You are on page 1of 7

FAKULTETI I MJEKËSISË

DEPARTAMENTI I FARMACISË

RAPORT I PLOTË I EKSPERIMENTIT "KALIBRIMI


I ENËVE TË QELQIT", PËRKATËSISHT I BIRETËS
50 MILILITËRSHE

KANDIDATI:
Amir Makolli

MENTORI:
Prof. Ass. Dr. Liridon Berisha
Dr. Sc. Arsim Maloku

1
PRISHTINË, 2018

2
1. KALIBRIMI I BIRETËS 50-MILILITËRSHE
1.1. Pjesa hyrëse
Pasi asistenti na i ndau detyrat, ne menjëherë filluam punën. Në grup isha me kolegen,
Hygerta Berisha, me të cilën kemi realizuar kalibrimin, në këtë rast, të biretës 50-
mililitërshe.

1.2. Pjesa teorike


Çdo mjet që ne përdorim ka një shkallëzim që përcakton sasinë që masin, qoftë ajo masë,
vëllim, forcë ose energji elektrike. Fabrikat të cilat prodhojnë këto mjete gjithmonë
citojnë se mjeti i caktuar ka një saktësi, përkatësisht matja e përfituar shtrihet brenda një
tolerance. Kalibrimi është procesi i matjes së kuantitetit të saktë që i korrespondon një
shkallëzimi të caktuar në mjetin në fjalë. Për të shëndërruar masën e ujit nga gram në
njësi të vëllimit (mL), duhet shumëzuar me faktorin reciprok të dendsitetit, gjegjësisht me
vëllimin në mL të 1 g ujë. Ky faktor është i ndryshëm për çdo temperaturë të mjedisit,
dhe është i paraqitur në një tabelë. Këtë tabelë, dhe hapat e realizimit të eksperimentit do
i shtjellojmë më poshtë.

2. MATERIALET DHE METODAT


2.1. Materialet e nevojshme
Për realizimin e këtij eksperimenti duhen materialet e cekura më poshtë:
 Ujë i distiluar.
 Biretë e shkallëzuar deri në 50 mL.
 Peshore analitike.
 Gotë laboratorike.
 Erlenmajer.
 Tabela për densitet.
 Ditari i laboratorit (Fletore për shënime).

2.2. Reagjentët dhe kimikatet


Në këtë eksperiment kryesisht nuk përdorim reagjentë, vetëm ujë të distiluar. Të vetmin
reagjent shtesë që mund të përmendim, është acetoni (propanoni) që e përdorim për të

3
tharë më shpejtë enët që na duhen, pasiqë largon gjithë ujin dhe poashtu avullon shumë
shpejtë.

2.3. Objektivat ~ Hapat që duhet ndjekur


Objektivat që duhet ndjekur janë:
 Të pastrohen mirë enët që do përdorim.
 Mbushim dhe nivelizojmë biretën.
 Lëshojmë 10 mL në erlenmajer dhe masim masën në gram të ujit në erlenmajer.
 Atë masë shumëzojmë me faktorin reciprok të densitetit, për të konvertuar në
njësi vëllimi.
 Shikojmë për sa ndryshon vëllimi i vërtetë nga vëllimi fiks, 10 mL, e ndryshimi
mes tyre paraqet të ashtuquajturin 'faktor korrigjimi',
 Njëjtë veprojmë edhe për 4 matjet e tjera, në 20, 30, 40 dhe 50 mL, dhe këtu
përfundon eksperimenti i parë.
 Përsërisim eksperimentin edhe një apo dy herë.
 Pastaj gjejmë mesataren e faktorit të korrigjimit të eksperimenteve për vëllim të
caktuar.
 Krijojmë grafikun në Microsoft Office Excel.

3. PJESA EKSPERIMENTALE
1.1. Puna eksperimentale
Fillimisht i pastrojmë mirë enët që do përdorim; biretën, erlenmajerin, gotën laboratorike,
etj. pasiqë çdo papastërti mund të interferojë në rezultate. Së pari e pastrojmë birtën me
ujë të distiluar, pastaj e mbushim dhe e nivelizojmë në shkallëzimin 0 mL. Për të rritur
precizitetin, vendosëm biretën mbi peshore analitike, dhe erlenmajerin e vendosëm në
qendër të pjatës së peshores, për të mos e lëvizur më. Çdo lëvizje e biretës, peshores,
enësmund të ndikojë, prandaj, tentuam që të mos i lëvizim fare. Ne në tërësi realizuam
eksperimentin 4 herë, por dy herët para nuk rezultuan të
suksesshme prandaj nuk i morëm në konsideratë. Matjet kryesisht i bëmë në këtë
mënyrë:Së pari i vendosëm 10 mL në erlenmajer dhe shënuam masën e saktë në gram të
atyre 10 mL. Pastaj e shumëzuam me faktorin e densitetit, të cilën e morëm nga Tabela 1
e paraqitur më poshtë, për temperaturë 25°C, në këtë mënyrë duke gjetur vëllimin e saktë.
Të njëjtën gjë bëmë edhe për vëllimet 20 mL, 30 mL, 40 mL dhe 50 mL.

4
TABELA 1 – DENSITETI I UJIT PËR TEMPERATURA TË NDRYSHME DHE FAKTORI RECIPROK

1.2. Rezultatet dhe diskutimet


Rezultatet që fituam janë të paraqitura në tabelat më poshtë:

Vëllimi fiks Masa e ujit (g) Vëllimi i saktë i ujit Faktori i korrigjimit
(mL)

10 mL 9.9623 10.002 +0.002


20 mL 19.9800 20.06 +0.06
30 mL 29.9800 30.09 +0.09
40 mL 39.9247 40.08 +0.08
50 mL 49.5350 50.13 +0.13

5
TABELA 2 – REZULTATET E EKSPERIMENTIT NË MATJEN E PARË

Vëllimi fiks Masa e ujit (g) Vëllimi i saktë i ujit Faktori i korrigjimit
(mL)

10 mL 9.9292 9.97 -0.03


20 mL 19.9096 19.98 -0.02
30 mL 29.8708 29.99 -0.01
40 mL 39.8370 39.99 -0.01
50 mL 49.8385 50.03 +0.03
TABELA 3 – REZULTATET E EKSPERIMENTIT NË MATJEN E DYTË

Në tabelat e mësipërme janë paraqitur rezultatet e përfituara. Ajo që neve na intereson


është faktori i korrigjimit, për të cilin duhet gjetur mesataren mes matjeve.

VËLLIMI FIKS FAKTORI I KORRIGJIMIT (mesatar)

10 mL -0.014
20 mL +0.02
30 mL +0.04
40 mL +0.035
50 mL +0.08
TABELA 4 – MESATARET E FAKTORIT TË KORRIGJIMIT NË MES MATJEVE

6
Nga tabela me mesatare më lartë, ndërtojmë grafikun:

GRAFIKU 1 – LAKOREJA E KALIBRIMIT

Pra, rezultatet që fituam, të paraqitura në Tabelën 1 dhe 2, dhe poashtu mesataret në


Tabelën 3, janë përdorur për të ndërtuar grafikun, gjegjësisht lakoren e kalibrimit. Matjet
tona, përveq asaj në 50 mL, janë mirë sepse gjenden në intervalin e tolerancës ±0.04 mL
të korrigjimit.
Lakoreja e kalibrimit shërben për të ditur saktë vëllimin e marrë nga bireta e caktuar të
cilën e kalibruam. Për shembull, kur marrim 20 mL nga bireta, duke shikuar lakoren
mund të vërejmë se korrektimi ka vlerën +0.02 mL, pra vëllimi i saktë i marrur nga bireta
i supozuar 20 mL, është në të vërtetë 20.02 mL. Në këtë mënyrë evitojmë gabimet e
mundshme.

4. LITERATURA

 Daniell C. Harris, Quantitative chemical analysis, W. H. Freeman; Eighth


Edition (2010); Kap. 2, fq. 42.

You might also like