You are on page 1of 4

Analizë përparimi për periudhën shtator-dhjetor

KLASA VII

Klasa e VII-të përbëhet nga 10 nxënës: 8 djem dhe 2 vajza. Në përgjithësi janë klasë e mirë, me
rezultate të larta në mësime dhe fëmijë të formuar nga ana shkencore dhe shoqërore. Nxënësit e
kësaj klase shkojnë mirë me njëri-tjetrin dhe ndihmojnë në rast nevoje. Rezultatet e larta tregojnë
mbarëvajtjen në mësime. Nuk mungojnë dhe zhurmat e lojërat që ata bëjnë sidomos në minutat e
pushimit, por pavarsisht foljes dhe dënimeve ana ana ime këto sjellje janë dhe të justifikueshme
deri diku për shkak të moshës së tyre. Por pavarësisht kësaj duhen mbajtur gjithë kohën në
vëmendje dhe të gjesh “gjuhën” për të folur e për ti bindur se cila është e drejtë e cila jo. Gjatë
orës së mësimit janë fëmijë kuriozë, të sjellshëm dhe kërkues. Kanë një bashkëpunim shumë të
mirë me njëri-tjetrin dhe me mua si mësuesja e tyre kujdestare.

1. Aurel Dulaj është një nxënës I sjellshëm, I kuptueshëm dhe sistematik. I pëlqejnë lojërat,
prandaj duhet mbajtur gjithë kohën në punë. Eshte mesatar ne mesime pork a mundesi
per te arritur me shume. Duhet të punojë më shumë në lëndën e matematikës dhe gjuhës
shqipe.

2. Dorisena Begaj është një nxënëse sistematike, e qetë dhe realizon me përpikmëri detyrat
që I jepen. Duhet pyetur vazhdimisht dhe duhet aktivizuar shumë nga mësuesit për të
pasur një ecuri sa më të mirë në mësime. Ka rezultate shumë të mira por dhe mundësi për
të arritur akoma më shumë.

3. Frenk Sinanaj është një nxënës I shkathët, shumë sistematik dhe I zgjuar. Punon dhe
realizon saktë detyrat e dhëna. Aktivizohet në orën e mësimit, por I pëlqejnë dhe lojërat e
bisedat me shokët gjatë mësimit prandaj duhet mbajtur me punë gjatë gjithë kohës. Ka
rezultate mjaft të mira në matematike, biologji, italisht etj.

4. Geldi Xhafaj është një nxënës I qetë, sistematik dhe punon shumë në të gjitha lëndët.
Realizon me përpikmëri detyrat e dhëna nga mësuesit. Preket shpejt prandaj duhet ti
flasësh në një mënyrë që mos ta bësh të ndihet keq. I pëlqen të jetë I pari dhe I duket se
di gjithcka, prandaj nuk mban shënimet e mësuesve dhe e kjo e ka penalizuar në disa
lëndë si p.sh. në matematikë, biologji etj. Por me punë e bindje nga mësuesit duket se po
e kapërcen këtë gjë. Duhet të punojë më shumë sidomos në lëndën e matematikës.

5. Gladiola Selmanaj është një nxënëse e sjallshme, shumë sistematike dhe e qetë. Punon
në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha lëndët. Aktivizohet gjatë gjithë kohës dhe kryen
detyrat me përpikmëri dhe përkushtim. Ka ecuri mjaft të mirë thuajse në të gjitha lëndët.
Duhet të punojë më shumë në lëndën e matematikës dhe italishtes. Ka rezultate mjaft të
larta në lëndën e biologjisë, gjuhës shqipe etj.
6. Juri Shyti është një nxënës I rregullt dhe shumë I sjellshëm. Ai punon vazhdimisht,
preket shpejt dhe duhet pak më tepër punë e mbeshtetje per të. Duhet mbajtur afër dhe
inkurajuar. Është sistematik dhe I qetë. Duhet të punojë më shumë për të patur rezultate
më të mira. Është një nxënës mesatar në mësime.

7. Klevi Alliu është një nxënës I shkathët, I zgjuar dhe sistematik në përgjithësi. Punon por
duhet pyetur shumë që mos të lë asnjë koncept në harresë. Duhet të punojë më shumë
sidomos në lëndën e matematikës, kimisë etj. Duhet një punë shumë e madhe bindëse për
ta vënë në punë e për tu sjellë sa më mirë.

8. Kristi Komini është një nxënës mjaft sistematik, I përgjegjshëm dhe I sjellshëm. Puna e
tij ka rezultuar në arritje mjaft të mira në mësime. Është kurjoz, aktivizohet në orën e
mësimit dhe është I vëmendshëm. Ka rezultate mjaft të mira në biologji, histori etj. I
pëlqjnë lëndët shoqërore por nuk ngelet pas as në ato shkencore.

9. Redi Bego është një nxënës I sjellshëm dhe sistematik. Ai punon vazhdimisht në të gjitha
lëndët. Kryen detyrat me përpikmëri dhe ka mjaft kërkesa mbi veten dhe mësuesit. Pyet
vazhdimisht mbi mësimet por disa herë më shumë se sa duhet. Ndoshta kjo tregon një
pasiguri në vetvete. Kërkon me patejtër rezultate të larta dhe mërzitet kur e kritikojnë
shokët apo mësuesit. Do gjithmonë të korrigjojë të tjerët ndonjehere dhe pa vend. Ka
ecuri mjaf të mirë në mësime dhe është nxënës që punon.

10. Rubin Mone është një nxënës I sjellshëm, sistematik dhe shumë I zgjuar. Punon shumë
në të gjitha lëndët. Aktivizohet vazhdimisht dhe është shumë I saktë thuajse në të gjitha
përgjigjet që jep në të gjitha lëndët. Ka një mënyrë shumë të mirë dhe të zgjuar të
argumentimit të cështjeve të ndryshme mësimore. Ka rezultate shumë të mira në të gjitha
lëndët. Sjellja e tij është shumë e mirë dhe për tu admiruar nga pjesa tjetër.
Emri/Lenda Gjuhe shqipe Anglisht Italisht Matematike

Aurel Dulaj
Dorisena Begaj
Frenk Sinanaj
Geldi Xhafaj
Gladiola Selmanaj
Juri Shyti
Klevi Alliu
Kristi Komini
Redi Bego
Rubin Mone

Emri/Lenda Fizike Kimi Biologji Histori

Aurel Dulaj
Dorisena Begaj
Frenk Sinanaj
Geldi Xhafaj
Gladiola Selmanaj
Juri Shyti
Klevi Alliu
Kristi Komini
Redi Bego
Rubin Mone
Emri/Lenda Gjeografi Edukim Edukim Edukate
fizik figurativ shoqerore
Aurel Dulaj
Dorisena Begaj
Frenk Sinanaj
Geldi Xhafaj
Gladiola Selmanaj
Juri Shyti
Klevi Alliu
Kristi Komini
Redi Bego
Rubin Mone

Emri/Lenda Aftesim Edukim Informatike Mesatarja


teknologjik muzikor
Aurel Dulaj
Dorisena Begaj
Frenk Sinanaj
Geldi Xhafaj
Gladiola Selmanaj
Juri Shyti
Klevi Alliu
Kristi Komini
Redi Bego
Rubin Mone

Mesuesja kujdestare: Egla Gjishti

You might also like