You are on page 1of 31

HISTOLOGJIA

Dr.Ermira BIU

1
HISTOLOGJIA: OBJEKTI, HISTORIKU,
METODAT E STUDIMIT

✶ Histologjia është shkenca që merret me studimin e


indeve.
(gr. histos-ind dhe logos-shkence). Emertimi ka
karakter historik. Indet janë struktura të ndërtuara nga
qelizat dhe lenda jashteqelizore.
Qelizat përbëjnë njësitë më të vogla te organizmave të
gjalla që duken vetëm me zmadhimeve mikroskopike.
Organet formohen nga kombinime të ndryshme të të
katër indeve bazë të organizmit, që mund te shihen me
sy të lirë. Pavarësisht nga emërtimi, histologjia përbëhet
nga këto pjesë:
2
Citologjia është pjesë e histologjisë që studion
qelizën në nivel mikroskopik dhe ultramikroskopik.
Histologjia e përgjithshme është pjesë e
histologjisë që studion ndërtimin mikroskopik dhe
ultramikroskopik të indeve.
Histologjia speciale (ose e veçantë) është pjesë e
histologjisë që studimion ndërtimin mikroskopik
dhe ultramikroskopik të organeve.

3
Historia e zhvillimit të histologjisë lidhet me
ndërtimin e mikroskopit të parë, i cili përbën
instrumentin bazë të kësaj shkence.
Nga lupa e thjeshtë deri tek mikroskopi, rruga e
përshkruar ka qenë e gjatë.
Fizikanti italian Galileo-Galileu në vitet 1609-
1610, ndërtoi mikroskopin e parë të thjeshtë.
Ndërsa Robert Huk, një fizikant dhe biolog anglez,
rriti fuqinë zmadhuese të mikroskopit të Galileut.
4
Në vitet 1665 Huku nëpërmjet mikroskopit të tij
bëri të mundur ekzaminimin e seksioneve të holla
të tapës në mikroskop.
Ai zbuloi që këto seksione ndërtoheshin nga
dhomëza të vogla të veçanta nga njëra tjetra, të
cilat ai i quajti qeliza (ne fakt keto ishin kufijte
e qelizave te vdekura).
Kështu Huku përdori për hërë të parë termin
qelizë.
5
Ndërsa në vitin 1770 anatomisti dhe fiziologu
francez Bichat përdori për herë të parë konceptin
e indit. 17 vjet më vonë shkencëtari gjerman
Mejer përdori për herë të parë termin histologji.

Studime të shumta janë bërë në bimë dhe në


kafshë nga shkencetarë pasues si: Malpigi,
Leewenhoek, Virchov etj.

6
Kështu, në vitin 1839 shkencëtarët Schleiden dhe
Schwan të pavarur nga njëri tjetri, formuluan
teorinë qelizore e cila u konsiderua si një nga tre
zbulimet shkencore më të mëdha të shekullit te
kalur.
Sipas kësaj teorie qeliza është njësia bazë e të
gjithë organizmave të gjalla, pavarësisht nga
shkalla e organizimit të tyre.

7
✶ Metodat e studimit në histologji: për studimin
histologjik përdoren disa metoda që janë:

I. Metodat e studimit mikroskopik


II. Histokimia
III. Imunohistokimia
IV. Autoradiagrafia
V. Kultura qelizore (kultura in vitro)
VI. Metodat e studimit biokimik të qelizës

8
I. Metodat e studimit mikroskopik

✶ Teknika histologjike (teknika e përgatitjes së


preparateve histologjike), realizohet nëpërmjet kalimit të indit të
paraqitur për ekzaminim në një sërë etapash të procedurës që janë:
1. Marrja e materialit
2. Fiksimi i materialit
3. Shpëlarja e materialit
4. Dehidrimi i materialit
5. Ngurtësimi i materialit (përfshirë dealkoolizimin tek ngurtësimi me
parafinë)
6. Prerja e materialit (përfshirë montimin)
7. Ngjyrimi i materialit (perfshirë dhe deparafinizimin paraprak të
seksioneve).
8. Mbulimi i seksioneve (përfshirë dhe etiketimin).
9
✶ 1. Marrja e materialit për pergatitjen e preparateve
histologjike mund të bëhet te njeriu dhe kafshët.
Nëse materiali merret nga njeriu i gjallë, atëherë bëhet
fjalë për biopsi (bios-jetë, opsia-me parë); ndërsa
ekzaminimi i materialit të marrë tek njeriu i vdekur
quhet nekropsi (nekros-i vdekur, opsia-pamje).
Objekti që merret duhet të jetë i fresket. Për këtë
materiali merret me biopsi nga salla e operacionit, ose
me anë të punksionbiopsisë, apo në nekropsi sa më
shpejt që të jetë e mundur (varësisht dhe nga ligji), pas
vdekjes së njeriut (ose kufoma të ruhet në frigorifer).
10
Gjatë marrjes së materialit duhet të mbahet
parasysh struktura e organit apo e indit të marrë.
Prerja e tij duhet të bëhet me instrumenta të
mprehtë, vartësisht nga indi i marrë (bisturi,
gërshërë, sharrë).
Nuk lejohet asnjë manipulim me indet e marra të
pafiksuara.
Për ekzaminim merret një copë ind me formë
kubike me brinjë rreth 1-2 cm.
11
2. Fiksimi i materialit është proçesi me anë të të cilit
konsistenca e qelizave dhe e indeve fiksohet në një
gjendje të caktuar fizike dhe pjesërisht kimike; në
momentin e marrjes së materialit.
Fiksatorët janë: të thjeshtë: alkool etilik (C2H5OH),
alkool metilik, formalinë (HCH0), acid osmik (SO4),
etj. dhe të përbërë: sol. Myler, Cenker, Buen, etj.
Fiksimi kryhet në enë qelqi me grykë të gjërë e me tapë
të zmeriluar, ose të gomuar, në temperaturën 18-20°C
për 2-24 orë.

12
3. Shpëlarja e materialit është pjesë e teknikës
histologjike që ka për qëllim largimin e lëndës
fiksuese, si dhe të precipitateve të mundshme te
saj.
Bëhet me ujë çezmeje, për 2-24 ore, duke
përdorur enë qelqi me grykë të gjërë.

13
4. Dehidrimi i materialit ka për qëllim heqjen e
ujit nga hapësirat ndërqelizore të inde të ndryshme.
Dehidrimi mund të bëhet me anë të lendeve të tilla
që përzihen me ujin dhe kanë afinitet të lartë për të.
Kështu mund të pënetrojnë me lehtësi në hapësirat
ndërqelizore.
Agjenti më i mirë dehidrues është alkooli etilik, i
cili është i lirë dhe nuk është helmues.

14
Në fakt dehidrimi realizohet me alkool absolut,
por për të evituar rrudhosjen dhe deformimin e
konsiderushëm të indeve të provokuara nga futja
e tij direkt në alkool me përqëndrim të lartë, për
dehidrim përdoret një seri enësh me alkool,
përqendrimi i të cilit rritet nga 50%, ne: 60%, ...
96% e së fundi 100%.
Në sejcilën enë me alkoolin me përqëndrimet e
mësipërme indet mbahen nga 2 deri 24 ore.
Temperatura optimale e fiksimit është ajo e
laboratorit (18-20 °C).
15
5. Ngurtësimi i materialit synon në përgatitjen e
indeve për prerjet pasuese.
Ngurtësimi është i shpejtë (me metodën e azotit të
lëngshëm, kloretil, CO2, me ftohje-kriostat), dhe i
ngadaltë (metoda e parafinës, celoidinës, xhelatinës).
Nga këto, metodat që po zenë gjithnjë e më shumë
vend në realizimin e teknikës histologjike te shpejte
janë: metoda e shpejtë e azotit të lëngshëm dhe ajo e
gazit karbonik.
Ndërsa për studime më të qëndrueshme histologjike,
aplikimi i metodës së parafinës është ndoshta më e
zgjedhura. 16
Në esensë kjo metodë përdor parafinën
histologjike me pikë shkrirje 55-56 °C, të shkrirë,
që imprenjon hapësirat ndërqelizore të indeve të
përpunuara në etapat e mëparshme të teknikës
histologjike.
Ngurtësimi me metodën e celoidinës përdor si
lendë ngurtësuese celoidinën. Celoidina nxirret
nga celuloza. Mund të përgatitet dhe nga tretja e
sasive të caktuara të filmave kinematografikë në
100 ml përzierje në raporte të barabarta alkooli
absolut dhe eteri.
17
Konkretisht ne sasite e mësipërme të përzierjes
alkool-eter treten 2 gr, 4 gr, dhe 8 gr nga këta
filma, duke përgatitur kështu celoidinë 2%, 4% dhe
8%.
Ngurtësimi me këtë metodë realizohet duke e
kaluar materialin e marrë në seicilin përqëndrim të
celoidinës për rreth 7 ditë.
Me këtë metodë mund të bëhen prerje mjaft të
holla të seksioneve histologjike, që luhaten nga 3-5
mikrometër dhe me një cilësi të lartë.
18
6. Prerja është etapë e teknikes histologjike, që
realizon prejën e bllokut të parafinës në shtresa të
holla me ndihmën e instrumentit prerës, që quhet
mikrotom.
Prerjet janë të niveleve të mikrometrave, e më
konkretisht 5-7 mikrometra, afërsisht sa madhësia
mesatare e qelizës.
Më pas këto prerje vendosen mbi një lamë
mbajtëse mikroskopi, duke ngjitur me bufer të
ndryshëm, përfshirë përzierjen albuminë-
glicerinë.
19
7. Ngjyrimi është një nga etapat e fundit të
teknikës histologjike, që paraprin mbulimin dhe
etiketimin. Normalisht, qelizat janë pa ngjyrë, dhe
vetëm nëpërmjet ngjyrimit mundësohet dallimi i
qartë i berthamës dhe i citoplazmës. Për këtë
përdoren ngjyrues bazikë (kationikë) dhe acidë
(anionikë).
Ngjyrimet e zakonshme janë ato ngjyrime që
ngjyrosin të gjitha qelizat pa perjashtim, duke
diferencuar mirë bërthamën dhe citoplazmën, por
pa hollësirat që dallojnë një qelizë nga një tjetër.
20
Një kombinim i tillë zbulon përbërësit qelizorë
acidofilikë, d.m.th., përbërësit që kanë afri për
acidet, dhe përbërësit bazofilikë, d.m.th.,
përbërësit që kanë afri për bazat.
Një kombinim i tillë, jep nje tablo të plotë
histologjike mbi qelizat dhe indet, ndërsa
përdorimi vetëm i një ngjyruesi, nuk do të
mjaftonte për një gjë të tillë.
Strukturat acidofilike janë ato struktura që kanë
reaksion relativisht bazik, ndërsa ato bazofilike
janë strukturat me reaksion acid.
21
Nga perbërësit qelizorë, bërthama tenton të jetë
bazofilike, ndërsa citoplazma acidofilike.
Kombinimi më i zakonshëm rutinë është
kombinimi hematoksilinë-eozinë.
Nga përbërësit e këtij kombinimi hematoksilina
ngjyros bërthamën dhe eozina-citoplazmën.
Përveç këtij kombinimi, njihen dhe kombinime të
tjerë të ngjyruesve bërthamore (metilen blu,
cresyl violete, hemateinë, carminë, alizarinë,
toluidinë etj.) me anetarët e tjerë të grupit të
eozinës 22
8. Mbulimi (përfshirë etiketimin) është etapa e
fundit e teknikës histologjike, që pason ngjyrimin
dhe ka të bëjë me vendosjen e një xhami
mbulues, lamelë, mbi seksionin indor.
Fillimisht preparati lihet të thahet, i fshihen anët
me letër filtri, ose me garzë.
Mbi xhamin mbulues vihet pak balsam kanadez,
që mundëson ngjitjen e mirë të lamelës me lamën.
Sasitë e tepërta e balsamit, fshihen me garzë.

23
II. Histokimia

Histokimia është një nga metodat e studimit histologjik,


që mundëson përcaktimin e saktë të kimise qelizore dhe
indeve, në raport me organizimin e strukturave të tyre.
Kjo metodë studimi merret me aplikimin e metodave
kimike në qelizat dhe indet, për identifikimin e lëndëve të
ndryshme kimike në vendet e tyre normale.
Ndërsa biokimia analizon indet e homogjenizuara dhe
shpesh herë nuk arrin të japë informacionin që siguron
histokimia.
Reaksionet histokimike lejojnë identifikimin e proteinave,
yndyrnave, karbohidrateve, të ADN, enzimave, etj.
24
Reaksionet histokimike varen nga disa faktorë,
prej të cilëve rendisim:
1.Në reaksionet histokimike duhet të ruhet
pozicioni normal i përbërësve kimikë që do të
studiohen.
2.Reaksioni kimik duhet të jetë specifik.
3.Lama që studiohet duhet të ngjyroset intensivisht
në menyrë që të shihet me lehtësi në mikroskop.
4.Domosdoshmeria e kontrolleve pozitive dhe
negative.
25
III. Imunohistokimia

Imunohistokimia është një nga metodat e studimit


në histologji, që bazohet në perdorimin e një
antikorpi specifik të shënuar me një lëndë të
caktuar që shihet me lehtësi me mikroskop
(p.sh., FITC), për identifikimin e përbërësve të
caktuar kimikë qelizorë.

Aplikime të rëndësishme të imunohistokimisë janë


identifikimi i proteinave endogjene, si p.sh.:
lokalizimi i miozinës në fijen muskulore, origjina
e hormoneve, te qelizave te imunitetit, etj.
26
IV. Autoradiagrafia

Autoradiografia është një metodë studimi në


histologji, që shërben për përcaktimin e lokalizimit të
izotopeve radiokativë në seksionet indore.
Kjo metodë mund të përdoret gjithashtu dhe për
studimin dinamik të proçeseve biologjike që ndodhin
brenda në qelizë.
Tashmë është e mundur që të merren izotope
radiokativë sintetike të shumë metaboliteve normalë
indorë.
Pamja e izotopeve radioaktivë mundësohet me
metodën e autohistografisë.
27
Kjo metodë përmban prerje indore që vendosen
në një shtresë shumë të hollë emulsionesh
fotografike që pastaj inkubohen për një kohë të
caktuar në një dhomë të errët.
Elementët radioaktive të pranishëm në seksionet
indore ndërveprojnë me emulsionin fotografik
dhe me tej procedura vazhdon njësoj si ajo e
përgatitjes së fotografive të zakonshme.
Vendet ku gjenden elementë radiokativë në
preparatet histologjike duken si kokrriza të errëta.
28
V. Kultura qelizore (kultura in vitro)

Kultura qelizore është një nga metodat


eksperimentale të studimit në shkencat biologjike
në pergjithësi, e në atë histologjike humane në
veçanti.
Objekt i studimit të kesaj metode janë qelizat e
gjalla të shkëputura nga inde të ndryshme të
organizmit, të kultivuara në kushte të posaçme që
janë: temperatura (37°C), lendët ushqyese,
steriliteti (asepsia dhe antisepsia), pH., faktorët
rritës, koha optimale për kultivim (zakonisht 72
orë), etj. 29
Realizimi i seicilit nga këto kushte bëhet i
mundur në kryerjen e teknikës në laboratore
speciale të pajisuara me inkubatorë të
përshtatshëm, kapa sterile, terrene ushqyese, në
përbërjen e të cilëve bëjne pjesë edhe
aminoacide, antibiotikë, faktorë rritës si dhe
hormone etj.

30
VI. Metodat e studimit biokimik të qelizës

Këto metoda shfrytëzojnë ndarjen e organeleve


qelizore me metodën e centrifugimit të
diferencuar (shih biokimia).

31

You might also like