You are on page 1of 2

Supozoni se duam të zhvillojmë një sistem të menaxhimit të bankës të përbërë nga disa entitete si

llogaritë, transaksionet, klientët dhe një bazë të dhënash bankare, ku çdo entitet mund të kryejë një
sërë veprimesh. Detyra jonë aktuale është të zhvillojmë një pjesë të thjeshtë të këtij aplikacioni që më
vonë mund të integrohet në një sistem të tillë. Në këtë kontekst, zhvilloni klasat e mëposhtme Java.

I. Klasa Llogaria përfaqëson një llogari bankare. Ajo duhet të përfshijë, të paktën:

• Cilesitë që i referohen numrit të llogarisë, pinit, balances

• Një konstruktor që inicializon objektet Llogaria në vlerat që merr si argument.

• Metodat get për të lexuar vlerat për secilën nga vetitë.

• Metoda validatePin e cila merr si argument pinin e përdoruesit dhe kontrollon nëse është i njëjtë me
atributin perkates te objektit. Ktheje të vërtetë ose false në varësi të rastit.

• Metodat për të depozituar dhe tërhequr nga llogaria bankare një shumë të caktuar. Quajini këto
metoda kredito dhe debito.

• Një metodë toString e cila shfaq objektet e klasës Llogaria sipas një formati që e konsideroni të
përshtatshëm.

II. Klasa BankDatabase do të përmbajë disa objekte të Llogarisë. Zhvilloni klasën në mënyrë që të
përmbajë, të paktën:

• Një strukturë të dhënash që ruan 5 objekte të llogarisë.

• Një konstruktor që inicializon objektet e llogarisë.

• Metoda getAccount për të kthyer llogarine që përmban (si argument) një numër të specifikuar llogarie.

• Metoda authenticateUser e cila merr si argument një numër të caktuar llogarie dhe PIN dhe kontrollon
nëse kjo përputhet me ndonjë nga llogaritë ne strukturen e te dhenave.
• Zhvillimi i metodave getBalance, kredit dhe debit, të cilat marrin si argument numrin e llogarisë, dhe
përkatësisht kthejnë gjendjen për atë llogari, kreditojnë ose debitojnë me shumën përkatëse.

III. Zhvilloni klasën TestBankSystem e cila do të përmbajë metodën main dhe do të testojë të gjitha
funksionalitetet që keni zbatuar në klasat e mëparshme. Pra duhet te populloni databazen me llogari
konkrete dhe te filloni te kryeni veprime mbi keto llogari.

You might also like