You are on page 1of 2

TEMA:

MESAZHI IM PER TOKEN.

PUNOI : XHOANA KURTI


Çfarë është kjo që po ndosh? Çfarë janë gjithë këta njerëz që po largohen? Po kafshët? Ku janë? Para disa kohësh
kjo tokë ka qenë e qetë. Çfarë po ndodh sot? Çfarë kemi bërë që e kemi nevrikosur kaq shumë këtë planet? Ky
planet na ka dhënë gjithçka.Toka na krijoi ne mundësine për të jetuar, dhe na dha ne ushqim të cilin e merrnim nga
dheu I saj. Na dha ujin pa të cilin asgjë nuk do mund të jetonte. Na fali bimët dhe I mësoi ato se si të na jepnin
frymë dhe jetë. Na dha zjarrin për tu ngrohur, na dha çdo gjë dhe tani po na jep çdo pjesë të saj për të plotësuar
nevojat tona. Po ne? Cfarë i dhamë në këmbim?Morëm zjarrin dhe me të dogjëm pyjet dhe bimët që na dhanë
frymë. U morëm ujin bimëve që na ushqenin dhe me të ndërtuam hidrocentrale. Ujin e ndotëm duke hedhur në të
mbetjet industriale, ujërat e zeza, etj. Sikur të mos mjaftonin këto, ndotëm dhe ajrin. Me tymin e industrive..Të
gjitha këto po ia bejmë tokës , dhe vetes tonëNuk habitem aspak që po ndodhin tërmete, shembje e tokës,
cuname, shpërthime vullkanesh. Nuk e kuptoj as se si themi , pse po ndodhin këto kur e dimë pergjigjen. E gjitha
kjo po ndodh për shkakun tonë. Sot ne po përballemi me një sëmundje vdekjeprurëse Covid-19. Teksa qëndrojmë
të ulur në mes të katër mureve , presim lajmin e mirë që cdo gjë të jetë normalizuar. Kur në mëngjes hapim sytë
dëgjojmë që mijëra persona kanë vdekur në mbarë botën. Ky armik po na sulmon aty ku na dhemb më shumë. Te
gjyshërit, te prindërit, te motrat dhe te vëllezërit. Po na lëndon pa frikë. Të ulur pranë dritares kujtojmë kohën kur
me miqte qeshnim, qanim, luanim , këndonim, madje na ka marre malli edhe për zënkat tona. Sot po përjetojmë
një tjetër mënyrë të jetuari. "Jeta online". Kjo jetë duket bosh sepse ne nuk e dëgjojmë njëri-tjetrin duke qeshur,
nuk ua fshijmë dot lotët miqve..Mos është ky një sinjal që toka po na thërret për të kërkuar ndihmë? Mos toka
është duke na thënë të ndërgjegjësohemi? Ne duhet të ndërgjegjësohemi pas gjithë këtyre ngjarjeve që po
kalojmë. Shpresoj që të mos e lëndojmë më shumë tokën por të fillojmë ta mbrojmë dhe ta rindërtojmë. Njerëzit
duhet të falin dashuri dhe përkujdesje për tokën. Të ndreqin gabimet e tyre. Sot duhet të qëndrojmë në shtëpi por
kjo nuk do të thotë që të krijojmë mbetje pa fund. Jo! Kjo do të thotë që te dalim në oborr të mbjellim një pemë,
nëse jo një pemë në oborr , të paktën një lule në vazo.Njerëz te dashur , po e ngre zërin që ju të gjithë të më
dëgjoni dhe të vlerësoni të mirat që na jep toka. Të mos shkatërrjmë tokën që kemi, është arti më I bukur që
mund të dëshirohet!

XHOANA

You might also like