You are on page 1of 2

PYETJE NGA BIOLOGJIA

1. Çka është karriesi?


Karriesi është sëmundje e dhëmbëve dhe shkaktohet nga bakteriet.
2. Çfarë janë të vjellat dhe diarreja?
Të vjellat dhe diarreja janë reagime mbrojtëse të trupit ndaj ushqimit të
kontaminuar.
3. Çka është gastriti?
Gastriti është sëmundje e mukozës së lukthit.
4. Çfarë bën në lukth acidi klorhidrik?
Acidi klorihidrik i gërryen muret e lukthit nëse mukoza nuk ofron mbrojtje të
mjaftueshme.
5. Çfarë dimensione ka trikina?
Trikina ka dimensione deri në 4 mm dhe lavrat e trikinës gjenden në muskujt e
kafshëve të infektuara.
6. Cilat shtazë nuk kanë organe për qarkullimin e lëngjeve truprore?
Shtazët që kanë ndërtim të thjeshtë trupor e ato janë sfungjerët, grykorët,
krimbat e shtypur dhe të rrumbullakët.
7. Çfarë sistemi të qarkullimit të gjakut kanë krimbat e tokës?
Krimbat e tokës apo skraja e shiut kanë sistem të thjeshtë të qarkullimit të gjakut
që përbëhet nga enët shpinore dhe barkore të lidhura mes vete me kapilarë.
8. Gjaku i insekteve a mbart oksigjen?
Gjaku i insekteve nuk mbart oksigjen sepse nuk ka hemoglobinë.
9. Çfarë sistemi të qarkullimit të gjakut kanë kurrizorët?
Kurrizorët kanë sistem qarkullues të mbyllur të gjakut dhe nuk largohet asnjëherë
nga enët e gjakut.
10.Çfarë sistemi të qarkullimit të gjakut kanë zogjtë dhe gjitarët?
Zogjtë dhe gjitarët kanë sistem të dyfishtë të gjakut.
11.Cila është rëndësia e analizave të gjakut?
Analizat e gjakut mund të japin informacione për një numër të madh të
sëmundjeve.
12.Cilat janë sëmundjet serioze të gjakut?
Sëmundjet serioze të gjakut janë anemia dhe leokimia.
13.Çka është tromboza?
Tromboza është çrregullim i kaugulimit të gjakut dhe mund t’i bllokojë emët e
gjakut.
14.Kur ndodh aritmia?
Artimia ndodh kur zemra nuk ka një ritëm normal të rrahjeve.
15.Sa përbërës kryesorë ka gjaku?
Gjaku ka katër përbërës kryesorë e ato janë: plazma, qelizat e kuqe të gjakut,
qelizat e bardha të gjakut dhe trombocitet.
16.Cilat janë grupet e gjakut?
Grupet e gjakut janë: A, B, AB dhe 0.
17.Cili nga këto grupe të gjakut është dhënës i gjithë grupeve të tjera?
Grupi 0 është dhënës për grupin e vet dhe gjithë grupet e tjera.

18.Në rast të lëndimeve apo operacioneve , a duhet të zëvendësojmë shpejt


gjakun?
Po, është e nevojshme zëvendësimi i shpejtë dhe prandaj spitalet duhet të kenë
gjak rezervë.
19.A është i nevojshëm kontrollimi i grupit të gjakut te dhuruesi dhe marrësi?
Po, sepse trupi ynë nuk i pranon të gjitha llojet e gjakut dhe mund të marrim
infektivë të rrezikshëm.
20.Çka është faktor Rh i grupit të gjakut?
Faktori Rh i grupit të gjakut është substancë që gjendet në qelizat e kuqe të gjakut
dhe janë Rh pozitiv ndërsa kur mungon kjo substancë është negative.
21.Çka është sistemi imunitar?
Sistemi imunitar është rrjet kompleks i qelizave, indeve, i organeve dhe i
substancave që ato prodhojnë për ta ndihmuar trupin të luftojë infeksionet dhe
sëmundjet e tjera.
22.Çka janë antitrupat?
Antitrupat janë proteina që neutralizojnë mikroorganizmat dhe lidhen me
antigjen bakterore dhe virusale.
23.Çka janë limfocitet?
Limfocitet janë një lloj i qelizave të bardha të gjakut që prodhonë antitoksina për
t’i neutralizuar toksinat.
24.Si ndahet imuniteti i fituar gjatë jetës?
Në: Imunitet aktiv – natyral që janë zhvillimi i antitrupave në përgjigje me
infeksionin dhe artificial me vaksionimin.
Imunitet pasiv – natyral e që është marrja e antitrupave përmes qumështit të
gjirit dhe artificial nga marrja e infuzionit.
25.A i ndihmon vaksionimi njerëzit nga sëmundja?
Vaksionimi i ndihmon njerëzit mos të preken nga disa sëmundje siç janë: lija e
madhe, tuberkulozi, kola e keqe, fruthi, etj.

You might also like