You are on page 1of 4

Tema : Njohja e botës dhe gjeografia Vlore…………/……….

/………/

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: III Klasa VI A,B,C
Tema mësimore 1: Njohja e botës dhe gjeografia Situata e të nxënit:
Çdo ditë, kur shkon për në shkollë dhe kthehesh prej
saj, ti shikon objekte të ndryshme në të dyja anët e
rrugës. Përshkruaj realitetin që sheh, duke përdorur
fjalët: para, mbrapa, majtas, djathtas.
Rezultatet e të nxënit: Fjalët kyçe:
Nxënësi: Qendër e botës, shkretëtirë, akullnajë, plazh, pyll,
 Përshkruan rolin dhe rëndësinë e gjeografisë për njohjen e alpinistë, qiellgërvishtës.
botës.
 Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si libra,
revista, enciklopedi ose internet) të cilat i shfrytëzon për
realizimin e detyrave të dhëna.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, harta, glob, Lidhja me fushat e tjera ose me temat
fotografi nga bota dhe nga mjedisi i afërt, fletore pune etj. ndërkurrikulare: Historia, Gjuhët dhe komunikimi,
TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Mësuesi/ja, pasi e prezanton veten përpara klasës (është ora e parë e kësaj lënde), shkruan në tabelë temën e re, si dhe
çështjet kryesore.
Rekomandohet që të zhvillohet dhe një hyrje e shkurtër ku të prezantohet përmbajtja e lëndës, mjetet që
do të përdoren, puna jashtë klase, ekskursionet, si dhe projekti që do të përgatitet nga nxënësit në kreun e
tretë etj.
Zhvillohet brainstorming (evokimi) duke u kërkuar nxënësve
të japin mendimet e tyre për gjeografinë:
Çfarë studion gjeografia? Gjeografia
Çfarë mjetesh përdor? Pse është interesante? Sociale
Çfarë vlerash ka për jetën e përditshme etj.
Të gjitha idetë e shprehura nga nxënësit shënohen në skemën e paraqitur.

Ndërtimi i njohurive të reja


Udhëzohen nxënësit/et të lexojnë dy çështjet e para të mësimit (të njohim botën, realiteti dhe pamjet) dhe të vendosin në
fund të fjalive ose paragrafeve disa shenja me kuptim të caktuar si më poshtë:
“V”: vendoset për informacionet e njohura.
“-“: vendoset për infromacionet që ndryshojnë me ato që dinë.
“+” vendoset për informacionet që janë të reja për nxënësit.
“?” vendoset për informacionet e paqarta dhe që duhet të plotësohen.
Shenjat e vendosura krahasohen ndërmjet nxënësve që bisedojnë, pyesin njëri-tjetrin ose mësuesin dhe, më pas, secili në
mënyrë individuale plotëson tabelën “Insert”.

“V” “-“ “+” “?”

Roli i mësuesit/es gjatë kësaj faze është të sqarojë të gjitha njohuritë e paraqitura, të plotësojë dijet e nxënësve për
kuptimin e fjalëve kyçe (glob, shkretëtirë, akullnajë, plazh, pyll etj.), si dhe të kërkojë lokalizimin në hartë të vendeve të
përmendura në mësim (Saranda, Antarktida, Nju Jorku, Himalajet, Brazili).
Është e rëndësishme të shpjegohet, me shembuj, mënyra e vrojtimit të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë, si një nga
idetë më kryesore të kësaj teme.
Në përfundim të kësaj faze mësuesi/ja krijon një situatë problemore të shkurtër duke bërë pyetjen “Çfarë kuptoni me fjalën
“Botë” të përdorur në gjuhën e përditshme, p.sh. “Lajme nga bota”, “Harta e botës”, etj. Dhe cili është kuptimi shkencor i
termit “Botë”? Mendimet e shprehura plotësohen dhe sqarohen nga mësuesi/ja.

Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit/et nxiten të diskutojnë, nën udhëheqjen e mësuesit/es i cili u drejton pyetjet: “Çfarë kuptimi ka fjala “gjeografi”?
Pse na duhet gjeografia?
Përgjigjet shënohen në tabelë sipas një skeme të krijuar në bazë të rreshtave të bankave ose grupeve të mëdha të nxënësve
(2-4 grupe).
Në këtë rast kontrollohet dhe vlerësohet pjesëmarrja e nxënësve në diskutim dhe përgjigjet e tyre, që më pas saktësohen
dhe përgjithësohen nga mësuesi/ja.

Vlerësimi i nxënësve:

Niveli 2:
Nxënësi:
 Identifikon një shembull që dëshmon për rolin dhe rëndësinë e gjeografisë për njohjen e botës.
 Identifikon të dhëna nga burime të rekomanduara të informacionit (si libra, revista, enciklopedi ose internet).

Niveli 3:
Nxënësi:
 Identifikon të dhëna që dëshmojnë për rolin dhe rëndësinë e gjeografisë për njohjen e botës.
 Përzgjedh të dhëna nga burime (si libra, revista, enciklopedi ose internet), të identifikuara prej tij.

Niveli 4:
Nxënësi:
 Përshkruan rolin dhe rëndësinë e gjeografisë për njohjen e botës.
 Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (si libra, revista, enciklopedi ose internet) të cilat i shfrytëzon për
realizimin e detyrave të dhëna.

Detyrë/Punë e pavarur: Nxënësve u jepet detyrë të kërkojnë informacione nga interneti, revistat, gazetat etj.
për zhvillimin e gjeografisë që nga kohët e vjetra.
Tema : Historia e zhvillimit Vlore…………/………./……….

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi Lënda: Gjeografi Shkalla: III Klasa VI A,B,C
Tema mësimore 1.2: Historia e Situata e të nxënit
zhvillimit Në libra, filma etj. jeni njohur me historitë e kapitenëve të guximshëm të anijeve
me vela. Kush janë ata dhe çfarë dini për lundrimet dhe zbulimet e tyre?
Rezultatet e të nxënit: Nxënësi: Fjalët kyçe:
 Diferencon ngjarje të rëndësishme të historisë së zhvillimit gjeografik. Shpërndarje gjeografike,
 Diskuton mbi rolin e gjeografit në studimin e dukurive gjeografike si natyrore dhe dukuri natyrore, veprimtari
njerëzore dhe përcakton kontributet që ai i sjell shoqërisë; njerëzore.
 Parashtron argumente pro dhe kundër çështjes për të cilën diskutohet.
Burimet dhe mjetet mësimore: Teksti i nxënësit, Harta të vjetra, harta e Lidhja me fushat e tjera ose me
zbulimeve të mëdha, globi, fotografi të lundërtarëve dhe udhëtarëve të famshëm, temat ndërkurrikulare:
fletore pune, lapsa me ngjyra etj. Historia, TIK.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Organizimi i orës së mësimit:
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Shkruhet tema e mësimit dhe çështjet kryesore në tabelë. Duke patur parasysh njohuritë paraprake dhe
materialet e grumbulluara nga nxënësit/et (sipas detyrës së dhënë temën e kaluar) krijohet një “Brainstorming”.
Bëhet pyetja “Çfarë dini për zhvillimin e gjeografisë gjatë shekujve?” Për të realizuar me sukses këtë fazë vizatohet në
tabelë një linjë kohore për periudhën historike, por me pak elemente (p.sh. viti 3000-2000 para l.K., viti 0, viti 2000 pas
l.K.)

Përgjigjet e marra nga të gjithë nxënësit/et shkruhen në tabelë te linja e kohës. Po këtu vendosen, sipas periudhës,
fotografi, materiale të printuara, harta të vjetra etj.. Informacionet do të plotësohen më tej gjatë fazës së dytë.

Ndërtimi i njohurive të reja


Formohen grupe me numër anëtarësh sa janë edhe çështjet e temës në libër. Mësuesi/ja jep udhëzimet për mënyrën se si do
të punohet duke porositur që leximi i çështjeve nga çdo nxënës/e të shoqërohet me shënime të shkurtra. Leximi realizohet
me ndalesa në përfundim të çështjeve.
Një nga anëtarët e çdo grupi që luan rolin e përgjegjësit ka detyrë:
1. Të shpjegojë brendinë e çështjes së lexuar.
2. Të sqarojë pyetjet e mundshme nga anëtarët e tjerë.
3. Të formulojë pyetje të shkurtra për shoqet dhe shokët e grupit.
Me të njëjtën mënyrë vazhdohet puna për çështjen e dytë dhe të tretë.
Roli i mësuesit/es është të sqarojë dhe të plotësojë informacionet gjeografike duke u përqendruar te zhvillimet e
gjeografisë në periudhën e kohës së vjetër, në mesjetë e në periudhën moderne e të sotme.
Shpjegimi i mësuesit/es shoqërohet me plotësimin e linjës së kohës me materiale të reja ilustrative, me emrat e
gjeografëve, lundërtarëve të shquar etj. Është e rëndësishme të evidentohet, gjithashtu, roli i organizatave dhe shoqatave
ndërkombëtare e kombëtare të gjeografëve.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura
Shkruhet në tabelë pyetja: A e quani të saktë shprehjen “Epoka e zbulimeve të mëdha?” Ndahen nxënësit/et në grupe sipas
mendimeve të tyre: “Po”, “Jo” dhe “Nuk jam i sigurtë”. Zhvillohet diskutim i hapur e i lirë ndërmjet anëtarëve të grupeve.
Po dhe Jo duke dhënë argumente për qëndrimin e tyre. Nëse një nxënës/e ndërron mendimin ka të drejtë të lëvizë nga
grupi ku bën pjesë në tjetrin. Po kështu mund të veprojnë edhe nxënësit/et e pavendosur.
PO JO NUK JAM I SIGURTË

Vlerësimi i nxënësit:
Nxënësit vlerësohen për punën individuale dhe angazhimin në grup.
Niveli 2 - Nxënësi:
 Identifikon një prej ngjarjeve të rëndësishme të historisë së zhvillimit gjeografik.
 Evidenton rolin e gjeografit në studimin e dukurive gjeografike si natyrore dhe njerëzore.
Niveli 3 - Nxënësi:
 Përcakton disa ngjarje të rëndësishme të historisë së zhvillimit gjeografik.
 Përshkruan rolin e gjeografit në studimin e dukurive gjeografike si natyrore dhe njerëzore dhe kontributet që ai i sjell
shoqërisë;
Niveli 4 - Nxënësi:
 Krahason arritjet e ngjarjeve të rëndësishme të historisë së zhvillimit gjeografik.
 Diskuton mbi rolin e gjeografit në studimin e dukurive gjeografike si natyrore dhe njerëzore dhe përcakton kontributet
që ai i sjell shoqërisë;
 Parashtron argumente pro dhe kundër çështjes për të cilën diskutohet.
Detyrë/Punë e pavarur: Jepet detyra: “Plotësoni në hartën memece rrugët e përshkruara nga lundërtarët e mëdhenj”.

VËMENDJE: Zhvillimi i mendimit kritik e krijues te fëmijët është një nga detyrat më kryesore të mësuesit/es të sotëm të
gjeografisë shkollore. Për këtë arsye, në çdo orë mësimi, duhet të krijohen situata të thjeshta problemore, të nxiten
diskutimet e lira ndërmjet nxënësve dhe të vlerësohen pozitivisht mendimet e pavarura të tyre.

You might also like