You are on page 1of 35

Hyrje ...................................................................................................................................................

3
Krijimi i Regjistrit të Parashikimeve të Prokurimit Publik .................................................................. 3
Ndryshimet në regjistrin e parashikimeve të procedurave të prokurimit ........................................... 17
Regjistri i realizimeve të procedurave të prokurimit publik ............................................................... 22

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 2 / 29


Hyrje
Ky manual teknik ka për qëllim shpjegimin e hapave që duhet të ndjekin autoritetet/entet
kontraktore për krijimin e regjistrave të parashikimeve të procedurave të prokurimit e
realizimeve dhe dërgimin e tyre për publikim në Sistemin e Prokurimit Elektronik.
Autoriteti/Enti kontraktor përgatit regjistrin e parashikimeve të prokurimit publik në bazë të
nevojave për punë, mallra ose shërbime, sipas formatit të përcaktuar nga APP. Personi/at
përgjegjës për prokurimin, i cili është ngarkuar, për mbledhjen e të dhënave dhe përgatitjen e
regjistrit të parashikimit të procedurave të prokurimit publik në sistem, do të luajnë rolin e
nëpunësit të autorizuar, i cili do krijojë regjistrin në sistem.
Titullari i AK ose personi i autorizuar prej tij, i cili luan rolin e Administratori të Sistemit për
AK miraton dhe dërgon për publikim në APP zërat (elementët) e regjistrit të parashikimeve të
prokurimit publik.

Krijimi i Regjistrit të Parashikimeve të


Prokurimit Publik
Krijimi i Regjistrit të Parashikimeve të Prokurimit Publik Hapi i parë që duhet të bëjë nëpunësi
i autorizuar është “Krijimi i regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik” në SPE.

Për të krijuar regjistrin e parashikimeve në SPE, nëpunësi i autorizuar pasi është loguar me
sukses në sistem, tek “Vendi i punës”duhet të klikojë te skedari “Regjistri i Parashikimeve”
dhe më tej “Shto Regjistër Parashikimi”.

Më pas, nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “I Ri” dhe në dritaren që do të shfaqet
duhet të plotësojë fushat “Viti” duke zgjedhur vitin kalendarik të regjistrit ndërsa tek fusha
“Emri” dhe “Përshkrimi” duhet të plotësoj informacionet mbi regjistrin e parashikimeve të
prokurimit publik që po krijohet në sistem.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 3 / 29


Pasi të jenë plotësuar të gjitha fushat e mësipërm, nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin
“Tjetër”.

Në këtë moment, nëpunësit të autorizuar i shfaqet mesazhi që regjistri i parashikimeve të


prokurimit publik për vitin e zgjedhur është krijuar në sistem.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 4 / 29


Për të vazhduar më tej me plotësimin e zërave (elementeve) të regjistrit, nëpunësi i autorizuar
duhet të klikojë mbi regjistrin që sapo krijoi.

Në dritaren që shfaqet do të gjeni gjashtë skedare:

− Skedari “Detaje”
− Skedari “Elemente të Regjistrit”
− Skedari “Të publikuara”
− Skedari “Të Realizuara”
− Skedari “Elemente të anulluara”
− Skedari “Të pa realizuar”

Tek skedari “Detaje”, shfaqet informacioni që keni plotësuar në lidhje me regjistrin e


parashikimeve të prokurimit publik

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 5 / 29


− Tek skedari “Elemente të Regjistrit”, nëpunësi i autorizuar me anë të butonit “I Ri” duhet
të shtojë të gjithë zërat (elementët) e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik.

Për të shtuar një zë (element) në regjistrin e parashikimit, nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë
butonin “I Ri”.

Në këtë moment, në dritaren që shfaqet nëpunësi i autorizuar duhet të plotësojë fushat Objekti i
Prokurimit.

Më pas, nëpunësi i autorizuar duhet të plotësojë fushën “Lloji i Prokurimit” duke zgjedhur
një nga opsionet e dhëna si “Prokurim”, “Koncesion”, “Ankand” apo “Procedurë prokurimi për
Rindërtim”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 6 / 29


Tek fusha “Forma juridike e finalizimit të procesit të prokurimit” duhet të zgjidhet
“Kontratë” , “Marrëveshje Kuadër” apo “Sistem Dinamik”.

Kujdes: Në rastin e parashikimit të procedurës së prokurimit për blerje bileta të transportit ajror
ndërkombëtar, nëpunësi i autorizuar duhet të përzgjedhë tek fusha “Forma juridike e
finalizimit të procesit të prokurimit”- “Sistem dinamik”.

Ndërsa, tek fusha “Tipi i Kontratës” duhet të zgjidhet “Mallra”, “Shërbime” apo “Punë”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 7 / 29


Më pas, nëpunësi i autorizuar tek fusha “CPV” duhet të plotësojë kodin CPV për objektin e
procedurës së prokurimit me anë të opsionit të kërkimit look-up. Në dritaren që shfaqet nëpunësi
i autorizuar, mund të kërkojë sipas objektit të prokurimit ose sipas kodit, p.sh:

Nëse po krijoni një objekt prokurimi mbi materialet e pastrimit mund të kërkoni kodin 3983000-
9, në lidhje me shërbimet e sigurimit (rojeve) 79713000-5, në lidhje me shërbimet mbi
mirëmbatjen dhe riparimet mund të kërkoni kodin 50000000-5, në lidhje me shërbimet e
transportit mund të kërkoni kodi 60000000-8, etj.

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Në dritaren që shfaqet, nëpunësi i autorizuar duhet të plotësojë informacionin mbi burimin e


financimit, konkretisht duhet të plotësojë fushën “Buxheti i Shtetit”, “Vetë financim” dhe
“Fonde të tjera”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 8 / 29


Në rast se, burimi i financimit i fondit limit përbëhet vetëm nga buxheti i shtetit, atëherë nëpunësi
i autorizuar duhet të vendosë vlerën përkatëse tek fusha “Buxheti i Shtetit” ndërsa tek fushat e
tjera “Vetë financim” dhe “Fonde të tjera” duhet të vendosë vlerën 0 (zero).

Kujdes: Në rastin e parashikimit të procedurës së prokurimit blerje me vlerë të vogel dhe


blerje bileta të transportit ajror ndërkombëtar, nëpunësi i autorizuar duhet të vendosë
fondin total të parashikuar për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar.

Më pas, nëpunësi i autorizuar tek fusha “Kategoritë e regjistrit” duhet zgjedhë nëse zëri i
regjistrit që po krijohet është “Procedurë Prokurimi”, “Minikontratë”, “Modifikim
kontrate”,“Blerje nën vlerën 100.000 Lekë”, “Procedurë Prokurimi pë Rindërtim”,
“Ceremonial Zyrtar dhe artikuj e shërbime protokollare”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 9 / 29


Kujdes: Para se të kaloni në hapin tjetër verifikoni nëse keni vendosur saktë vlerën e fondit limit
në sistem.

Në rastin e parashikuar për zhvillimin e një procedure prokurimi tek fusha “Kategoritë e
regjistrit” duhet të zgjedhë tek “Procedurë Prokurimi” .

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Në dritaren që shfaqet, nëpunësi i autorizuar duhet të zgjedhë “Llojin e procedurës së


prokurimi”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 10 / 29


Kujdes: Në këtë dritare sistemi do ju shfaq një listë të caktuar të llojit të procedurave
bazuar në kombinimin e tipit të kontratës të zgjedhur me vlerën e fondit limit të përcaktuar
gjatë krijimit të zërit (elementit) si dhe sistemin dinamik për blerjen e biletave të
transportit ajror ndërkombëtar.

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Në dritaren që shfaqet, nëpunësi i autorizuar duhet të përcaktojë tek fusha “Koha e planifikuar
për shpallje” muajin që parashikohet për publikimin e procedurës në sistem.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 11 / 29


Kujdes: Në rastin e parashikimit të procedurës së prokurimit blerje me vlerë të vogël dhe
për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar, nëpunësi i autorizuar duhet të
vendosë tek fusha “Koha e planifikuar për shpallje” muajin Dhjetor.

Nëse procedura e prokurimit do të zhvillohet nga ndonjë autoritet/ent tjetër kontraktor në rolin e
“Organit Qëndror blerës” duhet të zgjedhë tek fusha “Organi Qëndror” autoritetin/entin
kontraktor përkatës me anë të opsionit të kërkimit të look-up.

Më pas, nëpunësi i autorizuar tek “Element i regjistrit i Ndryshuar” duhet zgjedhë opsionin
“Jo” nëse zëri (elementi) i regjistrit që po krijohet nuk është i ndryshuar, në rast të kundërt pra,
nëse po ndryshon një zë (element) ekzistuesduhet të zgjedhë opsionin “Po”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 12 / 29


Më pas, tek fusha “Justifikimi për regjistrin” duhet të vendosë arsyet, justifikimet ligjore për
krijimin/ndryshimin e zërit (elementit) të regjistrit.

Kujdes: Në rastin e krijimit të regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit,


justifikimi për zërat (elementet) e regjistrit që po krijon do të jetë: “Nevoja të autoritetit
kontraktor bazuar në fushën e veprimtarisë”.

Në rastet e ndryshimit ose shtesave në regjistrin e parashikimeve duhet të shënohet nga


nëpunësi i autorizuar arsyet/ justifikimet ligjore të këtyre ndryshimeve.

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Në dritaren që shfaqet, nëse jeni të sigurt se të gjitha veprimet e kryera nga ana juaj janë të sakta,
duhet të zgjidhni opsionin “E Përfunduar” - “PO”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 13 / 29


Në këtë moment, zëri (elementi) i regjistrit është krijuar në sistem dhe është i përfunduar . Në të
njëjtën mënyrë, do krijohen të gjithë zërat (elementët) e regjistrit tuaj në sistem nga nëpunësi i
autorizuar.

Kujdes: Nëse zgjidhni opsionin “E Përfunduar” - “JO”, zëri (elementi) i regjistrit nuk
shfaqet për miratim tek Administrator i Sistemit të autoritetit/entit tuaj kontraktor.

Kujdes:Të gjithë zërat (elementët) e krijuar duhet të miratohen dhe dërgohen për publikim
në APP nga Administrator i Sistemit të autoritetit/entit tuaj kontraktor.

Nëse një zë (element) i regjistrit nuk publikohet nga APP do vëreni se, elementi do të marrë
statusin i refuzuar “Po”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 14 / 29


Për të parë arsyet e mospublikimit të zërit (elementit) të regjistrit, nëpunësi i autorizuar duhet të
klikojë mbi zërin (elementin) dhe në dritaren që shfaqet duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Në këtë rast, nëpunësi i autorizuar duhet të kryejë anullimin e këtij zëri (elementi) në sistem dhe
më pas rikrijimin sipas rregullave të përcaktuara.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 15 / 29


Pas anullimit të elementit të regjistrit nga zyrtari i autorizuar i njësisë së prokurimit, zëri
(elementi) i regjistrit do të kalojë tek skedari “Elemente të anulluara”.

Pas publikimit në sistem nga APP, zërat (elementët) e regjistrit do kalojnë tek skedari “Të
Publikuara”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 16 / 29


Gjithashtu, të gjithë zërat (elementët) e regjistrit të publikuar nga APP, do të shfaqen në faqen
zyrtare të internetit të APP (portalin), tek linku “Regjistri i parashikimeve”.

Kujdes: Publikimi i zërave (elementëve) të regjistrit nga APP do të bëhet brenda tre ditëve
nga dita e nesërme e punës nga dërgimi për publikim në sistem.

Në sistem nuk mund të vijoni me krijimin e një procedure prokurimi, nëse zëri (elementi)
i regjistrit të parashikimeve nuk është publikuar nga APP.

Ndryshimet në regjistrin e parashikimeve të


procedurave të prokurimit

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 17 / 29


Në rastet kur autoritetit/entit kontraktor i lind nevoja të bëjë shtesa/ ndryshime në regjistrin e
parashikimeve publike, i cili është publikuar atëherë të gjitha shtesat/ ndryshimet do të shtohen
/ krijohen tek skedari “Elementet e Regjistrit” në regjistrin e parashikimeve në sistem.

Në rast se, ju lind nevoja për të bërë ndryshime në zërat (elementët) e regjistrit të krijuar në
sistem, nëpunësi i autorizuar mund të bëjë ndryshimet përkatëse deri në momentin që nuk është
krijuar një procedurë prokurimi për këtë këtë zë (element) të përzgjedhur.

Në këtë rast, nëpunësi i autorizuar duhet të përzgjedhë zërin (elementin) tek skedari “Elementet
e Regjistrit” dhe duhet të klikojë butonin “Më shumë” dhe më pas “Anullo”.

Për të përfunduar procesin e anullimit të zërit (elementit), nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë
butonin “Tjetër”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 18 / 29


Në këtë moment, ky zë (element) do të marrë statusin i anulluar “Po” dhe do të kalojë në skedarin
“Elemente të anulluara”.

Pas anullimit të zërit (elementit) në sistem, nëpunësi i autorizuar duhet të krijojë me të dhënat e
reja zërin (elementin) si dhe tek fusha “Element i regjistrit i Ndryshuar” duhet zgjedhë
opsionin “Po” dhe tek fusha Justifikimi për regjistrin duhet të vendosni arsyet, justifikimet
ligjore për ndryshimin e zërit (elementit) të regjistrit.

Në rastet kur është krijuar një procedurë prokurimi në sistem dhe kërkohet të ndryshohet zëri
(elementi) përkatës, tek skedari “Elementet e Regjistrit” nuk mund të bëhet procesi i anullimit
të zërit (elementit).

Në këtë kushte, zëri duhet të shtohet si zë (element) i ri nga nëpunësi i autorizuar dhe tek fusha
“Element i regjistrit i Ndryshuar” duhet zgjedhë opsionin “Po” ndërsa tek fusha Justifikimi

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 19 / 29


për regjistrin duhet të vendosni arsyet, justifikimet ligjore për ndryshimin e zërit (elementit) të
regjistrit.
Në rast se, duhet të shtoni zëra (element) të rinj, nëpunësi i autorizuar duhet të krijojë zërin
(elementin) tek skedari “Elementet e Regjistrit” në regjistrin e parashikimeve në sistem.

Për të shtuar një zë (element) në regjistrin e parashikimit, nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë
butonin “I Ri”.

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”. Në


dritaren që shfaqet, nëpunësi i autorizuar duhet të plotësojë informacionin mbi burimin e
financimit, konkretisht duhet të plotësojë fushën “Buxheti i Shtetit”, “Vetë financim” dhe “Fonde
të tjera” si dhe fushën “Kategorite e regjistrit”.

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 20 / 29


Në dritaren që shfaqet, nëpunësi i autorizuar duhet të zgjedhë “Llojin e procedurës së
prokurimi” dhe më pas klikon butonin “Tjetër”.

Në dritaren që shfaqet, nëpunësi i autorizuar duhet të plotësojë fushat “Koha e planifikuar për
shpallje”, “Organi Qëndror”, “Element i regjistrit i Ndryshuar” dhe “Justifikimi për
regjistrin”.

Në përfundim të këtyre veprimeve nëpunësi i autorizuar duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Në dritaren që shfaqet, nëse jeni të sigurt se të gjitha veprimet e kryera nga ana juaj janë të sakta,
duhet të zgjidhni opsionin “E Përfunduar” - “PO”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 21 / 29


Kujdes: Çdo ndryshim i regjistrit të parashikimeve bëhet nga vetë autoriteti/enti
kontraktor, në sistemin e prokurimit elektronik dhe publikimi i tij nga APP do të bëhet
brenda tre ditëve nga dita e nesërme e punës nga dërgimi i tij për publikim në sistem.

Regjistri i realizimeve të procedurave të


prokurimit publik

Tek skedari “Të Realizuara” do të shfaqen të gjithë zërat e regjistrit të lidhura me një procedurë
prokurimi e cila është realizuar elektronikisht në sistem, si dhe të gjitha procedurat e tjera të
shënuara si të realizuara nga Administratori i Sistemit të autoritetit/entit kontraktor.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 22 / 29


Gjithashtu, të gjithë zërat (elementet) me statusin “E Realizuar” do të shfaqet në faqen zyrtare
të internetit të APP (portalin), tek linku “Regjistri i realizimeve”.

3.Miratimi dhe Dërgimi për publikim zërave


(elementëve) të Regjistrit të Parashikimeve dhe
Realizimit
− Detyrat e Administratorit të Sistemit për Regjistrin e Parashikimeve

Administratori i Sistemit për autoritetin/entin kontraktor, për të bërë miratimin dhe dërgimin për
publikim në APP, pasi të jetë loguar në sistem, tek “Vendi i Punës”, duhet klikojë te skedari
“Elemente te Regjistrit”, dhe më tej te skedari “Për t’u miratuar”.

Tek skedari “Për t’u miratuar”shfaqen skedarët sipas vitit. Duhet të zgjidhni skedarin “2021”
dhe do tӕ shfaqen të gjithë zërat (elementët) e krijuar në sistem nga nëpunësi i autorizuar.
Administratori i Sistemit mund të klikojë mbi zërin (elementin) për të parë të gjithë
informacionin e plotësuar nga nëpunësi i autorizuar.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 23 / 29


Për të bërë miratimin dhe dërgimin për publikim Administrator i Sistemit, duhet të zgjedhë zërin
(elementin) dhe më pas të klikojë butonin “Për t’u Publikuar”.

Në këtë moment, zëri (elementi) i zgjedhur për t’u publikuar do presë publikimin në sistem nga
APP dhe pasi të jetë publikuar, do të shfaqet në faqen zyrtare të internetit të APP (portalin), tek
linku “Regjistri i parashikimeve”.

Gjithashtu, pas publikimit në sistem nga APP, te vendi i punës së Administratorit të Sistemi, zëri
(elementi) do kalojë te skedari “Të Publikuara” në skedarin e vitit në të cilin është publikuar
“2021”, si dhe statusi i këtij zëri (elementi) do bëhet “I Publikuar”. Nga ky moment,
autoriteti/enti kontraktor mund të bëjë shpalljen e procedurës së prokurimit për këtë objekt (zë)
në sistemin e prokurimit elektronik.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 24 / 29


Në rast se, zëri (elementi) i regjistrit nuk publikohet nga APP do vëreni se, elementi do të marrë
statusin i refuzuar “Po” dhe do qëndrojë tek skedari “Për t’u Publikuar”.

Për të parë arsyet e mospublikimit të zërit (elementit) të regjistrit, nëpunësi i autorizuar duhet të
klikojë mbi zërin (elementin) dhe më pas duhet të klikojë butonin “Tjetër”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 25 / 29


Në dritaren që shfaqet do të gjeni, arsyet e refuzimit të vendosura nga APP. Për këtë zë (element),
nëpunësi i autorizuar duhet të kryejë anullimin e zërit (elementit) në sistem dhe më pas rikrijimin
sipas rregullave të përcaktuara.

Në çdo rast, tek skedari “Anulluar” Administratorit të Sistemi do t’i shfaqen të gjithë zërat
(elementët) e anulluar nga nëpunësi i autorizuar në sistem. Në të njëjtën mënyrë, do miratohen
dhe dërgohen për publikim, edhe në rastin e zërave (elementeve) të regjistrave shtesë apo të
ndryshuar, për fondet e krijuara apo të shtuara.

Detyrat e Administratorit të Sistemit për Regjistrin e Realizimeve

− Të gjitha procedurat e prokurimit që zhvillohen dhe finalizohen me njoftimin e lidhjes së


kontratës së nënshkruar dhe me arkivimin e tyre në sistem, statusi i tyre do bëhet automatikisht
“E Realizuar”, si dhe zëri (elementi) do shfaqet te skedari “Të Realizuara”.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 26 / 29


− Procedurat e prokurimit që zhvillohen në formë shkresore apo që përfundojnënë formë
shkresore , Administratori i Sistemit duhet të bëjë procesin e shënimit “Shëno si të realizuar” të
elementeve të regjistrit të parashikimeve.

Konkretisht, në rastet kur është realizuar një procedure prokurimi në formë shkresore, hapi i parë
që duhet të bëhet në sistem është krijimi i zërit (elementit) nga nëpunësi i autorizuar.

Më pas, Administratorit të Sistemi te skedari “Për t’u miratuar” në skedarin e vitit përkatës
duhet të bëjë dërgimin për publikim me anë të butonit “Për t’u publikuar”. Pasi të jetë publikuar
në sistem nga APP, pra zëri (elementi) të shfaqet te skedari “Të Publikuara” në skedarin e vitit
përkatës, Administratorit të Sistemi tek ky skedar duhet të klikojë butonin “Shëno si e
Realizuar”.

Në këtë moment në dritaren që shfaqet, Administratori i Sistemit duhet të zgjedhë me anë të


opsionit të kërkimit look-up, operatorin ekonomik të shpallur fitues.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 27 / 29


Më pas, në fushën “Vlera e fituesit” duhet të plotësojë vlerën e operatorit ekonomik të shpallur
fitues.

Në fushën “Data e zhvillimit të tenderit” duhet të përcaktojë dhe datën e zhvillimit të procedurës.

Në fushën “Numri i faturës” duhet të vendsni numrin e faturës.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 28 / 29


Në përfundim të këtyre veprimeve Administratori i Sistemit duhet të klikojë butonin “Tjetër”
dhe statusi i këtij zëri (elementi) do bëhet “E Realizuar”, si dhe do të kalojë tek skedari “Të
Realizuara”.

Gjithashtu, në këtë moment zëri (elementi) me statusin “E Realizuar” do të shfaqet në faqen


zyrtare të internetit të APP (portalin), tek linku “Regjistri i realizimeve”.

Në këtë mënyrë të gjitha procedurat e prokurimit do jenë pjesë e regjistrit kombëtar të


realizimeve.

Bulevardi “Dëshmoret e Kombit”, Këshilli i Ministrave Tel.+ 355 4 22 77 510 https://www.app.gov.al 29 / 29

You might also like