You are on page 1of 41

Biznesi dhe mjedisi i

jashtëm i tij

Prof. dr. Besim Beqaj


Objektivat e ligjeratës
 Rendësia e mjedisit të jashtëm të
biznesit
 Megamjedisi dhe elementet e tij
 Mikromjedisi dhe elementet e tij
 Evoluimi i rolit të biznesit në shoqëri
 Përgjegjësitë sociale të biznesit
Ndikimi i makromjedisit mbi biznesin

Faktorët ekonomik Faktorët politiko-


ligjor

Organizatat e
biznesit

Faktorët Faktorët socio-


teknologjik kulturor

Faktorët
ndërkombëtar
Ndikimi i mikromjedisit mbi biznesin

Klientet Partnerët
Fuqia punëtore

Organizata e Furnitorët
biznesit

Sindikatat

Rregullatorët
Konkurrentët
Të diplomuarit më të suksesshëm të universiteteve në të ardhmen
do të jenë ata që do të mund të gjinden në autostradën e
informacionit.

INTERNET-i është një rrjet i pajisjeve kompjuterike dhe të


telekomunikacionit i cili i lidh njerëzit gjithandej botës në një
sistem unik komunikimi. Informatat mbi gati secilën temë që mund
ta imagjinoni tani mund të gjinden në internet.

Pa marrë parasysh profesionin të cilin e zgjidhni, gjasat janë se ju


do të bëheni më produktiv nëse përdorni teknologjitë më të reja,
përfshirë këtu kompjuterët, modemet, fakset, etj.

5
Konkurrenca në mes të bizneseve kurrë nuk ka qenë më e madhe
se sot. Disa kompani e kanë gjetur përparësinë e tyre konkurruese
duke u fokusuar në prodhimin e produkteve të cilësisë së lartë.
Synimi i shumë kompanive është që të kenë zero defekte – asnjë
gabim në produktet e tyre. Disa kompani si MOTOROLA në SHBA
dhe TOYOTA në Japoni i janë afruar përmbushjes së këtij
standardi.

Megjithatë, për ruajtjen e përparësisë konkurruese nuk mjafton


vetëm prodhimi i një produkti cilësor. Sot kompanitë duhet të
ofrojnë produkte CILESORE dhe SHERBIME të jashtëzakonshme
për ÇMIME konkurruese.

Për këtë arsye sot kompania General Motors (GM) po zhvillon


fabrika për prodhimin e veturave në Argjentinë, Poloni, Kinë,
Tajlandë. Kombinimi i cilësisë dhe krahut të lirë të punës me koston
e minimizuar të distribucionit ka rezultuar me tregje më të mëdha
dhe rritje afatgjate të GM-së.
Mjedisi i Biznesit në Kosovë
Perspektiva Makroekonomike
Të dhënat statistikore jo të plota
• Investimet
• Prodhimi

• Popullsia
• Niveli i papunësisë
E ndodhur në qendrën e Ballkanit Perëndimor, me një hapësire
prej rreth 10.908 km2, Kosova e ka një popullsi prej 2 milion
banorëve. Rreth 90% të banorëve janë shqiptarë, ndërsa 10%
pakica, duke përfshirë këtu: serbë, boshnjak, romë, goran dhe turq.

Densiteti dhe nataliteti i popullsisë janë më të lartit në Evropë.


Shumica e banorëve të Kosovës janë të rinj, ndërsa 64% prej tyre
janë nën moshën 30 vjeç, kurse vetëm 5% mbi 65 vjeç. Studimet
demografike tregojnë se në dekadën e ardhshme popullsia e
Kosovës pritet të rritet me përqindje mesatare prej 1.6 – 1.8 %.

Kosova ka përjetuar imigrime të konsiderueshme ndërsa ¼ e


popullsisë së saj nuk jeton në Kosovë (por ka emigruar kryesisht
në Evropën Perëndimore).
Në bazë të standardeve të saja ekonomike Kosova konsiderohet të jetë
shtet në zhvillim, me një BPV për kokë banori prej 1200 euro dhe një
indeks të zhvillimit njerëzor prej 0.735 (Riinvest 2005).

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (IZN) është një matje e niveleve të varfërisë,


analfabetizmit, edukimit, kohëzgjatjes së jetës, lindjes së fëmijëve dhe
faktorëve të tjerë, dhe faktorëve të tjerë për shtetet anë e mbanë botës.
Ky indeks përdoret për të përcaktuar nëse një shtet i përket botës së
parë, të dytë apo të tretë. Dhjetë shtetet më të zhvilluara e kanë IZN-në
në mes të 0.963 dhe 0.878, kurse dhjeshtë shtetët e fundit në listë në
mes të 0.281 dhe 0.379.

Megjithatë, duke qenë se është shtet që ka dal nga lufta dhe që po


kalon nëpër procesin e transicionit, Kosova përballet me shumë pengesa
në zhvillim dhe karakterizohet me disa kontraste në profilin e saj
makroekonomik. Për shembull, BPK-ja e tejkalon BPV-në me rreth 21%,
eksportet i mbulojnë importet me vetëm 8%, papunësia është shumë e
lartë në 39-49%, ndërsa buxheti i konsoliduar i Kosovës financohet
kryesisht nga taksat e doganës.
Parlamenti i Kosovës i ka aprovuar këto ligje, të miratuara edhe nga Përfaqësuesi Special i
Sekretarit Gjeneral të OKB-së, që ndërlidhen me zhvillimin e ekonomisë Kosovare.

1. Ligji për hipotekat


2. Ligji për krijimin e regjistrimin e pronës;
3. Ligji për tregtinë me botën e jashtme
4. Ligji për mbrojtjen e ambientit
5. Ligji për inspektoratin e punës
6. Ligji për menaxhimin e financave publike
7. Ligji për farërat
8. Ligji për taksen mbi pasuritë e patundshme (si dispozitë e UNMIK 2003/29);
9. Ligji për kooperativat bujqësore;
10. Ligji për planifikimin hapësinor;
11. Ligji për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit e ambientit të punës
12. Ligji për pesticidet;
13. Ligji për ndryshimin dhe shtimin e ligjit 2003/2 mbi menaxhimin e financave;
14. Ligji për inspektoratin sanitar’
15. Ligji për kadastrat;
16. Ligji për transportimin e produkteve të rrezikshme
17. Ligji për njësitë matëse
18. Ligji për materialin fidanor;
19. Ligji për ndërtimin;
20. Ligji për aktivitetet hoteliere dhe turistike;
21. Ligji për mbrojtjen e konsumatorit;
22. Ligji për tregtinë e brendshme
23. Ligji për taksën personale në të ardhura ( si shtesë e UNMIK 2004/52)
24. Ligji për taksën mbi profit (si dispozitë e UNMIK 2004/51);
25. Ligji për trashëgiminë
26. Ligji për punët në metalet e çmuara;
27. Ligji për mbrojtjen e ajrit nga ndotja;
28. Ligji për blegtorinë;
29. Ligji për lotaritë;
30. Ligji për konkurrencën;
31. Ligji për administratën tatimore dhe procedurat;
32. Ligji për patentat;
33. Ligji për korrupsionin;
• Madhësia
• Aktiviteti
• Formati ligjor
Madhësia

Shqyrtimi i ndërmarrjeve është bërë në bazë të numrit të


punëtorëve dhe llojeve të ndërmarrjeve si në vijim:

• Mikro-ndërmarrjet, ndërmarrjet me 1 deri në 9 punëtorë;


• Ndërmarrjet e vogla, ndërmarrjet me 10 deri 49 punëtorë;
• Ndërmarrjet e mesme, ndërmarrjet me 50 deri 249 punëtorë;
• Ndërmarrjet e mëdha, ndërmarrjet me mbi 250 punëtorë;
Aktiviteti
Ndërmarrjet e vogla janë shqyrtuar gjithashtu edhe në bazë të aktivitetit të tyre
ekonomik të ndarë në 17 sektorë:
 Agrokultura, gjuetia dhe pylltaria
 Peshkimi;
 Industria e minierave (qymyr, linjit dhe minerale të tjera)
 Prodhimtari
 Furnizim me energji elektrike, gas dhe ujë të ngrohtë
 Ndërtimtari
 Shitje me shumicë dhe pakicë, riparim i veturave dhe motoçikletave dhe artikujve të
tjerë për përdorim personal dhe shtëpiak
 Hotele dhe restorante;
 Transport, magazina dhe trafik;
 Ndërmjetësimet financiare;
 Shërbimet e patundshmërisë, qiradhënies dhe shërbimeve të aktivitetit të biznesit
 Administrimi publik dhe i mbrojtjes, sigurimi i obliguar social
 Edukimi
 Mbrojtja shëndetësore dhe shoqërore;
 Aktivitetet e tjera shoqërore për shërbime personale (pastrim, heqje e ujërave
të ndotura)
 Ekonomitë private familjare me personel të punësuar;
 Organizata dhe trupa ndërkombëtare;
Formati ligjor
Shqyrtimi përfshin formatin ligjor të organizatave të
biznesit të cilat janë të ngjashme me ato të shteteve
evropiane:

• Ndërmarrje e pavarur tregtare;


• Partnership i përgjithshëm ;
• Partnership i kufizuar;
• Kompani me përgjegjësi të kufizuara;
• Shoqëri aksionare;
• Kompani e huaj;
• Ndërmarrje në pronësi shoqërore;
• Ndërmarrje publike;
• Kooperativë bujqësore.
98%

Numri më i madh (98%) i ndërmarrjeve private në Kosovë


përbëhet nga ndërmarrjet që punësojnë 1 deri në 9 punëtor.
Ato me 10-49 punëtorë përfaqësojnë 1.7% të ndërmarrjeve
kurse ato me 50-249 punëtorë përbëjnë vetëm 0.2% të
ndërmarrjeve. Kjo demonstron se mikro-ndërmarrjet (ato që
punësojnë prej 1 deri 9 punëtorë) janë punëdhënësit më të
mëdhenj në Kosovë, por edhe në tërë rajonin.

1.70% 0.20% 0%

Mikro Te Vogla Te Mesme Te Medha


Ndonëse është e vështirë të ndërtohen indikatorë të
plotë për performansën e tyre, për shkak të
mungesës së raportimit (ekonomia informale), në
përdorim vihen shifra të përafërta për të dëshmuar
rritjen e NVM-ve:

Për ta ilustruar rritjen e këtyre ndërmarrjeve do ta


përdorim rritjen e numrit të punëtorëve të tyre.

Krahasimi 2007 -2008:


31% Rritje
60% Njësoj
9% Rënie
Ndërmarrjet janë të klasifikuara për nga aktiviteti si
prodhuese, tregtare dhe shërbyese. Të dhënat nga një
hulumtim i NVM-ve në vitin 2007 rrëfenin se 49.5% prej
tyre janë ndërmarrje tregtare, 32.2% ndërmarrje
prodhuese, ndërsa 18.3% ndërmarrje shërbyese.

Në vitin 2007 sektori i tregtisë dominoi njësoj sikur në


vitin 2006 dhe vitet e mëparshme, madje duke treguar një
tendencë drejt rritjes së mëtutjeshme për shkak të rënies
në numrin e ndërmarrjeve prodhuese.

Shtrirja gjeografike sipas rajonit është gati e njëjtë me atë


në nivel shteti, me përjashtim të rajonit të Prizrenit ku
dominojnë ndërmarrjet prodhuese sikur në vitin 2006 me
46.4%, ato tregtare me 34.5%, ndërsa ato shërbyese me
19.0%.
Perspektiva e Biznesit
1. Pengesat ndaj biznesit
Tabela vijuese tregon listën e plotë të pengesave me të cilat ballafaqohet
biznesi, të radhitura nga vetëm ndërmarrësit në vitin 2005. Të dhënat
tregojnë se ndërmarrësit kanë perceptim negativ për mjedisin e biznesit.
Barrierat kryesore që e pengojnë biznesin në Kosovë janë kombinimi i
konkurrencës së padrejtë bashkë me korrupsionin dhe ekonominë informale.
Në anën tjetër ekziston një pakënaqësi e madhe e ndërmarrësve me
shërbimet publike (furnizimi me energji dhe ujë). (Riinvest NVM-të 2006).

Intensiteti absolut do të jetë 100 në rastet kur respondentët e konsiderojnë


një pengesë specifike si diçka me rëndësi maksimale, pra kur respondentët
e vlerësojnë një pengesë specifike me shkallë të lartë, dhe anasjelltas.
1.. Konkurrenca e padrejtë 78
2.. Korrupsioni 76
3.. Ekonomia informale/e zezë 73
4.. Shërbimet Publike (Energjia dhe Uji) 70
5.. Taksat e larta 69
6.. Rrugët dhe Telekomunikacioni 64
7.. Evazioni Fiskal 62
8.. Konkurrenca e Fortë 60
9.. Pengesat administrative 58

0.
10. Mungesa e Ligjeve 58

1.
11. Vonesa e pagesave (mbledhja e borxheve) 54

2.
12. Qasjet në financime (mungesa e burimeve ndërkombëtare) 44

3.
13. Mungesa e Kërkesës 44

4.
14. Mungesa e informatave për Bizneset 39

5.
15. Kapacitetet e Kufizuara 28

6.
16. Sigurimi i materialeve, makinave dhe pajisjeve 27

7.
17. Niveli i aftësive të punëtorëve 13

8. Aftësitë menaxhuese 8
Tabela vijuese e tregon zhvillimin e barrierave për vitet 2000-
2005

Aty ne mund të shohim se problemet me ligjin dhe


implementimin e tij kanë rënë në masë të madhe që nga viti
2000, ndonëse ato vazhdojnë të konsiderohen si një nga barrierat
kryesore në listën e përgjithshme të barrierave. Ajo është një
ndër pengesat kryesore që kanë pësuar rënie të madhe në
intensitet dhe në pozitën e saj, duke lëvizur nga vendi i dytë në
vitin 2002 në vendin e gjashtë në vitin 2006.

Në anën tjetër qasja në financa ka treguar rritje të vazhdueshme


në listë, përderisa taksat e larta dhe konkurrenca e fortë kanë
mbetur stabile duke mbetur në maje të listës.
Pengesat 2000 2001 2002 2003 2004 2005

Ligjet 85 76 67 52 55 58
(Implementimi i tyre)
Konkurrenca e padrejtë 75 75 75 72 79 78

Qasja në financa 61 76 54 52 51 44

Taksat e larta 51 57 59 68 64 69

Konkurrenca e fortë 49 58 63 65 66 60

Korrupsioni   41 42 49 68 76

Vonesat në pagesa       56 54 54
“Ekonomia informale” përbën pengesë më të madhe për sektorin e
prodhimeve në krahasim me atë të tregtisë, dhe edhe më të madhe në
krahasim me shërbimet. Sektori i shërbimeve i konsideron si pengesa
kryesore taksat e larta dhe shërbimet publike në telekomunikacion.

Në anën tjetër vonesat në pagesa përbëjnë problem serioz për


ndërmarrjet tregtare në krahasim me të dy sektorët e tjerë.

Është e qartë se sa u përket pengesave të ndërlidhura me mjedisin e


brendshëm nuk ka kurrëfarë dallimi në mes të sektorëve.

Si përfundim, është me rëndësi të përmendet se analiza sektoriale


tregon se mjedisi i jashtëm përbën pengesën kryesore dhe u shkakton
më shumë presion NVM-ve në krahasim me mjedisin e brendshëm.
Barrierat Prodhim Sherbime Tregti
Konkurrenca jolojale 81 73 80
Korrupsioni 78 71 80
Ekonomia Informale/ e zezë 76 64 78
Taksat e larta 70 67 71
Shërbimet publike (rryma dhe uji) 69 66 75
Konkurrenca e ashpër/fortë 65 58 52
Rrugët dhe Telekomunikimet 64 64 65
Evazioni fiskal 61 58 69
Ngarkesat administrative 59 58 56
Ligjshmëria ( ligjet dhe zbatimi i tyre) 57 61 56
Vonimi i pagesave ( Inkasimi i borxheve) 57 44 60
Mungesa e kërkesës 46 41 45
Qasja në kredi ( mungesa e burimeve eksterne
te financimit) 44 42 48
Mungesa e informacioneve për biznes 40 38 38
Kapacitetet e pamjaftueshme 28 28 31
Sigurimi i materialit, makinave dhe pajisjeve 26 25 26
Niveli i aftësive të të punësuarve 12 14 14
Aftësitë tuaja menaxheriale 8 9 8
Eksporti dhe importi janë aktivitete shumë të rëndësishme
ndërmarrëse. Përderisa e para tregon aftësinë e ndërmarrjeve
kosovare për të konkurruar në tregjet ndërkombëtare, e dyta siguron
stabilitet buxhetor dhe e rrit ofertën për konsumatorët kosovarë.

Prezenca e ndërmarrjeve kosovare në tregjet ndërkombëtare mbetet


simbolike. Në krahasim me vitet e kaluara, penetrimi i NVM-ve në
këto tregje mbetet konstant. Që nga viti 2002, pjesëmarrja e NVM-ve
në aktivitete eksportuese kurrë nuk ka qenë më e madhe se 6.5 (viti
2003), ndërsa të dhënat nga ky vit tregojnë pak a shumë të njëjtin
përpjesëtim. Në anën tjetër, të dhënat gjithashtu tregojnë se
pjesëmarrja e NVM-ve në aktivitete importuese është mjaft më e
madhe krahasuar me ato të aktiviteteve eksportuese. Ndonëse numri
ka rënë në krahasim me vitet e para pas luftës, importi mbetet
akvititeti kryesor i ndërmarrjeve kosovare. Rreth 35% të ndërmarrjeve
kosovare kanë importuar në vitin 2005.
Ekziston një perceptim negativ në mesin e ndërmarrësve
për nivelin e korrupsionit. Edhe të dhënat e fundit flasin për
një rritje te perceptimeve negative.

Përderisa në vitin 2004 rreth 72% të ndërmarrësve


menduan se korrupsioni është shumë i përhapur, në vitin
2005 ky numër është rritur në 79%.

Në përgjithësi ndërmarrësit kosovarë besojnë se korrupsioni


është i përhapur në Kosovë. Ata gjithashtu besojnë se ky
fenomen nuk është luftuar sa duhet.
  2005 2004 2003

1. Rritja e kostove për shkak të kërkesave për ryshfet 21.8 20.7 20.9

2. Pengesat në aktivitetet e biznesit për shkak të shtyrjeve


burokratike artificiale 17.9 17.5 15.7

3. Pengesat në aktivitetet e biznesit për shkak të cilësisë së


dobët të shërbimeve publike 18.4 17.7 15.9

4. E mirëmban konkurrencën e padrejtë 22.8 23.2 25

5. Krijon një mjedis të papërshtatshëm për investime 19.1 20.8 22.4

 Totali 100 100 100


Një aspekt tjetër kufizues për rritjen e mëtejme të NVM-ve është
edhe mungesa e mundësisë për të thithur investime të jashtme.
Financimi i NVM-ve mbetet çështje prioritare përkundrejt
indikacioneve për rritje në sektorin financiar gjatë vitit të kaluar.

Në bazë të hulumtimeve të bëra nga MTI-ja, NVM-të e pyetura


konsiderojnë se problemet me investimet e jashtme përbëjnë njërën
ndër brengat më serioze për biznesin e tyre. Në përgjithësi,
investimet e jashtme nuk konsiderohen si të mjaftueshme për
nevojat e NVM-ve.

Sektori financiar komercial ka përjetuar zhvillime të rëndësishme.


Numri i degëve të bankave është rritur nga 47 në Mars të vitit 2002
në 112 në Dhjetor të vitit 2002, ndërsa në 7 banka, 40 degë dhe
100 zyra në vitin 2003. Në fund të vitit 2004 ishin shtatë banka, 42
degë dhe 158 zyra të degëve, një rritje prej dy degëve dhe 58
zyrave të degëve që nga viti 2003. Megjithatë, sistemi financiar në
Kosovë mbetet i pazhvilluar sa duhet.

You might also like