You are on page 1of 10

 Tema: Hepatitet dhe llojet e tyre

 E punoi: Erita hoxha


dhe Rinesa Bahtiri

Prof: Edona Shabani


-Hepatitet dhe llojet e tyre-
Hepatiti i referohet një inflamacioni të mëlçisë. Zakonisht shkaktohet nga një infeksion
viral, por mund të ketë dhe shkaktarë të tjerë të hepatitit, si hepatiti autoimun ose hepatiti që
ndodh si rezultat i mjekimeve, toksinave dhe alkoolit. Rreth 90% e të infektuarve me hepatit
nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre. Mëlçia si organ ndodhet në pjesën e sipërme djathtas
të abdomenit tuaj. Ajo kryen disa funksione kyçe që kanë të bëjnë me metabolizmin trupit të
njeriut. Disa prej tyre janë:
-filtrimi i toksinave
-asimilimin e kolesterolit, hormoneve dhe barnave
-shpërbërjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave
-aktivizimin e disa enzimave që janë proteina esenciale për funksionet e trupit
-depozitimin e glikogjenit, mineraleve, dhe vitaminave (A, D, E dhe K) sintetizon proteinën
e gjakut si albumina etj.
 Këtu është paraqitur mëlqia e shëndetshme dhe inflamacioni i
mëlqisë:
 5 llojet e hepatitit viral

- Infeksionet virale të mëlçisë që klasifikohen si hepatit, përfshijnë


hepatitin A, B, C, D dhe E. Virusë të ndryshëm shkaktojnë secilin prej
këtyre hepatiteve.

- Hepatiti A është një formë akute dhe kohë shkurtër e sëmundjes.


Ndërkohë B, C dhe D janë forma përgjithësisht kronike. Hepatiti E
është gjithashtu akut, por mund të jetë shumë i rrezikshëm në gratë
shtatzëna. Nga studimet të kryera në Shqipëri rezulton se hepatiti B ka
një prevalencë 7-9 % dhe hepatiti C, një prevalencë 0.5-1%.-
 Hepatiti A
Hepatiti A shkaktohet nga një infeksion me virusin e hepatitit A. Ky lloj hepatiti transmetohet më së shpeshti nga konsumimi i
ushqimit ose i ujit të kontaminuar nga feçet e një personi të infektuar me hepatitin A.

 Hepatiti B dhe C
Hepatiti B dhe C është një infeksion viral i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B, që mund të shkaktojë infeksion akut
dhe kronik të saj. Virusi i hepatitit B dhe C transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore (p.sh.
sperma apo sekrecionet vaginale) të një personi të infektuar.

 Hepatiti D
I quajtur edhe hepatiti delta, hepatiti D është një sëmundje serioze e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit D (HDV). HDV
transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun e infektuar. Hepatiti D është një formë e rrallë e hepatitit, që
ndodh vetëm me ndërthurje me hepatitin B. Virusi i hepatitit D nuk mund të shumëfishohet pa praninë e hepatitit B.

 Hepatiti E
Hepatiti E është një sëmundje që vjen nga uji i ndotur. Hepatiti E gjendet kryesisht në zonat me higjienë publike të ulët dhe
zakonisht rezulton nga ndotja e ujit të pijshëm nga fekale të infektuara. Kjo sëmundje është e pazakontë në Shqipëri.
Megjithatë, rastet e hepatitit E janë raportuar në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikë Qendrore dhe Afrikë.
 Hepatitet virale, në formë të viruseve:
 Llojet e tjera të hepatiteve:
 Hepatiti granulomatoz
-Shkaktohet nga tuberkulozi, funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi,
leptospiroza.
-Diagnoza: biopsi.
-Trajtimi: Sipas shkakut: antibiotikë ose antifungalë, ose prednizon për sarkoidozë.

 Hepatiti alkoolik
-Alkooli është shkaktari numër 1 i sëmundjeve të mëlçisë në USA.
-Shenjat/simptomat: verdhëz, eritemë palmare, kontrakturë Dupuytren, teleangiektazi, gjinekomasti,etj.
-Diagnoza: shenjat klinike, rritja e transaminazave, AST (GOT) afërsisht 2 herë sa ALT (GPT).
-Trajtimi: Ndalim i alkoolit; cirroza trajtohet me transplant.

 Hepatiti autoimun
-Tipi I prek gratë e reja, shoqërohet ne antitrupa ANA, anti-muskulaturë e lëmuar.
-Tipi II prek fëmijët, zakonisht ata me prejardhje mesdhetare; shoqërohet me antitrupa anti-LKM (anti-liver-kidney-
muscle, kundër-mëlçisë- veshkës-muskulit).
-Shenjat dhe simptomat: verdhëz, etj., si në hepatitet e tjera.
--Trajtimi: prednizon, azatioprinë.
 Simptoma të zakonshme të hepatitit
Nëse keni forma infektive të hepatitit që janë kronike, si hepatiti B dhe C, nuk mund të
keni simptoma në fillim. Simptomat mund të mos ndodhin derisa dëmtimi të prekë
funksionin e mëlçisë.
- Shenjat dhe simptomat e hepatitit akut shfaqen shpejt. Ato përfshijnë:
- lodhje
- simptoma të ngjashme me gripin
- urinë e errët
- feçe e zbehtë
- dhimbje barku
- humbja e oreksit
- humbje peshe e pashpjegueshme
- zverdhja e lëkurës dhe syve, të cilat mund të jenë shenja të verdhëzës
 Testimi

- Ekzistojnë teste të gjakut për secilin lloj të hepatitit viral. Disa teste kontrollojnë
antitrupat ndaj virusit. Antitrupat janë proteina të gjakut që sistemi imunitar prodhon
në përgjigje të virusit. Analiza të tjera të gjakut kërkojnë pjesë të virusit, të tilla si
proteina ose materiali gjenetik. Disa teste tregojnë se ju keni një infeksion aktiv.
Teste të tjera tregojnë se ju keni pasur atë, ose që ju keni fituar imunitet ndaj tij.

- Çdo person që rezulton pozitiv, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike, duhet
të ndiqet nga mjeku specialist përkatës, i cili sugjeron kryerjen e testeve të
mëtejshme.
 Faleminderit për vëmendjen tuaj!

You might also like