You are on page 1of 6

Vlerat dhe virtytet e Muajit të Ramazanit

Shkruan: Dr. Allmir Fatiq

19 Gusht 2009, 17:39

‫ك َو‬ َ ‫ص َيا َم لِ َيجْ َعلَ َنا م َِن ْال ُم َّتق‬


َ ‫ِين َك َما َقا َل هللاُ َت َب‬
َ ‫ار‬ ِّ ‫ب َعلَ ْي َنا ال‬ َ ‫ اَلَّذِى َج َعلَ َنا م َِن ْالمُسْ لِمـ‬. ‫ِين‬
َ ‫ َوالَّذِى َك َت‬. ‫ِين‬ َ ‫ اَ ْل َحمْ ُد هَّلِل ِ َربِّ ْال َعالَم‬.ِ ‫ اَ ْل َحمْ ُد هَّلِل‬.ِ ‫اَ ْل َحمْ ُد هَّلِل‬
َ
{ .‫ أيَّامًا َمعْ دوُ َدات‬. ْ‫ذي َن مِنْ َق ْبلِ ُك ْم لَ َعلَّ ُك ْم َت َّتقوُ ن‬
ِ َّ‫لى ال‬
َ ‫ِب َع‬ َ ‫ِب َعلَ ْي ُك ُم الصِّيا َ ُم َكما َ ُكت‬ ِ َّ‫ َيا أَ ُّي َها ال‬: ْ‫ُبين‬
َ ‫ذي َن آ َمنوُ ا ُكت‬ ِ ‫فى مُحْ َك ِم ِك َت ِاب ِه ْالم‬ َ ‫َت َع‬
ِ ‫الى‬
} ...‫أشــْ َه ُد‬ َ

} ...‫ { َوأَشــْ َهد‬. ‫ِين‬


َ ‫ ُه ًدى ل ِْل ُم َّتق‬.ِ ‫ْب فِيه‬
َ ‫ك ْال ِك َتابُ الَ َري‬
َ ِ‫ذل‬. ‫ الم‬: ‫اَلَّذِي َقا َل‬
ُ ‫ َو َيرْ ُز ْق ُه مِنْ َحي‬. ‫هللا َيجْ َع ْل لَ ُه َم ْخ َرجً ا‬
}...‫ { صلى هللا‬. ْ‫ْث الَ َيحْ َتسِ ب‬ َ ‫َو َمنْ َي َّت ِق‬

Vëllezër të dashur!

Për Muajin e Ramazanit mund të flitet nga pikëpamje të ndryshme: shpirtërore, kulturore, letrare,
sociologjike etj. Kjo është për arsye sepse dhuratat e ramazanit janë aq të shumta sa që është e
pamundur të përmblidhen dhe sepse kanë forcë dhe ndikim të tillë shpirtëror në jetën e muslimanëve,
që nuk mund të matet me asnjë muaj tjetër. Thjeshtë, ditët e ramazanit të bekuar janë të veçanta, jo të
zakonshme dhe unikale. Drita e ramazanit të bekuar veçanërisht derdhet në zemrat dhe shpirtrat e
besimtarëve, të cilat kënaqësinë e vet e gjejnë në adhurimin e gjallë të Allahut xh. sh.

Për vlerat dhe virtytet shpirtërore të Muajit të Ramazanit është thënë dhe shkruar shumë sosh. Është
vështirë të thuhet, apo të shtohet diç e re në këtë aspekt. Megjithatë, për hir të ardhjes së këtij Muaji të
Bekuar e Madhështor dhe mysafirit më të dashur në shtëpitë dhe zemrat e muslimanëve, është i
dobishëm përkujtimi në disa vlera dhe virtyte të cilat e veçojnë nga muajt e tjerë. Sepse, fjala është për
muajin më të ndershëm dhe muajit të vetëm emri i të cilit përmendet në Kur’an. Në të janë shpallur Libri
më i Ndershëm, robit më të përzgjedhur të Allahut. Në Ramazan kryhet një nga ibadetet bazore që na
afron nga Krijuesi ynë. Në të gjendet nata më e vlefshme në vit. Në të zbresin melekët më të ndershëm.

1. Muaji në të cilin është shpallur Kur’ani

ِ ‫ت م َِن ْال ُهدَى َو ْالفُرْ َق‬


‫ان‬ ِ ‫ان الَّذِى ا ُ ْن ِز َل فِي ِه ْالقُرْ آنُ هُدىً لِل َّن‬
ٍ ‫اس َو َب ِّي َنا‬ َ ‫ض‬َ ‫ َش ْه ُر َر َم‬...

“(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes
për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). ...“. (El-Bekare, 185).

Allahu i madhëruar me këtë ajet e veçon Muajin e Ramazanit me atë që, ndër muajit e tjerë, e ka
zgjedhur për shpalljen e Fjalës së Vet – Kur’anin Madhështor. Dhe pikërisht në këtë muaj, në muajin në
të cilin ka filluar shpallja e Kur‘anit, I Madhërishmi e ka përcaktuar ibadetin e agjërimit dhe me këtë i ka
dhënë muajit vend të veçant. Pra, në këtë muaj njerëzia është dhuruar me dhuratë të jashtëzakonshme
nga Krijuesi i tij – me Kur’ani Kerimin, i cili është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë
dhe dallues (i të mirës nga e keqja). Këtë dhuratë të çmueshme na solli robi më i zgjedhur i Allahut,
felajmëruesi Muhammed a.s., i cili është “vulë e pejgamberëve” dhe pejgamberia e të cilit do të
vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Me ibadetin e agjërimit ne i shprehim falënderimin tonë Krijuesit në
dhuratën e Kur’anit dhe në dhuratën e dërgimit të Muhammedit a.s., i cili është “mëshirë për të gjitha
botërat.” Këtë e bëjmë edhe me veprimin sepse në Muajin e Ramazanit kujdes të veçantë i kushtojmë
Kur’anit, për çdo ditë shoqërohemi me të duke e lexuar dhe duke menduar për urtësitë dhe dispiozitat e
tij të cilat janë udhëzues dhe sekrete të sukseseve, fuqisë dhe shpëtimit në këtë dhe në Botën tjetër.
Ramazani i bekuar është rast i jashtëzakonshëm që rishtrazi të ballafaqohemi me Kur’anin dhe ta
verifikojmë raportin tonë ndaj Fjalës së Allahut. A mos është Fjala e Tij vetëm në gjuhë dhe a ka Kur’an
në veprat dhe veprimet tona?!

2. Muaji në të cilin hapet Xheneti dhe mbyllet Xhehenemi

Në hadithin të cilin e transmeton Ebu Hurejre, r.a., Pejgamberi i Allahut a.s. na ka zbuluar të vërtetën
vijuese:

“Kur të hyjë Muaji i Ramazanit, hapen dyert e Xhenetit, mbyllen dyert e Xhehenemit dhe lidhen në
pranga shejtanët.” (Buhariu: 1898).

Këto fjalë të Pejgamberit a.s., si thonë dijetarët islamë, duhet kuptuar në mënyrë të drejtpërdrejtë,
pikërisht ashtu si janë thënë. Po ashtu, në ato fjalë tregohet në bereqetin e Ramazanit dhe në të mirën e
madhe që vjen me këtë. Hapja e dyerve të xhenetit dhe mbyllja e dyerve të xhehenemit është shenjë e
ardhjes së muajit të bekuar të ramazanit dhe shenjë e vlerës së madhe të tij, kurse lidhja e shejtanit
tregon në faktin se iu pamundësohet shqetësimi i besimtarëve gjatë muajit të nderuar të ramazanit.
Duke e pasur parasysh këtë hadith të Muhammedit a.s., besimtari gjatë muajit të ramazanit do të bëjë
kujdes për veprimet e tij, më shumë do të kujdeset për veprat e mira, do të ketë motivim shtesë që t’i
veprojë, do t’ua zvogëlojë gabimet gjymtyrëve dhe zemrës së tij.

3. Muaji i ibadetit të agjërimit

ْ‫ذي َن مِنْ َق ْبلِ ُك ْم لَ َعلَّ ُك ْم َت َّتقوُ ن‬


ِ َّ‫لى ال‬ َ ‫ِب َعلَ ْي ُك ُم الصِّيا َ ُم َكما َ ُكت‬
َ ‫ِب َع‬ ِ َّ‫ َيا أَ ُّي َها ال‬.
َ ‫ذي َن آ َمنوُ ا ُكت‬

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe p[r ata që ishin para jush,
kështu që të bëheni të devotshëm.“ (El-Bekare, 183).

Tashmë kemi treguar në faktin se ramazanit të bekuar i është dhënë nder i veçantë me atë që në këtë
muaj është caktuar ibadeti i agjërimit. Ky ibadet është ai në të cilin adhuruesi më së shumti i afrohet
Krijuesit të tij. Sepse me ibadetin e agjërimit njeriu fiton falje të veçantë (magfiret), me të cilin mund të
fshihen të gjitha mëkatet paraprake.
As’habi Ebu Hurejre po ashtu na përcjellë fjalë të mëdha të Pejgamberit a.s.:

“Kush e agjëron muajin e ramazanit duke besuar fuqishëm dhe duke e dëshiruar shpërblimin e Allahut
dhe kënaqësinë e Tij, do t’i falen mëkatet e mëhershme.” (Buhariu: 38).

Në hadith së pari është theksuar fjala imanen, dmth. kush e agjëron muajin e ramazanit duke besuar
fuqishëm se agjërimi i ramazanit është farz rigoroz dhe se për këtë pason shpërblimi te Allahu i
Lartësuar, pastaj ihtisaben, dmth. kush llogarit në shpërblimin te Krijuesi i Lartësuar dhe agjëron për hir
të kënaqësisë së Allahut. Dijetari El-Munavi për këtë hadith thotë:

“Në të është shprehur vlera e ramazanit dhe agjërimit në këtë muaj, me të cilin arrihet falja (magfireti).
Imani shënon bindjen e fortë, kurse ihtisabi nënshtrimin i cili është kusht për arritjen e shpërblimit dhe
të faljes gjatë muajit të ramazanit. Me nënshtrimin vjen nijeti i pastër në nënshtrim urdhërit të Tij dhe
mbështetja në premtimin e Tij.” (Fejdu'l-kadir, 6/160).

Prandaj, muslimani agjëron për shkak se fuqishëm beson në farzin e agjërimit të cilin ia ka caktuar
Krijuesi i tij, e jo për shkak të frikës apo turpit nga njerëzit e tjerë, dhe për agjërimin e vet pretë
shpërblim nga Allahu i Lartësuar, e jo nga dikush tjetër.

4. Muaji në të cilin nata “është më e mirë se një mijë muaj”

‫ لَ ْيلَ ُة ْال َق ْد ِر َخ ْي ٌر مِّنْ أَ ْلفِ َشه ٍْر‬.‫ك َما لَ ْيلَ ُة ْال َق ْد ِر‬
َ ‫ َو َما أَ ْد َرا‬. ‫نز ْل َناهُ فِي لَ ْيلَ ِة ْال َق ْد ِر‬
َ َ‫إِ َّنا أ‬.

“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e
Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! ...”. (El-Kadr, 1-3)

Allahu i lartësuar me fjalët: ‫ك َما لَ ْيلَ ُة ْال َق ْدر‬ َ ‫“ َو َما أَ ْد َرا‬E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? – sidomos e
tërheq vëmendjen në vlerën dhe në rëndësinë e Natës së Kadrit. Sepse, si thonë komentuesit e Kur’anit,
kur I Madhërishmi në këtë mënyrë i drejtohet njerëzve në Kur’an, me këtë theksohet dhe tregon në diç
që është sidomos e rëndësishme dhe e madhe. Përgjigja në këtë pyetje retorike pason në ajetin e tretë: َ‫ل‬
‫ ْيلَ ُة ْال َق ْد ِر َخ ْي ٌر مِّنْ أَ ْلفِ َشه ٍْر‬. “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!” Umeti i Muhammedit
a.s. është nderuar dhe shquar ndër të tjera edhe me atë që i është dhënë në natën në të cilën ibadeti
është më i mirë se ibadeti në periudhë prej një mijë muajsh – që është 83 vjet dhe katër muaj! Kjo natë
madhështore është Nata e Kadrit – Lejlet’ul-Kadri, madhështia dhe vlera shpirtërore e së cilës i tejkalon
të kuptuarit njerëzor. Se kjo natë është në muajin e ramazanit na dëshmon hadithi vijues:

Ebu Hurejre, r.a., thotë: - Kur hyri muaji i ramazanit Pejgamberi i Allahut ka thënë:

“Ju erdhi muaji i ramazanit, muaji i bekuar. Allahu ju ka urdhëruar të agjëroni në të. Në këtë muaj hapen
dyeret e xhenetit kurse mbyllen dyert e xhehenemit. Në këtë muaj shejtanët mbyllen. Në këtë muaj
është nata e cila është më e mirë se një mijë muaj. Kush privohet nga kjo e mirë, ai është vërtet i
privuar.” (Nesa'iu: 2105).
E lusim Allahun e Lartësuar që të mos privohemi nga të mirat e Natës së Kadrit.

5. Muaji në të cilin pranohen lutjet dhe bëhet falja nga Zjarri

ُ ْ‫ان َف ْل َيسْ َت ِجيبُو ْا لِي َو ْلي ُْؤ ِم ُنو ْا ِبي لَ َعلَّ ُه ْم َير‬ ُ َ َ‫ َوإِ َذا َسأَل‬.
‫ُون‬
َ ‫شد‬ ِ ‫َّاع إِ َذا َد َع‬
ِ ‫ك عِ َبادِي َع ِّني َفإِ ِّني َق ِريبٌ أ ِجيبُ دَ عْ َو َة الد‬
“E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të
qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.“ (El-Bekare,186).

Ky ajet fisnik kur’anor vjen pas ajetit mbi agjërimin dhe muajin e ramazanit. Me këtë aludohet në faktin
se muaji i ramazanit është ndër kohët e bekuara për t’iu lutur Allahut xh. sh.. Përndryshe, duaja është
shumë me rëndësi në jetën e çdo muslimani; ajo është armë e muslimanit dhe thelbi i ibadetit, si na ka
mësuar Pejgamberi ynë a.s.

As’habi Ebu Se’idi r.a. transmeton se Pejgamberi i Allahut a.s. ka thënë:

“Allahu i lartësuar çdo ditë dhe natë (gjatë muajit të ramazanit) i liron (besimtarët nga xhehenemii). Dhe
vërtet, çdo muslimanit për çdo ditë dhe natë i pranohet lutja.” (El-Bezzar, Keshf: 962).

Në hadithin tjetër, të cilin gjithashtu e transmeton Ebu Hurejre, Pejgamberi i Allahut.a.s., ka thënë se
“agjëruesit nuk i refuzohet duaja.” (Musnedi: 9793).

Me të vërtetë, gjendja e agjëruesit gjatë ramazanit të bekuar është një ndër gjendjet e ndershme të
besimtarit, kur zemra e tij është e pastër dhe mendimet të sinqerta dhe ky është një ndër shkaqet që
duaja e agjëruesit nuk refuzohet. Allahu e di më së miri!

Prandaj, deri sa t’i agjërojmë ditëçt e bekuara të muajit të ramazanit, kurse netët e tij t’i kalojmë në
nafile dhe ibadete të tjera, ta përdorim “armën” tonë – Krijuesit tonë t’i bëjmë lutje dhe dua, i Cili
përgjigjet kur të lutet nga ana jonë.!

6. Muaji në të cilin Umra është e barabartë me haxhxhin

ِ ‫َوأَ ِتمُّو ْا ْال َح َّج َو ْالعُمْ َر َة هّلِل‬

“E kryeni haxhin dhe umren për hir të All-llahut“! (El-Bekare, 196).

Nga Ibn Abbasi r.a. transmetohet se Pejgamberi i Allahut a.s. i ka thënë një femre sahabije ensarite:

“Çka të pengoj dhe nuk e bëre me ne haxhin.? U Përgjigj: “E kemi një deve (për ujitje) të cilës i ka grahur
babai i filanit dhe filanit me të birin e tij (dmth. burri dhe i biri i saj), kurse devenë e dytë e ka lënë që me
të ta ujisim (palmishten).” Pejgamberi a.s. ka thënë: “Dhe kur të vijë muaji i ramazanit, në të kryeje
umren, sepse umreja në ramazan është e barabartë me haxhin.” (Buhariu: 1782).
Duke e komentuar këtë hadith Imam En-Neveviu (komentuesi i Sahihut të Muslimit) thotë se këtu
mendohet se umreja e kryer në muajin e ramazanit është e barabartë me haxhin në aspekt të
shpërblimit (sevapeve), kurse nuk është e barabartë në çdo gjë, sepse po të ishte ashtu ai që do ta
kryente umren në ramazan, do të lirohej nga detyrimi i haxhit. (Sherhu’l-Muslim, 9/2).

7. Muaji i nafileve

Transmetohet prej Abdurrahmani r.a. se Pejgamberi i Allahut a.s., njëherë, duke folur për Muajin e
Ramazanit, ka thënë:

“Ky është muaji në të cilin Allahu ua ka përcaktuar agjërimin, kurse unë ua kam bërë traditë që natën të
falni nafile gjatë këtij muaji, dhe kush agjëron dhe natën fal gjatë këtij muaji, duke besuar dhe shpresuar
se për këtë do të shpërblehet, do të pastrohet nga mëkatet sikur tash është lindur nga nëna.” (Ibn
Maxheh: 1328).

Pejgamberi i Allahut a.s., pra, na ka bërë traditë që natën gjatë muajit të ramazanit të falim namaz
nafile. Këtu është fjala për namazin e teravisë, i cili është sunet muekkede (sunet i konfirmuar) për
meshkuj dhe femra. Me fjalë të tjera, është e njohur se Pejgamberi a.s. ka falur disa netë me as’habët,
kurse nuk ka vazhduar të fali bashkë me ta çdo natë, për arsye që ky namaz mos të kuptohet si detyrim.
Namazi i teravisë si namaz vullnetar paraqet “profit” ramazani të llojit të vet, i cili edhe më shumë e
zbukuron netët e ramazanit, e rrit kënaqësinë shpirtërore të besimtarëve në ibadetin e përbashkët, i
forcon lidhjet e tyre të xhenetit dhe nxit në dashurinë e ndërsjellë. Si i tillë, namazi i teravisë është
simbol i netëve të ramazanit dhe shenjë e ibadetit vullnetar të muslimanëve, të cilin ata me shekuj me
xhelozi e ruajnë dhe e përcjellin nga brezi në brez.

8. Muaji i shpagimit nga të gjitha mëkatet

Ebu Hurejre r.a. transmeton se Pejgamberi i Allahut a.s. e pati bërë shprehi të thotë:

“Kryerja e pesë kohëve të namazit, falja e përhershme e namazit të xhumasë dhe agjërtimi i ramazanit
për çdo vit – kjo është shpagesa për të gjitha mëkatet të cilat bëhen ndërmjet tyre nëse njeriu heq dorë
nga bërja e mëkateve të mëdha.” (Musnedi: 552)

Për këtë përmasë të Muajit të Ramazanit mund të përfundohet edhe nga etimologjia e tij. Me fjalë të
tjera, sipas një mendimi të gjuhëtarëve arabë, fjala arabe ramadan (ramazan) është nxjerr nga fjala
‘remda’, me të cilën shënohet shiu pranveror i cili e pastron tokën nga pluhuri i saj. Me këtë dëshirohet
të thuhet që, sikur që shiu e hapë dhe e pastron tokën, ashtu e muaji i ramazanit e hapë dhe e pastron
shpirtin dhe zemrën e muslimanit nga mëkatet dhe të këqijat. Po ashtu, thuhet se muaji i ramazanit
është quajtur ashtu sepse me të, dmth. me bereqetin e tij digjen (jermeda) mëkatet e njerëzve. Si
argument për këtë qëndrim theksohet edhe hadithi i Pejgamberit të Allahut a.s., në të cilin thuhet:
“Ramadan është quajtur ashtu sepse ai i djeg mëkatet e robërve të Allahut.” (Er-Rrazi, Et-Tefsiru'l-kebir,
V, 91).

Prandaj, Muaji i Ramazanit është rast unik që me bereqetin e kohës së tij t’i pastrojmë shpirtrat tonë
dhe zemrat tona dhe që nga ato t’i mënjanojmë të këqijat dhe negativitetet të cilat janë shtresuar në to
nga Ramazani i kaluar. Allahu i lartësuar dhe Pejgamberi i Tij i kanë shpallur të vërtetat për muajin
mubarek – tash radha është ne te!

Qoftë i bekuar Muaji i Ramazanit

Ramazan sherif mubarek olsun!

You might also like