You are on page 1of 4

DASHURIA E DEMONIT – Tamara sheh në ëndërr një trim dheaq mallëngjehet, sa vec atë kërkon nëpër

terr. Befas ai i shfaqet si Demoni:Tamara e lë veten të gënjehet dhe ia beson atij djalli shpirtin e saj tëvirgjër.

Jam unë ai që t`u fanit


Në mes të natës në qeli,
ai mendim që të trondit,
Ai trishtim që të venit,
Ai që pe në ëndërr t`i,
Ai që s`do e që s`e duan,
Që me vështrimin shpresat shuan,
Kamxhiku jam, që botën rreh.
Jam mbret i dijes dhe lirisë,
Armik i qiellit, gjithësisë,
Po ja, për ty në gjunjë bie!
Me gjjithë shpirt të dashurova
Prandaj ta shfaq me përgjërim
Të vetmen vojtje që provova,
Të parin lot në syrin tim.
O! Kij mëshirë – u përvëlova!
Vec fjala jote mund t`u japë
Qiejve dhe mua mirësi;
Në më rrethofsh me dashuri
Do dukem ëngjëll unë prapë
Në një parajsë e qiell të ri.
O, ndal, dëgjo, të përgjëroj,
Jam skllavi yt, të dashuroj!
Që atë cast që të vërreva
Me shpirt, pamasë e urreva
Pavdekësinë time, moj.
Zili ja pata kësaj bote
Këtë të pakët lumturi.
Kur s`jam me ty më mbytin lotë,
Më kap një tmerr e llaftari.
Në zemrën shterpë rrez` e ndritur
Sërishmi plagët m`i mais
E c`ish gjer dje dremitur,
Si gjarpr` i zgjuar nis lëviz.
Pa ty c`më është gjithësia,
Pushteti im, pavdekësia?
Fjalë të thata që s`m`i k` ënda,
Tempull vigan pa ëngjëll brenda.
Dhuroma t`ëmblën dashuri
Dhe me c`të duash ta shpërblej.
Në dashuri dhe ligësi
beso, Tamara, nuk gënjej.
…………………… Si tha këto,
E ciku lehtë buz` e nxehtë
Buzën e dredhur e të pafaj;
Kjo qe përgjigja e vërtetë
Për tërë lutjet e asaj.
Në sy e pa me sy skifteri!
Me ta e dogji. Përmes terri
Mbi të ndricoi dhe e verboi,
Sikur qe thike dhe e shpoi.
Oh! Shpirt` i ferrit triumfoi!
Dhe puthje e tij – shafran i zi –
I ra në zemër posi vrer.
Një thirrje therrëse plot tmerr
U ndje në terr e qetësi.
Kjo kish cdo gjë. Dhe dashuri
Lëngim e lutje lotë – nxehtë
Dhe Lamtumirën tërë zi
Një Lamtumirë jetës vetë.

Vdekja e poetit
Vdiq poeti – rob ndershmërie –
U platit. Thashethemnajës përgojuar,
me laps mbi gjoks dhe të hakmarrjes etje
kokën krenare, duke perënduar!…
Nuk duroj dot, zemra e Tij coptuar
turpin e sharjeve, pa kurfarë vlerë,
andaj kundër mendimit njerëzor ka shkuar.
I vetëm, si gjithherë… veç, e vranë!
E vranë!… Pra, ç’duhen kaq lotë tani,
kori i lavdërimeve… pa skrupuj
mjeranet pëshpërima, q’i falin drejtësi?!
U krye… e fatit vendimmarrje!
A s’ishit ju të parët që e dëbuat, ziliqarë
talentin e furishëm, të lirën dhunti,
a s’ishit ju mjeranë e qejfesh hokatarë…
t’i fryni zjarrit shuar, për çudi?!…

Hë pra!… Festoni!… Të fundmet


vuajtje… nuk mundi t’i durojë:
intelekti madhor u shua, si qiri
u vyshk, tanimë, e triumfit kurorë.
Acartë, vrasësi mundi ta qëllojë…
e tash nuk ka shpëtim, gjithkush nga ju e di:
zemra zbrazëtuar rritmikisht trroket
e dora, armën të prekë… s’hariti!
Përse po çuditeni, medet?!…
Që larg, mes mijëra emigrantësh ai
duke kërkuar nder, pak lumturi
dhe ja tek hojnë e fatit e goditi!
Gjithë guxim përbuzte buzagaz
të tokës huaj, gjuhë edhe adete.
Lavdisë sonë, nuk mundi t’i shpëtojë
Çastin përgjakur, s’mundi ta kuptojë
s’e ngriti kundër kujt, dorën lanete!…
Megjithatë, u vra – dhe varri ynë e nxejti
si këngëtar të lirë, por zërin kaq të dlirë…
pre zilie të egër
kënduar nga ai vetë,
dhe vrarë si ai vetë, nga dorë e pamëshirë.

Sepse nga jet pa brengë dhe miqësi e thjeshtë


në botën tjetër shkojë, i mbytur prej tahmasë
për zemrën e tijë të lirë, mëkatit të dynjasë?!
Sepse ju ndeu dorën… tallësve mjaranë,
sepse besoj në fjalë dhe ledha të gënjeshtërta
ai, qysh në të ri, e dinte njerëzit ç’janë?!
Si flaku tej kurorën – kurorën gjëmbëzuar
bërë me kujdes dafinash, që kryeve ja ngjeshën:
por gjembat tinëzare, gjembat e egërsuar
ia plagosën kokën, kokën gjith lavd, të ndershme.

Përplot me hidhërim, çastet e tij të fundit…


mes pëshpërimash kallpe, mediokrish qesharakë
vdiq falë etjes së pashuar, veç për të marrë hak
me një ankes në shpirt, shpresash që s’bartin gjak.
U shuan tingujt këngëve, përplot me dashuri
dhe kurrë s’do të dëgjohen, tanimë…
qivurr’ i këngëtarit, i zbehtë dhe sterr i zi
ja kyçën gojën këngëve dhe buzët s’kanë më zë!

Dhe ti brezni që s’plakesh,


baballarësh lëvduar, mjerimit të teskaj,
me shoje shërbëtori shkelni, përmbi rrënoja
në lodrën më fatlume, gjeneze të “pafaj”!
Ju, si turmë e etur qëndronit përbri fronit
të Lirimënçurisë, Lavdisë ekzekutorë!
Fshihuni tanimë, nën hijen e një ligji
ju pret e vërteta gjyqit – heshtni o popull hor!

Por ekziston dhe gjyqi i të Madhit Zot, dashnorë skrupulozë


Gjyqi i Shenjtëruar: të gjithëve ju pret
Tingullin e arit, jo, jo… s’e dëgjon
e di ç’kishit ndërmend, ç’vepruat, medet!
Më kot pra… strukeni ligësisë:
Kurrë më, nuk ka për t’ju ndihmuar
Kurrë s’do mund të lani, me gjakun tuaj pis
Të poetit gjak, të ndershmin, shenjtëruar!

You might also like