You are on page 1of 14

PUNIM SEMINARIK

Tema: Etika në afarizëm dhe në diversitetin kulturor

Punoi: Adelina Mustafi


PËRMBAJTJA

1. Cfarë është etika dhe kur filloi të përdoret


2. Mendimet e ekonomistëve mbi etikën
3. Çështjet etike
4. Hulumtim mbi etikën në biznes
5. Përgjegjsia sociale e biznesit
6. Përgjegjësia mjedisore
7. Mjedisi europian
8. Diverziteti kulturor
CFARË ËSHTË ETIKA DHE KUR FILLOI TË
PËRDORET

• Fjala etikë prejardhjen e ka nga fjala greke etos (ethos) që domethënë karakter.
• Fjalën etikë për herë të parë e ka përdorur Aristoteli, filozof grek ( 384-322 p.s.s) I
cili këtë term e ka lidhur me normat dhe sjelljet e njeriut.
• Etika e biznesit si në praktikë dhe në teori mundohet ta shtjellojë rëndësinë që ka
në menaxhimin e biznesit, në menyrë që të arrihet një mjedis sa më miqësor në
mes burimeve të natyrës, atyre njerëzore dhe teknologjike drejt krijimit të vlerave
ekonomike.
• Këtë ajo e paraqet përmes rregullave, standardeve dhe kodeve të cilat ofrojnë udhëzime, për
sjellje te drejta dhe të verteta në një situatë të caktuar.
• Etika në biznes filloi të aplikohet gjatë viteve 1960 në korporata, kurse në vitet 1970 ajo filloi të
zhvillohetsi disiplinë akademike me pergjegjësi.
• Më vonë u themeluan edhe institucionet e saj siç Janë : Rrjeti evropian I etikës, Instituti Evropian
I Etikës, Rrjeti Europian I ndërmarrjeve sociale etj.
• Etika e biznesit reflekton filozofinë e biznesit, ku një nga qëllimet e saj është të përcaktoj qëllimet
themelore të një kompanie.
MENDIMET E EKONOMISTËVE MBI ETIKËN

1. Milton Friedman- shkruan se " drejtuesit e korporatave në përgjithësi


qëllimin e tyre do ta kenë për të bërë sa më shumë para që të jetë e
mundur, e këtë gjë ata mund ta arrijnë vetëm me përputhje të rregullave të
tyre themelore të shoqërisë, si ato të mishëruara me ligj dhe at a të
mishëruara me porosi etike"!
• Ronald Duska -ky ekonomist e sheh argumentin e Friedman si konsesualist
dhe të pabazë, duke lënë të kuptohet se me lirinë e pakufizuar të korporatave do
të përfitonin të gjithë në afat të gjatë.
• Peter Drucker -mbi etikën thotë " nuk ka asnjë etikë të veçantë të biznesit, e
gjithë mvaret nga nevoja që korespodon me biznesin, duke lënë të kuptohet që
standardet e etikës personal mund ti mbulojnë të gjitha situatat e biznesit.
ÇËSHTJET ETIKE

• Çështjet etike përfshijnë të drejtat dhd detyrimet në mes kompanisë dhe


punonjësve të saj, furnizuesve, konsumatorëve dhe fqinjëve.
• Çështjet me lidhjet midis kompanive të ndryshme ku përfshihen çështje
armiqësore dhe spiunazhin industrial.
• Çështjet e lidhura përfshijnë qeverisjen e korporatave, sipërmarrjeve sociale
të korporatës, kontributet politike, çështjet ligjore siç janë debato etik.
HULUMTIM MBI ETIKËN NË BIZNES

• Sipas nje hulumtimi te bërë nga IBE ,Ipsos dhe MORI të cilat janë organizata që merren me
çështjet etike në biznes në fund të vitit 2012 në Britaninë
e madhe lidhur me etikën e biznesit është
vërejtur se shkeljet më të shpeshta etike ne Britani kanë qenë: mos
paguarja e tatimeve ekzekutive,shmangia e taksave të korporatave, ryshfeti dhe korrupsioni . Ng
a kjo shihet se standardet etike të një organizate të tërë mundtë dëmtohen keq në qoftë se në
krye te korporates është dikush i papergjegjshem qe mendon vetëm per maksimizim te profiti
t të tij personal.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE E BIZNESIT

• Përgjegjësia sociale është: obligimi i një organizate për të maksimizuar impaktin


e saj pozitiv dhe për të minimizuar impaktin e saj negativ në shoqëri. Me fjalë
të tjera, është “koncepti që bizneset në mënyrë aktive duhet të merren me
mirëqenien e shoqërisë në tërësi”.
• Përgjegjësia sociale mund të ndahet në dy pjesë: - përgjegjësia humane dhe –
përgjegjësia mjedisore.
PËRGJEGJËSIA NJERËZORE

• Përgjegjësia njerëzore i referohet përgjegjësisë së organizatës ndaj pjesëve të


ndryshme që lidhen me të, që në gjuhën e biznesit njihen si “aktorët”. Këto
pjesë përfshijnë të punësuarit, aksionerët, qeverinë, konsumatorët, investitorët,
furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë në tërësi.
PËRGJEGJËSIA MJEDISORE
• Përgjegjësia mjedisore i referohet përgjegjësisë së organizatës në mbrojtjen e
mjedisit. Koncepti i përgjegjësisë sociale në kohët e sotme po fiton popullaritet.
Kompanitë po bëhen të përgjegjshme të përgjegjësive të tyre ndaj aktorëve të
ndryshëm që lidhen me to. Gjithnjë e më tepër, kompanitë po përpiqen të punojnë
në një mënyrë si për të mbrojtur interesat e punonjësve, konsumatorëve, furnitorëve
dhe palëve të tjera po ashtu dhe të shoqërisë në tërësi. Koncepti i firmës së biznesit
që punon vetëm për motivin e përfitimit të të ardhurave, gradualisht po del jashtë
mode. Modele te P.S.B ne vende te ndryshme:
• Hollande“Kompani që punojnë në përputhje me Konventën e Kombeve të
Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën për Punë, ILO”.
• Filipine “Biznesi kontribuon në shoqëri”.
• Argjentinë“Përgjegjesia e koorporatave në përgjigje të sfidave sociale”.
Tradicionalisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përgjegjësia sociale e biznesit
është parë më tepër në termat e modelit filantropik. Kompanitë fitimprurëse,
dhurojnë një pjesë të fitimit të tyre për çështje bamirësie, duke u lehtësuar nga
skemat e pagesave të taksave.
MODELI EUROPIAN

• Modeli Europian është i fokusuarmë shumë në nxitjen e biznesit që të fuksionojë në shoqëri në mënyrë të
përgjegjshme, shoqëruar kjo me investime në komunitet, të cilat nxisin fuqizimin e biznesit. Duhet pasur në vëmendje
se çdo vend ka prioritetet e tij si dhe vlerat të cilat përcaktojnë se si komuniteti i biznesit duhet të reagojë.Një fakt
është i sigurt – presioni mbi biznesin që ai të nxitet të ketë një rol e kontribut në çështjet sociale, ka ardhur duke u
rritur. Në 10 vitet e fundit ka një rritje të interesit të biznesit që të jetë më i pranishëm në jetën sociale të
komuniteteve ku punon, të bashkëpunojë fuqishëm me OJF-tëpër të ndihmuar në plotësimin e nevojave për të cilat
qeveritë e pushtetet lokale nuk mund të jenë prezentë. Në Shqipëri, PSB është një koncept i ri. Shumë pak është folur
rreth tij dhe vetëm vitet e fundit janë marrë hapa konkretë nga disa Kompani, prej të cilave mund të përmendet
shembulli i Vodafone në mbështetjen që po i jep shoqërisë apo Infosoft në inisiativat për te punësuarin individë me
aftësitë kufizuara. Përgjegjësia sociale e biznesit është një faktor që ndikon në sukses afatgjatë të biznesit dhe duhet
parë.
DIVERZITETI KULTUROR

• Kultura luan një rol të rëndësishëm në biznes,veçanrisht në fusha të tilla si menaxhimi i burimeve
njerëzore dhe marketingu.
• Bizneset të mëdha apo të vogla,me ngadalë po pranojnë se se për tia dalë mbanë duhet të
kënaqin konsumatorë individualë të origjinave kombëtare të ndryshme,me kultura të ndryshme.
• Sfida me kulturën është aq e lehtë për tu kapur,sa peshku në ujë.
• Dallimet kulturore ekzistojnë jo vetëm midis vendeve,por edhe brenda tyre.
• Restorantet Mc Donalds kanë linja të ndara shërbimi për ,,zonjat,,dhe për,,zotërinjt,, dhe ofrojnë
menu,sanduiçe
• Mc Arabia.
• Standardi HASAP.

You might also like