You are on page 1of 39

Teknikat e zgjedhjes së

kampionit
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Edukimit
Programi: Master i Mësimdhënies Lëndore
Lënda: Metodat e Hulumtimit në Arsim
ÇFARË ËSHTË KAMPIONI?

▪ Nëse anëtarët e një popullate do të ishin identikë popullata konsiderohet


homogjene.
▪ Kjo do thotë që karakteristikat e secilit individ në popullatë do ishin të njëta me
ato të çdo individi tjetër (pak ose aspak variacion mes individëve)

Pyetje: nëse popullata njerëzore mbi tokë do ishte homogjene në karakteristikat e saj sa
njerëz do t’i duheshin një alieni për të kuptuar sesi janë njerëzit mbi tokë?
ÇFARË ËSHTË KAMPIONI?

• Kur individët e një popullate janë të ndryshëm kjo popullatë quhet heterogjene (ka
variacion të madh mes individëve).
• Për të përshkruar një popullatë heteregjene duhen vëzhgime të shumë individëve
në mënyrë që të shpjegohen karakteristikat e ndryshme që mund të ekzistojnë.
• Si do të ndryshonte skema e studimit të alienëve për njerëzit e tokës në këtë rast?
KONCEPTE QË LIDHEN ME PROCESIN E ZGJEDHJES SË
KAMPIONIT
• Elementi I kampionit: një rast ose një njësi e vetme që zgjidhet prej popullatës dhe matet në një
farë mënyre- që përbën bazën për analizën ( psh një person, objekt, kohë specifike etj).
• Universi: numri total teorik i të gjitha elementëve të mundshme – i pa specifikuar në kohë dhe
hapësirë (psh universiteti i Pishtinës,).(Universi është një grup infinit)
• Popullata: numri total teorik i elementëve specifikë siç përcaktohet për një studim të konkretizuar
në kohë dhe hapësirë( stafi dhe studentët e Universitetit të Prishtinës për vitin 2023. (Popullata
është një grup i përcaktuar)
• Popullata e targetuar (popullata e studimit): numri total i studentëve dhe stafit të Universitetit
të Prishtinës për vitin akademik 2022-2023
• Kuadri i kampionit: një listë specifike që u përafrohet të gjitha elementëve të popullatës së
targetuar) (Listat zyrtare të stafit dhe studentëve të UP për vitin 2022-2023).
• Kampioni/Mostra: një varg rastesh që zgjidhen nga një grup më i madh dhe që përdoren për të
bërë përgjithësime për popullatën.
ÇFARË ËSHTË KAMPIONI?
ÇFARË ËSHTË KAMPIONI?
KAMPIONI

• 1. Kampioni është një grup më i


vogël i një popullate më të madhe
objektesh, individësh, ekonomish
POPULLATA
kryefamiljarësh, biznesesh,
organizatash etj
• 2. Kampioni i lejon shkencëtarët të
bëjnë disa vlerësime për disa
karakteristika të panjohura të
popullatës së studimit KAMPIONI

• 3. Një census është një investigim i të


gjitha elementëve të një popullate
ARSYET E ZGJEDHJES SË KAMPIONIT

• Mungesë buxheti dhe kohe (në rastin e popullatave të mëdha)


• Nivel i lartë i saktësisë dhe besueshëmrisë (Nëse kampioni është përfaqësues i
popullatës)
• Studimi me kampion apo censusi : kush është më i saktë? Censusi mund të jetë më
pak i saktë për arsye të gabimeve të intervistuesve për shkak të volumit të madh të
punës dhe të mungesës së eksperiencës
PROCESI I KAMPIONIMIT
Përkufizimi i popullatës së targetuar (popullata e studimit)

• Popullata e studimit është ai grup komplet karakteristikat e të cilit do të përcaktohen


përmes kampionit
• Një popullatë studimi mund të jetë psh mësuesit në Prishtinë në vitin shkollor 2022 -
2023
• Popullata e studimit duhet të përcaktohet sa më qartë që të jetë e mundur, psh,
mësuesit në Prishtinë përfshijnë vetëm mësuesit e ciklit të ulët apo edhe të ciklit të
lartë të nëntëvjeçares?
Kuadri i kampionit

• Kuadri i kampionit është lista e të gjitha elementëve të popullatës që do të përdoren


në kampion
• Shembuj të kuadrit të kampionit: lista e mësuesve, lista e shkollave, lista e klasave,
lista e familjeve etj)
• Shpesh listat nuk përfshijnë të gjitha elementët e popullatës. Kjo mospërputhje është
shpesh një burim i gabimeve që lidhen me zgjedhjen e kampioni.
Njësitë e kampionit

• Njësia e kampionit ëshët një element i vetëm - ose grup elementësh, që janë subjekt i
zgjedhjes në kampion. Shembuj:
• Të gjithë nxënësit nën 15 vjeç që mësojnë në një shkollë.
• Çdo mësues që ka përfunduar ciklin e ulët në rrethin e Prishtinës.
• Të gjitha klasat e pesta në x rreth etj
Kampioni i bazuar te probabiliteti dhe jo-probabiliteti

• Kampioni me probabilitet – Çdo njësi (element i popullatës) së studimit ka një


probabilitet jozero në seleksionimin në një kampion dhe çdo anëtar i popullatës ka
një probabilitet të barabartë në përzgjedhjen në një kampion
• Kampioni jo me probabilitet: mënyra arbitrare në seleksionimin e njësive të
kampionit që bazohen në konsiderata subjektive si psh gjykime personale ose
lehtësia. Më pak i preferuar se kampioni me probabilitet
KAMPIONI JO ME PROBABILITET
Kampioni mbi bazën e konvienencës

• Një teknikë kampionimi e cila selekisonon ato njësi të kampionit që mund të


përdoren më më lehtësi në një periudhë të caktuar kohore.
• Avantazhet: i shpejtë, ekonomik. Dizavantazhet: kampioni jo përfaqësues
• Përdoret më mirë në studimin eksplorues dhe pasohet nga kampionimi me
probabilitet
Kampionimi mbi bazën e gjykimit (i qëllimshëm)

• Një teknikë kampionimi në të cilën studiuesi zgjedh një kampion bazuar në gjykimin
rreth disa karakteristikave të përshtatshme të anëtarëve të kampionit
• Shembull: zgjedhja e disa shkollave në disa rrethe të cilat do të shërbejnë si
indikatorë në planin kombëtar për një problem të caktuar të arsimit
Kampion mbi bazën e kuotës

• Një teknikë kampionimi me anë të së cilës një studiues bën të mundur që disa
karakteristika të një popullate do të përfaqësohen në një kampion në një përmasë të
cilën ai dëshiron.
• Shembul : një studim për paragjykimet etnike në Kosovë. Në këtë rast numri i
individëve prej secilit grup etnik duhet të korrespondojë me përqindjen që ka sesili
grup etnik në popullsinë totale të Kosovës.
Kampion mbi bazën e kuotës

• Avantazhet e kampionit mbi bazë kuote: shpejtësia e mbledhjes së të dhënave,


konvienenca, më pak të kushtueshme dhe niveli i mirë i përfaqësimit (nëse
nëngrupet në kampion janë zgjedhur në mënyrën e duhur).
• Dizavantazhet: elementët e subjektivitetit (Kampionimi bëhet në bazë të
konvienencës dhe jo në bazë të probabilitetit dhe kjo shpie në një zgjedhje jo të
duhur të njësive të kampionit)
Teknika e topit të dëborës

• Një teknikë në të cilën individët ose organizatat etj zgjidhen në kampion në fillim me
anë të metodave të probabilitetit dhe, më pas, individët e tjerë identifikohen mbi
bazën e informacionit që japin individët e grupit të parë të zgjedhur me probabilitet
• Shembull: Përmes një liste prej 200 nxënësish që frekuentojnë internetin zgjidhen në
mënyrë rastësore 20 nxënës . Më pas këta identifikojnë një numër tjetër nxënësish që
frekuentojën internetin
• Avantazhet: pak shpenzime;
• Dizanvantazhet: grupi i dytë i individëve të sugjeruar në grupi i parë mundet jetë
shumë i ngjashëm me të parin dhe mund të mos jetë përfaqësues i popullatës që do
të studiohet.
Kampioni me probabilitet
Kampioni me zgjedhje të thjeshtë rastësore

• Kampioni me zgjedhje të thjeshtë rastësore – një teknikë që siguron se çdo element


në popullatë ka një shans të barabartë për t’u zgjedhur në kampion
• Teknika bazë në të cilat bazohen shumica e teknikave të tjera
• Shembull: zgjedhja e biletave të llotarisë nga nga ena ku janë futur e janë përzier,
seleksionimet e bëra me kompjuter, tabela e numrave rastësorë etj
• Avantazhi: procedurë e thjeshtë
• Zakonisht nuk është më efiçente, por mund të jetë më e sakta!
– Koha dhe paratë mund të jenë një problem
Kampioni me zgjedhje të thjeshtë rastësore

• Hapësira bosh mes elementëvë suksesivë është rastësore, jo e barabartë


Kampioni me bazë rastësore sistematike

• Kampioni me bazë rastësore sistematike: një teknikë në të cilën një pikë fillestare
caktohet me anë të një procesi rastësor dhe më pas numri që vjen pas një numri të
caktuar x në listë zgjidhet në kampion
• Shembull: Prej një liste prej 800 individësh , seleksionohet një emër në mënyrë
rastësore dhe më pas të themi çdo individ që ndodhet në listë çdo 11 emra më pas.
Intervali i kampionit në këtë rast është i barabartë me 11
• Shembull: Nëse keni një listë prej 10000 vetësh dhe do të zgjidhni një kampion prej
1000 vetësh intervali i kampionit do të jetë (1 në 10 persona) çdo njëri në 10
persona të listuar
• Empirikisht jep të njëjtat rezultate me kampionin me zgjedhje të thejshtë rastësore
por është më efiçent
• Kujdes periodicitetin!
Kampioni me bazë rastësore sistematike

• Hapësira bosh mes elementëve është e barabartë dhe konstante; periodicitet


Kampioni me zgjedhje rastësore i stratifikuar

• Kampioni me zgjedhje rastësore i stratifikuar ( i shtresëzuar) – një teknikë me anë të


së cilës përcaktohen nëngrupe nga grupe (shtresa) të ndryshme të paracaktuar që
kanë disa karakteristka të ngjashme.
• Disa herë quhet zgjedhja rastore proporcionale ose zgjedhja rastësore me bazë kuote
Kampioni me zgjedhje rastësore i stratifikuar

• Një popullatë ndahet në stata (nëngrupe që nuk përkojnë me njëri tjetrin) psh
popullata e mësuesve ndahet në këto strata: edukatorët e kopshteve, cikli i ulët, cikli i
lartë, shkolla e mesme.
• Më pas përcaktohet madhësia e kampionit në secilin nën grup dhe më pas aplikohet
zgjedhja rastësore në secilin nëngrup. Numri i individëve të përfshirë në kampionet e
secilit nën grup përbën numrin e kampionit total
• Avantazhet: kampion më shumë përfaqësues, më pak gabime në kampionim;
• Dizavantazhet: më shumë kompleks; më vështitë të sigurohet informacion për secilin
nëngrup
Kampioni mbi bazë grupi

• Kampioni mbi bazë grupi: Në këtë rast njësia primare e kampionit nuk është një
element individual në popullatë por një grup elementësh elementësh
• Shumë i vlefshëm nga pikëpamja administrative sidomos kur duhet mbuluar një zonë
e gjërë gjeografike”
• Ndaj popullatën në grupe
• Seleksiono në mënyrë rastësore grupet
• Mat të gjitha njësitë brenda grupeve të zgjedhura në mënyrë rastësore
Probleme të dizajnimit dhe zgjedhjes së kampionit (1)

• Saktësia – Kampionet duhet të jenë përfaqësuese të popullatës së targetuar (më pak


saktësi kërkohet për kërkimet eksploruese sesa për kërkimet konkluduese)
• Burimet – Koha, paratë dhe kapacitetet individuale ose institucionale janë shumë të
rëndësishme
Probleme të dizajnimit dhe zgjedhjes së kampionit (2)

• Disponueshmëria e informacionit ; shpesh ka mungesa të listave etj për popullatën e


studimit dhe kjo i bën disa teknika të zgjedhjes së kampionit (psh kampionin me
baza rastësore sistematike ) të pamundur
• Konsiderata gjeografike: – numri dhe përhapja e elementëve të popullatës mund të
përcaktojë teknikat e kampionimit që do përdoren (psh. Kampioni i bazuar në grupe)
• Analizat statistikore – këto duhen bërë vetëm në kampione të zgjedhur me
probabilitet
Gabimet në përzgjedhjen e kampionit
Gabimi i zgjedhjes së kampionit në mënyrë rastësore

• Ky gabim përkufizohet si “ diferenca mes rezultateve të kampionit dhe rezultateve të


censusit që kryhen duke përdorur të njëjtat procedura” dhe është rezultat i
variacioneve rastësore në përzgjedhjen e njësive të kampionit
• Nëse kampioni zgjidhet në mënyrën e duhur (p.sh me teknika rastësore) zakonisht
konsiderohet të jetë një përafrim i mirë i popullatës dhe si pasojë jep rezultate të
sakta
• Zakonisht, gabimi i zgjedhjes së kampionit në mënyrë rastësore prej luhatjeve
statistikore është i vogël, por disa herë përmasa e gabimit mund të jetë e
rëndësishme
Gabimet sistematike

• Gabimet sistematike – këto gabime vijnë prej faktorëve të tillë si psh një dizajnim jo i
duhur i kërkimit shkencor që shkakton gabime në përgjigje ose prej gabimeve që
kryhen gjatë kryerjes së kërkimit shkencor, gabimet në regjistrimin e përgjigjeve ose
mungesës së përgjigjeve prej individëve që nuk janë kontaktuar ose që kanë refuzuar
të marrin pjesë në studim
• Si gabimet e zgjedhjes së kampionit në mënyrë rastësore ashtu edhe gabimet
sistematike reduktojnë nivelin përfaqësuses të kampionit
Paraqitje grafike e gabimeve të kampionimit
Sa i madh duhet të jetë kampioni?

• Madhësia e kampionit varet nga:


• – Në ç’nivel mund të tolerohet gabimi i kampionit- niveli i precizionit
• – Përmasa e popullatës:— madhësia e kampionit ka rëndësi për popullata të vogla
• – Variacioni brenda popullatës në lidhje me karakteristikat për të cilat interesohet
studimi— atë që ju jeni duke hulumtuar
• – Nëngrupet më të vogla brenda kampionit për të cilat nevojiten vlerësime
• – Kampioni duhet të jetë i madh sa që të vlerësojë në mënyrën e duhur nëngrupet e
vogla
Sa i madh duhet të jetë kampioni?
Shembull i paraqitjes së mostrës/kampionit në
punimin e tezës së masterit
DETYRË

Studentët të punojnë për 10 - 15 minuta!


Të bëhet përpjekje për përcaktimin e llojit të kampionit/mostrës, duke u bazuar në
modelin e hulumtimit të tyre dhe në gjithë punimin e tyre.
Pyetje/Komente?!

FALEMINDERIT PËR VËMENDJEN!

You might also like