You are on page 1of 2

Prindërit, kërkoni mënyra për të mbështetur fëmijët tuaj dhe të qëndroni të përfshirë në arsimimin

e tyre? Këtu janë disa gjëra të thjeshta që mund të bëni për të ndihmuar në mbështetjen e fëmijëve

tuaj në udhëtimin e tyre akademik drejt pavarësisë:

Gjatë muajve të verës para se të fillojë shkolla, ndani të paktën 30 minuta çdo ditë për fëmijën

tuaj për të marrë pjesë në programin tonë veror R.O.C.K.S. Ky program është përgatitur për të

mbajtur shkathtësitë e tyre gjuhësore, artit dhe matematikës në nivel të lartë gjatë verës për të

minimizuar humbjen e të nxënit gjatë kësaj kohe.

Bisedoni me fëmijët tuaj çdo mbrëmje për ditën e tyre në shkollë. Bëni pyetje specifike në lidhje me

ditën e tyre në shkollë, atë që mësuan, si po ndërveprojnë me mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët

e tyre, etj. Shkolla e mesme mund të jetë sfiduese nganjëherë për një sërë arsyesh. Jepni mbështetje

dhe solidarizohuni me ta për të inkurajuar rritjen e tyre akademike, sociale dhe emocionale.

Kontrolloni notat e fëmijës suaj të paktën një herë në javë në PowerSchool. PowerSchool do

t’ju japë informata në lidhje me notat dhe vijueshmërinë e fëmijës suaj. Interesimi dhe shqetësimi juaj
në progresin e tyre në shkollë do të ndihmojë në motivimin e tyre për të nxjerr më të

mirën nga vetja e tyre.

Mbani kontakt me mësimdhënësit e fëmijës suaj dhe ekipin akademik për të krijuar një bashkëpunim të
suksesshëm në shtëpi dhe shkollë. Ne nuk mund të bëjmë punën tonë në mënyrë

efektive pa pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj. Duke filluar nga 9 gushti, mësimdhënësit tanë

do të ofrojnë informata për klasa, njoftime, detyra, informata për teste/kuiza, dhe do të postojnë fleta
pune, PowerPoints dhe dokumente të tjera të nevojshme në sistemin tonë të menaxhimit të të nxënit të
quajtur Canvas. Një seminar online ‘webinar’ i dobishëm për prindërit

publikohet në faqen tonë të internetit nën kolonën Prindërit i quajtur “Canvas Webinar”.

Siguroni një ambient të qetë çdo natë në një kohë të caktuar për fëmijën tuaj për t’i bërë

detyrat e shtëpisë. Nëse nuk kanë detyra të shtëpisë ose nuk kanë nevojë të mësojnë, kjo kohë

duhet të përdoren për lexim të lirë.

Lejoni fëmijën tuaj të marrë rreziqe dhe të bëjë gabime. Asnjë prind nuk dëshiron që të shoh

fëmijën e vet të ketë telashe apo të dështojë, por këto janë pjesë të vlefshme për procesin e të
mësuarit dhe një pjesë e të qenit i rritur i suksesshëm. Pa gabime nuk ka mësim. Ne duhet të jemi

aty si të rritur për t’i mbështetur ata në marrjen e rrezikut dhe në të mësuarit nga gabimet.

Merrni pjesë në PTO WIMS dhe në Fondacionin e Arsimit Westfield Washington. Informata për

grupet e shkëlqyeshme që mbështesin nxënësit dhe rritjen e tyre mund të gjenden në faqen tonë të

internetit

You might also like