You are on page 1of 2

Reflektim

Njohja me lëndën: Mësimdhënia efektive dhe kurrikula

Njohja me prof.dr Naser Zabeli

Gjatë studimeve të mia ne bachelor si burime te materialeve kemi perdorur disa literature te
librave te prof.Naser dhe mësimdhënësit n’a flisnin me admirim për të arriturat e tij.

U ndjeva me fat te kem mundesine të njoh personalisht nga afër dhe të përfitoj nga dijenija e tiij
që në të ardhmen të jem një shembull, të jem në gjendje të zhvilloj një mësimdhënëse efektive si
dhe të jem një pedagoge mjaftë e mirë për nxënësit.

Fillimisht u prezantuam dhe biseduam për motivin dhe arsyet që kemi zgjedhur drejtimin e
Këshillimit pedagogjik, më pas ne si student te Fakultetit të Edukimit ishim shumë të interesuara
rreth disa pyetjeve për abetaren e re ku si autor i saj ishte edhe profesori Naser, i bëmë disa
pyetje dhe profesori u pergjigj me shumë përpikmëri pastaj biseduam rreth disa problematikave
te vogla gjatë hartimit të abetres p.sh perdorimi i emrave shqipëtar dhe atyre kosovarë në liber të
abetares së re

Më pas profesori na prezantoi disa nga temat në kuadër të lëndës mësimore që do t’i shtjellonim
gjatë semestrit aktual po ashtu për mënyren e vlersimit si dhe faktorët e rëndësishëm që ndikojnë
në vlersim.

Biseduam për kurrikulën dhe ndryshimet që i ka sjellur në sistemin arsimor në Kosovë përdorimi
I kurrikulës, sa sfiduese ka qenë në fillim për mësimdhënësit në fiilim si dhe efektiviteti i saj në
produktivitetin e mësimdhënies.

Ishim shumë kurioz të merrnim përgjigjje nga profesori për shumë tema dhe pyetjet sa vinin e
shtoheshin nga grupi jonë, sepse përgjigjjet e tij ishin shumë të frytshme për ne që sapo kishim
filluar një rrugëtim të ri në karrieren tone.

Koha kaloi shumë shpejt, ne kaluam shumë mirë duke degjuar për eksperiencat e profesorit në
fushën e arsimit edhe në shtetet e huaja , duke bërë krahasime për mësimdhënien ne vendin tonë
dhe në vendet e tjera .

Pavarësisht se sistemi ynë nuk ishte I kënaqshëm derisa I analizonim gjërat se si shkojnë , ne
jemi e ardhmja dhe do të punojmë me nder në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies për
vendin tonë.

Lirigzona Saramati

You might also like