You are on page 1of 24

Eljana Brahja (Dosti)

Udhëzues për mësuesin

për tekstin shkollor

Edukimi për karrierën 12

Botime shkollore Albas


Plani mësimor i lëndës
Karriera 12 (kurrikula bërthamë)

Gjithsej 18 orë
Shënim.
Plan mësimor i sugjeruar
Planin mësimor dhe Librin e mësuesit mund ta shkarkoni nga faqja jonë e internetit: www.albas.al
Nëpërmjet kësaj adrese si dhe adresës sonë të postës elektronike info@albas.al, ju mundësohet kontaktimi me ne për çdo problem, sugjerim apo
bashkëpunim

Nr Kreu Tema Orët Objektivat Materialet


burimore
1. Kreu I – Hulumtimi i 1. 1 Cilësitë e një 1 - të japim përkufizimin e konceptit të sipërmarrjes;
sipërmarrjes sipërmarrësi - të zbërthejmë konceptin e sipërmarrësit;
(6 orë) - të identifikojmë cilësitë e një sipërmarrësi;
2. 1.2 Aftësitë e një 1 - të identifikojmë aftësitë e një sipërmarrësi;
sipërmarrësi - të paraqesim e aftësive specifike të një sipërmarrësi;
3. 1. 3 Veprimtari: Të njohim 1 - të hetojmë shembuj të sipërmarrjeve në komunitet;
sipërmarrjet e komunitetit tonë - të identifikojmë aftësi apo cilësi personale, për të zhvilluar një
intervistë me një sipërmarrës;
4. 1.4 Hapja dhe Zhvillimi i një 1 - të analizojmë rrugët e përfshirjes në një sipërmarrje;
sipërmarrje. - të përshkruajmë nivelet e zhvillimit të një sipërmarrjeje;
- të identifikojmë sfidat me të cilat përballet zhvillimi i një
sipërmarrjeje;
5. 1.5 Veprimtari praktike. 1 - të identifikojmë sipërmarrjet në komunitetin tonë;
Veçoritë e sipërmarrjeve në - të kategorizojmë sipërmarrjet sipas veçorive të tyre;
komunitet - të reflektojmë mbi shpërndarjen e sipërmarrjeve në komunitetin
tonë;
6. 1.6 Përsëritje 1
7. Kreu II – 2.1 Të vlerësojmë cilësitë - të identifikojmë cilësitë tona sipërmarrëse;
Vetëvlerësimi dhe tona sipërmarrëse - të identifikojmë pikat tona të forta dhe të dobëta, në lidhje me to;
sipërmarrja - të reflektojmë mbi mënyrat për zhvillimin e këtyre cilësive, duke
(4 orë) përdorur gjykimin individual;
8. 2.2 Veprimtari praktike. Të - të identifikojmë aftësitë tona sipërmarrëse;
vlerësojmë aftësitë tona - të identifikojmë pikat tuaja të forta dhe të dobëta, në lidhje me to;
sipërmarrëse - të identifikojmë njohuritë lidhur me sipërmarrjen;
- të reflektojmë mbi mënyrat për zhvillimin e këtyre aftësive, përfshi

1
këtu trajnimet e nevojshme, duke përdorur gjykimin tuaj personal;
9. 2.3 Mundësitë vetjake për - të eksplorojmë mundësitë tona për të filluar një sipërmarrje;
realizimin e një veprimtarie - të vlerësojmë veten dhe konkurrentët tuaj të mundshëm në këtë
sipërmarrëse drejtim;
- të identifikojmë cilësitë e personave të suksesshëm në
sipërmarrje;
10. 2.4 Përsëritje
11. Kreu III – Planifikimi 3.1 Veprimtari praktike. - të identifikojmë cilësitë e personave të suksesshëm në
dhe vendimmarrja për Intervistë me një sipërmarrës sipërmarrje;
karrierën - të organizojmë një takim/bisedë në klasë me një sipërmarrës;
(8 orë) - të menaxhojmë dhe realizojmë një takim/bisedë sipas hapave dhe
qëllimit të përcaktuar;
12. 3.2 Veprimtari praktike. - të hartojmë një plan të strukturuar veprimi për të ndërmarrë një
Planifikimi i vizitës në një vizitë në një biznes lokal;
sipërmarrje në komunitet - të organizojmë vizitën në një biznes lokal për të identifikuar cilësi
sipërmarrëse;
13. 3.3 Veprimtari praktike. - të hartojmë një plan veprimi për të përmirësuar aftësitë sipërmarrëse;
Përgatitja e raportit të vizitës në
një biznes lokal
14. 3.4 Përmirësimi i aftësive - të hartojmë një plan veprimi për të përmirësuar aftësitë
sipërmarrëse në praktikë sipërmarrëse;
15. 3.5 Teknologjia e informacionit - të vlerësojmë përdorimin e informacionit dhe të teknologjive të
dhe e komunikimit në komunikimit në një sipërmarrje biznesi;
sipërmarrje
16. 3.6 Përparësitë e punës në grup - të vlerësojmë përparësitë të punës në grupe;
- të japim shembuj konkretë për të treguar se cilat janë efektet
pozitive të punës në grup në rastin e sipërmarrjes;
17. 3.7 Si të marrim role - të ndërmarrim role udhëheqëse në grup në veprimtari konkrete;
organizatorësh në grup - të planifikojmë dhe organizojmë një mbledhje;
- të paraqesim një detyrë konkrete në komunitet;
18. 3.8 Përsëritje

2
HYRJE

Ky libër u vjen në ndihmë mësuesve për zhvillimin e orëve mësimore të tekstit bazë Edukimi
për karrierën (kurrikula bërthamë) të klasës së 12. Duhet theksuar se kjo është një lëndë sa e
bukur dhe e thjeshtë në dukje, po aq edhe e ndërlikuar për t’u transmetuar te nxënësit. Për të
organizuar një orë sa më efektive, mësuesi/ja duhet të mbështetet në format kryesore të
diskutimit, të cilat mund të praktikohen gjatë procesit të mësimdhënies:
 Të pyeturit e ndërsjellët
 Ushtrimi i të rrëfyerit
 Puna me tekstin
 Hetimi rreth pyetjes

Këto forma mund të përdoren për nivele të ndryshme objektivash e situata të ndryshme
mësimore, si lexime të tekstit, debate argumentuese, plotësime ushtrimesh, si dhe në çdo situatë
mësimore që mund të jetë e rastësishme.
Lënda Edukimi për karrierën do t’i njohë nxënësit me “botën reale”, e cila shpesh mund të jetë
shumë e ndryshme nga ajo se çfarë mund të kemi mësuar nga librat apo nga mënyra se si
gjithsecili prej nesh mund ta ketë ndërtuar në mendjen e tij. Shpesh i dëgjojmë fëmijët të
shprehen se çfarë do të bëhen kur të rriten dhe koha kalon shpejt. Ata rriten dhe ne i dëgjojmë
sërish të thonë se çfarë shkolle do të ndjekin për t’u bërë ai/ajo që kanë ëndërruar prej kohësh.
Adoleshentët janë ata të cilët shpesh i drejtojnë vetes pyetjen “Kush jam unë?”. Kjo vjen si
pasojë se ndodhen mes fëmijërisë dhe moshës së rritur. Në shumë raste duan të sillen si të rritur,
por arsyetojnë si fëmijë. Pikërisht, ky është rasti kur prindërit apo mësuesit ndërhyjnë, duke i
sjellë ata më pranë realitetit, duke ua shpjeguar se me rritjen e moshës, rriten edhe përgjegjësitë
dhe kërkohet mprehtësi për të qenë i qartë në zgjedhjet që kushtëzojnë jetën, sidomos në planin
profesional.
Jemi përballë pyetjes: Si mund t’i ndihmojmë nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e duhur? Për të
bërë një zgjedhje efikase mjafton që ta bazojmë atë tek aftësitë tona, te dëshirat apo talenti, te
vullneti për punë apo te arsye të jashtme, siç janë profesionet për të cilat ka vende të lira pune,
profesione që sjellin sa më shumë të ardhura? Për ta spastruar “mjegullën” që mbulon këto
pyetje, na ndihmon studimi i lëndës Edukimi për karrierën.
Ky tekst do t’i ndihmojë nxënësit që, nëpërmjet debatit, diskutimit, argumentimit, të nxitë tek
ata frymën kritike, si dhe aftësinë për të gjykuar në mënyrë individuale, argumentuar, i ndihmon
ata t’i kthejë përgjigje pyetjes “Kush jam unë?”, për të kuptuar: “Unë dëshiroj të bëhem...” dhe
“Unë mund të bëhem...”, të cilat shpesh janë dy gjëra krejt të ndryshme, që rrallë mund të kenë
përputhshmëri me njëra-tjetrën.

STRUKTURA

Teksti Edukimi për karrierën është strukturuar në tre krerë:


 Kreu I: Hulumtimi i sipërmarrjes (6 orë)
 Kreu II: Vetëvlerësimi dhe sipërmarrja (4 orë)
 Kreu III: Planifikimi dhe vendimmarrja për karrierën (8 orë)
Në kreun e parë nxënësi do të njihet me konceptet bazë që trajton kjo lëndë, do të identifikojë
cilësitë dhe aftësitë që duhet të gëzojë një sipërmarrës, si dhe me rrugët për ngritjen e një
sipërmarrjeje.
Në kreun e dytë nxënësi do të bëjë një vetëvlerësim duke përcaktuar anët e forta dhe të
dobëta të tyre të aftësive të veta si sipërmarrës.
Në kreun e tretë nxënësi përmes veprimtarive të ndryshme, të aftësohet që të hartojë një plan
veprimi sipërmarrjeje, duke e përballur kështu veten me të papriturat që mund të ofrojë realiteti.

3
KREU I - HULUMTIMI I SIPËRMARRJES

Tema 1. Cilësitë e një sipërmarrësi


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të përkufizojë konceptin e sipërmarrjes;
N.M. - të përshkruajë cilësitë e një sipërmarrësi;
N.L. - të vlerësojë rëndësinë që ka arsimimi për një sipërmarrës/e.1

Mjete dhe materiale: shkumësa me ngjyra, figura të sipërmarrësve të profesioneve të ndryshme


në punën e tyre.

Fjalë kyç: sipërmarrës, sipërmarrje, cilësi, komunikim, pasion, bashkëpunim, përkushtim, saktësi,
qartësi, mirënjohje, optimizëm, shoqërizim, model drejtuesi, frikë nga dështimet

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Diskutim për njohuritë Punë me klasën
paraprake
Realizimi i kuptimit Punë me grupe / Pema e Punë në grupe
mendimeve
Reflektimi Shkrim i shpejtë / Diskutim Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Diskutim për njohuritë paraprake


Mësuesi/ja diskuton me të gjithë nxënësit rreth njohurive që ata kanë mbi sipërmarrjen, duke u
drejtuar pyetje, si:
- Ç’kuptoni me fjalën “sipërmarrje”?
- Kush mund të cilësohet sipërmarrës? Çfarë cilësish duhet të ketë ai?
- Cili prej jush ka ndonjërin nga prindërit sipërmarrës?
- Njihni sipërmarrës të suksesshëm në komunitetin tuaj?
- Nëse ndonjëri prej jush synon të bëhet sipërmarrës, cilat janë disa arsye kryesore?

Realizimi i kuptimit. Punë me grupe / Pema e mendimit


Pasi mësuesi/ja u shpjegon termat “sipërmarrje” dhe “sipërmarrës”, ndan klasën në 12 grupe të
vogla pune, duke i caktuar pjesën që secili grup duhet të kryejë (nga një nënçështje të pjesës
“Cilësitë e një sipërmarrësi”).
Mësuesi/ja i lë nxënësit disa minuta që të mendohen e të diskutojnë mendimet e tyre me
pjesëtarët e tjerë të grupit. Pastaj grupet zgjedhin një përfaqësues, i cili i shkruan ato në tabelë.

12 CILËSITË e një sipërmarrësi


- Vetëbesimi – cilësi unike e sipërmarrësit
- Ndjenja e pronësisë – ndjenja e përgjegjësisë
- Komunikimi çelësi i suksesit
- Pasioni për të mësuar – nga gabimet, nga punonjësit, nga trajnimet, nga kërkimet
- Bashkëpunimi – puna në ekip, shkëmbimi i ideve, produkteve e shërbimeve: më shumë
sukses
- Sisteme drejtimi – caktimi i sistemeve për zgjidhjen e problemeve të mundshme
- Përkushtimi – këmbëngulja në përmbushjen e planeve dhe synimeve

1
Shënim. Shkurtimet te objektivat kanë këto kuptime: N.B. = niveli bazë; N.M. = niveli mesatar; N.L. = niveli i lartë.

4
- Mirënjohja – respektimi e mirënjohje ndaj bashkëpunëtorëve, konkurrentëve, punonjësve
apo klientëve
- Optimizmi – mendimi pozitiv: forcë lëvizëse për të ecur para
- Shoqërizimi – shoqërimi me grupe miqsh brenda dhe jashtë: i frytshëm
- Model drejtuesi – ai që nxit talentet, vlerësim, mbështetje dhe shpërblim i tyre
- Mospasja frikë nga dështimet - përballja me frikën nga rreziku ose suksesi
-

Vetëbesimi
Pasioni për Ndjenja e
të mësuar pronësisë

Përkushti Komunikimi
mi

Model CILËSITË e Bashkëpu-


një
drejtuesi sipërmarrësi nimi

Shoqërizi Sisteme
mi drejtimi

Optimizmi Mospasja
Mirënjohja frikë

Reflektimi. Shkrim i shpejtë / Diskutim


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të shkruajnë në fletore se cilat prej cilësive që mësuan janë më të
rëndësishmet, duke i renditur ashtu siç mendojnë. Nga diskutimi del se renditjet janë nga më të
ndryshmet. Atëherë mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të argumentojnë renditjen që bënë dhe të
shpjegojnë pse nuk ka vetëm një renditje të vetme të saktë.
Mësuesi/ja shkruan në tabelë shprehjen e Bill Gejtsit: “Ne ishim të rinj, por kishim këshilltarë të
mirë, ide të mëdha dhe shumë entuziazëm.” dhe e komenton së bashku me nxënësit.

Vlerësimi i nxënësve. Mësuesi/ja vlerëson në mënyrë inkurajuese ata nxënës që shfaqin saktësi
dhe pavarësi në dhënien e mendimit, si dhe forcë argumentuese për çdo cilësi të sipërmarrësit.

Detyrë. Mblidhni të dhëna statistikore ose kuriozitete nga interneti rreth sipërmarrësve më të
shquar dhe më të njohur në botë.

Tema 2. Aftësitë e një sipërmarrësi


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të identifikojë aftësitë e një sipërmarrësi;
N.M. - të shpjegojë rëndësinë e aftësisë komunikuese;
N.L. - të vlerësojë te vetja aftësitë e tij/saj sipërmarrëse.

Fjalë kyç: aftësi sipërmarrëse: teknike dhe operative, ndërpersonale, konceptuale,


diagnostikuese, komunikuese, vendimmarrëse, menaxhuese, organizative, financiare,
reklamuese, tregtuese, shërbyese

5
Mjete dhe materiale: të dhëna statistikore ose kuriozitete nga interneti rreth sipërmarrësve më të
shquar dhe të njohur në botë.

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Organizimi i nxënësve
Evokimi Lojë në role / Diskutim Punë me klasën
Realizimi i kuptimit Punë me grupe / Pema e Punë në grupe
mendimeve
Reflektimi Punë me tekstin Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Lojë në role / Diskutim


Mësuesi/ja ngre tri çifte nxënësish të ndërtojnë nga një dialog për tre tipa të ndryshëm
komunikimi të një sipërmarrësi: me të punësuarit, me partnerët dhe me klientët. Më pas
diskutojnë rreth 12 cilësive të sipërmarrësit, me të cilat u njohën orën e mëparshme.
Më pas shkruan në tabelë konceptet “aftësi” dhe “cilësi”, dhe u kërkon nxënësve të thonë se si i
kuptojnë ato.

Cilësi = shkalla e vlerave ose e dobisë së diçkaje


= tipare dalluese
= tërësia e tipareve që përbën të veçantën e një sendi, dukurie a procesi

Aftësi = shkalla e përgatitjes dhe gatishmëria për të kryer një veprimtari, mundësia për të
përballuar diçka

Realizimi i kuptimit. Përvijim i të menduarit


Për të evidentuar aftësitë e një sipërmarrësi, mësuesi/ja mund të ndjekë dy rrugë: ose t’i ndajë
nxënësit në grupe treshe, që të lexojnë një nga aftësitë dhe më pas të diskutojnë për to, ose u lë
nxënësve një kohë të mjaftueshme për të lexuar të gjithë materialin mësimor dhe më pas
diskutojnë rreth veçorive të çdo aftësie duke dhënë shembuj konkretë nga jeta e përditshme e
duke sjellë situata të ndryshme për të ilustruar çdo rast që përmendet. Ndërkohë plotësohet
skema në tabelë. Nëpërmjet kësaj veprimtarie mësuesi/ja vlerëson përvetësimin e njohurive nga
nxënësit.

12 AFTËSITË sipërmarrëse
teknike dhe operative
– specialist i aftë profesionalisht
– trajnues profesionist
– mbikëqyrës i vëmendshëm i stafit
– njohës i kërkesave të konsumatorit
ndërpersonale
- aftësi komunikuese
- aftësi bashkëpunuese
- aftësi për të kuptuar e motivuar individët apo grupet brenda dhe jashtë
sipërmarrjes

konceptuale
– zotësia për të menduar në mënyrë abstrakte,
– aftësi analizuese dhe sintetizuese (të njohë problemet e çdo mjedisi dhe t’i
integrojë ato me njëra-tjetrën si një të tërë),
– aftësi të përdorin strategji: të planifikojnë veprimet e përgjithshme dhe të
përgatiten për organizuar dhe për t’i drejtuar ato,
– të jenë vizionarë
– zotësia për të diktuar kohën e duhur, situatën e duhur, personat e duhur

6
diagnostikuese
- aftësi për të parashikuar / mbikëqyrur
- aftësi për të analizuar shkaqet e pasojat
- aftësi që të gjejë zgjidhje

komunikuese
- komunikimi, dëgjimi dhe kuptimi i individëve në mënyrë të drejtpërdrejtë e jo në
rrugë formale
- përcjellja e ideve dhe informacioneve te vartësit sa më qartë
vendimmarrëse
- marrja e vendimeve të duhura
- përcaktimi i problemeve
- përcaktimi i mënyrave frytdhënëse e me sa më pak dëme për kalimin e
problemeve

menaxhuese
- të stafit (delegimi i detyrave)
- të kohës (cila prej punëve ka përparësi)

organizative
- planifikimi dhe organizmi i punës personale dhe të stafit
- organizimi i burimeve materiale të jenë në vendin e kohën e duhur
- planifikimi i detajeve
- planifikimi i kohës

financiare
- mbajtja e llogarive
- procedurat e kontabilitetit
- planifikimi e kontrolli buxhetor

marketing
- hartimi i një plan-biznesi
- hulumtimi i tregut
- reklamimi i produkteve

tregtuese
- aftësitë në shitje
- aftësi për të bindur klientët apo shpërndarësit për produktin

shërbyese
- aftësia për t’iu shërbyer klientëve

Reflektimi. Punë me tekstin


Nxënësit punojnë ushtrimin 1 të rubrikës Praktikë në faqen 10 të tekstit. Më pas punojnë në çift
me shokun e bankës, duke i kërkuar që shoku i bankës të vlerësojë nëse i gëzon aftësitë e
shënuara. Pasi të kenë kanë përfunduar, mësuesi/ja cakton disa çifte nxënësish të shprehin
mendimet e tyre. Nxënësit, së bashku me mësuesin/en diskutojnë rreth ndryshimeve që hasën në
vlerësimet që nxënësit i bënë vetes dhe vlerësimit që u bëri shoku i bankës.
Nëse mbetet kohë në dispozicion, mësuesi/ja ngre disa nxënës të lexojnë kuriozitetet dhe
statistikat e sipërmarrësve të suksesshëm, që ata kanë marrë nga interneti.

Vlerësimi i nxënësve. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit që kanë qartësi mendimi dhe japin shembuj
konkretë për të ilustruar një situatë praktike. Sugjerohet që mësuesi/ja të vlerësojë nxënësin duke
u mbështetur në:

7
 saktësinë e vlerësimit që ata japin për veten,
 aftësinë argumentuese të mendimit të tyre,
 respektimit të mendimit të tjetrit,
 shkallën e pjesëmarrjes së nxënësve.

Tema 3. Veprimtari praktike. Të njohim sipërmarrjet e komunitetit tonë

Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:


- të hetojë shembuj të sipërmarrjeve në komunitet;
- të identifikojë aftësi personale për të zhvilluar një intervistë me një sipërmarrës.

Shënim. Kjo orë mësimore mund të zhvillohet sipas mundësive të klasës. Më poshtë po
sugjerojmë dy mënyra, në të cilat nxënësit kanë mundësi të drejtpërdrejta për t’u drejtuar pyetje
sipërmarrësve.

 Vizitë në një biznes


Nxënësve mund t’u mundësohet vizita në një nga sipërmarrjet që ndodhen aty pranë,
duke u njohur kështu më nga afër me aftësitë apo cilësitë e një sipërmarrësi.

 Ftesë për një takim me një sipërmarrës/e


Mësuesi/ja mund të ftojë në klasë prindër të nxënësve ose persona të tjerë, të cilët janë
sipërmarrës të ndonjë firme a biznesi.

Zhvillimi i veprimtarisë

1. Paraprakisht, mësuesi/ja, së bashku me nxënësit piketojnë në hartën e qytetit disa nga


sipërmarrjet më të rëndësishme, duke u kujdesur të ketë larmi në llojin e përzgjedhjes së
tyre (biznes industrial, arsimor, blegtoral, shitblerjesh etj.).
2. Më pas diskutojnë për të vendosur se cili është më i përshtatshmi për t’u vizituar, në
mënyrë që të organizojnë kohën dhe mënyrën se si do të shkojnë atje. Caktojnë personat
që do të komunikojnë me drejtuesit (sipërmarrësit), për të vendosur kushtet e takimit.
3. Përgatitja e pyetjeve që do të drejtohen (mësuesi/ja udhëzon të mos bien në përsëritje).
4. Organizimi konkret (në terren) i veprimtarisë.
5. Diskutimi i mbarëvajtjes së veprimtarisë.
6. Shkrimi i përmbledhjes dhe i reflektimeve.

Në fund të kësaj ore mësuesi/ja bisedon me nxënësit rreth të përbashkëtave që mund të kishte
gjithsecili prej tyre me këta sipërmarrës.

Detyrë. Sillni në klasë reklama, njoftime ose fletëpalosje që reklamojnë një biznes të ri.

Tema 4. Hapja dhe zhvillimi i një sipërmarrjeje


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të përshkruajë mënyrat e përfshirjes në një sipërmarrje;
N.M. - të evidentojë nivelet e zhvillimit të një sipërmarrjeje;
N.L. - të analizojë sfidat me të cilat përballet zhvillimi i një sipërmarrjeje.

Fjalë kyç: hapja e një biznesi/sipërmarrjeje: ide / koncept, blerja e një biznesi ekzistues,
franshiza, biznes familjar; nivelet e zhvillimit të një sipërmarrjeje: mendësia e vetëpunësimit,
perspektiva sipërmarrëse, sjellja si drejtues, sipërmarrësi investitor, sipërmarrësi i vërtetë.

8
Mjete dhe materiale: reklama ose fletëpalosje që reklamojnë një biznes të ri (butik, vinotekë,
shkollë, laborator, klinikë etj.)

Struktura e mësimit: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Organizimi i nxënësve
Parashikimi Bisedë e lirë Diskutim
Ndërtimi i kuptimit Kllaster Punë në grupe
Përforcimi i njohurive Shkrim i lirë Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Bisedë e lirë


Mësuesi/ja vendos në tabelë materialet që kanë sjellë nxënësit: reklama, fletëpalosje, njoftime që
reklamojnë një biznes të ri që sapo është hapur.
Së bashku me nxënësit diskutojnë se ç’hapa do të ndiqnin, nëse duhej të hapnin një biznes të ri
(përcaktimi i llojit të biznesit, planifikimi, organizimi, gjetja e burimeve materiale, gjetja e burimeve
njerëzore, gjetja e burimeve financiare, zbatimi, kontrolli etj.).
Më pas diskutojnë proverbin kinez: “Të hapësh një dyqan është e thjeshtë, ta mbash hapur atë
është art.”, duke bërë përqasjen me kërkesat e kohës dhe zhvillimet e pandërprera e të vrullshme
të teknologjisë.

Realizimi i kuptimit. Kllaster


Për këtë mësim mësuesi/ja zhvillon një kllaster, të cilin e shkruan në formë skeme në tabelë,
duke u mbështetur në çështjet:
- Cilat janë disa nga mënyrat e përfshirjes në një sipërmarrje?

Mënyrat e përfshirjes në një sipërmarrje



Nisja e një firme të re nga hiçi

Blerja e një biznesi ekzistues

Operimi nëpërmjet një franshize

Nisja e një biznesi familjar

- Cilat janë nivelet e zhvillimit të një sipërmarrjeje?

Nivelet e zhvillimit

Mendësia e vetëpunësimit

Perspektiva sipërmarrëse

Sipërmarrësi drejtues

Sipërmarrësi investitor

Sipërmarrësi i vërtetë

Gjatë shpjegimit, mësuesi/ja u kërkon nxënësve të plotësojnë me shembuj nga jeta reale, raste
që ata i njohin konkretisht apo ide, ashtu siç i mendojnë. Nëse rastet nuk përputhen me
shpjegimin e radhës, mësues/ija ndërhyn te saktësojë.

9
Përforcimi. Shkrim i lirë
Mësuesi/ja i lë nxënësit të plotësojnë ushtrimin e rubrikës Praktikë, në faqen 14 në mënyrë
individuale. U kërkon nxënësve të shprehin mendimin e tyre rreth çështjes: “Çfarë rruge do të
ndiqja për t’u përfshirë në një sipërmarrje?”.
Më pas ata komentojnë thënien e Peter Drukerit: “Kudo që shikoni një biznes të suksesshëm,
dikush ka guxuar”.

Vlerësimi i nxënësve. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit, duke u mbështetur në angazhimin,


qartësinë në formulimin e ideve, si dhe aftësive krijuese e përzgjedhëse në detyrën e dhënë.

Detyrë. Ushtrimi 2. i rubrikës Mendimi kritik, faqe 14.

Detyrë plus. Mblidhni informacion nga prindërit rreth sipërmarrjeve që ekzistojnë në komunitetin
tuaj. Sillni pamje e fotografi të këtyre sipërmarrjeve, duke u kujdesur që llojet e biznesit dhe të
industrisë të jenë sa më të larmishme. Merrni gjithashtu edhe mjetet: kartonë me ngjyra, ngjitës,
gërshërë, lapostila.

Tema 5. Veprimtari praktike. Veçoritë e sipërmarrjeve


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
- të identifikojë tre sektorët e industrisë që veprojnë në komunitetin e tij;
- të kategorizojë sipërmarrjet sipas veçorive të tyre;
- të reflektojë mbi shpërndarjen e sipërmarrjeve në komunitetin e tij.

Mjete dhe materiale: kartonë me ngjyra, ngjitës, gërshërë, lapostila; pamje e fotografi të tipave
të ndryshëm të sipërmarrjeve të fushës së biznesit dhe të industrisë.

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Organizimi i nxënësve
Evokimi Stuhi mendimi Diskutim
Realizimi i kuptimit Punë në grupe / Turi i galerisë Punë praktike
Reflektimi Shkrim i lirë Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Stuhi mendimi


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të diskutojnë rreth temës: “Të gjithë jemi konsumatorë”. Pasi
përmendin llojet e sendeve e shërbimeve që konsumojmë, nxënësit përmendin llojet e bizneseve
që gjenden në komunitetin e tyre. Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i përmbledh në skemën Stuhi
mendimi, e cila do t’u shërbejë edhe në pjesën tjetër të mësimit.

Sipërmarrjet rreth nesh


dyqane
mobilieri
furrat e bukës
fabrikat e përpunimit të qumështit/mishit
restorante
noteri
klinika mjekësore
laboratorë
banka
agjenci udhëtimesh
pastrim kimik
kompanitë telefonike

10
firmat e ndërtimit
shkollat private

Realizimi i kuptimit. Punë në grupe / Turi i galerisë


Pasi shkruan përgjigjet e tyre në tabelë, i ndan ato sipas sektorëve të veçantë:

Firmat që prodhojnë produkte


Firmat e lëndëve të para (si dru, peshk etj.)
Firmat bujqësore e blegtorale
Firmat e prodhimit të produkteve
Firmat minerare e të naftës
Firmat që tregtojnë
Shitësit me shumicë
Shitësit me pakicë
Shërbimet
Firma të vogla shërbimi
Firma financiare

Pasi mësuesi/ja ndan në kategori llojet e sipërmarrjeve, nxënësit, të ndarë në tri grupe, e
realizojnë këtë skemë nëpër kartonë me ngjyra, duke ngjitur pamjet që kanë sjellë (mësuesi/ja i
ka porositur paraprakisht një orë më parë).

Reflektimi. Diskutim i lirë


Gjatë punës nxënësit diskutojnë e shkëmbejnë mendime për sipërmarrjet më të kërkuara/ më të
pëlqyera të kohës, cilat janë shërbimet që “çalojnë”, qofshin private apo shtetërore, ku duhen
ndërhyrje që ato të jenë sa më afër nevojave të konsumatorëve, cilat shërbime duhen reduktuar
etj.

Tema 6. Përsëritje
Konkurs. Kjo orë mësimore mund të organizohet në disa mënyra, njëra prej të cilave është
metoda e konkursit e përshkruar në test.

Punë në grupe. Një tjetër mënyrë është puna me grupe, ku secilit grup i jepet një fishë në të cilën
është shkruar një koncept. Nxënësit do të plotësojnë një skemë në fletore apo në letër A4, ku të
përfshijnë të gjitha karakteristikat që përfaqëson ai term.

Cilësitë e sipërmarrësit Aftësitë e sipërmarrësit

Nivelet e zhvillimit të një sipërmarrjeje Mënyrat e hapjes së një sipërmarrjeje

Kategorizimi i sipërmarrjeve

Diskutim. Pasi nxënësit përgjigjen rreth detyrës së dhënë, diskutojnë rreth krahasimit të
sipërmarrjes me mamuthin të Kilbit.

11
KREU II - VETËVLERËSIMI DHE SIPËRMARRJA

Tema 1. Të vlerësojmë cilësitë tona sipërmarrëse


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të dallojë pikat e tij më të forta si një sipërmarrës;
N.M. - të krahasojë pikat e tij më të forta me ato më të dobëta;
N.L. - të parashikojë nëse mund të jetë një sipërmarrës i suksesshëm në të ardhmen.

Fjalë kyç: cilësitë e mia si sipërmarrës, pika të forta, pika të dobëta, përmirësim, listë kontrolli,

Mjete dhe materiale: teksti

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Diskutim për njohuritë paraprake Punë me klasën
Realizimi i kuptimit Veprimtari me lexim të drejtuar Punë me tekstin Punë individuale
(VLD)
Reflektimi Diskutim i lirë Punë në grupe

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Diskutim për njohuritë paraprake


Mësuesi/ja së bashku me nxënësit rikujtojnë njohuritë e marra në kreun e parë rreth cilësive dhe
aftësive që duhet të gëzojë një sipërmarrës i suksesshëm.

Realizimi i kuptimit. Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)


Punë me tekstin. Nxënësit plotësojnë në mënyrë të pavarur ushtrimet në faqen 18 dhe 19. U lihet
kohë në dispozicion për të punuar. Pastaj mësuesi/ja cakton disa prej nxënësve të paraqesin
mendimet e tyre, pikat e dobëta apo të forta, pastaj diskutojnë me shokët dhe mësuesi/ja, nëse
ky vetëvlerësim ka qenë i saktë.
Më pas nxënësit diskutojnë thënien e Donald Trampit, duke sjellë shembuj nga jeta e tyre, kur u
është dashur të bëjnë një punë të cilën e kanë bërë me dëshirë dhe ç’rezultate ka pasur një punë
kur është bërë me detyrim, pra, jo me dëshirë.
Ata gjithashtu mund të komentojnë raste kur moshatarët e tyre janë bërë të njohur nëpër
spektakle konkurruese televizive, të tregojnë se cilët kanë qenë sfidat e ndërmarra dhe si i kanë
kapërcyer ato, apo të diskutojnë se ç’vendime do të kishin marrë po të kishin qenë në vend të
tyre në një moment kyç të caktuar.

Reflektimi. Diskutim i lirë


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të diskutojnë njëri pas tjetrit rreth mënyrave të ndryshme se si
mund t’i përmirësojnë ata aftësitë që kanë.
- Çfarë parashikoni për të ardhmen tuaj?
- Si do të mund t’i përdornit ju cilësitë tuaja sipërmarrëse?

Vlerësimi i nxënësve. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit që punojnë në mënyrë korrekte me librin.


Përgjigjet e tyre duhet të jenë të qarta duke iu përmbajtur pyetjeve të dhëna. Formulimi duhet të
jetë sa më i saktë.

12
Tema 2. Veprimtari praktike. Të vlerësojmë aftësitë tona sipërmarrëse
Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të evidentojë aftësitë e tij sipërmarrëse;
N.M. - të analizojë pikat e tij të forta dhe të dobëta.

Struktura e mësimit: PNP


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Përvijim i të menduarit Diskutim
Ndërtimi i kuptimit Punë individuale Punë në grupe
Përforcimi i njohurive Shkrim i lirë Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Përvijim i të menduarit


Bëhet një përsëritje të koncepteve kryesore të temave të kaluara. Kjo e bën nxënësin të jetë më i
përgatitur për të bërë punë krahasuese. Mësuesi/ja përmend disa nga aftësitë që duhet të gëzojë
një sipërmarrës dhe i shënon ato në tabelë.

Ndërpersonale

Organizative Konceptuale
Aftësitë

Vendimmarrëse Komunikuese

Ndërtimi i kuptimit. Punë individuale


Mësuesi/ja orienton nxënësit për plotësimin e tabelës në faqen 20, rreth pikave më të forta dhe
më të dobëta për sipërmarrje të gjithsecilit. Nëse nxënësit kanë paqartësi apo gjëra të
diskutueshme, mësuesi/ja saktëson apo shpjegon, sipas rastit. Nxënësit lexojnë përfundimet në
klasë, duke i diskutuar së bashku me të tjerët.

Përforcimi. Punë me grupe


Pas përfundimit të këtij ushtrimi mësuesi/ja ndan klasën në tri grupe. Secili prej grupeve duhet të
zgjedhë një përfaqësues. Mësuesi/ja nxjerr përfaqësuesit në tabelë, të cilët e plotësojnë me
ndihmën e grupit. Mësuesi/ja udhëzon nxënësit që të mos dalin nga tema.

Njohuritë Shumë të mira Të përshtatshme Të pamjaftueshme


Kompjuterike
Gjuhë e huaj
--------

Pasi nxënësit kanë përfunduar, lexojnë përfundimet. Mësuesi/ja mundohet t’i orientojë nxënësit
për mënyrat se si mund t’i fitojnë këto njohuri.

13
Tema 3. Mundësitë vetjake për realizimin e një veprimtarie sipërmarrëse

Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:


N.B. - të dallojë pikat e tij më të forta dhe të dobëta si një sipërmarrës;
N.M. - të vlerësojë mundësitë personale për realizimin e një veprimtarie sipërmarrëse;
N.L. - të vlerësojë veten dhe konkurrentët.

Fjalë kyç: mundësi, vlerësim i mundësive, vetëvlerësim, konkurrentë, analiza SWOT,

Mjete dhe materiale: teksti, kartonë me ngjyra, një karton i madh.

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Shkrim i lirë Punë individuale
Realizimi i kuptimit Organizuesi grafik / Rrjeti i Punë në grupe
diskutimit
Reflektimi Ditari i të nxënit Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Shkrim i lirë


Mësuesi/ja pyet nxënësit:
- Cilat janë disa nga veprimtaritë sipërmarrëse që ju njihni? Shënoni në tekst tri prej tyre që
ju interesojnë më shumë.
- Pse keni zgjedhur këto tri sipërmarrje?
Nxënësit përshkruajnë dhe argumentojnë zgjedhjet e tyre. Përfundimet diskutohen në klasë.

Realizimi i kuptimit. Organizuesi grafik / Rrjeti i diskutimit


Mësuesi/ja i pyet nxënësit rreth konceptit “mundësi” dhe shpjegon se përveç cilësive dhe aftësive
shumë të mira që duhet të ketë një sipërmarrës (karakteristika këto të brendshme), një rol të
rëndësishëm në suksesin e sipërmarrjes zë edhe mundësia, e po ashtu edhe konkurrenca
(karakteristika këto të jashtme).

Suksesi i një sipërmarrjeje


 
kushte të brendshme kushte të jashtme
 
Cilësi Mundësi
 
Aftësi Konkurrencë

Mësuesi/ja shkruan në dërrasën e zezë fjalën “konkurrencë” dhe i lë nxënësit të shprehin se


ç’kuptojnë me këtë koncept. Më pas jep shpjegimin e saktë, përkufizimin e tij.
Pasi një nxënës lexon me radhë paragrafët e mësimit, të cilët diskutohen nga të gjithë
(mësuesi/ja përpiqet të ftojë në diskutim nxënës të çdo niveli), duke i ilustruar me situata
konkrete, mësuesja shtron pyetjen për rrjetin e diskutimit duke e shkruar atë në tabelë.

Pro Kundër

A është gjithnjë konkurrenca një faktor frenues?

14
Më tej mësuesi/ja vijon me shpjegimin e analizës
SWOT, si mënyra më e mirë për të vlerësuar e
analizuar pikat e forta e të dobëta të një
sipërmarrësi dhe të konkurrentëve apo edhe e
mjedisit rreth biznesit.
Mësuesi/ja e ndan klasën në dy grupe, të cilëve u
jep si detyrë të plotësojnë faktorët e brendshëm
dhe faktorët e jashtëm të analizës SWOT në
kartonët me ngjyra në formë skedash, si në
figurën e dhënë.

Reflektimi. Ditari i të nxënit


Pasi mësuesi/ja i njeh nxënësit me disa nga sjelljet e konkurrentëve, u kërkon atyre të
argumentojnë se si do të vepronin në të tilla raste. Më pas shtron pyetjen:
- A i shërben konkurrenca konsumatorit? Nëse po, në ç’mënyrë?

Detyrë. Ushtrimi 3 i rubrikës Mendimi kritik, faqe 24.

Tema 2. Përsëritje – Kreu II


Struktura e mësimit: PNP
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Parashikimi Diskutim i njohurive Diskutim Punë me klasën
paraprake
Ndërtimi i kuptimit Përvijim i të menduarit Punë në grupe
Përforcimi i njohurive Ditari i të nxënit Punë individuale

Zhvillimi i mësimit

Parashikimi. Diskutim i njohurive paraprake


Mësuesi/ja bën një përsëritje të përgjithshme të njohurive të marra në këtë kapitull. Nxënësit
orientohen të njihen me pyetjet e librit në faqe 26. Mësuesi/ja pyet disa prej nxënësve, duke u
munduar të nxisë mendimin kritik e krijues.

Ndërtimi i kuptimit. Përvijim i të menduarit


Mësuesi/ja organizon klasën në 6 grupe. Tri prej grupeve duhet të jenë partnerë në një
sipërmarrje të zgjedhur nga ata vetë. Tri grupet e tjera duhet të jenë konkurrentët e tri grupeve të
para. Mësuesi/ja u kërkon gupeve të bëjnë një analizë SWOT të mundësive për sipërmarrje, të
vetë grupit, si dhe të konkurrencës.

Analiza SWOT

Mundësitë për sipërmarrje Grupi Konkurrentët

15
Grupeve u lihet kohë për të reflektuar dhe për të plotësuar tabelën. Më tej, përfaqësuesi i grupit
prezanton analizat dhe nxënësit diskutojnë rreth përfundimeve. Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të
evidentojnë çështje që nuk i kishin marrë parasysh dhe të japin mendimin se si do t’i zgjidhin ato.

Përforcimi. Ditari i të nxënit


Mësuesi/ja u jep nxënësve një model testi për të vlerësuar aftësitë sipërmarrëse dhe u sugjeron
atyre të provojnë edhe teste të tjera të cilat mund t’i gjejnë në internet.

Vlerësimi i nxënësve. Mësuesi/ja vlerëson nxënësit duke u bazuar në frymën e bashkëpunimit


në grup si dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj ore.

16
KREU III - PLANIFIKIMI DHE VENDIMMARRJA PER KARRIERËN
Shënim
1. Kreu III është më tepër praktik, prandaj mësuesit mund ta organizojnë sipas mundësive që i paraqiten.
2. Temat e tri veprimtarive praktike (temat 1, 2 dhe 3) të këtij kreu realizohen njëra pas tjetrës.

Veprimtaria 1 – Intervistë me një sipërmarrës


Në orën e parë do të realizohet një intervistë me një sipërmarrës të ftuar në klasë. Nxënësit mund t’i
drejtojnë pyetje të ndryshme, për të kuptuar edhe më mirë se për çfarë ka nevojë një sipërmarrje që të
lindë dhe zhvillohet. Për këtë nxënësit duhet të përgatiten paraprakisht, duke ndjekur hapat se si
organizohet një bisedë/intervistë, të kenë ndarë detyrat, të kenë gjetur mjedisin e përshtatshëm, të jenë
pajisur me mjetet e nevojshme (kamera, projektor, aparat fotografik, formatet e vlerësimit, pyetësorët etj.)

Veprimtaria 2 – Planifikimi i vizitës në një sipërmarrje lokale


Në këtë orë mësimore nxënësit do të mësojnë se si planifikohet praktikisht një vizitë në një sipërmarrje
lokale, e cila do të shërbejë për realizimin e vizitës konkrete në orën e ardhshme. Mësuesi/ja, së bashku
me nxënësit, hartojnë një plan veprimi të strukturuar, duke ndarë detyrat e rolet. Mësuesi/ja i orienton që,
pasi të përcaktojnë emrin e sipërmarrësit dhe firmës së tij, nxënësit duhet ta njoftojnë atë në lidhje me
vizitën dhe natyrën e saj, të caktojnë datën, orën dhe vendin e takimit duke shqyrtuar mundësitë e
përbashkëta. Pasi të akordojnë këto detaje, ata do të kujdesen të organizojnë mënyrën e mbërritjes, lejen
nga shkolla e prindërit, të përgatisin pyetjet që do i drejtojnë sipërmarrësit, si dhe të pajisen me mjetet
(bllok shënimesh, kamera, aparat, stilolaps etj.). Mësuesi/ja u rikujton se koha nuk është e pakufizuar,
ndaj ata duhet të bëjnë kujdes të mos përsërisin pyetjet e njëri-tjetrit, të dëgjojnë me vëmendje dhe të
mbajnë shënime, të cilat do t’u shërbejnë për plotësimin e raportit të vlerësimit. Gjithashtu mësuesi/ja u
flet edhe për rëndësinë e paraqitjes së jashtme, një veshje e thjeshtë dhe etike.

Veprimtaria 3 – Vizita në një sipërmarrje lokale. Përgatitja e raportit të vlerësimit


Nxënësit përgatitin raportin e vizitës në një sipërmarrje lokale. Në këtë veprimtari përgjegjësia është edhe
më e madhe. Mësuesi/ja i orienton për përgatitjen e vizitës, qëllimin e saj, pyetjet, rolet dhe përgjegjësitë
individuale, si dhe për vlerësimin e saj. Gjatë kësaj vizite nxënësit mbajnë shënime të cilat do t’u
shërbejnë për të plotësuar pyetjet e paraqitura në libër.

Shënim.
Sugjerohet që të ndiqni përshkrimin e hapave 1,2... në tekstin mësimor.

Tema 4. Përmirësimi i aftësive sipërmarrëse në praktikë


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të evidentojë aftësitë individuale si sipërmarrës;
N.M. - të hartojë një plan veprimi për të përmirësuar aftësitë sipërmarrëse.

Fjalë kyç: qëllime për të përmirësuar aftësitë, plan-veprimi, motivim, vetëmotivim, sukses, sistemi i
vlerave: ndershmëria, rritja vetjake e profesionale, të qenët bashkëpunues, jokonfliktual, disiplinuar,
fleksibël; përparësi/jopërparësi, rezultat.

Mjete dhe materiale: teksti, kuriozitete nga interneti rreth mënyrës sesi i kanë përmirësuar ata aftësitë e
tyre sipërmarrëse

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Parashikimi me terma paraprake
Realizimi i kuptimit Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)
Reflektimi Diskutim i lirë

17
Zhvillimi i mësimit

Evokim. Parashikimi me terma paraprakë


Mësuesi/ja shkruan në tabelë disa fjalë kyç, me të cilat nxënësit janë njohur në mësimet e kaluara:
▪ sipërmarrës,
▪ aftësitë e sipërmarrësit,
▪ cilësitë e sipërmarrësit,
▪ anët e forta, anët e dobëta.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të ndërtojnë një lidhje midis tyre, duke ndërtuar një tekst me karakter
shpjegues. Mësuesi/ja dëgjon me kujdes tekstet që nxënësit kanë krijuar dhe ndërhyn me pyetje ose
saktëson kur paraqitet rasti, duke i orientuar përgjigjet e tyre drejt temës së ditës.

Realizim i kuptimit. Veprimtari me lexim të drejtuar (VLD)


Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë mësimin në faqen 35, duke mbajtur shënim konceptet kryesore.
Ai/ajo kujdeset të sqarojë konceptet kryesore gjatë leximit me ndalesa, ngre pyetje dhe u kërkon
nxënësve të plotësojnë me shembuj situatash nga jeta praktike.
Diskutohet rreth informacionit të tekstit dhe informacioneve të sjella nga nxënësit rreth mënyrës se si i
kanë përmirësuar ata aftësitë e tyre sipërmarrëse.
Gjatë kohës që ata lexojnë nxiten nga mësuesi/ja që të mendojnë në lidhje me mënyrat se si duhen
përmirësuar aftësitë që kemi.
Pasi lexojnë tekstin, nxënësit diskutojnë ushtrimin 3 të rubrikës “Njohuri të reja”, duke bërë dallimin mes
motivimit dhe vetëmotivimit për shkak të shpërblimeve të jashtme.

Reflektim. Diskutim i lirë


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve të plotësojnë tabelën: ANALIZA SWOT DHE UNË. Përfundimet
diskutohen në klasë dhe secili nga nxënësit mbështet mendimin e tij me argumente.

Detyrë. Ushtrimi 1 i rubrikës “Njohuri të reja”.

Tema 5. Teknologjia e informacionit dhe e komunikimit në sipërmarrje


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të përkufizojë kuptimin e termit “teknologji informacioni”;
N.M. - të vlerësojë përdorimin e teknologjisë së komunikimit në një sipërmarrje biznesi;
N.L. - të argumentojë me shembuj konkretë se si është përdorur teknologjia e informacionit për
të kryer tregtinë elektronike.

Fjalë kyç: teknologji e informacionit dhe e komunikimit, njohuri, internet, tregti elektronike, softuer,
lehtësi, kontrollim, shpejtësi, saktësi, mundësi, ulje shpenzimesh/ kohe, nevojë sociale,

Mjete dhe materiale: teksti, materiale nga gazetat, interneti apo libra jashtëshkollorë.

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Diskutim për njohuritë paraprake
Realizimi i kuptimit Përmbledhje e strukturuar e shënimeve
Reflektimi Ditari dypjesësh

Zhvillimi i mësimit

Evokim. Diskutim për njohuritë paraprake


Mësuesi/ja u paraqet nxënësve një situatë nga jeta praktike dhe kërkon të nxisë diskutimin rreth
mënyrave e mjeteve më frytdhënëse në organizmin e një veprimtarie.

18
- Nëse do të organizoni një festë, ç’mjete dhe ç’mënyra do të përdorni për të njoftuar të ftuarit, për
të porositur produktet ushqimore, organizatorët e festave e zbukurimet?

Përgjigjet e nxënësve mësuesi/ja i shënon në tabelë. U kërkon atyre të gjejnë një fjalë përcaktuese që i
përmbledh të gjitha këto mjete të shpejta komunikimi (teknologji).
- Çfarë kuptoni me teknologji?
Teknologji → Vënia në praktikë e dijeve shkencore të përfituara nëpërmjet metodave kërkimore
shkencore sistematike.
- Cilat janë disa nga arritjet e sotme teknologjike dhe përse na shërbejnë?

Realizim i kuptimit. Përmbledhje e strukturuar e shënimeve


Mësuesi/ja i vë nxënësit të lexojnë me ndalesa pjesën e mësimit. Pas çdo leximi mësuesja jep shpjegimet
e rastit dhe kërkon prej nxënësve të ilustrojnë me shembuj nga jeta e përditshme.

Teknologjia e informacionit + ndërlidhja = vlera ekonomike  Shembuj konkretë


dhe e komunikimit mes individëve

sipërmarrja = nevojë sociale



zbulimi i nevojave sociale
 
njohja e shoqërsë konteksti
  
kulturor social ekonomik
Shembuj Shembuj Shembuj
konkretë konkretë konkretë

Teknologjia e informacionit - interneti  komunikojnë / shkëmbejnë virtualisht


ndihmon      
“aktorët” në ciklin ekonomik informacione shërbime produkte para punësim

      
produktet furnizuesit shitësit konsumatorët punëmarrësit tregtia elektronike

Shembuj konkretë punëdhënësit  

Statistika/ shifra fitimesh



nëpërmjet
programeve kompjuterike ekonomike te firmave që
tregtojnë online

19
Përfitimet e përdorimit të teknologjisë së informacionit e komunikimit
- Shpejtësi në kryerjen e punëve (= rritje fitimi)
- Saktësi më e lartë
- Zvogëlim të hapësirave për mbajtjen e dokumentacionit
- Reduktim i formave të korrupsionit
- Krijimi i mundësive për gjetjen e punëve
- Krijimi i mundësive për bashkëpunim
- Ulje e shpenzimeve

Reflektim. Ditari dypjesësh


Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe:
Grupi I – Thoni disa arritjeve teknologjike më të përdorshme të ditëve të sotme.
Grupi II - jepni shembuj ku të tregohet përmirësimi që ka sjellë përdorimi i teknologjisë së
informacionit në sipërmarrje të ndryshme.
Pasi nxënësit kanë nxjerrë idetë kryesore, plotësojnë tabelën në dërrasën e zezë.

Arritje teknologjike Përmirësimi në sipërmarrje

Kompjuteri Ndikon në rritjen e saktësisë.....


Celulari Komunikim në distancë ...........
.................. ...............

Detyrë shtëpie. Ushtrimi 3 i rubrikës “Mendimi kritik” në faqen 40.


Detyrë plus. Sillni në klasë fotografi tuajat apo të prindërve tuaj që tregojnë punë në grup.

Tema 6. Përparësitë e punës në grup


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të evidentojë disa nga sukseset që mund të arrihen nëpërmjet punës në grup;
N.M. - të shpjegojë se si ndikon shpërndarja e punës në përmirësimin e punës në grup;
N.L. - të argumentojë nëpërmjet shembujve konkretë efektet pozitive të punës në grup në rastin
e një sipërmarrjeje.

Fjalë kyç: punë në grup, efektivitet, prodhimi i ideve, shpërndarje e punëve, zgjidhje e problemeve,
vlerësim i rrezikut

Mjete dhe materiale: teksti, foto të punës në grup të nxënësve apo të prindërve të tyre

Struktura e mësimit: ERR


Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Përvijim i të menduarit
Realizimi i kuptimit Të nxënit në bashkëpunim
Reflektimi Diskutim i drejtuar

Zhvillimi i mësimit

Evokim. Përvijim i të menduarit


Mësuesi/ja rikujton së bashku me nxënësve se gjatë orëve mësimore të zhvilluara deri tani, shpesh u
është dashur të punojnë në grup, duke qenë më të suksesshëm. Nxënësit mund të tregojnë për përvoja e
tyre vetjake apo të prindërve a të të afërmve, të cilët, duke punuar në grup, kanë arritur rezultate të mira.
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të tregojnë disa nga arsyet e këtij suksesi që ka ardhur si rezultat i
punës në grup.

20
Realizim i kuptimit. Të nxënit në bashkëpunim
Mësuesi/ja i vë nxënësit të lexojnë me ndalesa pjesën e mësimit. Pas çdo leximi mësuesja jep shpjegimet
e rastit dhe kërkon prej nxënësve të ilustrojnë me shembuj nga jeta e përditshme dhe ndërton skemën në
tabelë.

Përparësitë e punës në grup


- Prodhimi i ideve
- Zgjidhja e problemeve
- Shpërndarja e punës
- Bashkimi i fuqive
- Nxitja sociale
- Vlerësimi i rrezikut
- Funksioni edukues i grupit
- Shkëmbim i përvojave

Suksesi/dështimi i punës ne grup



Varet nga
madhësia përbërja qëllimi rregullat e organizimi koordinatori atmosfera e marrëdhënieve
e grupit e grupit funksionimit i brendshëm brenda grupit

Reflektim. Diskutim i drejtuar


Nxënësit u japin përgjigje pyetjeve të tekstit dhe ndalen të plotësojnë ushtrimin 2 të rubrikës “Praktikë” e
më pas e diskutojnë atë.

Detyrë. Ushtrimi 1 i rubrikës “Praktikë”, në faqen 42.

Tema 7. Si të marrim role organizatorësh në grup


Objektivat. Në fund të orës mësimore nxënësi:
N.B. - të ndërmarrin role drejtuese ose organizuese në grup në veprimtari konkrete;
N.M. - të planifikojnë dhe të organizojnë një mbledhje;
N.L. - të paraqesin një detyrë konkrete në komunitet.

Mjete dhe materiale: teksti, mjedis i përshtatshëm për të kryer mbledhje.

21
Struktura e mësimit: ERR
Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve
Evokimi Marrëdhëniet pyetje-përgjigje
Realizimi i kuptimit VLD
Reflektimi Lojë me role

Zhvillimi i mësimit

Evokimi. Marrëdhëniet pyetje përgjigje


Mësuesi/ja i njofton nxënësit se qëllimi i kësaj ore mësimore është të organizojnë një mbledhjeje, me
temë të caktuar, si: “Mirëmbajtja e mjedisit në shkollë”.
- Cili është qëllimi i organizimit të kësaj mbledhjeje?
- Krijimi i një mjedisi sa më të pastër e të shëndetshëm për personat që frekuentojnë shkollën.
- Kush do të jenë personat që do të ftojmë në këtë mbledhje?
- Qeverinë studentore, tre nga mësuesit e shkollës si dhe 5 nxënës për çdo klasë.
- Ku do të zhvillohet kjo mbledhje?
Mësuesi/ja ndihmon nxënësit në përzgjedhjen e mjedisit sipas mundësive që ofron shkolla.

Realizim i kuptimit. Veprimtari me Lexim të Drejtuar (VLD)


Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të lexojnë me vëmendje tekstin mësimor.
Fillimisht ata përmbledhin në një skemë konceptin “mbledhje” dhe për çfarë shërbejnë.

Mbledhjet - shërbejnë - për të analizuar e gjetur zgjidhje për problemet


për të prodhuar ide krijuese
për të transmetuar informacion
për të diskutuar qëllime
për të vlerësuar mbarëvajtjen apo përparimet e bëra
për të marrë vendime

Gjatë leximit nxënësit nxiten që të mendojnë rreth mënyrës se si do ta organizojnë mbledhjen.

Organizimi i mbledhjes

përcaktimi i qëllimeve
përcaktimi i synimeve të mbledhjes
lloji i mbledhjes (zyrtare/jozyrtare)
pjesëmarrësve (mbledhje e hapur/grupi i interesave, mendime pro/kundër)
zgjedhja e vendit dhe kohës
mjedisi
nevojat e njerëzve (me aftësi të kufizuara, duhanpirës etj.)
kohëzgjatja e mbledhjes
respektimi i programit
planifikimi i hartimit të mbledhjes
shpërndarja e programit me të dhënat (qëllimi, data, vendi, ora)
mbajtja shënim e ecurisë së mbledhjes
caktimi i detyrave të grupit organizues
drejtuesi (përshëndet anëtarët, prezanton anëtarët e rinj, kujdeset për fillimin e
mbarimin e mbledhjes, zbatimin e rregullave (zbatimi i kohës, tematikës,
vëmendja) bën përmbledhjen, saktëson)
sekretari (shpërndan programin, mban procesverbalin)

22
Reflektim. Lojë me role
Mësuesi/ja u kërkon nxënësve që të caktojnë një temë, një drejtues dhe dy sekretarë dhe disa
pjesëmarrës për të luajtur në role organizmin e një mbledhjeje. Pjesa tjetër e nxënësve duhet të dëgjojnë
me kujdes, sepse duhet të vlerësojnë nëse organizimi i mbledhjes është kryer siç duhet dhe në rast se ka
ndonjë mangësi, ata duhet të japin versionin e duhur.

8. Përsëritje - Kreu III


Kjo përsëritje sugjerohet që të zhvillohet duke përdorur tri metoda:
 Bashkëbisedim
 Punë në grupe
 Punë individuale

Bashkëbisedim
Mësuesi/ja orienton nxënësit të lexojnë pyetjet e paraqitura në faqen 46. Pasi nxënësit të kenë reflektuar
rreth pyetjeve, mësuesi/ja nis bashkëbisedimin me ta duke shtruar pyetjen e parë.
Mësuesi/ja trajton të gjitha çështjet duke u munduar të aktivizojë të gjithë nxënësit, si dhe duke orientuar
përgjigjet e tyre atëherë kur është e nevojshme.

Punë në grupe
Pasi bashkëbisedimi ka përfunduar duke nxjerrë edhe konkluzionet, mësuesi/ja i orienton nxënësit të
punuar në grupe. Secili prej nxënësve do të punojë me shokun e bankës, ku njëri do të jetë në rolin e
gazetarit dhe tjetri në rolin e sipërmarrësit. Të dy së bashku do të krijojnë një lojë në role. Mësuesi/ja
përzgjedh për të interpretuar përpara klasës disa prej grupeve.

Punë individuale
Secili prej nxënësve plotëson në mënyrë individuale për pak minuta tabelën në faqen 47. Nxënësit
nxjerrin përfundimet dhe i lexojnë ato përpara klasës.

23

You might also like