Professional Documents
Culture Documents
"Bisedё me njё deshmor nё ditёn e pavarёsisё" dhe "Dua tё jam Migjen i ri"
Besar Shkëmbi alias Ramadan Ademaj, u lind më 30.03.1958 në Leshan, Pejë.
Shkollën fillore e mbaroi në Glavicicë, tani Shën Gjon. Shkollën e Mesme në
gjimnazin ''11 Maji'' në Pejë. U diplomua në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi e
Gjuhë Shqipe. Me shkrime ka filluar të merret që në bankat e shkollës fillore. Ishte
anëtar i disa klubeve letrare, anëtar kryesie dhe anëtar i këshillit artistik në SHKA
''Haxhi Zeka'' në Leshan. Disa nga shkrimet e tij gjenden në shtypin e Kosovës,
sidomos te ''Zëri i Rinisë'' i asaj kohe. Mori pjesë në demonstratat e 11 e 23 Marsit, 1,
2 e 3 Prillit të vitit 1981. Për këtë u shpërblye me Përjashtim nga LKJ, (ku pa
njohurinë e tij organizata e kishte pranuar) dhe largim nga konvikti i studentëve. Pas
kësaj mori pjesë në të gjitha aktivitetet e degës dhe Universitetit. Më pas aktivitetin e
ka vazhduar në BL të Leshanit. Aty ishte kryetar rinie e më pas edhe anëtar e kryetar i
BL ku gravitonin 5 fshatra. Ishte deleguar nga BL në komitetin komunal të Pejës në
organizatën rinore - organizator i kundërshtimit të kushtetutës serbosllave. Bëri
regjistrimin dhe deklaratën e pavarësisë në lagjen e tij dhe për këtë i'u desh të largohej
një muaj nga shtëpia sepse stacioni i policisë në Kliqinë i kishtë rënë në gjurmë. Në
zgjedhjet e para për parlamentin e parë shumë partiak u zgjodh anëtar komisioni.
2 netë më vonë, pasi u numëruan votot, z. Shkëmbi tregon: ''...dolem nga shtepia e
bashkefshatarit tim Mustafe Haradinit, arsimtar ne fshatin Zahac, pas ndarjes me
bashkepjesemarresit mbetem vetem une dhe i madhi,deshmori , dhe sipas Zekerja
Canes,ushtar i pare i UCK-se, Tahir Lushe Berisha.Meqe ne kishim shtepite me larg
se tё tjeret na duhej tё bёnim edhe njё copё rruge.
50 m.pa arritur tё shtёpi e tij biem nё prite tё policisё sёrboslave me tё cilёt zhvilluam
njё luftё tё ashpёr me crast vramё dhe plagosem njё tjetёr polic serb.mjerisht nё atё
luftё mbeti edhe fqinji dhe zёvendёsi im , 23 vjecari , Tahir Lush Berisha.I plagosuri
qё e dija se edhe ai ka mbetur i vdekur,ka zbazur ne mua 3 karikatorё.Fati me
shpёtoi.
Pas qёndrimit tim 6 javor nёpёr familje tё afёrta kalova nё Shqipёri ku qёndrova 17
diteё.
Pёr largimin tim ka meritё Ahmet Mula i cili me lidhi me nёndegёn e LDK -sё se
Raushiqit.
Kёtё largim e organizoi Brahim Bucolli kryetar,i cili bashkё me pёrcjellesin dhe dy tё
tjerё erdhen me mua deri nё Shqipёri.
Nga Shqipёria me ndihmёn e Policisё se qytetit Rijeka tё Kroacisё kalova nё Rijeka
ku qёndrojnё me banim tё pёrhёrshёm 3 ёllёzёrit e mi,qё tё tre ushtarё nё luftёn e
Kroacisё kundёr Sёrbisё.
Policia e kёtij qyteti me ndihmoi edhe ne bashkimin me gruan dhe 2 fёmijёt te cilёt tё
kishin hequr tё zitё e ullirit.Edhe pas tre muajsh a me shumё shiheshin shёnjat nё
trupin e saj, ndёrsa fёmijet ishin te traumatizuar.Ata i kishin qitur para tanksit te
ushtrisё pёr t´i shkelur duke dashur ta frigojnё gruan qё ajo tё trgojё se ku gjendёsha
unё. Po me ndihmen e kёsaj policie dhe te LDK -sё nё Rijeka me 1 Tetor erdha nё
Gjermani.Tani kam statusin umbёfristёt po jam edhe qytetar i vendlindjё
sime.Posedoj edhe dokumentin e "shtetit" tim.
E futa nё thonjёza shtetit sepse Kosova akoma nuk ёshtё shtet dhe me kёtё vetёm se
mashtrohemi. Bota na ndihmoi por edhe ne ndau, tash pergjithmone dhe nga njё komb
u bёmё, shqipёtarё e kosovarё. Qёndrimi im pёr kёtё shihet nё vjershёn "Bisedё me
njё deshmor nё ditёn e pavarёsisё" dhe "Dua tё jam Migjen i ri"
Poezi patriotike
1
Nena ime ishte
Nena kosovare
Lind e rritë e lumja
Nga Nena Dardane
Sofrën ua shtronte
me djathë e bukëvale
çorapë tё leshta
u çonte në male
Sofrën ua shtronte
Me djathë e bukëvale
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Ishte nikoqire
Ishte dhe bujare
Prite e qite miq
Përcillte djem në male
Pa ta sjellë akoma
Nusen në shtëpi
Jo, jo, e fshinë nëna lotin
Veç i qetë fli ti
Ha i thanë tash
Hë nёnёn shqiptare
Prapë lind fëmijë
E djem ço nё male
Ha I thanё tash
N’ fyt ia rrasën thikёn
Jebenti Kosovo
je bemti Republikёn
7
Kur ia morën arёn
E kur ia prenё arrёn
Kur ia kallen shtёpinё
Kur ia morën kecin
Kur ia more dhinё
Kur ia pёrdhunuan çikёn
E kur ia prenё vёllan
Kur n´bark ia futën thikёn
Kur e rrahën e kur e shanё
10
T’ luftonte kuçedra
Shёndrrohej nё orё tё malit
Prap shpejt bёhej nёnё
Sisё t‘ i japi djalit
Qumështin e ka t‘ ёmbёl
Ashtu si e ka zemrёn
Lumi unё i lumi
Cfarё e kam nёnёn
Herё nё Kosovё
Herё nё Shqipёri
Herё ne Bujanovc
E herё nё Camёri
Herё nё Drinicё
Herё nё Tetovё
Herё nё Rekё tё keqe
E herё nё Kёrcovё
11
Nёna ime lumja
S’kish´ shoqe veç vehtёn
Vёlla Ahmet Delinё
Vёlla Azem Bejtën
Motёr Marigonёn
Motёr Nёnё Terezёn
Motёr e ka Tringёn
Motёr e ka Xhevёn
12
Ҫelёs tё zemrёs ka
Dashurinё e butёsinё
Deri sa ёshtё n‘ front
E ka egёrsinё
Kulla ime
nё tokёn time
derёhapur
e bukёs
e kripёs
e ditёs dhe e natёs
pёr mikun
sofёrshtruar me plumb
pёr bajlozёt
pёr armikun
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku
bjeshkёve tё Kelmendit
tё Sharrit
e Korabit
tё Shalёs
te Caralevës
e tё Dajtit shtatlartё
qё bora nё maja u rri
si plisi i bardh mbi kokё
orёt
zanat
e shtojzovallet
u qёndrojnё tё koka
tё gatshme si gjithmonё
tё ndeshen me bajlozёt
qё tё dehur nga lakmia
tё egër erdhёn nga Karpatet
tё na e i luajnё mexhat
tё na t´kurrin
trojet
tё na i shterrin
lumenjtё
tё na i turbullojnё
gurrat
tё na i helmojnё
bunarёt
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku
zanat
orёt
e shtojzovallet
u qёndrojnё tё koka Oso Kukes
ia pastrojnё fashat
e ia lidhin plagёt Gjergj Elez Alisё
dragojtё
rojet e Arbёrisё
gjithmone tё gatshёm te pёrgjakёn
tё mos na e zёnё diellin kuqedrat
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn me nёna shamizeza
tё traumatizuara
tё pёrdhunuara
nёna tё pёrzhitura nga dielli
e me gjinj tё ënjtura nga qumështi i bёrё trap
nёna qё tёrё kohёn rrijnё pranё djepave tё kallur
nёna qё presin ndonjё lajm pёr burrat e zhdukur
Kushtrimi i tyre
„mos na i lini djepat thate“
5
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn
ku vёllai i vogël m´u djeg
bashkё me mullarët e sanёs
ku motra mu pёrdhunua para syve
të babёs e të nanёs
Vetёvrasja shpёtim
Kulla ime
nё tokёn time
tokё me motra qyqe
qё vetёn shohin në ёndёrr
hipur mbi kalin e bardhё
dhe puhinё e lehtё
qё ua valёvite fustanin e nusërisë
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn me motra qyqe
qё ulё nё avlëmend
tёrё kohёn presin tё dashurit
tretё rrugёve tё botёs
kalbё nёpër burgje
tё masakruar
te djegur nё furra
hedhё nё lum
a varrosur nё varre masive
presin tё dashurit qё njё ditё
do tu kthehen mbyllur hermetikisht
nё qeset e najlonit
E Nёna?
Nёna e traumatizuar
e pёrdhunuar
shpirtёrisht e shkatërruar
nёna qё s´ka n´sofër
as njё kothere t´ bukёs
nёna
qё shokёt e burrit e tё djalit tё vramё
nuk i ngritёn kurrё kullёn
mbi themelet e djegura nga flaket luftës
E baba?
baba i pa me sytë e vet
kah ia kafshonin gruan
kah ia kafshonin çikёn
kah ia kallnin kullёn
kah ia kallnin urёn
kah ia kallnin hambarin
kah ia kallnin qarranikun
kah ia pshurrnin bereqetin
kah ia pshurnin bylmetin
kah ia rrёmonin varret
tё dehur ia shanin historinё
ia ngujonin shkronjat
ia rrёxonin antenat
kah ia thernin qingjat e viçat
kah i pjeknin n´hell pёr meze
kah i kafshonin kofshat
kah u shkonte yndyra
bashkё me jargёt zhag mjekrrёs
kah i zgërdhinin dhёmbёt
qentë qё ulërinin si ujqёr
gjarpёrinjtë e gjakut
vampirёt
shushunjat
10
Baba
baba qё derdhi gjakun
tё mos shembën urat
tё mos shembën kullat
tё mos vyshken lulet
11
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn me plepa tё prerё
me kufoma trimash
mbuluar me shalla baballarёsh
Kulla ime
në tokën time
nё tokёn ku shitёt mielli i bardhё
e ku nxёnёsi pёrdor shpricin nё klasё
ku shkёrdhaqёt shkёrdhehen tёrё natёn
e shesin vajzat sjellё nga Europa
nё tokёn time
ku minatori zhelan
mërdhinë ne dimёr
ku mёsuesin e papunё
e kallё vapa e verёs
para dyerve tё spitaleve
qё tё shesin gjak
qё tё shesin jetё
13
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku ushtar i UÇK-s
nёn tёndë
pa kulm mbi kokё
kёrkon lёmoshё
kёrkon ndihmё
pёr t´i shëruar plagёt e marra nё luftё
kёrkon ndihmё
pёr t´i hequr plumbat nga trupi
14
Kulla ime
nё tokёn time
nё tokёn ku
njёri vёlla tёrheq me bark
„kolicёn“nёpёr pazare
nё tokёn
ku tjetri vёlla
tёrё ditёn pёrsёrit rëfrenin
„a do zotёri cigare“
15
Do ta ngris se s´bёn
do ta ngris dhe do ta ringris
edhe njёqind herё nё coftё nevoja
do ta ngris
ne Atdheun tim
do ta ngris
nё tokёn time
nё tokёn qё ma la baba
qё ma la gjyshi e stёrgjyshi
nё tokёn që do t´ia lё
djalit
nipit
e stёrnipit
17
Po po
do ta ngris
do ta ngris së s´bёn
do ta ngris dhe do ta bёj
mё tё madhe
mё tё fortё
mё frёngji do ta bёj
kёshtjellё do ta bёj
18
Do ta ngris
do ta ngris së s´bёn
do ta ngris
dhe nё divanhane do tё ngul baski
e nё baski do t´i varin
pushkёt
kallashnikovёt
brezat me fishekё
do t´i varin plisat
tё pa punёt
varfjakёt
jetimёt
shokёt e mi
qё njё ditё do tё ngritёn
nё njё luftё tё re
pёr kufinjё te ri
nё njё luftё pёr njё flamur
nё njё luftё pёr njё Shqipёri
19
Do ta ngris
do ta ngris së s´bёn
do ta ngris
dhe cfarё do tё bёjё pastaj
20
Pastaj do tё shkoj
t´i marr bijat në t´pan
do tё shkoj t´i marr
hallat e tezët
do t´i mbledh nipa e mbesa
do t´ftoj shokё e jarana
miq e kushёri
do t´i marr tri lodra
do t´í marr tri zurna
do t´i ftoj tё gjithё rapsodёt
do t´i ftoj
T´bijtё e Sefёs
vёllezёrit Qetaj
Demё Shaqёn
Augistin Ukёn
Shkurte Fejzёn
Shyhrete Behlulin
Remzie Osmanin
Rifat Berishёn
Mahmut Feratin
Nikollё Nikprelёn
Ilir Shaqirin
Arif Vladin
Gzim Nikёn
Shpat Kasapin...
21
22
Po po
do t´i ftoj
do t´i ftoj
se do t´bёjё dasёm t´madhe
shumё tё madhe
do ta bёj
sa tё pёrmendёt nё tёrё Kosovёn
nё tёrё Shqipёrinё
nё tёrё Iliridёn
nё tёrё Malёsinё
lё tё pёrmendёt kjo dasmë
nga Sava e Danubi
e deri nё det
nё tёrё Ilirinё
sepse nё kullёn time
nё tokёn time
me shtatёdhjetё e shtatё varrё nё trup
gjithmonё njё Gjer Elez Ali
qё sa herё ka nevojё
ai ngjallёt e ringjalёt pёrsёri
lёshon kushtrimin
dhe u prinё trimave n´ballë pёr liri
23
24
„Rreth akshamit
rrёnxёs bjeshkёs
rrёnxёs malit“
do te ma bijnё nusen
nusen time
do tё ma bijnё
vajzёn qё ma dha besёn
atё ditё qё u nisa pёr atje
atje ku as vet nuk e dinja
se ku ёshtё ai atje
25
„Reth akshamit
rrёnxёs bjeshkёs
rrёnxёs malit“
do tё ma bijnё nusen
vajzёn e kёngёve tё mia
vajzёn e vargjeve tё mia
vajzёn e ёndrrave tё mia
vajzёn qё si fёmije
i lanim sytё me vesёn e mёngjesit
26
„Rreth akshamit
rrёnxёs bjeshkёs
rrёnxёs malit“
do tё ma bijnё nusen
nusen time
dhe do ta mbёshtesin
tё muri i kullёs
e do tё nisё kёnga
e do tё nisё vallja
e do tё luajnё bijat
e do tё luajnё mesat
e do tё luajё halla
27
Do tё mё pёrcjellё daja
28
MOLLA E SHERRIT
Ti dreq
bir dreqi
shtrigan
bir shtrigani
bir kurve
kurvari
kopil
stёrkopil
mbjellёs i mollëve t`sherit n´Ballkan
Lugat
shushunjё qё fryhesh me gjak
Mirё e di
dhe kot mundohesh
Urёn ta bёshë kufi
Lumin ta bёshë kufi
Në ura
ne kemi murosur nuse
dhe nuseve ua kemi lёnё gjirin jashtё
qё tё pijnё qumësht fёmijёt
Ti kёtё e di
se tё dy anёt e Lumit janё tё mijat
andej e kёndej Urёs janё të mijat
dhe jo ti
por unё jam zotёri
nё kёto troje
qё m´i lanё tё parёt e mi
Atje
prapë atje
do ta bёjmё kufirin
jo tё Ura
jo tё Lumi
17 Shkurti ditë e re
ti nuk je n´darsёm me ne
s´jemi bashkë par tё festuar
kёtё ditё tё shёnuar
Në urë
varrosëm një grua
në odë
të ruhet ura u mësua
MËSUESIT
REXHEP QOSJËS
Flokët e thinjur
Rrudha në ballë
Rrap i kapur për dhe fort
Shkruan e nuk ndalë
Në letrat shqiptare
Njeri shumë i rrallë
Me shpirt e me zemër
Njeri shumë human
Kur flet e shkruan ai
Çdo fjalë e tij roman
NË FILLIM TË SHEKULLIT TË RI
KOSOVËS
ATDHEUT
Vërtetë
TI Shqipëri më jep nderë
m´jep dhe emrin shqipëtar
të kam nënë e më ke djalë
s´dua t´jam veç kosovar
se n´radhë t´parë
unë jam shqiptar
dhe pa hezituar fare
i takoj veç Shqipërisë së madhe
Përdhunisht OKB-ja
më tha se je kosovar
përdhunisht m´tha s´je shqipëtar
përdhunisht prap më ka ndarë
Gazetarë e gazetare
folni tallava
jo n´gjuhën letrare
se Kongresi i gjuhës shqipe
jo nuk ishte hiq asgjë
ashtu si tha Enveri
ashtu edhe u bë
Pa u bёrё
akoma burre
e kuptova
njё histori me vete
ruante çdo gurё
PSE MË SHANË
Vëlla me ke
e vëlla të kam
pse jam kosovar
si shumë më shanë
Thua në Shqipëri
erdhi kosovari
vendin mori lumi
na u ngrit dollari
Na u ngrit dollari
kështu e donë demokracia
dikush të luajë me ar
dikujt për bukë t´i vdes fëmija
Se paku ju këtu
keni shtet e liri
kurse ne në Kosovë
kemi serbin në shtëpi
AMANETI I FUNDIT
I shtrirё nё spital
po t´shkruaj kёta rreshta
janë çastet e fundit
po më mbaron jeta
Së shpejti do kthehem
derën ma lё hapё
s´do kthehem i gjallë
do kthehem sarkofag
DRINIT T `BARDHË
DU T`JAM MIGJEN I RI
Ah që s´jam sarkazmit
që të shkruaj ironi
TË VERRAT E LLUKËS
kulla me kullën
qëndronte ballë
Bajrakut iu betuam
E u lidhe besa-bese
Më s’ do derdhet gjak
Se të vret natën
Se të vret tines
Ai na e vrau kanjushën
Me daje e me v’lla
Nënë Ajshja-burrëresha
Kanjushën po e prite
Bbyllë në sarkofaxhe
Vinin së bashku
Nënë Ajshja-burrëresha
Mirë e di Koshtunica
Se s’vras natën as s’vras tinës
Ballë për ballë i dal armikut
Jo në terr por n ’pikë të ditës
E di mirë Bogdanoviqi
Edhe gjithë viçat e tjerë
Ishte imja Mitrovica
Edhe do të jetë për herë
poezi kurbeti
Qёrshinё e madhe
e ka pre fqinji gjatё luftës
E cungu i druve ёshtё kalbur n ' pborr
Ku ta shuaj fakёn e mallit pёr ty Kosovё
Postime: 2
Vendbanimi: gjermani
Anëtarë prej: 09.02.08
Postuar më 30/03/2009 09:58
Ne valixhen e plaçkave mora me vete
e mora mё vete
sepse atij dheu i vjen era e misernkёs
pjekur nder saç
E mora
sepse atij dheu i vjen era Kosove
lulëkuqe nga grunajat tona
E mora
sepse atё ditё qё do t´me varrosin
lё tё ma hedhin fytyrёs
dhe lё tё ma spërkasin trupin
qё edhe mua
edhe varrit tim
t´i vie era aromё Kosove
aromё tё lulёkuqeve të Kosovёs
kujtimet
mërzinë
e vetminё
I mora pёr dorё dhe u nisa
pёr ku s´duhej të nisësha
prej ku ndoshta s´do te kthehem më kurrё
Shqipёri,me 1992
ECEN
Ndalёm n´semafor
E nuk di kah t´shkoj
Kurbeti n´dhe tё huaj
Jetёn ma shkatrroj
Ndizet e gjelbёrta
N´tjetrёn anё kaloj
N`stacion tё trenit
Kёmbёt vet me çojnë
Ndoshta mos do zoti
Ndonjё mik takoj
Sё bashku tё shkojmё
T´pimё njё gotё raki
Dua t´mbyt mёrzinё
Mallin pёr shtёpi
MOS ME KERKO
Andaj,Beslinda
çika jeme
Sadiku kosёn lё ta vare nё tra tё shtёpisё
Shatin nё degё tё kumbullёs
E sopatёn lё ta ngulё thellё nё cungun e druve
Bregut te Bistricёs
zemrat na rrihnin me shpejtёsi
Ti ishe nё Mua
Unё isha nё ty
Bёmё dy fёmijё
si dy rreze dielli
si dy zogjё tё vegjёl
si dy lule Prilli
Atdheu na thirri
t´bёjmё zgjdhje pёr Parlament tё ri
u desh tё vdes Tahiri
Unё tё ikёn nё Shqipёri
Shqipёri.me 1992
NËNËS
Por që do që fati
largë, shumë largë me treti
bash si teja drurin
po me ha kurbeti
Ti vdiqe pa të parë
dhe kjo po më mbytë
me fal për të gjitha
të lutët biri yt
KUR TE VDES
Kur të vdes
të vdes nga malli duke qarë
Atdheu im i dashur
Tokë e premtuar
s´kërkoj shumë nga ti
të ma hapësh derën
t´me marrësh në gji
si fëmijën që merr nëna
më prano si djalë
veç Ti m´i falë dy metra
dy metra DHE për varr
DUKE PRITUR
Në qepallë
lot i pa tharë
buza dridhet
nuk thotë dot një fjalë
Ëndërr shuar
shpirt zhuritur
zemër thyer
duke pritur
Ditë humbur
i pa shpresë
i harruar
lagë Atdheut
s´dua t`vdes
E gjelbëria
jo nuk hapët
rri stopuar fati im
amanet ata që m´njohin
t´më varrosin n´fshatin tim
Në çdo shkrim
kam një kujtim
e çdo varg
që unë e shkrova
Ja kushtova
Atdheut tim
ia kushtova
SOT E MOT
Se n´këtë botë
E n´tjetrën botë
Bashkë do jemi
Sot e mot
Sot e mot
se ajte ku u linda
buzë rrugës kam dy varre
një shtëpi të vogël
më poshtë një copë arë
vashën që hyri në vargjet e mia
n ' bibliotekën e shtëpisë
e lashë një ABETARE
Atë e porosita
Kur të kthehet përsëri
në sqepin e saj ta marrë
këtu ta mësojnë ALFABETIN
fëmijët e mi
RRUGA E PAKTHIM
Strajcën e kurbetçarit
nga babi trashëgova
si dukët dhe im bir
do t´shkojë gjurmëve tona
Se di ku do të ndalët
n´Evropë a n`Azi
në Tokën e premtuar
a n´Australi
Dardanën e vjetër
ia dha Serbisë
Iliriken Maqedoni
Çamërinë Greciseë
SA MË MERR MALLI
Mbyllë sytë
Ti me del përpara
Si ёngjёllushe fluturon nё qiellin e pastёr
Kaltërsi
Mbyll sytë
Ti mё del pёrpara
Si erё e ngohtё jugu
Lundron mbi detin e hapur
Muzikё e valёve
Ngrohtësi
Mbyll sytё
Ti mё del pёrpara
Nё kopshtin e pa fund
Dashuri
Nё pasqyrё shikoj
Flokёt e zbardhura
Teja ha kohёn
Si drurin
Mёgjithёse vonё
Shumё vonё
Unё kam vendos tё kthehem atje
Ku simfoni e valëve tё Bistricёs
Pёrcillte puthjen tonё tё parё
kur rrezet e hёnёs lёmonin flokёt e tua
Derdhur si mendafsh mbi supe
Ti do tё ma falёsh
Kaltёrsinё
Ngohtёsinё
Dashurinё
UNE AZILANTI ME KUNDENNUMMER 1244
Sofra plot
nuk mё hahat
gjellёs i mungon shija
Pranё kroit
i etur
nё gurin ku del uji shkruan
"Kein Trinkwasser"
Teme dashurie
LARGË MË KE IKUR
Larg me ke ikur
ke filluar jetё tё re
si do tё jetё puna
pёr vete e ke
E di që nuk më falё
kur t´kёrkoj mёshirё
e mёgjithatё tё ulёm
nё gjunjё para teje
mё duket mё mirё
NATË E PARË
Bjeshkёve tё larta
S`ka ç`t`ju bejё stuhija
Por copё e thёrime
I bёnё dashuria
Nё vlugun e rinisё
Sot tё vdes kёrkoj
Se jetёn pa ty
Nuk mund ta jetoj
Se dashuria zemrёn
Keq ma biroi
S´JETJ DOT PA TY
TI ERDHE E PARA
Ti erdhe e para
dhe ma trazove jetёn
i dhe kahje tjetёr
nuk e lё nё tё veten
Ti erdhe e para
dhe thellё nё mua u strehove
jo vetëm nё zemёr
u fute nё çdo pore
Ti erdhe e para
dhe bёre shumё mirё
kurrë s´t´hudha nga vetja
qё tё jam i lirё
Ti erdhe e para
dhe gjithnjё bashkёudhtojmё
nё Ferr a nё Parajsё
s´bashku do t´jetojmё
TË BURIMI
Atje tё burimi
ku ka pi ujë trimi
Atje tё burimi
ku ka vdekur trimi
S´desha tё zgjatem
tё shkruaj poemë
tё dua
veç desha tё them
Bilbili ty mos ta fali kёngёn
dielli ngrohtёsinё
apo e ke tёndёn
Ti luaj nё harfё
e unё i bie fyllit
pёr kёngёn tonё tё re
zili do t`na kanë
edhe zogjёt e pyllit
tema te tjera
DUA TË ECËN
Dua tё ecën
ballpёrballё furtunёs
Nё fund asgjё
veç duarve tё ngritura drejt qiellit
qё lusin për amshim
PSE
Pse se kemi
t´gjithё njё t´drejtё
pse nuk jemi
t´gjithё tё njёjtё
pse dikush po
pse dikush jo
çfarë jete e poshtёr
na qenka kjo
Kёshtu mё o nёnё
jeta nuk jetohet
shpirti prehje s´gjen
vetmia s`largohet
dhembjet s´më pushojnё
mplakja nuk shёrohёt
LIDERËVE KOSOVARË
A ka mё gurё Gadimja
copёra tё kristalta
apo qё tё gjitha
u dhanё pёr dhurata
As Dac gjynahit
fare s´po i shkon mbarё
shefi i UNMIKUT-ut
fare s’po ia varё
Uh sa bythёn e mirё
Ciljeta Cilaga
deputeti Nipollë Lesi
q. vajzёn nga prapa
Arta Bajrami
nё k. bёn be
Zajmina Vajzari nudo
o kuku pёr ne
Shqipёtarёt e zeza
krejt kanё dalur fare
q.e pёrq.
aspak s´ju vjen marre
Chat nё telefon
Chat nё internet
çdo vajzё e cdo djalё
sot martohet vet
HANKO HALLA
Edhe djemt e ri
Tërë kohen në Chat
Shkuesi mbet pa pune
haj kuku ç'na gjetë