You are on page 1of 5

KURRIKULAT LËNDORE/PROGRAMET

MËSIMORE

Klasa e parë
Kurrikula lëndore / programi mësimor – Gjuhë shqipe

 Shpreh përjetime emocionale, personale, gëzime, shqetësime dhe dëshira për situata të
caktuara; (Qëndrim)
 Shfaq kujdes për ambientin që e rrethon (Vlerë)

Kurrikula lëndore/programi mësimor - Njeriu dhe natyra

 Përshkruan rëndësinë e përdorimit të llojllojshmërisë dhe sasisë së ushqimit të shëndetshëm, si

dhe kujdeset për higjienën personale. (Qëndrim dhe vlerë)

Kurrikula lëndore/programi mësimore - Shoqëria dhe mjedisi

 Tregon (rrëfen) për vetveten, familjen e ngushtë dhe të gjerë (dallon moshën dhe
prejardhjen), rrethin ku jeton e vepron si dhe organizimin e hapësirës së banimit dhe
veprimit, migrimet, vendbanimet dhe veprimtaritë ekonomike. (Qëndrim)

 Flet për rëndësinë e punës së përbashkët për plotësimin e nevojave dhe të dëshirave të

anëtarëve brenda familjes. (Qëndrim)

 Tregon për rëndësinë e shtëpisë në ofrimin e sigurisë dhe ngrohtësisë familjare, për
funksionim të një jete normale dhe mirëqenies së tij dhe antarëve të tjerë të familjes në të.
(Qëndrim)

 Identifikon dhe respekton traditat dhe festat si pasqyrim i llojllojshmërisë kulturore,


fetare, shoqërore, etnike e familjare. (Qëndrim dhe vlerë)
 Përshkruan dhe respekton rregullat e caktuara të veprimtarive të ndryshme që zhvillohen
në familje, klasë dhe shoqëri. (Qëndrim dhe vlerë)

 Kontribuon dhe arsyeton rëndësinë e vendosjes së rregullave të nevojshme, në


bashkëpunim me të tjerët, për veprimtaritë e tij të përditshme në familje, shkollë dhe
shoqëri. (Qëndrim dhe vlerë)

 Pranon rëndësinë e vendosjes së rregullave dhe zbatimin e tyre në një veprimtari të


caktuar. (Vlerë)

 Flet për rëndësinë e respektimit të rregullave të komunikacionit dhe identifikon disa nga
rregullat e sjelljes në rrugë. (Qëndrim)

 Merr vendime për situata të ndryshme jetësore në grup, klasë, familje, në raport me
moshën e tij/saj. (Vlerë)

 Demonstron gatishmërinë për të ndjekur rregullat e higjienës personale dhe të mjedisit në


veprimtaritë e përditshme në familje, klasë, lagje, shkollë etj. (Vlerë)

 Vlerëson veprimet e veta që mund të ndikojnë në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit.


(Qëndrim dhe vlerë?)

Kurrikula lëndore/programi mësimore - Edukatë fizike,sportet dhe


shëndeti

 Shfaq emocione përmes lojës, punës grupore, bashkëveprimit me mësimdhënësin,


nxënësit dhe të tjerët (Qëndrim)
Vlerëson ndjenjat e veta duke biseduar me të rriturit dhe bashkëmoshataret e vet (Qëndrim)
 Mbështet bashkëmoshatarët dhe është i gatshëm për ndihmë (Vlerë)

 Shpjegon sjelljen e drejtë e të gabuar në raste të ndryshme (Qëndrim)

 Respekton rregullat gjate lojërave dhe aktiviteteve të ndryshme në ambientet e shkollës


dhe me gjerë (Vlerë)

 Njeh dhe respekton udhëzimet e përdorimit të mjeteve, rekuizitave dhe pajisjeve të


ndryshme (Vlerë)

 Tregon mënyrat e duhura të veshjes dhe të higjienës personale (Qëndrim)

 Tregon rëndësinë e shëndetit dental dhe oral (Qëndrim)

 Vlerëson ndikimin e ushqimit dhe aktiviteteve fizike në shëndet (Qëndrim)

 Vlerëson rëndësinë e mjedisit të pastër gjatë aktiviteteve sportive (Qëndrim)

Kurrikula lëndore/programi mësimor - Shkathtësi për jetë

 Sillet drejt në trafikun urban. (Vlerë)

 Kujdeset që ambienti i tij/saj në të cilën ka punuar, të pastrohet pasi të këtë përfunduar


detyrën/aktivitetin e caktuar. (Vlerë)

 Praktikon hedhjen e mbeturinave në bazë të emërtimeve në shportat e caktuara (Vlerë)

 Përshkruan disa rregulla të higjienës dhe i zbaton në jetën e përditshme (Qëndrim)


Programi Programi Programi Programi lëndor: Programi lëndor:
lëndor: lëndor: lëndor:

Gjuhë shqipe Njeriu dhe Shoqëria dhe Edukata fizike, Shkathtësi për
Natyra Mjedisi sporti dhe shëndeti jetë Totali

Qëndrime Vlera Qëndrime Vlera Qëndrime Vlera Qëndrime Vlera Qëndrime Vlera Qëndrime Vlera

1 1 1 1 8 7 7 3 1 3 18 15

You might also like