You are on page 1of 1

Historia e librit

Libri është tërësia unitare, e ilustruar ose jo, e botuar nën një titull në çfarëdo
forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë
autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë
vëllime. Kur civilizimet antike e krijuan shkrimin, shfrytëzuan të gjitha bazat në të
cilat mund të shkruhej: gurë, argjilë, pllaka të drurit apo metalike. Alfabeti i parë e
ka prejardhjen nga Egjipti, nga viti 1800 para e.s., dhe tekstet e shkruara nuk e
kanë njohtë renditjen e fjalëve, apo asnjë formë të interpunkcionit. Shkruhej nga e
majta në të djathtë, nga e djthta në të majtë, a është e njohur edhe renditja e
rreshtave me kahje të kundërt. Me term teknik radhitjen e këtij lloji të shkrimit e
quajmë bustrofedon, që fjalë për fjalë dote thotë “kthehen qetë”, një mynyrë si
bujqit i punojnë arat me qe Pjesë më të vjetëra të librit ruhen te egjiptasit në fletë
papirusi të shkruara, mbi 5000 vjet më parë. Grekeët dhe romakët dorëshkrimet e
tyre i shkruan në fletë nga papirusi deri në shekullin 1, kur edhe dolën në dritë edhe
librat e parë, në kuptimin e sotëm të fjalës, të asht. Kodekse. Këto libra të përbëra
nga pjesë të barabarta nga pergamena, të palosura në mes dhe të lidhura me lidhëse
të lëkurës. Në shekullin 14, pergamena u zavendësua me letër, e cila ishte shumë
më e lirë dhe shumë më e lehtë për ta prodhuar. Librat e shtypur në shtypshkronjat
evropiane (deri në vitin 1500) quheshin inkunabula. Nga kalimi i shkrimit me dorë
në procesin e shtypit, i cili çdo here përmirësohej, bëri që kjo teknikë të zgjerohet
në tërë Evropën, kur edhe fillon prodhimi masovik i librit, i cili ishte edhe njëri
ndër shkaktarët kryesorë të reformimit dhe ‘’Ilimunizmit’’ të më vonshëm.
Kështuqë dituria në Evropë filloi të bëhet vetëm pjesë e të privilegjuarëve, mirëpo,
në përgjithësi ishte për të mirën e përgjithëshme. Në shekullin 21, lajmërohen disa
gazeta, edhe siq’ janë librat elektronike dhe librat audio të cilat mund të blehen
nëpërmjet internetit. Ky lloj i shpërndarjes është një risi, i cili edhe do ta definoj
formën e librit i cili sipas rregullave nuk duhet të jetë në formën e shtypur.

Punoi : Fjona Skura

You might also like