You are on page 1of 1

Shkolla ime gati per te ardhmen…

Shkolla,thjesht nje institucion apo nje enderr qe te terheq shkalle shkalle drejt se
ardhmes e ekuilibrin e se ciles e mbajne vete mesuesit?! Vendi ku fillon te
rritesh,meson te forcosh vullnetin,respektin,njekohesisht pse jo te mos thuash dhe
te argetohesh e i kalon te gjitha fazat.
E ardhmja,e ardhmja varet nga formimi kulturore i individeve te rinj e brezave te
tjere pasardhes.Ne fund eshte nje proces i gjate socializimi,nje progres qe nis sot
me ne dhe qe pason nje periudhe te gjate.Te jesh gati per te ardhmen do te thote te
shohesh me larg horizontit e te kesh teknologjine e kohes qe I mungon shkolles
sone e kam pershtypjen dhe shume shkollave te tjera.Shkolla duhet te orientohet
drejt teknologjise,informimit mbi cdo profesion,mesimit dhe shkembimit te
njohurive me bashkemoshataret tane ne mbare boten online.Thjesht nje minute te
vetme imagjino nje ore mesimore me tabela multimediale e me tableta neper
duar…Nuk do ishte interesante?!
Shkollat duhet te korespondojne me ate qe studentet duan te rriten.Gjithcka duhet
te vihet ne pune duke nisur me rezultatin.Ja vlen te permendim rendesine e krijimit
te laboratoreve funksionale ku grupet e nxenesve qe synojne
mjekesine,inxhinierine,fiziken,kimine etj te krijojne njohurite baze drejt suksesit.
Shkolla e se ardhmes duhet te prodhoje studente qe dine te mendojne e t’i shprehin
mendimet.Kjo realizohet nepermjet bisedave me te shpeshta me specialiste te
ndryshem,mjeke,inxhiniere,piktore,madje edhe me
biznesmene,hidraulike,mekanike qe ne ta gjejme veten diku duke u parapergatitur
per me tej.
Dhe le te themi…UNE e vendos te ardhmen time, jo politika, jo korrupsioni…

Punoi:Sindi Kakuli

You might also like