You are on page 1of 3

FILOZOFI NË TRIADË

Hiloni, njëri ndër shtatë dijetarët grekë, në pyetjen se ç’është


më së vështiri, përgjigjet: “Të ruash sekretin, të shfrytëzosh sa më
mirë kohën e lirë, si dhe të durosh padrejtësinë.”

-Rregullisht preokupohemi me tri çështje: ç’të bëjmë për shëndetin, për mençurinë dhe për shpirtin
tonë. Zhvillimi, përkujdesja dhe ruajtja e shëndetit janë primare; meditimi, të lexuarit dhe të
dëgjuarit janë sekondare; të vepruarit, të krijuarit dhe kënaqësia janë të rëndësisë së tretë.

***

-Një filozof i madh kinez thotë: Janë tri rrugë që na shpiejnë kah mençuria: meditimi, si rrugë më
racionale; edukimi, rrugë kjo më fisnike; si dhe përvoja, si rrugë më e mundimshme.

***

-Hiloni, njëri ndër shtatë dijetarët grekë, në pyetjen se ç’është më së vështiri, përgjigjet: “Të ruash
sekretin, të shfrytëzosh sa më mirë kohën e lirë, si dhe të durosh padrejtësinë.”

***

-Telasi thotë: “Më së vështiri është njohja e vetvetes; më së lehti është t’i këshillosh të tjerët; më së
miri do të jetojmë nëse në jetën tonë i respektojmë vërejtjet që ua bëjmë të tjerëve”. Pastaj, thoshte se i
është mirënjohës fatit të vet: “Së pari, sepse kam lindur njeri dhe jo kafshë; së dyti, sepse jam
mashkull dhe jo femër; së treti, që jam helen dhe jo barbar.

***

-Sipas Platonit ekzistojnë tri lloje të tërheqshmërisë: njëra ka të bëjë me zotat, e dyta me njerëzit dhe e
treta me të ndjerët. Ata që janë të kujdesshëm ndaj faltoreve u janë besnikë zotave; të dytët, që i
kthejnë borxhet, janë të kujdesshëm ndaj njerëzve; dhe, ata që janë të kujdesshëm ndaj përmendoreve
janë të drejtë ndaj të ndjerëve.

***

-Platoni shpirtin e ndanë në tri pjesë: pjesa e parë ka të bëjë me arsyen, e dytë me lakminë, ndërsa e
treta me zemrën. Nga pjesa e arsyeshme del meditimi, vendosja dhe mirëkuptimi; pjesa e lakmueshme
nxit oreksin për ngrënie, dëshirën për seks, e të ngjashme; ndërsa pjesën e tretë e karakterizojnë
guximi, kënaqësia dhe pikëllimi.

-Krantori, për të cilin thonë se ka shkruar 30 mijë vargje, në pyetjen se ku ka dëshirë ta varrosin,
thotë: “Është kënaqësi të jesh i varrosur diku, në ndonjë skutë të fshehtë, të atdheut tënd të dashur.”

***

-Aristoteli mençurinë praktike e ndanë: në logjikë ose në sjellje të mirë të individit; në ekonomi ose në
udhëheqje të ekonomisë shtëpiake; si dhe në politikë ose në udhëheqje të shtetit.

***

-Sipas Aristotelit format e dobëta të rregullimit shtetërorë janë: tirania, paligjshmëria e individit;
oligarkia, paligjshmëri e të pasurve; si dhe burokracia, paligjshmëri e demagogëve.
***

-Teofasti, një nga filozofët frytdhënës grek, në një banket, personit që tërë kohën heshtte i tha: “Në
qoftë se je i padijshëm, mirë po vepron; por, nëse je i arsimuar, atëherë ky veprim yti është i marrë”.

***

-Moravia, shkrimtar italian, thotë: “Ka njerëz që dinë të fitojnë para dhe ka njerëz që dinë të jetojnë.
Por, të rrallë janë ata që dinë edhe njërën edhe tjetrën”.

You might also like