You are on page 1of 42

ECURITË ZHVILLIMORE TË PËRGJITHSHME DHE THEMLORE TË SË

DREJTËS SË PUNËS
PARAQITJA DHE ZHVILLIMI I SË DREJTËS SË PUNËS GJATË HISTORISË

Si shumica e degëve të tjera juridike, edhe e drejta e punës ka historinë e vet të


paraqitjes dhe zhvillimit.
Kjo i referohet punës dhe marrëdhënieve individuale të punës.
Për nga etimologjia dhe ecuria zhvillimore, e drejta e punës është shkencë dhe
disciplinë relativisht e re, por e pakontestueshme për nga rëndësia dhe pesha krahasuar
me degët dhe shkencat tjera juridike.
Vështruar historikisht, e drejta e punës respektivisht marrëdhëniet e punës, që në
fillim të shek. XIX midis subjekteve rregulloheshin me kontratë mbi punën dhe kishin
karakter individual.
Këto kontrata i përkisnin legjislacionit civil dhe për to vlenin dispozitat e
kontratës mbi qiranë.
Në fund të shek. XIX dhe në fillim të atij XX, ndodh procesi i diferencimit të
shkencës unike mbi administratën gjegjësisht specializimit të saj, me ç’rast fillon edhe
ndarja e saj në disciplina të veçanta siç është: e drejta e punës, financiare, ose disciplinat
teknike, si p.sh. shkenca mbi organizimin, shkenca mbi organizimin dhe afarizmin e
ndërmarrjeve, etj.
ZHVILLIMIN E SË DREJTËS SË PUNËS E KARAKTERIZOJNË 4 PERIUDHA:
1. NË PERIUDHEN E PARË formohen shoqatat e para të punëtorëve që kishin
qëllim mbrojtjen e të drejtave elementare të tyre, si dhe përmirësimin e kushteve tejet të
vështira të punës dhe të jetës.
Lindin edhe kërkesat e para për marrëveshje kolektive, grevë si mjet të presionit
etj, me ç’rast paraqitet nevoja e intervenimit të shtetit në rregullimin e marrëdhënieve të
punës.
Më vonë do të ndodhë zbatimi i lirisë së plotë të kontraktimit (gjatë periudhës së
kapitalizmit liberal).
2. PERIUDHA E DYTË fillon në fund të shek. xix dhe zgjatë deri në mbarim të
luftës së parë botërore.
Në këtë periudhë shënohet intervenim i fuqishëm i shtetit në fushën e rregullimit
të marrëdhënieve të punës, nxirren edhe ligje të shumta që rregullojnë çështje nga fusha e
marrëdhënieve të punës.
Vëhet në pah ndarja e shkallëzuar e legjislacionit të punës dhe kodifikimit të parë
të së drejtës së punës - nxjerrja e ligjit të punës në francë - code du travai, paraqitja e
organizatave punëtore nga të cilat lindin sindikatat, plus kontraktimi kolektiv i kushteve
të punës - d.m.th. kontratat kolektive.
3. PERIUDHA E TRETË zhvillimore ndodh midis dy luftërave botërore 1919-
1939.
Karakterizohet me intensitetin e madh të nxjerrjes së legjislacionit të mbrojtjes së
punëtorëve dhe me kodifikimin e së drejtës së punës në shumë shtete, në të cilat nxirren
ligje të veçanta të punës si në holandë në vitin 1919 dhe 1930, në belgjikë më 1922, në
itali më 1927, austri 1928, gjermani 1934, dhe në shba në vitin 1935.
Kështu në këtë periudhë e drejta e punës krijohet si degë e veçantë në shumë
vende të botës.
Ndikim të theksuar në zhvillimin e së drejtës së punës do të ketë organizata
ndërkombëtare e punës onp e themeluar më 1919 në konferencën e paqes në paris, si
organizatë brenda lidhjes së kombeve.
4. PERIUDHA E KATËRT ndodh pas përfundimit të luftës së dytë botërore, në
këtë periudhë e drejta e punës në të gjitha vendet e botës do të konsolidohet dhe
kodifikohet si degë e të drejtës kombëtare.
E DREJTA BASHKËKOHORE E PUNËS DHE KARAKTERISTIKAT E SAJ
Karakteristikat e të drejtës bashkëkohore të punës janë edhe specifike edhe të
rëndësishme.
1. Tendenca për zgjerim të vazhdueshëm, qe d.m.th. e drejta e punës vazhdimisht
zhvillohet dhe zgjerohet në të gjitha aspektet, krijohen institute, shërbime por edhe
fenomene të ndërlidhura me të drejtën e punës siç janë: greva dhe e drejta në grevë, e
drejta në organizim sindikal, sigurim social etj.
2. Organizimi i punëtorëve në sindikata, është poashtu i një rëndësie të veçantë
për të drejten bashkëkohore të punës ngase sindikata si asociacion i punëtorëve aktualisht
është bërë faktor i pazëvendësueshëm në realizimin e shumë të drejtave të punëtorëve si:
sigurim social, paga më të larta, siguri në punë dhe mbrojtje, orar më të shkurtër etj.
3. Kontraktimi kolektiv, për shkak të kompleksitetit të marrëdhënieve të punës
dhe pamundësisë së rregullimit të çdo gjëje me ligj, kontratat kolektive po fuqizohen si
instrument relevant për rregullimin e kushteve të punës, të drejtave dhe obligimeve midis
punëdhënësve dhe punëmarrësve, krahas dispozitave shtetërore të cilat përcaktojnë bazën
e këtyre marrëdhënieve.
Edhe shteti është i interesuar që marrëdhëniet e punës të rregullohen me kontrata
kolektive, sa më mirë që të jetë e mundur, ngase kështu do të funksionojë më mirë edhe
sistemi ekonomik shoqëror i vendit.
4. Integriteti i punës - puna si vlerë universale dhe e domosdoshme e qenies dhe
mirëqenies së njeriut, është faktori më integrativ midis njerëzve pa dallim përkatësie
etnike, shtresore, racore etj.
E DREJTA KRAHASIMORE E PUNËS
E drejta krahasimore e punës është rezultat i normave juridike ndërkombëtare,
sidomos konventave të shumta të organizatës ndërkombëtare të punës dhe kohëve të
fundit edhe të akteve të bashkimit evropian, ngase shumica e vendeve kanë miratuar
konventat më të rëndësishme: për kohën e punës, mbrojtjen e nënave, të rinjëve dhe
fëmijëve, për pushimin e paguar vjetor, mbrojtjen e veçantë, etj.
Çështja kryesore dhe themelore në të drejtën e punës dhe të sigurimit social,
vështruar historikisht është puna, liria e punës dhe marrëdhënia e punës.
Që në deklaratën mbi të drejtat e njeriut dhe të qytetarit të vitit 1789 është
përcaktuar liria si e drejtë natyrore dhe e pa parashkruar e njeriut.
Dekreti freng mbi lirinë e punës e konsideron si parësore dhe si të drejtë të
zgjedhjes së lirë të profesionit, shkathtësisë, punës dhe punësimit.
Kushtetuta frenge e vitit 1793 përcakton të drejtën e qytetarit për qfarëdo forme të
angazhimit në punë.
Liria e punës kufizohej vetëm me lirinë e të tjerëve, por jo edhe me interesat e
pergjithshme.
E drejta ndërkombëtare më shumë flet për lirinë e zgjedhjes së profesionit, se sa
për lirinë e punës.
E DREJTA NË PUNË është zgjedhje e lirë dhe e pavarur e punës e cila ngërthen
të drejtën në punë të lirë, në zgjedhje të pavarur të punës, në të drejtën e sigurimit
material të punëtorit dhe të familjes së tij, në rast të papunësisë.
QËSHTË PUNA? Veprimtari universale e ndërgjegjëshme e vullnetshme, objekt
i marrëdhënies së punës, veprimtari e dobishme, burim i mundimeve, tensioneve
shpirtrore, zemrimit, pjesë qensore, tipar i personalitetit, vlerë dhe dobi universale.
E DREJTA NË PUNE, Konsiston edhe në obligimin parësor të shtetit për ti
siguruar qytetarit mundësi për punë, mbështetur në aftësitë e tij dhe kualifikimet gjegjëse.

PËRKUFIZIMI I TË DREJTËS DHE TË DREJTËS SË PUNËS


Sipas teorisë integrale ose tridimensionale juridike, e drejta është sublimim i
përmbajtjeve normative, shoqërore dhe të vlerave.
I. E drejta e punës ndërkaq është tërësi e dispozitave juridike, me të cilat
rregullohet marrëdhënia e punës dhe raportet kolektive në ekonomi.
II. Ajo mëtutje paraqet tërësinë e marrëdhënieve juridike të ndërlidhura me punën
e paguar.
III. Një definicion i veçantë për të drejtën e punës, konsiston në faktin se e drejta
e punës mbështetet në rregullat e caktuara me ligjin mbi marrëdhëniet e punës.
IV. Definicioni i katërt e përkufizon të drejtën e punës, si grumbull i dispozitave
juridike, me të cilat rregullohen raportet, midis punëtorit dhe punëdhënësit (marrëdhënia
e punës individuale).
Organizimi i punëtorit dhe punëdhënësit (kolektiv) i shtetit dhe punëdhënësit, dhe
shtetit dhe punëtorit (juridik publik - relevante është intervenimi i shtetit).
Përkufizimi përmbledhës i së drejtës së punës, në kuptimin e ngushtë konsiston në
atë se, ajo është tërësi apo sistem i dispozitave juridike, me të cilat rregullohen
marrëdhëniet e punës, ndërsa marrëdhëniet e punës përbëhen nga: marrëdhëniet
individuale dhe kolektive.
E DREJTA E PUNËS NË KUPTIMIN E GJËRË, ËSHTË SISTEM APO
Tërësi e dispozitave juridike në njërën anë, dhe tërësi e rregullave të pashkruara jashtë-
juridike, nga ana tjetër, me të cilat pëcaktohen respektivisht rregullohen marrëdhëniet
juridike dhe shoqërore të caktuara, në sferën e punës së varur.

NATYRA JURIDIKE E SË DREJTËS SË PUNËS


1. Natyra juridike private dhe juridike publike - marrëdheniet juridike publike
janë raporte të rregulluara me norma kogente, ndërkaq marrëdhëniet juridike private
rregullohen me norma dispozitive gjegjësisht përmes vullnetit të palëve.
E drejta e punës është kryesisht e natyrës juridike publike. konsiderohet se dallimi
themelor midis të drejtës së punës dhe të drejtës së nëpunësve publikë apo më mirë të
drejtës administrative, konsiston në atë se e drejta e punës mbështetet në bashkëpunimin
dhe koordinimin e punëdhënësve dhe punëtorëve, ndërsa e drejta administrative
konsiston në raportin e pushtetit me nëpunësin e punësuar.
Në këtë kontekst e dretja e punës është lex generalis, ndërsa ajo administrative-
lex specialis.
E DREJTA E SIGURIMIT SOCIAL - E DREJTA SOCIALE
E drejta e sigurimit social është degë e veçantë e së drejtës dhe disciplinë
shkencore e veçantë e cila në shumë vende është e ndarë nga e drejta e punës.
Objekt i studimit të saj kryesisht janë format dhe modalitetet e ndihmës kolektive
publike e më pak ato individuale private të ndihmës, të sigurimit, të rasteve apo rreziqeve
të caktuara sociale, mbrojtjes së nevojave dhe gjendjeve sociale, si dhe mbrojtjes nga
rreziqet.
Fillimisht kjo e drejtë është manifestuar përmes bëmirësisë si formë e veçantë e
ndihmës, dhurimit, mëshirimit ndaj gjendjes dhe nevojave sociale për të varfërit,
bashkëndjesia me varfërinë, dhimbjen dhe përjetimin e tyre përmes mirëbërjes hyjnore
dhe fetare.
Ndihma publike është e pranishme në shoqëri që nga zanafilla kryesisht si e drejtë
e të varfërve e zhvilluar në angli, ndërsa më pak në kontinent.
Më vonë, në shek. XVIII paraqitet ndihmesa huazore shoqërore kryesisht përmes
shoqërive të punëtorëve, ndërsa në shek. XIX sigurimi reciprok - huazor përmes arkave të
ndihmës.

KUPTIMI I TË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL


E drejta e sigurimit social në kuptim të gjërë është sistem i normave juridike
përmes të cilave shteti realizon funksionin e tij të ekuilibrimit dhe zbutjes së dallimeve
sociale, me qëllim të sigurimit të barabarësisë.
Përmes kësaj vëhet fondamenti dhe qëllimi kryesor e i përgjithshëm shoqëror -
barazia e njerëzve në dinjitet dhe të drejta e cila rregullohet me norma juridike publike
shtetërore.
E drejta e mirëqenies sociale ngërthen: sigurinë sociale, shërbimet e mirëqenies
(shërbimet e shëndetësisë publike etj).
RAPORTI MIDIS TË DREJTËS SË PUNËS DHE TË DREJTËS SË SIGURIMIT
SOCIAL
Bazë e së drejtës së punës është marrëdhënia e punës, ndërsa e të drejtës së
sigurimit social, marrëdhënia sociale-juridike.
Qëllimi dhe natyra kryesore e të drejtës së punës është ekonomike, ndërsa e të
drejtës së sigurimit social siguruese, prestative të mirëqenies së njerëzve.
E drejta e punës bën pjesë në grupin e disciplinave private - publike, ndërsa ajo
sociale në publike - private.
Sistemi i sigurimit social është tërësi publike obligative sociale, në disa raste
edhe vullnetare.
Ngërthen në vete të siguruarit, familjet e tyre, rastet e siguruara - rreziqet,
prestacionet, financimin dhe drejtimin.
Sistemi i sigurimit social ndahet edhe nga aspekti i llojeve të rasteve sociale të
cilat definohen si raste paraprakisht të parapara me ligj, si rreziqe etj, të cilat
pamundësojnë ose zvogelojnë të hyrat nga puna, ngase e godasin njeriun punonjës.
Rreziqet sociale themelore janë: sëmundja dhe amësia, fatkeqësia në punë,
papunësia dhe ngarkesa prindore, pleqëria e thellë, invaliditeti dhe vdekja.
Për dallim nga rastet sociale, nevojat sociale janë gjendje ekzistuese-aktuale dhe
jo e ardhmërisë gjegjësisht e dëmit të shkaktuar në të ardhmen.
Kjo gjendje mbretëron te ata që nuk kanë mjete të mjaftueshme për përmbushjen
e nevojave jetësore themelore.
Nevoja sociale është institut i mbrojtjes sociale ndërsa rasti social i sigurimit
social.

PRESTACIONET SOCIALE
Janë dhënie ose shërbime, të cilat në varësi nga rastet e siguruara mund të jenë
afatshkurtëra dhe afatgjata. Parimet kryesore në të drejtën e sigurimit social janë
reciprociteti dhe solidariteti.
Financimi i sigurimit social bëhet kryesisht nga kontributet në parim ekuivalente
në përqindje të punëtorëve dhe të punëdhënësve, nga burimet e tjera edhe nga baza e
financimit të shtyllave suplementare të kombinuara publike ose private, apo obligative
dhe vullnetare.
Sistemi i sigurimit social përbëhet nga sigurimi pensional e invalidor që përfshinë,
pleqërinë, invaliditetin dhe vdekjen, sigurimi dhe mbrojtja shëndetësore, sigurimi në rast
të fatkeqësisë në punë, papunësisë, dhe mbrojtjes nga ngarkesa e prindërve.
BURIMET E TË DREJTËS SË PUNËS
Në teori ndahen në: burime të krijimit të së drejtës ose faktet reale, dhe burime të
njohjes ose aktet juridike.
Me burime juridike nënkuptohen të gjithë faktorët që e krijojnë të drejtën dhe të
gjitha modalitetet nëpërmjet të cilave fitojmë njohuri për të drejtën.
Elementet e kuptimit-nocionit të burimit juridik janë faktet reale dhe aktet
juridike.
Burimet shtetërore mund të jenë kushtetuta dhe parimet e saj, kodi apo ligji mbi
punën dhe marrëdhëniet e punës, aktet nënligjore, standardet juridike dhe praktika
gjyqësore, vendimet e gjykatës supreme, marrëveshjet e mirëkuptimit dhe vendimet e
arbitrazhës, interpretimi i rregullave juridike.

BURIMET JURIDIKE PROFESIONALE TË SË DREJTËS SË PUNËS


Janë burime specifike të së drejtës së punës që krijojnë rregulla juridike brenda
profesionit, degës, ndërmarrjes, veprimtarisë ose territorit të caktuar përmes autonomisë
normative, dhe janë: kontratat kolektive, burimet kontraktore, burimet jashtëkontraktore,
zakonet - doket.

HIERARKIA E BURIMEVE JURIDIKE SHTETËRORE


Hierarkia e burimeve juridike shtetërore është si vijon: kushtetuta, si burimi më
i lartë i së drejtës së punës, ligji, aktet nënligjore ose udhëzimet administrative.

E DREJTA NDËRKOMBËTARE PRIVATE


Ngërthen në vete të drejtën ndërkombëtare publike dhe private të punës. Ajo është
e drejtë e organizatave ndërkombëtare publike dhe private.
E drejta ndërkombëtare publike është edhe sistem i dispozitave juridike, të cilat
rregullojnë marrëdhëniet e subjekteve të pranuara në bashkësinë ndërkombëtare.
Përbëhet nga rregulla juridike materiale dhe procesuale të përcaktuara në nivel
ndërkombëtar.

E DREJTA NDËRKOMBËTARE E PUNËS


Aktet juridike nga e cila përbëhet e drejta ndërkombëtare e punës, i nxjerr
organizata ndërkombëtare e punës, që është një organizatë ndërkombëtare publike
komplekse e përbërë nga përfaqësuesit e qeverive, punëdhënësve dhe punëtorëve.

BURIMET E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS


Janë kontratat ndërkombëtare - si kontrata nga lëmia e punës, që mund të jenë
bilaterale dhe multilaterale, konventat dhe rekomandimet e organizatës ndërkombëtare të
punës, dhe akte të tjera juridike të organizatës si: rezolutat, konkluzionet dhe
interpretimet, e drejta e rastit, aktet e konferencave të veçanta të miratuara në
bashkëpunim me organizatën ndërkombëtare të punës.

KOLIZIONI MIDIS AKTEVE NDËRKOMBËTARE DHE VENDORE


Në rast të tillë vjen në shprehje mos pajtimi i dispozitave ndërkombëtare të
konventave dhe legjislacionit vendor.
E DREJTA KOLEKTIVE E PUNËS
E drejta kolektive e punës aktualisht paraqet pjesën më të pasur dhe më
origjinale të së drejtës së punës me të cilën direkt afirmohen vlerat, specifikat dhe
pavarësia e saj.
E drejta e punës përndryshe ndahet në të drejtën individuale dhe në të drejtën
kolektive të punës.
E drejta e punës si tërësi përndryshe definohet si një tërësi e normave që
rregullojnë marrëdhëniet individuale dhe kolektive të punës ndërmjet punëdhënësve dhe
punëtorëve.
E drejta kolektive e punës përfshinë normat juridike që rregullojnë marrëdhëniet
kolektive të punës.
Marrëdheniet individuale të punës vendosen midis punëdhënësit individual dhe
punëmarrësit individual në bazë të kontratës mbi punën, ndërsa marrëdhëniet kolektive të
punës, paraqiten në interes të më shumë subjekteve, gjegjësishtë të grupit të punëdhënësit
dhe të punëmarrësit me interesa të kundërta. të dy këto marrëdhënie kanë të bëjnë me
raportet në mes të përfaqsuesve të kapitalit dhe të punës.
Dallojnë në efektin, sepse marrëdhëniet kolektive të punës prodhojnë efekte për të
gjithë punëtorët, grupacionet ose sindikatës.
E drejta kolektive e punës është produkt i konfliktit të interesave të subjekteve
kolektive, të marrëdhënieve të punës, por edhe përfaqson kompromisin normativ
institucional të interesave të tyre të kundërta.
Kjo e drejtë kolektive ngërthen në vete interesat tripartite, pra të tri
subjekteve:
- 1. Të pronarit të kapitalit,
- 2. Interesit të pronarit të fuqisë punëtore dhe
- 3. Të shtetit-shoqërisë.
Pra, e drejta kolektive e punës, trajton, krijon, rregullon dhe realizon ato
institucione të së drejtës së punës që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe avansimin e
interesave kolektive (sindikatat, marrëveshjet kolektive, kontratat kolektive, raportet e
sindikatave me punëdhënës dhe zgjidhjen e konflikteve kolektive.
SINDIKATAT
Sindikata është bashkësi, organizatë apo bashkim që kujdeset për mbrojtjen e
interesave ekonomike dhe të drejtave sociale të anëtarëve të saj. Organizohet në forma
dhe nivele të ndryshme.
Roli i saj relevant qëndron në zhvillimin e marrëdhënies së punës, të drejtës së
punës e sidomos në avancimin e pozitës, kushteve dhe rolit të punëtorëve.
Sindikata ka një histori të bujshme zhvillimi si lëvizje dhe si institucion që nga
viti 1851 si sindikatë e punëtorëve mekanik në Angli, e punëtorëve tipografik në vitin
1860 në Austri dhe si sindikatë e punëtorëve të përpunimit të duhanit në vitin 1866 në
Gjermani.
Në kosovë sindikatat formohen vonë, që në vitin 1936, ndërsa në vitin 1990
formohet BSPK-ja më koncept organizativ policentrist. Antarsimi në sindikatë është i lirë
dhe nuk mund të pengojë lidhjen e kontratës së punës.
Mbrojtja e të drejtave sindikale është objekt i konventave dhe rekomandimeve të
ONP-së.
Konventa nr. 87 e ONP mbi liritë sindikale dhe mbrojtjen e të drejtave sindikale
parasheh mundesinë e punëtorëve dhe punëdhënësve që të formojnë organizatat e tyre pa
leje paraprake, të hyjnë në to pa parakushte.
Konventa mbi të drejtat e punëtorëve në organizim dhe negociata kolektive,
përcakton që punëtorët duhet të shfrytzojnë mbrojtje konkrete kundër të gjitha veprimeve
diskriminuese në lëminë e punësimit e cila do të mund të dëmtonte lirinë sindikale të
punëtorëve.
Konventa poashtu parasheh edhe mbrojtjen nga aktet e drejtuara në largimin e
punëtorëve nga puna etj.

KONTRATAT KOLEKTIVE
Janë burime specifike të së drejtës së punës, në të cilat rregullohen qështjet e
punës dhe të marrëdhënieve të punës.
Këto kontrata janë paraqitur vonë-në gjysmën e dytë të shek. XIX, fillimisht në
angli, po edhe në Francë ku kontrata e parë kolektive është midis punëtorëve dhe
punëdhënësve është lidhur në Lion në vitin 1831, në Gjermani në vitin 1873 ndërsa në
Austri në vitin 1898.
Me kohë roli dhe rëndësia e tyre shtohet për të qenë aktualisht instrument i
pazëvendësueshëm për përcaktimin dhe rregullimin e kushteve të punës, pozitës dhe të
punësimit të punëtorëve.
NOCIONI, DEFINICIONI DHE KARAKTERISTIKAT E KONTRATAVE
KOLEKTIVE
Kontratat kolektive të punës janë instrument për rregullimin e kushteve të punës
dhe punësimit, burim i të drejtës së punës, por edhe çdo marrëveshje me shkrim
ndërlidhur me kushtet e punës e të punësimit e lidhur në mes të punëdhënësit, grupit të
punëdhënesit në njërën anë dhe të një apo më shumë organizatave reprezentative të
punëtorëve apo sindikatave në anën tjetër.
Dispozitat e kontratës kolektive kanë efekt të përgjithshëm juridik dhe ato i
plotësojnë apo i zëvendësojnë normat ligjore.
Në parim ato nuk aplikohen direkt, por shërbejnë si akte të përgjithshme në bazë
të të cilave lidhen kontratat individuale mbi punën.
Ato përmbajnë normat e përgjithshme mbi kushtet në bazë të të cilave lidhen
kontratat individuale mbi punën.
Kontratat mbi punën janë më të hershme se ato kolektive dhe janë në raport të
ngusht në mes veti përkundër dallimeve midis këtyre dy instrumenteve.
Si kontrata individuale, ashtu edhe kontrata grupore mbi punën, duhet të jenë në
pajtim me dispozitat e kontratës kolektive.
Dallimi kryesor në mes të kontratës mbi punën dhe asaj kolektive qëndron në atë
se:
E para si bazë juridike ka krijimin direkt të marrëdhënies së punës midis punëtorit
dhe punëdhënësit, ndërsa kjo e dyta nuk e ka këtë qëllim, por vetëm përmbajtjen e
marrëdhënies së punës kolektive.
Nëse shkelen dispozitat e kontratës kolektive, palët kontraktuese mund të
ushtrojnë padi sindikatës ndërkaq, i njihet e drejta që të kërkoj anulimin e kontratave
individuale mbi punën nëse ato nuk janë në pajtim me dispozitat e kontratës kolektive.

RËNDËSIA E NEGOCIATAVE KOLEKTIVE TË KONTRATAVE KOLEKTIVE


Kontratat kolektive janë rezultat i negociatave kolektive dhe institucion relevant i
rregulativës shoqërore. negociatat kolektive janë metodë e përhapur e rregullimit të
problemeve të punës.

RËNDËSIA E KONTRATAVE KOLEKTIVE ËSHTË E TREFISHTË:


- 1. Sociale,
- 2. Ekonomike dhe
- 3. Juridike.

Ato shtrihen mbi të gjithë punëtorët, pozitën e tyre ekonomike dhe sociale.
Në aspektin juridik, kontratat kolektive kanë rëndësi të madhe sepse me to shumë
më shpejt mund të intervenohet në marrëdhëniet e punës se sa me ligj.
Ato kanë rëndësi edhe politike, ngase në sferën e punës sjellin rend e rregull në
rregullimin e marrëdhënieve midis dy subjekteve me interesa të kundërta-punëdhënësit
dhe punëmarrësit, duke e ruajtur kështu qetësine sociale.
NATYRA JURIDIKE E KONTRATAVE KOLEKTIVE
Ekzistojnë tri botëkuptime lidhur me këtë.
A. SIPAS TË PARIT - Teorisë kontraktuese, kontrata kolektive ka të gjitha
karakteristikat e punëve civilo-juridike, dmth të kontratës civile.
B. SIPAS TË DYTIT - Autorët konsiderojnë se, kontrata kolektive është akt
normativ apo ligj në kuptimin material (teoria statusore apo jashtë kontraktuese).
C. SIPAS TË TRETIT - Teoria mikse apo e duplicitetit, kontrata kolektive është
edhe akt normativ edhe kontraktues, apo i ka edhe karakteristikat e të dyja akteve
juridike.
LLOJET E KONTRATAVE KOLEKTIVE
Kontratat kolektive të punës mund të jenë të përgjithshme, të veqanta dhe të
lidhura në nivel të ndërmarrjes.
A. Kontratat e përgjithshme kolektive janë ato që kanë të bëjnë me kushtet e
punës dhe të punësimit.
Dispozitat e saj vlejnë për të gjithë punonjësit dhe punëdhënësit e një shteti,
mirëpo ato mund të vlejnë edhe vetëm për një njësi administrative politike. Këto kontrata
janë tripartite.
B. Kontratat e veqanta kolektive janë lloj i kontratave kolektive të punës që kanë
të bëjnë me të drejtat dhe obligimet nga sistemi i punës dhe i marrëdhënieve të punës që
krijohen brenda një veprimtarie ose degë prodhuese ose joprodhuese, apo nëndegë që
lidhet në mes të organizatës sindikale të veprimtarisë-degës së caktuar dhe organizatës
përkatëse të punëdhënësve, ku për degë të caktuara me interes vital të shtetit me lidhjen e
kësaj kontrate marrin pjesë edhe organet kompetente të pushtetit shtetëror.
Këto lidhen për degët e industrisë, xehetarisë, tregtisë etj, ndërsa në jo ekonomi,
në arsim, shkencë, kulturë, shëndetësi etj.
Kontratat e veqanta kolektive janë me konkretizuese sepse me to rregullohen më
për së afërmi qështjet e punës dhe të marrëdhënies së punës për veprimtari dhe degë të
caktuara.
C. Me kontratat kolektive të punës që lidhen në nivel të ndërmarrjes, rregullohen
qështjet nga sfera e punës dhe e marrëdhënies së punës në nivel të një ndërmarrje apo
institucioni të caktuar.
Ajo lidhet midis sindikatës e cila i përfaqson punëtorët dhe organit udheheqës-
punëdhënësit.
Kontratat kolektive të punës, mund të lidhen për afat të caktuar, rëndom 3-5 vjet,
varësisht nga marrëveshja e palëve kontraktuese, por ato mund të jenë edhe të paafatzuara
dhe të vlejne deri në qastin kur kërkohet ndryshimi eventual nga njëra palë kontraktuese.
MARRËDHËNIET E PUNËS
Marrëdhëniet e punës janë pjesë e marrëdhënieve shoqërore.
E drejta e punës përfshinë tërësinë e normave juridike të cilat rregullojnë një
fushë të caktuar të marrëdhënieve shoqërore-marredhëniet e punës midis njerëzve si
pjesëmarrës në proces të punës ku individi ushtron një aktivitet personal.
Vështruar historikisht, marrëdhëniet shoqërore të punës kanë trajtuar aktivitetin e
njerëzve të të gjitha formacioneve ekonomike e shoqërore.
Në këtë kontekst, kontrata mbi punën është e pandashme nga marrëdhëniet e
punës.
Që në sistemin skllavopronar njerëzit me talent për art, aktrim, kuzhinë etj, do të
lidhnin kontratë pune me skllavopronarët. Kjo kontratë quhej locatio-conductio
operarum.
Edhe në sistemin feudal nuk kishte marrëdhënie të punës, por kishte raporte midis
feudalëve dhe bujkërobërve dhe midis tregtarëve, zejtarëve dhe ndihmësve të tyre-
kallfeve dhe shegertëve.
Me fuqizimin e revolucionit industrial, shpikjen e makinave do të avansohet edhe
roli i marrëdhënieve shoqërore të punës fillimisht si marrëdhënie kontraktuese të
karakterit personal, themelimi dhe ndërprerja e të cilave mbështetej në autonominë e
vullnetit të plotë të palëve kontraktuese.
Me vonë kontrata mbi shërbimin, do të emërtohet si kontratë e punës e cila
përcakton raportin në mes të punëdhënësit dhe punëmarrësit dhe njëherit do të paraqes
marrëdhënie të reja shoqërore të punës.

NOCIONI I MARRËDHËNIES SË PUNËS


Nuk i ka përfshirë gjithmonë të gjitha elementet e marrëdhënies së punës në
periudha të caktuara historike.
Marrëdhëniet e punës janë të vullnetshme e të rregulluara me ligj, me të cilat
punëtori punësohet të punëdhënësi, pra, inkorporohet, lidhet për vendin e punës,
personalisht kryen punë të caktuara dhe merr shpërblim pagën. Marrëdhënia e punës
bëhet nocion bazë e të drejtës së punës.
Kontrata mbi punën gjithnjë e më shumë merr karakter të instrumentit për
themelimin e marrëdhënies së punës e më pak të rregullimit të marrëdhënies së punës.
Në literaturën e të drejtës së punës janë formuar teori të ndryshme për
marrëdhëniet e punës, ndër të cilat veçohen: 1. Teoria gjermane (e lojalitetit),
2. Teoria kontraktuese dhe 3. Teoria frënge institucionale.

A. TEORIA GJERMANE (LOJALITETIT)


Është teori antinjerëzore e botëkuptimeve naciste dhe fashiste.
Sipas saj punëtorët duhej të gëzonin mbrojtjen nga punëdhënësit që duhej të
punonin për rajhun e tretë, ndërsa në praktikë bëhej eksploatimi i egër i fuqisë punëtore,
puna detyruese, poshtëruese dhe me frikë.
B. TEORIA KONTRAKTUESE
Marrëdhënien e punës e trajton si marrëdhënie juridiko-civile, ku raportet në mes
të punëtorit dhe punëdhënësit duhet të rregullohen me kontratë.

C. TEORIA FRANQEZE (INSTITUCIONALE)


Marrëdhënien e punës e sheh si inkorporim apo inkuadrim në ushtrimin e
veprimtarisë së caktuar si institucion, me ç’rast me të hyrë në institucion-ndërmarrje e
fabrikë, subjekti bëhet punëtor dhe në pajtim me kontratën fiton të drejtat e caktuara. këtu
dominon kombinimi i teorisë institucionale dhe teorisë kontraktuese.

ELEMENTET E MARRËDHËNIES SË PUNËS


Ndahen në elemente esenciale dhe joesenciale të marrëdhënies së punës.
Elementet esenciale janë: A. Vullnetarizmi, B. Lidhja personale-funksionale,
C. Inkorporimi në procesin e punës D. Paga.

VULLNETARIZMI
Sipas këtij elementi marrëdhënia e punës lind në bazë të vullnetit të lirë të
subjektëve që e vendosin atë në pajtim me parimet e përgjithshme dhe universale.
Vullnetarizmi nënkupton lirinë e punës, ndalimin e punës së detyrueshme apo të
dhunshme. Të dy subjektet lirisht vendosin për vendosjen e marrëdhënies së punës.

LIDHJA PERSONALE FUNKSIONALE


Nënkupton kryerjen e obligueshme të punëve dhe të detyrave të punëtorit në
vendin e punës pa zevëndësim të askujt.
Te kontrata mbi veprën-shërbimi, kemi marrëdhënie juridike civile dhe jo juridike
të punës.

INKORPORIMI NË PROCESIN E PUNËS


Nënkupton hyrjen në proces të punës sipas kushteve të përcaktuar me aktin mbi
themelimin e marrëdhënies së punës.
Akti i hyrjes është manifestim i vullnetit të kontraktuar dhe i kryerjes së
obligimeve të marrura. punëtori duhet ti kryej punët sipas rregullave me përpikëmëri dhe
profesionalizëm.

PAGA-SHPËRBLIMI
Është element esencial i marrëdhënies së punës. Në shumicën e shteteve
bashkëkohore, parashihen edhe të drejta që kanë të bejnë me sigurimin e obliguar social,
shëndetësor dhe pensional e invalidor.
ELEMENTET JOESENCIALE TË MARRËDHËNIEVE TË PUNËS
Marrëdhënia faktike e punës është ushtrim faktik i punës së caktuar në
ndërmarrje, institucion apo të personit tjetër juridik, në organe shtetërore. ajo
konsiderohet si punë e rregullt, shërbim apo funksion në formen dhe mënyrën e rregullt,
me kusht që të jetë e autorizuar. Legjislacioni ynë nuk e njeh marrëdhënien faktike të
punës.
Ajo përndryshe ekziston kur marrëdhënia e punës nuk është themeluar me akt të
paraparë, ose kur punëtori vazhdon të punoj pa fajin e tij pas ndërprerjes së marrëdhënies
së punës.
Pra, marrëdhënia faktike e punës nuk ka bazë juridike, nuk ka uzurpim, mashtrim
apo lajthim, Te ajo i ka të gjitha elementet e marrëdhënies juridike të punës dhe punën e
kryen vet punëtori. Këto ishin elementet e marrëdhënies faktike të punës.

PERSONAT JASHTË MARRËDHËNIES SË PUNËS


Janë:
- Deputetet e parlamentit dhe të kuvendeve komunale,
- Personat që kryejnë punë të rastit, të herëpasëhershme dhe momentale, në
mënyrë vullnetare apo obligative, me apo pa kompenzim psh. pensionistët, dëshmitarët
etj, dhe
- Personat që ushtrojnë veprimtari të pavarur: avoketërit, zejtarët, artistët, taksistët
etj.

KRYERJA E PUNËVE QË SIPAS LIGJIT TË PUNËS TË KOSOVËS NUK JANË


NË MARRËDHËNIE PUNE
A. Puna e herëpasëhershme e bazuar në solidaritetin familjar, që nuk kryhet për
përfitim direkt financiar.
B. Ofrimi i shërbimeve apo prodhimeve nga pala jo e varur për një palë tjetër në
bazë të kontratës dhe
C. Puna me interes të përgjithshëm që kryhet pa përfitim direkt financiar.

SISTEMI I MARRËDHËNIEVE TË PUNËS NË KOSOVË


Është edhe i mangët edhe joadekuat. rregullohet me rregulloren për ligjin
themelor të punës në kosovë nr. 2001/27. Kjo rregullore e vën në pozitë të nënshtrimit
punëtorin ndaj punëdhënësit, nuk posedon mekanizma mbrojtës të të drejtave të
punëtorëve në formën, mënyrën dhe përmbajtjen si që parashihet me legjislacionet e
vendeve tjera dhe nuk ofron siguri minimale juridike.

PARIMET E SISTEMIT TË PUNËS DHE MARRËDHËNIEVE TË PUNËS


Mund të klasifikohen si vijon: 1. Parimi i lirisë së punës, 2. Parimi i të drejtës për punë,
3. Parimi i ndalimit të punës së detyruar, 4. Parimi i ndalimit të diskriminimit në punësim
dhe 5. Parimi i lirisë sindikale dhe negociatave kolektive.
1. PARIMI I LIRISË SË PUNËS
Nënkupton të drejten e punëtorit në themelim dhe ndërprerje të marrëdhënies së
punës, por edhe lirinë absolute të punëdhënësit në angazhimin e punëtorit në punë.
Ky parim përjashton punën e dhunshme dhe të detyruar. Liria e punës nënkupton
themelimin e marrëdhënies së punës, zgjedhjen të kush do të punoj, ku dhe për sa kohë
dhe përmbajtjen nga veprimet që do ta kufizonin ose anulonin trajtimin e barabartë të
punëtorit në aspektin e lirisë së punës.

2. E DREJTA PËR PUNË


Nënkupton të drejtën në lirinë dhe pavarësinë e kryerjes së punëve të caktuara,
ushtrimin e profesionit, lirinë e aktiviteteve dhe sjelljeve personale si dhe themelimin e
marrëdhënies së punës ku dhe me kend të dëshiroj. Ky parim dallon nga parimi i të
drejtës në punë që është i parealizueshëm.

3. PARIMI I NDALIMIT TË PUNËS SË DETYRUAR


LIdhet me parimin e të drejtës në punë. Ligji themelor i punës me nenin 4 ndalon
punën e dhunshme apo të detyruar. Këtë e ndalon edhe konventa nr. 29 mbi punën e
detyruar e vitit 1930 i ONP-së.
Neni 8 i kodit të punës së shqipërisë ndalon punën e detyruar në të gjitha format e
saja.

4. PARIMI I NDALIMIT TË DISKRIMINIMIT NË PUNËSIM


Mbështetet në instrumentet ndërkombëtare dhe ato ndërkombëtare. Në Shqipëri
ky parim parashihet me nenin 25 të ligjit kushtetues, ndërsa konkretizohet ne nenin 9. të
kodit të punës në Shqipëri.
Tek ne neni 2. i ligjit themelor të punës thotë: diskriminimi në punësim dhe në
profesion është i ndaluar. Edhe konventa nr. 111 mbi diskriminimin në fushën e punësimit
dhe të profesionit e onp e vitit 1958, e elaboron në detaje diskriminimin në punë.

5. PARIMI I LIRISË SINDIKALE DHE NEGOCIATAVE KOLEKTIVE


Liria sindikale dhe negociatat kolektive janë të drejta të garantuara edhe me
akte kombëtare edhe me ato ndërkombëtare.
Në asnjë dispozitë nuk mund ti kushtëzohet apo kufizohet e drejta e punëtorit që
të jetë anëtar i një sindikate ose të pushohet nga puna se është anëtar i saj.
Edhe në dispozitat e nenit 5 të ligjit themelor të punës, punëtorët janë të mbrojtur
ndaj akteve të diskriminimit sindikal.
THEMELIMI I MARRËDHËNIEVE TË PUNËS
Themelimi i marrëdhënieve të punës është i një rëndësie të veqantë përkitazi me
përcaktimin e statusit juridik dhe vital të punëtorit.
Ndaj doemos lypset të përcaktohen edhe kushtet dhe kriteret e krijimit të kësaj
marrëdhënie apo statusi juridik.
Procedura është mjaft komplekse dhe përcaktohet me të drejtën procedurale të
punës.
Marrëdhëniet e punës vendosen midis dy subjekteve, në baza vullnetare, në lidhje
juridike-funksionale në raport me objektin e punës juridike, dhe duhet të ekzistoj interesi
objektiv-shoqëror i cili i lidh subjektët për punën juridike.
Sipas nenit 9 të LTHP të kosovës, palët e marrëdhënies së punës janë punonjësit
dhe punëdhënësit.
Punëdhënësi mund të jetë person fizik ose juridik i cili siguron punë dhe i paguan
pagën punonjësit.
Punonjësi është person fizik i punësuar te punëdhënësi, për të cilin, nën autoritetin
dhe kontrollin e të cilit kryen punë ose shërbime gjegjëse.
Subjektët e marrëdhënies së punës duhet ti përmbushin obligimet, dhe ti ushtrojnë
të drejtat e tyre në pajtim me ligjin pozitiv, kontratën e punës dhe marrëveshjës kolektive.
Si subjekte të marrëdhënies së punës mund të jenë edhe: ndërmarrjet, shoqëritë
aksionare dhe bashkësitë e tyre, organet shtetërore, institucionet, nëpunësit, personat
fizik, që kryejnë punë administrative në organet e administratës dhe të tjera.

KUSHTET PËR THEMELIMIN E MARRËDHËNIEVE TË PUNËS


Kryesisht ekzistojnë dy lloje kushtesh të tilla:
- A. Të përgjithshme dhe
- B. Kushtet e veqanta.
A. Ndër kushtet e përgjithshme minimale bënë pjesë:
- Mosha e caktuar e cila duhet të jetë së paku 15 vjet dhe
- Aftësia shëndetësore (fizike dhe psiqike).
B. Kushtet e vaqanta janë të lidhura për cilësinë apo kriteret e vendit të punës apo të
procesit të punës.
LTHP nuk parasheh këto kushte, ani që punëdhënësi mund ti caktoj ato dhe kjo
nuk do të jetë në kundërshtim me ligjin.

Ndër kushtet e veqanta për themelimin e marrëdhënies së punës janë:


- Përgatitja e caktuar profesionale,
- Kushtet e veqanta shëndetësore,
- Përvoja e caktuar në punë,
- Njohja e gjuhës së huaj, punës me kompjutor etj.
Psh. punët radioreleistike, në ushtri, në inspekcione, shëndetësi, telegrafi, pilot etj.
PROCEDURAT E THEMELIMIT TË MARRËDHËNIEVE TË PUNËS
- Ekzistimi i vendit të lirë të punës,
- Marrja e vendimit për nevojën e plotësimit të atij vendi,
- Shpallja publike,
- Procedurat e rekrutimit dhe të pranimit,
- Caktimi në punë me kontratë.

LTHP nuk parasheh se a duhet apo jo të merret vendim lidhur me nevojën e


plotësimit të vendeve të reja të punës.
Konsiderohet se qështja e plotësimit të vendeve të reja është në dorën e
punëdhënësit.
Në bazë të parimit të vullnetarizmit, lypset të vendoset kontakti midis dy
subjektëve të interesuara për themelimin e marrëdhënies së punës.
Kjo bëhet parimisht përmes shpalljes publike të nevojave të punës në mjetet e
informimit ose në shpallje interne.
Për tu vendosur marrëdhënia e punës, lypset pëlqimi i dyanshëm, i vullnetshëm,
pa mashtrim, lajthim apo kushtëzim të subjektëve, por edhe në përputhje me ligjin.
LTHP parasheh madje sanksionet ndëshkuese për punëdhënësin i cili nuk i
respekton dispozitat e tij për mënyrën dhe formën e themelimit të marrëdhënieve të
punës.
KONTRATA E PUNËS
Është bazë për themelimin e marrëdhënies së punës. Sipas nenit 10 të LTHP ajo
lidhet në formë të shkruar dhe në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë.
Lidhet para se të fillohet puna, duhet të nënshkruhet nga të dy palët dhe duhet ti
përmbaj të gjitha elementet e parapara në LTHP.
Ajo nuk duhet të përfshijë elemente kufizuese dhe as favorizuese nga ato që
parasheh LTHP-ja.
2. Kontrata e punës bën pjesë në kontratat e pajtimit apo marrëveshjes së palëve
kontraktuese lidhur me kushtet dhe kriteret e lidhjes së saj.
3. Në shkencën bashkëkohore juridike, mbizotëron mendimi se kontrata e punës
është kontratë adëhezive-kontratë e aksesit, ku njëra palë gjatë lidhjes i formulon
paraprakisht kushtet e lidhjes së saj, kurse pala tjeter pajtohet ose jo me ato.

NDRYSHIMET E KARAKTERIT TË KONTRATËS SË PUNËS


Në fillim kontrata e punës kishte karakter juridik-privat, më vonë gjatë shekujve u
transformua dhe fitoi karakter juridik publik.
Në këtë transformim shekullor të kontratës së punës, pati ndikim edhe shteti edhe
sindikata.
Shteti ndikoi me anë të legjislacionit, ndërsa sindikata përmes kontratave
kolektive.
KOHËZGJATJA E KONTRATËS SË PUNËS
Marrëdhëniet e punës themelohen përmes kontratës, ndërsa kontrata lidhet në:
- A. Kohë të caktuar dhe
- B. Kohë të pacaktuar.
Këtë mënyrë e parasheh edhe LTHP në kohë të pacaktuar, nuk dihet paraprakisht
se sa do të zgjasë marrëdhënia e punës, gjë që subjektët mund ta shkëpusin në qdo kohë
përmes dorëheqjes ose nderprerjes së marrëdhënies së punës.
Marrëdhënia apo kontrata e punës në kohë të caktuar zakonisht lidhet në këto
raste:
- Për punët sezonale dhe turizëm, hotelieri, ndertimtari, bujqësi etj.
- Zevëndësimi i punëtorit kur ai mungon nga puna,
- Puna në projekte të caktuara dhe
- Puna si pasojë e rritjes së vëllimit të punëve veqanërisht atyre sezonale.
Në këto kontrata, shprehimisht caktohet afati i zgjatjes së kontratës.

PRAKTIKANTËT
Në LTHMK nuk është rregulluar qështja e praktikantëve, më herët në kosovë po.
Praktikantët janë persona fizikë, që themelojnë marrëdhënien e punës në kohë të
caktuar.
Stazhi i praktikantit, parashihet parimisht, për punë dhe detyra komplekse dhe
relative.

VERTETIMI PARAPRAK I AFTËSIVE PUNUESE DHE PUNA ME PROVË


Për themelim të marrëdhënies së punës ka rëndësi të caktuar. Parashihet me akt të
përgjithshëm.
Vërtetimi paraprak i aftësive punuese bëhet përmes audicionit, veprës së shkruar
etj, nga komisioni profesional.
Puna me provë mund të caktohet si kusht i veqantë për vendin gjegjës të punës
dhe zgjatë deri 6 muaj.
Statusi i puntorit të tillë është i njejtë me të tjerët, por jo edhe ai që gjendet në
procedurën paraprake të vërtetimit të aftësive punuese, sepse ky nuk e ka statusin e
puntorit në marrëdhënie pune.
Puna vullnetare mundëson aftësimin profesional, pa themelim të marrëdhënies së
punës. LTHPK nuk parasheh punën vullnetare. Këta persona parimisht kanë të drejtë në
pushim dhe në kompensim, si dhe në sigurim social, shëndetësor, pensional nga bugjeti i
punëdhënësit. Kjo punë, për nga qellimi është e ngjajshme me atë të praktikantëve.
E DREJTA E PUNËTORËVE DHE E PUNËDHËNËSVE NË ORGANIZIM
E DREJTA NË ORGANIZIM MBËSHTETET NË LEGJISLACIONIN E BRENDSHËM DHE
NORMATIVËN NDËRKOMBËTARE

Edhe lthp e njeh këtë të drejtë të subjektëve të marrëdhënies së punës, madje edhe
për themelimin e organizatave sindikale, të drejten e hartimit të statutit dhe rregullave të
tyre, zgjedhjen e përfaqsuesve, formulimin e programeve etj.
Organizatat e punëtorëve-sindikatat lypset të regjistrohen doemos, për të zhvilluar
aktivitetet dhe veprimtaritë e tyre të lirë.
Këto organizata si dhe ato të punëdhënësve, obligohen që të respektojnë dispozitat
ligjore përkitazi me të drejtën në organizim (neni 5 i LTHP). Ministria e punës nuk mund
ti shpërbej e as ti pezullojë këto organizata sindikale.
LTHP mbron punëtorët nga aktet e diskriminimit sindikal, si dhe ato të ndërhyrjes
nga organizatat tjera.

E DREJTA NË GREVË
Greva është një nga mjetet më të rëndësishme të presionit sindikal kundër
punëdhënësit dhe formë e organizuar e ndërprerjes së punës.
Qëllimi i saj është realizimi i të drejtave dhe interesave ekonomike e sociale për
punëtorët, atëherë kur ato nuk mund të realizohen me mjete paqësore. E drejta në grevë
përcaktohet me ligj të punës ose me ligje të veqanta.
LTHP nuk e rregullon qështjen e grevës, ndërsa ligji mbi shërbimin civil me nenin
5 e përcakton antarsimin sindikal, por përjashton të drejtën e policëve dhe korrektusve që
të mund të bëjnë grevë ose ndonjë veprim tjetër sindikal i cili do të pengonte qenësisht
shërbimet përkatëse.

LLOJET E GREVAVE
Ekzistojnë disa lloje syresh siq janë:
- Grevat e ligjshme dhe të kundërligjshme, Grevat paralajmëruese, Grevat befasuese,
Grevat qarkore, Grevat me ndërprerje, Grevat e paorganizuara dhe Grevat trombozoide
(për nga forma e ushtrimit),

Ndërsa për nga qëllimet që tentojnë ti realizojnë organizatat sindikale përmes


grevave, grevat ndahen në: Greva kundër punëdhënësit ose në përkrahje të grevave tjera,
Grevat me presion ndaj shtetit ose punëdhënësit, Grevat profesionale dhe politike etj.

GREVAT E LIGJSHME DHE KUNDËRLIGJSHME


Të ligjshme janë ato lloje grevash të punëtorëve me të cilat nuk shkilen normat
institucionale dhe ligjore për organizimin e tyre. Në të kundërtën janë të kundërligjshme-
jo legale.
GREVAT PARALAJMËRUESE DHE ATO BEFASUESE
Grevat paralajmëruese kanë për qëllim tërheqjen e vërejtjes punëdhënësve lidhur
me seriozitetin e kërkesave sindikale, përkitazi me lartësinë e pagave, kushteve të punës
dhe qëllimeve profesionale. Këto greva zgjasin shkurt dhe për to informohet më herët
punëdhënësi.
Grevat befasuese po ashtu zgjasin shkurt dhe janë më tepër shprehje e një lloj
pakënaqësie të punëtorëve dhe sindikatave. Ndërsa më pak janë mjet i presionit. Për to
nuk informohet paraprakisht punëdhënësi.

GREVAT QARKORE DHE ATO TROMBOZOIDE


Grevat qarkore ekzistojnë kur punëtorët e më shumë njësive (degëve) të
ndërmarrjes së njëjtë ose të ndryshme, ndërpren punën sipas rendit të caktuar.
Gjatë grevës punëtorët nuk privohen plotësisht nga pagat dhe të drejtat tjera.

GREVAT TROMBOZOIDE
Te grevat trombozoide, punën e ndërprejnë vetëm punëtorët e një njësie të
ndërmarrjes e cila ndërprerjen e shkakton ndërprerjen totale dhe funksionimin e
ndërmarrjes.

GREVAT ME OKUPIM TË FABRIKAVE DHE ATO TË EGRA


Grevat me okupim ndodhin kur punëtorët grevist mbetën në vendet e tyre të
punës, duke penguar punëdhënësin ta riorganizoj procesin e prodhimit me punëtorët
jogrevistë.
Grevat e paorganizuara - të egra, ndodhin kur bëhet ndërprerja kolektive e punës e
që nuk organizohet nga sindikata.
Mirëpo, shtetet me sistem juridik bashkohor i njohin vetëm grevat që i
organizojnë sindikatat.

GREVAT STRUKTURALE DHE GREVAT GJENERALE


Me greva mund të përfshihet një pjesë e ndërmarrjes, një ose më shumë
ndërmarrje të një kompleksi korporativ. Grevat gjenerale kanë synime të gjera deri te
ndryshimi i rendit juridik.
Mirëpo kohëve të fundit sindikatat nuk organizojnë greva gjenerale dhe kështu
integrohen në sistemet juridike të tyre.

GREVAT POLITIKE
Konsiderohen të gjitha ato që organizohen me qëllim të plotësimit të kërkesave
nga marrëdhëniet e punës, por organizohen për qëllime tjera. Me to kërkesat i drejtohen
shtetit.

GREVAT E SABOTIMIT TË IMTË


Ndodhin kur të punësuarit me vetëdije ngadalsojnë procesin e punës ose bëjnë
punë difiktuoze.
Këto greva nuk pranohen pothuajse askund, ngase puna me defekt konsiderohet
edhe si shkelje e kontratës së punës edhe si delikt me pasoja.
GREVA E PUNËS VULLNETARE
Ekzistojnë në ato raste kur punonjësit vazhdojnë të punojnë edhe kur punëdhënësi
e ndërpret përkohësisht punën dhe e mbyll ndërmarrjen.
Shembull tipik është fabrika për prodhimin e orëve në Francë, punëtorët e të cilës
përkundër vendimit të pronarëve për mbyllje të fabrikës për shkaqe jorentabile, ata kanë
vazhduar punën, kanë shitur produktet dhe profitin e kanë ndarë për pagat e tyre.

GREVA SI BAZË E PËRGJEGJËSISË JURIDIKE


Përveq efekteve juridike që i prodhon greva si mjet i presionit sindikal, ajo mund
edhe të krijoj rrjedhoja negative dhe përgjegjësi për dëmin e shkaktuar punëdhënësve
(oblig. afariste), ndaj personave të tretë etj.
Pra, nga to mund të ketë përgjegjësi civile-juridike, penale dhe kundërvajtëse,
nëse psh. gjatë grevës, janë kryer veprime inkriminuese.

PËRGJEGJËSIA E GREVISTËVE, NXITËSVE TË SAJ DHE SINDIKATËS


Baza themelore për shfaqjen e kësaj përgjegjësise për dëmin e shkaktuar,
konsiston në paligjëshmërinë e grevës, ose kryerjen e veprimeve të paligjshme gjatë
grevës së ligjshme. Përgjegjësia për dëmin e shkaktuar nga greva, ka disa specifika.
Psh dëmin e plotë nuk kërkohet, që ta paguajnë puntorët, por sindikatat, po nëse
greva është e organizuar në kundërshtim me dispozitat juridike, pra të ligjit por edhe të
kontratës kolektive. Greva politike konsiderohet si rast i rendë i grevës së
kundërligjëshme.
Derisa greva e ligjëshme, nuk trajtohet, as si gabim kontraktues dhe as si delikt,
ndaj nuk mund të jetë bazë për kurrëfarë përgjegjësie për pjesëmarrësit apo organizatorët.

PËRGJEGJËSIA E PUNËDHËNËSVE
Nëse punëdhënësi për shkak të grevës gjendet në situatë që të mos mund ti
përmbush obligimet ndaj klientit të tij psh. pamundësia e dërgimit të prodhimeve e cila i
dëmton klientët dhe punëdhënësit, atëherë përjashtohet përgjegjësia e punëdhënësit për
dëmin e shkaktuar nga greva e fuqisë madhore.
Mirëpo, në pajtim me dispozitat juridike-civile, punëdhënësi përgjigjet për dëmin
që punëtorët e tij grevistë ua shkaktojnë dëmin personave të tretë.

PËRGJEGJËSIA PENALE DHE GREVA


Në numrin më të madh të shteteve greva tash më nuk konsiderohet si vepër penale
ndaj edhe nuk tërheq përgjegjësinë penale.
Por megjithatë dispozitat ligjore të disa vendeve bëjnë inkriminimin e disa
veprimeve të cilat mund të kryhen gjatë grevës.
Parësisht grevistët mund të përgjigjen për veprat e përgjithshme penale si:
rrebelimi, fyerja, lëndimi, mashtrimi, kërcnimi, shkatrrimi i pronës etj.
Në disa vende, me norma juridike parashihen edhe vepra penale të veqanta si psh,
pengimi i lirisë së punës që ka qëllim parandalimin e formave të presionit ndaj
punëtorëve nga ana e organizatorëve apo pjesëmarrësve të grevës.
MJETET E KUNDËR PRESIONIT SINDIKAL-LOCK OUT (MBYLLJA E
NDËRMARRJES)
Dihet që greva është një mjet i presionit sindikal drejtë plotësimit të kërkesave
dhe synimeve të grevistëve.
Mirëpo, edhe punëdhënësi ka në dispozicion mjetet juridike për mbrojtjen e
interesave të tij. psh. ai ka të drejtë që ti pushoj nga puna punëtorët që kanë bërë shkelje
të rënda të detyrave të punës gjatë grevës ose kanë marrur pjesë në grevën e
kundërligjshme.
Ai mund ta gjvesh punëtorin nga paga ose ta zëvendësoj me punëtor tjetër, ta
ndaloj grevën dhe të kërkoj përgjegjësi penale për grevistet, ose të ndërmerr mjetin e
kundërpresionit-lock out-mbylljen e ndërmarrjes.

ELEMENTET, NOCIONI DHE LLOJET E LLOCK OUT-TIT


Disa e konsiderojnë lock-outin të njëjtë me grevën. Mirëpo, ato kanë dallime dhe
janë diametralisht të kundërta njëra me tjetrën.
Lock-outi është masa kolektive e rrallë në praktikë e cila godet më shumë
punëtorët. Atë e ndërmerr një apo më shumë punëdhënës.
Lock-outi shpesh i dedikohet të gjithë punëtorëve të ndërmarrjes si grevistëve
ashtu edhe jogrevistëve.

LLOJET E LOCK-OUTIT
Kemi këto lloje të llock outit: Të karakterit preventiv ose ofenziv, Mbrojtes ose
defanziv, Kompenzues ose retorzive dhe Lock-outi i solidaritetit.

LLOCK OUTI SI BAZË E PËRGJEGJËSISË SË PUNËDHËNËSIT


Lock-outi nuk lejohet gjerësisht dhe në të gjitha kushtet. Me të nuk guxon të
kufizohet liria sindikale, që punonjësit të heqin dorë nga të drejtat e tyre.
Punëdhënësi detyrohet ti kompenzoj punëtorëve orët dhe ditët e humbura për
shkak të lock-outit.
Përveq me lock-out punëdhënësi, me qëllim që të iu rezistoj aksioneve sindikale,
shërbehet me mjetin e kundërpresionit tjetër sindikal që quhet grevëthyesia
(shtrajkbraherzimi).
Të dy këto institute nuk janë rregulluar me dispozita konkrete juridike, por
rregulla të tilla i krijon gjykata.
PËRGJEGJËSIA DISCIPLINORE E PUNËTORËVE NË PUNË
Përveq të drejtave të shumta dhe të ndërduershme që i gëzojnë, në teorinë e të
drejtës së punës disciplina e punës së punëtorëve apo e drejta disciplinore përfshinë
tërësinë e normave juridike, të cilat synojnë të vendosin rendin e brendshëm të punës në
ndërmarrje, institucione apo të punëdhënësit, norma këto të sanksionuara dhe të
obligueshëm për pjesëmarrësit e procesit të punës.
E drejta disciplinore apo edhe përgjegjësia disciplinore ka të bëjë me disciplinën e
cila i referohet punës edhe sjelljeve të punëtorit në punë apo lidhur me punën.
Konkretisht në rast se punëtori shkel apo cenon detyrat e punës dhe sillet në
kundërshtim me normat e disciplinës së punës, ai i nënshtrohet përgjegjësisë
disciplinore.
Për të ekzistuar përgjegjësia disciplinore duhet të kryhet veprimi disciplinor
elementet qenësore të së cilës janë:
Ekzistimi i sistemeve të obligimit të punës, të cilat duhet të respektohen dhe
kryhen në forma dhe mënyrën e paraparë, të ekzistoj ataku në disciplinën e punës dhe
ataku të jetë bërë nga i punësuari.

ORGANET DISCIPLINORE
Janë: komisioni disciplinor i cili mund të shqiptoj masa adekuate punëtorit
varësisht nga pesha e veprës disciplinore, deri te ndërprerja e marrëdhënies së punës.
Anëtarët e komisionit kanë mandatin dhe kompetencat përkatëse për të vepruar
sipas ligjit dhe akteve të përgjithshme juridike.

PROCEDURAT DISCIPLINORE DHE MASAT DISCIPLINORE


Inicimi i procedurës disciplinore bëhet në përputhje me ligjin dhe aktet e
përgjithshme të ndërmarrjes.
Iniciativën për hapje të procedurës mund ta bëj punëdhënësi, organi punëdrejtues
dhe çdo punëtor që dyshon për shkeljen e detyrave të punës.
Afatet e inicimit dhe zhvillimit të procedurës disciplinore zakonisht përcaktohen
me akt të përgjithshëm të ndërmarrjes ose me kontratë kolektive.
Kërkesa për inicim të procedurës bashkë me ftesë për shqyrtim i dërgohet
punëtorit i cili duhet të këtë mbrojtjen e tij gjatë procedurës. Ekzistojnë masa disciplinore
në varësi nga pesha e veprimit. Veprat disciplinore ndahen në të rënda dhe të lehta.
Por, varësisht nga pasojat e masave disciplinore për marrëdhënie të punës, ato
ndahen edhe në: masa morale, profesionale dhe masat materiale.

NË MASAT MORALE HYJNË:


Vërejtja, Vërejtja me shkrim dhe Vërejtja publike.
Në masat disciplinore që godasin pozitën profesionale të punëtorit hyjnë caktimi
në vend tjetër pune ose transferimi në vend tjetër të punës me pagesë më të ulët, ndrrimi i
pozitës, ndalesa në avansim etj.
Masat-sanksionet materiale kanë të bëjnë me ndalesën apo zbritjen e përqindjes së
caktuar të pagës së punëtorit.
Përveq sanksionit të largimit nga puna, masat tjera disciplinore kanë natyrë
korrektuese.
PËRGJEGJËSIA MATERIALE E PUNËTORËVE NË PUNË
Përfshinë: përgjegjësinë ndaj punëdhënësit dhe përgjegjësinë materiale të
shkaktuar personit të tretë.
Kushtet që duhet plotësuar për të ekzistuar përgjegjësia materiale janë:
1. Statusi i të punësuarit,
2. Përgjegjësia duhet të ketë ndërlidhur me punën dhe vendin e punës,
3. Duhet të ekzistojë fajësia e punëtorit për dëmin e shkaktuar dhe
4. Dëmi duhet ti shkaktohet punëdhënësit apo personit të tretë.
Përgjegjësinë e shkaktuar nga disa punëtorë, ata e ndajnë në mënyrë
proporcionale, për sa i përket dëmit.
Nëse punëtori nuk e kompenzon dëmin me afat, paditet në gjykatën kompetente.
Në rast të dëmit të punëtorit të shkaktuar me qëllim apo nga pakujdesia e
punëtorit shkaktuar personit të tretë, në parim ndaj tij përgjigjet punëdhënësi i cili dëmin
e paguar personit të tretë, ka të drejtë t’ia kompenzoj punëtori.

SHKËPUTJA E KONTRATËS SË PUNËS DHE E MARRËDHËNIES SË PUNËS


Është një nga segmentët e marrëdhënies së punës drejtëpërsëdrejti e lidhur me
themelimin e saj.
Në vendet me dominim të parimit të së drejtës në punë është institucionalizuar
edhe parimi i mosndërprerjes së marrëdhënies së punës punëtorit kundër dëshirës së tij,
përveq përjashtimeve specifike. Lypset një status stabil për punëtorin në marrëdhënie
pune.
Sipas dispozitave të nenit 11 të LTHP-së, shkëputja e kontratës së punës mund të
bëhet si vijon: 1. Me marrëveshje me shkrim midis dy subjektëve, 2. Me rastin e vdekjes
së punëtorit, 3. Në rastet e rënda të sjelljes së pahishme të punëtorit, shkeljes së detyrave
të punës apo cenimit të rregullave të disciplinës në punë. kjo bëhet kundër dëshirës së
punëtorit, 4. Për shkak të përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës, 5. Me
skadimin e kohëzgjatjes së punësimit dhe 6. Sipas fuqisë ligjore.

SHKËPUTJA E KONTRATËS SË PUNËS SIPAS MARRËVESHJES-DËSHIRËS


SË PUNËTORIT
Është një formë e veqantë e shkëputjes, që bëhet me pajtimin e dyanshëm të
subjektëve.
Marrëveshja duhet të jetë me shkrim, ndërsa punëtori duhet të paiset me një
vërtetim nga marrëdhënia e punës, por edhe një vlerësim për përmbushjen e detyrave të
punës gjatë qëndrimit në punësim.

SHKËPUTJA E KONTRATËS PËR SHKAK TË SKADIMIT TË PUNËSIMIT


LTHP-ja parasheh kontraktime të punës në kohë të caktuar dhe të pacaktuar.
Mirëpo, neni 10 i ligjit lejon mundësinë e lidhjes së kontratës në çfarëdo
kohëzgjatje, edhe mundësinë e shkëputjes së kontratës pas skadimit të kohëzgjatjes së
punësimit.
SHKËPUTJA E KONTRATËS SIPAS FUQISË LIGJORE
Nënkupton se kontrata shkëputet pavarësisht nga vullneti i punëtorit apo i
punëdhënësit dhe aty nuk ka vend për marrëveshje në mes tyre.
Këtu vjen në shprehje automatizmi ligjor, që do të thotë se nuk ka nevojë për
hapjen e çfarëdo procedure paraprake me rastin e shkëputjes së kontratës së punës.
Kjo shkëputje e marrëdhënies së punës ndodh në rastet kur punëdhënësi konstaton
se për shkaqe shëndetësore punëtori nuk mund ta kryej mëtutje punën dhe shërbimet për
të cilat është punësuar.
Në këtë rast punëdhënësi është i detyruar që një muaj përpara ta paralajmëroj
punëtorin për shkëputjen e kontratës.
Këto raste mund të jenë: Plotësimi i kushteve për pension, Vuajtja e dënimit me
burg me shumë se 6 muaj, Në rastet kur punëtorit i shqiptohet masa e sigurise, e edukimit
ose masa e mbrojtjes prej mbi 6 muaj.

SHKËPUTJA E KONTRATËS KUNDËR DËSHIRËS SË PUNËTORIT


Bëhet nga punëdhënësi në mënyrë të njëanshme, në rastet e shkeljeve të rënda të
detyrave apo rregullave të punës, ose atëherë kur punëtori nuk i përmbush në mënyrë të
kënaqshme detyrat e punës.
Si shkelje të rënda të detyrës apo rregullave të punës merren:
1. Kundërshtimi i paarsyeshëm i punëtorit që ti kryej detyrat e punës të
përcaktuara me kontratën e punës,
2. Vjedhja, shkatrrimi, dëmtimi ose shfrytezimi i paautorizuar i pasurisë së
punëdhënësit,
3. Zbulimi i fshehtësisë afariste,
4. Përdorimi i drogës dhe alkoolit në punë dhe
5. Sjellja e natyrës tepër të rëndë pas së cilës do të ishte e paarsyeshme të
vazhdohet marrëdhënia e punës.
Në rastet e përmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës hyjnë:
A. Mungesat e paarsyeshme nga puna dhe
B. Gabimet e përsëritura pesha e të cilave çrregullon ecurinë normale të procesit
të punës.
Në këto raste punëdhënësi detyrohet ta njoftoj me shkrim punëtorin për qëllimet e
tij. Njoftimi me shkrim bëhet një muaj përpara.

SHKËPUTJA E KONTRATËS PËR SHKAK TË NDRYSHIMEVE EKONOMIKE,


TEKNOLOGJIKE OSE STRUKTURALE NË NDËRMARRJE
Derisa në rastet e mëparme shkëputjet e kontratës bëhen kryesisht për shkaqe
personale, këtu kemi të bëjmë me arësye, karakter dhe natyrë objektive të shkëputjes së
kontratës dhe kanë për qëllim funksionimin më të mirë të procesit të punës.
Ndryshimet e punëdhënësit duhet të ndodhin në prodhim, programim, organizim,
në strukturë dhe teknologji të cilat kërkojnë zvoglimin e numrit të punëtorëve, largimi i të
paktën 50 punëtorëve nga puna, që konsiderohet si largim i shkallës së gjerë.
NJOFTIMI ME SHKRIM I PUNËTORËVE
Punëdhënësi e ka për detyrë që ti njoftojë me shkrim punëtorët e sipas rastit edhe
sindikatën lidhur me ndryshimet e planifikuara, duke përfshirë edhe numrin dhe
kategoritë e punëtorëve që duhet larguar nga puna, masat që duhet ndërmarrë dhe të
drejtat e punëtorëve të parapara me kontratë të punës dhe me atë kolektive.
Cilat janë obligimet tjera relative të punëdhënësit ndaj punëtorit?
1. Njoftimi me shkrim për shkëputje të kontratës 3 muaj përpara,
2. Njoftimi me shkrim i byrosë së punësimit për largimin e punëtorëve.
3. Ndërpreja apo kufizimi i punësimit të rinj të punëtorëve të rinjë, risistemimi i
brendshëm, kufizimi i punës jashtë orarit, zvoglimi i orëve të punës, ofrimi i riaftesimit
profesional etj.
4. Gjatë largimit nga puna punëdhënësi duhet ta marrë parasysh efektshmërinë e
punës së punëtorëve, shkathtësitë profesionale, përvojen e punës, postin, kategorinë dhe
llojin e punës, moshën dhe kriteret tjera në kontratë kolektive dhe atë të punës.
5. Pagesa e dëmshpërblimit të bëhet, varësisht nga përvoja e punës së punëtorit
dhe parasë ai/ajo të jetë larguar nga puna.
Shkalla e pagesës përcaktohet varsisht nga përvoja e punës si vijon:
- Prej 2-4 vjet përvojë pune = një pagë mujore,
- Prej 5-9 vjet, dy paga mujore,
- Prej 10-19 vjet, tri paga mujore,
- Prej 20-29 vjet, katër paga mujore,
- Prej 30 e më tepër vjet, pesë paga mujore.
6. Nëse punëdhënësi rifillon me ripunësim brenda dy vitesh, nga data e shkëputjes
së kontratës mbi punën, përparësi kanë punëtorët e larguar me kualifikime të njëjta.
Kjo nuk vlen për vullnetarët e larguar nga puna për shkaqe falimentimi.

EVIDENCA E PUNËTORËVE
Sipas dispozitave të nenit 23 të lthp-së, punëdhënësi është i obliguar që të mbajë
evidencë për punëtorët, me të gjitha të dhënat relative për ta.
Këtë evidencë punëdhënësi duhet ta ruaj 3 vjet pas mbylljes së saj.

MBROJTJA E TË DREJTAVE TË PUNËTORËVE


Përveq obligimeve punëtorët në marrëdhënie të punës, kanë edhe të drejtat e tyre
të përcaktuara me ligj, akt të përgjithshëm të ndërmarrjes dhe me kontratë kolektive.Këto
të drejta trjatohen si të patjetërsueshme dhe të pacënueshme.
Andaj punëdhënësi, institucioni apo ndërmarrja, janë të obliguar që ti respektojnë
dhe t’ua realizojnë ato të drejta që iu takojnë. Nëse jo, vjen deri te kontesti i punës.
Të drejtat eventualisht të cenuara të punëtorit nga marrëdhënia e punës, mund të
kërkohen që të realizohen te organi kompetent si:
Punëdhënësi, gjykata kompetente, sindikata, organet e inspektoratit të punës dhe
organet tjera të parapara me ligj.
Punëtori ka të drejtë edhe të kundërshtimit. Kundërshtimi i paraqitet organit
kompetent, të përcaktuar me akt të përgjithshëm ose me kontratë kolektive.
AFATET E KUNDËRSHTIMIT
Kundërshtimi bëhet në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të vendimit ose nga
dita, kur punëtori është njoftuar për cenimin e ndonjë të drejte të tij nga marrëdhënia e
punës.
Paraqitja e kundërshtimit e ndalon zbatimin e vendimit, deri në marrjen e
vendimit definitiv, përveq nëse me ligj është parapare ndryshe.
Organi kompetent në ndërmarrje është i obliguar që lidhur me kundërshtimin të
vendos në afat prej 15 ditësh, nga dita e ushtrimit-marrjes së kundërshtimit.
Në raste të caktuara parashihet e drejta e punëtorit që të marrë pjesë në seancë,
por edhe sindikata ka të drejtë ta mbrojë punëtorin.
Organi kompetent i vendosjes për kundërshtim ka obligim, që nga sindikata, të
kërkojë paraprakisht mendim lidhur me kundërshtimin e punëtorit.
Nëse organi kompetent i ndërmarrjes, nuk vendos në afatin e caktuar ose vendimi
i tij është i paknaqshëm për të, ka të drejtë që të drejtat e veta, ti kërkojë në gjykatën
kompetente.
Nëse gjykata e rregulltë kompetente vendos në favor të punëtorit, punëdhënsi
është i obliguar, që në afatin e paraparë, ta zbatoj vendimin e gjykatës.

INSPEKTORATI I PUNËS DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE TË


PUNËTORËVE
Inspektorati i punës, përmes mbikqyrjes ligjore, mbron të drejtat e punëtorëve nga
marrëdhëniet e punës.
Ai mbikqyrë zbatimin e legjislacionit të punës: ligjet e punës, kontratat kolektive,
aktet tjera të sferës së punës dhe kontratës së punës.
Mbikqyrja është edhe objekt i normativës ndërkombëtare dhe jo vetëm asaj
kombëtare.
ONP psh. ka miratuar disa rekomandime dhe konventa lidhur me këtë si:
konventa nr. 81 e vitit 1947, që ka të bëjë me inspektimin apo mbikqyrjen në fushën e
industrisë dhe të tregtisë, si dhe konventa nr.85 e po të njejtit vit për mbikqyrjen dhe
respektimin ndërkombëtar të legjislacionit të punës jashtë metropoleve.

ORGANIZIMI I INSPEKTORIATIT TË PUNËS DHE FUNKSIONET E TIJ


Inspektorati i punës themelohet nga ministria e punës dhe mirëqenies sociale.
Me inspektorat udhëheq kryeinspektori, që me propozim të mpms emrohet nga
qeveria.
Ekzistojnë edhe inspekcionet komunale të punës, të cilët koordinojnë me
inspektorate të tjera si ai i tatimeve, shëndetsor, tregut, policor etj.
FUNKSIONET E INSPEKTORIT TË PUNËS
1. Të bëj mbikqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, kushteve të punës dhe
mbrojtjen në punë,
2. Iu siguron informacione teknike dhe këshilla punëdhënsve dhe punëtorëve për
qështjet më relative për zbatimin e ligjit,
3. Njofton mpms apo ndonjë organ tjetër komp. për ndonjë mungesë apo
shpërdorim të ligjit pozitiv,
4. Iu siguron informacione dhe këshilla subjektëve të marrëdhënies së punës, të
cilat janë në pajtim me ligjin dhe paralajmërojnë autoritetet kompetente për qfarëdo
defekti apo shpërdorime, që nuk janë përfshirë me dispozita ligjore dhe
5. Jep këshilla për qështje lidhur me ligjin e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve në
punë me rastin e riorganizimit dhe ristrukturimit të ndonjë ndërmarrjeje.

TË DREJTAT DHE DETYRIMET E INSPEKTORIT TË PUNËS


Janë të përcaktuara me LTHP dhe me ligjin për inspektoratin e punës në Kosovë.
Të drejtat e tij janë:
1. Të hyjë lirisht në selinë e punëdhënsit për inpektim apo mbikqyrje të qdo vendi
pune, pa paralajmërim,
2. Të bëj ekzaminime, inspektime dhe hulumtime të domosdoshme për sigurim të
zbatimit të ligjit,
3. Të kontrolloj të gjitha librat dhe dokumentet, të cilat punëdhënësi duhet ti
mbajë në pajtim me ligjin,
4. Ti merr ekstraktet nga regjistrat dhe dokumentet,
5. Të kërkojë nga punëdhënësi shënime dhe dokumente të tjera që i nevoiten,
6. Të merr mostrën e materialeve apo substancave të përdorura, për analiza.

Ndërkaq kompetencat e inspektorit janë:


1. Dhënia e vërejtjeve me shkrim për parregullsitë e konstatuara dhe caktimi i
afatit, brenda të cilit duhet të eliminohen ato parregullsi,
2. Përgaditja e raportit zyrtar lidhur me mosrespektimin apo shkeljen e ligjit
pozitiv,
3. Urdhërimi i masave immediate, përfshirë edhe ndalimin e prodhimit, nëse ato
rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve. Pas inspektimit inspektori
raportin ia jep punëdhënsit.
Inspektimi në raste vdekje ose lëndimi të rëndë në punë të punëtorit duhet bërë
menjëherë pas marrjes së informatës nga punëdhënësi, punëtori, policia apo mjeku i
ndihmës së parë.
OBLIGIMET E INSPEKTORIT
1. Nuk bën të ketë interes personal në ndërrmarrje ku inspekton, 2. Duhet ta ruaj
sekretin zyrtar të punëdhësit, 3. Ta ruaj në konfidencë burimin e ndonjë ankese etj.
Sipas LTHP, ai ka të drejtë ti bëj vërejtje me shkrim ose shqiptoj gjobë
punëdhënsit. Shkalla e dënimit me gjobë-në n.25. par.2.
E DREJTA E SIGURIMIT SOCIAL
NOCIONI, QËLLIMI, PËRMBAJTJA DHE NDARJA E TË DREJTËS SOCIALE,
RRJEDHIMISHT TË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL.

Për ta kuptuar më drejtë dhe më mirë të drejtën e sigurimit social dhe rëndësinë e saj,
është e nevojshme që paraprakisht ta përkufizojmë nocionin e së drejtës sociale.
E drejta sociale është tërësi e rregullave juridike, me të cilat rregullohen të drejtat dhe
detyrimet e personave të siguruar nga sigurimi social si dhe tërësi e masave të mbrojtjes
sociale, të cilat ju takojnë qytetarëve, me qëllim të përmbushjes së nevojave të tyre
sociale.
Qëllimi i së drejtës sociale është sigurimi i ekzistencës jetësore të njeriut si titullar i së
drejtës, që ti ndihmohet atij tejkalimi ose zbutja e nevojave të tij sociale.
Bazuar në përcaktimin e së drejtës sociale në kuptim të ngushtë ajo ndahet në:
1. Sigurimin social dhe
2. Mbrojtjen sociale

Sigurimi social mëtej ndahet në:


A. Sigurimin shëndetësor
B. Invalidor dhe
C. Pensional.

Politika sociale në kuptim të saj të ngushtë përfshinë:


Sigurimin social dhe
Mbrojtjen sociale.
Mbrojtja sociale sipas disa autorëve përfshinë mbrojtjen e luftëtarëve, invalidëve,
invalidëve ushtarak dhe viktimave të luftës, mbrojtjen e fëmijëve etj.
Kujdesi social përkufizohet si pjesë e mbrojtjes sociale e cila nuk është ngritur në
nivel të së drejtës si disciplinë e veqantë, por që nënkupton ndihmën e ofruar qytetarit në
suaza të parimeve të përgjithshme dhe autorizimeve diskrecionale.
Siguria sociale në kuptim të gjerë përfshinë një tërësi me të gjerë të masave dhe
aksioneve shoqërore, që ndërmerren për garantimin e kushteve të punës dhe jetësore të
njeriut (mbrojtja e shëndetit, punësimi, të ardhurat personale me të cilat sigurohet të
pakten minimumi ekzistencial, mbrojtja në punë, në arsimim, në banesë, sigurimi në raste
të sëmundjes dhe rreziqeve tjera nga sigurimi social.
Ndërkaq, në kuptim të ngushtë, siguri sociale konsiderohet sigurimi social dhe
mbrojtja sociale, ngase direkt, ekzkluzivisht ose kryesisht merren me siguri sociale.
Sipas autorit të njohur lion kaen siguria sociale definohet si veprimtari e cila
qytetarëve përpiqet të ju siguroj kushte të jetesës në rast të rreziqeve të caktuara, paraqitja
e të cilave sjellë zvoglimin ose humbjen e aftësisë profesionale dhe zvoglon standardin
jetësor ose imponon obligime ose ngarkesa të reja.
SIGURIMI SOCIAL
Është formë e politikës dhe sigurisë sociale e cila punëtorëve dhe anëtarëve të
familjeve të tyre ju ofron siguri dhe mbrojtje sociale.
Sigurimi social në fakt është pjesë integrale e politikës sociale, respektivisht pjesë e
masave social-politike.
Shfrytëzues të sistemit të sigurimit social janë të siguruarit dhe anëtarët e familjeve të
tyre.
Sigurimi instituohet dhe zbatohet për rreziqet apo rastet sociale paraprakisht të
parashikuara. Këto raste janë: sëmundja, invaliditeti, mosha, papunësia dhe vdekja.
Përmbajtjen e sigurimit social e përbënë sigurimi material i cili në parim ngërthen
kompenzimin e pjesërishëm apo në tërësi të humbjes së të ardhurave personale gjatë
sëmundjes, lehonisë, kujdesit të fëmijës, kompenzimit për dëmtim trupor etj.
Parimet themelore të sigurimit social janë: obligueshmëria, proporcionaliteti midis
pagesës së kontributeve dhe të drejtave, solidariteti dhe reciprociteti.
Mirëpo, nga theksimet e mësipërme ka edhe dallime në trajtim nga autorët e
ndryshëm si psh. ku disa mendojnë se përveq parimit të obligueshmërisë, parim themelor
i sigurimit social është edhe parimi i vullnetshmërisë.

QËLLIMI I SIGURIMIT SOCIAL


Është që si pjesë e politikës sociale të një vendi, qytetarëve të tij të ju siguroj mjete të
nevojshme për jetesë, atëherë kur ata për shkak të shkaktimit të rrezikut social të caktuar,
nuk janë të aftë që të punojnë.
Qëllimi i mëtejmë i këtij sigurimi është ti siguroj detyrimisht punonjësit dhe anëtarët
e familjeve të tyre kundrull rreziqeve sociale e në mbështetje të parimeve të reciprocitetit,
solidaritetit dhe punës së kaluar.

PËRKUFIZIMI I TË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL


Në kuptimin objektiv, kjo e drejtë është tërësi e rregullave juridike, me të cilat
rregullohet sigurimi i punonjësit nga rreziqet e përfshira në atë sigurim.
Në kuptimin subjektiv e drejta e sigurimit social është e drejtë ekskluzivisht personale
e personit fizik si titullar i së drejtës e cila e autorizon atë që nga shërbimet dhe
institucionet gjegjëse të kërkoj ofrimin e prestacioneve të caktuara sociale.

TË SIGURUARIT
Në sigurim social mund të ndahen:
- A. Në të siguruar,
- B. Në anëtarë të familjes së tij dhe
- C. Personat e siguruar në rastet e caktuara dhe rrethanat e caktuara.
Të siguruarit janë personat që sigurohen në bazë të cilësisë së tyre vetanake, duke u
mbështetur në parimin e obligueshmërisë ose të vullnetshmërisë.
Anëtarët e familjes së të siguruarit, sigurohen në bazë të marrëdhënies me të
siguruarin.
Personat e siguruar për raste dhe rrethana të caktuara, janë ata që sigurohen vetëm në
disa rreziqe si psh. si pasojë në fatkeqësi në punë dhe sëmundjes profesionale, aksionet
punuese rinore, praktika e obligueshme, fatkeqësitë elementare etj.
RREZIQET E SIGURUARA OSE RREZIQET SOCIALE
Janë të gjitha ndodhitë-ngjarjet të cilat, kanë të bëjnë kushtet e punës e të jetës së
njeriut, të cilat ia zvoglojnë atij/asaj gjasat dhe mundësitë për përparim në jetë.
Këto raste apo rreziqe sociale, shkaktojnë te njeriu, të cilin e godasin, një vistër
vështirsish si: keqsimin e kushteve të jetës, zvoglimin e mjeteve për jetë, zvoglimine
gjasave për progres, keqsimin e statusit shoqëror.
Reziku apo rasti social nënkupton, qdo rast ose ndodhi-fatkeqësi, që mund ti ndodhë
njeriut gjatë punës dhe jetës dhe shkaktimi i të cilit implikon nevojen e mbrojtjes
shoqrore.
Mirpo, intervenimi i tillë i shoqërisë duhet të jetë i paraparë me ligj gjegjës, nga sfera
e sigurimit social.
Rreziqet sociale në sigurimin pensional e invalidor janë: invaliditeti, rreziku direkt
nga invaliditeti, aftësia e ndryshuar për punë, dëmtimi trupor, vdekja dhe pleqëria.
Varësisht nga organizimi i shtetit, njësitë e tij mund ti zgjerojnë rreziqet me ligjet e
tyre.
Disa nga rreziqet e sipërmendura, mund të ndodhin si pasojë e lëndimit në punë,
sëmundjes profesionale, fatkeqësisë jashtë punës ose sëmundjes.
Për ti realizuar të drejtat e caktuara nga sigurimi social, nuk mjafton vetëm shkaktimi
i rrezikut social, por ai/ajo duhet të jetë person i siguruar dhe duhet ti plotësojë kushtet e
caktuara ligjore.

PRESTACIONET SOCIALE SI MJETE MBROJTËSE


Prestacionet sociale janë dhënie dhe bërje, të cilat i gëzojnë-përfitojnë të siguruarit
në sigurim social, në qoftë se gjenden në gjendje të nevojave sociale, që dmth kur të
shkaktohet njëri nga rreziqet e siguruara, por edhe nëse i plotëson kushtet e caktuara dhe
nëse e kanë kërkuar atë prestacion social me kërkesë me shkrim nga organi kompetent.
Dhëniet mund të jenë në para ose gjësende, ndërsa bërjet, në ofrimin e shërbimeve.

LLOJET E PRESTACIONEVE SOCIALE


Prestacionet sociale në natyrë, mund të jenë: dhënia e barnave, ndihmesave
ortodentike-dhëmbëve, mjetet ortopedike etj.
Prestacionet sociale përmes ofrimit të shërbimeve janë: të gjitha llojet e kontrollimeve
mjekësore, rehabilitimi profesional etj.
Prestacionet mund të ndahen në: të përherëshme, të përkohëshme, të
kohëpaskohëshme dhe të njëherëshme.
Prestacionet e përherëshme sociale iu ofrohen të siguruarve, që kanë nevojë të
përhershme sociale (psh. pensioni i pleqërisë për shkak të pleqërisë).
Prestacionet e herëpasherëshme i ofrohen personit të siguruar, që ka nevojë të
përkohëshme sociale, psh. në rast sëmuarje, mund të shfrytëzohet prestacion social i
shërbimit edhe në para edhe në natyrë-gjësende.
Prestacionet e përkohëshme atij që ka nevojë të përkohëshme sociale psh.
rehabilitimi profesional dhe kompenzimet monetare lidhur me të.
Prestacionet e njëherëshme sociale i ofrohen personit për ta zbutur gjendjen
momentale të nevojave të tij sociale psh. E drejta e vejës në pagëtyrë, shpenzimet e
varrimit, ndihma e pasvdekjes etj.
TË DREJTAT NGA SIGURIMI SOCIAL
Janë ato që personi mund ti realizoj, por kjo nuk do të thotë doemos.
Këto të drejta, janë të drejta ekskluzivisht personale, që njihen në parim vetëm me
kërkesë të palës së siguruar.
Ato mund të njihen, pranohen, dhe realizohen, nën kushte të caktuara, nëse
Ekziston:
- 1. Rreziku social,
- 2. Nëse pala i plotëson kushtet e caktuara ligjore,
- 3. Nëse ekziston e drejta ligjore.

TË DREJTAT NGA SIGURIMI SOCIAL


Mund të ndahen në: 1. Themelore, 2. Provizore 3. Subsidiare dhe 4. Të tjera.
1. Themelore janë ato të drejta, që si të tilla, janë përcaktuar me kushtetutë dhe
ose me ligjet e tjera.
Kështu psh. si të drejta themelore në sigurim shëndetësor, janë: e drejta në mbrojtjen
shëndetësore dhe të drejtat të tjera në rast sëmundjeje, për rast të lindjes etj.

TË DREJTAT PROVIZORE
Janë ato që pranohen si zëvëndësim për një të drejtë themelore, derisa ajo të mos
realizohet.
Shfrytëzohen si prestacione sociale të përkohëshme, të njëherëshme. psh, pagëtyra e
vejës ose kompenzimi monetar i saj (si paradhënie), derisa të bëhët pensioni familjar etj.

TË DREJTAT SUBSIDIARE
Janë ato që njihen bashkë me ndonjë të drejtë themelore dhe të cilat si të pavarura,
nuk munden asnjëherë të pranohen-njihen psh. në sigurim shëndetësor është e drejta në
kompenzim të shpenzimeve të transportit lidhur me realizimin e të drejtës në mbrojtjen
shëndetësore ose pash. në spi. e drejta në shtesë mbrojtëse të pensionit.
TË DREJTAT TË TJERA NGA SIGURIMI SOCIAL
Janë të gjitha ato të drejta, të cilat nuk mund të inkorporohen në ndonjerën grup të
të drejtave të sipërelaboruara e të cilat janë paraparë më rregulativën e njësive federale
psh, nëse shteti është federal dhe njësitë e tij, kanë mëvetësi legjislative për ti rregulluar
fushat e caktuara në atë nivel.

Degët e së drejtës së sigurimit social janë:


- A) Sigurimi dhe mbrojtja shëndetësore,
- B) Sigurimi pensional dhe ai invalidor dhe
- C) Mbrojtja sociale dhe e fëmijëve.
Të gjitha këto sfera të së drejtës së sigurimit social rregullohën me ligje të veqanta
bazike dhe specifike dhe janë fusha të definuara, si të interesit të veqantë shoqëror për
vendin apo shtetin përkatës.
Disa autorë, konsiderojnë se mbrojtja dhe sigurimi shëndetësor, janë dy sisteme të
ndara dhe të veqanta dhe se prevenca këtu është tepër e nevojshme.
Mirëpo, të tjerët mendojnë se sigurimi shëndetësor është më i gjërë, më
gjithëpërfshirës dhe se në vete ngërthen edhe veprimin preventiv edhe atë kurativ të
shoqërisë.
Andaj sigurimi shëndetësor është degë e sigurimit social e cila mundëson
përmbushjen e nevojave sociale të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve ndërsa nëse ai
shëndet dëmtohet, ky sigurim vepron në mënyrë kurative, nën kushte dhe kritere të
caktuara ligjore dhe të tjera.

SIGURIMI PENSIONAL E INVALIDOR


Quhet edhe sigurim afatgjatë, ngase, në bazë të rreziqeve të siguruara në këtë sistem,
të drejtat që pranohet kryesisht kanë natyrë të përherëshme, pra, janë të drejta në
prestacione sociale të përhershme (të gjitha llojet e pensioneve), ndërsa të drejta me
prestacione të përkohëshme janë:
Kompenzimet në para lidhur me të drejtën në rehabilitim profesional, kurse të
njëherëshme e drejta e pagëtyrës etj.
Sigurimi pensional është degë e së drejtës së sigurimit social, me të cilen rregullohet
pozita shoqërore-materiale e punonjësve-të siguruar, atëherë kur janë aktiv në
marrëdhënie pune, por edhe kur nuk punojnë aktivisht, pra kur pensionohen.
Kur ndodhë rreziku i vdekjes, ky sigurim rregullon pozitën sociale të familjes së
dekujusit.
Sigurimi invalidor poashtu është degë e veqantë e së drejtës së sigurimit social,
përmes së cilës, qytetarëve të siguruar, nën kushte, kritere dhe procedura të caktuara iu
njihen prestacione sociale, në rast të shfaqjes së rrezikut të invaliditetit, dëmtimit trupor
dhe rrezikut të drejtpërdrejtë nga invaliditeti, në parim pa marrë parasysh se si janë
shkaktuar ato rreziqe.
LLOJET E SIGURIMIT
Mbështetur në vëllimin apo qarkun e rreziqeve sociale të siguruara, të siguruarit
në sigurim social, mund të kenë:
- A) Sigurim të plotë (gjithëpërfshirës)
- B) Jo të plotë dhe
- C) Sigurim të zgjeruar.
Me sigurim të plotë përfshihen të siguruarit për të gjitha rreziqet (përveq vdekjes).
Me sigurim jo të plotë, përfshihen anëtarët e familjes së të siguruarit dhe personat e
siguruar për raste të caktuar, në rrethana të caktuara. Ata sigurohen vetëm për rreziqe të
caktuara.
Ndaj pavarsisht nga nevojat e tyre sociale, ata mund ti realizojnë të drejtat në vëllimin
e rreziqeve të siguruara dhe të kushteve ligjore.

SIGURIMI SOCIAL I ZGJERUAR


Në dallim nga dy llojet e para, realizohet jo sipas parimit të obligueshmërisë, por të
vullnetshmërisë.
Pra, personat që nuk janë inkorporuar në sigurimin social të detyrueshëm, munden
sipas këtij sigurimi, që veten dhe anëtarët e familjeve të tyre, ti sigurojnë më një vëllim
më të madh të drejtash dhe prestacionesh,
Psh. përmes blerjes së stazhit, në një vend të caktuar, me ligj, mund të sigurohet
niveli-vëllimi më i lartë, respektivisht më i gjërë i të drejtave, gjegjësisht prestacioneve,
se sa me parimin e sigurimit obligativ. Në këtë rast sigurohet niveli më i lartë i pensionit.
Kjo formë e sigurimit, në kushtet bashkëkohore të zhvillimit dhe avansimit të
sigurimit social, manifestohet dhe rregullohet me ligj, si shtylla e ashtuquajtur e tretë-
vullnetare e SPI-së.
BURIMET E SË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL
Burimet e së drejtës së sigurimit social janë rregulla, norma me të cilat janë
rregulluar të drejtat, marrëdhëniet, institutet, qështjet dhe kategoritë nga lëmi i kësaj dege
të së drejtës.

KLASIFIKIMI I BURIMEVE TË SË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL


- A) Burimet heteronome dhe
- B) Autonome.
Burimet heteronome ndahen në: burimet heteronome të prejardhjes shtetrore dhe
asaj ndërkombëtare.
Burimet heteronome të proviniencës - prejardhjes shtetrore janë: Kushtetuta,
ligjet, aktet tjera të organeve shtetrore, interpretimet obligative dhe praktika gjyqësore.

BURIMET HETERONOME TË PROVINIENCËS NDËRKOMBËTARE


Janë:
1. Burimet universale, 2. Konventat bilaterale dhe multilaterale
ndërkombëtare, 3. Aktet normative të organizatës ndërkombëtare të punës.
Burimet autonome të së drejtës së sigurimit social janë: aktet nënligjore dhe të
përgjithshme. Këto akte duhet të jenë në përputhje me ligjet dhe kushtetutën.

BURIMET HETERONOME TË PROVINIENCËS NDËRKOMBËTARE


Janë: 1. Burimet universale, 2. Aktet normative të ONP-së, 3. Kontratat apo
marrëveshjet bilaterale dhe multilaterale.
BURIMET UNIVERSALE TË SË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL
Këto burime, vështruar nga pikëpamja ideale, veqmas për të punësuarit, ndaj
burimeve të tjera kanë përparësi sepse përcaktojnë një minumum të drejtash për të
punësuarit, nëse ata bijnë në gjendje të nevojave sociale.
Mirëpo, bazuar në gjendjen diferente ekonomike sistemet shoqërore e politike,
këto burime të drejtash, me të cilat synohet të arrihet uniteti në minimumin e të drejtave
themelore, kanë kryesisht karakter deklarativ.
Me dispozitat e nenit 55 të kartës së OKB-së, po kjo detyrohet që ti kushtoj kujdes
zhvillimit të sigurisë sociale dhe ekonomike të qytetarëve.
Deklarata e përgjithshme mbi të drejtat e njeriut (n.22.) thotë: ”Qdo kush ka të
drejtë në siguri sociale”… ndërsa neni. 25. i saj thotë: ”secilit duhet siguruar kushte
jetese, të cilat atij dhe anëtarëve të familjes i sigurojnë shëndet, ushqim, veshmbathje,
banesë, kujdes shëndetësor, ndihmë sociale dhe të drejtat në sigurim social, në rast
sëmuarje, paaftësie, pleqërie etj.
Neni 9. i paktit mbi të drejtat sociale dhe ekonomike, shtetet nënshkruese duhet
t’ia njohin secilit të drejtën në siguri sociale.
Deklarata e Filadelfisë, e bërë në seancën e 26 të ONP në Filadelfi dhe është bërë
pjesë përbërëse e kushtetutës së ONP-së, është gjithashtu një burim sui generis universal i
së drejtës së sigurimit social, sepse e përcakton si detyrë imperativë ONP-së, ndërmarrjen
e të gjitha masave të popujt e botës për sigurim të zgjeruar social, sidomos mbrojtjen
shendetësore.
Edhe deklarata mbi të drejtat e fëmijës dhe ajo mbi heqjen e diskriminimt të
gruas, si akte të OKB-së, kanë rëndësi të veqantë për mbrojtjen sociale dhe sigurimin
social.

AKTET NORMATIVE TË ONP-SË


Janë: konventat dhe rekomandimet. Rekomandimet, kanë fuqinë juridike më të
vogël se sa konventat.
1. Konventa nr.12 mbi shpagimin e fatkeqësive në punë në bujqësi, Konventa
nr.17 mbi kompensimin e fatkeqësive në punë, Konventa nr.18 mbi kompensimet në rast
të sëmuarjeve profesionale. Konventa nr.19 mbi trajtimin e njëjtë të punëtorëve të huaj
dhe vendorë në pikëpamje të kompensimit të të fatkeqësive në punë. Konventa nr.24 mbi
sigurimin në rast sëmuarje të punëtorëve industrial dhe tregtar dhe ndihmësve vendorë.
Koventa nr.25 mbi sigurimin në rast sëmuarje të punëtorëve bujqësor. Konventa nr.48
mbi instituimin e rregullimit ndërkombëtar mbi ruajtjen e të drejtave në rast paaftësie,
pleqërie dhe vdekjeje. Konventa nr.56 mbi sigurimin spitalor të detarëve. Konventa nr.73
mbi kontrollimet mjekësore të detarëve. Konventa nr.102 mbi normat minimale të
sigurimit social. Konventa nr.103 mbi mbrojtjen e amësisë. Konventa nr.121 mbi
prestacionet në rast të sëmuarjes profesionale dhe lëndimeve në punë. Konventa nr. 139
mbi parandalimin dhe kontrollin e rreziqeve profesionale, të shkaktuara nga nga
substancat kancerogjene dhe agjenset. Konventa nr.143 mbi migrimet në kushte të
keqpërdorimit dhe avansimit të mundësive të njëjta dhe trajtimit të punëtorëve migrantë.
REKOMANDIMET E ONP-SË
1. Rekomandimi nr.95 mbi mbrojtjen e amësisë. 2. Rekomandimi nr.97 mbi mbrojtjen e
shëndetit të punëtorit në vendin e punës. 3. Rekomandimi nr.99 mbi aftësimin profesional
dhe tejkualifikimin e invalidëve. 4. Rekomandimi nr.102 mbi shërbimet sociale për
punëtorët. 5. Rekomandimi nr.112 mbi shërbimin e mjekësisë së punës në ndërmarrje.
Këto konventa dhe rekomandime duhet të ratifikohen.

KONTRATAT MULTILATERALE DHE BILATERALE NDËRKOMBËTARE


Kontratë apo konventë ndërkombëtare është çdo lloj ballafaqimi shkrimor ose
gojor të së paku dy subjekteve të së drejtës ndërkombëtare, me të cilat subjektet gjegjëse
synojnë të shkaktojnë efekte të parapara me të drejtën ndërkombëtare.
Këto kontrata apo marrëveshje i lidhin shtetet me shtete të tjera, për të siguruar në
vëllim dhe modalitete të ndryshme qytetarët e tyre, me banim e punë jasht vendit, pra në
ato vende, me të cilat lidhen këto kontrata apo marrëveshje.

KONVENTAT MULTILATERALE
Kanë për qëllim zgjidhjen e problemeve sociale të punëtorëve të huaj, midis disa
shtetesh.
Këto konventa mund të kenë vlerën në fushë të përgjithshme dhe vetëm për
ndonjë profesion ose fushë.
Në grupin e parë bëjnë pjesë: kontratat evropiane mbi sigurinë sociale,
marrëveshjet evropiane për ndihmën sociale dhe mjekësore dhe konventa evropiane mbi
sigurinë sociale.
Në grupin e dytë bejnë pjesë marrëveshja mbi sigurinë sociale të personelit
lundrues detarëve në rajnë dhe konventa evropiane mbi sigurinë sociale të punëtorëve në
transportin ndërkombëtar.

KONTRATAT BILATERALE NDËRKOMBËTARE


Më këto realizohet siguria materiale e sociale e qytetarit të një vendi nënshkrues i
kontratës, derisa ai banon në territorin e një vendi tjetër nënshkrues, të konrtratës apo
marrëveshjes.
Këto kontrata lidhen në formën e një konvente të përgjithshme, kur me to
rregullohen kompleks-qështjës nga sigurimi social, midis shteteve kontraktuese.
Ose në formë të kontratës së veqantë, gjegjsisht marrëveshjesh, kur me to
rregullohen vetëm disa qështje në raportet midis palëve kontraktuese nga kjo lëmi.
Ish-Jugosllavia ka nënshkruar një vistër konventash bilaterale, tash Kosova duhet
të filloj dhe ti lidhë të tjera më shtete të ndryshme të botës.

BURIMET AUTONOME TË SË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL


Janë akte përkatëse si: statutet dhe aktet e tjera të përgjithshme të subjekteve
institicionale në kosovë, që duhet tani e pastaj të instituohen, së bashku me
infrastrukturën e nevojshme ligjore.
PARIMET E SIGURIMIT SOCIAL
Parimi ka tri veqori themelore:
- Normative
- Logjike dhe
- Objektive.
Parimet sipas rregullit, mund të ndahen në: themelore dhe të veqanta.

PARIMET THEMELORE TË SË DREJTËS SË SIGURIMIT SOCIAL


Janë: Parimi i detyrueshmërisë, Vullnetshmërisë, Reciprocitetit dhe i solidaritetit,
Punës së kaluar, Unikueshmërisë (njëtërësishmërisë), i mostjetërismit dhe
paparashkrueshmërisë, i ligjëshmërisë e brenda tij ai i dyshkallësisë dhe mbrojtjes
gjyqësore dhe Parimi i humanizmit.

PARIMI I DETYRUESHMËRISË
Nënkupton sigurimin obligativ të punëtorëve dhe të siguruarve të tjerë, por edhe
të anëtarëve të familjeve të tyre në sigurim social.
Pra, sigurimi social është obligativ, për të gjithë personat që me ligje ose me
dispozita të tjera juridike, janë të përcaktuar si të siguruar.
Krahas zhvillimit të sigurimit social, vjen e zgjerohet numri i kategorive të
personave, të përfshirë në sigurim social të detyrueshëm.
Në sigurim shëndetësor, me format e detyrueshme të mbrojtjes shëndetësore,
rëndom përfshihen të gjtihë qytetarët.
Krahas parimit të detyrueshmërisë, në të gjitha degët e sigurimit social, vjen në
shprehje edhe parimi i vullnetshmërisë.

PARIMI I VULLNETSHMËRISË
Përfshinë në sigurim social të gjithë ata që, në degë të caktuara të sigurimit social,
nuk janë përfshirë në sigurim të obligueshëm social.
Nëse paguajnë kontribute të veqanta, të siguruarit vullnetar, mund të sigurohen
për disa ose për të gjitha rreziqet sociale.

PARIMI I RECIPROCITETIT DHE I SOLIDARITETIT


Në të drejtën e sigurimit social herë identifikohen dhe spjegohen si një parim i
vetëm, herë si dy të veqanta.
Sipas disa teoriticientëve, reciprociteti përcakton raportin e të siguruarve, të cilët
sigurohen reciprokisht, përmes përcaktimit të të drejtave të caktuara, procedurave dhe
kushteve për shfrytëzimin e tyre.
Parimi i solidaritetit manifeston: “obligimin dhe përgjegjësinë e përbashkket të të
siguruarve për sigurimin e mjeteve dhe kushteve të tjera materiale-financiare, për
realizimin dhe shfrytëzimin e të drejtave të përcaktuara me ligj.
Sipas parimit: ”një për të gjithë, të gjithë për një”, janë parime të domosdoshme
në sigurim social.
PARIMI I PUNËS SË KALUAR
Bazohet në punën e gjallë të punëtorit, të siguruarit, që shëndrrohet në produkt-
rezultat, që i pranohet punëtorit në stazh pensional.
Stazhi pensional, ndërkaq është një nga elementet nga i cili varet lartësia e
prestacionit, psh pensionit.

PARIMI I UNIKUESHMËRISË-JETËRËSISHMËRISË
Nënkupton nevojën dhe arsyen e rregullimit unik për tërë vendin e sigurimit
social.
Pra, jo vetëm të drejtave themelore në një nivel, rëndom atë qëndror e të tjerave të
drejta, në nivele më të ulëta psh në republika dhe krahina etj.

PARIMI I PATJETËRSUESHMËRISË DHE MOSPARASHKRMIT TË TË


DREJTAVE
Të drejtat në sigurimin social janë të patjetërsueshme, personale dhe të
pavjetërsueshme-parimisht.
Mosparshkrimi i të drejtave në sigurim social është relative dhe e përcaktuar me
normën juridike psh e drejta e kompenzimit të shpenzimeve të transportit, paisja e fëmiut
të posalindur etj-3 vjet.

PARIMI I LIGJSHMËRISË
Ligjshmëria dhe siguria juridike e personave të siguruar dhe shfrytëzuesve të të
drejtave në sigurim social, janë shumë relevante.
Ato arrihen me një varg masash, sidomos përmes mbikqyrjes dhe kontrollit të
kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.
Formë e veqantë të ligjshmërisë, paraqet dyshkalllshmëria dhe mbrojtja gjyqësore
(si parime).

PARIMET TJERA TË SIGURIMIT SOCIAL


Janë:
Parimi i ndërvarësise së të drejtave dhe kontributit të punës së të siguruarit, Parimi
i prevencës ose parandalimit (sidomos në sigurimin shëndetësor) etj.

ORGANIZIMI, PLANIFIKIMI DHE FINANCIMI I SIGURIMIT SOCIAL


Dallohet në vende të ndryshme, varësisht nga specifikat zhvillimore dhe shkalla
ekonomike e sociale e vendit, si për nga organizimi, ashtu edhe për nga zbatimi i tij.
- A) Organizimi dhe udhëheqja nga shteti:
- B) Organizimi nga organe dhe mekanizma autonome, por nën kontroll të shtetit (si
psh. te ne, bashkësitë vetëqeverisë të interesit të sigurimit social, shëndetsor, pensional
dhe të mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve të kosovës.
PLANIFIKIMI DHE FINANCIMI I SIGURIMIT SOCIAL
Planifikimi bëhet në baza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata. Financimi,
ndërkaq bëhet përmes: Mënyrës bugjetore, Sistemit të mbulesë kapitale (që i siguron
mjetet nga pagesa e kontributeve dhe kamatave të realizuara), me vetëfinancim (nga
kontributet e të siguruarve dhe punëdhënsve dhe vetëm pjesërisht nga kamatat. Duhet te
formohen fondet.

EVIDENCA AMË OSE ELEKTRONIKE E TË SIGURUARVE


Lypset të inkorporohet me ligj të veqantë. Përfshinë në vete të gjitha llojet e
nevojshme të evidencave, për të siguruarit dhe shfrytzuesit e të drejtave, në kuadër të
sigurimit socal, që nga themelimi i marrëdhënies së punës e deri në pensionim, si i
siguruar aktiv edhe pas pensionimit (psh. në sigurim pensional e invalidor) në vazhdimsi.

SISTEMI I SIGURIMIT SOCIAL


Edhe si multisistem edhe si gershe -te degës të së drejtës së sigurimit social,
përfshinë një shumësi veprimtarishë, fusha dhe aktivitete.

SIGURIMI SHËNDETËSOR
Të drejtat nga sigurimi shëndetësor, si pjesë e të drejtave nga sigurimi social,
paraqesin, tërësi të dispozitave juridike, me të cilat rregullohen të drejtat, obligimet dhe
përgjegjësitë në sigurimin shëndetësor.
Objekt i të drejtave nga sigurimi shëndetësor janë: raportet shoqërore, të cilat i
rregullon e drejta e sigurimit shëndetësor.
Janë të drejta, që paraqiten lidhur me realizimin e mbrojtjes shëndetësore,
mbrojtjes në rast sëmuarje, sëmuarjes profesionale, lëndimit dhe fatkeqsisë në punë,
mbrojtjes lidhur me shtatëzeninë dhe lehoninë, dhe mbrojtjes në rast të vdekjes. Mjet i
mbrojtjes, janë prestacionet e caktuara sociale.

MBROJTJA SHËNDETSORE
Është objekt i së drejtës nacionale dhe ndërkombëtare siç është organizata
ndërkombëtare e punës dhe ajo e shëndetësisë. Mbrojtja shëndetësore është sigurisht e
drejtë themelore e puntorit. Është edhe objekt i rregullimit autonom.
Kjo mbrojtje zbatohet me një vistër masash: Primare, Specifike, Poliklinike-
konziliare, Stacionare.
Për mbrojtjen preventive shëndetësore, veqmas janë relevante masat e mbrojtjes
primare.
Mbrojtja primare shëndetësore është pjesë relative e mbrojtjes shëndetësore dhe
pjesë integrale e sistemit shëndetsor dhe e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror-ekonomik
të vendit.
SIGURIMI PENSIONAL E INVALIDOR
Si degë e sigurimit social, përbëhet nga dy degë kryesore: sigurimin pensional dhe
atë invalidor.
Të drejtat nga sigurimi invalidor, poqese përmbushen kushtet e caktuara ligjore,
fitohen dhe realizohen në rast të këtyre rreziqeve:
Invaliditetit, dëmtimit trupor, nevojës për ndihmë e kujdes të personit tjetër,
rrezikut direkt nga invaliditeti, ndryshimit të aftësisë punuese.
Rreziqet e sigurimit pensional janë: pleqëria dhe vdekja.

MBROJTJA SOCIALE DHE E FËMIJËVE


Është degë e veqantë dhe relevante e sigurimit social, që merret me mbrojtjen
sociale të kategorive të caktuara, që janë në gjendje të nevojave sociale.
Ngërthen edhe format dhe mënyrat e mundshme të parapara me ligj, për mbrojtjen
e fëmijëve: si shtesat fëminore, rekreacioni i tyre etj.

TË SIGURUARIT
Persona të siguruar në sigurim social, janë:
- Të siguruarit - punëtorët, Anëtarët e familjes së të siguruarit, Personat e siguruar në raste
të caktuara dhe rrethana të caktuara.

RREZIQET THEMELORE NË SIGURIMIN PENSIONAL E INVALIDOR


- Invaliditeti (tri kategori, I, II, III), Rreziku direkt nga invaliditeti, Aftësia e
ndryshuar punuese, Pleqëria dhe Vdekja.
Këto rreziqe me ligj mund të zgjerohen si psh. ndihma e kujdesi i huaj, dëmtimi
trupor etj.

KUSHTET THEMELORE PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE NË SIGURIM


PENSIONAL INVALIDOR
Janë:
Shkaktimi i rrezikut të caktuar me ligj, personi të jetë i sigururar, të ketë mbushur
vitet e caktuara të moshës dhe të stazhit të pensional, respektivisht stazhit të sigurimit.
kemi edhe stazhin e veqantë, të benefcuar, institucionin e blerjes së stazhit, stazhit të
vazhduar etj.

LLOJET E TË DREJTAVE NGA SIGURIMI PENSIONAL INVALIDOR


Të drejtat themelore janë:
-E drejta në pension moshe ose të rregullt, E drejta në pension invalidor, E drejta në
pension familjar.
Të drejtat tjera si e drejta në shtesë mbrojtëse të pensionit, kur pensionit të
siguruar i del më i ulet se sa pensioni minimal ose i garantuar etj.
Pensionet harmonizohen në bazë të shpenzimeve të jetës dhe të ardhurave
personale në vend.
PROCEDURA DHE MBROJTJA E TË DREJTAVE NGA SIGURIMI SOCIAL
Procedura është dyshkallëshe. Mbrojtja e të drejtave bëhet edhe në procedurën
ligjore administrative edhe në atë gjyqësore, në të tri degët e sigurimit social. Edhe
mekanizmat mbikqyrës instituohen me ligj dhe duhet të funksionojnë.
Në praktikë kjo nuk ndodhë propre, ashtu siç do të dëshironte doktrina dhe vetë të
siguruarit, bashkë me përfituesit e të drejtave dhe prestacioneve të ndryshme nga sigurimi
social, kudo qofte rasti.

INICIMI I KONFLIKTIT ADMINISTRATIV


Parimisht dhe realisht, çdo e drejtë, rrjedhimisht çdo sistem i lejon mundësinë që
përmes inicimit të konfliktit administrativ, të mbrohen të drejtat e të siguruarve edhe në
procedurën gjyqësore, dhe jo vetëm në atë administrative, gjegjësisht pranë organit
kompetent të administratës.

MODALITETE E SIGURIMIT SOCIAL


Janë: Sigurimi i detyrueshëm, sigurimi vullnetar.
Vlen këtu për të vequar trendet aktuale të zhvillimeve shkojnë edhe drejtë
kombinimeve të ndryshme ose edhe të restrikcioneve në sigurimet sociale përgjithsisht.
Varësisht nga sistemet mundësitë dhe specifikat e ndryshme, vendet e ndryshme,
në emër të reformave, por edhe vështirsive serioze me të cilat ballafaqohen, inkorporojnë
sisteme kursimesh sociale, në vend të sigurimeve sociale, gjë që nuk është as përafërsisht
njëjtë, as vetëm për të siguruarin-qytetarin dhe as për përspektivën gjithëshoqërore të një
vendi, sidomos jo për mirqenien sociale të tij.

QFAR SISTEMI TË SIGURIMIT SOCIAL I DUHET KOSOVES?


I duhet një model i mirëfllt, human, real, i bazuar në solidaritetin intergjenerativ
dhe reciprocitetin si parime bazë dhe më se të domosdoshme për mirqenien sociale dhe
ekonomike të kosovarëve.
Edhe të drejtat diskrecionale, pra të fituara e të realizuara më parë, por të
rrëmbyera me dhunë të të siguruarve kosovar, veqmas pensionistëve, por edhe atyre në
sigurim dhe mbrojtje shëndetësore, lypset shpejtë e drejtë vendosur të drejtat e tyre të
nëperkëmbura, madje edhe që gati një decenie pas luftës në Kosovë.

You might also like