You are on page 1of 15

Emertimi i Lendes: Politikat e Sigurise Profesori: Titulli i punimit: Emri i studentit: Nr. I indexit: Prof. Ass. Dr.

Haxhi FERATI Strategjia Nacionale e Siguris s SHBA-s Barbara BERISHA M-033/10

Prishtine, Shkurt 2011

STRATEGJIA NACIONALE E SIGURISE SE SHBA-s

HYRJE

Shtetet e Bashkuara jane mbeshtetur dhe fokusuar gjate kohe ne strategjine kombetare qe ka pase te beje me ceshtjet e sigurise qe nga Lufta e II Boterore. Pas sulmeve te 11 Shtatorit perpjekjet e para te administrates se kryetarit te asaj kohe George W. Bush kishin te benin me krijimin e nje familjeje te strategjive per te udhehequr luften globale kunder terrorizmit.Strategjia pr Sigurin Kombtare ishte strategjia me rendesine me te madhe duke siguruar nje kuader te mirefillte qe do te organizoje aktivitete te sigurise se brendshme. Ne kete punim seminarik do te pershkruhen pikat kye te strategjive kombetare amerikane per mbrojtjen e atdheut dhe mposhtjen e terrorizmit. Poashtu, do te pershkruhen instrumentet e qeverise federale amerikane qe perdoren kunder terrorizmit nderkombetar si dhe rolet dhe pergjegjesite e shtetit ne shmangjen e sulmeve terroriste dhe luftes kunder tij ne rast sulmi.

STRATEGJIA DHE QELLIMI I STRATEGJISE Strategjia eshte synim, menyre dhe mjet per arritjen e objektivave kombetare. Synimi ka te beje me qellimet e strategjise. Menyrat perfshijne metodat qe perdoren per te arritur qellimet. Mjetet pershkruajne burimet qe jane ne dispozicion per te permbushur qellimet. Ketu perfshihen te gjitha instrumentet ekonomike, politike, diplomatike, ushtarake dhe informative qe do te mund te perdoren per te perkrahur interesat kombetare dhe siguruar shtetin nga armiqte. Strategjit shrbejne si udhzim pr zbatimin e planeve, programeve, fushatave, dhe aktiviteteve t tjera. N praktik, ato mund t shrbejn edhe pr qllime t tjera; pr t apeluar n zona t caktuara, per t influencuar opinionin publik, ose per te frikesuar nj armik. Strategjia amerikane gjate Luftes se Dyte Boterore qe deklaroi se aleanca do te shkaterroj Gjermanine se pari tregon nje rast te tille. Nje sentence kaq e thjeshte por deklarative qoj ne nje seri vendimesh dhe aksionesh qe definuan drejtimin e luftes. Ne te njejten menyre, deklarata e thjeshte e policise amerikane ndytesi apo papasterti definoi politikat amerikane ndaj Unionit Sovjetik gjate gjithe luftes se ftohte. Pra, nuk ekziston asnje definicion qe e ben nje strategji me madheshtore se sa aftesia per te mobilizuar vendin ne ndjekje te aspiratave kombetare. RREGULLIMET E STRATEGJIVE AMERIKANE Disa strategji jane te kerkuara sipas ligjit. Te tjerat jane te rregulluara sipas instruksioneve te presidentit. Strategjite mund te hartohen dhe koordinohen sipas Keshillit per Siguri Nacionale apo Kombetare apo Agjensionit Federal per Udheheqje siq eshte Mbrojtja apo Departamenti I Shtetit dhe kesaj te fundit mund ti jepet direktiva per ta pregaditur dokumentin. Strategjite nuk hyjne ne fuqi deri sa ato te rishikohen nga ana e presidentit. STRATEGJITE DHE SIGURIA KOMBETARE Strategjite jane veqanarisht te rendesishme ne fushen e sigurise kombetare. Perderisa fusha e mbrojtjes se atdheut nuk eshte fushe e re, bashkimi I shume aktiviteteve qe kane te bejne me sigurine kombetare te SHBAse marrin nje mision te shenjte dhe jane revolucionare. Keshtu, percaktimi I prioriteteve, organizimi I aktiviteteve dhe matja e sukseseve jane nje sfide e papare. Arritja e nje uniteti kerkon nje vision udhezues nga strategjite nacionale. Aktivitetet e Sigurise kombetare udhezohen sipas strategjive gjithperfshirese. Menjehere pas sulmeve te 11 Shtatorit u publikuan tete strategji , pese prej te cilave jane hartuar ekskluvisht per luften dhe 3

sfidat ndaj terrorizmit, ndersa, te tjerat ishin version I ripunuar I strategjive te mehershme qe kane te bejne me rreziqet e post 11 Shtatorit. Strategjite nacionale perfshijne dhe nenkuptojne masat mbrojtese dhe sulmuese dhe pothuajse te gjitha strategjite japin udhezime sa u perket ceshtjeve te brendshme dhe te jashtme te shtetit. Strategjite e sigurise nacionale, luftes kunder terrorizmit, armeve te shkaterrimit ne mase, dhe strategjite ushtarake fillimisht fokusohen ne luftimin kunder terroristeve te jashtem. Nderkaq, strategjia e ruajtjes se sigurise se atdheut, ajo e mbrojtjes se infrastruktures dhe ajo e internetit fokusohen kryesisht ne mbrojtjen e atdheut. Strategjite qe kane te bejne me kontrollen e droges dhe shperlarjes se parave fokusohen ne aktivitetet kriminale transnacionale ku mund te perfshihen edhe terroristet. Keto strategji permbajne komponente qe kane te bejne me aktivitetet e brendshme dhe te jashtme.

STRATEGJIA E SIGURISE NACIONALE


Strategjia e Sigurise Nacionale tregon se si punojne se bashku te gjitha instrumentet e forces nacionale duke perfshire forcen ushtarake, inteligjencen, diplomacine dhe zbatimin e ligjit. Kjo strategji ne Amerike eshte e kerkuar me ligj. Presidenti Regan e ka leshuar strategjine e pare publike nacionale ne vitin 1988. Ndersa Presidenti Bush e ka leshuar versionin e pare te strategjise ne shtator te vitit 2002, e cila e ka perfshire nje seksion specifik qe ka te beje me terrorizmin. STRATEGJIA E SULMIT Strategjia per Siguri Nacionale e hartuar nga Presidenti Bush ka qene e ndertuar mbi hipotezen se sulmi eshte mbrojtja me e mire. Prioriteti I pare I strategjise sa I perket terrorizmit eshte percarja dhe shkaterrimi I organizatave terroriste me shtrirje globale. Objektivi specifik perfshin lidershipin dhe menyrat e komunikimit, kontrollimin e celulave terroriste, financimin dhe ndihmen materiale. Strategjjia supozon se do te kerkohet nje kombinim I menyrave per te arritur qellimet sa I perket thyerjes se kapacitetit te rrjeteve terroriste transnacionale per te mos u shperndare neper shtete, do te thote parandalimi I shteteve sponzorizuese te terrorizmit para se ato te arrijne kufijte e Shteteve te Bashkuara. Kjo strategji ndihmon ne bindjen dhe sforcimin e shteteve sponzorizuese te terrorizmit qe te heqin dore nga sponzorizimi, mbeshtetja dhe strehimi I terroristeve. Per kryerjen e ketyre operacioneve, Shtetet e Bashkuara mund te veprojne vet apo ne bashkepunim me miqte dhe aletatet e tyre, dhe ne kete menyre Amerika duhet te punoje edhe ne zgjerimin aleancave sa I perket luftes kunder terrorizmit. Kjo deklarate eshte e njohur edhe si Doktrina e Bushit. 4

LUFTA E IDEVE Nj komponent tjetr pr strategjin kombtare t presidentit Bush bn thirrje pr nj luft te ashtuquajtur '' lufta e ideve''. Qllimi i ksaj fushate sht q t bj t qart se aktet e terrorizmit jan t paligjshme dhe t paksoj kushtet themelore q mbshtesin terrorizmin, duke nxitur keshtu vlerat demokratike dhe lirin ekonomike. ROLI I MBROJTJES Komponenta e fundit e Strategjise Nacionale te Presidentit thekson rolin e vecante te sigurise kombetare, duke theksuar se nje sulm I mire nuk eshte I mjaftueshem per te parandaluar apo zbutur cdo akt terrorist. Strategjia per Siguri Nacionale nenvizon permiresimin e koordinimit dhe integrimit te mundesive te brendshme per te luftuar terrorizmin.

STRATEGJIA NACIONALE PER LUFTIMIN E TERRORIZMIT


Ne shkurt te vitit 2003 Shtetet e Bashkuara shpallen strategjine e pare publike, te pergjithshme per aktivitete kombetare antiterroriste edhe pse jo e kerkuar me ligj. Ky dokument u ndertua mbi parimet e Strategjise per Siguri Nacionale te Presidentit Bush, duke dhene detaje per menyrat dhe mjetet te cilat do te perdoren per shkaterrimin e rrjeteve terroriste, zhvillimin e luftes se ideve dhe forcimin e sigurise ne Shtetet e Bashkuara. Synimi I strategjise per luften kunder terrorizmit nuk eshte per te mbaruar terrorizmin ne cdo vend, por ne menyre specifike per te luftuar organizatat terroriste gjithperfshirese dhe per te pasur qasje ne armet e shkaterrimit ne mase. Strategjia per luften kunder terrorizmit parashikon nje fushate te zgjatur e cila do te zgjase me vite dhe edhe nese do te jete e suksesshme do te mirren masa te tjera per gatishmerine kunder sulmeve te reja qe mund te kercenojne ne te ardhmen. Strategjia ben thirrje per aksione te vazhdueshme per te percare aktivitetet terroriste, per te degraduar rrjetet mbeshtetese, dhe perfundimisht per te shkaterruar rrjetetet terroriste. Strategjia nuk eshte e fokusuar vetem ne organizaten Al Qaida por eshte e hapur dhe e dizajnuar per luftimin e terrorizmit transnacional. Mjetet dhe menyrat e strategjise definohen ne baze te kater parimeve; shkaterrim, terheqje, zvogelim dhe mbrojtje.

STRATEGJIA KOMBTARE E LUFTES KUNDER ARMEVE TE SHKATERRIMIT NE MASE


Strategjia Kombetare e Luftes kunder Armeve te shkaterrimit ne Mase, e cila diskuton menyrat per ndalimin e perdorimit te mundshem te armeve per shkaterrim ne mase kunder Shteteve te Bashkuara nga shtetet apo grupet joshteterore, u leshua ne dhjetor te vitit 2002. Versioni I paklasifikuar I strategjise u leshua si Direktiva e 17 Presidenciale e Sigurise Nacionale dhe Direktiva 4 1 presidenciale e sigurise kombetare. Ekziston edhe versioni I klasifikuar I strategjise e cila nuk eshte publikuar. Strategjia WMD eshte e bazuar ne tri shtylla: antiperhapja, mosperhapja dhe menaxhimi I pasojave. Antiperhapja perfshin masat per te penguar ose mbrojtjen nga perdorimi I teknologjise se WMD-se, armeve ose sistemit te shperndarjes. Menaxhimi I pasojave perfshin mundesine per te zvogeluar shkallen e demit. Perveq instrumenteve tradicionale te mosperhapjes, te tilla si regjimi I kontrollit te armeve apo Traktati berthamor I mosperhapjes, strategjia thekson sistemin e mbrojtjes raketore per moslejimin e raketave balistike. E dyta eshte krijimi I Komitetit te Koordinimit Teknologjik anti-perhapje qe perbehet nga anetare te larte te agjensive federale te cilet koordinojne punen kerkimore dhe zhvillimin. E treta ben thirrje per planifikimin e strategjive specifike qe kane te bejne me shtetet furnizuese dhe marrese. Si rezultat I kesaj strategjie eshte programi Iniciativa per Siguri te Perhapjes (Proliferation Security Initiative (PSI) ). Kjo iniciative synon te angazhoje cdo popull te cileve u perdoren flamujt, portet, ujerat, territoret ujore, hapesira ajrore apo tokesore per qellime te perhapjes.

STRATEGJIA KOMBTARE USHTARAKE


Edhe pse jo e kerkuar me ligj, qe nga viti 1980 Shtetet e Bashkuara kane publikuar Strategjine Kombetare Ushtarake. Versioni me I fundit I strategjise u publikua ne vitin 2004. e krijuar per te fituar luften globale kunder terrorizmit duke e konsideruar si prioritare. Ne veqanti, kjo strategji parasheh qe asetet ushtarake, sidomos forcat speciale operacionale te perdoren ne menyre aktive per operacionet antiterroriste. Perveq rolit te forcave te armatosura ne mbeshtetjen e operacioneve mbrojtese dhe aktiviteteve te sigurimit per te ndihmuar ushtrine dhe shtetet e tjera ne ndertimin e kapacitetit per zhvillimin e aktiviteteve antiterroriste, strategjia poashtu I ben thirrje Departamentit te Mbrojtes te punoje me agjensionet e tjera federale , si Kanades dhe Meksikes qe te krijojne mbrojtje te integruar ajrore, territoriale, ujore dhe hapesiren e Shteteve te Bashkura. Poashtu, strategjia ben thirrje per forca shtese ne perdorimin e mundesive ushtarake per te ofruar mbeshtetje ushtarake autoriteteve civile per lehtesimin e pasojave ne rast te sulmit ne Shtetet e Bashkuara. Nje strategji e tille eshte perdorur edhe ne kohen e Luftes se Ftohte kunder agresionit Sovjetik.
1

Weapons of Mass Destruction ( Armet e Shkaterrimit ne Mase)

STRATEGJIA NACIONALE OSE SIGURIMI KOMBETAR


E leshuar nga Presidenti ne korrik te vitit 2002, Strategjia Nacionale per Siguri Kombetare ofron udhezim gjithperfshires per mbrojtjen e Shteteve te Bashkuara perkundrejt sulmeve terroriste. Mbrojtja e Shteteve te Bashkuara nga sulmet ushtarake mbetet pergjegjesi e Departamentit te Mbrojtjes, I udhehequr nga prioritetet e percaktuara ne Sigurine Nacionale dhe Strategjine Ushtarake Nacionale. Mbase kontributi me I madh I Strategjise per Siguri Kombetare ishte krijimi I gjashte zonave per misione kritike. Kto zona shrbejn pr t lidhur prpjekjet federale, prgjegjsit, dhe burimet brenda buxheteve federale pr detyra t veanta pr mbrojtjen e atdheut. Ne fakt, ne fillim te vitit 2004 buxheti vjetor i propozuar nga Presidenti filloi te numeroje shpenzimet qe behen per sigurine kombetare nga departamenti i shtetit dhe shpenzimet ne zonat e misioneve te listuara ne strategji. INTELIGJENCA DHE PARALAJMERIMI Ky mision perfshin perpjektet per prapesimin e terrorizmit duke detektuar aktivitetet terroriste para se ato te rezultojne me sulme ne Amerike si dhe duke marre masa preventive dhe mbrojtese. Strategjia e vitit 2004 identifikoi pese iniciativa madhore ne kete fushe: (1) Rritjen e aftsive analitike te FBI
2

pr t vlersuar informacionet e mbledhura per terrorizmin, (2) Ngritja e kapacitetetve te Analizave

Informative dhe Mbrojtjes se Infrastruktures, (3) Zbatimi I Sistemit Konsultativ per Siguri Kombetare, (4) Ngritja e analizave per sulmet e dyfishta terroriste, dhe (5) Perdorimi I teknikave te kuqe. KUFIJTE DHE SIGURIA E TRANSPORTIT Ky mision perfshin sigurimin e kufijve; aktivitetet ne portet e hyrjeve ne SHBA, autoudhe, naftesjelles, transport publik, hekurudha dhe kanalet e lundrueshme. Objektivi eshte qe te krijohen sisteme te sigurise te cilat do te ndalojne terrorizmin duke siguruar te drejtat dhe privatesine e civileve. Nuk pritet qe nje iniciative e vetme te pengoje te gjitha aktet terroriste, por bashkimi I nje numri te konsiderueshem te mjeteve dhe menyrave me te njejtin qellim do te ishte nje pengese kuptimplote kundrejt terrorizmit. Iniciativat kryesore ne strategji perfshijne garancen dhe pergjegjesine ndaj sigurimit te kufijve dhe transportit, duke krijuar te ashtuquajturit kufinj te mencur ne baze te perdorimit adekuat te teknologjise per te

Federal Bureau of investigation

identifikuar kercenimet , ngritjen e sigurimit te transportimit nderkombetar, implementimin e Aktit te Sigurise te vitit 2001 3 per Aviacion dhe Transport, reformimin e sherbimeve te imigracionit etj. ANTITERRORIZMI I BRENDSHEM Aktivitetet e shtetit federal dhe autoritetet lokale te sundimit te ligjit perbejne kete zone te misionit. Qellimi kryesor I strategjise ne kete zone eshte qe te riorientohet sundimi I ligjit ne objektivat e reja antiterroriste. Ndersa hetimi dhe ndjekja e veprimtarive kriminale mbetet pergjegjesi dhe prioritet ne Shtetet e Bashkuara. Poashtu me rendesi te veqante per Shtetin Amerikan mbetet gjithmone edhe mbrojtja e te drejtave dhe lirive te qytetareve qe mbrohen me ligj. Iniciativat e mdha q do t ndrmerren n kt fush kritike te misionit prfshijn masa pr t prmirsuar koordinimin e zbatimit t ligjit ndrqeveritar; lehtsuar kapjen e terroristve t mundshm, t vazhdojn hetimet dhe ndjekjet penale kundr terroristve t njohur, ristrukturimin e FBI duke krijuar agjensi me kapacitete per te ndermarre operacione kundr terrorizmit; shenjimi dhe sulmimi i shteteve financuese dhe nxjerrja e terroristeve para drejtesise. MBROJTJA KUNDREJT KERCENIMEVE KATASTROFIKE Kjo zone kritike e misionit ka te beje me shfrytezimin e shkences dhe teknologjise ne perpjekjet antiterroriste. Qellimi I ketij misioni eshte qe te vihet theks I vecante kerkimeve te DHS-it 4dhe ngritjes se perpjekjeve per te luftuar sulmet kundrejt Armeve te Shkaterrimit ne Mase (WMD), duke perfshire detektimin e armeve dhe zhvillimin e mjeteve per te parandaluar fatkeqesite dhe demtimet ekonomike. Strategjia ben thirrje per fokusimin ne perpjektet per hetim sipas pese nismave kryesore: (1) Parandalimi I perdorimit te armeve nukleare ne baze te senzoreve me te mire per detektimin e materialeve nukleare, (2) Mjete me te avancuara per detektimin e presences se materialeve biologjike dhe kimike (3) Permiresimi I detektoreve kimik dhe teknikave dekontaminuese (4) Zhvillimi I vaksinave anti-mikrobiale te cilat do te kishin efekt kunder kercenimeve te ndryshme biologjike dhe (5) Implementimi I Programit per Agjent te Zgjedhur, qe ka te beje me kontrollin e rrezikshmerise biologjike nga agjentet e caktuar. GATISHMERIA NE RASTE EMERGJENTE

http://www.google.com/#sclient=psy&hl=en&rlz=1R2SKPT_enRS410&q=security+act+of+2001&rlz=1R2SKPT_enRS410&aq =f&aqi=g-m4g-o1&aql=&oq=&pbx=1&bav=on.1,or.&fp=d4a7e52ef0af3d83 4 Department of Homeland Security ( Departamenti per Siguri Nacionale)

Ky perfshin minimizimin e demit dhe riparimet nga sulmet terroriste. Qellimi I kesaj strategjie eshte per te paraqitur nje sistem nacional te pergjigjes I cili bashkon dhe koordinon te gjitha asetet e nevojshme per pergjigje ne menyre te shpejte dhe efektive. Gatishmeria dhe pergjigjja ne raste emergjente perfshin nje numer te madh iniciativash madhore qe kryesisht kane te bejne me menaxhimin e incidenteve dhe planifikimin e sistemit te menaxhimit ne raste sulmesh. MBROJTJA E INFRASTRUKTURES KRITIKE DHE ASETET KYCE Strategjia definon si kritike ato sisteme dhe mjete te cilat me paaftesine e tyre mund te kene impakt shume negativ ne sigurine, sigurine ekonomike nacionale dhe ne sigurine dhe shendetin publik. Infrastruktura kritike perfshin agrikulturen, ushqimin, ujin, shendetin publik, sherbimet emergjente, qeverine, bazat e mbrojtjes industriale, informacionin dhe telekomunikacionin, energjine, transportin, bankat dhe financat, industrine kimike dhe sherbimet postare. Asetet kyce perfshijne monumentet dhe vendet me rendesi nacionale si per shembull Statuja e Lirise. Mbrojtja e infrastruktures kritike perfshin unifikimin e perpjekjeve nacionale ne krijimin dhe mirembajtjen e sigurimit te aseteve, zhvillimin e planit nacional per mbrojtjen e infrastruktures, sigurimin e hapesires kibernetike, mbrojtjen kundrejt kercenimeve te brendshme dhe partnerizimin me komunitetin nderkombetar per mbrojtjen e infrastruktures transnacionale si per shembull tregun global. CAKTIMI I BURIMEVE Perveq misioneve kritike, Strategjia per Sigurine Kombetare percakton edhe parimet se si perpjekjet per sigurine kombetare do te financohen. Strategjia bazohet ne parimet e federalizmit per te krijuar programet e financimit nga shteti federal dhe qeverite lokale. Ne kete menyre per shembull inteligjenca, e cila eshte pergjegjesi nacionale, mbeshtetet ne agjensite federale. Ne anen tjeter , strategjia parasheh qe shteti dhe qeverisja lokale do te ofrojne shumicen e burimeve te financimit per gatishmeri ne raste emergjente, ndersa, sektori privat do te ngarkohet me infrastrukturen kritike.

STRATEGJIA NACIONALE PER MBROJTJEN FIZIKE TE INFRASTRUKTURES KRITIKE DHE ASETEVE KYCE

E publikuar ne vitin 2003, Strategjia Nacionale per Mbrojtjen Fizike te Infrastruktures Kritike dhe Aseteve Kyce, zgjeron fushen e misionit kritik te Strategjise per Siguri Nacionale qe ka te beje me mbrojtjen e tregtise, qeverisjes dhe sherbimeve publike. Strategjia per infrastrukture fizike percakton parimet udhezuese duke perfshire percaktimin e pergjegjesise dhe llogaridhenies, duke inkurajuar bashkepunimin ne mes te niveleve te ndryshme te qeverise dhe ne mes te qeverise dhe industrise private si dhe duke orientuar tregun kah siguria dhe mbrojtja fizike. QELLIMET Strategjia per infrastrukturen fizike ka te beje me qellimin per identifikimin dhe mbrojtjen e aseteve me kyce duke I dhene prioritet sigurimit te mbrojtjes se aseteve qe perballen me kercenime specifike dhe te pashmangshme dhe pastaj me marrjen e masave te perbashketa per te mbrojtur asetet te cilat parashihen si fitimprurese ne te ardhmen. Strategjia definon si asete me kritike ato sisteme qe mbeshtetin sigurine dhe shendetin publik, qeverisjen, sigurine nacionale dhe ekonomike etj. ROLI I SEKTORIT PRIVAT Meqe pjesa me e madhe e infrastruktures kritike nacionale eshte ne duart e sektorit privat, strategjia parasheh qe sektori privat te kete parasysh pergjegjesite dhe harxhimet per mbrojtjen e infrastruktures. Strategjia poashtu parasheh qe kerkesat per sektorin privat te jene ne minimum dhe ne kete menyre ti lihet hapesire qe te arrije qellimet ne ngritjen e ekonomise dhe ne sigurimin e sherbimeve.

STRATEGJIA KOMBETARE PER SIGURINE E HAPESIRES KIBERNETIKE


E lidhur ngusht me strategjine per infrastrukturen fizike, Strategjia Nacionale per Sigurine e Hapesires Kibernetike, eshte leshuar nga Presidenti Bush ne vitin 2003. Administrata e definon hapesiren kibernetike si sistem qe permban qindra e mijera kompjutere, servere, swiqa, fije optike, rutere te lidhur ne mes veti qe perdoren per te transmetuar te dhena dhe informacione. Hapesira kibernetike sipas strategjise eshte veqanarisht kritike qe kur sistemet e informatave kane filluar te ofrojne nje shtylle te forte ne infrastrukturen kritike kombetare. Ashtu sikur per komponentet e infrastruktures kritike, kjo strategji ben thirrje per kombinimin e mjeteve te dizajnuara per te preventuar sulmet. Kjo strategji minimizon demet qe shkaktohen nga sulmet kibernetike. 10

INICIATIVAT KRYESORE Strategjia per hapesiren kibernetike perfshin tete iniciativa kryesore: (1) Krijimi I infrastruktures se arkitektures publiko-private per pergjigje ndaj sulmeve te kibernetikes, (2) Zhvillimi I analizave te sulmeve te kibernetikes, (3) Nxitja e sektorit privat qe te krijoje pamje sinoptike te kibernetikes, (4) Rritja e paralajmerimeve kibernetike dhe rrjetit te informatave, (5) Permiresimi I menaxhimit te incidenteve nacionale, (6) Zhvillimi I planeve publiko-private per pasiguri dhe vazhdimesi, (7) Udheheqja e aktiviteteve nacionale dhe, (8) Permiresimi I shperndarjes se informatave te sektorit publiko-privat. ROLI I SEKTORIT PRIVAT Strategjia per hapesiren kibernetike tregon qe sektori privat eshte me se miri I paisur dhe I strukturuar per ballafaqim me sulmet kibernetike pasi qe pjesa me e madhe e mbeshtetjes per sistemin nacional te informatave eshte ne duart e sektorit privat dhe ky sektor ka me se shumti kapacitet te krijoje teknologji te reja qe do te mund te ofronin permiresim te sigurise. ROLI I QEVERISE Perveq ndihmes per sektorin-publiko privat sa I perket mbrojtjes se sigurise kibernetike, Strategjia per Hapesiren Kibernetike poashtu I percakton role dhe pergjegjesi edhe agjensive te ndryshme federale. Pergjegjesite primare federale jane ne fushen e forenzikes dhe atributimit te sulmeve, mbrojtjs se rrjeteve dhe sistemeve kritike te sigurise nacionale dhe mbrojtjes kundrejt sulmeve te organizuara qe shkaktojne dobesim te ekonomise nacionale. Qeveria federale ngarkohet poashtu edhe me hulumtimin dhe zhvillimin e sektorit privat.

STRATEGJIA NACIONALE PER PASTRIM TE PARAVE


Strategjia Nacionale per Pastrim te Parave eshte nje strategji per luftimin e perdorimit te instrumenteve monetare ne menyre te paligjshme duke perfshire parate ne kesh, arin, diamantin, hipotekat, kartat e kreditit dhe transfertet bankare. Kjo strategji eshte njera nga dy strategjite e cila perfshin aktivitete te rendesishme antiterroriste. Pergjate pothuajse nje dekade, Kongresi I ka kerkuar Departamentit te Thesarit qe te hartoj Strategjine per Pastrim te Parave. Strategjia e shtatorit 2002, e pregaditur nga Departamenti ne konsultim me Departamentin e Drejtesise pasqyroi fokusimin e rritur ne shkaterrimin e fondeve per operacionet terroriste.

11

Strategjia per pastrimin e parave e shtatorit te vitit 2002 fokusohet se pari ne aktivitetet kriminale dhe parimet kryesore I mbeshtet ne strategjine e qeverise per te luftuar financimin e luftes kunder terrorizmit, dhe thekson adaptimin e metodave tradicionale per luftimin e pastrimit te parave metodave origjinale shpesh te perdorura nga organizatat terroriste. Ne mes iniciativave te ndermarra eshte edhe Qendra per Sulmet Financiare, e krijuar bashke me Drejtesine dhe Departamentin e Shtetit per te bashkuar investitoret financiare me eksperience dhe analistet qe ti gjejne caqet dhe te hartojne planet per ti sulmuar.

STRATGJIA KOMBETARE E KONTROLLIT TE DROGES


Sipas ligjit, Presidentit I kerkohet qe te pergatit nje Strategji vjetore per Kontrollin e Drogave per te luftuar prodhimin, transportin, shitjen dhe perdorimin illegal te drogave. Kjo strategji zhvillohet nga Zyra Nacionale E Politikes Kunder Droges ne koordinim me nje numer te agjensive federale. Eshte jashtezakonisht e lidhur me ceshtjen e sigurise kombetare edhe pse Strategjia Nacionale per Pastrim te Parave nuk I ka prioritet aktivitetet antiterroriste. Trafikimi I droges eshte perdorur per financimin e organizatave terroriste. Terroristet poashtu I kane imituar aktivitetet e trafikanteve te droges per te kontrabanduar mallrat e paligjshme. Nganjehere aktivitetet e sigurise kane perdorim te dyfishte, puna per shkaterrimin e kontrabandes se droges dhe operacioneve terroriste. Si rezultat, qellimet dhe aktivitetet e Polises Nacionale per Kontrollin e Drogave mund te kene impakt kuptimplote ne perpjektet e sigurise kombetare. Nder iniciativat kryesore te Strategjise se vitit 2004 eshte hetimi I kontrabandes se droges dhe pastrimit te parave sidomos permes krijimit te Qendres per Sulme Financiare. Nje tjeter nisme e rendesishme ne Strategjine e Kontrollit kunder Droges eshte pershpejtimi I veprimeve kunder droges ne Afganistan qe eshte jo vetem prodhuesi me I madh ne bote I opiateve por edhe mbeshtetes I operacioneve terroriste. Perpjekja me e madhe e spjeguar ne strategji per luftimin e perdorimit dhe trafikimit te droges nga terroristet global eshte programi kooperues me Mbreterine e Bashkuar per te zhdukur mbjelljen e bimeve prej te cilave nxjerret opiumi dhe rafinohet ne heroine, dhe per te zevendesuar kultivimin me te mbjella te tjera.

DISKUTIMI I SUPOZIMEVE

12

Nje menyre per vleresimin e strategjive eshte ekzaminimi I premisave themelore ne te cilat ato bazohen. Duke diskutuar supozimet themelore, mund te vleresohet nese strategjia ka diagnostikuar ne menyre korrekte natyren e problemit dhe nese ka propozuar zgjidhje adekuate. Ekzistojne disa ceshtje qe nje hipoteze e Strategjise Nacionale mund ti shqyrtoj: MBROJTJA KUNDREJT SULMIT Nje premise kyce e strategjise eshte nxitja e mbrojtjes kundrejt sulmit. Balanci ne mes mbrojtjes dhe sulmit ne raste te sulmeve duhet te kete prioritet. Strategjite e reja synojne te perdorin nje perzierje ne mes te pervetesimit, kunderpergjigjes dhe sigurimit te atdheut. Per shembull, disa mbrojtje mundesojne me mire sulmin, I lejojne Shteteve te Bashkuara te perdorin diplomacine, ekonomine ose mjetet ushtarake jashte vendit pa friken se ndonje armik do te sulmonte lirshem dhe ne kete menyre do te jete mjaftueshem e lehte te veprohet kunder kercenimeve te cilat nuk mund te luftohen me lehtesi me mjete mbrojtese qe perdoren gjate luftes me armikun. LUFTA E IDEVE Sipas Administrates se Presidentit Bush, nje hipoteze me rendesi te vecante ne hartimin e strategjise mbrojtese eshte rendesia e zhvillimit te Luftes se Ideve. Administrata tregon qe reduktimi I terrorizmit global kerkon adresimin e problemeve themelore ne zhvillimin e botes duke perfshire nevojen per qeverisje te mire dhe rritje te ekonomise. Edhe pse ekzistojne shume shtete te deshtuara dhe ne deshtim e siper, jo te gjitha kane provuar qe paralajmerojne kercenime terroriste transnacionale. Veq kesaj, shume nga lideret famekeq te terrorizmit jane shume mire te arsimuar . Disa nga analistet e sigurise dyshojne qe mund te krijohet nje lidhje e forte ne mes te kercenimeve transnacionale dhe shteteve te liga. Te tjeret tregojne qe edhe nese nje lidhje e tille mund te behet atehere Shtetet e Bashkuara munden qarte te ndikojne ne zhvillimin e ketyre shteteve dhe keto reforma do kerkojne rritjen e iniciativave. Thene shkurt, ata tregojne qe Shtetet e Bashkuara nuk mund te udheheqin Lufte efektive te Ideve.

13

PERFUNDIM

Si perfundim, mund te thuhet qe Strategjite Nacionale ofrojne nje udhezues gjithperfshires ne zhvillimin e luftes ndaj terrorit dhe mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara. Konceptet kyce perfshijne nocionin qe menyra me e mire e mbrojtjes se Shteteve te Bashkuara eshte zvogelimi I kapacitetit te rrjeteve terroriste per te planifikuar, pregatitur apo udhehequr operacione. Veq kesaj, strategjite vertetojne qe sigurimi I shtetit eshte me rendesi te vecante ne Shtetet e Bashkuara. Ato bejne thirrje per nje mbrojtje qe perdore nje numer te madh te organizatave, programeve dhe aktiviteteve. Strategjite po ashtu parashohin shperndarjen e pergjegjesive shtetit federal, lokal dhe entitetit privat. Perderisa strategjite ofrojne udhezime me bollek, shume pyetje qendrojne ne ate se sa efektive ato do te tregohen. Meqe strategjite nderlidhen me perpjekjet per drejtimin e Shteteve te Bashkuara, do te duhet te kalojne vite te zbatimit te tyre para se te vendoset se a jane apo jo efektive. Vleresimi I efektivitetit te strategjive nacionale ofron udhezime gjithperfshirese per mbrojtjen e atdheut. Vleresimi I efektivitetit te strategjive nacionale do te jete nje sfide kuptimplote per SHBA-ne per vite me radhe dhe pa dyshim se do te mbetet subjekt I debateve dhe diskusioneve. Vleresimi I strategjive sipas te gjitha gjasave nuk do te kete sukses ne dy fusha. Fusha e pare ka te beje me ate se a permbajne strategjite udhezime te mjaftueshme per drejtimin e programeve nacionale. Ndersa, pika e dyte ka te beje me ate se suksesi do te bazohet ne supozimet themelore. Ne baze te asaj qe eshte thene deri me tani , strategjite e bazuara ne premisa te mangeta ka te ngjare qe te tregojne jo efektivitet ne arritjen e suksesit ne ndonje konflikt te caktuar.

BIBLIOGRAFIA DHE LITERATURA E KONSULTUAR 1. Mark A. Sauter, James Jay Carafano; Homeland Security, United States, 2005 14

2. Jonathan R. White; Terrorism and Homeland Security, United States, 2006 3. National Securtiy Strategy of the United States, pp.5-7, www.whitehouse.gov/nsc/nss.html 4. National Strategy for Combating Terrorism ( February 2004), www.whitehouse.gov/news/releases/2003/02/counter-terrorism/counter_terrorism_strategy.pdf. 5. National Strategy for Homeland Security (July 2002), www.whitehouse.gov/homeland/book.

15

You might also like