You are on page 1of 6

AGJENCIA E MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE

Nr.______Prot. Tiranë, më___.___. 2023

Lënda: Përcjellje dokumentacioni.

BASHKIA HIMARË
Bashkia Himarë, Qarku Vlorë

Në përgjigje të kërkesës suaj mbi aplikimin “Kërkesë për autorizim për përdorim burimi
ujor për ndërtimin, rindërtimin, apo shembjen për mbrojtjen e brigjeve, mureve, pritave e
veprave të tjera në brigje” të Bashkisë Himarë, me të dhënat: Nr. AN140420230007, të
datës 14.04.2023, ju sqarojmë se:

Bazuar në ligjin Nr.111/2012 “Për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore”, i


ndryshuar, VKM-së nr. 550, datë 15.7.2020, referuar mbledhjes të mbajtur nga KBU
Vjosë në datë 13.07.2023, bashkëlidhur po ju dërgojmë Vendimin Nr. 4, datë 13.07.2023
si dhe Autorizimin Nr. 14/7 prot., datë 20.07.2023 Autorizim për veprimtari ndërtimore
në brigje.

Gjithashtu, referuar pikës 2, të nenit 71, të ligjit Nr 111/2012 “Për Menaxhimin e


Integruar të Burimeve Ujore”, në të cilën parashikohet se: “Personi juridik, përgjegjës
për ndërtimin, brenda 30 ditëve nga përfundimi i veprës a objektit, duhet të njoftojë
organet e administrimit a menaxhimit të burimeve ujore, që kanë lejuar kryerjen e
veprimtarisë, që të kryejnë inspektimin përfundimtar në këtë vepër a objekt ujor”, lutemi
nga ana juaj realizimin e njoftimit sipas parashikimit të mësipërm.

DREJTORI I PËRGJITHSHËM

Gerta LUBONJA

Digitally signed by Gerta Lubonja


Gerta Date: 2023.07.27 09:59:11 +02'00'

Lubonja

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Prona nr 33, Shtëpia e Ushtarakëve, Tiranë. Web: http://www.ambu.gov.al

You might also like