Professional Documents
Culture Documents
Ligjeratat PDF
Ligjeratat PDF
Ndert
- Material Mesimor –
Shtator 2018
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
7 PAHITË 115
9 URAT 135
10 TUNELET 149
Për këtë arsye teknologjia e ndërtimit është fusha kryesore e dimensionit materialo-teknikë të
proceseve të prodhimit në ndërtimtari.
Çdo proces i prodhimit përbëhet nga tre elemente kryesorë:
Fuqia punëtore ( FP) ( njerëzit)
Fushëveprimi (FV) ( materialet ndërtimore, objekti)
Mjetet e punës (MP) ( Pajisjet dhe veglat për punë)
Njeriu si qenie inteligjente dhe i arsimuar me ndihmën e mjeteve dhe materialeve për punë
prodhon një objekt ose një pjesë të tij. Nga kjo mund të konkludohet se teknologjia në radhë të
parë studion ndryshimet e gjendjes së materialit, në funksion të objektit të punës dhe mjeteve të
punës. Fusheveprimi respektivisht ndërtimi si proces teknologjik përbën gjithashtu një lëndë për
studim si të materialeve ashtu dhe vënia në vepër e tyre kështu që në procesin e prodhimit
(ndërtimit të objektit) ndikojnë edhe rezultatet e kërkimeve dhe zbulimeve të reja të materialeve
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Principet e prodhimit nënkuptohen si një masë cilësore ndërsa përmasat e prodhimit si një mase
sasiore e organizimit të fuqisë punëtore, fushëveprimit dhe mjeteve të punës në procesin e
prodhimit.
Shkalla e procesit të prodhimit klasifikon procesin sipas sasisë dhe shpeshtësisë së prodhimit
(për shembull, përsëritshmëria e disa pjesëve të strukturës) (= Formë sasiore e organizimit të
procesit të prodhimit).
Teknika e prodhimit dhe Organizimi i prodhimit në ndërtimtari formojnë një tërësi të mbyllur. Të
dyja këto fusha me të gjitha lidhjet dhe marrëdhëniet reciproke formojnë një sistem të përbërë
dinamik dhe konsiderohet në kontekstin e " Teorisë se sistemit’’ si një disiplinë shkencore.
Në bazë të fakteve të cekura më lartë mund të përcaktojmë teknologjinë si një shkencë që:
Lënda e studimit të teknologjisë janë sistemet dinamike komplekse, teknikat e prodhimit dhe
organizimi i prodhimit
Qëllimi është krijimi i një procesi të prodhimit në drejtim të rritjes maksimale te efikasitetit.
(= Parimi Ekonomik)
Fig 1.2 Procesi i ndarjes së ndërtimit në procesin e punës dhe ne procesin e krijimit të vlerës
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Ndryshe nga proceset e tjera të prodhimit, procesi i ndërtimit dallon në shumë aspekte mënyrash.
Nga këto karakteristika vërejmë se prodhimtaria ndërtimore është specifike dhe dallohet
dukshëm prej asaj industriale. Ndikimi i kushteve atmosferike, teknologjia specifike, lloji dhe sasia
e punëve dhe mënyra e organizimit ndryshojnë prej një objekti në tjetrin, pra nuk kanë karakter të
përhershem. Për këto shkaqe prodhimi është i nënshtruar në masë të madhe nga ndikimet e jashtme
te cilat nuk mund të parashihen plotësisht dhe të cilat ndikojnë në riorganizimin e prodhimtarisë.
Këto ndikime shkaktojnë ndalesa në proceset e prodhimit dhe rrisin shpenzimet e ndërtimit.
Organizimi i ndërtimit ka pak për detyrë që të projektojë dhe të planifikojë ndërtimin më
sa me pak ndërprerje në të cilin do të shfrytëzoheshin maksimalisht kapacitetet dhe do të
minimizoheshin humbjet dhe punët e tepërta. Për të arritur këtë duhet të tentohet që principet e
prodhimtarisë industriale të përcillen në masë sa më të madhe në proceset e ndërtimit. Në këtë
parim bazohen teknologjitë montuese të ndërtimit, automatizimi i reparteve dhe i mekanizimit.
Gjithashtu edhe metodat e projektimit organizativ shkojnë kah “imitimi”i metodave organizative
industriale.
Në prodhimtarinë ndërtimore dhe organizimin e saj me rëndesi është të njihen faktoret të
cilët mundesojnë prodhimin. Këta quhen ,,Faktoret prodhues’’ dhe janë:
resurset, fuqia punëtore, materiali dhe energjia, mekanizimi
faktori kohë,
industrializimi dhe automatizimi,
standardizimi, tipizimi dhe koordinimi modular,
niveli i organizimit të ndërtimit,
kontinuiteti i prodhimit,
madhesia dhe vëllimi i punëve, dhe faktorët e jashtëm.
Figura 2.1 Diagrami i rrjedhës në gërmimin me eskavator të kanalit dhe i montimit të gypave
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Figura 2.5 Karta e procesit dhe diagrami i rrjedhës së betonimit të mureve (Harris & McCaffer,
2001
Në çdo vend-ndërtim gjejmë një gamë të gjerë të makinave të rënda që ndihmojnë procesin
e ndërtimit duke e shpejtuar atë dhe në të njejtën kohë duke e bërë më të lehtë dhe mund të thuhet
se nuk ka punishte në ditet e sodit ku nuk ka mekanizim që nga me i lehti deri te ato me të rëndat.
Makinat që hasim në ndërtimtari janë të funksionit dhe të kapaciteteve të ndryshme. Në
qoftë se do kishim bërë një klasifikim të vrazhdë të këtyre paisjeve themi se janë:
INDUSTRIA E
MAKINAVE TE
NDERTIMIT
Fabrikat e
Dozeret Eskavatoret Kamioni Ngarkuesi Autopompat
betonit
Paisje për
Rulet Skrejperi Mauna Auto-vinc Finisheret suvatim
Një projekt themi se është mirë i menaxhuar në qoftë se bëhet optimalizimi i shfrytëzimit
sa me efikas të fuqisë punëtore, materialit dhe paisjeve, kjo arrihet me anë të menaxhimit,
përkatësishtë menaxhimit të operativës që paraqet shtyllën e organizimit të projekteve ndërtimore.
Bazën e një menaxhimi të mirë në operativë e paraqet ‘dimensionimi dhe sinkronizimi’ i makinave,
kjo arsyetohet sepse pothuajse 15-30% të kostos së përgjithshme e përbëjnë makinat, andaj kjo
shton rëndësinë e përvetsimit të drejtë të tyre. Që të arrihet ky optimalizim, inxhinieri i punishtes
duhet të jetë njohës i mirë i paisjeve, të dijë kur një punë të kryhet nga puntorët e kur nga
makineritë, të jetë i gatshëm ta mbajë ritmin e punës ashtu siq është planifikuar dhe të bëjë
kontrollin e vazhdueshëm sipas specifikimeve teknike.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Fig 3.1 Traktori Fordson si makinë e parë ndërtimore Fig 3.2 Dozeri i parë për gërmim
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Q
𝐸𝑡 =
T
Ku:
Et – efekti teorik i makinës,
Q – sasia e kryer e punës,
T – koha e angazhimit të makinës.
Ky është efekti teorik i cili paraqet aftësinë punuese në kushtë ideale. Meqë makinat
ndërtimore janë të ndikuara prej ndikimeve të ndryshme gjatë veprimit të tyre, efekti i makinës
zvogëlohet. Andaj tani kemi të bëjmë me efektin praktik të makinës me të cilin dimensionojmë
mekanizmin e nevojshëm:
Ep=Et×K1×K2×…×Kn
Ku:
Ep – efekti praktik i makinës
Ki, (i=1,2,..,n) – koeficientët reduktues.
Koeficientët reduktues janë të ndryshëm për makina të ndryshme, ata varen prej llojit dhe
funksionit të makinës. Meqenëse çdo makinë ndërtimore gjatë punës ka ndërprerje në funksionim,
në caktimin e efektit praktik të makinës duhet gjithsesi të përdoret koeficienti i shfrytëzimit të
kohës (Kt). Ky koeficient tregon raportin mes kohës efektive të punës dhe kohës së kaluar të
makinës në punishte.
t
Kt 1
T
Ku:
Kt – koeficienti i shfrytëzimit të kohës,
t – koha e angazhimit efektiv të makinës,
T – koha e përgjithshme.
Koeficientin e kohës e caktojmë në mënyrë të përafërt nga tabelat ose mund ta supozojmë në
bazë të përvojës.
Koeficienti i shkriftësisë Ksh paraqet parametrin me te cilin përcillet ndikimi i shkriftësisë së
materialit rrethanor në punën e makinës. Shkriftësia paraqet raportin në mes vëllimit të dheut pas
gërmimit me vëllimimin e dheut para gërmimit. Të gjitha llojet e tokës karakterizohen me një
shkriftësti të caktuar, të cilën mund ta gjejmë nga tabela e mëposhtme.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Koeficienti i mbushjes Km vjen në shprehje te makinat që kanë kovën ose sëndukun si element
kryesor për punë, si për shembull ngarkuesi, eskavatori ose skreperi. Pra se sa mbushet kova, në
formulën për efektin praktik shprehet nëpërmes koeficientit të mbushjes.
Nevoja për të kryer punime tokësore të vëllimit të lartë sot është më e madhe dhe më e
shpeshtë për arsye se magnituda e projekteve si në thellësi, bazament ashtu edhe në lartësi po rritet
dita ditës. Punët tokësore të vëllimeve të mëdha posaçërisht janë të rëndësishme kur bëhet fjalë
për vepra të inxhinierisë civile, siç janë rrugët, objektet hidroteknike (pendat) ,meliorimet e tokave
e kështu me radhë. Zhvillimi i mekanizimit për punë tokësore lëviz në drejtimin për të plotësuar
kërkesat gjithnjë në rritje për efikasitet, lëvizshmëri dhe fleksibilitet më të madh në punë. Kështu
që kërkesa për rritje të shkallës së mekanizimit është në vazhdimësi.
Teknologjia punimeve tokësore është detyrë e veçantë për secilin objekt që ndërtohet dhe
lidhet me llojin madhësinë, kompleksitetin dhe tiparet e punishtes se ku duhet të kryhen punimet.
Zgjedhja e mekanizimit dhe teknologjisë së kryerjes së punimeve tokësore për një objekt është një
detyrë e veçantë per secilen kompani dhe Inxhinier të këtij profili dhe kërkon një njohje të mirë
të disiplinave shkencore dhe profesionale të fushës përkatëse ( materialeve dhe mekanizimit që do
të shfrytëzohet).
Bazën e një menaxhimi të mirë në operativë respektivisht në punishte e paraqet
‘dimensionimi dhe sinkronizimi’ i makinave, kjo arsyetohet me faktin se pothuajse 15-30% të
kostos së përgjithshme e përbëjnë makinat, andaj kjo shton rëndësinë e përvetësimit të drejtë të
tyre. Që të arrihet ky optimalizim, inxhinieri i punishtes duhet të jetë njohës i mirë i paisjeve, të
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
dijë kur një punë të kryhet nga punëtorët e kur nga makineritë, të jetë i gatshëm ta mbajë ritmin e
punës ashtu siq është planifikuar dhe të bëjë kontrollin e vazhdueshëm të makinave sipas
specifikimeve teknike dhe natyrës së punës.
Gërmimi i Kanalit të Panamasë në Panama (1906-1914.) sasia e gërmimit 137 milion m3,
Gërmimi i kanalit Miteliand në Gjermani (1916-1937) sasia e gërmimit 46 milion m3
Gërmimi i kanalit të Suezit në Egjipt (1860-1870.) sasia e gërmimit 35 milion m3
Gërmimi i kanalit Mauagil Sudan (1957-1959.) sasia e gërmimit 28 milion m3
Punimi i argjinaturës TATB në Pakistan (1969-1974.) janë vendosur 149 milionë m3,
Punimi i argjinaturës Mangla Damm në Pakistan (1962-1967.) Pajisur është 80 milionë m3
Këto janë shembuj të projekteve të mëdha të kësaj natyre, por edhe projekte të natyrës dhe
madhësisë më të vogël kërkojnë ekzekutimin në masë të punimeve tokësore.
Se sa është me rëndësi përdorimi i makinave në kryerjen e punimeve tokësore mund të shihet me
krahasimin e të dhënave për dy projekte të ngjashme të kryera në kohë të ndryshme psh: Kanali të
Suezit në Egjipt (1860-1870, Gjatësia e kanalit eshte 125 km, ndërsa koha e ndërtimit 10 vjet,
numri i punëtorëve në 41.000, janë përdorur 60 ekskavator primitive) dhe kanali Managil në Sudan
(1957 -1959., gjatësia 134 km, ndërsa koha e ndertimit 2.5 vjet, numri i punëtorëve 700, janë
përdorur 32 Caterpillar D9, 32 Skraper tërheqës, 4 eskavatorë, ngarkues dhe grejder). Natyrisht
një dallim i madh është distanca kohore e ekzekutimit të punëve ndërmjet dy projekteve 1870 në
1959, dhe dhe këto diferenca janë edhe më të mëdha në ditët e sotme.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Punën në tokë të përzier me dhe e gurë që janë të nevojshme për vazhdimin e punimeve të
tjera, dhe paraqesin punë fillestare për punët e ardhshme ( pastrimi i terenit, heqja e
humusit, gërmimet sipërfaqësore etj), dhe
Punën në tokë të përzier apo shkëmb si punë përfundimtare në ndërtimin e objekteve të
përhershme.
Punët tokësore si punë paraprake janë ato punë që mundësojnë kryerjen e punëve
ndërtimore për objektet me materiale tjera. Punët tokësore si punë paraprake janë:
Hapja e kanaleve,
Gërmimet e thella për fondim,
Rregullimi i bazamenteve etj.
Projektet e synuara si struktura të përhershme janë argjinaturat e digave, mbushjet për prita nga
vërshimet dhe të ngjashme, këto projekte ndërtohet për afat kohor më të gjatë dhe kanë dhe
qëllim të veçantë. Punimet tokësore të kësaj natyre mund të ndahen në këto lloje:
Punë paraprake,
Punë kryesore,
Punë që lidhen me vepra të tjera, dhe
punë shtesë. ( të gjitha këto pune si material kryesor e kanë dheun e te gjitha kategorive)
Pavarësisht nga madhësia dhe rëndësia, punimet tokësore janë pjesë integrale e ndërtimit
të objekteve inxhinierike dhe ndërtimit në pergjithesi. Nuk ka një fushë te ndërtimit ku punimet
tokësore nuk aplikohen qofshin ato paraprake ose kryesore. Në princip punimet tokësore përbëhen
nga gërmimi dhe transporti i materialit të gërmuar si dhe deponimi si proces i mëtejshëm si :
Para gërmimit është e nevojshme qe të bëhen përgaditjen e nevojshme për të kryer punën
e nevojshme. Psh nëse kemi terene me shkëmb të fortë atëherë gërmimi mund ti paraprijë minimit
të shkëmbit në mënyrë që të bëhet copëtimi/thyerja e tij dhe më pastaj të behet procesi i gërmimit
të mëtutjeshëm. Punimet tokësore mund të ju paraprijë mbrojtjes dhe kullimit të objekteve të
ndryshme nga uji. Këtu kemi të bëjmë me punë tokësore mund te lajmërohen edhe këto punë:
Dheu i kategorisë I-rë: Eshtë dhe i shkrifët i lehtë respektivisht është rëra e pastër , zhavori i
palidhur, humusi dhe dherat pa lidhje të mbrendshme. Gërmimi dhe hedhja e këtij dheu ka mundësi
të bëhet edhe me lopatë dhe Bel. Janë dhera që lehtë gërmohen dhe përpunohen.
Dheu i kategorisë II-të: Tokë pjellore dheu me rërë, deltine ranore ose rërë e ngjeshur. Eshtë dhe
me lidhje të dobët dhe mesatare dhe sipërfaqet e tyre mund të gërmohen me lopatë dhe bel ndërsa
mbrendësitë e tyre gërmohen me Eskavator ose makina gërmuese.
Dheu i kategorisë III-të: Dhe i fortë zhavor i ashpër, zhavor I ngjeshur, dhe I përzier me gurë dhe
i ngjeshur gërmimi bëhet me kazmë dhe Eskavator. Kjo kategori përmban edhe gurë deri në masën
30% të përbërjes së saj me vëllim 63 mm deri në 100 mm, si dhe përmban dhe organik me sasi të
papërfilleshme të ujit.
Dheu i kategorisë IV-të: Dhe i fortë me përzierje të rërës agregateve gurëve si dhe argjilës me
pjesëmarrje të gureve 63mm min 15% të lidhur dobët ndërmjet veti dhe me koeficient plasticiteti
të ulët deri në mesatar. Shkëmbinje në formacione kaluese në shkatërrim, rreshpet gëlqerore,
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
rreshpet margelore, gëlqeroret e butë, respektivisht janë formacione që janë të përbëra nga dhera
dhe gurë që janë në shkatërrim. Gërmimi bëhet me eskavator,
Dheu i kategorisë V-të: Shkëmb i butë ( me fortësi mesatare) shkëmb gelqeror, tufat vullkanike të
forta. Këto dhera janë përzierje e dheut të kat. III dhe IV mirëpo me pjesëmarrje më shumë se 30%
të gurëve me vëllim 0.01 m3 – 0.1m3. Gërmimi bëhet me cekan, pyka, dhe duke përdorur eksploziv.
Dheu i kategorisë VI-të: Shkëmb i fortë, gëlqeroret masive, mermeri dollomiti dhe shtresat tjera
të trasha të shkembinjeve mirë të cimentuar. Thyerja bëhet vetëm me anë të eksplozivit.
Dheu i kategorisë VII-të: Shkëmbinj shumë të fortë, siç janë graniti, bazalti, kuarciti, diabazi etj.
Thyerja bëhet vetëm me anë të eksplozivit.
Makina të cilat janë të konceptuara dhe të prodhuara për të kryer punët e dheut dhe atë një
pozicion dhe puna e tyre është serike (p.sh; eskavatorë, buldozerë, grejderë, skreperë, rulë,
etj).
Makina të cilat punohen vetëm për një punë të caktuar dhe jo-standarde dhe vlen vetëm
për një lloj të punës ndërsa për tjera ato makina duhet koncipuar dhe prodhuar vetëm për
një punishte (psh. eskavatorët për mihje sipërfaqësore, kamionët për ngarkesa super të
mëdha etj)
Mekanizimi i ndërtimit për kryerjen e punimeve tokësore i përbërë nga makina të
ndryshme, kryesisht vetëlëvizës, janë duke u përmirësuar për çdo ditë për të arritur
objektivat e mëposhtme:
Realizimi i efekteve praktike sa më të mëdha,
Thjeshtësia e shfrytëzimit duke futur parimet e automatizimit dhe zvoglimit të
shpenzimeve të operimit dhe mirëmbajtjes,
Mirëmbajtja e lehtë dhe e thjeshtë si dhe mundësia e zëvendësimit të pjesëve të këmbimit
sa më të thjeshte,
Përmirësimi i mundësive teknike të lëvizjes, rrotullimit, ndryshimit të shpejtësisë dhe
punës në kushte mjedisore të ndryshme.
Grupimi më i madh i punimeve tokësore që për punë bazë kanë procesin e gërmimit,
transportin e materialit të gërmuar, deponimin ose përpunimin e mëtutjeshëm ( sheshimin dhe
planifikimin) si dhe ngjeshjen e tij. Ashtu siç edhe u tregua edhe më lartë dheu ndahet në 7 kategori
kështu që edhe për punë me këto lloje të dheut janë prodhuar makina të ndryshme.
Kështu që një ndarje me gjenerale e dheut që gërmohet mund të bëhet si më poshtë:
Tek punët tokësore është e nevojshme të dihet masa materialeve natyrore si dhe shkriftësia
e tyre. Koeficienti i shkriftësisë për dhera Ksh ne mund të përfitohet jo vetëm nga raporti i vëllimit,
por edhe nga raporti i masës në raport të kundërt me vëllimin,
Duhet të kemi parasysh që punimet tokësore përveq se në sipërfaqe mund të kryhen edhe
nëntokë si dhe nën ujë kështu që zgjedhja adekuate e mekanizimit për punë tokësore si dhe
teknologjia e kryerjes së punëve tokësore është thelbësore në kompletimin adekuat të punës.
Në varësi të teknologjisë së kryerjes së punimeve tokësore mekanizimi për kryerjen e këtyre
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Mekanizimi për këtë lloj të gërmimit ka kaluar të gjitha fazat e zhvillimit, nga makina me
avull dhe kontrollë mekanik për gërmim deri tek këto të vonshmet me përdorimin e motorëve
hidraulikë dhe elektronikë. Punët të cilat kryhen nga këto makina janë të shumta në sektorin e
ndërtimit, dhe në varësi të llojit dhe kushteve të punës kemi mekanizim të ndryshme dhe të
kapaciteteve të ndryshme, nga ato më të voglat deri te ato më të mëdhatë dhe super të mëdha-
gjigande. Duke pasur parasysh faktin se këto makina gërmojnë materiale të ngurta/lidhura dhe të
shkrifëta/palidhura si dhe materiale poroze dhe me lagështi të ndryshme, lloji dhe tipi i makinës
duhet patjetër ti përshtatet natyrës së punës. Duke pasur parasysh faktin se gërmimet kanë mundësi
të kryhen nën ujë ( themelet e shtyllave të urave) ose nën toke ( tunelet e ndyshëm) atëherë shumë
shpesh edhe konstruktohen makina apostafat për një projekt të caktuar ose punë të caktuar tipike.
Duke marrë parasysh të gjitha këto që u thanë më lartë dhe shumë arsye të tjera për të
kryer punët e gërmimit, ngarkimit dhe transportit të dheut qoftë i ngurtë apo i shkrifët shfrytëzohen
këto lloje të makinave të ndërtimit:
Dozerët
Ekskavatorët,
Grejderët,
Skrejperët,
Ngarkuesit,
Rulët,
Mjetet transportuese,
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Dozeri është një makinë që lëviz goma ose zingjirë dhe gërmimin e dheut e bën me repje
të tokës në shtresa të caktuara ( 10-40 cm) dhe shtresën e gërmuar e transporton në një distancë
të caktuar ( deri ne 200 m gjatesi). Për shkak të natyrës se pjesa themelore e makinës quhet
traktor. Skeleti i traktorit është i formuar nga profilet dhe fletët (llastrat ) e ngjitura nga çeliku që
janë rregulluar dhe balancuar një makinë lehtë të kontrolluar nga operatori. Motori është i
vendosur në pjesën e poshtme të skeletit të makinës ashtu që ka stabilitet të plotë përgjatë
operimit. Për operim shfrytëzon dizelin dhe ky motor krijon fuqi nga 30 kË- 350kË në varësi të
madhësisë së dozerit. Lëvizja bëhet me rrotë/pneumatike për dozerët më të vegjël dhe me
zingjirë për dozerët më të mëdhenj. Dozerët pjesën për operim e kanë thikën që zakonisht është
frontale fikse dhe lëvizëse dhe ndahen në:
Buldozerë,
Angledozer,
Tiltdozerë
Dozerë shtytës.
Tek dozerët me zingjirë shiritat mund të jenë të dizajneve të ndryshme, shiritat oval dhe
trekëndor janë më të zakonshmit. Sot, sistemi më i përdorshëm është “Caterpillar’s triangular high-
drive system” , i cili është dizajnuar të sigurojë pozitë më të lartë të kabinës së makinistit duke i
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
3.7.1.2. Buldozeret
Thika e buldozerëve për gjatë manovrimit mund të lëvizë poshtë lartë që ti përshtatet
thellësisë së gërmimit fig 3.7
3.7.1.3 Anglodozeret
Thika tek anglodozerët përveq që shkon poshtë lartë lëvizë dhe majtas/djathtas në këndin
0
max 20 . Kjo lëvizje është shumë e rëndësishme sepse me këtë makinë përveq gërmimit dhe
shtyerjes së dheut deri në deponi mundëson edhe sheshimin e dheut për gjatë transportit. Ky lloj
dozeri shfrytëzohet shumë tek mbushjet në trupin e rrugës për deponimin e dheut nga zonat e
gërmimit tek ato të mbushjes.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Dozerët shtytës
Ky Dozer ka pllakën metalike të vendosur në front të dozerit mirëpo nuk posedon thikë
për repjen e tokës në përgjithësi bën shpërndarjen e dheut, ndërsa tek dherat johomogjene deri te
kat IV mund edhe të gërmoj. Pas dozerit është vendosur një pllug që zakonisht shërben për
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
lavrimin e platove të gërmimit. Pas gërmimit me plluge zakonishte bëhet bartja,sheshimi i dheut
sipas planifikimit.
Pajisjet për ngritje,ulje të pllakës frontale metalike mund të jenë:
Mekanike
Hidraulike dhe
Elektrike
60 q
Ep K t K Sh
Tc
bh 2
q-kapaciteti i dozerit, q hg b L g
2tg
b – gjerësia e thikës,
h – lartësia e thikës,
hg – thellësia e gërmimit,
Lg- gjatësia e gërmihjes,
φ – këndi i fërkimit të mbrendshëm të dheut,
Tc-Cikli i dozerit
tc=tn+tg+tt+tman+tkth+Δt
3.7.1.5 Skreperi
Skreperi është gjithashtu makinë e rëndë ndërtimore për punë masive të dheut. Për dallim
prej dozerëve të cilët materialin e gërmuar e bejnë me pllakë metalike(thike), skreperet
materialin e gërmuar e fusin në koshin e vetë e transportojnë deri në vendin ku duhet shkarkuar,
e shperndajnë në shtresa, si dhe deri në një masë ka mundësi edhe ta ngjesh dheun e shtrirë nga
lëvizjet e shumta që bën nëpër vendin ku e sheshon dheun.
Principi i punës së skreperit bazohet në repjen e dheut me brisk përgjatë lëvizjes dhe dheu
i gërmuar nga forca e inercionit vendoset në koshin e skreperit deri sa të mbushet, kështu që puna
e skreperit kufizohet deri në një masë për punë të dherave jo koherente (jo shumë kompakt dhe të
ngjeshur) dhe max kat së III dhe për punë, si dhe për në materiale ranore.
Për të arritur efekt maksimal skreperi lëvizë me shpejtësi relativisht të madhe në teren dhe
shiritat njëpasnjëshëm të gërmimit të mos përputhen, ashtu që përgjatë gërmimit të ardhshëm të
largohet dheu që gjendet mes dy shiritave. Efekti i skreperit rritet kur në punishte janë dy e me
tepër skrepera në punë njekohësisht. Duke pasur parasysh se skreperi është makinë shumë e
madhe, ka efekt praktik shumë të madh dhe aplikohet për gërmime të sipërfaqeve të mëdha p.sh
pistat e aeroporteve, ishujt artificial me rërë dhe platforma të mëdha atëherë në vendin tonë mund
të hasen shume rrallë ose aspak. Kostoja e Skreperit është shumë e madhe.
Efekti praktik i skreperit është i ngjajshëm me atë të dozerit por për këtë duhet të merret ne
konsiderim edhe koeficienti i mbushjes për shkak të koshit.
60 q
Ep K t K Sh Km
Tc
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
3.7.1.6 Riperi
Riperi është makinë ndihmëse e dozerit dhe skreperit. Eshtë një plluge metalike që
vendoset pas dozerit dhe riperit dhe bën lavrimit e tokave koherente në mënyre që më pas dheu i
lavruar të bartet me thikën e dozerit ose koshin e skreperit. Kjo makinë si e veçantë nuk ekziston
por është shtesë e makinave të tjera për punë tokësore Shih fig 3.11
Në raste kur duhet të gërmohen dhera koherente ose të mirëngjeshura dhe thika e dozerëve
nuk është në gjendje të bëjë gërmimin e atyre dherave respektivisht sasia e dheut që gërmohet
është shumë e vogël ateherë fillimisht bëhet lëvrimi i sipërfaqes që duhet gërmuar me pllugjet që
janë të vendosura në dozer dhe mëpastaj bëhet transporti i dheut me dozer ose skrejper.
60q b h l
Ep K t K Sh
L
trrot
V
Ku:
V- Shpejtvsia e lëvizjes,
trrot- koha e rrotullimit ( 1-1.5 min)
3.7.1.7 Grejderët
Grejderi është njëra prej makinave kryesore në ndërtimin e ulët që përdoret kryesisht në
inxhinieri civile për planifikime, shpërndarje, heqje të shtresave humusore dhe gërmim të
materialeve me përbërje ranore.
Grejderët viteve pesëdhjetë të shekullit të kaluar fillimisht u shfaqen si makina që
tërhiqeshin nga traktorë të ndryshem dhe pastaj më vonë u prodhuan si makina vetëtërheqëse. Në
aspektin konstruktiv grejderi përbëhet nga traktori që është i vendosur në rrota me një konstruksion
metalik që në mes ka një thikë që bën planifikimin dhe sheshimin e materialeve të dheut.
Shpejtësia e grejderit në punishte mund të arrijë deri në 60 km / h, dhe mund të jetë shumë
fleksibël, nga 0 në 40 km, në varësi të nevojës në punë.
Grejderët e vegjël me fuqi motorike mbi 35 kË me dy boshtet dhe katër rrota me goma,
Grejderët e mesëm me fuqi motorike 75 kË me tre akse dhe 6 rrota me goma dhe
Grejderët e mëdhenj me fuqi motorike deri në 130 kË në 3 akse dhe gjashtë rrota me
goma.
Gjatësia e thikës sillet nga 2.5 m deri 4.5 m dhe me gjerësi prej 0.5 m-0.6 m,
Disa prej grejderëve të mesëm dhe të mëdhenj kanë edhe thikën frontale që zakonisht
është pak e lakuar ndërsa në mes të akseve është edhe thika kryesore që ka mundësi të lëvizë në
drejtimin tërthor poshtë lartë për të marrë nivelet për sheshim.
Grejderët në krahasim me reperët dhe skreperët është më elegant dhe kryen punë më
precize. Veprimin e vet e kryen me thikën që është e vendosur në mes të konstruksionit dhe me
saktësi shumë të madhe kryen sheshimin dhe planifikimin e sipërfaqeve me material të dheut dhe
shtresave të tjera nga guri. Eshtë makinë e pazavendësueshme për punë tokësore në projekte të
rrugëve, pistave të aeroporteve platove të ndryshme etj.
Grejderi përdoret për:
1. Gërmime të lehta sipërfaqësore,
2. Transporte të materialeve të gërmuara deri në 50-100 m,
3. Rrafshim dhe planifikim preciz të terenit,
4. Punim të pjerrësive të terenit,
5. Punimin e mbushjeve në shtresa,
6. Rrafshimin dhe planifikimin e shtresave të agregateve në konstruksionet e rrugëve,
7. Largim të bores,
8. Shtytje të materialeve rrethanore etj,
Efekti praktik i grejderit dallon prej efektit praktik të makinave tjera të kësaj natyre sepse grejderi
ka mundësi të kalojë disa herë në të njejtin shirit të punës. Kjo bëhet sepse grejderi nuk ka mundesi
që të rrafshojë dhe planifikojë me herën e parë shtresën e materialit.
(b∙cosl− ∆b)
𝐸𝑝 = ∙ 𝑉 ∙ 𝑑 ∙ 𝐾𝑡 ∙ 𝐾𝑠ℎ (𝑚3/h)
𝑛
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
3.7.1.8 Eskavatorët
Eskavatorët janë makinat kryesore dhe mjaft të përhapura në inxhinierinë e ndërtimit qe
shërbejnë për germimin e dheut të kategorisë I-IV me ngarkim dhe çvendosje të shkurtë. Me fjalën
eskavator i referohemi makinës që përdoret për të gërmuar dheun nga toka por edhe në disa raste
për ngritje të peshave të rënda si për nguljen e pilotave ose demolim të strukturave të lehta dhe të
vogla.
Konstruksioni i Eskavatorit është i përbëre nga dy pjesë:
Platforma e poshtme e eskavatorit shërben për të përcuar peshën dhe ngarkesën në rrota
dhe gjithashtu mundëson rrotullimin rreth boshtit vertikal. Lëvizja e eskavatorit në rrota me
dhëmbëzor ka përparësi për terenet me aftësi mbajtëse të ulët 5-10 N / cm2 10-35 N / cm2 (50-100
kPa, ose 100-350 kPa). Ndërsa eskavatori me rrotë ka përparësinë për të punuar në vendbanime
sepse lëviz lehtë nuk dëmton trotuaret në rrugë dhe mund të ketë shpejtësi më të madhe. Zakonisht
dhe nuk lejohet të bartin peshë më të madhe se 100 N / cm 2 (1000 kPa). Lëvizja e platformës së
sipërme kryhet me ndihmën e një unaze të madhe me dhëmbëzorë të jashtëm ose të mbrendshëm.
Pajisjet drejtuese mund të jenë mekanike,hidraulike ose automatike. Ndërsa nyjet e mjetit punues
dhe krahut të eskavatorit janë pjesë çeliku. Eskavatorët hidraulik dhe automatik kohët e fundit janë
më të përdorshëm për shkak të saktësisë së kryerjes së punëve dhe përcjelljes së manovres së
operatorit ndërsa Eskavatorët mekanik janë duke dalur nga përdorimi. Shtëpiza e eskavatorit zë
një vend dominant këtë makinë për shkak të kontrollës dhe drejtimit më të mirë të makinës,
ndriçimit për punë natën, mbrojtjen nga kushtet atmosferike (dimër/verë) si dhe për rritjen e
sigurisë së operatorit në rast aksidenti.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Eskavatorët me lugë ballore përdoren për: gërmim të prerjes ballore, për gërmime anësore
,për ngarkim të gurit të minuar etj. Bartja e materialit të gërmuar bëhet me mjet transportues.
Mjetet transportuese mund të qëndrojnë në nivel të njejtë në të cilin qëndron ekskavatori, ose në
nivele të ndryshme.
Ekskavatori me lugë për gërmime në thellësi mund të bëjë gërmim tv materialit në kuote
më të lartë ose më të ulët nga kuota në të cilën është vendosur eskavatori (Fig. 3.22).
Luga e eskavatorit mund të ndërrohet, d.m.th. varësisht nga lloji i punës që kryhet mund të
vendoset lugë me vëllim të ndryshëm. Në vend të lugës mund të vihet edhe vegël tjetër lidhëse
(për shembull, pajisje për ngjeshje të tokës, çekan tjera). Thellësia e gërmimit te llojet e ndryshme
të ekskavatorëve me lugë në thellësi është e ndryshme dhe arrihen thellësi edhe më të mëdha se 10
m.
Zbatim special të eskavatorëve për gërmim në thellësi gjen për gërmim të gropave dhe në
rast të pranisë së ujit në objekte nga fusha e ndërtimit të ulët dhe hidro-ndërtimit. Janë të
përshtatshëm edhe për gërmim të kanaleve për vendosje të gypave për ujësjellës dhe kanalizim,
gërmim për kabllo elektrike etj. Në këtë rast përdoren ekskavatore me gjerësi të vogël të lugës.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Fig 3.22 Eskavatorët për gërmim në ujë Fig 3.23 Eskavatorët që shërbejnë si çekan
Organi punues i këtij lloji të eskavatorëve është përbërë nga pjesët të cilat varësisht nga
dedikimi i eskavatorit dhe mund të jenë të ndryshëm për nga numri: dy, tre, katër etj. Gjatë lëshimit
organi punues është i hapur, kurse pas kapjes së materialit pjesët bashkohen, me çka organi punues
mbyllet (nëse bëhet gërmimi i materialit të imtësuar, pjesët e organit punues gërmohen në terren
nën ndikim të peshës së tij dhe gjatë ngritjes me dhëmbët e pret tokën). Pastaj organi punues
ngrihet, mbyllet dhe shkarkohet (shpesh në mjetin transportues). Ekskavatori me lugë kapëse te
punët me tokën përdoret për: gërmimin e gropave të themeleve, gërmimet më të vogla nën ujë,
thellimin e shtretereve te lumenjeve, përforcimin e brigjeve,gërmimin e zhavorrit etj.
Tek ky lloj i eskavatoreve luga mbushet dhe zbrazet me tërheqje ose lëshim të litarit të
çelikut. Luga është e punuar nga pllaka e çelikut të fortë dhe ka fundin dhe tre anësore , ndërsa nga
ana e eskavatorit është e hapur . në pllakën fundore vendosen edhe dhëmbët nga çeliku në mënyre
që të kryhen gërmimet për gjatë tërheqjes me litarë.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Operacionet njësi të një cikli të plotë të ekskavatorit janë : gërmimi, ngritja krahut,
rrotullimi i krahut, shkarkimi i lugës, kthimi i krahut,ripozicionimi i lugës. Koha totale e
nevojshme për të ngarkuar plotësisht një kamion, ttotale matet nga luga e parë e hedhjes deri në atë
të fundit; kjo kohë nuk përfshin kohën joproduktive të cilën ekskavatori e kalon deri sa kamioni
të vie në pozicionin e duhur.
q
E p 3600 K t K Sh K m K rrot (m3/h)
Tc
q-kapaciteti i eskavatorit
Tc-Cikli i ekskavatorit
Kt, Ksh, Km, Krrot – Koeficientët e shfrytëzimit të kohës, shkriftësisë se materialit, mbushjes dhe
rrotullimit.
3.7.1.9 Ngarkuesit
Ngarkuesit kanë përdorim të gjerë në ndertim të ulët, ata shërbejnë kryesisht për bartjen
dhe transportin e materialit horizontal, për gërmim të dherave të shkrifta, si dhe për të mbushur
silosët e agregatit, asfaltit dhe betonit me lëndë të parë. Ngarkuesit janë paisje lehtë të
manovrueshme dhe janë të dizajnuar posaqërisht për transport të materialit të gërmuar ose
materialeve jo koherente ( agregate gur). Mekanizmi i lëvizjes së tij mund të jetë me rrota ose edhe
me zingjirë në raste më të rralla.
Sistemi i manovrimit të lugës është sistemi hidraulik. Ky sistem gjatë ngritjes së lugës së
mbushur arrin sfrocimin maksimal. Rrotat e ngarkuesit janë aq të mëdha sa që e mundësojnë
shpërndarjen e njëtrajtshme të çdo lloj ngarkese dhe njëkohsisht ruajnë stabilitetin e ngarkuesit.
Përparësi e këtyre paisjeve është se ata mund të arrijnë shpejtësi të konsiderueshme e cila e lejon
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
lëvizjen e tij (transportin e materialit) prej një vendi në vendin tjetër pa përdorur makina ndihmëse
për bartjen e tyre.
Ekzistojnë ngarkues të madhësive të ndryshme me madhësi të lugës nga 0.3m3 deri në 9.0
m3. Ngarkuesit me rrota me dhëmbëzor më së shumti përdoren në terene shkëmbore dhe natyrisht
pllakat e çelikut për konstruksion të lugës janë më të trashë dhe me çelik më të fortë.
Mënyra e punës është e tillë, që makina gjatë lëvizjes përpara merr material me lugë dhe e ngre
në lartësi të mjetit transportues ,pastaj ose rrotullohet që ta zbrazë materialin,ose lëviz prapa që
mjeti transportues të vijë deri te ngarkuesi shih fig 3.28
Për dallim nga ngarkuesi me ngarkesë ballore, këta ngarkues e hedhin lopatën ngarkuese
mbi kokë të shoferit që të shkarkohet
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Ky lloj ngarkuesi fiton në shpejtësi, sepse pas ecjes përpara që të ngarkohet materiali,
automjeti nuk duhet të rrotullohet.
Ekzistojnë edhe ngarkues specifike mbi kokë të cilët lugët mund të rrotullohen anash dhe
ta vendosin ngarkesën në automjete që gjenden anash ngarkuesit.
Operacionet njësi të një cikli të plotë të ngarkuesit janë : mbushja e lugës, ngritja krahut,
rrotullimi i krahut, shkarkimi i lugës,kthimi i krahut,ripozicionimi i kovës. Koha totale e
nevojshme për të ngarkuar plotësisht një kamion, ttotale matet nga luga e parë e hedhjes deri në atë
të fundit kjo kohë nuk e përfshin kohën të cilën ngarkuesi e kalon deri sa kamioni të vie në
pozicionin e duhur.
q
E p 3600 K t K Sh K m (m3/h)
Tc
q-kapaciteti i eskavatorit
Tc-Cikli i eskavatorit
Kt, Ksh, Km,– Koeficientët e shfrytëzimit të kohës, shkriftësisë se materialit dhe mbushjes
Tc=Tn+Tng+T’rrot+Tsh+T’’rrot+Tlsh+ΔT
Tn-Koha e ngarkimit
T’ngr-Koha e ngritjës së lugës
Trrot - Koha e rrotullimit
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Tsh-Koha e shkarkimit
T”rrot-Koha e rrotullimit të lugës së zbrazur dhe ulja
Tlsh-Koha e lëshuarjes së lugës
ΔT-Koha e devijimit
Makinat për ngjeshje përdoren për ngjeshje dhe sheshim të tokës, dheut, materialeve tjera
rrethanore si dhe përzierjeve bituminoze për shtresat e asfaltit. Këto makina punojnë sipas
principit:
1. Statik – ngjeshja dhe sheshimi me peshë vetiake,
2. Dinamik – ngjeshja dhe sheshimi me vibrime ose me goditje dhe
3. Kombinuar,
të shtresave dukshëm zbret nën 20cm trashësi të shtresës. Për këtë arsye ky lloj pajisjesh shfrytëzohet
vetëm për ngjeshje përfundimtare të shtresave.
Rulët tandem shërbejnë për hekurosje të shtresave sipërfaqësore të dheut ose tamponeve të
ndryshëm sepse përgjatë punës/ngjeshjes nuk lënë gjurmë në sipërfaqe të materialeve që ngjeshin.
E metë e këtij lloji të ruleve është se nëse ndalen/nisen hovshem lënë gjurmë në vendin e
nisjes/ndaljes.
Në varësi të peshës rulet e lëmuar i ndajmë në:
Fuqia e motorit zakonisht sillet nga 15-60 KË, efekti praktik 250 – 2500m2/h, gjerësia e rulit 1.5-
3.0 m dhe shpejtësia 0.5-7km/h
kanë lagështi të madhe dhe kur trashësia e shtresës kalon 20-40 cm. Pas këtyre rulëve në shtresa e
dhute zakonisht përdoren rulët e lëmuar për hekurosje të shtresave. Shih Fig 3.39.
Fig 3.35 Ruli iriq për ngjeshje të shtresave dhe ruli i lëmuar për hekurosje të shtresave
Fig 3.36Vibrorulët
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Vibropllakat
Zakonisht vibropllakat janë një dhe dy drejtimëshe, një drejtimëshe bëjnë ngjeshjen vetëm
në lëvizjet përpara ndërsa dy drejtimëshet bëjnë ngjeshjet paraprapa . Punojnë me motor me djegie
të brendshme (benzinë, naftë). Shih fig 3.38
Vibropllakat përbëhen nga pllaka e çelikut ku është i vendosur motori me madhësi adekuate
dhe nyja që shkakton vibrime. Vibrimet arrijnë nga 600 – 2000 goditje në minutë me fuqi 3.5-20
kn.
Siperfaqja e vibropllakës është nga 0,2 m2 deri 1,5 m2, ndërsa shpejtësia e lëvizjes shkon
nga 15 – 25 m/min. Thellësia e ngjeshjes shkon nga 30-100 cm
Vibrobretkoca
Lloj i veçantë i makinave për ngjeshje të tokës janë të a.q. vibro-bretkosa, të cilat janë të
konstruktuara ashtu që gjatë punës lëvizin vetë përpara (me kërcim) (Fig. 3.39). Me këtë rast
nevojitet vetëm mbajtja e drejtimit gjatë lëvizjes nga ana e punëtorit i cili e drejton vibro-bretkosën.
Vibrobretkosat janë pajisje për ngjeshje me goditje dhe zakonisht përdoren për ngjeshje të
shtresave në vende të ngushta dhe me sasi të vogël siç janë kanalet, themelet e veçuara, themelet
shirit etj. Vibrobretkoca prodhon 60-100 god/min të cilat me peshën e goditjes bëjnë ngjeshjen e
materialit.
Ku:
n- numri i kalimeve,
1. Mekanizma të thjeshtë,
2. Vinç Kullë dhe
3. Vinça special
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Llojet e transportuesve :
Kamioni i thjeshtë - këto makina kanë mobilitet të lartë, shpejtësi të madhe dhe janë të
përshtatshëm për punim. Kapaciteti i kamionit sillet rreth 0.4m3. deri në 20m3, dhe shpejtësia e
tyre sillet rreth 10km/h deri ne 30km/h. Këtu hyjnë traktorët dhe kamionët e vegjël.
Kamioni me rimorkio lëvizëse - ky lloj kamioni përmban rimorkio e cila për dallim nga llojet e
tjera bën shkarkimin e materialit pa ndihmën e ndonjë pajisje tjetër shtesë, mundësia e shkarkimit
është nga anët ose prapa. Kapaciteti i këtij kamionit arrin deri në 53ton. Përzgjedhja e llojit të
kamionit është në funksion të dheut i cili do të bartet.
Kamionët e vegjël - Kanë peshë deri në 7500kg. Përdoren zakonisht për bartjen e peshave të
vogla janë mjaft praktik dhe njekohësisht ekonomik. Mundësia e shkarkimit të ngarkesës është
nga mbrapa dhe anash.
Kamionët e mesëm - përdoren më së shumti ditëve të sotme në punët ndërtimore me peshë bartëse
nga 10m³- 30m³
Kamionët për transport të materialit në rrugët publike janë: janë kamionët me një rimorkio,
kamionët me dy rimorkio kamionët, shleperet, automjete speciale etj.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kryesisht përdoret për terrene të veshtira pasi që është shumë lehtë i manovrueshëm dhe
ka shpejtësi relativisht të madhe. Kapaciteti tij është deri në 40m³.
Kanë kapacitet të transportit deri në 400 ton dhe deri më sot janë kamionët më të mëdhenj
në botë. Përdoren në vende ku nevojitet sasi e madhe e transportit të dheut si për shembull në
minierat të ndryshme, në punishte ku ka sasi të madhe të materialit për deponim – penda etj.
Trasnporti i tyre është i veshtirë për shkak të dimensioneve dhe peshës së tyre shumë të madhe
prandaj ata deri në punishte dërgohen në pjesë dhe aty montohen, kjo është arsye pse përdorimi i
tyre është i kufizuar.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Shprehja e cila përdoret për caktimin e efektit praktik të ngarkuesit është dhënë në vijimi:
q
E p 3600 K t K Sh K m
Tc
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
q-kapaciteti i kamionit
Tc-Cikli i kamionit
Tng-Koha e ngarkimit
ΔT-Koha rezervë
Janë pajisje shumë specifike sepse lehtë montohen dhe demontohen në objekt.
Transportojnë sasi prej disa kilogramëve deri në 40t.
Krikët: Janë pjesë përbërvse e çdo automjeti, Shërbejnë për riparime dhe për ngritje të
elementeve me pesha të lehta-rënda në lartësi jo shumë të mëdha:
1. Aftësia mbajtëse 1.5 t – 40 t
2. Shpejtësia e ngritjes 2-3 mm/min
3. Lartësia e ngritjes 0.2-0.8 m
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Polispastet: Janë pajisje ndihmëse për punë montimi gjatë tërheqjes dhe ngritjes së ngarkesave.
Kanë aftësi bartëse prej 0.2-0.3 t ( max 10 tone).
Efekti Praktik
q
E p 3600 Kt K m ( Kg/h)
Tc
q-kapaciteti i vinçit portal
Tc-Cikli i vinçit
Tc=Tng+Ttm+Ttz+Tshk+ΔT
Tng-Koha e ngarkimit
Vinçkullat
Ndarja e vinçave në të vogla, mesme dhe të mëdha shumë shpesh është subjektive dhe ne
varësi të rastit objektit dhe kohës. Në një punishte region një vinç mund të jetë i vogël ndërsa po i
njejti në një regjion tjetër i madh ( Paramendoni vinçin që është përdorur në Burj Khalifa dhe
vinçat që përdoren në Kosovë) .
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Vinçat me aftësi mbajtëse të vogël shfrytëzohen për bartje të ngarkesave të lehta (zakonisht
deri në 10 kN) dhe për objekte të vogla, si për bartje të pahive, armaturës, betonit etj.Vinçat me
aftësi bartëse të mesme më së shpeshti përdoren në ndërtimin skeletor, gjysëm montazhë dhe
objekteve montazhë me elemente të lehta. Vinçat me aftësi bartëse të mëdha shfrytëzohen për
ndërtim të objekteve të larta në ndërtimtari dhe për objekte tjera inxhinierike, për objekte montazh
me elemente të rënda dhe pajisje tjera të rënda që nevojiten në objekte që ndërtohen si ashensor,
kaldaja etj. Ashtu edhe siç u cek me herët ka shumë prodhues në botë që prodhojnë vinça të llojeve
dhe madhësive të ndryshëm dhe secili prodhues jep katalogjet e prodhimevet të veta lidhur me
kapacitet e vinçave për peshëngritje dhe kushtet e vendosjes së peshave në vinç. Më poshtë janë
paraqitur prodhimet e Kompanisë ,,POTAIN” me të dhënat për krahun ( m), aftësinë bartëse (kg)
dhe masat për atë krah sipas standardeve DIN 15018.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Shpejtësia e lëvizjes së disa pjesëve të vinçave janë veti shumë të rëndësishme të këtyre
pajisjeve për arsye të efikasitetit të punës së vinçit.
Janë me rëndësi këto shpejtësi në rastin e përvetësimit të autovinçit.
Te dimensionimet e vinçave duhet të kihet parasysh edhe hapësira për manovrim që është
distanca ndërmjet pjesës së poshtme të krahut të vinçit dhe lartësisë maksimale të objektit që duhet
të ndërtohet. Distanca minimale nuk duhet të jetë nën 3m.
Montimi i vinçave
Hapat e vendosjes së vinçit nga elementet e përbërëse dhe aftësimi i tij për punë quhet
montimi i vinçit, Procesi i kundërt quhet demontim i vinçit. Kohëzgjatja e procesit të montimit
dhe demontimit të vinçit mund të varirojë nga disa orë në disa ditë deri në javë. Në varësi edhe të
procesit të montimit dhe demontimit të vinçit përvetësohet edhe tipi i vinçit në punishte. Duhet ti
kushtohet një kujdes i posaçëm procedures së demontimit të vinçave sepse hapësira për manovrim
zvogëlohet gjatë demontimit për shkak të objektit të ndërtuar.
Autovinçat
Një ndër kërkesat thelbësore për përzgjedhjen e mekanizimit për transport vertikal është
përvetësimi i pajisjes adekuate për transport vertikal që plotëson konditat e punës. Nëse
karakteristikat bazë të vinçit nuk i përgjigjen kushteve të punës atëherë lajmërohen rreziqe për
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
kryerjen e punës së caktuar. Punëtoret shpesh improvizojnë masa të caktuara që shumë shpesh nuk
janë adekuate për manovrimin e vinçave dhe ato improvizime sjellin aksidente që shumë shpesh
janë edhe fatale. Asnjë pajisje nuk duhet të kryejë një punë të caktuar nëse madhësia dhe kapaciteti
nuk i përshtaten punës për të cilën përvetësohet pajisja.
Pesha, dimensionet, radiusi i ngritjes së peshës, madhësia dhe pesha e peshës si dhe gabariti
I peshës duhet të analizohen deri në detaje në mënyre që të përvetësohet një pajisje për të kryer një
punë të caktuar.
Era
Fig 3.55 Erërat e forta janë rrezik për rrëzimin e vinçit dhe këputjen e ngarkesës
Masat Mbrojtëse
Rreptësisht preferohet që të gjithë autovinçët të jenë të siguruara me pajisjet për mbrojtje dhe
siguri si:
Kapakët vetëmbyllës dhe aparatet për fikjen e zjarrit në secilën pajisje për ngritje,
Sëndukët e çelikut për vegla dhe pajisje për mirëmbajtje dhe intervenim,
Pajisje dhe vegla për punë në kushte të natës ose kushte të vështirësuara për shikim,
Kunjet për vendosje në rrota si pengesë në momentin e operimit të pajisjeve.
Pajisje tjera ndihmëse për tërheqje në rast se makina ka pengesa në lëvizje,
Vajëra dhe yndyrna të mjaftueshme për operim normal të pajisjes etj.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Fig 3.56 Pajisja kur është në pjerrësi në çfaredo ndalje duhet vendsosur pyka për sigurim
Vinçat Special
Vinçat Special janë makina të rënda për tranport dhe ngritje të ngarkesave. Ka shumë lloje
të vinçave të cilat sipas konstruksionit të tyre dallohen mjaft.
Dallohen:
Vinçat portal,
Vinçat ram,
Vinçat derik etj.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Vinçat special portal: përbëhen nga korniza e cila mund të jetë e palëvizshme ose të lëvizë në
binarë (fig. 3.58). Nëpër tra lëviz kulla me motor në të cilen vendosen dhe transportohen
ngarkesat. Më shpesh përdoret për qëllime të transportit horizontal në plato të punimit të
elementeve të parafabrikuara, pastaj në punëtori, në fabrikat për prodhim të betonit për elemente
montuese të objekteve etj.
Vinçat special ram: sipas konstruksionit të tyre janë të ngjashme me vinçat special portal,
por nuk kanë shtylla. Këto vinça lëvizin nëpër binarë të cilët shtrihen shtyllat kryesore të
konstruksionit ku lëviz vinçi (Fig. 3.59 а,b,c). Përdoren në fabrika për prodhimin e elementeve të
parapërgadituar betonit, fabrika të çelikut, punëtori dhe në fabrika për beton.
Vinçat derike (Fig 3.60. a, b, c dhe d) përdoren për ngritje të peshave shumë të mëdha dhe janë
pajisje që përdoren vetëm kur ngarkesa nuk ka mundësi të ngritet me ndonjë mjet tjetër ngritës.
Transporti i këtyre vinçave bëhet në pjesë dhe në punishte montohen. Përdoren për montim të
trajeve të betonit,montimin e hallave të çelikut, mullinj të erës etj
4.1 Çimentoja
Që nga përdorimi i zjarrit nga njeriu si qenie e gjallë bëri përpjekje të pandvrprërshme që
të fitojë produkte të reja në mënyre që të lehtësojë ndërtimin e objekteve për strehim ashtu edhe
për jetëgjatësinë e objekteve në fjalë. Kjo përpjekje bëri që të zbulohen respektivisht shfrytëzohen
materialet rrethanore të ndryshme si gurit gëlqeror, argjilës, rërës etj. U fituan kështu produktet
fillestare si: Gëlqerja,qeramika , qelqi dhe kombinimet e tyre që shfaqnin, në gjendje të bluar
tendeca agregative dhe veti lidhëse.
Deshmitë historike japin të dhëna se Fenikasit kanë përdorur gëlqere pucolanike rreth 700
vite para erës së re. Poashtu Romkët kanë përdorur një lloj gëlqere të djegur me veti çimentuese,
pra jo thjeshtë gëlqere të mirefilltë. Një lloj çimento hidraulike u prodhua në Holandë duke
përdorur gëlqeren dhe shtufin. Ky lloj çimento ka përmbajtje të lartë Silici dhe Alumini.
Çimentoja PORTLAND quhet lënda lidhëse hidraulike që fitohet nga përzierja e
përbashket e KLINKERIT të cimentos me sasi të vogël të gurit gelqeror,shiste argjilore,rërë
silici,mineral hekuri dhe hirit. Këto përbërës, kur ngrohen në temperatura të larta formohet një
substancë si gurë që më pastaj bluhet në pluhur të hollë që e quajmë çimento.
Mënyra më e zakonshme për të prodhuar çimenton Portland është metoda të thatë. Hapi i
parë është që te furnizohemi me materialet kryesore si gurë gëlqeror, argjile dhe materialet të tjera
nga gurëthyesit dhe huazishtet e argjilës. Në gurethyes gurin e thejmë dhe e grimcojmë deri në
diam max 15 cm dhe ky gur tani shkon gurëthyes më të vegjël ose mullinj me çekiç të mesëm për
thyerje të gurit deri në 7 cm diametër ose më të vogël.Guri i grimcuar kombinohet me përbërës të
tjere si shiste argjilore,rërë silici,mineral hekuri dhe hi dhe dërgohet në furrë për pjekje. Çimentoja
piqet në furrlarta në temperaturë 1500 Co dhe fitohet klinkeri i çimentos që tani bluhet në mullinj
të çimentos dhe fitohet çimentoja pluhur që deponohet në hangar për një periudhe të caktuar dhe
tani vendoset në thasë çimentoje, silose ose cisterna që bartin çimento për transport deri në vendin
e dedikuar për shfrytëzim. Shih Fig 4.1.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
4.2 Agregati
Agregati është material guror që fitohet me përpunimin mekanik të tij si thyerje, bluarje
dhe copëtim te shkëmbinjëve natyror. Në përgjithesi guri ndërtimor merret nga masivet
shkëmbore që mund të jenë me prejardhje të ndryshme siç: Shkëmbinjtë metamorfik, shkëmbinjtë
magmatik, shkëmbinjtë sedimentar. Nga këto lloje të shkëmbinjëve me anë të përpunimit mekanik
të tyre përfitohen agregatet të cilat kanë perdorim të gjerë në ndërtimtari në pergjithesi dhe për
prodhimin e betonit në veçanti.
Agregati paraqitët si material që zë vënd më së shumti hapësire në masën e betonit, dhe si
më material që është rrethanor ka kosto të lirë gjë që e bën betonin më ekonomik (në aspektin e
çmimit). Vetitë e agregatit janë të rëndësishëm dhe kanë efekt në sjellen e betonit dhe atë në:
soliditetin e betonit, deformimin, jetëgjatësinë, ndryshimin e vëllimit, porositetin, densitetin
relative dhe reaktivitetin kimik. Soliditet i agregatit kufizon soliditetin e betonit në praktitkë,
soliditeti i agregatit është më i madh se soliditeti i betonit të projektuar. Soliditeti minimal i
agregatit është 80 N/mm. Poroziteti i agregatit është veti e rëndësishmë dhe ka efekt betonin e
njomë dhe të ngurtësuar e sidomos manifestohet në soliditetin në shtypje të betonit dhe
thithshmërinë e ujit. Përdorimi i betonit me porositet më të lartë rezulton në një beton më pak
jetëgjatë e sidomos dhe nuk është rezistent ndaj ngrirjeve/shkrirjeve dhe është determinues për
jetëgjatësinë e tij. Forma dhe tekstura e agregatit ka rëndësi sidomos te agregati në gjendje të thatë
dhe në gjendje të njomë.
Kokërrza maksimale e agregatit duhet të jetë : D<1/4 dmax , D<+/- 5mm , D=1.3 a
Pastërtia e agregatit: Agregati për prodhimin e betonit në këtë aspekt duhet të plotëson kushtin e
kërkuar i cili është përmbajtja e thërmiave të imëta (lymit) në kufinjtë e lejuar. Kjo është e
ndërlidhur me standartin EN 12620.
4.5 Aditivët
Aditivët si komponente e betonit janë komponent të domosdoshëm për prodhimin e betonit,
në mënyre që betoni si produkt përfundimtar të përmbush kushtet e parashtruara me kërkesa të
caktuara (p.sh i papërshkueshëm nga uji, i qëndrueshëm ndaj alkaleve sulfateve–kripërave, etj).
Poashtu dhe fusha e përdorimit të aditivëve është e gjithanshëm prandaj ka lloje të ndryshme të
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
aditivëve për qëllime të caktuara , si për lidhje të shpejtë, lidhje të ngadalshme, për
ujëpërshkueshmëri etj. Aditivët zakonisht janë në formë fluide dhe në raste të rralla në formë
pluhuri dhe janë shtesa që vendosen në qullin e betonit përgjatv përzierjes.
1. Plastifikatorët;
2. Superplastifikatorët;
3. Shtesat për mbajtje të ujit;
4. Aerantët;
5. Shpejtues të lidhjes;
7. Ngadalsues të lidhjeve;
8. Aditive për jo-ujëpërshkueshmëri etj
4.6 Plastifikatorët
Plastifikatorët janë shtesa të betonit (aditive) të cilët përmirësojnë përpunueshmërinë e
masës së betonit përgjate betonimit. Plastifikatorët mundësojnë zvoglimin e sasisë së ujit për
përgaditjen e betonit. Gjithashtu plastifikatorët mundësojnë përpunueshmëri më të lartë të masës
së betonit për konsolidim me vibrim në kallëpe, beton me të rrjedhshëm, me shumë konsistencë,
kohë më të shkurtër për ngurtësim që njëkohësisht është edhe energji më e vogël e hargjuar për
betonim që nënkupton edhe kosto më të lirë të gjithëmbarshme për prodhim të betonit të gatshëm.
Kjo është njëra prej arsyeve kryesore për përdorimin e plastifikatorëve në teknologjine e
betonit. Plastifikatorët janë materiale të situra imët në forme pluhur dhe me kokrra sferike të cilët
në masën e betonit me prezencen e tyre shërbejnë si masë yndyrore në kokrrat e betonit gjë që
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
zvoglojnë fërkimin ndërmjet kokrrave të agregatit dhe me këtë arrihet një palim më i mirë në
masën e betonit. Ky palim i kokrrave të agregatit rritë kompaktësinë e betonit në tërësi dhe me
këtë fitohen klasa më të larta të betonit me energji për vibrim më të vogël. Sasia e plastifikatorëve
në masën e betonit nuk kalon 5% të sasisë së çimentos për m3 të prodhimit të betonit.
4.7 Superplastifikatorët
Superplastifikatorët për beton, për llaç të çimentos dhe për masa tjera të çimentos (beton i
varfër – estrih) definohen si shtesa në beton që mundësojnë zvoglim të dukshëm të sasisë së ujit
në masën e betonit ose llaçit të çimentos pa ndryshuar përpunueshmërinë e tyre.
Superplastifikatorët janë klasë e re e shtesave kimike në beton që mundësojnë në disa raste të
caktuara edhe 35% të sasisë së ujit në raportin ujë/çimento. Përmirësimi i lidhjes së grimcave të
betonit me shfrytëzimin e superplastifikatorëve është i rendësishëm sepse me zvoglimin e faktorit
ujë/çimento bëhet më shpejt hidratimi i masës së betonit dhe me këtë lirohemi me shpejtë nga
kallëpet dhe skelet e betonit. Lirimi më i shpejtë nga skelet rritë dinamiken e ndërtimit me
shkurtimin e kohës, Nëse pa shfrytëzimin e superplastifikatorëve duhet pritur 21 ditë për largimin
e skeleve dhe pahive me shfrytëzimin e tyre kjo kohë redukohet në max 7 ditë.
4.8 Aerantët
Aerantët janë shtesa në beton që e lejojnë në mënyre të kontrolluar një sasi të ajrit në formë
fluskash të shpërndahen në mënyre uniforme në masën e betonit përgjatë përzierjes dhe kjo sasi
e ajrit ngel në beton edhe kur betoni të jetë i ngurtësuar. Madhësia e fluskave është 0.01 – 0,03
mm kurse distanca e tyre nuk kalon 0,25 mm. Kjo strukturë me pore ajri mbrenda e rritë rezistencën
e betonit ndaj ngricave respektivisht temperaturave të ulëta. Kështu që poret e ajrit
të krijuara me aerant në beton ndërprejnë rrjetën e kapilareve të imët në strukturën e gurit të
çimentos gjë që bën zvogëlimin e thithjes së ujit nga betoni dhe njëkohësisht nëse vjen deri tek
ngrirja atëherë struktura e betonit ka mundësi të bymehet pa pasur nevojë që të plasaritet.
Me fjalë tjera me anë të fluskave të krijuara në mbrendësi të struktures së gurit të betonit
me aerant krijohet një sasi rezervë e poreve të ajrit deri 20% më shumë se sasia e ujit të ngrirë sasi
që është e mjaftueshme që betoni mos të plasaritet nga ngrica. Sasia e aerantit në masën e betonit
sillet 2%-4% të sasisë së çimentos për m3 të prodhimit të betonit.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Beton përzierset me rënje të lirë: bëjnë përzierjen e masës së betonit me rënje të lirë. Pjesë
kryesore e pajisjes është kazani me lopata të salduara në mbrendësi të kazanit. Lopatat bëjnë
përzierjen e një trajtshme të agregatit çimentos dhe ujit në masën e quajtur beton. Kohëzgjatja e
një ciklusi për përzierjen e betonit është 2-5 minuta.
Beton përzierset me gravitet me kazan që rrotullohet: Këto beton përzierse kanë një hapje në
kazan që shërben për mbushje me agregat, çimento dhe ujë kur hapja është lartë,zbrazja bëhet
kur hapje ulet në drejtim të tokës. Në mbrendësi të kazanit janë 2-3 lopata të salduara që bëjnë
pvrzierjen e masës së betonit. Bëjnë 18- 24 rrot/min dhe janë beton pvrzierset më të përhapura në
ndërtim dhe janë të njohura nga e gjithë shoqëria. Janë pajisje që lehtë transportohen me
ndihmën e makinave transportuese (kamion) dhe shërbejnë për ndërtimin e objekteve të vogla
dhe të mesme. Vëllimi i kazanit shkon deri në 6000 lit ndërsa më të voglat 75l – 300 l. Beton
përzierset që i hasim në jetën e përditshme kanë vëllim 250-300 lit.
Ku:
Q – Vëllimi i kazanit
Një fabrikë e betonit mund të ketë nje ose më tepër përzierës. Përzierësit mund të jenë të
vendosur me skeme vijore ose të grupuar. Në rastin e parë, çdo përzierës nevojitet të ketë pajisjet
për dozim, kurse te rasti i përzierësve të grupuar, zakonisht dy, tri ose katër, kanë vetëm një sistem
të dozimit. Ka lloje të ndryshme të fabrikave të betonit. Ato dallojnë si për nga konstruksioni,
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
ashtu edhe për nga kapacitetet. Në Kosovë, meqë është një vend i vogël dhe me dendësi të madhe,
ku kemi shumë ndërmarrës të vegjël të ndërtimit, kryesisht përdoren fabrikat për prodhimin e
betonit deri në 60 m3/h. Dallojmë fabrikat e tipit pirg dhe ato të tipit parter.
Fabrikat në forme pirgu janë objekte disa katëshe me kapacitete të medha prodhuese, deri
në 500 m3/h, dhe për këtë arsye, përdoren vetëm atëhere kur nevoja për beton është shumë e
madhe. Përndryshe, nuk janë racionale. Për shembull: mund të përdoren për ndërtimin e pendave
nga BA, ose mund të instalohen në trevat ku analizat e marketingut tregojnë se nevoja për beton
në vitet e ardhme do të jetë e madhe. Këto fabrika kanë disa përzierës me kapacitet të madh (4
m3) dhe dozimin e bëjnë nga lart Dobësi e tyre është lartësia e madhe (20 - 30 m), ndërsa
përparësi, sipvrfaqja e vogël punuese.
5.4 Automikserët
Automikserët janë makina për transport të betonit në largësi deri në 50-100 km, kur betoni
është në gjendje të lëngët. Nëse betoni përzihet në të terur dhe uji i shtohet gjatë transportit ose në
punishte, atëherë gjatësite e transportit mund të jenë më të mëdha. Automikserët kanë kapacitete
të ndryshme: prej 4 m3 deri në 12 m3. Përvec tipave të zakonshëm kemi edhe kombinimin e auto-
mikserit më pompë të betonit, ose me transportues shiritor, të cilët janë shumë të përshtatshëm për
prodhuesit e vegjël. Në varësi të madhësisë së mikserit vendosen edhe akset sepse duhet të kihet
parasysh fakti se betoni ka peshë specifike ~ 2400 kg/m3 dhe vëllimi prej 6-12 m3 krijon një peshë
prej 150-300 kN dhe kur I shtohet dhe pesha e kamionit atëherë transporti i masave të mëdha të
betonit shkatërron konstruksionin e rrugës gjë që autoritet komunale ose shtetërore nuk e lejojnë.
Mikserët nga 6-9 m3 janë mikser të përditshëm që shihen në rrugë dhe shfrytëzohen në ndërtim
urban, ndërsa 9-12 m3 janë automikser që shfrytëzohen për punishte të mëdha
(penda,termocentrale, autostrada etj ) dhe nuk dalin në rrugë publike. Përndryshe janë makina të
pazavendësueshme në ditët e sotme për procesin e betonimit kur fabrika e betonit nuk është në
punishte.
Fig 5.8 mikseret 3 aksial për transport në rrugë urbane dhe shumë aksial për transport betoni
mbrenda punishtes
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
lehtë komandohen.
Gjatë caktimit të efektit praktik të pompës së betonit "duhet marrë parasysh me shumë
ndikues, si: largësine e transportit të betonit të gatshëm, lartësine e ngritjes, konzistencën dhe
diametrin e gypit të pompës. " (Trbojeviq, 1988). Efekti praktik i pompës shumë lehtë mund të
caktohet kur efektin teorik të dhënë në dokumentacionin e automjetit e reduktojmë për koeficientin
e shfrytëzimit të kohës (sipas përvojës). Mirëpo, kjo mënyrë nuk është aq e saktë. Për mënyrat
analitike mund të konsultohet literarura.
5.6 Vibratorët
Vibratorët janë makina të cilat i shfrytezojmë për ngjeshjen e betonit. Mundësojnë largimin
e poreve të ajrit dhe me të prodhimin e betoneve të qëndrueshëm ndaj ujit dhe betoneve me faktorin
e/e të ulët dhe me madhësi të madhe të kokrrës. Me rritjen e thellësise së futjes së pervibratorit
rritet aftësia e ngjeshjes në thellësi, kurse -sipërfaqja e ngjeshjes zvogëlohet. Te tavolinat vibruese,
me vibrim nën shtypje, aftësia e vibrimit përmiresohet për fakturin Ë/c, të vogël deri 0.4.
Ku:
R -radiusi i veprimit të pervibratorit,
d - trashësia e betonit që ngjeshet, dhe
Tc - ciklusi i punës (për pervibratore — 50 sek; për sipërfaqësorë —60 sek).
Për vibratorët e kallëpeve dhe ata sipërfaqësorë formula është e njejtë, vetëm se vlera 2R2
zëvendësohet me sipërfaqen e vibratorit.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Projekte të ndryshme të skeleve ekzistojnë qysh para 10 000 vitesh kur njerëzit tentonin të bënin
mbishkrime, piktura dhe vizatime të ndryshme në pjesë më të larta.
Skelet janë struktura të përkohshme që vendosen jashtë dhe brenda objektit, që përbëhen nga
druri, çeliku, alumini, bambuja dhe materiale të tjera, që shfrytëzohen nga punëtoret gjatë
ndërtimit, riparimit dhe pastrimit të ndërtesave, urave dhe të gjitha strukturave tjera të bëra nga
dora e njeriut. Pa skele ne nuk do të jemi në gjendje që të ndërtojmë dhe riparojmë në mënyrë të
sigurtë. Ato janë përdorur qysh prej kohërave të lashta. Egjiptianët e lashtë kanë përdorur
platforma të ndryshme prej druri për ndërtimin e piramidave, duke përdorur skele për ngritjen e
gurëve masiv. Kinezët qysh para 5000 vitesh kanë përdorur skele tradicionale nga bambuja duke
formuar struktura ku elementet lidheshin me litar. Ky material i lehtë është mjaft rezistent për
mbajtjen e punëtorëve dhe pajisjeve. Përpjekje të konsiderueshme janë bërë qysh prej kohërave
antike për skemat dhe ruajtjen e ndërtesave historike, edhe pse shumë shpesh skelet si dhe
veprimtaritë ( punët ) e përkohshme kanë arritur që me sukses ti arrijnë qëllimet e caktuara, prap
se prap atyre nuk i është kushtuar vëmendje e duhur.
Përdorimi i skeleve në lashtësi Skelet në kohërat e lashta nga druri për muratim
shtëpi private dhe ku ngarkesat nuk janë të mëdha mund të përdoret druri i klasës C-3.
Pajisjet që përdoren për lidhjen e nyjeve duhet të jenë me kualitet të mjaftueshëm që të bëjnë
strukturën stabile.
Kërkesat specifike:Ndërtimi dhe projektimi i skeleve nga druri si për platforma të lehta ashtu
edhe për platofrma të mesme e të rënda duhet që të përputhen me praktikat inxhinierike si dhe
tregtare dhe të plotësojnë kushtet e standardeve të specifikuara si në figurë:
Dërrasat për platforma të skeleve: Në shumë raste dërrasat nga druri përdoren si platforma për
skelet. Platforma e skeleve nga druri i prerë apo nga ai i fabrikuar duhet të përmbajë së paku 2
dërrasa të vendosura afër (ngjit) njëra tjetrës që formohet platforma e punës me gjerësi nominale
50cm. Dërrasat e skeleve duhet ta mbulojnë komplet sipërfaqen ndërmjet mbajtësit të përparëm
dhe të pasëm vertikal. Këto dërrasa duhet të sigurohen edhe nga ndonjë lëvizje apo nga ngritja
eventuale e tyre. Shih Fig 6.3.
Janë skelet më të përdorura në ndërtim. Skelet fillimisht janë formuar nga tubat e ҫelikut por në
kohët e fundit alumini po i merr popullaritetin. Këto skele janë prodhuar për konfigurime dhe
hapësira të ndryshme. Në disa sisteme janë të vendosura shkallët brenda ramit të skeleve. Këto
shkallë nuk janë të përshtatshme për skelet e larta përveҫ nëse janë të vendosura platforma pushimi
në distanca të caktuara të ngjitjes me dyer mbrojtese. Modelet tjera janë të pajisura me shkallë
montuese në ram të skeles. Skelet më të larta se 9 m duhet të kenë shkallë me pushimore (platforma
pushimi). Shkallët vertikale mund të arrijnë deri 9 m, mirëpo ҫdo 2.2 m ato kërkojnë një hapësirë
sigurie.
Përparësia e skeleve me ram nga tubat është se ato montohen lehtë, ato mund të gjendet thuajse në
secilën kompani shitëse dhe elementet e tyra janë të lehta, pra mund të barten nga fuqia punëtore.
Si të gjitha sistemet tjera edhe këtu duhet të montohen të gjitha elementet. Nëse nuk montohet
ndonjë element si: shtangimet ose pllakat e bazamentit, mund të vijë deri te aksidentet.
Skelet nga materiali i ҫelikut dhe aluminit duhet t’i plotësojnë këto kërkesa të veqanta
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
b) Tubat duhet me qenë jo të dëmtuar shkaku i korrozionit si dhe tubat me gjatesi mbi 3m duhet
të shtangohen;
c) Lidhëset duhet të bëhen për tubat në perdorim si dhe të jenë të kualitetit të kënaqshem të
rezistencës dhe preformancës;
d) Lidhëset nuk duhet të lihen në ajër gjatë kohës që nuk përdoren por të ruhen në kuti që mos
ti nënshtrohen lagështisë së ajrit për tu ruajtur nga ndryshku.
Tubat prej ҫeliku:Duhet të jenë në përputhje me standardet AS 1576.3 ose BS 1139 pjesa 1.1 me
keto kërkesa:
Tubat prej alumini: Duhet të jenë në përputhje me standardet AS 1576.3 ose BS 1139 pjesa 1.2
me këto kërkesa:
Shtangimet:Shtangimet janë të përbërë nga tubat të cilat lidhen në diagonale dhe mundësojnë
kryqëzim nën kënd të drejtë ose nën një kënd të caktuar. Shtangimet duhet të lidhen në atë
mënyrë në nyje me kusht që mos të pengohet shtangimi i pjesës tjetër të hapsirës në rend.
Fig. 6.5 Skele standarde nga tubat
Skelet e lëvizshme jane një tip i veҫantë i skeleve të varura që mbështetet në rrota apo pajisje të
tjera lëvizese më qëllim të zhvëndosjes më të lehtë në pozitat e parapara për punë.
Projektimi dhe ndërtimi duhet të jenë në përputhje me praktikën e shëndoshë inxhinierike.
Skelet duhet të shtrëngohen (shtangohen) në mënyrë të kryqëzuar ose në mënyrë diagonale apo në
raste të caktuara në të dy mënyrat në mënyrë që të sigurojë punëkryeresit si vertikalisht poashtu
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
edhe nga anash (horizontalisht). Shtangimi vertikal, horizontal ose ai i kryqëzuar duhet të sigurohet
menjëherë mbi rrota ose mjete të tjera levizëse (sic mund të shihet në figurën ???.)
Rrotat duhet të jenë të lëvizshme dhe të kthyeshme në të gjitha drejtimet dhe diametri minimal i
tyre duhet të jetë 125 mm. Rrotat duhet të jenë të vendosura në pozicionin vertikal të skelës Fig
6.5 dhe preferohet që të kenë një gropë (hapësire të lirë) në mënyrë që të lëshohen ose të futen
përbrenda për gjatësinë minimale prej 150 mm në mënyrë që të vet stabilizohet në rastet e
dyshemeve të pabarabarta. Tek ky lloj i skeleve duhet te kihet parasysh që:
Kur skelet janë në përdorim domethënë gjatë punës rrotat apo elementet e tjera lëvizëse
duhet të jenë të kyqura mirë dhe duhet të jenë të kthyera nga jashtë për të rritur gjerësine
bazë.
Një skele lëvizëse mund të përdoret vetem atëherë në rastet kur kemi siperfaqe të nivelit të
fortë.
Kur siperfaqja në të cilën vendoset skelja është e dëmtuar,ose ka ndonjë gropëz të vogël të
shkaktuar gjatë proceve të ndryshme të punëve ndërtimore ,atëhere skelet lëvizëse mund
të përdoren por duke rregulluar më parë rrotat në mënyrë që ta sjellim skelen përsëri në
drejtim vertikal.
Skelet lëvizëse nuk guxojnë të përdoren në distancë me afër se 1m buzë skajit të pllakës
apo qfarëdo lloj ndarje tjetër (shkallëve etj) nëse më parë nuk janë ndërmarrë masat
preventive përkatëse për të parandaluar rrotat dhe skelen nga rënia.
Qasja në mes të platformës së punës dhe bazës duhet të sigurohet me anë
n e të ashtuquajturës shkallë fiksuese me qëllim të ndërtimit të drejtë dhe kualitativ.
Platformat e punës duhet të jenë të siguruara me barriera mbrojtëse apo dërrasa në përputhje
Forca e cila nevojitet për zhvendosjen e skeles lëvizëse prej një vendi në vendin tjetër
duhet aplikuar sa më afër bazës së skelës dhe duhet bërë në mënyrë të tillë që skelja të
mbetet stabile gjatë lëvizjes.
Personat nuk duhet udhëtojne me skele gjatë zhvendosjes së saj përveq nëse plotësohen
kushtet e mëposhtme:
Dy tipet më të rëndësishme të këtyre skeleve janë:
Tipi Kastor: Ky lloj i skeleve është i përshtatshëm për sipërfaqe (bazamente) të rrafshët dhe
kryesisht përdoret brenda objekteve. Të gjitha rrotat duhet të jenë të pajisura me sistem frenues.
Ky lloj i skeleve duhet të ngritet deri në lartësinë ashtu që raporti lartësi/gjerësi të mos e kalojë
raportin 3:1. Kjo e kufizon lartësinë e platformave me stabilizues standard deri në 9m lartësi.
(Fig. 6.7)
Tipi Vagon: Këto skele janë të vendosura mbi vagona apo pajisje tjera me goma
pneumatike dhe përdoren kryesisht për vendosje të pllakave metalike në mure anësore apo
materialeve të ngjashme në godina industrial. Për siguri dhe efikasitet në punë, terreni rreth
objektit duhet të jetë i ngjeshur, relativisht i lëmuar dhe i niveluar. Ky tip i skeleve ka edhe trarë
të jashtëm në bazë me pajisje niveluese. (Fig ??? Edhe këtu raporti Lartësi/gjerësi është 3:1 por
nuk preferohen për lartësi më të mëdha se 7.5m. Skelet e tilla gjithmonë duhet të stabilizohen mbi
trarët stabilizues gjatë kohës kur punëtorët punojnë mbi to. Ajo kurrë nuk duhet të përdoret si
platformë pune kur nuk është e stabilizuar. Skelet lëvizëse duhet të kenë të pajisur ҫdo rrotë me
system frenimi. Të gjitha frenat duhet të vendosen në pozision frenimi kur skelet e arrijnë lartësinë
e dëshiruar.
Skelet të cilat nuk janë mbështetura së bashku mund të ndahen nëse hasin ndonjë gropë,
ulje apo ndonjë pengesë në nivelin e tokës. Pra shtangimet horizontale janë të domosdoshme në
skelet e larta lëvizëse sepse e mbajnë atë që mos tëmblidhet apo deformohet sepse lidhjet në mes
ramave dhe
shtangimeve janë lidhje me ҫërniera. Skelet Kastor duhet të sigurohen mire në ramin e tyre.
Kur një skele e tillë has në ndonjë gropë në dyshme rezulton me aksidente dhe lëndime serioze të
ekuipazhit mbi të. Secili Kastor apo rrotë duhet të përputhet mirë me sipërfaqen e dyshemesë.
Rrotat e vogla janë të përshtatshme për trotuar apo dysheme nga betoni. Kur kemi dhe, nevojiten
rrota më të mëdha dhe pneumatike. Para vendosjes së skeleve lëvizëse, sipërfaqja duhet të jetë e
lëmuar, e pastruar nga pengesat dhe e niveluar relativisht mirë.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Skelet me rama palues përdoren me shumë nga elektriҫistët, molerët dhe punëtorët që rregullojnë
pllafone të ndryshme. Gjerësia e tyre sillet nga 750 mm deri në gjerësi standard 1.5 m. Zakonisht
prodhohen nga alumini dhe lehtë transportohen e montohen dhe lëvizin nëpër punishte nga puna
në punë. Duhet të përdoren vetëm në dyshme të rrafshta dhe të forta.
Skelet nga tubat me kapëse përdoren kur ka pengesa apo struktura jo të drejta. Këto skele nuk
kanë ndonjë gjatësi apo lartësi të kufizuar. Këto mund të përdoren për objekte rrethore dhe jo të
rregullta. Personeli i cili monton tubat dhe kapëset duhet të ketë përvojë. Preferohet që para ҫdo
montimi të bëhet ndonjë skicë apo ndonjë plan nga dikush që e njeh në përgjithësi projektimin e
strukturave dhe e kupton nevojën e përdorimit të shtangimeve diagonale dhe të kryqëzuara. Ky tip
i skeleve kërkon kohë më të gjatë të montimit se skelet standard nga tubat. Skelet nga tubat me
kapëse për tu ngritur mbi 10m lartësi duhet të projektohen nga një inxhinier profesionist.
Fig 6.11 Skelet nga tubat me kapëse dhe kapëset ( mengenet) nga çeliku
Një platformë me dy kulla mbajtëse shihet në fig. dhe të dhënat teknike rreth këtyre platformave
janë dhënë në tabelën e mëposhtme Tabela 6.1.
ҫmontimin dhe qëndrueshmërinë e sigurtë të skeles. Udhëzimet e prodhuesve duhet të ndiqen gjatë
gjithë kohës. Këto skele duhet gjithmonë të ankerohen për objekt sipas udhëzimeve të prodhuesit.
Perparesia e këtyre skeleve është se punëtorët mund ta ngrisin atë në ҫfarëdo lartësie që ju
nevojitet duke krijuar kushte të përshtatshme për punë. Kjo skele e rritë produktivitetin e punës
për 20% në krahasim me skelet me rama statik. Ky sistem ofron edhe hapsirë më të madhe të punës
në skele se skelet statike. Kjo skele është e përshtatshme edhe për objekte me gabarit të thyer apo
të lakuar. Këto skele janë përdorur edhe në ndërtimin e këmbëve të larta të urave.
Skelat e veçanta janë skelat të cilat nuk i plotësojnë kërkesat e standardeve për skelet e
zakonshme ,skelet lëvizese apo skelet e tipeve të tjera të lartëpërmendura dhe përfshijmë ketu:
Skelet e Konzollë
Skelet e varura
Skelet me harqe – për konstruksionet me kupolë
Të gjitha skelat e veçanta duhet të jenë të dizajnuara në përputhje me kërkesat e inxhinierit
në praktikë, dhe duhet të ngriten (të montohen), ndryshohen apo çmontohen vetëm nën
mbikeqyrjen e drejtpërdrejte te një skelengritesi të certifikuar që ka një certifikatë të përshtatshme.
Nje inspektor i punës përgjate inspektimit ka të drejte të kërkojë certifikatën e Inxhinierit
se është regjistruar për te çertifikuar përshtatshmërin e dizajnit të skeles ,domethënë të kujdeset se
montimi i skeleve është zhvilluar sipas projektit paraprak.
Një skele e zakonshme bëhet e veqantë në momentin kur ajo i tejkalon standardet si më poshtë:
Tejkalon lartësinë 33 metra;
Gjatësia maksimale tej kalon 2.4 metra;
Gjerësia e kalon 1.5 metra; ose
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Një skele konzollë është një skele e pavarur e paraparë me këtë kod ndërtimor e ndërtuar
apo përforcuar në trarë ,e cila shtrihet jashtë ndërtesës. Përdorimi i skeles në formë konzolle është
për arsye se e pamundur ose e padëshirueshme për të pasur skele në tokë (fig. ???).
Skelat e varura janë platforma të mbështetura në tuba, lidhura me bulona, të lidhura në mënyre
fikse me litar,ose metoda të tjera dhe jo të destinuara për ngritjen ose uljen gjatë përdorimit.
Çdo pikë e posaqme , ose shtojcë duhet të jenë të projektuar në mënyre delikate dhe të formuar
në mënyrë të tillë që nuk mund të bëhet dislokimi ose zhvendosja nga lëvizjet e skeles së varur.
Projektuesi duhet të sigurohet mirë që pikat e mbështetjes të jenë mjaft të forta për të pranuar
ngarkesën dhe kanë një faktor të lartë të sigurisë.
Gjithashtu këto lloj skelesh duhet të jenë të kapura në një drejtim të caktuar që në rast të
ndonjë dështimi,apo rrufeje në qiell,ose nëse rrëzohet aksidentalisht kjo lidhje të vazhdojë të
mbajë.
7 Pahitë
Pahitë janë konstruksione teknologjike, mjete të punës të cilat betonit i japin formë dhe
dukje të përhershme . Pahitë janë konstruksione të përkohshme në të cilat hudhet betoni i njomë
për ngurtësim dhe formësim. Lidhjet e pahive janë material shpenzues dhe zakonisht nuk përdoren
më shumë se një herë. Në ndërtimet moderne gati që nuk ka konstruksion që në një pjesë të tij ose
në tërë konstruksionin nuk ka beton, ku ka beton në pjesën dërmuese të rasteve kërkohet pahi për
dhënien e formës së betonit. Me ndihmën e pahive i jepet forma konstruksioneve të betonit siç
janë, muret, shtyllat, pllakat, konzollat etj.
Nuk ekziston pahia ,,më e mirë’’ por ekziston zgjidhje më e mirë për një rast të caktuar.
Përzgjedhja e llojit të pahive varet nga shumë faktorë si:
Sasia e betonit për të cilën kryhet pahia ( pahia të punohet në vend apo të porositet)
Formës dhe llojit të konstruksionit në lartësi ( pahi prej dërrasave apo metalike)
Kërkesat për sipërfaqet përfundimtare të betonit ( a do të ketë fasadë apo jo)
Çmimeve të tregut për pahi,
Pajisjeve në dispozicion,
Numri i latuesve për punimin e pahive në dispozicion,
Kushteve klimatike etj
përfundimtar të betonit si në kosto ashtu dhe në cilësi. Për punimin e pahisë nevojiten shumë kohë
dhe fuqi punëtore kështu që shpeshherë në planin dinamike është fyt i ngushtë në kompletimin e
punimeve dhe shpejtësia e kompletimit të punimeve në objekt varet nga sasia dhe lloji i pahisë që
do të përdoret për atë objekt. Racionalizimi i shfrytëzimit të pahive zvogëlon dukshëm koston e
çmimit përfundimtar të betonit. Trendi i pahive në kohën e fundit është tek përdorimi i tyre shumë-
hershëm dhe nga materialet e ujëduruese e të lehta si metalike, me skelet metalike, me pllaka nga
dërrasa, konstruksioni metalik, pllaka nga dërrasat konstruksioni nga druri etj.
Përparësia e pllakave të pahisë nga çeliku është se:
Janë të punuara shumë preciz,
Kanë sipërfaqe shumë të rrafshët.
Kanë jetëgjatësi të madhe,
Ndërsa të metat janë:
Fleksibilitet i ulët,
Mbrojtës termik të dobët ( përqueshmëri e lartë termike)
Nga numri shumë i madhe i llojeve të pahisë në mënyrë të vrazhdë mund të ndahen në :
Pahi univerzale,
Pahi speciale ( të veçanta)
Funksione i pahive për mure dhe pllakë është ekzekutimi me saktësi i betonimit të
mureve dhe pllakave në elementet e projektuara si dhe pranimi i ngarkesave të betonit të freskët.
Pahitë për mure dhe pllaka përbëhen nga dërrasat që mund të jenë lënde drurore ose dru i
lameluar ( kohëve të fundit këto materiale janë ujë duruese dhe të plastifikuara, shih foton 7.1
a
a
Fig 7.1 Pllakat për pahi, të plastifikuara
Pajisjet për shtangim të pahive të mureve: Kur vendosen pahitë qofshin për mure apo për
pllaka para përforcimit dhe shtangimit duhet kontrolluar horizontalitetin dhe vertikalitetin e tyre
se a janë punuar konform projektit. Zakonisht pajisjet për shtangim të pahive dimensionohen dhe
punohen asisoj që të përçojnë ngarkesen e betonit të njomë në vende stabile me konstruksion
(shtylla apo traje të drurit dhe çelikut) në vendin e paraparë për mbështetje. Ky konstruksion është
i pajisur edhe me pajisje për rregullimit të pozitës së pahisë që njekohësisht shërbejnë edhe si
pajisje për demontim të pahisë pas ngurtësimit të betonit shih foton.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Sipërfaqja që mund të betonohet me këtë pahi është 40-60 m2 në një etapë pune. Përparësitë
e shfrytëzimit të kësaj pahie është e jashtëzakonshme sepse për betonime të pozicioneve që
përsëriten në blloqet banesore kemi mundësi të betonojmë një etazh për dy ditë gjatë sezonit veror.
Norma e harxhimit të fuqisë punëtore për montim dhe demontim është shumë e vogël dhe atë 0,05
h/m2. E metë e kësaj pahie është se shfrytëzohet vetëm për betonime të hapësirave modulare dhe
nuk ka mundësi modifkimi për betonime tjera si shtylla,traje, shkallë etj. Pesha e këtyre pahive
sillet 2-3 tonë/copë. ( 20-30 kN/cope) dhe nuk mund te transportohen vertikalisht në objekt pa vinç
kullë. Ne Fig 7.4 është paraqitur një formë e pahisë tunel.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Arsyeshmeria teknike dhe ekonomike për shfrytëzimin e këtyre pahive është vetëm tek
betonimi i objekteve që kanë hapësira modulare të njejta dhe në numër të madh sepse kostoja e
furnizimit ose marrja me qira e këtyre pahive është e lartë. Këto pahi kanë jetëgjatësi të
shfrytëzimit 100-120 herë. Përveq tek blloqet e banimit këto pahi përdoren edhe tek betonimet e
kanaleve të mbyllura forma kuti.
ulje që është i vendosur në fileta dhe me rrotullimin e pajisjes në filet konstruksioni ngrihet/ulet.
Pajisjet për ngritje/ulje janë të vendosura në të dy anët e pahisë. Ngritja ka mundësi të bëhet edhe
me pajisje hidraulike si në Fig.7.6.
shpejtësia e ngurtësimit të betonit. Në moment kur muri betonit është ngurtësuar nën kallëp atëherë
kallëpin e ngrejmë një etapë më lartë (1.5-2.0m)
Përgjatë ngritjes së kallepeve ( rrëshqitjes) asnjë aktivitet nuk guxon të zhvillohet në
kallëpe. Montimi i këtyre kallëpeve bëhet në fillim dhe mbarim të procesit të betonimit të
konstruksionit ndërsa demontimi bëhet kur kryhet komplet betonimi i atij pozicioni. Edhe një detaj
duhet të kihet parasysh për këto lloje të pahive. Puna duhet të kryhet pandërprerë për në 24 ore në
3 ndërrime sepse për shkak të mosndërprerjes së betonimit. Prodhimi i betonit dhe betonimi në
punishte si procese teknologjike janë të pandërprera.
Fig 7.8 Kallëpet për shtylla betoni, shtyllat dhe materiali sipërfaqësor - dërrasat
Ose për shtylla rrethore duken kësisoj shih figurën Fig 7.9. Materiali për kallëpet për shtylla
rrethore në pjesën dërmuese të rasteve është nga PVC dhe zakonisht janë me diametra modular (
psh 30,35,40… cm). Shtangimi dhe fiksimi bëhet me unaza metalike dhe shtylla të çelikut.
Muret e larta nga betoni lajmërohen në shume konstruksione ndërtimore si sillose për
drithëra, shtylla me bërthamë të zbrazët që shërbejnë si bazë për rezervoarë të ujit (pyrgje), Shtylla
të betonit të larta (> 100m). Në bazë forma mundet të jetë, katërkëndëshe,katrore,rrethore eliptike
etj.
Kallëpet për mure të konstruksioneve të larta përbëhen nga shumë pjesë dhe secila e ka qëllimin e
vet të përdorimit. Zakonisht këto pahi punohen në seksione nga 3 m lartësi ndërsa gjerësia nuk
është e kufizuar por rrallëherë kalon 6m. Për punimin e një seksioni të këtij lloji të kallëpit
shfrytëzohen pllaka çeliku që fabrikohen enkas për këtë qëllim të cilat mbështeten në një rrjet të
përbëre nga profilet të çelikut forma katror ose rreth dhe kanë mekanizëm pneumatik për ngritje
për arsye të peshës shumë të madhe. Janë formë e veçantë e pahive rrëshqitëse. Këto kallëpe si tek
kallëpet rrëshqitëse vendosen në platformen e betonit që zakonisht është themeli i konstruksionit
( mur i lartë ose shtylle e betonit) në dy anët e murit. Fiksohet sipas projektit për trashësi të murit
dhe shtresë mbrojtëse të betonit dhe përforcohet me konstruksionin mbajtës nga çeliku. Për
vendosjen e armaturës zgjerohet deri në 75 cm në njërën anë, vendoset armaturë, kthehet në poziten
e fiksuar sipas projektit,shtangohet dhe është e gatshme për betonim. Pas betonimit kur betoni
ngurtësohet në masën 50% këto kallëpe zgjerohen prapë, me mekanizëm hidraulik ngrihen për 3-
6 m në shtyllë ose mure dhe fillon faza tjetër e betonimit. Në kurorë të këtyre kallëpeve është
platforma që shërben për lëvizjen e fuqisë punëtore gjatë betonimit,armimit ose
montim/demontimit të kallëpeve.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
përshkrimet e Herodotit (484 p.e.r) në rrugët e Persisë përveq tregtisë dhe qarkullimit të trupave
ushtarake të kohës është zhvilluar edhe qarkullimi postar. Ndërsa në Egjiptin e lashtë rrugët kanë
qenë të punuara në mënyrë të rregullt dhe artistike.
Në Persi në kohën e Perandorit Dari I ( 521 – 485 p.e.r) është ndërtuar rruga me gjatësi
2500 km që e ka lidhur Azinë e vogël me Gadishullin Persik. Kjo rrugë e ashtuquajtur ,,Rruga e
Perandorit’’ përveç transportimit të ushtrisë ka shërbyer edhe për tregti dhe qarkullim postar. Kjo
rrugë ka pasur edhe hanet e veta që kanë bërë shkëmbimin e postave dhe shërbime hoteliere të asaj
kohe. Rrugët në Europë kanë filluar të ndërtohen më vone se në Azi.
Si rrugë të para të ndërtuara në truallin e Evropës se sotme njihen rrugët të ndërtuara nga
Grekët dhe Romakët e vjetër:
Rrugët në Greqinë e vjeter: Duke pasur parasysh faktin se Greqia e vjetër ishte fuqi detare
rrjeti rrugor është zhvilluar për nevojat e mbrendshme të transportit të njerëzve dhe mallrave. edhe
pse trafiku rrugor nuk ishte primar , rrugët në këtë kohë janë ndërtuar me parametra të rreptë teknik
dhe gjeometrik. Që nga koha rreth 500 vjet p.e.r ekzistonin parametra të saktë teknik për distancen
boshtore mes rroteve të karrocave si element kryesor për projektimin dhe ndërtimin e rrugëve të
para me konstrukcion afatgjate. Për shkak të fuqise se madhe puntore dhe kostos së ndërtimit rrugët
në Greqinë e vjetër e kishin një të metë, gjerësinë e konstruksionit të rrugës (sepse gjerësia e rrugës
të ndërtuar mjaftonte të kalonte vetëm një karrocë), kështu që kjo e metë e këtyre rrugëve ishte
zgjidhur me zgjerime të rrugës në vende të caktuara ku zhvillohej prankalimet.
Rrugët në Romën e vjetër: Një zhvillim të hovshëm ndërtimit të rrjetit rrugor është verëjtur
në kohën e Perandorisë Romake. Përgjatë periudhës së Perandorisë Romake është ndërtuar një
rrjet rrugor solid që kishte një gjatësi prej 800 000 Km. Me drejtimet kryesor të asaj kohe ,, Via
Appia’’, ,,Via Vitta’’, ,,Via Egnatia’’etj. Këto rrugë janë ndërtuar me material solid dhe në shtresa
solide të konstruksionit rrugor duke aplikuar metoda të sofistifikuara te ndertimit te konstruksionit
ne shtresa. Ne disa rruge trashesia e konstruksionit rrugor në shtresa arriti deri me 60-100 cm. të
cilat kanë mbijetura deri në ditët e sotme. Kështu që nga aspekti i konstruksionit rrugor në këtë
kohë u bënë intervenime të mëdha në reliev në mënyre që niveleta dhe situacioni i rrugës të jetë
sa më adekuat për zhvillim të shpejtësive më të mëdha, kështu që intervenimet në mbushje dhe
gërmim në këtë kohë arritën deri me 15 m te ,, Via Appia”. Udhët në qafa të maleve u kaluan me
tunele, kurse lumejtë me ura. Mbeturina të këtyre rrugëve edhe sot e kësaj dite mund të gjenden
në territorin e Britanisë së Madhe, Francës ,Gjermanisë, Italisë etj.
Me ndarjen e Perandorise Romake dhe me ramjen përfundimtare të kësaj Perandorie ( viti
476 p.e r.) edhe zhvillimi i rrjetit rrugor stagnoi kështu që nuk njihet ndonjë rrugë e re e ndërtura
në këtë periudhë. Me zhvillimin e vendbanimeve urbane dhe me rritjen e numrit të banorëve në
këto qendra u lajmërua edhe nevoja për ndërtimin e vijave të reja rrugore (shek X II) , mirëpo në
këtë periudhë lajmërohet zhvillimi i rrjetit rrugor në qytete për dallim prej rrugëve të kohërave të
Perandorive.
Deri në fillim të shek XVIII nuk është vërejtur ndonjë zhvillim shumë i madh i rrjetit rrugor
si në Perandorine Romake, në këtë periudhë Tresaguet në Francë (1775) dhe Telford në Angli
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
(1780) filluan të ndërtojnë Konstruksione rrugore me nënbazë rrugore dhe shtresë përfundimtare
me zhavor.
Me 1820 në Angli Mac Adam filloi të ndërtojë rrugë të mveshura me çakell në disa shtresa
dhe me disa madhësi të kokrrave të çakelles (duke filluar nga kokrrat me diametër me të madhe në
atë më të vogël) të cilat ngjeshen dhe lagen duke fituar një konstruksion të fortë që haset shumë
shpesh edhe në ditët e sotme.
Me lajmërimin e makinës me avull dhe hekurudhës rrjeti rrugor e humbi primatin që kishte
nga kohërat e vjetra për arsye të shpejtësisë dhe fuqisë së zhvilluar . Zbulimi i motorit me djegie
të mbrendshme dhe zbulimi i automjeteve të para nga Daimler dhe Benz (1886) i dha hov të paparë
zhvillimit të trafikut rrugor. Me 1891 në garat e mbajtura të shpejtësisë së asaj kohe (Paris – Brest
– Paris) u arrit shpejtësia 13.5 km/h,ndërsa vetëm 10 vite më vonë në garat e shpejtësisë në Kanë
u arrite shpejtësia prej 86 km/h.
Mirëpo rritja e shpejtësisë se automobilave krijoi problemin e pluhurit të krijuar në rrugë
të mveshura me çakëll, kështu që Inxhinierët Francez të qytetit të Monakos në fillim të shekullit
XX spërkatën shtresën përfundimtare të çakellës me katran dhe përfituan në shtresë të lëmuar dhe
që nuk krijonte pluhur.
Përpunimi i shtresave me katran u tregua efikas dhe shumë shpejt u pranua nga masat e
gjera si material adekuat për shtrimin e rrugëve dhe kështu u krijuan rrugët me shtresë bituminoze.
Zhvillimi i rrjetit rrugor ishte në korelacion të drejt me zhvillimin e industrisë
automobilistike kështu që psh FORD në SHBA nga viti 1908-1928 prodhoi 15 milion automjete
të cilat qarkullonin në rrugë kështu që si imperativ i kohës ishte të hapeshin rrugë të reja, të rritej
gjerësia si dhe të përmirësohej shtresa përfundimtare e bitumenizuar e rrjetit rrugor në mënyre që
të rritej shpejtësia e automjeteve si dhe kapaciteti i rrugëve në mënyre që të absorbohej numri
gjithnjë e më i madh i makinave në lëvizje.
Autostrada e parë u ndërtua në Berlin me 1921 me gjatësi prej 10 km ndërsa me 1929 u
ndërtua autostrada e parë për automjete të motorizuara në relacionin Bon-Koln. Der në fund të
viteve 30 ta Gjermania kishte rrjetin më të zhvilluar të rrugëve maxhistrale dhe autostradave me
gjatësi totale prej 4000 km.
Në SHBA gjiithashtu në fillim të viteve të 20 ta te shek XX filloj me ndërtimin e rrugëve
të tipit FREEËAY me shirita qarkullues të ndarë fizikisht dhe me udhëkryqe të nivelizuara.
Pas luftës së II botërore industria automobilistike mori një hov të paparë e kështu edhe
industria e ndërtimit të rrugëve.Rrjetet rrugore në këtë periudhë plotësisht internacionalizohen
duke e formuar një rrjetë totale shumë të dendur të rrugëve të niveleve të ndryshme kështu që në
kohërat e tanishme pikë origjina dhe pikë destinimi mund te merret secili vendbanim i rruzullit
tokësor.
Deri në fund të shek XX rrjeta rrugore kishte më shumë se 20 milion km gjatësi të
kategorive të ndryshme mirëpo kjo shifër për çdo moment ndryshon.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
8.1.2 Bitumeni
Bitumeni është material që ka aftësi të lidhjes shumë të madhe, është rezistues ndaj ujit,
krijon një lidhje afatgjate të grimcave të gurit dhe krijon një masë të fortë që është i rezistueshëm
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
ndaj ngricave dhe dëmtimeve mekanike të quajtur asfalt që si material është ideal për shtrimin e
rrugëve, pistave të Aeroporteve, platove të ndryshme etj. Bitumeni me ngrohje sillet në një masë
të lëngshme dhe me viskozitet të lartë.
Bitumeni klasifikohet në tri mënyra që bazohen në penetrim,viskozitet ose në sjellje.
Shfrytëzohen edhe Bitumene të polimerizuara të cilat përdoren për tipe të ndryshme të asfalteve
që quhen edhe si përzierje me Bitumen të polimerizuar ose modifikuar të tipit Stone Mastic Asphalt
(SMA). Egzistojnë lloje të ndryshme të bitumeneve të zakonshme që përdoren për prodhimin e
asfalteve që ndërmjet veti dallohen me penetrimin e gjilpërës në bitumen që është test që tregon
fortësinë e Bitumenit . Kështu që në treg gjenden BIT-90,BIT-60,BIT-45 ( nr 90,60,45 tregon
penetrimin e gjilpërës në bitumen).
Bitumeni deponohet në cisterna të cilat ngrohen në temperaturë që kontrollohet
automatikisht. Temperatura e bitumenit të deponuar varet nga lloji i bitumenit.
8.1.3 Agregati
Agregatet që përdoren për prodhimin e masave të ngrohta bituminoze zakonisht fitohet me
thyrjen dhe bluarjen e gurëve në gurëthyese. Llojet e agregateve që shfrytëzohen në prodhimin e
asfaltit përfitohen nga guri natyror që duhet të jetë:
Eruptiv,
Sedimentar ose
Metamorfik
Në ndërtimin e rrugëve për gurin më me rëndësi janë vetitë fizike të masës shkëmbore dhe
atë se si reagon guri në rrethana të ndryshme kur shfrytëzohet si tampon ose shtresë mbajtëse ose
në shtresa të asfaltit. Në kohët e fundit asfalti punohet sipas principit të zbrazëtirave minimale
kështu që agregati në masën e asfaltit përbëhet nga pluhuri i gurit,fileri, rëra dhe agregati në mënyrë
që përzierja e fituar të jetë më kompakte dhe të ketë më pak ajër. Në bazat e asfaltit bëhet dozimi,
përzierja dhe ngrohja e agregatit dhe bitumenit ashtu që fitohet një masë e ngrohtë bituminoze që
në fjalorin internacional njihet si HMA ( Hot Mixed Asphalt). Përzierja e agregatit dhe bitumenit
duhet të bëhet sipas recepturës paraprake dhe kjo recepturë duhet të përgaditet e veçantë për secilën
parti të asfaltimit ( Parti=shtresë të asfaltit ). Nv figurën e mëposhtme janë të paraqitura skema e
bazës së asfaltit dhe një bazë e asfaltit.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Fig 8.4 Dhoma e kontrollit të prodhimit të asfaltit dhe ngarkimi i asfaltit në kamion
8.1.5 Transporti
Transporti si proces teknologjik në asfaltimin e shtresave kryhet me kamion me kosh të
hapur që bën transportin e masës së asfaltit nga baza e asfaltit ku prodhohet në pajisjen që bën
shtrirjen e asfaltit (finisher). Kamionët zakonisht përgjatë transportit të asfaltit duhet të jenë të
mbuluara në mënyrë që mos të ftohet asfalti nën temperaturë për shtrirje dhe ngjeshje. Cikli i
kamionit për asfaltim është si vijon:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kamioni i pastër ngarkohet në bazën e asfaltit me asfalt, shkon në peshore për të matur
masën e kamionit me asfalt dhe mbulohet me shtresë për mbrojtje të temperaturës.
Transportohet deri në vendin se ku asfaltohet dhe shkarkohet në pajisjen tjetër që bën
shtrirjen e asfaltit (finisher).
Ky cikël duhet të jetë kontinual dhe nuk guxon të ndërpritet, respektivisht finisheri të
ngelë pa asfalt, sepse nëse ndodhë një asfaltim diskontinual atëherë sipërfaqja e asfaltit të shtruar
nuk do të jetë e rrafshët, do të lajmërohen gunga dhe në vendet ku është bërë ndërprerja e
asfaltimit të një partie me ndërrimet e motit lajmërohen plasaritje që rriten me lajmërimin e
ngricave.
Që të mos ndodh kjo duhet që të bëhet dimensionimi i saktë i numrit të kamionëve që
bëjnë transportin e asfaltit nga baza në finisher ashtu që në finisher të mos e ndërpret asfaltimin
përgjatë një partie. Partia e asfaltimit zakonisht zgjat një orar (8-10 ore ne dite) ose kur
përfundon një seksion i rrugës.
Kohëzgjatja e transportit nuk guxon të jetë më e madhe se sa koha që i nevojitet masës së
asfaltit të zbret nga 170-180 ˚C që është temperatura në prodhim të asfaltit në 110-120 ˚C.
Sendeku i rimorkiove të kamioneve duhet të jetë nga metali, dhe të jetë i pastruar para
secilës ngarkesë nga papastërtirat e ndryshme. Rimorkiot duhet të jenë të pajisur me hidraulik
për shkarkimin e masës se asfaltit në finisher, shih figurën.
Finisheri përbëhet prej dy pjesëve, pjesës frontale ku bëhet shkarkimi i asfaltit dhe pjesës
së prapme ku masa shtrihet më rrafshuese/niveluese sipas trashësisë/gjerësisë së paraparë. Lëvizë
me pneumatikë ose me rrota me dhëmbëzor.
Niveleta lëviz ndërmjet hidraulikëve të vendosur në dy anët e saj dhe shkon poshtë/lartë
për trashësi të shtresës së asfaltit dhe ngushtohet/zgjerohet për sipërfaqe. Caktimi i trashësisë se
shtresës së asfaltit bëhet nëpërmjet pllakave komanduese që janë të vendosura në pjesën e pasme
të finisherit në të dy anët. Me këto tabela komanduese operon operatori i finisherit. Duhet cekur
edhe një element të rëndësishëm për fiksimin e trashësisë së shtresës së asfaltit se niveleta nuk
reagon menjeherë nga tabela komanduese për korrektimin e trashësisë sepse finisheri është në
lëvizje gjatë asfaltimit, por korrektimi bëhet pas një distance 10-50 m kështu që nuk preferohet të
ndërrohet shumë shpesh trashësia e shtresës por vetem në rastet kur është e domosdodshme.
Ngjeshja është një proces teknologjik që nëpërmjet forcave të jashtme tentohet të nxirret
ajri nga poret a masës bituminoze të vendosur në rrugë – shtresës së asfaltit.
HMA. Nxjerrja e ajrit nga masa e asfaltit rritë ngjeshmërinë dhe fërkimin e kokrrave të
gurit të cilat janë të mbështjelluara me bitumen respektivisht rritë dendësinë e masës.
Duhet pasur parasysh se në masë të asfaltit duhet të qëndroj një sasi e poreve të ajrit në
mënyre që të rritet fleksibiliteti i shtresës së asfaltit gjatë bymimit dhe tkurrjes që ndodhë me
ndërrimet e temperaturës në mënyre që të mos lajmërohen plasaritjet në asfalt. Sasia e poreve
duhet të jetë 3-4%. Nëse sasia e poreve bie nën 3% atëherë lindin deformime të mëdha në asfalt
për shkaqe të cekura më lartë.
Ngjeshja e masës së asfaltit bëhet me rulë ose cilindra që nga materiali janë:
Rulë me cilindra të çelikut dhe
Rulë me pneumatik,
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Cilindrat shërbejnë për të siguruar energjinë e nevojshme për të nxjerrë ajrin nga poret e
masës së asfaltit të posashtruar dhe rritjen e dendësisë. Këto dy efekte arrihen me cilindrat
metalike që me peshën e tyre bëjnë ngjeshjen e shtresave të asfaltit. Rulat me cilndra të çelikut
me peshën e vet gjatë lëvizjes në shtresën e asfaltit nxjerrin poret e ajrit. Në raste të caktuara
këtyre cilindrave ju aktivizohet edhe vibratori për efekt të zvoglimit të kohës së ngjeshjes. Pesha
e këtyre cilindrave shkon nga 4-15 tonë ndërsa gjerësia 100-150 cm. pas ngjeshjes me cilindra
metalik vjen partia e tretë e cilindrave pneumatikë që bën edhe hekurosjen e shtresës së asfaltit.
Garnitura e cilindrave për ngjeshje zakonisht përbëhet nga 2-3 lloje të cilindrave.
Cilindrat metalik shërbejnë për ngjeshje ndërsa cilindrat pneumatik shërbejnë për hekurosjen e
shtresës së asfaltit respektivisht rrafshimin e sipërfaqes qarkulluese për kalim të automjeteve.
Cilindrat me pesha të mëdha përdoren vetëm në raste kur shtresa e asfaltit është e madhe >10 cm,
ose kur kokra e gurit shkon deri në 32mm. Shtresa e asfaltit nuk lejohet të ketë trashësi më të
madhe se 12 cm.
ngjeshja e duhur respektivisht largimi i poreve të ajrit në masën 97-98% fillon hekurosja e shtresës
së asfaltit me cilindra pneumatikë 3-5 herë jane kalimet me cilindra pneumatike për hekurosjen e
shtresës së afaltit. Si përparon shtruarja e asfaltit me finisher ashtu përparon edhe ngjeshja dhe
hekurosja e tij. Zona e ngjeshmërise dhe numri i kalimeve të cilindrave në një zonë për arritjen e
ngjeshmërise varet nga përzierja bituminoze (çfare lloji asfalti është) kushtet atmosferike, ngrohtë
ftohtë, dhe pesha e cilindrit. Temperatura e asfaltit gjatë ngjeshjes është > se 80 ˚C. Në shpejtësinë
e ftohjes së asfaltit ndikon temperaturat e jashtme dhe trashësia e shtresës së asfaltit. Asfalti
shtrohet në temperaturat 110-120 ˚C.
Gjatësia e rrugës ose sipërfaqet e platos që duhet të shtresohen me asfalt fillimisht
planifikohen deri se në çfarë gjatësie apo sipërfaqe në ditë do të asfaltohen, duhet të dimensionohen
numri i kamionëve ashtu që asfaltimi të mos ndërprehet (me ndërprerje lajmërohen gunga tek
ngjitja dhe valëzime) dhe të dimensionehoen numri i cilindrave ashtu që ngjeshja dhe hekurosja të
bëhen në momentin e asfaltimit.
Dimensionimi i mekanizimit tek asfaltimet ( Baza e Asfaltit, kamionët, finisheri, cilindrat)
është kyq në kompletimin me sukses ose jo të sipërfaqes së planifikuar për asfaltim.
Pas asfaltimit një ose dy ditë më vonë vendoset sinjalizimi horizontal ( vijat e bardha dhe
llojet e tjera të sinjalizimit sipas nevojës) dhe vertikal ( shenjat e komunikacionit) dhe rruga ose
platoja është e gatshme për shfrytëzim.
9 URAT
Urat jane strukturë që shërbejnë për lidhjën e dy pikave gjeografike duke bërë kalimin mbi
pengesat natyrore apo artificiale dhe duke mos penguar qarkullim rrugor nën të apo rrjedhjen e
ujit. Pengesa natyrore konsiderohen lumenjtë, përronjte dhe luginat, kurse artificiale janë rrugët,
hekurudhat etj. Urat si dhe ndërtimet tjera në inxhinierinë e ndërtimit, duhët ti përmbushin
kërkesat e caktuara prej të cilave më të rëndësishme janë: funksionaliteti, ekonomiteti ( kostoja e
ndërtimit dhe mirëmbajtjes), siguria, jetëgjatësia dhe estetika gjegjësisht përshtatja e mirë në
rrethinë. Ndërtimi i urave është shkathtësi e cila daton që nga kohë shumë të hershme sepse për
arsye të transportit ose kalimit të lehtë te pengesave civilizimit i është dashur të ndërtojë struktura
nga druri ose guri për kalim që edhe njëkohësisht janë edhe fillet e ndërtimit të urave. Urat
fillimisht kanë qenë të shkurtëra dhe masive mirëpo në Perandorinë Romake ndërtimi i rrugëve
dhe urave zhvillohet masivisht ( rreth 120 000 km rrjete rrugor dhe me qindëra ura janë ndërtuar)
dhe gjurmët e tyre kanë mbetur deri në ditët e sotme që dëshmojnë për këtë shkathtësi (ura të gurit,
akuaduktë, viadukte). Me shkrirjen e çelikut krahas urave të gurit, filluan të ndërtohen edhe ura
prej hekurit të lehtë. Ura e parë prej hekurit ishte ndërtuar në vitin 1779 mbi lumin Severin në
Angli. Kërkesa gjithnjë e më e madhe për ura prej çeliku e nxiti edhe prodhimin e pjesëve të
parafabrikuara dhe standardizuara dhe elemente bartëse të çelikut të cilat sot përdoren në
ndërtimtari. Në shekullin e XIX dhe XX zhvillimi i konstruksioneve të çelikut ishte shumë i madh
dhe solli deri te ndërtimi i urave rrjetore/kapriate dhe urave prej kabllove të çelikut, dhe
konstruksione të tjera bashkëkohore me përmasa më të mëdha Krahas çelikut në shekullin e XIX-
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
XX, për ndërtimin e urave shfrytëzohet edhe betoni i armiruar. Me aplikimin e betonit të armuar,
ndërtimi i urave përjetoi nje zhvillim të hovshëm dhe zbatimi i tij në traje mundësoi projektimin e
urave me gjatësi shumë të mëdha që deri atëherë të ishin të paimagjinueshme. Shfrytëzimi i
betonit të armiruar në konstruksionet e urave fillimisht u aplikua në Angli ura Homersfield mbi
lumin Ëaveney ku hekuri futet në beton dhe bëhet një material i kombinuar beton hekur në vitin
1870 dhe mëpastaj urat me hapësire dritë deri në 12 m në CheËton Glen në Hampshire me 1902
dhe duke vazhduar me ura tjera fillimisht në Angli. Sistemi i urave të betonit u përhap shpejt në
kontinentin e Europës dhe Amerikës duke bërë që në vitin 1911 në Romë mbi lumin Tibar
ndërtohet urë me gjatësi prej 100 m. Në vitin 1943 në Suedi ndërtohet ura Sande me gjatësi prej
264 m. në formë të harkut. Arabida është ura që në vitin 1963 është ndërtuar në Portugali me
distancë prej 270 metrave, kurse në Brazil ura Iguagu ndërtohet ura me gjatësi prej 290 metrave.
Glajdzvili mbi lumin Parmata në Australi arin distancën prej 304,8 m. që ishte rekord në vitin
1964.Ura më e gjatë për momentin është Danyang–Kunshan Grand Bridge me gjatësi totale prej
164.8 km. Për çdo ditë janë duke u thyer rekordet në ndërtimin e urave. Tani nuk është sfide tëk
Inxhinerët të ndërtojnë ura të gjata betonarme por ura me hapësirë drite më të mëdha dhe ne vitin
2009 është ndërtuara ura në Chongchin – Kinë me hapësire drite prej 552 m që është edhe për
momentin edhe ura me hapësirë drite më e gjatë në botë shih Fig 9.1.
Ndërtimi i urave paraqet një sfidë të posaqme inxhinierike, për mënyrat e ndërtimit të urave
dhe vijadukteve ekziston një literaturë e gjerë ndërsa në botë edhe botohen edhe një numër i madh
i revistave periodike në shumë gjuhë të ndryshme.
Në këtë kapitull do të tregohen disa mënyra të ndërtimit të urave të cilat shfrytëzohen ne
duke i numëruar përparësitë dhe të metat e tyre. Në momentin kur flitet për ura betonarme
mendohet menjëherë për kallëpet dhe skelet që nevojiten për ndërtimin e tyre që si pozicion e
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
shtrenjtojnë ndërtimin. Në ndërtimin e disa urave punimi i kallëpeve dhe skeleve ka qenë më i
komplikuar se vetë ndërtimi i një ure, shto edhe faktin se pas ndërtimit të një ure skelet dhe kallëpet
nuk mund të përdoren sepse nevojitet urë me dimensione dhe lokacion përafërsisht e njejtë për të
ndërtuar në mënyre që të shfrytëzohen skelet dhe kallëpet e njejta gjë që shumë rrallë ndodhë ose
asnjëherë.
Për këtë arsye inxhinerët kanë filluar të aplikojnë materiale tjera për ndërtimin e urave që
sot gjen aplikim të gjerë si konstruksione metalike – lloje të çelikut, betone të paranderura, betone
të parapërgaditura, sisteme konstruktive konzollë etj.
Qëllimi kryesor i ndërtuesit të urave është që sa më thjeshtë, shpejt dhe sa më lirë ti
ndërtojnë urat duke aplikuar metoda inxhinierike, materiale dhe mekanizime të ndryshme për të
arritur këtë qëllim. Për dallim prej konstruksioneve tjera tek urat sistemi statik i tyre mund të
ndryshojë gjatë ndërtimit në krahasim me sistemin e shfrytëzimit, psh gjatë ndërtimit urat mund të
ndërtohen në sistemin konzollë ndërsa gjatë shfrytëzimit të punojnë si tra kontinuel. Urat zakonisht
kalojnë pengesa dhe pengesat mund të jenë lumenj të rrëmbyeshëm, liqene, detëra që bëjnë
ndërtimin e tyre edhe me të komplikueshëm kështu që në disa raste më vështirë është të ndërtohen
themelet dhe shtyllat se sa trajet dhe pllakat e urave. Kostoja e ndërtimit është një element kufizues
i ndërtimit të urave, shumë shpesh për arsye financiare duhet të jipet përparësia ndërtimit të urave
të një sistemi në krahasim me sisteme tjera.
Duke i elaboruar kufizimet dhe sfidat inxhinierike që lajmërohen në momentin e ndërtimit
të një ure sot ekziston një numër shumë i madh i opcioneve në dispozicion të inxhinierit të urave,
respektivisht ndërtuesit për tejkalimin e këtyre sfidave dhe shkurtimisht do ti elaborojmë në këtë
kapitull llojin e urave, materialet dhe mënyrën e ndërtimit të tyre:
Urat betonarme,
Nga materialet e kombinuara.
Sistemi i ndërtimit të urave varet prej shumë faktorëve si arsyeja e ndërtimit, lloji i
ngarkesave, jetëgjatësia e konstruksionit, estetika, materialet në dispozicion, dhe teknologjia që
shfrytëzohet për ndërtimin e urave.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Skelet janë elementi kryesor për ndërtimin e një ure, zakonisht aplikohen në terene të forta
ose kalim të pengesave të vogla dhe në ura jo shumë të gjata. Zakonisht aplikohen në urat e quajtura
mbikalime dhe nënkalime.
Tek këto ura themelet dhe shtyllat janë monolite të betonuara në vend por trajet dhe pllakat
janë montazh sepse me këtë sistem mundësohet kalimi i pengesave të mëdha pa skele dhe pahi.
Trajet/pllakat e parafabrikuara montohen me vinça të mëdhenj ose skele të lansuara. Sfidë paraqitet
pesha e madhe e betonit. Për këto lloje të urave sistemi i ndërtimit që aplikohet është:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Tek këto ura zakonisht themelet betonohen në vend ndërsa shtyllat, trajet dhe pllakat montohen,
urat montazh mund të jenë të çelikut ose betonarme. Aplikohen për terrene të vështira dhe kushte
të punës ekstreme. Përparësitë e këtij sistemi:
Transporti horizontal dhe vertikal bëhet me auomjete dhe vinça të kapacitetit të madh
Fig 9.8 Transporti horizontal dhe vertikal i trajeve të parafabrikuar nga çeliku dhe betoni
E metë e këtij sistemi është transporti i elementeve të parafabrikuara në rrugës sepse kushtëzohet
me gjatësinë dhe peshën e elementit.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Këto ura ndërtohen nga betoni i armuar me hapësira jo shumë të mëdha mbështetëse dhe
sistemi statike është tra i thjeshtë. Zakonisht ndërtohen me traje ose pllakë dhe kanë një ose disa
hapësira drite. Hapësira e dritës sillet prej 5-15 m ( Më shumë në lëndën urat e betonit)
Urat – Ram: Pllaka e urës me shtyllat apo muret të plota është e lidhur në mënyrë monolite me
anë të vutave që realizojnë nyje të shtangëta dhe rezulton një Ram i shtangët dhe i qëndrueshëm
pa fuga dilatuese, dhe poashtu nuk kërkon mirmbajtje të madhe. Hapësirat e dritës janë më të
mëdha dhe konstruksioni i pllakës respektivisht traut është më i vogël se urat betonarme tra i
thjeshtë.
Urat – Pllakë: përbëhen pllaka monolite e betonit e cila mbështetet në shtyllat bgrgore . Pllaka
mbështetet në mbështetësa me hapësira nga 8 deri në 20 metra dhe ka trashësi nga 0.5 deri 1.0
metër. Sistemi është tra i thjeshtë dhe tra i vazhduar në varësi të gjatësisë së urës. Sipërfaqja e
epërme e pllakes në shumicën e rasteve ka një pjerrtësi të vogël në mënyr që të largohet uji nga
pllaka.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Urat me prerje tërthore në formë “T”: Ky lloj i urave përbëhet nga pllaka e cila mbështetët në
dy traje në formë të shkronjës T. Pllaka me traje është e lidhur në mënyrë monolite. Trajet për
shkak të lartësisë së madhe statike kanë një rigjiditet të lartë, kështu që këto ura mund të kenë
hapësira të mëdha mbështetëse. Sistemi statik është tra i thjeshtë.
Këto ura me beton të paranderur përdoren për hapsira të mbështetjes prej 20-40 (50M). Disa lloje
të këtyre urave arrijnë hapësirë të mbështetjes deri në 100 metra. Për sistem shfrytëzohet betoni i
paranderur. Tek betoni i paranderur trajet e betonit janë të parafabrikuar ndërsa fijet e çelikut para
betonimt të traut tërhiqen fort ashtu që pas betonimit dhe ngurtësimit të traut lëshohen këto fije
duke krijuar moment negativ gjë që rritë aftësinë bartëse të traut me prerje tërthore të njejtë.
Këto ura nëse i shikojmë nga jashtë kanë një tra me dimensione të mëdha mirëpo hapesira
mbrenda traut është e zbrazur. Quhen ura sendek sepse asocojnë në senduqet që janë të zbrazura.
Muret e traut kryesor dhe pllaka janë të armuar me beton të thjeshtë ose beton të paranderur ndërsa
zbrazëtira zvogëlon peshën vetjake të urës. Sistemet statike të këtyre urave kryesisht janë tra i
thjeshtë dhe tra i vazhduar.
Siç shihet nga informacionet e mësipërme dhe nga literatura në dispozicion në shekullin XXI
ekzistojnë jashtëzakonisht shumë sisteme statike, jashtëzakonisht shumë mënyra të ndërtimit dhe
shumë teknologji të ndërtimit të urave.
Se cila urë do të ndërtohet varet nga lokacioni,destinacioni,ngarkesat,teknologjia në dispozicion,
financat, materiali, fuqia punëtore etj.
Betonimi i themeleve me sistemin Cofferdams; Tek ky sistem i betonimit të themeleve nën ujë
vendi se ku do vendoset themeli izolohet me pllaka metalike që janë të shtanguara me pilota betoni
ose çeliku të vendosura në sistemin e unazës. Mbrenda unazës vendoset agregat për stabilizimin e
kësaj unaze respektivisht krijimin e një kundërmase të ujit që rrethon themelin. Pjesa e brendshme
është e thatë dhe kjo na mundëson të kryejmë punimet për konstruksione nënujore siq janë: këmbët
e urave ,rafineritë e ndryshme , instalime nënujore, etj.
Ndryshe Cofferdams njihet edhe si mbyllës i përkohshëm për ndërtime të ndryshme. Për dallim
nga teknika e përdorimit të kesonit kjo teknikë (Cofferdams) më tepër përdoret në zonat ujore ku
lartësia maksimale e ujit është H<10 m, për thellësia më të mëdha nuk preferohet sepse presioni
hidrostatik i ujit është shumë i madhe dhe konstruksioni – cofferdams nuk i përballon dhe nëse
ndodh kjo mund të vijë deri te rrezikimi në punë.
Betonimi i themeleve me sistemin Kesson: Fjala “keson” rrjedh nga fjala frënge “caisse” që
domethënë kuti. Në ndërtimtari, kesoni paraqet një hapësirë të zbrazët në formë kutie ose cilindri,
apo edhe një konstruksion mbajtës të papërshkueshëm nga uji, që zhytet nën tokë dhe nën ujë për
të larguar ujin dhe materiet tjera gjysëm të lëngshme gjatë procesit të gërmimit dhe betonimit të
themeleve.Përdoret për punimet në këmbët e urave, ndërtimin e digave të betonit ose riparimin e
anijeve.
Kesoni ndërtohet në atë mënyre që uji të mund të pompohet jashtë, duke e mbajtur kështu
ambientin e punës të paprekur nga uji.Ky është konstruksion i përhershëm që mund të bartet në
vendpunishte dhe të fundoset nën ujë.
Materialet për konstruktimin e kesoneve janë të ndryshme dhe janë zhvilluar me përparimin e
shkencës dhe teknologjisë së materialeve. Materialet kryesore që përdoren sot janë:
Hekuri i derdhur (giza)
Betoni i armuar
Çeliku
Druri
Në bazë të formës dhe kritereve tjera, dallojmë kryesisht katër lloje të kesoneve:
1. Kesonet në formë kutie
2. Kesonet e hapur
3. Kesonet pneumatike
4. Kesonet monolite
Këto lloje dallohen vetëm nga forma e tyre, pasi parimi i punës është i njejtë.
Janë kesone të hapur në anën e sipërme dhe të poshtme, kryesisht me mure vertikale, dhe me një
mprehje të murit në pjesën fundore.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Betonimi i themeleve me sistemin Tremmie: Eshtë metodë e vurjes së betonit në vepër përmes
një gypi të çelikut , forma e prerjes tërthore është rrethore me diametër D=250mm, ku sipër tij
është e vendosur hinka në mënyrë që të mundësojë vurjen më lehtë të betonit në gypin e çelikut.
Gypi i çelikut vendoset në vendin e betonimit të shtyllës ( brenda një Cofferdams).
Për procesin e betonimit vendoset betoni në gypin e çelikut i cili nuk është në kontakt me tokën
por është në një lartësi të caktuar në mënyrë që gjatë betonimit gypi të tërheqet përpjetë në
sipërfaqe. Gypi duhet të jetë i thatë dhe i pa përshkrueshëm nga uji në mënyrë që gjatë futjes së
betonit në gyp betoni rrjedh deri në fund të gypit dhe kontakton me ujin dhe në këtë mënyrë sasia
e çimentos hyn në reaksion me ujin (brenda Cofferdams ) dhe nuk lejon që çimento të dalë mbi
sipërfaqen e ujit ,por të jetë e lidhur me agregatin. Kjo metodë përdoret edhe tek betonimi i
themeleve në terene të dobeta ku pillotat e betonuara ofrojnë stabilitet dhe aftësi bartëse shtesë për
themelin.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
10 Tunelet
Për këtë arsye para fillimit të punëve në ndërtimin e tuneleve është faktor kyç të bëhet
zgjedhja e përshtatshme e teknologjisë së ndërtimit (të veçantat e teknologjisë së shpimit) dhe
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
shfrytëzimit optimal të saj duke u dhënë rëndësi karakteristikave specifike të secilit tunel( numri
dhe thellësia i gypave të tunelit,gjerësia e prerjes tërthore shpërndarja e kalimeve tërthore, afërsia
e mundshme e objekteve fqinje..)
nga shpimi i tunelit dhe në përgjithësi brenda hapësirës së siguruar dhe të përforcuar më parë (pas
gërmimit)
Për këtë arsye punët e ekzekutimit të mbvshtjellësit sekondar të betonit te tunelet vendosen
në “plan të dytë”përkatësisht punët e germimit të tunelit me gërminim e nënstruktures së profilit
konsiderohet si aktivitet kyç te ekzekutimi i tuneleve.
Për shkak të kohës së njejtë dhe varësisë së ndërsjellë punët për gërmimin dhe
nënstrukturën e tuneleve vendosen nën emërues të përbashkët si punë për shpim të tuneleve.
Punët për shpimin e tuneleve kanë rol dominant në aspektin tekniko-ekonomik dhe si pjesë
përbërëse të tyre e nënkuptojnë edhe kullimin e profilit të gërmuar, transportin dhe largimin e
materialit të gërmuar, si dhe të gjitha punët tjera ndihmëse në procesin teknologjik të shpimit të
tunelit.
Punët në shpimin e tuneleve i karakterizon përdorimi i madh i makinërise ndërtimore.
Mekanizimin e tuneleve e përbëjnë makineri ,pajisje dhe pajisje tjera komplekse , në
përgjithësi për qëllim të veçantë, pasi që realizojnë lloje të kufizuara të punëve.Pak makineri
ndërtimore standard për punë të jashtme mund të aplikohen për ndërtimin e tuneleve,e edhe atëhere
kur aplikohen atëhere ato pajisje u përshtaten me madhësinë e tyre punëve dhe karakteristakave
tjera të nëntokës (hapësirave të vogla).
Karakteristikat e dhëna të tuneleve (forma e tyre, pozita dhe gjatësia, dhe gjeologjia e masës
shkëmbore) e përcaktojnë teknologjinë e ndërtimit të tyre, të veçantat e teknologjisë dhe gërmimit.
Duke marre parasysh karakteristikat gjeologjike të dhëna të masës shkëmbore, dhe nga
shkaku i gjatësisë së pamjaftueshme të tuneleve ( deri në 6km deri kur kjo mënyre e gërmimit
shpaguhet) rrallë herë përdoret.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Një cikël i shpimit (duke përfshirë në të njejtën kohë edhe ekzekutimin e ndërsjelle të
nënstrukturës) përfshin operacionet e punës si në vijim
Ardhja e ndërrimit të punëtoreve pranim dorëzimi i punëve
Përgatitja e shpimeve për minat
Përgatitja e pajisjeve për shpim të minave
Vendosja e pajisjeve të shpimit
Caktimi i shpimeve të minave, kontrollimi
Shpimi i minave , kontrollimi
Mbushja e shpimeve me eksploziv,lidhja dhe renditja e minave me mjetet
fillestare,kontrollimi
Largimi i pajisjeve të shpimit, punëtoreve dhe resurseve tjera , kontrollimi
Përgatitja për shperthim e eksplozivit dhe shpërthimi (aktivizimi) i ekslozivit (eksplodimi)
Ajrosja( në të njejtën kohë edhe pushimi i ndërrimit te punëtorëve)
Kontrollimi i minimit të bërë ( mund të bëhet edhe në mënyre sekondare, shpërthim shtesë i
minave)
Realizimi eventual i shtresës primare (p.sh.shtresë e hollë e betonit të varfër)
Shpërndarja e pajisjeve (torkret aparati) dhe materialit
Hedhja e betonit të varfër, kontrollimi
Largimi i pajisjeve
Ngarkimi dhe transporti i materialit të minuar
Shpërndarja e pajisjeve
Ngarkimi dhe transporti
Pastrimi dhe rrafshimi i harkut të tunelit ,kontrollimi
Largimi i pajisjeve
Lustrimi/rrafshimi( rregullimi me dorë ose me makinë) e profilit të thyer të tunelit (harkut
dhe anësorëve apo gërmimit të tërësishëm nëse është e nevojshme) dhe përgatitja për
realizimin e nënstrukturës
Ngarkimi dhe transporti i materailit të lustruar /rrafshuar
Realizimi i nënstrukturës
Pergatitja e pajisjeve dhe materialeve per realizimin e ankereve, rrjetave dhe te ngjajshme
Shpimi i ankereve
Ndertimi i ankereve, rrjetes, eventualisht harqeve te celikta te tuneleve
Përgatitja e pajisjeve dhe materialit për ekzekutimin e betonit të varfër
Vënia në vepër e betonit të varfër (shtresa përfundimtare)
Shpërndarja e pajisjeve
Kontrollimi (rishikimi i punëve të kryera)
Vazhdimi i pistave tek ngarkimi hekurudhor i transportit,tubacioneve të ndryshme dhe
linjave energjetike,ndriçimit) dhe
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Nga cikli i shpimit treguar më lartë ështv e qartë se tërësitë bazë të procesit teknologjik të
punëve në shpim të tuneleve janë:
Punet e minimit,të cilat ndahen në pune të ndërsjella të shpimit të minave dhe vetë minimi
Ngarkimi dhe transporti i materialit të shkatërruar
Realizimi i nënstrukturës deri 35-40% të kohës së punës të ciklit të shpimit të tuneleve
(vërejtje:cikli i hulumtuar nuk e ka përfshire realizimin e nënstruktures) duke përfshire të
gjitha punët ndihmëse , derisa ngarkimi dhe transporti i materialit të thyer merr 40-45% të
kohës së punës për ciklin e njejtë.Punët tjera ndihmëse (ajrosja, lustrimi/rregullimi, caktimi
i shpimeve për mina.) marrin në tërësi 20-25% të kohës së punës të një cikli të shpimit të
tunelit.Duhet të përmendet përsëri se bëhet fjalë për hulumtimin e ciklit të shpimit të
tuneleve ku nuk janë marrë parasysh punët në ralizimin e nënstrukturës primare kështuqë
shifrat e dhëna duhet të mirren me rezerva, përkatësisht do të duhej që përqindjet e kohës
së punës të korrigjohen.
Në burime tjera citohet se, tek teknologjia e gërmimit me shpim dhe minim më së miri e
përshtatur , ngarkimi dhe transporti përbën rreth 25% të kohës së punës të një cikli të mbyllur, dhe
tek një operacion i papërshtatur i procesit teknologjik shkon deri në 50% të kohës së punës të një
cikli të mbyllur”
Siq shihet nga çka është thënë më lart,shpimi i minave dhe ngarkimi e transporti i materialit
të shpërthyer janë dy aktivitete të rëndësishme kohore (edhe të kushtueshme) në një cikël të shpimit
të tunelit.
Për shpimin e minave më së shpeshti përdoret i ashtuquajturi shpimi me frekuencë të lartë
apo me vibrim goditës-rrethor (eng.„vibro-drilling“) me ndihmën e “jumbo” shpueseve të tuneleve
në makine hidraulike.Shpueset e dhëna “jumbo” hidraulike mundësojnë tri lloje të shpimeve të
masës shkëmbore: goditëse, rrethore dhe kombinimi i tyre (shpimi goditës rrethor- rotary
precussive drilling“).
Tipari kryesor konstruktiv dhe konceptual i shpueseve “jumbo” përbëjnv 2 apo më shumë
gjymtyrv (duar apo degë) të cilat i bartin flatrat nëpër të cilët binarë rrëshqasin çekanet e
shpueseve. Në fund të flatrës gjenden binarët e pajisjeve për shpim.Makina hidraulike dhe
transmisioni i mundësojne krahëve të shpuesve dhe flatrës shpim të lehtë në drejtime të ndryshme.
Disa karakteristika bazë të “jumbo” shpueseve bashkëkohore me flatra të tuneleve të cilat
mundësojnë produktivitet të lartë të punëve minerare gjatë shpimit të tuneleve janë:
Vendosja e flatrës hidraulike me precizitet të lartë të drejtimit ( vendosja laserike)
Shpejtësia e madhe e shpimit
Drejtimi dhe zhvendosja e shpejtë dhe e automatizuar ( madje edhe e robotizuar-e drejtuar
me kompjuter) shasia mund të jetë pneumatike, gjurmuese ose me binare
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Eshtë me rëndësi të përmendet sipas disa hulumtimeve për tunele të gjata me prerje tërthore
të madhe në përgjithësi është më efikas transporti hekurudhor i cili jep nga 10-20% më pak
shpenzime dhe më pak e ndot ajrin në tunel, me të cilën automatikisht zvogëlohet kapaciteti i
nevojshëm i mjeteve për ajrosje të tunelit gjatë ndërtimit.
para dhe rreth gërmimit të tunelit. Përveç gërmimit të profilit të gypave të tunelit dhe punimi i
gërmimit të tërësishëm gjithashtu duhet të sigurohet në pajtim me projektin.
Teknologjia e realizimit të mbështjellësit primar të nënstrukturës , duke marrë parasysh
angazhimin e mjeteve të shumta për punë, përfaqëson pas vete gërmimit njërën ndër aktivitetet e
rëndësishme tek gërmimi i tuneleve.
Pas përfundimit të punimeve në shpimin e tuneleve vijon e treta nga grupi bazë i punimeve
nëntokësore në ndërtimin e tuneleve,e kjo është realizimi i hidroizolimit dhe mbështjellësi
sekondar i betonit për tunelin.
Hidroizolimi i tuneleve parashikohet në tërë gjatësinë e tunelit dhe atë nëpër tërë harkun
dhe anët e tunelit, dhe bëhet pas përfundimit të gërmimit dhe punimit të sigurimit primar të
tunelit,dhe pas zbutjes së zhvillimeve eventuale në shtresën primare të gypave të tunelit.
Vendoset në mes të mbështjellësit primar dhe sekondar të tunelit dhe nënstrukturës primare
e përbëhet nga shtresa e izolimit nga Folie e PVC –se me shtresë sinjalizuese, e punuar me një
tërësi, e trashësisë 2 mm, e cila është e mbrojtur me shtresën e gjeotekstilit me peshë minimale
500 g/m2.
Shtresa bazë e hidroizolimit është nga betoni i varfër me trashësi optimale dhe
fortësi,sipërfaqja e të cilës duhet të jetë e thatë dhe e rrafshtë në të cilën nuk bën të ketë mbeturina
të armaturës, ankerave, harqeve të çelikut, telave apo të ngjajshme.
Në shtresën e përgatitur në këtë mënyrë nga betoni i varfër vendoset shtresa mbrojtëse nga
gjeotekstili.Funksioni i saj është ndalimi i dëmtimeve të folies termoplastike PVC gjatë punimit të
mbështjellësit sekondar të betonit,dhe kalimin e ujërave nëntokësor deri te kanali i drenazhimit.
Palimet e gjeotekstilit janë më së paku 5cm (që ta mbulojne tërë sipërfaqen e betonit të
varfër) e për beton të varfër përforcohen me pllakëza sintetike,kompatibile me folien termoplastike
PVC,nëpër të cilën me aparat special shpohen kunjat.
Shtresa izoluese nga termoplastika PVC shtrihet nga njëra anë te tjetra të drenazhave
anësore ashtu që ngjitet me ajer të nxehtë për pllakëzat e vendosura më parë. Dy shirita fqinj të
folies termoplastike PVC optimalisht mbështillen ashtu që në atë vend mund të sigurojnë
papërshkueshmëri nga uji.Para ngjitjes, palimin në mes të dy shiritave të folies duhet ta pastrojmë
, kështu që mos të ketë mbetje të pluhurit, yndyrës apo ujit.
Bashkimi joujëpërshkues i dy shiritave fqinj të folies punohet me ngrohje termike me
aparat special i cili në një kalim përgjate bashkimit i bën dy ngjitje paralele të gjerësisë të
tërësishme pvrafërsisht 5cm.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Edhepse tunelet punohen sipas projektit kryesor i cili është punuar para fillimit të punimeve
dhe i bazuar në prognoza të të dhenave gjeologjike, vetëm pas shpimit të pjesës më të madhe të
gypit të tunelit mund të vërtetohet gjendja faktike e masës shkëmbore dhe ne pajtim me të, të
punohet projekti zbatues i punëve ndërtimore, i cili në disa segmente me pak ose më shumë mund
të devijojë nga projekti kryesor.
Baza e projektit zbatues është prezentimi grafik i renditjes së blloqeve (kampadave) të
betonimit të mbështjellësit sekondar të tunelit, me elementet e paraqitura si më poshtë:
Vizatimin e saktë të pozicioneve dhe gjatësive të blloqeve të betonimit.
Blloqet në të cilat duhet mbeshtjellesi sekondar të armohet (konstruktivisht ose statikisht)
Blloqet në të cilat është e nevojshme të punohet mbështjellësi I betonit të armuar nga
betoni me klasë të lartë me fortësi C 30/37
Zonat e tuneleve në të cilat është e nevojshme të punohet harku i poshtëm.
Renditjen e sakte të pjesëve të dala të tuneleve dhe kalimeve tërthore
Vizatimin e saktë të lokacioneve karstike ose hapjeve të shkembinjeve (si shpella ,oxhaqe)
Eshtë mëse e qartë se tek tunelet dygypore është më ekonomike që në të njejtën kohë të
ndërtohen të dy gypat e tunelit,përveq nëse tek investitori nuk ekzistojnë mjete të mjaftueshme
financiare e derisa synim i projektit investues është ndërtimi i tuneleve të gjata(>2000m) shpesh
në praktikë kalohet nëpër të ashtuquajturën ndërtim në faza i tuneleve dygypore, të cilat mund të
kenë disa modele të ndryshme.E dëshmuar është dhe në praktikë e vërtetuar (tunelet Mala Kapela
dhe Sveti Rok), që është modeli mv optimal i ndërtimit në faza të tuneleve dygypore kur të dy
gypat e tuneleve shpohen në të njejtën kohë, e pastaj vetëm njëra prej tyre përfundohet dhe lëshohet
në qarkullim derisa gypi tjetër mbetet nën ndërtim dhe shërben për servis për një periudhë të
caktuar kohore derisa nuk arrihen mjetet e nevojshme për përfundim dhe lëshim në qarkullim.
Marre parasysh se procesi teknologjik i gërmimit të tuneleve me shpim dhe minim ndodh
në mënyre ciklike, do të thotë aktivitetet vijnë njëra pas tjetrës, që konkretisht do të thotë se derisa
zhvillohen punime në shpimet për minim, mekanizimi për ngarkim dhe transport të materialit të
thyer është në pritje dhe anasjelltas.Më parë është përmendur se këto dy aktivitete në aspektin
kohor janë më të rëndësishme (e me këtë edhe shpenzimet) ne një cikël të shpimit të tunelit.
Me hapjen e numrit sa më të madh të fronteve të gërmimit arrihet shfrytëzimi shumë më i
mirë i resurseve të punëkryesit.Mundesitë janë më të mëdha hapen tek shpimi parallel i të dy
gypave të tuneleve tek tunelet dygypore ku në të njejtën kohë mund të ndodhin dy aktivitete të
ndryshme të të njejtit cikël të punës, secila në gypin e vet të tunelit , e me këtë të ndërrohen (d,mth.
Nuk ka pritje). Konkretisht , derisa në gypin e parë të tunelit behën punët për shpimin e minave,
në gypin fqinj mund të bëhet ngarkimi dhe transporti i materialit të thyer më parë.Me organizim
të mirë të punëve mund të optimizohet përfundimi kohor në kohë të njejte e të dy aktiviteteve e
me këtë edhe mekanizimi edhe fuqia punëtore të ndërrohen nga një gyp në tjetrin dhe të vazhdohet
me punë.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Marrë parasysh se “jumbo” shpueset e tuneleve ecin vetë, si dhe mekanizimi për ngarkim
dhe transport ( ngarkuesit ose eskavatorët, kamionët), bartja e tyre nga njeri gyp i tunelit në tjetrin
nuk paraqet asnjë problem.Organizimi i dhënë i punëve në të dy gypat e tuneleve mund të
organizohet edhe në anën hyrëse edhe në atë dalëse të tunelit, kështu që mund të përdoren të katër
frontet e punës në tërë gërmimin.
Marrë parasysh se të gjitha tunelet (pamarrëparaysh numrin e gypave të tunelit) më të gjatë
se 500 m duhet të kenë kalime tërthore në mes të gypave të tuneleve ose ndonjë lloj tjetër të
daljeve emergjente në rast të nevojës, me shpimin e tyre kryesit të punimeve i hapen mundësi
shtesë të ekspanzionit më të madh të punëve në shpimin e tunelit dygypor, që mund të sjell deri
te “problemi” ku punëkryesi ka më shumë mundësi sesa që ka kapacitete (resurse) për shfrytëzimin
e tërësishëm të tyre.
Për shkak të specifikave të ndërtimtarisë së tuneleve në raport me degët tjera të
ndërtimtarisë (punët nëntokësore,përdorimi i eksplozivit,ajrosja e nevojshme gjatë kohëzgjatjes
së punimeve. Dita e punës 24 orë ) është një pjesëmarrje e lartë e shpenzimeve për punë përgatitore
dhe të shpenzimeve të objektit dhe pajisjeve për siguri në punë të cilat së bashku e bëjnë rreth10%
të shpenzimeve të tërësishme të ndërtimit të tuneleve të gjata.
Kështu OTU i jep si punë bazë përgatitore për ndërtimin e tuneleve si më poshtë:qasja në
punishte dhe trafikut të punishtes,punimi i deposë së pajisjeve eksplozive,punimi i stacionit të
kompresoreve me shtrirje gypore nëpër punishte, punimi i kyçjeve të tensionit të lartë dhe
trafostacionit, punimi i kyçjes së ujit për punishten, largimi i materialit të gërmuar dhe largimi i
ujit nga tuneli..,derisa objektet kryesore dhe pajisjet për siguri në punë ;objekti për dhënie të
ndihmës së parë, mbi tokë dhe nën tokë në varësi të kërkesave në punë,pajisjet për shpëtim dhe
evakuim të stafit nën toke,pajisjet gjithpërfshirë për fikjen e zjarrit, oksigjen i komprimuar ose
kimik në komplet për vetndihmë për personat nën tokë, gardhet e sigurisë, vërejtjet etj
11 DETYRA TE ZGJIDHURA
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
SHEMBULLI 1.
Me metodat e kartës së procesit dhe diagramit të rrjedhës analizoni procesin e gërmimit të dheut
të kat. III me BULLDOZER, deri në kotën -1,5m. Makina transporton dheun e gërmuar në largësi
mesatare 50m. Të parashihet edhe transporti i dheut të gërmuar në deponi e cila gjendet 17km larg
nga punishtja. Një sasi e dheut të gërmuar kthehet në objekt pas punimit të themeleve dhe ngjeshet
me pllakën vibruese.
ZGJIDHJA:
Metoda e Diagramit të rrjedhës:
LEGJENDA:
1. Gërmimi
2. Deponimi i përkohshem
3. Ngarkimi në kiper
4. Shkarkimi
5. Kontrolla e thellësisë
6. Kontrolla e sasisë së transportit
7. Mbushja rreth themeleve
8. Ngjeshja,
9. Kontrolla e ngjeshjes
ZGJIDHJA:
Metoda e Diagramit të rrjedhës
SHEMBULLI 3.
Të punohet modeli teknologjik me kartën e procesit për punimet e montimit të elementeve të
gatshme të parafabrikuara.
ZGJIDHJA:
SHEMBULLI 4.
Me metodat e diagramit të rrjedhës dhe kartës së procesit të analizohet procesi teknologjik i
gërmimit të kanalit dhe formimit të argjinaturave nga dheu i gërmuar. Objekti i dhënë është
paraqitur në skicë:
Teprica e dheut transportohet në deponine e larguar L = ,1/ km nga objekti. Detyra të punohet në
dy variante.
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Varianta I Varianta II
Fig 1. 4.4 Metoda e kartës së procesit për variantën I dhe II
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
2. Mekanizimi në Ndërtimtari
SHEMBULLI 1
Të llogaritet efekti praktik për bulldozerin TG 170 B i cili gërmon tokën e kategorisë së IV
(tokë e fortë e përzier me gurë), në shtresat prej 25 cm dhe transportin e saj në lartësi mesatare Lo
= 50m. Tereni është i rrafshët. Dozeri do të punojë sipas lëvizjes oscilatore – pendël.
- Karakteristikat teknike të makinës:
- Fuqia e motorit 129KË
- Dimensionet e thikës (b x h) 408 x 93.5 cm
- Thells. Mak. E gërmihjes 45 cm
- Shpejtësia maksimale e lëvizjes 11,7 km/h
Të dhënat tjera të nevojshme:
- Shpejtësia e lëvizjes gjatë gërmihjes Vg = 2,25 km/h
- Shpejtësia e lëvizjes gjatë transportit Vt = 4,50 km/h
- Shpejtësia e lëvizjes gjatë kthimit Vk = 8,00 km/h
- Shpejtësia e lëvizjes gjatë shpërndarjes hm = 30 cm
- Koha e lëshimit të thikës T1 = 3 sec
- Koha e pastër e punës së dozerit 45 min
Kh – koef. i humbjes – zvogëlimi i prizmës së dheut gjatë transportit të saj. Caktohet formula
Kh = 1 – 0,005 Lo.
Lo – Gjatësia mesatare e transportit (50m)
4,08∗0,932
q= (1-0,005 * 50) = 2,293m3
2∗0,577
Kohëzgjatja e ciklusit Tc të punës së dozerit paraqet kohën për të cilën dozeri kryen të gjitha
operacionet e duhura dhe kthehet në pozitën fillesare. Makina kryen lëvizje ciklike e cila mund
me qenë:
Fig 2.4.
LT = Lo – LG = 50 – 2 x 2,293 = 47,75 m
2,23 47,7 50
Tc = 0,63 + 1,25 + 2,22 + 3 = 67,22 sec
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
3600 𝑥 2,293
Ep = x 0,75 x 0,77 = 70,92 m3/h
67,22
SHEMBULLI 2
Të llogaritet efekti praktik i eskavatorit BGH 1000 për gërmimin e tokës së kat IV. në thellësi
1,5m. Largësia e deponisë së tokës është 17 km. Të llogaritet numri i kiperëve për punën e
sinkronizuar të eskavatorit.
Të dhënat tjera të nevojshme:
- vëllimi i lugës së eskavatorit qe = 1,0m3
- këndi i rrotullimit të eskavatorit 90o
- vëllimi i koshit të kiperit qk = 9,0m3
- puna e pastër e eskavatorit dhe kiperit 40 min
KOEF I RROTULLIMIT
Krr
MARDHENJA NE % KENDI I RROTULLIMIT
NGA LARTSIA 45 60 75 90 120 150 180
OPTIMALE E
ORGANIT PUNUES KOEFICIENTI KORREKTUES (Krr)
20% 0,93 0,89 0,85 0,80 0,72 0,65 0,59
40% 1,10 1,03 0,96 0,91 0,81 0,73 0,65
60% 1,16 1,07 1,00 0,94 0,84 0,75 0,68
80% 1,22 1,12 1,04 0,98 0,86 0,77 0,69
100% 1,26 1,16 1,07 1,00 0,88 0,79 0,71
120% 1,20 1,11 1,03 0,97 0,86 0,77 0,70
140% 1,16 1,08 1,00 0,94 0,64 0,75 0,68
NGARKIMI I RRERES
OPTIMALE
NGARKIMI NGA TUBA 0,85 - 1,00
ZHGARKIMI NE TUBE
GERMIMI I THEMELEVE
KUFIZIM HAPSINOR
GERMIMI NE THELLSI 0,56 - 0,58
ZHGARKIMI NE KAMION
Tabela 2.2 Tabela e
koeficientëve të shfrytezimit
3600 3600
Ep = q Ksh Km Kv Krr = * 1,0 * 0,67 * 0,77 * 0,9
𝑇𝑜 26
Ep = 64,24m3/h
3600
Ep = q Kv Ksh
𝑇𝑐
60 𝑞 𝐾𝑚 60∗9,0∗0,95
tng = = = 7,98 min – koha e ngarkimit
𝐸𝑝𝐸 64,24
𝐿 17
tt1 = 𝑉𝑡1 60 - = 35 60 = 30 min – koha e trans. të automjetit të plotë
𝐿 17
tt2 = 𝑉𝑡2 60 = 50 60 = 20,4 min – koha e tr. të automjetit të zbrazët.
60
Epk = 65,88 * 9,0 * 0,77 *0,65 = 4,10 m3/h
𝐿 𝐿
( +𝑡𝑠ℎ+ +𝑡𝑚𝑎𝑛)
𝑉𝑡1 𝑉𝑡2
N=1+
𝑛∗𝑇𝑐
60∗17 60∗17
+1,5+ +1,0
35 50
N= 1 + 9,0 = 5 cope
∗0,43
1,0
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
SHEMBULLI 3
Të llogaritet efekti praktik i ngarkuesit ULT – 160.Vëllimi i lugës është q = 2,3m3. Toka e kat.
IV.
3600
Ep = q Kv Ksh Km
𝑇𝑐
LLOJI I NGARKUS
AKTIVITETI NGARKUESIT
NGA BALLI MBI KOKE
t1 - mbushja e lugës 6-10 10-15
t2 - ngritja e lugës 8-10 8-10
t3 - bartja e materijal. 15-20 10-15
t4 - rrotullimi 90 7 -
t5 - zhgarkimi 4-6 6-10
t6 - kthimi 15-20 10-15
t7 - rrot per 90 7 -
t8 - lëshim i lugës 3-5 3-5
t9 - vend. ne poz e ri 5-10 5-10
60
Ep = * 2,3 * 0,67 * 0,77 * 0,95
1,1
Ep = 61,49m3/h
SHEMBULLI 4
3600
Ep = 2 R2 d Kv
𝑇𝑐
3600
Ep = 2 * 0,32 * 0,3 * 40+10 * 0,85 = -3,3 m/h3
SHEMBULLI 5
Nevojat e kantierit për beton janë Q = 23,0m3/h. Të dimenzionohen makinat e nevojshme për
betonimin e konstruksionit.
Nga analiza e teknologjisë për betonimin e elementeve nga betoni i armuar dhe kapacitetet
egzistuese të ndërmarrjes veçojme këto makina:
1. Fabrika e betonit
2. Automikserët
3. Auto pompa
4. Pervibratorët
Fabrika e betonit:
𝐸𝑛𝑒𝑣 23,0
Et = = 0,75 = 30,7 m/h3
𝐾𝑣
23,0
𝑇𝑐 𝐸𝑝 0,60∗
0,85
nevR2 = 2𝑇 𝑑 𝐾𝑣 = 2∗60∗0.40∗0.85 = 0, 39 nevR = 0,6m
SHEMBULLI 6:
Për shembullin nr. 4 nga Analiza e proceseve tekonlogjike të bëhet dimenzionimi i kapaciteteve
të mekanizuara. Së pari të jepet zgjedhja e gjerë dhe e ngushtë e mekanizimit, të supozohen
variantet të cilat janë supozuar në analizën teknologjike. Toka është e kategorisë së III tokë e terur
me koeficient të shkriftësisë Ksh = 0,80, 𝜑 = 30o
OPERACIONI I
TRANSPORT I FORMIMI
PUNES GERMIMI GERMIMI FORMIMI I NGJESHJA
DHEUT NE I PJERT SE
LLOJI I SIPERFAQ. I GJERE ARGJINAT. E ARGJIN.
DEPONI KAN.
MAKINES
BULLDOZER
ESKAVATOR * * * * * *
RRULI KIPER
BULLDOZER
SKREPER * * * * * *
GREJDER RRUL
Zgjidhja:
Bulldozeri TG 100:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Nga vizatimi i prerjes së kanalit bulldozeri e gërmon dheun në mënyre sipërfaqësore prej gjysmës
së kanalit dhe e shtyn 20 m deri te argjinatura, ku formon argjinaturën në distancë mesatare 7,5m.
Bulldozeri lëviz me lëvizje oscilatore – pendël. Toka është e kat. III tokë e terur.
𝐿 𝐿 𝐿 𝐿
Tc = 𝑉𝐺 + 𝑉𝑇 + 𝑉𝑂 + 𝑉𝑀 + tL
𝐺 𝑇 𝐾 𝑀
LG = q/b * hg = 1,8 / 3,33 * 0,15 = 3,6m
LM = q/b * hm = 1,8 / 3,33 * 0,20 = 2,7m
LT = Lo – Lg = (20+7,5) – 3,0 = 21,2m
VG = 2,25 km/h = 2,25 * 1000/60 = 0,63m/sec
VT = 4,50 km/h = 4,50 * 1000/60 = 1,25m/sec
VM = 3,00 km/h = 3,00 * 1000/60 = 0,83m/sec
VK = 8,00km/h = 8,00 * 1000/60 = 2,22m/sec
3,6 27,5 21,2 2,7
Tc = 0,63 + 2,22 + 1,25 + 0,83 + 2,0 = 40,32
𝑞 1,8
Ep = 𝑇𝑐 Kv Ksh = 42,95 * 3600 * 0,8 * 0,75 = 96,344m3/h
Vlerën e kohëzgjatjes së ciklusit e marim nga tabelat (TAB 3.6.) për gërmihje mesatare. Per q =
1,15m3 kemi Tc = 26sec.
Koeficienti i rrotullimit Krrot mirret për këndin e rrotullimit 90%
1,15
Ep = * 3600 * 1,07 * 0,75 * 0,8 * 0,95 = 97,12m3/h
26
𝐿 𝐿
( +𝑡𝑠ℎ+ +𝑡𝑜) 1,7+1,2+2,0+1,5
𝑉1 𝑉2
N=1+ 𝑛𝑇𝑐
=1+ 17 : N = 2 makina ose;
∗0,433
1,15
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
𝑇𝑐
N = 𝑡𝑛𝑔 = 16,4 / 10 = 1,64 2 makina
Grejderi RD MG -130
𝐵−0,2
Ep = d V Kv Ksh
𝑛
B = b* cos∝(cos 𝛼 = 1,0)
n – numri i kalimeve mbi vendin e njejtë,
Për grejderin = 5-8 kalime, përvetësohet n = 5
V – shpejtësia punuese e grejderit V = 2000 – 8000 m/h
Përvetësohet V = 2000m/h
3,66−0,2
Ep = * 0,10 * 0,75 * 0,80 * 2000 = 83,04m3/h
5
Ruli statik MV 6P
𝐵−0,2
Ep = Vd
𝑛
V = 2,0 km/h, n = 3-12, d = 20cm
1,75−0,2
Ep = * 2000 * 0,2 = 77,5m3/h
8
SHEMBULLI 7:
Për kryerjën e punimeve të gërmimit të një objekti të grupit të dytë kemi këto të dhëna:
- Gërmimi kryhet me eskavatorë me vëllim të lugës q=0,5m3
- Sasia e dheut që do të gërmohet Vg = 270 000m3
- Numri i ditëve të punës në vit T=300 dite.
- Gjerësia e gërmimit b>2m
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Zgjidhje:
Nga normativat e punës së Eskavatorit më vëllim luge prej q=0,5m3 dhe gjerësi të gërmimit
më të madh se b > 2ml shohime se norma është: Nk = 0,03 orë/m3.
Përcaktojmë Efektin Praktik të Eskavatorit, me formulën:
1 1
Ep= = = 33m3/dite
𝑁𝑘 0,03
J = Nesk*Np*nt =1x 33x1x8 = 264m3/dite ( Sasia e dheut që gërmon një Eskavator për një ditë)
𝑉𝑔 270000
Nesk = 𝑅 = = 4.43 (pervetesojm 5 Eskavator)
𝑣𝑗𝑒𝑡 60923
SHEMBULLI 8:
Për germimin e dheut të kanalit në formë të trapezit si në figurë me këto të dhëna:
- Gjatësia e objektit L=200m’
- Punimet e gërmimit kryhen me eskavator q=0,25m3
- dheu i gërmuar hidhet anash kanalit
- Punohet me 1 ndërrim (nt=1)
- Kohëzgjatja e orarit (t=10 orë)
- Skarpata e gërmimit m=1:1
- Koeficienti i shkriftësisë Ksh=1,3
- Pesha vëllimore në gjendje natyrale e dheut γ=1,6 t/m3
- Peshe vëllimore në gjendje të shkrifët e dheut γ =1,2 t/m3
Kërkohen:
Zgjidhje
𝐻∗𝑚∗𝐻 2∗1∗2
Vg = L{𝐵 ∗ 𝐻 + 2( )] = 200 [1,5*2+2( )]
2 2
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Vg = 1 400 m3
Normativa e eskavatorit me vëllim lugë q=0.25m3 dhe deponim anash kanalit është:
Nk=0.063 orë/m3.
1 1
Ep = = = 15,87 m3 / ore
𝑁𝑘 0,063
Përcaktojmë kohën e kryerjës së punimeve të gërmimit me formulën:
𝑉 1400
T = 𝐽 *Ksh = * 1,3 = 11.46 dite (Pervetesojm 12 dite)
15.87∗10
Sasia e dheut që gërmohet me Eskavator me vëllim të lugës q=0.25 m3 për një ditë pune
përcaktohet me formulën:
𝑉𝑠ℎ γ𝑛 γ𝑛 1600
Ksh = = → Vsh = Vn* = 1400* = 1723m3
𝑉𝑛 γ𝑠ℎ γℎ 1200
Mbi bazën e vëllimit të shkrifët përcaktojmë edhe dimensionet e seksionit të dheut të shkarkuar
në tokë (në dy anë ose në një anë sipas kërkesës së planit të organizimit).
SHEMBULLI 9:
Për gërmimet sipërfaqesore të një platoje , gërmimi do të kryhen skrejper sipas projektit me këto
të dhena:
- Vëllimi i gërmimit me skrejper në mënyre unazore Vg=10000m3
- Kapaciteti i kovës së skrejperit q=22m3.
- Distanca e transportit L=1200m’
- Shpejtësia e lëvizjes së skrejperit plot. Vp=5,5km/ore
- Shpejtësia e lëvizjes së skrejperit bosh. Vb=10km/ore
- Koeficienti i mbushjes së skrejperit Km=0.8
- Pesha vëllimore e dheut në gjendje natyrore γ n=1600kg/m3
- Pesha vëllimore e dheut në gjendje të shkrifet γ sh=1200kg/m3
- Koha e mbushjes (në minuta) tm=3 minuta
- Koha e zbrazjes (në minuta) tz=2 minuta
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kërkohet:
Zgjidhje :
60 q
Ep K t K Sh Km
Tc
𝑉𝑠ℎ ˠ𝑚 1600
Ksh = = ˠ𝑠ℎ = 1200 = 1, 33; Km = 0.8; Kt=0, 81
𝑉𝑚
Kohezgjatja e ciklit të Skrejperit Tc llogaritet si më poshtë:
Tc = tm + tp + tz + tb +tman
Ku:
Tm – koha e mbushjes, tp – koha e transportit plotë, tz koha e zbrazjes, tb – koha e transportit
boshe
1 1
Nk = 𝐸𝑝 = 41.21 = 0,024ore / m3
Sasia e gërmimit ditor për një skrejper është:
𝑉 10000
T = 𝐽 *Ksh= 329.68*1,3 = 39.43 dite (Përvetësohen 40 ditë)
SHEMBULLI 10:
Kërkohet:
Zgjidhje:
1
Nk =1/𝐸𝑝 = 162 = 0, 00617 ore/m3
SHEMBULLI 11:
Për një punishte duhet të kryhen punimet e gërmimit e të transportit të dheut me buldozer C-100
me këto te dhëna:
- Vëllimi i gërmimit e transportit Vg = 12000m3
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kërkohet:
Zgjidhje:
1 1
Ep = 𝑁𝑘 = 0,048 = 20,8 m3/ore
𝑉 12000
J = 𝑇 * Ksh = *1,3 = 1560m3 / ditë
10
𝐽 1560
J = Nb * Np * nt * t →Nb = 𝑁𝑝∗𝑛𝑡∗𝑡 = 20,8∗2∗8 = 4.68 (Pervetesojm 5 buldozere)
Numri i buldozervë për kryerjën e punimeve sipas afatit të përcaktuar në grafik është 5 copë.
SHEMBULLI 12:
Në objektin e ndërtimit do të kryhen punimet e gërmimit dhe transportit të dheut me dy lloje te
buldozerëve me këto të dhëna:
- Vëllimi i gërmimit dhe të transportit Vg = 17.200m3
- Distancë e transportit L = 40m’
- Gërmimi kryhet :
Me 2 bulduzera C-100 me EpB1 = 0,048ore/m3
Me 3 buldozera C-100 me EpB2 = 0,096ore/m3
- Punohet me nderrime nt = 2
- Kohëzgjatja e ndërrimit t = 10 ore
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kërkohet:
Zgjidhje:
1 1
EpB1 = = = 21 m3/ore
𝑁𝑘1 0,048
1 1
EpB2 = 𝑁 = 0,096 = 10 m3/ore
𝑘2
Përcaktojmë sasinë e dheut që gërmohet për një ditë
𝑉 17 200
T = 𝐽 * Ksh = *1,3 = 15.52 dite – përvetësohet 16 ditë
1440
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
SHEMBULLI 13:
Në profilizimin e rrugës përdoret makineria e tipit “Grejder” me këto të dhëna:
- Rruga ndërtohet me material zhavorr
- Gjatësia e rruges L = 24 km
- Grejderi e përshkruan rrugën 6 herë nga atë cilat:
2 kalime me V1 = 6,4km/ore
2 kalime me V2 = 8,9km/ore
2 kalime me V3 = 9,7km/ore
- Koeficienti i shfrytëzimit Ksh = 0.81
Kërkohet
Zgjidhje;
SHEMBULLI 14:
Për germimin e dheut të kategorisë se III – të dhe transportin deri në deponinë e dheut në
distancë L= 4 km, shfrytëzohen Eskavatore dhe kamionë me të dhënat e mëposhtme:
- Vëllimi i gërmimit Vg = 8000m3
- Pesha vëllimore e dheut në gjendje natyrale γ n = 1600kg/m3
- Pesha vëllimore e dheut në gjende të shkrifet γ sh = 1200kg/m3
- Gjerësia e gërmimit b˃2m’
- Distanca e transportit është L = 4km
- Shpejtësia e lëvizjes së automjetit plotë Vp = 20km
- Shpejtësia e lëvizjes së automjetit bosh Vb = 40km/ore
- Koha e vendosjes së automjetit pranë eskavatorit është t1 = 2min
- Koha e shkarkimit të automjetit t4 = 2min
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kërkohet :
Zgjidhje:
𝑚∗𝑞∗𝐾𝑚 46∗0,5∗0,9
QV = = = 15.56 m3 dhe i ngjeshur në gjendje të shkrift transpotohet
𝐾𝑠ℎ 1,33
në një ngarkese.
T = t1 + t2 + t3 + t4 + t5 (minuta)
60 𝑄𝑣 60∗15.56∗1,1
t2 = * Kp = = 31.12 minuta, koha për ngarkimin e automjetit
𝐸𝑝𝑒 33
60𝐿 60∗4∗1,1
t3 = * Kng = = 13.2 minuta, koha e levizjës së plotë të automjetit.
𝑉𝑝 20
60𝐿 60∗4∗1,1
T5 = * Kng = = 6.6 minuta, koha e lëvizjes boshe të automjetit.
𝑉𝑏 40
60𝑄𝑣 60∗15.66
Epkam= *Km = *0.9 = 15.37 m3/ore
𝑇𝑐 55
Përcaktojme numrin e kamionëve me kapacitet QT = 25 ton që mban për punë të
sinkronizuar me Eskavatorin me kapacitet të lugës q = 0,5m3 me formulën:
𝐸𝑝𝑒 33𝑚3 /𝑜𝑟𝑒
NA =𝐸𝑝𝑘 = 15.37𝑚3 /𝑜𝑟𝑒 = 2.14 automjete (Përvetësohen 2 Automjete) sasinë prej 14% që
puna e Eskavatorit është më e madhe zgjedhet në disa mënyra:
SHEMBULLI 15:
Për gërmimin e dheut të kategorisë së III-të për kanalin e rrugës janë pervetësuar një Eskavator
për gërmim dhe një kamion për transportin e dheut deri në deponi me karakteristikat e
mëposhtme:
Kërkohet:
Numri i nevojshëm i Kamionëve dhe Eskavatorëve për gërmimin e 125 000 m3 te ,kohezgjatja e
gërmimit të jetë 90 ditë me orar të punës 8h/ditë?
Zgjidhje:
TCkam= tngark+ttranp+tzb+ttranb
60𝑞𝑘𝑎𝑚
Tngark = * Km
𝐸𝑝𝐸
Përcaktojme Efektin praktik të Eskavatorit, me formulën:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
1 1
EpE = = = 90.90 m3/ore,
𝑁𝐸𝑠𝑘 0,011
60𝑞𝑘𝑎𝑚 60∗11.00∗1,1
tngark = * Km = = 6.38 min, koha e ngarkimit të automjetit.
𝐸𝑝𝐸 113.63
60𝐿 60∗1.55
ttranp = = = 3.72 minuta, koha e levizjës së plotë të automjetit.
𝑉𝑝 25
Tzbr = 0.3 x tngark= 0.3 x 6.38 min = 1.91 minuta, koha e zbrazjes së automjetit.
60𝐿 60∗1.55
Ttranb = = = 2.32 minuta, koha e lëvizjes boshe të automjetit.
𝑉𝑏 40
𝑄 125 000
NEsk=𝐸𝑝𝑒𝑠𝑘∗𝑁∗ℎ∗𝑛𝑑𝑝 = 90.90∗1∗8∗90= 1.909 (përvetësohen 2 Eskavator)
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Rekapitullimi i mekanizimit:
Eskavator 2 njësi,
Kamion 2x2njësi = 4 ,
SHEMBULLI 16:
Për ndërtimin e një ure parashihet që të shfrytëzohet Vinç Kulla me një shportë për procesin e
betonimit me kakarketirstikat e mëposhtme:
Kapaciteti i ngarkesës së shportës së betonit 7 KN,
Shpejtësia e ngritjes së shportës me ngarkesë Vn= 0.4 m/s,
Shpejtësia e lëshuarjes së shportës pa ngarkesë Vl= 1.10 m/s,
Sasia totale e peshës që duhet të ngrihet Qtot= 15 000 KN,
Lartësia e ngritjes dhe lëshuarjes sv peshës h=17 m,
Koha e pastër e punës së vinç kullës tp = 48 min,
Koha e ngarkimit të ngarkesës tngark = 75 sec,
Koha e zbrazjes të ngarkesës tshkark = 60 sec,
Koeficienti i transferit të ngarkesës Kt= 0.85
Kërkohet:
Numri i nevojshëm i ditëve të punës në dy ndërrime me kohëzgjatje prej 8h për ndërrim për
ngritjen e peshës totale?
3600
EpV = x q x Kt x Kv =
𝑇𝑐
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Llogarisim Kohët e ngarkimit, zbrazjes, transportit plotë dhe bosh të Vinç Kullës me
shprehjet:
tngark = 73 𝑠, koha e ngarkimit të Vinç Kullës - e dhënë në detyrë.
ℎ𝑛 17 𝑚
ttranp = 𝑉𝑛 = 0.4 𝑚/𝑠 = 42.5 sec minuta, koha e ngritjes së ngarkesës.
ℎ𝑙 17𝑚
Tlesh = 𝑉𝑙 = 1.1 𝑚/𝑠 = 15.45 s koha e lëshuarjes së ngarkesës.
𝑡𝑝 48 𝑚𝑖𝑛
Kv = = 60 𝑚𝑖𝑛 = 0.8,
𝑇
Zgjidhje:
3600 3600
EpV = x q x Kt x Kv = 192.95 x 7 x 0.85 x 0.80 = 88.81 KN/h
𝑇𝑐
SHEMBULLI 17:
Për punët e betonit të një objekti gabariti i të cilit është 20 x 90 m dhe lartësi 25 m, parashihet të
shfrytëzohet Vinç Kulla e cila duhet të mbulojë tërë sipërfaqen e objektit dhe të lëvizë përgjatë
objektit si në figurën e mëposhtme dhe për këtë arsye duhet të llogariten:
Kërkohet:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
- Gjatësia e nevojshme e krahut të vinçit nëse gjerësia e binarëve është 3.2 m ndërsa vinçi
është i vendosur 5 m nga objekti?
- Lartësinë e nevojshme të Vinç Kullës, lartësia e shportës së betonit është 1.6 m ndërsa si
lartësi e pastër nga shporta në objekt të merret 2m,
- Përcaktimin e kapacitetit të momentit bajtës, për ngarkesën e përvetësuar nëse vëllimi i
shportës është 1.5 m3 dhe me pëshe vehtijake 4.0 KN. Pesha specifike e betonit të merret
24 KN/ m3
- Të punohet diagrami momenteve dhe i aftësisë bajtëse të Vinç Kullës.
Zgjidhje:
M = q*l
ku q – është pesha totale e shportës së betonit që është shuma e peshvs vehtijake dhe peshës së
betonit dhe kalkulohet si :
M = q*l = 40 * 26.60 = 1 064 kNm, përvetësohet vinç kullë me aftësi bajtëse 1 200 kNm ,
Për tu punuar diagrami i aftësisë bajtëse për vinç kullë duhet kalkuluar elementet e mëposhtëm:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
𝑀 1 200
L1= 1.50 N1= = = 800 kN,
𝑙1 1,50
𝑀 1 200
L2= 1.50 N1= = = 240 kN
𝑙1 5,0
𝑀 1 200
L1= 1.50 N1= = = 80 kN
𝑙1 10,0
𝑀 1 200
L1= 1.50 N1= = = 80 kN
𝑙1 15
𝑀 1 200
L1= 1.50 N1= = = 60 kN
𝑙1 20,0
𝑀 1 200
L1= 1.50 N1= = = 45.11 kN
𝑙1 26.60
SHEMBULLI 18:
Për betonimin e pllakës me vëllim prej 400 m3 beton, parashihet të përdoren mikserat dhe
vibratorët me karakteristikat e mëposhtme:
- Vëllimi i koshit të automikserit 6.0 m3,
- Koeficienti i përzierjes f = 0.65,
- Ciklusi i automikserit për sjelljen e betonit në punishte është: koha e ngarkimit të
automikserit t ng = 300 sec, distanca e transportit L= 12 km, shpejtësia e lëvizjes së
automikserit plotë Vp = 20 km/h , shpejtësia e lëvizjes së automikserit bosh Vb = 40
km/h, koha e zbrazjes tz = 150 sec.
- Radiusi i veprimit të pervibratorit R = 30 cm,
- Ciklusi i vibrimit në një vend t1 + t2 = 60 sec,
- Trashësia e pllakës që vibrohet tp= 20 cm,
- Koha e pastër e punës së mikserit dhe pervibratorit tp = 48 min,
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
Kërkohet:
Zgjidhje:
𝑉𝑟 𝑥 𝑓 𝑥 𝑛 3
Ep = x Kv (m /h)
1.000
Ku :
Vr- vëllimi i automikserit (6.000 lit.)
f- koeficienti i sigurisë së betonit (0,65)
n-numri i plotë i cikluseve të automikserit dhe llogaritet përmes shprehjes:
3.600 3.600
n= =
𝑇𝑐 𝑡𝑢 +𝑡𝑜 +𝑡𝑖 +𝑡𝑝
ku eshte:
tu- koha e nevojshme për ngarkim të masës së freskët të betonit në fabrikë të betonit (300 s)
to- koha e transportit të automikserit të plotë prej fabrikës së betonit deri në vendin e vënies në
vepër ,që përcaktohet përmes shprehjes:
𝐿 (𝑘𝑚.)
to = x3.600 (s)
𝑉𝑂 (𝑘𝑚./ℎ)
ku është:
ttp- koha e transportit të automikserit të zbrazet nga vendi i ngarkimit në fabrikë të betonit,
caktohet përmes shprehjes:
𝐿 (𝑘𝑚.)
ttp = 𝑉 x3.600
𝑝 (𝑘𝑚./ℎ)
ku është:
tani është:
𝑡𝑐
KV=
𝑇
Ku eshte:
48
KV= =0,80
60
përkatësisht:
ku është:
TEKNOLOGJIA E NDËRTIMIT TË ULËT– Dr.Sc. Esat Gashi
K bveper – koeficienti i raportit të betonit të vënë në vepër dhe atij të gatshëm (0,85)
3.600
pEp= 2x R2 X h x 𝑡 x Kv (m3/h betonit të vënë në vepër)
1 +𝑡2
ku është:
a.3. numri i ndërrimeve të nevojshme për vënie në vepër te 400 m3 beton caktohet përmes
shprehjes:
𝑄𝑏
Nsm =
𝑎𝑏𝐸𝑝 𝑥 𝑁 𝑎𝑏 𝑥 𝑛 𝑠𝑎 𝑥 𝑁ℎ
Ku është:
𝑎𝑏 𝐸𝑝 2,588
Np = = 1,728 = 1,49 pervetësohet 1 pervibrator.
𝑝𝐸𝑝
Literatura: