You are on page 1of 7

KOLEGJI UNIVERSITAR “LOGOS”

FAKULTETI I SHKENCAVE HUMANE DHE TË KOMUNIKIMIT GJUHËSOR


DEPARTAMENTI I PEDAGOGJISË DHE PSIKOLOGJISË
BACHELOR NË MËSUESI PËR ARSIMIN PARASHKOLLOR

GJUHË DHE KOMUNIKIM I


LEKSIONI XII
GJUHA E FOLUR/SHPREHËSE DHE GJUHA E DËGJUAR.
NJOHURI RRETH GËRMAVE E LIBRAVE. TINGULLI I
GJUHËS

Literatura: 1. Mato, E., Kamani, P. etj. (2012). Gati për në shkollë. Udhëzues për
klasat përgatitore. Tiranë: Unicef.

Përmblodhi: MSc. THEANO KOSTOLI

Gjuha e folur / shprehëse

• Përdor gjuhën për të komunikuar idetë, ndjenjat, pyetjet apo edhe të zgjidhin
problemet.

• Arritja i referohet aftësisë së fëmijës për të shprehur veten duke përdorur gjuhën.

• Fëmijët mësojnë sesi funksionon gjuha duke bashkëvepruar aktivisht dhe qëllimisht me
njerëzit e tjerë dhe me mjedisin.

• Ata operojnë sipas supozimit që gjuha është rregullsi dhe ata gjejnë alternativa
përpjekjesh për të zbuluar këtë rregullsi.

• Në procesin e të mësuarit se si funksionon gjuha, fëmijët ndërtojnë rregullat e tyre,


duke u bazuar në kuptueshmërinë e tyre për fjalimet dhe dialogët e të rriturve.

• Për shembull, fëmijët mund të thonë “këmbët”, në vend të “këmbës” sikur ata po
eksperimentojnë me gjuhën e folur.

1
• Meqenëse ata kanë më shumë mundësi për të shprehur vetveten, ata e rrisin
kuptueshmërinë e tyre sesi funksionon gjuha, duke ndërtuar mbi atë çfarë ata tashmë
dinë dhe duke ngritur teori sesi gjuha operon.

Katër treguesit e vlerësimit të gjuhës së folur shprehëse të fëmijëve

Treguesit Shembujt

Fëmija Fëmija

Komunikon në shtëpi dhe është i •Përdor gjuhën për qëllime të ndryshme.


kuptueshëm nga të tjerët.
•Nëpërmjet gjuhës komunikon nevojat, preferencat dhe
ndjenjat.

Përdor gjuhën për të pretenduar dhe •Pretendon me fjalë dhe veprime të jetë personazh në
krijuar. tregimet apo programet televizive.

•Krijon rima vargjesh dhe këngësh

•Tregon histori të vërteta ose imagjinare, por të


besueshme.

Fillon dhe përgjigjet në bashkëbisedimet •Pyet dhe i përgjigjet pyetjeve për informacione apo për të
dhe diskutimet me të rriturit dhe fëmijët. zgjidhur probleme.

•Përgjigjet ndaj ndjenjave dhe shqetësimeve të shprehura


nga të tjerët.

•Ndan informacionin dhe jep direktiva, sidomos gjatë


luajtjes së lojërave.

•Bën pyetje pse, çfarë, kur dhe ku.

Përdor fjali të plota me gjatësi të ndryshme. •Përdor gjuhë përshkruese (p.sh: ngjyrat, fjalët, madhësitë,
format).

•Eksperimenton me fjalët ekzistuese dhe të reja të fjalorit të


tij.

2
Strategjitë e mësuesit për të promovuar gjuhën e folur të fëmijës përfshijnë:

• Të sigurojë kohë për fëmijët që të fillojnë bisedimet në çështjet e rëndësishme për ta.

• Të inkurajojë ndërveprimin me fëmijët përgjatë gjithë ditës.

• Të prezantojë vazhdimisht tema të ndryshme për të inkurajuar pjesëmarrjen gojore të


fëmijëve.

• Të mbajë takime në klasë për të zgjidhur konfliktet, për të bërë listën e ushqimeve, për
të votuar, etj.

• Të modelojë se si fëmijët duhet të pyesin dhe të përgjigjen.

• Të këndojë këngët “e hapura – të mbyllura” ku fëmijët mund të shtojnë fjalë në to.

• Të lexojë dhe të diskutojë histori në grupe të vogla (2 – 3 fëmijë për grup).

• Të sigurojë mundësi dhe materiale për të prezantuar fjalë të reja të kuptueshme për
fëmijët. (p.sh: Po ky është një insekt dhe quhet merimangë).

• Fëmijët fillojnë të përgjigjen siç duhet në bashkëbisedime dhe diskutime me të rriturit


dhe bashkëmoshatarët!

Gjuha e dëgjuar

• Dëgjon për qëllime të ndryshme

• Arritja i referohet aftësisë së fëmijëve për t`u përqendruar dhe kuptuar gjuhën.

• Të folurit dhe të dëgjuarit janë procese ndërvepruese dhe ashtu siç fëmijët ndërtojnë
kapacitete për të dëgjuar me vëmendje, ashtu edhe ata rrisin kuptueshmërinë sesi
njerëzit komunikojnë me njëri-tjetrin.

Katër treguesit e vlerësimit të gjuhës së dëgjuar të fëmijëve

Treguesit Shembujt

Fëmija Fëmija

Ndjek udhëzime të thjeshta. •Mund të ndjekë deri tre hapa udhëzuese, “ Ngri lodrat, laj
dhëmbët dhe vish bluzën e bardhë”.

Dëgjon me vëmendje historitë dhe •I përgjigjet historive dhe librave me gjuhë trupore dhe fytyre
librat. (buzëqesh, qesh, etj).

3
•I jep përgjigje gojore historisë apo tekstit.

Dëgjon dhe përfshihet në •I përgjigjet saktësisht fjalëve të të tjerëve në këmbim të


bashkëbisedimet me të tjerët. ideve, komenteve apo pyetjeve.

I përgjigjet pyetjeve. •Bën pyetje të thjeshta (p.sh: “Çfarë do të bënit nëse bini nga
biçikleta dhe thyeni krahun?”.

Strategjitë e mësuesit për të promovuar gjuhën komunikuese të fëmijës përfshijnë:

• Të lexojë shpesh me zë të lartë.

• Të sigurojë mundësi për fëmijët të bashkëveprojnë më njëri - tjetrin përgjatë gjithë


ditës.

• Të sigurojë mundësi për pyetje dhe përgjigjen e tyre.

• Të angazhojë fëmijët në bashkëbisedime kokë më kokë.

• E folura dhe dëgjimi janë procese ndërvepruese!

Njohuri rreth gërmave dhe librave

• Arritja i referohet aftësisë në rritje të fëmijës për të njohur dhe kuptuar gërmat dhe
librat.

• Fëmijët vënë re se lexuesit përgjigjen ndaj shenjave dhe drejtimeve, orientohen me


recetat, “derdhen” mbi gazetat apo qetësohen me një novelë.

• Ata shfaqin një interes të madh për të lexuar dhe në gërmat e tekstit.

• Për shembull, fëmijët mund të pyesin “Çfarë është kjo fjalë?”.

• Ata shpesh kujtojnë historitë më të pëlqyeshme dhe shpenzojnë kohë duke “i lexuar”
ato, ose mund të tregojnë fjalët që ata dinë.

• Ata konstruktojnë kuptueshmërinë që gërmat dhe librat përçojnë.

Ka tetë tregues për të vlerësuar njohuritë rreth gërmave dhe librave të fëmijët.

Treguesit Shembujt
Fëmija Fëmija

4
Shfaq interes •Njeh dhe kërkon rregullisht librat e pëlqyeshëm. •Vendos të “lexojë”
për të lexuar ose të shohë librin.
dhe librat. •I përgjigjet dhe flet rreth pikturave në libër.
Shfaq aftësitë e •E mban librin para dhe kthen faqet e librit, e hap para dhe pas.
mbajtjes së •Fillon të vëzhgojë faqet nga lart-poshtë dhe nga e majta në të
librit. djathtë.
•Kupton kur një libër është për t’u “lexuar”.
Pretendon se •I bashkohet leximit me fraza të parashikueshme (p.sh: Vrapo shpejt,
lexon lehtë aq shpejt sa të mundësh. Ti nuk më kap dot mua, unë jam njeriu
librat ose tenton Merimangë.)
të lexojë •Përdor figurat për të shprehur kuptimet e tyre.
përgjatë pjesës •Mund të “lexojë” hyrjen e librit, fjalë të pakta nga libri, rimat
së tij të familjare nga poezi të ndryshme, apo dhe libra të parashikueshëm,
pëlqyeshme të duke krijuar histori nga kujtesa apo nga pikturat e varura.
historisë.
I përgjigjet •Identifikon objektet e njohura në ilustrime.
tekstit. •Flet ose shfaq emocione në varësi të tekstit.
•Bën parashikime dhe mund të përdorë vizatimet si udhërrëfyes (p.sh:
Unë them se ai do të bjerë nga pema).
•Mund të bëjë zërin e një karakteri.
Lexon gërmat •Njeh shenja dyqanesh (LODRA, AKULLORE, LIBRA, etj).
dhe simbolet në •Njeh shenjat në mjedis (p.sh: Mos hidh mbeturinat, STOP, etj).
mjedis. •Njeh logot e produkteve.
Identifikon disa •Identifikon disa shkronja nga emri i vet.
shkronja të •Mund të identifikojë shkronja edhe në fjalë të tjerë të rëndësishme
alfabetit. (p.sh: “m” për mami, “q” për qeni).
Njeh që gërmat •Njeh emrin e parë në tekst.
përbëjnë fjalët •Di që fjala “karrige” e shkruar mbi karriget kupton karrige.
e shqiptuara. •I sheh fjalët në faqen e librit dhe “lexon” historinë.
•Njeh që një shkronjë është e ndryshme nga një fjalë.
Zhvillon një •Tregon një histori nga pikturat.
kuptim të •Njeh alternativa për të ritreguar historitë.
historisë. •Parashikon fundin e historive.
•Tregon historitë sipas rendit logjik fillim- mes dhe fund.
•Dikton histori për të tjerët në mënyrë që ata t`i shkruajnë. •Tregon
histori të bazuar në eksperiencën e tij personale, në imagjinatën,
ëndrrat, apo dhe historitë nga librat.
•Rimerr informacion rreth karaktereve, ndodhive apo historive në
libër.

Strategjitë e mësuesit për të ndihmuar fëmijët të kenë aftësi të hershme leximi përfshijnë:

• Të lexojë më zë të lartë çdo ditë.

5
• Të përdorë libra me përmasa të mëdha dhe të rekomandojë leximin e tyre rregullisht
dhe në mënyrë të përsëritur.

• Të inkurajojë fëmijët për t’iu përgjigjur historive, duke i lejuar ata të bëjnë pyetje të
hapura ose të mbyllura dhe duke i angazhuar ata në bashkëbisedime rreth historive.

• Të mbajë kopje të librave të pëlqyeshëm në bibliotekë për një vit të tërë.

• T`i angazhojë fëmijët në “të lexuarin e figurave” zinxhir.

• Të lexojë të njëjtin libër në kohë të ndryshme, duke përdorur teknika alternative.

• T`u tregojë rrjedhën e leximit nga e majta në të djathtë dhe të modelojë sesi kthehet
faqja.

• Të lexojë histori në grupe të vogla fëmijësh, duke i dhënë secilit fëmijë kopjen e librit të
tij për ta ndjekur.

• Të ketë një kohë të “qetë” leximi të programuar në planin dhe veprimtarinë ditore.

• Të përdorë etiketa dhe të promovojë ndërgjegjësimin nëpërmjet etiketave dhe shenjave


në mjedisin rrethues dhe përtej tij.

• Të gjejë “kohën e librit” për të nxjerrë librat që duhen lexuar apo duhen marrë në
shtëpi.

• Të sigurojë një variete të lejueshme materialesh me shenja për t`i eksploruar dhe
ndërvepruar me ta.

• Të organizojë një kënd ose qendër leximi me libra të përshtatshëm për fëmijët (7-10
libra për fëmijë) ku ata mund të zgjedhin dhe të lexojnë qetësisht librat e tyre.

• Të shkruajë ditarin e klasës bashkërisht me fëmijët për ta vendosur në bibliotekën e


klasës, material ky që mund të merret nga fëmijët në shtëpi për të biseduar me
familjarët e tyre.

Tingulli i gjuhës

• Arritja i referohet zhvillimit të ndërgjegjes fonologjike të fëmijës.

• Ndërkohë që fëmijët mësojnë sesi funksionon gjuha, ata fillojnë të bëjnë lidhjen se ka
tinguj specifikë të lidhur me gjuhën e folur edhe në mjedisin ku jetojnë.

• Ata eksplorojnë sisteme tingujsh dhe rrymash dhe vënë re se modulimi (ndryshimi i tonit
të zërit të folësit) mbart kuptime.

• Gjatë rrugës së eksplorimit të tyre ata zbulojnë shkronjat/tingujt të lidhur së bashku – të


cilët janë të rëndësishëm në ndërtimin e shkrimit dhe leximit.

6
Ka tre tregues për të vlerësuar ndërgjegjen fonologjike të fëmijës.

Treguesit Shembujt
Fëmija Fëmija

Përsërit rimat, këngë •Thotë ose këndon rima këngësh për fëmijë.
të thjeshta, poema •Këndon këngë të thjeshta.
dhe lojërat me •Thotë poema apo luan me lojëra fëmijësh.
gishta.
Merr pjesë në lojërat •Përplaset me rrokjet e fjalëve (p.sh: përplas emrat me
me fjalë. rimat).
•Krijon fjalë duke thënë një tingull për një tjetër (p.sh:
mollë dhe dardhë, molë dhe darlë etj).
•Merr pjesë në lojërat me rimë (p.sh nëse një fëmijë
thotë një shprehje, fëmija tjetër përgjigjet me një
shprehje me rimë).

Eliminon disa tinguj •Pëlqen librat që fokusohen në tinguj specifikë. •Kupton


në fjalë. diferencat ndërmjet tingujve të njëjtë tek një grup
fjalësh.
•Eksperimenton me tingullin e gjuhës (p.sh:brrrrrr,uuuuu,
etj).
•Kupton disa tinguj të fjalëve të njëjta.
•Luan me tingujt në mënyrë të përsëritur.

Strategjitë e mësuesit për të promovuar ndërgjegjësimin fonologjik të fëmijës përfshijnë:

• Të krijojë lojëra fjalësh.

• Të përfshijë fëmijët në të mësuarin e këngëve të ndryshme, lojërave nëpërmjet gishtave


dhe rimave për fëmijë.

• T’i mësojë fëmijëve vjersha dhe t`i thotë ato me zë të lartë.

• Të krijojë mundësi që fëmijët të luajnë lojëra më tinguj të ndryshëm në mënyrë që të


mësohen të identifikojnë tingullin.

You might also like