You are on page 1of 3

Nga legjenda e Misrit ne legjenden e Lisit Nga ing Haki KOLA Nese bejme nje veshtrim historik te sjelljes

sone mjedisore te shekujve te fundit, konkluzioni nuk mund te fshihet. Menyra e sjelljes me natyren eshte dukshem e ndryshme nga vendet e tjera europiane. Ironia qendron ne faktin qe dy avantazhe shume te rendesishme sic jane pozita gjeografike dhe kushtet natyrore, ndoshta te privilegjuara, pasi jemi ne kerthize te dheut dhe zoti na i ka dhene pa kursim te gjitha, na jane kthyer vazhdimisht ne disavantazhe. Avantazhi i pozites gjeografike na eshte kthyer ne dilemen ne mes lindjes e perendimit dhe askundi, ku ne vend qe te hapnim rruge e te ndertonim ura shpesh here i kemi mbyllur nga qe u jemi trembur, dhe ashtu te mbyllur ne nje vend qe ironikisht e kemiq quajtur kala, kemi ngrene natyren tone te bukur pra nje pjese te qenies tone. Pasi jetuam ne fillim te shekullit te kaluar legjenden e misrit ne nje vend mesdhetar te begate me uje toke e diell, po per te njejtin shkak mijevjecarin e ri e fillojme me legjenden e lisit,me legjenden qe Pukianet e vleresojne si me te trishtuar se te misrit per pasojat e gjithaneshme qe shkakton. Kemi nje natyre te bukur qe ngaqe e kemi perdorur keq, po hakmerret dhe po kthehet shpesh here kercenuese me fenomenet e gerryerjeve, rreshqitjeve e permbytjeve. Bimet dhe kafshet jane pakesuar dhe nje tendence e tille vazhdon te thellohet.Ne cdo shekull qe ka kaluar Shqiperise I jane shtuar nje apo disa male te cveshura. Nga pejsazhi I fushes se myzeqese dhe Korces, pemet sikur jane perjashtuar, megjithese ka nje deficit te jashtezakonshem per ta. Rilindasit e kulturuar e njohen kete fenomen, u perpoqen per shume arsye te ngrinin fort zerin dhe tu kujtonin shqiptareve avantazhet e maleve, pyjeve, fushave, blegtorise e bujqesise. Pas kesaj kjo pjese kaq e rendesishme e kombit ka dale pothuajse jashte bisedes se perditeshme, jashte programve politike, si nje pjese gati inekzistente. Trondites eshte fakti qe ne jemi familjarizuar me pamjen aktuale te pejsazhit, dhe pak me I frikshem eshte fakti qe edhe kur degjohet ndonje ze, ai eshte teper siperfaqesor, si psh ne lidhje me heqjen e zhavorit nga perrenjte apo prerjen e pyjeve. Te dy keto burime natyrore jane pasuri kombetare qe eshte normale te perdoren per zhvillimin e vendit. Problemi esencial qendron ne faktin se si i perdorim dhe sa i njohim pasojat e gabimeve qe behen ne kete drejtim. Ne mes potencialit dhe peshes qe kane keto burime natyrore ne jeten tone dhe ne vendin ate zene ne konstruktin shpirteror, social, shkencor e konstitucional duket sikur jemi disa shekuj prapa botes se kulturuar. Kushtetuta dhe rregullat e lojes per perdorimin e natyres.

Nje nga debatet me te medha ne amerike ne kohen e hartimit te Kushtetutes ishte: kush duhet te ndertoje gardhin, ai qe mbareshton blegtori apo pronari pyllit. Qe ne ate kohe nevoja e gardhit nuk vihej ne dyshim. Debati Se pari: Historikisht pastoralizimi ka qene factor determinues ne ekzistencen tone. Ne ambientin tone rural edhe ne mijevjecarin e rij qe sapo hyjme, ky aktivitet eshte i prekshem ne gjithe territorin e vendit. Eshte nje aktivitet qe kushtet e tokes dhe e klimes e kane favorizuar.Por ky aktivitet kaq I rendesishem eshte pothuajse spontan. Me pak fjale: ne I kemi pyjet shteterore, dmth shteti I kontrollon, dhe ne shkalle vendi asnje bariu nuk I eshte thene ndonjehere qe te kete leje per te perdorur per kullote pyllin e shtetit, dhe ai mund te beje ate qe don. Ne e perdorim lisin per te prodhuar baze ushqimore per dimer, dhe nuk ndodh qe perpara se te krasitet ne ate menyre makabre qe krasitet e pritet ti kerkohet leje pronarit pra shtetit. Duke mos patur leje, apo marreveshje, bariu nuk ka te specifikuara as kushtet se ku lejohet, cfare do te beje per te pergaditur territorin qe perdor per kullote, cfare detyrimi ka nese stimulon prishjen e kullotes dhe fillimin e erozionit. Se dyti; Sa i eshte pershtatur ndertimi yne konstitucional. Perdorimi i territorit nga shtetasit eshte nje gje mese llogjike. Per problematikern e mprehte qe has mjedisi ne Shqiperi, ndoshta edhe ne kushtetute nuk eshte mjaft shprehja shfrytezimi racional i pyjeve, por ndoshta duhej nderhyre me te drejtat e detyrimet e pronarit dhe atij qe i jepet e drejta e perdorimit Se treti: Sa i eshte pergjigjur sistemi yne i edukimit dhe shkollimit. Mesa une kam pare dhe jam perpjekur nuk kam gjetur ne arsimin 8 vjecar ndonje rekomandim qe u jepet perdoruesve te ardheshem te natyres sone, duke I shpjeguar dhe pershkruar atyre vecorite e marredheneieve me natyren dhe cfare efektesh krijojme kur I marrim dhe I japim asaj, apo si shkaterrohet vendi nga kullotja apo prerja qe behet gabim. Se katerti: Sa i eshte pershtatur sistemi yne i kerkimit shkencor. Megjithese i ri, ne kemi nje sistem kerkimi shkencor qe mbulohet nga disa institucione publike dhe kohet e fundit edhe private. Buxheti i shtetit dhe donatoret kontribuojne per ti mbajtur dhe mire do te ishte te financohej me shume. Por eshte gatie pamundur te gjesh qofte edhe nje reference per kullotjen si fenomen, pasojat dhe rruget se si mund te shmanget, qe keto refleksione te ishte e mundur te shpreheshin edhe ne konkluzione e rekomandime shkencore. Se pesti: Sa duhet reflektuar per te ndryshuar. Ne rrugen e gjate dhe te veshtire te zhvillimit ne kemi shume per te permendur, pa i vene ne dyshim gjithe lufterat e kontributet qe kemi dhene. Ndoshta duke qene te prirur nga heroizmi e kemi te veshtire qe te merremi me gjera kaq te vogla per ne sic eshte kullotja e gjeja e gjalle. Duhet tja kujtojme me dhune vehtes qe pasojat jane shume te renda, sa dushkut psh si nje dru shume familjar per vendin tone po i humbet fara. Brenda vendit ashtu si kudo edhe per ruajtjen e natyres, kemi edhe shembujt te nje kujdesi ekstrem te pabesueshem, sic eshte psh ne malesi te madhe, rrethi I vendeve shkembore qe perdoren per kullota ne permasa te medha me mure guri. Pra nese vendosim te ndryshojme i kemi enrgjite dhe mundesite

brenda vehtes.Duhet dikush te na binde qe te fillojme qe te merremi edhe me keto gjera te vogla qe nese I zgjidhim fillojme te bejme me te bukur e me te pasur vendin tone. Te huajt te gjithe kete difekte te sjelljes sone me natyren na I kane vene ne dukje qe dy shekuj me pare, pothuajse vazhdimisht te gjithe.

You might also like