You are on page 1of 10

SH.F ‘’Ismail Qemali’’ f.

Cërnilishtë

Edukimi medial
Kl. VII
Tema: Lajmi
Njësia mësimore:
Lajmi dhe karakteristikat e tij, lajme të ndryshme, lajme mjedisore

Arsimtari : Vullnet Ibrahimi


Elementet më të rëndësishme të strukturës së lajmit janë:

• koka e lajmit
 • shpjegimi i ndikimit
• faktet e mbështetjes
• parafrazat
 • citatet
 • prapavija (bekgraundi) dhe
 • temat sekondare
Parimi “gjashtë pyetje - kush, çka, kur, ku,
pse dhe si?”
Lajmi nuk do të ketë një tërësi të rrumbullakuar nëse
nuk përgjigjet në pyetjet gazetareske themelore: kush,
çka, kur, ku, pse dhe si. Përgjigjet duhet të ruhen në
tërë tregimin dhe lexuesit t’i japin të gjitha elementet e
rëndësishme për një ngjarje të caktuar. Për çfarë
ndodhie bëhet fjalë, kur ka ndodhur, cilët njerëz janë
të përfshirë, ku ka ndodhur; si, cilat janë shkaqet.
Kush?
Kush? Prapa çdo ngjarjeje qëndron ndonjë kryerës i
veprimit, viktima e ndonjë vepre ose dëshmitari i
ngjarjes. Tregimet për njerëzit gjithnjë e tërheqin
vëmendjen e publikut, sidomos nëse bëhet fjalë për
persona të njohur të jetës publike, qoftë nga politika,
kultura, ekonomia, sfera sociale ose estrada
Me fjalë të tjera, kur në tregime kemi njerëz,
përgjigjemi në pyetjen kush.
Çka?
Çka u ka ndodhur njerëzve ose çka ka ndodhur
përgjithësisht?
Përse të shkruhet për ndonjë njeri dhe ditën e tij pa
kurrfarë ndryshimesh ose momentesh të reja?
Për shembull: “EVN” ia preu rrymën në shtëpi
shkupjanit M.A, për shkak se nuk i kishte paguar
faturat e rrymës nga maji deri në gusht, në një lartësi
prej 30 mijë denarëve
Kur?
Në lajm ose në tregim doemos duhet të theksohet
koha e saktë e ngjarjes.
Për shembull:Të shtunën në mbrëmje u rrëzua shtylla
e largpërçuesit, me ç’rast fshati Cërnilishtë mbeti në
terr për 5 orë.
Ku?
Njësoj sikurse koha, duhet të bëhet lokacioni i saktë i
vendit të ngjarjes.
Për shembull: Në rrugën Gostivar-Kërçovë, në
vendndalesën Strazha, rruga është mbuluar me borë.
Si?
Njëra prej dy pyetjeve të fundit së cilës duhet t’i
përgjigjet teksti gazetaresk është se si është zhvilluar
ngjarja.
“Ndeshja ndodhi kur mjeti i markës ‘mercedes’, i
drejtuar nga M. S., nga korsia e djathtë kaloi në
korsinë e majtë dhe i ra autobusit të markës ‘Man’ me
regjistrim SK, me ç’rast shoferi i automjetit të
udhëtarëve mori lëndime të rënda trupore”.
Përse?
Gazetari duhet të përgjigjet duke u thirrur në burime
zyrtare dhe të tjera se përse ka ndodhur ngjarja.
Prapa çdo pasoje doemos duhet të ketë ndonjë shkak.
Nëse ‘mercedesi’ e ka shkaktuar fatkeqësinë duke
kaluar në korsinë e kundërt
Si ka qenë rruga? A mos është bërë shkaku i ndonjë
kthese të rrezikshme? A mos e ka humbur kontrollin
shoferi për shkak të lodhjes ose për shkak të dehjes? A
mos ia ka prerë rrugën ndonjë shtazë apo ndonjë
këmbësor?
SI PËRGATITEN LAJMET?
Mediat (gazeta, radioja, televizioni dhe ueb-faqja)
kanë një ekip gazetarësh, të cilët mbulojnë një hark të
gjerë ngjarjesh. Të gjithë ata e përbëjnë
redaksinëvendin ku përgatiten lajmet. Gazetarët që
njoftojnë nga terreni quhen reporterë. Ata që njoftojnë
nga qytetet ose shtetet tjera janë korrespondentë.
Numri më i madh i reporterëve punojnë në të
ashtuquajturën redaksi e brendshme, duke mbuluar
ngjarje që ndodhin në qytet, në rajon ose në vend.

You might also like