You are on page 1of 1

REPUBLIKA E KOSOVËS

GJYKATA THEMELORE PRISHTINË

Nr i lëndës: xxxx-xxj

Data: 1/10/2024

Nr i Dokumentit: xxx

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i pergjithshëm, gjyqtari XXX ZZZZ, në qështjen jokontestimore të
propozuesit XX YYYY, nga fshati… , Komuna Prishtinë, duke vendosur sipas propozimit të propozuesit për heqjen e
zotësisë se veprimit ndaj VVV YYY, nga fshati … , Komuna Prishtinë, me numër personal xx…… , pas mbajtjes së seancës
gjyqësore jopublike me datën 28/02/2024, në prani të propozuesit dhe Qendrës për punë sociale në Parishtinë, të cilën
e perfaqëson ZZZ VV, me datën 29/02/2024 gjykatabëri përpilimin me shkrim të këtij:

AKTVENDIM

1. MIRATOHET propozimi i propozuesit XX YYYY nga fshati ... Komuna e Prishtinës dhe VVV YYY nga fshati ...
Komuna e Prishtinës, i lindur me datën 11.02.1961, nga babai I. dhe nëna Xh. i HIQET zotësia e veprimit.

2. Kujdestar i përhershëm i VVV YYY, caktohet ZZY YYY me numer personal xx….. , nga fshati ….. , Komuna e
Prishtinës

3. Pasi Aktvendimi të merr formën e prerë, një kopje e tij, do të dërgohet Shërbimit të Gjendjes Civile në Prishtinë
dhe QPS, në Prishtinë.

ARSYETIM

Propozuesi XX YYYY , nga fshati ..., Komuna e Prishtinës, me datën 20.02.2024, në Gjykatën Themelore në
Prishtinë, e ka dorëzuar propozimin , me të cilin ka kërkuar heqjen e zotësisë së veprimit për VVV YYY nga
fshati ..., Komuna e Prishtinës. Tutje ka theksuar se heqjen e zotësisë së veprimit, e ka kërkuar, për shkak se ka
ngecje në zhvillimin psikik të tij qe nga lindja dhe I njëjti, nuk është në gjendje dhe I aftë qe të kujdeset vet për të
drejtat dhe interesat e tij, sepse nuk ka aftësi për të gjykuar normalisht, këto pretendime vërtetohen nga provat
mjekësore të cilat gjinden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari

XXX ZZZZ

KËSHILLA JURIDIKE:

Kundër këtij aktvendimi, është lejuar ankesa, Gjykatës se Apelit të Kosovës në Prishtinë, në afat prej 3 ditësh, pas ditës
së pranimit të aktvendimit, përmes kësaj gjykate.

You might also like