You are on page 1of 2

Shkolla; shtepia e dijes!

Ajo e cila mban gjithmone dyert hapur, e qe ne “tryezen” e saj servir


“ushqimin”me vlera te pacmueshme, dijen, per te gjithe “udhetaret” te cilet ndalojne aty. Shkolla eshte
vendi ku zhvillohen shume lende shoqerore, natyrore dhe shkencore, te cilat pasurojne bagazhin tone
mendor vit pas viti. Shkolla eshte eshte edhe vendi ku kalojme pjesen me te madhe te kohes sone, si
dhe vendi ku hedhim themelet e forta per te ardhmen tone. Shkolla eshte vendi ku bashkohet
shkenca dhe jeta jone shoqerore, ku mesojme te panjohuren si dhe njohim me mire te njohuren.

Bera nje paranteze per rendesine dhe kontributin e shkolles ne formimin tone intelektual dhe
shoqeror, per t'u ndalur me pas tek lendet qe zhvillohen, tek premisat, aspiratat apo tek te preferuarat
ore, kjo edhe ne varesi te vullnetit ,deshires apo thjesht gjetjes se vetvetes tek nje lende e caktuar.
Nje rol te rendesishem luan ajo se cfare ne enderrojme apo presim nga vetja, per nje te neserme,
karrierre apo profesion. Shpesh here ne nxenesit nuk shkelqejme ose nuk jemi “elitare”ne te gjitha
lendet,por mbajme me me “hater” ato lende ku ne japim maksimumin tone, dhe kete gje e bejme me
deshire. Shume priren drejt lendeve natyrore: fizike, kimi, biologji, ndersa te tjere priren te lende me
ekzakte si matematika. Po pse ne pergjithesi nxenesit priren me shume te lendet shkencore, p.sh te
matematika dhe jo te lendet shoqerore apo natyrore?Shpesh kemi degjuar shprehjen qe: “Matematika
eshte lende me te lindur”. A te jete e vertete kjo? Cdo dite e me shume po vihet re nje tendence drejt
zgjedhjes apo mesimit te saj. Ndoshta pikerisht ato misteret e saj ,enigmat e perhershme X dhe Y ,qe
asnjehere nuk i gjen, te terheqin me misterin e tyre drejt zgjidhjes. Pikerisht ai X dhe Y i fshehur ne
nje ekuacion qe ne pamje te pare te duket krejt i thjeshte, te mban ngjitur pas vetes per ore te tera,
derisa i gjen,dhe ne fund te japin kenaqesine e fitimit, triumfit te nje cmimi “note te mire”. Pikerisht ky
germim i se vertetes ngjit pas vetes shume nxenes te cilet ju pelqejne veprimet matematikore me
shume sesa fjalet e nje leksioni te nje lende shoqerore. Ata jane te sigurte qe nje dhe nje bejne dy
dhe nuk ekziston ndonje Njuton, Paskal apo ndonje tjeter te kete thene ndryshe.

Lendet shkencore kerkojne pak fjale dhe shume veprime, ndryshe nga lendet shoqerore te cilet
kerkojne shume fjale. Nje arsye tjeter mund te jete qe lendet shkencore ka vetem nje variant ne
zgjidhjen e problemeve te tyre,,nuk ekziston nje i dyte, e kunderta p.sh mund te ndodhe ne lendet e
tjera ku mund te ekzistojne shume variante ne lidhje me nje ceshtje apo nje “ekuacion”te caktuar ,dhe
ke veshtiresi ne gjetjen e tij. Tjeter e mire e lendeve shkencore, e cila mund te jete nje arsye qe
nxenesit priren me shume tek keto te fundit eshte mosmbajtja mend e shume perkufizimeve, termave
apo emrave te autoreve te shumte. Nderkohe qe te matematika ka veprime strikte, fikse dhe ndoshta
“ligji”me i rendesishem i cili duhet mbajtur mend eshte “Teorema e Pitagores” e cila edhe kjo ne
vetvete mban veprime matematikore, ku edhe po nuk t’u kujtua emri i saj, mjafton veprimi
matematikor dhe problemi zgjidhet. Nuk nevojitet mbajtja mend e matematicieneve per te zgjidhur
pikepytjet qe mund te lindin. Arsye tjeter mund te jete ndoshta edhe numri i vogel i mesuesve qe ka
ekzistuar para disa viteve, te cilet kane dhene lendet shkencore, dhe vihet re nje tendence ne rritje e
atyre te cilet kerkojne cdo dite e me shume “ gjetjen” e X apo Y-se. Ndoshta edhe pse lendet
shkencore, matematika p.sh nuk kerkon prova laboratorike te biologjise apo te fizikes,reaksione
kimike te kimise per te gjetur nese ky element kimik bashkevepron ose jo me el ementin
tjeter.,nderkohe qe te matematika te gjitha numrat e “gjejne veten te njeri-tjetri”mjafton vetem te kryhet
veprimi mes tyre qofte ky mbledhje,zbritje,shumezim apo pjesetim. Ndoshta sepse llogjika e perdorur
ne matematike(jo se mungon te lendet tjera)por rruga deri ne gjetjen e te panjohures ,te terheq ne
vetvete,dhe shpesh-here ndoshta i perngjason atyre problemeve qe na parashtrohen dita-dites ,qe
edhe pse nuk kane veprime matematikore,duhet te ndjekin nje rruge me “shenja sinjalistike”pra nje
vije llogjike deri ne zgjidhjen e problemit,perfundimisht.

Gjithashtu nje arsye tjeter mund te jete edhe qe sot, ne kapitalizem, me zhvillimin e ekonomise dhe
levrimit te hapesirave te reja per pune,shume nxenes jane te prirur drejt
turizmit,ekonomise, kontabilitetit,apo edhe finances, ku baza ,A-ja e tyre eshte matematika. Pra nje
arsye e forte eshte edhe “ftesa”qe ju ben tregu ,per tu bere te sukseshem ne hapat e metejshem,
qofte ne bisnes, banke, apo ne inxhinieri ndertimi. Te gjitha keto arsye qe permenda, mes shume te
tjerave noshta kane luajtur nje rol thelbesor ne parapelqimin e lendeve shkencore ndaj atyre natyrore,
kjo jo per te zbehur rendesine dhe vleren e “natyres” po thjesht qe shkenca ekzakte ka zere me teper
vend ne “oazet” e mendjes te secilit prej nesh.
Por pavaresisht kesaj vlen te permendet faktit qe per te qene nje njeri i sukseshem si ne natyre,
shkence apo shoqeri duhet te kesh njohuri nga te gjitha, te mbushesh ate “oqeanin” tend te dijes me
pika njohurie nga te gjitha fushat, pavaresisht faktit se cilat pika peshojne me shume ne nje te ardhme
te afert. Oqeani yne i dijes ka nevoje per pika njohurie, sado qe te vogla te jene keto te fundit, sepse
pa to, qofte edhe per mungesen e nje te vetmes do te ndihej i “vogel” dhe jo i afte per te “perplasur
valet”ne “brigjet” e jetes. Me nje “oqean” te pasur dijesh do te jemi gjithmone te zote, te afte per tu
bere “kapiten”te forte anijesh.

You might also like