You are on page 1of 10

UNIVERSITETI”NËNË TEREZA”NË SHKUP

УНИВЕРЗИТЕТ „МАЈКА ТЕРЕЗА“ ВО СКОПЈЕ


“MOTHER TERESA” UNIVERSITY IN SKOPJE

PUNIM SEMINARIK
TEMA:MOBINGU

PUNUAR NGA:HADIS DOKO


ÇFARË ËSHTË MOBINGU?

• Mobingu në vend të punës është lloj i presionit psiqik ose fizik që ushtrohet nga një grup
individësh ose nga një individ i caktuar kundrejt një personi tjetër.
• Mobingu mund të manifestohet në numër të pafund të formave, si për shembull përqeshje
dhe nënçmim i vazhdueshëm në vendin e punës, dhënie e obligimeve poshtëruese
dhe/apo bërtitje е vazhdueshme dhe fyerje me çka në mënyrë të drejtpërdrejtë sulmohet
dinjiteti i punëtorit
• Një varg studimesh të cilat janë bërë në këtë fushë tregojnë se problemet që shkaktohen
nga mobingu në vend të punës, lënë pasoja afatgjate në psikologjinë e viktimës. .
ZHVILLIMI I MOBINGUT

•Njëri nga shkencëtarët lider që identifikoi këtë dukuri, ishte suedezi Heinz Leymann.
•Mobingu si dukuri është kategorizuar në 5 fusha të ndryshme nga Leymann. Ai flet për mobingun në vende të punës i cili vjen
përmes komunikimit (injorimi i email-ave, refuzimi i telefonatave dhe fshehja e informatave), sulm ndaj lidhjeve sociale të
personit (thirrje emrash, izolim, bërtitje etj.), sulm ndaj reputacionit të individit (thashetheme, gënjeshtra, shantazhe etj), sulm
ndaj kualiteteve profesionale (sabotim i projekteve në punë, afatizimi joreal për kryerjen e punëve, mosdhënia e avancimeve
dhe rritja e pagës etj.), sulm direkt në shëndetin e personit (të quajturit të personit i çmendur ose i sëmurë psiqik, rritja e stresit
ndaj atij personi në mënyrë që ai të sëmuret vërtet mentalisht, etj). Kur këto dukuri ushtrohen ndaj një individi mund të krijojnë
stres, panik, shqetësim etj., thonë psikologët. Në disa raste, target viktima ka përfunduar me vetëvrasje.
•Legjislacioni francez si ndër të parët jep shpjegim juridik konkret për mobingun edhe atë e paraqet si: “Ngacmim psikologjik i
përsëritur përmes veprimeve që kanë qëllim apo pasojë, degradimin e kushteve të punës të punonjësit, të cilat mund të
rrezikojnë dhe të shkaktojnë shkeljen e të drejtave të njeriut dhe dinjitetit dëmtimin e shëndetit fizik dhe mendor, ose të
rrezikojë të ardhmen profesionale të punëtorit”
SHENJAT SE JENI VIKTIMË E MOBINGUT

• Revista ‘Forbes’ ka publikuar një seri shenjash që duhet ta bëjë punëtorin të dyshojë se është viktimë e mobingut edhe
atë:
• Sinjali i parë është ankthi kur zgjohet. Natyrisht që janë të shumtë ata që zgjohen pa qejf për të shkuar në punë. Po
kur kjo nuk vjen thjesht nga dembellëku duhet menduar se ka diçka me tepër.
• Sinjali i dytë janë kritikat që fillojnë të vinë nga të gjitha anët. Dhe në këtë rast duhet shtruar pyetja nëse kanë ndonjë
bazë këto kritika apo jo. Ata që ushtrojnë mobing nuk ja përtojnë t’ia plasin në fytyre me zë të larte kritikat viktimës së
tyre, për ta poshtëruar e për ta bërë të ndihet si humbës.
• Thashethemet dhe izolimi: Taktika e mobingut përfshin gjithashtu edhe përhapjen e thashethemeve të cilat përftohen
me falsitete mbi zakonet ose jetën e punëtorit që është vënë në shënjestër. Viktima shpesh, gjate pushimit të drekës,
gjendet në kafene i vetmuar pa shoqërinë e të tjerëve. Strategjia e izolimit shkon deri aty sa viktima transferohet brenda
ndërmarrjes ne vendin më të izoluar dhe me të trash të ndërtesës.
SHENJAT SE JENI VIKTIMË E MOBINGUT

• Shkopinjtë nën rrota. Për më tepër, kush ushtron mobing nuk harron edhe teknika
sabotimi për të penguar punën e viktimës, si ndryshimi i papritur i rregullave, orareve etj.
Nuk mungojnë edhe ata qe i atribuojnë vetes merita qe ne fakt i takojnë viktimës.
• Dhe ne fund, sinjali më i rëndësishëm vjen prej ekuilibrit psikofizik dhe marrëdhenieve
me familjen. Nëse paratë e fituara shkojnë për seancat me psikoanalistin dhe nëse gruaja
dhe fëmijët thonë se ju kane ardhur ne maje të hundës muhabetet e tua te punës, atëherë
me te gjitha gjasat jemi në kthetrat e mobing-ut.
MOBINGU NË RMV

• Një studim i bërë nga Federata e Sindikatave të Maqedonisë të cilët kanë anketuar 510
respondentë kanë gjetur se 41% e të anketuarve kishin identifikuar veten si viktimë e
mobingut, dhe si rezultat kanë problem shëndetësor, 30% kishin presion politik në vend të
punës, 14% kishin deklaruar se ishin nën presion për shkak të origjinës, kurse 5% e të
anketuarve kishin thënë se kishin ngacmime seksuale ose fizike në vend të punës
KORNIZA LIGJORE NË RMV PËR MBROJTJE NGA MOBINGUN

• Kur bëhet fjalë për kornizën ligjore të Republikës së Maqedonisë së Veriut , për mbrojtjen nga
Mobingu, në legjislacionin e vet ka dispozita ligjore të cilat në mënyra të ndryshme e mbrojnë
qytetarin dhe dënojnë këtë dukuri negative, këto dispozita përfshihen tek:
• Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës
• Ligji për punë i Republikës së Maqedonisë
• Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë
• Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë
LIGJI PËR PUNË I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

• Ligji për marrëdhëniet e punës (LMP) shqetësimin e definon si secila sjellje e papëlqyeshme e cila ka për
qëllim lëndimin e dinjitetit të kandidatit për punësim apo të të punësuarit, dhe e cila nxit frikë apo krijon sjellje
armiqësore, poshtëruese apo fyese. Në qoftë se sjellja e tillë, pa marrë parasysh a është verbale, jo-verbale apo fizike,
është me karakter gjinor, atëherë bëhet fjalë për shqetësim gjinor. Me ndryshimet dhe plotësimet e LMP-së të vitit
2009 për herë të parë si dukuri u vendos ndalesa për shqetësim psiqik në vendin e punës (mobing) në artikullin 9-a. Në
definicionin në lidhje me atë se çfarë konsiderohet si shqetësim psiqik në vendin e punës është shtuar kushti që sjellja të
përsëritet shpesh, respektivisht për një periudhë prej më së paku gjashtë muajsh. Megjithatë, rregullimi i tillë i
përgjithshëm i mobingut u tregua si mekanizëm i shkurtër, jo i tërësishëm dhe i pamjaftueshëm për mbrojtje, që rezultoi
me praktikë jashtëzakonisht të dobët të vendimeve fuqiplota gjyqësore pozitive me të cilat përcaktohet mobingu. Duke
pasur parasysh faktin që as ndryshimi i barrës së vërtetimit ndaj individit apo grupit kundër të cilit ngritet kontesti për
mobing, në nenin 11 të LMP-së, nuk ndihmoi ndaj sigurimit të një mekanizmi efikas për mbrojtje të viktimave,
ligjdhënësi vendosi ta kërkojë shpëtimin në sjelljen e një ligji të posaçëm për mbrojtje nga mobingu, edhe atë Ligjin për
mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës.
LIGJIT PËR MBROJTJE NGA SHQETËSIMI NË VENDIN E PUNËS

• Qëllimi i Ligjit për mbrojtje nga shqetësimi në vendin e punës (LMSHVP, 2013), para së gjithash është që të
ndikojë si preventivë në parandalimin e mobingut si dukuri dhe të sigurojë mbrojtje më të shpejtë dhe më efikase,
si dhe parandalim dhe zvogëlim të pasojave nga mobingu (neni 2 nga LMSHVP). LMSHVP e definon mobingun
njëlloj si edhe LMP dhe precizon se është e domosdoshme të bëhet fjalë për shqetësim psiqik i cili përsëritet në
mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike dhe paraqet lëndim të dinjitetit, integritetit, reputacionit dhe nderit të të
punësuarit. Megjithatë, për dallim nga LMP, ku deklarohet që sjellja duhet të përsëritet së paku për një periudhë
prej gjashtë muajsh, ligji i posaçëm nuk përcakton periudhë kohore që duhet të kalojë që të konsiderohet se ka
ndodhur shqetësim psiqik në vendin e punës. Ligji i posaçëm parashikon dy procedura përmes së cilave mund të
realizohet mbrojtja nga mobingu. Nëpërmjet procedurës paraprake (pjesa IV), në të cilën mund të realizohet
mbrojtja e të punësuarit apo personit të angazhuar me kontratë, si dhe përmes procedurës për mbrojtje gjyqësore
(pjesa V). Procedurat nuk janë të kushtëzuara njëra me tjetrën dhe nuk ekziston përparësi në përdorimin e tyre.
SI ËSHTË REALITETI NË PRAKTIKË

• Përkrah të gjitha këtyre zgjidhjeve ligjore, shteti nuk mund të lavdërohet me praktikë domethënëse në këtë lëmi. Dy
mënyrat e zgjidhjes së kontesteve të cilat krijohen si rezultat i mobingut, në kushte të shkallës së lartë të papunësisë
si rezultat i situatës së vështirë ekonomike, aktualisht nuk paraqesin institute ligjore me domethënie më të gjerë
praktike dhe teorike. Megjithatë, një pjesë e caktuar e fajit për gjendjen e tillë qëndron edhe te mosnjohja e të
punësuarve me mundësitë për mbrojtje nga mobingu. Vetë përdorimi i cilit do nga mekanizmat e përmendura do ti
përdëftojë personit që e kryen mobingun se sjellja është joadekuate, e papranueshme dhe e padëshirueshme dhe do
t’ia bëjë me dije se keni në dispozicion mbrojtje gjyqësore të cilën planifikoni ta shfrytëzoni në qoftë se nuk e
korrigjon sjelljen e tij. Rrjedhimisht, letra me shkrim mund të ndikojë që kryerësi i mobingut ta rivlerësojë sjelljen e
vet në vendin e punës, e nëse kjo nuk ndodh, ajo mund të shfrytëzohet si dëshmi në procedurën kundër saj ose tij.
Deri më sot pranë institucioneve përkatëse janë shumë pak lëndë të ngritura ku si bazë e kanë pasur ngacmimin në
vendin e punës dhe pak prej tyre në verdiktin final kanë qënë në favor të viktimës.

You might also like