You are on page 1of 6

Biokimi. Leksioni nr.34 M.Sc.

Blerina Resulaj

Leksioni nr.34
Metabolizmi i aminoacideve
Organizmi i njeriut i merr aminoacidet me ane te proteinave te racionit ushqimor. Ne te gjitha format e jetes, aminoacidet kane funksion kryesor, sigurimin e sintezes se proteinave. Vec kesaj ato marrin pjese ne nje sere shnderrimesh metabolike te rendesishme, gjate te cilave realizohet sinteza e substancave biologjikisht te rendesishme. Aminoacidet, psh. marrin pjese ne sintezen e porfirinave dhe ne vecanti te Hemit, ne biosintezen e kolines, etanolamines, aminosheqernave, te aminave biogjene dhe acideve nukleike. Ndryshe nga glucidet dhe lipidet, proteinat dhe aminoacidet nuk depozitohen ne organizem. Pra, ne kuptimin e ngushte te fjales nuk ka depo te proteinave ne organizem. Kjo ndodh sepse sinteza e proteinave kontrollohet nga mekanizma te perpikte gjenetike. Roli paresor i proteinave dhe reaktiviteti i larte bejne qe ato te prodhohen vetem kur ka nevoje per to dhe jo per te qendruar rezerve. Mund te flitet vetem per nje fond te brendshem te aminoacideve, fond ky i cili perfaqeson nje sasi te caktuar aminoacidesh te percaktuara nga gjendja midis furnizimit dhe perdorimit te tyre. Ne gjendje urie dhe gjate diabetit ndodh nje mobilizim i shtuar i aminoacideve nga proteinat indore. Skeleti hidrokarbur i aminoacideve mund te digjet, duke dhene energji ose shnderrohet ne glukogjen dhe triglyceride, qe depozitohen perkatesisht ne hepar dhe ne indin dhjamor, ndersa pjesa e azotuar e aminoacideve nuk magazinohet asnjehere ne organizem. Duhet thene se pjesa e azotuar eshte e domosdoshme per shume reaksione biosintetike gjate te cilave formohen komponime te shumta azotmbajtese. Burimi i jashtem i aminoacideve jane proteinat ushqimore, kurse burimi i brendshem perfaqesohet nga aminoacidet, qe vijne nga zberthimi i proteinave endogjene. Ne organizmin tone cdo dite prodhohet dhe hidhet ne zorre nje sasi proteinash ne forme te enzimave digjestive, te cilat hidrolizohen dhe aminoacidet e tyre thithen nga mukoza e zorres. Ne organizem vazhdimisht prodhohen dhe shkaterrohen hormone me natyre proteinike. Cdo dite shkaterrohen eritrocite, leukocite, qeliza te epitelit intenstinal etj. te cilat duhet te rindertohen. Jo vetem keto, por edhe shume raste te tjera, tregojne se proteinat ne organizem ndodhen ne nje gjendje dinamike. Ato vazhdimisht i nenshtrohen sintezes dhe zberthimit.
1|Page

Biokimi. Leksioni nr.34 M.Sc. Blerina Resulaj

Shpejtesia e sintezes dhe e zberthimit per proteina te ndryshme eshte e ndryshme, psh.gjysmejeta e proteinave plazmatike eshte 10 dite, ajo e hormoneve polipeptidike nga dsa minuta e deri ne disa ore, ndersa gjysmejeta plazmatike e miozines shkon deri ne 6 muaj. Nga fondi i brendshem i aminoacideve largohen vazhdimisht aminoacide ne drejtime metabolike te caktuara. Nje nga drejtimet me te rendesishme eshte biosinteza e proteinave . Nje tjeter drejtim metabolik i perdorimit te tyre, eshte sinteza e komponive organike azotmbajtese (profirina, purina, pirimidina etj). Nje sasi relativisht e konsiderueshme e aminoacideve shnderrohet ne kete rruge, pavaresisht nga gjendja e fondit te brendshem te tyre. Gjithashtu nje pjese e ketyre metaboliteve pesojne ndryshime dhe kthehen ne produkte perfundimtare, si : kreatinine, acid uric etj. Keto eliminohen nga organizmi. Si perfundim thuhet se pavaresisht nga marrjet ditore te aminoacideve dhe gjendjes se fondit te aminoacideve, nje sasi azoti ne menyre te detyrueshme eliminohet cdo dite nga organizmi. Drejtimi i trete i perdorimit te aminoacideve eshte degradimi oksidues i tyre. Karakteristike dalluese e kesaj rruge eshte se ritmi dhe permasat e tij varen nga nevojat ditore per aminoacide dhe gjendja e fondit te brendshem te tyre. Pra, sasia e aminoacideve qe metabolizohen me kete rruge, ndryshon shume ne varesi te marrjes ditore te aminoacideve. Degradimi oksidues i aminoacideve shoqerohet me clirim te amoniakut, i cili kalon ne ure dhe si i tille, eliminohet me rruge renale. Sasia e urese se eliminuar varet nga gjendja e furnizimit me aminoacide, por sidoqofte nje sasi e caktuar azoti, ne menyre te detyrueshme, eliminohet cdo dite nga organizmi. Duke u nisur nga ky fakt, dalin qarte arsyet e marrjes se aminoacideve nga jashte nepermjet ushqimit, dy jane me kryesoret : 1. Per te siguruar ritmin normal te biosintezes se proteinave dhe 2. Per te mbuluar humbjet e detyrueshme te azotit. Ashtu sikurse per glucidet dhe lipidet, heparin eshte organi kryesor i metabolizmit te aminoacideve. Aty nga aminoacidet sintetizohen proteinat vetjake (te vete heparit) si dhe shumicen e proteinave te plazmes. Nga aminoacidet ne hepar, sintetizohen purinat, pirimidinat dhe komponime te tjera me aktivitet te larte biologjik. Nepermjet disa reaksioneve, si transaminimi, heparin siguron nje perzierje te balancuar te aminoacideve, sipas kerkesave fiziologjike te organizmit. Hepari ben edhe degradimin oksidues te aminoacideve ndersa azotin e tyre e kalon ne ure.

2|Page

Biokimi. Leksioni nr.34 M.Sc. Blerina Resulaj

Tretja e proteinave
Burim kryesor per funksionimin e organizmit te njeriut me aminoacide, jane proteinat, mirepo proteinat ushqimore sit e tilla, nuk thithen nga aprati tretes dhe qe te luajne rolin e furnizuesit me aminoacide, ato duhet se pari ti nenshtrohen zberthimit te tyre deri ne aminoacide te lira. Kjo kryhet ne apratin tretes nen veprimin e enzimave proteolitike dhe te peptidazave. Keto enzima do te shkaterronin edhe elementet ndertuese te vete organizmit nese nuk do te ekzistonin disa mekanizma mbrojtes. Keshtu, enzimat proteolitike te aparatit tretes prodhohen dhe sekretohen ne trajte proenzimash te quajtura zimogjene. Ne kete menyre nuk demtohen qelizat prodhuese te tyre. Aktivizimi i zimogjeneve ndodh pasi ato kane kaluar ne hapesiren e aparatit tretes. Nje karakteristike dalluese e aktivizimit te zimogjeneve te apratit tretes eshte fakti se ky aktivizim realizohet gjithnje duke keputur ndonje lidhje peptidike ne brendesi te molecules, ose duke larguar nje pjese te molecules nga skaji azot-fundor me proteolize specifike. Nje tjeter mekanizem qe ruan traktin tretes eshte edhe mukoza e tij, e cila mbulohet nga nje shtrese mukoide me perqindje te larte glucidike. Komponentet ndertuese te kesaj shtrese nuk jane substrat per enzimat proteolitike, keshtu qe ato luajne nje rol te rendesishem mbrojtes. Ne stomak veprojne dy faktore te rendesishem fiziologjike persa i perket tretjes se proteinave: acidi klorhidrik (HCl) dhe pepsinat. Acidi klorhidrik shkakton denatyrimin e proteinave ushqimore, duke ndihmuar tretjen e tyre, merr pjese ne aktivizimin e pepsinogjenit ne pepsine dhe krijon pH optimal per veprimin e pepsines. Faktori me i rendesishem per trejtjen e proteinave ne stomak eshte pepsina. Kjo enzime prodhohet nga qelizat kryesore te mukozes gastrike ne trajte joaktive si pepsinogjen. Ne te vertete ekzistojne 7 lloje te ndryshme pepsinogjenesh dhe secili prej tyre jep nje lloj te caktuar pepsine. Pjesa me e madhe e pepsinogjenit derdhet ne hapesiren gastrike, ndersa nje perqindje shume e vogel kalon ne gjak dhe eliminohet me urine ne trajte uropepsinogjeni. Pepsinogjeni ne hapesiren gastrike kthehet ne pepsine fillimisht nen veprimin e acidit klorhidrik dhe me pas ne menyre autokatalitike, nga veprimi i vete pepsines. Ky aktivizim qendron ne largimin e nje sere peptidesh nga skaji M-fundor i pepsinogjenit. Ne perberje te ketyre peptideve frenuese qendrojne aminoacidet bazike. Kjo shpjegon uljen e pikes izoelektrike nga 3.7 per pepsinogjenin ne rreth 1.0 per pepsinen.

3|Page

Biokimi. Leksioni nr.34 M.Sc. Blerina Resulaj

Pepsina eshte nje endopeptidaze, ka specifitet te dobet, megjithate parapelqen lidhjet peptidike, ne te cilat marrin pjese aminoacidet aromatike dhe dikarboksilike. Nga veprimi i saj formohet nje perzierje peptidesh. Perzierja e peptideve te formuara ne stomak, nen veprimin e pepsines kalon ne zorren e holle. Keto peptide i nenshtrohen zberthimit te metejshem hidrolitik nen veprimin e enzimave te tjera proteolitike me origjine pankreatike dhe intenstinale. Pankreasi prodhon nje leng te pasur me bicarbonate dhe nje sere zimogjenesh, si : tripsinogjeni, kimotripsinogjeni, prokarboksipeptidazat A dhe B, dhe proelastaza. Aktivizimi i ketyre zimogjeneve ndodh ne hapesiren e zorres dhe ne kete aktivizim, rol te rendesishem luan enterokinaza e zorres. Ajo i jep fillese aktivizimit te zimogjeneve pankreatike.

Tripsinogjen

enterokinaze

> Tripsine + Hekzapeptid

Kimotripsinogjen tripsine

Kimiotripsine + 2 peptide

Prokarboksipentaza tripsine

Karboksipeptidaze Elastaze

Proelastaze tripsine

Tripsina : Prodhohet ne trajte tripsinogjeni. Si peptid formues eshte nje hekzapeptid i lokalizuar ne skajin azot fundor te molecules. Tripsina ashtu si edhe pepsin e kimotrepsina, eshte endopeptidaze, karakterizohet nga nje specifitet veprimi ndaj lidhjeve peptidike. Ajo vepron kryesisht mbi lidhjet peptidike, ne te cilat merr pjese grupi karboksil i aminoacideve arginine, lizine. Kimotripsina : Eshte tjeter enzime e lengut pankreatik, qe vepron mbi proteinat. Ajo prodhohet si kimotripsinogjen dhe gjate aktivizimit te saj largohen dy peptide ne brendesi te molecules, duke u formuar kimotripsina active. Ajo vepron mbi lidhjet peptidike, ne te cilat marrin pjese aminoacide aromatike (fenilalanina, tirozina, triptofani).

4|Page

Biokimi. Leksioni nr.34 M.Sc. Blerina Resulaj

Nje karakteristike dalluese e veprimit te ketyre enzimave eshte fakti se ato plotesojne veprimet e njera-tjetres. Me fjale te tjera, keto enzima duke vepruar mbi lidhje peptidike te ndryshme, cojne ne nje hidrolize te thelle deri ne peptide te vogla te proteinave e peptideve te ardhura nga stomaku.

Karboksipeptidaza A : Eshte ekzopeptidaze, pra zberthen mbetjet aminoacide nga skaji C-fundor i peptideve duke cliruar aminoacide te lira. Ajo vepron mbi mbetjet e aminoacideve me radikal aromatic ose alifatik. Karboksipeptidaza B: Vepron mbi aminoacidet C-fundore zakonisht me natyre bazike.

Ekstraktet intenstinale permbajne edhe shume enzima te tjera te afta per te zberthyer lidhjet peptidike. Keto enzima zakonisht veprojne ne brendesi te citoplazmes se qelizes, megjithate mund te sekretohen dhe te veprojne ne hapesiren e zorres ose ne siperfaqen e qelizave. Ekstraktet e zorres permbajne aminopeptidaza dhe dipeptidaza. Aminopeptidazat zberthehejne aminoacidet N-fundore te polipeptideve. Dipeptidazat veprojne mbi dipeptidet duke i zberthyer ne aminoacide te lira, Pikerisht, nga keto enzima ne nivelin e siperfaqes se qelizave te mukozes se zorres dhe ne brendesi te tyre relializohet zberthimi i perqindjes me te madhe te lidhjeve peptidike. Perfundimisht mund te thuhet se veprimi i gershetuar i enzimave digjestive i kryer ne hapesiren e zorres, siperfaqen e mukozes dhe ne citoplazmen e qelizave te mukozes se zorres, realizon hidrolizoen e plote te shumices se proteinave ushqimore. Me poshte jepet nje tabele permbledhese, e disa prej enzimave proteolitike se bashku me karakteristikat e seciles.

5|Page

Biokimi. Leksioni nr.34 M.Sc. Blerina Resulaj

Enzima

Vendi i veprimit

pH optimal

Lidhjet peptidike mbi te cilat vepron enzima

Pepsina

Stomak

1.5-2.5

Specifitet i dobet. Parapelqen lidhjet peptidike ne te cilat marrin pjese aminoacidet aromatike dhe dikarboksilike

Tripsina

Zorra e holle

7.5-8.5

Lidhjet peptidike ne te cilat marrin pjese arginina dhe lizina

Kimotripsina

Zorra e holle

7.5-8.5

Lidhjet peptidike ne te cilat marrin pjese aminoacidet fenilalanine, triptofan dhe tirozine.

Karboksipeptidazat

Zorra e holle

7.5-8.5

Lidhjet peptidike te aminoacideve Cfundore

Aminopeptidazat

Mukoza e zorres

Lidhjet peptidike te aminoacideve Nfundore

6|Page

You might also like