You are on page 1of 1

Libri 

është tërësia unitare, e ilustruar ose jo,e tekstit të botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka
për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një
herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime.[1]
Zakonisht libri është një vepër shkencore, letrare, mësimore etj. me fletë të shtypura e të lidhura
mes dy kapakëve së bashku në një vëllim dhe i cili del në shitje. Sipas definicionit
të UNESCO logaritet si libër një botim i shtypur, i cili mund të blehet nga publiku, nuk del në formë
periodike dhe ka së paku 49 faqe.
Produkte të përafërta me Librin janë botime të shtypura. Në Kosovë këto produkte
përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë,albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për
fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë
funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe
muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me
disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë[1]:
a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të
veçantë dhe
b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta,
konsiderohen si libra.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Inkunabula nga shekulli 15-të

Kur civilizimet antike e krijuan shkrimin, shfrytëzuan të gjitha bazat në të cilat mund të
shkruhej: gurë, argjilë, pllaka të drurit apo metalike. Alfabeti i parë e ka prejardhjen nga
Egjipti, nga viti 1800 para e.s., dhe tekstet e shkruara nuk e kanë njohtë renditjen e fjalëve,
apo asnjë formë të interpunkcionit. Shkruhej nga e majta në të djathtë, nga e djthta në të
majtë, a është e njohur edhe renditja e rreshtave me kahje të kundërt. Me term teknik
radhitjen e këtij lloji të shkrimit e quajmë bustrofedon, që fjalë për fjalë dote thotë “kthehen
qetë”, një mynyrë si bujqit i punojnë arat me qe.
Pjesë më të vjetëra të librit ruhen te egjiptasit në fletë papirusi të shkruara, mbi 5000 vjet më
parë.
Grekët dhe romakët dorëshkrimet e tyre i shkruan në fletë nga papirusi deri në shekullin 1,
kur edhe dolën në dritë edhe librat e parë, në kuptimin e sotëm të fjalës, të asht. Kodekse.
Këto libra të përbëra nga pjesë të barabarta nga pergamena, të palosura në mes dhe të
lidhura me lidhëse të lëkurës.
Në shekullin 14, pergamena u zavendësua me letër, e cila ishte shumë më e lirë dhe shumë
më e lehtë për ta prodhuar. Librat e shtypur në shtypshkronjat evropiane (deri në vitin 1500)

You might also like