You are on page 1of 28

TESTONI NJOHURITË

TEST 1

Lexoni fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga vepra “Fausti” i Gëtes dhe përgjigjjuni pyetjeve.

Burgu

1 Fausti me një tufë çelësash dhe një fener, 40 S’tu prit sa t’engjëllonte dita?
përpara një dere të hekurt. (Ngrihet)
Fausti Akoma jam e re, e re!
Po më pushton një tmerr që e pata harruar, Dhe duan të vdes që tani!
Gjithë breng’ e njerëzimit më pushton. Ah, e bukur isha, kjo më solli vdekjen.
Në këtë kthinë të errët me lagshti lëngon ajo. Miku qe pranë,-ndodhet larg tani.
Dhe faj i saj s’qe veç nj’ësndërr e bukur! M’u prish kurorë e nusërisë!
Ti druan të hysh tek ajo! Dhe lulet u shpërndanë!
Ke frikë ta shohësh përsëri! Po mos më kap ashtu përdhunë!
Kjo ndrojtja jote s’e shpëton nga vdekja! Dhe falma jetën! Ç’të kam bërë?
10 (kap kyçin) 50 As të kam parë kurrë ndonjëherë!
Njeri, dëgjoma lutjen.
Zë (Nga Brenda, Këndon)
Qe nëna lavirja Fausti
Ajo që më mbyti, Si mund ta duroj këtë dhimbje!
Im atë katili
Ai që më hëngri! Margarita
E vogëlza motër Ja, jam në dorën tënde,
Kokallat m’i vuri
Në gropëzën e ftohtë. Po lërmë t’i jap sisë foshnjes!
U bë zogth i vogël pylli. E nanurita gjithë natën.
Dhe fluturoj. Dhe fluturoj. Ma muarr të më zemëronin,
20 Dhe tani thonë që e vrava unë.
Fausti (Duke çelur derën) 60 Më kanë ngritur edhe këngë!
S’i shkon në mend se i dashuri përgjon S’u vjen keq njerëzve!
Dëgjon se si kërcasin prangat Kështu mbaron një prrallë e vjetër,
E kashtën që po frushullon. (Hyn) Po ç’kanë që ma ngjitin mua?

Margarita (Duke u fshehur në shtresë) Fausti (Bie në gjunjë)

Po vijnë! E mjera unë! O vdekje e hidhur! Një që të don, më gjunjë të ka rënë;
Do të t’i zgjidhë prangat e mallkuara.
Fausti (lehtë)
Hesht, hesht! Kam ardhur të të çliroj. Margarita (Bie në gjunjë pranë tij)
Më gjunjë, po! T’u lutemi shenjtorëve!
Margarita (Duke i rënë ndër këmbë) Shihni! Nën këto shkallë,
Ndë je njeri, të ardhtë keq për mua! Nën këtë prag,
30 70 Po zjen skëterra!
Fausti Dhe djajtë
Mos thirr, se zgjon rojtësit e burgut! Kërcasin dhëmbët
(Kap prangat t’i çelë) E bëjnë zhurmë të llahtarshme!
Margarita (Në gjunjë)
Xhelat, kush tad ha ty fuqinë, Fausti (Më fort)
Të drejtën të ma marrësh jetën? Gretë! Gretë!
Vjen të më vrasësh në mesnatë.
Oh, ki mëshirë, lërmë të jetoj. Margarita (Me vërejtje)
Qe zëri i mikut tim!
Ku është, dëgjova që më thirri. Jam e lirë! (Hidhet përpjetë. Bien prangat)
Nuk më ngalon njeri, (Shkëputur prej tij)
Në qafë do t’i hidhem, Fausti
80 Eja pas meje! Merr zemër, e dashur!
Të prehem në krahror të tij!
Thërriti Gretë! Që te pragu. Të përkëdhel me zjarr dhe më të madh;
Në mes të kërcëllimës së skëterrës, Veç eja tok me mua! Bjermë pas!
Ngërdheshjeve të djajve të inatosur,
E njoha zën’ e tij të dashur. 130 Margarita (Kthyer drejt tij)
Je ti, pra! Ti me të vërtetë?
Fausti
Jam unë! Fausti
Po unë! Eja me mua!
Margarita
90 Ti je! Ma thuaj dhe një herë! Margarita
(duke e kapur) M’i zgjidhe prangat,
Ai është!Ai është! Ku më shkoi gjithë vojtja! Më vure përsëri në zemrën tende.
Ku shkoi mundimi i burgut? I vargonjve? Po si nuk të vjen frikë ty prej meje?
Ti je! Dhe vjen të më shpëtosh! Dhe a e di, o shpirt, se kë liron?
Shpëtova!
Ja tek më shfaqet rruga përsëri Fausti
Ku u poqa me të dashurin të parën herë, Eja! Eja! Po thyhet nata. Eja!
140
Dhe kopshti i qeshur, i gëzuar,
Ku prisja tok me Martën të më vije. Margarita
Fausti (Duke e tërhequr) Të gjorën nënë e vrava,
100 Eja të shkojmë! Eja! Dhe foshnjen time embyta.
A nuk t’u dha dhuratë ty dhe mua?
Margarita Po, dhe ty. Ti je?! Mezi u besoj syve.
Prit! Po jepma dorën! – S’qenkam në ëndërr, jo!
Sa mirë jam kur ndodhesh ti. E dashur dorë! Ah, pse e ke të lagur!
(E përkëdhel) Fshije!
Më ngjan e ke me gjak të lyer.
Fausti Perëndi! Ç’ke bërë ashtu?
Po nuk shpejtove, Ngule shpatën në mill,
Do ta paguajmë shtrenjtë. 150 Të lutem!
Tani nuk të lë më mb’udhë!
Fausti
Margarita Ç’u bë, u bë! Harro të shkuarën!
110
Si? S’di të puthësh më? Ti po më vret.
Për pakë, i dashur, q’u largove meje
Harrove si të ? Margarita
Pse më zë brenga kur të përqafoj? Jo , duhet të jetosh akoma ti!
Dikur nga fjala jote, syri yt Do të përshkruanj varret një nga një
Më dukej bota si parajsë. Dhe të kujdesesh ti për ‘ta
Me puthje, sikur doje të më haje. Që nesër.
Puthmë! Nënën ta vësh në vendin më të mirë,
Në mos po të puth unë! Dhe fare pranë nënës tim vëlla,
(E përqafon) 160 Mua disi veçan
120 E mjera unë! i ke të ftohta buzët, Po jo dhe larg!
Të mekura. Me vogëlushin tim në gji të djathtë.
Ku ma ke humbur dashurinë? Mos dergjet tjetër afër meje!
Kush ma ka vjedhur? Do t’ish për mua fat i bardhë i bukur
Gjë që nuk isha e zonja të t’afrohem, Të dergjesha përkrah me ty!
Dhe sikur ti më shtyn të më largosh:
Po ti je, e po më kqyr sa urtë e mirë! Margarita
Fausti Të mund të kapërxenim malin!
Posa që ndjen se jam unë, eja! Atje rri nëna mbi një gur,
Një dorë e vdekur më zë qafën!
Margarita 170 Atje rri nëna mbi një gur.
Përjashta? Kryet e thinjur seç i dridhet;
As shenjë as nojmë bën
Fausti Me kryet të rënduar;
Drejt lirisë. Po fle qëkur, nuk zgjohet më,
Fjeti që të kënaqeshim të dy.
Margarita Ajo qe kohë e lumtur!
Në qoftë varri
Atje ndë përgjon vdekja- Shkojmë! 220 Fausti
Drejt e në shtrat të çlodhjes s’amëshuar, Kur s’vjen me fjalë e me të lutur,
Por asnjë çap më tutje. Të marr në krahë.
180
Po shkon? Henrik, të vinja dot me ty!
Margarita
Fausti Lëshomë! S’dua me pahir!
Po, eja!Veç të duash! Dera është hapur. Me duar prej katili mos më prek!
Ç’kam bërë, e bëra se të desha.
Margarita
Nuk mund; për mua s’ka më shpresë. Fausti
E përse t’ikënj? E dashur! Zbardhi dita! Eja t’ikim.
Kudo të vete do më ndjekin.
Si mjerë kush arrin e bëhet lypës. Margarita
Dhe më çdo hap e vret ndërgjegja! 230 Zbardhi dita! Dit’ e fundit! Dit’ e gjyqit;
Duhej t’ish ditë e dasmës sime!
190 Fausti Se mos i thuash kujt se qe te Greta!
Unë vdes me ty. Kurora ime e shkretë, lamtumirë!
Si mori fund kjo puna jonë!
Margarita Do shihemi edhe një herë;
Nxito! Nxito! Po jo në valle.
Shpëtoma foshnjënzën! Po grahin trumat, s’bëjnë zë.
Ik udhës përpjetë Sheshi dhe rrugët
Anës përroit, Nuk mund t’i nxënë;
Pastaj përmes vigut, Kambana bie, stapi thyhet.
Shko drejt e në pyll Si po më kapin, po më lidhin sytë!
Më të mëngjër Më shpien zvarrë te laiku.
Ku është dërrasa 240 Pas trungut të gjakosur më shtrëngojnë.
200 Te pellgu. Ç’do qaf’ e njerzve ia ndjen tehun
Nxito! Kape shpejt Hanxharit që pret qafën time.
Përpiqet të ngrihet! Bota po hesht si varri!
Ende përpëlitet!
Shpëtoje! Shpëtoje! Fausti
Më mirë të mos kisha lindur!
Fausti
Eja në vehte! Mefistofeli (duket përjashta)
Një çap përjashta, dhe je e lirë! Pa dilni ose humbët.
210 250 Ndalim i kotë! Llomotitje!
Po nisin të përqethen kuajt,
Mëngjesi zbardhëllon.
Mefistofeli
Margarita U gjykua!
Ç’po ngrihet prej trollit?
Ay! Ay! Dëboje shpejt! Zë (së sipërmi)
Ç’kërkon ay në këtë vend të shenjtë? U shpëtua!
Do të më marrë shpirtin!
Mefistofeli (Faustit)
Fausti Këtej, me mua!
260 Duhet të rrosh! (Zhduket me Faustin).

Margarita Zëri i Margaritës

Drejtësi e Perëndisë! Të jepem ty në dorë. (Nga brenda, sa vjen humbet).
Henrik! Henrik!
Mefistofeli (Faustit)
Eja! Ose të lashë tok me të!

Margarita 280
Atë, në dorën tënde jam! Shpëtomë!
Trumba shenjtorësh, engjëj,
Më merrni në mes tuaj! Mbromëni!
Henrik! Po më tmerron.

270

1.

1. Skena “Burgu” është një nga më të fuqishmet në vepër sepse:

a) përshkruan tragjedinë e një vajze të bukur që do të gëzojë dashurinë

b) me një art të shkëlqyer, i ngre himn dashurisë dhe dhimbjes njerëzore

c) ndërtohet si analizë e fuqishme psikologjike

d) ndërthur aq natyrshëm lirizmin prekës me elegjinë e dhimbjes për njerëzit e zemrës

2. Dhimbja e Faustit për Margaritën është:

a) dhimbja e një dashnori të zjarrtë

b) dhimbja e një të penduari që ndjehet në faj

c) dhimbja e Njeriut për mosvlerësimin e virtytit në një shoqëri obskurantiste

d) dhimbja e Njeriut për pamundësinë e triumfit të ndjenjës së lirë e të bukur në një shoqëri
patriarkale

3. Fausti s’mund ta shpëtojë Margaritën:

a) sepse është i pafuqishëm për të ndryshuar vendimin e gjyqit

b) sepse Margarita nuk pranon që ta shpëtojë ai (Fausti), që është shkaku i tragjedisë së saj

c) sepse rruga e shpëtimit kalonte nga Mefistofeli dhe Margarita fetare s’bën kurrë pakt me
djallin

d) se ajo nuk e dëshiron shpëtimin

4. Margarita, së pari, është viktimë:

a) e gabimeve të veta

b) e patriarkalizmit dhe meskinitetit të jetës dhe shoqërisë së kohës

c) e Faustit që e braktisi

d) e Mefistofelit që e hodhi në krahët e Faustit, të dashurisë

5. Ç’gjendje shpirtërore përjeton Margarita në fragment? Me ç’kohë lidhen këto gjendje? Si realizohen
ato? A mund ta quajmë fatale dashurinë e saj?

___________________________________________________________________________________________

____

6. Në ç’gjendje shpirtërore na jepet Fausti në 8 vargjet e para të skenës? Gjeni fjalët kyçe që lidhen me
këtë gjendje. Ç’mjet artistik përdor autori për të na përcjellë këtë gjendje shpirtërore të heroit?

_________________________________________________________________________________________

7. Pse Margarita nuk largohet me Faustin? A nuk mund të gjente ajo ngushëllim te dashuria? Gjeni
vargjet që i shprehin këto.

__________________________________________________________________________________________

__________________________________________________________________________

8. Në fjalët e Margaritës: “Xhelat…lutjen.” gjeni detajet më të goditura që japin idenë e shkatërrimit

të ëndrrave. Ç’e shquan Margaritën në këto vargje?

__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________________

9. Margarita është dënuar si vrasëse. Ajo përjeton një gjendje ankthi e tmerri, pasi i është goditur
ekuilibri mendor dhe shpirtëror. Si shprehet kjo gjendje e saj nëpërmjet formës metrike?
(Krahaso: Përjashta?...Shpëtoje! Shpëtoje!)

_________________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
____

10. Në cilin varg kemi dhanoren etike të shqipes? Ç’i jep ajo vargut ku gjendet? Ç’figurë janë
vargjet?

a) Ku ma ke humbur dashurinë?

b) Kush ma ka vjedhur?

_________________________________________________________________________________________
_________________________________________________________________________________________
__

11. Margarita përfytyron ekzekutimin e saj. Dalloni antitezën e fuqishme dhe vlerësoni forcën
artistike të vargut të fundit, të dhënë me një krahasim.

“Ah, zbardhi dita! Dit e fundit!

----------------------------------

---------------------------------

Bota hesht si varri”

_____________________________________________________________________________________

____________

12. Si është stili i Gëtes në skenën “Burgu”? Epik, lirik apo tragjik-elegjiak? Jepeni me shembuj
përgjigjen tuaj.

____________________________________________________________________________________

________________

13. Ofelia dhe Margarita janë krijesa të dy gjenive, e Shekspirit e para, e Gëtes e dyta, që vdesin pa
realizuar ëndrrat e tyre. Krahasojini ato me synimin që të gjeni afrimet dhe dallimet midis tyre
dhe shkruani një ese të shkurtër krahasim-kontrasti.

________________________________________________________________________________

TEST 2

Lexoni me kujdes fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga vepra “Katedralja e Parisit” e Viktor Hygosë
dhe përgjigjjuni pyetjeve në vazhdim.

Rrëmbimi i Esmeraldës

Papritur, në çastin kur ndihmësit e xhelatit do të zbatonin urdhërin e dhënë me gjakftohtësi nga z’tni
Sharmoly, ai njeri kapërceu parmakun e galerisë dhe e kapi tërkuzen me këmbë, me gjunjë dhe me duar;
pastaj rrëshqiti tatëpjetë fasadës së katedrales, si ajo pika e ujit që rrëshqet tatëpjetë një qelqi, rendi te të
dy ndihmësit e xhelatit me shkathtësinë e një maceje që bie nga çatia, i rrëzoi ata përdhe me grushtet e tij
të fuqishëm, rrëmbeu me një dorë ciganen, siç rrëmben një fëmijë kukullën, dhe, pasi e ngriti përmbi
kokën e tij, u sul në kishë, duke sokëllitur me zë buçitës:
- Strehim!
Kjo u bë me aq shpejtësi, saqë, po të kishte ndodhur natën, të pranishmit mund ta kishin parë këtë skenë
në dritën e një vetëtime të vetme.
- Strehim! Strehim! – përsëriti turma, dhe duartrokitjet e dhjetëmijë duarve e bënë syrin e vetëm të
Kuazimodos të shndriste nga gëzimi dhe krenaria.
Kjo ngjarje e papritur e bëri të dënuarën të vinte në vete. Ajo hapi qepallat, vështroi Kuazimodon dhe i
mbylli shpejt përsëri, si e trembur nga shpëtimtari i saj.
Zoti Sharmoly, xhelatët dhe të gjithë rojtarët shtangën në vend. Brenda mureve të katedrales së Shën
Mërisë e dënuara ishte me të vërtetë e paprekshme. Katedralja ishte një strehë e sigurtë dhe te pragu i saj
pritej hovi i drejtësisë njerëzore.
Kuazimodo ishte ndalur tani në kubenë e portalit të madh. Shputat e gjera të këmbëve të tij dukej se
shkelnin aq fort mbi pllakat e gurta të dyshemesë, sa dhe shtyllat e rënda romane. Koka e tij e madhe dhe
leshtore humbte midis supeve, si koka e një luani në krifën e gjatë, e cila i mbulon qafën. Ai po e mbante
vajzën e tmerruar mbi pëllëmbën e duarve të tij të vrazhda, si ndonjë copë pëlhurë e bardhë; por e mbante
me aq kujdes, saqë dukej sikur kishte frikë se mos e copëtonte, ose mos e prishte. Do të thoshe se
Kuazimodo e ndjente që ajo ishte diçka e brishtë, elegante dhe e çmueshme, diçka e krijuar jo për duart e
tij të ashpra. Herë-herë dukej se ai nuk guxonte ta prekte atë as me frymën e tij. Pastaj, befas e
shtrëngonte në krah, në gjoksin me gunga, si ta kishte plaçkë, thesarin e tij. Kështu e shtrëngon nënna në
gji fëmijën e vet. Syri i tij prej ciklopi ulej herë-herë mbi vajzën dhe i shprehte asaj butësi, ëmbëlsi,
dhembshuri, por pastaj ngrihej pak lart duke lëshuar shkrepëtima. Atëherë gratë qeshnin e qanin, turma
brohoriste nga entuziazmi, sepse në ato çaste Kuazimodoja ishte vërtetë i bukur. Po ishte i bukur ky jetim,
ky fëmijë i gjetur, ky njeri i neveritur; dhe ai e ndjente veten të fortë e të madhërishëm e po e vështronte
drejt e në fytyrë shoqërinë, që e kishte dëbuar, por në punët e së cilës ai ndërhynte kaq fuqimisht; e
vështronte drejt e në sy drejtësinë njerëzore, tigrave të së cilës ai i kishte rrëmbyer prenë dhe i kishte lënë
me gisht në gojë rojtarët, gjyqtarët, xhelatët, tërë atë forcë të mbretit që ai njeri aq i parëndësishëm e
kishte thyer menjëherë.
Ishte vërtetë një gjë prekëse ndihma e dhënë nga një qenie kaq e shëmtuar sa Kuazimodo, një qenie tjetër
fatkeqe e dënuar me vdekje. Kuazimodoja dhe Esmeralda ishin dy njerëz të përbuzur nga natyra dhe
shoqëria; ata ndodheshin në të njëjtën shkallë mjerimi dhe tani po ndihmonin njëri-tjetrin.
Ndërkaq, pas disa minutash, Kuazimodo ngadhënjyes u fut papritmas në katedrale, tok me barrën që
kishte në krahë. Turma, e mahnitur prej këtij gjesti trimërie, po kërkonte Kuazimodon me sy nën kubetë e
zymta të kishës; asaj i erdhi keq që ishte zhdukur aq shpejt njeriu që ajo po brohoriste. Befas ai u duk
prapë te një cep i galerisë së mbretërve të Francës, të cilën e përshkoi duke rendur si i marrë me prenë e
vet në duar dhe duke thirrur: “Strehim!”. Turma prapë shpërtheu në brohoritje. Kuazimodo e kaloi
galerinë dhe humbi përsëri brenda në kishë. Pas pak u duk te platforma e sipërme, duke vrapuar gjithnjë si
i shkalluar me ciganen në krahë dhe duke klithur: “Strehim!”.
E turma duartrokiste. Më së fundi, ai u duk për të tretën herë në majë të kullës së këmbanës së madhe dhe
prej andej i tregoi me krenari tërë Parisit vajzën që kishte shpëtuar. Me një zë si bubullimë, që njerëzit
vetëm rralllë e herë e dëgjonin dhe që ai vetë nuk e dëgjonte kurrë, sokëlliu tri herë me furi deri lart në
retë:
- Strehim! Strehim! Strehim!
- Rroftë! Rroftë! – thërriste populli, dhe kjo britmë e fuqishme që gjëmonte deri në bregun tjetër të lumit,
e habiti turmën e mbledhur në sheshin Grev si dhe të vetmuarën, që ia kishte qepur sytë trekëmbëshit të
rëndë.

Qarkoni alternativën e saktë për pyetjet 1- 6.

1. Strehimi i Esmeraldës në Katedrale, për Hygoin, është:
a) shprehje e dashurisë për njerëzit e thjeshtë
b) skenë që plotëson kuadrin romantik të veprës
c) argument realist për Katedralen si simbol i mëshirës kristiane
d) fakt që provon se Hygoi është me heroinën e tij

2. Veprimi i Kuazimodos në fragment është:

a) shprehje e revoltës ndaj monarkisë
b) “larje borxhi”
c) shprehës i bindjeve fetare të tij
d) akt mirësie, dashurie e revolte

3. Kuazimodo e strehon Esmeraldën në Katedrale sepse:

a) vetëm atë njeh
b) aty ka siguri
c) e ndiente se aty nuk vepronte drejtësia njerëzore
d) shpresonte në ndihmën e mirëkuptimin e arqidhiakut Frolo

4. Esmeralda është viktimë:

a) e turmës së çmendur
b) e vendimit të mbretit
c) e bukurisë së vet
d) e pasionit të priftit

5. Veçori dalluese e fragmentit është:

a) kontrasti i situatës
b) kthesa e papritur
c) rrëfimi lirik
d) prirja nga e jashtëzakonshmja
6. Gjallërinë e situatës, në paraqitjen e parë, e jep përdorimi:
a) i fjalisë së gjatë
b) i mbiemrave
c) i foljeve
d) i fjalive njëkryegjymtyrëshe

7. Në ç’raport është turma me Kuazimodon? Shpjegoni atë.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________
_____________________________________________________________________________________
____
8. Ndiqni sjelljen e Kuazimodos ndaj Esmeraldës. Për ç’gjendje shpirtërore të tij bën fjalë ajo?
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________
9. Vëreni detajin e syrit. Ç’domethënie merr ai?
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________
10. Gjeni fjalinë që provon se e jashtëzakonshmja është normale. Si shprehet ajo artistikisht?
Fjalia-
___________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____
11. Bëni komentin tuaj për fjalinë: “Kuazimodoja dhe Esmeralda ishin dy njerëz të përbuzur nga natyra
dhe shoqëria; ata ndodheshin në të njëjtën shkallë mjerimi dhe tani po ndihmonin njëri-tjetrin.”
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________
12. Cilat veçori të romantizmit gjejmë në fragment?
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________
13. Bëni një ese përkufizimi me temë: “Cili është koncepti juaj për të Bukurën te njeriu? Ku e gjeni atë të
mishëruar në art e në jetë?”

_______________________________________
TEST 3

Lexoni me kujdes fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga vepra “Shtegtimet e Çajld Haroldit” e Bajronit
dhe përgjigjjuni pyetjeve në vazhdim.

Vajza e Saragozës (Kënga I)

Në nga episodet heroikë të luftës së popullit spanjoll, ishte mbrojtja e Saragozës. Banorët burra e gra e
mbrojtën qytetin e tyre për tetë muaj rresht. Bajroni krijon imazhin e vajzës së butë spanjolle, e cila bëhet
heroinë popullore, “Vajza e Saragozës”.

54.

Prandaj u ngrit spanjollja vajzë, e vari

Në shelg kitarën, të çkurdisurën,

Si trime ngjeshi shpatën e kalorsit

Dhe u sul me marshin luftarak në luftë?

Ajo që zverdhej nga një shenjë plage,

E i fuste datën vaji i kukuvajës,

Tani vështron si ndeshen bajonetat,

Si ndrijnë shpatat; mbi kufoma shkon

Me çap Minerve atje ku Marsi do të dridhej.

55. Ju që çuditi se dëgjuat ç’bëri,

O, po ta njihnit n’orë më të butë,

T’i ndinit zënë e lehtë e t’ëmbël n’odë;

T’i shihnit syt’ e zes posi mëndafshi,

E flokët me gërsheta gjer te mezi,

E shtatin si selvi, hiret si të Zanës,

S’do ta besonit që në Saragozë

E priti Gordonin me gaz në buzë

Dhe u priu shokëve në gjahun e lavdisë.

56. I vluari i bije – nuk ka nge të qajë;

Vdes kryetari – del ajo në krye;

Të sajët sprapsen – prap i shtyn në sulm;

Armiku thyhet – e ndjek këmba-këmbës;

Kush ia shpagon të vluarit më mirë,

Kush kryetarit gjakun, se ajo?

Ç’vajzë u jep zemër burrave të trembur?

Kush ju vërsul më rreptë Galit n’ikje,

I mundur nga një grua pirgjesh të rrëzuar?

57. Po bijë e Spanjës nuk është amazon,

Ka lindur me magjitë e dashurisë;

Rivalizon me burrin në përpjekje,

Marshon përkrah me të në ushtri, vërtet,

Po zemër e saj i shëmbëllen thëllënxës,

Që çukit dorën që i qëllon të shoqin:

Në forcë e butësi qëndron më lart

Se grat’ e tjera, të mësuarat;

Edhe ndë mos më e bukur, është më shpirtmadhe.

58. Amori i vu me gisht në mjekër vulën;

Buzët e saj, që çelen për të dhënë

Të puthurën, i japin urdhër burrit

Të bëhet trim pastaj ta meritojë;

Vështrim i saj sa keq i bukur! Febi

Më kot e mblesëroi t’ia çarte faqen,

Që ndrin më butë prej së puthurës!

Kush do kërkonte nuse në Veri,

Të varfëra në shtat, të mekura, të verdha?

59. O vise, që ju do poeti fort,

Ku këndoj këngën e mburr bukurinë,

Që dhe cinikët s’mund veç ta pranojnë!

Pa matini hyrit’ e haremit tuaj

(Që mezi i lini të shijojnë ajrin

Mos shkojë dashuria atje ku do)

Me syzezat e Spanjës – të mësoni

Që gjejmë atje parajsën e profetit,

Vajzat e qiellit ëngjëllisht të dashura.

Qarkoni alternativën e saktë për pyetjet 1- 4.

1. Vajza e Saragozës është:

a) një vajzë pa emër e qytetit të Saragozës

b) një mishërim i bukurisë femërore spanjolle

c) mishërim i heroizmit të popullit spanjoll

d) përgjithësim i shpirtit artistik të popullit spanjoll

2. Vajzën e Saragozës Bajroni e përshkruan plot ngjyrime:

a) romantike-lirike

b) romantike-realiste

c) romantike-dramatike

d) epike

3. Kënga shpalos hapur:

a) idealet liridashëse të Bajronit

b) kontrastin mes natyrës dhe trishtimit të heroit

c) prirjen e Bajronit për nga realizmi

d) qëndrimin e Bajronit ndaj parimeve të romantizmit

4. Vajza e Saragozës s’ka emër sepse:

a) kështu e quanin të gjithë

b) ajo është vajzë me nam për bukurinë

c) përfaqëson bijtë e thjeshtë të popullit

d) përfaqëson zakonet, sjelljet dhe traditat spanjolle

5. Gjeni figurën e sintaksës në vargun e parë dhe thoni ç’shpreh ajo.

______________________________________________________________________________

6. Gjeni detajin artisktik me të cilin autori jep botën e pasur të ndjenjave dhe dashurinë për jetën të vajzës.
Gjeni nëntekstin e vargut ku gjendet detaji.

______________________________________________________________________________

7. Mbi ç’figurë ndërtohet vargu i parë? Çfarë shprehet me të? (Ilustrojeni me vargje)

______________________________________________________________________________

8. Ndaluni në strofën 55 dhe gjeni figurat dhe detajet me të cilat autori bën portretin e vajzës së
Saragozës. Si është ky portret?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________

9. Ç’vlerë merr viza në katër vargjet e para të strofës 56, ç’dukuri gjeni dhe në ç’raport janë pjesët e
vargut?
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____

10. Krahasoni vargjet 1,2,3,4 me 5,6,7,8,9. Në ç’raport janë midis tyre? Ç’të veçantë kanë ato në
shprehjen figurative?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____

11. Ç’qëndrim mban Haroldi ndaj vajzës së Saragozës? Ilustrojeni.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____

12. Gjeni vargjet ku poeti sjell figura të tjera grash. Në ç’raport i vë ai ato, lidhur me vajzën e Saragozës?
Ç’tregon kjo për Bajronin?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____

13. Gjeni pasthirrmën në këngë dhe thoni ç’shpreh ajo.

Pasthirrma:_______________________________

____________________________________________________________________________________

14. Cilat prej parimeve të romantizmit gjejnë shprehje më dukshëm në këtë këngë?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
___

15. Gjeni një varg ku poeti romantik shfaqet realist.

____________________________________________________________________________________

16. Gjeni elementet që autori i merr nga mitologjia. Ç’domethënie ka futja e këtyre elementeve në këngë?
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________

17. Zgjidhni një nga temat dhe shkruani një ese a) Cili është kuptimi juaj për femrën?

me rreth 200 fjalë: b) A është për ju vajza e Saragozës modeli i

femrës?

___________________________________________

TEST 4

Lexoni me kujdes fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga vepra “Këngët e Milosaos” e De Radës dhe
përgjigjjuni pyetjeve në vazhdim.

Kënga XVI

Një shpirt i trazuar

Era që e ndreqi motin,

fryu nga deti.
Te Kodr` e Llumbardhave,
lehtë se ç`ma hapi derën,
ëmbël më dheli fytyrën
e më reshti gjumin.
Milosao : -Më rrofsh, i ftohti veri,
që me zgjon e më gëzon!
Sa i ka hie koçimares,
kur ia përkul degëzat!
Ti s`leve në dhe të huaj.
Veriu : - Kur leva të parën herë,
dushku u tund te Pokfilli.
-Të bijën e Kollogresë
mos e pe nd`ata përrenj?
-Dita me diell gëzon
të shëndosh e të sëmurë.
Me kitar’, vasha krenare
luante me djaln’ e bardhë
e i frushullon fustani,
gjiri i fryhej, rrotullohej
e m`i shprishej shtekthi
e m`i flisnin syzit.
-Mba tutje, bushtëra erë,
se më ngrive eshtërat!

1. Veprën Këngët e Milosaos mund ta quajmë:

a) poemë lirike dashurie

b) rrëfim lirik

c) poemë dramatike

d) rrëfim epik

2. Milosaoja është:

a) thjesht heroi i veprës

b) poeti i fshehur pas heroit

c) herë heroi romantik e herë poeti, të alternuar

d) heroi i letërsisë arbëreshe, krejt i ndryshëm nga heronjtë e letërsisë së lëvruar brenda trojeve shqiptare
3. Në fragment te Milosaoja trazohen në pështjellim ndjenjat e:

a) xhelozisë për Rinën e të mërisë ndaj mjedisit patriarkal

b) mallit për atdhe, xhelozisë për Rinën dhe mëshirës për veten

c) adhurimit për natyrën dhe shqetësimit për fatet e atdheut

d) dashurisë, mallit dhe xhelozisë për vashën e zemrës

4. Raportet e Milosaos me natyrën në fragment janë:

a) tipike për heroin romantik

b) shprehje të prirjes realiste të De Radës

c) shprehje të mendësive primitive ku njeriu e shpirtëzon natyrën në pamundësi për të gjetur shpjegime
për ndodhitë e jetës

d) tipike për heroin e letërsisë romantike arbëreshe

5. Era në fragment është:

a) simbol i forcave negative që pengojnë ndjenjën e lirë të heroit

b) një paralelizëm figurativ pohues me vetë gjendjen e heroit

c) abstraktja (ndjenjat e trazuara) që kthehet në konkrete (si lloj metonimie)

d) thjesht shpirtëzim i natyrës

6. Cili grup fjalësh është sinonimi më i përafërt me grupin e fjalëve “më ngrinë eshtrat”:

a) më ngriu gjaku

b) më ngrinë këmbët

c) më ngriu shikimi

d) më ngrinë llogaritë (në bankë)

7. Ndajeni këngën në 2 pjesë dhe paraqitni gjendjen shpirtërore të Milosaos në secilën pjesë.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________

8. Era (e shpirtëzuar) luan rolin e një personazhi në fragment. Ç’lloj personazhi bëhet ajo në raport me
Milosaon? A mbetet njëlloj nga fillimi deri në fund të këngës? A është vërtetë era ajo që e trazon
Milosaon, pra era si element i jashtëm?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________________9. Ç’rol luan natyra në 6 vargjet e para? Ç’raport ndërton Milosaoja
me të? Gjeni figurat në këto vargje. Cila është tipike për De Radën?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________________________________

10. Dialogu është mjet tipik i gjinisë dramatike. Pse e përdor De Rada atë në një këngë aq lirike?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________________11. Në fjalët e Erës rrokim një përshkrim të goditur për Rinën (vashën). Me ç’tipare
vjen imazhi i saj? A ka pika takimi ky portret me atë që gdhend poeti në këngën II? Me ç’mjete gjuhësore
e bën portretin e Rinës Era? Ç’figura stilistike përdoren?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________________12. Cilat veçori të romantizmit gjejnë shprehje në këngë?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________

13. Gjeni fjalët onomatopeike që përdor Era dhe thoni ç’i japin ato vargjeve?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________________

14. Jepni me shkrim mendimin tuaj: Xhelozia dhe njeriu i dashuruar.

____________________________________________________________
TEST 5

Lexoni me kujdes fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga vepra “Xha Gorio” e H. de Balzak
dhe përgjigjjuni pyetjeve në vazhdim.

Xha Gorioi dhe të bijat

- Të do, Nasi, të do! – thirri xha Gorioi, - e dëgjova me veshët e mi qëpari. Po flisnim për ty dhe ajo më
thoshte se ti ishe e bukur e se ajo ishte e lezetshme!

- Ajo! – përsëriti kontesha, - ajo ka një bukuri të pashpirt.

- Mirë se unë qenkam ashtu, - tha Delfina, duke u skuqur, - po ti si je sjellë kundrejt meje? Ti më ke bërë
hasha, më ke mbyllur dyert e të gjitha shtëpive ku kam dashur të shkoj, me një fjalë, ke përfituar nga çdo
rast që të më bësh të vuaj. A kam ardhur unë, si ti, t’i shkul të gjorit baba nga një mijë franga e nga një
mijë franga gjithë pasurinë e tij dhe ta katandis në këtë ditë? Këtë ke bërë ti, moj motër. Unë kam ardhur e
kam parë tim atë me sa kam mundur, nuk e kam dëbuar dhe s’kam ardhur t’i puth dorën vetëm kur i kam
pasur nevojën. Unë as që e dija se i kishte prishur për mua ato të dymbëdhjetë mijë frangat. Ti e di se sa e
rregullt jam unë përsa u përket të hollave! Bile edhe dhuratat që më ka bërë babai, vetë m’i ka bërë, unë
s’i kam lypur kurrë.

- Ti ishe më me fat se unë: zoti Dë Marsaj ishte i pasur, dhe ti e zhvatje; i di ato shtigje ti, i di. Gjithnjë e
ligë si floriri ke qenë. Lamtumirë, s’kam as motër, as …

- Pusho, Nasi! – thirri xha Gorioi.

- Vetëm një motër si ti mund t’i përsëritë ato që s’i beson më njeri, ti je kuçedër! – i tha Delfina.

- Bijat e babait, pushoni, bijat e babait, se do të vras veten në sy tuaj.

- Mirë, Nasi, po të fal, - tha zonja Dë Nysingen, - ti je fatkeqe. Po unë jam më e mirë se ti. Të më flasësh
kështu në çastin kur unë i kisha marrë në sy të gjitha që të të ndihmoja, bile edhe të hyja në dhomën e tim
shoqi, gjë që s’do ta kasha bërë as për vete, as për … Ky është një vazhdim i denjë i të gjitha të zezave që
më ke punuar këto nëntë vjetët e fundit.

- Bijat e babait, përqafohuni, bijat e babait, - thirri ati. – Ju jeni dy engjëj.

- Ah! – vijoi ai duke u ulur, - ju ma copëtuat zemrën. Po vdes, fëmijët e mi! Më ziejnë trutë, sikur po më
del zjarr nga koka. Amani, moj, rrini urtë, duajeni njëra-tjetrën! Do të më vdisni. Delfinë, Nasi, mjaft tani,
që të dyja kishit të drejtë dhe që të dyja kishit faj: Dedel, - vazhdoi ai, duke e vështruar baroneshën me sy
të përlotur, - asaj i duhen dymbëdhjetë mijë franga, le të përpiqemi t’ia gjejmë. Mos u shikoni kështu. (Ai
ra në gjunjë përpara Delfinës). Kërkoji ndjesë asaj, bëja qejfin babait, - i tha në vesh; - hajde, ajo është më
fatkeqe se ti!

- E dashur Nasi, - tha Delfina, e llahtarisur nga shprehja e egër dhe e çmendur që i kishte dhënë dhembja
fytyrës së t’et, - bëra gabim, përqafomë…

- Ah! Ju po më hidhni ballsam në zemër, - thirri xha Gorioi. – Po ku t’i gjej të dymbëdhjetë mijë frangat?
Po sikur të shkoja bedel?

- Ah, baba! – thirrën të dyja vajzat, duke e vënë në mes, - jo, jo.

- Vetëm zoti mund të të shpërblejë për këtë që mendon të bësh, se jeta jonë nuk do të mjaftonte kurrë!
Apo jo, Nasi? – vijoi Delfina.

- Përveç kësaj, i dashur atë, kjo do të ishte një pikë ujë në det, - vërejti kontesha.

- Po, atëherë s’u bëka asgjë me gjakun tonë! – thirri plaku, i dëshpëruar. – Unë do të jem robi i atij që do
të të shpëtojë ty, Nasi! Do të vras një njeri për të. Do të bëj si Votrëni, le të më dënojnë me punë të
detyruar! Do të …

Ai pushoi papritur, si t’i kishte rënë rrufeja.

- U shkunda! – tha duke shkulur flokët. – Ah, sikur ta dija se ku të shkoja të vidhja, po është zor edhe të
gjesh një rast të tillë. Pastaj, duhen njerëz dhe kohë për të grabitur bankën. Oh, duhet të vdes, vetëm
vdekja i lan hallet. S’jam më i zoti për asgjë, s’jam më baba, jo. Ajo më kërkon, ka nevojë! Dhe unë,
varfanjaku, s’kam asnjë dysh. Ah, ti sigurove për vete të ardhura jetike, o i mallkuar, dhe nuk mendove
për vajzat! Domethënë nuk i do ato? Ngordh, ngordh si qen që je! Po unë jam më i lig se qeni, qeni nuk
do të sillej kështu! Oh! Koka … po më zien!

Për pyetjet 1-7 qarkoni alternativën e saktë.

1. Tema e fragmentit është:

a) etja për pasuri

b) shthurja e familjes

c) degjenerimi moral

d) hipokrizia e shoqërisë

2. Në fragment Gorioi është:

a) viktimë e vetëdijshme e rrethanave jetësore

b) borgjezi që s’njeh skrupuj moralë për të përmbushur qëllimet e veta

c) prindi fatkeq

d) qytetari i Parisit që njeh rregullat që drejtojnë shoqërinë

3. Marrëdhëniet në familjen Gorio mund t’i quajmë:

a) të tendosura

b) të shfytyruara

c) armiqësore

d) të komplikuara

4. Raportin që ka ndërtuar Gorioi me të bijat e shpreh më mirë fjalia:

a) Oh, duhet të vdes, vetëm vdekja i lan hallet.

b) S’jam më i zoti për asgjë, s’jam më baba, jo.

c) Amani, moj, rrini urtë, duajeni njëra-tjetrën.

d) Delfinë, Nasi, mjaft tani, që të dyja kishit të drejtë dhe që të dyja kishit faj.

5. Ajo që i shquan vajzat e Gorioit në fragment është:

a) dashuria për babanë

b) mendjelehtësia dhe mendjeshkurtësia

c) përpjekja për të mos e lejuar tjetrën të fitojë ndaj babait

d) dëshira për t’u përmbysur e rrokullisur në varfëri së bashku e njëkohësisht

6. Në raport me njëra-tjetrën, vajzat e Gorioit janë dy motra:

a) konkurente e armike të njëra-tjetrës

b) që e trajtojnë njëra-tjetrën në varësi të situatës ku gjenden

c) që ngjajnë aq shumë në pamje, po që ndryshojnë po aq shumë në sjellje

d) që e urrejnë dhe e duan njëkohësisht njëra-tjetrën

7. Arsyeja pse vajzat e Gorioit janë katandisur në këtë gjendje do kërkuar te:

a) karakteri i dobët dhe i lëkundur i tyre

b) mangësitë në shkollimin dhe në kulturën e tyre

c) lidhjet e gabuara që ato bënë me bashkëshortët e tyre dhe me dashnorët e tyre

d) materializimin e jetës dhe shthurjen e institucionit të familjes

8. Balzaku shquhet për kapjen e pikave dramatike dhe çuarjen e tyre drejt pikave kulmore. Ç’e bën
dramatik këtë fragment?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________

9. Shihni fragmentin ku Gorioi thotë: “U shkunda! … Oh! Koka … po më zien!” është më tepër dialog
apo monolog? Si e gjykon ai veten? Cila është fjalia që bart idenë e paragrafit?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________________

10. Ku qëndron gabimi i Gorioit ndaj të bijave që bëhet shkak i tragjedisë së tij?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________

11. Krahasoni tonin me të cilin i drejtohen njëra-tjetrës vajzat e Gorioit me tonin me të cilin u drejtohet
Gorioi vajzave. Ku qëndron ndryshimi? Ilustroni përgjigjen.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________________

12. Ç’kuptim kanë fjalët e vizuara në fjalitë e mëposhtme? Ç’figurë stilistike përbëjnë ato?

a) Gjithnjë e ligë si floriri ke qenë! (Anastasia për Delfinën)

b) Ajo! – përsëriti kontesha, - ajo ka një bukuri të pashpirt.

13. Ç’e bën hero balzakian Gorioin në këtë fragment? Arsyetoni në formë eseje përgjigjen e pyetjes.

________________________________________________

TEST 6

Lexoni me kujdes fragmentin e mëposhtëm shkëputur nga vepra “Zonja Bovari” e G. Flober
dhe përgjigjjuni pyetjeve në vazhdim.
Pjesa II. Kapitulli XV
Ideja për të shkuar në shfaqje hodhi rrënjë shpejt në mendjen e Bovarisë, sepse ia tregoi menjëherë së
shoqes, e cila, në fillim nuk e pranoi, duke nxjerrë si shkak lodhjen, jo bezdisjen, jo shpenzimet, mirëpo,
për çudi, Sharli nuk u zbraps, aq keq i ishte tiposur që ky argëtim kishte për t’i bërë mirë… Pastaj, duke
menduar se ajo nuk pranonte për mirësjellje të hollë, Sharli ngulmoi akoma më shumë; kështu që ajo,
meqë ai iu qep keq, më në fund vendosi të shkonte…

Emës i rrahu zemra me të hyrë në korridor. Ajo vuri buzën në gaz pa dashje me mburrje, duke parë
turmën që sulej nga e djathta nëpër korridorin tjetër, ndërsa ajo ngjitej shkallëve për në lozhat e para. U
gëzua si fëmijë që i shtyu me një gisht dyert e gjera të veshura me tapiceri; thithi me gjithë mushkëritë
erën e pluhurosur të korridoreve dhe, kur u ul në lozhë, e ngrehu trupin me një lirshmëri dukeshe.
Ndërkaq u ndezën qirinjtë e orkestrës; nga tavani zbriti llampadari, duke përhapur, me rrezatimin e
faqezave të kristalta, një gëzim të papritur; pastaj hynë njëri pas tjetrit instrumentistët dhe në fillim nisi
një gër-vër e gjatë e basave që gërhisnin, e violinave që gërvishtnin, e veglave frymore që buçisnin, e
flauteve dhe klarinetave që cingëronin. Mirëpo në skenë u dëgjuan tri goditje; zunë të binin tamburet, të
shoqëruara nga akordet e veglave prej tunxhi dhe prapa perdes që po ngrihej, u duk një peizazh.

Ishte një udhëkryq në një pyll, me një burim në të majtë, nën hijen e një lisi. Fshatarë e zotërinj me qyrk
mbi sup, këndonin të gjithë së bashku një këngë gjuetie; pastaj ia behu një kapiten që thërriste ëngjëllin e
së keqes, duke ngritur duart nga qielli, u duk edhe një tjetër; ata u larguaan dhe gjuetarët ia morën këngës
përsëri.

Ajo (Ema) u gjend sërish në botën e librave të rinisë, në thellësitë e Uollter Skotit. I dukej sikur dëgjonte
nëpërmjet mjegullës tingujt e gajdeve skoceze që përsëriteshin nëpër shqope. Madje, duke e ndjekur me
lehtësi libretin, sepse i kujtohej romani, ajo e ndiqte dramën fjalë për fjalë, ndërsa ca mendime të
pakuptueshme që i vinin ndër mend, shpërndaheshin menjëherë nga shkulme muzikore. Lëshohej e tëra
pas përkujdesjes së melodive dhe ndiente se dridhej e tëra, sikur harqet e violinave t’i binin nervave të saj.
Nuk ngopej duke soditur kostumet, dekoret, artistët, pemët e pikturuara që dridheshin kur ecnin artistët, si
dhe kësulat prej kadifeje, palltot, shpatat, të gjitha këto fantazira që lëviznin gjithandej në harmoni të
plotë, si në atmosferën e një bote tjetër. Mirëpo, befas, doli një grua që i hodhi një qese një shqyrtari të
veshur në të blerta. Ajo ndenji vetëm dhe atëhere u dëgjua një flaut që nxirrte tinguj të ngjashëm me
gurgullimën e burimit ose me cicërimat e zogjve. Luçia hijerëndë ia mori kavatinës së saj në sol maxhor;
ankohej për dashurinë, kërkonte krahë të fluturonte. Po kështu edhe Emës ia kishte qejfi të largohej dhe të
përfundonte duke fluturuar në krahët e dikujt. Papritmas u duk Edgar Lagardi… Ai ngjalli entuziazëm që
në skenën e parë. Luçien e shtrëngonte në krahët e tij, e lëshonte, kthehej përsëri, dukej i dëshpëruar;
kishte shpërthime inati, pastaj nxirrte psherëtima të thella pikëllimi me një ëmbëlsi të pafundme dhe notat
i dilnin nga fyti i zbuluar gjithë ngashërima e puthje. Ema përkulej ta shihte duke gërvishur me thonj
kadifen e lozhës. Zemra i mbushej me këto vajtime melodioze që zgjateshin me shoqërimin e
kontrabaseve, si klithma të mbyturi në zhaurimën e një stuhie. Ajo i njihte tashmë të gjitha dehjet dhe
ankthet, të cilat për pak e bënë të vdiste. Zëri i këngëtarit i dukej tamam si jehonë e ndërgjegjes së saj dhe
ai iluzion që e magjepste, si pjesë e vetë jetës së saj. Mirëpo askush mbi tokë nuk i ishte përkushtuar me
një dashuri të tillë… Salla ushtonte nga brohoritjet. E filluan edhe një herë pjesën e fundit: dashnorët
flisnin për lulet e varrit të tyre, për betime, për mërgim, për fat, për shpresa dhe, kur kënduan lamtumirën
e fundit, Ema nxori një klithmë të mprehtë, që u përzie me dridhjen e akordeve përfundimtare.

-Po pse ky zotnia, - e pyeti Bovariu, - i është qepur e i merr shpirtin?

-Jo, nuk është ashtu, - iu përgjigj ajo, - ai është dashnori i saj.

-Sidoqoftë, ai betohej se do të marrë hak në familjen e saj, ndërsa ai tjetri, ai që doli pak më parë, thoshte
“E dua Luçien dhe besoj se edhe ajo më do”. Le qe ai iku bashkë me babanë e saj, krah për krah. Se ai
shkurtabiq i shëmtuar që mban një pupël në kapele babai i saj është, apo jo?

-Po ç’rëndësi ka? – i tha Ema, - pusho tani!

-Ja që kam dëshirë, ti e di, - vazhdoi ai duke u përkulur mbi supin e saj, - të marr vesh se ç’bëhet.
-Pusho, të thashë! – ia preu ajo nga padurimi.

Luçia bënte përpara, gjysmë e mbështetur mbi gratë që e shoqëronin, me kurorë portokalli mbi flokë dhe
me fytyrë më të zbehtë sesa atllasi i bardhë i fustanit që kishte veshur. Ema sillte ndër mend ditën e
martesës dhe përfytyronte veten aty, mes grurit, në shtegun e vogël, kur ecnin drejt kishës. Përse pra nuk
kishte rezistuar, nuk ishte lutur e stërlutur ajo? Jo vetëm që s’e bëri këtë, por përkundrazi, ajo fluturonte
nga gëzimi, pa e vënë re as vetë humnerën drejt së cilës po turrej… Ah! Sikur, atëherë kur ruante freskinë
e bukurisë së saj, para cënimit që i solli martesa dhe zhgënjimi që pësoi nga dashuria jashtëmartesore, të
kishte mundur t’ia kishte besuar jetën ndonjë zemre fisnike, duke iu shkrirë në një të vetme virtyti,
dashuria, epshet dhe detyra bashkëshortore, nuk kishte për të rënë kurrë nga një lumturi aq e lartë. Mirëpo
ajo lumturi ishte, pa dyshim, një gënjeshtër e sajuar për të venitur çdo dëshirë. Ajo e dinte tani vogëlsinë e
pasioneve, që arti e zmadhonte jashtë mase. Duke u përpjekur, pra, të largonte mendjen prej andej, Ema
nuk donte të shihte gjë tjetër në këtë ripërsëritje të dhimbjeve të saj, veçse një fantazi plastike për të
zbavitur sytë dhe, bile, buzëqeshte përbrenda saj me një mëshirë përbuzëse, kur u duk në fund të skenës,
nën portën prej kadifeje, një burrë i veshur me një pallto të zezë… Dashnori i fyer vringëllinte shpatën e
zhveshur… Ai duhej të kishte, mendonte ajo, një dashuri të pashtershme aq sa e derdhte mbi turmë me
gjithë atë afsh. Tërë dëshirat e mekura të saj për t’u treguar mospërfillëse, shuheshin përpara poezisë së
rolit që e pushtonte të tërën dhe, e magjepssur prej atij njeriu skenik, që e bëri për vete me vegullinë e
personazhit që luante, ajo u përpoq të përfytyronte jetën e saj, atë jetë të bujshme, të jashtëzakonshme, të
shkëlqyer, të cilën edhe ajo, në fund të fundit, mund ta kishte bërë po të kishte dashur fati. Ata do të ishin
njohur, do ta kishin dashur njëri-tjetrin. Ajo do të ishte udhëtuar bashkë me të nëpër gjithë mbretëritë e
Europës, kryeqytet më kryeqytet, duke marrë pjesë si në lodhjet dhe në krenarinë e tij, duke mbledhur lule
që do t’i hidhnin atij, duke ia qendisur vetë kostumet; pastaj çdo mbrëmje, ulur në fund të një lozhe, do të
priste me gojë hapur shfrehjet e atij shpirti, që do të këndonte vetëm për të. Ai do ta shihte që nga skena,
ndërsa ishte duke luajtur. Por befas, sa s’u marros; ai po e shihte, kjo ishte me siguri. Asaj i vinte të
vraponte e të hidhej drejt e në krahët e tij, që ta mbronte fuqia e tij, si në mishërimin e vetë dashurisë, dhe
t’i thoshte, t’i bërtiste: “Rrëmbemë, merrmë me vete e t’ia mbathim! Për ty, për ty e kam gjithë afshin e
shpirtit dhe gjithë ëndrrat e mia!”

Perdja u ul.

Vendos V (e vërtetë) dhe G (e gabuar) përbri çdo alternative.

1. Ema Bovari është gruaja që:

a) përbuz tërë botën e i kundërvihet asaj

b) vuan nga mungesa e dashurisë

c) i jepet vesit pa vetëdije

d) s’di ç’kërkon nga bota e njerëzit

2. E keqja Emës i vjen nga:

a) besimi i tepruar që kishte tek ëndrra për një dashuri të madhe

b) Sharli që s’arrinte ta kuptonte të shoqen

c) gënjeshtrat që i bëri natyrën e dytë të vetën

d) paaftësia për të parashikuar pasojat e veprimeve që bënte

3. Provinca ku jeton është për Emën:

a) këndi i qetë që ka ëndërruar në netët e bukura rinore

b) vendi ku thërmohen e vdesin ëndrrat më të bukura

c) vendi nga ku mund të niset e të sulmojë majat

d) vendi ku atë e ka hedhur fati, të cilin ajo s’ka forcë ta kundërshtojë

4. Në fragment Ema vazhdon të jetë:

a) gruaja e pakënaqur nga martesa

b) femra e zhgënjyer nga jeta

c) femra romantike që nuk del dot nga ëndrra, pavarësisht zhgënjimeve

d) gruaja romantike që sfidon provincën

5. Në këtë fragment Sharli shfaqet:

a) i dashuruar e plot butësi ndaj Emës

b) mediokër, mendjelehtë

c) bashkëshorti që vë në provë ndjenjat e gruas

d) mjeku që e sheh gruan si paciente që ka nevojë për të

6. Në raport me personazhet Floberi:

a) ndërhyn drejtpërdrejt në jetën e tyre

b) mban distancë të madhe ndaj tyre

c) qëndron i paanshëm

d) e njëjtëson veten me personazhet e tij

7. Pasi ta keni lexuar me vëmendje fragmentin, thoni ç‘është për secilin në veçanti (për Emën dhe
Sharlin) shfaqja që ata po shohin?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
___________

8. Me ç’tipare shfaqet Ema në fragment? A ka ndryshuar ajo, apo ka mbetur siç ka qenë? (Jemi në fund të
pjesës së dytë të veprës me tri pjesë.) Ilustroni mendimet tuaja.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________

9. A na parapërgatit Floberi në fragment për tragjedinë (e mundshme) e mëvonshme? Nëse po, cilat janë
shenjat paralajmëruese të saj? Ilustroni.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_______

10. Cilat janë fjalët kyçe në pasazhin “…ajo u përpoq të përfytyronte…. Perdja u ul.”? Pse Ema e ndien si
nevojë të domosdoshme të ëndërruarit?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
______________

11. Duke ndërruar vetë Floberi na bën të dëgjojmë zërin e brendshëm të Emës: “Rrëmbemë, merrmë me
vete e t’ia mbathim!” Cila është domethënia e këtyre fjalëve? Ç’ton i përshkon ato? Si janë shprehur nga
ana gjuhësore?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________

12. Nisur nga fragmenti a është Ema për ju jashtë kohës dhe realitetit ku jeton apo është pjesë e tyre?
Është keq të ëndërrosh? A ushqeni dhe ju iluzione për lumturinë tuaj?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________

15. Ç’tipare të artit të Floberit gjejnë shprehje në fragment?

___________________________________________________

TEST 7

Lexoni fragmentin dhe testoni njohuritë tuaja duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme.

Mitia, Mitia! Po kjo ç’ishte? Unë atë e kam dashur! – i foli me pëshpërimë të nxehtë. – Kaq shumë e kam
dashur, gjatë atyre pesë vjetëve e kam dashur, tërë atë kohë! Po cilin paskam dashur atë apo mllefin tim?
Jo, atë! Ah, atë! Gënjej kur them se kam dashur mllefin tim, vetëm mllefin e jo atë! Mitia, po atëherë isha
vetëm shtatëmbëdhjetë vjeçe, dhe ai atëherë me mua tregohej aq i dashur, aq gazmor, më këndonte
këngë…Apo më është dukur ,mua, budallaqes, se më donte…Kurse tani! O Zot! (…)

Oh, Mitia! Çfarë turpi! Sa turp më vjen! Të mallkuar, të mallkuar qofshin këto pesë vite!

Dhe përsëri u la në lot, por nuk e lëshoi nga duart e saj dorën e Mities, ia shtrëngonte fort e më fort.

Prit, Mitia, mos ik, dua të të them një fjalë, - tha me pëshpërimë të nxehtë dhe e ngriti fytyrën për ta parë
sa më mirë. – Më thuaj tani unë cilin dashuroj? Është një njeri që e dashuroj, cili është? Ja ma thuaj! – Në
sytë e buhavitur nga lotët i lodroi buzagazi i lehtë, drithërues, sytë i shkëlqyen në gjysmë errësirë. – Pak
më parë hyri në këtë dhomë një sokol, tak, ma bëri zemra, kur e pashë. “Budallaqe je, ja cilin dashuron!”-
më tha zemra. Hyre ti dhe gjithçka u ndriçua. “Po ky pse sheh kështu i frikësuar?” – e pyeta veten. Se ti
vërtet dukeshe i trembur, të kishte hyrë frika në palcë, fjalët mezi i nxirrje nga goja. (…) A do të më
falësh, Mitja? Hë do të më falësh? Më do? Hë, më thuaj, më do?

U ngrit, e kapi fort me të dyja krahët nga supet. Mitia i heshtur nga entuziazmi e shihte në sy, në faqe, në
buzë…Pastaj e përqafoi dhe eputhi, e puthi gjatë dhe fort.

Do të më falësh, që u solla keq? Nga mllefi u solla ashtu, i mundova të gjithë. Edhe plakushin e gjorë nga
mllefi e torturova, e luajta mendsh…Ti më puth, më puth fort, ja kështu. Në më do, dua të më duash me
gjithë shpirt! Do të jem skllavja jote, Mitja, për tërë jetën! Është kënaqësi të jesh skllave!...Më puth! Më
rrih, po deshe, ma merr shpirtin, bëj me mua ç’të të shkrepë në kokë…E di që e meritoj torturën…Prit!
Pastaj! Kështu nuk dua…- e shtyu papritur nga vetja.- M’u hiq sysh, Mitka, tani dua të pi, të dehem, të
kërcej…Dua, dua!
U shkëput nga krahët e tij, doli nga vendi prapa perdes. Mitia doli pas saj. “Të bëhet ç’të bëhet! Për një
minutë të vetme, gati jam gjithë botën ta fal!” – i vegoi Mities në mendjen e ndezur. Grushenka vërtet e
rrëkëlleu me fund një gotë plot me shampanjë dhe u trullus. U ul në kulltukun ku qe ulur dhe më parë dhe
qeshi e ngazëllyer. Faqet i digjeshin, buzët iu ndezën prush, sytë iu përshkënditën, e tërë qenia e saj të
joshte.

A më ndjeve qëparë si të putha, kur po dremisje? – i belbëzoi. – Tani jam e dehur…Po ti i dehur je? Po
Mitia pse nuk po pi? Mitia, ti pse nuk pi? Unë e ktheva me fund, kurse ti nuk po pi…

I dehur jam! Edhe pa pirë jam i dehur…Nga ti jam i dehur…Tani dua të dehem edhe me verë. – E piu dhe
një gotë dhe, u deh menjëherë, ndërsa deri para kësaj ishte esëll, ishte krejt i vetëdijshëm për këtë. Tani
gjithçka po i vinte vërdallë, ishte si në jerm. Vente dhe vinte nëpër dhoma, qeshte, fliste me të gjithë, por
gjithçka e bënte pa qenë në vete. Vetëm një ndjenjë fikse, përvëluese, aq fort përndjekëse nuk i ndahej për
asnjë çast, i rrinte “si thëngjill përvëlues në shpirt”, kujtoi më pas. I afrohej Grushenjkës, i qëndronte
pranë, nuk ia ndante sytë, e dëgjonte ç’thoshte…Kurse ajo u bë fjalëshumë. (…)

Mitia jepi ndopak para, - i tha Grushenjka. – Dhuroja, është i varfër. Ah, këta të varfrit, të përbuzurit!...E
di, Mitia, që do të mbyllem në manastir? Vërtet, do të shkoj një ditë. Sot Aliosha më tha disa fjalë, që nuk
do t’i harroj kurrë, gjatë gjithë jetës do t’i kujtoj…Po…Tani, eja të kërcejmë. Në manastir nesër, tani të
kërcejmë! Dua të dëfrej e shfrenuar, e ç’të keqe ka këtu? Zoti do të më falë, o njerëz të mirë! Sikur të isha
Zot, do t’i falja të gjithë: “Të dashurit e mi, mëkatarët e mi, që sot e tutje jeni të falur të gjithë!” Kurse
vetë do t’u kërkoja falje të tjerëve: “ Më falni, o njerëz, mua mendjelehtën!” E di që jam egërsirë, por t’i
falem Zotit, dua. Jam nga ato që ia zgjas mëkatarit që digjet në ferr bishtin e qepës! Një bishë si unë
kërkon të lutet! Mitia, mos i ndalo, le të vallëzojnë! Njerëzit janë të mirë, të gjithë sa janë në botë janë të
mirë, pa asnjë përjashtim. Është mirë të rrosh në këtë botë. Ndonëse jemi të liq, po jemi të mirë, jemi dhe
të liq dhe të mirë…Ejani, afrohuni, dua t’ju pyes përse jam kaq e mirë? Se unë jam e mirë, jam shumë e
mirë…Vërshonte vala e dehjes…U ngrit t’ia merrte valles. Iu morën këmbët.

Mitia, mos më lërë të pi më, edhe po të kërkoj të pi, mos më jep. Vera nuk ta qetëson shpirtin…

Për pyetjet 1-7 qarkoni alternativën e saktë.

1. Dostojevski është përfaqësues i letërsisë:

a) natyraliste

b) realiste

c) simboliste

d) moderne

2. Romani “Vëllezërit Karamazovë” është i llojit:

a) historik-social

b) psikologjik-dokumentar

c) social-psikologjik

d) social-didaktik

3. Ideja kryesore në roman është ideja e:

a) pajtimit midis njerëzve

b) pajtimit me Zotin

c) përtëritjes shpirtërore të njeriut

d) mohimit të botës së ndërtuar keq

4. Grushenka në roman është:

a) thjesht një femër e lëshuar

b) një vajzë e bukur e mendjelehtë që do veç kënaqësi e argëtim

c) femra viktimë e rivalitetit atë-bir

d) femra e fyer dhe e poshtëruar që sheh tek vuajtja rrugën e shpëtimit shpirtëror

5. Heroinë të Dostojevskit Grushenjkën e bën:

a) shfaqja hapur e ndjenjës

b) karakteri i gjallë dhe plot jetë

c) dëshira për ta gëzuar jetën

d) dëshira për të vuajtur

6. Për të portretizuar Grushenjkën Dostojevski në fragment përdor më shumë:

a) fjalën e vet si autor

b) fjalën e vetë Grushenjkës

c) fjalët e personazheve të tjera, si Mitja

d) bashkëbisedimin si dialogun e ashpër ku përplasen personazhet

7. Grushenjka ia shpreh Mitjas dashurinë në fragment në formën e:

a) gëzimit që e bën me krahë

b) dhimbjes e të pendimit që i zënë frymën

c) ndjenjës që përvëlon mes lotësh

d) një deklarate të fryrë, gati zyrtare

8. Si është karakterizuar Grushenjka në fragment? Ç’tipare të botës shpirtërore e mendore të saj

shpalosen në fragment? A është ajo mishërim i heroit dostojevskian?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________

9. Nga mënyra si e shfaqin veten Grushenjka dhe Mitja, heronjtë e Dostojevskit ngjasojnë me të
Shekspirit, thotë kritika. Cila është kjo mënyrë? Në ç’momente realizohet ajo? Ilustroni
mendimin tuaj.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________

10. Si është dashuria e Grushenjkës për Mitjan? A ngjason ajo me dashurinë e Esmeraldës për
Febysin, me dashurinë e Margaritës për Faustin apo me atë të Emës për Leonin e Rodolfin.
Argumentoni përgjigjen tuaj.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________________________________

11. Mitja ka ardhur aty pasi ka kryer një krim (edhe pse s’ishte kriminel). Në emër të kujt, të çfarë
gjëje u bë Mitja vrasës? Gjeni fjalinë që e pohon këtë dhe formuloni idenë e Dostojevskit për
këtë.

Vrasës në emër
të:_________________________________________________________________________

Fjalia që e
pohon:__________________________________________________________________________

Ideja e
Dostojevskit:_______________________________________________________________________

12. Dostojevski “hyn e del” tek Grushenjka dhe Mitja, herë i vëren nga jashtë, herë nga brenda.
Ç’synon të arrijë me këtë mënyrë të shikuari? Përgjigjuni pyetjes pasi të keni gjetur, së paku, nga
një rast për secilin personazh.

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________________

13. Si është sintaksa e këtyre fjalive? A i përshtatet ajo momentit dhe gjendjes shpirtërore të
Grushenkës “A do të më falësh, Mitja?A do të më falësh? Më do? Hë, më thuaj, më do?”

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
____________

14. “Më mirë të jesh viktimë se sa vrasës.” Ku e gjejmë të shprehur këtë ide të Dostojevskit në fjalët e
Mitjas? Gjejeni fjalinë, thoni si është ndërtuar ajo; në cilin grup fjalësh bie theksi logjik i
mendimit? Kush flet në të?

_____________________________________________________________________________________
_____________________________________________________________________________________
________

Fjalia
ilustruese:___________________________________________________________________________

Theksi logjik i
mendimit:____________________________________________________________________

Kush flet?
________________________________________________________________________________

15. Bëni një tekst përshkrues /shpjegues ku ta përfytyroni Grushenjkën si modele të një reklame apo
spoti publicitar. Si do ta paraqitnit portretin e saj? Për çfarë do të fliste kjo reklamë, çfarë do të
reklamonte? Vërini asaj një diçiturë.

________________________________________

TEST 8

Lexoni poezinë e mëposhtme shkruar nga Sh. Bodëleri dhe testoni njohuritë tuaja duke iu përgjigjur
pyetjeve.
Splin (Spleen)

Kur qielli i rëndë e i ulët peshon si saç,

Mbi trurin mërzimadh të mposhtur nga lëngata,

E kur nga kupa e tij sheshuar e bërë rrafsh,

Buron një ditë e zezë më e zymtë se nata;

Kur toka është qeli përplot me lagështirë,

Ku Shpresa, si lakuriq nate, përpëlitet,

Duke rrahur muret me krahë krejt të mpirë,

E për tavane tërë myk koka i sfilitet;

Kur shiu, duke hedhur litarë të stërgjatë,

Hekurat e një burgu të paanë imiton,

E kur një lukuni merimangash përnatë,

End rrjeta të kobshme në palcë të trurit tonë,

Këmbanat delikate befas i kap tmerri,

Dhe lëshojnë në qiell një piskamë lemeri,

Si shpirtra endacakë arratisur nga ferri,

Që ia marrin kujës me kryeneçësi.

Dhe korba pendësterrë, pa tam-tam as muzikë,

Parakalojnë përzishëm në shpirtin gjithë mërzi;

E mundur, Shpresa qan dhe Ankthi tiranik,

Mbi kokën e ulur ngul flamurin e zi.

(Përkthyer nga A. Marashi)

1.

2. Splin është gjendje:

a) vetmie

b) dëshpërimi

c) mërzie
d) pesimizmi.

3. Raporti mes strofave 1, 2, 3 me 4, 5 është raport:

a) varësie

b) i ndërsjelltë

c) shkak-pasojë

d) kundërshtues.

4. Në dy vargjet e para raporti i gjendjes shpirtërore të heroit me natyrën është raport:

a) kontrastues

b) paralelizmi

c) i ndryshueshëm

d) varësie

5. Kuptimin e jetës poeti e gjen në kundërvënien:

a) njeri-natyrë

b) njeri-qiell

c) liri-skllavëri

6. Ç’gjendje shpirtërore përjeton poeti? Me ç’mjete stilistikore e jep? Ç’shprehin ato?

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________

7. Tri strofat e para nisin me lidhëza kohore kur. Për ç’kohë flitet? Pse për të?

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________

8. Ç’e përcakton gjendjen e Splin-it te poeti? Ilustroni me vargje mendimin tuaj.

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________
9. Gjeni hollësitë që ngacmojnë sytë dhe veshët tanë.

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________

10. Poeti konverton detajet konkrete në abstrakte. Gjeni dhe i shpjegoni ato. (3-4
detaje).

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________

11. Si simbolist Bodëleri gjen korrespondenca mes fjalëve dhe ngjyrave. Cila ngjyrë
sundon? Pse ajo?
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________

12. Fjala Shpresë përdoret dy herë. Në ç’raporte e vendos atë poeti në secilin rast?

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________

13. Bëni komentin tuaj për pasojën e Splin-it në dy vargjet e fundit të poezisë.

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________
14. Poeti shquhet për ndjeshmëri të skajshme shqisore dhe forcë të jashtëzakonshme
perceptuese e imagjinative. Si dhe ku e gjejmë të shprehur këtë të vërtetë në këtë
poezi?

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________

15. Idenë e burgut poeti e jep dy herë. Gjeni vargjet, figurën dhe i shpjegoni ato.

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________
16. Si shfaqet koncepti i palimpsestit në poezinë e Bodëlerit? Shpjegoni konkretisht
njërën prej shfaqjeve të këtij koncepti.

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
_____________
17. Ç’ju shkakton mërzia? A e provoni shpesh atë? Nga se ju shkaktohet? (mund të
krahasoni veten me Bodëlerin)

______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
______________________________________________________________________________
________________________________________________________

Suksese!

You might also like