You are on page 1of 20

PROJEKT

GRUPI 6
LIGJ Nr. 124/2020 PËR DISA SHTESA DHE
NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10221, DATË 4.2.2010
“PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI”
PËRMBAJTJA

1. Përshkrimi i ligjit

2. Mbrojtja nga diskriminimi në punësim

3. Filmi “Wonder” (drama, lidhja e filmit me mbrojtjen nga diskriminimi)

4. Roli i komisionerit për mbrojtjen nga diskriminimi

5. Cilat janë efektet psiko-sociale të diskriminimit për kategori të ndryshme personash


Anëtarët e grupit

1. Serxhio Preka

2. Stejsi Sinani

3. Xhoana Prendaj

4. Xheni Myrta

5. Glendon Ndoj
01
Përshkrimi i ligjit
Me hyrjen në fuqi më 18 nëntor 2020, legjislacioni i fuqizuar parashikon
forma të reja diskriminimi dhe zyrtarizon praktikën e Komisionerit
lidhur me format e diskriminimit, të zgjerojë shkaqet e mbrojtura dhe
të krijojë mundësi të reja për ngritjen e çështjeve të diskriminimit të
strukturuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga Zyra e
Komisionerit. Ligji shton përgjegjësitë e entiteteve publike dhe private
jo vetëm lidhur me mosdiskriminimin, por dhe promovimin e barazisë.
Së fundmi, ligji përmirëson fushën dhe efikasitetin e procedurave të
ankesave.
seksual, karakteristikat e seksit,
Ky ligj rregullon zbatimin dhe jetesën me HIV/AIDS,
respektimin e parimit të barazisë shtatzëninë, përkatësinë
dhe mosdiskriminimit në lidhje prindërore, përgjegjësinë
me racën, etninë, ngjyrën, prindërore, moshën, gjendjen
gjuhën, shtetësinë, bindjet familjare ose martesore,
politike, fetare ose filozofike, gjendjen civile, vendbanimin,
gjendjen ekonomike, arsimore gjendjen shëndetësore,
ose shoqërore, gjininë, predispozicionet gjenetike,
identitetin gjinor, orientimin pamjen e jashtme, aftësinë e
kufizuar, përkatësinë në një grup
të veçantë, ose me çdo shkak
tjetër.
PËRKUFIZIME

DISKRIMINIM DISKRIMINIM I
Është çdo dallim, përjashtim, kufizim DREJTPËRDREJTË
ose preferencë, bazuar në cilindo shkak
të përmendur në nenin 1 të këtij ligji, që Është ajo formë diskriminimi që
ka si qëllim ose pasojë pengesën ose ndodh kur një person ose grup
bërjen të pamundur të ushtrimit në të personash trajtohen në mënyrë më
njëjtën mënyrë me të tjerët të të pak të favorshme sesa një person
drejtave e lirive themelore të njohura tjetër, ose një grup tjetër
nga Kushtetuta e Republikës së personash në një situatë të njëjtë a
Shqipërisë, aktet ndërkombëtare të të ngjashme, bazuar në cilindo
ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, si shkak të përmendur në nenin 1 të
dhe nga ligjet në fuqi. këtij ligji
NENI 3
Pas nenit 3 shtohet neni 3/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 3/1
Format e rënda të diskriminimit
Çdo sjellje diskriminuese që është motivuar nga më shumë se një shkak,
kur është kryer më shumë se një herë, kur ka zgjatur për një periudhë
të gjatë kohore, ose kur ka sjellë pasoja veçanërisht të dëmshme për
viktimën përbën formë të rëndë të diskriminimit.”.
02
Mbrojtja nga diskriminimi në
punësim
Kë mbron ligji “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, në fushën e punësimit?

Punëmarrësit në lidhje me të drejtën e tyre për punësim, pra gjatë procedurës së rekrutimit.
(shpalljen e vendeve të lira të punës, kriteret e rekrutimit dhe përzgjedhjen e tyre)
• Ky ligj mbron punëmarrësit gjatë marrëdhënjeve të punës, pra në lidhje me:
trajtimin e punëmarrësve në vendin e punës, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose
ndryshimit të kushteve të punës; shpërblimin, përfitimet dhe mjedisin e punës, trajtimin
lidhur me trajnimet profesionale ose gjatë procesit disiplinor apo lidhur me pushimin nga
puna ose zgjidhjen e kontratës së punës; anëtarësinë në sindikata dhe mundësinë për të
përfituar nga lehtësitë që siguron kjo anëtarësi. ndalimin e çdo lloj ngacmimi (shqetësimi),
përfshirë edhe ngacmimin seksual, nga punëdhënësi përkundrejt një punëmarrësi ose midis
punëmarrësve.
• Ky ligj mbron punëmarrësin apo punë kërkuesin nga ngacmimi
(shqetësimi), përfshirë edhe ngacmimin seksual.

1. Punëdhënësi është i detyruar:

• të zbatojë, të mbrojë e të nxisë parimin e barazisë dhe të ndalimit të çdo


lloj diskriminimi;

• të marrë masat e nevojshme, përfshirë dhe masa disiplinore, për mbrojtjen


e punëmarrësve nga diskriminimi dhe viktimizimi, brenda një muaji nga vënia
në dijeni;

• t’u përgjigjet efektivisht dhe në përputhje me këtë ligj ankimeve të marra


për shkak të diskriminimit të kryer nga punëmarrësit e tij, brenda një muaji
nga marrja e tyre.

2. Punëdhënësi detyrohet të ndërgjegjësojë për ligjin, ndërmjet të tjerash,


duke e afishuar atë në mjediset publike të vendit të punës.
CILAT JANË TË DREJTAT E PUNËMARRËSIT?
1. Çdo punëmarrës ka të drejtë të ankohet te punëdhënësi, te Komisioneri për Mbrojtjen
nga Diskriminimi, ose në gjykatë, nëse beson se ka pësuar diskriminim. Kjo dispozitë nuk e
kufizon të drejtën e ankimimitt në institucione të veçanta, të ngritura pranë sektorëve të
ndryshëm të punësimit.

2. Gjatë periudhës së shqyrtimit të ankesës, punëmarrësi ka të drejtë të vazhdojë punën


sipas kushteve të kontratës.

3. Punëmarrësi ka të drejtë të marrë informacion në çdo kohë në lidhje me trajtimin e


ankesës, si dhe të marrë shpjegime për vendimet e marra nga punëdhënësi, në përgjigje të
ankesës së tij, menjëherë pas shqyrtimit.

4. Në rast se punëdhënësi nuk merr masa për të hetuar dhe për të zgjidhur ankesën për
diskriminim, punëmarrësi që ka bërë ankesën ka të drejtë ta ndërpresë punën, pa humbur
të drejtën e pagës, për aq kohë sa është e nevojshme për t’u mbrojtur nga diskriminimi.
Punëmarrësi kthen pagën e marrë, sipas këtij neni, në rast se diskriminimi i pretenduar nuk
rezulton i vërtetuar me vendim të formës së prerë.
03
Filmi “Wonder”
“Wonder” ka të bëjë me një djalë të quajtur August Pullman(Auggie), i cili ka lindur me një gjendje
gjenetike që shkakton një deformim të fytyrës. Ai jeton me nënën, babanë dhe Viën, motrën e tij të
madhe. Ajo që e bën atë të ndryshëm nga fëmijët e tjerë është se ka deformim të lindur në kokë dhe
fytyrë për shkak të sindromës Treacher Collins. Pavarësisht dhjetëra operacioneve që ka bërë, ky
deformim nuk është rikuperuar. Kjo është arsyeja pse Auggie nuk ka qenë kurrë në shkollë; u edukua
nga nëna e tij; dhe marrëdhënia e tij me botën e jashtme ishte përmes një helmete astronauti. Nëna e
tij dëshiron të vërtetojë se Auggie nuk ka asnjë ndryshim nga bashkëmoshatarët e tij duke e dërguar
Auggie në të njëjtën shkollë së bashku me fëmijët e tjerë. Megjithatë, për shkak të ndryshimit në
pamjen e tij, Auggie është nënshtruar diskriminimit nga bashkëmoshatarët e tij në shkollën ku ka
qenë; është përjashtuar; dhe madje ka qenë ngacmuar. Nga ana tjetër, gjatë këtij procesi, ai e
krahason veten me të tjerët duke qenë se ka qenë i ndryshëm nga moshatarët e tij; e ndien veten të
pavlerë; dhe mendon se fëmijët e tjerë në shkollë nuk e duan atë mes tyre. Kjo situatë e ktheu botën e
tij emocionale përmbys. Auggie përmblodhi situatën në të cilën ndodhej me fjalinë se "Ne po jetojmë
në një botë të çuditshme ku njerëzit e mirë duhet të shkojnë te psikologu në mënyrë që të mësojnë të
përballen me gjërat që bëjnë të këqijtë". Gjatë procesit të ardhshëm, Auggie fiton pranimin nga
nxënësit e tjerë në shkollë me mbështetjen e familjes dhe mësuesve të tij dhe ai merr çmimin studenti
më i mirë i vitit në fund të semestrit shkollor. Në film theksohet se asnjë mangësi apo dallim nuk është
pengesë për ne.
04
Roli i komisionerit për
mbrojtjen nga diskriminimi
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) është një  institucion i pavarur dhe një nga tre
Institucionet Kombëtare të të Drejtave të Njeriut, i cili në ushtrimin e detyrës i nënshtrohet Kushtetutës
dhe ligjit, duke vlerësuar mbrojtjen efektive të së drejtës së çdo individi për barazi dhe mbrojtje nga
diskriminimi, si një prioritet me rëndësi të veçantë të progresit të shtetit shqiptar drejt integrimit në
Bashkimin Evropian.
Kushtetuta e Shqipërisë thekson se “të gjithë njerëzit janë të barabartë përpara ligjit dhe se askush nuk
mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të gjinisë, racës, gjuhës, bindjeve politike, fetare ose
filozofike, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësisë prindërore”.  Bazuar mbi këto parime dhe
me nxitjen e komunitetit ndërkombëtar dhe shoqërisë civile, në vitin 2010 Shqipëria miratoi Ligjin për
Mbrojtjen nga Diskriminimit (LMD). Ligji rregullon zbatimin dhe implementimin e parimit të trajtimit të
barabartë dhe mosdiskriminimit mbi bazën e një liste të gjerë shkaqesh, ku përfshihen gjinia, raca,
aftësitë dhe orientimi seksual, etj. KMD-ja mbron të gjitha të drejtat dhe liritë e individit, kur ato lidhen
me pretendimin për diskriminim të individit, si në sektorin publik edhe atë privat.
Komisioneri, pasi shqyrton ankesat që i paraqiten nga
individët, grupet e personave apo organizatat, të cilët
pretendojnë diskriminim dhe përpara se të dal me vendim,
kryen hetime administrative pranë subjektit që akuzohet.
KMD konsiderohet institucion penalizues, pasi përveç
rekomandimeve ndaj autoriteteve kompetente për vënien
në vend të së drejtës ose përmirësimi/ nxjerrjen e
legjislacionit përkatës mbi diskriminimin, vendos edhe
sanksione administrative, gjoba.
05
Cilat janë efektet psiko-sociale të
diskriminimit për kategori të
ndryshme personash
Së pari, anëtarët të cilët i përkasin një pakice në të cilën ushtrohet diskriminimi janë
objektivisht më keq sesa do të ishin nëse nuk do të kishte paragjykime të tilla kundër tyre.
Ato kanë një ndikim psikologjik, ekonomik dhe fizik.
Disa studime kanë treguar që përkatësia në një pakicë mund të jetë një faktor rreziku për
zhvillimin e disa sëmundjeve mendore të tilla si depresioni ose ankthi. Për më tepër,
anëtarët e grupeve të pakicave kanë më pak punë, kanë më shumë vështirësi në arritjen e
një pune, janë në pozicione me më pak prestigj dhe kanë paga më të ulëta se anëtarët e
shumicës.
Nga ana tjetër, individët që i përkasin grupeve të pakicave ka më shumë të ngjarë të jenë
viktima të dhunës nga subjektet që janë pjesë e grupeve të shumicës.
Diskriminimi prek zona të ndryshme të shoqërisë, duke parandaluar në shumë raste
rritjen e tyre për shkak të faktit se ndodh një frakturë sociale dhe parandalon përfitimin e
përfitimeve të diversitetit.
Për më tepër, grupi ka tendencë të jetë i margjinalizuar, kontakti me ta shmanget dhe ata
përjashtohen nga shoqëria. Zakonisht ky margjinalizim çon në probleme më serioze siç
është formimi i bandave që kryejnë veprime të paligjshme dhe kriminale.
=

You might also like