shumepalesh. Sipas Amerikaneve,
shumepalshmeria eshte nje politike qe ne menyre aktive kerkon te fitoje
mbeshtetjen e aleateve. Si i tille, autorizimi i Keshillit te Sigurimit eshte nje mjet
per nje qellim te caktuar (berjen per vete te me shume aleateve) dhe jo si nje
qellim ne vetvete. Nga ana tjeter, Europianet, e shohin shumepalshmerine
shume me ngushte, si nje organ nderkombetar i krijuar ne menyre te drejte, qe
eshte – Keshilli i Sigurimit. Pavaresisht faktit se Shtetet e Bashkuara gezuan
mbeshtetjen e dhjetera vendeve per luften ne Irak, dhe eshte mbeshtetur me
kontribut trupash nga 33 partnere te koalicionit, shume kritike vazhdojne te
akuzojne qe Shtetet e Bashkuara po veprojne ne menyre te njeanshme. Debati i
tanishem “lidhur me shumepalshmerine dhe legjitimitetin eshte ne kete menyre
jo vetem rreth parimeve te ligjit, apo dhe te autoritetit suprem te Kombeve te
Bashkuara, por gjithashtu ne lidhje edhe me luften transatlantike per influence.
Kjo eshte pergjigja e Europes ndaj situates te pakendshme te njepolaritetit”. 97
Sido qe te ndodhe, eshte e qarte qe cdo rregullim i ri per ushtrimin e sigurise
kolektive duhet te zhvillohet dhe t’i jepet autoriteti nga komuniteti
nderkombetar.
Perfundime
Lufta ndermjet shteteve vazhdon te ekzistoje per arsye se interesat, vlerat
dhe angazhimet njerezore jane te papajtueshme. Pervec kesaj, per arsye te

281
ekzistences te nje lloj dhune me tinzare si terrorizmi katastrofik, fuqia
ushtarake mbetet mbrojtesi i fundit i vlerave te perbashketa njerezore dhe
albitri i fundit i mosmarreveshjeve njerezore:
Efikasiteti i forces vazhdon te ruhet edhe ne ditet tona. Ne anarki, forca dhe
politika jane te lidhura. Fuqia ushtarake, vete nuk garanton as mbijetesen dhe
as begatine. Por, ajo eshte pothuajse gjithnje perberesi thelbesor i njeres dhe
tjetres. Meqenese perdorimi i forces eshte karta e fundit per te gjitha shtetet,
serioziteti i synimeve te nje shteti transmetohet kryesisht me ane te pasjes
(zoterimit) te nje gjendje te besueshme ushtarake. Pa fuqine ushtarake,
diplomacise se shtetit i mungon efektshmeria. 98
Strateget duhet te jene ne gjendje t’i pergjigjen detyres klasike sipas
Klauzevicit, “Asnje nuk fillon nje lufte… pa patur te qarte ne ne fillim mendjen e
tij se cfare synon ai te arrije me kete lufte dhe si mendon ai ta zhvilloje ate”.
Objektivat politik per perdorimin e forces duhet te rivleresohen ne menyre te
vazhdueshme ne driten e ndryshimit te natyres se zhvillimet te luftes dhe
perhapjes se kercenimeve jotradiconale. Gjithashtu, duke patur parasysh
paralajmerimin e Presidentit Xhorsh H.W.Bush qe nuk mund te kete nje grup te
vetem apo te thjeshte rregullash te caktuara per perdorimin e forces, nje strateg
i kujdesshem duhet te mbaje ne mendje ceshtjet qe duhet te vleresoje ne cdo
rrethane te vecante, e cila mund te kerkoje perdorimin e forces ushtarake. Se
fundi, demokracite kane sfiden unike te shqyrtimit te konceptit te legjitimitetit.
Sipas Robert Kagan, “Zbulimi se ku qendron legjitimiteti ne cdo moment te
historise, perben ne vetvete art, dhe jo shkence e thjeshtezuar ne leximin dhe
interpretimin e dokumenteve ligjor nderkombetar”. 99
Sot, me shume se kurre, problemi kryesor lidhur me perdorimin e forces
nuk eshte nese ky perdorim eshte i ligjshem, por nese ai eshte i mencur. 100
Bibliografia

1. The author would like to acknowledge the grateful assistance of Dr. Charles Krupnick and Dr. David Jablonsky
in reviewing and making valuable suggestions for this chapter.
2. Han J. Morgenthau, Politics Among Nations, 5th Ed.,New York: Alfred A. Knopf, 1973, p. 29.
3. Anarchy refers to the absence of government but should not be confused with chaos. International politics
exhibits a great deal of order, regularity, and cooperation, but also includes much coercion, unpredictability, and
bloodshed. Robert J. Art, A Grand Strategy for America, Ithaca, NY: Cornell University Press, 2003, p. 4.
Kenneth Waltz is quoted in Robert J. Art, “The Fungibility of Force,” Robert J. Art and Kenneth N. Waltz, eds.,
The Use of Force: Military Power and International Politics,
1. 5th ed., New York: Rowman & Littlefield Publishers, Inc., 1999, pp. 5-6.
4. The Military Balance: 2003-2004, London: The International Institute for Strategic Studies, 2003. Also refer to
Anup Shah, “High Military Expenditures in Some Places,”
www.globalissues.org/Geopolitics/ArmsTrade/Spending.asp, accessed March 23, 2004.
5. Art, “The Fungibility of Force,” p. 4.
6. Paul Kennedy, The Rise and Fall of the Great Powers,New York: Vintage Books, 1989, p. 515. Kennedy posits
two challenges for the longevity of every major power: “whether, in the military/strategical realm, it can preserve
a reasonable balance between the nation’s perceived defense requirements and the means it possesses to maintain
those commitments; and whether it can preserve the technological and economic bases of power,” p. 514. His
basic declinist argument is that if a “nation overextends itself geographically and strategically” and chooses “to
devote a large proportion of its total income to ‘protection,’ leaving less for ‘productive investment,’ it is likely

282
to find its economic output slowing down, with dire implications for its long-term capacity to maintain both its
citizens’ consumption demands and its international position,” p. 539. The United States was able to harness the
economic vitality of the information age and thus avoid the predictions of decline at the end of the 20th century.
Perhaps it will not be as fortunate in this new century. James Fallows, “The Hollow Army,” The Atlantic
Monthly, March 2004.
7. John Baylis and James J. Wirtz, “Introduction,” John Baylis, James Wirtz, Eliot Cohen and Colin Gray, eds.,
Strategy in the Contemporary World: An Introduction to Strategic Studies, Oxford: Oxford University Press,
2002, p. 12; Carl Von Clausewitz, On War, Michael Howard and Peter Paret, eds. and trans., Princeton, NJ:
Princeton University Press, 1976, pp. 88, 605. As famous as this dictum is, it is not fully accepted without some
debate. Colin Gray goes into some depth on this issue in his book, Modern Strategy. He goes so far as to say,
“Although Clausewitz was more wise than foolish in this dictum, the wisdom in the formula is hostage to the
folly.” He concludes his initial review of this topic by stating that “the idea of force as an agent of political
purpose is generally persuasive,” but should be viewed as the product of not only political purpose, but also of an
on-going political process. Colin S. Gray, Modern Strategy,Oxford: Oxford University Press, 1999, p. 30; and
Chapter 2, “Strategy, Politics, Ethics,” pp. 48-74; Colin L. Powell, “US Forces: Challenges Ahead,” Foreign
Affairs, Vol. 71, No. 5, Winter, 1992/93, p. 39. General Powell contrasted the success of military operations in
the 1990s with the failed mission to Lebanon in 1983. Concerning Lebanon, he stated that we “inserted those
proud warriors into the middle of a five-faction civil war complete with terrorists, hostage-takers, and a dozen
spies in every camp.” Perhaps the successes of the 1990s resulted from simpler problems or an avoidance of the
very complex, a prescription that the West may not be able to follow in the new century.
8. Joint Publication (JP), p. 1; Joint Warfare of the Armed Forces of the United States, Washington, DC: The Joint
staff, November 14, 2000, pp. I-4.
9. Robert J. Art, “To What Ends Military Power?” International Security, Vol. 4, No. 4, Spring 1980, pp. 3-35.
10. This figure is a modified version from David E. Johnson, Karl P. Mueller, and William H. Taft, Conventional
Coercion Across the Spectrum of Operations: The Utility of U.S. Military Forces in the Emerging Security
Environment, Vol. V, Santa Monica, CA: Rand, 2002, p. 9. Several noted analysts, Art and Colin Gray, are more
inclined to classify compellence as the sole coercive component. Gray, Maintaining Effective Deterrence,
Carlisle, PA: Strategic studies Institute, August 2003, p. 13, refers to compellence as coercion or coercive
diplomacy. But he later recognizes that deterrence is “executed as a coercive strategy intended to control
unfriendly behavior” (p. 17). Thomas Schelling, who coined the term compellence, also concluded that,
“‘Coercion’. . . includes ‘deterrent’ as well as ‘compellent’ intentions.” Arms and Influence, New Haven: Yale
University Press, 1966, p. 71.
11. JP 1, p. III-1.
12. Schelling, pp. 1-2.
13. Art, “To What Ends Military Power,” pp. 5-6. Richard Haass includes preventive attacks and punitive attacks,
along with deterrence and compellence, as the principle uses of military power. See Richard N. Haass,
Intervention: The Use of American Military Force in the Post-Cold War World, Washington, DC: The Carnegie
Endowment for International Peace, 1994, pp. 50-56. For another interesting discussion of preventive war and
preemption as strategic choices, refer to Richard K. Betts, Surprise Attack, Washington, DC: The Brookings
Institution, 1982, pp. 141-149.
14. Daniel Byman and Matthew Waxman, Confronting Iraq: U.S. Policy and the Use of Force Since the Gulf War,
Santa Monica, CA: Rand, 2000, p. 6.
15. Schelling, 3.
16. Johnson, pp. 15-17; Byman and Waxman, pp. 8-9.
17. John J. Mearsheimer, Conventional Deterrence, Ithaca, NY: Cornell University Press, 1983, p. 14; Amos A.
Jordan, William J. Taylor, Jr., and Michael J. Mazar, American National Security, Baltimore, MD: The John
Hopkins University Press, 1999, p. 38. A fundamental debate concerning U.S. grand strategy involves the
continued deterrability of U.S. opponents. Failed and rogue states may not be viewed as rational, particularly
from a western perspective. Nevertheless, as David Jablonsky argues, even crazy states can be deterred: “. . . a
state may behave rationally in an instrumental sense of effectively achieving its ends or goals which in
themselves may be ‘crazy.’” He emphasizes that there must be at least a modicum of instrumental rationality on
the part of a nation to be deterred. David Jablonsky, Strategic Rationality is not Enough: Hitler and the Concept
of Crazy States, Carlisle, PA: Strategic Studies Institute, 1991. Unfortunately, the current list of opponents
includes highly lethal nonstate organizations, such as the al Qaeda terrorist network. As Paul Davis and Brian
Jenkins argue, this class of terrorist, driven by extremely strong, messianic, religious views, lacks instrumental

283
rationality, and therefore cannot be deterred and must be eradicated. Paul K. Davis and Brian Michael Jenkins,
Deterrence & Influence in Counterterrorism, Santa Monica, CA: Rand, 2002.
18. Henry Kissinger, Diplomacy, New York: Simon & Schuster, 1994, p. 608. There is a vast literature on the
evolution of nuclear strategy during the Cold War. One source for a systematic and comprehensive treatment of
the major themes of nuclear strategy is Lawrence Freedman, The Evolution of Nuclear Strategy, New York: St.
Martin’s Press, 1983. Despite using the word ‘evolution’ in the title, he claims that it is somewhat misleading. In
the introduction, he mentions the cyclical character of the debates and states that “much of what is offered today
as a profound and new insight was said yesterday; and usually in a more concise and literate manner.” The utility
of military power during the Cold War, particularly concerning great power competition, was constrained by the
logic of nuclear deterrence. As Bernard Brodie declared, “Thus far the chief purpose of our military
establishment has been to win wars. From now on its chief purpose must be to avert them.” Bernard Brodie,
“Implications for Military Policy,” The Absolute Weapon: Atomic Power and World Order,Harcourt Brace,
1946, p. 76.
19. Gray, p. 13. See also Johnson, et. al., pp. 10-12; Haass, pp. 50-51; Philip Bobbitt, The Shield of Achilles: War,
Peace, and the Course of History, New York: Alfred A. Knopf, 2002, pp. 14-15, 328-329. Bobbitt makes the
argument that extended deterrence has driven U.S. nuclear strategy, not central deterrence. Concerning a more
contemporary issue—missile defense—Bobbitt reiterates the on-going importance of extended deterrence:
“Extended deterrence is the single most effective instrument the United States has to prevent major-state
proliferation because it permits these states to develop their economies without diverting vast resources to the
nuclear arms competition, and yet remain relatively safe from nuclear attack.” Although the United States has
vastly reduced and restructured its nuclear force posture, nuclear deterrence retains its relevancy even after the
end of the Cold War.
20. Kissinger, p. 608.
21. Gray p. vii. See also William T. Johnsen, The Future Roles of U.S. Military Power and their
Implications,Carlisle, PA: Strategic Studies institute, April 17, 1997, p. 7; and Bobbitt, p. 12. Colin Gray points
out that the current concern is not about irrational leaders—those leaders that cannot connect means purposefully
with ends. “The problem is not the irrational adversary, instead it is the perfectly rational foe who seeks
purposefully, and rationally, to achieve goals that appear wholly unreasonable to us.” He goes on to argue that he
believes Al Qaeda is deterrable. “Al Qaeda has many would-be martyrs in its ranks, but the organization is most
careful of the lives of its key officers, and it functions strategically. It can be deterred by the fact and expectation
of strategic failure.” pp. vii, viii, 21-22. He also recommends several practical measures to enhance the role of
deterrence under the current circumstances and recognizes the synergy achieved through combining elements of
both deterrent and defensive, preventive-preemptive, postures. “A little prevention-preemption would do
wonders for the subsequent effectiveness of deterrence in the minds of those whose motives were primarily
worldly and pragmatic.” Ibid., pp. v, 29. Gray’s bottom line is that deterrence, though diminished in significance,
remains absolutely essential as an element of U.S. grand strategy.
22. The National Security Strategy of the United States of America, Washington, DC: The White House, September
2002, p. 15. Also see John Lewis Gaddis, Surprise, Security, and the American Experience, Cambridge, MA:
Harvard University Press, 2004, pp. 69-70.
23. Byman and Waxman, p. 6; See also Art, Grand Strategy, p. 5; Schelling, p. 72.
24. Art, “To What Ends Military Power?” p. 8. See also Schelling, pp. 69-91. Byman and Waxman argue that it is
often difficult to distinguish compellence and deterrence. “Classifying cases as compellence as opposed to
deterrence is always speculative to some degree, given the inherent opacity of enemy intentions. And, ultimately,
general deterrence and compellence are codependent, as success or failure in coercion affects the coercing
power’s general reputation to some degree and thus its overall ability to deter.” p. 7.
25. Art, pp. 8-10; and Haass, pp. 53-54.
26. Ibid., pp. 5-11. This point was expressed explicitly by Mohamed Farad Aideed to Ambassador Oakley
concerning the disastrous U.S. involvement in Somalia: “We have studied Vietnam and Lebanon and know how
to get rid of Americans, by killing them so public opinion will put an end to things.”
27. This is a slightly modified version of a chart found in Barry M. Blechman and Tamara Cofman Wittes, “Defining
Moment: The Threat and Use of Force in American Foreign Policy,” Political Science Quarterly, Vol. 114, No.
1, Spring 1999, p. 7.
28. Ibid., p. 27.
29. Bobbitt, p. 14; The Quadrennial Defense Review Report, Washington, DC: The Department of Defense,
September 30, 2001, p. 11. For a good discussion of the benefits of forward presence, see Art, A Grand Strategy
for America, pp. 139-145; Johnsen., p. 11.

284
30. Thomas P.M. Barnett, “The Pentagon’s New Map,” Esquire, March 2003, p. 228.
31. Andrew Bacevich, American Empire: The Realities & Consequences of U.S. Diplomacy,Cambridge, MA:
Harvard University Press, 2002, p. 128. Bacevich argues that the United States has been pursuing a grand
strategy of “openness” since the days of Woodrow Wilson. This strategy seeks economic expansion and aims to
foster an open and integrated international order, thereby perpetuating the undisputed primacy of the world’s sole
remaining super power.
32. National Security Strategy, 2002, p. 30.
33. QDR, 2001, p. 12.
34. Barton Gellman, “Keeping the U.S. First: Pentagon Would Preclude a Rival Superpower,” The Washington Post,
March 11, 1992, p. 1. The principal author of the document was then Under Secretary of Defense for Policy, Paul
Wolfowitz. When the draft DPG was leaked, it was criticized roundly and, consequently, dramatically toned
down in the final version. It seems that the Secretary meant what he said 10 years ago in that it is now an
accepted tenet of the U.S. defense strategy.
35. Donald H. Rumsfeld, “Transforming the Military,” Foreign Affairs, Vol. 81, No. 3, May/June 2002, p. 27. He
goes on to site several specific examples: deployment of effective missile defenses to dissuade ballistic missile
programs; hardening U.S. space systems to dissuade the development of killer satellites; new earth-penetrating
weapons that would make deepunderground facilities obsolete as hiding places for terrorists or WMD
capabilities.
36. Richard Kugler, “Dissuasion as a Strategic Concept,” Strategic Forum, Institute for National Strategic Studies,
National Defense University (NDU), No. 196, December 2002, pp. 1-2.
37. Gray, “Maintaining Effective Deterrence,” p. 14.
38. Joseph S. Nye, Jr., “U.S. Power and Strategy After Iraq,” Foreign Affairs, Vol. 82, No. 4, July/August 2003, p.
72.
39. This list is taken from JP 1, pp. III-14 - III-15; and Haass, pp. 51-65.
40. Art, A Grand Strategy for America, pp. 5-6.
41. Jennifer D. Kibbe, “The Rise of the Shadow Warriors,” Foreign Affairs, Vol. 83, No. 2, March/April 2004, p.
104. Covert actions are distinct from clandestine missions. The term “clandestine” refers to the secrecy of the
operation itself, “covert” refers to the secrecy of its sponsor.
42. U.S. Special Operations Command, Posture Statement 2003-2004, p. 36.
43. Kibbe, p. 105. The definition and oversight requirements were contained in the Intelligence Authorization Act for
fiscal year 1991.
44. Donald Rumsfeld, 2003 Secretary of Defense Annual Report to the President and the Congress, Washington, DC:
The Pentagon, 2003, p. 2. This report highlights the historic change in the charter of the SOCCOM, from
supporting missions of the other regional combatant commanders, to planning and executing its own missions in
the global war on terrorism. Kibbe, p. 109.
45. Joint Publication 3-0, Doctrine for Joint Operations, September 10, 2001, pp. II-3 - II-4.
46. Clausewitz, On War, p. 605; Sun Tzu, The Art of War, Samuel B. Griffith, trans., New York: Oxford University
Press, 1963, p. 142; Colin Powell, My American Journey, New York: Ballantine Books, 1995, p. 561; Isaiah 6:8.
47. Michael Ignatieff, Virtual War: Kosovo and Beyond, New York: Picador USA, 2000, p. 179.
48. The discussion in this section is related to the discussion on just war theory, as presented in Chapter 3 of this
volume, “Ethical Issues in War: An Overview,” by Martin L. Cook. This section will focus on political and
military considerations, as opposed to the international legal framework associated with just war theory.
However, it should be clear that many of the issues overlap.
49. Michael I. Handel, Masters of War: Classical Strategic Thought, 3rd ed., London: Frank Cass, 2001, pp. 10-11.
50. Edward Luttwark refers to this as “Napoleonic” warfare—wars fought for grand purposes, implying the decisive
employment of large forces. Edward N. Luttwark, “Toward Post-Heroic Warfare: The Obsolescence of Total
War,” Foreign Affairs, Vol. 74, No. 3, May/June 1995, pp. 113-114.
51. Alexander L. George, “The Role of Force in Diplomacy: Continuing Dilemma for U.S. Foreign Policy,” talk at
CSIS Security Strategy Symposium, June 25, 1998; Available from
www.pbs.org/wgbh/pages/frontline/shows/military/force/article. html, accessed, March 2, 2004; Colin Powell,
“U.S. Forces: Challenges Ahead,” Foreign Affairs, Vol. 71, No. 5, Winter 1992/93, p. 36. Also see Les Aspin,
“The Use and Usefulness of Military Forces in the Post-Cold War, Post-Soviet World,” from an address to the
Jewish Institute for National Security Affairs, Washington, DC, September 21, 1992; excerpted in Haass, pp.
183-190.
52. Handel, p. 10; Evan Thomas, “The Vietnam Question,” Newsweek, April 19, 2004.

285
53. George P. Shultz, Turmoil and Triumph: My Years as Secretary of State, New York: Charles Scribner’s Sons,
1993, p.
54. The Weinberger doctrine was first presented in a speech before the National Press Club, November 28, 1984. It’s
rendition for the figure is from Handel, pp. 310-311. The criteria are numbered in accordance with the sequence
in which they originally were presented. However, that sequence is broken on the chart to help categorize criteria
as either addressing the “when” or “how” of using force. Colin Powell’s list is taken from Aspen, as excerpted in
Haass, pp. 184-185. The best first person account is from Powell’s Foreign Affairs article which was cited
previously. Secretary William Perry’s list is from “The Ethical Use of Military Force,” the Forrestal Lecture,
Foreign Affairs Conference, U.S. Naval Academy, Annapolis, MD, April 18, 1995. These points largely were
incorporated in all subsequent National Security Strategies issued by the Clinton administration. Joint Pub 1,
Joint Warfare of the Armed Forces of the United States, November 14, 2000, IV-2, contains a list of
considerations for the use of military force. The final set, from Secretary Donald Rumsfeld, is taken from his
remarks before the Fortune Magazine Global Forum, November 11, 2002.
55. Samuel Huntington, “The Erosion of American National Interests,” Foreign Affairs, Vol. 76, No. 5,
September/October 1997, p. 35. Huntington goes on to state that “national interests usually combine security and
material concerns, on the one hand, and moral and ethical concerns, on the other.” A National Security Strategy
for A Global Age,Washington, DC: The White House, December 2000, p. 4; George, p. 3.
2. 56 . Huntington, 37.
56. Handel, 312; Bobbitt, 298. Perry was initially responding to the on-going debate about committing U.S. forces to
help solve the crisis in Bosnia. The National Security Advisor for Bush (p. 41), Brent Scowcroft, clearly reflected
the opposite view that helped keep U.S. forces out of Bosnia for years. “We could never satisfy ourselves that the
amount of involvement we thought it would take was justified in terms of U.S. interests involved… We were
heavily national interest oriented… If it [war] stayed in Bosnia, it might be horrible, but it did not affect us.”
Quoted in Samantha Power, “A Problem From Hell”: America and the Age of Genocide, New York: New
Republic Book, 2002, p. 288.
57. David Halberstam, War in a Time of Peace: Bush, Clinton, and the Generals, New York: Scribner, 2001, pp.
390-391; Ignatieff, p. 72.
58. Clausewitz, p. 579.
59. Handel, p. 316.
60. Haass, p. 74.
61. Shultz, p. 650.
62. Handel, p. 318.
63. Power, p. 509. Public support can be very fickle, based on the latest news from the battlefield, and is particularly
problematic in prolonged and costly military operations. Handel, p. 319.
64. Haass, pp. 88-89; Shultz, p. 650.
65. Wesley K. Clark, Waging Modern War: Bosnia, Kosovo and the Future of Combat, New York: Public Affairs,
2001, p. 423; Ivo H. Daalder, “The Use of Force in a Changing World—U.S. and European Perspectives,” The
Brookings Institution, November 25, 2002, p. 12.
66. Handel, p. 314; Power, p. 283. Another example cited is the claim, once again in 1992, by Lieutenant General
Barry McCaffrey, to Congress, that 400,000 troops would be needed to enforce a cease-fire. Scowcroft conceded
that the military’s analysis probably was inflated.
67. Powell, “U.S. Forces: Challenges Ahead,” p. 40.
68. Joint Pub 1, p. IV-2.
69. Wesley K. Clark, Winning Modern Wars: Iraq, Terrorism, and the American Empire, New York: Public Affairs,
2003, pp. 86-87. Clark went on to conclude that the “ensuing disorder vitiated some of the boost in U.S.
credibility won on the battlefield, and it opened the door for deeper and more organized resistance during the
following weeks.”
70. Handel, p. 317.
71. Quoted in Harry G. Summers, Jr., On Strategy II: A Critical Analysis of the Gulf War, New York: Dell
Publishing, 1992, p. 252.
72. Haass, pp. 76-77.
73. Ignatieff, p. 208. As an example of an ambiguous end state, he cites the military technical agreement that
concluded the conflict between NATO and Serbia. It specified the terms and timing of Serbian withdrawal and
the entry of NATO troops, but left entirely undefined the juridical status of the territory over which the war was
fought. Handel, p. 324.

286
74. This chart has been modified from one that appears in Handel, p. 326. Handel’s chart did not include Haiti, 1994,
and Iraq, 2003. Handel also had included a column for Central America, which has been omitted. As mentioned
in the body of the chapter, these ratings should be viewed as subject to open debate and discussion. In fact, a
useful exercise would be to determine your own ratings for particular interventions. As one example of the
subjectiveness of these ratings concerning Kosovo, Handel concluded that the public supported the operation.
Ignatieff, on the other hand, stated that “the public did not sign up to 78 days’ worth of bombing, and had they
been asked, most would have said no” (p. 183).
75. Handel, p. 311.
76. Summers, On Strategy, p. 43.
77. Roger H. Davidson and Walter J. Oleszek, Congress and Its Members, 9th edition, Washington DC:
Congressional Quarterly, Inc., 2004, p. 439.
78. Richard F. Grimmett, “War Powers Resolution: Presidential Compliance,” Issue Brief for Congress,
Congressional Research Service, updated March 24, 2003, CRS; Robert B. Zoellick, “Congress and the Making
of US Foreign Policy,” Survival, Vol. 41, No. 4, Winter 1999-2000, p. 33; Grimmett. Of the 104 reports, Ford
submitted 4; Carter, 1; Reagan, 14; George H. W. Bush, 7; Clinton, 60; and George W. Bush, 18; CRS-11.
79. Ibid., CRS-13.
80. Alton Frye, “Applying the War Powers Resolution to the War on Terrorism,” testimony before the Senate
Judiciary Committee, April 17, 2002.
81. Zoellick, p. 34.
82. George Bush and Brent Scowcroft, A World Transformed,New York: Vintage Books, 1998, p. 446. For a superb
discussion of the intricacies of gaining both domestic and international support for the use of force, refer to pp.
355-449. Concerning this debate, Brent Scowcroft had this to say: “We were confident that the Constitution was
on our side when it came to the president’s discretion to use force if necessary: If we sought congressional
involvement, it would not be authority we were after, but support,” p. 398. And President Bush added; “. . . even
had Congress not passed the resolutions, I would have acted and ordered our troops into combat. I know it would
have caused an outcry, but it was the right thing to do. I was comfortable in my own mind that I had the
constitutional authority,” p. 446.
83. Grimmett, CRS-3—CRS-4; Ignatieff, pp. 180-181.
84. Davidson and Oleszek, p. 440.
85. “Congressional Joint resolution to Authorize Use of Force Against Iraq,” Washington Post, October 11, 2002, p.
A12; Grimmett, CRS-12.
86. Frye, Congressional testimony.
87. John Lindsay, cited in Zoellick, p. 34.
88. David M. Ackerman, “International Law and the Preemptive Use of force Against Iraq,” CRS Report for
Congress, Congressional Research Service, updated March 17, 2003, CRS-3.
89. Kofi Annan, “The Legitimacy to Intervene,” Financial Times, December 31, 1999, availablefrom
www.globalpolicy. org/secgen/interven.htm.
90. John Burroughs, et. al., “The United Nations Charter and the Use of Force Against Iraq,” October 2, 2002, p. 2;
Robert S. Litwak, “The New Calculus of Pre-emption,” Survival, Vol. 44, No. 4, Winter 2003-03, p. 73.
91. Quoted in Robert Kagan, “America’s Crisis of Legitimacy,” Foreign Affairs, Vol. 83, No. 2, March/April 2004,
p. 81.
92. Ignatieff, p. 182.
93. Charles Krauthammer, “The Unipolar Moment Revisited,” The National Interest, No. 70, Winter 2002/03, p. 17.
94. Thomas Friedman, “Present At . . . What?” New York Times, February 12, 2003.
95. Kagan, pp. 82-83.
96. Art, “To What Ends Military Power?” p. 35; The U.S. Commission on National Secuirty/21st Century, New
World Coming: American Security in the 21st Century, September 15, 1999, pp. 3-5.
97. Kagan, p. 77.100. Michael J. Glennon, “Why the Security Council Failed,” Foreign Affairs, Vol. 82, No. 3,
May/June 2003, p. 16.

287
Ekonomia: Nje element i rendesishem i fuqise kombetare
Clayton K. S. Chun

Konflikti modern, që nga lufta konvencionale deri te mosmarreveshjet


diplomatike, kanë përfshire gjithnje e me shume ekonomine. Shtetet e
ndryshme i perdorin instrumentet ekonomike per permbushjen e objektivave
kombetare, shohin sigurimin e burimeve ekonomike si qellim kombetar,
gjithashtu ato mund te preken nga ngjarjet ekonomike qe ndikojne ne sigurine e
tyre kombetare. Si aktoret shtetëror dhe ato jo shtetëror përdorin fuqinë
ekonomike për zhvillimin e luftës si dhe për te ndikuar ngjarjet ne mënyre
rajonale dhe globale.
Konsideratat ekonomike shtrihen nga aksesi i thjeshte ne burime te tilla si
ujore apo lendet e para deri ne shnderrimin e burimeve ne prodhime ose
sherbime te gatshme per sigurimin e burimeve te nevojshme financiare. Aftesia
per grumbullimin, transformimin, dhe perdorimin e burimeve eshte nje element
i rendesishem i sigurise kombetare. Shume veprimtari njerezore, perfshi ato qe
kane te bejne me sigurine kombetare, mund te kufizohen se tepermi ose te
rriten ne menyre te ndjeshme nga faktoret ekonomike. Operacionet ushtarake
dhe veprime te tjera te sigurise kombetare shpesh jane ne varesi te aftesive
ekonomike. Nje shtet qe nuk ka aftesi te prodhoje, financoje ose mbeshtese
veprimtarite kryesore te sigurise kombetare, sigurisht qe do te kete mundesi te
kufizuara per mbrojtjen e interesave te brendshme dhe ato nderkombetare.
Fuqia ekonomike eshte shtrire gjeresisht dhe ka marre rendesi te vecante
sidomos gjate viteve te fundit.
Globalizmi, mbeshtetja te ekonomia, dhe shperndarja e fuqise ekonomike nga
pak shtete te industrializuara ne nje sere shtetesh ne zhvillim ka ndryshuar ne
menyre rrenjesore boten e sotme. Suksesi ekonomik global ka cuar ne fuqizimin
e nje grupi te madh shtetesh te pavarura dhe madje korporatave te ndryshme.
Kercenimi apo veprimi i kryer realisht nga nje vend mund te krijoje nje
ndikim ekonomik teper te madh. Tregjet jane shume te ndjeshem ndaj te rejave
qe prekin veprimtarite potenciale ekonomike dhe financiare. Cmimet e naftes
mund te rriten me shpejtesi nese rriten tensionet ne Gjirin Persik ose neqoftese
ndodh nje fatkeqesi natyrore ne njwe vend apo rajon te caktuar. Ngjarje te
vecanta me rendesi te vogel nderkombetare mund te inicojne heqjen e mallrave
me cmime te uleta nga investitoret ne tregjet e aksioneve te vendit dhe jashte.
Komunikimi global mund te perhape panik dhe te acarojne kushtet.
Ndryshimi i mjedisit ka ndryshuar theksin ne elementet e fuqise kombetare,
keshtu qe fuqia ushtarake nuk eshte domosdoshmerisht mjeti kryesor
shtrengues ne marredheniet nderkombetare, dhe fuqia ekonomike ka marre nje
rendesi gjithnje e ne rritje. Gjate periudhes se luftes totale qe shtrihet nga fillimi

288
i Luftes se Pare dhe deri ne fund te luftes se Dyte Boterore , fuqia ushtarake
ishte mjeti kryesor ne fushen e marredhenieve nderkombetare.
Fuqia ekonomike luajti nje rol te rendesishem, por lufta per mbijetesen
kombetare shperfilli ndikimin e stabilitetit apo te rritjes makroekonomike te
vendit apo nderkombetare. Ekonomia sherben kryesisht si furnizues(garantues)
i burimeve per elementin ushtarak te fuqise. Ne nje periudhe te rritjes se
kerkesave te konsumatorit, rritjes teknologjike, ndryshimeve shoqerore, dhe
evoluimit te natyres se konfliktit, rendesia e faktorit ekonomik eshte rritur.
Gjate Luftes se Ftohte, mbijetesa kombetare ishte ende ne rrezik, por edhe
atehere elementet ekonomike u bene aq te rendesishme sa dhe pariteti me
Bashkimin Sovjetik. Presidenti Dwight D. Eisenhower paralajmeroi per
shpenzimet ushtarake se po pengonin rritjen ekonomike te vendit ne te
ardhmen, dhe se rezultati perfundimtar i tyre do te ishte ulja e sigurise se
vendit. Administrata e Kenedit ngriti pyetjen lidhur se ne c’mase do te ishin
shpenzimet ushtarake te mjaftueshme per te garantuar sigurine kombetare.
Shtetet e Bashkuara e perfshine Bashkimin Sovjetik ne nje gare te armeve
berthamore nderkohe qe ato po zhvillonin luften ne Vietnam, megjithate
Washingtoni moduloi strategjine e tij qe te kufizonte shpenzimet ushtarake.
Mjaftueshmeria berthamore u be e pranueshme me shume se superioriteti i
shoqeruar me numrin e kushtueshem te raketave balistike nderkombetare,
bombarduesit strategjik, dhe nendeteset. Ceshtjet “Armet kundrejt ushqimit” u
ngriten gjithashtu si sfide e nje Lufte te Ftohte te padeklaruar kunder Moskes
qe vuri perballe shpenzimet sociale kundrejt burimeve te mbrojtjes.
Sot, ceshtjet ekonomike lozin nje rol shume te rendesishem ne konfliktet
aktuale. Teknologjia e avancuar, kontraktoret ne fushen e betejes, ushtrite
vullnetare(profesioniste-qe priren te jene me te kushtueshme se ushtrite qe
kompletohen me ushtare te sherbimit te detyrueshem ushtarak), rindertimi i
vendeve te shkaterruara nga lufta, dhe faktore te tjera bejne luften dhe
konfliktin me te kushtueshem. Vendet nuk kane burime te pashtershme qe te
zhvillojne luftra te gjata, madje edhe nese kemi nje kercenim te drejtperdrejte
dhe te deshperuar per vete mbijetesen kombetare.
Ceshtjet e thesarit te shtetit, kerkesat e konsumatorit, kufizimet e fuqise
punetore, dhe konsideracione te tjera ekonomike mund te ndikojne ndjesite e
publikut kundrejt nje konlikti. Neqoftese nje vend zhvillon lufte ose ndermerr
veprime te tjera per izolimin e nje shteti tjeter, investitoret anembane botes
paraqesin shqetesim per kete. Tregjet e mallrave dhe te aksioneve mund te
prekin kushtet financiare dhe te krijojne reagime te paparashikuara.
Keto reagime mund te krijojne kushte te pafavorshme te cilat mund te
imponojne ndryshime ne strategji nga nje vend qe perpiqet qe te ndikoje sjelljen
e kundershtarit. Ashtu si ceshtjet ekonomike ndikojne ne aftesite dhe
veprimtarite e sigurise kombetare, ashtu dhe perpjekjet qe perfshijne sigurine
kombetare mund te krijojne ndikime ekonomike globale. Lufta dhe
mosmarreveshjet politike ne nje rajon te prodhimit te naftes do te krijojne

289
tronditje ne sektorin nderkombetar te energjise. Megjithese nje vend mund te
mos jete i prekur drejtpersedrejti nga problemi i pare, popullsia mund te vuaj
nga rritja e cmimeve te produkteve te naftes qe mund te rezultojne ne nje
papunesi me te madhe ose ne kushte ekonomike inflacioniste.
Kerkesa per shpenzime ushtarake suplementare mund te perkthehet ne
rritjen e taksave qe shkurajojne shpenzimet e konsumatoreve dhe investimet e
biznesit ose shkurtime ne veprimtari te tjera qeveritare qe ne menyre te
drejtperdrejte mund te modelojne tabllone ekonomike. Konkurenca per burime
te kufizuara te nevojshme per te plotesuar objektivat e politikes se sigurise
kombetare mundet gjithashtu te veshtiresoje e pengoje veprimtarite private ose
shteterore. Vendet e ndryshme mund te rrisin huamarrjen, te ngrejne taksat, te
harxhojne rezervat, konfiskojne burimet, ose te monetarizojne borxhin
nepermjet prerjes se parave. Te gjitha keto opsione kane efekte ekonomike
unike ne vend. Ekonomia eshte nje element i rendesishem i fuqise kombetare.
Normalisht, nje nga interesat me te rendesishme kombetare eshte mbajtja e nje
ekonomie te shendetshme per te siguruar standarde te caktuara jetese per
qytetaret e vet. Shtetet mund te perdorin fuqine ekonomike per te
frenuar(shkurajuar), detyruar, shtrenguar madje edhe per te rindertuar vendin
e nje ish kundershtari per plotrsimin e kerkesave te vecanta. Ekonomia behet
perberes i qellimeve, menyrave dhe mjeteve per sigurine kombetare. Ekonomia,
ndoshta unike ndermjet elementeve tradicional te fuqise kombetare, mund te
jete nje nga tre aspektet e strategjise-ekonomia mund te jete objektiv i
strategjise kombetare, ekonomia mund te siguroje mjetet per arritjen e objektivit
kombetar, ose nje vend mund te permbushi objektivat e tij duke perdorur
ekonomine si menyre kryesore per te ushtruar fuqi. Nese ekonomia eshte nje
menyre ose mjet per te arritur nje interes te caktuar kombetar, apo nese ajo
eshte nje kauze apo motivim per kryerjen e nje veprimi, drejtuesit kombetare
duhet te tregojne vemendje per kete faktor te rendesishem e gjithnje ne rritje te
sigurise se vendit.
Ekonomia si një objektiv ose qellim i interesave kombetare
Shtetet dhe aktoret joshteteror historikisht kane luftuar per ceshtjet
ekonomike. Lufterat ne lidhje me aksesin e hapur drejt burimeve, rruget
tregtare, konkurrencen, perfitimet, dhe ceshtje te tjera ekonomike jane te
zakonshme ne historine ushtarake dhe diplomatike.
Nje konkurrence e ashper per burime ndermjet shteteve, individeve,
koorporatave, dhe aktoreve te tjere ka krijuar nje rrjet kompleks ndervaresish
dhe rivalitetesh qe nuk ka qene i rendesishem ne te kaluaren. Ne te njejten
menyre, kushtet ekonomike mund te krijojne nje mjedis qe nxit kerkesat per
ndryshim qe mund te cojne ne lufte civile, ne perleshje per te siguruar akses ne
tregjet dhe burimet kryesore, ose forma te tjera te konkurrences ekonomike.
Vendet me ekonomi te dobeta apo te deshtuara mund te ndermarrin veprime qe
edhe mund te mos i kryenin nese ekonomite e tyre do te ishin me te fuqishme.
Nje fushe e vecante qe meriton nje trajtim te shkurter lidhet me naften si nje
shkak apo objektiv i luftes. Aksesi i sigurte ne burimet e naftes me nje cmim te

290
arsyeshem eshte nje interes jetik i sigurise kombetare per cdo vend te zhvilluar
dhe per mjaft nga vendet ne zhvillim. Shtetet ose organizatat e ndryshme
nderkombetare qe kontrollojne prodhimin apo cmimet e naftes mund te prishin
realisht kushtet ekonomike globale-qofte qellimisht apo aksidentalisht. Nje
monopol qe kontrollon nje pasuri strategjike ka nje mundesi te madhe te
demtoje ekonomite e vendeve te tjera dhe te krijoje nje destabilitet politik,
megjithese pak artikuj te perdorimit te gjere kane te njejtin ndikim potencial si
ai i naftes. Anomalite e medha reale apo te perceptuara ne tregjet e naftes jane
veprime serioze qe lehtesisht mund te nxisin pergjigje armiqesore nga shtetet e
interesuara. Sot, nafta perben shembullin me te mire te nje burimi qe eshte
njeherazi me pakice dhe jetik; megjithate burimet e tjera si per shembull uji
jane gjithashtu burime te mundshme per konflikt mes shteteve. Mund te pritet
qe ceshtjet ekonomike,-vecanerisht aksesi ne lendet e para dhe burimet e
ndryshme- te mbeten nje nga objektivat e rendesishem te marredhenieve
nderkombetare dhe nder shkaqet e konfliktit.
Ekonomia si menyre apo mjet per realizimin e interesave kombetare
Diferencimi qe ekonomia perdoret si menyre apo si mjet i strategjise apo
politikeberjes mund te jete i veshtire. Dallimi shpesh eshte ne syte e shikuesit.
Per fat te mire, berja e nje dallimi te qarte ndermjet menyrave dhe mjeteve nuk
eshte i domosdoshem per qellimet e ketij materiali. Keshtu qe, ne do t’i
diskutojme te dy keto elemente se bashku-duke ditur qe ato jane ceshtje
qartesisht te ndryshme ne procesin e politikes dhe strategjise.
Nje kusht paraprak per sigurimin e veprimtarive shteterore afatgjate eshte
pasja e nje ekonomie te forte dhe te shendetshme. Ekonomia sherben si burim i
te ardhurave te shtetit. Ne nje afat te shkurter, duke pranuar qe nje vend ka nje
ekonomi relativisht te qendrueshme, ai mund te shpenzoje para ne nje menyre
mjaft te lirshme pa patur rrjedhoja serioze. Megjithate, kjo nuk eshte e mundur
per nje kohe shume te gjate.
Veprimet e qeverise si taksat e larta, huate e papergjegjshme, apo shpenzimet
e rezervave ne kushtet e nje ekonomie te dobet do te krijojne si rezultat kushte
politike dhe ekonomike qe do te sjellin mjaft probleme te rendesishme. Ne nje
emergjence kombetare, nje vend mund te marre nje sere veprimesh per te
ngritur kapitalin jetik. Keshtu gjate Luftes se Dyte Boterore, Qeveria e SHBA-se
shpenzoi sasi te medha fondesh qe te zhvillonte e perballonte me sukses luften,
ku sic dihet ajo mbante peshen kryesore. Pavaresisht efekteve te vazhdueshme
te depresionit boteror te vitit 1929, Departamenti i Thesarit filloi te rriste
burimet e te ardhurave per shpenzimet ushtarake dhe ndihmen e jashtme
perpara hyrjes se SHBA-se ne lufte.
Kongresi miratoi dy rritje taksash kyce ne vitin 1940 dhe 1941 per taksat
individuale dhe te korporatave. Normat e taksave dhe kerkesat ndaj atyre qe
regjistronin te ardhurat nga taksat, zgjeruan ne menyre te dukshme fondet per
luften. Njeherazi, kerkesat e Departamentit te Luftes dhe Marines per arme dhe
personel injektuan nje stimul fiskal ne ekonomi qe lejoi disa rritje te

291
panderprera taksash. Ne vitin 1940, Washingtoni grumbulloi rreth 5,4 miliard $
nga taksapaguesit individual dhe korporatat; ne vitin 1945, grumbullimet u
rriten ne 46,5 miliard $. 1 Megjithese qeveria mund te vendoste kontrollin e
cmimeve mbi produktet, te kufizonte pagesat e ushtarakeve per arsye te thirrjes
nen arme, dhe te apelonte para publikut dhe korporatave qe te benin sakrifica
financiare, perpjekjet mund te sillnin vetem zvogelime te vogla ne shpenzimet.
Departamenti i Thesarit arriti te kompensonte disa nga shpenzimet e qeverise
nepermjet rritjes se taksave, por qe ishte gjithashtu e pamjaftueshme per te
financuar luften. Shpenzimet e Departamentit te Luftes u rriten ne ne nivele
shume te larta, nga 695 milion dollare ne 1940, ne 50,1 miliard ne vitin 1945.
Kostua e Luftes se Dyte Boterore arriti ne me shume se 90 miliard dollare per
vitin 1945. Te ardhurat e taksave ne menyre te vetme nuk mund te
mbeshtesnin perpjekjet e luftes. Qeveria e SHBA-se mund te rriste taksat e
doganave per mallrat e importit, por gjate Luftes se Dyte Boterore tregu per
importet e konsumatorit ne pergjithesi ishte i vogel. Shumica e mallrave dhe
lendeve te para te importuara shkuan per perballimin e luftes; rritja e cmimeve
per to ishte jo e frytshme.
Nje menyre tjeter per te mbuluar shpenzimet per mbrojtjen dhe shpenzimet e
tjera qe lidheshin me sigurine kombetare ishte nepermjet borxhit publik. Gjate
Depresionit te Madh, Uashingtoni perdorte nje numer projektesh te puneve
publike per te punesuar njerezit qe kishin humbur punet e tyre. Ne vitin 1940,
borxhi publik ishte rreth 3,7 miliard dollare, ndersa ne fund te luftes ai ishte
ishte rritur ne 53,9 miliard dollare. Qeveria federale zhvilloi nje seri fushatash
masive obligacionesh per te financuar Luften e Dyte Boterore.
Publiku u inkurajua t’i jepte shtetit hua parate e teperta qe kishte ne kesh.
Ripagimi do te behej me vone bashke me interesat, keshtu shitjet e
obligacioneve e kaluan barren e shpenzimeve te luftes te taksapaguesit e
ardhshem, ndryshe nga rritja e taksave gjate luftes. Pervec kesaj, qeveria
riqarkulloi obligacione qe arrijne maturimin ne vend te pageses se tyre. Keto
politika do te kufizonin shpenzimet e qeverise sipas gjykimit te saj ne te
ardhmen, por lufta natyrisht mori perparesi. Gjate Luftes ne Vietnam,
administrata e Xhonsonit nuk ishte e gatshme fillimisht te rriste taksat qe te
paguante per operacionet ushtarake ne Azine Juglindore dhe programet e reja
sociale ne vend. Rritja e taksave per zhvillimin e nje lufte qe nuk gezonte
mbeshtetje popullore do te ishte e veshtire.
Ne vend te kesaj, Sistemi Rezerve Federal perdori kompetencen e tij per te
shitur siguracione te Thesarit per financimin e borxhit shteteror; nje veprim qe
nuk ishte ndermarre qe ne vitin 1951. Administrata e Xhonsonit pranoi ne
heshtje te financonte luften nepermjet shitjes masive te obligacioneve. 2
Inflacioni, qe ne vetvete eshte nje rritje e pergjithshme e cmimeve, u rrit se
tepermi dhe Xhonsoni ishte i detyruar te rriste perkohesisht ne 10 perqind
taksat mbi te ardhurat(fitimin). Ai me vone anulloi kredite e taksave te
investimeve, revokoi deklarime te ndryshme per perjashtim te taksave ndermjet

292
organizatave, dhe zgjeroi pershtatshmerine e punetoreve qe duhej te paguanin
taksa.
Vendet mund te monetarizojne deficitet e buxheteve te qeverise nepermjet
prerjes se parave. Shteti thjesht mund te printoje(riprodhoje) ose prese me
shume para per shpenzimet e tij. Parate po te mos mbeshteten nga disa norma,
si per shembull ne ar, keto veprime veten cvleftesojne monedhen e tyre dhe
mund te prodhojne efekte te padeshiruara si inflacioni. Keto ndikime negative
mund te demtojne ndjeshem ekonomine. Nga shume ane, mund te thuhet se
shitja e letrave me vlere te Thesarit sherben per te monetarizuar deficitet e
shtetit. I lidhur me shpenzimet e deficitit eshte dhe mbeshtetja e borxhit te nje
vendi tjeter.
Tregtimi i lire global i obligacioneve(letrave me vlere) shteterore zyrtare ben te
mundur qe shteti te perdore fuqine e tij ekonomike qe te ndihmoje nje vend mik
duke siguruar borxhin e tij. Blerja e letrave me vlere(obligacioneve) te nje shteti
tjeter mund te transferoje burimet ne kete vend menjehere. Pervec kesaj,
ndihma e dhene duhet te shlyhet, gje qe heq disa nga njollat e nje granti apo
ndihme dhe shpesh e ben strategjine me te pelqyeshme politikisht ne vend.
“Kosto” e vetme e bleresit te obligacioneve eshte pagesa e bere ne fillim dhe
koha e nevojshme deri ne rikthimin e saj. Megjithate, bleresi mbart gjithashtu
rrezikun e mospagimit ne kohe neqoftese qeveria(shteti) qe ka shitur obligacione
permbyset, humbet luften, ose peson shkaterrime te tjera katastrofike. Pervec
ngjarjeve te tilla drastike qe e bejne te pamundur shlyerjen, rreziku i mos
pagimit mund te jete i menaxhueshem. Vendet debitore(borxhlinj) mund te mos
jene ne gjendje te bejne pagesat ne kohe, por ato ne pergjithesi perpiqen te
shlyejne borxhin ne nje kohe me te gjate. Mos zbatimi i afateve ne shlyerjen e
borxhit mund te siguroje perfitime afatshkurtra per vendin debitor qe ka nevoje
per para, por mos pagimi ne kohe shkaterron besueshmerine e tij ne tregun e
letrave me vlere. Ne te kundert, neqoftese nje fuqi sovrane blen obligacionet, ajo
kerkon qe te siguroje njefare ndikimi, me e pakta teorikisht, ndaj vendit debitor.
Forca qendron ne aftesine e huadhenesit(kreditorit) te kerkoje ose te refuzoje
kerkesat per shlyerjen e borxhit ose te mbaje ose te shese obligacionet ne
tregun nderkombetar.
Kercenimi per shitjen e obligacioneve te vendit debitor mund te dobesoje
monedhen e tij, te shkaktoje nje renie ne vleren e obligacioneve, ose terheqjen e
burimeve nga qeveria ne varesi nga kushtet e marreveshjes. Megjithate,
ushtrimi i nje pushteti qe eshte i qenesishem ne rastin e mbeshtetjes se borxhit
te nje vendi tjeter, mund te themi se nuk eshte nje taktike pa kosto. Nderkohe
qe sapo vendi huadhenes fillon shitjen, cmimi i obligacioneve do te filloje te
bjere. Madhesia e renies se cmimit do te varet nga madhesia, rendesia dhe
periudha e shitjeve. Ne nje fare mase, shitja me cmim te lire(likujdimi) behet
ekonomikisht jo produktiv kur vlera(te ardhurat) qe merr shitesi eshte poshte
vleres qe ai ka paguar per obligacionet.

293
Ne rastin e likujdimit(shitjes lire) ne mase te madhe, vendi objektiv(ne shenje)
ne te vertete mund te perfitoje meqenese ai mund te ribleje borxhin e tij me
cmime te ulura-duke pranuar se ai mund te gjeneroje fondet e nevojshme per te
blere obligacionet(letrat me vlere). Nderhyrja ekonomike e bere ne ekonomine e
nje vendi te huaj apo terheqja prej saj-ne krahasim me mbeshtetjen e borxhit te
tij-mund te kete ndikim te jashtzakonshem ne mireqenien ekonomike te rajonit
apo te vendit. Shtetet zakonisht nuk marrin pjese direkt ne ekonomine e nje
vendi tjeter. Megjithate, pjesemarrja direkte ne ekonomine e nje vendi tjeter
nepermjet kompanive private eshte mjaft e perhapur.
Ne varesi te biznesit dhe klimes politike te shtetit nga vjen firma(kompania),
nje pjesemarrje e tille mund te siguroje njefare fuqie e pushteti per kete shtet.
Pavaresisht nga shkalla e kontrollit te jashtem qeveritar, vendimet nga firmat
private dhe korporatat shumekombeshe per te investuar apo bere biznes ne nje
vend mund te ndikoje ne politikat kombetare.Vendime te tilla jane te pavarura
dhe ne ndonje rast mund te jene te kunderta me interesat e vendit mikprites. Ne
epoken e tregjeve financiare te globalizuara, pothuajse cdo korporate,
organizate, apo individ mund te transferoje kapital ne nje vend tjeter ose ta
terheqe ate prej tij. Ky transferim zakonisht mund te ndodhe duke perdorur
tregjet kombetare dhe nderkombetare te aksioneve, bonove dhe mallrave, ose
permes investimeve te drejtperdrejta ne sipermarrjet e biznesit.
Vershimi i shpejte i kapitalit mund te siguroje kushtet e nevojshme per
zhvillim, ndersa rrjedhja(largimi) e shpejte e kapitalit mund te zhyse nje vend ne
renie ekonomike. Shtetet mund te perdorin pushtetin e tyre ekonomik me ane te
mjeteve te tjera. Per shembull, me mire se te japesh hua nepermjet blerjes se
obligacioneve, ata mund te sigurojne mbeshtetje direkte ne nje vend tjeter
nepermjet nje sere programesh te ndryshme qe ne thelb sigurojne para ose
sherbime.
Ndihma e jashtme, garantimi i huave, ndihma teknike dhe sherbimet, dhe
ndihma tjeter mund te siguroje nje numer mjetesh elastike per mbeshtetjen e
interesave kombetare. Departamenti i Shtetit shperndan ndihma te jashtme ne
mbeshtetje te objektivave te politikes kombetare qe perfshijne mbeshtetjen dhe
forcimin e aleateve kryesore. Nje perdorim tjeter i instrumentit ekonomik eshte
te luftoje nje nga shkaqet kryesore te grindjeve e konflikteve te sotme globale, si
per shembull shtetet e deshtuara. Agjencia e Shteteve te Bashkuara per zhvillim
Nderkombetar(USAID) u jep ndihme vendeve te ndryshme ne luften kunder
varferise. Shendeti i dobet ekonomik shpesh shkakton konflikt politik dhe lufte
potenciale civile. Rajonet e dobeta ekonomikisht shpesh behen terren i
pershtatshem per lindjen dhe mbeshtetjen e terroristeve. USAID ndihmon
zhvillimin ekonomik nepermjet ndihmes humanitare, ndihmes ushqimore dhe
artikujve te ndryshem, trajnimit, ndertimit, mbeshtetjes teknike, mikro-huave
dhe biznesit te vogel, garantimit te kredive, ndihmes shendetesore, dhe nxitjes
se zhvillimit ekonomik drejt ekonomise se tregut.
Kjo ndihme mund te forcoje shtetet e brishta, mbeshtese zhvillimin
transformues te tyre, ndihmoje interesat gjeostrategjike, adresoje ceshtjet

294
globale dhe rajonale, dhe te siguroje ndihma humanitare.3 Bashke me aftesine
ushtarake dhe diplomatike, ndihma e zhvillimit u jep drejtuesve te vendit nje
instrument tjeter qe ndihmon ne parandalimin e kushteve qe mund te cojne ne
trazira civile dhe eventuale ushtarake. Transferimi i pasurise nga vendet e
zhvilluara ne ato ne zhvillim, qe shesin lende te para ose prodhojne mallra me
cmim te ulet mund te krijoje probleme te ndryshme ekonomike.
Shtetet e shqetesuara per rrjedhjen e kapitalit, mallrave, sherbimeve,
industrise, dhe vendeve te punes mund te ngrejne barriera per te kufizuar apo
ndaluar tregtine. Veprime te tilla rralle shkojne pa u kundershtuar, dhe nje
pergjigje e mundshme eshte barriera kunder taksave ose sfidat legale. Nga ana
tjeter, shtetet qe jane te gatshme te pranojne imbalancat tregetare me shprese
qe te jene te perkohshme, per te siguruar perfitime te mundshme ne te
ardhmen, mund te lejojne vazhdimin e transferimit te pasurise dhe madje edhe
te industrise dhe vendeve te punes. E tille eshte teoria politike dhe ekonomike
prapa gjithe levizjes se tregtise se lire-ku Marreveshja e Tregtise se Lire e
Atlantikut te Veriut perben nje shembull te qarte.Transferimi i teknologjive,
metodave, pajisjeve, apo shprehive gjithashtu mund t’u krijoje mundesi firmave
private dhe shteteve te huaja-dhenie aksesi ne mundesi qe do te kerkonin vite
dhe shume burime qe te siguroheshin ne menyre te pavarur.
Fuqia ekonomike zakonisht perfshin tregtine e materialeve te perpunuara ose
te lendeve te para. Pak vende mund te pretendojne qe te prodhojne gjithe
mallrat dhe sherbimet qe perdorin qytetaret e tyre. Shume vende kerkojne
importet e energjise qe te mbijetojne. Nga ana tjeter, vendet qe mund te kene
nafte, gaz natyral, ose burime te tjera te energjise mund te kene nevoje per
importe te ushqimeve ose te sherbimeve te tjera te huaja si per shembull fuqi
punetore te kualifikuar. Shtetet mund te veprojne brenda kuadrit te
marreveshjeve tregtare nderkombetare, ose ata mund te ndermarrin veprime te
njeanshme me qellim qe te zgjerojne ose kufizojne tregtine.
Nje vend mund te perpiqet te kufizoje tregtine qe te demtoje nje rival te tij. Nje
vend mund te imponoje kuota importi apo eksporti, mund te kufizoje veprimtari
te caktuara biznesi, te vendosi kerkesa per standarde strikte “cilesie” per
importet, caktimin e kerkesave te teperta administrative per importimin e
artikujve, te caktoje me ligj tarifa ose taksa ne mallra te perzgjedhura te huaja,
te subvencionoje konkurencen e brendshme me qellim qe importet te jene me te
shtrenjta, heqja ose shitja e sasive te medha te mallrave me cmime shume me
te uleta se nje kundershtar i huaj per te shkaterruar konkurrencen, miratimin e
ligjeve per te detyruar qytetaret te blejne vetem prodhime te vendit, dhe masa te
tjera. Nje shqetesim i madh ne lidhje me miratimin e masave te tilla eshte
hakmarrja nga shtetet e demtuara, shtetet e tjera dhe organizata si Organizata
Boterore e Tregetise.
Mosbalancimi tregtar dhe lekundjet e monedhes gjithashtu mund te kene
ndikim jo te favorshem ne tregjet e brendshme dhe globale. Fuqia ekonomike,
gjithashtu mund te parandaloje ose kufizoje veprimet e ndermarra nga nje rival.
Le te supozojme nje vend qe kerkon nje lende te pare qe gjendet me pakice.

295
Neqoftese nje kundershtar i tij ka fonde te mjaftueshme, ndikim, ose mirebesim,
ai mund te bleje dhe ndaloje furnizimin me kete material nga armiku i tij. Nje
vend mundet gjithashtu te detyroje nje vend qe te mos shese lende te para te
kundershtari i tyre. Shtetet mund te bejne presion ne menyre indirekte ndaj
aleateve te kundershtarit qe te detyrojne nje vend te ndermarre hapa te caktuar.
Pas Luftes se Yom Kppur-it, vendet Arabe prodhuese te naftes refuzuan te
shesin nafte Shteteve te Bashkuara dhe shteteve te tjera qe mbeshteten Izraelin.
Kjo embargo rriti cmimet e naftes dhe per rrjedhoje ndryshoi fuqine
nderkombetare nga vendet e zhvilluara te ato vende qe mbeshteten
ekonomikisht kryesisht ne nxjerrjen e naftes. Fuqia politike dhe ekonomike u
rishpernda kur keto veprime u bashkuan me nacionalizimin e kompanive
private te huaja te naftes ne vendet eksportuese te naftes.4 Megjithese ne
shume raste, shpronesimi i aseteve te huaja rrezikon biznesin ose investimet e
huaja, me naften eshte krejt ndryshe. Nafta eshte gjaku (lengu-jetesor) i
ekonomise boterore.
Kompanite e naftes rrezikojne konfiskimin e infrastruktures, pajisjeve dhe
kapitalit ne te ardhmen vetem qe te sigurojne kete lende te pare jetike.
Perdorimet klasike te fuqise ekonomike si nje mjet detyrues jane embargot,
bllokadat dhe sanksionet. Te gjitha keto jane veprime agresive, armiqesore me
qellim qe te kufizojne aksesin ekonomik ne ekonomine globale te vendit te
parashikuarr.
Asnje nga keto instrumente nuk eshte pa disavantazhet perkatese. Per
shembull, bllokada, eshte nje akt lufte-kerkon marrjen ne konsiderate te
domosdoshmerise ligjore dhe praktike per ta bere ate efektive nepermjet
vendosjes se forcave detare per te detyruar zbatimin e deklaramit te bere.
Sanksionet funksionojne me mire kur ato jane shumekombeshe, masive, te
menjehershme dhe perdoren per arritjen e ndryshimeve relativisht te vogla
politike nga vende te tilla qe vleresojne opinionin boteror. Sanksionet politike
funksionojne dobet si instrument ne rastin kur perdoren per te detyruar
ndryshime te rendesishme politike, nderkohe ata funksionojne me mire kur
perdoren kunder vendeve ku njerezit e zakonshem, qe preken ne menyre te
menjehershme dhe te drejtperdrejte nga sanksionet, kane njefare pushteti
politik. Vendet imponuese gjithnje provojne njefare kosto politike, meqenese
prerja e tregtise me nje vend do te thote qe te humbasesh vleren e kesaj tregetie
si dhe objektivin. Gjithashtu, ka vende qe zakonisht per arsye politike dhe
ekonomike jane te gatshme te bejne tregti me vendet ndaj te cileve zbatohen
sanksionet; ato mund te arrijne disa perfitime por nderkohe ato minojne
efektshmerine e sanksionit.
Sektori privat si nje instrument strategjik
Megjithese ne pergjithesi jo te kontrolluara nga qeverite, balancat tregtare te
pagesave jane nje tjeter forme e borxhit qe mund te kene implikime te politikes
se jashtme. Shtetet e Bashkuara kane qene nje perfitues i madh i tepricave te
kursimeve te huaja qe bene te mundur qe vendi te blinte mallra importi dhe te

296
paguante per deficitin financiar aktual. Nga viti 1999 deri 2006, burimet e
huaja i kane dhene hua Amerikes 4.4 miliard dollare, rreth 85 perqind te
tepricave te kursimeve te huaja.5 Frika e nje fatkeqesie financiare te pritshme
mund te beje qe huadhensit te terheqin kapitalin e tregut dhe te perkeqesojne
me tej situaten. Per fat te keq, komunikimet globale mund te perhapin frike
ndermjet investoreve global pothuaj njehereshi. Rezultati i kesaj eshte qe
problemet ekonomike qe vetem disa dekada me pare mund te kene qene ngjarje
lokale, tani mund te kthehen ne probleme globale.
Pervec kesaj, meqenese investitoret privat mund te veprojne ne kundershtim
me deshirat e shtetit, perpjekjet shteterore dhe madje ato nderkombetare per
ndalimin e krizes ekonomike mund te mos jene efektive. Disa vende kane frike
investimet e teperta te huaja per shkak te ndikimit apo shqetesimit te
perceptuar mbi terheqjen e nxituar; te tjeret pranojne rrezikun dhe mirepresin
investimet e huaja si nje burim i arsyeshem fondesh ne dispozicion. Megjithese
disa vende i gjejne keto veprime te dobishme, kritiket thone se kjo mundesi
mund te perdoret gjithshtu qe te frenoje konkurrencen, te mbroje interesat
kombetare, ose te krijoje “ngaterresa gjeopolitike”.6 Fondet e huaja krijojne
krenarine e nevojshme, por ato mund te zhduken shpejt po te ulet besimi.
Korporatat dhe firmat shumekombeshe ne menyre tipike kane burime dhe aftesi
te kene akses ne tregjet e sapombyllur.
Shtetet mund te ofrojne subvencione ose te sigurojne perfitime te vecanta per
te terhequr biznesin ne vendin e tyre. Me tu vendosur, korporata
shumekombeshe mund te ushtrojne nje ndikim te fuqishem mbi qeverine e
vendit prites meqenese problemet e saja ndikojne ne ekonomine e vendit. Ne
menyre te ngjashme, ne tregjet e kontenstuara, nje korporate shumekombeshe
mund te ofroje teknologji te kufizuara, te levize prodhimin e nenperberesve
kryesore, te ofrojne ryshfet, zgjerojne prodhimin pertej planit fillestar, ose te
siguroje stimuj te tjere qe te kete akses ne treg. Kompanite mund te bejne
nderhyrje ne qeverine e vendit te tyre( duke menduar qe ajo favorizon levizjen ne
tregun e nje vendi tjeter) per ndihme ne heqjen e kufizimeve tregtare ose per
akses ne teknologji ose per te ndikuar ndaj politikes se jashtme te vendit prites.
Ekonomia si nje instrument tjeter i fuqise.
Ne kuptimin me te thjeshte, fuqia ekonomia eshte aftesia e nje entiteti per te
siguruar, prodhuar dhe perdorur lendet e para, mallrat dhe sherbimet. Nje vend
nuk mund te angazhohet ne nje konflikt per nje periudhe te zgjatur pa nje
pershtatje te ekonomise se tij. Ne shume raste, vendet mund te caktojne mallra
apo sherbime per tu pergatitur per zhvillimin e luftes ose per te zhvilluar madje
edhe veprimtari te tjera qe kane te bejne me interesat kombetare. Ndihma
humanitare, shpenzimet e mbrojtjes, diplomacia, anetaresia ne aleance, dhe
veprime te tjera jetike varen ne aftesine e vendit qe te rrise dhe shpenzoje te
ardhurat e taksave, te huazoje mjete financiare, te perdore tepricat, ose te
financoje keto masa.

297
Fuqia ekonomike mundeson aktoret qe te kryejne veprime duke siguruar
personel, pajisje, materiale pune, infrastrukture, dhe mbeshtetje afatshkurter
dhe afatgjate te kesaj aftesie. Shtetet blejne mallra te perdorimit te gjere dhe
pajisje si biznes, sigurojne fuqi punetore (ushtarake, civile dhe kontraktore),
ruajne kapitalin fizik, kryejne kerkim e zhvillim, dhe ne disa raste prodhojne
gjithashtu mallra dhe sherbime te vecanta(tipike) per sigurine kombetare.
Qeveria i financon keto aftesi duke nxjerre burimet nga publiku dhe bizneset, te
cilet mund te sakrifikojne mireqenien e tyre ekonomike. Konkurenca per burime
brenda vendit eshte teper e forte, vecanerisht ne kohen kur ekonomia e vendit
ka nje renie qe mund te kufizoje financimin e nismave te medha apo te reja.
Dega ekzekutive dhe ligjevenesit skeptik qe mund te zgjedhin ndermjet ketyre
kerkesave dhe programeve te tjera te interesave kombetare duhet te jene te
bindur qe programet diplomatike apo ushtarake jane perdorimi me i mire i
burimeve te kufizuara. Vendimet e burimeve modelojne krijimin e struktures se
forces, qe te perfshije investime ne arme, rekrutimin dhe mbajtjen e personelit
civil dhe ushtarak, vendimet per te financuar programet qeveritare ushtarake
dhe jo ushtarake, dhe nje numer ceshtjesh te tjera qe ndikojne(prekin) politiken
e sigurise kombetare.
Me tej, kushtet ekonomike, dikur problem i vecante i institucioneve
financiare, investitoreve dhe bizneseve, tani prekin vendimet ushtarake, te cilat
renditen qe nga rekrutimi deri te huamarrja e qeverise qe ndikojne ne menyre
te drejtperdrejte mundesine e nje vendi per te garantuar aftesi ushtarake. Shitja
e armeve, transferimet e teknologjive kryesore ushtarake apo teknologjive qe
lidhen me armet e shkaterrimit ne mase, kontraktimi per mallra dhe sherbime
nga firma dhe individe, dhe veprimtari te tjera ekonomike mund te ndikojne
mjedisin e sigurise kombetare.Vendet qe kane burime te mjaftueshme mund te
permiresojne forcat e tyre ushtarake me aftesi me te medha e me te mira. Forcat
ushtarake qe kane mungesa ne personel mund te mbeshteten ne sherbime te
kontraktuara ose te blejne armatim te avancuar ne vende te tjera.
Neqoftese shteti ka forca te kufizuara ushtarake, ai mund te ndryshoje
kompozimin e forcave te tij ushtarake duke marre me qira sherbime te
specializuara qe mund te kerkojne vite te zhvillohen apo qe mund te nevoiten
vetem per nje kohe te kufizuar. Kontraktoret ne fushe beteje nuk jane nje
fenomen i ri. Qeveria e SHBA-se ka perdorur kontraktoret per shume vite.
Vende te tjera kane pajtuar avione dhe pilote ushtarake, logjistike, dhe forca
luftarake per te zgjeruar dhe rritur aftesite e tyre te kufizuara. Sot, shtetet
mund te marrin me qira mjetet e komunikimit satelitor, imazhet fotografike,
analizat shumespektrale dhe sistemet e navigimit qe njehere e nje kohe ishin
sfere e superfuqive qe kishin perdorim ekskluziv te sistemeve hapesinore.
Individet, firmat dhe shtetet mund t’i perdorin keto funksione per nje cmim te
caktuar.
Kjo aftesi mund te ndryshoje balancen e fuqise ne caste kritike gjate nje
konflikti. Suksesi ekonomik fuqizon shtetet me kapital, teknologji te re ose
lende te para. Kjo mund te perkthehet ne fuqi ushtarake dhe te beje te mundur

298
qe nje vend dikur i varfer te kercenoje sigurine e nje shteti tjeter. Per shembull,
pas mbarimit te Luftes se Ftohte, Federata Ruse nuk mund te konkuronte
ekonomikisht me vendet e tjera te lira. Nje kulture e paefektshmerise ekonomike
e bazuar ne ndermarrjet shteterore dhe ne nje ekonomi me planifikim te
centralizuar, shkaterron sipermarrjet, investimet, perteritjen e ekonomise dhe
novacionin. Ekonomia ruse ne kete kohe mezi mbahesh gjalle.
Rusia ju kthye shfrytezimit te lendeve te para duke perfshire gazin natyral
dhe naften. Kerkesat per energji u shtuan ndjeshem, dhe me problemet ne
Lindjen e Mesme, cmimet e naftes u rriten se tepermi. Prodhimi i brendshem
bruto i Rusise (GDP), nje tregues i vleres se konsumit te pergjithshem te vendit,
investimeve, dhe tregtise se jashtme, u rrit 380 perqind nga viti 2000 deri ne
2006. Fitimet e naftes i mundesuan qeverise ruse te financonte buxhet me te
madh ushtarak qe i krijoi mundesi Moskes te ndertonte nje rakete te re
balistike nderkontinentale, avione dhe armatim tjeter per te rigjalleruar sigurine
e saj kombetare dhe politiken e jashtme.
Shtetet qe ndertojne mallra konsumi te teknologjise se perparuar si sistemet
e informacionit, mund te perdorin teknologji te ngjashme per te permiresuar
forcat e tyre ushtarake. Ndersa drejtuesit kombetar marrin parasysh dhe
pershtasin ekonomine si nje element te fuqise kombetare, po keta drejtues
gjithashtu ndikohen nga ngjarjet ekonomike qe mund te kufizojne opsionet e
tyre politike. Faktoret ekonomike mund te kene ndikim shume te madh ne
drejtimin dhe kryerjen e operacioneve ushtarake dhe veprimeve diplomatike.
Globalizmi ka bere te mundur qe vendet te zhvillojne biznes me aleatet, ish
armiqte dhe rivalet potencial te tyre. Marredheniet e reja ndermjet qytetareve
dhe shteteve qe nxjerrin ne pah uljen e kostos, perfitimet dhe veprimtarite e
biznesit me shtrirje te gjere mund te ndikojne masat e sigurise kombetare ne nje
numer menyrash te ndryshme. Shpenzimet qeveritare, borxhi, taksat dhe
efektet e tjera te drejtperdrejta financiare ne publikun, tregjet financiare dhe
bizneset e vendit mund te shmangin shpenzimet afatshkurtra dhe investimet
afatgjata. Sfidat me te cilat perballen shtetet ne fushen ekonomike nuk jane te
kufizuara ne keto efekte direkte. Ato perfshijne nje sfere me te gjere te
gjendjes(shendetit) se ekonomise.
Aftesia e mbulimit te shpenzimeve per sigurine kombetare ose ndikimi i
politikes se jashtme ne bizneset mund te percaktojne se tepermi veprimet
ushtarake. Nga ana tjeter, ngjarje te caktuara qe ndikojne ne gjendjen e
ekonomise se vendit mund te rrisin mbeshtetjen per politika agresive te sigurise
kombetare. Per shembull, politikat qe mbeshtesin perdorimin e forcave detare
per arrestimin e krimineleve ose per te ndaluar piraterine mund te pershendetet
nga nje numer individesh te ekuipazheve te anijeve te transportit nderkombetar,
shoqerite e sigurimeve shoqerore, konsumatoret e mallrave qe kalojne ne keto
zona, dhe prodhuesit e mallrave dhe lendeve te para te eksportuara e
importuara.

299
Kushtet ekonomike aktuale kane gjithashtu nje ndikim te madh ne
operacionet ushtarake. Inflacioni kontrbuon ne uljen e fuqise blerese se nje
vendi. Kjo perfshin veprimtari te blerjes se karburanteve, pagesat per punet e
kontraktuara, kerkesat per pagesa me te medha per ushtaraket dhe punonjesit
civile dhe veprimtari te tjera per blerje apo sigurim materialesh. Ne menyre te
ngjashme, nje renie e aktivitetit ekonomik, zvogelon te ardhurat nga taksat dhe
inkurajon levizjet e politikaneve per nxitjen e ekonomise ose mbeshtetjen e
qytetareve qe jane te papune apo perpiqen te perballojne jetesen.
Keto politika mund te ulin ndjeshem sasine e shpenzimeve te mbrojtjes se nje
vendi. Megjithate, disa nga keto kushte mund te sigurojne lehtesi per qeverine.
Papunesia mund te lehtesoje rekrutimin dhe problemet e mbajtjes se personelit
ne forcat e armatosura. Rritja e konkurrences per nje numer me te vogel
kontratash mund te zvogeloje koston e operacioneve. Mjetet per ygjidhjen e
problemeve ekonomike mund te krijoje gjithashtu ceshtje te paparashikuara.
Nje banke qendrore mund te rrise ose te ule normat e interesit. Keto veprime
mund te ndikojne ne disponueshmerine e investoreve per blerjen apo
mbeshtetjen e borxhit te qeverise dhe koston e huamarrjes per kontratat per
ndertimin e avioneve luftarak me te fundit. Krizat ekonomike, nese lihen jashte
kontrollit, mund te krijojne nje mjedis qe con ne trazira politike dhe deri ne
shperberje. Delegacionet e Aleateve Britanike dhe Franceze fitimtare kerkuan
reparacione ekonomike nga Gjermania ne Versaje pas Luftes se Pare boterore.
Ky veprim ishte pjeserisht nje ndeshkim dhe pjeserisht nje menyre per te
rregulluar problemet ekonomike te shkaktuara ne France dhe Britani gjate
luftes. Gjermania, e mundur ne kete lufte, tani perballej me humbjen e Alsas –
Lorene, te drejtes se shfrytezimit te minierave ne Saar per 15 vjet, te territoreve
ne Gjermanine lindore, dhe pagesen e reparacioneve financiare.
Qeveria Gjemane ishte e gatshme te paguante demet e shkaktuara per shkak
te luftes ndaj civileve dhe prones se civileve. Franca dhe Britania donin qe
Gjermania te pranonte fajesine per luften dhe te paguante reparacionet per
gjithe koston e konfliktit, perfshi borxhet e tyre te marra nga SHBA. Gjate
bisedimeve te dorezimit nuk kishte ndonje shume te percaktuar per borxhet e
luftes, dhe per kete Gjermania nuk ishte ne gjendje te fillonte pagesen
menjehere. Keshtu qe, Aleatet kerkuan qe pagesa prej 5 miliard $ per vit te
behej deri ne vitin 1921. Me vone, Aleatet do te nxirrnin me vone llogaritjen
perfundimtare te shpenzimeve te luftes, dhe sipas tyre Gjermania do te
paguante pjesen tjeter per 30 vjet te tjera ne vayhdim.7
Keto kerkesa kufizuan aftesine e Gjermanise per rindertim e vendit dhe
siguruan qe Berlini nuk ishte ne gjendje te behej nje kercenim ushtarak per
Francen.Ne vitin 1929, nje depresion boteror kriojoi nje gjendje teper te mjeruar
ekonomike. Pati nje rritje te papunesise, dhe shtetet e ndryshme provuan nje
sere hapash per te zgjidhur problemet e krijuara brenda kufijve te tyre. Shume
nga keto hapa deshtuan meqenese shume nga veprimet ishin te pakoordinuara
dhe nganjehere edhe te papershtatshme ne kontekstin e depresionit global.
Gjermania u godit rende nga reparacionet, nga

300
Depresioni i Madh, papunesia dhe inflacioni i larte qe e zhvleresuan
monedhen e saj. Qytetaret gjermane kerkuan nje ndryshim te qeverise per te
zgjidhur problemet e krijuara, dhe per rrjedhoje Hitleri i zgjedhur ne rruge
demokratike zevendesoi Republiken e Weimarit.
Konsideracione te tjera te sigurise ekonomike
Zhvillimi dhe rritja e tregtise mund te siguroje nje sere perfitimesh per
vendin. Kjo mund te krijoje eficience me te mire ne realiyimin e prodhimit duke
kerkuar kosto me te uleta dhe prodhues me efektiv. Kjo gjendje mund te coje ne
nje rritje me te madhe ekonomike dhe permiresimin e standardeve te jeteses ne
ne shkalle boterore. Megjithate, jo te gjitha vendet gjejne nje qoshe te ngrohte
ekonomike qe ben te mundur rritjen ekonomike.
Sherbimet e lira me burim te jashtem dhe mallrat e importuara mund te
shkaterrojne industrine vendase. Nje numer i madh te papunesh mund te
krijojne probleme te brendshme per nje vend. Per me teper, mbeshtetja ne
importet e huaja mund te varferoje shtetin dhe te komplikoje gjendjen e tij
financiare, te depozitave finaciare dhe te besueshmerise. Neqoftese vendet
mbeshteten ne mallrat e jashtme, atehere cdo problem qe pengon e veshtireson
tregtine mund te krijoje probleme ne shkalle boterore.
Nje fatkeqesi natyrore, konflikt i mundshem, mosmarreveshje tregtare, ose
dhe probleme te tjera mund te kufizojne qarkullimin e produkteve te nevojshme.
Krizat e ekonomive moderne mund te kene ndikim me te madh ndaj vendeve te
tjera sesa ato mund te kene patur ne te shkuaren. Investimet dhe biznesi global
i kane lidhur partneret e ndryshem te biznesit ne sipermarrje globale te
ndryshme si prodhimi i kompjuterave dhe qendrat e sherbimeve. Ajo qe dikur
kercenonte ekonomite vendase mund te behet tani baze per nje krize ekonomike
ne mbare boten. Keshtu per shembull, ne mes te vitit 1997, monedha
Tailandeze, baht, pati nje renie te forte per nje numer arsyesh perfshi
mbivleresimin e bahtit, sistemet e dobeta financiare, mbishtrirjen e kredive, dhe
“fluskimin” e pasurise se patundshme dhe te ndertimit. Bankat, institucionet
financiare, investoret, dhe qytetaret filluan te bien ne panik dhe te terheqin
parate nga bankat vendase e t’i depozitojne jashte Tailandes. Ata kerkonin
pagesen ne dollare amerikane.
Ne Bankok dhe ne gjithe Tailanden shperthyen protesta te medha. Banka
Boterore dhe Fondi Monetar Tregtar ndermoren veprimet perkatese ne pergjigje
te situates. Qeveria Tailandeze pothuajse u shemb. Investitoret humben miliona
dollare dhe paniku u perhap ne Korene e Jugut dhe anembane Azise. Kjo
semundja ngjitese u perhap gjithashtu ne Ameriken Latine dhe ne Rusi. Sot, nje
shikim i shpejte ne cdo kopje te gazetave financiare do te zbuloje ceshtje nga
problemet e prodhimit te naftes, shqetesime te kredive, ose probleme te tjera ne
vend qe kane mundesine te krijojne nje krize dhe paqendrueshmeri pothuajse
ne cdo rajon te botes. Veprimet e ndryshimeve financiare apo politike te qeverise
mund te modelojne gjithashtu tregjet e brendshme ne periudha afatshkurtra

301
dhe afatgjata ne menyre te tille qe te mund te ndikojne ne shendetin dhe
sigurine e shtetit.
Sulmet ne Nju Jork, Uashington, dhe rrezimi i aeroplanit ne Pensilvani ne
Shtator 2001, lekunden rende tregjet financiare ne bote. Investitoret dhe
kompanite e ndryshme u shqetesuan ne lidhje me panikun global te tregjeve.
Sulmet terroriste ne Nju Jork ne nje fare mase kishin si synim te godisnin Uoll
Stritin, qe nenkuptonte qe ketu ishin nderlikimet dhe ndikimet financiare ne
shkalle boterore. Rezerva Federale dhe Departamenti i Thesarit nderhyne
menjehere per te siguruar tregjet financiare. Disa nga veprimet e tyre perfshinin
rritjen e mundesive te huamarrjes bankare per te rritur konsumin ndermjet
kompanive dhe individeve, duke siguruar tregun e kontrateve (obligacioneve) qe
letra te mjaftueshme me vlere te Thesarit te Shtetit te ishin te disponueshme
per tregti per te kompensuar(zhdemtuar) per zyrat e tregtimit te obligacioneve qe
ishin shkaterruar, dhe injektimin e fondeve ne ekonomine e vendit duke blere
letra me vlere(siguracione) nepermjet operacioneve te hapura tregtare. 8
Keto hapa sherbyen per te rregulluar tregjet e brendshme dhe ato boterore
dhe gjithashtu siguruan qe nje demtim katastrofik i ekonomise se Shteteve te
Bashkuara me efektet e synuara ne ekonomine globale te mos ndodhte. Ne
menyre te ngjashme, nje qeveri mund te marre nje numer veprimesh ekonomike
te brendshme per te zgjidhur reniet ciklike dhe rritjet e pakontrolluara te
ekonomise. Injektimi i fondeve ne nje ekonomi, si zvogelimi i normes se taksave,
rritja e ndihmes nga zgjerimi i perfitimeve te papunesise, programet per
perfitime dhe shtesa te ndryshme, zbritje taksash, programe me te medha
federale me qellim rritjen e punesimit, dhe programe te tjera mund te sigurojne
nxitje te tilla qe ndihmojne permiresimin e nje ekonomie qe lufton drejt
rimekembjes se saj.
Programet federale qe kane si objektiv industri te caktuara mund te sigurojne
fusha qe cojne ne nje rritje te re ose riparimin e industrive te demtuara.
Investimet ne programet e energjise, teknologjise se avancuar, dhe programeve
te tjera, me kohe mund te sigurojne zgjidhje per disa probleme kyce te
ekonomise. Megjithese te shtrenjta, keto programe mund te parandalojne
papunesi masive dhe percarje shoqerore qe mund te krijojne probleme politike
dhe trazira te ndryshme.
Ligjet apo masat per uljen e cmimeve, si te karburanteve dhe produkteve te
tjera te kufizuara, jane nje opsion qe permendet me shpesh. Kontrollet e
cmimeve dhe pagave zakonisht nuk funksionojne. Keto jane masa te
perkohshme qe brenda nje kohe humbasin efektin e tyre dhe lene shkaqet
themelore te krizes te pazgjidhura. Lufta dhe konflikti kane qene gjithnje nje
problem dhe oferte e shtrenjte.
Shpenzimi i thesarit te shtetit ne luften qe zhvillohet per sovranitetin dhe
mbijetesen e vendit eshte normalisht nje zgjedhje politike e padiskutueshme.
Diskutimi ne lidhje me pjesemarrjen ne luftera te vogla, te kufizuara qe nuk
perfshijne nje interes jetik eshte nje ceshtje tjeter. Buxhetet e kufizuara krijojne

302
konkurence ndermjet institucioneve dhe agjencive shteterore, publikut, dhe
paleve te tjera te interesuara qe mund te perfundojne ne debate te hidhura dhe
te pakendshme ndermjet prioriteteve lidhur me armatimet dhe ushqimin.
Nje publik i mesuar qe te marre programe te bollshme sociale, shendetesore
apo te rishperndarjes se te ardhurave do te kundershtoje kerkesat per
shpenzime me te medha per mbrojtjen e vendit, ndihmen e jashtme, ose
veprimtari te tjera qe thithin fonde sipas gjykimit qe ndryshe mund tu
shtoheshin shpenzimeve ne fushen sociale. Drejtuesit e larte te vendit mund te
detyrohen te shkurtojne ose t’i japin fund financimit te nje konflikti te caktuar.
Ne situata ekstreme, konsiderata te tilla mund te prekin rrenjesisht politiken
e jashtme. Shpenzimet e mbrojtjes ne Shtetet e Bashkuara jane shpenzimet me
te medha te vecanta per qellime te sigurise kombetare. Presioni buxhetor eshte
rritur me qellim zvogelimin e shpenzimeve te mbrojtjes dhe krijimin e
mundesive per te ndjekur programe te tjera federale. Gjate kulmit te Luftes se
Ftohte, shpenzimet e mbrojtjes gelltiten afersisht 6 perqind te GDP-se se vendit.
Ne vitin 2000, sasia e shpenzimeve te mbrojtjes ra deri ne masen 2.1 perqind
te GDP-se. Pas 11 shtatorit 2001, buxheti i mbrojtjes u rrit se tepermi per te
financuar operacionet ne Irak, Afganistan dhe mbrojtjen e vendit. Buxheti i
mbrojtjes ne GDP u rrit mese dy here duke arritur ne 4.7 perqind te saj. Ne vitin
2007, Uashingtoni shpenzoi per mbrojtjen 622 miliard dollare qe perfshin 173
miliard dollare per operacionet ne Irak dhe Afganistan. 9 Zyra e buxhetit te
Kongresit vlereson qe shpenzimet e mbrojtjes do te arrijne ne 671 miliard
dollare ne vitin 2008. Shpenzimet e mbrojtjes nuk jane pa kufi. Shqetesimi per
sigurimin e pajisjeve dhe armatimit te ri dhe zevendesimin e atij ekzistues, rritja
e pages dhe perfitimeve per ushtaraket dhe civilet per forcat ekzistuese dhe ato
qe mund te shtohen ne vijimesi, dhe kostot operative mund te cojne ne ndreqje
te medha ne buxhetet e ardhshme te mbrojtjes. Financimi i ketyre buxheteve do
te imponoje vendime te veshtira te percaktimit te prioriteteve.
Drejtuesit e larte te vendit mund te ndjekin shtigje te ndryshme. Neqoftese
gjithe programet qeveritare jane financuar plotesisht, atehere lideret mund te
gjejne burime te reja te te ardhurave federale. Rritja e taksave eshte nje menyre
e qarte e rritjes se burimeve, por kjo mund te jete ne kurriz te rritjes se
ardhshme ekonomike te vendit meqenese investimet dhe konsumi individual
dhe i biznesit mund te reagoje negativisht ndaj rritjes se taksave. Marrja e
huave per mbulimin e financimeve mund te demtoje investimet e ardhshme te
biznesit per shkak te rritjes se normave te interesit per te joshur kapitalin per te
blere letrat me vlere. Deficitet e medha te buxhetit federal mund te mbyse
ekonomine me ane te sifonimit te fondeve te investimeve nga individet dhe
kompanite.
Gjithashtu, korporatat konkurojne per te njejtat fonde investimesh, keshtu
normat e interesit qe ato do te paguajne do te rritet ndjeshem. Ne vitin 2000,
borxhi i shtetit u rrit ne 5.6 trilion; ne vitin 2008 borxhi vleresohet te rritet ne
9,5 trilion.10 Keto nivele te borxhit mundet qe dalengadale te shtrydhin

303
financimin sipas gjykimit te autoriteteve te ligjshme per mbrojtjen, dhe te
kufizojne shpenzimet federale ne shpenzimet e detyrueshme. Shpenzimet qe
behen jo sipas gjykimit te autoriteteve sic eshte pagesa e interesave dhe
pensioneve jane te detyrueshme ne baze te ligjit dhe per rrjedhoje ato duhet te
financohen ne menyre te domosdoshme. Popullariteti i shendetit, mireqenies e
ndihmes sociale, dhe programet e tjera bejne shkurtime drastike te programeve
sociale. Skenari me i mundshem eshte qe asnje program federal do te arrije te
marre te gjithe fondet e kerkuara.
Ekonomia dhe ceshtjet e sigurise kombetare ne te ardhmen.
Ndofta ka pak vende qe mund te paraqesin nje sfide ushtarake ndaj Shteteve
te Bashkuara ne nje konflikt konvencional potencial. Por ka edhe me pak vende
qe zoterojne arme berthamore me sistemet e pershtatshme te shperndarjes qe
mund te kercenojne qytetet e medha te Amerikes. Ne te ardhmen, konflikti i
sigurise ndermjet shteteve mund te ndryshoje nga nje perleshje me dominim
ushtarak ne perleshje qe kryesisht permbajne elemente te tjere te fuqise
ushtarake.
Ky opsion eshte i hapur edhe per aktoret jo-shteteror. Ndersa gjithnje ka
patur konkurrence ekonomike, perdorimi i vetedijshem, i planizuar,
shtrengues(detyrues) i fuqise ekonomike si instrument kryesor per arritjen e
objektivave te sigurise kombetare ka qene teper i pazakonshem ne historine
amerikane. Levizja drejt perdorimit te instrumenteve jo ushtarak te fuqise per
permbushjen e qellimeve te sigurise kombetare do te kerkoje me teper integrim,
koordinim, planizim, vizion, kohe, dhe durim. Perdorimi i ekonomise si element
i fuqise do te kerkoje marrjen parasysh nje sere ceshtjesh dhe efektesh te
pamenduara.
Drejtuesit e larte te vendit do te konstatojne nje sere sfidash nga kampet e
brendshme dhe nderkombetare qe do te komplikojne, shtrengojne e detyrojne
zgjedhjet apo alternativat politike. Ne te kaluaren, publiku Amerikan ka qene
teper i kursyer dhe i mbrojtur nga veprimet ushtarake ne shkalle te gjere dhe
per nje kohe te gjate brenda kufijve kombetare Kjo mund te mos jete e vertete
per konfliktet ekonomike.
Neqoftese vendi perdor sanksione tregtare per te detyruar nje vend tjeter per
te ndryshuar sjelljen e tij, ai mund te behet vete objekt i nje sere
kundersanksionesh. Supozoni qe Uashingtoni zbaton kufizime detare kunder
nje vendi te caktuar. Ky vend mund te kape apo konfiskoje asetet e kompanive
private Amerikane, te organizoje bojkot per sherbimet dhe mallrat e prodhuara
nga Amerika, te ndaloje shitjen e lendeve te para te rendesishme, ose te
ndermarre akte te tjera hakmarrese. Ketu madje nuk merret ne konsiderate
kostua e mundshme e humbjes se tregtise potenciale me vendin qe eshte objekt
i sanksioneve. Shume ose shumica e qytetareve Amerikane mund te vuajne nga
cmimet e larta, zgjedhjet me te pakta, papunesia ose deme te tjera ekonomike.
Presioni politik qe rezulton nga kjo mund te ndikoje vendimmarrjen
kombetare. Ceshtjet e sigurise kombetare qe perfshijne ekonomine do te

304
zgjerohen me tej ne te ardhmen. Rritja ekonomike globale ka prezantuar fuqi te
tilla si Kina dhe India qe komplikojne vendimet e sigurise kombetare dhe te
politikes se jashtme Amerikane. Instrumentet ekonomike, dikur province e pak
vendeve te zhvilluara, jane tani ne dispozicion te shume vendeve ne zhvillim dhe
me te vogla.
Neqoftese keto vende mund te shkaktojne crregullime ekonomike, ato mund
te ndikojne ne sjelljen jo vetem te rivaleve rajonal, por te vendeve perreth botes.
Shtetet e vogla, aktoret jo-shteteror, madje edhe individet teper te fuqishem qe
kane aftesi ekonomike te kthejne nje veprim lokal ne nje veprim global duhet te
pritet qe ata te perdorin kete fuqi ne avantazhin e tyre. Ne te kaluaren, aktore te
tille mund te kene frenuar apo kufizuar politiken e tyre te jashtme per shkak te
mungeses se fuqise ushtarake kurse ne rastin e aktoreve jo-shteteror dhe
individual per shkak te paaftesise te perdorimit te influences efektive.
Sot, fuqia ekonomike ose perdorimi i saj mund te lejoje keto entitete te behen
me proaktive dhe te gatshem te shtrengojne muskujt e tyre me besimin se fuqia
e tyre ekonomike do te frenoje fuqine ushtarake te nje kundershtari te dhene.
Konflikti nga nje mund te perhapet nga nje mosmarreveshje e lokalizuar ne
mosmarreveshje globale. Tregjet e globalizuar dhe varesia e vendeve te njeri-
tjetri i kane bere ata te cenueshem ndaj shume kercenimeve te reja, dhe
kercenimet ekonomike do te gjejne nje vend me te madh ne skenen boterore ne
te ardhmen.

ENDNOTES - CHAPTER 17
1. U.S. Department of Commerce, Statistical Abstract of the United States 1946, Washington, DC: U.S. Department
of Commerce, 1946, p. 312.
2. Paul Poast, The Economics of War, New York: McGraw-Hill, 2006, p. 33.
3. U.S. Agency for International Development, USAID Primer: What We Do and How We Do It, Washington, DC:
U.S. Agency for International Development, January 2006, p. 3.
4. Daniel Yergin and Joseph Stanislaw, The Commanding Heights: The Battle for the World Economy, New York:
Touchstone, 2002, p. 71.
5. Matthew Higgins and Thomas Klitgaard, “Financial Globalization and the U.S. Current Account Deficit,”
Current Issues in Economics and Finance, Vol. 13, No. 11, December 2007.
6. “The Invasion of the Sovereign-wealth Funds,” The Economist, January 18, 2008, p. 11.
7. Donald Kagan, On the Origins of War and the Preservation of Peace, New York: Anchor Books, 1996, p..
8. James J. McAndrews and Simon M. Potter, “Liquidity Effects of the Events of September 11, 2001,” Economic
Policy Review, November 2002, p. 69.
9. Congressional Budget Office, Long-Term Implications of Current Defense Plans: Summary Update for Fiscal
Year 2008, Washington, DC: Congressional Budget Office, December 2007, p. 2-3.
10. Council of Economic Advisers, Economic Indicators, Washington, DC: Government Printing Office, December
2007, p. 32.

305
Ekonomia: Element i fuqisë apo burimi i dobësisë?
Clayton. K. S. Chun

Romaket e hershem adhuronin Janusin, nje nga Zotat e shumte te tyre, i cili
si Zot i fillimit, shpesh përshkruhej si me dy faqe; njëra faqe shikonte ne fillimet
e reja, ndërsa tjetra shikonte ne te kaluarën. Ne shume aspekte, elementi
ekonomik i fuqisë kombëtare është si Janusi. Ekonomia ne vetvete ka dy ane,
njëra ane paraqet ekonominë si element mbizotërues i fuqisë kombëtare, dhe
ana tjetër e sheh ate si burim i cënueshmërisë (dobësisë) se mundshme te
vendit. Veprimtaria ekonomike eshte nje burim potent i fuqise kombetare qe
perfshin aftesine per krijimin e pasurise e begatise se vendit, prodhimin e
mallrave e sherbimeve te nevojshme, si dhe forcen per ndikimin, dobesimin,
shtrengimin e detyrimin e armiqeve te mundshem. Ajo gjithashtu perben edhe
nje cenueshmeri(dobesi) potenciale per vendin qe duhet mbrojtur. Shtetet e
Bashkuara jane te bekuar per ekzistencen e nje kombinimi te rralle te faktoreve
te punes, kapitalit fizik e njerezor, shpirtit te organizimit te sipermarrjes tregtare
(“shpirtit te tregtarit”), sistemit ligjor, lendeve te para (burimeve tokesore e
mbitokesore) si dhe gjeografise se vecante, qe kane bere te mundur qe Shtetet e
Bashkuara te jene sot nje nder fuqite ekonomike kryesore ne bote. Nga ana
tjeter, ekonomia mund te jete gjithashtu nje burim i cenueshmerise dhe
dobesise per nje vend te caktuar. Nje vend mund te ekzistoje pa tregeti
nderkombetare; por standardi i jetes se qytetareve te saj, niveli i pasurise e
begatise se vendit ne pergjithesi natyrisht qe do t’a ndjeje mungesen e kesaj
tregetie dhe pasojat do te nga me te ndryshme.
Ekonomia e nje vendi eshte e lidhur ne menyre te te pazgjidhshme me
ekonomine e vendeve te tjera, qofte te medha apo te vogla, anembane botes.
Globalizmi eshte bere sot pjese integrale e sistemit ekonomik Amerikan. Ne
blejme shume mallra, pjese dhe lende te pare nga gjithe bota. Ne te njejten
menyre ne mbeshtetemi ne investimet e bera nga vendet e huaja, si dhe nga
bizneset apo individet qe investojne ne veprimtari te ndryshme tregetare, gjr qe

306
duhet thene dhe per investimet e vendit tone dhe kompanive amerikane ne
vende te ndryshme ne bote. Tronditjet (crregullimet) reale apo te perceptuara ne
ekonomine boterore sigurisht qe ndikojne edhe ne veprimtarite qe shtrihen ne
brigjet e ketij vendi. Per shume njerez, ekonomia ne vetvete eshte nje ceshtje
mjaft komplekse. Kjo teme mund te kerkoje shume modele matematike apo
ceshtje sekrete apo misterioze, qe ne pamjen e jashtme, duket qe te mos kene
shume lidhje me sigurine kombetare.
Megjithate, bota rrotullohet rreth ekonomise. Shtetet, qofte edhe pa nje te
shtene, mund te ndeshen me panikun dhe percarjen ne cdo pjese te shoqerive
te tyre. Neqoftese problemi me te cilin perballemi eshte nje tronditje e tregut
(burses), cvleresim i monedhes, fatkeqesi natyrore, krize e naftes, energjise, apo
depresion, atehere shqetesimet ekonomike qe rrjedhin nga kjo mund te
paralizojne gjithe vendin. Ekonomia eshte thjesht studimi i perdorimit te
burimeve te detyruara(kufizuara). Nje nga shqetesimet kryesore te lidershipit
kombetar eshte sigurimi i burimeve plotesuese ose maksimalizimi i perdorimit
te tyre. Ne lidhje me kete, Shtetet e Bashkuara perpiqen qe te rrisin aftesite e
tyre per prodhimin e mallrave e sherbimeve duke perdorur burimet e kufizuara
ose te zgjeroje aksesin anembane botes per te marre me shume burime(lende te
para).
Keto burime zakonisht bien ne konflikt me pronarin e burimeve te brendshme
ose nderkombetare. Ne aspektin e brendshem, anetaret e Kongresit dhe
Presidenti mund te mos jene dakord ne lidhje me ate sa harxhojme,
shperndarjen e te ardhurave, me programet sociale dhe te kujdesit shendetesor.
Gjera me interesante lindin ne skenen nderkombetare. Kundershtaret e
mundshem, te cilet mund te refuzojne aksesin te materialet strategjike
kercenojne aftesine e vendit per te shtene ne dore burimet e nevojshme per
sigurine ekonomike te tij. Kontrolli i produkteve, lendeve te para, mjeteve
financiare dhe burimeve te tjera ekonomike mund te siguroje nje ndikim te lire
nga nje shtet te tjetri. Krijimi i sherbimeve dhe hapja e vendeve te punes ne
shtete te tjera ndikon drejtperdrejte ne punesimin ne vend dhe krijon friken per
ndryshime themelore ne ekonomi. Humbja e gjithe segmenteve te ekonomise se
vendit mund te vere ne rrezik vete sigurine e shtetit.
Ky material shqyrton ekonomine si nje element i fuqise kombetare. Aftesia me
e fuqishme dhe fleksible e SHBA per te ndikuar ngjarjet ne anembane botes
mund te mos jete ajo ushtarake, por ekonomike. Ne te ardhmen, lidershipi do ta
gjeje gjithnje e me te veshtire zbatimin e fuqise ushtarake ose edhe te
papershtatshem per rrethanat e krijuara. Kuptimi thelbesor i mundesive te
fuqise ekonomike te vendit do te ndihmoje lexuesin te gjykoje ne lidhje me
menyren sesi mund t’a perdore fuqine ekonomike bashke me elementet e tjere
te fuqise kombetare – ate politike, ushtarake dhe te informacionit. Autori trajton
faktoret qe e bejne ekonomine te forte dhe se si vendi mund t’a perdore fuqine e
tij ekonomike per te permbushur interesat e tij kombetare.
Megjithese ky material fokusohet per Shtetet e Bashkuara, shumica,
nese jo i gjithe ky diskutim eshte i pershtatshem per gjithe vendet e tjera.

307
Shqyrtimi mund te ndihmoje lexuesin te vleresoje aftesite ekonomike dhe
kufizimet e shteteve kombe.
C’fare e ben ekonomine te fuqishme?
Shtetet e Bashkuara kane fatin qe aktualisht ata kane ekonomine me te
fuqishme(spikatur) ne bote. Bizneset e vendit dhe njerezit e tyre mund te
terheqin nje numer te madh burimesh apo lendesh te para, te cilat mund ti
shnderrojne ne aftesi e kapacitete qe mund te shprehen ne force ushtarake te
efektshme si dhe ne elemente te tjere te fuqise kombetare. Cfare i duhet nje
vendi qe te veproj ne kete menyre? Sigurisht, per te analizuar kete ndonje mund
te marre si shembull Shtetet e Bashkuara. Nuk ka rendesi se cila eshte
madhesia apo fuqia e ekonomive kombetare, ato kane karakteristika te
cakturara te perbashketa qe bejne te mundur qe ato te pershtasin(perqendrojne)
fuqine e tyre ekonomike. Nuk ka rendesi se cfare problemesh mund te kete nje
vend, shumica e tyre kane disa aftesi per perdorimin e burimeve te tyre per
zhvillimin dhe drejtimin e veprimtarive ekonomike.
Cdo vend ne bote disponon disa lloje burimesh qe mund t’i ktheje ne fuqi
ekonomike. Per disa vende, keto lloj burimesh mund te jene burime
natyrale(pasuri nentokesore e mbitokesore) si nafta apo lende te tjera te para.
Megjithate, jo te gjitha vendet kane luksin e vetembeshtetjes ne furnizimin me
lende te para, pasi pothuajse asnje vend ne bote nuk disponon te gjitha lendet e
para, qofshin keto pasuri nentokesore apo mbitokesore, te cilat kerkohen per
zhvillimin e sotem ekonomik.
Ne vend te kesaj, nje vend mund te perfitoje apo te mbeshtetet ne lloje te
tjera te burimeve kombetare qe mund te kompensojne mungesen e lendeve te
para kryesore. Tre lloje te burimeve mund te bejne te mundur qe industria
kombetare te siguroje veprimtari vlere rritese, qe shnderrojne lendet e para apo
perberesit e tyre ne prodhime apo sherbime te tilla, te cilat bejne te mundur qe
shteti te nxjerr perfititme ekonomike qe jane te domosdoshme per sigurine
kombetare. Burimet njerezore, kapitale dhe teknollogjike jane disa nga mjetet
me te qarta qe mund te perdorin shtetet e ndryshme per fuqizimin e ekonomive
te tyre dhe te aneve te tyre te dobeta
Burimet njerezore perfshijne aftesite dhe shprehite e punes dhe ato te
drejtimit e menaxhimit. Nje force pune me arsimimin perkates, dhe edukim e
motivim te larte mund te rrisi aftesite e ekonomise nepermjet permiresimit te
prodhimtarise, ose te rritjes se fleksibilitetit per ndryshimin e fushes ose
drejtimit te veprimtarive. Pervec kesaj, ekipet menaxhuese qe sigurojne
lidership, navocione dhe pranimin e risqeve mund te paraqesin produkte te reja,
ose me te mira cilesisht kur bashkohen me nje fuqi punetore te afte dhe me
shprehi te larta profesionale. Vende te tilla si Singapori mungesen e lendeve te
para dhe te gjeografise i kane kompensuar me burimet e tyre njerezore, duke
arritur qe te behet nje nga fuqitë ekonomike ne Azinë Juglindore. Ekonomia e
Singaporit mbeshtetet ne burimin e saj me te madh e te rëndësishëm, qe e
përbejnë njerezit e saj(fuqi punetore teper te kualifikuar), per te siguruar vlera

308
te medha ne prodhimin e mallrave te gatshme te vendit duke filluar nga ato per
konsumatorin(perdoruesin) deri tek prodhimet e teknologjise se larte, si ato
elektronike, qe sigurisht kerkojne fuqi punetore te kualifikuar dhe pune te
cilesise se larte. Ne menyre te ngjashme, fokusimi ne arsimim e kualifikim te
avancuar i ka mundesuar Indise dhe Republikes Popullore te Kines (RPK) te
zgjerojne ekonomite e tyre dhe t’i fuqizojne ato vazhdimisht.
Burimet kapitale, po behen gjithnje e me shume asete teper te rendesishme
qe mundesojne nje vend (shtet) te kontrolloje investimet ose prodhimin e
mallrave sherbimeve. Kapitali mund te marre formen e uzinave (fabrikave) apo
mjeteve (pasurive) financiare. Instalimet e ndryshme fizike(uzinat, fabrikat, etj.),
domethene imazhi tradicional i fuqise industriale, ben te mundur qe nje vend te
shnderroje lendet e para ne mallra. Ndersa mjetet financiare bejne te mundur
ndertimin ne vend te uzinave e fabrikave te reja ose modifikimin e atyre
ekzistuese.
Me shpesh, vendet mbeshteten ne burimet e tyre financiare per te siguruar
mjetet e prodhimit me ane te ndertimit apo blerjes se aftesive (kapaciteteve)
prodhuese apo vepritmtarive te tjera jashte kufijve te tyre. Investime te tilla ne
formen e bizneseve(veprimtare tregetare) ne zoterim te te huajve shpesh jane te
mirepritura nga vendet qe kane burime te tjera por kapital ose njohuri teknike
te pakta.
Kapitalet financiare sigurojne gjithashtu nje ndikim te madh. Kercenim per
terheqjen apo terheqja realisht e fondeve te investuara, mund te ngadalesojne
kerkimin, zhvillimin dhe ndertimet. Paniku ne tregjet e brendshme financiare
apo zhvleresimi i monedhes mund te iniciojne probleme te brendshme qe mund
te perhapen e shnderrohen ne nje katastrofe rajonale, ose edhe te behen nje
panik ne mbare boten. Shtetet e Bashkura jane mbeshtetur gjithnje e me
shume ne burimet kapitale te huaja per te financuar borxhin e rritur publik dhe
privat. Firmat, individet dhe shtetet e huaja paguajne faturat e deficiteve tona
tregetare nderkombetare per te balancuar oreksin tone ne rritje per importe.
Gjithashtu, vendet (shtetet) e ndryshme mund te zevendesojne prodhimet
nepermjet avancimeve teknologjike. Aftesia e nje vendi per te siguruar burimet
e nevojshme per kerkime shkencore, zhvillim, dhe edukimin (arsimimin e
kualifikimin) e metejshem te popullit te tyre mund te coje ne aplikime te reja te
shkences dhe njohurive per zgjidhjen e problemeve-me fjale te tjera te
teknologjise. Avancimet teknologjike mund te zevendesojne armet ekzistuese
dhe mbeshtesein sistemet (organizatat, strukturat) per te rritur e zgjeruar
aftesite e tyre luftarake. Sigurimi i teknologjise nepermjet burimeve njerezore te
vendit apo burimeve kapitale mund te beje te mudur qe shteti (vendi) te beje nje
hop te madh ne progresin ekonomik.
Republika Popullore e Kines ka thithur miliarda dollare me investimet e
drejtperdrejta te huaja me ane te kushteve te favorshme te biznesit,
pershembull, krah pune dhe taksa te lira, dhe kerkimit ne menyre agresive te
njohurive (dijeve) te rendesishme me ane te veprimeve te tilla si dergimi i

309
studenteve (specialisteve pas universitare) ne vendet qe zoterojne teknologjine e
kerkuar. Keto perpjekje kane qene me interes te madh per Pekinin, ato jane
shperblyer me shume leverdi ne saj te kombinimit efikas te fuqise se lire
punetore, teknologjise ne zoterim, investimeve financiare, profesionisteve te
arsimuar e me kualifikim te larte, dhe mosarritjes te konkurenteve te ecin
perkrah ekonomise Kineze.
Teknologjia e informacionit dhe novacionet dhe rinovimet e softuereve, dikur
monopol i ekonomise Amerikane jane shperngulur ne vende te tilla si Kina,
India, ose Taivani. Konkurimi global ka imponuar rindertimin e ekonomive
anembane botes. Te detyruara per te kerkuar kosto me te uleta, shume industri
ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane zhvendosur operacionet dhe
prodhimin pertej brigjeve (jashte) SHBA-se, te cilat u pasuan shpejt dhe nga
transferimi ne kerkimet, projektimet, dhe zhvillimet teknologjike. Pyetjet nga
perfitimet nga produktet me cmime te uleta krahasuar me humbjen e punesimit
jane ceshtje te diskutueshme qe perfshijne vleren (dobine) e globalizimit.
Qeveria e nje vendi ka nje ndikim te madh ne funksionimin me efektshmeri te
ekonomise. Politikat e qeverise per permiresimin e veprimtarise se biznesit dhe
te punonjesve mund te motivojne veprimtarite e tregut qe mund te sjellin
ndryshime, metoda te reja dhe rritjen e konkurrences. Keto veprime i krijojne
mundesi popullsise se vendit qe te zhvillojne fuqine ekonomike te shtetit te tyre.
Ne menyre te ngjashme, qeverite mund te financojne veprimtarite per
permiresimin e infrastruktures se perbashket publike, si rruget, sherbimet (me
uje, energji, gaz) dhe sherbime te tjera qe sigurojne bazat per zhvillimin, rritjen
dhe fuqizimin e ekonomise.
Qeverite, gjithashtu mund t’i dergojne mesazhe popullit te tyre per menyren
se si ata do te trajtojne dhe mbeshtesin veprimtarite e biznesit. A do te perdor
qeveria, ndermarrjet e paefektshme publike qe konkurojne ne menyre te
pandershme me biznesin privat? A i ndeshkon qeveria bizneset me taksa te
medha apo me ligje pune jokonkuruese. Keto dhe veprimtari te tjera mund te
sfidojne te ardhmen e ekonomise se vendit. Sigurisht, qeveria luan nje rol te
madh ne ekonomine e vendit, por mbi kete ekonomi ndikojne njekohesisht edhe
ngjarjet nderkombetare. Qeverite kombetare mund te pajtohen me standardet
nderkombetare te Organizates Boterore te Tregetise; te mbeshtesin aleancat
rajonale, ose ikurajojne qarkullimin e lire te mallrave, sherbimeve dhe te
kapitalit qe mund te ndikojne (prekin) marredheniet ekonomike te vendit me
shtetet e tjera.
Struktura e sistemeve te tregut luan gjithashtu nje rol te rendesishem ne
zhvillimin e tregetise. Tregjet e lira mundesojne shkembimin pothuajse pa
pengesa te mallrave e sherbimeve per qarkullimin e tyre brenda dhe jashte
kufijve. Mbeshtetja ne “sundimin e ligjit” per zgjidhjen e diferencave dhe
nderhyrja minimale e qeverise mbeshtet krijimin dhe zgjerimin e tregjeve.
Bashke me shkembimin e lire te mallrave e sherbimeve, shume tregje
inkurajojne gjithashtu edhe shkembimin e informacionit qe lejon qarkullimin e

310
ideve dhe parimeve midis popullsise se vendit dhe partnereve me te cilet ben
tregeti.
Jo te gjitha vendet zoterojne te gjitha burimet dhe politikat e
lartepertepermendura. Ata perdorin kombinimin e burimeve qe disponojne per
t’i shnderruar ne aftesi e kapacitete gjithe pasurite qe kane apo qe mund te
sigurojne (blejne). Megjithese Shtetet e Bashkuara dominojne ekonomikisht te
gjitha shtetet e tjere te vecante, ato nuk jane sot te vetemjafueshem ne lidhje me
zoterimin e lendeve te para (pasurive nentokesore e mbitokesore), mallrave,
sherbimeve dhe gjithnje e me shume, te kapitalit financiar. Vendi duhet te
importoje shume komponente per te mbrojtur ekonomine. Shtetet e Bashkuara
megjithese shiten ne vitin 2004 mbi 807 miliard dollare mallra te eksportuara
ne vende te huaja, ata blene ne te njejten periudhe 1,473 miliard dollare mallra
te importit.
Prirja e rritjes se mbeshtetjes ne mallra te gatshme dhe lende te para si nafte
etj., nga jashte vazhdon prej dekadash. Kjo gjendje ka degezimet ekonomike dhe
politike qe fillojne nga nga kontrolli i huaj i sektoreve te ekonomise deri ne
shqetesimet per borxhin e krijuar. Ndersa vende te tilla si Kina dhe India po
zhvillojne ekonomite e tyre dhe po rrisin ndjeshem te ardhurat dhe fitimet nga
tregtia, kerkesat nga konsumatoret e tyre per te njejtat mallra dhe lende te para
do te rriten. Ndryshime ne standardet e jetes dhe fuqise ekonomike ne
pergjithesi do te ndodhin ketu dhe jashte. Marredheniet tregetare te mevonshme
ndermjet vendeve do te forcojne mbeshtetjen me te madhe dhe interesimin ndaj
ngjarjeve anembane botes qe mund te krijojne trysni ne burimet e tjera dhe ne
vete ekonomine e vendit.
Vende qe historikisht kane patur ndikim te vogel per arsye te marredhenieve
te meparshme tregtare apo te zoterimit te lendeve te para me nje vlere (rendesi)
te kufizuar, tani jane ne gjendje qe te ndikojne mbi veprimtarite e politikes se
jashtme Amerikane. Keto vende ose kane lidhje te drejtperdrejta me ekonomine
Amerikane ose ndikim indirekt ndaj saj. Per shembull, Shtetet e Bashkuara
jane perpjekur te gjejne burime nafte nga vende te tjera nga ato te Gjirit Persik.
Disa nga burimet me te medha te importeve te disponueshme naftes nga vende
jo te Lindjes se Mesme jane Venezuela dhe Nigeria.
Mbeshtetja ne naften Venezueliane dhe Nigeriane krijon nje ndikim me te
madh te ketyre vendeve ne politiken e jashtme te SHBA-se, ose te pakten nje
pozicion me te forte ne kontratat e marreveshjet tregetare me SHBA-ne.
Mosvleresimi apo mos perfillja e tyre ashtu dhe problemet brenda rajoneve te
tyre mund te prodhoje ndeshkim te rende ekonomik per vendin dhe ekonomine
globale. Megjithese sasia e naftes e importuar nga Venezuela dhe Nigeria eshte
me e vogel se sasia e importuar nga Arabia Saudite dhe disa prodhues te tjere te
naftes, rritja e cmimeve te naftes drejt majave mund te ngadalesoje ritmet e
zhvillimit te ekonomise amerikane duke “taksuar” konsumatoret dhe prodhimin
per shkak te cmimeve me te larta ne pikat e furnizimit me karburant si dhe per
shume produkte te tjera. Megjithate, efekti nuk ndalon ketu. Cmimet me te
larta te naftes ne bote kercenojne gjendjen e ekonomise te shume shteteve te

311
vegjel. Nga ana tjeter, kjo prek (ndikon) drejtperdrejte aftesine e tyre per te
prodhuar mallra eksporti dhe sherbimet e nevojshme dhe per rrjedhoje mund te
ule (zvogeloj) seriozisht aftesite e tyre per te blere mallra te importuara nga
Amerika. Veshtiresite ekonomike mund te krijojne rrenime (percarje) qe mund
te cojne ne destabilitet dhe konflikte ne se nuk merren masat e duhura.
Ekonomia si element i fuqise.
Fuqia ekonomike eshte vertete nje teme e dites. Vendet e ndryshme qe
kerkojne te arrijne qellime apo objektiva te caktuara ne kete bote mjaft
komplekse, mund te perdorin menyra te ndryshme. Megjithese shume njerez
mund te barazojne (vene shenjen e barazimit) fuqine kombetare me fuqine
ushtarake, duhet te kemi parasysh se shume situata ne politiken
nderkombetare jane te papershtatshme per perdorimin e vecuar te mjeteve
ushtarake. Shpesh, nje kombinim i elementeve te tjere te fuqise kombetare, me
apo pa perfshire forcat ushtarake, mund te permbushe objektivin me shpejt dhe
me rezultate me te mira.
Ndoshta nje menyre gjykimi ne lidhje me fuqine kombetare eshte shikimi i saj
si aftesi per krijimin e kapaciteteve te cilat nje vend mund t’i perdore ne
ndermarrjen e veprimeve me qellim qe te plotesoje interesat e tij kombetare. Ne
kete kendveshtrim, nje ekonomi e fuqishme siguron mjetet qe u mundesojne
lidereve kombetare perdorimin e menyrave te duhura per arritjen e qellimeve qe
deshirojne. Ekonomia e realizon kete nepermjet nje sere masash e veprimesh
duke siguruar mallrat dhe sherbimet e nevojshme per kryerjen e veprimeve qe
ata kane zgjedhur.
Nje vend mund te prodhoje mallrat dhe sherbimet e nevojshme ose nepermjet
prodhimit vendas ose t’i siguroje (blej) ato nga burime nderkombetare. Shtetet e
Bashkuara kane qene ne gjendje te mobilizonin ekonomine e tyre per zhvillimin
e luftrave dhe te siguronin burimet e nevojshme per aleatet e tyre. Sigurisht qe
Shtetet e Bashkuara ishin ne gjendje qe te ndihmonin per mposhtjen e fuqive te
Boshtit gjate Luftes II Boterore ne menyre kuptimplote permes rolit te saj “si
arsenal i demokracise”. Kamionet, avionet, tanket, armet e lehta, veshjet e
ushqimet e prodhimit amerikan ndihmuan per armatosjen dhe ushqimin e
forcave te armatosura Aleate dhe clirimin e popujve anembane botes. Drejtuesit
e sindikatave dhe te biznesit Amerikan ishin ne gjendje te ndryshonin
ekonomine nga niveli i prodhimit te nevojave minimale te jeteses ne periudhen e
depresionit ne nje ekonomi teresisht te mobilizuar qe vuri ne dispozicion
prodhime e sherbime ushtarake dhe civile, ndonese keto te fundit disi me te
kufizuara.
Kohet kane ndryshuar. Sot me globalizimin e ekonomise, Shtetet e
Bashkuara dhe shtetet e tjera duhet te shkojne gjithnje e me shume pertej
kufijve te vendeve te tyre per te siguruar produktet, lendet e para dhe sherbimet
e nevojshme. Aksesi tregtar dhe mjetet financiare bejne te mundur qe vendi te
siguroje keto mallra dhe sherbime qe nuk gjenden apo jane me te kushtueshme
ne Shtetet e Bashkuara. Megjithese disa mallra e sherbimeve mund te jene te

312
disponueshme ne vend, interesimi qe tregohet per cilesine, koston, dhe ceshtje
te tjera i kane detyruar konsumatoret dhe bizneset qe ne kohe paqe te blejne
artikuj te ndryshem nga vende te huaja.
Per fatin e keq, shume nga keto produkte tregtare jane jetike (vitale) per
sigurine kombetare. Shume produkte specifike ushtarake si avione, teknologji
informacioni, komunkime satelitore dhe artikuj te tjere jane prodhuar pertej
kufijve, ne vende te tjera. Kapaciteti i prodhimit industrial ka patur renie te
ndjeshme ne SHBA. Ne vitin 1995, SHBA kishin 17,2 milion vende pune ne
sektorin e prodhimit industrial; ne Nentor 2005 ato zbriten ne 14,3 milion
vende pune 2. Nje pjese e uljes se ketyre vendeve te punes eshte si rrjedhoje e
rritjes se rendimentit te prodhimit per rrjedhoje te permiresimit te automatizimit
dhe teknologjise.
Duke patur parasysh rritjen e popullise se SHBA, keto statistika paraqesin
nje prirje shqetesuese ne kushtet kur industrite ne teresi levizin pertej brigjeve
ne kerkim te vendeve te prodhimit me kosto te ulet. Megjithese konsumatoret
perfitojne nga cmimet e uleta, shqetesimi eshte se aftesia ne te ardhmen per te
projektuar, ndertuar, dhe furnizuar produkte te llojeve te caktuara mund te
zhduket. Mbeshtetja ne teknologjine dhe produktet e huaja, eshte e mundshme,
atehere kur pranojne se aksesi ne to eshte i garantuar. Cfare do te ndodhte
neqoftese Washingtoni nuk do te kishte mundesi qe t’i siguronte keto sisteme
per shkak te mungeses se prodhimeve ne dispozicion apo refuzimit te nje
qeverie apo firme te huaj per t’i shitur ato?
Lidershipi kombetar, ne aspektin ekonomik mund te perdore disa menyra per
trajtimin e shqetesimeve potenciale te sigurise. Ne te shumten e rasteve, shtetet
perqendrohen ne tre menyra kryesore per politiken e sigurise. Nje vend mund te
perdore nje insrument ose nje kombinim te instrumenteve te fuqise kombetare
per te bindur, shtrenguar (detyruar) apo mposhtur nje armik te caktuar. 3.
Keto menyra funksionojne mire ne rastin e elementit ekonomik, si dhe te
elementeve te tjere te fuqise kombetare. Nje vend mund te perpiqet qe te bindi
ose te perdore ndikimin qe te ndryshoje ate cfare nje fuqi mund te besoje ose
vleresoje. Per shembull, Shtetet e Bashkuara mund te ofrojne reduktimin e
tarifave per mallrat e inportuara per te motivuar e bindur vendin perkates qe te
bie dakord (pajtohet) me nje propozim te caktuar. Ne menyre te ngjashme, nje
vend mund te kerkoje te ndryshoje disa nga qendrimet apo veprimet e
kundershtarit (armikut) te tij. Atehere, per kete, nje vend mund te perdore
shtrengimin per ta detyruar kundershtarin qe te modifikoje qendrime te
caktuara.
Uashingtoni mund te ndaloje importet ose te rrise tarifat e mallrave te nje
vendi derisa te ndryshohet prej tyre qendrimi (sjellja) i papranueshem. Me ne
fund, qeveria e nje vendi mund te perpiqet qe te eleminoje aftesine e nje fuqie
tjeter qe te ndermarre veprime te caktuara ose zhdukjen e kapaciteteve te tij
duke i shkaterruar ato me perpjekje te ndryshme. Nje vend mund te prodhoje
me shume, duke kaluar ndjeshem kapacitetin prodhues te kundershtarit ose te

313
perpiqet qe te bleje menjehere e teresisht aftesite dhe kapacitetet e nje rivali per
te prodhuar mallra ose sherbime. Instrumenti i ekonomise mund te perdoret ne
te tre rastet ne menyre te pavarur ose bashke me elementet e tjere te fuqise
kombetare, ate politik, ushtarak dhe te informacionit.
Nje shtet mund te binde apo te ndikoje nje shtet tjeter qe mbase ajo cfare ata
vleresojne ose besojne eshte ne themel gabim (me te meta dhe dobesi) 4.
Shtetet e Bashkuara mund te trajnojne nje partner ne tregti per perfitimet apo
kostot qe mund te kete marrja e nje qendrimi te caktuar. Per shembull, Shtetet
e Bashkuara mund te predikojne qe arritjet, perfitimet apo lulezimi ekonomik
me i mire mund te rezultoje nga lejimi i nje tregetie me te lire (hapur) se sa nga
mbajtja e tregjeve te mbyllura ose kufizimin e prodhimit te produkteve ose
lendeve te para. Ndonje mund te sjelle shembuj te vendeve qe kane perjetuar
rritjen e standardeve te jeteses pas privatizimit te ndermarrjeve ne pronesi te
shtetit apo te eleminimit te tarifave te larta te importit. Suksesi ekonomik dhe
begatia shihen me lehtesi.
Permiresimi i standardeve te jetesese manifestohet ne mireqenien ekonomike
dhe finaciare, shkallen e vdekshmerise, arsimimin, dhe aspekte te tjera te
matshme jane deshmi e fuqishme e rritjes ekonomike. Ne hemisferen tone,
shume vende te Amerikes Qendrore dhe Jugore kane pare ne shume fusha
suksesin e Marreveshjes te Tregetise se Lire te Amerikes se Veriut(NAFTA) dhe
Marreveshjes se re te Tregetise se Lire te Amerikes Qendrore (CAFTA). Ato jo
vetem kane permiresuar me tej industrine dhe rritur vendet e punes pergjate
kufijve, por gjithashtu ato kane ndihmuar ne permiresimin e marredhenieve
nderqeveritare ne shume drejtime. Vendet e Amerikes Qendrore mund te shohin
perfitime politike nepermjet permiresimit te bashkepunimit ndermjet tyre duke
perdorur marreveshje te ngjashme si nje instrument per marredhenie me te
mira. 5. Meksika dhe Kanadaja kane pare rritjen e investimeve ne vendet e
tyre nga bizneset e SHBA- te cilat ne menyre te drejtperdrejte kane avancuar
vendet e tyre ekonomikisht. Vende te tjera mund te shohin lehtesisht perfitimet
e mundshme nga integrimi ekonomik.
Ndihma e jashtme ekonomike eshte nje mjet bindes klasik. Ndihma
ekonomike eshte nje “karrote” e mirekuptuar dhe shume e dobishme si
shperblim per sjellje, qendrime apo vendime te mira qe favorizojne vendin
akordues (dhenes) te ndihmes. Keshtu, Shtetet e Bashkuara I dhane Egjyptit
dhe Izraelit ndihma te medha te pervitshme ekonomike dhe ushtarake qe te
benin me te lehte bindjen e ketyre shteteve te pranonin marrreveshjen e paqes
te Kemp Dejvidit. Ndihma e jashtme mund te jete gjithashtu nje instrument
shtrengues.
Shtrengimi merr nje imazh me kercenues sesa bindja. Ne vend te perpjekjes
per te ndryshuar vullnetarisht sjelljen e qendrimet nga brenda, shtrengimi
perpiqet qe te detyroje ndryshimin e sjelljes. Nje vend mund te ndjeke dy rruge
per te shtrenguar nje tjeter: pengimin (frenimin) ose detyrimin. Ndryshimi eshte
qe, ne njerin rast ju perpiqeni te parandaloni nje kundershtar nga kryerja e nje

314
veprimi te caktuar, ndersa ne rastin tjeter ju perpiqeni ta detyroni ate te beje
dicka qe ne nje menyre tjeter nuk do t’a bente.
Frenimi (pengimi) kerkon qe nje kundershtar te kuptoje qe, neqoftese ai kryen
nje veprim te caktuar, atehere cdo perfundim qe rrjedh nga ky veprim do te jete
me kosto me te madhe per te se sa cdo perfitim i mundshem. Per shembull, nje
vend mund te perdore kercenimin e forces per te shkurajuar nje tjeter nga
marrja e nje veprimi te parashikuar. Shtetet e ndryshem mundet gjithashtu te
frenojne shtetet e tjera duke u siguruar atyre pjesemarrjen ne nje aleance apo
nje marreveshje me interes per t’i detyruar ato qe te pranojne standarde te
caktuara sjelljeje (veprimi) dhe te flakin (hedhin poshte) te tjerat. Ne menyre te
ngjashme, nje vend mund te detyroje (ushtroje presion) shtete te tjera qe te
ndermarrin veprime te caktuara. Shtetet nga ana e tyre mund te perdorin
kercenimet apo mjete te tjera me te sigurta per ti detyruar (imponuar)
kundershtaret e tyre qe te ndjekin nje rruge (menyre) te caktuar per zgjidhjen e
nje problemi.
Nje qeveri (shtet) i vecante mund te perdore mjetet ekonomike per te penguar
apo detyruar nje shtet tjeter qe te marre veprime apo qendrime te caktuara.
Shtetet e Bashkuara mund te perdorin ekonomine e tyre per t’i refuzuar nje
kundershtari apo armiku potencial mallra dhe sherbime te rendesishme me
qellim per te penguar nje veprim apo per te shtrenguar (detyruar) kryerjen e nje
veprimi tjeter.
Thjesht, mund te refuzohet shitja e artikujve ketij vendi; mund t’ju ofrohet me
shume rivaleve per shitjen e artikujve, keshtu qe vendi i targetuar (ne shenje)
nuk mund te bleje artikujt e caktuar; heqja e mundesise per shitjen e mallrave
dhe sherbimeve, gje qe mund te zvogelojne aftesine e tyre per te blere burime te
caktuara; ose nxitja e vendeve te tjera qe te veprojne kunder shtetit ne fjale. Nje
ekonomi e fuqishme ka ndikim te fuqishem (i shkon fjala shume) ndermjet
prodhuesve dhe konsumatoreve perreth botes.
Nga shume aspekte, edhe neqoftese SHBA eshte e shqetesuar per blerjen e
nje produkti nga nje vend tjeter, ato mund te moderojne sjelljen (qendrimin) e
shitesit. Supozoni qe shitesi i nje lende te pare vendos qe te eksportoje kete
produkt te nje kundershtar (armik) i SHBA-se. Ne mund te perdorim fuqine
tone blerese per te blere ose kercenuar per te blere gjithe mbiprodhimin
(tepricat); berjen e presionit (kercenimi) ndaj shitesit qe te mos lejoje shitjen e
produktit te armiku me ane te kercenimit qe pastaj ne do te blejme kete produkt
nga dikush tjeter; ose duke refuzuar shitjen e nje produkti vendit qe i shiti
pales kundershtare. Sigurisht, per nje ekonomi te fuqishme panumerta,
alternativat jane te panumerta ne krahasim me nje ekonomi te dobet qe e ben
vendin teper te prekshem.
Nje vend mund te perdore gjithashtu ekonomine e tij ne perpjekje per te
shkaterruar nje ekonomi tjeter. Nje vend mund te perdore fuqine e tij
ekonomike ne orvatjen per shkaterrimin e aftesive te nje vendi qe eshte
target(ne shenje) per te marre veprime te caktuara ose dhe aftesine e tij per te

315
dislokuar fuqine e tij. Megjithese mundja (shkaterrimi) fizik i nje armiku
shoqerohet me shpesh me operacione ushtarake, mjetet ekonomike jane
gjithashtu frytdhenese per mbeshtetjen e eleminimit te aftesise se nje vendi per
te ndermarre veprime te caktuara.
Ndofta nje vend mund te caktoje si objektiv per shkaterrim nje segment te
vecante te ekonomise se kundershtarit qe do ta beje ate te cenueshme (te
prekshme, te dobet) ndaj veprimeve te tjera. Le te supozojme per nje cast qe nje
vend mbeshtetet kryesisht ne prodhimin industrial per shitje (tregtim) ne tregun
e brendshem dhe ate nderkombetar. Me tej, kjo aftesi e prodhimit industrial
eshte e lidhur ngushte me prodhimin e celikut.
Nje shtet apo nje bashkim shtetesh mund te perpiqen te kufizojne lendet e
para te perdorura nga ky vend ne prodhimin e celikut; te sigurojne nje prodhim
me te madh celiku se vendi kundershtar dhe shitjen e celikut me cmim me te
ulet; bindjen e shteteve te tjere te bojkotojne produktet celikut te kundershtarit;
ose gjetja e disa menyrave te tjera per bllokimin e aftesive prodhuese vitale per
shkaterrimin e perhershem te kapacitetit (aftesise) te prodhimit te celikut. Sic
eshte thene dhe me lart, SHBA dhane nje ndihme ekonomike jetike vendeve
aleate gjate Luftes II Boterore.
Disa mund te pohojne se ishte fuqia ekonomike e SHBA-se, dominimi dhe
prodhimi me se i madh se i ekonomive te fuqive te Boshtit, qe coi ne mundjen e
tyre. Ekonomia e SHBA-se, si me e madhja dhe shumellojshmja ne bote ka
shume alternativa qe mund t’i perdore per te ndikuar, penguar, detyruar e
mundur nje armik me ane te mjeteve ekonomike.
Ne te vertete, fuqia ekonomike eshte bere nje mjet shume i fuqishem per
rritjen e aftesive te nje vendi dhe kufizimin e atyre te nje armiku. Megjithate,
ndersa shtetet po behen gjithnje e me te nderlidhur nepermjet globalizmit, ata
behen me te dobet e te prekshem ndaj carjeve (copezimeve) ne ekonomite e tyre,
per arsye te mbeshtetjes ne burimet e huaja te lendeve te para, komponenteve,
produkteve te gatshme, apo sherbimeve kyce. Kjo eshte e vertete sidomos per
ekonomite komplekse dhe teper te integruara si ajo e Shteteve te Bashkuara.
Per shembull, varesia Amerikane ne burimet e energjise tregon per nje nevoje te
madhe per nafte importi. Ne vitin 1973, prodhimi mesatar nga fushat
naftembajtese te SHBA-se ishte 9.208.000 fuci ne dite. Vendi importonte
3.244.000 fuci ne dite. Ne vitin 2004, sasia mesatare e prodhimit Amerikan ra
ne 5.419.000 fuci ne dite. Importet u rriten ne 10.088.000 fuci ne dite.
Per rrjedhoje, vendi eshte bere me i ndjeshem ndaj ngjarjeve te jashtme qe
mund te prekin e ndikojne ne furnizimin me nafte. Cdo zvogelim ne prodhimin
e naftes, prek dhe ndikon ne ekonomine e vendit ne shume menyra.
Se pari, neqoftese do te ulet prodhimi i naftes, cmimet do te rriten anembane
botes, meqenese bleresit ofrojne cmime te larta per te plotesuar kerkesat e tyre.
Kjo demton qarkullimin e burimeve dhe te prodhimit . Zevendesuesit e
mundshem te energjise, sic eshte per shembull gazi natyral, pesojne gjithashtu
nje rritje ne kerkese dhe cmim.

316
Se dyti, vendet me te varfera, qe nuk mund te perballojne cmimet e larta te
naftes, mund te kene konflikte e perplasje te brendshme politike, meqenese bie
standardi i tyre i jeteses. Keto shqetesime mund te krijojne kushte per tensione
e tronditje te medha ne vendet e varfera.
Se treti, pasiguria dhe trazirat lidhur me te ardhmen kercenojne investimet
afatgjata dhe besimin e konsumatorit per shkak te frikës qe ekonomia e vendit
mund te ngadalësohet. Kjo do te ndikoje ne aftësinë e vendit për te prodhuar
mallra e shërbime ne vitet e ardhshme.
Së katërti, rënia (zvogëlimi) i stoqeve te naftës (naftës gjendje) mund te preke
(dëmtoje) ekonomitë e aleateve dhe te partnereve kryesore tregtare, qe
gjithashtu mbështeten ne eksesin te nafta. Në qoftë se këto vende nuk kane
ekonomi te qëndrueshme, qe te jene ne gjendje te ekzistojnë (te afta te
zhvillohen e mbijetojnë pa ndihmën e jashtme), ato mund te mos prodhojnë
mallrat qe ne kërkojmë dhe te mos jene ne gjendje te blejne eksportet tona.
Nje krize nafte apo mungesa te disa produkteve te tjera si mikrocipe
kompjuteri te importuar, fatkeqesi natyrore apo te shkaktuara nga njeriu, mund
te krijojne nje seri kushtesh politike dhe ekonomike qe mund te demtojne rende
gjendjen e nje vendi. Nje ulje e furnizimit me nafte krijon te gjitha llojet e
pergjigjeve te mundshme te qeverise, dhe mund te behet shkak per perdorimin e
elementeve te tjere te fuqise per te siguruar rrjedhjen (furnizimin) e lirshme te
naftes ne tregun boteror. Ndonje mund te perdore pershembull, elementin
politik per te inkurajuar shtetet e tjera per te rritur prodhimin. Ne te kundert,
ne mund te perdorim mjetet e informacionit per te bindur konsumatoret e
naftes qe te mos krijojne panik dhe te shkaktojne trazira te tjera ne treg. Se
fundi, vendi mund te perdore mjetet ushtarake per te krijuar nje vije furnizimi
te sigurte qe nga prodhuesit e naftes deri te konsumatoret.
Përfundime.
Ndervaresia ekonomike, ka bere te mundur qe forcat konkurruese te ulin
cmimet dhe te rrisin disponueshmerine (gjendjen) e shume mallrave dhe
sherbimeve. Siguria ekonomike, permiresimi i punesimit dhe mireqenies ne
vend, jane rritur me tregetine nderkombetare. Tregetia e lire ka ndihmuar ne
rritjen e aftesive te qeverise ne plotesimin e objektivave kombetar. Premtimi per
aksesin me tarife te lira ne tregjet Amerikane dhe te vendeve te tjera mund te
ndihmoje ne motivimin e vendeve te tjera per bashkepunim me Shtetet e
Bashkuara. Rritja e aksesit ne tregjet e ndryshme ka bere te mundur biznesit
Amerikan te shesin produktet qe nga kompjuterat deri tek artikujt bujqesor, te
cilat rezultojne ne vende pune. Megjithate, rritja e marredhenieve ekonomike
eshte shoqeruar dhe me kritika te cilat akuzojne se integrimi me i madh
nderkombetar ka cuar ne humbjen e industrive jetike te cilat jane larguar nga
vendi ne kerkim te nje kostoje me te ulet te prodhimit ne vendet e tjera.
Ky aspekt i tregtise se lire ka eleminuar vendet e punes ne SHBA, ka krijuar
nje hamoragji te teknologjise, ka fuqizuar rivalet e mundushem rajonal, dhe ka
bere vendin me te cenueshem e te dobet nga reniet e tronditjet ekonomike. Keto

317
crregullime (nderprerje) ne furnizimin me mjete e pasuri te ndryshme nga
importi mund te dobesojne aftesine per mbeshtetjen e operacioneve luftarake
apo te ndryshojne alternativat e vendimarresit per perfshirjen e vendit ne
operacione nga frika e rrjedhojave negative ekonomike. Nje nga sfidat me te
cilen perballen drejtuesit e vendit dhe qe do te vijojne edhe ne te ardhmen do te
jete se si (ne c’fare menyre) te perdorin ekonomine per fuqizimin e sigurise se
SHBA-se ndersa balancojne (mbajne ne barazpeshe) rrezikun e perfshirjes ne
marredhenie ekonomike qe mund te kufizojne, ne vend qe te rrisin sigurine
kombetare te SHBA-se.
Fuqia ekonomike ka ndihmuar ne formesimin(modelimin) e politikes se
jashtme per dekada dhe do t’a beje kete edhe ne te ardhmen. Ky element i
fuqise kombetare eshte shume fleksibel. Nese perdoret me mencuri ne
bashkelidhje me elementet politik, ushtarak dhe te informacionit, atehere eshte
shume e veshtire ta mposhtesh apo godasesh ate. Nese nje vend ka nje force
ushtarake te madhe apo te vogel, lidershipi i tij duhet te njohe e kuptoje
ekonomine (shkencen ekonomike). Ekonomia eshte nje instrument i
rendesishem per krijimin e kushteve per te vazhduar me tej nje veprim apo per
te detyruar nje vend per te ndryshuar qendrimin e tij. Nderkohe qe bota
vazhdon te perqafoje me tej globalizmin, ekonomia si nje element i fuqisë
kombëtare do te fitoje një ndikim me te madh ne Shtetet e Bashkuara dhe kudo
ne bote.

Bibliografia
1. Council of Economic Advisers, “Economic Indicators November 2005,” Washington, DC: U.S. Government
Priniting Office, December 7, 2005, p. 36.
2. Ibid., p. 14.
3. David E. Johnson, Karl P. Mueller, and William H. Taft, Conventional Coercion Across the Spectrum of
Operations, Santa Monica, CA: RAND Corporation, 2002, p. 9.
4. Ibid., p. 8.
5. “How to Trade Up,” Economist, February 15, 2003, p. 36.
6. Johnson, p. 8.
7. Energy Information Agency, “August 2005 Monthly Energy Review,” available from
www.eia.doe.gov/emeu/mer/petro. html, Internet, accessed September 13, 2005.

318
Informacioni: Instrumenti Psikologjik
Frank L.Jones

Informacioni dhe teknologjite e ndryshme te perhapjes se tij ne popull


anembane botes jane vendimtare per jeten moderne, megjithese disa nerez e
marrin ate si te vertete ndersa te tjeret i rezistojne me force ndikimit te tij. Vete
natyra e jetes sone private, perfshi menyrat e mjetet e nderveprimit shoqeror si
dhe drejtimi i tregetise dhe qeverisjes kane ndryshuar ne menyre dramatike nga
perdorimi i kompjuterave dhe pajisjeve te telekomunikacionit. Revolucioni ne
fushen e teknologjise qe ne kemi pare qysh ne vitet 1970-te na ka detyruar qe te
krijojme e perdorim termin “Epoka e Informacionit” per te dhene kontekstin e
duhur ne lidhje me ndikimin qe ka patur kompjuteri ne jeten tone te
perditshme. Menyrat sipas te cilave ne komunikojme sot jane padyshim te
ndryshme nga metodat e perdorura qofte dhe nje dekade me pare, ndersa
persosjet teknologjike, qe ka shume mundesi te realizohen ne dekadat e
ardhshme nuk mund te kuptohen menjehere dhe pa veshtiresi pervec nje numri
te kufizuar vizionaresh. Megjithate, ne tani e kuptojme pa ndonje veshtiresi se
metodat qe perdoren ne ditet tona per komunikim jane ne transformim te
vazhdueshem.
Jehona dhe ndikimet e ketij ndryshimi spektakular dhe ndoshta radikal ne
teknologjine e informacionit jane shume te medha. Megjithekete, per
profesionistet e sigurise kombetare, kjo ka shume implikime strategjike. Tani,
shtetet jo vetem duhet te merren me shtete te tjera, por dhe me nje
shumellojshmeri aktoresh jo shteteror dhe transnacional. Diplomacia ne boten e
sotme te paisjeve elektronike ndryshon shume persa i takon zhvillimit dhe
menaxhimit te veprimtarise se saj krahasuar qofte dhe vetem me disa dekada
me pare. Kjo per arsye te kapaciteteve dhe aftesise se medas globale per

319
transmetimin e informacionit dhe imazheve anembane botes me shpejtesi te
habitshme, por edhe per arsye se natyra e komunikimit te sotem eshte
transnacionale, audienca(degjuesit, teleshikuesit) e brendshme nuk mund te
izolohet nga ajo e jashtme. Ne jetojme sot ne nje bote gjithnje e me te
nderlidhur. Dy elementet e tjere te fuqise kombetare, ai ekonomik dhe ushtarak,
gjithashtu kane ndryshuar ne menyre thelbesore nga perdorimi i gjere i
teknologjise dhe paisjeve elektronike.
Sot ne doktrinat ushtarake trajtohet koncepti i “dominances (mbizoterimit)
te informacionit”, i cili percaktohet si “shkalle e superioritetit te informacionit,
qe i ben te mundur zoteruesit te tij qe te perdor sistemet dhe kapacitetet e
informacionit per sigurimin e epersise operacionale ne nje konflikt te
mundshem ose te kontrolloje situaten ne operacione te ndryshme pervec luftes,
nderkohe qe ja heq kete mundesi armikut”. 1 Teoricienet ushtarak pranojne se
dominanca informative eshte thelbesore per arritjen e suksesit te operacioneve
ushtarake dhe bazohet ne kuptimin e holle te llojit te informacionit qe kerkohet,
si dhe ne aftesine per te kontrolluar perhapjen dhe perdorimin e ketij
informacioni ne vendin e duhur, ne kohen e duhur dhe per qellimin e deshiruar.
2.
Ekonomistet flasin ne lidhje me prodhimin dhe perdorimin e informacionit si
nje inventar modern i matshem, mjedis shkembimi dhe objektiv per
zhvillim(rritje). 3. Me fjale te tjera njohurite dhe informacioni kuptohen si mall
qe duhet transportuar(qarkulluar) me mijera kilometra brenda nje fraksioni te
sekondes. Por, megjithe pranimin e informacionit si nje aspekt integral i
shoqerise bashkekohore dhe perfshirjen e tij si nje element i fuqise kombetare
nga shume studjues dhe mendimtare strategjik, ky rol unik i elementit te
informacionit shpesh keqkuptohet.
Qysh nga vitet 1990-te shume shkencetare politik dhe studjues te
marredhenieve nderkombetare kane identifikuar, mbrojtur dhe percaktuar
informacionin si element i katert i fuqise kombetare. Barlett, Holman dhe
Somes kane pranuar se mjedisi dinamik i sigurise me te cilin perballemi sot por
dhe ne te ardhmen do te ndryshoje perdorimin relativ te tre elementeve te tjere,
ekonomik, diplomatik dhe ushtarak. Ata sugjerojne qe strateget gjithnje e me
shume duhet te mendojne per forma te tjera te ndikimit, perfshi zgjerimin e
perdorimit te medias se informimit per modelimin(ndertimin) e fushes se
betejes.
Percaktimi i qarte i informacionit si instrument i fuqise.

Megjithate, kuptimi i pergjithshem i informacionit si nje istrument i fuqise


kombetare eshte i domosdoshem perpara se te vazhdojme me tej. Informacioni,
si nje element i fuqise kombetare ka marre nje kuptim te ri gjate decades se
fundit me paraqitjen e koncepteve te tilla si operacionet e informacionit (IO) dhe
lufta e informacionit. Per fat te keq, te dy keto terma kane kuptime te
diskutueshme dhe te komplikuara qe rrokin nje numer te madh aspektesh te

320
luftes duke filluar qe nga goditja e rrjeteve kompjuterike deri te operacionet
psikologjike. Per rrjedhoje, kuptimi yni per informacionin si element i fuqise
kombetare shpesh eshte mjaft konfuz ose kaq i paqarte sa per te qene pakuptim
per strategun. Ne kemi nevoja per nje perkufizim me te perpunuar.
Ne artikullin e tij teper te rendesishem, “Fuqia e Bute”, Joseph Nye provon
se nocioni i fuqise eshte duke ndryshuar ne politiken boterore. Ai debaton me
force duke mbrojtur mendimin se tregimi i fuqise nuk qendron te burimet, por
ne aftesine e saj per te ndryshuar sjelljen(veprimet) e shteteve dhe per te
kontrolluar mjedisin politik. Fuqia ushtarake dhe ekonomike kane kufizimet e
tyre per arsye te pasojave te paparashikuara dhe kostos qe ka perdorimi i ketyre
instrumenteve. Fuqia eshte zhvendosur nga “i pasur me kapitale (burime)” te “i
pasur me informacion”, dhe kjo fuqi ne politiken boterore ka nje tjeter
dimension, te cilin Nye e quan “fuqi e bute” me ane te se ciles “nje vend detyron
vendet e tjera te bejne ate qe do ai” ne vend qe te perdore forcen per t’i detyruar
te veprojne ne nje menyre te caktuar. Ai vazhdon me tej duke thene qe fuqia e
bute synon te krijoje bindjet dhe preferencat e vendeve te tjera bazuar ne
atraktivitetin e kultures dhe ideologjise. Per te patur sukses ne kete orvajtje nje
shteti i caktuar duhet te kete aftesine te komunikoje mesazhet e tij vendeve te
tjera. 4.
Informacioni, si nje element i fuqise se bute, eshte nje instrument brenda
kontekstit te strategjise se madhe. Si nje instrument i fuqise, ai mbeshtetet ne
“kuptimin dhe perdorimin e imazheve grafike, intelektuale ose ndijimore, te
nxjerra nga ceshtjet me te rendesishme historike, kulturore, gjuhesore, etike
etj., qe ndikojne mbi njerezit, qofte si individe apo grupe brenda mjedisit te
dhene strategjik” 5. Ne kete menyre, informacioni si element i fuqise
kombetare duhet te kuptohet si dimension psikologjik i luftes dhe jo te
ngaterrohet me operacionet psikologjike te cilat jane nje perberes i elementit te
informacionit te fuqise kombetare. Prandaj, ne pergjithesi, me element te
informacionit te fuqise kombetare nenkuptojme aftesine e tij per te perdorur
kapacitetet i tij te informacionit per te ndikuar pikpamjet, sjelljet apo veprimet
si te elitave ashtu dhe te publikut te huaj. Eshte per te ardhur keq, pasi
elementi i informacionit shpesh shihet si nje perberes i elementeve diplomatik
ose politik te fuqise, mirepo te shohesh informacionin vetem si nje mjet ne
varesi te elementeve te tjere eshte driteshkurtesi meqenese informacioni eshte
nje instrument i vecante i fuqise me te drejten e vet.
Eshte shume e rendesishme qe te besh dallimin e informacionit si element i
fuqise kombetare nga elementet ushtarak dhe diplomatik. Lidhur me elementet
e mesiperm, elementi diplomatik priret te fokusohet kryesisht ne komunikimin
shtet me shtet me ndihmen e ministrive te jashtme dhe institucioneve te tjera
qeveritare e shteterore.
Perdorimi ushtarak i informacionit ne nje shkalle te madhe ka qene
vendosur nen ombrellen e termit “operacionet e informacionit”. Sic eshte
trajtuar dhe me lart, elementet qe perbejne operacionet e informacionit kane
qene objekt i diskutimeve per shume vite me radhe. Perkufizimi qe gjendet ne

321
manuale te ndryshme, si ai ne Manualin Fushor 3 – 0, te Ushtrise Amerikane,
Qershor 2001, do ti permbush kerkesat tona: “Veprimet e ndermarra per te
ndikuar armikun dhe influencuar procesin e vendimmarrjes, informacionin dhe
sistemet e informacionit te te tjereve nderkohe qe mbron ato te vetat…”. 6.
Per rrjedhoje, ky per kufizim mund te perfshije praktika te tilla si
operacionet e rrjetit kompjuterik (mbrojtje dhe sulm), mashtrimin dhe
operacionet psikologjike. Megjithate, per shumicen e njerezve, operacionet e
informacionet jane sinonim me kompjuterat. Ky kuptim eshte i papajtueshem
me objektivat e ndikimit te audiencave te huaja. Ai ngaterron teknologjine e
perdorur me qellimin. Ne vend te kesaj, duhet te kete disa parime baze qe
percaktojne informacionin si element te fuqise kombetare. William Kiehl, nje
ekspert i diplomacise publike te SHBA-se, ofron nje term te dobishem – fuqi
ndikimi dhe perceptimi.
Menaxhimi i ndikimit dhe perceptimit mund te perkufizohet si “perdorim i
mjeteve te menaxhimit te ndikimit e perceptimit ne kohe paqe ose ne lufte per te
ndikuar me siguri perceptimet, pikpamjet dhe veprimet e publikut per te
mbrojtur e cuar me perpara interesat e vendit”. 17 Kiehl nuk ben dallimin
ndermjet audiencave te brendshme dhe atyre jashtme. Ka vende qe e bejne kete
dallim, pasi ne baze te ligjeve te shtetit te tyre, eshte e ndaluar perhapja e
propagandimi brenda vendit i cdo lloj informacioni i pergatitur ne lidhje me kete
vend per transmetim propagandistik per audiencen e huaj. Ne essence,
ligjvenesit e ketyre vendeve jane te shqetesuar ne lidhje me propagandimin qe i
behet publikut te vendit te tyre nga agjensi e institucione te ndryshme
qeveritare. Per rrjdhoje, ne kontekstin i ketyre vendeve, theksi eshte per
influencimin e publikut te huaj, megjithese shume studiues dhe eksperte
pohojne se ky dallim nuk eshte me realist, bazuar ne natyren transnacionale te
perhapjes se informacionit nga media globale. 9. Megjithate, termi i Kiehlit
eshte me i pershtatshem pasi ai flet per rezultatin qe strategu kerkon te arrije
me ane te perdorimit te informacionit si nje instrument i fuqise, qe eshte
influencimi i sjelljes dhe veprimeve te aleateve, miqeve, neutraleve dhe armiqeve
me qellim qe te arrije objektivat e sigurise kombetare, kur dihet se per te
ndikuar publikun duhen perdorur mjete te ndryshme. Per menaxhimin e
ndikimit dhe perceptimeve ne pergjithesi perdoren kater mjete: diplomacia
publike, ceshtjet publike, transmetimi nderkombetar, dhe operacionet
psikologjike.
Kater perberesit e elementit te informacionit.
Aftesia per te ndikuar pikepamjet, qendrimet dhe veprimet e audiencave te
huaja historikisht ka te beje me aftesine e qeverise per te mbrojtur e cuar me tej
interesat strategjike kombetare nepermjet nje procesi nderagjenesi te integruar
dhe sinkronizuar duke perdorur mjetet e permenduara me lart si kanale te saj.
Diplomacia publike shte nje nga mjetet me te hershme te perdorura nga
krijuesit e SHBA-se ne perpjekje per te ndikuar publikun e huaj. Ndonje mund
te provoje qe Deklarata e Pavaresise nuk eshte vetem nje shpallje e aspiratave te

322
disa kolonisteve amerikane per tu shkeputur nga Anglia dhe per te krijuar nje
filozofi te re te qeverisjes demokratike, por ajo eshte gjithashtu nje dokument
propagande i hartuar mjaft mire qe i drejtohej publikut Anglez dhe Europian per
te justifikuar veprimet e tyre kunder mbretit dhe Parlamentit.
Per diplomacine publike nuk ekziston nje perkufizim qe te jete i pranuar ne
pergjithesi. Ne fakt, kuptimet e saj kane ndryshuar nen ndikimin e rrjedhjes se
viteve, por dhe te vecorive te administratave perkatese presidenciale. Megjithate,
ne pergjithesi me termin diplomaci publike kuptojme angazhimin(perfshirjen)
parasegjithash te sektoreve te caktuar te publikut te huaj qe jane objekt i
ndikimit (individet dhe grupet) me qellim qe te mbeshtesin interesat tona
kombetare nepermjet kuptimit, informimit dhe influences.
Aktivitetet e diplomacise publike, qe perbehen nga dy elemente, zbatohen
nga Departamenti i Shtetit. Elementi i pare perbehet nga veprimtarite te cilat
perfshijne publikimet dhe median elektronike, qendrat e burimeve te informimit
jashte, spikeret, specialistet qe takohen me publikun dhe qeveritaret e huaj ne
pikepjekje te ndryshme dhe programe te ndryshme video dhe telekonference.
Aspekte te tjera te diplomacise publike jane ndermjet te tjerash shkembimet
arsimore dhe kulturore si shkembimet akademike, programi Fulbright dhe
programet e vizitoreve nderkombetare.
Perberesi i dyte jane ceshtjet publike. Kjo ka te beje me sigurimin (dhenien) e
informacionit per publikun, shtypin dhe institucionet e tjera ne lidhje me
qellimet, politikat, dhe veprimtarite e qeverise dhe institucioneve te ndryshme
shteterore. Kjo kerkon te nxise dhe ndihmoje kuptimin e ketyre qellimeve
nepermjet dialogut me qytetaret individual, grupet, dhe instutucionet e
caktuara, si dhe te medias vendase dhe nderkombetare. Megjithate, fokusi i
ceshtjeve publike eshte te informoje audiencen e brendshme (vendase).
Komponenti i trete, qe eshte transmetimi nderkombetar, zhvillohet nen
kujdestarine e Bordit te Guvernatoreve te Transmetimit (BGT) i cili u be entitet i
pavarur, pergjegjes per transmetimin nderkombetar qeveritar te SHBA-se ne
Tetor 1999. Kongresi parashikoi kompozimin e BGT per mbrojtjen e integritetit
te gazetareve qe punonin ne transmetimin nderkombetar dhe te ruante aftesin e
tyre per te vepruar ne baze te Kartes se Zerit te Amerikes.
Karta e Zerit te Amerikes siguron parimet qe udheheqin transmetimin
nderkombetar qeveritar. Karta tregon qe interesat afatgjata te SHBA-se
sherbehen nepermjet transmetimit dretjperdrejte ne popujt e botes dhe
nepermjet fitimit te respektit dhe vemendjes se ketyre degjuesve. Prandaj, tre
parimet e pershtatshmerise per arritjen e ketij qellimi jane:
Zeri i Amerikes do te sherbeje si nje burim i besueshem dhe autoritar
konsekuent i lajmeve. Lajmet e Zerit te Amerikes do te jene te sakta,
objektive dhe te gjithanshme.
Zeri i Amerikes do te perfaqesoje Ameriken, jo ndonje segment te vetem te
shoqerise Amerikane, dhe prandaj do te prezantoje nje projeksion te
balancuar dhe te gjithanshem te mendimit te rendesishem amerikan.

323
Zeri i Amerikes do te prezantoje politikat e SHBA-se ne menyre te qarte
dhe efektive, dhe do te paraqese opinionet dhe diskutimet e pergjegjshme
per keto politika.
Programet e transmetimit nderkombetar te Qeverise se SHBA-se
transmetohen drejtperdrejte ne audiencen masive dhe kjo eshte me mire se sa
nepermjet ambasades. Keto programe transmetohen ne menyre te perditshme
nga transmetues individual ndekombetar te BGT: Zeri i Amerikes, Radio Sawa,
Radio Europa e Lire, Radio Liria, Radio Azia e Lire, Radio e TV Marti, dhe
Televizioni Worldnet me ndihmen e Byrose se Transmetimit Nderkombetar, e
cila siguron mbeshtetje administrative etj per transmetuesit.
Perberesi i fundit i elementit informativ te fuqise kombetare eshte
informacioni ushtarak nderkombetar, njohur ndryshe si operacione psikologjike
te hapura (publike). Operacionet psikologjike perkufizohen si operacione per te
nxitur ose perforcuar pikepamje dhe qellime qe jane ne favor te politikes se
jashtme dhe te objektivave ushtarak te SHBAse ne audienca te zgjedhura te
huaja nepermjet operacioneve te planizuara per te percjelle informacion te
perzgjedhur me qellim qe te influencoje emocionet, motivet, gjykimin objektiv,
dhe me ne fund sjelljen dhe plotesimin e ketij qellimi me menyra te sakta.
Historikisht, operacionet psikologjike jane zhvilluar ne nivel taktik dhe operativ
nga njesi te caktuara te operacioneve psikologjike dhe me pak ne nivel
strategjik, meqenese menyrat e perhapjes se informacionit ne kete nivel i
takojne Departamentit te Shtetit dhe Bordit te Governatoreve te Transmetimit.
Ekspertet ne menyre tipike shohin qe informacioni ushtarak nderkombetar
ka dy aspekte. Aspekti i pare eshte informacioni i komunikuar ne audiencat e
huaja nepermjet zbatimit te Planit te Bashkepunimit te Sigurise se Teatrit te
komandantit rajonal, ku perdoren masa te tilla si dislokime te perparuara,
kontakte ushtri me ushtri, vizita te njesive, strevitje, dhe konferenca. Aspekti i
dyte eshte se informacioni ushtarak nderkombetar perfshin edhe programe te
hapura (publike) te operacioneve psikologjike ne kohe paqe, te cilat jane krijuar
ne fillim te viteve 1980-te. Keto programe jane vjetore, te cilat komandantet
rajonal i koordinojne me shefat e misioneve diplomatike te SHBA per te
mbeshtetur zhvillimin e operacioneve psikologjike te hapura ne mbeshtetje te
objektivave rajonal te SHBA-se.
Perdorimi i fuqise informacionit–Pervoja historike e SHBA

Sic eshte trajtuar dhe me lart, menaxhimi i ndikimit dhe perceptimit eshte
njohur si aspekt i politikes se jashtme Amerikane qysh kur themeluesit
deklaruan pavaresine e saj nga Britania e Madhe. Megjithate, ai nuk ishte mjet i
institucionalizuar apo i zhvilluar ne shkalle te larte deri sa te kishim pervojen
Amerikane ne Luften I Boterore, qe lidhet me krijimin e Komitetit te Informimit
Publik me 1917. Ishte kjo kohe kur Qeveria e SHBA-se per here te pare kuptoi
dhe vleresoi rendesine qe kishte komunikimi me opinionberesit dhe publikun e
huaj per te siguruar mbeshtetjen per objektivat e saj te politikes se jashtme, per

324
shperndarjen e thashethemeve dhe kunderveprimin ndaj propagandes dhe
disinformimit.
Gjate dekadave te mevonshme, ajo krijoi nje numer organizatash, zakonisht
me kohezgjatje te kufizuar, dhe perdori nje shumellojshmeri te medias per
komunikim me audiencat e huaja. Ne media mund te perfshihen qe elementet e
thjeshte te aspektit teknologjik sic jane materialet e printuara, deri te ato me te
sofistikuarat sic jane transmetimet me radio, filmi, televizioni, rrjeti i internetit,
transmetimet direkte me satelit etj. Qellimi i krijimit te ketyre organizatave dhe
perdorimi i ketij lloji te medias eshte informim dhe ndikimi i audiencave te
huaja, qofshin ato mike apo jo, qe te kuptojne, pranojne dhe mbeshtesin, ose te
pakten te tolerojne politikat dhe veprimtarite e SHBA-se. Deri tani investimet e
Qeverise se SHBA-se ne keto media kane qene minimale ndersa kujdesi dhe
vemendja per rendesine e ketij instrumenti ne rastin me te mire kane qene
sporadike.
Megjithate, me fillimin e Luftes se Ftohte, disa Prsidente e kuptuan vleren e
fushates se informacionit te drejtuar ne audiencat e huaja. Per shembull, ne
vitin 1951, Presidenti Harry S. Truman krijoi Bordin e Strategjise Psikologjike
per te siguruar nje planizim, koordinim, dhe zhvillim me te efektshem te
operacioneve psikologjike brenda struktures se miratuar, qe raportonte direkt
ne Keshillin i Sigurimit Kombetar. 11.
Ky besim i krijuar ne lidhje me perdorimin e informacionit si nje instrument
i rendesishem i fuqise kombetare nuk qe ne te njejtin nivel ne administratat qe
pasuan me vone. Ne disa raste, perdorimi i ketij instrumenti u fokusua ne
menyre teper te ngushte, sepse vizioni strategjik ne nivel kombetar mungonte
ose rrethohej nga rezistenca burokratike dhe koordinimi i dobet operacional
ndermjet agjensive pergjegjese. Studiuesit, prakticienet dhe mendimtaret e
ndryshem pohuan me vone qe keto probleme e manifestuan veten gjate Luftes
ne Vietnam dhe u perkeqesuan me tej gjate viteve 1970-1980, derisa u arrit nje
konsensus i qarte per politiken e jashtme te SHBA-se.
Mund te pohohet gjithashtu se ne Departamentin e Mbrojtjes, duke filluar
nga fundi i viteve 1950-te, operacionet psikologjike, te quajtura ne ate kohe
lufta psikologjike, u bene element i misionit te luftes speciale te Ushtrise dhe
per rrjedhoje e humben fokusin e tyre strategjik, ne vend te kesaj, u bene nje
mjet per perdorim kunder rebelimeve (revoltave, kryengritjeve). Pavaresisht nga
keto arsye, ajo qe shihet qarte eshte qe periudha pas luftes ne Vietnam sinjalizoi
fillimin e nje periudhe te gjate renie dhe perfundimisht degjenerimi, deri ne
zgjedhjen e Presidentit Renald Regan. 12.
Ronald Regan “Komunikuesi i Madh”, vleresoi dhe perdori informacionin si
pjese themelore te strategjise se sigurimit kombetar te administrates se tij per
shkaterrimin e Bashikimit Sovjetik. Direktivat e Vendimeve te Keshillit te
Sigurimit Kombetar 45, 77 dhe 130 te nenshkruara respektivisht ne vitin 1982,
1983 dhe 1984, vune ne dukje rendesine e diplomacise publike, vecanerisht
transmetimet nderkombetare me radio dhe operacionet psikologjike. Programet

325
e diplomacise publike njiheshin dhe pranoheshin si mjete strategjike te zbatimit
te politikes se sigurimit kombetar te SHBA-se dhe jo si nje mjet plotesues i
diplomacise. 13.
Carl Builder ne librin e tij, “Icarus Syndrome”, konkludonte se pengesat e
Luftes se Ftohte u “hapen dhe shkaterruan jo vetem nga forcat ushtarake,
diplomacia, aleancat apo fuqia ekonomike, por nga informacioni i perhapur
ne mendjet e njerezve nga televizoret, telefonat, videokasetat e
manjetofonet, kompjuterat fakset”. 14.
Presidenti Bill Klinton e pranoi rendesine e perhapjes se informacionit dhe
nenshkroi Direktiven e Vendimit Presidencial 68, Informimi i Publikut
Nderkombetar, ne vitin 1999. Objektivi i kesaj direktive ishte qe te perdorte
veprimtarite e informimit te publikut nderkombetar per te permiresuar aftesine
e Qeverise se SHBA-se per te parandaluar dhe per te zbutur krizat si dhe te
mbeshteste kuptimin (njohjen) dhe perkrahjen per nisiativat e politikes se
jashtme te SHBA-se anembane botes. Megjithate, Deriktiva e Vendimit
Presidencial – 68, nuk drejtohej kunder ndonje armiku te caktuar, me qellim
mundjen e tij.
Ne vend te saj, ajo u zhvillua kryesisht ne pergjigje te tmerreve te Ruandes
dhe te perdorimit te “Radio Urrejtja” nga ekstremistet Hutu per te nxitur
dhunen kunder Tutsis dhe te moderuareve Hutus, por gjithashtu edhe per
arsye te pervojes se paqeruajtjes se SHBA-se ne Haiti dhe Bosnje. Megjithese
direktiva kishte dobesite e veta, duhet thene se mungesa e mbeshtetjes se
zyrtareve te larte per zbatimin ne kohe te klauzolave te saj, stafi i
pamjaftueshem, dhe mos financimi i vecante per qellimet e saj ishin nder arsyet
kryesore qe e bene ate te mbetej nje mase gjysmake. Por, ashtu si me direktivat
paraardhese, me ndryshimet ne administrate, ai progres i vogel qe ishte arritur
ne kuptimin e rendesise se menaxhimit te ndikimit dhe perceptimit humbi pasi
nuk kishte struktura te caktuara organizative per te siguruar vazhdimesine.
Diplomatet, anetaret e Kongresit dhe te tjere e njohen dhe pranuan kete
gjendje vetem pas ngjarjeve te 11 Shtatorit 2001. Menjehere pas ketyre
ngjarjeve tragjike, anetaret e Kongresit, studiuesit, eksperte te ndryshem
shprehen mendimet e tyre ku denonconin paaftesine e Qeverise per te
komunikuar mesazhet e saj te audiencat e huaja. Komisione te ndryshme te
Kongresit zhvillaun seanca degjimore qe kishin si qellim kuptimin e rolit te
diplomacise publike te Qeverise se SHBA-se ne luften kunder terrorizmit.
Departamenti i Shtetit angazhoi Keshillin e Reklamave per te hartuar njoftime te
sherbimit publik per t’i perdorur jashte vendit. Kjo mase vetem se vuri ne dukje
se Qeveria e SHBA-se nuk kishte ndonje plan apo politike informimi strategjike
qe te ishte perpunuar ne procesin nderagjensi dhe qe do te sinkronizonte
perpjekjet e Departamentit te Shtetit dhe te Mbrojtjes, si dhe te agjensive te
tjera qe mund te kontribuojne ne kete perpjekje.
Ne vend te kesaj, administrata po reagonte ndaj ngjarjeve ashtu sic kishin
vepruar shume paraardhese te saj, dhe ne ate rast kur ajo veproi, ajo jo cdo

326
here i pershtati dhe pergatiti me saktesi mesazhet e saj per audiencat e huaja.
Ne te vertete administrata e Xhorxh Bushit e kuptoi dhe pranoi qe ajo duhej te
merrte e zbatonte nje sere masash ne “Luften kunder Terrorizimit”, duke
perfshire rikrijimin e kapaciteteve te medias dhe te informacionit qe ishin
eleminuar per arsye te burimeve te kufizuara dhe zbatimit te nje procesi
koordinimi nderagjensi formal ne nivel te larte. 15. Gjithashtu, Presidenti Bush,
me ane te nje urdhri ekzekutiv, krijoi ne Shtepine e Bardhe nje zyre te
Komunikimit Global per te keshilluar Presidentin dhe drejtuesit e tjere te
Qeverise se SHBA-se si te sigurojne menyrat dhe mjetet me efektive per
Qeverine e Shteteve te Bashkuara, qe sigurojne qendrueshmerine ne mesazhet
qe do te mbeshtesin interesat e SHBA-se jashte, shmangin keqkuptimet,
krijojne mbeshtetje ndermjet partnereve te koalicionit te SHBA-se dhe
informojne audiencat nderkombetare. 16.
Ndoshta eshte ende shpejt per te percaktuar nese masa te tilla do te zgjasin
per nje kohe te gjate. Historikisht, ndergjegjesimi i Qeverise se SHBA-se per
informacionin si nje element i rendesishem i fuqise kombetare jo gjithnje ka
qene ne te njejtin nivel, duke marre me teper rendesi gjate krizave. Megjithate,
ngjarjet e 11 shtatorit, si dhe “Lufta kunder Terrorizmit” i kane bere te
ndjeshem drejtuesit strategjik per rendesine e informacionit jo vetem qe te kene
nje aparat me efektiv ne perhapjen e mesazheve te Qeverise se SHBA-se, por
dhe krijimin e programeve te specializuara me qellimin e komunikimit me
komunitetin Arab dhe ate me te gjere Musliman. Megjithate, edhe keto perpjekje
nuk jane nje “ilac mrekulliberes per te gjitha semundjet”, meqenese ka kufizime
per shkak te kompleksiteteve qe perfshihen ne ate sesa e suksshme mund te
jete Qeveria e SHBA-se ne ndikimin e audiencave te huaja.
Kontrolli i mjedisit te informacionit.

Kontrolli i mjedisit te informacionit ne nivel strategjik ka qene gjithnje nje


kerkese vendimtare per lideret politik te SHBA-se. Cdo veprim i qeverise ka nje
efekt psikologjik ne marredheniet e jashtme te vendit, qofte ajo nje vizite e nje
delegacioni ekonomik, nje takim i larte diplomatik, apo nje stervitje ushtarake e
zhvilluar me aleatet dhe miqte. Nje numer administratoresh jane perpjekur qe te
konsolidojne aftesite e informacionit strategjik dhe te zhvillojne nje strategji te
efektshme informacioni, por detyra eshte e veshtire per nje sere arsyesh duke
filluar nga ato te zakonshmet-sic jane kerkesat dhe interesat konkuruese
burokratike dhe burimet ne dispozicion-deri te elementet me te komplikuara te
kohes, imazhit dhe ideve. Keto tre elemente, sipas Profesor Barry Fulton,
nenvizojne se aftesia e qeverise per te ndikuar pikpamjet dhe sjelljet e veprimet
e audiencave te huaja eshte e veshtire dhe e kufizuar.
Ekziston besimi i vendosur se neqoftese nje fushate e informacionit eshte
hartuar e pergatitur me kujdes dhe e drejtuar ne nje audience korrekte, ajo me
siguri do te kete ndikimin e vet dhe per rrjedhoje do te ndryshoje pikepamjet
dhe sjelljen e tyre. Sic tregon Fulton, shpesh harrohet qe me kalimin e kohes,
cdo mesazh do te filtrohet permes kultures, dhe pervojes dhe keto variabla kane

327
tendence te shtremberojne mesazhin. Me tej, ai pohon se qeverite priren te
angazhohen me mesazhet e dites, ose me qellime afatshkurter, meqenese
ndryshimi i pikepamjeve dhe sjelljeve duan vite qe te kryhen. Ne kete menyre,
pak drejtues te qeverive jane ne detyre per nje kohe te mjaftueshme per te
mbeshtetur nje fushate informacioni per nje periudhe teper te gjate, dhe pak
duan qe te kushtojne burimet per te trajtuar probleme qe mund te duan disa
dekada tutje.
Elementi i dyte eshte imazhi, qe do te thote qe ne mbeshtetemi ne imazhet
qe perceptojme dhe ruajme, jo ne realitetin kompleks pjese e te cilit jane keto
imazhe ne ekranet e televizorit. Me fjale te tjera, menyra sesi njerezit
perceptojne keto imazhe eshte individualiste, dhe eshte veshtire te parashikosh
sesi do te priten e kuptohen transmetimet (misionet) ne radio e televizion, c’fare
realiteti mund te paraqesin ato. 18 Sic thote Lordi As Carnes, suksesi ne luften
psikologjike eshte me shume se konflikti i ideve, ideologjive dhe opinioneve. Ai
lidhet gjithashtu me simbolet politike dhe kulturore, me perceptimet dhe
emocionet. Permbajtja informative e imazheve televizive eshte e ulet ose nuk
ekziston dhe ato shpesh jane “te shkeputura nga konteksti i kuptueshem” sa qe
shkakton emocione qe pengojne diskutimin racional. 19.
Se fundi, idete jane me shume se mesazhet. Idete ushqehen me mire gjate
dialogut-degjimi eshte po aq i rendesishem sa dhe te folurit. Fulton i referohet
punimit te dy kerkuesve te korporates RAND, John Arquilla dhe David Ronfeldt,
te cilet kujtojne se kemi tre fusha te informacionit. E para eshte hapersira
kibernetike, rrjeti global i lidhjes elektronike, kryesisht interneti plus
informacioni elektronik qe mbajne korporatat dhe qeverite. E dyta eshte
infosfera, e cila perbehet nga hapersira kibernetike dhe transmetimet, botimet
dhe media tjeter si dhe sistemet e komandimit, kontrollit e komunikimit te
forcave ushtarake. E treta eshte noosfera, fusha e diturise. Neqoftese ndonje
fokusohet ne hapesiren kibernetike dhe infosferen, atehere prirja eshte qe te
perqendrojme vemendjen ne media dhe mesazhe (njoftime). Fulton eshte i
mendimit qe strategu bashkekohor duhet te shkoje pertej ketyre dy
dimensioneve dhe te jete komod ne noosferen, ne dimensionin me abstrakt ku
ai duhet te mesoj te gjykoje ne aspektin e ideve dhe vlerave. 20.
Perfundim.
Zhvillimi teknologjise qe ka ndodhur ne fushen e komunikimit keto tre
dekadat e fundit e ka rritur rendesine dhe rolin e informacionit si nje element i
fuqise kombetare. Keto avancime ne teknologji kane sjelle paisje te reja te
komunikimit, kane ndikuar jo vetem ne proceset dhe strukturat e organizatave
te sektorit privat, por kane qene dhe arsyeja e krijimit e nje numri te madh
aktoresh jo shteteror qe tani ushtrojne pushtet ne ceshtjet nderkombetare, dhe
kane transformuar marredheniet politike dhe ekonomike te brendshme dhe
globale. Shkurtimisht, informacioni tashti kuptohet dhe vleresohet si nje
instrument themelor i fuqise dhe ndikimit qe, kur perdoret ne menyre
strategjike, mund te jete shume efektiv ne arritjen e interesave kombetare.

328
Drejtuesit e larte dhe strateget qe nuk e kuptojne se informacioni eshte nje
element strategjik u japin avantazhin atyre qe e kuptojne dhe ushtrojne ate. Sic
nenvizon Gjeneral Wesley Clark ne librin e tij, Zhvillimi i Luftes Moderne,
perpjekjet e NATO-s dhe te SHBA per nje fushate mediatike te efektshme dhe
kundervenie me sukses fushates mediatike te Serbise ishin te pamjaftueshme.
Lideret strategjik duhet te kuptojne vleren qe komponentet dhe elementet
informative te fuqise kombetare mund te sjellin ne artin strategjik. Perdorimi me
efektivitet i informacionit eshte me shume se mjetet dhe hardueret. Perhapja ne
kohe dhe e sinkronizuar e njoftimeve perkatese ne perputhje me vlerat e
publikut eshte shume e rendesishme per permbushjen e objektivave te sigurise
kombetare.

ENDONOTES – CHAPTER 16

1. Headquarters, Department of the Army, Information Operations, Field Manual 100-6,


Washington, DC: US. Government Printing Office, August 27, 1996, available from
www.adtdl.army.mil/cgi-bin/atdl.dll/fm/100-6/toc.htm Internet, accessed July 14, 2003.
2. Ibid.
3. R.T.Gooden, “Business Strategies in the Information Age,” Cyberwarfare: Security,
Strategy and Conflict in the Information Age, Alan D.Campen, Douglas H.Dearth, and
R.Thomas Gooden, eds, Fairfax, VA: AFCEA International Press, 1996, p.133.
4. Joseph S.Nyer, Jr, “Soft Power,” Foreign Policy, No.80, Fall 1990, pp.155-171.
5. Gregory R.Copley, “Re-Defining Psychological Strategy”, Defends and Foreign Affairs
Strategic Policy, Vol.26, No.6, 1998, p.1.
6. Headquarters, Department of the Army, Information Operations, Field Manual 3-0,
Washington, DC: US. Government Printing Office, June 14, 2001, available from
www.adtdl.army.mil/cgi-bin/atdl.dll/fm/100-6/toc.htm Internet, accessed July 16, 2003.
7. William P. Kiehl, Information Operations: Time for a Redefinition?, Carlisle, PA: The
U.S. Army Peacekeeping Institute, 2002, pp. 8-9.
8. Smith – Mundt Act, 22 U.S Code, Chapter 18, subchapter V, section 1461, available from
9. Barry Fulton, Reinventing Diplomacy in the Information Age, Washington, DC: CSIS
Press, 1998, p.144.
10. Department of Defense Dictionary of Military and Associated Terms, Joint Publication 1 –
02, Washington, DC: U.S. Government printing Office, April 12, 2001, pp. 343.
11. Psychological Strategy Bord Files Collection Description;
12. Lord, “The Psychological Dimension in National Strategy,” pp. 15 – 21; and
Psychological Operations Master Plan, Washington, DC: Department of Defense, 1990, p.
ii.
13. Carnes Lord, “The Past and Future of Publice Diplomacy,” Orbis 42, Winter 1998, p. 54 –
7.
14. Carl Builder, The Icarus Syndrome: The Role of Air Power Theory in the Evolution and
Fate of the U.S. Air Force, New Brunswick, NJ: Transaction Publishers, 1994, pp. 244 –
245.
15. Christopher Ross, “The Role of Public Diplomacy in the Waron Terrorism”, The Power of
Information in Peace Operations: The Eighth Annual Chairman of the Joint Chiefs of Staff

329
- Directed Joint Peace Operations Seminar 2002, Carlisle, PA: The U.S Army
Peacekeeping Institute, June 2002, pp. 25 – 26.
16. George W. Bush, “Establishing the Office of Global Communications”, Executive Order
13283, January 21, 2003,
17. Barry Fulton, “Public Diplomacy”, The Power of Information in Peace Operations: The
Eighth Annual Chairman of the Joint Chiefs of Staff – Directed Joint Peace Operations
Seminar 2002, Carlisle, PA: The U.S Army Peacedkeeping Institute, 2002, pp. 19 – 20.
18. Ibid., 20 – 21.
19. Carnes Lord, “The Psychological Dimension in National Security”, Political Warfare and
Psychological Operations: Rethinking the U.S. Approach, Frank R. Barnett and Carnes
Lord, eds, Washington, DC: National Defense University Press, 1998, pp. 17, 25.
20. Barry Fulton, “Public Diplomacy”, p. 21.
21. Wesley K. Clark, Waging Modern War: Bosnia, Kosovo and the Future of Conflict, New
York: Public Affairs, 2001, pp. 441 – 444.

Fuqia Kombetare dhe Siguria


Material permbledhes i artikujve te David Jablonsky & R.Craig Nation
Une ju tregoj prirjen e pergjithshme te te gjithe njerezve, deshiren e
perhershme dhe te pareshtur per fuqi pas fuqie, qe pushon vetem kur vdes. 1
Thomas Hobbes
Thomas Hobbes personifikon qasjen realiste te marredhenieve
nderkombetare ne boten e anarkise dhe te ndihmes per vetveten, ne te
cilen si njeriu i vecante ashtu dhe njerezit e bashkuar ne nje shtet te
vecante synojne vazhdimisht te ruajne ose te rrisin fuqine e tyre. Ne
epoken moderne, kjo qasje pasqyrohet ne menyre esenciale dhe perfekte
nga Hans Morgenthau, i cili e paraqet fuqine kombetare jo vetem si nje
qellim ne kuptimin Hobbesian qe “ fuqia eshte gjithnje qellimi i
drejtperdrejte” por edhe si nje mjet per arritjen e ketij qellimi. 2
Gjithashtu, studimi i strategjise merret me fuqine, ne radhe te pare nga
pikepamja e sigurise kombetare, duke pranuar qe shteti-komb eshte akoma
aktori me i rendesishem ne arenen nderkombetare.
Fuqia eshte nje koncept themelor ne teorine nderkombetare, por gjithashtu
ai eshte edhe nje koncept teper i paqarte. 3 Fjala fuqi, buron nga frengjishtja e
vjeter pavoir, qe do te thote aftesi. Si koncept, fuqia praktikitsht mund te

330
perkufizohet si aftesi per te imponuar nje veprim te deshiruar perballe
qendreses qe mund te behet nga pala kundershtare.
Shumica e studiuesve fokusohen te fuqia si nje mjet, force ose zotesi qe
siguron “aftesine apo mundesine per te ndikuar sjelljen e aktoreve te tjere ne
perputhje me objektivat e tua”. 4 Ne nivel kombetar, ky ndikim bazohet ne
marredheniet ndermjet shtetit A dhe nje aktori tjeter B, ku shteti A synon te
ndikoje mbi aktorin B, me qellim qe ai te veproje ne perputhje me interesat e
shtetit A, duke kryer veprimin e kerkuar x, duke vazhduar te kryeje veprimin x,
ose duke mos kryer veprimin x. Disa qeveri apo burra shteti (udheheqes) mund
te kerkojne qe te ushtrojne nje ndikim te caktuar ndaj shteteve apo aktoreve te
tjere per interesin (perfitimin) e tyre. Por ne pjesen me te madhe, ndikimi, ashtu
si paraja, eshte mjet, per t’u perdorur kryesisht per mbrojtjen ose realizimin e
qellimeve te caktuara, ku mund te perfshihen prestigji, territori, lendet e para
ose aleancat. Per arritjen e ketyre qellimeve, shteti A mund te perdore metoda te
ndryshme ndikimi, ku mund te renditen bindja, ose ofrimi i shperblimeve deri
te kercenimi ose perdorimi real i forces. 5
Sic thote Robert Dahl, “(aktori) A, ka fuqi ndaj (aktorit) B aq sa t’i mbushe
mendjen aktorit B te beje dicka qe ne nje menyre tjeter ai nuk do t’a kish bere”.
6 Kjo e ben fuqine nje koncept rregullator dhe funksion te sjelljes detyruese –
domethene perdorim i paramenduar i fuqise per arrijten e qellimit te caktuar ne
kontekstin e papajtueshmerise se synimit. Gjithashtu fuqia, mund te
percaktohet ne nje menyre me te pergjithshme, si aftesi per te formesuar
(modeluar) mjedisin operacional ne nje menyre te tille qe te inkurajoje forma te
ndryshme te sjelljes dhe te shkurajoje alternativa te caktuara. Ne kete aspekt,
fuqia nenkupton bindjen (detyrimin) e kundershtarit duke perdorur ndikimin
dhe autoritetin. 7 Perfundimet e deshiruara mund te arrihen ne menyre
shtrenguese, por gjithashtu mund te sigurohen edhe me ane te
institucionalizimit te autoritetit te mbeshtetur njezeri si dhe me ane te kodit
perkates te vlerave.8
Shumica e literatures formale qe trajton konceptin e fuqise, fokusohet ne
sistemet shoqerore dhe ne rendin politik te brendshem, ku institucionalizimi i
autoritetit eshte vendosur nga baza ne qender. Duke shkruar ne kete kontekst,
Hannah Arendt e mbeshtet konceptin e fuqise ne vullnetin popullor: “Te gjithe
institucionet jane manifestim dhe materializim i fuqise, ato pushojne dhe
shperbehen sapo fuqia e gjalle e popullit ndalon mbeshtetjen e tyre”. 9 Evokimi
i famshem i Thomas Hobbes “per deshiren e perhershme dhe te pareshtur te
njerezimit per fuqi pas fuqie, e cila pushon vetem ne vdekje”, tregon prirjen per
dominimin e te tjereve, bazuar kjo ne natyren njerezore, qe duhet te frenohet
nga fuqia e shtetit, qe mendohet te miratohet nga nje lloj kontrate hipotetike
shoqerore. 10 Ne nivel te qeverisjes se brendshme, aftesia detyruese dhe
autoriteti legjitim bashkohen qe te bejne te mundur zbatimin efektiv te fuqise
politike si nje alternative ne luften e pakontrolluar te te gjitheve kunder te
gjitheve.

331
Ne shkalle nderkombetare mbizoterojne prioritete te ndryshme. Vizioni
realist klasik i rendit nderkombetar mbeshtetet ne pohimin se sistemi i shtetit
modern (i ashtuquajturi sistem i shtetit Vestfalian) percaktohet para se gjithash
nga mungesa e ndonje autoriteti efektiv mbikombetar. Ky eshte nje sistem
anarkik, ku shtetet e pavarura duhet te veprojne pa perdorur institucionet e
qeverisjes boterore per te perballuar “konfliktet e interesave qe ne menyre te
pashmangshme lindin ndermjet njesive te ngjashme ne kushtet e anarkise”.
Analogjia kombetare ne kete sistem nuk gjen zbatim – ligji nderkombetar dhe
normat e sjelljes se shtetit do te injorohen kur interesat e tij jetike jane ne
rrezik.
Nuk eshte e mundur asnje shoqeri civile nderkombetare e shteteve te
pavarura. Sipas fjaleve te bashkekohesit te shquar te Hobbes, ne konkurrencen
ndershteterore, i forti eshte i prirur te “gllaberoje” te dobetin. Fuqia, e
pakufizuar nga detyrimet sistematike, behet monedha e marredhenieve
ndermjet shteteve dhe force shtytese e politikes. Imazhi strategjik i politikes qe
dominoi teorine dhe praktiken e marredhenieve nderkombetare ne periudhen
pas Luftes se Dyte Boterore e ben kerkimin e fuqise premisen kryesore te saj.
Duke folur ne emer te kampit realist, Donald Kagan e percakton fuqine ne
menyre te thjeshte e te qarte si “aftesi per te zbatuar qellimet e deshiruara” dhe
pohon se “ne boten ne te cilen ne jetojme, ajo eshte e rendesishme, dhe lufta per
te eshte e pashmangshme”. 11
Nisur nga kjo pikpamje, perdorimi i fuqise kombetare ne strategjine e
sigurimit kombetar eshte perdorim i qarte marredheniesh. Por gjate trajtimit te
konceptit te fuqise kombetare, sic ka theksuar Clausewitz ne lidhje me luften
“cdo gje…eshte shume e thjeshte, por gjeja me e thjeshte eshte e veshtire”. 12
Se pari, fuqia ka karakteristika komplekse, te padallueshme, qe e bejne
perdorimin e saj gjate formulimit te strategjise kombetare me teper art se
shkence. Per me teper marredheniet ndermjet elementeve te fuqise kombetare,
si dhe konteksti ne te cilin duhet te perdoren ato per te mbeshtetur interesat
kombetare, rralle here jane ceshtje te percaktuara qarte. Gjithe kjo nenkupton
qe ne fund, fuqia kombetare nuk perfill asnje perpjekje qe mund te behet per te
bere nje vleresim rigoroz shkencor. Qellimi ne kete trajtese eshte qe me gjithe
kompleksitetin, te demonstrojme perse koncepti i fuqise kombetare mbetet nje
element i rendesishem per kuptimin dhe zhvillimin e strategjise se sigurimit
kombetar.
Modelet strukturore te fuqise
Fuqia vete nuk ka stature reale dhe mund te shfaqet ne shume menyra.
Bashkimi (kombinimi) i burimeve te fuqise qe duhen per plotesimin e detyres A
mund te jete krejtesisht i ndryshem nga kombinimi i burimeve per plotesimin e
detyres B. Forca fizike, per shembull, mund te jete nje mjet i dobishem per te
arritur rezultate pozitive ne disa raste te caktuara (nje ndeshje mundje) por
krejtesisht e parendesishme ne raste te tjera (nje loje shahu). Morgenthau e
perkufizon fuqine si “kontroll i njeriut ndaj mendjes dhe veprimeve te njerezve
te tjere” dhe “marredhenie psikologjike ndermjet atyre qe e ushtrojne ate dhe

332
atyre ndaj te cileve ushtrohet”, 13 ne kete menyre kjo shton nje dimension
subjektiv ne llogaritjen e fuqise qe bazohet ne konsideracione personale dhe
kulturore. Fuqia eshte gjithashtu nje koncept dinamik, komponentet e se ciles
kane ndryshuar ne menyre te konsiderueshme gjate shekujve modern.
Analizat e politikave moderne kane predispozicionin te theksojne paresine e
sigurise kombetare si motiv per sjelljen e shteteve dhe rolin thelbesor te fuqise
ushtarake si garantues i mbijeteses kombetare dhe te permbushjes se
interesave shteterore. Nuk ka asnje dyshim se ne shekujt moderne, fuqia
ushtarake ka qene gjyqtari me i rendesishem ne marredheniet ndermjet
shteteve. Por aftesia ushtarake superiore nuk ka qene asnjehere nje kusht i
mjaftueshem per arritjen e rezultateve te suksesshme ne kokurrencen
nderkombetare. Fuqia ushtarake eshte vetem nje dimension i asaj qe
nganjehere paraqitet si mjet i fuqise se forte (ashper): qe eshte aftesia per te
detyruar si kercenimin ashtu dhe perdorimin e forces ushtarake, presionin
ekonomik, perfshi sanksionet fiskale dhe tregtare, teknikat subversive, dhe
forma te tjera per kercenim apo frikesim. Pervec kesaj, aftesia e shteteve per te
zhvilluar dhe ruajtur aftesite ushtarake, qendron ne nje kombinim me kompleks
te atributeve te fuqise, perfshi mjetet ekonomike dhe nxitese (motivuese).
Fuqia ushtarake eshte perdorur gjithnje si nje nga mjetet (instrumentet) e
politikes. Edward Gullick thote se ne epoken e balances se fuqise se Europes
klasike, calculusi (llogaritja) e fuqise mbeshtetet ne mekanizmat e ndryshem, te
aleances, koalicionit, dhe kompensimin, ne perdorimin e armeve dhe zhvillimin
e luftes si mjet popullor por gjithashtu mjeti i fundit. 14 Immanuel
Wallerstein, i pershkruan perberesit e fuqise ne fillimet e sistemit shteteror
modern Europian ne menyre komplekse si: (1) tregtia qe nenkupton perdorimin
e aftesise se shtetit per te mbeshtetur fuqine ekonomike; (2) fuqia ushtarake; (3)
financat publike; (4) burokracia efektive; dhe (5) blloku hegjemon, i perkufizuar
si aftesia e grupeve shoqerore mbizoteruese per te imponuar vizionin e tyre te
prioriteteve kombetare. 15 Marreveshja e Europes se shekullit te 19-te
perdorte konsultimin ndermjet fuqive te medha per te parandaluar konfliktin
sistemor te epokes se Napoleonit, duke u mbeshtetur ne grupin e “rregullave te
lojes” te perkufizuara nga Paul Schroeder si “ kompensimi; demshperblimi;
aleancat si instrumente per rritjen e fuqise; arsyeja shteterore; nderi dhe
prestigji; Europa si familje shtetesh; dhe se fundi, parimi apo qellimi i fuqise
vete”. 16 Ndermjet realisteve klasik, nenvizimi i Morgenthaut ne aftesine e
diplomacise dhe identifikimi i maturise nga Raymond Aron si baze per politiken
bejne te qarte se imazhi i tyre per rolin e forces ne marredheniet ndershteterore
eshte me nuancat perkatese. 17
Gjate Luftes se Ftohte, ne perballjen me ate qe ne pergjithesi eshte
identifikuar si rrezik real dhe i pranishem i fuqise agresive sovjetike, Shtetet e
Bashkuara dhe aleatet e saj kerkuan te siguronin prioritetet e tyre me te
rendesishme kombetare. Kjo kerkonte rritjen e fuqise ushtarake si balance ndaj
arsenalit te konsiderueshem sovjetik. Lufta e Ftohte ishte rivalitet i militarizuar
ndershteteror, por gjithashtu, ajo ishte dicka me shume. Frenimi ushtarak

333
shoqerohej nga diplomacia e suksesshme e aleances, perdorimi i paramenduar i
fuqise ekonomike, dhe forca morale e siguruar nga shembulli i shoqerise se
hapur dhe i Botes se Lire gjate ballafaqimit me totalitarizmin Sovjetik. Ne fund,
ishin dimensionet e fuqise jo materiale, ato qe ishin vendimtare.
Duke filluar me botimin “Fuqia dhe Ndervaresia” te Robert Keohane dhe
Joseph Nye-s ne vitin 1997, ka patur nje perpjekje ne rritje nga studiuesit e
marredhenieve nderkombetare per te zhvilluar nje pamje me me teper nuanca te
konceptit te fuqise ne marredheniet nderkombetare.
Ne boten e ndervarur te fundit te shekullit te 20-te, Keohane dhe Nye
pohonin se rendesia relative e fuqise ushtarake si nje instrument i politikes
eshte ne renie. Mbijetesa mbetet qellimi i hershem kombetar, dhe forca ende
eshte garantuesi kryesor i sigurise kombetare. Por, ne nje bote gjithnje e me te
ndervarur, marredheniet e varesise reciproke i lidhin vendet me shume me njeri
tjetrin, dhe “ne shumicen e tyre forca eshte e parendesishme ose e
paperfillshme si instrument i politikes”. 18 Ne punimin e meparshem Nye
mbron konceptin e fuqise se bute, perfshi mjetet kulturore dhe ideologjike,
diplomacine transformuese, strategjite e informacionit, fuqine e shembullit dhe
te tjera si keto, si nje alternative qe perdor forcen e joshjes ne vend te strategjive
detyruese te politikes tradicionale. 19
Shume analiste kane zhvilluar variacione te ndryshme per kete teme. Alvin
Tofflei, ne botimin e tij, Powershift (ndryshimi i fuqise) identifikon tre burime
kryesore te fuqise, te perkufizuara si dhuna, pasuria dhe dija. Roli i dhunes
eshte ekskluzivisht ndeshkues dhe mohues e neutralizues, pasuria mund te
perdoret si per te ndeshkuar ashtu dhe per te shperblyer, por vetem burimi i
fuqise se dijes ka mundesi te jete transformues ne kushtet e shekullit te 21-te -
sipas Tofflerit fusha e veprimit te dijes do te jete vendimtare per fuqine
kombetare duke pare te e ardhmja. 20 Ne librin e saj Shtetet dhe Tregjet,
Suzan Strange, zhvillon nje “model strukturor te fuqise” me kater sektore (fusha
veprimi): prodhues, fiskal, ushtarak dhe informativ. Strange shtron pyetjen si
kane qene ne gjendje Shtetet e Bashkuara te zgjerojne ndikimin global megjithe
shkurtimin (zvogelimin) relativ te sektoreve te tyre produktiv dhe fiskal.
Ajo e gjen pergjigjen ndermjet te tjerash ne dominimin ushtarak, por edhe ne
elemente te tjere, ndoshta edhe me te rendesishem: ne terheqjen (atraktivitetin)
e shoqerise se hapur amerikane dhe “menyres se jeteses”, prestigjit te pashoq te
institucioneve te arsimit te larte te SHBA-se, novacioneve shkencore e
teknologjike pararoje, statusin e gjuhes angleze si lingua franca e komunikimit
nderkombetar, diplomacia e efektshme publike, dhe ne pergjithesi aftesia per te
mobilizuar fuqine kulturore ne sherbim te interesave te SHBA-se. 21 Shtetet e
Bashkuara kane perqafuar kete lloj imazhi kompleks te fuqise kombetare, dhe
nje seri dokumentesh te politikes formale kane prezantuar modele kontrastuese
te fuqise me synim per te percjelle perfundimin se fuqia kombetare e pare ne
pergjithesi, ka burime te ndryshme dhe mbipalosese. Keto modele jane
shprehur nga shkurtesa gjithnje e me ambicioze DIME (fuqia diplomatike,
informative, ushtarake dhe ekonomike); DIMEFIL (diplomatik, informativ,

334
ushtarak, ekonomik, financiar, zbulimit dhe zbatimit te ligjit); dhe MIDLIFE
(fuqia ushtarake, zbulimit, diplomacise, ligjore, informacionit, financiare dhe
ekonomike). 22
Nuancat (dallimet) e cdonjerit nga keto modele dhe shkalla e
pershtatshmerise e ketij apo atij termi te vecante te lidhur me ekuacionin e
fuqise jane me pak te rendesishme nga ajo cfare modelet ndajne bashkerisht.
Kjo perfshin perfundimin qe ne boten e globalizuar te shekullit te 21-te, fuqia
ushtarake konvencionale ka humbur vertete dicka nga spikatja (rendesia) e saj
si mjeti i fundit i politikes. Ndervaresia globale dhe dinamika demokratike e
paqes, ne menyre bindese kane bere konfliktin e armatosur konvencional
ndermjet fuqive me pak te mundshem. 23 Armet berthamore e kane bere
luften ndermjet shteteve te armatosura me keto arme vertete te pamendueshme
(paperfytyrueshme). Ligji nderkombetar vendos detyrime (shtrengime) formale
ne institucionet e luftes qe mund te kene ndikim ne te drejten e posacme te
shteteve per te zgjedhur apo vendosur per perdorimin e forces. 24
Nga ana tjeter, konkurrenca ekonomike eshte bere me e rendesishme si
nxitese kryesore e konkurrences nderkombetare. Analiste si Edward Lutwak
kane krijuar nocionin e “gjeo-ekonomise” per te karakterizuar nje rend boteror,
ku konkurrenca ndermjet shteteve do te bazohet me shume ne rivalitetin
ekonomik se sa vizioni i vjeter i gjeopolitikes i ndertuar ne kundershtimin me
ane te luftes. 25 Fuqia eshte bere me e shperndare dhe nje palete me e
ndryshme e instrumenteve te fuqise kerkohet per te permbushur efektivisht
interesat kombetare.
Konteksti i Fuqise Kombetare.
Fuqia kombetare eshte kontekstuale ne kuptimin qe ajo mund te matet
vetem ne kontekstin e nje kuadri te vecante te marredhenieve nderkombetare
dhe ndaj aftesive te aktoreve te tjere shteteror dhe jo shteteror. Nisur nga kjo
fuqia mund te vleresohet vetem ne baze te te gjithe elementeve te fuqise dhe
duke e krahasuar kete me nje aktor ose aktore te caktuar dhe duke patur
parasysh situaten ne te cilen perdoret fuqia. Nje shtet mund te duket i
fuqishem ne pamje, pasi ai mund te zoteroje vertete shume mjete dhe paisje
ushtarake, por megjithate, mjetet qe disponon ai mund te jene ose te
pamjaftueshme ndaj atyre te nje armiku potencial ose te papershtatshme per
natyren e vecante te konfliktit. Gjithnje, gjate ketij vleresimi duhet bere pyetja:
kunder kujt do te perdoret fuqia kombetare dhe ne lidhje me c’fare? 26.
Duhet te merret gjithashtu parasysh dhe natyra konstante e zhvillimit te
kercenimeve te vazhdueshme ndaj mireqenies dhe sigurise kombetare. Keto jane
variable dinamike – ekuacioni i fuqise ne marredheniet nderkombetare nuk
eshte asnjehere i qendrueshem dhe permbajtja e fuqise kombetare eshte ne
ndryshim te vazhdueshem. Lind pyetja – Cilat jane karakteristikat me te
rendesishme te sistemit aktual nderkombetar, dhe prirjet me te rendesishme qe
perpiqen te transformojne ate? Si ndikon transformimi sistemor strukturen e
kercenimeve ndaj te cileve kerkohet qe te manovrojne shtetet perkatese? Keto

335
lloj faktoresh dinamik, te ngulitur ne mekanizmat e shoqerise nderkombetare,
do te influencojne ne menyrat sipas te cilave eshte konfiguruar, konceptualizuar
dhe realizuar fuqia kombetare.
Globalizimi shtyn drejt zvogelimit de fakto te sovranitetit kombetar. Perhapja
e teknologjise e ka bere perpjekjen per ruajtjen e nje regjimi efektiv te
mosperhapjes se armeve te demtimit ne mase te duket si teper Don Kishotesk.
Ne kushtet kur aksesi ne armet e demtimit ne mase po behet gjithnje e me i
gjere, perfshi potencialisht dhe organizatat terroriste dhe ekstremiste, edhe
shtetet nder me te armatosurat do te jene gjithnje e me te ekspozuara.
Fenomeni i migracionit global e ka dobesuar aftesine e shteteve per ruajtjen e
kontrollit fizik te kufijve te tyre, qe dikur konsiderohej atributi me themelor i
sovranitetit. Revolucioni ne teknologjine e informacionit e ka shkaterruar
monopolin e shtetit ndaj llojeve te caktuara te informacionit dhe ka krijuar
kanale te reja e te fuqishme komunikimi permes kufijve.
Kjo ka mundesuar gjithashtu tregun boteror, i cili mund te reagoje sot ndaj
stimulimeve ekonomike me nje shpejtesi dhe fleksibilitet qe shtetet nuk mund
t’a rivalizojne apo kontrollojne. Nje shumellojshmeri aktoresh joshteteror
(korporatat shumekombeshe) organizatat joqeveritare (NGO) sic eshte Amnesty
International ose Oxfam Internacional, forumet nderkombetare sic eshte Fondi
Monetar Nderkombetar (IMF), Organizata e Traktatit te Atlantikut te Veriut
(NATO), ose Organizata e Bashkepunimit te Shanghait (SCO), shoqatat
ekonomike rajonale si Bashkimi Europian (BE) apo Shoqata e Kombeve te Azise
Juglindore (ASEAN) tani rivalizojne shtetet ne perpjekje per “te vendosur
axhenden“ dhe per imponuar prioritetet ne politiken boterore.
Disa pohojne se sfidat me kryesore me te cilat perballet komuniteti
nderkombetar – perhapja e armeve te demtimit ne mase dhe efektet e tyre,
degradimi mjedisor; varferia dhe margjinalizimi ekonomik, kercenimi i perhapjes
se semundjeve ngjitese vdekjeprurese; krimi nderkufitar, perfshi trafikimin e
droges dhe qenies njerezore, terrorizmi; konfliktet me intensitet te ulet,
nganjehere te shtrira deri ne dhunen e genocidit te krijuar nga rendet rajonale
jofunksionale dhe nga shtetet e deshtuara; terrorizmi kibernetik – perbejne sfida
te cilat nuk mund te ballafaqohen (perballen) me nga shtetet kombe qe veprojne
te izoluara.
Kercenimet globale qe kapercejne aftesine e shteteve individuale, jane bere
me te rendesishme, pavaresisht se sa te fuqishme jane ato.27 Perkrahesit e
imazhit pluralist te marredhenieve nderkombetare pohojne se ajo cfare nevoitet,
jane instrumentet me efektive te qeverisjes globale, qe shohin pertej karakterit
anarkik dhe arkaik te sistemit shteteror Vestfalian. 38 Shtetet pa dyshim jane
objekt i forcave nderkombetare me shume se c’ishin ne te shkuaren, por
gjithsesi ato mbeten blloqet e ndertimit te shoqerise nderkombetare dhe deri
tani minierat me te rendesishme te burimeve te fuqise qe duhet te mobilzohen
per te perballuar sfidat e reja globale. Shtetet jane pergjegjesit e vetem efektiv te
autorizimit popullor dhe te sigurise baze sociale, dhe s’ka tjeter qe ta
zevendesoje ate. Bashkepunimi nderkombetar ende gjenerohet ne menyre

336
derrmuese ne nivel ndershteteror, ose ne menyre biletare, ne kornizen legale
dhe normative te sistemit nderkombetar, ose ne organizatat nderkombetare.
Kercenimet tradicionale ndaj mireqenies dhe sigurise kombetare nuk jane
zhdukur plotesisht. Shtetet e Bashkuara, si fuqi mbizoteruese e botes, perballen
me daljen e konkuruesve potencial te rinj ne BE dhe sfiduesve ekonomik ne
rritje te grupit te ashtuquajtur BRIC (Brazil, Rusi, Indi dhe Kine).
Sistemi i sigurise rajonale eshte ende i preokupuar (shqetesuar) nga
nderveprimi konkurrues ndermjet shteteve dhe pikerisht kercenimi tradicional i
agresionit te armatosur. Perpjekja per rritjen e fuqise kombetare, dhe dilemat e
sigurise qe krijohen nga kjo perpjekje, mbeten nje nxites i konkurrences politike
nderkombetare. Por dinamika ne rritje e ndjeshmerise dhe cenueshmerise e
krijuar nga globalizmi nuk mund te injorohet (shperfillet) dhe menyra si ne e
kuptojme fuqine kombetare duhet te pershtatet e korrigjohet per te marre
parasysh kete fakt.
Marredheniet e ndersjellta shume dimensionale
Fuqia kombetare eshte e lidhur historikisht me aftesine dhe kapacitetet
ushtarake, nje marredhenie kjo me se e natyrshme, meqenese lufta ne arenen
nderkombetare eshte ultima ratio e fuqise, pra eshte mjeti i fundit. Megjithate,
nje element i fuqise, ne menyre te vetme, nuk mund te percaktoje fuqine
kombetare. Per shembull, ka shtete te tilla si Brazili qe zoterojne siperfaqe
shume te gjere, apo Pakistani me popullsi shume te madhe, Belgjika me
karakter (zhvillim) industrial si dhe Zvicra me forca te armatosura teper
moderne, megjithate asnje nga keto shtete te permendura me lart, nuk eshte
fuqi e shkalles se pare.
Morgenthau e konsideron te gabuar perpjekjen per te percaktuar fuqine
kombetare ne baze te nje elementi te vetem te fuqise, “Argumenti (gjykimi) i
gabuar i faktorit te vetem”. Nje aspekt tjeter i ketij gjykimi te gabuar eshte mos
berja e dallimit ndermjet fuqise reale dhe potenciale. Nder te tjera, problemi
buron edhe nga fakti se termi “fuqi” ka marre kuptimin e dyfishte, domethene si
te aftesise potenciale per te bere dicka (per te kryer nje veprim) dhe te
perdorimit real te kesaj aftesie. Megjithese aftesia kombetare per te konvertuar
aftesine potenciale ne fuqi operacionale bazohet ne shume vleresime e rrethana
te caktuara, jo me pak e rendesishme ndermjet tyre eshte dhe marredhenia e
ndersjellte e faktoreve te tille si efektshmeria e qeverise dhe uniteti kombetar.28
Ne kete kontekst, elementet e fuqise kombetare, pavaresisht menyres se
percaktimit te tyre, mund te ndahen vetem artificialisht nga njera tjetra. Se
bashku ata perbejne burimin per arritjen e objektivave dhe qellimeve
kombetare. Megjithese keto objektiva, vec te tjerash, mund te gjykohen si te
moralshme dhe te pamoralshme, elementet e fuqise kombetare ne vetvete jane
thjesht mjete per permbushjen e qellimeve strategjike dhe si te tilla ato jane
moralisht neutrale. Me fjale te tjera, eshte e mundur qe te hidhet poshte besimi
cinik se Zoti eshte ne anen e numrit me te madh te batalioneve si dhe

337
hamendesimi qe pala me numrin me te vogel gjithnje lufton per nje ceshtje te
drejte. 29
Marredheniet dhe dinamika
Fuqia kombetare eshte relative, dhe jo absolute. E thene me pak fjale, nje
komb (shtet) nuk ka fuqi abstrakte, e pare e shkeputur nga te tjeret, por vetem
fuqi e pare ne lidhje me nje ose disa aktore te tjere te arenes nderkombetare.
Keshtu, te thuash per shembull se Shtetet e Bashkuara te Amerikes jane vendi
me i fuqishem ne bote, do te thote qe te krahasosh fuqine Amerikane me fuqine
e te gjithe shteteve te tjere qe ekzistojne aktualisht. Megjithate, drejtuesit e
nje vendi ne kulmin e fuqise se tij, mund te arrijne te besojne se nje fuqi e
tille ka nje cilesi absolute qe mund te humbase vetem nepermjet
mosperfilljes (neglizhences) dhe budallallekut. Domethene, fuqia superiore e
nje vendi buron jo vetem nga cilesite e saj, por dhe nga krahasimi i saj me ate te
aktoreve te tjere. Per shembull shume vezhgues ne fund te viteve 1930-te e
perceptonin Francen me se te barabarte, madje nje rival i denje per Gjermanine,
dhe kjo meqenese forcat ushtarake Franceze te kesaj periudhe ishin superiore si
nga ana cilesore ashtu dhe sasiore krahasuar me trupat dhe armatimin e
forcave fitimtare Franceze te vitit 1919, ne mbarim te Luftes se Pare Boterore.
Mirepo duhet te kemi parasysh se fuqia ushtarake Franceze e vitit 1919 ishte
superiore vetem ne kontekstin e Gjermanise se mundur dhe te carmatosur pas
kesaj lufte; kjo epersi nuk ishte e qenesishme per shtetin Francez, per shembull
ne aspektin e vendosjes gjeografike dhe burimeve natyrore te saj. Keshtu,
ndersa forcat ushtarake te Franceze te vitit 1939 ishin vertete superiore ndaj
atyre Franceze te vitit 1919, por po te behej nje krahasim i drejtperdrejte i
fuqise ushtarake te Frances ne vitin 1939 me fuqine ushtarake te Gjermanise
po ne vitin 1939, kjo do te paraqiste nje pamje krejt te ndryshme per shume
arsye, ku nje nder me te rendesishmet nder to ishte adoptimi nga Gjermanet i
doktrines ushtarake te luftes rrufe. 30
E lidhur ngushte me ate cfare thame me lart, eshte se fuqia kombetare eshte
dinamike, dhe jo e perhershme dhe e pandryshueshme. Asnje element apo
marredhenie e vecante e fuqise nuk eshte e imunizuar (e paprekshme) nga
ndryshimi. Ne kete shekull (shekull i njezete), vecanerisht ndryshimet e shpejta
te bera ne teknologjine ushtarake e kane pershpejtuar shume kete dinamizem.
Shperthimi i bombes berthamore nga SHBA, transformoi ne menyre te
menjehershme gjendjen e fuqise se saj, natyren e zhvillimit te luftes, dhe vete
zhvillimin e marredhenieve nderkombetare. Zhvillimi i nje lufte mund te kete
efekt te menjehershem ndaj fuqise kombetare.
Dy lufterat boterore shkaterruan Europen, sollen krijimin e dy fuqive
boterore, Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik dhe vendosen boten ne
zhvillim ne rrugen e ckolonizimit, qe ne me pak se 50 vjet i dha fund nje sistemi
qe kishte ekzistuar per me shume se 3 shekuj me radhe. Rritja ekonomike
mund te ndryshoje gjithashtu me shpejtesi gjendjen e fuqise kombetare, sic
ishte rasti i Japonise dhe Gjermanise pas Luftes se Dyte Boterore. Pervec kesaj,
balancen e fuqise mund t’a ndryshoje edhe zbulimi i burimeve te reja, apo

338
harxhimi e mbarimi i tyre. Natyrisht, kontrolli i furnizimit me nafte nga ana e
Organizates se Vendeve Eksportuese te Naftes (OPEC), shoqeruar me
efektshemerine e saj si kartel, shkaktoi nje ndryshim dramatik ne marredheniet
e fuqise pas vitit 1973. 31
Ndryshime te tilla jo gjithnje jane kaq shpejt te dallueshme. Fuqia, sic vuri
ne dukje shume kohe me pare Hobbes, eshte ajo cfare populli beson se eshte
deri sa ajo te perdoret. Me fjale te tjera, fitimi i reputacionit per fuqi nga ana e
nje shteti, i jep force atij, pavaresisht nese kjo force eshte reale ose jo.
Njekohesisht, ka plot shembuj ne historine e kombeve qe shtete te ndryshem
shfrytezuan reputacionin qe kishin ne te shkuaren, deri sa e pane shkaterrimin
e tyre qofte dhe nga nje ngjarje e vetme. Keshtu, betejat e Sedanit, krijuan per
Francen efekte te tilla ne vitin 1870 dhe perseri ne vitin 1940. 32
Kjo karakteristike subjektive e fuqise, domethene reputacioni i nje shteti per
fuqi, luan gjithashtu nje rol te rendesishem frenues apo pengues, kur shteti A
ushtron ndikim mbi shtetin B per te mos kryer veprimin x. Ky ndikim ushtrohet
me efektshmeri per arsye se aktori B percepton se shteti A jo vetem ka aftesine
te parandaloje aktorin B per kryerjen e veprimit x, por gjithashtu edhe vullnetin
per te perdorur kete aftesi. Me fjale te tjera, kredibiliteti kombetar duhet te
shkoje bashke me aftesine kombetare me qellim qe frenimi (shkurajimi) te
funksionoje. Kur ky kombinim nuk arrihet, domethene kur kredibiliteti nuk
shoqerohet me aftesine e duhur, sic ndodhi me Britanine dhe Francen ne
vere te vitit 1939, kur Hitleri, i mori me rezerve garancite e tyre ndaj
Polonise, dhe perfundimi i saj ishte lufta, dhe jo frenimi.
Gjendja
Disa elemente te fuqise kombetare ose kombinime te fuqise nuk mund te
perdoren ne disa situata te caktuara qe komplikojne aktore te vecante. Per
shembull, Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne vitet 1979-1980, ishin te
pafuqishme qe te shpetonin qytetaret Amerikane te mbajtur peng ne Teheran,
ndersa fuqia berthamore e Amerikes gjate Luftes se Ftohte pati pak ndikim qe te
detyronte shtetet e paangazhuara te pershtasnin politikat e tyre; madje ajo nuk
arriti te pengoje Korene e Veriut apo Vietnamin e Veriut ne perpjekjet e tyre per
te bashkuar vendin e tyre. Vietnami i Veriut ilustron gjithashtu nje aspekt tjeter
te kontekstualitetit te fuqise kombetare, ate te analizes kosto-risk-perfitim, ne te
cilat fuqia vertete mund te ushtrohet, por kostot dhe rreziqet ne kete rast
perceptohen te mos jene ne raport me perfitimet qe mund te arrihen nga forca.
Me fjale te tjera fuqia duhet te lidhet me rrethanat qe ekzistojne ne nje situate te
caktuar.
Shembulli i meposhtem shpjegon perse gjate Luftes Izraelo-Arabe te vitit
1973, Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk ishin ne gjendje te bindnin aleatet e
tyre Europiane qe ata te lejonin aeroplanet Amerikane te perdornin bazat e
NATO-s per rifurnizimin me karburant dhe per mirembajtje e sherbime. Fuqia e
pergjithshme ekonomike dhe ushtarake e SHBA-se, si dhe lidhjet politike te
solidaritetit te aleances, treguan se kishin me pak ndikim te vendimmarresit

339
Europiane sesa humbjet e mundshme ekonomike qe mund te vinin nga mos
aksesi i tyre ne vendet prodhuese te naftes. Kjo lloj fuqie e SHBA nuk lidhej
me problemin e fundvitit 1994, kur Britania dhe Franca, qe kishin trupa te
perfshira ne operacionet paqeruajtese ne terren, refuzuan te shqyrtonin
planin e SHBA per goditje ajrore te NATO-s ne mbeshtetje te Muslimaneve
ne qytetin e rrethuar te Bihac-it. 33
Ky aspekt i natyres kontekstuale te fuqise kombetare paraqet nderlikime
madje mjaft me te medha po te merret parasysh diversiteti i aktoreve ne arenen
nderkombetare. Ne nje bote gjithnje e me teper shumeqendrore, shtetet, ne
perdorimin e fuqise kombetare, do te kene te bejne me aktore nderkombetare.
Bashkimi Europian eshte nje shembull i atyre organizatave qeveritare
nderkombetare, ne te cilat bashkimi i prirjeve ekonomike dhe politike ka krijuar
nje njesi rajonale supra-nacionale (mbi shtetet), qe ne shume menyra kapercen
aspektet ligjore-territoriale te shtetit dhe unitetin psikologjik te kombit.
Kjo lloj sfide inkurajohet nga aktore te ndryshem te organizatave jo
qeveritare si korporatat shumekombeshe qe jane te perqendruara ne perfitimet
e tyre, levizjet per clirim kombetar qe synojne te krijojne qeveri te reja brenda
shteteve ekzistuese perfshi dhe organizata te tilla si Amnesty International apo
Greenpeace, qe perpiqen te mobilizojne opinionin publik nderkombetar me
qellim qe te ushtrojne presion mbi qeverite e vendeve te ndryshme per
ndryshimin e politikave te caktuara. 34
Disa nga keta aktore reagojne me me shume vendosmeri ndaj nje aspekti te
fuqise kombetare se ndaj nje tjetri. Pershembull, korporatat shumekombeshe,
reagojne ndaj faktoreve ekonomike me shpejt sesa reagojne Kombet e
Bashkuara apo levizjet per clirim kombetar. Ndersa, negociatat dhe apelimet per
moralshmeri njerezore mund te rezultojne me te fuqishme ne Kombet e
Bashkuara se ne keshillin drejtues te korporates apo ne terren. Atehere, fuqia
kombetare eshte kontekstuale jo vetem ne aplikimin ndaj shteteve te tjera, por
gjithashtu dhe ndaj aktoreve te ndryshem global. 35
Elementet e fuqise kombetare
Studimi i fuqise kombetare eshte me i pershtatshem te organizohet duke
bere dallimin ndermjet elementeve te fuqise natyrore dhe shoqerore. Faktoret
natyrore (gjeografia, burimet dhe popullsia) lidhen me numrin e popullsise se
nje vendi dhe mjedisin e tyre fizik. Faktoret shoqerore (ekonomik, politik,
ushtarak, psikologjik dhe se fundi, ai i informacionit) kane te bejne me menyrat
ne baze te te cilave organizojne veten e tyre qytetaret (populli) i nje vendi dhe
format me te cilat ata ndryshojne mjedisin e tyre. Ne praktike, eshte e
pamundur qe te besh nje dallim te qarte ndermjet elementeve natyrore dhe
shoqerore. Pershembull, burimet jane nje faktor natyror, mirepo shkalla ne te
cilen ato perdoren percaktohet nga ana shoqerore. Ne vecanti, faktoret e
popullsise, presin ne mes vijen ndarese ndermjet te dy kategorive. Numri i
njerezve ne moshen efektive te punes ne popullsine e nje vendi prek
drejtpersedrejti shkallen e industrializmit te vendit, mirepo procesi i

340
industrializimit nga ana e tij mund te ndryshoje se tepermi perberjen e
popullsise. 36
Elementet natyror
Gjeografia
Faktoret gjeografike qofshin ato te vendosjes, klimes apo topografise
ndikojne ne aftesite dhe parashikimin per te ardhmen e vendit Vendosja
gjeografike, ne vecanti, lidhet ngushte me politiken e jashtme te shtetit,
gjithashtu mund te ndihmoje ose pengoje aftesine e tij per mobilizimin e fuqise
kombetare. Shtetet vulnerable (te cenueshem) sic ka qene per shembull Polonia,
e mberthyer gjeografikisht ndermjet Rusise dhe Gjermanise, ka patur te beje me
shume probleme, madje deri dhe me rrezikimin per humbjen e ekzistences
kombetare.
Aksesi ne oqeanet e botes, perdorimi i porteve, kontrolli ne pikat kyce dhe
linjat kryesore te komunikimit jane shume te rendesishme per aftesine detare.
Ne te kundert, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Japonia
kane qene te mbrojtura nga masa te medha uji pergjate gjithe historise se
ekzistences se tyre. Nga ana tjeter, cdo njeri prej tyre, ka perdorur kombinimin
e forcave te medha detare dhe tregtine pergjate detrave per tu bere fuqi e
medha. Me kanalet ujore oqeanike te tyre, Shtetet e Bashkuara ishin ne gjendje
te shmangnin aleancat qe mund te ishin te pafavorshme dhe te komplikuara
dhe te zgjeroheshin ne territore ne menyre paqesore pothuajse gjate nje
shekulli, duke qene te lire(te paangazhuar) nga nderhyrjet e jashtme.
Pervec kesaj, ky zgjerim territori u realizua ne pergjithesi pa pushtime,
nepermjet blerjes se hapesirave te medha toke nga fuqite Europiane, te cilat e
shihnin vendndodhjen e ketyre territoreve shume larg, gje qe e bente kontrollin,
dhe mbrojtjen e tyre jo te lehte. Madje dhe ne epoken e Kozmosit, SHBA-te
vazhdojne te perfitojne nga mbrojtja e tyre prej kercenimeve strategjike si
rrjedhoje e rrethimit te tyre ne lindje dhe ne perendim nga oqeane te medhenj,
dhe mungesa e kercenimeve te fqinjeve ne Ameriken e Veriut. Pozicioni
strategjik i Rusise ne zemer te Euroazise ka qene gjithnje nje burim i fuqise, por
mungesa e kufijve te mbrojtur natyralisht e ka lene ate gjithashtu te ekspozuar
ndaj nje numri invazionesh katastrofike. Ekspozimi strategjik mund te
kontribuoje ne fuqine e shtetit duke forcuar vullnetin dhe gatishmerine
kombetare dhe angazhimin per te siguruar mbijetesen – dhe per kete, rasti i
Izraelit eshte nje shembull shume i mire
Lidhja ndermjet politikes se jashtme dhe vendosjes gjeografike te shteteve,
ne te vertete eshte kaq e rendesishme sa ne shekullin e kaluar ajo u be shkak
per lindjen e gjeopolitikes si fushe e vecante studimi. Ne ekstremin e saj me te
madh, gjeopolitika mund te shtremberohet ne nje lloj metafizike politike me
thirrje (kerkese) per hapersire jetike kombetare te mjaftueshme, e cila u vendos
ne sherbim ideologjik te Gjermanise Naziste. Ne me te miren e saj, gjeopolitika
mund te ofroje shume kuptime apo perceptime.

341
Keshtu per shembull, kini parasysh lidhjen ndermjet zhvillimit te
demokracise dhe te te drejtave te njeriut ne Amerike dhe Britani dhe vendosjes
strategjike relativisht te sigurt te te dy ketyre vendeve, ne kontrast me regjimet
autoritare te Rusise dhe Gjermanise, fqinj direkt me njeri tjetrin per nje pjese te
madhe te historise, te vendosura ne menyre te ekspozuar ne stepen e Evropes
Veriore. Ose kini parasysh perpjekjet e vazhdueshme te Rusise per porte detare
me uje te ngrohte dhe rendesine e vazhdueshme te pikave bllokuese, sic u
demonstrua edhe ne rastin kur Egjipti mbylli Ngushticen e Tiran-it ne Maj 1967
qe coi ne zhvillimin e luftes.
Vendosja eshte e lidhur gjithashtu ngushte me klimen, e cila, nga ana e saj
ka nje efekt te madh ne fuqine kombetare. Shtetet me te varfer ekonomikisht
dhe me te dobet ne aspektin e fuqise kombetare gjate koheve moderne kane
qene te gjitha te vendosura jashte zones se klimes bute, qofte kjo ne tropik ose
ne zonen e ftohte. Madje, edhe Rusia ka patur probleme te perhershme
bujqesore, pasi pervec nje pjese te vogel, gjithe vendi shtrihet ne veri te gjeresise
se kufirit SHBA-Kanada.
Potenciali bujqesor mund te jete gjithashtu ndihmes vendimtar i fuqise
kombetare. Ne kushtet kur te gjithe faktoret e tjere jane te njejte, vendet
(kombet) me aftesi per te ushqyer veten kane nje avantazh ndaj konkurruesve te
tjere, qe jane te varur ne importet e lendeve te para strategjike. Historikisht,
potenciali i madh bujqesor i SHBA-se, ka qene nje burim i rendesishem i fuqise
se tij.
Rusia eshte nje shembull i mire per menyren sesi elementet gjeografik si
madhesia dhe topografia mund te kene avantazhe dhe disavantazhe per nje
vend. Ish Bashkimi Sovjetik, me 11 zonat e tij te kohes, ishte ne gjendje qe gjate
Luftes se Dyte Boterore te perdorte permasat e tij te medha territoriale per te
perseritur pervojen historike te ushtrise Ruse qe konsistonte ne shkembinin e
hapesires me qellim per te fituar kohe ne rast pushtimi. Ne te njejten kohe, kjo
madhesi pa fund e territorit, sigurisht qe ka luajtur nje rol te rendesishem ne
forcat centrifugale komplekse etnike dhe politike, qe cuan perfundimisht ne
shperberjen e Bashkimit te Republikave Socialiste Sovjetike.
Ne menyre te ngjashme, lumenjte Rus, me rrjedhje kryesisht jug-veri
perbejne burime te medha natyrore, qe do te kishin qene edhe me te dobishem
ekonomikisht dhe politikisht, neqoftese ato do te rridhnin ne drejtimin lindje-
perendim. Ne te ardhmen, teknologjia do te zbuse (lehtesoje) disa nga keto
faktore, ne te njejten menyre sic preken (ndikuan) raketat nderkontinentale ne
rendesine e vendeve ishullore. Por ketu, si dhe ne zona te tjera, ka shume
pengesa gjeografike per te rritur fuqine, te cilat jane te kostueshme ose te
pamundura per t’u kapercyer. 37
Gjeografia kulturore eshte gjithashtu e rendesishme. Diversiteti etnik,
gjuhesor, dhe fetar mund te jete nje pasuri kulturore, por gjithashtu kjo krijon
edhe cenueshmeri strategjike. Homogjeniteti relativ i kultures amerikane i
shtrire ne hapesiren e pakufishme te kontinentit, eshte komentuar gjeresisht

342
dhe ne menyre korrekte si nje burim i rendesishem i unitetit dhe fuqise
kombetare (te cilen disa e shikojne te rrezikuar nga imigrimi i pakontrolluar dhe
diversiteti kulturor).
Trashegimia kulturore e fuqishme dhe integrale e Kines, e kombinuar me
dominimin derrmues Han ne kontinentin Kinez, eshte gjithashtu nje ndihmes i
fuqishem i fuqise kombetare. Nga ana tjeter, ish Bashkimi Sovjetik u kris
pergjate vijave te grindjeve etnike dhe me pas u shemb, megjithe potencialin e
saj te madh ushtarak. Diversiteti i pasur kulturor dhe linguistik i Europes
vendos barriera ne rrugen per te krijuar nje Europe me te bashkuar, dhe te afte
te veproje si nje aktor strategjik ne ceshtje te ndryshme boterore nen
patronazhin (mbrojtjen) e Bashkimit Europian.
Popullsia
Nga revolucioni ushtarak i shekujve te hershem modern deri ne ditet tona,
shtetet e fuqishme kane kerkuar qe te kene nje baze te mjaftueshme popullsie
per te ngritur dhe mbeshtetur ushtri masive, strategjikisht konkurruese.
Popullsite e medha kontribuojne gjithashtu per nje fuqi prodhuese me te madhe
dhe nje prodhim te pergjithshem te brendshem (GDP) me te madh, qe eshte
treguesi kryesor i fuqise ekonomike. Ne te vertete, virtualisht eshte e pamundur
qe te imagjinosh ngritjen ne rangjet e fuqive te medha boterore pa nje baze te
rendesishme popullsie.
Madhesia, prirjet dhe struktura demografike perbejne nje aspekt te
rendesishem te fuqise kombetare. Nje popullsi e madhe eshte nje kerkese apo
parakusht i nevojshem, por jo nje garanci e vetvetishme e rritjes se fuqise.
Keshtu per shembull, Kanadaja eshte nje shtet me i fuqishem se Meksika, qe
eshte me popullsi me te madhe, por me pak e industrializuar nga ajo. Ndersa
Japonia, me nje popullsi relativisht te vogel, por qe shquhet per aftesi teknike
mjaft te larta, ka qene ne gjendje qe te ushtronte fuqine e saj kombetare ndaj
nje Kine megjithese kish nje popullsi dhe territor shume te madh.
Aftesia e SHBA-se per te terhequr dhe asimiluar popullsi te medha
emigrantesh, dhe per te mbeshtetur rritjen demografike, ka qene nje burim
kuptimplote i fuqise kombetare. Renia demografike ne Bashkimin Europian (BE)
dhe Federaten Ruse kercenon aftesine e tyre per te funksionuar si fuqi te medha
ne nje afat te gjate. Por popullsite e medha te varfra, mundet gjithashtu te
vendosin kufizime e te pengojne zhvillimin dhe mobilizimin e fuqise strategjike.
Kina e sotme perben nje shembull te nje fuqie ne ngritje, qe eshte perfshire ne
ate qe disa e konsiderojne politike dragoniane e kufizimit te rritjes se popullsise.
Madhesia eshte e rendesishme, por nuk ka lidhje direkte ndermjet madhesise se
popullsise se nje vendi dhe fuqise kombetare baze.
Njekohesisht, prirjet ne rritjen dhe zvogelimin popullsise mund te kene nje
ndikim te madh ne fuqine kombetare. Pershembull, bashkimi Prusian i popujve
gjermanisht-foles ne vitin 1870, krijoi ne menyre te menjehershme nje fuqi te
madhe, dhe me nje popullsi qe pati nje rritje prej 27 miljon banore ndermjet
vitit 1870 dhe vitit 1940, nderkohe qe popullsia e Frances po gjate kesaj

343
periudhe u rrit vetem me 4 milion banore, duke pasqyruar keshtu nje ndryshim
te qarte ne fuqine Europiane. Ne nje shembull tjeter, verejme se rritja historike e
fuqise Amerikane, nder te tjera ishte si rrjedhoje edhe e ardhjes se me shume se
100 milion emigranteve ndermjet viteve 1824 dhe 1924.
Gjate te te njejtit shekull, Kanadaja dhe Australia, ndonese te krahasueshme
ne lidhje me territorin dhe nivelin e zhvillimit, porse me popullsi me pak se nje e
dhjeta e asaj te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, mbeten fuqi te dores se
dyte. Qe tendenca te tilla mund te kene shkaqe me komplekse dhe qe lidhen me
elemente te tjere te fuqise, ilustrohet mjaft qarte me Perandorine Austro-
Hungareze, e cila gjate kesaj periudhe kishte nje popullsi te madhe dhe ne
rritje, por mbeti gjithashtu nje fuqi e dores se dyte, per arsye se ajo ishte e
ndare etnikisht, e dobet politikisht, dhe ne nje nivel teper te ulet nga pikpamja e
zhvillimit industrial. 38
Ne te ardhmen, prirjet globale do te ndikojne ne strukturen dhe balancen e
popullsise kombetare (shtetit), sidomos ne vendet me te dobeta. Kujtojme se ne
vitin 1830, popullsia e botes, per here te pare ne historine e njerezimit arriti ne
1 miljard banore, ndersa kerkoi vetem 100 vjet qe ajo te dyfishohej dhe te
arrinte ne 2 miliarde banore ne vitin 1930.
Dhe me pas u deshen vetem 45 vjet te tjera (1930-1975) qe popullsia e botes
te dyfishohej perseri dhe te arrinte 4 miliarde. Ndersa ne 21 vitet e tjera (1975-
1996), popullsia u rrit pothuaj edhe me 2 miliard te tjere, duke patur nje rritje
prej 90 milionesh ne vit. Per disa dekada te tjera ne te ardhmen, 90 perqind e
kesaj rritje te popullsise do te ndodhe ne vendet me pak te zhvilluara, shumica
e tyre tashme te renduara nga mbipopullimi i tejskajshem per te cilen ketu
nuk ka ndonje metode apo ilac ne forme te infrastruktures ekonomike,
aftesive dhe kapitalit. 39
Struktura e popullsise, gjithashtu luan nje rol shume te madh ne zhvillimin
e kombeve. Ne kete strukture, shume e rendesishme eshte perqindja e
popullsise qe perfshihet ne grupin me produktiv, qe ne pergjithesi konsiderohet
te jete diku ndermjet moshes 18 dhe 45 vjec, qe mund te plotesoje me mire
nevojat e industrise dhe forcave te armatosura te vendit, si dhe te krijoje brezin
e ardhshem. Krahasimi i numrave ne kete grup me ato ne grupin e me te rinjve,
gjithashtu jep nje pamje me te qarte te prirjeve te popullsise dhe te nderveprimit
te demografise me te gjithe elementet e fuqise. Pershembull, Izraeli, duhet te
merret me problemin e popullsise se tij relativisht te vogel dhe me faktin qe
forcat e armatosura te vendit thithin nje pjese te rendesishme te fuqise punetore
civile ne grupin e mesem.
Rrjedhoje e kesaj eshte theksi i qeverise ne lidhje me edukimin ne te gjithe
grup moshat. Rrjedhoje tjeter eshte fokusimi ushtarak i saj ne armet e
sofistikuara, levizshmerine, fuqine ajrore, dhe goditjet parandaluese me qellim
qe te shmange, zgjatjen e luftes tokesore, qe mund te jete me kosto te ndjeshme
ne personel. Se fundi, krahasimi i grupit te mesem te popullsise, me ate me
moshe me te madhe, do te siguroje nje pamje te qarte te prirjeve demografike, qe

344
mund te kene rrjedhoja per fuqine e kombit (shtetit) ne te ardhmen. Per
shembull, cdo vend me nje perqindje te popullsise ne pension ne rritje,
shoqeruar me perfitimet e mireqenies sociale, ne te vertete do te perballet me
zgjedhje te veshtira ndermjet armatimit dhe ushqimit, dhe te kufizimeve te
mundshme ne fuqine kombetare, si dhe ne investimet dhe rritjen ekonomike te
tij.
Burimet Natyrore
Sasia e madhe e burimeve natyrore eshte teper e rendesishme per nje shtet
modern, si per te zhvilluar lufte, per te vene ne veprim bazen e tij industriale,
dhe per te shperblyer aktoret e tjere nderkombetare nepermjet tregtise dhe
ndihmes, ose me produkte industriale moderne ose ne lende te pare. Lendet e
para strategjike sigurojne bazen e duhur per fuqine ekonomike dhe ushtarake.
Shtetet e pasura me nafte, si per shembull Arabia Saudite, kane nje peshe
pertej aftesise se tyre te natyrshme, vecanerisht per arsye te mases ne te cilen
ato kontrollojne aksesin ne nje burim jetik strategjik. Perteritja dramatike e
Federates Ruse gjate dekades se fundit, e nxitur dhe nga rritja disa here e
cmimeve te naftes dhe gazit natyral ne tregjet boterore ndermjet vitit 1998 dhe
2008, eshte nje shembull i qarte i faktit se si disponimi i lendeve te para mund
te shnderrohet ne fuqi strategjike.
Ne te kundert, varesia ne burimet e huaja per furnizimin me burime jetike
mund te vendose nje shtet ne nje disavantazh konkurrimi, ne se kjo nuk
kompensohet nga marreveshje te vecanta diplomatike ose tregtare. Por, keto
burime, qofshin toke are, uje, qymyr apo nafte, jane shperndare ne menyre jo te
barabarte rreth globit dhe po behen gjithnje e me shume te pamjaftueshme si
rrjedhoje e konsumit dhe kerkeses gjithnje ne rritje. Disponimi (kontrolli) i
lendeve te para mundet gjithashtu te shperdorohet per shkak te mungeses se
ekspertizes teknollogjike, korrupsionit dhe drejtimit te diskretituar politik, ose
te disiplines se pamjaftueshme shoqerore – dhe per kete bota moderne ofron
shume shembuj.
Gjithashtu, natyra e burimeve strategjike ndryshon me kalimin e kohes
bashke me zhvillimin teknologjik. Krypa dhe lenda e drurit per ndertimin e
anijeve konsideroheshin njehere e nje kohe si lende te para strategjike njelloj si
rezervat e hidrokarbureve sot. Ne nje te ardhme te afert, trysnite mjedisore
mund te bejne aksesin ne burimet e ujit te pijshem gjithashtu nje interes per
balancimin boteror te fuqise. Per me teper, zoterimi fizik i burimeve natyrore
nga nje vend i caktuar nuk eshte domosdo nje burim i garantuar i fuqise, derisa
ky vend te mund t’i zhvilloje burimet qe zoteron dhe te ruaje kontrollin politik
mbi shfrytezimin e tyre. Per shembull, ne gjendjen e tyre te paperpunuar,
mineralet dhe burimet energjitike ne pergjithesi jane te padobishme. Keshtu per
shembull, depozitat e hekurit te Mesabise nuk kishin asnje vlere apo rendesi
per fiset Indiane prane Liqenit Superior, gjithashtu dhe nafta Arabe para nje
shekulli ishte nje ceshtje e parendesishme per nomadet qe endeshin mbi te.
Perkundrazi, shtetet me organizata te medha industriale dhe infrastrukture te

345
fuqishme prodhuese, tradicionalisht kane qene ne gjendje te shnderrojne fuqine
potenciale te burimeve te tyre natyrore ne fuqi kombetare reale.
Ashtu si dhe shtyllat e tjera potenciale te fuqise kombetare, kontrolli i
lendeve te para jetike nuk shnderrohet direkt ne fuqi strategjike. Aftesia
(kapaciteti) industriale konsiderohej dikur te ishte themeli i fuqise kombetare.
Ajo ishte baza qe nxorri ne pah Britanine e Madhe si fuqi kryesore Europiane
dhe perandori globale gjate gjithe shekullit te 19-te. Skena e Luftes se Pare
Boterore u ngrit nga ndryshimi i fuqise, i nenkuptuar me renien relative te
Frances si fuqi industriale dhe ngritjen e Gjermanise si qender udheheqese e
prodhimit industrial te kontinentit.
Shtetet e Bashkuara moren mantelin e lidershipit ne sektorin prodhues ne
te njejten kohe qe ajo po ngjitej mbi Mbreterine e Bashkuar si fuqi udheheqese
boterore, dhe statura e saj si “arsenal i demokracise” ishte kyc per fitoren e
luftes industriale me shkaterrimtare te shekullit te 20-te. 40 Pas Luftes se
Dyte Boterore, idea e unifikimit europian doli ne drite si Komuniteti Europian i
Qymyrit dhe Celikut ne perpjekje per te mbeshtetur bashkepunimin funksional
ne sektoret kyc te prodhimit si baze per nje paqe te qendrueshme. Por sot,
zhvillimi eshte i lidhur me ngritjen e ekonomive post industriale qe bazohen ne
sektorin e sherbimit ku mjetet e informacionit jane element shume i
rendesishem i fuqise kombetare. Burimet, si lenda e pare e fuqise kombetare,
duhet te shnderrohen ne fuqi te zbatuar qe te sherbejne ne permbushjen e
qellimeve kombetare.
Shkalla e eficiences qe kane shtetet e ndryshme ne detyren shnderrimit te
fuqise potenciale ne fuqi te zbatuar, percaktohet nga nderveprimet politike,
shoqerore dhe organizative. Stabiliteti dhe efektshmeria e institucioneve
qeverisese, performanca ekonomike, prirja (aftesia) per novacion, standardet e
arsimimit (edukimit), struktura shoqerore, aftesia organizative dhe reputacioni
jane elementet me te veshtire per tu percaktuar (nga ana sasiore) se sa burimet
qe disponon vendi, por padiskutim keto jane jo me pak te rendesishme si baze e
politikes kombetare. Pavaresisht nivelit te zhvillimit te tyre industrial, eshte fakt
se shume pak vende jane te vete-mjaftueshem ne aspektin e burimeve natyrore.
Per shembull, nje vend si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, kane rezerva shume
te pasura ne burime natyrore dhe megjithate ato mund te jene te varura ne
importet e lendeve te para, per arsye te perdorimit te madh te tyre.
Nga ana tjeter, Japonia, ka shume pak burime natyrore ne vend. Ajo eshte e
varur ne importe per 100 perqind te nevojave te saja per nafte, boksite, lesh,
dhe pambuk; per 95 perqind te grurit, 90 perqind te bakrit, dhe 70 perqind te
lendes se drurit dhe drithrave. Varesia ne importet e lendeve te para i vendos
shtetet ne disavantazh konkurrimi, nese s’kompensohet nga marreveshje
diplomatike e tregtare. Tradicionalisht, shtetet i kane plotesuar keto nevoja per
lende te pare ne forma te ndryshme. Nje menyre e pranuar ka qene pushtimi i
burimeve, qe perbente dhe motivimin kryesor per ekspansionin Japonez, qe coi
ne Luften e Dyte Boterore dhe per pushtimin Irakian te Kuvajtit, qe coi ne
Luften e Gjirit. Metode tjeter eshte qe t’i zhvillosh burimet e nevojshme ne nje

346
vend tjeter me ane te koncensioneve, levizjeve politike, madje edhe me ane te
perdorimit te arsyeshem te forces-te gjitha keto forma jane perdorur me nje
mjaft efekt si nga SHBA-te ne Ameriken Latine, ashtu dhe nga shtete te
ndryshme te Europes ne Afrike, Azi dhe vende te tjera botes. Ne nje epoke te
rritjes se ndervaresise, ky lloj penetrimi ekonomik eshte i deshirueshem, duke
qene se e ka humbur identitetin e tij neokolonialist, vecanerisht pasi te dy
armiqte kryesore te SHBA-se ne Luften e Dyte Boterore, tani perdorin rregullisht
nje penetrim te tille ne SHBA.
Metoda e trete dhe me e zakonshme per sigurimin e burimeve natyrore ne
ditet tona eshte me ane te blerjes se tyre. Megjithate vitet e fundit, nderthurja e
zhvillimit te shpejte ekonomik me zvogelimin e burimeve te nevojshme ka
ndryshuar ekonomine globale ne nje treg te shitesve (ku shitesit, tashme per
pamjaftueshmeri te mallit, gjenden me te favorizuar), duke siguruar nje ngritje
ekonomike te konsiderueshme per vendet qe kontrollojne mallrat jetik. Per
shembull kontrolli i naftes nga OPEC-u ka siguruar ndikim shume te madh te
anetareve te saj ne fuqine ekonomike dhe ushtarake te tyre ne rajon dhe me
gjere.
Se fundi, kemi nje mungese furnizimi edhe persa i takon materialeve
strategjike, qe jane teper te domosdoshme per teknologjine e larte dhe armet
moderne. Nje nder rrjedhojat e ketij pakesimi te lendeve te para ka qene dalja
ne skene e fundit te detit, me rezervat e tij te naftes dhe magnezit, si nje skene e
konkurrences nderkombetare, ku vendet me nje vije te gjate bregdeti dhe me
ujra te gjera territoriale kane me teper avantazhe. Mungesa te tilla na kujtojne
se sa ngushte eshte i lidhur sigurimi i lendeve te para me te gjithe elementet e
fuqise, sidomos per nje vend te varur realisht per lende te para sic eshte per
shembull Japonia, e cila nuk mundet as te ushqeje popullin e vet dhe as te
funizoje me karburante e lende te para ekonomine e saj te teknologjise se larte
pa aksesin ne tregjet e huaja (pertej detit). Ne qoftese nuk do te ishte aleanca e
saj me Shtetet e Bashkuara, si nje mjet per garantimin e aksesit (mundesine e
hyrjes) ne burime te tilla si nafta e Gjerit Persik, natyrisht qe Japonia do te
detyrohej te zgjeronte forcat ushtarake te “vet-mbrojtes” te saj, ndoshta dhe te
behej nje fuqi berthamore e deklaruar. 41
Elementet Shoqeror te Fuqise
Ekonomike
Zhvillimi dhe aftesia ekonomike jane dy hallka kyce, teper te rendesishme, si
per elementet natyror ashtu dhe ato shoqeror te fuqise kombetare. Ne kuptimin
e burimeve natyrore, sic e pame dhe me lart, nje vend i caktuar, mund te kete
pasuri te medha nentokesore e mbitokesore, por mund t’i mungojne aftesia dhe
kapacitetet e nevojshme per ti kthyer keto burime ne paisje te renda ushtarake,
ne eksporte te teknologjise se larte, dhe ne forma te tjera te fuqise.
Por, ne fund te fundit, zhvillimi ekonomik ne nje vend, buron sidomos nga
elementet shoqeror te fuqise, qofshin ato modernizimi politik dhe arsimimi dhe
kualifikimi i gjere formal, levizshmeria shoqerore e gjeografike dhe gatishmeria e

347
pranimit te novacionit. Fuqia e tregut ndertohet bazuar ne lloje te ndryshme te
mjeteve krahasuar me ato ne te kaluaren – eficienca dhe prodhueshmeria,
arritjet ne arsimim dhe cilesia e kapitalit njerezor, aftesia per pershtatje,
krijimtaria teknologjike, ndjeshmeria mjedisore dhe stabiliteti shoqeror
ndermjet tyre. Arsimimi (edukimi) eshte vendimtar, dhe zhvillim mjaft
domethenes.
Kina prodhon tani ne universitete, dy here me teper te diplomuar se sa
SHBA-te, te cilat per shume vite kane qene lider i botes. Nentembedhjete vendet
e bashkuara ne Projektin e UNESCO-s “Treguesit e Arsimimit ne Bote”-
Argjentine, Brazil, Kili, Kine, Egjypt, Indi, Indonezi, Xhamajka, Jordani, Malajzi,
Paraguaj, Peru, Filipine, Federata Ruse, Sri Lanka, Tailande, Tunizi, Uruguaj
dhe Zimbabve- diplomojne me shume studente nga universiteti se sa 30 vendet
e organizates per Bashkepunim dhe Zhvillim (OECD) te marra se bashku.
Prirje te tilla mund te kulmojne ne ndryshime te rendesishme ne balancen e
fuqise globale. Ne te ardhmen faktoret cilesore mund te kene me shume per te
thene ne lidhje me performancen ekonomike te pergjithshme se sa shume
tregues sasiore tradicional.
E gjithe kjo, natyrisht kerkon investime te balancuara ne fushen e mbrojtjes.
Nje shpenzim i tepert ne fushen ushtarake mund te gerryej themelet e fuqise se
vendit, neqoftese ai kryhet ne dem te nje ekonomie te begate dhe ul aftesine
kombetare per te investuar ne interes te rritjes ekonomike ne te ardhmen. Per
vendet ne zhvillim, tashme me kapitale te pakta per investime ekonomike,
shpenzimet ushtarake paraqesin nje shperndarje te rendesishme te burimeve.
Madje edhe vende mjaft te zhvilluara, sidomos pas perfundimit te Luftes se
Ftohte, duhet te bejne nje zgjedhje te balancuar ndermjet mireqenies ekonomike
te popullit te tyre dhe zhvillimit te forcave ushtarake. Per arsye se stabiliteti
politik i nje vendi dhe legjitimiteti i qeverise se tij, gjithnje e me shume lidhen
me performancen ekonomike te vendit, shpenzimet e medha dhe te pa
balancuara ushtarake, sic e ka treguar dhe rasti i ish Bashkimit Sovjetik, mund
te jene te rrezikshme si per vendet e medha ashtu dhe ata te vegjel.
Ekonomite e fuqishme kombetare, prodhojne gjithashtu fuqi kombetare jo
ushtarake ne arenen nderkombetare. Vendet kryesore industriale kane ne
dispozicion te gjitha metodat per ushtrimin e fuqise se tyre kombetare, perfshi
ketu shperblimet dhe ndeshkimet nepermjet tregtise se jashtme, ndihmes se
jashtme, investimeve e kredive si dhe nepermjet pasojave qe mund te kene
politikat e tyre te brendshme ne ekonomine boterore. Megjithate, ky lloj i fuqise
mund te dobesohet, neqoftese vendi fillon e vuan nga inflacioni i larte, borxhi i
madh i jashtem, deficiti i brendshem, etj.
Me pak fjale, fuqia e ekonomise se vendit ka ndikim te drejtperdrejte ne
llojshmerine, elasticitetin dhe kredibilitetin e zgjedhjeve ekonomike
nderkombetare. Per shembull, deficiti tregtar te SHBA, nenkupton qe Rezerva
Federale duhet te ruaj norma interesi mjaft te larta per financimin e deficitit, i
cili kufizon aftesine e tij per te stimuluar ekonomine me norma te uleta interesi.

348
Ndersa ndihma e jashtme amerikane behet me ndikim me te paket kur
instrumenti ekonomik i fuqise si per shembull buxheti vjen duke u zvogeluar.
Nga ana tjeter, politika tregtare e SHBAse po behet gjithnje e me e
rendesishme per ekonomine e SHBA, pasi nga eksportet Amerikane, per
shembull, priten te krijohen 16 milion vende pune deri ne vitin 2000. 42 Qe
konsiderata te tilla ekonomike jane te nderlidhura ngushte me elemente te tjere
te fuqise kombetare vertetohet nepermjet pyejtes se perhershme nese dhenia e
statusit te kombit me te favorizuar, qe s’eshte asgje me shume se aksesi normal
ne tregjet e SHBA, duhet te behet i kushtezuar nga progresi ne respektimin e te
drejtave te njeriut nga vende si Kina.
Se fundi, rritja e ndervaresise ka krijuar ndryshime te medha ne elementin
ekonomik te fuqise kombetare. Ekonomite kombetare jane bere me te varura
nga tregtia dhe tregjet financiare nderkombetare, te cilat jane bere vertete
globale nga pikpamja e veprimtarise. Nga ana tjeter, kjo e ben me te veshtire per
nje vend qe te rrise nivelin e interesave afat-shkurter apo te koordinoje politiken
e tij monetare me aktoret e tjere nderkombetare. Ne menyre te ngjashme, aftesia
e vendeve per te perdorur normat e kembimit per te mbeshtetur interesat e tyre
kombetare eshte zvogeluar pasi qeverite merren gjithnje e me teper me
qarkullimin nderkombetar te kapitalit, qe pengon burimet e disponueshme nga
cdo vend per te mbrojtur monedhen e tij.
Nga pikpamja e sigurise, ky lloj i nderdepertimit ekonomik pasqyrohet ne
prekshmerine e perbashket te ekonomive kombetare. Per me teper, politika
ekonomike e vendit tani ndikohet nga nje mori organizatash qeveritare
nderkombetare si Fondi Monetar Nderkombetar (IMF) dhe Marreveshja e
Pergjithshme mbi Tregetine dhe Tarifat (GATT), ndersa korporatat
nderkombetare jane te gatshme qe te ndryshojne politikat e brendshme te
shteteve per te mbeshtetur interesat e tyre transnacionale. 43 Globalizimi, i
kuptuar si nje proces i ndervaresise ne rritje nderkombetare dhe i ngjeshjes se
hapesires/kohes, i nxitur nga ndryshimi teknologjik, ka ndryshuar ne menyre
te dukshme natyren e fuqise ekonomike. Prodhimi i pergjithshem kombetar
(GDP) dhe GDP per banor mbeten masa te vlefshme te fuqise se pergjithshme
ekonomike. Kategorizimi i Bankes Boterore i vendeve me te ardhura te uleta, te
mesme dhe te larta, qe perfaqesojne respektivisht 60 perqind, 25 perqind dhe
15 perqind te popullsise se botes, sigurojne nje indeks global te sakte te fuqive
relative ekonomike.44
Shtetet e Bashkuara vazhdojne te kryesojne ekonomine globale ne lidhje me
GDP-ne e pergjithshme dhe mbeten tregu kombetar me i madh dhe ekonomia
me e fuqishme ne bote. Por numrat bruto, gjithashtu ka mundesi te mbulojne
(fshehin) variabla (ndryshore) te rendesishme. A eshte performanca ekonomike e
bazuar ne industrine nxjerrese, ne sektoret ne renie te industrise, apo ne
sektoret e avancuar, te nxitur tekonologjikisht? A jane modelet e rritjes
ekonomike te qendrueshme, megjithe detyrimet (shtrengimet) e burimeve, te
mjedisit dhe konkurrences? A eshte rritja e balancuar dhe e arsyeshme?

349
Ne te vertete, presionet e globalizimit kane provokuar nje rritje te pabarazise,
madje edhe ne ekonomite kombetare me performancen me te mire, nje prirje me
implikime politike te pazgjidhura – ndarja klasore dhe shoqerore mund te
demtoje qellimin kombetar dhe te zvogeloje aftesine e shtetit per perdorimin e
fuqise kombetare. 45 Ne ekonomine e re boterore dallimi i zakonshem ndermjet
tregjeve te brendshem dhe global eshte mbuluar, ne se jo fshire apo zhdukur
plotesisht. Paqendrueshmeria ekonomike eshte rritur dhe sfida per lidershipin
eshte bere me e mprehte.
Elementi Ushtarak
Fuqia ushtarake eshte baza klasike e fuqise kombetaredhe treguesi i sakte i
fuqise kombetare. Mundja e nje shteti ne lufte, normalisht sinjalizon renien, ne
mos fundin e fuqise kombetare te tij, ndersa fitorja ushtarake zakonisht
lajmeron ngritjen e nje force te re. Fuqia ushtarake mund te percaktohet me me
lehtesi duke perdorur si mase krahasuese buxhetet e mbrojtjes dhe shpenzimet
perkatese ushtarake. Aktualisht buxheti i mbrojtjes se SHBA-se perben 46
perqind te shpenzimeve ushtarake boterore – shpenzime qe jane me te medha se
ato te 168 vendeve te tjera te marra se bashku dhe afersisht dhjete here me te
medha se shpenzimet e konkurrenteve me te afert (Kina, Japonia, Rusia, Franca
dhe Mbreteria e Bashkuar, secila ndermjet 4 dhe 5 perqind te shpenzimeve te
pergjithshme boterore). 46 Buxheti i mbrojtjes se SHBA me 3,7 perqind te
GDP-se perben nje barre ushtarake me te vogel se ato qe perballojne disa shtete
te tjera (Ne Arabine Saudite, pershembull, shpenzimet e mbrojtejes perbejne
mbi 10 perqint te GDP-se), por ne menyre globale avantazhi sasior i SHBA-se
eshte derrmues (shume i madh).
Per fat te keq numri i forcave nuk ka qene asnjehere nje tregues i
besueshem i aftesise reale ushtarake. Qysh nga fushatat e Aleksandrit te Madh
e deri ne ditet tona, historia paraqet shume shembuj te forcave te armatosura
me te vogla ne numer, por me motivim me te larte, te udhehequra ne menyre te
efektshme, dhe teknikisht me te afta, qe kane mundur rivale me te medhenj.
Ushtrite, jane institucione shoqerore, performanca e te cilave mbeshtetet ne nje
numer kriteresh, jashte kontrollit te sherbimeve me uniforme, perfshire nivelet e
arritjeve ne arsimim te shoqerise, standardet e kondicionimit fizik, kapacitetin
teknologjik, motivimin shoqeror dhe lidershipin strategjik. Efektshmeria do te
jete gjithashtu funksion i llojeve te detyrave qe kerkohet te plotesojne
organizatat ushtarake.
Tradicionalisht, forcat e armatosura te SHBA-se kane qene konfiguruar per
t’u angazhuar ne luften konvencionale dhe berthamore me konkurrentet e saj
kryesor te afert. Tani dhe per nje te ardhme te parashikuar, nevoja per te
perballuar lloje te ndryshme te kercenimeve asimetrike, do te kerkojne
padyshim nje konfigurim krejt te ndryshem te forcave dhe qasje (menyra) te reja
ne konkurrimin strategjik. Nivelet e larta te shpenzimeve ushtarake qe e
kapercejne kapacitetin e ekonomise kombetare, mund te demtojne fuqine
kombetare ne nje kohe te larget – nje shembull i vlefshem per kete eshte
Bashkimi Sovjetik, megjithese i armatosur deri ne dhembe, ai u shperbe

350
teresisht. Por, fuqia ushtarake eshte me shume se teresia e personelit, paisjeve
dhe armatimit. Lidershipi, morali dhe disiplina gjithashtu mbeten faktore vital
te fuqise ushtarake.
Pavaresisht barazise sasiore te perafert ndermjet forcave ushtarake Irakiane
dhe koalicionit aleat, performanca e keqe e Irakut ne Luften e Gjirit, demonstroi
lidhjen e qendrueshme te faktoreve te mesiperm jo material me fuqine
ushtarake. Kjo performance tregoi gjithashtu se si nderhyrja politike apo
infektimi gradual i kombit apo i forcave te tij ushtarake nga paaftesia,
shpenzimet e padobishme dhe korrupsioni mund te dobesojne shume forcat e
armatosura te vendit. Ne kontrast me kete, kemi shembullin e forcave te
armatosura te SHBA-se, qe punuan dhe u pergatiten per vite me radhe me
autoritetet politike per te levizur perpara nga nje force me vlera te cenuara
rende qe ishin ne periudhen menjehere pas luftes ne Vietnam ne nje makine
ushtarake te bashkuar “joint” te Operacionit “Desert Storm”. 47
Gjithashtu Lufta e Gjirit tregon se sa te rendesishme jane dislokimi dhe
mbeshtetja e forcave ne kohen moderne per efektshmerine e forcave te
armatosura. Per nje fuqi globale si Shtetet e Bashkuara te Amerikes, fokusimi
ne keto faktore prodhoi jo vetem nje aftesi transporti unike nga ajri dhe deti, qe
siguroi transportimin e gjysem milion trupash ne Gjirin Persik ne vitin 1990-
1991, por dhe heroizma te pabesueshme te rifurnizimit ne nje mjedis ne te cilin
vetem nje divizion gjate ofensives tokesore 100 oreshe harxhoi 2.4 milion gallon
(=4,54l) duke sjelle me pare 475 rezervuar 5000 gallonesh. 48
Sigurisht, te lidhur ngushte me keto faktore jane shqyrtimet dhe vleresimet
qe lidhen me gadishemerine qe nga mundesite e stervitjes dhe manovres deri te
venia ne dispozicion e karburantit dhe pjeseve te nevojshme te kembimit. Ne
menyre te ngjashme, nje rol te rendesishem mund te luaj gjithashtu edhe
mundesia e vendit per mobilizimin e shpejte te forcave njerezore dhe materiale.
Izraeli per shembull ka nje force te perhershme prej 164000 ushtaresh me
pergatitje e gatishmeri te larte. Por kjo force mund te rritet brenda 24 oreve
pothuajse tri here ne krahasim me ate te trupave te gatishmerise se larte
luftarake, duke arritur keshtu ne rreth 500. 000 vete. Edhe Suedia ka aftesi qe
brenda nates te mobilizoje nje force ushtarake te barabarte (ne sasi e cilesi) me
ate te ushtrive te perhershme te shume vendeve Europiane. 49
Cilesia e teknologjise se armeve eshte bere nje faktor shume i rendesishem
per te gjitha vendet ne kete periudhe qe shquhet nga arritje te medha e te
shpejta shkencore. Shpikjet e ndryshme te bera gjate shekujve, duke filluar nga
shigjeta dhe deri tek aeroplani, shpesh kane qene vendimtare kur ato jane
shoqeruar nga ndryshime te pershtatshme ne organizim dhe doktrine
ushtarake. Pervec kesaj, teknologjite e reja ne zoterim te aktoreve te
papergjegjshem shteteror dhe jo shteteror sic jane grupet terroriste do te
vazhdojne te jene nje ceshtje shume e rendesishme per shtetet e ndryshme ne
lidhje me perdorimin e fuqise ushtarake. Armet e shkaterrimit ne mase, jane
dhe ndoshta do te vazhdojne te jene ceshtje te nje rendesie te vecante ne lidhje
me kete.

351
Por armet konvenciale te zhvilluara kohet e fundit, madje relativisht te lira,
ne situata te pershtatshme mund te jene vendimtare, sic ishin raketat kunder
ajrore amerikane Stinger, me qitje nga supi, te cilat bene te mundur qe
guerrilasit muhaxhedin ne Afganistan, te neutralizonin fuqine ajrore Sovjetike.
Se fundi, arritjet teknollogjike, jane edhe njehere nje kujtues i dobishem, qe
fuqia ushtarake si gjithe elementet e fuqise kombetare, eshte kontekstuale.
Teknologjia nuk eshte nje ilac mrekulliberes automatik, per arritjen e fitoreve te
shpejta dhe me humbje te vogla, vecanerisht ne mungese te udheheqjes se qarte
politike dhe nje strategjie koherente.
Elementi Politik
Ky element i fuqise, adreson ceshtje kyce, shume prej te cilave lidhen me
elementin psikologjik si: Cila eshte forma e qeverisjes, cili eshte qendrimi i
popullsise ne lidhje me te, sa te fuqishme e do populli qeverine, dhe sa e
fuqishme dhe eficiente eshte ajo? Ketyre pyetjeve nuk mund t’u jepet pergjigje
me statistika te thjeshta, megjithese ato mund te jene me rendesi te madhe ne
cdo vleresim te fuqise kombetare. Neqoftese qeveria paraqet mangesi dhe nuk
mund te ngreje ne kembe fuqine kombetare potenciale per ti bere balle nje
ceshtje te caktuar, kjo fuqi mundet gjithashtu te mos ekzistoje.
Fuqia e institucioneve qeverisese dhe efektshmeria e procesit politik
gjithashtu mund te rrise ose pengoje zbatimin e fuqise kombetare. Lloje te
ndryshme te qeverive mund t’i plotesojne keto detyra ne menyra te ndryshme.
Regjimet autoritare zakonisht nuk kane legjitimitetin popullor, por ato mund te
jene te afte ne imponimin (detyrimin) e strategjive koherente kombetare dhe ti
zbatojne ato ne menyre te vazhdueshme pergjate kohes. Por lideret autoritare
gjithashtu mund te izolohen nga grupe oborrtaresh servile dhe te kundershtojne
vleresime deri diku realiste, qe duhen per zgjedhje strategjike te drejta.
Shtetet (sistemet politike) demokratike duhet te ndertojne politika mbi bazen
e konsensusit(miratimit te pergjithshem) dhe bindjes, dhe ti rishikojne dhe
permiresojne gjate procesit kompleks te vendimmarrjes. Zakonisht, per shtetet
demokratike eshte me e veshtire qe te ndertojne dhe te ruajne konsensusin
kombetar per alternativat strategjike si dhe te ndryshojne menjehere kursin, ne
rast te ndryshimit te rrethanave nderkombetare. Megjithate, nje shtet me
institucione te respektuara dhe legjitime, te mbeshtetura ne konsensusin
popullor, dhe te afte per mobilizimin e popullit te tij per pranimin e sakrificave
ne rast te kercenimit te mireqenies dhe sigurise se vendit, natyrshem qe do te
jete me i fuqishem, se sa sistemet politike (shtetet) autoritare te imponuara dhe
te mbajtura ne baze te forces.
Fuqite hegjemone nuk mund te mbeshtesin qendrimin e tyre vetem duke u
bazuar ne strategjite detyruese – ata duhet te ndertojne nje forme te autoritetit
dhe sistemit te vlerave, ne te cilat shtetet vartese japin miratimin ne menyre te
vullnetshme. Shtetet jo funksionale apo shtetet e papergjeshme qe nuk arrijne
te kultivojne kete lloj kohezioni ose shperfillin kontekstin normativ brenda te

352
cilit zhvillohen marredheniet ndershteterore do te paguajne patjeter nje cmim
per kete qendrim te tyre.
Ajo ç’fare eshte e qarte, eshte se llojet aktuale te qeverive dhe menyrave te
qeverisjes, secila me anet e saj te forta dhe te dobeta, lozin nje rol te
rendesishem ne zbatimin e fuqise kombetare. Per shembull, nje sistem
autoritar, kufizon ne nje shkalle te ndjeshme nismen dhe lirine individuale, por
lejon formulimin e nje strategjie shteterore shume te organizuar. Ne krahasim
me kete, sistemet demokratike, kerkojne strukturimin e politikes nepermjet
ndertimit te konsensusit dhe bindjes ne kushtet e nje shoqerie te hapur e
pluraliste.
Per rrjedhoje, eshte e veshtire qe demokracite te zhvillojne dhe zbatojne
strategji shteterore afat-gjate ose te ndryshojne nje drejtim politik te caktuar ne
menyre te menjehershme, sic bene Gjermania Naziste dhe ish Bashkimi
Sovjetik, te cilet vepruan ne kundershtim te plote me qendrimet e tyre
ideologjike, gje qe u deshmua me nenshkrimin te traktatit te mossulmimit ne
gusht te vitit 1939. Pervec kesaj, niveli i zhvillimit politik brenda shtetit eshte
gjithashtu i rendesishem. Ky zhvillim perfshin aftesine dhe ne menyre te
vecante eficiencen dhe efektshmerine e qeverise ne perdorimin e burimeve
njerezore dhe materiale per permbushjen e interesave kombetare. Ne kete
menyre aftesite administrative dhe manaxhuese jane vendimtare neqoftese
vendi do te zbatoje(perdore) gjithe fuqine e tij kombetare.
Gjithashtu, nje qeveri merr formen dhe vepron ne menyren qe ajo deshiron
per arsye shume komplekse, shume prej te cilave pasqyrojne pervojen e njerezve
dhe pikpamjet dhe pritshmerine e tyre ne lidhje me ate cfare ben qeveria, dhe sa
e forte duhet te jete ajo. Per shembull, frika prej nje pushteti shume te madh
shteteror ishte nje nder arsyet kryesore, qe Founding Fathers (themeluesit) e
SHBA, ne menyre te kujdesshme dhe te paramenduar te benin Qeverine e SHBA
ineficiente (ne kuptimin e operimit te shpejte dhe te qete) me ane te “checks an
balances” (kontroll e balance). Ne menyre te ngjashme, pas pervojes se dyte me
Bonopartizmin, frika e Francezeve nga “njeriu shaluar”, solli zvogelimin e fuqive
ekzekutive, qe pati si rezultat dobesimin e qeverive Franceze pas Luftes Franko-
Prusiane.
Per rrjedhoje, gjate Republikes se Trete dhe te Katert, Francezet e fuqizuan
pushtetin legjislativ deri ne ate shkalle, sa qe e bene pothuajse te pamundur nje
lidership ekzekutiv te forte. Francezet preferonin me mire dhimbjen e tolerimin e
nje ekzekutivi te dobet se sa te ndesheshin me rreziqet qe paraqiste nje qeveri e
forte. Si rrjedhoje, ndersa Shtetet e Bashkuara paten 14 administrata ndermjet
viteve 1875-1940 dhe Britania 20, Franca pati gjithsej 102 administrata. Pas
Luftes se Dyte Boterore, Republika e Katert Franceze kishte mesatarisht dy
qeveri ne vit. 50
Procesi i politikes nga ana e vet mund te behet nje variabel i pavarur.
Permiresimi i arsimimit strategjik dhe zhvillimit profesional per nepunesit civil
qe sherbejne ne sektorin e sigurise kombetare, koordinimi me i mire ndermjet

353
agjencive qeveritare, dhe menaxhimi me i efektshem, ne menyre bindese cojne
drejt zgjidhjeve strategjike me te efektshme. Koordimini i instrumenteve te
ndryshem te fuqise kombetare, perfshire ate diplomatik, te zbulimit dhe
informacionit, kerkon njohuri profesionale dhe mjedis vendimmarrje efikas, ne
te cilin idete mund te kembehen ne menyre te lirshme dhe kurset e veprimit
alternativ te shqyrtohen ne baze te vlerave te tyre.
Aftesia per zbatimin e efektshem te fuqise varet gjithashtu, ne kohezionin
shoqeror dhe shkallen ne te cilen nje vend vleresohet si anetar i respektuar dhe
i besuar i komunitetit te kombeve. Vlerat kombetare, stabiliteti politik, qytetaret
aktiv e te angazhuar dhe shoqeria civile dinamike dhe reputacioni
nderkombetar, te gjithe keto mund te jene burime te rendesishme te fuqise
kombetare. Neqoftese shtetet binden qe idete dhe prioritetet e nje rivali potencial
jane te sinqerta dhe te respektueshme, ka te ngjare qe ato te vendosin per
politika dashamiresedhe dhe te pershtatshme, qe e pranojne (njohin) interesin e
ndersjellte. Kjo eshte e vertete gjate shtrirjes se marredhenieve nga ato
bilaterale deri ne konkurrencen sistemore.
Elementi Psikologjik.
Elementi psikologjik i fuqise kombetare perbehet nga vullneti dhe morali
kombetar, karakteri kombetar dhe shkalla e integrimit kombetar. Ky eshte
elementi me jeteshkurter i fuqise shoqerore, i cili ne menyre te perseritur eshte
bere shkak qe vendet me fuqi ekonomike dhe ushtarake superiore te jene
mundur ose politikat e tyre te deshtonin nga perballja me aktore me pak te afte.
Keshtu per shembull, kemi mundjen e Can Kaj Shise nga Mao Ce Duni, ne nje
kohe kur Can Kaj Shia, te pakten ne fillim, zoteronte shumicen e pasurive dhe
kapaciteteve ushtarake te Kines, si dhe aftesine e Gandit per te larguar
Britaniket nga India, apo aftesine e Khomeinit per te shkaterruar Shahun e
Iranit. Eshte e qarte se gjate fundit te viteve 1960, cdo matje e fuqise ekonomike
dhe ushtarake te SHBA me ate te Vietnamit te Veriut dhe Vietkongut te marra
bashke, do te conte ne perfundimin se superioriteti i Shteteve te Bashkuara ne
keto dy kategori (ne fuqine ekonomike dhe ushtarake) do te rezultonte ne fitoren
Amerikane. Harry Summers, lidhur me kete, tregon nje histori, e cila
qarkullonte gjate diteve te fundit te terheqjes se SHBA nga Vietnami.
Kur admimistrata e Niksonit mori ne dorezim detyren me 1969, te gjitha te
dhenat mbi Vietnamin e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara ishin futur ne nje
kompjuter te Pentagonit-popullsia, prodhimi kombetar bruto, aftesia prodhuese,
numri i tankeve, anijeve, avioneve, madhesia e forcave te armatosura dhe te
tjera si keto.
Me pas ishte pyetur kompjuteri, “kur do te fitojme ne”?
Kjo kerkoi vetem nje moment qe kompjuteri te jepte pergjigjen: “Ju fituat me
1964! ”51.
Vullneti dhe morali kombetar percaktohet si shkalle e vendosmerise qe
tregon cdo aktor ne permbushjen e objektivave te brendshem dhe te jashtem.

354
Megjithate, per nje aktor te dhene nderkombetar, vullneti dhe morali nuk jane
te njejte ne te gjitha nivelet e shoqerise. Gjate vitit 1916 dhe fillimit te vitit 1917,
fisnikeria Ruse vazhdonte te planizonte per nje veprim ofensiv te ri, madje
pikerisht atehere kur trupat Ruse po braktisnin armet dhe pozicionet e tyre
luftarake. Karakteri kombetar ka marredhenie njelloj komplekse me fuqine
kombetare meqenese ky karakter favorizon ose ndalon politika dhe strategji te
caktuara.
Amerikanet, per shembull, pelqejne te justifikojne veprimet e tyre. Keshtu,
Shtetet e Bashkuara te Amerikes nuk hyne ne Luften e Pare Boterore deri sa
idealizmi Uillsonian duhej te perballej me humbjen e anijeve dhe te jetes se
Amerikaneve. Rritja e “moralizmit” ne zhvillimin e politikes se jashtme, zvogelon
aftesine e Shteteve te Bashkuara te iniciojne nje veprim vertete parandalues.
Per shembull, ne krizen e raketave kubane, zgjedhja e bllokades ne vend te
goditjes ajrore, bazohej ndermjet tjerash ne argumentin se Shtetet e Bashkuara,
nisur nga kendveshtrimi i moralitetit dhe tradites, nuk mund te kryenin nje
“Pearl Harbour ne drejtim te kundert”. 52.
Ne cdo rast te tille, ashtu si me vullnetin dhe moralin, eshte teper e veshtire
te identifikosh pjeset perberese te karakterit kombetar dhe burimet prapa tij.
Pervojat historike dhe vlerat tradicionale, padyshim qe jane te rendeshishme,
sic jane dhe faktore te tille si vendosja gjeografike dhe mjedisi. Per shembull,
mosbesimi Rus ndaj botes se jashtme, verifikohet nga ana historike si pjese e
karakterit kombetar, qofte per arsye te sundimit shkekullor Tartar, tre
pushtimeve nga Europa Perendimore ne pak me shume se nje shekull, ose
dicka tjeter. Dhe stoicizmi Rus eshte vecori karakteri, qofte per arsye te
kristianizmit Ortodoks Rus, komunizmit, apo dimrave Rus. 53
Se fundi, ka nje shkalle integrimi, qe thjesht i referohet sensit te perkatesise
dhe identifikimit te nje populli. Ne shume menyra, kjo kontribuon si ne
vullnetin dhe moralin ashtu dhe ne karakterin kombetar. Ne shume raste,
ekziston nje bashkelidhje ndermjet shkalles se integrimit te perceptuar, dhe
shkalles se homogjenitetit etnik, fetar, gjuhesor dhe kulturor, cdonjeri prej tyre
kontribuon ne kuptimin e perkatesise, te manifestuar ne sensin e qytetarise.
Nga ana tjeter, mungesa e integrimit duhet jo domosdoshmerisht te shkaktoje
mungese identiteti. Uniteti zviceran ka vazhduar pergjate shekujve pavaresisht
shkalles se ulet te integrimit ne etnicitet, gjuhe dhe fe. 54
Elementi i Informimit
Revolucioni i komunikimit, i cili filloi me teper se nje shekull me pare, me
arritjen e transmetimit global te informacionit, ka marre nje vrull te ri ne
dekadat e fundit me zhvillimin e makinave faks, sateliteve te televizionit,
lidhjeve kompjuterike me ane te internetit etj. Sic e demonstruan edhe
revolucionet ne Europen Qendrore dhe Lindore ne vjeshten e vitit 1989, nje fakt
i ri i jetes ne arenen nderkombetare eshte se asnje shtet nuk mund t’ju a
mohoje me tej qytetareve te vet qe ata te dijne se c’fare ndodh ne vende te tjera.
Me fjale te tjera, idete levizin rreth botes me lirisht se cdo here tjeter ne te

355
kaluaren. Kjo pati rezultate te mira vecanerisht per Shtetet e Bashkuara te
Amerikes. Pikerisht atehere kur disa aspekte te tjera te fuqise kombetare kane
patur nje renie relative, ndikimi i Amerikes, si burim i ideve dhe formues i
kultures eshte rritur. Kjo “fuqi e bute” sipas fjaleve te Joseph Nyes, ka qene nje
faktor i rendesishem ne formulimin e objektivit strategjik te sigurise kombetare
te SHBA-se te “zgjerimit”. 55
Por, ky kombinim i zgjerimit te komunikimit dhe perhapjes se kultures,
eshte nje thike me dy presa, qe prêt permes te gjithe elementet e fuqise
kombetare te strategjise kombetare. Ne fushen ekonomike per shembull,
ndervaresia globale eshte rritur nga permiresimet e informim-komunikimit dhe
shfrytezimit te tyre. Nga ana tjeter, jane gjithnje te mundshme reniet pothuajse
te njekohshme te ekonomive kryesore me ane transmetimit te menjehershem te
lajmeve ekonomike armiqesore apo te pafavorshme ne lidhje me secilin shtet
aktor, apo aktor ekonomik transnacional.
Politikisht, komunikimi i menjehershem dhe i gjere mund te rrise aftesine e
elites shteterore per udheheqjen e popullit ne demokraci apo per te vepruar si
ngushellues te tyre ne kohe tragjedie sic ishte shperthimi me eksploziva ne
Oklahoma City apo sulmi terrorist i 11 shtatorit 2001 ne Amerike. Njekohesisht,
keto zhvillime mund te ndihmojne dhe demagoget, thjeshtezuesit e medhenj qe
presion gjithnje ne gatishmeri per te trazuar pakenaqesite e medha dhe anet e
erreta te nacionalizimit.
Ne kuptimin e fuqise psikologjike, Winston Churcill shpesh bente te qarte se
perhapja dominuese e informacionit, qe vihet si nje qellim, mund te kete efekte
te rendesishme ne faktor jo te prekshem, sic eshte per shembull vullneti i
popullit. Megjithate, ky lloj informacioni, prezent kudo dhe ne cdo kohe, ka
potencial shkaterrimtar, qe mund te ndryshoje vetem per disa vite, vlerat baze
dhe bindjet kulturore qe kerkojne disa breza per ti krijuar.
Zhvillimi i komunikimit dhe aksesi ne informacion, me teper se kudo, ka
gjetur perdorim ne organizimin dhe zhvillimin e luftes. Ne fushen ushtarake,
mbizoterimi ne informacion mund te krijoje synergji operacionale, te siguroje
njohjen dhe kuptimin e fushes se luftimit, te rrise nivelin e komandim-kontrollit
dhe te krijoje forcen e duhur per tu integruar ne te ashtequajturin “sistem i
sistemeve”.
Si perfundim i gjithe kesaj eshte kompresimi(ngjeshja) i nivelit strategjik,
operativ dhe taktik te luftes, qe me pare konsideroheshin si hallka te vecante
komandimi dhe pergjegjesie funksionale. Ne te ardhmen, komandanti do te
perballet me nje detyre shume me komplekse, ate te njohjes se veprimeve qe
ndodhin njekohesisht ne te tre nivelit e luftes dhe bashkimin e tyre ne gjykime
te kujdesshme qe rezultojne nga shqyrtimi tradicional operacional se ne cilat
luftime e beteja taktike te marresh pjese.
Po aq i rendesishem eshte dhe shkurtimi i kohes per marrjen e vendimeve,
dhe kjo per arsye te ngjeshjes te niveleve te luftes dhe informacionit te

356
grumbulluar ne menyre elektronike, qe nenkupton me pak kohe per te zbuluar
paqartesite apo per te analizuar ato paqartesi qe jane te dukshme.
Ne nivelin me te larte te luftes kibernetike, mundesia e dy kuptimesise se
komunikimit dhe informacionit eshte edhe me evident. Ne te ardhmen, shtetet
do te zhvillojne lufte ofensive informacioni ndaj sistemit kompjuterik te nje
shteti tjeter, duke vene ne objektiv te goditjes paisjet e ndryshme elektronike
duke perfshire qe nga telekomunikacioni, energjia e deri te siguria e biznesit te
bankave. Nje sulm i tille i ashper mund te shkaterroje aspektet me te avancuara
te ekonomise se armikut, te pengoje apo ndaloje mobilizimin e fuqise se tij
ushtarake, dhe nepermjet ndikimit e cenimit te integritetit te sherbimeve shume
te dukshme per popullusine, krijon presion pothuajse te menjehershem ne te
gjitha nivelet e qeverise dhe shtetit.
Meqenese veprimtarite mbeshteten gjithnje e me teper ne sistemet e
informimit se sa ne proceset dhe procedurat qe kryhen me dore (manuale),
infrastrukturat e informacionit te vendeve me te zhvilluara, te tilla si Shtetet e
Bashkuara, behen gjithnje e me te prekshme nga veprimet qe mund te
ndermarrin aktore te ndryshem shteteror dhe jo shteteror.
Madje, tani qe ka avancime ne teknologjine e sigurise se informacionit,
mjetet e hackersave(perdorues amator te kompjutereve) po behen gjithnje e me
te sofistifikuar dhe me te lehte per tu pervetesuar e perdorur. Ne lidhje me kete,
nje analist, del ne perfundimin se per Shtetet e Bashkuara “mundesia e nje
Pearl Harbori dixhital nuk mund te largohet nga vemendja”. 56
Vleresimi i fuqise kombetare
Vleresimi i fuqise kombetare eshte nje proces shume i veshtire. Problemi
kryesor, sic e pame dhe me lart, eshte se te gjithe elementet e fuqise jane te
nderlidhur dhe ndikojne mbi njeri tjetrin. Fakti, se ne cilin vend apo pozicion
gjeografik jetojne njerez te caktuar, sigurisht qe ndikon ne ate cfare njerezit
kane ne zoterim apo ne kontroll; po ashtu, madhesia e numrit te tyre do te
ndikoje ne madhesine e zoterimeve te tyre, ndersa eksperienca e tyre historike
do te ndikoje ne menyren se si ata e shohin jeten, kurse menyra se si ata e
shohin jeten do te ndikoje ne menyren si ata e organizojne dhe drejtojne veten e
tyre, dhe gjithe keto elemente te vleresuar ne lidhje me problemin e sigurise
kombetare do te ndikojne ne natyren, madhesine dhe efektshmerine e forcave te
armatosura.
Si rrjedhoje, jo vetem qe duhet te analizohet cdo element i vecante, por duhet
te merren parasysh dhe ndikimet e ketyre elementeve ndaj njeri tjetrit. Keto
kompleksitete jane te perbera dhe u shtohen mjaft elemente te rinj, pasi fuqia
kombetare nga natyra eshte dinamike por edhe relative, pare kjo ne krahasim
me aktoret e tjere. Shtetet dhe aktoret e tjere nderkombetare ndryshojne cdo
dite ne lidhje me fuqine potenciale dhe te realizueshme, megjithese ritmi i
ndryshimit mund te ndryshoje nga nje aktor ne tjetrin. Meqenese keto
ndryshime ndodhin ne menyre te vazhdueshme, vleresimi i fuqise kombetare te
nje shteti ne krahasim me fuqine e nje aktori tjeter eshte i vjeteruar, madje edhe

357
atehere kur sapo eshte bere vleresimi. Sa me i madh te jete ritmi i ndryshimit
ndermjet aktoreve qe krahasohen, aq me i madh do te jete dhe vjeterimi i
vleresimit te bere.
Me fjale te tjera, si ne te gjitha perpjekjet strategjike, edhe ne vleresimin si
qendron fuqia e nje shteti ne lidhje me fuqine e aktoreve te tjere rajonal dhe
global, perfshihet me shume art se shkence. Kjo nuk e ka penguar nje ish zyrtar
te qeverise per te gjetur nje formule per kryerjen e nje vleresimi te perafert te
fuqise se “perceptuar” kombetare, fokusuar kryesisht ne aftesine e shtetit per
te zhvilluar lufte. 57
Fp = (M + E + U) x (S + V) ku:
Fp = Fuqia e perceptuar
M = Masa kritike: popullsia dhe territori
E = Aftesia ekonomike
U = Aftesia ushtarake
S = Qellimi strategjik
V = Vullneti per permbushjen e strategjise kombetare.
Pavaresisht nga kontributi i shpresuar ne llogaritjen e vleres Fp, kjo formule
jep disa mesime te rendesishme. Elementet me te prekshem(material) ne
formule (M, E, U), te cilet mund te percaktohen numerikisht ne menyre
objektive, permbajne gjithashtu shkalle te ndryshme te kualifikimeve subjektive
si: territorin qe eshte mjaft i gjere, por i mbuluar me vargmale te ndryshme dhe
me pak lumenj te lundrueshem; popullsine qe eshte e madhe por e
pakualifikuar dhe e paarsimuar; ose rastet, ku pavaresisht superioritetit
ushtarak cilesor ne teknologji dhe armatim te njeres pale, kundershtari eshte
ne gjendje te dale fitimtar nepermjet elementeve superior te paprekshem (jo
material) duke filluar qe nga lidershipi e deri te morali. Me e rendesishme eshte
se formula, duke demonstruar qe fuqia kombetare eshte produkt dhe jo shume
e elementeve te saj, ajo eshte nje mjet qe na kujton se sa te rendesishem jane
aspektet kontekstuale dhe te lidhjeve (marredhenieve) ndermjet elementeve.
Keshtu, Shtetet e Bashkuara te Amerikes zbuluan nga lufta ne Vietnam, qe
nuk ka rendesi se sa e madhe eshte shuma e aftesive te elementeve te prekshem
(material) si ai ekonomik dhe ushtarak krahasuar me ato te armikut, dobia e
tyre percaktohet nga faktoret jo material si qellimi strategjik (S) dhe vullnetit
kombetar (V). Dime se zero shumezuar me cdo numer, sado i madh qofte ai,
rezultati eshte perseri i barabarte me zero.
Menyrat tradicionale te gjykimit per ceshtjet qe ndikojne strategjine
kombetare
Eshte e vertete se po behen mjaft kerkime me qellim qe ceshtjet lidhur me
strategjine kombetare te gjykohen jashte menyrave tradicionale. Sigurisht ne
kohe ndryshimesh te medha eshte e natyrshme te kerkosh te gjesh nje mjet te
tille qe me nje goditje te vetme te sigurte te mund te shmange lodhjen per

358
zgjidhjen e nyjes Gordiane te strategjive te pas Luftes se Ftohte. Megjithate ky
shqyrtim nuk duhet te behet para se studiuesi i sigurise kombetare te kete
mesuar te gjykoje bazuar ne metodat tradicionale qe fillojne me kuptimin e
njohjen e koncepteve si ai i fuqise kombetare
Koncepti i fuqise kombetare ndihmon per te patur ne fillim fokusin e
organizates kur studentet merren me procesin e gjykimit te thjeshte, qe lidh
qellimet, menyrat dhe mjetet strategjike. Elementet kombetar te fuqise, ne cdo
menyre qe te paraqiten, sigurojne bazen konceptuale per kete proces ne nivelin
strategjik kombetar. Kuptimi i karakteristikave dhe marredhenieve te
perbashketa te ketyre elementeve ben te mundur qe studentet te zgjerojne
procesin per te kuptuar sesi instrumentet e prejardhur (qe rrjedhin nga nje
tjeter) te fuqise mund te bashkohen ne menyren me te efektshme si alternativa
politike per te arritur objektivat strategjik kombetar. Ky eshte nje hap shume i
rendesishem ne maturimin strategjik, qe do te luaj nje rol gjithnje e me te madh
ne te ardhmen, per profesionistet civile dhe ushtarak ne lidhje me strategjine e
sigurise kombetare.
Planizuesit ushtarak tashme merren me zgjedhjet (alternativat) fleksible te
frenimit, ne te cilat instrumentet e fuqise ushtarake harmonizohen (pershtaten)
me instrumentet qe krijohen nga elementet e tjere te fuqise. Opsionet ushtarake
ne pergjigje te nje sfide mund te perfshijne rritjen e veprimtarive te vecanta te
zbulimit, perdorimin e paisjeve te vendosura qysh me pare ne pozicion, ose
dislokimin e reparteve te vogla. Nga ana politike, kjo mund te nenkuptoje
konsultime nga drejtuesit e larte te ekzekutivit me drejtuesit e parlamentit ose
inicimin e demarsheve te caktuara diplomatike.
Ne te njejten kohe, opsionet ekonomike, vetem ose ne kombinim me
elementet e tjere, mund te perfshijne dekretimin e saksioneve ekonomike,
ngrirjen e aseteve, dhe kufizimin e transaksioneve te korporatave. Ne gjithe kete
proces, efektshmeria e opsioneve te pergjigjeve te vecanta te vogla varet nga
fakti se sa mire perdoren bashke instrumentat e fuqise kombetare. Ndersa kjo
varet ne nje shkalle te madhe nga fakti sesa mire strateget ushtarake dhe
homologet e tyre civile kuptojne elementet e fuqise kombetare prej te cileve
burojne keto instrumente te fuqise kombetare. 58
Perqendrimi ne keto elemente te fuqise kombetare, si mjete per permbushjen
e qellimeve strategjike kombetare, sherben gjithashtu si nje lidhje e organizates
me gjithe procesin e formulimit strategjik. Ky proces fillon duke treguar sesi
objektivat strategjik kombetar zene fill nga interesat kombetare, te cilat nga ana
e tyre ne artikulimin dhe shkallen e intensitetit te tyre i detyrohen vlerave
kombetare. Kjo lidhje eshte dhe nje mjet kujtues i dobishem, qe fuqia
kombetare, domethene “mjetet” ne ekuacionin strategjik, ne fund te fundit
kuptimin e tyre e marrin nga vlerat, te cilave ajo u sherben. Kur mungon
legjitimiteti i fuqise, qe sigurohet nga lidhja e saj me vlerat kombetare, fuqia
kombetare mund te arrij te perceptohet si burim ose mjet qe inkurajon
mosbesimin dhe sfiden, ne rastin me te keq ajo mund te shoqerohet me tiranine
dhe rritjen e rendesise e ndikimit te saj.

359
Ne analize te fundit, studimi i fuqise kombetare perben nje objektiv te
rendesishem edukimi pasi ai eshte mjaft i veshtire dhe kompleks. Ai qe aspiron
per tu bere strateg i sigurise kombetare, duhet te merret seriozisht me
konceptet qe mbipalosen, qe jane subjektive ne shume raste, qe jane te lidhur e
ne varesi te situatave, qe sfidojne apo nuk perfillin matjet e vleresimet e
ndryshme shkencore. E gjithe kjo meson menyren e gjykimit fleksibel (elastik),
qe perben nje kusht te domosdoshem per nje strateg te sigurise kombetare.
Shkurtimisht, eshte pikerisht ky kompleksitet i gjere qe ben te mundur qe
studentet te piqen e formohen nga ana intelektuale. Gjithashtu e rendesishme
eshte qe studjuesit te mesojne se ata nuk mund t’i shpejtojne ketyre kufizimeve
duke u larguar nga metoda tradicionale, mesim qe duhet ta absorbojne shume
futuriste.
Ndryshimi i natyres se fuqise
Si ndikon globalizimi ne konfigurimin e fuqise kombetare? Ne nivel
kombetar, fuqia eshte bere me e shperndare, dhe shtetet nuk jane me zoteruesit
unik te saj. Fuqia qe disponojne lloje te ndryshem te aktoreve joshteteror dhe
aftesia e tyre per te formesuar dhe influencuar fuqine e shteteve eshte bere me e
rendesishme. Ne fusha te vecanta, sic jane te drejtat e njeriut, ligji humanitar
nderkombetar, politika mjedisore, dhe ndihma humanitare, organizatat
joqeveritare (NGO) kane qene te suksesshme ne imponimin (detyrimin) e
menyrave te veprimit nderkombetar qe ne njefare shkalle shtetet jane te
detyruara per t’i zbatuar. Traktati i Otaves dhe Protokolli i Kijotos jane vetem dy
nga keto shembuj. Shperndarja e informacionit nepermjet rrjetit te pergjithshem
boteror dhe perhapja e “rrjeteve virtuale“ qe lidhin popujt se bashku pertej
kufijve ne ate cfare disa e quajne “Shoqeria civile nderkombetare“ ne lindje e
siper, kane gerryer aftesine e shtetit per dominimin e perhapjes se ideve dhe
ruajtjen e kontrollit ndaj tyre.
Natyra e sigurise kombetare, sfida kryesore e diplomacise dhe politikes
tradicionale, eshte gjithashtu duke ndryshuar. Vecorite (atributet) fizike te
fuqise kombetare, perfshi territorin, popullsine, dhe burimet, mbeten te
rendesishme. Por ne epoken e rritjes se ndervaresise dhe (nder) lidhjes
nderkombetare, premisa Vestfaliane e territorialitetit ka humbur dicka nga forca
e tij – kontrolli mbi territorin nuk eshte me shtytes i tille ne konkurrencen
politike nderkombetare sic ishte kohe me pare. Madje edhe shtetet me te medha
dhe me te fuqishme jane vene perballe llojeve te reja e te panjohura te
cenueshmerive per te cilat instrumentet tradicionale te politikes se sigurise
kombetare nuk jane gjithnje te pershtatshem.
Fuqia ushtarake konvencionale ka humbur te pakten dicka nga pozicioni
qendror i saj. Konceptet tradicionale te rolit te fuqise ushtarake e vene theksin
ne mbrojtjen energjike (te fuqishme) te kufijve dhe frenimin e kercenimeve ndaj
integritetit kombetar te paraqitur nga kundershtaret e armatosur. Por prioritetet
ushtarake tradicionale jane me pak te mire per te perballuar strukturen e re te
kercenimeve te shfaqura ne epoken e terrorit te shenjte dhe llojeve te reja te
ceshtjeve ekzistenciale. Problemet e sigurise jane bere me komplekse dhe

360
shumedimensionale. Ne vepren e botuar ne vitin 1983, nga Barry Buzan
“Populli, shteti dhe lufta“ ai trajton sigurine ushtarake, politike, shoqerore dhe
ekologjike si ane te ndryshme te nje ekuacioni me te gjere te sigurise. 59 E
ashtuquajtura shkolle e Kopenhagenit ka shqyrtuar “sigurimin“ e sfidave jo
ushtarake, me theks te vecante ne ceshtjet e sigurise dhe identitetit shoqerore.
60
Ne vitin 1994 Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara paraqiti
konceptin e sigurise njerezore te shprehur ne shtate fusha ceshtjes (ekonomike,
ushqimit, shendetit, mjedisit, individit, komunitetit, dhe politik) dhe gjashte
kercenime (rritja e pakontrolluar e popullsise, pabarazia ne shanset ekonomike,
trysnite e migracionit, degradimi mjedisor, trafikimi i droges, dhe terrorizmi
nderkombetar). 61 Argumente te tilla na cojne pak larg nga prioritetet e
politikes se mbrojtjes, por ato e vene gishtin ne cenueshmerite qe po shfaqen, te
cilat mund te behen gjithnje e me shume relevante me llogaritjen e fuqise
kombetare ne kushtet e shekullit te 21-te.
Eshte ende e mundur per te perpiluar nje tregues te perafert te fuqise
kombetare duke perdorur matje sasiore sic eshte popullsia, territori, baza e
burimeve, prodhimi i pergjithshem kombetar (GDP), shpenzimet ushtarake,
arritjet mesatare te arsimimit, shpenzimet per fryme per kerkime e zhvillim, e te
tjera. Nje studim i koheve te fundit te sponzorizuar nga Dega e Kerkimeve te
Sigurise Kombetare te Korporates se RAND mbeshtetur ne matje te tilla ka
llogaritur qe SHBA zoterojne rreth 20 perqint te fuqise boterore, krahasuar me
14 perqint te BE, 16 perqint te Kines, dhe 9 perqint nga India.
Ky eshte nje ushtrim intersant qe mund te kete njefare lidhje si nje matje e
perafert e aftesise se pergjithshme. Ajo nuk adreson ne menyre te efektshme ate
cfare ne fund te fundit eshte ceshtja me themelore e formesimit (modelimit) te
rezultateve duke shnderruar fuqine potenciale ne fuqi te zbatueshme dhe
perdorimin e saj ne menyre te arsyeshme per te mbeshtetur interesat
kombetare. Kjo mbetet fushe e strategjise dhe artiti te politikes, ku instrumentet
e fuqise kombetare duhet te zbatohen ne nje mjedis nderkombetar dinamik dhe
te pasigurte dhe ne nje kontekst e cenueshmerive te perbashketa qe kerkojne
llogaritje te kujdesshme, mencuri, dhe nje doze te shendetshme te frenimit
(kufizimit) strategjik.

Bibliografia
1. Thomas Hobbes,Leviathan (Indianapolis: Bobbs-Merrill, 1958), p. 86.
2. Hans J. Morgenthau,Politics Among Nations: The Struggle for Power and Peace, 4th ed. (New York:
Knopf, 1968), p. 25. Although Morgenthau sees the concept of national interest defined in terms of
power, much of this discussion is under a sub-heading that treats political power “As Means to the
Nation’s Ends.” Ibid.
3. For the notion of “essentially contested concepts,” which “inevitably involve endless disputes about
their properuses,” see W. B. Gallie, “Essentially Contested Concepts,” Proceedings of the Aristotelian
Society, Vol. 56, 1955-56, pp. 167-198.
4. John Spanier and Robert L. Wendzel,Games Nations Play, 9th ed. (Washington: CQ Press, 1996), p.
128. See also Theodore A. Couloumbis and James H. Wolfe, Introduction to International Relations:
Power and Justice, 2d ed. (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1982), p. 64. Many scholars use this

361
broad interpretation of influence in their definition of power: “the ability to influence the behavior of
others in accordance with one’s own ends.” A. F. K. Organski, World Politics, 2d ed. (New York: Knopf,
1968), p. 104, and “the ability of an actor to influence the outcomes of international events to its own
satisfaction.” Walter S. Jones, The Logic of International Relations (Boston: Little, Brown, 1985), p.
245. For arguments against mixing power and influence, see Robert A. Dahl, Modern Political Analysis
(Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1976), p. 29; Daniel S. Papp, Contemporary International
Relations: Frameworks for Understanding (New York: Macmillan, 1021984), p. 308; and Michael P.
Sullivan, Power in Contemporary Politics (Columbia: Univ. of South Carolina Press, 1990), p. 98.
5. K. J. Holsti,International Politics: A Framework for Analysis, 5th ed. (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice
Hall, 1988), pp. 142, 152-53. On patterns of influence, see Ibid., pp. 154-56. On similar methods or
techniques of exercising power, see Organski, pp. 112-15.
6. R. A. Dahl, “The Concept of Power,” Behavioral Science, No. 2, 1957, pp. 201-215.
7. P. Bachrach and M. S. Baratz, Power and Poverty: Theory and Practice, Oxford: Oxford University
Press, 1970.
8. These categories correspond to the “two dimensions” of power defined in the seminal work of Steven
Lukes, Power: A Radical View, Houndsmills, Basingstoke: Palgrave Macmillan, 2005, pp. 14-29. Lukes
goes on to elaborate a “three dimensional” image of power built on the Gramscian notion of hegemony.
9. Hannah Arendt, On Violence, New York: Allen Lane, 1970, p. 41.
10. Thomas Hobbes, Leviathan, Harmondsworth: Penguin Books, 1968, p. 161.
11. Donald Kagan, On the Origins of War and the Preservation of Peace, New York: Doubleday, 1995, p. 7.
12. Carl von Clausewitz,On War, trans. Michael Howard and Peter Paret (Princeton, N.J.: Princeton Univ.
Press, 1976), p. 119.
13. Morgenthau, Politics among Nations, p. 30.
14. Edward Vose Gullick, Europe’s Classical Balance of Power: A Case History of the Theory and Practice
of one of the Great Concepts of European Statecraft, Westport, CT: Greenwood Press, 1982, p. 39.
15. Immanuel Wallerstein, The Modern World System II: Mercantilism and the Consolidation of the
European World Economy, 1600-1750, New York: Academic Press, 1980, pp. 113-114.
16. Paul W. Schroeder, The Transformation of European Politics, 1763-1848, Oxford: Clarendon Press,
1994, p. 6.
17. Raymond Aron, Peace and War: A Theory of International Relations, New York: Doubleday & Company,
Inc., 1966, pp. 591-600.
18. Robert O. Keohane and Joseph S. Nye, Power and Interdependence: World Politics in Transition,
Boston: Little, Brown and Company, 1977, p. 27. 173
19. Joseph S. Nye, Jr., Soft Power: The Means to Success in World Politics, New York: Public Affairs, 2004.
20. Alvin Toffler, Powershift: Knowledge, Wealth, and Violence at the Edge of the 21st Century, New York:
Bantam Books, 1990.
21. Susan Strange, States and Markets, 2nd ed., London: Pinter Publishers, 1994.
22. For these designations see The White House, National Strategy for Combating Terrorism, Washington,
DC: U.S. Government Printing Office, September 2006; Chairman of the Joint Chiefs of Staff, National
Military Strategic Plan for the War on Terrorism, Washington, DC: The Pentagon, February 1, 2006;
and Homeland Security Council, National Strategy for Homeland Security, Washington, DC: U.S.
Government Printing Office, October 2007.
23. John M. Owen, “Give Democratic Peace a Chance: How Liberalism Produces Democratic Peace,”
International Security, Vol. 19, No. 2, Autumn 1994, pp. 87-125.
24. Ingrid Detter, The Law of War, 2nd ed., Cambridge: Cambridge University Press, 2000, pp. 62-81.
25. Edward Luttwak, The Endangered American Dream: How to Stop the United States from Becoming a
Third World Country, New York: Simon & Schuster, 1993.
26. On the context of power, see Spanier and Wendzel, pp. 144-45; Papp, pp. 309-11; and Gordon C.
Schloming, Power and Principle in International Affairs (New York: Harcourt Bruce Jovanovich: 1991),
p. 528.
27. See, for example, Joseph S. Nye, The Paradox of American Power: Why the World’s Only Superpower
Can’t Go It Alone, Oxford: Oxford University Press, 2002.
28. Morgenthau, p. 153; Spanier and Wendzel, pp. 128, 131; and Organski, p. 102. In English and
German (Macht), for example, “power” indicates both capacity and the exercise of that capacity. In
French, however, there are two words: puissance, indicating potential or capacity, and pouvoir,
indicating the act or the exercise of power. Dennis H. Wrong, Power: Its Forms, Bases and Uses (New

362
York: Harper & Row, 1979), pp. 9-10. Frederich Hartmann deals with the distinction between potential
and real in his definition of national power as “the strength or capacity that a sovereign nation-state
can use to achieve its national interests.” Emphasis in original. Frederick H. Hartmann, The Relations
of Nations, 5th ed. (New York: Macmillan, 1978), p. 43.
29. Organski, pp. 101-02.
30. Ibid., p. 121; Morgenthau, pp. 149-51; Spanier and Wendzel, p. 128; and Eugene J. Kolb, A
Framework for Political Analysis (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1978), pp. 50-52.
31. Organski, p. 110; Kolb, pp. 50-52; Morgenthau, pp. 151-53; and Schloming, p. 527. For the declinist
approach to the dynamic nature of national power, see Paul M. Kennedy, The Rise and Fall of the
Great Powers: Economic Change and Military Conflict from 1500-2000 (New York: Random House,
1987); Mancur Olsen, The Rise and Decline of Nations: Economic Growth, Stagflation, and Social
Rigiditie (New Haven, Conn.: Yale Univ. Press, 1982); Aaron L. Friedberg, The Weary Titan: Great
Britain and the Experience of Relative Decline (Princeton, N.J.: Princeton Univ. Press, 1988).
32. Organski, pp. 108-09; Spanier, p. 128; and Hobbes, p. 106.
33. Papp, p. 311; Spanier and Wendzel, pp. 144-45; Kolb, pp. 49-50.
34. Sullivan, pp. 21-24; and Papp, p. 12.
35. Barry O’Neill, “Power and Satisfaction in the United Nations Security Council,”Journal of Conflict
Resolution, 40 (June 1996), 219-37; and Papp, p. 311. 103
36. For the distinction between natural and social determinants of power, see Organski, chaps. 7, 8.
Morgenthau, p. 106, breaks the elements down into “those which are relatively stable and those which
are subject to constant change.” See also Couloumbis and Wolfe, pp. 65, 73-78, who break national
power into two categories: tangible (population, territory, natural resources, industrial capacity,
agricultural capacity, military strength and mobility) and intangible (leadership and personality,
bureaucratic-organizational efficiency, type of government, societal cohesiveness, reputation, foreign
support and diplomacy, accidents).
37. Schloming, p. 530. Hartmann, p. 49, believes climate is the most important geographical factor. Life
magazine listed the air conditioner as one of the most important inventions in world history because it
would enable tropical areas to begin industrialization. The shape of a nation is also important, as
witness Israel’s difficulty in returning to its pre-1967 configuration of long frontiers and very little
depth. Spanier and Wendzel, p. 132. See also Isaiah Berlin,Against the Current: Essays in the History
of Ideas (New York: Viking Press, 1980), p. 258, who attributes the aggressive nationalism of such
leaders as Napoleon, Hitler, and Stalin to their geographical origins on the borderlands of the empires
they will later rule.
38. Schloming, p. 531, and Julian L. Simon,Population Matters: People, Resources, Environment, and
Immigration (New Brunswick, N.J.: Transaction Publishers, 1990).
39. Nafis Sadik, “World Population Continues to Rise,”The Brown and Benchmark Reader in International
Relations, 1992, ed. Jeffrey Elliott (Dubuque, Ia.: Wm. C. Brown, 1992), pp. 291-96. See also Spanier
and Wendzel, pp. 135-36; Hartmann, pp. 46-49; Schloming, p. 531; Organski, pp. 153-54, and George
D. Moffett, Global Population Growth: 21st Century Challenges (Ithaca, N.Y.: Foreign Policy
Association, 1994).
40. R. J. Overy, Why the Allies Won, New York: W. W. Norton. 1996.
41. On problems with the most basic of all resources, see Miriam R. Lowi,Water and Power: The Politics of
a Scarce Resource in the Jordan River Basin (New York: Cambridge Univ. Press, 1995). See also
Organski, p. 142; Schloming, pp. 533-34; and Morgenthau, pp. 109-12.
42. National Defense University, Institute for National Strategic Studies,Strategic Assessment 96
(Washington: GPO, 1996), p. 49. See also Organski, p. 169. Hartmann, pp. 52-56, includes natural
resources in the economic element of power.
43. Strategic Assessment 96, p. 51, and Schloming, p. 158.
44. World Development Indicators, 2007, Washington, DC: The World Bank, 2007.
45. World Economic Outlook: Globalization and Inequality, Washington, DC: International Monetary Fund,
October 2007.
46. Thomas L. Friedman, The World is Flat: A Short History of the 21st Century, New York: Farrar, Straus
and Giroux,2005.
47. For questions concerning the jointness of Desert Storm, see Michael R. Gordon and Bernard E.
Trainor, The General’s War: The Inside Story of the Conflict in the Gulf (Boston: Little, Brown, 1994).
Stalin’s great purges of the 1930s are an extreme example of political interference. In addition to the
roughly 800,000 party members who were killed, about half of the army officer corps, some 35,000 in

363
all, were eliminated despite the weakness it imposed on the USSR in a time of growing foreign danger.
Gordon A. Craig, Europe Since 1815 (New York: Dryden Press, 1974), p. 383.
48. U.S. Department of the Army, FM 100-5,Operations (Washington: GPO, June 1993), p. 12-21. See also
Spanier and Wendzel, p. 143. 104
49. Switzerland is another prime example with the capability of mobilizing in excess of a half million troops
in less than two days. Schloming, p. 543.
50. Papp, p. 316; Hartmann, pp. 59-60; and Morgenthau, pp. 133-35.
51. See also Papp, p. 378.
52. Graham T. Allison,Essence of a Decision: Explaining the Cuban Missiles Crisis (Boston: Little, Brown,
1971), pp. 123-24. See also Papp, pp. 382-84, and Morgenthau, pp. 122-34.
53. On the Russian national character, see Morgenthau, pp. 125-27, and Papp, p. 383. On the American
character, see Spanier and Wendzel, pp. 186-92.
54. Papp, pp. 386-87.
55. Joseph S. Nye, Jr.,Bound to Lead: The Changing Nature of American Power (New York: Basic Books,
1990) and “Understanding U.S. Strength,” Foreign Policy, No. 72 (Fall 1988), pp. 105-29.
56. Strategic Assessment 96, p. 197. See also Ibid., pp. 195-96 and chap. 15; Joseph S. Nye, Jr., and
William A. Owens, “America’s Information Edge,” Foreign Affairs, 75 (March-April 1996); and Roger C.
Molander, Andrew S. Riddle, and Peter A. Wilson,Strategic Information Warfare: A New Face of War
(Santa Monica, Calif.: RAND, 1996). A recent Defense Science Board report on information warfare
repeated this warning. Thomas E. Ricks, “Information Warfare Defense is Urged: Pentagon Panel
Warns of `Electronic Pearl Harbor,’” The Wall Street Journal, 6 January 1997, p. B2.
57. Ray S. Cline,World Power Trends and U.S. Foreign Policy for the 1980s (Boulder, Colo.: Westview
Press, 1980), p. 13. See also Papp, pp. 308-09; Hartmann, p. 67; and Couloumbis and Wolfe, pp. 66-
67. For another approach to quantifying and ranking the actual and projected capabilities of states,
see Karl Deutsch, The Analysis of International Relations (Englewood Cliffs, N.J.: Prentice Hall, 1968),
pp. 21-39.
58. For the flexible deterrent options, seeThe Joint Staff Officer’s Guide 1993 (AFCC Pub 1) (Washington:
GPO, 1993), pp. 6-11 to 6-16. For some reason, JCS currently defines national security strategy in
terms of instruments of power (diplomatic,economic, military, and information) as the means “to
achieve objectives that contribute to national security.” JCS Pub 1-02, pp. 254-55. The same
publication, however, defines elements of national power as “the means that are available for
employment in the pursuit of national objectives” (Ibid., p. 105130). The use of power elements as the
“means” in the definition of national strategy (Ibid., p. 255) is I keeping with the Goldwater-Nichols
terminology concerning power and strategy. Professor Michael Morin, USAWC, November 21, 1996. See
also note 4. 106
59. Barry Buzan, People, States, and Fear: The National Security Problem in International Relations,
Chapel Hill: University of North Carolina Press, 1983.
60. Ole Wæver, “Securitization and Desecuritization,” in Ronnie Lipschutz, ed., On Security, New York:
Columbia University Press, 1995, pp. 45-86.
61. United Nations Development Programme, Human Development Report 1994, Oxford: Oxford University
Press, 1994. See also the subsequent Commission on Human Security, Human Security Now, New
York: United Nations, 2003.

364
Kreu i Tretë

ÇËSHTJE DHE KONSIDERACIONE STRATEGJIKE

Çështjet etike në luftë: Vështrim i Përgjithshëm


Martin L. Cook

Konflikti i dhunshem ndermjet qenieve njerezore per fat te keq, eshte nje nga
konstantet e medha ne historine tone njerezore. Qysh ne kohet me te lashta, aq
sa ne mund te hedhim veshtrimin tone, qeniet njerezore (njerezit) jane perfshire
ne luftera verteta dhe lloje te tjera te konfliktit. Por eshte gjithashtu po aq e
vertete, se qysh po nga ajo kohe e lashte kur mendimi dhe kultura njerezore

365
kane lene fakte te shkruara, njerezit kane menduar ne lidhje me moralin dhe
etiken. Megjithese kulturat mes tyre ndryshojne se tepermi per menyren se si
ato e interpretojne (shpjegojne) vdekjen dhe vrasjen nga pikepamja morale dhe
fetare, cdo kulture njerezore ka pranuar qe marrja e jetes se njeriut, moralisht
eshte nje ceshtje e rende dhe serioze; cdo kulture njerezore e ka ndjere nevojen
per te justifikuar marrjen e jetes se njeriut ne kuptimin (aspektin) moral dhe
fetar.
Ne boten moderne, nje mase e madhe mendimesh (arsyetimesh) perpiqen qe
te kufizojne, te detyrojne dhe te vendosin kritere qe lejojne perdorimin e
dhunes ne emer te shtetit dhe shoqerise. Nepermjet mekanizmave te
Konventave te Hagese dhe Gjeneves, Kartes se Kombeve te Bashkuara,
manualeve ushtarake si “Ligji dhe Lufta Tokesore” dhe dokumenteve te tjere te
ngjashem, qeverite dhe ushtrite moderne perpiqen te dallojne “luften e drejte”
dhe sjelljen (veprimin) e drejte ne lufte nga llojet e tjera te vrasjes se njerezve.
Personeli ushtarak moralisht i vetedijshem ka nevoje te kuptoje, zhvilloje dhe te
shprehe veprimet e tij ne aspektin moral, ne nje menyre te tille qe te ruaj
integritetin moral ne mes veprimeve dhe stresit te luftimit. Ata veprojne ne kete
menyre me qellim, qe te sqarojne (shpjegojne) veten dhe te tjeret qe menyra se si
ata bejne vrasjen e qenieve njerezore dallon nga akti kriminal i vrasjes.
Perpjekjet per zhvillimin e luftes brenda kufijve dhe normave morale kane
patur nje zhvillim dhe sukses jo te njejte. Shume kultura dhe forca ushtarake
nuk kane arritur t’i njohin e pranojne keto kufizime ose te veprojne vetem sipas
tyre. Realitetet e luftes, madje edhe per forcat ushtarake me disipline dhe
trajnimin me te mire, paraqesin sforcime e tensione te forta per zbatimin e
ketyre kufizimeve dhe nganjehere bejne qe drejtuesit ushtarak te jene te
paduruar me to gjate nevojes se tyre “per te plotesuar detyren”.
Ne historine e Ushtrise se SHBA-se, ngjarje si ajo e MY Lai ne Vietnam
tregojne qe edhe forcat ushtarake te angazhuara zyrtarisht ne sjelljen e drejte
ne lufte jane ende ne gjendje te kryejne mizori te ndryshme ne lufte, dhe jane te
ngadalte per te disiplinuar e ndeshkuar dhunime te tilla.
Megjithe te metat, forcat ushtarake te disiplinuara, te mirestervitura dhe
miredrejturar te botes mbeten te angazhuara ne idene luftes se drejte dhe
zbatimin e normave te saj. Fakti i mungesave dhe moszbatimit te kerkesave te
moralit, me teper se te argumentoje falsicitetin e moralit, tregon burimin e
zhgenjimit per keto mangesi, qe lidhet me respektimin nga ana e jone te dijeve
per veprimet e drejta morale. Per arsye te rendesise se gjykimit te luftes se
drejte, historia e pergjithshme, dispozitat kryesore dhe normat morale te luftes
se drejte, jane ceshtje te cilat cdo person ushtarak, dhe vecanerisht cdo drejtues
i larte, duhet t’i kuptoje dhe te jete ne gjendje qe t’i komunikoje te vartesit dhe
publiku. Eshte e rendesishme qe drejtuesit e larte te kuptojne me thelle luften e
drejte dhe te shohin qe ligjet e verteta dhe pozitive te luftes burojne nga nje
tradite e gjate morale qe mbeshteten ne parimet themelore morale. Ky material
do te siguroje kete histori, bekgraundin dhe kontekstin e etikes morale dhe
luftes.

366
Bekgraundi i teorise se luftes se drejte
Shumica e kulturave te antikitetit synonin te vendosnin disa kufizime ne
lidhje me luften. Te gjithe pranonin se ekzistojne disa shkaqe te luftes qe jane te
justifikuara dhe te disa tjera qe nuk jane te tilla. Te gjithe e pranonin qe disa
individe jane objektiva legjitim qe mund te goditen ne lufte dhe te tjeret nuk
jane. Te gjithe e pranonin se kishte kohe, periudha dhe kremtime fetare gjate te
cilave zhvillimi i luftes ishte moralisht dicka e gabuar apo jo e drejte nga ana
fetare.
Rrenjet e ligjit nderkombetar modern e kane origjinen nga nje rryme e vecante
mendimi qe u shfaq ne antikitet, ne Perandorine Krishtere Romake e cila mori
forme pas kthimit ne fene Kristiane te Perandorit Konstandin ne vitin 312 pas
Krishtit (te eres se re). Megjithese ne mendimin Parakristian Grek dhe Romak
dhe ne te vertete ne kulturat e ndryshme kudo ne bote ekzistonin mendime te
rendesishme te kufizimit (frenimit) ne lufte, ishte shkrirja e mendimit Kristian
dhe atij Greko – Romak qe vendosi kontekstin e zhvillimit te nje gjykimi
plotesisht te pjekur per luften e drejte per nje periudhe te gjate disa shekullore.
Krishterimi perpara kesaj periudhe kishte dyshime per perzierjen
(kokolepsjen) e tij ne ceshtjet e Perandorise. Gjate shekujve te pare te levizjes,
Kristianet e interpretuan mesimin e Jezusit teresisht fjale perfjale, dhe e pane
veten te angazhuar ne pacifizem (refuzimi per perdorimin e forces ose dhunes ne
te gjitha rrethanat e paraqitura). Megjithese shume e vleresuan paqen relative,
begatine, dhe lehtesite e levizjes qe bene te mundur forcat ushtarake te
Perandorise, Kristianet mendonin (ndjenin) qe lutja ne emer te Perandorit ishte
kufiri i mbeshtetjes direkte per te.
Shume gjera ndryshuan gjate periudhes se Konstandinit. Per shume veta,
lufta e zhvilluar ne emer te “Perandorise se Krishtere” ishte nje gje krejtesisht
tjeter nga lufta ne emer te nje perandorie pagane. Me tej, gjate shekullit qe pasoi
kthimin (konvertimin) e Konstandinit ne te Krishtere, Perandoria filloi te provoje
vale pushtimesh te njepasnjeshme nga veriu, duke kulmuar me renien e vete
qytetit te Romes ne vitin 410 pas Krishtit.
Ishin keto rrethana, ku mendimtaret Kristiane, me i shquari mes tyre Shen
Agustini, Ipeshkvi i Hippo ne Afriken e Veriut, perpunuan ne fillim bazat e
mendimit kristian te luftes se drejte. Agustini mendonte se historia eshte
moralisht e paqarte. Qeniet njerezore shpresojne per drejtesi dhe ndershmeri
absolute. Agustini besonte fort se besimtaret do te provojne nje deliresi(pasterti)
te tille vetem ne mbarim te kohes kur te vije mbreteria e Zotit. Por deri kur te
kete ndodhur kjo ne do te provojme drejtesi dhe ndershmeri vetem sa per te
thene.
Ajo cfare quhet (pranohet) si drejtesi do te kerkoje force dhe detyrim, pasi
gjithnje do te kete njerez qe perpiqen qe te marrin me shume se sa u takon
ndershmerisht, te bejne keq dhe te vjedhin te tjeret. Ne kete bote, paqeruajtesit
e bekuar, jane ata qe do te perdorin forcen ne menyren e duhur dhe me

367
dhembje (keqardhje) per te ruajtur rendin dhe paqen sa me shume qe te jete e
mundur ne kushte te tilla. Ushtaraku eshte nje paqeruajtes i tille kur ai te
pranoje kete nevoje keqardhje e pikellimi.
Ne kushtet e mungeses se kujdesit dhe interesimit te sinqerte per te dobetin,
te pambrojturin dhe ate pa pandihme, ushtaraku merr persiper barren e
luftimit per te ruajtur e mbrojtur rendin dhe nje sistem drejtesie, edhe pse
shume larg shpresave te medha te qenieve njerezore, ruan boten nga rreshqitja
ne anarki dhe kaos te plote. Kjo eshte nje nevoje e trishtuar(per te ardhur keq)
qe i imponohet ushtarit nga ana e agresorit. Kjo ne menyre te pashmangshme
ngjyrohet me fajesine dhe pikellimin.
Ushtari i ndergjegjshem deshiron nje bote ku konflikti eshte i panevojshem,
por shikon se rendi i shteteve te organizuar mire duhet te mbrohet, qe te mos
sundoje koasi. Sipas Agustinit dhe tradites se zhvilluar pas tij, lufta e drejte
eshte nje perpjekje per balancimin e dy parimeve morale konkurruese. Ajo
perpiqet te ruaje kujdesin (interesin) Kristian per mosdhune dhe per te zbatuar
parimin qe marrja e jetes se njeriut eshte nje e keqe morale e rende. Por ajo
perpiqet qe te balancoje kete ceshtje duke pranuar, qe ne nje bote si kjo qe
eshte, parimet e rendesishme morale dhe mbrojtja e jetes se njeriut te
pafajshem kerkon gadishmeri dhe vendosmeri per perdorimin e forces dhe
dhunes.
Ndersa ajo drejtohet ne rrugen e saj pergjate historise, tradita e mendimit te
luftes se drejte rritet dhe behet me e perpikte dhe me e perpunuar. Ne kete
zhvillim, ajo ndeshet me sfida te reja dhe ben rregullime e permiresime te reja.
Per shembull, Spanjollet ne Boten e Re, u ndeshen ne sfiden per te rishikuar
traditen kur ata ndesheshin dhe luftonin me popullsine indiane. A drejtohen
luftera te tilla gjithashtu nga parimet morale?
A eshte i lejuar perdorimi i cdo mjeti e menyre kunder njerezve te tille? Ose,
eshte diskutuar seriozisht, madje a jane ata njerez, ne krahasim me disa lloj
kafshesh te reja? Nepermjet ketij diskutimi u arrit ne zgjerimin e fushes se
parimeve te luftes se drejte per popullsite qe nuk ndajne kultura te
perbashketa.
Pas Reformimit Protestan, kur lufterat zienin kudo ne Europe ne perpjekje
per te rivendosur unitetin fetar ne “Boten e Krishtere”, disa mendimtare (me i
shquari ndermjet tyre Hugo Grotins” pohonin qe lufta e drejte duhet te vecohet
nga lufta qartazi me baza fetare Kristiane. Ne vend te kesaj, arsyeja njerezore,
duhet te krijoje (jape) nje sistem per pengimin apo kufizimin e luftes qe do te
jete i vlefshem pavaresisht ndryshimeve fetare, e vlefshme etsi deus non daretur
madje edhe sikur Zoti te mos ekzistoje! Me fjale te tjera, per Grotius dhe te
tjeret, arsyeja njerezore eshte nje element i perbashket qe e ndajne (kane) te
gjithe njerezit, pavaresisht ndryshimeve fetare, etnike dhe kulturore. Ky
racionalizem, me mire se shfaqja e nje feje apo autoriteti fetar, mund te
plotesoje nevojen per te ngulitur(bazuar) mendimin (gjykimin) moral ne lidhje
me luften.

368
Si rrjedhoje e ketij “ laicizimi” te mendimit te luftes se drejte ne Europe u
hodhen bazat per ligjin universal nderkombetar te sistemit te sotem
nderkombetar. Si rrjedhoje u vendosen bazat per kete system ne te Drejten
Natyrore (rregullat morale qe besohet te njihen vetem nga arsyeja, pavaresisht
ideve dhe institucioneve fetare te vecanta) dhe ne jus Gentum, ne te“Drejten
Zakonore”, ato praktika zakonore te cilat ndahen gjeresisht (jane te
perbashketa) permes kulturave te ndryshme. Ne ligjin aktual nderkombetar,
keto praktika te pranuara quhen “ligji zakonor nderkombetar” dhe percaktojne
standardet e praktikave te “kombeve te civilizuara”.
Meqenese ne te vertete te gjithe shtetet moderne jane te angazhuara ne
parimet e ligjit nderkombetar me ane te traktateve dhe anetaresimit te tyre ne
Kombet e Bashkuara, ne njefare menyre nuk vihet ne dyshim zbatimi universal
i tyre anembane botes. Por fakti qe kjo tradite i ka rrenjet ne Perendim dhe ne
traditen e Krishtere, ngre ceshtje te rendesishme multikulturore ne lidhje me te.
Lind pyetja, si do te behet me faktin e rendesishem qe Muslimanet kane
menyrat e tyre te shprehjes se ceshtjeve te luftes dhe konfliktit madje edhe te
vete shtetit, te cilat ne rastin me te mire ndjekin me teper mangesi modelin e
luftes se drejte? Si do te zbertheje dikush ne gjykimin e tij domethenien “Vlera
Aziatike” te cilat ne interpretimin e tyre te te drejtave te njeriut dhe te kuptimit
te shoqerise dhe shtetit ndryshojne nga ky kuader i konsideruar universal.
C’rendesie duhet te kete fakti qe shumica e botes, ndonese formalisht shtetet-
kombe te modelit te krijuar nga Paqja e Vesfalise ne vtin 1648 ne Europe, ne te
vertete pershkruhen me mire si “fise me flamur”? Si do te bejme me faktin qe,
ne shumicen e botes, anetaresimi ne nje grup etnik te caktuar brenda kufijve te
njohur nderkombetarisht eshte me teper tregues i identitetit te dikujt se sa emri i
vendit ne pasaporten e tij?
Te gjitha keto pyetje jane objekt i nje debate intensiv shkencor dhe me
rendesi praktike. Te gjitha gjejne zbatim ne jeten e perditshme kur mendojme
per shkaqet e konfliktit perqark botes moderne dhe perpiqemi te gjykojme per
keto konflikte ne menyrat qe veprojne shume prej pjesemarresve. Por per
qellimin tone, ne kemi nevoje t’i leme ato menjane ne interes te krijimit te
bindjes qe ne i kuptojme mire kriteret e luftes se drejte pasi ato modelojne
politiken ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe kornizen
ekzistuese te ligjit nderkombetar.
Ky kufizim i fokusit perligjet jo vetem nga kufizimet e kohes, por gjithashtu
dhe nga realiteti ligjor. Cfaredo qe mund te thuhet ne lidhje me rendesine e
ceshtjeve nderkulturore (te kryqezimit te kulturave) te paraqitura me lart, eshte
e vertete se Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e saj kudo ne bote jane te
angazhuar ne baze te traktateve, politikave dhe detyrimeve morale qe te
zhvillojne operacionet ushtarake brenda kuadrit te kritereve ekzistuese te luftes
se drejte. Vetem ky fakt, tregon sa rendesi ka per strateget qe te zoterojne
njohuri te mira aplikimi te kritereve te dhena dhe njefare shkathtesie ne
perdorimin e tyre per te gjykuar lidhur me luften. Megjithate, idealisht,

369
drejtuesit strategjik duhet te kene gjithashtu njefare kuptimi per debatin qe
zhvillohet ne lidhje me deversitetin e kulturave dhe gjithashtu kuptimin e luftes
ne kontekste kulturore thellesisht te ndryshme.
Qellimet e kornizes se luftes se drejte.
Korniza e parimeve, qe zakonisht quhet “Kriteret e luftes se drejte” siguron
nje skeme te sistemuar per te percaktuar ne se nje konflikt i caktuar eshte i
perligjur ose jo nga ana morale. Sic mund te merret me mend, cdo lloj kornize e
tille ne menyre te pashmangshme do te jete i manget per te ofruar siguri
morale. Gjate perdorimit ne jeten praktike, ne gjithe kompleksitetin e saj, ne
menyre te pashmangshme, njerezit dashamire dhe te mencur mund te mos
pajtohen qe keto kritere jane plotesuar ne nje rast te dhene.
Per me teper, disa qeveri dhe udheheqes edhe genjejne. Nuk ka rendesi se sa
te urryera apo te neveritshme mund te jene veprimet e tyre, ato ne cdo rast do
te perpiqen qe ti paraqesin keto veprime ne termat e luftes se drejte me qellim
qe te pakten te sigurojne nje pamje te justifikueshme per vepmrimet qe ato
kryejne. Neqoftese hiporikizia eshte nderimi qe vesi i ben virtytit, ajo eshte
deshmi (prove) e rendesise se parimeve te luftes se drejte kur madje dhe
genjeshtrat me ekstreme ndjekin modelimin e parimeve te luftes se drejte.
Gjuha e luftes se drejte siguron formen (modelin) e genjeshtres qe duhet te
tregojne madje edhe kriminelet me te medhenj te luftes.
Ne te vertete rralle agresori apo tirani kane vullnetin te deklaroje ne menyre
te drejtperdrejte shkaqet dhe motivet e verteta te veprimeve te tyre. Realitet
binjake te kompleksitetit te jetes reale dhe dominimi i genjeshtres ne lidhje me
keto ceshtje tregon rendesine jo vetem te njohjes te kritereve te luftes se drejte
si nje lloj liste, por gjithashtu te gjykimit te afte dhe te kujdesshemi duke
perdorur kornizen e luftes se drejte si nje kompetence te liderit te nivelit
strategjik. Vetem neqoftese nje lider eshte i afte te zbatoje me kujdes dhe
mencuri gjykimin e luftes se drejte ai mund te dalloje perdorimin e vlefshem te
gjykimit te luftes se drejte nga perpjekjet e rreme dhe egoiste per te maskuar
veprimet ne shprehjet (termat) e tij.
Korniza e luftes se drejte
Gjykimet (vleresimet) morale ne lidhje me luften shtrihen ne dy fusha te
vecanta: Se pari arsyet (shkaqet) e hyrjes ne lufte dhe se dyti menyra e drejtimit
dhe zhvillimit te luftes. Fusha e pare tredicionalisht quhet jus ad bellum, ose
drejtesia e futjes ne lufte; dhe e dyta jus in bello, ose ligji (rregullat, normat)
gjate luftes. Dy vecorite karakteristike te kesaj ndarje ne dy pjese jane qe
institucione(aktore) te ndryshme jane pergjegjese per secilen, dhe qe ne nje
shkalle te madhe ata jane logjikisht te pavarura nga njeri tjetri.
Gjykimet ne lidhje me hyrjen ne lufte ne kontekstin amerikan behen nga
Autoriteti i Udheheqjes Kombetare dhe Kongresi. Me perjashtim te niveleve te
larta, ku oficeret ushtarak keshillojne vendimmarresit, drejtuesit ushtarak nuk
perfshihen ne kete diskutim dhe nuk mbajne pergjegjesi morale per vendimet qe
mund te rezultojne prej tyre.

370
Megjithate, personeli ushtarak dhe njerezit e zakonshem mund t’i gjykojne
arsyet qe jepen per hyrjen ne konflikt ushtarak nga vendimmmarresit perkates
dhe te bejne gjykimet e tyre nese arsyet e dhena kane kuptim nga ana e tyre
apo jo. Ceshtje interesante por te veshtira ne aspektin moral lindin ne lidhje me
detyrimet dhe pergjegjesite e drejtuesit, kur ai eshte i bindur se hyrja ne lufte ne
ndonje rast te vecante nuk justifikohet.
Sjellja e drejte ne lufte lidhet me rregullat e angazhimit, zgjedhjen e duhur te
armeve dhe objektivave, trajnimin e popullsise civile dhe te roberve te luftes,
etj., pra ka te beje me zhvillimin e luftes konkretisht. Pra ne kete rast
pergjegjesia kryesore zhvendoset nga vendimmarresit civile te lidershipi
ushtarak ne te gjitha nivelet e tij.
Sigurisht qe drejtuesit e larte politik dhe qytetaret e zakonshem jane te
interesuar per kete dhe gjykojne ne lidhje me sjelljen e veprimet e forcave te tyre
ushtarake ne lufte. Forcat ushtarake veprojne ne baze te vlerave kombetare
dhe duhet te shihen qe ata ne lufte veprojne ne ate menyre qe te jete e
pranueshme moralisht nga qytetaret e vendit tyre. Lufta moderne, e cila ne
pergjithesi zhvillohet ne veshtrimin e qarte te CNN dhe mediave te tjera, qofte
per mire a per keq eshte objekt i nje shqyrtimi te kujdesshem te menjehershem.
Drejtuesit politik dhe njerezit e zakonshem ne te vertete reagojne pothuajse
ndaj cdo ngjarje dhe kerkojne nga lideret e tyre perse kryhen veprime te
caktuara dhe perse sillen lufte ne ate menyre. Kjo gjithashtu tregon perse
drejtuesit e nivelit strategjik duhet te jene eksperte, mjeshter te vertete per te
shpjeguar qarte dhe me ndershmeri sjelljen dhe veprimet e forcave te tyre
brenda konizes se kritereve te luftes se drejte.
Tani po ndalemi ne diskutimine kritereve te luftes se drejte me ne detaje. Keto
jane “testet” qe perdoren per te percaktuar perligjien e perdorimit te luftes ne
rrethana te vecanta. Ne fillim do te trajtojme kriteret e gjykimit te nje lufte te
drejte, pra jus ad bellum (saktesise apo dretesise se hyrjes ne lufte). Ne detaje,
listat e ketyre kritereve mund te ndryshojne ndermjet tyre, por kriteret e
meposhteme perfshijne elementet kryesore:

371
a). Arsye e drejte e). Proporcionalitet
b). Autoritet legjitim f). Mjeti i fundit
c). Deklarim publik g). Shprese e arsyeshme per
d). Qellim i drejte arritjen e suksesit.
h).

Testet e ad bellum te luftes se drejte mendohet qe te vendosin nje pengese te


larte ndaj drejtimit shume shpejt e lehte ndaj mjeteve te forces dhe dhunes per
zgjidhjen e nje konflikti te dhene. Cdo njeri nga “testet” perkates kerkon te
imponoje njefare frenimi (pengimi) ne marrjen e vendimit per te hyre ne lufte.
Shkaku i drejte kerkon nje arsye legjitime dhe moralisht bindese per te
shkuar ne lufte. Dikur, shkaqe te tilla si “cenimi i nderit” ose mospajtimet
(ndryshimet) fetare konsideroheshin nje arsye e forte dhe e drejte per te filluar
luften. Me zhvillimin e tyre, tradita e luftes se drejte dhe ligji nderkombetar
kane kufizuar ne nje mase te konsiderueshme llojet e arsyeve (shkaqeve) te
vleresuara si te pranueshme per te hyre ne konfrontim ushtarak.
Standardi pikenises ne mendimin modern te luftes se drejte eshte aggresioni.
Shtetet jane justifikuar per hyrjen ne lufte ne rastin e pergjigjes ndaj nje
agresioni te ndermarre nga armiku. Ne menyre klasike, kjo nenkupton qe kufijte
jane shkelur me ane te forces. Sulme te tilla te drejtperdrejta ne integritetin
territorial dhe sovranitetin politik te nje shteti te njohur nderkombetarisht
perben nje rast te qarte te shkakut te drejte, te pranuar ne luften e drejte dhe
ne ligjin nderkombetar (per shembull ne Karten e Kombeve te Bashkuara).
Natyrisht, ekziston nje numer per te shkuar ne lufte, qe nuk perputhen me
kete model klasik. Nderhyrjet humanitare, goditjet parandaluese, ndihma per
palen ndaj te ciles eshte vepruar padrejtesisht ne nje konflikt te brendshem
ushtarak ne nje shtet te dhene, perbejne disa nga shembujt, te cilet ne rrethana
te caktuara gjithashtu mund te justifikojne perdorimin e forces ushtarake,
megjithese ato nuk perputhen me modelin klasik te pergjigjes ndaj agresionit.
Por sa me teper largohemi nga modeli pikenises i pergjigjes ndaj agresionit, aq
me te veshtira dhe konfuze behen argumentet.
Dhe ndersa futemi ne keto justifikime, fusha e shteteve per te genjyer dhe
perpjekjet per te justifikuar nderhyrjet ne ceshtjet e njeri tjetrit vijne e rriten me
tej. Per kete arsye, etika dhe ligji nderkombetar i kushtojne nje shqyrtim serioz
pretendimeve per shkaqe te drejta te tjera nga ato te pergjigjes ndaj nje
agresioni te ndermarre nga nje vend armik. Te veprosh ndryshe, rrezikon qe te
hapesh nje dere shume te gjere qe shtetet te nderhyjne ndaj territorit dhe
sovranitetit te njeri tjetrit.
Autoriteti legjitim kufizon numrin e institucioneveapo aktoreve qe mund te
perdorin forcen ushtarake kunder nje vendi tjeter. Per shembull ne periudhen e
mesjetes, ishte vertete nje problem i madh qe princat (feudalet) lokal dhe
ushtrite e tyre personale mund te perfshiheshin ne lufte pa nje konsultim

372
paraprak me sovranin kombetar(mbretin), pa bere fjale qe te merrnin
autorizimin prej tij.
Ne kontekstin modern, vende te ndryshme do te ndryshojne ne strukturen e
tyre te brendshme politike dhe te caktojne autoritete legjitime per ceshtjet e
luftes dhe te paqes nga funksionare dhe grupe te ndryshme. Ne kontekstin
amerikan, ekziston nje tension i pazgjedhur ndermjet Presidentit si Komandant
i Pergjithshem i Forcave te Armatosura dhe autoritetit te Kongresit per
deklarimin e luftes. Akti aktual i Pushteteve te Luftes (I shqyrtuar nga te gjithe
Presidentet, meqenese ishte shpallur si jo kushtetues, por qe nuk eshte bere
ende objekt i rishikimit juridik) nuk e ka sqaruar ende kete ceshtje. Por, ndersa
ndonje mund te krijoje skenare ku kjo mungese qartesie mund te krijoje
probleme reale, ne praktiken e deritanishme, Autoriteti i Udheheqjes Kombetare
dhe Kongresi kane gjetur zgjidhje pragmatike per cdo dislokim te forcave
ushtarake amerikane.
Deklarimi publik, si nje prej kerkeseve, ka si qellim moral (ne kontekstin
amerikan) ashtu dhe qellim ligjor. Qellimi ligjor i referohet ceshtjes qe ne sapo
diskutuam me lart: rolit te Kongrisit per deklarimin e luftes. Sic dihet nga te
gjithe, ne historine amerikane, vetem pak konflikte ushtarake te shekullit te 20-
te kane qene te autorizuara me nje deklarate formale te Kongresit per shpalljen
e luftes. Ndersa kjo eshte nje ceshtje te rendesishme kushtetuese te pazgjidhur
ende per SHBA-te, ajo nuk perben nje ceshtje morale te kerkuar.
Aspekti moral ndoshta kapet me mire si kerkese per dergimin (dhenien) e
ultimatumit perpara fillimit te luftimeve. Sjellim ndermend qe shqetesimi moral
i luftes se drejte eshte qe te perdore luften sa me rralle qe te jete e mundur.
Kerkesa per deklarimin apo dergimin e nje ultimatumi i jep armikut potencial
nje njoftim (lajmerim) zyrtar qe ceshtja ne diskutim eshte gjykuar ne seriozitetin
e duhur per te perligjur perdorimin e forces ushtarake dhe qe vendi eshte i
pergatitur te veproje ne kete menyre nese ceshtja nuk zgjidhet menjehere me
sukses dhe ne menyre paqesore.
Qellimi i drejte, eshte kerkese qe sherben per te mbajtur qellimet e luftes te
kufizuara dhe brenda kontekstit te shkakut te drejte per autorizimin e hyrjes ne
lufte. Cdo konflikt eshte objekt i “ndryshimit te misionit”. Me fillimin e
luftimeve, gjithnje ekziston tundimi per te harruar shkaqet qe perligjin
perdorimin e forces apo hyrjen e vendit ne lufte dhe per te bere trysni per
arritjen e qellimeve te tjera, keshtu qellimet qe jane ofruar si justifikim per
perdorimin e forces perpara fillimit te konfliktit, ne menyre te dukshme do te
shiheshin si te pajustifikueshme. Kerkesa e nje synimi te drejte kufizon qellimet
e luftes duke e mbajtur mendjen te fokusuar ne qellimet e luftes. Megjithese ka
perjashtme te perligjura, si rregull i pergjithshem eshte qe qellimi i luftes eshte
te rivendose status quo ante bellum, gjendjen e ceshtjeve qe ekzistonin perpara
shkeljeve qe siguruan shkaqet e drejta te luftes.
Proporcionaliteti eshte kerkese e gjykimit te shendoshe, qe demtimet dhe
humbjet e shkaktuara ne lufte te jene te justifikueshme(te jene te pranueshme

373
dhe me leverdi). Kjo do te thote, qe edhe nese kemi te bejme me nje arsye
(ceshtje) te drejte, ajo mund te jete kaq e kushtueshme ne jete njerezish dhe
deme materiale sa qe eshte me mire te pranosh humbjen se sa t’a paguash me
cmim teper te larte rregullimin e ceshtjes(rivendosjen e gjendjes). Natyrisht,
zbatimi i ketij kriteri ne praktike eshte teper i veshtire. Eshte dicka e
zakonshme qe drejtuesit dhe shtetet perkates jane ne menyre te deklaruar te
pasakte ne parashikimin e kostos se konfliktit kur gjerat dalin me shpejtesi
jashte kontrollit. Por ketu, aspekti moral i kriterit te luftes se drejte eshte qe te
permbaje (pengoje, ndaloje) luften. Nje nderlikim i rendesishem i kesaj kerkese
eshte nevoja per nje vleresim te mireinformuar e mirebesuar te kostove dhe te
realizueshmerise se ndreqjes se shkaqeve (problemeve) nepermjet perdorimit te
forces.
Mjeti i fundit. Kerkesa qe lufta te jete mjeti i fundit, gjithashtu buron nga
angazhimi per te kufizuar perdorimin e forces ne rastet e nevojave te medha
(gjendjeve te veshtira). Nuk ka rendesi se sa e drejte eshte arsyeja dhe sa mire
mund te plotesohen kriteret e tjera, kerkesa e mjetit te fundit pranon qe fillimi i
konfliktit te armatosur kapercen kufirin e vendosur. Zgjidhjet diplomatike per
perfundimin e konflikteve, edhe ne se ato jane me pak se perfekte, duhen
preferuar ne te shumten e rasteve ne krahasim me zgjidhjet ushatarake. Kjo per
arsye se kostot e konfliktit te armatosur ne lidhje me vlerat monetare dhe jetet
njerezore jane shume te medha dhe per arsye se, konflikti i armatosur, pasi te
filloje, nga natyra e tij eshte i paparashikuar.
Ne realitetin praktik, gjykimi per plotesimin e ketij kriteri eshte vecanerisht i
veshtire. Eshte e qarte qe kjo nuk mund te kerkoje qe te behet cdo gje qe mund
te perfytyrohet pervec perdorimit te forces: ne kete rast, gjithmone ka ende
dicka cfare mund te mendoje dikush te beje. Kjo do te thote te besh gjithcka qe
duket premtuese per nje person me arsye. Por njerez te arsyeshem nuk
pajtohen ne kete. Per shembull ne Luften e Pare te Gjirit, shume veta (perfshi
ketu dhe Kolin Pauell) argumentonin se do te ishte me e preferueshme dhenia
me teper kohe saksioneve dhe diplomacise ndaj fillimit te konfliktit te
armatosur.
Shprese e pranueshme per sukses. Kerkesa e fundit ne lidhje me te drejten
per te shkuar ne lufte eshte shpresa e arsyeshme (pranueshme) per sukses.
Meqenese perdorimi i forces, ne menyre te pashmangshme shkakton humbjen e
jeteve njerezore, civile dhe ushtarake, nga ana morale eshte nje vendim i
rendesishem per perdorimin e moralisht perdorimi i saj. Kriteri i nje shprese te
arsyeshme thjesht e fokuson gjykimin ne pyetjen praktike: neqoftese do te
shkaktoni gjithe keto deme materiale dhe humbje jete njerezish a ka te ngjare
qe ju te arrini si rezultat ate qe kerkoni? Neqoftese nuk arrini rezultatin e
kerkuar, pra, ne se megjithe perpjekjen tuaj me te mire, nuk ka mundesi qe te
keni sukses per te eleminuar shkaqet qe ju cuan ne lufte, atehere ju do te
shkaktoni vdekje dhe shkaterrime pa dobi, pa arritjen e qellimit te caktuar.
Lind nje pyetje interesante, ne se nje rezistence heroike por e padobishme
eshte gjithnje e perligjur. Disa pranojne se mireqenia afatgjate e nje shteti apo

374
grupi mund te kerkoje fare mire kujtimin e nje rezistence dhe lufte te madhe,
madje edhe ne kushtet e nje pabarazie derrmuese. Meqenese alternativa eshte
pranimi i heshtur i pushtimit dhe padrejtesise, a mund te jete kjo e
justifikueshme per vete-njohjen afatgjate te grupit qenia ne gjendje te shohin
prapa e te thone “te pakten ne nuk vdiqem si delet”?
Kjo ishte nje pamje e pergjithshme ne lidhje me kerkesat e luftes se drejte (jus
ad bellum). Kujtojme se kategorite dhe dallimet e teorise nuk jane te thjeshta
dhe te qarta. Ato, as ne menyre te vecante (individuale) as se bashku, nuk
sigurojne nje algoritem qe te krijoje nje gjykim te percaktuar qarte dhe
kuptueshem ne lidhje me nje lufte te vecante ne mendjet e njerezve te drejte.
Nga ana tjeter, eshte e rendesishme qe ketu te mos mbitheksohen
veshtiresite. Megjithese gjuha (shprehjet) e luftes se drejte eshte perdorur
pothuajse nga te gjithe shtetet dhe lideret ne perpjekjet e bera per te justifikuar
veprimet e tyre, jo te gjithe perdorimet jane njelloj te vlefshme. Shpesh, nuk
eshte e veshtire te identifikosh ato perdorime qe jane te pasakta, te
pandershme, mashtruese dhe ne sherbim te tyre. Ndersa, natyrisht kemi nje
varg (game) rastesh, ku njerezit e mencur, me vullnet e deshire te mire, nuk
pajtohen me gjykimet e tyre, kemi gjithashtu dhe nje numer rastesh ku
shperdorimi(keqperdorimi) eshte transparent.
Kujtojme, per shembull, perpjekjen e fillimit (dhe te shkurter) te Irakut per te
justifikuar pushtimin e Kuvajtit prej tyre duke paraqitur si arsye se gjoja atje
kishte patur nje revolucion dhe qeveria e re legjitime e Kuvajtit kish kerkuar
ndihmen vellazerore te Irakut per stabilizimin e qeverise se re. Neqoftese kjo
ceshtje do te ishte e vertete, atehere veprimet e Irakut, qenia e tyre ne Kuvajt,
do te ishin ne perputhje me ligjin nderkombetar dhe traditen e luftes se drejte
ne qenien (nderhyrjen) ne Irak. Eshte e rendesishme te theksojme se me sa
duket, Iraku ndjehej i obliguar te tregonte nje rrefim te tille, dhe vete kjo eshte
nje deshmi e keqe per nevojen e shteteve per te justifikuar veprimet e tyre ne
gjygjin e opinionit publik ne termat e luftes se drejte. Natyrisht, arsyeja e
paraqitur ishte ne menyre te qarte teper e genjeshtert, sa qe edhe vete Iraku e
ndaloi njoftimin e tij ne ceshtje oresh.
Ne gjithe ceshtjet morale, sic ka vene ne dukje Aristoteli, eshte tregues i
njeriut te edukuar qe te mos kerkoj me shume perpikmeri nga sa lejon ceshtja
ne shqyrtim. Dhe ne gjykimin e ceshtjeve morale komplekse te marredhenieve
nderkombetare, nuk mund te presesh me shume se gjykime te matura, te mire
informuara dhe me qellim te mire.

Jus in bello
Tani po kthehemi ne anen jus in bello te gjykimit te luftes se drejte. Sic eshte
theksuar dhe me lart, pervec niveleve me te larta te struktures se komandimit te
forcave ushtarake, ushtaraket nuk marrin vendime per angazhimin e forcave ne
konflikt (lufte). Pesha morale per keto gjykime shtrihet ne lidershipin politik dhe
keshilltaret e tyre ushtarak. Nga ana tjeter, drejtuesit ushtarak te nivelit

375
strategjik, qofshin ata teknikisht pergjegjes ose jo per vendimin per te hyre ne
lufte, shpesh do te vendosen ne poziten e justifikimit te veprimit ushtarak para
medias dhe popullit. Me tej akoma, oficeret e n kujdesshem do te ndjejne
nevojen e justifikimit te ndonje perdorimi te vecante te forcave ushtarake ne te
cilet ata jane vete pjesemarres. Prandaj, per te gjithe keto arsye, aftesia per
gjykimin e luftes se drejte ne te dy dimensionet e saj (jus ad bellum and jus in
bello) eshte nje competence e liderit strategjik.
Megjithate, sjellja ne lufte dhe zhvillimi praktik i saj eshte pergjegjesi kryesore
e oficereve te forcave te armatosura. Ata kane pergjegjesine per trajnimin dhe
disiplinen e personelit ushtarak. Ata leshojne urdherat dhe qe percaktojne cfare
objektivash duhen goditur dhe cfare armesh dhe taktikash duhen perdorur. Ata
vendosin frymen per menyren e trajtimit te civileve si dhe per kapjen, burgosjen
dhe kujdesin qe duhet treguar per roberit e luftes. Ata percaktojne se si
ndeshkohen disiplinarisht ushtaret qe thyejne urdhrat dhe ligjet e luftes, dhe
shembujt lejojne ata qe mund te caktohen si sjellje e pranuar ne komandat e
tyre.
Per arsye te kesaj peshe pergjegjesie, oficeret ne te gjithe nivelet e strukturave
ushtarake duhet te inkorporojne plotesisht mendimin per anen jus in bello te
luftes se drejte ne procedurat standarde te veprimit. Kjo eshte pjese integrale e
planizimit ushtarak ne te gjitha nivelet duke filluar nga ceshtjet taktike te
perdorimit te njesive (reparteve) te vogla deri ne nivelet me te larta te strategjise
se madhe. Politika e SHBA-se, vlerat universale dhe kombetare dhe maturia
politike se bashku kerkojne per oficeret ne te gjitha nivelet te planizojne dhe
ekzekutojne operacionet (veprimet) ushtarake duke patur kuptim te qarte te
kerkesave te luftes se drejte.
Kerkesat kryesore morale te luftes se drejte in bello reduktohen ne dy: dallimi
(diskriminimi) dhe proporcionaliteti. Te dy keto kerkesa kryesore, se bashku,
vendosin kufijte (kufizimet) ne sjelljen dhe zhvillimin e luftes, domethene kush
mund te goditet me paramendim (sipas shqyrtimit te kujdesshem) dhe si mund
te zhvillohet lufta ne menyre legjitime.
Megjithese ne perdorimi termin “diskriminim” pothuajse teresisht ne menyre
negative (si ne rastin e diskriminimit racial), kuptimi thelbesor i fjales eshte
moralisht asnjanes. Ky term perdoret per te bere dallimin ndermjet grupeve,
njerezve ose sendeve bazuar ne disa karaketeristika qe dallojne nje grup nga nje
tjeter. Ne kontekstin e gjykimit ne lidhje me luften, karakteristikat perkatese ne
sipas te cilave lufta e drejte kerkon qe ne te bejme dallimin(diskriminimin) eshte
statusi i luftetarit.
Ne cdo lloj konflikti, ka individe qe jane luftetare, qe jane te angazhuar ne
menyre aktive ne zhvillimin e perpjekjeve te luftes, gjithashtu ka edhe
joluftetare. Idea morale kryesore e luftes se drejte eshte qe vetem te paret,
luftetaret, jane objektiva legjitim te sulmit (goditjes) se paramenduar, te
shqyrtuar e percaktuar ne menyre te kujdesshme. Per arsye te “zgjedhjes” se
bere prej tyre per te qene luftetare, ata e kane bere veten objekte per t’u goditur

376
dhe kane humbur imunitetin nga sulmi i paramenduar (qellimshem), imunitet
qe gezojne gjithe qeniet njerezore ne jeten normale dhe te cilen civilet e ruajne
edhe ne kohe lufte.
Ne kete rast fjala “zgjedhjes” jepet ne thojza, natyrisht, sepse ne e dime qe
ushtaret behen te tille ne shume menyra te ndryshme, mjaft prej te cilave jane
teper te detyruara. Por, ato jane te pakten vullnetare ne kete sens: ata nuk
largohen nga njesia e tyre. Ata pranojne qe te jene brenda rrezikut si luftetare.
Sigurisht, ne luften moderne, ka plot vija kufitare ndermjet luftetareve dhe
jo–luftetareve. Percaktimi i Konventave te luftes eshte i drejtperdrejte: luftetaret
vendosin shenja dalluese te caktuara, te dukshme ne distance dhe mbajne arme
ne menyre te hapur. Por ne luften guerrile, po te marrim rastin ekstrem,
luftetaret bejne cmos te perzihen me popullsine civile. Ne rastin e nje lufte te
tille, dallimi (diskriminimi) paraqet shume probleme praktike dhe morale.
Por prezenca e kontraktuesve ne fushebeteje, ose lufta ne mjedise urbane ku
luftetaret (qofte me uniforme ose jo) perzihen me popullsine dhe pronat civile
(keto jane vetem dy nga shembujt) gjithashtu detyron diskriminimin ndermjet
luftetareve dhe joluftetareve, duke sfiduar si moralisht ashtu dhe praktikisht.
Eshte me pak kritike (vendimtare) te fokusohesh ne rastet e veshtira, se ne
ceshtjet kryesore morale. Lufta mund te zhvillohet ne menyre te drejte ne ate
mase qe eshte arritur angazhimi me qellim te mire dhe mbeshtetja per te bere
dallimin ndermjet luftetareve dhe jo luftetareve dhe ku te jene si objektiva te
paramenduar vetem luftetaret.
Natyrisht, civilet edhe do te vdesin ne lufte. Dhe nganjehere keto vdekje jane
te pashmangshme, fryt madje edhe i planizimit dhe ekzekutimit me te
kujdesshem dhe te ndergjegjshem te operacioneve ushtarake. Organet e
zbulimit mund te bejne gabime e te identifikojne si objektiva ushtarak dicka qe
pergatitet te zihet nga popullsia civile ose qe destinohet vetem per perdorim
civil. Armet dhe sistemet e drejtimit mund te kequnksionojne; armet mund te
vendosen atje ku nuk eshte menduar te shkojne.
Lufta e drejte i pranon keto realitete. Ajo ka perdorur nje kohe te gjate
“parimin e efektit te dyfishte” per te klasifikuar moralitetin e ngjarjeve te tilla
dhe per te justifikuar ato ngjarje qe, pavaresisht se te renda, nuk rezultojne nga
goditjet e paramenduara ndaj civileve. Aksidente te tilla ne kontekstin e nje
fushate teresisht te diskriminuar ,te zhvilluar me arme qe nga natyra nuk jane
te indiskriminuara, pranohen si “deme anesore”.
Ajo cfare nuk eshte e pranueshme ne gjykimin e luftes se drejte, eshte goditja
e paramenduar e civileve, perdorimi i tyre “si mburoje njerezore”, ose perdorimi i
luftes indiskriminuese (qe nuk ben dallim) ne popullsine civile. Ne praktike, kjo
do te thote te zgjedhesh arme, taktika dhe plane te tilla, qe perpiqen ne kufirin e
mundshem te mbrojne popullsine e pafajshme civile, edhe neqoftese ato i
vendosin ushtaret ne nje rrezik te madh (te pranueshem).
Kerkese tjeter e rendesishme e jus in bello eshte proporcionaliteti . Ky kriter
gjithashtu perpiqet te vendose kufizime ne lufte me ane te kerkeses se nje

377
gjykimi te shendoshe qe goditjet te jene proporcionale me vleren (rendesine)
ushtarake te objektivit. Gjykimet lidhur me keto ceshtje jane teper kontekstuale
dhe varen ne shume elemente te realitetit praktik ushtarak. Per shembull,
bombardim masiv i nje qyteti, do te ishte disproporcional, neqoftese objektivi
ushtarak i goditur eshte nje snajper i vetem.
Natyrisht, eshte e vertete qe te gjitha palet i kane shkelur keto rregulla gjate
Luftes Dyte Boterore, vecanerisht ne perdorimin e fuqise ajrore. Mirepo,
zhvillimi i municioneve me precision te larte dhe platformave per hedhjen e tyre,
kane bere te mundur qe forcat ushtarake te SHBA-se te kthehen ne nje
respektim me te kujdesshem te ligjeve te luftes, madje dhe ne luften ajrore.

Sfidat bashkekohore me modelin Vestfolian te luftes se drejte


Historia e diteve tona po ushtron nje trysni te ndjeshme per kuptimin sa me
qarte te luftes se drejte qe pershkruam me lart. Qysh nga Lufta II Boterore e
ketej, kemi zhvillimin e nje organizmi ne rritje te te drejtave te njeriut dhe ligjit
nderkombetar, i cili te pakten ne leter, kontrollon (permban) sovranitetin e
shteteve ne emer te mbrojtjes se te drejtave te qytetareve te vecante. Per
shembull Konventa per Genocidin, percakton kufijte deri ku e si mund te sillen
shtetet me qytetaret e tyre dhe percakton te drejten (dhe ndoshta detyrimin) e
shteteve per te nderhyre per mbrojtjen e te drejtave te individeve kur shkelja e
tyre rritet deri ne nje shkalle te papranueshme (dhe per fat te keq, te
specifikuara deri diku ne menyre jo qarte).
Konflikti ne Kosove eshte nje shembull i qarte i nderhyrjes se Organizates se
Traktatit te Atlantikut te Veriut (NATO-s) ne “ceshtjet e brendshme” te Serbise
(kujtese: Kosova ne kete kohe ishte pjese integrale e Serbise ne politiken e te
gjitha shteteve te perfshira ne kete konflikt). Ne Luften e Kosoves, e thene me
pak fjale, ishin te perfshira (te vena ne rrezik) shume pak nga interesat
kombetare te vendeve te NATO-s. Ky ishte nje rast, ku shkaqet (arsyet)
humanitare dhe te drejtat e njeriut u paraqiten si argumente me te forta se
sovraniteti i Serbise. Vec kesaj, kjo nderhyrje, nuk u autorizua nga ndonje
rezolute e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara, dhe kjo ne nje mase
te madhe per arsye se Kinezet dhe Ruset i frikesoheshin precedentit te
“sovranitetit poroz”, qe mund te vendoste (krijonte) ajo.
Ne te kundert, deshtimi per te nderhyre ne Ruande eshte cituar gjeresisht si
nje rast ku ceshtjet humanitare duhej te kishin shperfilluar ceshtjet e
sovranitetit dhe interesit kombetar. Keto shembuj, tregojne per nje ceshtje te
rendesishme dhe ende te pazgjidhur ne etiken dhe ligjin nderkombetar te sotem:
harmonizimin e sovranitetit te shtetit me ceshtjet e nderhyrjes humanitare dhe
te drejtave te njeriut. Nje sfide edhe me te madhe paraqet
“Lufta” Globale kunder Terrorizmit. Termi “lufte” eshte dhene ne thojza,
natyrisht, pasi ne shume aspekte natyra e konfliktit (luftes) me Al-Qaeden dhe
grupet e ngjashme terroriste me shtrirje nderkombetare, shmanget se tepermi
nga modeli i luftes ndermjet shteteve sovrane Vestfaliane. Ne menyre shume te

378
qarte, grupet terroriste nuk jane aktor shteteror, shume nga konventat qe
rregullojne konfliktet (lufterat) ndermjet shteteve ne rastin me te mire
perfshihen ne menyre jo te plote.
Sigurisht, grupet terroriste po te mos jene ne ujerat nderkombetare apo ne
hapesire, ato domosdoshmerisht ndodhen ne njefare marredhenie me shtetet
perkatese. Disa shtete, me paramendim dhe vetedije i sponsorizojne dhe
inkurajojne keto grupe; shtete te tjere i strehojne ato pa e ditur dhe ndoshta
edhe pa deshiren e tyre; ndersa te tjere do te deshironin shume t’i debonin e te
shpetonin prej ketyre grupeve, por kane qeveri te dobeta ose nonekzistente qe
nuk disponojne aftesite e nevojshme per debimin e tyre.
Per shtetetet qe i strehojne ato me dashje, nuk kerkohet ndonje tendosje e
madhe per te shtrire (perdorur) modelin Vestfalian per te perballur raste te tilla.
Ne njefare menyre, ekzistenca e nje kercenimi brenda kufijve te shteteve te tilla,
ku qeveria nuk tregon deshire per t’i ndaluar (kontrolluar) ato, perben nje arsye
te drejte per lufte ndermjet shteteve te Bashkuara e aleateve te saj kunder
shteteve qe strehojne terroristet. Nje menyre per te shpjeguar luften ne
Afganistan eshte pikerisht si me poshte: qe qeveria e Talebaneve deshironte te
strehonte dhe mbronte al Qaeden ne territorin e saj dhe pas paralajmerimeve te
mjaftueshme, vuri ne rrezik ekzistencen e vazhdueshme te saj.
Per shtetet, qe nuk kane aftesine dhe fuqine e nevojshme per debimin e
grupeve terroriste, neqoftese mund te arrihet qe te ato te binden qe te kerkojne
ndihme nga Shtetet e Bashkuara ose shtete te tjera per t’i debuar ato, madje
edhe kur kjo “bindje” vjen si rezultat i nje presioni te konsiderueshem,
formalitetet (ligjore) te sistemit aktual nderkombetar ruhen dhe funksionojne.
Por ne kete proces mundesi te tjera po behen prezente. Ne nje nga
interpretimet e Keshillit te Sigurimit Kombetar te Administrates se Bushit,
natyra e kercenimit terrorist, e bashkuar me fuqine e mundshme shkaterruese
te armeve te demtimit ne mase (ADM), perligj braktisjen e kufizimit te “shkakut
te drejte” ne rast agresioni ne favor te perdorimit “prandalues” me agresiv te
forcave ushtarake. Vertete, neqoftese kjo behet politike ose ligj nderkombetar i
zakonshem, ajo mund te marre nje nga dy format. Ajo mund te jete nje pohim i
thjeshte i supremacise se forcave ushtarake te SHBA-se dhe con ne nje
ndryshim themelor te hamendesise Vestfaliane te barazise se shteteve sovrane.
Nga ana tjeter, natyra e kercenimit mund te coje gjithashtu ne riformulimin e
nje kuptimi te perbashket te “terrorizmit” nga fuqite e medha, qe krijon nje
marreveshje shumepaleshe, te qarte ose te nenkuptuar, ku disa kercenime
perligjin nderhyrjet qe mund te mos kalojne testet e trasheguara “te luftes se
drejte” te shekujve te fundit. Ne kete kuptim, lufta e drejte duhet te kthehet ne
origjinen e saj: ne vend te veshtrimit te luftes si nje konflikt ndermjet shteteve te
pavarura ne pergjigje te agresionit, komuniteti nderkombetar mund te shohe
veten edhe njehere (sic beri Agustini ne shekullin e 5-te) per mbrojtjen e
“qetesise se rendit” ne sistemin nderkombetar kunder inkursioneve te sistemeve
dhe ideologjive te kunderta qellimi i vetem i te cileve eshte prishja dhe

379
ndryshimi i sistemit. Me fjale te tjera, civilizimi i globalizuar i bazuar ne
demokracine, te drejtat e njeriut, kumunikimin e tregetine e lire, teknologjine
dhe shkencen, mund te mbroje vete civilizimin e tij kunder forcave qe synojne
shkaterrimin e plote te tij.
Keto aspekte te skenes bashkekohore me shume se cdo aspekt tjeter, tregojne
nevojen per te gjykuar per luften e drejte periudha historike me te thella se
thjesht ligji nderkombetar, pikerisht per arsye se ligji ekzistues nderkombetar
eshte krijuar pothuajse i gjithe ne sistemin Vestfalian, ne Europen e pas
Reformimit dhe Iluminizmit. Neqoftese interpretimi i dyte i luftes globale kunder
terrorizmit ka njefare vlefshmerie dhe bazueshmerie, ceshtja kryesore eshte se
ato hamendesi te perbashketa te disa shekujve te shkuar, mund te kene gjithnje
e me pak perkatesi, dhe shqetesimi i dikurshem i mbrojtjes se stabilitetit te nje
sistemi te civilizuar ndaj sulmit mund te jete analogu me i mire i rrethanave
aktuale.
Perfundime
Tradita morale e luftes se drejte dhe misherimi i pjesshem i tyre ne ligjet e
luftes jane ne cdo moment pjese e zhvillimit ne proces. Ato paraqesin nje nxitje
te krijimit te kufizimeve (pengesave) per lufte, qe respektojne kerkesat morale te
individeve qe te mos goditen apo sulmohen padrejtesisht, ndersa ne te njejten
kohe njohja qe perdorimi i forces ushtarake per mbrojtjen e individeve dhe te
vlerave nganjehere eshte nje domosdoshmeri. Te gjithe oficeret te ngarkuar me
pergjegjesine e rende morale te komandimit, kontrollit dhe drejtimit te armeve e
njesive ushtarake, neqoftese ata duan te zhvillojne luften ne menyre te
moralshme, ata duhet te kene njohje te mira funksionale per traditen e luftes se
drejte dhe te parimeve morale qe ajo perpiqet te ruaj e respektoje.
Para se gjithash, drejtuesit e nivelit strategjik, te cilet percaktojne politiken
ushtarake ne shkalle te gjere, kontrollojne dhe drejtojne trajnimin dhe kulturen
e organizates si dhe mbikqyrin pergatitjen e planeve operacionale per forcat
ushtarake kombetare eshte e nevojshme qe te kuptojne e mendojne ne menyra
te tilla qe kushtezohen thelle nga parimet e luftes se drejte. Meqenese
pergjegjesia e tyre eshte kaq e madhe dhe per arsye se armet dhe personeli nen
drejtimin e tyre te gjithe kane pergjegjesine per te garantuar qe keto forca te
zbatojne parimet e luftes se drejte dhe te mbajne pergjegjesine me te madhe te
mundshme morale ne veprimet e tyre.
Nuk eshte sasia e njohurive te termave dhe koncepteve te luftes se drejte qe
do t’i beje mrekullisht te qarta vendimet moralisht komplekse, por eshte
kuptimi i qarte i koncepteve te teorise se luftes se drejte dhe parimeve morale qe
qendrojne ne themel te tyre, qe mund te siguroje qartesine e mendimit dhe te
menyres per te shkathtesuar gjykimin ne lidhje me keto zgjedhje. Ne skenen e
sotme nderkombetare, qe eshte ne procesin e nje ndryshimi te shpejte dhe qe
karakterizohet nga supermacia ushtarake armerikane dhe goditjet e aktoreve jo
shteteror, mundet qe ne po futemi ne nje ndryshim themelor te vecante te
kuptimit te sistemit nderkombetar, te tille qe nuk e kemi pare ne kater shekuj.

380
Neqoftese forcat tona ushtarake duan te sillen ne lufte ne menyre te tille qe
jane ne pajtim me vlerat kombetare amerikane dhe neqoftese ushtaret dhe
oficeret e vecante duan te jene ne gjendje qe te shohin veten dhe veprimtarite e
tyre si te pranueshme moralisht, ata duhet te jene ne gjendje te kuptojne
strukturen morale te sjelljes se drejte ne lufte. Vec kesaj, eshte e domosdoshme
qe ata te integrojne kete kuptim te kesaj strukture morale ne procedurat e
vendimmarrjes ne operacionet ushtarake.
Ne Luften e Gjirit, dhe ne operacionet kryesore qe nga ajo kohe, gjuha,
shprehite dhe shqetesimet e luftes se drejte jane integruar gjithnje e me shume
ne planizimin dhe ekzekutimin e operacioneve ushtarake. Juristet ushtarak
jane perfshire plotesisht ne percaktimin dhe goditjen bashkekohore te
objektivave dhe ne cerdhet (qendrat) e planizimit te operacioneve. Ne driten e
ketyre realiteteve, lirshmeria e gjykimit ne luften e drejte eshte vertete nje
kompetence e drejtuesit te nivelit strategjik. Ky material paraqet vetem nje
prezantim te termave e koncepteve lidhur me gjykimin e luftes se drejte.
Lirshmeria e vertete ne mendimin lidhur me luften e drejte do te arrihet
nepermjet zbatimit te kujdesshem e me vendosmeri te kategorive te saj ne
kompleksitetin e jetes reale te perditshme dhe operacioneve reale ushtarake.

381
Ligji Nderkombetar dhe Rendi i Ri Boteror: Ripercaktimi i
Sovranitetit
Thomas W. McShane

Ne kemi perpara nesh mundesine per te farketuar per veten dhe brezat e
ardhshem nje rend te ri boteror, nje bote, ku sundimi i ligjit dhe jo ligji
xhungles, qeverise sjelljen e kombeve.
Presidenti Xhorxh H. Bush
Ngjarjet boterore qysh nga viti 1648 e ne vijim pasqyrojne aspiratat politike,
shoqerore, ekonomike dhe ushtarake te popujve te organizuar ne shtete
sovrane. Gjithnje e me shume, ato pasqyrojne ndikimin dhe autoritetin real dhe
te perceptuar te ligjit nderkombetar, zhvillim ky qe eshte bere mjaft i dukshem
qysh ne fund te Luftes se Ftohte, por rrenjet e te cilit shtrihen shume me prapa
ne kohe. Nderhyrjet e koheve te fundit ne vende kaq te ndryshme si Kuvajti,
Somalia, Timori Lindor, Haiti dhe Kosova, te kryera nen kujdesin e Kombeve te
Bashkuara (UN), organizatave rajonale si Organizata e Traktatit te Atlantikut te
Veriut (NATO), apo nga koalicionet ad-hoc, jane percaktuar nga nje sere
traktatesh, praktikash, dhe zakonesh qe kolektivisht referohen (citohen) si ligji
nderkombetar.
Amerkanet, tradicionalisht respektojne dhe mbeshtesin ligjin nderkombetar,
dhe ne te vertete, ata kane qene teper te dobishem ne zhvillimin e tij per me
teper se nje shekull. 1 Ne te njejten kohe, ata jane zhgenjyer kur ligji
nderkombetar pengon apo kufizon permbushjen e interesave te tyre kombetare.
Kjo u shpjegua qarte ne debatet dhe reagimet qe shoqeruan perpjekjet e
drejtuara nga Amerikanet per te detyruar carmatimin ose ndryshimin e
regjimit ne Irak pergjate viteve 2002 dhe 2003. Pavaresisht nga kjo, eshte e
rendesishme qe drejtuesit strategjik te kuptojne mjedisin global ashtu sic
paraqitet realisht ne ditet e sotme.
Ligji nderkombetar perben nje element te rendesishem te mjedisit
gjeostrategjik, element qe ne se shperfillet ose nuk merret parasysh, do te
perbeje nje rrezik serioz per ne. Ky material trajton zhvillimin dhe evoluimin e
ligjit nderkombetar, karakteristikat dhe perberesit e tij kryesor, dhe ndikimin
relativ te tij ne politiken dhe ngjarjet nderkombetare me kalimin e kohes. Ai
paraqet faktin se ligji nderkombetar ka evoluar deri ne nje nivel te tille, ku ai
konkuron me sovranitetin si element organizues i rendesishem i marredhenieve
nderkombetare. Megjithese sovraniteti ka te ngjare qe te mbetet edhe ne te
ardhmen nje element vendimtar i sistemit nderkombetar, ai po ballet me nje
kercenim ne rritje nga organizata dhe institucione nderkombetare, qe kerkojne

382
rendin nderkombetar dhe respektimin e te drejtave te njeriut ne dem te te
drejtave tradicionale qe kane gezuar shtetet sovrane.
Nga nje gjykim i zakonshem, mund te vleresohet (thuhet) se kjo dukuri u
shfaq me dukshem pas shperberjes se Bashkimit Sovjetik dhe mbarimit te
Luftes se Ftohte ne vitin 1990. Perkundrazi, sic tregohet ne kete material, ky
ndikim apo pushtet “I koheve te fundit” te ligjit nderkombetar, tregon zhvillimet
e rendesishme te bera gjate shekujve ne fushen e fese, filozofise dhe te
legjislacionit, dhe qe moren forme nga lufterat kataklizmike dhe mizorite
shoqeruese te shekullit te 20-te. Komponentet vendimtar te sistemit te sotem
nderkombetar, u rriten e maturuan ne erresiren relative te Luftes se Ftohte kur
grupet dhe shtetet kerkonin vet – vendosje, paqe, demokraci dhe lirite
individuale. Ndersa per studiuesit dhe politikanet eshte lehte te shohin prirjet
historike, ne duhet te shqyrtojme si zhvillimet ne ligjin nderkombetar, pa u
ndjere, por ne menyre te sigurte, kane ripercaktuar sovranitetin e shteteve dhe
si keto zhvillime jane pershtatur apo nuk jane pershtatur ndaj ketij realiteti.
Bazat e ligjit nderkombetar
Kerkesa per rregull
Njerezit, ne jeten e tyre kerkojne vazhdimisht rregull. Ne kohet e lashta
familjet u organizuan ne fise, pastaj ne qytete, shtete dhe perandori. Rendi
(rregulli) shoqeror nenkupton siguri dhe nje sens te parashikueshmerise. Rendi
mbeshtet begatine, rritjen dhe zhvillimin si ate individual dhe kolektiv. Ne te
njejten kohe, rendi shkurajon sjelljen (veprimet) shoqerore shkaterruese dhe
rivalitetin (konkurrencen) per burimet e pamjaftueshme. 2
Rendi ne vetvete kerkon nje shkalle bashkepunimi e sakrifice, dhe sipas
percaktimit, dhe njefare kufizimi te natyrshem (te brendshem) te lirise
individuale. Procesi politik eshte mjeti i perdorur zakonisht per krijimin e rendit
dhe percaktimin e rregullave shoqerore. Ligjet jane hartuar per te lehtesuar e
mbeshtetur kete proces.
Rendi, ne nje menyre ose tjeter, mund te imponohet brenda grupeve, ose
shteteve. Ne raste te ndryshme, rendi nderkombetar mund te detyrohet nga
fuqite hegjemone, per shembull Perandoria Romake ne lashtesi, Perandoria
Britanike ne shekullin e 19-te, kur ishte dhe ne kulmin e saj, dhe Shtetet e
Bashkuara te Amerikens, qysh nga vite 1945 e ne ditet tona. Mirepo, studiuesit
e ndryshem, ne menyre tipike e pershkruajne sistemin nderkombetar si nje
sistem qe nga natyra eshte i pastrukturuar dhe anarkik. Shtetet perpiqen per
supermaci, ose hegjemoni ndaj shteteve te tjere. Politika nderkombetare eshte
“nje gje e eger, e pameshirshme dhe rrezikshme… kjo situate, te cilen ne
menyre te vetedijshme nuk e ka planifikuar, projektuar apo kerkuar e
paramenduar asnje, eshte vertete tragjike. 3
Studiues te tjere e analizojne sistemin nderkombetar ne aspekte te
ndryshme, duke patur parasysh: dinamiken se si shtetet vendosin (krijojne)
rendin nderkombetar, per shembull, sistemet e balances se fuqise, bipolare apo
hegjemone; natyren e aktoreve shteteror, si percaktuese te sjelljes

383
(veprimtarise) se shtetit, per shembull, shtetet demokratike veprojne ne nje
menyre, ato revolucionare ne nje menyre tjeter; dhe ndikimin e vendimmarresve
individual, per shembull njerezit e medhenj nxisin (kontrollojne) ngjarjet, si
Curcilli, Hitleri, etj. 4
Sundimi i ligjit vleresohet gjeresisht si baze e pavarur e rendit
nderkombetar. Ne Strategjine e Sigurimit Kombetar te SHBA-se thuhet se
“kerkesa e panegociueshme e dinjitetit te njeriut” perfshin “sundimin e ligjit;
kufizimet ne pushtetin absolut te shtetit; fjalen e lire; lirine e besimit fetar;
drejtesi te barabarte; respektin per gruan, tolerancen fetare; dhe respektin per
pronen private”. 5 Vendosja e sundimit te ligjit ndermjet te tjerave ishte nje
objektiv i shpallur i perpjekjeve nderkombetare ne Bosnje, Kosove, dhe
Afganistan. Perpjekjet per vendosjen e sundimit te ligjit ne vende si Kosova, dhe
kohet e fundit ne Irak, tregon tensionet qe ekzistojne ndermjet ligjit
nderkombetar dhe sovranitetit te cilat ne vijim do te shqyrtohen me ne hollesi.
Perkufizimi i ligjit nderkombetar
Ligji pershkruan normat e sjelljes se pershtatshme, apo sic thote Blackstone
ne librin e tij – Komente mbi ligjet e Anglise, “sundim i sjelljes civile, qe
imponon ate c’fare eshte e drejte, dhe ndalon ate cfare eshte e gabuar”. 6 Keto
rregulla (norma) mund te caktohen nga sovrani (mbreti), por ne pergjithesi ato
bazohen ne vlerat fetare, kulturore dhe morale. Si i tille, ligji shpesh varet ne
pranimin (bindjen) vullnetar, ose me sakte ne trysnine shoqerore per t’u bindur
e pershtatur. Sanksionet mund te imponohen ne rastet kur individet nuk i
zbatojne ato.
Te tjere mendojne se ligjet sipas percaktimit kerkojne sanksione:
Eshte esenciale idea e shoqerimit te ligjit me sanksione (mase ndeshkimore),
ose me fjale te tjera me nje gjobe, ndeshkim apo denim per mosbindje.
Neqoftese nuk do te kete ndeshkim te bashkengjitur per mosbindje, atehere
vendimet ose urdherat, te cilet pretendohet te jene ligje, ne fakt, do te jene asgje
me shume se keshille.7
Pavaresisht nga kjo, ligji siguron bazen e nevojshme per rend, stabilitet,
parashikueshmeri, dhe gezon pranim (miratim) nga popullsia ne pergjithesi.
Ligjet qe nuk pranohen pergjithesisht, ndoshta per arsye se ato nuk pasqyrojne
bindjet apo zakonet qe mbeshteten gjeresisht, ose nuk i sherbejne nje qellimi
konstruktiv, shpesh nuk perfillen dhe rezulton shume e veshtire per t’i zbatuar.
8 Se fundi, ligjet zhvillohen, ato nuk jane statike. Ligjet ndryshojne
rregullisht, dhe ne menyre te konsiderueshme me kalimin e nje periudhe te
caktuar kohe. Ndersa e gjithe kjo eshte e vertete ne lidhje me ligjin e
brendshem (te vendit), lind pyetja a kerkohet e zbatohet kjo njelloj ne ligjin
nderkombetar?
Ligji nderkombetar perkufizohet si “permbledhje e plote e normave
(rregullave) dhe parimeve te veprimit, te cilat jane te detyrueshme per shtetet e
civilizuara ne marredheniet me njeri tjetrin”. 9 Kritiket dyshojne, dhe kete do
e trajtojme me vone, ne se ligji nderkombetar mund te jete detyrues, dhe per

384
efektshmerine e perdorimit te tij jashte inkubatorit Europiano Perendimor – te
ashtuquajtur shtete te “civilizuara”.
Megjithate, nje veshtrim me i hollesishem zbulon qe ligji nderkombetar luan
nje rol te rendesishem ne tregtine globale, rregullimin e mosmarreveshjeve
(konflikteve, kundershtive), kompensimin (zhdemtimin), veprimet bankare, dhe
ligjet qe zbatohen ne nje transaksion (marreveshje, operacione bankare). Ky ligj
nderkombetar eshte i domosdoshem per transportin nderkombetar, rregullimin
e disiplinimin e rrugeve detare dhe ajrore, privilegjeve (lehtesive, favoreve, te
drejtave te vecanta) dhe imuniteteve (paprekshemerise), dhe kerkesave apo
pretendimeve per humbje apo demtime. 10 Traktatet nderkombetare vendosin
standarde per shkencen, shendetesine dhe mjedisin. 11
Ligji i luftes eshte me i njohuri nga ana e jone, meqenese kjo disipline (fushe)
e ligjit publik nderkombetar rregullon konfliktet e armatosura ndermjet
shteteve, dhe gjithnje e me shume brenda shteteve qe pesojne deme e vuajne
nga lufta civile, ose konfliktet brenda shtetit. Kjo permbledhje e ligjeve krijoi
(siguroi) bazat per gjyqin (gjykaten) e krimeve te luftes te Nurenbergut dhe
Tokios pas Luftes II Boterore dhe me vone per gjyqet nderkombetare te
organizuara per gjykimin e krimeve te luftes kunder njerezimit ne Ish –
Jugosllavi dhe Ruanda. Madje kohet e fundit, Statuti i Romes krijoi Gjykaten
Nderkombetare te Krimeve, nje gjykate e perhershme ne vend te ad – hoc, e cila
kohet e fundit eshte bere vepruese dhe juridiksioni i saj mund te jete i
pakufizuar. 12
Ligji nderkombetar, ne shume aspekte i sherben te njejtave qellimeve dhe
ndan atribute (veti) te perbashketa me ligjin e brendshem (te vendit): ai siguron
bazat per rendin, mbeshtetet ne vlerat fetare, kulturore dhe morale, sherben
per te siguruar stabilitet dhe parashikueshmeri, dhe gezon nje pranim
(miratim) te pergjithshem ndermjet komunitetit nderkombetar. Ligji
nderkombetar mbron njelloj te drejtat e shteteve dhe te individeve.
Megjithate, ne nje pike te vecante, sistemi ligjor nderkombetar ndryshon nga
sistemet e brendshme – pasi ketu nuk ka sanksion per mosbindje, neqoftese
me sanksion nenkuptohet imponimi i denimit (ndeshkimit) nga autoriteti me i
larte. Kjo teme perseritet ne cdo diskutim te ligjit nderkombetar, megjithese
perkatesia e saj shpesh zmadhohet.
Burimet e ligjit nderkombetar
Paraadhesit klasik
Historianet i referohen “ligjeve” te Greqise dhe Romes se lashte dhe ndikimit
te tyre ne institucionet perendimore. Megjithese e pranonin (kuptonin) qe
sistemi i sofistikuar i ligjeve siguroi bazat per rend dhe stabilitet, gjithashtu per
nje sistem te gjere tregtar qe shtrihej nga Britania ne Azine e Vogel dhe
qarkonte gjithe Mesdheun, asnje nga civilizimet nuk e kuptoi konceptin e
ligjeve nderkombetare ne ate menyre sic e perdorim ne sot kete term. 14
Greket, Romaket dhe Kinezet e lashte zakonisht nuk i trajtonin te huajt si te
barabarte ne nje sistem nderkombetar prej te barabartesh. Greket i shikonin jo

385
– Greket si te pacivilizuar (paqyteteruar); Perandoria Romake nuk negocionte
(hynte ne bisedime) per blerjen, grumbullimin apo sigurimin e sendeve te
ndryshme, ajo thjesht i merrte ato. Kinezet, cdo grup njerezish jashte “Kines”, i
konsideronin si barbare, qe nuk e meritonin vemendjen (kujdesin) e plote te
tyre. 15
Ligji i natyres, feudalizmi dhe Vestfalia
Elemente te ligjit modern nderkombetar kane ekzistuar para krijimit te
sistemit Vestfalian ne vitin 1648. Filozofet e lashte, Romaket dhe
trashegimtaret e tyre besonin te ligji i natyres “ligji me i larte i natyres, qe
kontrollonte gjithe perpjekjet njerezore, dhe te i cili jane te gjithe te lidhur e te
detyruar, madje dhe mbreterit dhe sundimtaret. Shprehja e ketij koncepti eshte
gjetur ne termin us gentium, qe do te thote nje parim me perdorim universal (te
pergjithshem) qe e ndjekin te gjithe, per arsye se ai eshte zbuluar ne menyre te
pavarur me aplikimin e arsyes, nje ligj i natyres”. Perdorimi yne i sotem i frazes
–te drejtat e njeriut , shqyrtuar ne kete kontekst, behet per ne nje forme e ligjit
te natyres ose jus gentium, nje parim themelor i rendit nderkombetar. 16
Gjate Periudhes se Mesjetes, jane zhvilluar elemente te tjere te rendit
nderkombetar, sidomos konceptet per te drejtat e pronesise dhe besnikerise
ndaj sovranit (mbretit), elemente kyc te shteteve – kombe moderne. Ne
feudalizem, te drejtat e prones te sunduesit formuan shoqerine feudale dhe
diktuan nje rrjet marredheniesh te komplikuara, por te kuptuara mire qe
siguruan stabilitet dhe rend. Feudalizmi varej ne besnikerine lart dhe ne
besnikerine poshte hierarkise shoqerore. Te gjithe ishin te kufizuar nga
pergjegjesite e ndersjellta. Ndersa Kisha Katolike u siguroi legjimitetin dhe
mbeshtetjen e institucioneve feudale, keto parime i mbijetuan Reformimit
(levizja e shekullit te 16-te per reformimin e Kishes Katolike Romake rezultoi ne
krijimin e Kishave te Reformuara ose Protestane). Idea qe shtetet gezojne
sovranitet dhe te drejten per tkontrolluar territorin eshte nje trashegimi
feudale. 17
Se fundi, ne vijim te ndryshimeve te dhunshme veteshkaterruese te lufterave
fetare te shekullit 16-te dhe 17-te, Traktati i Vestfalise ne vitin 1648 siguroi
rendin e nevojshem, stabilizimin e kufijve dhe te marredhenieve ndermjet
shteteve. Mbreterit, mund te diktonin cdo fe qe ata deshironin brenda kufijve te
tyre, por u mohohej cdo e drejte per te nderhyre ne ceshtjet fetare te shteteve
te tjera sovrane. Ky parim eshte shkelur shpesh per arsye politike, ne se jo
fetare, por Traktati ia arriti qellimit te tij.
Menjehere sapo shtetet u bene sovrane, duhej gjetur nje menyre qe ato te
ndervepronin ne baza nominale te barazise. Parimet udheheqese (drejtuese) te
marredhenieve ndermjet shteteve te pavarura mbeshteteshin ne pese
hamendesi baze. Shtetet kishin te drejte: te hartonin ligje, te vepronin ne
ceshtjet nderkombetare; te kontrollonin territorin dhe popullin e tyre; emetimin
e monedhave; dhe te shfrytezonin burimet e shtetit. Ne kete menyre, sovraniteti
u be nje element organizues i historise moderne.

386
Hierakia e ligjit nderkombetar
Burimet e ligjit nderkombetar jane ndare ne kater kategori, te rregulluara e
te renditura ne nje hierarki te caktuar. 18 Ne krye jane konventat, traktatet,
dhe marreveshjet, sic eshte Karta e Kombeve te Bashkuara, Ligji i Detit etj.
Keto paraqesin marredheniet kontraktore ndermjet shteteve sovrane, dhe
shtetet jane te lidhura nga detyrimet e marra persiper me deshire.
Burimi i dyte i ligjit nderkombetar eshte praktika e shteteve, e permendur si
ligji (e drejta) zakonore nderkombetare. Asnje rregull i shpejte dhe i forte
drejton ligjin zakonor nderkombetar. Ai pasqyron sjelljen e shteteve me kalimin
e kohes, qe veprojne ne perputhje me cfare ato besojne te jene normat
mbizoteruese te rendit nderkombetar. Ligjet zakonore ekzistojne ne menyre te
pavarur nga traktatet (marreveshjet), megjithese traktatet (marreveshjet) mund
te ndihmojne ne ndertimin (krijimin) e ligjit zakonor. 20
Burimi i trete jane parimet e ligjit te pranuara nga vendet kryesore, ose te
ashtuquajtura shtete te “civilizara”. Politika nderkombetare ndihmon ne
percaktimin e ketyre parimeve, te cilat gjithashtu formesohen nga ligji i
brendshem i shteteve. 21
Burimi i katert dhe i fundit i ligjit nderkombetar perfaqeson vendime
gjygjesore dhe shkrime te juristeve dhe studiuesve. Keto perfshijne opinione te
vena ne qarkullim nga Gjykata Nderkombetare, Gjykata Europiane e te Drejtave
te Njeriut, dhe Gjykata Nderkombetare e Krimeve per Ish – Jugosllavine (ICTY)
dhe Ruanden (ICTR). Shkrimet e studiuesve plotesojne keto vendime, duke
ilustruar dhe shpjeguar gjendjen e ligjit bazuar ne pervojen dhe studimin e
tyre. Ndryshimet ne ligj shpesh jane paraprire nga debate ndermjet juristeve
dhe studiuesve ne lidhje me ate se si duhet te jete ligj.
Ligji nderkombetar dhe sovraniteti – nje marredhenie evolucionare
Ligji nderkombetar asnjehere nuk ka akzistuar ne boshllek. Ai pasqyron
normat dhe doket ekzistuese dhe shpjegon (sqaron) veshtiresine e ndertimit te
rendit nderkombetar ne nje bote te crregullte. Sistemi Vestfalian ka siguruar
kornizen themelore per rend e qetesi per me se tre shekuj dhe ka ndikuar se
tepermi ne zhvillimin e ligjit nderkombetar. Me kalimin e kohes, sovraniteti
here eshte ulur dhe here ngritur, nderkohe qe praktikat dhe politikat
nderkombetare mbizoteruese percaktonin sjelljen e shteteve kryesore. Ne
masen qe keto praktika dhe politika krijonin precedentin detyrues, ato
ndihmonin ne percaktimin e ligjit nderkombetar.
Kjo pjese e materialit shqyrton se ne c’menyre parimet e pranuara te ligjit
nderkombetar dhe te sovranitetit jane zhvilluar njekohesisht me kalimin e
kohes. Megjithese sovraniteti ka siguruar bazat per rendin nderkombetar, ai
vazhdimisht eshte pershtatur per t’i dhene hapesire zhvillimit te koncepteve te
shtetit, lirise, te drejtave te njeriut, dhe kerkesen per parashkikueshmeri dhe
stabilitet, atribute historike te ligjit nderkombetar.
Sovraniteti dhe te drejtat hyjnore te Mbreterve

387
Modelet e hershme te sovranitetit bazoheshin ne format ekzistuese te
qeverisjes se Europes se shekullit te shtatembedhjete qe ishin mbreterite e
drejtuara nge dinastite e trashegueshme te mbreterve dhe perandoreve. Ne
perputhje me praktiken historike, politike dhe fetare, individet ishin te varur
nga shteti, qe perfaqesohej nga mbreti. Ekzistonin edhe precedente te tjere, qe
ktheheshin prapa ne Greqine klasike dhe idealet e saja demokratike, 24 por
normat ekzistuese(mbizoteruese i bene mbreterit sundues abslut te shteteve te
tyre, dhe ata e ushtruan autoritetin e tyre duke treguar pak kujdes per
shtetasit e tyre.
Shkrimtaret bashkekohes kane pershkruar natyren e kesaj marredhenie. Ne
vitin 1576 Jean Bodin shkroi qe ligji percaktohet nga mbreti, i cili megjithese
nuk detyrohej nga ligjet e tij, nuk ishte mbi ligjin e natyres, nje perjashtin i
rendesishem qe ka luajtur rol ne zhvillimet e ardhshme. 25
Sipas Hobbes “Duket qarte se pushteti Sovran (absolut) … eshte kaq i madh
sa njeriu mund t’a perfytyroje ta beje ate”. 26
Luigji i XIV i Frances, Mbret e Diellit, e permbledh sovranin klasik - jo
vetem si kryetar i shtetit, por personifikim i tij, i shugruar nga Zoti per te
sunduar. Shtetasit kane detyrim besnikerine e pakundershtueshme ndaj
mbretit, i cili mund te veproje ose jo ne interesin me te mire te tyre. E thene me
qarte, interesat e mbretit ishin interesat e shtetit. Keshtu, lufterat dinastike te
Luigjit te XIV, qe i zhvilloi per zgjerimin e lavdise se Frances dhe te Luigjit te
XIV, ishin ceshtje e Mbretit dhe keshilltareve te tij, dhe jo e popullit Francez. 27
Sic karakterizohet ne kulturen popullore-eshte mire te jesh mbret!
Jo te gjithe e shohin sovranitetin ne kete menyre. Hugo de Groot, permendet
si themeluesi i ligjit nderkombetar per trajtimet e tij te ligjit te natyres dhe
arsyes. Ai shikonte teprim ne sovranitetin e shfrenuar:
Une pashe anembane botes te mbizoteroje nje liri e tepruar ne zhvillimin e
luftes, per te cilen edhe Kombet barbare duhet te kene turp, njerez qe perdorin
armet per gjera te vogla e te parendesishme ose pa asnje arsye, dhe … nuk
kishte nderim per hyjnite ligjet njerezor, taman sikur nje urdher (dekret) i
vetem te kishte shperndare nje marrezi duke i shtyre njerezit ne te gjitha llojet e
krimeve. 28
Si akti me kulmor i Luftes Civile Angleze dhe Tridhjete Vjet Lufte, ishte kapja
e fronit te Carlit I nga ushtrite reformiste Protestane te Oliver Kromuellit. Ne
vitin 1649, nje vit pas Vestfalise, Kroomuelli i preu koken Mbretit. Sovraniteti
nuk bashkekzistonte me tej me monarkine. 29
Ilumunizmi dhe epoka e arsyes.
Gjate shekullit te 18-te filozofet, studiuesit dhe shkrimtaret popullor
rizbuluan shkrimet e Grekeve te lashte, dhe i bashkuan ato me filozofine
Kristiane dhe ligjin e natyres ne doktrinen e Iluminizmit. Locke, Rusoi dhe
Xheferson, ndermjet te tjereve, vune theksin ne te drejtat e njeriut dhe
detyrimet e sovraneve ndaj shtetasve te tyre. 30 Bindjet e tyre u perfshine ne

388
Deklaraten e Pavaresise dhe ne Revolucionet Amerikan dhe Francez. Rendi i
vendosur ne vende te tjera nuk ndryshoi, por ndryshimi i regjimit ne Amerike
dhe France, duke zevendesuar monarkite me qeveri te bazuara demokratikisht,
ishte nje lajmetar i gjerave (ngjarjeve) qe do te vinin. Ai coi me perpara idene qe
sovraniteti i takon popullit, me drejte se sa qeverise apo sunduesit, dhe provoi
efektshmerin e ligjit te larte, tema qe do te shtroheshin periodikisht gjate
shekullit te 19-te dhe do te shperthenin ne gjysmen e dyte te shekullit te 20-te.
Marreveshjet dhe traktet nderkombetare filluan te pranojne qe individet ashtu
si dhe shtetet kane te drejta. 31
Bashkepunimi (bashkerendimi) i Europes, Industrializmi dhe
Kolonializmi
Pas nje lufte 25 vjecare per shtypjen e Revolucionit Francez dhe te Napolon
Bonapartit, fuqite e medha te Europes ne vitin 1815 kerkuan te rivendosnin
rendin, stabilitetin dhe balancen. Ne pergjigje te ambicjeve imperialiste te
Napolonit, lideret politik qe u takuan ne Vjene krijuan nje sistem te bazuar ne
sovranitetin dhe te balancuar per te penguar nje kthim te revolucionit. Nen
udheheqjen e Princit Metternich te Austrise dhe Lordit Castlereigh te Britanise
se Madhe, ata ja dolen mbane me sukses ne krijimin e nje sistemi per paqe, qe
do te mbijetonte i paprekur ne thelb per 100 vjet. 32
Ndikime te tjera konturuan shekullin e 19-te. Puna kerkimore – shkencore
mbi revolucionin e Carl Darvinit nxiti zhvillimin e nje filozofie shoqerore te
njohur si Darvinizmi social, qe ekstrapoloi teorite e Darvinit, te seleksionimit
natyral dhe te mbijeteses te specieve (llojeve) me te pershtatshme, ne
marredheniet dhe politikat nderkombetare. Ato shtete, qe ishin me te fuqishme,
ishin me me teper gjasa dhe me te pershtatshme per te mbijetuar. Darvinizmi
social pati ndikim te forte ne politikane te tille si Bismarku dhe Teodor Ruzvelti.
33
Shtetet sovrane ushtruan njelloj egoizmi muskulor ne marredheniet e tyre
nderkombetare, me demostrimin e superioritetit te tyre nepermjet rritjes
ekonomike dhe venies nen kontroll te territoreve. Epoka kryesore e
kolonializmit ishte rezultat i konkurrences se Frances, Britanise se Madhe dhe
Gjermanise per zoterimin e kolonive te huaja. Gjithashtu Shtetet e Bashkuara,
ne fund te shekullit nuk i rezistuan tundimit, venies nen kontroll te zoterimeve
jashte vendit si ne Havai, Filipine, Kube dhe Panama etj. 34 Te drejtat sovrane
te vendeve te pazhvilluara dhe ushtarakisht te dobeta kishin pak rendesi ne
kete mjedis.
Ne nje periudhe te nje paqe relative, ne ekspansionin ekonomik
ndihmuanteknologjite moderne te avulloreve, hekurullave dhe telegrafes.
Shpejtesia e komunikimit dhe transportimit ndikuan qe bota te “tkurret –
zvogelohet”, nderkohe tregtia, shkembimi i mallrave e mendimeve, dhe veprimet
bankare lidhen lidhen kontinentet, duke krijuar epoken e pare te “globalizimit”.
Shteti industrial modern i unifikuar mori forme kur Shtetet e Bashkuara,
Gjermania dhe Italia konsoliduan kufijte e tyre territoriale dhe bashkuan

389
radhet e fuqive te medha. 35 Nga shume ane, kjo shenonte kulmin e
sovranitetit. Ne te njejten kohe, zhvillime te tjera ne pergjithesi te padukshme,
pasqyruan anen e erret te sovranitetit te shfrenuar dhe parajmeronin ceshtjet
qe do te spikatnin ne shekullin e 20-te.
Revolucioni industrial nxiti levizshmerine dhe rriti madhesine e klases se
mesme ne shumicen e vendeve perendimore, por ai krijoi gjithashtu nje shtrese
urbane me nivel te ulet ekonomik, te shoqeruar me problemet e semundjeve,
shperberjes se familjes dhe punes se femijeve. Pabarazia e dukshme ne lidhje
me pasurine dhe fuqine ne shtetet e zhvilluara u be shkak per zhvillimin e
socialimit, krijimin e trysnise revolucionare qe kercenonte rendin e vendosur.
Karl Marksi nxorri dhe perhapi teorite e tij ekonomike, qe predikonte luften e
klasave. Reformat modeste politike ndihmuan ne uljen e tensioneve dhe
shtyrjen e llogarise finale te pakten per nje gjenerate tjeter.
Ligji i pergjithshem nderkombetar ka luajtur nje rol te rendesishem ne
ceshtjet nderkombetare, vecanerisht nepermjet traktateve duke rregulluar
(disiplinuar) tregetine, komunikimin dhe financat. Ne vitin 1863, Henri Dunaut
krijoi Kryqin e Kuq Nderkombetar ne Gjeneve per te lehtesuar efektet e luftes,
moderne. 36 Konventa e Pare e Gjeneves e cila perfshiu trajtimin e te semureve
dhe te plagosurve ne fushen e betejes, eshte nenshkruar ne vitin 1864. 37
Bazuar gjeresisht ne Kodin e Lieberit, qe perhapte ligjet e luftes per forcat
ushtarake te Unionit ne Luften Civile Amerikane, Konventat e Hages te vitit
1899 dhe 1907, synonin te pershkruanin mjetet dhe metodat e luftes ne pajtim
me parimet humanitare ekzistuese. Ceshtjet lidhur me veprimet ne luften e
fundit ne Irak si perdorimi i roberve civile, luftimi nga vende te mbrojtura te
tilla si spitalet apo xhamite, luftetaret qe nuk veshin uniformat ushtarake,
mund te ndiqen drejtpersedrejti nga Konventat e Hages. 40
Shekulli I 20-te – Epoka e Konfliktit dhe Ideologjise
Shekulli I 20-te eshte karakterizuar nga ngritje e ulje te panumerta. Te mirat
dhe te keqiat e natyres njerezore u shfaqen ne publik shpesh here ne te njejten
kohe. Kjo periudhe u karakterizua nga tre luftra te medha boterore, dy ishin te
nxehta dhe nje e ftohte, si dhe nga perplasja e ideologjive te fuqishme.
Socializmi, Komunizmi, Nazizmi dhe Fashizmi u shfaqen ne skenen boterore
plotesisht te pjekura, duke konkuruar me demokracine per epersine ne zemrat
dhe mendjet e kombeve. Me kohe ishin bere perpjekje per krijimin e nje qeverie
boterore. Ligji i natyres (rregulla te sjelljes te konsideruara te natyrshme
(lindura) dhe te pergjithshme) u rishtrua perseri nen masken e
antikolonializmit, te vetvendosjes se popujve, te levizjes per te drejtat e njeriut
dhe kerkesave per barazi nga bota jo – Perendimore.
Ndryshimi pershpejtoi zhvillimin dhe repercaktimin e prioriteteve politike
dhe kulturore. Epoka e dyte e madhe e globalizmit dhe progresit e solli boten
me afer, megjithese i la te tjeret (vendet jo – Perendimore) madje edhe me prapa.
Ngjashmerite ndermjet viteve 1903 dhe 2003 po trokasin, ashtu si dhe dallimet.

390
Maturimi i ligjit nderkombetar dhe pershtatja ndaj ndryshimit, eshte nje nga
thekset me kryesore te shekullit te cilin do ta shqyrtojne me ne hollesi.
Lufta e I Boterore
Periudha menjehere pas perfundimit te Luftes I Boterore, eshte e
rendesishme per te kuptuar pjesen tjeter te shekullit te 20-te. Ceshtjet me te
cilat u perballen fuqite ne Versaje, dhe zgjedhjet (zgjidhjet) qe u bene atehere
dhe pergjate dekades tjeter ne vijem, diktuan kursin (drejtimin) e ngjarjeve per
pjesen tjeter te shekullit. Ligji nderkombetar u shfaq si nje element vendimtar i
rendit nderkombetar dhe do te luante nje rol te rendesishem ne politiken
nderkombetare.
Lufta e I Boterore shkaktoi ndryshime te medha ne rendin e vendosur.
Aleatet qe dolen fitimtare, u perpoqen t’i adresonin keto probleme ne Versaje ne
vitin 1919. Poblemi i pare ishte shtrirja e paparashikuar e dhunes dhe
shkaterrimit, qe nxiste thirrjet per hakmarrje – demshperblimet (reparacionet)
e luftes duhej te paguheshin nga humbesit dhe kerkohej gjykimi i atyre qe
ishin pergjegjes per kete lufte. Problemi i dyte ishte shembja e perandorive
kryesore – perandorive te Gjermanise, Austro – Hungarise dhe asaj Otomane
nga ana e pales se humbur, dhe Perandorise Ruse ne vitin 1917 nga ana e
aleateve – dhe dalja e Shteteve te Bashkuara te Amerikes si fuqi mbizoteruese
ushtarake dhe ekonomike. 41
Problemi i trete ishte krijimi i shteteve – kombe te reja nga ish perandorite.
Problemi i katert dhe i fundit, mungesa e konsensusit ne lidhje me qellimet e
luftes dhe ate cfare fituan aleatet, krijoi shqetesime per paqen dhe planet per
rendin nderkombetar.
Perpjekjet per krijimin e nje qeverie boterore mbeten larg shpresave – Lidhja
e Kombeve ishte nje fillim i mire, por jo i mjaftueshem. Vizioni i Presidentit
Uillson per rendin nderkombetar te pas luftes, nuk pajtohej me interesat
kombetare te aleateve dhe veprimet efektive dhe te njesuara. Si rrjedhoje,
Traktati I Versajes ishte nje kompromis. Ceshtjet qe veshtiresuan kete ishte
mossuksesi i Uillsonit per te bindur publikun Amerikan apo dhe Senatin e
SHBA-se per ratifikimin e traktatit te krijimit te Lidhjes se Kombeve dhe pa
pjesemarrjen e Amerikes.
Lidhja e Kombeve rezultoi shume e dobet per te mbeshtetur vizionin e
Uillsonit per mbrojtjen kolektive – paqe nepermjet sundimit te ligjit, te
mbeshtetura nga forcat ushtarake kur kjo eshte e nevojshme. 42 Vizioni i
Uillsonit u ringjall ne vitin 1945 dhe perseri ne vitin 1990, me nje sukses
relativisht me te madh.
Perpjekjet per te gjykuar Kaizerin (Perandorin gjerman para vitit 1919) dhe
te tjeret per krimet e luftes ndeshen ne probleme te ngjashme. Aleatet nuk do te
merreshin vesh ndermjet tyre, ndersa gjermanet nuk do te bashkepunonin per
zhvillimin e procesit. Planet ambicioze te hartuara ne Konferencen e Paqes ne
Paris ne vitin 1920 kerkonin gjykimin e rreth 900 krimineleve te luftes, por
percarja ndermjet aleateve dhe kokefortesia e mosbindja e gjermaneve

391
mbizoteruan debatet e zhvilluara. Si kompromis, 12 ushtarake gjermane me
grade nga ushtari i thjeshte deri ne general lejtnant u gjykuan ne gjykatat
gjermane, ku gjashte u denuan, me denimin me te ashper prej 4 vjetesh. 43
Nje zhvillim inkurajues ne Versaje ishte debati publik rreth sundimit te ligjit
dhe te etikes qe ato te zevendesonin interesat kombetare dhe politiken
nderkombetare. Konflikti ndermjet ketyre poleve te rendit nderkombetar do te
vazhdonte pergjate shekullit te 20-te dhe vazhdon ende te jete i pranueshem.
Kizingeri e karakterizon ate si une poshte:
Ne fund te Luftes se Pare Boterore, debati i vjeter ne lidhje me rolin relativ te
moralitetit dhe interesit ne ceshtjet nderkombetare duket te zgjidhet ne favor te
mbizoterimit te ligjit dhe etikes. Nen tronditjen e kataklizmes(ndryshimit te
madh), shume shpresonin per nje bote me te mire, sa te ishte e mundur te lire
nga njefare Realpolitike, e cila, ne veshtrimin e tyre, kishte zhdukur ne mase
rinine e nje brezi. 44
Perpjekjet per te vendosur paqen nepermjet sundimit te ligjit, vazhduan per
me shume se nje dekade pas Versajes. Marreveshjet e kontrollit te armeve,
zune vendin e zbatimit serioz te sigurise kolektive. Si shembull mund te
permendim Konferencat per Forcat Ushtarako – Detare ne vitin 1922 ne
Uashington dhe me vone ne vitin 1930, per te disiplinuar numrin dhe
madhesine e anijeve luftarake, kryqezoreve, destrojereve dhe nendeteseve,
pastaj shqyrtuan armet strategjike kryesore te fuqive te medha. 45 Ne Paktin e
Kellogg – Briand te vitit 1928, palet nenshkruese rane dakord te hiqnin dore
nga lufta si nje element i politikes kombetare. 45
Ne fund, sovraniteti dhe interesat kombetare provuan te ishin shume te
fuqishme per mbeshtetesit e Uillsonit. Ligji nderkombetar u be nje instrument
tjeter diplomatik pikerisht kur fuqite e medha u riarmatosen per Luften e Dyte
Boterore. Ish Presidenti Theodore Rusvelt, gjithnje nje vezhgues i mprehte i
ngjarjeve boterore, ka percaktuar qarte esencen e politikes se forces kur thote:
“Meqenese ende nuk ka te ngjare per krijimin e ndonje lloj fuqie nderkombetare
e cila te mund te kontrolloje me efektshmeri ata qe veprojne ne menyre te
gabuar … Une vleresoj si te neveritshme… besimin ne traktatet fantastike te
paqes, ne premtimet e parealizueshme, ne te gjitha llojet e copezave te letrave
pa mbeshtetjen e ndonje force te efektshme”. 47
Sovraniteti ne epoken berthamore
Lufta II Boterore dhe kerkimi per rendin nderkombetar.
Bota, ne vitin 1945 pati nje mundesi te dyte per te rindertuar rendin
nderkombetar. Shkaterrimet e pashembullta te luftes se dyte te madhe brenda
nje gjenerate, i bene te duken me te vogla shkaterrimet e vitit 1914 – 1918 dhe
sollen luften moderne perpara shtepise me gjithe forcen e saj. Miliona jo
luftetare u vrane dhe plagosen gjate luftes. Zbulimi i armes berthamore ne fund
te luftes kercenoi bile edhe per shkaterrime me te medha ne cdo konflikt te
mundshem ne te ardhmen. Sovraniteti duhej te kontrollohej (frenohej), dhe per
kete qellim eshte perdorur (zbatuar) ligji nderkombetar.

392
Ky problem eshte percaktuar me kujdes ne nje studim, ku thuhet:
Nje shtet sovran ne kohen e tanishme kerkon fuqine per te vleresuar debatet
e veta, per te imponuar mendimin e vet per te drejtat e tij, per te shtuar pa kufi
armatimet, per trajtuar shtetasit ashtu si e sheh ai te pershtatshem, dhe te
rregulloje jeten e tij ekonomike pa marre parasysh ndikimet e rregullave te
tilla ndaj fqinjeve te vet. Keto atribute te sovranitetit duhet te kufizohen. 48
Krijimi i Kombeve te Bashkuara ne vitin 1945 dhe procedurat gjygjesore te
Tribunalit te Nurenbergut menjehere ne vijim te tyre, ishin ngjarje shume te
rendesishme, qe ne menyre te perhershme ndryshuan natyren e debatit ne
lidhje me te drejten e shtetit per te zhvilluar lufte dhe per trajtimin e qytetareve
te tij. Bashkerisht, ato i bene te ditur botes se lufta agresive nuk do te tolerohet
me dhe se individet qe do te kryejne agresion dhe krime kunder njerezimit do
te quhen penalisht pergjegjes per veprimet e tyre. Kjo ishte nje perpjekje e
sinqerte dhe fillimi i mbare qe gezonte mbeshtetje pothuaj te pergjithshme.
Nje nga deklaratat e para te Kombeve te Bashkuara, Deklarata Universale e
te Drejtave te Njeriut, paraqet ne vijat kryesore te drejtat themelore te njeriut,
ne nje menyre qe te kujton Deklaraten e Pavaresise dhe Deklaraten e te
Drejtave te Qytetareve. Ajo eshte caktuar si standard i pergjithshem per “te
gjithe njerezit dhe gjithe kombet”. 50 Megjithese nga toni si aspirate dhe pa
nje mekanizem shtrengues per venien ne jete, ajo ka sherbyer per me shume se
50 vjet si nje fanar ndricues per njerezit ne kerkim te lirise dhe drejtesise. Gjate
dekadave qe vijuan, marreveshjet nderkombetare qe shpallen ndalimin e
genocidit, njohjen e te drejtave te minoriteteve, dhe theksonin ceshtjet
humanitare, ne menyre te vazhdueshme avancuan te drejtat individuale ne
kurriz te sovranitetit te shtetit. 51
Siguria kolektive mori nje forme te re me krijimin Kombeve te Bashkuara,
NATO-s, Organizates se Shteteve Amerikane, dhe organizatave te tjera
nderkombetare dhe rajonale. Megjithese Lufta e Ftohte dha nxitjen fillestare per
NATO-n, ajo mbijetoi si nje organizate e qendrueshme dhe produktive. Me
zgjerimin e anetaresimit dhe misioneve te reja, NATO garanton sot sigurine
kolektive, nderkohe zgjeron demokracine dhe sigurine ne vendet e Europes
Lindore, nje zhvillim ky i paimagjinuar nje shekull me pare.
Sundimi i ligjit dhe te drejtat e njeriut
Sumdimi i ligjit ne ceshtjet nderkombetare, shprehet ne shume menyra: nga
veprimet e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara dhe organizatave te
tjera te Kombeve te Bashkuara 52, nga organizatat jo qeveritare qe shtyjne me
perpara vlerat kolektive perendimore dhe ligjin humanitar nderkombetar; me
ane te traktateve (marreveshjeve) qe disiplinojne armet berthamore strategjike,
armet konvencionale dhe armet kimike e biologjike, 53 nga marreveshjet
nderkombetare mbi ngrohjen globale, nga krijimi i gjykates se krimeve
nderkombetare, 54 dhe nga nje numer “koalicionesh te vullnetit” qe
kontribuojne me forca per te nderhyre ne konfliktet e brendshme te shteteve.

393
Nje perceptim i pergjithshem i gabuar eshte qe keto zhvillime u duken te
gjitha menjehere ne vitin 1990 me shperberjen e Bashkimit Sovjetik dhe
fundin e Luftes se Ftohte. 55 Perfshirja e ligjit nderkombetar dhe e drejtave te
njeriut ne marrdheniet nderkombetare qysh ne vitin 1945, buron nga ngjarjet
dhe prirjet historike. Kjo pasqyron vlerat e perhershme, filozofine klasike dhe
moderne, dhe pervojat e perbashketa te njerezve gjate shekujve. Megjithese
eshte e vertete qe sistemi bipolar dhe kercenimi i perdorimit te vetos se fuqive te
medha, kufizoi aftesine e Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara per te
marre veprime te efektshme gjate gjithe Luftes se Ftohte, kerkimi per rend
nderkombetar te bazuar ne sundimin e ligjit vazhdimisht ka ndikuar bisedat
dhe zhvillimet politike.
Lufta per dhenien fund kolonializmit dhe mbeshtetjen e vetvendosjes se
popujve pas Luftes II Boterore eshte ilustruese e qarte. Karta e Kombeve te
Bashkuara, e rrenjezuar fort ne sovranitetin, parashikoi fundin e kolonizlizmit
Perendimor. 56 Shtetet e Bashkuara perkrahen heqjen dore prej zoterimeve
imperiale pertej detit (ne vendet koloniale) dhe mbeshteten vetvendosjen e
popujve. 57 Ne te vertete, qendrimi yne gjate Luftes II Boterore per kete
ceshtje, periodikisht krijoi percarje (grindje) brenda partnershipit Anglo –
Franko – Amerikan. 56
Pas luftes, njekohesisht ne zhvilluam Politiken e Permbajtjes (Frenimit)
kunder Komunizmit, dhe kerkuam dhenien fund sundimit Britanik dhe
Francez ne Afrike dhe Azi. Kur shtetet e reja te pavarura koloniale kaluan ne
komunizem, sic ndodhi ne Vietnam, ne papritur u gjendem me nje problem te ri
nder duar, problem sa politik aq edhe ushtarak per nga natyra e tij. Kerkimi
per rend, drejtesi dhe demokraci u perplasen ne shkembin e politikes se fuqive
te medha.
Marreveshjet e kontrollit te armeve te Luftes se Ftohte 60 pasqyronin jo aq
shume optimizmin Amerikan dhe Sovjetik, se sa ato shprehnin opinionin
publik – global, i shqetesuar nga mundesia e shfarosjes (asgjesimit) ne duart e
dy superfuqive. Me shfaqjen e rraketave balistike nderkontinentale, shkaterrimi
i sigurte i ndersjellte (i perbashket) tashme ishte bere nje e vertete. Me
teknologjine satelitore, Shtetet e Bashkara te Amerikes dhe Bashkimi i
Republikave Socialiste Sovjetike kishin aftesine te vendosnin armet berthamore
ne orbite. 61
Shume shtete u bene praktikues te zjarrte te ligjit ndekombetar per arsye
krejt te ngushta, por suksesi i komunitetit nderkombetar, vecanerisht i shteteve
te paangazhuara, ne pergatitjen e e zhvillimin e debatit global, demonstroi
forcen e vlerave perendimore dhe sundimit te ligjit. Keto tendenca u shfaqen ne
vitet 1950-te, dhe moren forme te spikatur (dukshme) ne vitet 1960-te dhe
1970-te. As Kombet e Bashkuara as komuniteti nderkombetar nuk mund te
detyronin veprime te caktuara kunder interesave te tyre, por kjo nuk do te
thote qe fuqite e medha, perfshi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Sovjetik
ishin te lira te benin cfare t’u pelqente atyre. Trysnite per te vepruar ne

394
perputhje me opinionin boteror ishin te vogla dhe shpesh te padukshme, por
megjithate reale.
Kontribut ne forcen (ndikimin) e ligjit nderkombetar ishte perhapja e
organizatave jo qeveritare pas Luftes II Boterore. Organizatat jo qeveritare
permbushen interesat e tyre te vecanta, por shumica kishin axhenden baze
humanitare avancimin e ceshtjes se te drejtave te njeriut dhe mbeshtjetjen e
“Ligjit Humanitar Nderkombetar”. 62 Komiteti Nderkombetar i Kryqit te Kuq
eshte me e vjetra dhe me e njohura nga organizatat jo qeveritare. 63
Organizata jo qeveritare (mbikqyrja) e te Drejtave te Njeriut, Doktoret pa Kufij
dhe mijera te tjera, pershpejtuan efektivisht nderhyrjen nderkombetare ne ate
qe me pare konsideroheshin ceshtje te brendshme te shteteve sovrane. 64
Gjendja e sovranitetit te shtetit ne mijevjecarine ri
Prirjet dhe zhvillimet
Prirjet e dukshme ne vitin 2003 pasqyrojne debatin e permendur me pare.
Ne shtetet e perparuara, shoqerite pas industriale, zevendesuan (nderruan)
industrine baze dhe prodhimin, te cilen e zhvendosen ne vende me pak te
zhilluara, me kosto pune me te ulet. Globalizmi i afroi vendet dhe popujt me
prane, pavaresisht renies ekonomike te koheve te fundit. Organizata Boterore e
Tregtise eshte nje force e fuqishme nderkombetare, qe ndikon vendimet e fuqive
kryesore ekonomike, perfshi Shtetet e Bashkuara. 68 Organizatat
nderkombetare te punes, kerkojne plotesimin e standardeve baze dhe
perfitimeve per punetoret dhe vendet e punes.
Keto prirje shkaterrojne sovranitetin dhe pasqyrojne nje sistem
nderkombetar te ristrukturuar fort qe detyron edhe shtetet me te fuqishem qe
te sillen ne menyra qe mbeshtesin rendin nderkombetar. Te drejtat e njeriut
ndikojne axhendat nderkombetare dhe veprimet e brendshme (te shteteve).
Nderhyrja nderkombetare per arsye humanitare, e qarte ne rastin e Kosoves
dhe Timorit Lindor, eshte nje precedent qe po shfaqet, i cili kerkon vemendjen e
duhur. Kjo lloj nderhyrje nuk eshte ende ligj i zakonshem nderkombetar, por
debati i gjalle per kete teme, synon te ripercaktoje se si ne e shohim
sovranitetin. 69 Per ironi, kjo paraqet triumfin e vlerave te shtruara dhe
zhvilluara me tej nga Uillsoni ne Versaje, pothuajse nje shekull me pare.
Parimet e revolucioneve Amerikan dhe Francez, jane bere te pergjithshme,
megjithese jo te gjitha shtetet pranojne qe te drejtat e njeriut zevendesojne
mireqenien e vendit, ne menyre te vecante Kina, qe eshte dhe vendi me
popullsine me te madhe ne bote.
Ceshtjet per shekullin e 21-te
Ligji nderkombetar do te loze nje rol te rendesishem ne trajtimin e ceshtjeve
dhe tendencave qe ka te ngjare te vazhdojne ne dekadat e ardhshme. Nder
ceshtjet me te rendesishme mund te perfshijme: ekonomine globale,
urbanizimin, konfliktin e brendshem (brenda shtetit), perplasjen e kulturave,
shperndarjen jo te barabarte te pasurise, degradimin e mjedisit, krimin
transnacional, sigurine kolektive, shumpalshmerine dhe nderhyrjen

395
humanitare. Problemet globale kerkojne zgjidhje globale; shtetet sovrane nuk
mund t’i zgjidhin ato me vete, megjithese ato mund te trajtojne simptomat
brenda kufijve te tyre. Ne fund te fundit, shumica e ceshtjeve do te kerkojne
bashkepunim nderkombetar.

Pasojat per drejtuesit e nivelit strategjik


Ligji nderkombetar sfidon drejtuesit e nivelit strategjik qe te mendojne ne
menyre globale, dhe jo kombetare. Sekretari i Pergjithshem te Kombeve te
Bashkuara Kofi Annan thote se:
Sovraniteti i shtetit, eshte ripercaktuar ne pjesen me te madhe te kuptimit te
tij baze dhe kjo aspak nga ndikimi i globalizmit apo bashkepunimit
nderkombetar. Shtetet tani shihen gjeresisht te jene instrumenta ne sherbim te
popujve (njerezve) te tyre, dhe jo ne menyre te anasjellte. 72 Shtetet ekzistojne
qe te mbeshtesin dhe mbrojne te drejtat dhe lirite individuale. Per lideret
nderkombetare sfida eshte se cfare veprimesh duhet te marre komuniteti ne
rastet kur shtetet sistematikisht dhe me qellim shkelin te drejtat e njeriut te
shtetasve te tyre. 73
Asnje nga keto nuk nenkupton qe shtetet sovrane nuk mund te garantojne,
mbeshtesin dhe cojne me perpara te drejtat e njeriut. Ne te kunderten, pervoja
Amerikane na meson se te drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit jane reciprokisht
mbeshtetes dhe lulezojne ne nje mjedis te theksuar nacionalist dhe demokratik.
Per ironi, pervoja amerikane, per mbeshtetjen e vlerave demokratike inkurajon
gjithashtu edhe internacionalizmin. Sic ka deklaruar Presidenti Xhorxh Bush
ne Strategjine e Sigurimit Kombetar:
“Ne do te mbrojme paqen duke luftuar terroristet dhe tiranet. Ne do te
mbrojme paqen duke ndertuar marredhenie te mira ndermjet fuqive te medha.
Ne do te zgjerojme paqen duke inkurajuar shoqerite e hapura dhe te lira ne cdo
kontinent”. 74 Kjo ndjesi (mendim) i ngjan asaj te Uillsonit dhe ne te vertete
shumices se Presidenteve qysh nga viti 1918. Henri Kizingeri e pershkruan kete
si element esencial te altruizmit amerikan, qe motivon veprimet tona jashte:
“Uillsoni paraqiti doktrinen e pashembullt qe siguria e Amerikes eshte e
pandare nga siguria e gjithe pjeses tjeter te njerezimit. Kjo do te thote se qysh
atehere e ketej ka qene detyre e Amerikes qe te kundershtoje agresionin
kudo…”. 75
Situata aktuale boterore inkurajon diskutimin ne lidhje me sferen dhe
autoritetin e ligjit nderkombetar. Veprimet aktuale te Amerikes ne Irak, te
nderrmarra ne kundershtim me opinionin publik nderkombetar, pa miratimin e
Keshillit te Sigurimit Kombetar, dhe kunder deshires se aleateve te vjeter si
Frances, Gjermanise dhe Turqise, mbeshtet sugjerimin e Mersheimerit, qe
fuqite e medha sillen (veprojne) ashtu sic u diktojne interesat e tyre. 76
Ndoshta, ne fund te fundit, sovraniteti eshte gjalle e mire. Veprimet e
njeanshme, te pakten ne raste te vecanta, arrijne te njejtat rezultate si perjekjet
shumepaleshe.

396
Mbeshtesit e rendit nderkombetar dhe sundimit te ligjit mendojne se rendi i
qendrueshem nuk mund te imponohet (detyrohet) ne menyre te njeanshme.
Kongresi i Vienes, i cili krijoi “Mirekuptimin (marreveshjen) e Europes”, ishte
nje perpjekje kolektive, shumepaleshe, megjithese pohon sovranitetin e
shteteve. Por, ajo kerkoi nje bashkepunim shume te madh per ruajtjen e rendit
nderkombetar per 100 vjet. Madje, edhe Perandoria Britanike, ne kulmin e saj
ne shekullin e nentembedhjete, i kuptoi kufizimet e saj dhe u perpoq te
ndertonte nje balance te favorshme te fuqise. Xhon Ajkenberri, ne librin e tij
“Pas Fitores” analizon rindertimin e rendit nderkombetar pas lufterave te
medha. Ai thote se diplomatet, ne vitin 1815 krijuan nje “rend kushtetues”, “ qe
jane-rendet politike te organizuara rreth institucioneve ligjore dhe politike te
pranuara qe veprojne per dhenien e te drejtave dhe kufizimin e ushtrimit te
fuqise (pushtetit)”. 77
Koncepti i Ajkenberrit te “rendit kushtetues” ndihmon per te shpjeguar se si
u zhvillua pas Luftes II Boterore sistemi aktual nderkombetar, dhe ne c’menyre
vepron ai ne ditet tona. Ne thelbin e tij ishte ndarja e fuqise (marrja pjese) nga
shtetet e Bashkuara, shteti me i fuqishem ne bote ne vitin 1945. Struktura
ishte nje sistem i gjere i institucioneve shumepaleshe, perfshi aleancat, i cili
lidhi bashke Shtetet e Bashkuara dhe partneret e saj kryesor ne Europe. Lufta
e Ftohte mund t’a kete shpejtuar kete proces, por ajo nuk e krijoi ate. 79
Neqoftese ky mendim eshte i sakte, atehere paresia e ligjit dhe institucioneve
nderkombetare nuk eshte e rastit, por perkundrazi ajo eshte rezultat i
drejtperdrejte dhe i pritur i perpjekjeve per krijimin e kuadrit (struktures) te
lidhjeve reciprokisht mbeshtetese dhe detyruese. Sic e kemi pare, keto
institucione nderkombetare kane funksinuar sipas qellimit (planifkimit) te bere.
Nuk duhet te cuditemi, nga veshtrimi i sistemit nderkombetar ne kete menyre,
ku organizatat dhe politikat nderkombetare pengojne (frenojne) zgjedhjet dhe
veprimet e shteteve sovrane.
Nga ky kendveshtrim, rendi nderkombetar tregon mjaft nga karakteristikat e
rendit te brendshem. 80 Ajkenberri shpjegon se: “neqofese institucionet – e
perdorura nga demokracite – lozin nje rol pengues (frenues) … mund te themi
se rendet nderkombetare ne rethana te vecanta vertete mund te paraqesin
karakteristika kushetuese”. 81
Rendi i ri boteror dhe hegjemoni amerikane
Kush e zoteron (kujt i takon) ligji nderkombetar?
Cili eshte roli i Shteteve te Bashkuara si superfuqi e vetme ne mjedisin
aktual nderkombetar? Si do te pergjigjet sistemi nderkombetar ndaj kercenimit
te terrorizmit global? A mund te ruaj ky sistem sigurine dhe begatine e krijuar
nga lidershipi amerikan qysh ne vitin 1945? A mundet sundimi i ligjit te kenaqe
interesat kombetare te fuqive te medha dhe te mbroje interesat e shteteve me te
dobet qe kercenohen nga demagoget, genocidi, lufta civile dhe konflikti i
brendshem i armatosur? Pjesa e materialit ne vijim do te perpiqet te jape disa
pergjigje ndaj ketyre pyetjeve. Forcat e ndryshme dinamike dhe jo te barabarta,

397
sfidojne rendin nderkombetar. Globalizmi premton begatine dhe lirine, por
dukuri te tilla si shtetet e deshtuara, semundjet, ndotja e mjedisit, dhe rritja e
lindshmerise mbajne peng segmente te medha te popullsise se botes.
Permiresimi i metejshem i te drejtave te njeriut dhe zbatimi i sigurise kolektive
kerkon bashkepunim nderkombetar, por aktualisht kjo varet ne vullnetin e
mire dhe vendosmerine e shteteve te fuqishme sovrane.
Nje veshtrim i shkurter ne dy zhvillimet e koheve te fundit shpjegon natyren
e sfides dhe siguron njohuri per kurset e veprimit te mundshem. i pari nga keto
zhvillime eshte krijimi i Gjykates Nderkombetare te Krimeve, i dyti eshte lufta
kunder terrorizmit e drejtuar nga amerikanet.
Gjykata Nderkombetare e Krimeve eshte nje ide te ciles i ka ardhur koha. Ajo
permbush shpresat dhe aspiratat e shumices se vendeve te botes. Krijimi i saj,
qe deshi tetedhjete vjet, nga Versaja me 1919 ne Statutin Romes me 1997,
pasqyron nje konsensus te ri ne drejtesine nderkombetare dhe sundimin e
ligjit. Duke ditur qe sovraniteti ka mbrojtur sundimtaret (drejtuesit) dhe
ndermjetesit e tyre nga pergjegjesia per krimet duke pefshire nga ato te luftes
agresive deri te genocide. 82
Gjykata Nderkombetare e Krimeve siguron nje forum te perhershem per
procedurat (ndjekje ligjore) kur gjykatat e shtetit nuk mund ose nuk do te
veprojne. Deri ne pergatitjen e ketij shkrimi, kane nenshkruar traktatin 139
vende dhe e kane ratifikuar ate 89 shtete. Gjykata filloi veprimet me 1 korrik
2002, dhe ne perputhje me traktatin e saj gezon pothuajse juridiksion te
pergjithshem (universal). 83 Ndikimi potencial i saj eshte teper i madh, madje
edhe pa pjesemarrjen e SHBA-se. 84
Njekohesisht, Shtetet e Bashkuara udheheqin perpjekjet nderkombetare per
te percaktuar vendodhjen, per te izoluar dhe shkaterruar grupet terroriste
nderkombetare me shtrije ne gjithe boten. Keto grupe kercenojne rendin
nderkombetar dhe begatine. Ata mbeshtesin pikepamjet ekstremiste dhe
premtojne shpresa te rreme shteteve dhe individeve qe kane mbetur prapa ne
rrugen e zhvilimit. Ndersa shumica e shteteve mbeshtesin dhe inkurajojne
perpjekjet amerikane per zhdukjen e kesaj murtaje, sistemi nderkombetar nuk
eshte i pershtatshem per kete lufte. Nuk ka nje marreveshje nderkombetare ne
lidhje me terrorizmin dhe asnje arsye, qe madje te perpiqet te jape perkufizimin
e termit. Traktate (marreveshje) te ndryshme adresojne veprimet individuale
terroriste – grabitje, vrasje, pastrim parash, kalim ilegal te kufirit, etj, por
zgjidhjet e tyre kerkojne veprime te shtetit – arrestim (kapje), ekstradim dhe
ndjekjen penale te terroristeve individual. 85
Prandaj, deri me sot, pergjigja nderkombetare kunder terrorizmit varet ne
lidershipin Amerikan. Koalcionet per luften kunder terrorizmit jane krijuar, por
ato formohen (organizohen) dhe riformohen vazhdimisht ne varesi se ku jane
fokusuar perpjekjet amerikane. Ne Afganistan, perpjekja shumepaleshe gezon
mbeshtetje te gjere nderkombetare, 86 ndersa ne Irak, nje teater tjeter ne kete
lufte globale, koalcioni mbeti larg shpresave, dhe nderhyrja mbetet e

398
diskutueshme. 87 Kerkimi per rend dhe sundimin e ligjit nenkupton gjera te
ndryshme per shtete te ndryshme. Amerika mund te udheheqe, por te tjeret
nuk kane nevoje (nuk duan) t’a ndjekin.
Keto raste jane te lidhura ngushte. Ato paraqesin anet e kunderta te debatit
se ne c’menyre jemi duke ndjekur “rendin Kushtetues” te Ajkenberrit ne shkalle
boterore. Ndersa shumica e shteteve jane dakord ne teori me institucionet
shumepaleshe, dobine e Kombeve te Bashkuara dhe nevojen per sundimin e
ligjit brenda dhe ndermjet shteteve, ligji nderkombetar duhet te konkuroje me
“ferkimin” e sovranitetit. 88 Kjo marredhenie ankthi ka te ngjare te vazhdoje.
Per ironi, disa shtete dhe individe te shquar, kane kerkuar qe Gjykata
Nderkombetare e Krimeve te hetoje nderhyrjen e Amerikes ne Irak, si nje
pedorim “ilegal” i forces ne shkeljen e ligjit nderkombetar. 89
Rruga perpara: Mbijetesa ne rendin e ri boteror.
Ne nuk veprojme ne boshllek. Mjedisi nderkombetar i paraqitur ne vija te
pergjithshme ne kete material kerkon vemendjen tone, ne se jo bashkepunimin
tone. Ai na jep disa mesime te rendesishme per te drejtuar sjelljen dhe veprimet
tona ne shekullin e 21-te.
Se pari, ne shume raste preferohen veprimet shumepaleshe. Amerika s’ka
fuqine politike dhe ushtarake qe te ndermarre nderhyrje ushtarake me vete ne
cdo rast qe te kerkohet. Fuqia ekonomike dhe ushtarake e SHBA-se siguron
levizshmerine dhe aftesine per t’u dislokuar kudo eshte e nevojshme, por
koalicionet krijojne burime plotesuese, mbeshtetje politike dhe justifikim
(shpjegim) dhe legjitimitet per operacionet nderkombetare. Neqoftese teoricienet
e marredhenieve nderkombetare jane te sakte, shtetet qe ndjekin rendin
hegjemonik, motivojne fuqite e tjera qe te bashkohen per te penguar perpjekjet
e tyre. Megjithese nje kunderveprim i tille i forte kunder hegjemonise se SHBA-
se nuk eshte i dukshem aktualisht, asnje nuk mund te siguroje, qe ndermarrjet
e njeanshme te metejshme nuk do te prodhoje reagime te fuqishme.
Se dyti, Shtetet e Bashkuara kane aftesi dhe kapacitete shume te medha ne
zoterim te tyre edhe pa perdorur elementin ushtarak te fuqise. Instrumentet
diplomatik, ekonomik dhe te informacionit, sigurojne fleksibilitet te
jashtezakonshem ne formulimin e strategjise dhe trajtimin e problemeve te
komplikuara kur ato shfaqen. Demonstrimi jo i shpeshte i fuqise ushtarake
Amerikane do te mjaftoje per te kujtuar kundershtaret e aftesive ushtarake
nderkohe qe diplomatet synojne zgjidhje paqesore te mosmarreveshjeve me
mjete te tjera. Kjo menyre (qasje) risiguron miqte, aleatet dhe kritiket njelloj per
synimet Amerikane dhe demonstron deshiren (gatishmerine) per te shteruar
gjithe alternativat e arsyeshme perpara perdorimit te forces. Kjo do te ruaje
(mbroje) miqesine e shtrenjte.
Se treti, cdo krize e mundshme, nuk kerkon domosdo nderhyrjen
nderkombetare apo perdorimin e forcave ushtarake. Shume kriza
nderkombetare jane lokale dhe kane ndikim te paket ndaj terrorizmit apo
sigurise globale. Duhet te kujtojme, qe shume prej tyre, mund te lihen menjane

399
(shperfillen) pa rrezikuar dhe tu ngarkohen te tjereve per t’i zgjidhur. Ne se
stabiliteti nderkombetar nuk kercenohet seriozisht, mobilizimi i komunitetit
nderkombetar dhe i burimeve te tij mund te provoje te jete jo rezultativ.
Se katerti, mesimi i fundit qe mund te nxjerrim nga kjo analize e ligjit
nderkombetar dhe sovranitetit eshte qe sistemi nderkombetar ashtu sic eshte
(dhe sic eshte parashikuar) pasqyron vlerat Amerikane dhe vizionet Amerikane
per te ardhmen. Ai eshte pjese legjitime e trashegimise sone. Duke menduar se
te gjithe institucionet i kundershtojne interesat tona kur vetem disa prej tyre
mund t‘i kundershtojne ato, ose duke menduar se te gjitha traktatet
(marreveshjet) jane te dyshimta kur vetem disa prej tyre jane te tille, ne e
mohojme (hedhim poshte) kete trashegimi. Me te shumten e heres,
institucionet dhe marreveshjet nderkombetare i kane cuar me tej interesat
Amerikane.
Eshte e rendesishme te kujtojme se demokracite i tolerojne (lejojne)
ndryshimet dhe ne te vertete ato lulezojne ne to. Neqoftese thelbi i “rendit
kushtetues” ne bote eshte demokracia Perendimore, atehere ne duhet te presim
(parashikojme) qe ndermjet shteteve do te kete mosmarreveshje dhe disktutime
te nxehta. Ne jo gjithnje mund te pajtohemi per cdo gje cdo problem me te cilin
perballemi. Ne nje sistem kushtetues cdo njeri duhet te luaj, rregullat nuk
lejojne nje shtet qe te marre topin e tij dhe te shkoje ne shtepi kurdo qe ai nuk
merr rrugen e tij. Eshte e vertete ,qe nuk do te nderhyje albitri, t’i fryej bilbilit
dhe te jape penallti, por rendi i vertete nderkombetar, ashtu si rendi i
brendshem, varet ne respektin dhe bashkepunimin e ndersjellte dhe sjelljen e
veprimet e pergjegjshme. Ata qe pretendojne lidershipin global brenda sistemit,
kane pergjegjesine me te madhe per te garantuar qe sistemi punon
(funksionon). Eshte koha per te rivleresuar rolin e Amerikes dhe te rikerkojme
pozicionin tone te drejte si udheheqes i komunitetit boteror.

Referencat
1. U.S. War Department, General Orders No. 100, Instructions for the Government of the Armies of the United
States in the Field, April 24, 1863. The first comprehensive summary and codification of the humanitarian rules
governing land warfare. Frequently called the “Lieber Code” after its author, Dr. Francis Lieber, G.O. No. 100
furnished inspiration for the Geneva Conventions of 1864 and 1929 and the Hague Conventions of 1899 and 1907.
2. Werner Levi, Contemporary International Law, Boulder, CO: Westview, 1991, p. 14.
3. John J. Mersheimer, The Tragedy of Great Power Politics, New York, W. W. Norton & Company, 2001, pp. 2-3.
4. John W. Spanier and Robert L. Wendzel, Games Nations Play, 9th Ed., Washington, DC: Congressional Quarterly,
Inc., 1996, p. 22.

400
5. George W. Bush, The National Security Strategy of the United States of America, Washington, DC: The White
House, September 2002, p. 3.
6. Blackstone, Commentaries on the Laws of England, Book One, Chapter One, p. 118, available from The Avalon
Project, Yale Law School at www.yale.edu/lawweb/avalon/blackstone, accessed April 11, 2003.
7. Alexander Hamilton, “The Federalist, No. 15,” The Federalist, New York, The Modern Library, 1941, p. 86.
8. E.g., The prohibition of alcohol, U.S. Constitution, amendment 18. It was repealed by the Twenty-First
Amendment 14 years later.
9. J. L. Brierly, The Law of Nations, 6th Ed., Oxford, Oxford Press, 1991, p. 1.
10. E.g., Convention on International Civil Aviation, Chicago Convention, 1944; United Nations Convention on the
Law of the Sea (UNCLOS III), 1982.
11. E.g., The United Nations Framework Convention on Climate Change, 9 May 1992; Kyoto Protocol to the United
Nations Framework Convention on Climate Change, December 11, 1997.
12. Rome Statute of the International Criminal Court, United Nations Diplomatic conference of Plenipotentiaries on
the Establishment of an International Criminal Court, July 17, 1998.
13. Horace B. Robertson, Jr., “Contemporary International Law: Relevant to Today’s World?” U.S. Naval War
College International Law Studies, Vol. 68, John Norton Moore and Robert F. Turner, eds., Newport, Naval War
College Press, 1995, p. 3.
14. Brierly, p. 17.
15. Levi, p. 6.
16. Brierly, p. 17.
17. Ibid., 3. See also Levi, pp. 6-9.
18. Statute of the International Court of Justice, Article 38.
19. The SS Lotus Case, Fr. v. Turk., Permanent Court of International Justice, 1927, Ser.A, No. 10, September 7,
1927, at pp. 18-19 “The rules of law binding upon States therefore emanate from their own free will as expressed in
226 conventions or by usages generally accepted as expressing principles of law. . . .” International law scholars
disagree on the fundamental nature of law. There are two distinct schools of thought. The Monist view holds that
international law and municipal, state) law are simply parts of an integrated system. The focus is on the individual.
Dualists believe that international law and municipal law are two distinct systems. The focus of domestic law is the
individual; the focus of international law is on states. These views influence contemporary debate. See Levi, pp. 22-
23.
20. Levi, p. 35. Levi cites as an example the launching of Sputnik by the Soviet Union, which claimed that artificial
satellites could fly unimpeded over state territory, and the general acceptance of this proposition.
21. Ibid., p. 5.
22. Brierly, p. 66.
23. Although both predictability and stability are encompassed in the phrase “rule of law,” the phrase is itself of
fairly recent origins, representing the triumph of the western democracies since World War II. Historically,
international law has concerned itself more with creating a stable, predictable world, rather than with a particular
technique used to accomplish these ends.
24. Democracy in ancient Greece, notably Athens, was real and vibrant but limited in modern terms: only citizens
could exercise political rights or hold land; women had few rights; slavery was an essential institution. None of this,
however, diminishes the power and influence of Greek thought on leaders of the Enlightenment. See William Y.
Elliott and Neil A. McDonald, Western Political Heritage, New York, Prentice-Hall, 1955, pp. 63-74.
25. Brierly, p. 7.
26. Ibid., p. 13.
27. Mel Brooks, Director, History of the World, Part I, Fox Films, 1981.
28. Levi, p. 10.
29. Bernard Grun, The Timetables of History, 3rd Ed., New York, Touchstone, 1991, p. 294.
30. Levi, p. 8.
31. Ibid, p. 9.
32. Henry Kissinger, Diplomacy, New York, Touchstone, 1994, p. 78.
33. Ibid., pp. 40, 127.
34. See Fareed Zakaria, From Wealth to Power, Princeton, Princeton University Press, 1998, Chapter 5: “The New
Diplomacy, 1889-1908.”
35. Ibid.
36. Eric. S. Krauss and Mike O. Lacey: “Utilitarian vs. Humanitarian: The Battle Over the Law of War,” Parameters,
32, Summer 2002, pp. 73, 76.

401
37. Ibid.
38. General Orders No. 100, supra note 1.
39. The Hague Conventions of 1899 were largely incorporated in the Conventions of 1907, of which five are
important:
(1) Convention Relative to the Opening of Hostilities, October 18, 1907, 36 Stat. 2259; (2) Convention Respecting
the Laws and Customs of War on Land and Annex, October 18, 1907, 36 Stat. 2277; (3) Convention Respecting the
Rights and Duties of Neutral Powers and Persons in Case of War on Land, October 18, 1907, 36 Stat. 2310; (4)
Convention
227 Concerning Bombardment by Naval Forces in Time of War, 18 October 1907, 36 Stat. 2351; and, (5) Convention
for the Adaptation to Maritime Warfare of the Principles of the Geneva Convention of July 6, 1906, October 18,
1907, 36 Stat. 2371.
40. Kenneth Anderson, “Who Owns the Rules of War?,” New York Times Magazine, April 13, 2003, p. 38.
41. Kissinger, p. 259.
42. Ibid., p. 247.
43. Department of the Army, Pamphlet 27-161-2, International Law, Volume II, Headquarters, Department of the
Army, 1962, p. 221. These trials, known as the Leipzig trials, demonstrated the problem obtaining jurisdiction over
war criminals—Germany was not defeated and occupied as in World War II. The Leipzig trials did motivate the allies
in 1945 to establish an international tribunal at Nuremberg.
44. Kissinger, p. 247.
45. Ibid., p. 373. The Washington Conference of 1922 attempted to regulate capital ships; the London Conference
of 1930 attempted to regulate submarines as well. See Department of Army Pamphlet 27-161-2, supra, at p. 16. For
a detailed study of the Naval Treaties see W. Hays Parks, “Making Law of War Treaties: Lessons from Submarine
Warfare Regulation,” U.S. Naval War College International Law Studies, Volume 75, Michael N. Schmitt, ed.,
Newport, Naval War College Press, 2000, 339.
46. The Kellogg-Briand Pact, or Pact of Paris, is formally known as The General Treaty for the Renunciation of War,
August 27, 1928, p. 46 Stat. 2343.
47. Kissinger, p. 40.
48. Brierly, p. 47, quoting from the International Conciliation Pamphlet, 1941.
49. Universal Declaration of Human Rights, United Nations General Assembly, December 10, 1948.
50. Ibid, Preamble.
51. See the Convention on the Prevention and Punishment of the Crime of Genocide, December 9, 1948, 78 U.N.T.S.
277, art. VI; the Geneva Conventions of 1949, four separate conventions—on the Amelioration of the Condition of
the Wounded and Sick in Armed Forces in the Field, on the Amelioration of the Condition of Wounded, Sick and
Shipwrecked Members of Armed Forces at Sea, the Geneva Convention Relative to the Treatment of Prisoners of
War, and the Geneva Convention Relative to the Protection of Civilian Persons in Time of War; and Protocols to the
Geneva Conventions of 1949, 1977. These conventions form the nucleus of what is commonly called “International
Humanitarian Law.”
52. E.g., The Food and Agriculture Organization, the World Health Organization, the International Civil
Aviation Organization, the United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization, the International Labor
Organization, and the International Monetary Fund, to name only a few.
53. E.g., the START and SALT strategic arms negotiations and Anti Ballistic Missile (ABM) treaties with the USSR,
and multilateral international agreements, including the Conventional Weapons Treaty, 1980, the Chemical Weapons
Convention, 1993, and the Ottawa Treaty on Anti-Personnel Land Mines, 1997.
54. Notes 11 and 12, supra.
55. E.g., Ivo H. Daalder, “The United States and Military Intervention in Internal Conflict,” in International
Dimensions of Internal Conflict, Michael E. Brown, ed., Cambridge, MIT Press, 1996, p. 461.
56. United Nations Charter, Chapter I, Article 2, para. 1; and Chapter XI. 228
57. Eric Larabee, Commander in Chief, New York, Touchstone, 1987, p. 632.
58. Ibid.
59. E.g., Vietnam. Our efforts to combat aggressive communist expansion encountered international opposition
both at the UN and in other international forums. Agreements such as Protocols I and II to the Geneva Conventions of
1949 and the United Nations Convention on Law of the Sea displayed a distinct anti-Western and anti-American bias,
yet reflected the considered opinion and practice of many states. International law was no longer the sole province of
the great powers and the “civilized” states, and traditional American leadership in international law began to fade.
60. SALT, START, ABM, START II, etc.
61. Nuclear weapons (and other weapons of mass destruction) have been banned from space, although space has

402
not been “demilitarized.” Treaty on Principles governing the Activities of States in the Exploration and Use of Outer
Space (Including the Moon and Other Celestial Bodies, Outer Space Treaty), 1967.
62. International Humanitarian Law essentially encompasses the principles enunciated in the Geneva Conventions
of 1949 and Protocols I and II of 1977.
63. See Joint Pub 3-08, Interagency Coordination During Joint Operations, Vol. II, October 9, 1996, Appendix B, for
a detailed listing of NGOs and countries in which they operate.
64. There are many examples. International support of the Palestinians is one; international efforts to remove white
racist governments in Rhodesia and South Africa are another.
65. The Ottawa Treaty, formally known as the “Convention on the Prohibition of the Use, Stockpiling, Production
and Transfer of Anti-Personnel Mines and Their Destruction,” December 1997. The Ottawa process featured active
participation by NGOs and international celebrities. Their priorities were humanitarian, not utilitarian in nature. See
Krauss and Lacey, supra, note 36 at p. 81.
66. Preface to the Ottawa Treaty, Ibid.
67. On 17 September 1997, President Clinton announced that the United States would develop alternatives to
antipersonnel land mines by 2003, and would replace all “dumb” land mines in South Korea by 2006. The principle
U.S. objection to the Ottawa Process was its failure to acknowledge U.S. fielding of “smart” or self-destructing land
mines. The Conventional Weapons Convention of 1980 prohibits indiscriminate laying of mine fields and requires
mapping, marking and removal, among other requirements. The Ottawa Process is unlikely to stop rogue states and
revolutionary movements from indiscriminately laying and abandoning mines.
68. World Trade Organization sessions have attracted enormous demonstrations by diverse groups ranging from
environmentalists to religious organizations to unrepentant communists.
69. See, e.g., George K. Walker, “Principles for Collective Humanitarian Intervention to Succor Other Countries’
Imperiled Indigenous Nationals,” American University International Law Review, Volume 18, Number 1, p. 35; John
C. Yoo, “The Dogs That Didn’t Bark: Why Were International Legal Scholars MIA on Kosovo?” Chicago Journal of
International Law, Spring 2000, p. 149, accessed on line at www.proquest.umi.com/pqdweb?TS on January 27, 2003.
70. Supra, note 19.
71. Legality of the Threat or Use of Nuclear Weapons, International Court of Justice, 8 July 1996, Declaration of
President Bedjaoui at para. 13., quoted in Robert F. Turner, “Nuclear Weapons and the World Court: The ICJ’s
Advisory Opinion and Its Significance for U.S. Strategic Doctrine,” U.S. Naval War College International Law
Studies, Volume 72, Michael N. Schmitt, ed., Newport, Naval War College Press, 1998, pp. 309, 312.
72. Kofi A. Annan, “Two Concepts of Sovereignty,” The Economist, September 18, 1999, p. 49. 229
73. See Thomas W. McShane, “Blame it on the Romans: Pax Americana and the Rule of Law,” Parameters Vol. 32,
Summer 2002, p. 57.
74. Bush, National Security Strategy, supra, note 5, Preface.
75. Kissinger, p. 47.
76. Mersheimer, supra, note 3.
77. G. John Ikenberry, After Victory: Institutions, Strategic Restraint, and The Rebuilding of Order after Major Wars,
Princeton, Princeton University Press, p. 29.
78. Ibid, p. 163. These institutions included the United Nations, NATO, The Marshall Plan, and the World Bank,
among others.
79. Ibid, p. 166.
80. Ibid., p. 4.
81. Ibid, p. 6.
82. Democide refers to the torture and killing of citizens by their own governments, generally despotic and
totalitarian in form. One figure attributes 170 million deaths to democide over the course of the 20th century, a
number two to four times greater than the total number killed in war. See John Norton Moore, “Opening Comments,”
Vol. 149,
Military Law Review, 1995, pp. 7,10. Professor Moore, Director of the Center for National Security Law at the
University of Virginia School of Law, made these comments in a symposium on “Nuremberg and the Rule of Law: A
Fifty year Verdict” at the U.S. Army Judge Advocate General’s School, 17 November 1995.
83. Universal Jurisdiction is based upon the principle that certain crimes violate international interests and norms
and that states may take action regardless of the location of the crime or the nationality of the perpetrator or the
victim. At present international law recognizes universal jurisdiction for certain offenses, e.g., crimes against
humanity, war crimes) covered by the Geneva Conventions of 1949. The apprehension of Nazi war criminal Adolf
Eichmann in Argentina and his trial in Israel in 1961 is often used to illustrate the concept. Others would extend the
principle further, to cover domestic crimes that violate humanitarian principles not formally recognized in

403
international law. See The Princeton Principles on Universal Jurisdiction, the Princeton Project on Universal
Jurisdiction, Princeton, Program in Law and Public Affairs, 2001.
84. President Clinton signed the treaty on behalf of the United States on December 31, 2000. It was never sent to the
Senate for ratification, and on 6 May 2002 the United States officially notified the United Nations of its intention not
to become a party. See U.S. Department of State Press Statement containing the official notice, accessed on line at
www. state.gov/r/pa/prs/ps/2002/9968pf.htm on 29 October 2002.
85. See, e.g., Convention on Offenses and Certain Other Acts Committed on Board Aircraft, September 14, 1963, 20
U.S.T. 2941; Convention for the Suppression of Unlawful Seizure of Aircraft, Hijacking, December 16, 1970, 22
U.S.T. 1641; Convention for the Suppression of Unlawful Acts Against the Safety of Civil Aviation, Sabotage,
September 23,
1971, 24 U.S.T. 564.
86. The United Nations Security Council endorsed, although it did not direct, efforts to remove the Taliban and
destroy Al Qaeda bases in Afghanistan.
87. The United Nations Security Council did not support intervention in Iraq beyond weapons inspectors. With
at least two of the permanent members, France and Russia, likely to veto any Security Council Resolution sanctioning
invasion, the United States led a “coalition of the willing.”
230
88. As Undersecretary of State Marc Grossman stated on May 6, 2002, as he explained why the United States
withdrew from the ICC Treaty: “We believe that states, not international institutions are primarily responsible for
ensuring justice in the international system.” Remarks at the Center for Strategic and International Studies, distributed
via e-mail by Listmgr@PD.STATE.GOV on May 6, 2002.
89. This represents politics as much as law. UN Security Council sanction is not a prerequisite for intervention.
Article 51of the Charter permits state action in self defense and customary law provides an independent basis for
action. The Kosovo precedent of international humanitarian intervention without Security Council approval also
supports American intervention to remove the rogue regime of Saddam Hussein. International law scholars do not
agree on these points.

404
Analiza e Qendrave te Rendeses

Doktrina per Planizimin e Operacioneve te Bashkuara, thekson qarte rolin


vendimtar qe ka analiza e qendrave te rendeses: “Detyra me e rendesishme me
te cilen perballen planizuesit e fushatave gjate procesit te planizimit eshte se sa
jane ata ne gjendje te percaktojne qendren e rendeses se forcve te veta dhe te
armikut; e cila eshte burim i fuqise, i forces dhe rezistences” (1). Arsyeja se
perse eshte detyra me e rendesishme percaktimi i qendrave te rendeses lidhet
me faktin se “analizat e gabuara te qendrave te rendeses qofte te forcave tona
apo te armikut, mund te kene pasoja serioze; nder te cilat mund te permendim:
pamundesine e permbushjes se objektivave ushtarake me nje kosto te
pranueshme, si dhe shpenzim te tepert te jeteve njerezore, kohes dhe
materialeve ne perpjekje qe nuk japin rezultate vendimtare strategjike apo
operative” (2).
Ndermjet arsyeve te ndryshme se perse qendrat e rendeses jane kaq te
veshtira per t’u identifikuar dhe percaktuar mund te vecojme dy arsye. Se pari,
Sherbimet e armatosura (llojet e forcave-Ushtria, Focat Detare , Forcat Ajrore
dhe Korpusi i Marinsave) po vuajne prej vitesh prej nocioneve kontradiktore ne
lidhje me qendren e rendeses. Deri ne vitin 1997 ato nuk pajtoheshin me
perkufizimin aktual te perbashket. Se dyti, Sherbimet (llojet e forcave) mesojne
nje teori per qendren e rendeses pa patur nje kornize praktike qe te beje
teorine te dobishme. Zgjidhja e problemit nuk eshte dhe aq e veshtire dhe
komuniteti i bashkuar ushtarak duhet te merret vesh per nje perkufizim te
thjeshte te qendres se rendeses dhe te jape nje kornize praktike.
Cfare jane qendrat e rendeses?
Qendrat e rendeses jane burimet e fuqise. Joseph Strange i Kolegjit te Luftes
te Korpusit te Marines se SHBA i perkufizon qendrat e rendeses si “burimet
themelore te fuqise, forces dhe rezistences morale apo fizike” (4) Qendra e
rendeses eshte burim fuqie qe krijon nje aftesi vendimtare, qe lejon nje entitet
(organizem) te veproje apo plotesoje nje detyre apo nje qellim te caktuar.
Clausewitz thote se” …qendra e rendeses perben nyjen e gjithe fuqise dhe
levizjes, ne te cilen varet gjithcka. Ajo eshte pika ku duhet te drejtohen te
gjitha energjite tona”.(5)
Megjithate, perkufizimi i Clausewitz-it, sipas Ushtrise Amerikane dhe
Doktrines se Perbashket te planizimit te Operacioneve, nuk godet tamam ne
shenje, keshtu komuniteti i bashkuar e ndryshoi ate duke kufizuar burimet e
fuqise vetem ne sistemet ushtarake dhe duke e perkufizuar qendren e rendeses
si “karakteristikat, kapacitetet, aftesite, apo rajonet (vendet) prej te cilave
nje force ushtarake perfton lirine e veprimit, fuqine fizike, apo vullnetin
per te luftuar”.(6) Ndersa Doktrina e Perbashket per Planizimin e Fushates,
percakton qendren e rendeses ne menyre te ngjashme, vecse zevendeson

405
“rajonin(vendin)”, me frazen “burimet e fuqise”.(6/1) Sipas ketyre
percaktimeve, rezulton se vetem forcat ushtarake kane qendra te rendeses;
kombet dhe sistemet e tjera nuk kane qender rendese. Shume stratege dhe
planizues e injorojne kete fakt, por megjithate perkufizimi ne vetvete sido qe te
jete, eshte i manget.
Perkufizimi i perbashket, gjithashtu jep pershtypjen se forcat ushtarake nuk
jane vete qendrat e rendeses, por vetem i zoterojne ato. Perkufizimi i
perbashket aktual duhet te zevendesoje “force ushtarake” me dicka te tille
si “sistem” apo “organizem”. Ky ndryshim do te zgjeroje fushen e
perkufizimit, duke perfshire dhe vendet apo organizatat e ndryshme.

Kushtet dhe cenueshmerite(dobesite apo pikat e dobeta)


Me percaktimin e “Qendres se rendeses”, ne vijim duhet te ndertojme nje
kornize per kuptimin dhe identifikimin e qendres se rendeses. Per kuptimin e
qendres se rendeses, eshte esenciale kuptimi i nocioneve “aftesite
vendimtare”, “kerkesat(kushtet) vendimtare”, dhe “dobesite vendimtare”.
JP 5-0(D2) i quan keto “faktore vendimtare”.(9) Keto faktore kane nje
perdorim te madh ne procesin e planizimit dhe instruktimit sepse ato krijojne
ne teresi nje hierarki te ndjeshme dhe me lidhje logjike. Nga Strange, jepen
perkufizimet e meposhtme:
Aftesite vendimtare jane “ aftesite themelore, qe duhet te kete nje qender
rendese per t’u percaktuar si e tille ne kontekstin e nje skenari, situate apo
misioni te dhene”. (10) Aftesite vendimtare gjenerojne force apo besim te
patundur. Qendra e rendeses eshte burim i fuqise per aftesite (mundesite)
vendimtare, ndersa aftesia vendimtare eshte ajo cfare nje qender rendese mund
te beje. Per shembull nje organizate vendos nje qellim te caktuar. Aftesia
vendimtare ne kete rast eshte mjeti per arritjen e ketij qellimi. Qendra e
rendeses eshte burimi i fuqise apo zoterues i kesaj aftesie vendimtare..
Kushtet apo kerkesat vendimtare (KV) jane “Kushtet kryesore, burimet dhe
mjetet per nje aftesi vendimtare qe ajo te jete plotesisht operacionale”. (11) Pa
kushtet vendimtare, nje qender rendese nuk mund te funksionoje me sukses
dhe ajo do te pushoje se qeni nje burim fuqie qe gjeneron aftesine vendimtare.
Fjala kyc eshte “Vendimtare”. Megjithese nje sistem mund te kerkoje shume
shume gjera, pak kushte jane vendimtare. Detyra eshte te percaktohen ato
kushte qe jane vertete vendimtare.
Dobesite vendimtare (DV) jane kushtet apo elementet vendimtare qe jane te
dobet per neutralizim, sulm apo shkaterrim. Dobesite vendimtare perbejne
objektiva (shenja) te rendesishme ose anasjelltas, ato jane objekte qe duhet te
mbrohen. Shpesh studentet, oficeret e shtabit dhe planizuesit e ndryshem bejne
gabime ne percaktimin e sakte te nje dobesie (cenueshmerie) vendimtare duke e
percaktuar ate gabimisht si qender te rendeses. Neqoftese ndonje i kupton
drejte keto faktore vendimtare, atehere vecimi i qendrave te verteta te rendeses
nga qendrat e rendeses ne dukje si te tilla behet mjaft i lehte. Duhet te

406
pranojme nje fakt, se qendrat e rendeses nuk jane te vetemjaftueshme. Pra ato
kerkojne te ushqehen per te prodhuar aftesi apo force. Zotesia per te prodhuar
nje aftesi apo force percakton nje qender rendese dhe e vecon ate nga burimet
dhe kushtet(kerkesat).
Nje test i vlefshem qe ndihmon ne percaktimin e qendres se rendeses dhe
dallimin e saj nga kushtet apo dobesite vendimtare eshte testi i “ben/perdor”.
Testi ”ben” percakton aftesine vendimtare. Vetem qendrat e rendeses kane
mundesi te brendshme per te plotesuar nje detyre te vecante apo per te arritur
nje qellim specifik. Me fjale te tjera, sistemi “ben” punen dhe eshte burim i
fuqise qe gjeneron force dhe aftesi vendimtare. Testi “perdor” identifikon dicka
qe sistemi “e perdor” per te plotesuar nje detyre apo per te arritur nje qellim, kjo
dicka e identifikuar eshte “kusht(kerkese)”.
Keshtu, nje hekurudhe ka shina, karburant, operatore, vagona, lokomotiva
dhe veprimtari administrative e mbeshtetese. Aftesia vendimtare eshte aftesia
per te levizur mallin. Lokomotiva eshte qendra e rendeses sepse vetem ajo ka
aftesi te brendshme per te levizur mallin (aftesi vendimtare). Vetem lokomotiva
mund te krijoje forcen e nevojshme per te permbushur misionin. Shinat,
vagonat, operatoret dhe karburanti jane kushte (kerkesa) vendimtare.
Lokomotiva i perdor ato (pra shinat nuk bejne asgje vete, lokomotiva i perdor
ato per mbeshtetje dhe drejtim; karburanti nuk eshte nje aktor, eshte
lokomotiva qe e perdor karburantin; vagonat mbajne mallin, por ato nuk mund
te levizin vete, eshte lokomotiva qe i leviz ato; operatoret jane te rendesishem,
por ata nuk aftesi te brendshme per te levizur mallin vete; lokomotiva eshte
puneberesi). Neqoftese ndonje nga kushtet (kerkesat apo nevojat) vendimtare
eshte e dobet per interference (nderhyrje ato behen dobesi vendimtare.
Percaktimi i qendres se rendeses
Lind pyetja, si mund te zbulojme apo percaktojme nje qender rendese?. Sun
Tzu na jep celesin per zgjidhjen e ketij problemi. Ai thote “ Te njohesh armikun
dhe veten”(13). Te gjesh qendren e rendeses kerkon pune. Nje komandant duhet
te dije se si operojne sistemet e kundershtarit dhe anet e forta dhe te dobeta te
tij. Te arrish te kuptosh kete eshte pjesa me e veshtire e analizes se qendres se
rendeses dhe kerkon te kesh nje pamje teresore te sistemeve te organizates
(organizmit) ne shqyrtim. Nje komandant duhet te evitoje tundimin per te
kapercyer apo kaluar analizen teresore te sistemeve duke u hedhur ne
identifikimin e dobesive sepse keshtu mund t’i percaktoje ato gabimisht si
qendra te rendeses. Gjate analizes se qendres se rendeses se armikut ndjekim
kater hapa:si me poshte:
1. Percaktojme aftesine vendimtare te armikut, funksionin absolutisht
kryesor qe kryen sistemi i armikut. Sistemi mund te kete disa aftesi,
por jo te gjitha ato jane aftesi vendimtare ne nje situate te dhene.
2. Percaktojme burimin e fuqise se aftesise kritike te armikut, qe eshte
dhe qendra e rendeses e armikut.
3. Percaktojme kushtet apo kerkesat vendimtare te qendres se rendeses.

407
4. Percaktojme kushtet apo perberesit qe jane te dobet per sulm apo
shkaterrim. Keto dobesi vendimtare behen objektiva per t’u goditur ose
nje nevoje (kerkese) per armikun qe ato te mbrohen. Cfare bejme me
nje qender te rendeses pasi e percaktojme ate. Kujtojme se esesnca e
planit te nje fushate eshte perpjekja e perqendruar kunder qendres se
rendeses se armikut, nderkohe qe mbrojme qendren tone te rendeses.
Goditja e qendres se rendeses.
Per goditjen e nje qendre rendese ekzistojne dy menyre: direkt dhe indirekt.
Te dyja jane te vlefshme dhe zgjedhja e seciles prej tyre varet nga burimet dhe
mjetet ne dispozicion. Neqoftese nje qender e rendeses se armikut eshte e
prekshme apo e dobet, nje mesymje direkte mund te jete e deshiruar, por
goditjet direkte ne qendrat e rendeses jane ne pergjithesi te veshtira dhe te
kushtueshme. Nje menyre indirekte e goditjes se tyre mund te jete me e
pershtatshme.
Nje goditje indirekte kunder kushteve vendimtare te qendres se rendeses ben
qe qendra e rendeses te humbi aftesite e saj vendimtare apo aftesine qe te
gjeneroje force. Ne kete rast, disa nga kushtet vendimtare te qendres se
rendeses mund te jene te dobeta per goditje ose shkaterrim. Goditja direkte e
kushteve vendimtare te qendres se rendeses perben ne vetvete nje goditje
indirekte ne qendren e rendeses se duhur.
Qendrat e Rendeses Strategjike. Kur flitet per qendrat e rendeses, flitet per
fuqine apo aftesine e tyre per te vepruar ose per te ndaluar te tjeret per te
nderhyre. Ne nivel strategjik mund te marrim ne konsiderate vetem dy elemente
te fuqise kombetare: fuqi ushtarake ose fuqi ekonomike. Ne nivel kombetar apo
strategjik nje qender rendese ne pergjithesi eshte ose nje aftesi
ushtarake/sigurie ose nje aftesi ekonomike/industriale. Ne luften totale, nje
qender e rendeses strategjike eshte nje aftesi ekonomike/industriale. Ne lufterat
e kufizuara, qender e rendeses eshte pothuajse gjithnje nje aftesi
ushtarake/sigurie.
Keshtu gjate Luftes se Dyte Boterore, qendra e rendeses e Aleances ishte
aftesia e saj ekonomiko/industriale, ne menyre specifike aftesia e industrise
amerikane. Boshti nuk kishte aftesine per te thyer qendren e rendeses se
Aleances, megjithese fushata e nendetesve gjermane ishte afer demtimit te
kushtit(nevojes) vendimtare te qendres se rendeses (mjetet e lundrimit per
transportimin e mallrave, personelit e mjeteve luftarake). Perfundimisht
Gjermania humbi luften sepse qendra e rendesesc se Aleances ishte shume e
forte dhe prodhoi edhe me shume anije qe ishin ne gjendje per te transportuar
edhe me shume mallra. Ne te njejten menyre, pas angazhimit te SHBA-se ne
Luften e Madhe ne Paqesor, Japonia kaloi ne mbrojte dhe asnjehere nuk
ndermorri nje sulm ndaj se njejtes qender rendese strategjike apo kushteve
(kerkesave) strategjike. Keshtu dhe Japonia gjithashtu humbi luften.
Qendrat e rendeses operacionale
Te thyesh apo shpartallosh qendren e rendeses strategjike te armikut me nje

408
goditje te vetme eshte teper e veshtire, ne mos e pamundur. Keshtu, si ne rastin
e marrjes me cdo problem kompleks, edhe ne kete rast ne mund te ndajme
qendrat e rendeses strategjike ne pjese me te menaxhueshme, te cilat ne vetvete
jane qendra rendese operative. Nje fushate luftimi duhet te jete pjese e nje
procesi hap pas hapi qe ne menyre direkte apo indirekte godet keto qendra
rendese operacionale ose krijon kushtet per fushatat e ardhshme qe do te
godasin qendrat e rendeses operative. Thyerja e qendrave te rendeses operative
dobeson qendrat e rendeses strategjike.
Nje qender rendese operative eshte dicka qe mbron nje qender rendese
strategjike. Ne menyre tipike, qendrat e rendeses operative jane aftesi apo forca
ushtarake. Nje menyre tjeter per percaktimin e nje qender rendese operative
eshte identifikimi i asaj cfare pengon apo ndalon aksesin direkt te komandantit
ne qendren e rendeses strategjike te kundershtarit. Identifikimi i pengesave
zbulon nje kandidat te forte per te qene nje qender rendese operative. Pothuajse
gjithnje nje qender rendese operative do te jete nje aftesi ushtarake/sigurie.
Identifikimi dhe percaktimi i qendres se rendeses fokuson perpjekjet ushtarake..
Prandaj ne duhet te shmangim perkufizimet e pergjithshme. Per shembull
mund te ishte me e dobishme qe te identifikonim si qender rendese forcat
berthamore strategjike, fuqine tokesore, apo ndonje lloj te vecante njesie apo
aftesie se sa thjesht te thuash “forcat ushtarake”.
Ne pergjithesi, si qendra rendese mund te jene strukturat e meposhteme si:
Forcat e bashkuara; forcat berthamore, fuqia tokesore; fuqia detare; fuqia
ajrore; forcat e veprimeve speciale; forcat jokonvencioale perfshi terroristet;
forcat e sigurise se shtetit; njesite e vecanta.
Qendra e rendeses eshte nje mjet mjet luftimi shume i fuqishem. Kuptimi i
perkufizimit te qendres se rendeses dhe kornizes se faktoreve vendimtare do te
zvogeloje konfuzionin ne lidhje me te.
Shefat e Shtabeve te Bashkuar te SHBA, Botim i Perbashket (JP) 5-0, Doktrina
per Planezimin e Operacioneve te Bashkuara, Dhjetor 2002, draft 2, IV-12.
Po aty, IV-13
Joe Strange, Qendra e rendeses dhe dobesite kritike (Quantico, VA: U.S. Marine Corps
Association, 1996), 93-96
Po aty,IX.
Carl von Clausewitz, Mbi Luften, Michauel Howard and Peter Paret( Indiana Princeton
University Press, 1984), 595-96.
Botim i Perbashket(JP) 5-0 (draft) GL-4, Draft 2 fshin “ zone, rajon” nga perkufizimi.
Fjalori Universitar i Merriam-Webster-it ( Springfield, MA: merriem Webster Inc, 1999),
913.
Strange,iX.
JP 5-0 (D2), IV-13.
Strange, IX.
Po aty: JP 5-0 (D2), IV-13, ka pranuar kete percaktim.
Po aty, IX, JP 5-0 (D2), IV-13, perdor termin “aspektet” ne vend te “kerkesa (kushte)
kritike”.
Sun Tzu, Arti i Luftes ( Londer, Shtypi i Universitetit te Oksfordit, 1963), 84.

409
Qendra e rëndesës dhe zbatimi i saj ne nivelin strategjik, operativ dhe
taktik gjate luftërave dhe konflikteve ne ditët tona.

Qendra e rëndesës është përcaktuar si nyje e gjithë fuqisë dhe lëvizjes nga e
cila varet çdo gjë tjetër. Qendra e rëndesës është ajo karakteristike, aftësi, apo
rajon (pjese terreni) prej nga forcat e armikut përftojnë lirinë e veprimit, fuqinë
fizike, ose vullnetin për të luftuar”.(1) Ndërsa përkufizimi i qendrës se rëndesës
është krejt i qarte, dallimi dhe përcaktimi i qendrës se rëndesës nuk është i tille.
Qendra e rëndesës nga natyra e saj mund te jete një objekt fizik, por ajo mund
te jete edhe diçka abstrakte-siç është për shembull lidershipi, apo vullneti për te
luftuar. Për me tepër, qendrat e rëndesës mund te ndryshojnë gjate zhvillimit te
luftës, prandaj ato si rregull kërkojnë rivlerësim te herëpashershëm.(2)
Koncepti i qendres se rendeses mund te shihet thjesht si qendra e vatres se
fuqise (energjise) se nje kombi apo nje aleance shumekombeshe gjate zhvillimit
te nje lufte ne nivel strategjik. Qendrat e rendeses operative dhe taktike bazohen
ne qendren e rendeses strategjike. Clausewitz-i besonte se identifikimi i qendres
se rendeses ishte kyci ne percaktimin korrekt te objektivave ushtarak. Pra per
cdo qender rendese kemi nje objektiv ushtarak korrespondues. Sa me i larte te
jete niveli i luftes, aq me i vogel eshte numri i qendrave te rendeses, pra dhe
numri i objektivave per tu plotesuar, vecse objektivat natyrisht jane me te
medhenj.
Celesi qe te mundesh armikun ne lufte eshte te dallosh cila eshte qendra e
rendeses se tij dhe pastaj te drejtosh te gjithe energjite e tuaja, qofshin ato
ushtarake apo politike, kunder ketij burimi te fuqise. Qendra e rendeses gjendet
gjithnje atje ku masa eshte me perqendruar, ne mes te fuqive vendimtare te
armikut dhe asnjehere midis dobesive te tij. Pra percaktimi i qendres se
rendeses eshte nje kerkese e domosdoshme qe mundeson: mbajtjen ne qender
te vemendjes te objektivave te parashikuara; caktimin dhe perdorimin ne
menyre sa me te pershtatshme te burimeve e mjeteve ushtarake; rritjen ne
maksimum te efektshmerise se planeve dhe heqjen e mundesise se armikut per
te arritur qellimet e tij
Cdo pale nderluftuese ka nje qender rendese unike ne nivelin strategjik te
luftes, qe siguron lidhjen percaktuese ndermjet niveleve perkates te luftes:
strategjik, operativ dhe taktik. Nje pale nderluftuese po te eleminoje apo
influencoje qendren e rendeses strategjike te armikut, ai ne menyre te
pashmangshme do te humbe kontrollin e fuqise dhe te burimeve te tij dhe
perfundimisht do te pesoje disfate.
Percaktimi i sakte i qendres se rendeses mundeson shkaterrimin e armikut
dhe njeherazi eviton humbjen e jeteve njerezore dhe te burimeve materiale si
rrjedhoje e mosangazhimit ne objektiva te panevojshem, qe nuk kane ndonje
lidhje e ndikim te rendesishem ne ecurine e luftes. Megjithate, duhet te
kuptojme qe qendrat e rendeses mund te ndryshojne ne vijimesine e luftes, ne

410
varesi te rrjedhes qe merr vete lufta. Kështu, armiku dhe qendrat e tij te
rëndesës duhet te analizohen dhe freskohen ne mënyre te vazhdueshme.
Gjithashtu është e rëndësishme te kuptojmë se jo çdonjëri do te pajtohet me
atë se çfarë është qendra e rëndesës. Siç ka thëne Clausetwitz-i “Çdo gjë ne lufte
është tepër e thjeshte , veçse dhe gjeja me e thjeshte është e vështire ” Koncepti
i qendrës se rëndesës është vërtet shume i thjeshte, megjithatë ne auditorët e
Akademive Ushtarake dhe Kolegjeve te Luftës te vendeve te ndryshme mund te
debatohet ne lidhje me kuptimin e saj për shume kohe, sikundër mund te
diskutohet edhe ne shërbimet (llojet e forcave) te ushtrive te vendeve te
ndryshme duke e kuptuar ketë nocion ne mënyra te ndryshme.
Ndërsa komandanti i forcës tokësore mund te besoj qe qendra e rëndesës
është një gjë, komandanti i forcës ajrore mund te ketë bindjen qe ajo është
diçka krejt ndryshe, ndërsa komandanti i forcave detare mund te besoj qe këtu
ka një tjetër qendër rëndese. Kështu Korpusi i Marinsave Amerikane, një force
relativisht e vogël e paracaktuar për operacione te ekspeditës nga anija ne breg,
preferojnë te godasin ne dobesite e armikut. Sipas percaktimit te doktrines se
Korpusit te Marinsave, qendrat e rendeses percaktohen si “cdo burim i fuqise”.
(3) Ne te kundert, Ushtria Amerikane, e cila ka si rol te saj zhvillimin e betejave
te shkalleve te medha dhe te fitoj luftrat kryesore, e sheh qendren e rendeses se
armikut si “burim force”. (4) Ajo priret te kerkoje vetem nje qender rendese,
zakonisht aftesine vendimtare te armikut, sic mund te jene forcat tokesore te tij,
qe qendrojne ne rrugen e marshimit per ne kryeqytetin e armikut.
Gjithashtu dhe Forcat Detare, te ngarkuara me misionin e luftrave detare, ne
fillim kishin kocept te ngjashem me ate te Ustrise. Doktrina e Forcave Detare e
percakton qendren e rendeses si “ dicka qe armiku duhet ta kete qe te vazhdoje
veprimet ushtarake-nje burim te fuqise se tij, por jo domosdoshmerisht nje force
ne vetvete. (5) Pra del e qarte se percaktimi i qendres se rendeses eshte nje teme
teper e diskutueshme per shume arsye te ndryshme.
Nder to vecojme faktin se cdo lloj force ka nje pikepamje te ndryshme ne
lidhje me ate se cfare perben apo perfaqeson nje qender rendese, sepse cdonjera
prej tyre ka nje kendveshtrim te ndryshem per fushen e betejes. Por nje gje
duhet te kemi parasysh, se ashtu sikunder qendrat e rendeses taktike dhe
operative duhet te rrjedhin nga qendra e rendeses strategjike, edhe forcat
tokesore, detare apo ajrore duhet te percaktojne qendrat e rendeses se armikut
qe do te goditen prej tyre duke u bazuar gjithnje ne qendren e rendeses
strategjike.
Me qellim qe te kuptojme me qarte te tre nivelet e qendres se rendeses gjate
konfliktit ne Kosove, po i referohemi analizes se gjendjes mbeshtetur ne
vleresimet e nje pjesemarresi direkt ne terren.(6) Kujtojme se qendra e rendeses
ne nivel strategjik mund te jete dicka abstrakte, si vullneti i popullit per te
luftuar, por mund te jete dhe dicka konkrete, si: rezervat strategjike,
komandimi, kontrolli e komunikimi, komplekset ekonomike e industriale etj. Ne
rastin e konfliktit ne Kosove, qendra e rendeses ishte Qeveria e Serbise, aftesia e

411
saj per te absorbuar ndeshkimin e fushates ajrore te NATO-s. Ndonese
Miloshevici, lideri i Serbise, shpesh shfaqej si te ishte qendra e rendeses se
Serbise, por ne te vertete nuk ishte.
Qendra e rendeses ishte maqina politike serbe e ngritur nga vete Miloshevici,
e cila kish krijuar bindjen ne popullin Serb se Kosova eshte zemra e
trashegimise Serbe si dhe te besonte ne “Serbine e Madhe”. Qendra e vertete e
rendeses ishte vullneti i popullit serb qe duronte nen goditjet e fushates ajrore
dhe te kercenimit te pushtimit vendit. Fushata e bombardimit kryesisht kishte
per objektiv industrine, rruget e komunikacionit (vecanerisht urat), centralet
elektrike dhe rrjetin elektrik, si dhe pozicionet e raketave strategjike toker-ajer.
Megjitheate eshte e rendesishme te kuptohet se te gjithe keto objektiva nuk
perbenin qendren e rendeses strategjike, por shkaterrimi i tyre do te ndikonte
per te bere jeten e njerezve te zakonshem kaq te parehatshme sa qe ata te
desheronin nje fund te luftes, por ama jo aq te veshtire sa te rrezonin
Miloshevicin nga fuqia ne ate kohe. Miloshevici ne menyre te vazhdueshme
perdorte konceptin e “Serbise se Madhe” ne dobi te vet qe te zgjonte emocionet e
popullit te Serbise dhe ti mbante ato qe te mos nderprisnin fushatat e tij
ushatarake. Megjithate, fushata e bombardimit te NATO-s ia arriti te percante
vullnetin e popullit te Serbise.
Ndersa qendra e rendeses operative ishte infrastruktura Jugosllave, ushtria
dhe Ministria e Policise, si dhe forcat ajrore. Forcat detare te vendosura pergjate
Detit Adriatik ne Mal te Zi ne pergjithesi nuk u goditen pasi ato qendruan
neutral gjate konfliktit dhe nuk provuan asnje lloj veprimi sulmues per te
penguar veprimet e NATO-s

Kur analizojme qendrat e rendeses operative te industrise, shkaterrimin e


linjave te komunikacionit si dhe te industrise se lidhur me ndertimet ushtarake
e kushtet e jeteses se popullsise serbe, verejme se ato ishin mjaft te
rendesishme. Ndersa kur diskutojme qendrat e rendeses operative ushtarake,
duhet te kuptojme qe jo e tere ushtria ishte nje qender rendese operative, te tilla
ishin vetem njesi te caktuara.
Per shembull, komanda e Korpusit te Prishtines (e cila ishte dislokuar bashke
me njesite e saj ne Kosove) shihej si nje qender rendese operative. Po ashtu
ishte komanda e Armates se 3-te (ne varesi te se ciles ishte Korpusi i
Prishtines). Komandat e tjera, kryesisht ato te artilerise, mbrojtjes ajrore dhe
njesite e blinduara jashte Armates se 3-te, por qe ishin te dislokuara ne Kosove
apo ne afersi te saj gjithashtu u konsideruan qendra te rendeses operative. Selia
e Ministrise se Policise qe ishte vendosur ne Kosove ishte gjithashtu nje qender
rendese operative.
Kur shqyrtojme qendrat e rendeses taktike e operative, duhet te shqyrtohen
njeherazi si qendrat e rendeses industriale ashtu dhe ato ushtarake. Qendra e
rendeses industriale perfshin shkaterrimin e centraleve elektrike dhe te rrjetit
elektrik, sistemin e komunikimit dhe rruget e urat. Shkaterrimi apo demtimi i

412
ketyre mjeteve si pjese e objektivit strategjik, kishte nje rendesi shume te
madhe, pasi mundesonte shkaterrimin e maqines politike te Serbise.
Bombardimi i vazhdueshem i infrastruktures Serbe ishte projektuar me synim
qe te bente jeten teper te veshtire per popullin e Serbise, keshtu qe politika e
Miloshevicit per bashkimin e popullit rreth kauzes se perbashket te “Serbise se
Madhe” te mos ishte edhe per shume kohe efektive. Ne keto kushte, Miloshevici
me qellim qe te vazhdonte te qendronte ne pushtet, duhej te lejonte ne Kosove
forcat e vendeve anetare te NATO-s dhe atyre te vendeve tjera.
Qendrat e rendeses taktike ushtarake perfshinin njesite kryesore te manovres
se armikut, grupimet e artilerise, pozicionet e raketave toke-ajer. Ne Kosove,
megjithese qendrat e rendeses ushtarake ishin njesite ushtarake, me qellim qe
te ndikohej ndaj tyre, behej i domosdoshem demtimi apo shkaterrimi i tankeve
te vetmuar, grykave te artilerise, dhe sistemeve te mbrojtjes ajrore.
Keshtu, ne shqyrtimin e rastit te konfliktit ne Kosove, mund te themi se
kishte tre qendra te rendeses, ku si qender e rendeses strategjike ishte maqina
politike e Miloshevicit e cila beri te mundur qe populli Serb te mendonte se
Kosova eshte zemra e trashigimise Serbe dhe te besoje ne nje “Serbi te Madhe”,
si qender rendese operative ishte infrastruktura Jugosllave dhe ushtria
Jugosllave, ndersa qendra e rendeses taktike perbehej nga centralet elektrike e
rrjeti elektrik, sistemet e komunikimit, rruget, urat, njesite e manovres,
grupimet e artilerise, dhe pozicionet e rraketave toke-ajer.
Eshte e rendesishme te kuptohet mire se te gjitha keto qendra te rendeses
jane direkt te lidhura me njera tjetren. Me qellim qe te goditet niveli strategjik,
duhet te demtohet niveli operativ, dhe me qellim qe te demtohet niveli operativ,
duhet qe qendrat e rendeses taktike te nxirren jashte luftimit ose te
shkaterrohen. Nga ana tjeter, qendrat e rendeses taktike percaktohen nga
qendrat e rendeses operative, te cilat nga ana e tyre percaktohen nga qendra e
rendeses strategjike. Lufta e Gjirit Persik tregoi shembuj shume te mire persa i
takon diferencave ne lidhje me percaktimin e qendrave te rendeses.
Nderkohe qe me poshte do te diskutohet cdo qender rendese me vete, ne
kllapa do te tregohet se cilit nivel i takon qendra e rendeses, strategjik, operativ
apo taktik. Ne Luften e Gjirit Ushtria Amerikane shihte si qender te rendeses te
Irakut, Garden Republikane (strategjike). Garda Republikane perbehej nga
divizionet me te mira te Sadam Huseinit. Ato ishin forca elite e tij dhe si te tilla
ato ishin njesite me te pajisura dhe me te stervitura te ushtrise. Ato ishin
gjithashtu njesite me besnike te tij.
Sadam Huseini kishte ne dispozicion te tij 8 divizione te Gardes se
Republikes, nga te cilat 7 ishin dislokuar afer Kuvajtit dhe ne Kuvajt. Sipas
Ushtrise Amerikane, thyerja e Gardes Republikane do te detyronte pjesen tjeter
te ushtrise Irakiene te shpartallohej e te braktiste Kuvajtin. Me qellim qe te
mundej (thyhej) Garda Republikane, ajo duhej te behej e paefektshme per
luftim, pasi nje largim i saj pa demtime nga Teatri i operacioneve ne Kuvajt,
nuk do te kishte asnje lloj ndikimi as ne regjimin e Sadamit as ne njesite e

413
ushtrise se rregullte. Mirepo shkaterrimi i Gardes se Republikes, do te bente qe
Sadam Huesini te vinte ne pikepyetje aftesine e njesive te ushtrise se rregullte
per te luftuar forcat e koalicionit e për rrjedhoje do te çonte kështu ne tërheqjen
e tyre nga Kuvajti.(7) Por me qellim qe te shpartalloheshin forcat e Gardës
Republikane, duhej ne fillim te shkatërroheshin ose te bëheshin te paefektshme
për luftim rrjeti i komandim-drejtimit (operative) dhe sistemet individuale te
luftimit (taktike).
Ndërsa Forca Ajrore kishte dy pikëpamje te ndryshme per qendren e rendeses
se Irakut. Nje nga keto pikpamje ishte krijuar nga nje grup i vogel njerezish te
drejtuar nga Kolonel John Warden. Kjo pikpamje perfshinte kater qendra
rendese ne nje sistem bashkeqendror. Ne qender ishte Sadam Huseini
(strategjik). Ai rrethohej nga rrjeti i komandim-kontrollit dhe komunikimit
(operativ). Rrethi i trete i sistemit ishte infrastruktura e Irakut, kryesisht
centralet elektrike dhe rafinerite e naftes (taktike). Rrethi i katert perbehej nga
forcat ushtarake te Irakut.
Por kjo nuk kuptonte domosdoshmerisht Garden e Republikes sic besonte
Ushtra Amerikane. Grupi i kolonel Warden-it me forca ushtarake nënkuptonin
Forcën Ajrore te Irakut dhe armët e dëmtimit ne mase (taktike). Ne fakt, Garda e
Republikës as nuk ishte marre ne konsiderate si qendër e rëndesës nga ekipi i
tij. (8) Ndërsa Gjeneral Brigade C. Buster Glosson, gjithashtu i Forcave Ajrore,
nuk pajtohesh me propozimin e bere nga ekipi i Warden-it për qendrat e
rëndesës se Irakut.
Glosson dhe ekipi i tij i specialisteve te argëtimit (i caktimit te objektivave)
besonte qe objektivi i pare ( dhe kështu qendra kryesore e rëndesës) ishte qe te
eliminonte lidershipin, komandim-kontrollin e komunikimin si dhe aftësinë e
tyre për te përforcuar e mbështetur luftën ( strategjike). Qendra e dyte e
rendeses ishin forcat ajrore te Irakut (operative) dhe sistemi i mbrojtjes ajrore
(operative) me qellim qe koalicioni te siguronte dhe administronte superioritetin
total ne ajer. Qendra tjeter e rendeses ishte vete ushtria e Irakut. Megjithate,
per te permbushur kete, ishte e domosdoshme nxjerrja jashte luftimit e njesive
te luftimit e te mbeshtetjes me luftim (taktike), te cilat mund te ndikonin
raportin luftarak te Koalicionit (9).
Mendime te ndryshme ne lidhje me qendren e rendeses kishte edhe ne
Komanden Qendrore te SHBA-se, qe drejtonte direkt operacionin. Keshtu ne
periudhen fillestare te konfliktit, Gjeneral H. Norman Schwarzkopf (Komandant
i Komandes Qendrore te SHBA-se), kishte nje mendim te ndryshem ne lidhje me
qendren e rendeses se armikut ne krahasim me ate te gjeneral Charles A.
Horner ( komandanti i tij i forcës ajrore te bashkuar).
Schwarzkopf shihte tre qendra rendese te vecanta: Sadam Huseini; Garda
Republikane dhe aftësitë bërthamore, biologjike dhe kimike te Irakut. Ndersa
Horner identifikoi 12 objektiva qe varionin nga lidershipi kombetar dhe
komandim e kontrolli tek hekurudhat, aerodromet, dhe portet, cdonjeri prej te
cileve korespondonte me nje qender rendese. Megjithese, drejtuesit me ne fund

414
rane dakord per tre qendra rendese: lidershipi strategjik, forcat ushtarake
(garda Republikane); dhe aftesite berthamore, biologjike dhe kimike, eshte fakt
qe ata humben shume kohe ne shqyrtim te tyre..
Ndersa gjate luftes ne Afganistan, per planizuesit amerikane, qendra e
rendeses strategjike e armikut ishte lidershipi i al Qaeda-s dhe Talibanet, si
dhe vullneti i tyre per te luftuar. Per arsye se regjimi i Talebaneve varej se
tepermi tek al Qaeda per mbijetesen e tij, bin Ladeni dhe rrethet e tij te
brendshme perbenin pjesen me te rendesishme te qendres se rendeses
strategjike te armikut.
Ne shume raste, vullneti i armikut per te luftuar mund te degradohet
seriozisht nese atij i shkaktohen nje seri humbjesh e goditjesh ne terren. Por
kjo eshte mjaft e veshtire per t’u realizuar kur lufton me fanatike te tille si grupi
besnik i Talebaneve apo luftetaret e al Qaedas. Ne Afganistan per cdo objektiv
operativ kishte nje qender rendese korresponduese. Ne fillim, avjonet luftarak
dhe raketat toke-ajer te Talebaneve ishin qendra rendese operative. Me pas,
qender rendese operative u konsideruan forcat Talebane dhe te al Qaedes qe
mbronin pjeset veriore, lindore, jugore dhe perendimore te vendit. (10)
Kurse gjate luftes ne Irak ne vitin 2003, planizuesit Amerikan te luftes
percaktuan ne menyre korrekte qendren e rendeses strategjike te Irakut, duke
evidentuar strukturen e komandimit teper te centralizuar nga lart poshte te
regjimit te Sadam Huseinit. Menjehere me demtimin e kesaj strukture qysh ne
periudhen e pare te luftes, njesite e luftimit te Irakut, megjithese te afta dhe te
dedikuara, nuk ishin ne gjendje te ekzekutonin me efektivitet misionin e tyre
dhe per rrjedhoje ato u shpartalluan me lehtesi. (11)
Lind pyetja po ne luften kunder terrorizmit global kush eshte qendra e
rendeses? Jemi ne kushtet kur regjimi i Talebaneve qe perbente nje baze te
rendesishme per strehimin, stervitjen dhe pajisjen e Al Qaedes tashme eshte
permbysur. Gjithashtu eshte likujduar edhe regjimi i Sadam Huseinit, qe shihej
si mbeshtetese e veprimtarise terroriste dhe e kercenimit te perdorimit te
armeve te demtimit ne mase. Por pavaresisht nga kjo shihet se veprimtaria e
terrorizmit global vazhdon te mbetet nje rrezik serioz per sigurine ne shkalle
nderkombetare. Kete e tregojne aktet terroriste pas sulmit te 11 Shtatorit ne
SHBA, te kryera ne Spanje, Angli, Turqi, Jordani, Afganistan etj.
Po t’i referohemi Al Qaedes, verejme se ajo ka nje rrjet te gjere celulash qe
operojne ne menyre globale., ku pjesa me e madhe e te cileve nuk dijne per
ekzistencen e te tjereve. Disa nga keto celula arrijne te lidhen me lidershipin e
grupit duke komunikuar nepermjet rrjetit elektronik. Mesazhet dhe komandat
kalojne nepermjet internetit, celulareve dhe mjeteve te tjera elektronike. Keshtu,
lidhjet dhe kontaktet fizike jane shume te rralla. Ndersa lidhjet psikologjike dhe
ideologjike te grupit duken shume te forta. Pra, Al Qaeda nuk perben nje
organizate nderkombetare me nje komande e kontigjente te identifikuar dhe
aparatet e sajte kontrollit.
Ajo ka evoluar ne nje levizje amorfe, te pakapshme, me nje rrjet perkrahesish

415
te bashkuar lirshem nga nje ideologji qendrore, qe realizon qellimet e saj
nepermjet veprimeve individuale. Ne keto kushte per te luftuar me sukses
terrorizmin mund te jete efektive qe te shihet per nje qender rendese ideologjike.
Nje element ideologjik i tille qe po tregon forcen e nevojshme per te mbajtur
bashke Al Qaeden eshte lufta fetare e muslimaneve kunder te pafeve, lufta per
xhihad apo urrejtja ndaj ndaj braktisesve te fese.
Kjo urrejtje e rrenjosur ne nje dege radikale te Islamit ndofta sherben si
qender rendese e grupit me teper se sa vete Osama bin Laden apo ndonje lider
tjeter individual. Duhet pranuar se bin Ladeni vendosi bazat e krijimit te Al
Qaedes, por nuk duket se largimi i tij do te sjelle shkaterrimin e organizates se
tij. Shume analiste dhe burime te inteligjences pohojne se nese bin Ladeni kapet
ose vritet, nje lider tjeter me thjeshtesi do te zinte vendin e tij. Lideri tjeter
mund te rezultoje qe te jete me pak apo me shume aktiv se vete bin Ladeni.
Eshte e vertete se bin Ladeni luan nje rol shume te rendesishem ne drejtimin e
kesaj organizate dhe veprimtarise se saj terroriste, dhe qe kerkohet shume qe
te eleminohet, por gjithesesi dihet se eleminimi i tij nuk do te sjelle perfundimin
e luftes kunder terrorizmit, pasi ai nuk perben qendren e rendeses te
terrorizmit.
Ne te vertete eshte lufta per Xhihadin apo urrejtja kunder braktiseve te fese
ajo qe thithe rekrute te rinj, grumbullon para, siguron mbeshtetjen e shteteve te
tjera, e qe motivon anetaret e Al Qaedes per te zhvilluar stilin e tyre te vecante
te luftes asimetrike. Ajo ka te ngjare te veproje keshtu dhe pas largimit te Al
Qaedes. Pra qe te shkaterrosh ne menyre perfundimtare Al Qaeden do te
kerkohet neutralizimi i qendres se rendeses se saj. Kjo kerkon te perdoresh drejt
elementet e fuqise kombetare: diplomatike, ekonomike, te informacionit dhe
ushtarake. Lufta kunder terrorizmit kerkon nje strategji te zhdervjellte,
kapacitete te mjaftueshme per identifikimin dhe arrestimin e “perfaqesueseve
lokale” te Al Qaedes, shpeshhere te veteemeruar, te paaftesoje aparatin e saj te
propogandes, dhe mbi te gjitha te diskreditoje mesazhet kryesore te saj.
Kjo perpjekje mund te jete e suksesshme neqoftese do te arrije te siguroje
mbeshtetjen e Muslimaneve te moderuar qe kane vullnet te bashkepunojne ne
luften kunder terrorizmit dhe ne menyre te vecante te arrihet paqa e stabiliteti
ne Lindjen e Mesme. Ne perfundim mund te themi qe qendra e rendeses eshte
nyja (boshti) nga ku varet gjithe fuqia dhe levizja. Ka te pakten nje qender
rendese ne cdo nivel; strategjik, operativ dhe taktik, ku armiku gjen burimin e
vullnetit te tij per te luftuar. Qendra e rendeses mund te perfshije sende te
targetueshme, lider dhe qeverine e tij, forcat tokesore, detare dhe ajrore te
armikut; strukturen e komandim-drejtimit, linjat e komunikacionit ( rruge,
hekurudha, ura), infrastrukturen e domosdoshme per ekonomine e vendit apo
per mirembajtjen e mbeshtetjen e ushtrise si dhe objektiva te tjera konkrete.
Qendrat e rendeses mund te jene edhe gjera abstrakte sic eshte vullneti i
popullit per lufte, opinioni publik, apo nje aleance. Cdo lufte apo konflikt ka
qendrat e rendeses ne te gjitha nivelet. Keshtu Gjermania gjate Luftes se Dyte
Boterore kishte qendrat e saj te rendeses. Qendra e rendeses ne nivel strategjik

416
ishte lidhja ndermjet Adolf Hitlerit dhe mbeshtetjes popullore te qytetareve
gjermane. Lufta do te vazhdonte per aq kohe sa Hitleri do te ishte ne krye te
Gjermanise dhe nga ana tjeter Hitleri do te mbetej ne krye per aq kohe sa
qytetaret Gjerman do te mbeshtesnin ate. Qendra te rendeses operative ishin
njesite SS, njesite e blinduara dhe te mekanizuara ne Ushtri, (Flota ushtarake
ajrore gjermane ishte qender e rendeses ne fillimin e luftes por nga fundi i luftes
ajo u shkaterrua aq shume sa qe ajo nuk mund te luante me tej nje rol te
rendesishem, ndersa per Forcat Detare, mund te thuhet se i vetmi rol i tyre
ishte lufta e nendetesve, keshtu qe ato nuk ishin nje qender rendese operative).
Tanket e vetmuar, armet kundertanke, sistemet e artilerise dhe te mbrojtjes
ajrore ishin qendra te rendeses te nivelit taktik. Kuptimi i qendres se rendeses
se armikut do te lejoje nje komandant te planizoje fushaten me qellim qe te
ndihmoje ne shpartallimin e ketyre qendrave dhe keshtu te fitoje luften.

Bibliografia

1. Ushria e SHBA-se, “ Konceptet e planifikimit Operativ dhe te Teatrit”, FM 100-5,


Operacionet, 6-7
2. Ushria e SHBA-se, “Konceptet e planifikimit Operativ dhe te Teatrit”, FM 100-5,
Operacionet, 6-7.
3. Se fundi, doktrina e Korpusit te Marines ka bere dallimin ndermjet qendrave te
rendeses dhe dobesive vendimtare, duke i quajtur ato ndryshe, thjesht koncepte
plotesuese. Qendrat e rendeses tani jane “cdo burim i fuqise”. Botim i Doktrines
se Korpusit te Marines 1, Luftimi, 20 Qershor 1997, 45-47.
4. Manual Fushor, FM 100-5, Operacionet, 1993, 6-13. Krahaso kete me me FM-3
te re te Ushtrise, Operacionet, 2001, 5-7, qe perdor perkufizimin e perbashket.
5. Botimi i Doktrines se Forcave Detare (NPD)1, Lufta Detare, Mars 1994, 35.
Doktrina e Forcave Detare dhe Korpusit te Marines kohet e fundit jane me te
afruara.
6. Brian Blodgett, American Military University, Manassas Park, VA, USA
7. Triumf pa Fitore: Histori e Paraportuar e Luftes se Gjirit Persik, 266, FM 100-5,
Operacionet, 6-7.
8. Triumf pa Fitore: Histori e Paraportuar e Luftes se Gjirit Persik, 267.
9. Triumf pa Fitore: Histori e Paraportuar e Luftes se Gjirit Persik, 158.
10. Milan Vego: “Cfare mund te mesojme nga liria e Qendrueshme”, Revista e
punimeve te Institutit te Forcave Detare Amerikane.
Michael T. Klare, Humbja e Luftes kunder terrorit,

417

You might also like