You are on page 1of 10

Leksioni 5

ALGORITME ME SERITË.

MSC ILMA LILI 1


Seritë
Të ndërtohet algoritmi që gjen shumën e serisë :
S=3-5+8-12+17-………
Të kryhen veprimet për sa kohë që termi i përgjithshëm është më i vogël se një numër A i dhënë.

Zgjidhje
E ndajmë problemën në nënpika .
❑Çfarë lidhjeje kanë termat me njera-tjetrën (Specifiko rregullën)?
❑Po shenja “-” si ndryshon?
❑A mund të fillojmë nga një vlerë fillestare?
❑Sa variabla ka në këtë rast dhe cfarë tip të dhënash janë?

MSC ILMA LILI 2


Seritë
Vihet re se termi fillestar i këtij vargu është një numër që fillon nga 3 dhe ndryshon nga
paraardhesi me i njësi, ku variabli i ka si vlerë fillestare 2 dhe rritet me 1 cdo herë, dmth
Variable t=3 -> veprimi t=t+i
Variabli i=2 -> veprimi i=i+1
3+2=5 (i=2)
5+3=8 (i=3)
8+4=12 (i=4)

MSC ILMA LILI 3


Seritë
Përdorim variablin SH për të përftuar terma që ndryshojnë nga pozitiv në negativ, por edhe nga
negativ në pozitiv, e kështu me rradhë. Kjo bëhet duke i dhënë variablit vlerën fillestare 1 (SH=1)
dhe pastaj duke e ndryshuar këtë vlerë në -1, pastaj në 1 e me rradhe. Kjo bëhet me anë të
vlerëdhënies SH=(-1)*SH.
Atëherë shumës i shtohet termi i përgjithshëm t ( i cili eshte gjithnjë pozitiv) i shumëzuar me
variablin SH ( i cili është një herë 1 dhe një herë -1). Duke pasur parasysh këto konsiderata
atëherë algoritmi i kësaj probleme do ishte:

MSC ILMA LILI 4


Seritë
Algoritem ShumaSerise
FILLIM
LEXO(A)
s=0
t=3 (vlera fillestare e termit)
i=2 (vlera fillestare e hapit)
sh=1 (1 meqenese termi i pare eshte pozitiv)
DERISA t<=A BEJ
FILLIM
s=s+t*sh
t=t+i
i=i+1
sh=sh*-1
FUND
SHKRUAJ (s)
FUND

MSC ILMA LILI 5


Seritë
Të ndërtohet një algoritëm për të llogaritur shumën e serisë S
S=1-2+4-8+16-……
Veprimet të ndërpriten kur |Sn+1-Sn|< N, ku është dhënë N>0.
Sa terma e plotësojnë këtë kusht dhe konsiderohen në shumë?

MSC ILMA LILI 6


Algoritem ShumaSeri
FILLIM
LEXO(N)
sn=0 // (shuma paraardhese)
nr=0 // (numeron termat që futen në shumë)
sn1=1 //(vlera fillestare e shumës pasaardhese, meqe t1=1)
vlere=1//hapi
sh=1 //(faktori shenje)
DERISA |sn1-sn|<N BEJ
FILLIM
sn=sn1
nr=nr+1
vlere=vlere*2
sh=-1*sh
sn1=sn+sh*vlere
FUND
SHKRUAJ (sn,nr)
FUND

MSC ILMA LILI 7


Ushtrime (Seritë)
1.Të ndërtohet algoritmi që gjen shumën e serive të mëposhtme:

a) S=1-2+4-8+16-32+… përsa kohë që termi është më i vogël se


një numër i dhënë A
b) S=1-2/3+3/5-4/7+5/9-… të N numrave të parë të dhënë

MSC ILMA LILI 8


Ushtrime (Seritë)
2. Ndërtoni një program (bllokskemë dhe pseudokod) i cili kërkon nga përdoruesi numrin e
kufizave (termave-N) dhe gjen shumën e vargjeve të mëposhtme.
a. S1 = 1+3+5+7+9+11+......+(2*N+1)
b. S2 = 3+5+7+9+…+(2*N+3)
c. S3 = 4+7+10+….+(3*N+1)
3. S=1/0!+1/1!+1/2!+… derisa termi të behet me i vogel se një numer
i dhene N

MSC ILMA LILI 9


Pyetje?

MSC ILMA LILI 10

You might also like