You are on page 1of 1

Detyrë Shtëpie

Zgjidh nje nga vendet e Ultësires Perëndimore dhe


trego veçoritë fizike që zhvillojnë apo pengojnë jetesën
dhe zhvillimin ekonomik në këtë vend.

Fusha e Durrësit
Fusha e Durrësit është një nga njësitë përbërëse të Ultësirës
Perëndimore. Ajo ndodhet në Ultësirën Lezhë-Vlorë. Ajo kufizohet me
Detin Adriatik në perëndim, me Lumin Erzen dhe Fushën e Erzenit në
veri, me Fushën e Tiranës në Lindje dhe me Kavajën në jug. Kjo njësi
gjeografike e këtij rajoni ka rëndësi të madhe. Në Fushën e Durrësit
ndodhet qyteti i Durrësit, i cili është qyteti i dytë më i madh i
Shqipërisë me një popullsi prej 200 mijë banorësh. Ka një pozitë
gjeografike shumë të favorshme sepse laget nga Deti Adriatik dhe në
veri të qytetit kalon Lumi Erzen, gjë që ka zhvilluar turizmin në këtë
vend. Gjithashtu në Durrës ndodhet porti më i rëndësishëm në
Shqipëri dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon i cili na
lidh me vendet e tjera të Adriatikut dhe Mesdheut dhe ka rëndësi të
madhe në zhvillimin e tregtisë. Për më tepër Durrësi është pikënisja e
Korridorit VIII dhe është kryqëzim i linjave më të rëndësishme
automobilistike. Relievi i Durrësit është fushor dhe është shumë i
favorshëm për jetesën e njerëzve. Ka mundësi për zhvillim të
bujqësisë për shkak të relievit fushor. Një pengesë që ka pasur kjo
njësi gjeografike ka qenë këneta e kripur e Durrësit, e cila bënte një
sipërfaqe mjaft të madhetë tokës të papërdorshme. Ajo u tha në vitin
1961 deri në vitin 1967 gjatë kohës së komunizmit. Megjithatë ajo
prap ishte një pengesë sepse deri vonë ajo nuk konsiderohej si e
përshtatshme as për ndërtim për shkak se ajo ndodhet nën nivelin e
detit dhe mbante ujë. Vitet e fundit këneta është bërë një qendër
banimi ku jeton një pjesë e popullsisë së Durrësit.

Ledio Neziri

You might also like