You are on page 1of 4

Republika e Shqipërisë.

Univeristeti: “Aleksandër Xhuvani”.

Fakulteti Ekonomik.

Sistemi: Master Profesional “Finance”

Viti: I

Tema: Pasqyra e Performances

Detyre Kursi
Lënda: Analiza e Pasqyrave Financiare

Punoi: Juljan Tahiri Pranoi: Dr.Ardita Todri

Master Profesional Finance


Cfare eshte Pasqyra e te Ardhurave

Pasqyra e të ardhurave është një raport formal i operacioneve të biznesit brenda një periudhe
të caktuar kohore. Ajo po ashtu quhet edhe pasqyrë e perfitimit apo humbjes apo edhe
pasqyrë e të ardhurave e shpenzimeve.Tregon diferencën në mes të ardhurave nga shitja e
mallrave dhe shërbimeve si dhe shumës së shpenzuar për të operuar biznesi.

Diferenca njihet si fitim neto apo humbje neto.Eshte nje regjister i te hyrave te gjeneruara dhe
shpenzimeve te ndodhura per nje periudhe kohore.Kjo pasqyre tregon nese biznesi ka pasur me
shume te hyra se sa shpenzime (fitim) dhe e kunderta (humbje).

Cfare eshte e ardhura


-Te ardhurat konsiderohen si hyrje ne nje entitet nga shperndarja ose prodhimi i mallrave
,kryerja e sherbimeve apo aktiviteteve te tjera.
-Ose te hyrat jane te ardhurat per nje periudhe kohore.

Cfare jane shpenzimet


-Njihen si dalje nga nje entitet nga shperndarja ose prodhimi I mallrave, kryerja e sherbimeve
ose aktiviteteve tjera. Ato jane dalje e pasurise-aseteve ose rritje e detyrimeve.
-Shpenzimet paraqesin koston e krijuar per te realizuar te ardhuren.

Cfare eshte e ardhura neto


TË ARDHURA NETO-quajmë hyrjet totale të përfitimeve ekonomike gjatë periudhës, dhe ky
fluks i parave çon në rritjen e kapitalit neto, përveç rastit kur ky kapital rritet në formën e
kontributeve në kapital.

-E ardhura neto është rezultat i tejkalimit të të ardhurave ndaj shpenzimeve.


-Të gjitha shumat e grumbulluara nga të tretët,p.sh. tatimi ne qarkullim, tatimi i shitjes, TVSH-
ja,etj, nuk janë përfitime ekonomike dhe nuk rrisin kapitalin neto.

Humbja Neto
Humbja neto është rezultat i tejkalimit të shpenzimeve ndaj te ardhurave.
Ajo zvogelon kapitalin e pronareve.

Master Profesional Finance


Klasifikimi i Te Ardhurave
Të ardhurat ndahen në :
-Të ardhura nga shitja e mallit;
-Të ardhura nga kryerja e shërbimit;
-Të ardhura nga qeraja, interesi, dividenti;
-Të ardhura nga marrëveshja e lizingut, etj.

SHPENZIME
-përcaktohen si dalje apo konsum pasurish(asetesh) apo lindje detyrimesh, të kryera gjatë një
aktiviteti normal të një ndërmarrjeje.

Njohja Shpenzimeve
Parimi kryesor i njohjes së shpenzimeve është që ato të njihen në ato periudha gjatë të cilave
sigurojnë prodhimin e të ardhurave.

Gjate muajit janar dhe shkurt, firma ka krijuar të ardhura nga konsumatorët në shumën prej
36,000€.

Analiza:Firma ka pranuar 36,000€ në cash për shërbimet e ofruara konsumatorëve.


Të ardhurat janë rritur për 36,000€, që rezultojnë me rritjen e kapitalit për
36,000€.
Nje rritje e te ardhurave reflektohet si rritje ne kapitalin e pronareve.

Gjate janarit dhe shkurtit firma ka paguar 9000€ ne emer te pagave.


Analiza:
Firma ka zvogëlim të parasë për 9,000€.
Firma ka paguar shpenzimet e pagave prej 9,000€, e cila zvogëlon kapitalin.

Konkluzion
Analiza e pasqyrave financiare është një proces shumë i rëndësishëm, madje edhe i
domsodoshëm në marrjen e vendime të drejta. Arsyeja kryesore e realizimit së një analize
financiare është zgjerimi i njohurive dhe shtimi i mundësive në marrjen e vendimeve të
rëndësishme afariste.
□ Informatat të cilat i ofron analiza financiare bashkë me kontabilitetin janë bazë për vendimet
si brenda ashtu edhe jashtë ndërmarrjes.

Master Profesional Finance


□ Nga analizat që i bëhën pasqyrave financiare të një ndërmarrje të caktuar mund të
konstatojmë gjendjen financiare të saj, si ka operuar ajo gjatë periudhës për të cilen bëhet
analiza, si dhe cilat janë trendet për të ardhmen në atë ndërmarrje.

□ Ndërmarrjet janë të obliguara që të bëjnë përpilimin e pasqyrave financiare në harmonime


Standardet Kombëtare, Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe/apo Standardet
Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

□Përgjegjësi në përgatitjen e pasyrave financiare në një ndërmarrje e kanë menaxhemnti i


ndërmarrjës.

Master Profesional Finance

You might also like