You are on page 1of 2

ESE

TEMA:
I kapur pas fustanit te dijes,i ndodhur ne oazin e zhvillimeve te
ndryshme ,arsimit i eshte injekuar nga aktualiteti nje forme e re te
vepruari ,qe riparon te gjithe feneret ndricues te aspektve te ndryshme te tij.
Keto aspekte na shfaqen te palodhura ne persiatje te vazhdueshme per tiu
pershtatur ndryshimit kokeforte dhe mundues. Por te gjithe keta strumbullare
te krijuar si pasoje e ngulmimit aventuriesk perbejne dikotonomine e jetes,
ecuria e se ciles shprehet permes asaj se cfare perben te vepruarit ne
perputhje me ligjesite e jetes dhe cfare jo. Ne fushebetejen e arsimit bie
tanime gongu qe lajmeron kapitullimin e ores tradicionale te mesimdhenies,
akrepat e se ciles qendrojne te palevizur, te ngrire nga e reja qe ngjitet me
hapa te sigurte per ti zene vendin duke e gerryer fuqimishem rrugen e
ndjekur, shenjat e mbetura te se ciles perfaqesojne taksen e ndryshimit. Pse?
Jane te shumta arsyet qe i behen kollare se vertetes e cila i shton edhe me
shume hijeshine kostumit te ketij fakti.

Ngritja e ngrehines se mesimdhenies interaktive dhe mbeshtetja mbi bazat


e inovacionit eshte perurimi qe vjen si pasoje e nderhyrjeve decisive te
teknologjise ne kete drejtim. Interaktiviteti flet me gjuhen e masmedias qe
shurdhon padijen dhe moskonkretizimin duke sjelle nje startim me te
suksesshem te shperndarjes se dijes ne cdo vater te familjeve shqiptare.

Lider eshte ai qe e fut konkurrencen brenda grupit ne gjendje kllapie dhe


asfalton mire idete e te bashkepunuarit per arritjen e nje qellimi te
perbashket. Fatmiresisht bota nuk e vuan hendekun e madh te te mos
pasurit te ketyre lloj lidereve por ndertimi I tyre e ka burimin nga brendesia e
mureve te shkollave. Nje binom midis teknologjise dhe shkolles do te
finalizohej me pegatitjen e lidereve qe ushqehen vetem nga suksesi mbi
bazen e te cilit do te kemi ngritjen e te ardhmes se shtetit.

Betonizimi i te arsyetuarit me objektivitet dhe logjikes kritike qe jane dhe


burgu i shume pikepyetjeve gudulisen nga pergatitja dhe mospergatitja
vetjake e cdo nxenesi. Ky parim ben qe ne zgjidhjen e problemeve te
ndryshme te hapet i njejti thes qe udhezon per rrugen e zgjidhjes ,por duke
lene si tarife dilemen e vleresimit se cila eshte zgjidhja qe i perputhet me se
miri kompleksitetit te problemit. I gjithe ky proces i pershkruar duartroket
objektivin per ta bere nxenesin te arsyetoje dhe jo te kopjoje te kopjuaren te
ciles i jane fshire gjurmet e origjinalitetit.

E ndoshta pas gjithe ketyre sa permenda me siper mund te me kerkohet ti


therras logjikes,sepse mund te mendojne se po nxjerr perfundime te
nxituara. Por mos ta rrahin kraharorin vetem se ngriten zerin apo se u eshte
perqafuar ideja e hedhur se Ajo cfare ka vertet rendesi eshte njohuria
enciklopedike dhe kete e merr te pacunguar vetem permes ores tradicionale
te mesimdhenies. Ndersa e kreh mire kete ide do ta quaja te palogjikshme
te konsideruarin e saj te rreme por nje formim i plote qe i shfyn
mosperfeksionit dufin e kundershtimit arrihet vetem me ndertimin e
trekendeshit njohuri enciklopedike,praktike dhe specifike.

Metamorforizimi i procesit te zhvillimit te mesimdhenies mund te coje drejt


ne kaosi pa zgjidhje qe nuk ofron siguri. E ndersa ky mendim i shume prej
atyre qe ndihen te kercenuar nga teknologjia mund te jete nje nga ata qe
lundron ne oqeanin e mendimeve e qe tani i eshte drejtuar rrjedhes se
mendimeve qe kthehen ne veprime. Por le te ndalemi per nje cast. Ne te
vertete metamorfoza e ndodhur e ardhur si pasoje e nderhyrjes se
teknologjise eshte sinapsi permes te cilit arrihet te percillet nxitja e te
vepruarit gjthmone ne perputhje me ligjesite qe percaktohen nga natyra dhe
njerezit dhe kaosi mbetet thjesht nje supozim joreal.

Ne jete dy gjera i nenshtrohen pafundesise dhe ato jane universi dhe dija.
Per ta pasur universin duhet ta respektojme, ndersa per ta zoteruar dijen
duhet tia gjunjezojme ate teknologjise dhe metodave te reja te kapura nga
spiranca e kreativitetit njerezore.

Punoi: nx.Armanda Gjoka

You might also like