You are on page 1of 2

Planifikimi i orës mësimore 24.04.

2017

Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore


Fusha e kurrikulës: Matematika / Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: 3 / Klasa: VI
Tema: Figurat gjeometrike Rezultatet e të nxënit të temës:
 Njehëson perimetrin e figurave ( vijave të thyera )
gjeometrike
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: I.Kompetenca komunikim dhr të shprehur-Komunikues
efektiv I.2. Dëgjon në mënyr aktive pytjet dhe komentet e bëra nga të tjerët për temen e prezentuar të fushës së caktuar, duke u
paraqitur nëpërmjet pyetjeve, komenteve, sqarimeve dhe propozimeve
II. Kompetenca të menduarit- Mendimtar kreativ dhe kritik II.4. Zgjidh një problem (aritmetik, gjeometrik, gjuhësor,
shoqëror, shkencor…etj) të dhëna në formë tekstuale ose tekstuale e numerike, eksperimentale dhe arsyeton përzgjidhjen e
procedurave
Rezultatet e fushës së kurrikulës:1.Zgjidhja e problemeve.1.3. Përdor matjet në figurat 2D për zgjidhjen e
problemeve
3.Komunikimi përmes matematikës. 3.2. Kryen matje për figurat 2D dhe 3D
Aspektet specifike të planit të orës mësimore
Njësia mësimore: Perimetri I shumëkëndëshit
Fjalët kyçe: perimetër
Rezultati/et të nxënit për orë mësimore:
-përkufizon perimetrin e shumëkëndëshave
-gjen perimetrin e shumëkëndëshave
Kriteret e suksesit:
- Njehsojmë perimetrin e sipërfaqeve shumëkëndëshe
- Zbatojmë formulat për njehsimin e perimetrit te shumëkëndëshave të rregullt
Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:
.Libri, fletorja, lapsi , kimiku, vizorja, shkumësi, tabela, vizorja ose metri
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësore:
Gjuhët dhe komunikimi . Artet
Përshkrimi i metodologjisë dhe veprimtaritë e punës me nxënës gjatë orës mësimore
Pjesa hyrëse:( 10min)- (M/P/G)
Paraqes në tabelë një vizatim të oborrit të nje shkolle dhe tregojë që shkolla kërkon të rrethojë oborrin e
shkollës .Për këtë na intereson te dijëm se sa rrethojë të bleje.Nxënësit gjejnë shumen e brinjeve te shumëkëndëshit
dhe del nje nx.në tabelë.Kërkohet nga nxënësit që së pari në mënyrë individuale pastaj në dyshe të gjejnë shumën e
brinjëve të shumëkëndëshit

Pjesa kryesore: (15 min)-(Zgjidhje detyrash)


Nxënësit të dyshe udhëzoj që të masin banken dhe dollapin e librave .Të njehsojnë perimetrin e tyre. Pas llogaritjes
dy dyshe dalin në tabelë dhe shënojnë shumën e gjatësisë së tyre
Pjesa përfundimtare: (15 min)- (tabela e koncepteve)
Nxënësit e ndarë në grupe plotësojnë tabelen
Vizatojë në tabelë , tabelen e koncepteve që nxënesit ta plotësojnë tabelen
Nr.i brinjëve Shumëkëndëshi i rregullt Gjatësia e brinjës Perimetri
5 3m
6 4.5
7 2.6
8 45

Përfaqsuesit e grupeve dalin në tabelë dhe prezentojnë


Vlerësimi i nxënësve
Nxënësit vlerësohen në përgjigjet individuale, në grupe per shkathtesin dhe saktësin e kryerjes së veprimeve
Detyrat dhe puna e pavarur
Të vizatojnë 3shumëkëndësha të rregullt dhe të parregullt sipas dëshirës
Reflektimi për rrjedhën e orës mësimore

You might also like