You are on page 1of 6

Arpica

Arpicë (greqisht: Πέρδικα/Pérdhika) është fshat në qarkun i Çamërisë,


Arpicë
Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën Πέρδικα
[1]
greke Αρπίτσα/Arpítsa. — Fshat —
Vendndodhja

Përmbajtja
Gjeografia Arpicë
Demografia
Lidhje të jashtme
Burimet

Gjeografia Administrimi
Nga veriu Arpica kufizohet me Vrohonain e Volën, nga jugu me Agjinë, Shteti Greqia
nga lindja me Smogovinën dhe nga perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Rajoni Epiri
Dytë Botërore, Arpica kishte këto lagje: Bajramaj, Barbë, Benej, Kilanj, Qarku i Çamërisë
[2] Komuna e Gumenicës
Kurtanj, Pashkanj, Sulotë (të ardhur nga Suli) dhe Vllah.
Të dhëna dhe statistika
[3]
Toponimet të fshatit Arpicë:(Para Luftës së Dytë Botërore) Vendasit Arpicjot
Lartësia 252 m (m.n.d.)
Angali Ademit - vend gropë.
Koordinatat 39° 22′ 11″ Veri
Ar’ e Ademit – arë, në VL.
20° 18′ 15″ Lindje
Ar’ e Ali Balit - arë, në P.
Ar’ e Baliut - vësht me ullinj, në P.
Popullsia 2.272 banorë
Ar’ e Çanit - pllajë, në VL.
Ar’ e Dedes - arë në malin e Arilës, në J.
Ar’ e Gaziut - vësht me ullinj, në P.
Ar’ e Gjinit - arë, në J.
Ar’ e Isakut - bregore me ullinj, në L.
Ar’ e Janit – arë, në VL.
Ar’ e Krabacit - luginë përroi me ullinj, në P.
Ar’ e Vaçit - arë në brinjë, në P.
Arnaqi – ara, në JL.
Babëlena - pyll, në P.
Balladrrasa – kullotë, në L.
Ballavreshti - vreshta, në JL.
Ballpoçi - shpat mali me ullinj, në P.
Bira e Micës në Nikollak - Aty dy vëllezër mbytën një motër të tyre për imoralitet.
Bira e Xhinit - shpellë, në P.
Birrneja - vargmal, në JL.
Bisht i Palsit - arë, në J.
Bohoneja (Bogoneja) - kodër malore në kufi me Tabje, në P.
Bregu i Gërmadhës - breg me gërmadhë të një vendbanimi të vjetër, në P.
Bregu i Turkut - bregore mbi det, në P.
Brinja e Kaurit - brinjë, në P.
Brinja e Lagjinos – brinjë, në JL.
Brinja e Lëndës – brinjë, në JL.
Burim i Arës Gjinit - burim te buza e detit, në P.
Burim i Varsamit — burim, në P.
Buzëziu - buzë mal, në JL.
Dërras e Birbilit - shtresë pllakash guri, në V.
Djepa Asomat - shesha, në J.
Dhragatiqet – bregore, në L.
Dhropo – luginë, në JP.
Fërngjata - faqe mali me ullinj e lisa, në L.
Fiqanoi - ara e fiq, në L.
Flloroguni — faqe mali veshur me lisa, në L.
Fovorishti – majë, në P.
Gonea - vend gropë me pyll afër buzës së detit, në P.
Gorric’ e priftit – pllajë, në L.
Grav’ e Beçit - shpellë, në V.
Grav’ e Dadurit - shpellë në Fiqano, në L.
Grava Kumase - shpelle që nxën rreth 3000 kokë dhi, në JL.
Grav’ e Nikolloit – shpellë, në P.
Grava e Nurës - shpellë e vogël, në V.
Grav’ e Osmënit – shpellë, në P.
Grav’ e Shitës — shpellë, në P.
Grav’ e Shtatës - shpellë që nxën rreth 300 kokë dhi, në JL.
Grav’ e Shtogut - faqe mali, në JL.
Grav e Zisko Bardhit - shpellë në veri të Karavastasit, ngjitur me detin. “Në këtë shpellë Zisko (Haziz) Bardhi
dimëronte bagëtinë, por një natë dimri me furtunë, aj shkon kusëri dhe vjedh një sqap. Kur e sell sqapin në
moné, pa që deti kish ardhë me furtunë dhe i kish mbitur kopenë të tërë. Populli arpicjot e ka tallur me një këngë
Ziskon.
Gravazët - luginë, në JL.
Grihëza - shpat mali, në JL.
Grikat - ana e sipërme e fushës së Arpicës, në JL.
Grikat e Koçoloit - gryka, në JL.
Gropa Sterrë - vend gropë që ka një sterrë, në V.
Gropat e Llapit - vend gropë, kullotë, në L.
Gulafet - ara nënujë në fushë, në L.
Gurët e Jupes - vend me gurë, në P.
Gurët e Korbit - shkëmbinj të mëdhenj në malin e Arilës, në P.
Hund e Ali Zenelit - breg, në J.
Hund e Andonit – breg, në P.
Hund’ e Helave – bregore, në VP.
Huda Jorian – hundë, në J.
Hunda Leniko - hundë pranë buzës së detit, për nënë kështjellin e Dhimokastrës, në JP.
Hund’ e Sejkos - buzë shkëmbore e një përroi të thellë, në J. Arpicjotët tregojnë Iegjendën se një here kur vendi
luftonte me turq, nëpërmjet luginës së thellë shkëmbore që ndan hunda e Sejkos me atë Jorian, Ali Arapi në krye
të turqve kapërceu me kuaj prej hundës së Sejkos në atë Jorian. Vëndi ku thonë se ka kapërcyer është mbi 100
m. i thellë. (Ahmet Duro Balo)
Kaçunisi - pllajë me ullinj e fiq, në P.
Kajobodo – brinjë, mone bagëtish pranë detit, në P.
Karavostas/i - liman anijesh, në JP.
Karrulat - ara e ullinj, në L.
Kokoqilla - majë e vogël me lisa, në P.
Koqinomalet - brinjë me ullinj, në L.
Krakura Fier - kodër shkëmbore, në V.
Kroi i Çaçit – krua, në JL.
Kroi i Fikthit – krua, në JL.
Kroi i Karait – krua, në JP.
Kroi i Kronjës – krua, në P.
Kroi Somatit – krua, në JP.
Kroi Sulejmanit - krua që buron nga mali i Arilës, në P.
Kseronjama – ara, në JL.
Kuçulim – ara, në JL.
Ku kërceu Ali Arapi - përrua i thellë, në JL.
Kurkuca – fushë, në P.
Ledhi i Kalasë - faqe mali në mali në Arilës, në P.
Lëm’ i Duro Ramos – lëmë, në P.
Lëm’ i Marinës – arë, në J.
Lëm’ i Piro Aliços - ara e ullinj, në JP.
Lisat Batall - brinjë mali, në V.
Lisat e Gjinit — shpat mali me lisa, në V.
Lisat e Kasit – pllajë, në V.
Luca e Laqit - kullotë, në L.
Lucat Peramë - lerë ku pinin ujë bagëtia, në VP.
Lumi i Belës – degë e lumit Skorokait, në P.
Lumi i Skorokait - lumë që shkon në fushën e Arpicës, në P.
Llaka e Ahmet Lucës - sheshe me ullinj, në P.
Llaka e Arapit - vend gropë me pyje, në J.
Llaka e Butës - ara, në P.
Llaka e Sali Murtos - sheshe me ullinj, në JL.
Mala e Arilës - maja e malit të Arilës, në VP.
Mala e Hajdofolesë - majë ku ndërtonte çerdhen shqiponja, në L.
Mala e Karait - majë e veshur me lisa, në V.
Mala e Kuçubesë - majë e lartë, në VL.
Mala e Kumbullës – majë e lartë, në VP.
Mala e Milezës - maja më e lartë në maIin e Belës, në VL.
Mala e Njenxës - kodër e vetmuar në fushë, në P.
Mala e Perdhikas - majë, në JL.
Mala e Priftit - majë mali, në VL.
Mala e Qutekthit - majë në maIin e Arilës, në P. Aty gjënden mure mure të rrëzuar të njij kështjelli të vjetër.
Mala e Rrihërit – majë, në JL.
Malaxarrë — majë në maIin e Granicës, në V.
Mali i Belës - majë mali, në JL.
Mal’ i Granicës – pllajë, kullotë e ullinj, në V.
Mastraka - shpat mali, në VL.
Megorafi - shpat me ullinj, në JP.
Mesollongji - vreshta e ullinj, në P.
Mirgalea - ara, në P.
Mulliri Bacanait - mulli uji që bluante drithëra, në P.
Mulliri i Bardhë - mulli drithërash, në VP.
Mulliri i Belës - mulli drithërash, në VP.
Mulliri i Pillës - mulli drithërash, në JL.
Mulliri Ferrulit - mulli drithërash, në J.
Nënçukat - gropa me ullinj, në P.
Në të çamet e Gonesë - qafëmali, në P.
Në të çamet e Karavastasit - qafë mali, në P.
Nikollaku - gërmadha të njij fshati të vjetër pranë detit, në P.
Nisia e Peramës - ishull i vogël, në P.
Njënxa - faqe mali me lisa e ullinj ku ndodhen dhe gërmadhat e njij fshati të vjetër, në P.
Palohori - gërmadha të njij fshati të vjetër, në P. “Me fshatrat e vjetra Somat, Bogone, Arilë, Palohor, Nikollak,
Shkallë-katëra, Vigla, Ploca, Njënxa e Gjeravica, thonë se është formuar fshati i Arpicës”.
Parakoshi - shkëmb e shpellë, në P.
Pazari i poshtër - dyqane të fshatit, në qëndër.
Pazari i sipërm - dyqane të fshatit, në qëndër.
Peramë/a - liman i vogël, në V.
Përroi Dhimbabës – përrua, në VL.
Perroi i Kakanikut – përrua, në VP.
Përroi i Menagafit - përrua, në VL.
Përroi i Ruçit – përrua, në JL.
Përroi i Shugës – përrua, në JL.
Përroi i Zejni Omerit – përrua, në V.
Pilli i Trrashë - vend gropë me pyje e ullinj, në P.
Ploça - gërmadha të njij fshati antik, në P.
Pllakat - shpat mali, në JL.
Poliqini - pjes’ e fushës së Arpicës, në L.
Prrari i Mekos - faqe mali me lisa, në JP.
Puset e Kurtesit – puse, në V.
Qaf’ e Ali Çorres - qafë, në P.
Qaf’ e Ali Idrizit - qafë, në JL.
Qaf’ e Buzëziut - pllajë, në L.
Qaf’ e Madhe - qafë në Granicë, në V.
Qaf e Pavllaqit - qafë mali, në V.
Qaf’ e Somatit - qafë kodrine, në J.
Qaf’ e Stamilloit – qafë, në VP.
Qaf’ e Vogël - qafë, në V.
Rrëza e Belivardhës – brinja, në P.
Rrihërat - pyll, në JL.
Rripi i Glatë – pllajë, në V.
Sarkofoleja – shpellë, në P.
Sikoli - rrëzë e malit të Arilës, në P.
Skalom Arila - gji deti, skelë e vogël natyrale, në P.
Skalomi i Kondit - skelë e vogël më J.
Stelesi — rrëzë mali të mali i Arilës, në P.
Stogusi - burim i madh uji, në P.
Stuburi — pusë uji pranë molit, në P.
Stukuraku — gërxh, në P.
Sulpa - trap në Llakat e Arapit, në JL.
Shegëlina - pllajë me ullinj, në JL.
Shermaloi - shesh për nënë fshat, në JP.
Shesh’ i Kuq – pllajë, në JL.
Shesh’ i Somatit - ara e ullinj, në JL.
Shkëmb’ i Bardhë - majë shkëmbore, në JL.
Shkëmb’ i Lazes - breg shkëmbor, në P. Lazja kish qenë ushtar me turkun në Jemen. Prej andej arratiset dhe
vjen në Arpicë. I fshehur te ky shkëmb, zbulohet pas disa vjetësh dhe rrethohet nga zaptijet turke. Lufton e vret
shumë zaptije gjersa vritet edhe vetë.
Shkëmb’ i Sinanit - shkëmbinj dhe gropa, në VP.
Shotirat – ara, në L.
Tabje - fushë që ka mbi 30,000 rrënja ullinj, në P. Ai arpicjot që s’kishte ullinj në Tabje ishte njeri i pa kredi në
fshat dhe nuk i jepte njeri grua.
Taburrët - pllajë shkëmbore, në P.
Trapi i Bathës – prapamal, në P.
Tre Motrat - tre gurë të gjatë më këmbë, në P. “Tri motra kur po kalonin rrugës takojnë me një njeri udhëtar i cili u
jep një lajm të keq: “Tre vëllezërit e tyre që kishin shkuar të luftonin me turq u vranë duke luftuar, “fshatin e zunë
turqit dhe familja e tyre ish nisur me varkë për në Itali”. Kur dëgjuan këtë lajm të zi, ato ja plasnë të qarit. Po aty
kaloi zëra e Malit Arilës dhe për të mos i lëne këto që t’i zinte turku i bëri gur (Husenj Haxhi Shurdhi nga Arila).
Varr i Kokëmizës - varr i lashtë, për të cilin tregohet një legjende.
Vau i Shkallkaterit - va lumi, në JL.
Vigëlat – kullota, në VL.
Vreshtat - vreshta e ullinj, në JL.

Demografia
[4]
Fshati ka 2,272 banorë .

Familjet në fshatin Arpicë:(Para Luftës së Dytë Botërore)

Lista e familjeve të mbledhura nga Fatos Mero Rrapaj: Balenj (Balo) dy fise me të njëjtin emër; njëri i ardhur nga fshati Dara i
krahinës së krishterë shqiptare të Lelovës dhe tjetri i ardhur nga fshati Rrapezë, që është banuar nga shqipfolësit krishterë, të
krahinës së Pargës. Bardhenj - thonë se ky fis është i ardhur nga Bardhunja e Mesallonjës (Misollongjit), krahinë kjo e banuar
nga shqiptarë. Bukuratë - fis’ i shuar. Benenj - Te banesat e këtij fisi Ali Pashë Tepelena ka pasur një fortesë që mbrohej nga
ushtarë të komanduar nga Çukar Latifi prej Arpicë. Një nga topat e kullës, në vitin 1935 e morën greket për ta çuar në muzeun e
armëve në Athinë. Durenj - i ardhur herët nga Agjia, fshat i Krishterë shqiptar në jug të Arpicës. Kamberatë - fis i shuar, ish i
ardhur nga Mesallonja (Misollongji). Kaziu (Sulejman Kaziu) - shpërngulur në Turqi pas luftës ballkanike. Lalët - fis i shuar.
Lezatë - i ardhur nga fshatra shqiptare të Moresë. Pashkanj - e kanë marrë këtë emër nga që janë kthyer muhamedanë ditën e
pashkës. Sulotë - fis i ardhur nga fshatrat e Sulit kur Ali Pashë Tepelena pushtoi ato vënde. Xhaxhurenjte - fis i zhdukur.
Tregojnë se kanë qënë 18 vëllezër e kushërinj të parë. Duke luftuar këta me Vejz Aga Pllotarenë, pronar turk në Çamëri, i
përkrahur ky i fundit nga qeveria turke mundi ta shpërngulë këtë fis duke vrarë dhe internuar në More. Gërmadhat e shtëpive të
këtij fisi janë edhe sot me emrin topik “shtëpit” e xhaxhurejve”. Vllah - ka qënë fis kuçovllah shqipfolës, i kthyer herët në
[5]
shqiptar me anë mardhëniesh martesore. Ziu - fis i shuar. Familjet e tjera ishin: Çumanej - kanë jetuar në lagjen Kilanj.

Lidhje të jashtme
vendndodhja (http://www.fallingrain.com/world/GR/58/Perdika2.html)

Burimet
1. ^ Πανδέκτης: Arpítsa - Pérdhika (http://pandektis.ekt.gr/pandektis/handle/10442/169241)
2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 273.
3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 273-277. Treguan: 1) Duro Balo, 85 vjeç, autodidakt, nga Arpica,
refugjat i vitit 1944, sot me banim në Skelë (Vlorë). 2) Hajredin Muhamet Shabani, 35 vjeç, me arsim 7 vjeçar,
teknik ndërtimi, nga Arpica, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Skelë (Vlorë). 3) Ahmet Duro Balo, 35 vjeç,
minator, me arsim 7 vjeçar, nga Arpica, refugjat i vitit 1944, sot me banim në Skelë (Vlorë). Vlorë. 1960.
4. ^ Sipas të dhënave të vitit 2001.
5. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 273.

sh ·d ·r (https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Stampa:Teknologjia&action=edit) Qarku Çamëria

Komuna e Filatit: Ahuri i Baburit · Ahuri i Likut · Ahuri i Mallunit · Baburi · Branja ·
Çamanda · Çifliku i Gurrëzës · Fanaromeni · Filati · Finiqi · Fotiri ·
Galbaqi · Glushta · Gollai · Guri i Kuq · Gurmadhi · Gurrëza · Jeromeri ·
Kardhiqi · Karjani · Koska · Koqinista · Ksehora e Poshtme ·
Ksehora e Sipërme · Leja · Libohova · Liku · Lopësi · Malluni · Manxhari ·
Moçali · Muzhaka · Palofshati · Pallambari · Pavlla · Picari · Pjadhuli ·
Pleshavica · Qeramica · Ravostiva · Revani · Sajadha · Sidheri · Sklavi ·
Skupica · Smarta · Sollopia · Spatari · Shqefari · Shulashi · Vërtopi ·
Vërsela · Vila · Zboqja

Arila · Arpica · Arvenica · Bedeleni · Çifliku · Dolani · Dramësi · Dushku ·


Dhërmica · Globoçari · Gumenica · Grava · Grykohori · Guria ·
Kartereza · Kastriza · Këndali · Kodra · Kolishtati · Koriqanji · Kuçi ·
Kurtesi · Kushovica · Ledheza · Lofata · Luarati · Margëlliçi · Mazreku ·
Komuna e Gumenicës:
Mavrudhi · Millokoqeza · Muri · Morfati · Nuneshati · Nista · Panina ·
Peshtani · Pllotarja · Reçati · Rrëzanji · Salica · Selani · Skopjona ·
Smogovina · Spatharati · Shargani · Shenica · Shëmriza · Varfanji · Vola ·
Vrastova · Vreshta · Vrisi · Vrohonai · Xarra

Avarica · Cangari · Curila · Çifliku · Draganji · Dhragomia · Gliqia ·


Gllavica · Grovolati · Gryka · Hojka · Kajcanji · Kamini · Karbunari ·
Kardhiqi · Karjoti · Koriqanji i Shkopetit · Kukëli · Lefterhori · Logati ·
Llabanica · Minina · Navariku · Nikolicanji · Njihori · Pankrati ·
Komuna e Sulit:
Paramithia · Petrovica · Petusi · Pllakotia · Popova · Potamja · Psaka ·
Psaka · Qafa · Rrapi · Saloniqi · Samoniva · Sevastoi · Skëndali ·
Skupica · Stanova · Suli · Shametja · Sharati · Uzdina · Velani · Vllahori ·
Vojniku · Vratila · Vrisopulla · Zelesoi

Marrë nga "https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Arpica&oldid=1897972"

Kjo faqe është redaktuar për herë te fundit më 11 tetor 2018, në orën 08:28.

Të gjitha materialet që gjenden në këtë faqë janë të mbrojtura nga Creative Commons Attribution/Share-Alike
License;. Shiko Terms of Use për më shumë informacione.

You might also like