You are on page 1of 24

Lidhja dhe hyrja në fuqi e traktateve

ndërkombëtare
• Lidhja e një marrëveshje ndërkombëtare është një
çështje mjaft e komplikuar të cilës i përgjigjet një
procedur e gjatë dhe e vështirë. Kështu që deri tek
momenti i krijimit të një detyrimi kontraktues duhet
të kalohen disa faza:
• Akreditimi i personaveqë do të zhvillojnë bisedimet;
• Bisedimet dhe miratimi;
• Autentifikimi dhe nënshkrimi;
• Ratifikimi dhe shkëmbimi i instrumenteve të
ratifikimit;
• Aderimi;
• Regjistrimi dhe publikimi i marrëveshjes;
Akreditimi i personave që do të zhvillojnë bisedimet

• Hapi i parë që merr shteti pasi të ketë vendosur të zhvillojë


bisedime me një apo më shumë shtete për lidhjen e ndonjë
marrëveshje (traktati) ndërkombëtar është emërimi i personit
(negociatorit) për bisedime. Personi i akredituar duhet të jenë i
paisur me autorizim për të biseduar dhe për të përfunduar
marrëveshjen. Personat e tillë paisen me plotëfuqi (full poëers).
Plotëfuqishmëria është instrument formal që lëshohet nga shefi i
shtetit ose ministri i punëve të jashtme.
• Me rastin e marrëveshjeve dypalëshe plotëfuqishmëria tregohet
ose shkëbehet midis përfaqësuesve shtetëror, ndërkaq në
konferencat ndërkombëtare autorizimet u dorëzohen komisionit i
cili formohet për këtë çështje. Plotëfuqishmëria është element
qenësor për vlerën e traktateve dhe me to shprehet autorizimi i
biseduesit dhe aftësia e tij që të përfaqsojë shtetin plotëvlefshëm.
Bisedimet dhe miratimi (aprovimi)

• Procedura e lidhjes së marrëveshjeve varet nga numri i palëve


kontraktuese. Në traktatet dypalëshe, bisedimet i zhvillojnë
ministritë përkatëse apo ministrat e jashtëm të shteteve përkatëse,
përfaqësuesit diplomatik, ndërkaq bisedimet shumëpalëshe
zhvillohen në Kongrese apo Konferenca Ndërkombëtare.
• Këto bisedime janë të drejtëpërdrejta dhe në to merr pjesë edhe
një numër i caktuar ekspertësh. Përfaqësuesit e shteteve
instruksionet e marra i paraqesin në kongres apo konferencë.
Komiteti i përcaktuar për hartimin e traktatit e paraqet tekstin e
traktatit i cili në konferenca ndërkombëtare miratohet me 2/3 e
votave të pjesëmarrësve në votim. Traktati i miratuar hapet për
nënshkrim nga ana e shtetve tjera dhe në këto raste mungon faza e
parë e bisedimeve.
• Bisedimet përfundojnë me hartimin e tekstit
përfundimtar të traktatit. Gjuha e traktatit është e
ndryshme:
• a. Shtetet që kanë gjuhë të përbashkët, e lidhin atë
në gjuhën e tyre;
• b. Shtetet që s’kanë gjuhë të përbashkët e lidhin atë
në një gjuhë diplomatike, latinisht, anglisht,
frengjisht ose në të dyja gjuhët e tyre. Kjo zakonisht
praktikohet te marrëveshjet dy palëshe;
• c. Në të gjitha gjuhët e palëve kontraktuese ose
vetëm në disa gjuhë, siç është rasti me Kartën e
OKB-së. Kjo praktikohet te marrëveshjet
shumëpalëshe;
• Autentifikimi dhe nënshkrimi
• Bisedimet përfundojnë me redigimin e tekstit përfundimtar të
marrëveshjes. Teksti i tillë mund të nënshkruhet, të nënshkruhet ad
referendum, vetëm të parafohet ose të inkorporohet në aktin final të
konferencës.
• Nënshkrimi, nënshkrimi ad referendum dhe parafinimi shërbejnë para
së gjithash për autentifikimin e tekstit, që ua bënë të mundëshme
palëve ta kenë të qartë plotësishtë përmbajtjen e traktatit.
• Në disa raste caktohet afati brenda të cilit duhet të nënshkruhet
traktati. Për marrëveshje të hapura nuk caktohet fare afati dhe shtetet
mund ta nënshkruajnë ate në çdo kohë. Të drejtën e nënshkrimit e
kanë shtetet që kanë marrë pjesë në bisedime, e te traktatet e e
hapura dhe gjysëm të hapura edhe shtetet tjera. Nënshkrimet e
mëvonshme bëhen me pajtimin e palëve kontraktuese.
• Nënshkrimi është akt formal dhe e bëjnë personat që kanë zhvilluar
bisedimet me çka shenohet përfundimi formal i bisedimeve.
• Parafimi është nënshkrimi i traktatit vetëm me vënien e inicialeve. Kjo i
paraprin nënshkrimit. Kjo marrëveshje konsiderohet e nënshkruar, dhe me
këtë rast shtetet kanë edhe njëherë ta rishqyrtojnë traktatin para se ta
nënshkruajnë, veçanërisht nëse traktati hynë në fuqi me nënshkrimin e tij.
• Nënshkrimi ad referendum është i ngjashëm me parafinimin. Ky është
nënshkrim i kushtëzuar me pajtimin e mëvonshëm të qeverisë së
përfaqësuesit. Kjo ndodh kur shteti nuk është në gjendje t΄i pranojë
definitivisht dispozitat e traktatit, përfaqësuesi nuk ka pasur instruksione
definitive për ta nënshkruar ose nuk ka pasur kohë të konsultohet me
qeverinë e tij. Nhkrimi i tillë fiton karakterin e nënshkrimit të vërtetë dhe
përfundimtar pasi të jetë pajtur qeveria përkatëse.
 
• Efektet e nënshkrimit
• Efekti i nënshkrimit varet nga fakti se a i nënshtrohet marrëveshja ratifikimit,
pranimit apo aprovimit. Nëse njëra nga këto është paraparë, atëherë
nënshkrimi përfaqëson vetëm dëshmi për tekstin e aprovuar, për të cilin
është arritur pajtimi. Nënshkrimi i një traktati, efektin e plotë e arrin me
rastin e ratifikimit, pranimit apo aprovimit. Traktati hynë në fuqi me rastin e
nënshkrimit nëse palët merren vesh ashtu, me ratifikim ose me pranim.
Ratifikimi i traktateve
• Ratifikimi i traktatit është pajtimi definitiv se palët kontraktuese do të
përmbushin detyrimet që dalin nga traktati të cilin e kanë lidhur
përfaqësuesit e tyre. Në të kaluarën, me anë të ratifikimit shefi i shtetit,
pasi të ketë marrë tekstin e marrëveshjes dhe të jetë vërtetuar se
përfaqësuesi diplomatik i është përmbajtur autorizimeve, ka dhënë
pajtimin e tij.
• Në këtë mënyrë shefi i shtetit ose organi më i lartë kompetent i jipet
mundësia që edhe njëherë të shqyrtoj tekstin e marrëveshjes dhe efektet
që do të shkaktoj, para se të marrin përfundimisht detyrimet me te.
• Kështu ratifikimi bëhet fazë e rëndësishme sepse u bën të mundur
organeve më të larta shtetërore një pjesëmarrje dhe kontroll më të madh
në sferën e politikës së jashtme dhe marrjen e detyrimeve
ndërkombëtare. Prandaj kushtetutat e të gjitha shteteve parashohin që
vendimin definitiv për të marrë përsipër detyrime ndaj botës së jashtme
mund t΄i marrin vetëm organet më të larta shtetërore.
• Konventa e Vjenës, neni 14, parasheh që pajtimi i shtetit lidhur
me marrëveshjen shprehet vetëm përmes ratifikimit:
• Nëse kjo parashihet me marrëveshje;
• Nëse palët janëmarrëvesh se ratifikimi është i domosdoshëm;
• Nëse marrëveshja është nënshkruar me rezervë për ratifikim;
• Nëse qëllimi se marrëveshja do të ratifikohet del nga
plotëfuqishmëria ose është shprehur gjatë bisedimeve.
• Marrëveshjet e disa funksionarëve shtetëror, të cilët në bazë të
funksionit që ushtrojnë kanë aftësi për të lidhur marrëveshje
ndërkombëtare e të cilat nuk i nënshtrohen ratifikimit me
kusht që nuk janë tejkaluar autorizimet e tyre. Marrëveshjen
që e lidh shefi i shtetit personalisht nuk ka nevojë të
ratifikohet, me kusht që nuk i takojnë lëmisë në të cilën
ekzistojnë kufizime kushtetuese për shefin e shtetit. Pastaj
marrëveshjet e komandantëve ushtarak në kohë lufte mbi
armëpushimin, dorëzimin, shkëmbimin e robërve.
Instrumentet e ratifikimit
• Instrumenetet e ratifikimit janë dokumente shumë formale mbi
ratifikimin e marrëveshjes. Me to organi i shtetit konstaton se
marrëveshja është pranuar nga shteti dhe detyrohet ta respektojë.
Ato përmbajnë tekstin e plotë të marrëveshjes ose vetëm pjesë nga
hyrja dhe përfundimi i marrëveshjes (titullin, preambulën, datën,
emrat e shefit të shtetit dhe ministrit të punëve të jashtme).
• Në rast të traktateve dypalëshe, bëhet këmbimi i instrumenteve të
ratifikimit, jo në kryeqytetin e shtetit ku është nënshkruar
marrëveshja, por në kryeqytetin e shtetit tjetër.
• Në rast të traktateve shumëpalëshe, instrumentet e ratifikimit
deponohen në një vend (shtet depozitar) ose në sekretariatin e
ndonjë organizate.
• Me shkëmbimin e instrumeneteve të ratifikimit ose me deponimin
e numrit të mjaftueshëm të instrumenteve të ratifikimit,
marrëveshja hyn në fuqi.
• Aderimi
• Një shtet mund të bëhet palë kontraktuese jo vetëm me nënshkrim dhe
ratifikim, por edhe me aderim. Në këtë rast shteti i këtillë nuk merr pjesë në
bisedime, të cilat kanë sjellë deri te lidhja e marrëveshjes, por ftohet nga
palët kontraktuese që t΄iu bashkangjitet.
• Me aderim një traktati i bashkohen shtetet të cilat nuk kanë marrë pjesë në
bisedime por që kanë vendosur të pajtohen me ate që është arritur në
traktat.
• Aderimi është akt i lirë dhe ka efekte të njejta si nënshkrimi dhe ratifikimi
bashkarisht.
 
• Lidhja e marrëveshjeve ndërkombëtare në mënyra tjera
• Nënshkrimi, ratifikimi dhe aderimi janë mënyra tradicionale të manifestimit
të pajtimit të shteteve me një traktat. Mirëpo, krahas këtyre mënyrave, në
kohët e reja hasim edhe në lidhjen e marrëveshjeve:
• a. me këmbimin e notave (letrave) midis shteteve;
• b. me lënien e ndonjë marrëveshje të hapur për nënshkrim për një kohë të
caktuar;
• Hyrja në fuqi e traktateve
• Hyrja e traktatit në fuqi varet nga rregullat e tij ose përcaktimet që
janë arritur nga ana e shteteve.
• Me ratifikimin e tyre;
• Në datën e caktuar;
• Me nënshkrimin e numrit të caktuar të shteteve;
Regjistrimi i traktateve
• Neni 102 i Kartëssë OKB-së çdo traktat duhet të regjistrohet në
sekretariatin e Kombeve të Bashkuara dhe ky pastaj e publikon ate.
Detyrimi në fjalë ka të bëjë edhe me marrëveshjet të cilat i lidhin
shtetet anëtare të OKB-së me ndonjë shtet jo anëtar të OKB-së. Në
praktikë, edhe shteteve joanëtare u është lejuar regjistrimi i
traktateve të lidhura. Asnjëra palë nuk mund të cekë ndonjë
marrëveshje të paregjistruar para ndonjë organi të OKB-së.
Regjistrim bëhet sipas rregullave të aprovuar nga Asambleja e
Përgjithshme e OKB-së, me kërkesën e njërës palë kontarktuese,
kurse kur Kombet e Bashkuara janë palë kontraktuese, regjistrimi
bëhet ex officio.
Rezervat
• Rezerva është deklaratë e njëanshme, e dhënë nga një
shtet, me rastin e ratifikimit, aprovimit apo aderimit
me të cilën ai nuk pranon efektet juridike të dispozitave
të caktuara të traktatit. Ekzistimi i rezervave arsyetohet
me faktin se ndodh që një shtet dëshiron të pranoj
pjesën më të madhe të traktatit, por për shkaqe të
ndryshme ka vrejtje për një pjesë të tij. Ato mund të
vëhen nëse traktati e parasheh shprehimisht.
• Momenti i vënies së rezervave:
• a. në momentin e nënshkrimit;
• b. në momentin e ratifikimit;
• c. në momentin e aderimit;
• Mjetet për sigurimin e traktateve
• Traktatet ndërkombëtare, sipas përkufizimit dhe
praktikës ndërkombëtare, krijojnë rregulla të
detyrueshme për shtetet kontraktuese. Në
doktrinën e së drejtës ndërkombëtare nuk ekziston
unanimitet i mendimeve lidhur me bazën juridike
për detyrueshmërinë e traktateve.
• Palët e një traktati duhen t΄i plotësojnë detyrimet
e marra në tërësi, përpos traktateve që janë
pranuar me rezerva. Kjo detyrë del nga rregulla
pacta sunt servanda, e cila nga shumë autorë
konsiderohet si normë supreme e së drejtës dhe
bazë e tërë rendit juridik ndërkombëtar.
• Parimi pacta sunt servanda përmban:
• Detyrimin për të përmbushur marrëveshjet ndërkombëtare me mirëbesim (bona fides);
• Detyrimi duhet përmbushur domosdo pavarësisht rrethanave të mëvonshme të
brendshme apo të jashtme;
• Ndalohen shtetet të thirren në norma të brendshme për mos përmbushjen e traktateve.
Normat ndërkombëtare kanë përparësi ndaj atyre të së drejtës së brendshme;
• Detyrimin të mos lidhen marrëveshje në kundërshtim me normat nga një marrveshje e
lidhur më parë me një shtet tjetër;
• Ndalimin e mbarimit të veprimit të traktatit në mënyrë të njëanshme;
• Përkundër kësaj, shtetet, në marrëdhëniet mes vete, gjatë historisë, kanë përdorur
mjete të ndryshme që të sigurojnë plotësimin e marrëveshjeve (betimi, dhënia e
pengjeve, dhënia e mallit peng, hipoteka, garantimi nga një shtet i tretë, okupimi i
territorit, etj.).
• Garancia është mjet i shpeshtë për sigurimin e plotësimit të marrëveshjes, përmes së
cilës një shtet ose Organizata Ndërkombëtare, që nuk janë drejtëpërdrejtë të prekur,
premtojnë që do të veprojnë në drejtim që palët kontraktuese t΄i plotësojnë detyrimet e
veta. P.sh. një shtet i tretë premton se do t΄i plotësoj detyrimet e shtetit që është në
vonesë (pagimi i një sasie të hollash). Në këtë grup hyjnë edhe masat e dhunshme që
mund të ndërmarrë një organizatë ndërkombëtare për t΄i detyruar palët që t΄i
plotësojnë detyrimet e tyre nga marrëveshja.
Veprimi i traktateve ndaj palëve kontraktuese
• Një ndër rregullat më të vjetra të së drejtës së
traktateve thotë se marrëveshjet shkaktojnë
efekte mes palëve kontraktuese . Marrëveshjet
ndërkombëtare mbesin në fuqi pa marrë parasysh
ndërrimet që mund të bëhen në një shtet (ndrrimi
i shefit të shtetit, qeverisë, ministrit të punëve të
jashtme, rendit shoqëror) sepse marrëveshjet
janë të lidhura jo në llogari të shefit të shtetit por
në interes të shtetit. Kjo vlen deri sa të ekzistoj
subjekti ndërkombëtar. Përjashtim nga kjo bëjnë
ato traktate realizimi i të cilave nënkupton formën
e caktuar të qeverisjes.
• Veprimi i traktateve ndaj shteteve të treta
• Rregulla kryesore në të drejtën ndërkombëtare është se
traktatet nuk mund të krijojnë detyrime ndaj atyre të cilët nuk
janë nënshkrues të tij. Përkundër kësaj, ekzistojnë edhe
përjashtime kur traktatet mund të shkaktojnë efekte edhe në
shtetet e treta.
• Çështja e fitimit të të drejtave dhe detyrimeve që janë në
lidhje me këto paraqiten kur shteti i tretë pajtohet
shprehimisht ose heshtazi me traktatin i cili krijon të drejta jo
vetëm për palët kontraktuese, por edhe për shtetet e treta
(Konventa e Vjenës, neni 36).
• Megjithatë neni 2 i Kartës së OKB-së i bënë obliguese edhe
shtetet të cilat nuk janë anëtare të saj të sillen në pajtim me
parimet e OKB-së në sëndërtimin e qëllimeve të përgjithshme,
në mënyrë që të ruhet paqja dhe siguria në botë.
• Interpretimi i traktateve
• Me interpretim të traktatit kuptojmë veprimin intelektual me të
cilin përcaktohet kuptimi juridik i aktit ndërkombëtar, precizohet
fusha e veprimit të tij dhe mënjanohen dykuptimsitë. Nevojat për
interpretim shtrohen për shkak se palët kontraktuese nuk
pajtohen lidhur me përmbajtjen e dispozitave të traktatit dhe për
detyrimet që dalin nga ato. Mosmarrëveshjeve i kontribuon fakti
se shumica e fjalëve kanë më shumë se një kuptim dhe se kuptimi
i tyre mund të ndryshoj me kalimin e kohës (shkaqet objektive).
Interpretimin e bëjnë të domosdoshëm edhe shkaqet subjektive
me ç΄rast përkundër kuptimit të qartë të tekstit, ndonjëra palë
përpiqet që traktati të ketë kuptim të atillë që i përgjigjet
interesave të saj.
• Në fund, interpretimi imponohet në rast se ndonjë dispozitë e
traktatit nuk është mjaft e qartë dhe pritet nga interpretuesi që të
zbuloj kuptimin e vërtetë dhe kufijtë e të drejtave dhe detyrave
që kanë marrë shtetet mes veti.
• Subjektet e interpretimit
• Interpretimin e traktateve ndërkombëtare mund ta bëjnë:
• Autorët e shquar, kur kemi të bëjmë me interpretimin doktrinar;
• Shtetet, kur kemi të bëjmë me interpretimin zyrtar të
brendshëm të cilin e bëjnë organet ligjëdhënëse, administrative
dhe gjyqësore të shtetit;
• Interpretimi zyrtar ndërkombëtar, që është më i rëndësishmi
dhe e bëjnë personat që kanë marrë pjesë në lidhjen e
marrëveshjes ndërkombëtare ose edhe gjykatat ndërkombëtare;
• Meqenëse në praktikë shpeshherë ka pasur mosmarrveshje
rreth interpretimit, marrëveshjet e reja ndërkombëtare
shpeshherë e përcaktojnë në tekst se cili organ do të jetë
kompetent të bëjë interpretimin autentik në rast të shfaqjes së
mosmarrveshjes.
• Rregullat e interpretimit
• E drejta ndërkombëtare nuk ka rregulla precize lidhur me interpretimin e
traktateve, megjithate disa nga këto rregulla janë:
• Nuk ka pse të interpretohet ajo çka është e qartë. Kur teksti është i pastër;
• Pikë fillestare në nterpretim është që të vërtetohet vullneti autentik i
palëve;
• Vullneti duhet të dal nga termat e traktatit;
• Termat e traktatit duhet të interpretohen sipas kuptimit që kanë në jetën e
përditshme dhe jo nëkuptimin e caktuar teknik ose ndonjë kuptim tjetër i
cili është jashtë kontekstit;
• Të gjitha traktatet duhet interpretuar në pajtim me arsyen për të cilën janë
krijuar dhe jo të bëhet interpretimi literal;
• Duhet interpretuar se palët kontraktuese kanë dashur diçka të arsyeshme
dhe jo diçka që është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare;
• Duhet konsideruar se çdo pjesë e traktatit ka një kuptim dhe qëllim të
caktuar;
• Dispozitat duhet interpretuar in dubio mitius, në rast të ndonjë pakjartësie
në të mirë të palës që ka detyrime;
• Metodat e interpretimit
• Në të drejtën ndërkombëtare ekzistojnë disa metoda të
interpretimit të cilat duhet të japin përgjigje sa më të
saktë se çka është dëshiruar në të vërtetë.
• 1. Interpretimi literal- nxjerrjen e kuptimit të fjalëve të
izoluar dhe shpjegimi sintaksor i tyre;
• 2. Interpretimi sistematik - secili paragraph
interpretohet në përputhje me sistemin;
• 3. Interpretimi logjikë- i mbështetur në rregullate
përgjithshme të logjikës dhe të mendjes së shëndoshë;
• 4. Interpretimi historik- përdoret kur kuptimi i traktatit
nuk mund të nxirret nga përmbajtja e tij dhe merren
parasysh punët përgatitore rreth përfundimit të
traktatit;
• Mbarimi i veprimit të traktateve
• Janë të rralla traktatet që kanë vlerë të pakufizuar. Shumica e
traktateve parashohin mënyrën se si duhet të mabroj së
vepruari traktati ndërkombëtar. E Drejta Ndërkombëtare
njeh disa mënyra të mbarimit të veprimit të traktatit:
• Mbarimi i veprimit me kalimin e afatit – me kalimin e afatit
të caktuar marrëveshja automatikisht mbaron të vlejë dhe
palët nuk e konsiderojnë vetë të lidhura me atë marrëveshje.
Marrëveshjet normavënëse (ligjore) nuk janë të aftizuara;
• Me plotësimin e qëllimit për të cilin është krijuar traktati –
me arritjen e qëllimit marrëveshja mbaron së vepruari
(ndërtii i urës mbi lumin kufitar). Ndonjëherë marrëveshja
merr fund kur lënda e marrëveshjes bëhet e pakuptimtë (me
arritjen e qëllimit të marrëveshjes në ndonjë mënyrë tjetër);
• Në pamundësi që të plotësohet marrëveshja – për shkak të zhdukjes
ose shkatërrimit të lëndës-objektit të domosdoshëm për plotësimin e
traktatit;
• Me denoncim të traktatit – heqja dorë e një shteti nga traktati me
qëllim që t΄i jepej fund traktatit. Shumë traktate parashohin
shprehimisht mundësinë e tërheqjes së njëanshme nga traktati pas
njoftimit ngapala kontraktuese.
• Me marrëveshjen e palëve kontraktuese – kur palët e njejta
kontraktuese lidhin marrëveshje të re e cila mund ta ndërpresë,
ndryshojë ose zëvendësojë marrëveshjen e mëparme;
• Ndryshimi i statusit të një pale kontraktuese – kur njëra nga palët
kontraktuese ndërron statusin dhe bëhet pjesë e një shteti tjetër;
• Ndryshimi qenësor i rrethanave – traktatet lidhen duke pasur
parasysh një gjendje të caktuar dhe dispozitat e tyre vlejnë brenda
atyre konditave të caktuara. Palët mund të tërhiqen nga traktati në
rast të ndërrimit të rrethanave të shkaktuara pavarësisht nga vullneti i
palëve kontraktuese dhe se me rrethanat e ndryshuara plotësimi i
mëtejmë i traktatit e dëmton njërën palë.
Ndikimi i luftës në traktatet ndërkombëtare

• Fillimi i luftës mes dy shteteve shkakton pasoja në traktatet


ndërkombëtare. Disa traktate janë të papajtueshme me
gjendjen e luftës me çka edhe mbarojnë së vepruari
(traktatet për miqësi, aleancë, ndihmë reciproke, etj.).
• Një grup i traktateve mbesin në fuqi edhe pas fillimit të
luftës por zbatimi i tyre pezullohet gjatë kohës së luftës,
mirëpo ato riaktivizohen me rivendosjen e paqës (traktatet
normavënëse).

• Grupi tjetër i traktateve, që përmbajnë rregulla të së DN të


luftës, vlejnë vetëm gjatë kohës së luftës (Konventat e
Hagës, Konventat e Gjenevës).

You might also like