You are on page 1of 11

Fakulteti I Biznesit

Dega:Finance-Banke Subjekti: Detyr kursi Kursi: Histori Antiko-Mesjetare e Shqiperise

Tema :Qeramika e stilit antik e zbuluar ne Durrah gjate shekullit VI-V

Punoi: Xhensika Gjergji

Pranoi: Lindita Mukaj

Viti I, Semestri II Durrs m 20/06/2013


1

Permbajtja
Qeramika antike dhe lidhjet e Durrahut me Korintin dhe Atiken Qeramika antike me figura te zeza Olpe Fragment Dinosi Lekit Kupat Qeramika antike me figura te zeza mbi sfond te bardhe Lekit Qeramika antike me figure te kuqe Ojnohe Amfora Qeramike antiike me vernik te zi Kilik Konkluzionet Biblografia Rekomandimet

Qeramika antike dhe me vone ajo klasike e stilit antik e zbuluar ne Dyrrah vjen teresisht nga nekropoli antik i ketij qyteti. Percaktimi i vendit te prodhimit te kesaj qeramike ka nje analize te detajuar sepse dihet qe te njejtat stile te kohes aplikoheshin ne disa qendra greke si :Korinti ,Korkyra,Sikioni, dhe vete Atika qe ishte kryeqender e ketyre prodhimeve.Dihet se stilet e perdoruara ne proshimet e qeramikes arkaike te shekullit VI kane qene unike per boten mesdhetare aq me teper per qendrat e medha greke. Dyrrahu koloni e Korintit dhe e Kerkyres lidhjet kryesore I kishte me to gje qe shihet qarte nga sasia e prodhimeve arkaike korkyrase-korintase te gjetur ne nekropolin e qytetit.Ne fillimet e vet ate shekullit VI qeramika arkaike entike eshte importuar nepermjet korintit.Duke filluar nga gjysma e dyte e ketij shekulli dhe ne vazhdim gjate shekullit te V mardheniet e dyrrahut me qendrat e tjera bashkekohese me ne ze te greqise marrin ne orientim te ri.Dyrrahu filloi te tregtonte me Atiken dhe prodhimet e kesaj qendre gjenden ne sasi me te medha se gjysme shekulli me pare.Lidhjet e Dyrrahut me Atiken duhet te kene vazhduar deri ne mesin e shekullit te IV ose me sakte rreth viteve 350 kur arti I Athines eshte ne kulmin e shkelqimit te tij. Prodhimet antike te Durrahut per shkak te baltes se pjekur mire ,te lehte e solide zevendesojne dukshem prodhimet korintas te cilet shqyheshin per fraxhilitetin e tyre.Gjithashtu verniku I shkelqyer antik me ngjyre te zeze dhe uniform I jepte enes nje shkelqim metalik.Persosmeria teknike qe arriten mjeshteri qeramiste dhe piktores antikas ishin nder faktoret vendimtare per orientimin e mardhenieve te Dyrrahut.Prodhimet atike te shekullit VI-V kane si vecori kryesore mbizoterimin e trajtave mesatare,te vogla dhe e miniaturave.Reprtori I ketyre trajtave ndryshon duke u persosur nga shekulli VI deri ne shekullin V.Keto te fundit perpunohen dhe krijojne nje nivel te larte qe dallohet nga cdo qender tjeter e se njetes kohe.Ne antikitet keto objekte kushtonin shtrenjte dhe perbenin repertorin e eneve te luksit. Ne rend kronologjik qeramiken antike e klasifikojme ne kater grupe te cilat ndryshojne si nga stili I pikturimit ashtu dhe nga tematika qe trajtojne. 1.Qeramika antike ne figura te zeza. Ne kete grup bejne pjese objekte te punuara sipas stilit me figura te zeza mbi sfondin roze te baltes.Nete perfshihen trajta te ndryshme si :ojnohe,lekite,kupa dhe fragmente dinosash.Keto proshime te realizuara sipas stilit arkaik-klasik megjithese shpesh gjenden parallel me proshimet korintase te shek te VI ose me sakte te gjysmes se dyte te ketij shekulli ndryshojne prej tyre.Repertori I trajtave te qeramikes antike eshte i vecante,percaktuar ky pa dyshim nga destinacioni I tyre.Enet per mbrojtjen ose pirjen e veres zbukuroheshin me skema dionisiake te shoqeruara gjithnje nga simboli I hardhise. Kete dekor e gjejme edhe tek enet e vogla ne miniature. Ne qeramiken antike te shekullit te VI mungojn skenat me kafshe.
3

Figura 11

OLPE . Diametri I trupit 13 cm.U gjet e fragmentuar, restauruar plotesisht.Ka trup sferik e gryk konike me buze te profiluara nga jashte.Vegja e tipit kornute e zhvilluar drejte grykes me seksion rrethor. Fundi eshte I ulete I thelluar lehte nga brenda.Ne faqen ballore eshte I zbukuruar me nje skene dionisiake. Ne qender paraqitet Dionisi ne kembe i dhene me trupin ne profil me nje kupe ne dore. Ai eshte I veshur me nje mantel te gjate dhe me kurore me gjethe rrushi te stilizuara mbi koke.Ne te dyja anet e rrethojne stilenet.Perreth figurave kalojne dege hardhie te stilizuara ne forme gjethe kulpriqe eshte motive kryesor dhe shoqerues I skenave dionisiake. Figurat jane pikturuar me vernik te zi mbi sfondin roze te kuqerremte te baltes. Detajet e trupit, te veshjes jane realizuar me incizim si ne pegjithesi te qeramikes arkaike te shekullit VI

FRAGMENT DINOSI Ruhet vetem pjesa e grykes gjysme e harkuar me buze te larta ne forme bordure te profiluar mbi paretet e qafes. Eshte punuar ne balte roze ne te kuqe si te gjitha prodhimet antike te ketij stili. Figurat jane realizuar kryesisht ne pjesen e brendshme dhe te rrafshte te grykes se dinosit. Ne pjesen vertikale paraqiten skena luftimi me anije mbi valet e detit ndersa ne pjesen horizontale te buzes grupe kuajsh e kaloresish ne ecje. Ky dinos eshte nje model I njohur sipas prodhimeve te Eksekias punuar rreth fundit te shekullit VI. Figura 22

1 2

Eshte marre nga revista Iliria me autore H.Hidri Eshte marre nga revista Iliria me autore H.Hidrin

Figura 33

LEKIT

Lartesia 10,5 cm,diametric grykes 2cm ,diametrik fundit 3 cm. eshte I plote ka trup konik qafe te holle cilindrike me gryke me trajte hidrike me buze te profiluara nga jashte. Vegja eshte vertikale e unazore ,fundi I ulet ne trajte disku i shkeputur nga trupi. Eshte punuar ne balte roze te ndezur dhe eshte lyer ne gjithe siperfaqen e trupit deri ne lartesinee shpatullave me vernik te zi me shkelqim.Rreth qafes mbi ngjyren natyrale te baltes kalon nje gjethe kulpri realizuar me vernik te zi. Ky tip lekitesh I takon prodhimeve te fundit te shekullit te VI dhe fillimit te shekullit te V. Kohe ne te cilen duhet te jete imoptuar ne Dyrrah.

KUPAT Jane gjithsej tre kupa te gjetura te fragmentuara,restauruara plotesisht.Kupat per nga trajta jane vazhdim I kupave jonike ndryshimi qendron ne trajten dhe vernikun me te cilin jane ngjyrosur.Kane trup gjysme sferik,buze te drejta dhe vegje ne trajte omega.Fundi eshte I larte ,konik dhe I thelluar.Balta roze ne te kuqe lyer me vernik te zi me pak shkelqim I cili ne pjesen e buzeve eshte trajtuar ne forme vijash paralele.I takojne cerekut te fundit te shekullit VI

2.Qeramika antike me figura te zeza mbi sfond te bardhe. Kjo qeramike perfaqesohet nga dy lekite, te cilet sherbenin posacerisht per ceremonite funerale. Jane te vetme objekte te qeramikes te stilit antik te lyera me paste te bardhe me pak shkelqim mbi sfondin e kuq te baltes. Lekitet e zbuluar ne nekropolin e Dyrrahut nuk jane zbukuruar me figura sic ndodh shpesh me objektet e ketij grupi , te cilat paraqesin ne faqen ballore nje figure me skema mortore.

Eshte marre nga revista Iliria vellimi I me autore H.Hidrin

Figura 44

LEKIT Lartesia 12cm,diametri grykes 20cm ,diametri fundit 30cm. ruhet I plote ka trup cilindrik me shpatulla te larta te prera ne forme kendi te drejte ,qafa e holle,konike dhe gryka ne forme hinke me buze te drejta te profiluaranga jashte. Vegja eshte e lakuar dhe vertikale ndersa fundi I shkeputur nga trupi ne forme disku te sheshte. Ne buze ,vegje e rreth fundit eshte lyer me vernik te zi me pak shkelqim. Ne faqen ballore si motiv zbukurues sherben nje dege me gjethe e lule kulpri trajtuar ne dy anet ne menyre simetrike. Mbi kete motiv vazhdon nje brez vijash ne forme rrjete apo fushe shahu dhe nen shpatullat e enes nje brez me svastika. Rreth qafes si motiv zbukurues jane pika dhe thonjeza paralele e radiale. Balta eshte ne ngjyre roze te erret e pjekur mire mbi te eshte lyer me paste te bardhe dhe mbi kete jane vendosur motivet zbukuruese me vernik te zi. Ky tip lekitesh eshte perdorur gjate gjithe shekullit te V duke filluar nga vitet 490-480 deri ne fund te ketij shekulli.

LEKIT Lartesia 15cm,diametric grykes 3cm,diametric fundit 3,4cm.Ne kete lekit motivi qe rrethon degen e kulpit eshte trajtuar nemenyre simetrike ne te dyja anet e faqes ballore.Datohet ne te njejten kohe me lekitin e mesiperm

Figura 55

4 5

Eshte marre nga revista Iliria vellimi I H.Hidrit Eshte marre nga revista iliria vellimi I H.Hidrit

3.Qeramika antike me figure te kuqe. Prodhimet qeramike te stilit antic te periudhes klasike ne raport me ato arkaike jan ene sasi numerike me te medha dhe ajo qe eshte me e rendesishme eshte se ruhen te plota.Vlen te permendet se ky grup qeramik paraqitet me larmi trajtash.Ato perbejne nje seri te eneve te tavolines dhe te pijes ndersa ne llojin e vet ato mbeten gjithnje unikale sepse shume rrale gjenden te perseritura ne dy variante. Objektet e gjetura ne nekropolin antic te Dyrrahut I takojne te gjitha importit atik.Ato jane pune e shkollave dhe mjeshterive te njohura atikas.Qeramika atike e periudhes klasike parapelqen skenat mitologjike. Figura 66

OJNOHE Ka trup te theksuar sferik me qafe te shkurter. Vegja me seksion rrethor lakohet drejt grykes. Ne faqen ballore paraqitet nje kornize tapezoidale figura e Athines me nje ojnohe duke I hedh Herakliut vere ne kontar. Korniza rreth qafes eshte zbukuruar me palmeta te brendashkruar rratheve ne fund figura mbyllet me motive svastika te alternuara me 5 kryqe. Perben nje trajte unikale jo vetem per gjetjet e nekropolit te Dyrrahut po per gjithe nekropolet antike te vendit tone. AMFORE Eshte gjet e plote ka trup vezak pak konik ne shpatulla. Qafa eshte e larte cilindrike dhe zgjerohet ne nje gryke konike me buze te kthyera nga jashte ne forme strehe. Vegjet jane te lakuara. Fundi eshte ne forme disku te sheshte , I shkeputur nga trupi si tek lekitet. Eshte realizuar me balte te kuqe te ndezur , ne portokalli lyer me vernik te zi uniform. 4.Qeramike antike me vernik te zi. Ne kete grup te kater te qeramikes bejne pjese objekte te zbukuruara vetem me vernik te zi.Ketu bejne pjese nje seri enesh tavoline si amfora,lekite,kilike,kupa. Qeramika antike me vernik te zi eshte ne sasi pak me e madhe se e 3 grupeve te tjera paraqitet me larmi te madhe trajtash te plota.Keto objekte jane gjetur paralelisht me ato te figurave te kuqe.

Eshte marre nga revista iliria vellimi II me autore H.Hidrin.

KILIK

I plote ka trup gjysme sferik ,gryke te hapur me buze te drejta ne forme bordure te kthyer paksa nga jashte.Vegjet jane horizontale ne funksion te perdorimit si ene pije. Fundi eshte I ulet rrethor ne forme disku mbi te cilin qendron nje kembe e ulet cilindrike shume e holle ne raport me trupin.Balta e kuqe ne portokalli e lyer me vernik te zi me shume shkelqim I jep enes pamje metalike

Figura 77

Eshte marre nga revista iliria vellimi II me autore H.Hidrin

KONKLUZIONET
Gjate punimit te kesaj detyre dhe ne perfundim te saj kam arritur ne disa konkluzione :
Se Durrahu ka pasur mardhenie shume te mira ekonomike me qendren kryesore te kohes Greqine kjo shpjegohet se ne fillim te shekullit te VI qeramika antike e Dyrrahut ishte e importuar nepermjet Korintit nga gjysma e dyte e ketij shekulli sasia e eneve prej qeramike fillon e shtohet akoma me shume. Dyrrahu filloi te tregtonte me Atiken dhe prodhimet e kesaj qendre gjenden ne sasi me te medha se gjysme shekulli me pare.Lidhjet e Dyrrahut me Atiken duhet te kene vazhduar deri ne mesin e shekullit te IV periudhe kur arti I Athine pati shkelqimin me te madh te kohes. Zhvillimi akoma dhe me I madh I qeramikes me figura te zeza dhe me vone me ato te kuqe dhe me vernikun e zi duke sjelle nje mori vazosh te ndryeshme per nje periudhe shume te gjate shpjegon se Durrahu ka mbajtur nje marrdhenie shume te mire per nje kohe te gjate me Antiken e cila ishte qendra e zhvillimit te qeramikes per kohen.

Bibliografia
Gjate ketij studimi kam shfletuar ne biblioteken e qytetit revisten ILIRIA vellimin I dhe II te vitit 1994 me autore te ketij artikulli Hava Hidrin.

10

Rekomandimet:
Mendoj se cdo qytet duhet ti kete ne muzeun e vet arkeologjik te gjitha pasurite e tij ,qe tregojne per historine e zhvilimit te qytetit pasi te gjitha zbulimet qe jane gjetur jane ne muzeun e Tiranes dhe per mendimin tim kjo gje nuk eshte e mire pasi Tirana edhe pse eshte kryeqyteti nuk duhet te kete veprat ne muze por qytetet perkatese duhet ti kene ne muzeun e tyre dhe ne rastin konkret Durresi pasi ky qytet eshte porte hyrese per Ballkanin dhe si I tille ka shume vizitore dhe duke qene keto zbulime ne qytet mendoj se do te jepnin nje tablo shume te qarte qytetit do ta pershkruanin shume mire rendesine dhe zhvillimin qe ka qyteti yne qe shekuj me pare civilizimin dhe zhvillimin e tij. Ministria e Kultures duhet te restauroje muzeun por duhet te vendoset edhe ne mbrijtuje te veprave kulturore qe me pare gjendeshin ne qytet pasi tani me restaurimin e tij cdo gje ka humbur eshte zhdukur dhe eshte prishur gje e cila nuk I sherben ne te mire qytetit sepse po te kishin nje kulture kaq te lashte dhe te zhvilluar vendet e tjera do ta mronin ate me fanatizem dhe jo ta shkatarronin sic bejme ne .Prandaj pak sensibilizim duhet te behet edhe me njerezit pra te dijne vleren dhe rendesine e atyre gjerave qe kane hedhur jashte si gjera pa vlere pa rendesi .

11

You might also like