You are on page 1of 44

PROMOVIMI

SHËNDETËSOR

Prof. Shqipe Tahiri PhD.c


Çka është shëndeti?
Për mua, të qënit i shëndetshëm  Të pasurit peshën e duhur për
do të thotë. (Shënjo me tick atë që gjatësinë ë duhur
të përshtatet):  Të qënit i punësuar
Bërja e rregullt e ushtrimeve  Ndjenja e qetësisë në vehte
Gjumi i mjaftueshëm  Mospirja e duhanit
Ngrënia e pemëve dhe perimeve  Mos të sëmurem
Kënaqësia në jetë  Të pij me masë
Marrja e vehtës kur gjërat janë të  Kënaqësia më punën dhe
vështira studimi pa pasur tepër stres
Të qënit i sigurt

Të pasurit shumë shokë

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 2


Çka është shëndeti?
Qasja pozitive Qasja negative
 Shëndeti është  Shendeti është
pasuri (vlerë) mungesë e
sëmundjes

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 3


Çka është shëndeti?

Gjendje të mirëqënies së plotë fizike,


mendore dhe shoqërore dhe jo
thjeshtë si mungesë e sëmundjës apo
dobësisë
(OBSH, 1948)

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 4


Çka është shëndeti?
Aspektet:
 Shëndeti mendor: të qënit në gjendje të mendoj qartë dhe t’i
adaptohet situatave të ndryshme dhe të ketë aftësi ripërtëritëse
për t’u përshtatur
 Shëndeti emocional: të qënit në gjendje të njeh, shpreh apo
menaxhoj emocionet si: nervozën dhe frikën
 Shëndeti shoqëror: të qënit në gjendje të formoj marrëdhënie

 Shëndeti fizik: të pasurit energji dhe vitalitet dhe të ndjehet


shëndosh
 Shëndeti shpirtëror: të qënit në gjendje të jetë në paqë me
vehtën dhe të gjej qetësi

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 5


Çka është shëndeti?
 Për shkak së shëndeti mund të paraqitet në mënyra
të ndryshme,
 Infermieret duhet të dallojnë nevojat dhe prioritetet
individuale.
 Për shembull, njerëzit më të rinj kanë tendenca të
shohin gjendjen e shëndetshme si të qënit në formë (
të mirë fizike) gjersa të moshuarit shohin shëndetin
si të qënit në gjendje t’i kryejnë aktivitetet e tyre
ditore si: shkuarja në dyqane.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 6


Çka është shëndeti?
 A do ta përshkruanit vehtën si të shëndetshëm?
 Shkruani një listë të faktorëve, psh personale,
mjekësore, eksternale ( të jashtmëme) që mendoni
që ndikojnë në shëndetin e juaj.
 __________________________________________
_________________________
 __________________________________________
_________________________

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 7


Çka është shëndeti?
Gjendja shendetesore varet nga:
 Gjenetika

 Mosha

 Kushtet e jetesës (ushqimi dhe strehimi)

 Punësimi

 Edukimi

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 8


PROMOVIMI SHËNDETËSOR
OBSH-ja e definon promovimin shëndetësor si:

“Proces i aftësimit të njerëzëve për ta


kontrolluar dhe përparuar shëndetin e tyre”

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 9


Karta e Ottawës - 1986
 OBSH lancoi një program për promovimin shëndetësor në
konferencën e Ottawës

 Parimet e promovimit shëndetësor janë përshkruar në


Kartën e Ottawës, që nënkuptojnë:
• Hartimin e politikës së shëndetit publik
• Krijimin e mjediseve përkrahëse
• Fuqizimin e veprimeve në komunitet
• Zhvillimin e shkathtësive personale
• Ri-orientimin e shërbimeve shëndetësore

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 10


Karta e Ottavës (shembuj)
Fushat e veprimit Shembuj të intervenimeve
Përpilimi i politikavë publike të Mospirja e duhanit në ndërtesat
shëndetshme publike duke përfshirëtë gjitha
ndërtesat e Shërbimeve Kombëtare
te Shëndetit NHS
Politika për ushqyeshmëri me gji në
spitale
Ligjet për helmetat e motocikletave
Politikat dhe ligjet për pirjen e
alkoolit

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 11


Karta e Ottavës (shembuj)
Fushat e veprimit Shembuj të intervenimeve
Mjediset kreative mbështetëse Zgjedhja e ushqimit të shëndetshëm për
stafin në vende pune (duke përfshirë
kantinat e spitaleve)
Shujta të shëndetshme për fëmijët në
shkollë
Qasja e lehtë në kontraceptivë
(kondome: duke përfshirë çmime të
arsyeshme)
Zona të rregulluara mirë dhë të sigurta
për lojëra dhe ecje.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 12


Karta e Ottavës (shembuj)
Fushat e veprimit Shembuj të intervenimeve
Riorientimi i shërbimeve Ekzaminimi i gjakut në barnatore
shëndetësore
Shërbimet për mbështetje në të
ushqyerit me gji në komunitet
Klinikat imunizuese në klinikat apo sallat
e lagjës
Ekzaminimi i Klamidisë me autobus në
zonat ku të rinjët mund të kenë qasje.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 13


Karta e Ottavës (shembuj)
Fushat e veprimit Shembuj të intervenimeve
Zhvillimi i shkathtësive Aftësitë për ndërprerjën e duhanit
personale
Informimi mbi çështjet rreth shëndetit
Leximi i etiketës së produkteve
ushqimore

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 14


Karta e Ottavës (shembuj)
Fushat e veprimit Shembuj të intervenimeve
Forcimi i veprimit të komunitetit Grupi i veprimit për strehimet e
patundshme për të pastruar dhe për të
rritur sigurinë në zonat e lojërave
Ekipet e Veprimit të Komunitetit kundër
Drogës duke përfshirë shkollat, prindërit,
kishat dhe pronarët e dyqaneve
Grupet e veprimit kundër grafiteve
(vizatimeve në mure) nëpër lagje

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 15


Promovimi shëndetësor është një
nocion ombrellë për tri lëmi

1. Parandalimin e sëmundjeve
2. Mbrojtjen shëndetësore
3. Edukimin shëndetësor

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 16


1. Parandalimi i sëmundjeve

 Synon uljen së predisponimit për sëmundje.


 I ndërlidhur me qëndrimin / pikëpamjen se
shëndeti d.m.th. mungesë e sëmundjes.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 17


2. Mbrojtja shëndetësore

 Ka të bëj me politikat dhe legjislacionin në


nivelin lokal, kombëtar dhe atë ndërkombëtar,
duke synuar parandalimin e sëmundjeve dhe
ngritjen e mirëqenies.
 Synon t’i bëj zgjedhjet e shëndosha, të lehta
në jetën e përditshme të njerëzëve.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 18


3. Edukimi shëndetësor
 Synon ngritjen e mirëqenies dhe zvogëlimin e sëmundjeve, duke
ndikuar në njohuritë, besimet, qëndrimet dhe sjelljet e individëve
dhe grupeve.
 Ngrit vetëdijesimin mbi çështjet shëndetësore dhe faktorëve që
ndikojnë në shëndet të ligë/dobët.
 Motivon njerëzit për ndryshime në mënyrën e jetës së tyre drejt
shëndetit
 Pajis njerëzit me shkathtësi dhe besim për t’i bërë këto ndryshime
 Pajis me informata

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 19


(edukimi shëndetësor …)
 Në krijimin e mundësive për njerëzit:
• Infermieri/a është lehtësuese dhe ajo/ai që jep mundësi se sa një
ekspert.
• Në vend se t’u tregohet njerëzëve se çfarë të bëjnë, infermieri/a duhet të
punoj bashkë me ata në identifikimin e nevojave të tyre dhe të punoj drejt
”zgjidhjeve të informuara” të tyre.
• Pacienti luan rol aktiv në promovimin shëndetësor të tij/saj.

 Kur i ndihmohet një individi që ta ngrit kontrollin mbi jetën e tij/saj:


• Infermieri/a bind personin që të kujdeset për gjendjen e jetës dhe nevojat
e tij/saj.
• Inkurajon personin të zgjedh mënyrën e jetës së tij/saj.
• Inkurajon personin të kërkoj të dhëna/informata rreth shëndetit për t’i
ndihmuar vet-vetes.
03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 20
Në situatat e edukimit
shëndetësor shih:
 Nevojat e pacientit për këshillim
 Qëllimin e edukimit shëndetësor
 Njohuritë, shkathtësitë dhe qëndrimet e mëparshme të pacientit
 Aftësinë e pacientit në marrjen e informatës
 Gjendjen emocionale dhe motivimin e pacientit
 Një sasi e informatave për një kohë
 Një pa-anësi dhe reciprocitet në ndërveprim
 Kontrollimi i të kuptuarit me anë të parashtrimit të pyetjeve

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 21


Promovimi Shëndetësor
 Të arrihet një gjendje komplete e mirëqenjes fizike, mendore
dhe sociale, një individ ose grup duhet të jenë të aftë të
identifikojnë dhe të realizojnë synimet, të plotësojnë nevojat
dhe të ndryshojnë ose të përballen me ambientin.
 Mu për këtë shëndeti, shihet si një burim për jetën e
përditshme, jo si objektiv i të jetuarit.
 Shëndeti është koncept pozitiv me theks në burimet sociale
dhe personale ashtu si edhe kapacitet fizik.
 Prandaj, promovimi shëndetësor nuk është vetëm
përgjegjësi e sektorit shëndetësor, por shkon përtej
mënyrave të jetës së shëndoshë drejt mirëqenjes.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 22


Parakushtet për shëndet
Kushtet fundamentale dhe burimet për shëndetin janë:

• qetësia,
• strehimi,
• edukimi,
• ushqimi,
• të ardhurat,
• një ekosistem stabil,
• burime të qëndrueshme,
• e drejta sociale,
• barazia.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 23


Avokimi (mbrojtja)
 Shëndeti i mirë është burim kryesor për zhvillim social,
ekonomik dhe personal dhe një dimension i rëndësishëm i
kualitetit të jetës.

 Faktorët politik, ekonomik, social, kulturor, mjedisor, sjellja


dhe ata biologjik të gjithë mund të favorizojnë shëndetin ose
të jenë të dëmshëm për të.

 Aksioni i promovimit shëndetësor synon krijimin e këtyre


kushteve favorizuese përmes mbrojtjes shëndetësore.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 24


Mundësia
 Promovimi shëndetësor fokusohet në arritjen e barazisë në
shëndetësi.
 Aksioni i promovimit shëndetësor ka për qëllim reduktimin e
dallimeve në statusin aktual shëndetësor dhe sigurimin e
mundësive dhe burimeve të barabarta që tu mundësojë të gjithë
njerëzve të arrijnë potencialin e tyre të plotë shëndetësor.
 Kjo përfshin krijimin e sigurtë në ambientin përkrahës, të drejtën
për informacione, shkathtësitë jetësore dhe mundësinë për të bërë
zgjedhje të mirë për shëndetin.
 Njerëzit nuk mund të arrijnë potencialet e tyre të plota
shëndetësore po të mos jenë të aftë të kenë kontroll të atyre
gjërave të cilat përcaktojnë shëndetin e tyre.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 25


Ndërmjetësimi
Promovimi shëndetësor kërkon aksion të
koordinuar nga të gjithë të brengosurit, nga:
• Qeveritë
• Sektorët shëndetësor, social dhe ekonomik
• Organizatat joqeveritare dhe vullnetare
• Autoritetet lokale
• Industria
• Mediat

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 26


Ndërmjetësimi…
 Njerëzit në të gjitha shtigjet e jetës janë të përfshirë si individ, familje dhe
komunitetet.

 Grupet profesionale dhe sociale si dhe personeli shëndetësor kanë një


përgjegjësi kryesore të ndërmjetësojnë ndërmjet interesave të
ndryshme në shoqëri për kërkimin e shëndetit.

 Strategjitë dhe programet e promovimit shëndetësor duhet ti përshtaten


nevojave lokale dhe mundësive të vendeve individuale dhe regjioneve
për të pasur parasysh sistemet e ndryshme sociale, kulturore dhe
ekonomike.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 27


Aksioni i Promovimit
Shëndetësor
 Promovimi shëndetesor shkon përtej kujdesit shëndetësor. Vendos
shëndetin në agjendën duke i udhëzuar të jenë të vetëdijshëm për
pasojat shëndetësore nga vendimet e tyre dhe të pranojnë përgjegjësitë
e tyre për shëndetin.

 Politikat promovuese shëndetësore kombinojnë qasjet e ndryshme por


plotësuese duke përfshirë legjislacionin, masat fiskale, taksat dhe
ndryshimin organizativ. Aksioni i përbashkët kontribon në sigurimin e të
mirave dhe shërbimeve të sigurta dhe të shëndetshme.

 Politikat e promovimit shëndetësor kërkojnë identifikimin e pengesave në


përshtatjen e politikave të shëndetit publik në sektorët jo shëndetësor,
dhe mënyrat e largimit të tyre.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 28


Krijon ambiente përkrahëse

 Shoqëritë tona janë komplekse dhe të ndërlidhura. Lidhjet e koklavitura


ndërmjet njerëzëve dhe ambientit të tyre formojnë bazat për një qasje
socioekologjike në shëndetësi. Mbrojtja e burimeve natyrore kudo në
botë duhet të nënkuptohet si një përgjegjësi globale.

 Promovimi shëndetësor gjeneron kushtet e të jetuarit dhe të punës që


janë të sigurta, stimuluese, të kënaqshme dhe të pëlqyeshme.

 Mbrojtja e ambienteve natyrore dhe të ndërtuara si dhe ruajtja e


burimeve natyrore duhet të adresohen në çdo strategji të promovimit
shëndetësor.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 29


Fuqizon veprimin në komunitet

 Promovimi shëndetësor punon përmes veprimit konkret dhe


efektiv të komunitetit në radhitjen e prioriteteve, marrjen e
vendimeve, planifikimin e strategjive dhe implementimin e
tyre për të arritur shëndet më të mirë.

 Zhvillimi i komunitetit nxjerret (hartohet) në burimet


egzistuese humane dhe materiale në bashkësi që të zgjeroj
vet-ndihmën dhe përkrahjen sociale, dhe të zhvillojë
sisteme fleksibile për përforcimin e pjesëmarrjes publike
dhe drejtimit të çështjeve shëndetësore.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 30


Zhvillon shkathtësitë personale
 Promovimi shëndetësor mbështet zhvillimin personal dhe social përmes
sigurimit të informatave, edukimit për shëndetin dhe zgjerimit të
shkathtësive jetësore.

 Mundësia për njerëzit që të mësojnë gjatë jetës, të përgatisin vetvehten


për të gjitha periudhat jetësore dhe të përballen me sëmundjen kronike
dhe lëndimet është esenciale.

 Kjo duhet të mundësohet në shkollë,shtëpi, punë dhe në komunitet.

 Veprimi kërkohet përmes organeve edukative, profesionale, komerciale


dhe vullnetare, si dhe në kuadër të vet institucioneve.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 31


Riorienton shërbimet shëndetësore
 Përgjegjësia për promovim shëndetësor është e të gjitha
institucioneve të shërbimeve shëndetësore që duhet të
punojnë së bashku në drejtim të sistemit të kujdesit
shëndetësor, e cila kontribon në kërkimin e shëndetit.

 Roli i sektorit shëndetësor duhet të lëvizë në rritje në drejtim


të promovimit shëndetësor,përtej përgjegjësisë së tij për
sigurimin e shërbimeve klinike dhe shëruese.

 Riorientimi i shërbimeve shëndetësore gjithashtu kërkon


vëmendje të fuqishme në hulumtimet shëndetësore si dhe
ndryshimet në edukimin dhe trajnimin profesional.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 32


Lëvizja drejt së ardhmes
 Shëndeti është krijuar dhe jetohet nga njerëzit në kuadër të
organizimit të jetës së tyre të përditshme; ku ata mësojnë,
punojnë, luajnë dhe dashurojnë.

 Shëndeti është krijuar nga përkujdesja për vetvehten dhe të


tjerët, duke qenë në gjendje të marrë vendime dhe të ketë
kontroll mbi rrethanat jetësore dhe duke siguruar se shoqëria
në të cilën njeriu jeton, krijon kushtet të cilat lejojnë përfitimet
shëndetësore nga të gjithë anëtarët e saj.

 Kujdesi, holizimi dhe ekologjia janë çështje esenciale në


zhvillimin e strategjive për promovim shëndetësor.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 33


Infermieria dhe promovimi
shëndetësor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Parimi infermieror Shembull se si praktika e
promovimit shëndetësor ( PPSH)
mund të plotësoj apo evidentoj
parimin
Dinjiteti dhe humaniteti PPSH përfshin vlerësimin e
personit, duke i ofruar shpresë për
përmirësim shëndeti, duke investuar
kohë dhe energji në plotësimin e
nevojave për promovim
shëndetësor një mënyrë të
ndjeshme, pa-paragjykime dhe të
respektuar

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 34


Infermieria dhe promovimi
shëndetësor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Marrja e përgjegjësisë për kujdesje PPSH përfshinë punën në
partneritet me pacientin për tu
siguruar që promovimi shëndetësor
është i mbjellur dhe ka lidhje me
tërë praktikën infermierore, psh
promovimi shëndetësor njihet më
tëpër si një nevojë thelbësore në
epizodin e tanishëm të kujdesit se
sa të konsiderohet si një aktivitet që
ndodh paqi që pacienti të jetë
lëshuar nga spitali.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 35


Infermieria dhe promovimi
shëndetësor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Menagjimi i rreziqeve PPSH kupton që një gamë e
faktorëve mund të rriten dhe të
predispozohen rreziqeve
shëndetësore. Promovimi
shëndetësor merr një qasje
promovuese dhe kërkon të zvogëloj
rrezikun apo parandaloj që të filloj
sëmundja

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 36


Infermieria dhe promovimi
shëndetësor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Kujdesi me në qendër pacientin PPSH poashtu vë pacientin në
qendër të kujdesit dhe infermieret
punojnë ne partneritet për t’u
siguruar që intervenimet e aplikuara
janë kuptuar, zgjedhur dhe
përshtatur për t’i përmbushur
nevojat e individëve

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 37


Infermieria dhe promovimi
shendetesor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Komunikimi PPSH kërkon komunkikim senzitiv,
posaqërisht nëse ka të bëjë me
bërjën e ndryshimeve që mund të
provokojnë ankthin apo që tentojnë
të motivojnë një pacient për të
ndryshuar. Përvë kësaj, promovimi
shëndetësor përdor një gamë të
qasjeve komunikuese ( me shkrim,
verbal, model roli) për të
transmetuar dhe komunikuar
intervenimet.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 38


Infermieria dhe promovimi
shendetesor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Kujdesi i koordinuar PPSH kërkon koordinim në mes
profesionistëve të kujdesit shoqëror dhe
shëndetësor me që shëndeti varet nga
shumë faktor jo vetëm nga shërbimet
kombëtare ( NHS)
Lidershipi ( udhëheqësia) PPSH kërkon infermiereve të demostrojnë
shkathtësi udhëheqjeje, të jenë vizionare dhe
të sigurojnë që promovimi shëndetësor është
pjesë e demostrueshme e praktikës. Duke
bërë këtë, udhëheqja duke dhënë shembull
është kyq; kjo mund të përfshijë modelim roli
apo vetë rrëfimin

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 39


Mbani ne mend!
 Shëndeti nuk është vetëm mungesë e sëmundjes por
përfshinë edhe elementët shoqërore, psikologjik dhe
shpirtëror.
 Promovimi i shëndetit ka të bëjë me aktivitetet që
mundësojnë një personi të jetojë mirë, edhe nëse
është diagnostifikuar.
 Promovimi i shëndetit poashtu ka të bëjë me mënyrën
e punës e që është pjesëmarrëse dhe fuqizuese. Nuk
ka të bëjë me bindjen apo detyrimin për t’i shtyer
njerëzit t’u përshtaten sjelljeve të caktuara
shëndetësore.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 40


Mbani në mend!
 Shëndeti publik zakonisht nënkupton veprime për të
mbrojtur nga sëmundja dhe puna për të idenfikuar se
ku dhe si duhet përdor burimet për t’i plotësuar
nevojat më së miri.
 Promovimi shëndetësor përfshinë shumë aktivitete të
ndryshme në nivele të ndryshme të intervenimit:
individual, familjet, komunitetet dhe popullatat.
Ndonjëherë quhet përmirësim i shëndetit.

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 41


Infermieria dhe promovimi
shëndetësor
Parimet Shembuj të intervenimeve
Shkathtësitë dhe njohuritë e fundit PPSH njeh dhe kërkon infermieret
(modern) që të mbahen të informuara me
intervenimet e bazuara në evidencë
dhe që janë dëshmuar të jenë
efektive. Përveq kësaj, PPSH u
kërkon infermiereve të përtërijnë
njohuritë e tyre për tu siguruar që
praktikat e tyre janë të tanishme
(moderne)

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 42


Referencat

 Strategjia Shëndetësore për Kosovën, Prishtinë, Shkurt 2001


 The Vienna Recommendations on Health Promoting Hospitals
 Ottawa Charter Health Promotion, 1986
 http://www.univie.ac.at/hph/vierec.html
 http://daedalus.math.uoi.gr/cd8/geniki_iatriki_al/iatriki/2/
iatrikes_eid.htm
 http://daedalus.math.uoi.gr/cd8/geniki_iatriki_al/iatriki/2/
shmasia.htm
 http://www.euro.who.int/AboutWHO/Policy/20010827_2

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 43


JU FALEMINDERIT

03/05/24 PROMOVIMI SHËNDETËSOR 44

You might also like