You are on page 1of 2

Gjykata Themelore në Prishtinë

Departamenti për Çështje Administrative

A. Nr. ...

PADITËSJA: ..., me vendbanim në adresën Rr. “...” nr. 18/10, 10000 Prishtinë, e përfaqësuar
nga Vigan Rogova, avokat në Prishtinë.

E PADITURA: Ministria ...

Bazuar në nenin 13 të Ligjit nr. 03/L-202 për konfliktet administrative, paditësja ..., brenda afatit ligjor
parashtron këtë:

PADI
për fillimin e konfliktit administrativ

vlera e kontestit: e papërcaktuar

Kundër: Aktit administrativ ..., e Ministrisë ... - organ administrativ i shkallës së dytë.

Për arsye se:

- Nuk janë aplikuar drejtë dispozitat ligjore, sipas paragrafit 1.1 të nenit 16 të Ligjit për Konfliktet
administrative;
- Për shkak se në procedurë, që i ka paraprirë aktit, nuk është vepruar sipas rregullave të
procedurës, nuk është vërtetuar drejtë gjendja faktike, dhe nga faktet e vërtetuara është
nxjerrë konkluzion jo i drejtë në pikëpamje të gjendjes faktike, sipas paragrafit 1.3 të nenit 16 të
Ligjit për Konfliktet administrative; dhe
- Për shkak se akti administrativ nuk është nxjerrë në pajtim me qëllimin e këtij ligji, sipas
paragrafit 1.4 të nenit 16 të Ligjit për Konfliktet administrative;

Me propozim që Gjykata pas shqyrtimit të provave dhe në kuptim të nenit 26, paragrafi 2.1 lidhur me
nenin 46 të Ligjit për Konfliktet Administrative, të merr Aktgjykim me të cilin ANULOHET akti
administrativ i kontestuar dhe padia e paditëses të APROVOHET në tërësi si e bazuar ose lënda kthehet
në rishqyrtim dhe rivendosje tek organi administrativ.
Arsyetim

Gjendja faktike

Paditësja ....

Baza juridike e kundërshtimit

...

Përgjigja e organit administrativ të shkallës së dytë është në kundërshtim me kërkesat ligjore të


procedurës së shqyrtimit të ankesës nga organi epror sipas nenit 132 të LPPA.

Andaj, nga të lartcekurat i propozojmë Gjykatës që pas administrimit të provave dhe shqyrtimit kryesor
të merr këtë:

Aktgjykim

I. APROVOHET në tërësi si e bazuar padia e paditëses ..., me vendbanim në adresën Rr. “...”
nr. 18/10, 10000 Prishtinë.

II. ANULOHET akti administrativ i kontestuar ... i Ministrisë ... dhe rrjedhimisht, Vendimit Nr.
001/011-1831 datë 30 dhjetor 2022 i Kuvendit ....

III. DETYROHET e paditura Ministria ... që të vendos lidhur me ankesën e paditëses ... nga
Prishtina ashtu që ankesën t’a aprovoj në tërësi si të bazuar dhe me një akt të ri të anuloj
Vendimin ... dhe të ri-shpallë konkursin.

IV. DETYROHET e paditura Kuvendi ...të kompensoj paditësen me të ardhura personale të


parapara për kompensimin e ... për periudhën kohore nga nxjerrja e vendimit të kontestuar
deri në ri-shpalljen e konkursit.

Në Prishtinë,
Më 27 janar 2023

You might also like