You are on page 1of 15

“UNIVERSITETI I EVROPËS JUGLINDORE”

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë

Punim Seminarik
Lënda: Hyrje në ekonomi dhe biznes

Tema: Inflacioni

Mentor:Prof.Remzije Rakipi Punuan: Lisa Spaho dhe Leonora Osmani

Shkup 2017

1
Përmbajtja
1.Hyrje

2.Kuptimi mbi inflacionin

3.Teoria e sasisë së parave

4.Matja e inflacionit

5.Format e llogaritjes të inflacionit

6.Deflacioni

7.Desinflacioni
8.Inflacioni në Republikën e Maqedonisë
9.LLojet e inflacionit
10.Pasojat e inflacionit

11.Lakorja e Filipsit

12.Përfundimi

2
Kuptimi mbi inflacionin

Inflacioni së bashku me papunësinë,paraqesin shqetësimet më të mëdha të shoqërise


bashkëkohore. Inflacioni si fenomen është paraqitur shumë herët, që atëherë kur monedhat
metalike nuk kanë patur vlerën e vërtet që ka qënë e shënuar në to. Me paraqitjen e krizës së
madhe ekonomike botërore 1929-1933 inflacioni konsiderohet si ”murtaja e këtij shekulli”.
Shfaqja e infacionit karakterizohet me forma të ndryshme të manifestimit dhe shkaktohet nga
një numër i madh I faktorëve.

Përkufizimi më i thjeshtë dhe më i shpeshtë për infacionin është: Rritja e nivelit të përgjithshëm
të cmimeve quhet inflacion.

Shumë autor kanë dhënë definicione të ndryshme lidhur me inflacionin dhe ndër ta mund ta
cekim edhe Samuel Sonin i cili thotë: se me inflacion kuptojme periudhen e rritjes së
përgjithshme të cmimeve të mallit dhe të faktorëve të prodhimt.
Inflacioni ndikon në prodhim,shprendarje,konsum,në bilancin e pagesave, etj.

Inflacioni i asaj kohe përshkruhet kështu:

3
"Dikur kemi shkuar ne dyqan me para në xhepat tonë dhe jemi kthyer me plot gjëra ushqimore
në shportat tona. Tani po shkojmë me shporta plot para , kurse po kthehemi me gjëra

ushqimore të cilat mund ti fusim në xhepa".

Fjala inflacion për herë të parë u përdor në SHBA për të shprehur rritjen e madhe të cmimeve
dhe të qarkullimit të parasë gjatë kohës së luftës qytetare të viteve 1861-1865,kur qevera ishte
e shtrënguar të emërtoj para letre për të financuar luftën.

Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"që do të thotë fryrje,zmadhim etj.

Me inflacion kuptojm atë crregullim të proceseve


ekonomike dhe financiare në mes të ofertës dhe të
kërkesës së mallrave dhe të shërbimeve i cili shprehet
me rritjen e cmimeve dhe me zhvleresimin e parasë.

Shpjegimi më I mirë I inflacionit bëhet atëhrë kur


dimë teorinë e sasisë së parasë. Në të vërtetë
inflacioni ka të bëjë kryesisht me vlerën e parasë se
sa me mallrat. Rritja e sasisë së parave në një ekonomi ka si pasojë humbjen e vlerës së
monedhës të asaj ekonomije. Gjithëmone kur rritet sasia e parave në një ekonomi, paraja e saj
zhvlrësohet, gëryhet dhe vlera e saj bie.

4
Teoria e sasisë së parave

Sasia e parave që lëshohen në qarkullim dhe sasia e parave që tërhiqen nga qarkullimi në
ekoniminë e një vendi bëhet nëpërmjet Bankës Qëndrore të atij shteti.

Ndërmarja e një veprimi të këtillë I Bankës Qëndrore varet nga më tepër faktorë sic janë: besimi
që qytatarët kanë në paranë e atij vendi, norma e interest që një investitor do të fitojë nga
investimi I tij dhe faktorë të tjerë.Faktor I cili më së tepërmi ndikon në vendimarjen e Bankës
Qëndrore në sasinë e parave ështe cmimi mesatar I mallrave dhe shërbimeve në atë vend.

Meqënëse paraja është mjet pagese, atëherë nënkuptohet se të gjithë blerjet dhe shitjet në
treg bëhen nëpërmjet parase.

Kur kemi cmime të larta të mallrave dhe shërbimeve në nje vend, atëherë paraja ka vlerë më të
vogël, ndërsa kur kemi cmime të ulta te mallrave dhe shërbimeve në një vend, atëherë paraja
ka vlerë më të larte, ndërsa kërkesa për para është e vogël.

Cmimet në treg të mallrave dhe shërbimeve rriten, sepse oferta e tyre mbete e njëjtë. Kjo
situatë kur kemi rritjen e sasisë së parasë në një ekonomi dhe si rezultat I kësaj rënie e vlerës së
parasë quhet teoria e sasisë së parasë. Kjo teori tregon se shkaku kryesor I inflacionit është
rritja e sasisë së parasë.

Kur flasim për sasinë e parasë në një ekonomi duhet të dimë edhe për një variabël të
rëndësishëm që ndikon në baraspeshimin e sasisë së parave dhe mallrave dhe shërbimeve. Ky
variabël quhet shpejtësia e parasë.

Shpejtësia e parasë tregon se sa shpejt paraja lëviz nga një portofol në tjetër,ose ndryshe nga
një dorë në tjetrën.

Llogaritja e shpejtësisë së parasë bëhet duke vënë në raport vlerën nominale të produktit me
masën e parasë.

5
Matja e inflacionit

Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve.

Niveli I cmimeve (t ) – Niveli I cmimeve ( t −1 )


Norma e Inflacionit ( t )= x 100
Niveli I cmimeve ( t−1 )

ku t është periudha korente dhe t-1 është periudha paraardhëse .


Sic del edhe nga përkufizimi i mësiperm, është e domosdoshme të theksojmëse inflacioni është
një dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve dhe jo të
cmimeve të mallrave apo të shërbimeve të vecanta. Me ngritjen e nivelit të përgjithshëm të
cmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar të tyre. Natyrisht, jo të gjitha cmimet ngrihen
në tënjëjten masë gjatë periudhes së inflacionit. Disa cmime ngrihen më shumë,ndërsa të tjerë
ngrihen më pak, sidoqoftë në një situatë inflacioniste nivelimesatar i tyre ngrihet.

Format e llogaritjes të inflacionit

Inflacionin mund ta llogarisim në tre forma:

1.Indeksi i cmimeve të konsumatorit (CPI) është treguesi që përdoret më gjërësisht për matjen
e inflacionit. (CPI) mat koston e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga
familja tipike qytetare gjat një
periudhe të caktuar kohe. Ne llogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike të cdo
malli apo shërbimi në buxhetin e shpenzimeve të konsumatorit.

6
2.Indeksi i cmimeve tëprodhuesit. Ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra
nivelin e cmimeve në stadin e prodhimit.
Në rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400 mallrave të
ndryshme. Llogaritja e indeksit të çmimeve të prodhuesit është I rëndësishëm për shkak të
gjerësisë së mallrave dhe të shërbimeve që
përfshin. Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.

3.Llogaritja e normës së inflacionit nëpërmjet të


Deflatorit të GDP-së.
Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNP
real, shprehur në, përqindje, pra:

GNP nominal
Deflatori i GNP = x100
GNP real

Ky raport mund te interpretohet si një indeks më pergjithshëm i çmimeve përderisa ai përfshin


çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Për këtë arsye ekonomistët e konsiderojn
deflatorin e GNP si matës më të mirë të inflacionit se sa indeksi I çmimeve te Konsumatorit (CPI)
dhe Indeksi i çmimeve të Prodhuesit (PPI).

Deflacioni
Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës
paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion nagativ.
Pra deflacioni është dukuri e kundërt prej inflaciont dhe paraqet jo ekulibrin monetar.
Joekujlibri monetar gjatë inflacionit shprehet kur sasia e parasë në qarkullim është më e vogel
se ajo që është e nevojshme,kurse te inflacioni
joekujlibri monetar shprehet kur sasia e parse në qarkullim është më e madhese sa ajo që është
e nevojshme.Ketu qëndron edhe dallimi i inflacionit ndaj deflacionit.

7
Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet,pra si e kundërta e problemit te
inflaciont .Nese inflacionin e kemi shënuar si renie te fuqise blerese te parase,deflacionin mund
ta definojm si forcim i kesaj fuqie blerese.
Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe e sherbimeve mbizoteron
mbi kerkesen efektivete parase pa marre parasysh sea bëhet rënja apo jo e nivelit te
pergjithshem te emimeve.

Pasojat e deflaciont jane :rënja e cmimeve ,rritja e fuqise blerese te parase,zvoglimi i pagave
dhe i meditjeve zvoglimi i prodhimit,te ardhurave nacionale etj.
Masat per menjanimin e deflaciont jane:rritja e kerkeses se parase,lehtesimi i kushteve per
marrjen e kredise stimulimi i eksportit ,zvoglmi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive që kanë
shkaktuar deflacionin.

Desinflacioni

Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës


paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion nagativ.

8
Inflacioni në Republikën e Maqedonisë

Në figurën më lartë është dhënë rritja dhe ulja e normëtë inflacioni në


Republikën e Maqedonisë prej vitit 2010 dhe 2020. Gjate viteve 2010-2013 kemi
vihet re një tendencë në rritjen e normë vjetore të inflacionit, ndërsa gjatë dy
viteve në vijim 2014-2015 kemi ulje të normëës vjetore te inflacionit. Gjatë vitit
2016 kemi rritje të normës të inflacionit për 0.55%. Edhe gjatë viteve në vijim
2017-2020 parashikohet të ketë rritje në normën vjetore tëinflacionit .

9
Në këtë figure është dhënë norma e inflacionit dhe papunësis për 92
shtete te botës. Dhe sic shihet Maqedonia e zë vendin e parë në botë
për panunësin dhe rritjen e normës së vazhdueshme të inflacionit, pas
Maqedonisë vjen Venezuela, Irani….

LLojet e inflacionit
10
Në përgjithësi në teorinë ekonomike inflacioni klasifikohetnë tre kategori:

a) Inflacioni i moderuar(i permbajtur) – shpreh rritjen e ngadalshme të nivelit të


pergjithshëm të cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulët,ku zakonisht norma e inflacionit
është një shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte të inflacionit cmimet relatvisht janë stabile dhe
njerëzit nuk frigohen nga zhvlerësimi i parasë vendore dhe jane te gatshem t'i mbajne
ne duart e tyre ose t'i depozitojne në banka pasi që ato do të jenë thuajse në të njejtën
vlerë për disamuaj apo për një vit më von.Ne këtë fazë të inflacionit njerëzit janë të
gatshëm të lidhin kontrata afatgjate me vlera monetare dyke pasur besimin se niveli i
cmimeve nuk do të devlavoj vlerën e tyre të gatshme.Ne situatën kur në ekonomin e një
vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhe sistemi monetar funksionon mirë
që njëherit shpreh stabilitet ekonomik.
b) b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel të lartë mesatar të cmimeve
gjatë një viti.Në situatën e inflacionit galopant norma vjetore e inflacionit është dy ose
tre shifror (13% - 16% ).nflacioni galopant i sjell crregullme serioze ekonomisë së një
vendi qe shprehet neper mjet treguesve makroekonomik e financiar.Me këtë rast
shumë zhvleresohet paraja e vendit ,njerezit pasurin e tyre në vlerë monetare e
shendrrojne në një valutë tëfort të huaj p.sh.,në dollar.Njerezit frikesohen te mbajnë
para të gatshme në dore apo të depozitojne në banka. Në këto situata sistemi monetar
crregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohen transaksionet e
brendshme të ekonomisë ,vecmas ato të tregtisë se jashtme. Ne këtë fazë të inflaciont
gjenden shumë vende të botës që kryessht janë vende mjafte të zhvilluara.
c) Hperinflacioni - në fazën e hiperinflacionit çdo proces ekonomik crregullohet dhe ky lloj
i inflacionit është vdekjeprurës për ekonominë e një vendi. Ky lloj i inflaciont është i
rrallë dhe zakonisht paraqitet në kushte të luftës.Studimi i këtij lloji të inflacionit është i
rëndësishëm sepse hedh dritë mbi llojet e tjera të inflacionit.Si shembull të periudhave
me hiperinflacion mund të përmendim Gjermaninëe viteve 1922-1923, ku në ketë
periudhë indeksi i cmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000.000%. Banka Qëndrore nxirrte në

11
qarkullim gjithmonë e më shumë kartëmonedha – dhe jo vetem ajo. Në të vertete
shtypte para gjithkush donte. Korporata te mëdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan
kartëmonedha të reja për të bërë të mundur pagesën e rrogave të punëtorëve.

Pasojat e inflacionit
Pasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqëror , pra inflacioni
ndikon në :
1.Në zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim:
a)Ndikimi neotral në zhvillimin ekonomik bazohet në disa botëkuptime të disa
ekonomisteve klasik që kanë menduar se parat jane mjete teknike në kembim të
mallrave
b)Ndikimi negatv - në zhvillimin ekonomik bazohet në këto
argumente:*inflacioni paraqet pengesë për zhvillimin ekonomik,*destmulon
kursimin,*zvoglon angazhimin e rritjes së produktivitetit të punës.
c)Ndikimi poztiv - në zhvillimin ekonomik bazohet në faktin se inflacioni e
stimulon rritjën e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte të përshtatshme të
ngritjes se cmimeve
2. Nidkmi i nflacionit në qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion te prosperitetit
, perkatesisht të zhvillimit të ekonomise apo te rritjes se prodhmit.
3. Ndikimi i inflacionit në shprëndarje të të ardhurave - inflacioni ka ndikim dhe pasoja
negative në shprendarjen e të ardhurave , kryesisht nga inflacioni dëmtohen
punonjësit , nënpunesit , pensionistët , invalidët , marrësit e ndihmave sociale ,
kursimtarët kreditor etj.

12
Lakorja e Philipsit
Lakorja e Philipsit paraqet modelin teorik për analizimin e këtij
raporti .Qeveria duhet të luftojë si papunësinë ashtu edhe
inflacionin .Cili është raporti papunësisë – inflacioni, apo thënë
ndryshe ç’ndodh me inflacionin kur qeveria lufton papunësinë ose
anasjelltas?Ekonomisti Arthur Philips ka mbledhur të dhëna për
vitet 1861-1957 për të parë se kush e përcakton pagën dhe
inflacionin.Arthur Philips gjeti një lidhje negative në mes të
papunësisë dhe inflacionit.Kjo lidhje negative ka tërhequr
vëmendjen e hartuesve të politikave makroekonomike.Dilema
është shfaqur në lidhje me atë kush të luftohet më parë: inflacioni
apo papunësia? Kur kemi inflacion te larte kemi papunesi te vogel,
dhe kur kemi kemi inflacion te vogel kemi papunesi te madhe.

13
Përfundimi

Pas gjithë këtyre që thamë mund të vimë ne përfundim se me të vërtetë


inflacioni paraqet një ndër shqetësimet më të mëdha të shoqërise
bashkëkohore. Në ditët e sotme bëhen përpjekje të mëdha që ekonomitë
të kenë normë të inflacionit sa më të vogël.
Në një shtet egzistojnë shtresa të popullatës të cilat demtohen nga
veprimet e inflacionit, kurse disa të tjerë kanë dobi të mëdha nga veprimet
e inflacionit.

14
Literaturë e shfrytëzuar

https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Inflacioni
https://ëëë.bankofalbania.org/ëeb/pub/INFLACioni_
260_1.pdf
Libri- “Hyrje në ekonomi dhe biznes”- Doc.Prof.Nasir Selim

15

You might also like